Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ahmet Bej Zogu

Shko poshtë 
+20
detektivi
xhema
Hamitmatjani
haxhiu
xhiti
Ago Muji
rolling
USHTARILIRIS
Scodrensis
E_Bukura
tom sojer
enveristi
Ani
Sofra
Zogisti_Legalist
zeriatdheut
Eva0506
dibranja
Leka i Madh
Beton
24 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
USHTARILIRIS
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 52
Registration date : 28/03/2008

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyFri Mar 28, 2008 7:51 pm

UAAAAAAAAAAAAAAAA KETU PASKA EDHE ZOGIST QA I UREJ KETA TRADHTAR QE E SHITEN SHQIPRIN QE SOT NE PO MUNDOHEMI DUKE DERDH GJAKUN E BIJVE DHE BIJAVE ME TE SHTREJT TE ATDHEUT PER BASHKIMIN E TOKES MEME
HARRAM HARAM BUKEN QE E HANI TE KESAJ TOKE TE VUAJTUR NGA JU SATRAPT E SHITESIT E ATDHEUT HARAM
TE LUMT ZERIATDHEUT TE LUMT LANCELOT SE KETA NDYTSIRA ZOGISTE DO TI NGJEKIM KEMBA KEMBES
LAVDIJ DESHMORVE ROFT BASHKIMI KOMBETAR PA ZOGISTET E NDYT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptySat Mar 29, 2008 1:18 am

USHTARILIRIS shkruajti:
UAAAAAAAAAAAAAAAA KETU PASKA EDHE ZOGIST QA I UREJ KETA TRADHTAR QE E SHITEN SHQIPRIN QE SOT NE PO MUNDOHEMI DUKE DERDH GJAKUN E BIJVE DHE BIJAVE ME TE SHTREJT TE ATDHEUT PER BASHKIMIN E TOKES MEME
HARRAM HARAM BUKEN QE E HANI TE KESAJ TOKE TE VUAJTUR NGA JU SATRAPT E SHITESIT E ATDHEUT HARAM
TE LUMT ZERIATDHEUT TE LUMT LANCELOT SE KETA NDYTSIRA ZOGISTE DO TI NGJEKIM KEMBA KEMBES
LAVDIJ DESHMORVE ROFT BASHKIMI KOMBETAR PA ZOGISTET E NDYT

Pse ben filma si kalama apo ja ben qejfin vetevetes si gjithmon si ja keni bere ju komunistet shko ore njeri i ulet pa pike llogjike ik ore analfabet.PO VETEM ANALFABETET DHE PO NUK PATEM DY KLAS SHKOLLE SI JU NUK E KUPTOJME SE KUSH JE TY USHTA...OOO ZERI ATDHEUT REGJISTROHU EDHE ME NJA DY OSE TRE EMRA TE TJERE DHE LEVDOJE VETVEHTEN O KALAMA ....PO IKKKKK ORE SE NUK MEREM ME NJEREZ SI JU ORE TE PAVLERE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptySat Mar 29, 2008 1:43 am

o zogist mos me mer ne qaf he dreq po meru me ate qe te thot se un jom zeri atdhet e nuk jom ushtariliris dhe mos fol fjale pe kryp se nuk jom un a besom dhe pergjigju ati jo mua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptySat Mar 29, 2008 2:25 am

Pse ben filma si kalama apo ja ben qejfin vetevetes si gjithmon si ja keni bere ju komunistet shko ore njeri i ulet pa pike llogjike ik ore analfabet.PO VETEM ANALFABETET DHE PO NUK PATEM DY KLAS SHKOLLE SI JU NUK E KUPTOJME SE KUSH JE TY USHTA...OOO ZERI ATDHEUT REGJISTROHU EDHE ME NJA DY OSE TRE EMRA TE TJERE DHE LEVDOJE VETVEHTEN O KALAMA ....PO IKKKKK ORE SE NUK MEREM ME NJEREZ SI JU ORE TE PAVLERE

Zogisti_Legalist pershendetje

Kurre nje antar/e mundohet te shkruje ne gjuhen e nenes,ate qe ty e ke kuptuar shume mire,nuk mendoj se eshte nje analfabet dhe mbi te gjitha shkruan shqip e jo serbishte,rusishte apo kinesçe e duhet te pature respekt per antaret FLM.

Zogist _ Legalist; te kthehemi tek tema si mendon ti i nderuar si duhet te respektohet kurre nje burre shteti e la vete shtetin dhe iku ne greqi ,hungari ,egipt,angli ,apo ku ta dije une nga gjithe keta rruge qe i beri deri ne Afrike ku pati mundesi .??? te gjeje konakun e vete, a eshte e vleres qe te respektohet nje ''Burre shteti '' si mendoni ju..???

Apo, me mire ta kape, nese babai juaj ike te lene ne shtepi vete analizo si do te veprosh ndaj Babes tende,kurre une mendoj se nje ''Kryetar Shteti '' e ka detyren e Babait ''organizator i shtepies '' apo ''domaqin'' e le vetem te qashe hallet si do te ishte reagimi juaj ndaj Babës tend.!!!!!!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptySun Mar 30, 2008 12:14 am

Lufta për liri është detyrë dhe nder për çdo shqiptar të ndershëm. Por, populli ynë siç ka ditur në të kaluarën, do të dijë edhe tash të bëjë dallimin mes atyre që vërtet luftojnë për interesat e tij dhe atyre që orvaten ta keqpërdorin e ta shfrytëzojnë luftën e tij të drejtë për qëllimet e tyre të errëta. Populli nuk ka asgjë të përbashkët me ato forca reaksionare zogiste e balliste që mundohen të përzihen në luftën e popull*it tonë dhe hiqen sikur edhe ato po luftoj*në për çlirimin e Kosovës. Në të vërtetë qëllimi i tyre i fundit nuk është çlirimi i Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, por lufta kundër socializmit të vërtetë, që po ndërtohet në Shqipëri. Nuk mund të jenë ku*rrë me popullin e Kosovës kriminelët që ka*në vrarë patriotë të mëdhenj si Bajram Currin e Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën e A*vni Rustemin, ata që kanë vrarë "yjet e Vi*gut", Tefik Çangën, Bardhok Bibën, Ndrec Ndue Gjokën e Heroinat Mirditore. Nuk mund të jenë kurrë me Kosovën ata që lidhen e bashkëpunojnë me CIA-në, me çetnikët, ustash*ët apo me UDB-në e Jugosllavisë titiste për të luftuar kundër Shqipërisë socialiste. Kush lufton kundër Shqipërisë NENE të Enver Hoxhës, ai është edhe kundër popullit të Kosovës, ai është kundër gjithë popullit shqiptar. Rrugën e vërtetë drejt lirisë dhe përparimit, popullit tonë të robëruar nuk ia tregojnë as revizionistët titistë, as tradhtarët sahanlëpirës në Kosovë dhe as ballis*tët e zogistët në shërbim të imperializmit. Vetëm nën flamurin e kuq të marksizëm-leninizmit, nën udhëheqjen e klasës punëtore dhe pararojës së saj marksiste-leniniste, popu*lli ynë do ta arrijë çlirimin e vërtetë ko*mbëtar dhe shoqëror. Populli i Kosovës, që kurrë në historinë e tij nuk u ka rënë në qafë popujve të tje*rë, as tani nuk do të lejojë asnjë shfaqje të nacionalizmit e shovinizmit ndaj popull*sive joshqiptare në Kosovë. Atë që mund ta bëjnë të tjerët, nuk e bën kurrë shqiptari. Lufta jonë drejtohet kundër atyre që na sh*typin e shfrytëzojnë, kundër shovinistëve robërues të Jugosllavisë e tradhtarëve shqiptarë të Kosovës, dhe jo, kurrsesi, kundër popujve jugosllavë, kundër punëtorë*ve e fshatarëve jugosllavë, të cilët, sikur*se edhe ne, shtypen e shfrytëzohen nga bor*gjezia e re jugosllave. Patriot i vërtetë shqiptar është jo ai që sillet keq e bën zullume në njerëzit e pafajshëm të kombësive të tjera, por ai që lufton pa mëshirë kund*ër regjimit gjakatar të revizionistëve jugosllavë, e në të njëjtën kohë shkon mirë me fqinjtë e vet joshqiptarë dhe i bind edhe ata për drejtësinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë.

Ashtu siç ka thënë shoku Enver Hoxha, po*pulli shqiptar kurdoherë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Në luftën e tij' të lavdishme për liri, ai kurdoherë është mbështetur në forcat e veta dhe kurrë në "ndihmën" a "përkrahjen" e fuqive të mëdha agresive. As tani ai nuk ka as iluzionin më të vogël ndaj asnjë fuqie a supërfuqie imperialiste. Çlirimin e tij, populli i Kosovës dhe i viseve të tjera të banuara me shqiptarë, nuk e pret si peshqesh as nga socialimperializmi sovjetik, as nga maoistët kinezë dhe as nga titistët jugosllavë. VDEKJE ZOGISTEVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptySun May 18, 2008 2:34 pm

nje gje me qudit tek historia jone e madhe

pse kur avnui rrustemi e vrau esat pashen, nuk e shkaterruan gjithe levizjen e tij, por lejuan qe njeriu me i afert i tij te behet mbret i shqiperise.

ky naltmadhnia e tij e poshter per pak na mori ne qafe me ate tradhetine e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyMon May 26, 2008 1:53 am

Eshte pak ti themi qe ishte tradhetare. Zogu, ishte me shume se tradhetare...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyMon May 26, 2008 2:59 pm

Nese lexojme per Nolin, Hasan Prishtinen, Bajram Currin, Is Boletinin, Shote Galicen, etj etj, ateher e kuptojme me sakte se kush ishte Zogu. Apo me sakte se c'fare kishte bere ky TRADHETAR...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyThu Jun 12, 2008 3:35 am

Ahmet Zogu kishte ardhur ne fuqi me ndihmen e jugosllaveve. Beogradi e ndihmoi me arme dhe mercenare, duke i ven nen komanden e tij edhe oficer te larte ruse. Beogradi pa tek Zogu njeriun e duhur, nje serbe e jugosllav te vertete. Beogradin e tmerronte mundesia e zgjerimit te levizjes qlirimtare ne Kosove qe udhehiqej prej Azem e Shote Galices, mbeshtetja qe gjenin ne Shqiperi emigrantet politike kosovare, protestat qe beheshin ne Jug e Veri te Shqiperis kunder mizorive jugosllave ndaj shpernguljeve nga trojet etnike te shqiptareve te Kosoves e kolonizimit te saj. Pikrishte qe te bllokohej kjo levizje mbarekombetare dhe te asgjesohej ajo, Beogradi i dha qfare i duhej Zogut. Ahmet Zogu u pat strehuar ne hotel Bristol ne Beograd rreht gjate muaj. Kryeministri Nikolla Pashiq e situata e tij nuk ia kursyn Zogut parat dhe vajzat. Ndersa Zogu bente orgjira ne Hotelin luksoz te Beogradit, Azem e Shote Galica, Mehmet Delia dhe Sadik Rama ishin ne kulmin e luftes ne rrethim me forcat pushtuhese serbe. Ne Kosove digjeshin Kullat ne flake nga gjylet e topave e gjaku derdhej, pikrisht ne oret e knaqesive te Zogut me vajzat ne hotel Bristol, Azem Galica vritet nga forcat serbe dhe vrasja e tij shapllet me buje ne gazetat serbe. Ndersa vrasja e Azem galices perbente nje tagjedi kombetare, per Zogun perbente nje knaqesi dhe nje gezim te madhe personal, ngase Azem Galica e patriot tjere kishin mbeshtetur Bajram Currin ne Revolucionin e Qershorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyMon Jun 16, 2008 9:13 pm

O premtim mos u lodh kot o mik se ai satrap ka qen dhe ata qe i vene permas satrapa jane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyTue Jun 17, 2008 12:15 am

Ago Muj, ashtu eshte, por e pash qe hupen Zogi-stat krejte, edhe thashe te kqyri a jane gjall apo? E di qe kan vdekur pergjithmon, por thash mos ka mbete aty-ketu najo,ahahah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyTue Jun 17, 2008 12:37 am

Ju lumte juve dhe falem qe sollet gjith kto shkrime dhe mesova shum me shums e e prisaj dhe ju falemnderoj edhe nje her ,jeni me te mdhejt .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyTue Sep 29, 2009 1:22 am

Nuk bie dakort me kete qe tha me lart Legalisti,nuk jane perralla por eshte e verteta.Te
gjithe e dime shume mire se si Zogu u largua nga Shqiperia dhe e la ne meshire te fatit,ndryshe ku u zhduk gjate kohes se luftes.Normal qe ne do te binim ne pre te Italise sepse ishte superfuqi por lideri i ketij vendi te vogel u largua dhe e la vendin e tij ne meshiren e zotit.Nuk e ve ne dyshim qe Mujo Ulqinaku ka qene punonjes i mbreterise dhe nuk e ve ne dyshim qe eshte deshmor i atdheut dhe si ai ka pasur plot te tjere qe luftuan luften,une e kam thjesht per arratisjen e mbretit qe ja mbathi si Lepur.Pastaj dihet qe luften e kane bere Partizanet dhe jo partia komuniste Partia Komuniste lindi nga lufta Heroike.Pastaj nese nuk gaboj ajo parti nuk eshte krijuar deri ne vitin 1941 dhe nuk do ndonje zgjuarsi te madhe se ajo nuk ka bere lufte ne kohen e pushtimit italian.Po beji nje pyetje vetes?Kush e beri luften deri ne Clirim?Te vdekurit?E pra nuk duhet ta mohojme qe te gjithe ata veterane kane luftuar madje edhe vete Enver Hoxha.Fshij per nje moment ngjarjet pas vitit 1945...mendo vetem per 39-44,ata njerez qe luftuan nuk e dinin se cdo te behej me mbrapa,ata luftuan dhe vdiqen per atdheun dhe per kete te gjithe duhet te kene respektin tone,se cfare u be prapa luftes eshte Histori qe flet vet,une nuk mund ta pranoj nje Mbret qe na le ne meshire te fatit,dhe nuk e thoshte partia po e thone akoma deshmitaret qe jane gjalle,ashtu si edhe Historianet.Une respektoj dhe nderoj ata qe luftuan te gjithe bashke,pa asnje dallim,pas Luftes nuk me intereson se cfare ka bere njeri apo tjetri.Edhe Qemal Stafa,komunist ishte,e mohon qe ka luftuar per atdheun?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyTue Sep 29, 2009 1:09 pm

Legalistet ballistet zogistet toptanistet Rugoviqet Saloviqet ishin dhe mbeten tradhtija turpi i shqiptareve qe punuan me anmikun dhe punojne per coptimin e tokave te shqiptareve.
Ishin dhe mbeten mbeturina te shqiptareve.tata kane nje emer e ai quhet tradhti kombetare .
ata qe i lavderojne i perkrahin jane si ata..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyThu Oct 01, 2009 3:46 pm

xhiti
Ne çdo levizje qe lind hudhen spiunet me qellime te zbehjes dhe marrjes ne kontrolle
E kunderta e antaresuesve behet ne parti legale!
Por dallohemi si popull qe punoin kundra se ardhmes se gjeneratave qe ne vijne!
Pse e bejne kete pune ogurezeze ?Per fotele e jo per tjeter se shqiptari shqiptarin e zotit nuk e ngrite por e verte!
E serbet nuk e vrajn njeriun qe punon per serb,pos e mbajn si quran dhe e ngrisin ne profet!E shqiptaret pasi te vrajne te shpallin heroje dhe te kendoin ne qifteli dhe neper dasma spiunet tue qit allti perpjete!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyThu Oct 01, 2009 5:49 pm

ashtu eshte vizitore!
Shqiptaret nuk punojne per komb po per veti te pasunohen.
Shqiptari e vret shqiptarin e zoti qe eshte trim ,me ja marre pushtetin pa shtet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyThu Oct 01, 2009 5:55 pm

xhiti
vizitor qesh e shkova,nuk vonoi dhe e treten shpejt,por shqiponjes si shkon huq asgje,pap e kap flituroi shqiponja dhe mbikqyre terenin tani

klm xhiti trimi i trimave,te kam shqipe me dy krena
veq perpara a kuptove gje ?Me larte !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyThu Oct 22, 2009 2:18 am

Figura më e neveritshme e Historisë Shqiptare, pas Esad Pashë Toptanit , pa dyshim që është cubi Ahmet Zogu. Ahmet Zogu porasi daja e tij, Esadi njifte tradhtinë, dyfytyresin, vrasjet prapa shpines... Ai Ahmet Zogu jo që vrau Bajram Currin dhe Luigj Gurakuqin por edhe njeriun që shpëtoi Shqiperinë, pikërisht nga daja i Ahmet Zogut - Avni Rrustemin. Por frikën më të madhe ia kishte Hasan prishtinës dhe edhe këtë e ndoqi dera sa se vrau... Por një gjë dua të ju kujtojë..

Pas vdekjes së Azem Galicës, Shota Galica i more femijët bonjakë të shokëve të Azemit dhe vajti në Shqiperin e Ahmet Zogut. Por meqë Ahmet Zogu ishte mik i përjetshëm i serbëve dhe Pashqit kishte dhënë urdhër, që ajo të ndiqej dhe kurrë një ndihmë të mos i jipet. E, eedhe kur u sëmuar Shota rëndë nuk e lanë të shtrihet në Spitalin e Shkodrës...

Ajo shiti kalin e Azemit për të mundur me i ushqyer femijet bonjakë të Drenicës... Ajo vdiq por nuk u la të varroset ashti siç e meritonte nusja e maleve... Tek pas Luftës së Dytë Botërore u nderuan figurat siç ishin ; Bajram Curri ( qyteti i Tropojes), Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi e sidomos bija e Drenices - Shota Galica... Në Fushë Krujë ku e ka varrin asaj nga Pushteti Popullor iu rregullua varri dhe ju ngrit Lapidari...

Për pjellen kopile dhe bastarde me emrin Ahmet Zogu, njeriun që jetonte nga ato që grabitke nga të gjitha shtresat shqiptare dhe pagat që mirrte nga Pashiqi. Njeriu që me ndihmen e mercenarëve Serb( ushtarë dhe rusë ) u kthye në Pushtet. Njeriu, që kur ndodhi Lëvizja e Fan Nolit, fill pas varimit të Avniut në Vlorë, iku për në Serbi.. Shtrohet pyetja: pse mu në Serbi kur dihet që aso Kohe Lëvizja Kaçake në Kosovë ishte mirë e organizuar kështu që; si mund të shpjegohet që, pikerisht njeriu që qeversite vendin Shqiperin, e që do të duhej të ndihmonte Lëvizjen e Komitetit të Kosovës, - kishte zgjedhur si vend strehim mu Serbinë dhe Pashiqin... Kam një përshtypje se ky edhe mund të jetë nip serbi ngaqë Esad Pashë Toptani se ka pas per kurrgjo t'u jep motrat të tjerëve për me arrit qëllimet e veta. Kështu që në një formë mund të thuhet që edhe nuk dihet se Ahmet Zogu kënd e kishte baba; me një fjalë mund ta përshkruajmë si bastard!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyThu Oct 22, 2009 2:23 am

Shtatë të shtëna kundër Ahmet Zogut

Atentat politik përpara Operas - Gjakmarrje shqiptare në zemër të Vjenës - Qyteti i vogël Ried im IMkreis për tri ditë në qendër të skenës politike botërore

Skeptikët dhe sarkastët thonë se kur është moti i keq në Austri çdo revolucion bëhet mbrenda në sallë. Ndonëse kjo fjalë e mirë përmban jnjë të vërtetë dhe dëshmon për karakterin politik të moderauar të austriakëve, kanë ndodhur edhe në Austri, sado që ishin në raste të veçanta, veprime të cilat nga këndëvështrimi politik nuk mund të konsiderohen krejt si të padëmshme. Një ndërkëto ndryshmime ishte padyshikm atentati kundër mbretit Ahmet Zogut të Shqiperisë i cili më 20 shkurt 1931 vetëm për pak i shpëtoi vdekjes para Operas së Vjenës, Ndonëse nuk është çështje austriake por një gjakmarrje e mirëfilltë ballkanike, kjo ngjarje e preku edhe vendin tonë. Të pandehuiritr, të cilët u kapën, u nxorën përpara zhurisë austriake dhe u dënuan në bazë të ligjit austriak.



30 shtator 1931

Gazetat e mbrendshme dhe të huaja njoftojnë me shkronja të mëdha mbi fillimin e procesit gjyqësor sensacional kundër atentatorëve të mbretit shqiptar, Ahmet Zogu, i cili me 20 shkurt i shpetoi vdekjes si për mrekulli përpara Operas së Vjenës në Bulevardin Ring. Artikujt redasktorialë të gazetave perendimore e komentojnë këtë ngjarje nga këndveshtrime të politikës së Madhe. Vendi i vogël i Ballkanit dhe mbreti i tij ndodhën në qendër të vëmendjes botërore. Përse u drejtuan armët kundër mbretit të shqiptarëve? Përse duhej hequr nga skena ky sundimtar qejfli dhe sharmant? A ishte me të vërtetë i mbuluar me FAJE që mund të shlyheshin vetëm me gjak? A ishte ky diçka më tepër se një monark të cilit i pëlqente jeta në Paris, Londër dhe Vjenë?


SKENA: Qyteti i vogël Ried im Innkreis

Të gjitha këto pyetje - ndonëse në mënyrë indirekte - hynë në protokollin e gjyqit kundër atentatorëve, të cilët me 30 shtator 1931 iu paraqitën Jurisë. Procesi nuk u mbajt në Vjenë - siç pritej fillimisht - por në qytetin e vogël të Ried im Innkreis. Pse? Sepse duhej të mirreshin masa të posaçme sigurimi për të mbrojtur të pandehurit dhe gjithë dëshmitarët nga gjakmarrja. Çështja nuk kishte të bënte me kriminelë të rëndomtë, por me fanatikë politikë. Çfarë luhej në qytetin e vogël të Ried im Innkresis, qytet i Austrisë së Sipërme ishte një skenar që i përkiste politikës botërore dhe duhej vituar rreziku i gjakderdhjes...

Ndoshta ishte mbiçmuar rendesia e Ahmet Zogut në politikën botërore por veprimi ( i transferimit të gjyqit ishte i drejtë, sepse të pandehurit ishin në rrezik të binin vetë viktima të gjakmarrjes perpara se të denoheshin nga një gjyq i rregullt. Kështu ishin marrë të gjitha masat e sigurisë për t'u zhvilluar një gjyq normal. njësi të policisë shtetrore ishin derguar në qytetin e vogël disa ditë perprara se të filloonte procesi Gjyqesor. Organet ekzekutive u perforcuan dhe gjithë vizitorët në hotelin e qytetit duhej të duronin t'i nenshtroheshin një kontrolli të plotë.. Dëshmitarët nuk lejohen të bënin asnjë hap pa mbikqyrje dhe pjestarët e Jurisë ishin edhe ata nën mbrojtjen e policisë shtetrore. Pikerisht keta pjestarë të zhurisë dyshoheshin për partishmëri nga ana e disa gazetave të brendshme dhe të jashtme...

Kështu që në mëngjezin e 30 shtatorit 1931 ekzistonte një atmosferë nervoze dhe e tensionuar në sallën e gjyqit. me qëllim ishte zgjedhur për procesin një sallë e vogël. Çdo person që kishte leje të hynte në sallë sillej më parë në një dhomë të vogël aty pranë dhe kontrollohej imtësisht. Pjestarët e trupit gjykues hynë në sallë në orën 10:00.
Kryetari i gjykatës, këshilltari i oborrit, Dr. Nothacksberger, jep urdhër të silleshin në sallë të pandehurit, të cilët ishin të rrethuar nga policë me uniformë...
Aziz Çami është i pari që hynë në sallë....

Vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyThu Oct 22, 2009 2:25 am

Aziz Çami është i pari që hyn në sallë. Qëndron një moment në derën e sallës dhe i bën një përulje koke të shkurtër dhe të shpejtë trupit gjykues. T'a vështrosh nga një pikëpamje thjesht optike nuk të shkon kurrë ndërmend se kishe përpara një atntator, një vrasës të dështuar. Aziz ÇAMI ka paraqitjen e një zotërie të përsosur. Trupgjatë dhe me qëndrim të drejtë, flokët me fije gri, ballëhapur dhe me një hundë të madhe. I pandehuri jep hollësitë personale për protokoll në gjuhën gjermane. Lindur në Çamëri( këtu shtypi austriak i kohës, shkruan i lindur në Greqi por unë tarasi e shkrova në Çamëri ngaqë kështu është më drejtë) n në vitin 1893, shtetas shqiptarë. Muhamedan dhe beqar. Kapiten në ishtrinë shqiptare, përkohsisht pa punësim.

Kryetari thërret pastaj të pandehurin e dytë. Edhe ky nuk ka paraqitjen e një vrasësi, duket më tepër si fshatar babaxhan.

Ndoc Gjeloshi, lindur në vitin 1893 në afërsi të Shkodrës, është toger i xhandarmerisë shqiptare.

Pas paraqitjeve të hollësive personale, kryetari i gjykatës, Dr. Nothacksberger, u drejtohet pjestarëve të zhurisë duke u shpjeguar arsyet pse gjyqi zhvillohej në Ried dhe duke përmendur ndër të tjera disa artikuj shumë të pasjonuar, në të cilët thuhej se gjyqi u transferua në këndin më të zi të Austrisë sepse vetëm aty mund të mblidhej një zhuri që të ishte e gatshme për të dënuar të pandehurit.

--- " Disa qarqe të caktuara - qarqe politike të vendit tonë - nuk e shohin me sy të mirë që persona që kanë shtënë me armë kundër një monarku sundues të qëndrojnë para gjyqit", - thotë kryetari. " Është gjë e hatashme të përpiqesh të influencosh pjestarët e zhurisë. Mund të mbrohemi nga këto sulme vetëm duke kryer detyrën tonë në bazë të drejtsisë dhe ligjit dhe vtëm po të mos dëgjojmë zërat e ndryshëm të së majtës apo të së djathtës!" ( Gjyqi nuk u mbajt në Vjenë për arsye të ndikimit të fortë socialist në kryeqytetin austriak)...

Pas këtij prologu jo të zakonshëm në një proqes gjyqësor lexohet aktpadia në të cilën ngjarjet me 20 shkurt 1931 parashtrohen në hollësi:

Pak kohë pas mbarimit të shfaqjes në Operan e Vjenës, Ahmet Zogu doli nga porta e ndertesës që ndodhet në rrugicën Operngasse dhe iu drejtua veturës që e priste. Portieri Chmelik hapi derën e veturës dhe monarku hyri brenda dhe u ul në krahun e djathtë të sediljes së pasme, pasuar nga ministri i oborrit, Ekrem Libohova, i cili u ul pranë mbretit, ndersa adjutanti, major Topollaj, po bëhej gati të hynte edhe ai në makinë. I dha portierit një bakshish dhe ishte gati të ulej në një nga sediljet e makinës, duke pasur një këmbë mbrenda, kur Gjeloshi u afrua me nxitim dhe qëlloi një herë kundër mbretit nga një distancë prej shtatë hapash. Në këtë moment major Topollaj ra përdhe. Gjeloshi donte të qëllonte përsëri, por arma nuk i ndezi. Oficerë të policisë të cilët kishin dalë nga ndërtesa e Operas fill pas majorit Topollaj, rrethuan atentatorin dhe e mposhtën...


KUNDERSHTARË POLITIKË TË PAPAJTUESHËM

Pak sekonda më vonë Aziz Çami po i drejtohej me vrap makinës nga ana e trotuarit të përkundërt dhe - nga një distancë prej një metër e gjysmë nga vetura - shtiu gjashtë herë.
Aktpadia sqaron se adjutanti u vra menjeherë nga një plumb në kokë dhe se ministri i oborrit u plagos në këmbë, ndërsa mbreti - si për mrekulli - nuk pësoi gjë. Po të kishte qëndruar drejt në sediljen e veturës, do të ishte shpëtuar nga të paktën katër plumba në kokë dhe në gjoks. Komisioni hetues numeroi gjithsejt shtatë plumba brenda në veturë. Sipas protokollit, të dy atentatorët, kundershatrë politikë të papajtueshëm të mbretit, kishin marrë pjesë qysh në 1924 në një konspiracion. Në krishtlindjen e vitit 1924 u arratisën jashtë vendit dhe në vjeshtë të vitit 1926 Gjeloshio organizoi bashkë me Dom loro Cakajn një kryengritje kundër Zogut, por konspiracioni u tradhtua dhe Gjelosji u arratis përsëri jashtë vendit. Prej vitit 1927, të pandehurit qëndronin me banim në Vjenë. Nuk u percaktua dot qartë se me çfarë mjetesh jetonin. Kishin në dispozicion të holla nga atdheu dhe nga burime të panjohura dhe nuk kishin asnjë shqetësim për jetesën. Çfarë roli luanin të dy burrat?

AZIZ ÇAMI MIRRET NË PYETJE


Pasi Kryetari i gjykatës lexon nga protokolli i organeve të hetuesisë se Aziz Çami kishte pohuar se dy ose tri ditë përpara 20 shkurtit kishte bërë fjalë me mikun e tij që të vrisnin Ahmet Zogun, fillon marrja në pyetje. Pyetjes nëse ai, Aziz Çami, e pranonte akuzën, ai iu përgjigj fjalë për fjalë:

" Nuk marrë përgjegjësi morale sepse Zogu është TRADHTAR dhe është SHKAKTAR JO VETËM PËR VARJEN E BURRAVE, POR EDHE TË GRAVE!"

" A e keni ndihmuar Gjeloshin në kryerjen e veprës?" - pyet kryetari i gjykatës.

" Jo! - u përgjegj i pandehuri - " Nuk e kam ndihmuar. KAM DASHUR TA VRASË VETË!"

Çami pastaj fillon të tregojë nga jeta e tij.
I ati ishte nëpunës shteti, e ëma i kishte vdekur kur ishte në moshën 8 vjeç. " Unë vetë vuaj nga nervat dhe në vitin 1929 u detyrova të qëndroja dy muaj në një klinikë nervore në Vjenë, por isha krejt i ndergjegjshëm për veprimin tim me 20 shkurt! Nuk kam nevojë të justifikohem. E pranojë përgjegjesinë sipas akuzës ashtu edhe sipas ndergjegjës personale!"


GRINDJE POLITIKE NË SALLË

Aziz Çami kishte mbaruar pesë kloasa të gjimnazit dhe në vitin 1917 -18 ishte oficer i policisë. Në kohën e princ Vidit, Esad Pasha ( Toptani) kishte organizuar një lëvizje kundër Vidit. Por Esad Pasha - kështu deklaroi Çami - ishte tradhtari më i madh i çështjes shqiptare. I pandehuri vazhdoi më tutje duke deklaruar para gjyqit se Zogu kishte marrë nga princ Vidi 10 000 napolona flori ( 300.000shilinga austriakë të pasluftës) për të luftuar kundër Esad Pashës, por Zogu nuk i përdori për këtë qëllim.

I pandehuri flet në gjuhën amtare. Ai e zoteron gjermanishten, por kjo i shkakton vështirësi dhe nuk është në gjendje të shprehë mendime dhe fraza të nderlikuar4a në këtë gjuhë.

Kryetari i gjykatës nderhyn duke thënë se kujtimet politike po zgjaten tepër, duke thënë që ti jepet Çamit e drejta që të vazhdojë në mënyrë që të kuptohen rrethanat dhe arsyet që e swhtynë të bëjë veprimin e tij. Përkthyesi vazhdon me përkthimin e fjalëve të Aziz Çamit, por nuk merr mundimin që të përkthejë me saktësi. Avokati i dytë mbrojtës Dr. Frischauer, bën një protestë të fortë dhe plekset me kryetarin e gjykates në një duel fjalësh. Çami, i cili kupton pjesërisht, e ndjek këtë përpjekje me interesim. Pastaj ai vazhdon duke treguar se si oficer i ri e kishte njohur mbretin së afërmi dhe se kishte parë se si motrat e monarkut ecnin zbathur.
" Këto janë gratë që vijnë herë pas herë në Vjenë për t'u treguar dhe për t'u dukur dhe kapardisur! " - thërret ai me pasion. " Në shtëpi zbathur, dhe jashtë vendit mbuluar me xhevahire!"

" Kjo ¨shtë padyshim e tepërt! " - i pret fjalën kryetari. " Këtu merremi vesh me ç¨shtjen tuaj!"

Por Azizt Çami mendon ndryshe: " jemi nxjerrë këtu si kriminelë politikë! Duhet të kemi edhe ne të drejtën dhe mundësinë të themi se si qëndron çështja lidhur me rrethanat politike!"

Kryetari i gjykatës Dr. Nothacksberger u jep pyetjeve një drejtim tjetër. Ai pyet p¨rfv eprimtarinë e të pandehurit kur ishte me sherbim në ushtri dhe në polici. Por Aziz Çami i kthehet përsëri gjendjes politike në Shqipëri. K¨tu ndërhyn edhe prokurori i cili k¨rkon që seanca të vazhdojë me dyer të mbyllura dhe që spektatorët të dalin nga salla, në qoftë se i pandehuri ngulë këmbë të mbajë fjalime politike. Duke qenë se edhe perfaqesuesi i së vesë së majorit të vrarë dhe i ministrit të plagosur e mbeshtet kërkesën e prokurorit, kryetari urdheron zbrazjen e sallës dhe vazhdimin e procesit me dyer të mbyllura.

Ndër pjestarët e publikut fillon të ndezet një trazirë e lehtë.
Ndersa përkthyesi njofton se të pandehurin për vendimin e gjykatës, Çami proteston, por fjalët e tij nuk hidhen në protokol. Përkthyer lirisht, ai thotë pak a shumë: " Nuk është e drejtë të përjashtohet publiku tani. Çdo njeri ka të drejtë të dijë se si janë punët në Shqiperi. Si mund të krijohet një pikturë e saktë dhe e drejtë e gjendjes në Shqiperi, në qoftë se mbahen fshehur pjesët e erëta dhe të zymta të kësaj gjendjeje?"
Pastaj çështja kalon në një shkëmbim të ashpër fjalësh ndermjet Aziz Çamit dhe perkthyesit i cili perdor gjithmonë titullin mbret kur përmendej Zogu..

" Unë nuk e njoh Zogun si mbret! Prandaj mos e përdorni këtë term në prezencën time!" - thotë Aziz Çami. Edhe kjo deklaratë e të pandehurit nuk hidhet në protokoll.

Procesi vazhdon pastaj me dyll të mbyllura dhe merret me aryet politike të atentatit. Jashtë sallës, korrespodentët e gazetave mësyjnë telefonat dhe u dergojnë redaksive njohtimet e para mbi gjyqin. Njekohsisht ata nuk harrojnë të përmendin se duke pasur parasysh mundësinë e acarimeve politike ndërmjet Austrisë dhe Shqiperisë, publiku ishte nxjerrë nga salla. Dy orë më vonë procesi hapet përsëri për publikun.
I pandehuri i parë pastaj tregon për jetën e tij në Vjenë. Nuk kishte punë por jetonte me mjete që i vinin nga Shqiperia dhe nga "miqtë e tij" - kështu e quan ai qendren që ndihmon emigrantët me mjete financiare. Fill pas ardhjes së Zogut në Vjenë me 22 janar, Çami dhe i bashkëpandehuri i dytë vendosin ta vrasin monarkun shqiptar.

Kryetari i gjykatës, Nothacksberger, kërkon hollësi të plota për ngjarjet më 20 shkurt. Çami e kaloi drekën me një mikun e tij dhe shkoi pastaj në Kafe Opera, qendra e shqiptarëve me banim në Vjenë, ku qëndroi rreth një orë para se të dilte për një shëtitje, kur u njohtua nga policët se ishte e ndaluar që të kalonte përpara Hotel Imperialit ku Zogu kishte zbritur dhe deshironte të pushonte.

" Isha shumë i rrëmbyer në lidhje me këtë " - tregon i pandehuri.
" U ktheva në Kafe Opera, qendrova deri në mbrëmje, hënga darkën në një restorant në qendër të qytetit, u ktheva në kafene, luajta një parti poker dhe duke u kthyer në banesën time, takova Gjeloshin pranë stacionit të tramvajit OPERngasse. Ai më tregoi se kishte parë veturën e Zogut dhe kishte vendosur ta vriste TRADHTARIN menjëherë. Edhe unë u rrëmbeva shumë, shkova në banesën time dhe mora revolverin, sepse donja edhe unë të merrja pjesë".

" A e bëtë me Gjeloshin të qëllonit Zogun në të njejtin vend? " - kërkon të dijë kryetari io gjykatës..

Aziz Çami e pohon pyetjen. Ai refuzon t'u përgjigjet pyetjeve të tjera, por deshmon se kishte për qëllim ta vriste ose ta plagoste Zogun për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj këtij " personi të dëmshëm".

" A keni qenë i ndergjegjshëm për veprimin tuaj? " - pyet gjykatësi.
" Patjetër", - i përgjigjet Aziz Çami - " vetëm se isha i tensionuar, përndryshe plumbat do ta kishin kapur. Kam qenë dhe jam plotesisht i ndergjegjshëm për pasojat e veprimit tim!"

Pas kësaj seance me pyetje, e cila zgjati me orë, thirret i pandehuri i dytë. Aziz Çami, i cili ruante gjakftohtesinë, u ul.

( Në vazhdim)

° Gjeloshi nuk pranon fajësinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyThu Oct 22, 2009 2:27 am

Gjeloshi nuk Pranon fajësinë

Del Ndoc Gjeloshi në bankën e të paditurve. Tregohet nervoz dhe ia drejton shpeshherë vështrimin avokatit mbrojtës dhe, aty këtu, edhe Aziz Çamit, i cili nuk i ndan ssytë nga tavolina e gjykatësit. Gjelosjhi nuk e pranon fajësinë dhe thot:
" Kur e pashë veturën, u rrëmbeva aq shumë sa që e qëllova sikur më drejtonte një forcë e jashtme e pakontrollueshme.
" Hero Kombëtar dhe i çoroditur, si pajtohen me njëri - tjetrin? " - ia pret kryetari Nothackersberger.

" fare lehtë" - i përgjigjet Gjeloshi duke buzëqeshur për një kohë të shkurtër.
" Si oficer austriak që kam qenë, bëra një betim dhe kam luftuar për Austrinë si edhe për Shqiperinë. Por nuk doja të bëhej një atentat në Vjenë. Çfarë unë doja ishte të mos ekzistonte më Zogu. Nuk jam frikacak dhe pranoj se kam dashur edhe më përpara ta vrisja Zogun!"

KISHA NDDËRMEND TA VRISJA ZOGUN

Mënyra e përgjigjes është e paqartë dhe konfuze. Publiku nuk është në gjendje t'i ndjekë përgjigjet në mënyrë të prerë, nuk i merrej goja në të folur dhe në përgjithësi, kishte lënë një përshtypje më të mirë. gjeloshi flet ndonjëherë marrëzira dhe sikur ka humbur gjykimin.
" A pranoni se e keni vrarë adjutantin Topollaj? " - pyet kryetari.
- " Atë nukl
e kam parë fare", - përgjigjet Gjeloshi.

Të qeshura në sallë. Aziz Çami tund kokën. Prokurori fsheh fytyrën prapa një dokumenti nga dosja e vet. Nuk dihet nëse donte të mbulonte një buizëqeshje apo një gogësimë. Kur vjen fjala tek vdekja jo e natyrshme e të atit të të paditurit, ky i fundit sikur e mbledh veten. Ai pohon se i ati kishte rënë viktimë e një gjak,arrje. Kur gjykatesi pyet nëse në Shqiperi njerzit janë gjithmonë aq të rrëmbyer të marrin armë në dorë, i pandehuri përgjigjet:
" Çdo burrë shqiptar mbante në kohë më të mira një revolver me vete, Ishte, si të thuash, pjesë e veshjes".

Pastaj - si në rastin e Aziz Çamit - publiku nxirret nga salla dhe procesi vazhdon me dyer të mbyllura. Por nuk duket se del shumë nga kjo.
Gjeloshi e zvogelon vazhdimisht përgjegjësinë e vet, pretendon se nuk kishte aspak ndermend të kryente një vrasje, se donte vetëm të shkaktonte një gjendje të pavolitshme , për rexhimin shqiptarë..

" pata ndërmend një herë më përpara të shkoja në Shqipëri dhe të vrisja Zogun" - pohon i pandehuri, duke shtuar menjëhrë në drejtim të prokurorit:
" Më vjen shumë keq se i janë shkatuar shqetesime Austrisë!"

Kryetari i gjykatës nderhyn duke thënë: " Këtu keni të drejtë. Çfarë faji ka Austria që të shpërblehet mikpritja e saj në këtë mënyrë?"
" Do të preferoja më mirë të isha i vdekur se sa të ndodhem këtu " - dhe me këto fjalë të Gjeloshit mbaron dita e parë e gjyqit.

KUJTONI SE MUND TË MË BËRTISNI?

nË DITËN E DYTË TË GJYQIT MERREN NË PYETJE DËSHMITARËT.
pARASHTROHEN TREGIME TË GJATA TË FRAZAVE TË NDRYSHME TË ATENTATIT. kA KUNDERTHENIE dhe mungesë saktësie në deklaratat e dëshmitarëve të ndryshëm, ndersa avokatët e ndiejnë veten të penguar në kryerjen e detyrës së vet nga nderhyrjet e perseritura të kryetarit dhe dy perpjekjeve të tij që të përgjigjet në emër të një dëshmitari.

" Jam mësuar me qëndrimin në sallën e gjyqit për 36 vjet dhe nuk jam qortuar ndonjëherë, por këtu nuk mund të duroj më". - thotë avokati, Dr. Pressburger.
Pak minuta më vonë kryetari i gjykatës nderhyn përseri duke nderprerë një pyetje të avokatit Dr. Frischauer drejtuar shoferit të mbretit.
" Nuk do të toleroj që të ndaloni ddeshmitarin të përgjigjet!"- bertet avokati, dhe kryetari ia kthen:
" Kujtoni se mund të më bertisni mua?"
" Nuk kam rrugë tjetër! " - përgjigjet avokati.
Procesi degjeneron dhe humb dinjitet. vetëm pasi thiorret ministri i oborrit, Libohova, rivendoset qetësia në sallë.
" keni qenë shpeshherë në opera me mbretin? - është pyetja e parë që Kryetari i gjykatës i bën dëshmitarit.
" javën në fjalë kam qenë tri herë radhazi ! " - thotë ministri.
" Në dy rastet e para vumë re në dy lozha përballë persona që tregonin interesim për ne. Mirepo në mbrëmjen e atentatit këta persona nuk ishin në sallën e Operas.
Dëshmitari tregon pastaj se si ndodhi ngjarja, duke thënë se pas vrasjes së adjutantit mbreti nxori armën dhe qëlloi pesë herë. Ai vetë, ministri Libohova, kishte shtënë katër herë. Gjithsejt, numeron kryetari i gjyqit, bashkë me të shtënat nga vetura shoqeruese e konsullit Serreqi, pati 23 të shtena. pas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, avokatët parashtrojnë material të tri të mbrojtjes, në lidhje me të cilin gjyqi vazhdon me dyer të mbyllura.
Në fillim të ditës së tretë të gjyqit, kryetari njofton se kërkesat e avokatëve të mbrojtjes ishin hedhur poshtë. Pastaj e marrin fjalën mjekët specialistë, të cilët nuki kishin ndonjë gjë të madhe për të thënë, duke qenë se vrasja e adjutantit ishte e qartë.
Pastaj e marrin psikiatrin dr. Stelzer dhe Strausler.
Gjeloshi, i cili në vazhdim të procesit del si i akuzuari kryesor nuk mun d të shpresojë në një denim të butë për arsye çrregullimi nervor ose veprimi të shtyrë nga forca të pakundershtueshme. Dëshmia e psikiatrave thotë se në kohën e atentatit ishte krejt i pandergjegjshëm për veprimin e tij. Aziz Çami vlersohet si njeri me temperament dhe shpirtnisht krejt normal. Gjykata u drejtohet pjestarëve të zhurisë dhe pastaj e marrin fjalën prokurori dhe avokatët mbrojtës. vendimi do të jepet të shtunën, me 3 tetor.

*****

Pasi u mblodhën pjestarët e zhurisë për një orë e gjysëm në pasdrekën e * tetorit, kryetari e jep verdiktin. Gjeloshi gjendet fajtor per vrasjen e major Topollajt. Vendimi në lidhje me pretendimin e çrregullimit nervor të të pandehurit është " Jo", me nëntë vota.
Aziz Çami gjendet fajtor me 12 vota sipas akuzës për tentativë për të vrarë mbretin Zog, ndersa tri vota janë kundër akuzës në lidhje me bashkëfajësin në vrasjen e major Topollajt, dhe 11 pjestarë të zhurisë votojnë në favor të akuzës për rrezikim jete.

DËNIMI:

Ndoc Gjeloshi me shtatë vjet burgim të rëndë dhe Aziz Çami me tre vjet burgim të rëndë. Vendimi jepet, të pandehurit nxirren nga salla..

Kapitulli gjyqesor " Atentat kundër Mbretit Zog të Shqiperisë " mbyllet. lexusit e gazetave presin ndonjë senscion të ri. Atentati nuk ishte më intereant.
Në fund të fundit u vra vetëm një adjutant...

( Shkruar në Gazetën KURIER ( Vjenë) nr. 12, 19 mars 1958)

Përktheu: Viktor Çami

( Zeri e mori nga libri " Letra nga Mërgimi")

fund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyMon Feb 15, 2010 9:48 pm

Une nuk pres ndonjehere ta doni ju komunistat Mbretin,por keto 20 vite demokraci figura e mbretit po rehabilitohet ,kurse ajo e atyre qe doni ju eshte ne koshin e pleherave dhe nuk do te dale ndonje here sa te eksistoje demokracija ne shqipni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyMon Feb 15, 2010 11:54 pm

Sa te jet shteti i tanishem autoritar -komunist -servil-dhe pan sllavist, mundesh me than se edhe kta e kan pru Zogun-harbutin ne pushtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptyTue Feb 16, 2010 10:43 am

Ahmet zogun e perkrahin tradhtaret bashkpunetoret e okupatorit miqt e serbise Titistet komunisteudbashet .
Dhe as sju vjen turp fare.
per keta tradhtare i rehabilitoi komunisti tradhtari Sali barisha me miqte serbe dhe zagaret e tyre.
keta ishin dhe jane tradhtare miq te serbise dhe italise fashiste e rumanise.
Ai qe i perkrahe eshte tradhtare si9 ata se kane te njejten gjuhe tradhtare.
Te shajshe komunizmin ne shqiperi e te lavderojshe ate titiste ne jugosllavi eshte qmenduri.
propaganden me te madhe kunder Enverit e bejne tradhtaret ,,shqiptare" dhe miqte serbe dhe dhenderrit serbe te shqiperise dhe te kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hamitmatjani
Fillestar/e
Fillestar/e
Hamitmatjani


Male
Numri i postimeve : 63
Age : 47
Vendi : Itali
Registration date : 03/01/2009

Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 EmptySun Feb 21, 2010 11:08 pm

o detektivi shko pi ilacet se ty te paska hikur truni o vlla,se me kete mendje qe pske ti dhe familjes tane i ben zullum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Ahmet Bej Zogu   Ahmet Bej Zogu - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ahmet Bej Zogu
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Ahmet Zogu dhe fashizmi
» Marrèveshja Nikolla Pashiqit- Ahmet Zogut e Gusht 1924
» Poeme epike - Te falem moj Zane
» FAMILJA MBRETRORE SHQIPTARE&SHQIPERIA ETNIKE NE FOKUS
» ahmet selaci

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: