Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?51.9123
Share | 
 

 BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11, 12, 13  Next
AutoriMesazh
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2114
Age: 34
Vendi: Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi: zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date: 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Wed Sep 02, 2009 7:38 am

Balli kombetare tradhtare kolabor te huajve si sote.
Kunder uck ,me Rugoven me Salen.
ne ate kohe me fashistet okupatoret ,hajna plaqkites...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Wed Sep 02, 2009 10:05 am

O detektiv, ato llafe i kemi ni tahse e 60-70 vjete si nga komunistat shqypetar envero-fadilistat po ashtu edhe nga shkiet titisto cetnik. edhe kjo teme shifet qe nga titulli dhe hapsi temes se cfare qellimi ka pas !
Ai aset mendimi jot dhe disa fanzave enveristo staliniste, te shomi se cfare na oferojen faketet dhe dokumentat e kohes,
Ti dhe taborri jot vazhedoni me avazin tuaj qe ua ka imponu ideologjia me e poshter se fashizemi e nacizmi.
ani detektiv ani nuk du me ta prish qefin ty, Historia ka me i pastru keta pune, s ekushe ka bo argatin e dreqit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 765
Age: 44
Vendi: Prishtin
Registration date: 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Wed Sep 02, 2009 10:09 am

Balli Kombtar mendoj se ishin Luftarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2114
Age: 34
Vendi: Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi: zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date: 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Wed Sep 02, 2009 11:36 am

Haaa medalim!
Ballistet hajna te Rugoves..
Qfar patriotizmi kishin ku luftuan krah per krah me okupatorin.
Dhe vrajten patriotet me te mire.
dallim kishte vetem Shaban Polluzha ai ishte per shtet etnik.
lexo meso shfleto.
Qodi se si ky popull i yne tallava mundohet shpijunet ti bene patriota..
haaaa na knaqt histori te udbes...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 3223
Age: 33
Vendi: Belfast
Registration date: 16/02/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Wed Sep 02, 2009 6:05 pm

Ne mesin e atyre qe i quan Ballista, ka patur patriot, e intelektual te verte me ideologji kombetare, e jo me ideologji te huja, ata luftuan qdo armik te popullit tone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zeriatdheut
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 4058
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Thu Sep 03, 2009 12:15 am

Etapa e letėrsinė shqiptare qe zė fill nė vitet e Luftės Antifashiste Nacionalcliimtare, qe perfaqesohet gjithashtu nė krijimet e shtypit ilegal, si shprehje e qėndresės antifashiste, lėvroi njė letėrsi revolucionare, kryesisht poezi qytetare dhe patriotike. Poema satirike “Epopeja e Ballit Kombėtar” (1944) e Shefqet Musarajt ėshtė krijimi mė i shquar i kėsaj kohe dhe nje nga veprat me te bukura te kesaj epoke.



U mbyt gjemia
Me federale.
“ - Vraponi burra,
Kush mund te dale!

Pacet fashizmit
E Vinceremos
Se iku koha
E Babaqemos.

Pa me fashizmin
Glorian romane
Vate dhe corba
Musoliniane...

C'e ndreq me popullin
qe s'di c'kerkon!
Do kthyer fleta
Sa s'eshte vone!

Pa dy – tri pushke
Dhe ne armiqve
Addio bello
Prone e cifliqe!

Do na mbulojne
Plehrat e tokes,
Do ngrihen kembet
T’i bien kokes.

Do dale djalli
Nga fundi i dheut
Do ngrihet bujku
T’i thote beut:

- C’beje zotrote
Bej efendi,
Kur une luftoja
Per Shqiperi? -

Pa do na nxjerre
Kushedi c’deftere
Zjarri i xhehnemit
Mbi ne do bjere..!

Prandaj o burra!
Dhe ne ne cete.
Atdhene e lire
Ta bejme vete.

T’i kthejme krahet
mikut qe patme,
t’i marrem xhane,
se ndryshe vame…!”

Pa kur t’i shohesh
Dervene – dervene
Ne vend te pushkeve
Gota dhe ene.

Jaka te ngrira,
Bastun, ombrella,
Pantofla, guante,
Pizham, kapella.

Te gjithe te pushkes,
Te gjithe te malit…
Tani qe i rane
Patkonjte kalit.

Na ngordhi kali
I rane thonjte
C’po vrapon balli
T’i heqe patkonjte.

“Na zien ne deje
Gjak shqipetari,
S’durojme kurre
Zgjedhe barbari!

Do bejme lufte
De more de.
Si lum ti popull
Mezi na ke!”

Pa nis dollia
Theren kurbanet
Varda rakia
“Poshte italianet!”

“Do bejme lufte
Do tundim malet”
Dhe fshati qeshet
Dhe bota tallet

Dhe vendi pyet
“C’vapor i solli?
Ku ish gjer dje
Kjo fare sokoli?

C’thua ti Daj Ceno?”
“ - S’di gja o vlla
Me bahen jane bullica
Ne tevdil hava…”

“Do bejme lufte
Me armiq barbare,
S’keni ku futeni,
Dridhuni tradhetare!”

“Kush jane tradhetaret?”
“Shohim e bejme,
Te marrim frenat
Pastaj e gjejme…”

“E bene luften
Me pula strena,
Tash dun dhe frena…”
- Gjemon Daj Cena

“-Dynjane sulltane
E nderrun keta horra
Dhe nje here dajakun
S’e leshuan nga dora.

Tash tek ne vrapin
Si qente per petlla,
Me na heq syte,
me na vu vetlla…

Po kush s’i njef se..!
Nji ku ua thot daja
Me kesi horrlliqesh
Eshte ngope dynjaja!”

Pellembe e gjak
Andej matane.
Luftojne e s’tuten
Bijte partizane.

As buke,as uje,
As lecke veshur.
Kepucet shqyer.
Po armet ngjeshur

Nga lufta kthehen
Shkembinjsh deboje
me gaz ne buze,
me kenge ne goje.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1858
Age: 54
Vendi: Prishtine
Profesioni/Hobi: zbulim i tradhtarve
Registration date: 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Thu Sep 03, 2009 8:20 am

koloborator.
anti uck.......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve: 3223
Age: 33
Vendi: Belfast
Registration date: 16/02/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Thu Sep 03, 2009 8:58 pm

Haite te postoi dicka evevevevevevev.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rrimtaf
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1069
Age: 44
Vendi: kosov
Registration date: 30/07/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Fri Sep 04, 2009 10:04 am

Balli kombetar nuk ika zgjedhur aleatet e duhur por prape se prape kane luftuar per nje qellim fisnik e qellimi i arsyeton me shume se c,do gje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2114
Age: 34
Vendi: Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi: zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date: 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Fri Sep 04, 2009 12:23 pm

haaaa
si sala juv Fazliqi,Rugova...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Sun Sep 20, 2009 6:52 am

14 shtatori, dita e dėshmorėve tė Ballit Kombėtar
ADRIATIK ALIMADHI
18/09/2009 Balli Kombėtar, si vazhdues i denjė i vlerave kombėtare, u krijua qysh nė ditėt e para tė okupimit tė vendit nga pushtuesit italianė nė prill tė vitit 1939 pėr tė ngritur mė kėmbė popullin tonė nė luftėn patriotike pėr liri, demokraci, vėllazėrim dhe bashkim kombėtar. Nė prill tė vitit 1939 Mithat Frashėri me patriotė tė tjerė iu drejtuan shqiptarėve me “Nacionalizmėn” e parė, dokument i cili pėrcaktonte qartė rrugėn qė duhej tė ndiqnin Shqiptarėt. “Nacionalizma shqiptare”, trakti i parė i hedhur nga Fronti i Rezistencės nė prillit 1939, nė tetė pikat e saj shprehte nė mėnyrė shumė tė qartė se shqiptarėt nuk do tė reshtnin pėr asnjė ēast pėrpjekjet e tyre pėr tė ēliruar kombin nga okupatori. Beteja tė shumta kundėr italianėve filluan tė shkruajnė historinė e kėsaj organizate me gjak dėshmorėsh, si beteja e Gjormit, Greshicės, Ruzhdijes, Selenicės, Beratit, Grehotit, Kėlcyrės, Pogradecit, Qafėshtamės, Vlorės, Reēit, Prezės, Pocestit, Luarit, Lushnjės, Kuēovės etj.

14 shtatori, dita e dėshmorėve tė Ballit Kombėtar, lidhet ngushtė me luftėn e Gerhotit kundėr pushtuesve italianė mė 14 shtator tė vitit 1943, mbi vrasjen e 36 nacionalistėve shqiptarė, me nė krye komandantin legjendar Hysni Lepenica. Lufta e Gėrhotit pa dyshim ėshtė njė pikė kulmore e luftėrave patriotike tė popullit tonė kundėr pushtuesve italianė. Nė ato vite tė largėta tė pushtimit tė vendit tonė lufta nė Gėrhot do tė dėshmonte se nacionalistėt shqiptarė nė vjeshtėn e vitit 1943 ishin tė organizuar politikisht dhe ushtarakisht dhe se e kishin zgjedhur nė mėnyrė pėrfundimtare mjetin me tė cilin do tė fitonin lirinė.

Sė dyti, gjaku i derdhur nė Gėrhot, pavarėsisht se beteja u zhvillua midis forcave italiane dhe atyre nacionaliste, tregoi se klika e komunistėve shqiptarė e pati vendosur tradhtinė e saj ndaj nacionalizmit tė kulluar shqiptar. Kjo tradhti vrastare, e nisur qysh nė Konferencėn e Labinotit nė shtatorin e vitit 1943, do tė dilte haptas nė Gėrhot, pėr tė vazhduar mė pas masakrėn 50-vjeēare ndaj familjeve nacionaliste shqiptare. Lufta e Gerhotit lidhet nė mėnyrė tė natyrshme me emrin e komandantit legjendar Hysni Lepenica. Duke qenė nė krye tė ēetave nacionaliste tė Vlorės, Hysni Lepenica pati ndėrmarrė disa beteja tė rėndėsishme jo vetėm nė Vlorė, por edhe nė Fier, Mallakastėr e Tepelenė, duke u shkaktuar forcave italiane humbje tė konsiderueshme. Sė bashku me luftėtarė tė tjerė nacionalistė ai shkoi nė Gjirokastėr me misionin e madh pėr tė organizuar nė njė shkallė sa mė tė lartė rezistencėn antiitaliane nė Jugun e Shqipėrisė. Nė bashkėpunim edhe me komandantin tjetėr tė kėsaj zone, Ismail Golemin, si dhe atdhetarin e njohur Skėnder Muēo, trimi Hysni Lepenica organizoi mė 9 shtator 1943 pėrpjekjen e parė me njė pararojė tė forcave gjermane nė afėrsi tė Gjirokastrės. Forcat gjermane, tė cilat po shkonin drejtė Tiranės pėr tė zėvendėsuar ushtrinė italiane tė kapitulluar, u gjendėn kėshtu nėn zjarrin e armėve tė nacionalistėve shqiptarė.

Nė shtatorin e vitit 1943 komanda ushtarake e forcave nacionaliste bėri ēishte e mundur tė takohej dhe tė bashkėpunonte me komunistėt, por udhėzimet e firmosura nga diktatori Enver Hoxha e ndalonin nė mėnyrė kategorike kėtė bashkėpunim, madje udhėzohej goditja e forcave tė Ballit Kombėtar. Kjo provon edhe njė herė se klika komuniste e Tiranės i pati lidhur tė gjitha shpresat e saj nė Beograd, sepse vetėm kjo lidhje mund tu siguronte atyre pushtetin. Balli Kombėtar lindi si njė lėvizje kombėtare popullore pėr ēlirimin e vendit dhe njėkohėsisht si njė kundėrshtim i hapur ndaj komunizmit tė importuar nė Shqipėri nga Jugosllavia. Ėshtė kjo arsyeja qė komunistėt pėrgatitėn edhe masakrėn e Gėrhotit dhe nuk mund tė ishte rastėsi qė nė prag tė luftės nė zyrat e komandės sė lartė italiane ishin krerėt e komunistėve tė Gjirokastrės - Shemsi Totozani, Bedri Spahiu dhe Shefqet Peēi. Kur Hysni Lepenica sė bashku me 35 komandantė ēetash rrokėn armėt dhe ranė heroikisht nė luftė kundėr pushtuesve italianė, nga ana tjetėr komunistėt kapin dhe ekzekutojnė nė Gjirokastėr Rukmedin Dinon sė bashku me katėr ballistė tė tjerė. 66 vjet mė parė nė Gėrhot tė Gjirokastres dhanė jetėn e tyre tė shtrenjtė pėr idealet e larta tė patriotizmit shqiptar dėshmorėt e kombit:

Sefer Ismail Imeraj, 34 vjeē, nga Tragjasi i Vlorės. Shoqėrues i kudondodhur i Hysni Lepenicės, patriot i flaktė dhe trim. Mė 7 prill 1939 ai i priti okupatorėt italianė me pushkė dhe flamur nė dorė. Nė dhjetorin e vitit 1942, nė luftimet e Radhimės dhe tė Gjormit, Seferi luftoi me trimėri tė rrallė. Ashtu luftoi dhe ra edhe nė Gėrhot.

Hasan Beg Xhaferri, 64 vjeē, nga Picari i Gjirokastrės, komandant i ēetės sė dėgjuar picariote. Nė luftėn e Vlorės mė 1920, tek ura e Mifolit luftoi kundėr pushtuesve italianė. Mori pjesė nė Revolucionin e qershorit 1924. Pas rėnies sė qeverisė sė Nolit u internua nė Porto-Palermo. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėrsėri komandant i njė ēete nacionaliste, luftoi kundėr okupatorėve italianė.

Nano Sako Gjoni, 49 vjeē, nga Picari, komandant ēete, patriot dhe trim mbi trimat. Nė luftėn e Vlorės mė 1920 ēeta e komanduar prej Nano Gjonit luftoi trimėrisht. Ra duke luftuar nė luftėn e Gėrhotit nė krah tė tė birit tė tij, Hasan Gjonit.

Hasan Nano Gjoni, 17 vjeē, nga Picari, flamurtar i ēetės picariote. Luftoi dhe ra nė krah tė babait tė tij, Nano Gjoni.

Mehmet Bejko Koka, 34 vjeē, nga Picari. Bujk, patriot dhe luftėtar i paepur. Ra duke luftuar kundėr pushtuesve italianė.

Shazivar Xhaferr Karabina, 36 vjeē, nga Picari, luftėtar dhe nacionalist. Dezertoi nga xhandarmėria, ku shėrbente, dhe u lidh me forcat kombėtare nė luftėn kundėr okupatorėve.

Abaz Latif Dauti, 35 vjeē, nga Picari. E donte shumė vendlindjen, ra duke luftuar pėr lirinė e vendlindjes dhe tė Shqipėrisė.

Neki Sherif Mahmutaj, 48 vjeē, nga Picari. Patriot dhe nacionalist trim. Nė luftėn e Vlorės mė 1920 luftoi nė ēetėn e Picarit. U flijua pėr Shqipėrinė mė 14 shtatorė 1943.

Izet Dervish Ruka, 75 vjeē, plaku i bardhė nga Picari. Nėnkomandant i ēetės picariote, patriot i njohur. Luftoi kundėr andartėve grekė. Nė luftėn e Vlorės mė 1920 ēeta e komanduar prej tij u dallua kundėr pushtuesve italianė.

Sherif Caush Buhuēi, 36 vjeē, nga Picari. Pjesėmarrės nė luftėn e Vlorės. Dha jetėn nė Gėrhot.

Bilal Hajdar Bilaj, 42 vjeē, nga Picari. Nėpunės finance qė nga viti 1924, nacionalist qė luftonte pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtuesit italianė.

Ali Haziz Sheme, 40 vjeē, nga Picari. Thirrjes sė atdheut iu pėrgjigj duke u ngritur nga shtrati i sėmurė dhe ra dėshmorė nė luftėn e Gėrhotit.

Agim Cane Cane, nga Picari. Nderoi Picarin dhe mėmėdhenė duke dhėnė jetėn nė Gėrhot kundėr pushtuesve italianė.

Agim Qazim Selfo, 17 vjeē, nga Gjirokastra. Korrieri trim i komandantit Hysni Lepenica.

Shahin Lusho Rrapi, 36 vjeē, nga Shtėpėzi i Gjirokastrės. Nuk kurseu as jetėn pėr lirinė.

Hamza Alem Tola, 37 vjeē, nga Shtėpėzi. Ndonėse shėndetlig. u bashkua me ēetėn “Shqiponja”.

Isuf Ēobo Tola, 45 vjeē, nga Shtėpėzi. Ra pėrkrah komandantit Hysni Lepenica.

Kutbi Rustem Lifti, 33 vjeē, nga Shtėpėzi. Bujk i mirė dhe luftėtarė i mirė.

Ziver Rexho Bihoēi, 30 vjeē, nga Shtėpėzi. Luftėtar i vendosur, luftoi kundėr pushtuesve italianė.

Tahir Beqir Vasili, 28 vjeē, nga Shtėpėzi. I ri antifashist, qė dha jetėn pėr lirinė.

Yzedin Haruni, nga Picari, atdhetar dhe luftėtar i vendosur. Nuk e duronte robėrinė e vendit tė tij, u vra heroikisht nė luftė kundėr pushtuesve italianė.

Fuat Shahin Azizaj, 26 vjeē, nga Nivica e Kurveleshit. Kur ishte me shėrbim ushtarak, vrau oficerin italian, u arratis dhe u bashkua me forcat kombėtare. U vra nė Gėrhot me katėr bashkėfshatarė tė tij: Haki Zenel Dajlani, 26 vjeē; Rustem Hazbi Xhufi, 26 vjeē; Filo Hasan Miceko, 26 vjeē; Seit Selim Dema, 26 vjeē. Tė gjithė djem tė Nivicės, lindur dhe rritur nė njė fshat. Dezertuan nga shėrbimi ushtarak dhe u bashkuan me forcat vullnetare nacionaliste. Luftuan nė njė ēetė kundėr pushtuesve italianė. Ranė njėri pas tjetrit duke luftuar heroikisht nė luftėn e Gėrhotit.

Ali Veiz Loci, 48 vjeē, nga Progonati i Tepelenės. Mori pjesė nė lėvizjen e Hetem Totos, pėr ēka u burgos. U lirua mė 1939. Luftoi deri nė vdekje kundėr pushtuesve italianė.

Dajlan Tahir Tahiraj, 43 vjeē, nga Gusmari i Kurveleshit. Luftėtar trim i ēetave nacionaliste, qė u flijua nė Gėrhot.

Ismail Halil Saraēi, 17 vjeē, nga Kolonja e Gjirokastrės. Komandant i ēetės nacionaliste tė fshatit Kolonjė. Luftoi dhe ra nė Gėrhot bashkė me shokėt.

Vaid Manxhar Koshi, 16 vjeē, nga Kolonja e Gjirokastrės. Mė i riu i dėshmorėve tė Gėrhotit.

Ibrahim Hamit Graci, 45 vjeē, nga Kolonja e Gjirokastrės. Pjesėmarrės nė tė gjithė luftimet kundėr okupatorėve italianė.

Nderime dhe respekt dėshmorėve tė kombit Shqiptar!

Kėshtu, 14 shtatori i vitit 1943 do tė mbetet njė datė e shėnuar jo vetėm pėr luftėrat e Ballit Kombėtar, por pėr gjithė historinė e kombit tonė. Kjo datė simbolike godet edhe njė herė atė propagandė false dhe hipokrite tė historiografisė komuniste shqiptare, ashtu sikundėr u bėn thirrje historianėve tė sotėm tė jenė sa mė objektivė dhe pranė sė vėrtetės. Tė mohosh luftėrat e Ballit Kombėtar, do tė thotė tė mos respektosh jo vetėm gjakun e derdhur tė qindra e mijė martirėve, por tė mos respektosh luftėrat patriotike tė kombit tonė. Janė me dhjetėra e mijėra dėshmorė tė Ballit Kombėtar tė rėnė nė luftėn pėr mbrojtjen e Shqipėrisė etnike, prandaj ka shumė rėndėsi 14 shtatori i vitit 1943, qė do tė ngelet dhe do tė kujtohet brez pas brezi dita e dėshmorėve tė Ballit Kombėtar.

Dita e dėshmorėve nuk ėshtė ditė gėzimi, ėshtė ditė pėrkujtimi, ėshtė dėshirė pėr tu afruar me shpirtin, me ata qė zemrėn dhe shpirtin ia falėn idealit tė lartė kombėtar. Pėr Ballin Kombėtar dhe pėr gjithė shqiptarėt kjo ditė ėshtė dita mė e zezė e fillimit tė luftės vėllavrasėse nga komunistėt shqiptarė tė drejtuar prej komunistėve jugosllavė, tė cilėt tradhtuan marrėveshjen e Mukjes, nė thelb tė sė cilės ishte Shqipėria etnike, Shqipėria perėndimore dhe demokratike. Pėr ti shpėtuar barbarizmit komuniste, Mithat Frashėri me dhjetėra nacionalistė tė tjerė morėn rrugėn e hidhur tė mėrgimit dhe eshtrat e tyre ndodhen nė shtete tė ndryshme tė botės. Ata dėshironin njė Shqipėri pa ideologji, pa krime, pa diktaturė, pa komunizėm, kėrkuan njė Shqipėri demokratike, njė Shqipėri tė bashkuar dhe tė vėllazėruar. Shumė heronj ranė gjatė pushtimit italian dhe gjerman, por numri u shtua edhe mė tepėr gjatė pėrpjekjes komuniste pėr tė marrė pushtetin me vrasje, pushkatime, ekzekutime, burgosje, dėbime tė qindra e mijėra shqiptarėve.

Balli Kombėtar me kėta dėshmorė hodhi themelet e moralit politik kombėtar dhe frymėzoi shqiptarėt me besimin nė vetvete pėr atė qė patėn ėndėrruar apostujt e Rilindjes shqiptare, qė do tė thoshte njė lėvizje e gjithmbarshme e kombit drejt njė qėllimi tė vetėm: lartėsimin dhe bashkimin e Shqipėrisė etnike. Asnjė lėvizje, asnjė parti nuk i ka falur mėmėdheut gjatė tri robėrive mijėra dėshmorė sa i ka falur Balli Kombėtar, tė cilėt janė tė pavlerėsuar edhe sot. Kėta dėshmorė tė kombit dėshmojnė frymėn e udhėheqjes sė Ballit Kombėtar thellėsisht kombėtare dhe tėrėsisht e mbėshtetur nė interesat jetėsore tė Shqipėrisė, sepse i ka pasur themelet dhe i ka nė principin e ekzistencės shqiptare tė popullit tonė. Prandaj le tė shėrbejė 14 shtatori, dita e dėshmorėve tė Ballit Kombėtar, pėr tė gjithė nacionalistėt shqiptar, tė cilėt i janė pėrmbajtur dhe i pėrmbahen idesė “SHQIPĖRIA E SHQIPTARĖVE”.

Nė gjirin tonė kemi tė shkruar shembullin e dėshmorėve tanė, e qindra e mijėra dėshmorėve nga tė gjitha trevat shqiptare, rrugėn e drejt dhe tė pastėr tė Ballit Kombėtar. Amanetin e tyre ne do ta plotėsojmė, sepse dimė pėr se luftuan ata, sepse dimė pse qėndrojmė dhe ēfarė po kėrkojmė. Amaneti i tyre ėshtė bashkimi dhe vėllazėrimi kombėtar, kjo ėshtė rėndėsia e ditės sė dėshmorėve tė Ballit Kombėtar, kjo ėshtė vlera dhe nevoja e 14 shtatorit, qė ta bėjmė “Shqipėrinė e shqiptarėve”. Nderim dhe respekt tė gjithė dėshmorėve tė kombit shqiptar!

Nė kėtė ditė tė dėshmorėve tė Ballit Kombėtar i kėrkojmė Presidentit tė Republikės qė tė nderohen dhe vlerėsohen kontributet e tė gjithė patriotėve shqiptarė. Duhen respektuar kėta misionarė tė dashurisė ndaj kombit tė shqiptarizmės sė vėrtetė, tė demokracisė e fjalės sė lirė, tė cilėt dhanė jetėn e tyre pėr bashkim dhe vėllazėrim kombėtar. Nėse nuk respektohen kėta dėshmorė tė kombit, shqiptarėt do vazhdojnė tė jenė tė ndarė dhe pajtim kombėtar nuk do ketė.

Nacionalist, kundėrshtarėt e parė tė komunizmit, ne qė i kemi dhėnė kombit shqiptar mijėra dėshmorė, ne qė kemi qenė protagonistė tė asaj kohe, kemi detyrimin madhor pėr tė larguar me fakte, me dėshmi reale nga historia aktuale ideologjinė kriminale komuniste dhe futjen e saj nė shtratin e plotė kombėtar. Vetėm nė kėtė mėnyrė shqiptarėt do ti japin dorėn njėri-tjetrit, tė pajtohen, tė harrojnė mėritė dhe tė shohin njėri-tjetrin si vėllezėr. Tė zhvillojnė tolerancėn, mirėkuptimin dhe dashurinė ndaj njėri-tjetrit. Kėtej e tutje tė shohim vetėm pėrpara dhe tė bėhen tė ndėrgjegjshėm se Evropa e Bashkuar nuk mund tė pranojė nė gjirin e saj kombe tė pėrēarė, nė mėri, nė grindje midis tyre. Vetėm kėshtu kultivojmė te fėmijėt tanė traditat mė tė mira tė paraardhėsve, si atdhedashurinė, besėn, nderin, trimėrinė etj., virtyte tė njohura tė popullit tonė dhe me vlera universale.

Balli Kombėtar u pėrpoq me tė gjitha format edhe mbas prishjes sė kėsaj marrėveshjeje nga sllavo-komunistėt qė nė Shqipėri tė mos ndodhte gjakderdhje, qė vėllai tė mos vriste vėllanė, qė djali tė mos vriste babanė, por kjo ishte e pamundur. Kriminelėt komunistė filluan luftėn vėllavrasėse me njė egėrsi shtazore, ata vranė nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. E filluan nga Gjirokastra duke vrarė Rukmedin Dinon me katėr veta, tradhtuan ēetėn e Hysni Lepenicės, duke vrarė 34 komandantė ēetash. Vranė nė Devoll shqiptarin nga Kosova Zia Gashi, Hadi Kazimatin me 6 tė tjerė. Vranė me atentat sekretarin e rinisė sė Ballit Kombėtar Hazis Sharra, masakruan nė Matjan tė Lushnjės 67 ballistė. Sėrish vranė nė Gjirokastėr avokat Emin Kokolari, Tajar Ēarēanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushuin, Sefedin Haderin, Boco Kalon, 70 vjeē, me gjithė tė birin 15-vjeēar, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun, Vasil Shainin, Dino Maton dhe Hajlo Laton.

Sėrish nė Korēė ēeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi nė mėnyrė mė barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenė hundėt dhe veshėt, u nxorėn sytė, u thyen krahėt.

Nė Kavajė kapin dhe vranė dy djelmoshat Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo. Sėrish nė Korēė ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithė tė birin. Nė Tiranė vrasin Azis Camin.

E pra, tė gjithė kėta ishin shqiptarė, por tragjedia vėllavrasėse arrin kulmin e saj nė pėrroin e Shipskės nė Voskopojė tė Korēės, zbulohet krimi i radhės, kufomat e shqiptarėve arrijnė nė 180 veta, gjetur pas 3 muajsh tė masakruar barbarisht: prerė krahė, kėmbė e kokė. Tė vrarėt ishin nga qytetet Vlorė, Berat, Korēė etj.

Nė Tiranė mė 14 nėntor 1944, nė hotelin “Bristol”, sot Muzeu Kombėtar, vrasin 14 veta: Isamil Petrelėn, tre vėllezėrit Kokolari, Lluka Xhumarin, Nebil Cikėn dhe kunatin e tij, sė bashku me pesė tė tjerė.

Kėto janė disa nga statistikat qė tashmė janė tė dokumentuara pėr kėto krime barbare qė kanė kryer komunistėt nė luftėn vėllavrasėse ndaj vėllezėrve tė tyre shqiptarė nė vitet 1943-1944. Ishin me dhjetėra burra nacionaliste qė, duke mos duruar dot gjakderdhjen e shqiptarėve, u larguan pėr tė vazhduar punėn e tyre nė mėrgim dhe eshtrat e tyre treten akoma nė dhe tė huaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Medalim
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 610
Age: 61
Vendi: Shqypeni
Registration date: 06/12/2008

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Sun Sep 20, 2009 7:05 am

Balli: Kush feston Pezėn, tė pranojė krimet e PPSH



Kryetari i Partisė Balli Kombėtar Demokrat, Artur Roshi, deklaron nė njė intervistė se, Konferenca e Pezės ėshtė pjesė e trashėgimisė sė Partisė Komuniste Shqiptare. Sipas tij, ata qė e festojnė ende njė konferencė ku morėn pjesė dhe themeluesit e PKSH-sė, Mugosha dhe Popoviēi, atėherė duhet ta pranojnė gjithė trashėgiminė kriminale tė kėsaj partie. Roshi kėrkoi qė historia e Shqipėrisė tė shkruhet pa ideologjizma, nė mėnyrė qė shoqėria shqiptare tė paktėn t’i afrohsė vėrtetės.
Zoti Roshi, sot festohet 67-vjetori i Konferencės sė Pezės, ēfarė ndjesie ju shkaktojnė kėto festime?
Keqardhje, qė edhe pas 20 vjetėsh demokraci njė pjesė e shoqėrisė shqiptare refuzon tė ndahet me diktaturėn komuniste. Konferenca e Pezės ėshtė njė referencė historike e komunizmit, e organizuar me udhėzime nga Kominterni pėr tė pėrfshirė sa mė shumė forca nė front, qė kėshtu tė dėmtohej mė shumė armiku dhe tė fitonte Rusia. Nė kėtė konferencė kanė marrė pjesė edhe themeluesit e Partisė Komuniste shqiptare, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviēi. Tashmė dihet qė komunizmi ishte njė regjim shkatėrrimtar pėr Shqipėrinė dhe ai u organizua e u drejtua nga jugosllavėt.
Ju si parti a keni vetėm qėndrim politik pėr kėtė ngjarje, qė edhe nė librat e shkollės konsiderohet si e rėndėsishme, apo keni dhe kėndvėshtrimin tuaj historik?
Partia e Ballit Kombėtar Demokrat dėshiron qė historia tė shkruhet e zhveshur nga ideologjizmat e ēdo forme. Ne duam qė brezat e rinj nė Shqipėri tė mėsojnė tė vėrtetėn, ose t’i afrohen asaj sa mė shumė tė jetė e mundshme. Pėr ne, ajo qė quhet Luftė Nacionalēlirimtare deri nė gusht 1943, ishte luftė me qėllime internacionale, pra nė ndihmė tė Rusisė, dhe me ardhjen e gjermanėve nuk pati mė luftė kundėr pushtuesit (pėrjashto disa raste nė fillim tė vjeshtės ‘43), por luftė civile e cila u iniciua nga komunistėt. Historiani Uran Butka ka bėrė njė punė cilėsore pėr sqarimin e kėsaj periudhe historike me librin e tij: “Lufta civile nė Shqipėri”. Leximi i tij pėrmbys shumė mite tė rreme tė historiografisė komuniste.
A mendoni edhe ju se e majta, me pa tė drejtė ka ‘pėrvetėsuar’ njė pėrvjetor qė mund t’ju takonte pikėsėpari juve si pėrfaqėsues tė Ballit Kombėtar dhe pse ndodh kjo?
Komunikimi i shoqėrisė me historinė e tyre nuk ėshtė ēėshtje “pronėsie”. Nėse tė majtėt duan ta festojnė, le ta festojnė, vetėm mos ta trajtojnė si ngjarje tė ēmuar nė historinė e Shqipėrisė. Ata, gjithashtu duhet tė deklarohen se janė trashėgimtarė tė vlerave historike tė Partisė Komuniste: luftės civile, gjyqeve politike, krijimit tė kampeve tė internimit, vrasjes sė elitės kombėtare, ndalimit tė literaturės me karakter kombėtar, luftės sė klasave, e kėshtu me radhė.
Nėse biem dakord qė diktatura ishte njė regjim kriminal ose shkatėrrues pėr interesat e kombit, atėherė atė nuk e ndėrtuan fantazma, po njerėz konkretė qė bėnin pjesė nė PKSH. Sipas logjikės sė tė majtės sė sotme, i bie qė edhe gjermanėt duhet tė festojnė ngjarjet e fillimit tė pushtetit tė Hitlerit, kur ai nuk ishte kthyer ende nė njė pushtues dhe vrasės nė masė.
Ēfarė ka nevojė tė thuhet sėrish pėr kėtė luftė, nė mėnyrė qė shoqėria shqiptare tė sqarohet njėherė e mirė pėr kėtė konferencė?
Partia e Ballit Kombėtar Demokrat ėshtė e mendimit se ka nevojė tė thuhet e vėrteta: qė komunistėt e shfrytėzuan luftėn pėr pushtet sipas direktivave tė jugosllavėve, tė cilėt gjithmonė kanė qenė tė interesuar tė kenė ndikim nė qeveritė e Tiranės. Dihet, Marrėveshja e Mukjes ėshtė prishur pėr shkak tė Kosovės. Jugosllavėt pranė PKSH-sė, tė pranishėm edhe nė Pezė, nuk pranuan qė ajo t’i bashkohej Shqipėrisė siē donin nacionalistėt. Vetė Myslim Peza ka thėnė: “Kosovėn e ka bashkuar me Shqipėrinė pushtuesi fashist, ndaj ne s’duhet ta kėrkojmė Kosovėn”. Shikoni tani pas kaq dekadash, Kosova ėshtė e pavarur. Kjo ėshtė njė fazė e ndėrmjetme derisa tė realizohet bashkimi pėr tė cilin luftuan nacionalistėt. Shqiptarėt duhet tė pranojnė dhe tė njohin luftėn civile. Duhet tė dinė qė komunistėt shqiptarė drejtoheshin nga jugosllavėt, dhe kėta kishin interesa antishqiptare. Duhen tė dinė se ēifutėt nė Shqipėri i mbrojtėn qeveritė “kuinslinge”. Duhet tė dinė se komunizmi nuk i kurseu as ēifutėt nga burgjet. Me pak fjalė, duhet tė dinė se e ashtuquajtura Luftė Nacionalēlirimtare ėshtė njė mit i gėnjeshtėr,t i ngritur nga ata qė s’kishin asgjė pėr t’i ofruar historisė sė Shqipėrisė. Pas gjashtė dekadash, po, tani kanė: njė vepėr tė turpshme, nė mos kriminale.
A keni qenė ndonjėherė tė ftuar nė pėrvjetorėt e kėsaj konference dhe a keni marrė pjesė nė tė?
Asnjėherė.
Cili mendoni ju se do tė kishte qenė qėndrimi i liderėve historikė tė Ballit Kombėtar lidhur me festimet apo pėrkujtimet e kėsaj date sot nga e majta?
Ata e refuzuan komunizmin kur ky ende nuk kishte ardhur nė pushtet dhe nuk i kishte shkaktuar Shqipėrisė kaq shumė vuajtje. Mendimi i tyre ka qenė konstant kundėr komunizmit. Nėse ata do tė kishin ardhur nė pushtet pas luftės, Shqipėria do tė kishte pasur njė tė ardhme kapitaliste, perėndimore dhe komunizmi do tė ishte njė koncept i turpshėm pėr t’u identifikuar me tė, ashtu siē ėshtė nė Amerikė e Angli. Diēka e pėrafėrt me fjalėn nazist nė Gjermani.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1858
Age: 54
Vendi: Prishtine
Profesioni/Hobi: zbulim i tradhtarve
Registration date: 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Tue Sep 22, 2009 6:13 pm

koloborator....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ILTA
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Female
Numri i postimeve: 129
Age: 31
Vendi: Shqiperi
Registration date: 09/02/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Wed Sep 23, 2009 6:40 am

Balli Kombetar ka qene nje organizate kolaboracioniste me pushtuesin dhe kjo nuk mund te ndryshohet, sepse nuk mund te ndryshohet as historia.

Mit'hat Frasheri - krijuesi i Ballit Kombetar ishte nje nga perfaqesuesit kryesore te reaksionit ne Shqiperi, intelektual liberal, pseudopatriot e tradhetar.

Qe ne fillimet e veta ka qene antishqiptar - Ne vitet 1908 - 1912 ndoqi vijen e bashkepunimit me xhonturqit dhe ju kundevu levizjes kryengritese te popullit shqiptar,qe luftonte per shpalljen e Pavaresise Kombetare.Ne vitet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, u vu ne krye te organizates tradhetare te Ballit Kombetar dhe ishte pergjegjesi kryesor per veprimtarine qe zhvilloi ajo per sabotimin e luftes ēlirimtare, si edhe per bashkepunimin me pushtuesit fashiste italiane dhe gjermane.

Te tera vlerat e tjera zbehen perpara shitjes tek te huajt te vellezerve te vet te nje gjaku, perpara masakrave qe ka kryer ajo organizate tradhetare e ballit kombetar, kunder popullsise se paarmatosur ne fshatrat dhe qyetetet e Shqiperise vetem sepse ndihmonin komunistet, qe ishin forca kryesore qe luftonin kunder pushtuesit.

Mithat Frashėri me gjeneralin Preng Previzi kanė marre pjesė nė kongresin e nacionalistėve nė Prezė. Kėta nacionaliste ishin nė bashkepunim tė plote mes qeverisė shqiptare dhe Rajhut qė organizimi i forcave ushtarake shqiptare t'i shėrbejė qėllimit per vėnė rregullin dhe qetesinė. Pra para sė gjithash per te asgjėsuar ēetat komuniste qe luftonin si gjithe bota antifashiste per te debuar okupatorin dhe per te cliruar Atdheun e roberuar.

Ky program, pėrputhej plotesisht edhe me misionin e Ballit Kombėtar, i cli kishte tė njejtin objektiv si edhe qeveria kuislinge dhe gjenerali Fitzum, asgjėsimin e ēetave komuniste. Bashkepunimi me fashizmin ne gjithe boten eshte quajtur kolaboracionizem dhe eshte fakt i gjalle qe kjo organizate ka qene kolaboracioniste. Historia nuk mund te tjetersohet, sado vite te kalojne.

Raporti midis Frontit NĒL dhe focave tė reaksionit shqiptar ishte: Organizata e Frontit Nacionalclirimtar ishte pėrkrahur nga 85% e popullsisė sepse qenė 85% e popullit kundėr qeverisė kuislinge. Kjo shifėr ishte edhe kundėr aleatėve tė saj Ballit Kombėtar qė u lidh me pushtuesin pėr tė shtypur 85% tė popullit qė pėrkrahu komunizmin.

Per kete arsye Mithat Frashėri i mbylli tė gjitha shtigjet dhe la tė hapur vetėm rrugėn te gjermanėt. duke treguar shenja dobėsie dhe duke mos pėrdorur metoda tė afėrta me popullin u shtėrngua tė pėrdorte metodat terroriste tė ciliat perdoreshin edhe nga fashizmi per te terrorizuar popullin shqiptar dhe per te pushkatuar djemte me te mire te tij, per te rrenuar, djegur, vrare, e plackitur dhe per te ikur kur kishte rreziqe per jeten.

Dalja e Ballit Kombetar me program demagogjike e nderlikoi gjendjen ne vend. Ne keto kushte Partia Komuniste SHqiptare veproi me shume maturi,me urtesi dhe largpamesi. Fillimisht ajo ndoqi taktiken e demaskimit te parulles disfatiste te Ballit se nuk kishte ardhur koha per lufte kunder Italianeve, i beri thirrje atij qe te hynte ne lufte kunder pushtueseve dhe te rreshtohej ne Frontin Nacionalclirimtar, ku benin pjese te gjitha forcat antifashiste te vendit. Pika me e dobet e Ballit ishte ēeshtja e pjesemarrjes ne luften me arme kunder pushtuesve. Pikerisht ketu ju dha edhe goditja kryesore nga Partia Komuniste, me qellim qe te behej diferencimi ne radhet e Ballit, te demaskohej qendrimi tradhetar i kerereve te tij e te denoheshin te gjithe ata qe pengonin bashkimin e popullit shqiptar ne lufte kunder pushtuesit te huaj dhe tradhetareve.

Nuk ka dhe nuk do kete arkive, dokumentacion, apo vullnet personal a kolektiv te nje grupi te caktuar njerezish ne kohe te ndryshme, nuk ka dhe nuk do kete asnje force qe e lan turpin qe i la pas vetes organizata tradhetare e Ballit Kombetar, qe u perlye me gjakun e djemve dhe vajzave me te mire te Shqiperise, qe nuk luftonin per vete dhe per rehatin e tyre por per Adheun. Keta djem e vajza nuk jane demagogji por kane emra dhe mbiemra, kane motra e vellezer, niper e mbesa, nese dikush i kerkon dhe nuk eshte i qarte, eshtrat e tyre prehen ne altarin me te shenjte te nderit dhe te lavdise shqiptare, sepse u vrane ne balle te luftes per liri kunder okupatorit dhe ketyre tradhetareve te shitur balliste dhe nuk u helmuan si kukuvajka vajtimtare hoteleve te botes ashtu sic ndodhi me famekeqin Mit'hat Frasheri, spiun i te gjitha agjenturave, qe nuk e meritoi mbiemrin e nderuar te Frasherllinjve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhiti
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Male
Numri i postimeve: 1858
Age: 54
Vendi: Prishtine
Profesioni/Hobi: zbulim i tradhtarve
Registration date: 26/03/2009

MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   Wed Sep 23, 2009 8:18 am

Ai qe punon per armiqte e vendit okupuesit apo me ata qe sundojne nje vend ,quhen koloborator use tradhtare.
Ata qe i kundershtojne te huajt quhen atdhetare dhe pik..
ska koment..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 10 e 13Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 9, 10, 11, 12, 13  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -