Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Historia e Skenderbeut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
osm19
Fillestar/e
Fillestar/e


Numri i postimeve: 1
Registration date: 06/01/2008

MesazhTitulli: Historia e Skenderbeut   Sat Jan 12, 2008 6:17 am


Historia e Skenderbeut
Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshės malazeze Vojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq qė nė moshė tė mitur dhe u dėrgua nė oborrin e sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėnpunės.
Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Pėr mėse 12 vjet (1426-1438) ishte nė Shqipėri. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.
Megjithatė Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer pėrfundimisht nė Shqipėri, deri nė vitin kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut tė Rumelisė.
Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkembja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.
Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.

Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.

Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468 nė Lezhė.

I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.


[redaktoni] Debat rreth prejardhjes dhe vendlindjes sė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu

Tek "Sheshi Skėnderbeu" nė TiranėFatos Daci mendon se Gjergj Kastrioti u lind nė Dibėr, mė 6 maj 1405. Ai argumenton kėshtu nė njė artikull nė gazetėn Shekulli, tė datės 22 korrik 2006.

Debatit interesant nė Kontaktin e Shekullit, unė i bashkangjis kėto fakte nė mbėshtetje tė tezės se Skėnderbeu ėshtė nga Dibra.... Ėshtė fakt historik se Skėnderbeu u kthye nė Shqipėri nga Beteja e Nishit, mė 3 nėntor 1443 dhe me 10 nėntor 1443 mbėrriti nė Dibėr.... Ja si e shpjegon Marin Barleti ardhjen e Skėnderbeut nga Nishi: “dhe nė fshehtėsinė mė tė madhe (pasi braktisi fushėbetejėn e Nishit, mė 3 nėntor 1443) nė tė shtatėn ditė arriti nė Dibėr”, se “atė vend e njihte dhe e donte shumė Skėnderbeu, pėr besnikėritė dhe trimėritė e shumta dhe tė shėnuara qė banorėt kishin treguar pėr hir tė mbretėrisė sė t’et, Gjonit, kur atij i binte nė qafė otomani”, prandaj “pothuaj e gjithė rinia, sikur tė mos kujdesej pėr gjė tjetėr, i kishte rrėmbyer armėt dhe po i shkonte pas Skėnderbeut dhe e quajtėn shpėtimtar tė tyre”. Sipas kėtij burimi, Gjoni kishte jetuar dhe kishte luftuar sė bashku me dibranėt dhe jo me tė tjerė.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisė sė Shkencave tė RPSSH, veēmas Aleks Buda: “Mė vonė (Kastriotėt e Hasit – F.D.) i shtrinė zotėrimet drejt Jugut, ku Pal Kastrioti, gjyshi i Skėnderbeut, zotėronte fshatrat Sinė dhe Gardhi i Poshtėm dhe mandej dy Dibrat”. Pra, nė kėtė kohė Mati nuk ishte zotėrim i tyre, se Mati ėshtė bėrė vonė pjesė e principatės sė Kastriotėve... Gjon Muzaka, mik dhe bashkėluftėtar i Skėnderbeut, nė kujtimet e tij, shpjegon bindshėm se Gjon Kastrioti kishte pasur zotėrime tė tij vetėm Sinėn dhe Gardhin dhe se aty e askund tjetėr, lindi Skėnderbeu: “Ta dini, se zoti i gjyshit Skėnderbej quhej Pal Kastrioti, i cili nuk kishte zotėrime tė tjera veē Sinės e Gardhin dhe prej tij lindi Gjon Kastrioti dhe prej tij, zoti Skėnderbej”. Edhe Haki Stėrmilli, pėr historinė e Kastriotėve rreshton gjithė ato argumente bindėse, pėrse Skėnderbeu ishte dibran: Kristo Frashėri: “Nė vitet e para tė shekullit XV”: “Duket, se familja e Gjon Kastriotit banonte herė nė Kastriot e herė nė Sinė”, pra nė periferi tė Peshkopisė sė sotme. Pėrsėri, humanisti shkodran, Marin Barleti, thotė se: "jo vetėm Skėnderbeu, kur u kthye nga Nishi, nė Dibėr, i njihte dibranėt, por edhe dibranėt e njihnin Skėnderbeun. Prandaj ai u kthye nė Dibėr pa luftė, si nė shtėpinė e tij dhe qysh tė nesėrmen, nė mėngjes, ai u shoqėrua nga qindra dibranė pėr tė marrė me dredhi Krujėn”. Haziz Ndreu, studiuesi dhe mbrojtėsi fanatik i idesė, se Skėnderbeu pa asnjė dyshim ėshtė dibran, nė librin e tij Dibra nė udhėn e historisė, shkruan: “I ati i Gjergjit, Gjon Kastrioti, doli mė vonė nga Sina dhe u vendos nė Kastriot, ku i kishte mundėsitė pėr t'u zgjeruar mė shumė me zotėrimet e tij. Nė krye tė fushės sė Kastriotit, ndėrtoi kullėn qė pėrmendėm mė sipėr. Si mė i aftė, Gjoni filloi menjėherė tė fusė nė dorė tokat pėrreth, tė zgjerojė pronat e tij, ndėrsa familjen vazhdonte ta mbante nė Sinė. Mė vonė, ashtu siē thuhet edhe nė histori, ai e shtriu sundimin e tij nė krahinėn e Dibrės, pastaj edhe nė atė tė Matit”. Studiuesi Rakip Sinani: “Princi, Gjon Kastrioti, kishte shtėpi banimi nė Sinė, kullė nė Kastriot dhe vendbanim nė kėshtjellėn e Varoshit, tė Gurit tė Bardhė dhe nė Krujė”. Flamur Hadri, Prishtinė: “Pikėrisht, nė lagjen Shėrgjerth tė fshatit Sinė, lindi mė 1405 Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, i cili sipas traditės popullore, u rrit nė lagjen Ēeliasė tė fshatit Kastriot”.

Po, kur ėshtė shfaqur vendbanimi qytet-kalaja KASTRIOT nė Dibėr? Tė gjithė tė tjerėt e dinė, qė Kastrioti ekziston (nė dokumente) qė nga shekulli XIII. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (botim i Akademisė sė Shkencave tė Republikės Shqipėrisė, viti 1985, thotė nė mėnyrė tė prerė, se Kastrioti “nė shekullin XIII ishte pronė e Kastriotėve” (zėri “Kastrioti”, fq. 460). Kastriotėt u quajtėn Kastriotė dhe nuk u quajtėn as matjanė, as shtjefnarė. Gjon Kastrioti, thirrej Gjon Dibrani (dhe nuk thirrej nė asnjė rast Gjon Matjani a Gjon Mazrek Hasjani. Prof. Kristo Frashėri, dėshmon se Gjon Kastrioti thirrej Gjon Dibrani, kur shkruan se: “bashkėkohėsi i Heroit, R.Volaterrano, e quan tė jatin e Skėnderbeut, Gjon Dibra ose Gjon Dibrani”. (Flamur Hadri-Prishtinė: “Historia Shqiptare mbi personalitetin e Skėnderbeut”, Studime Historike nr.1, fq.126) Kastriotėt janė tė pranishėm nė Dibėr, gjegjėsisht nė Sinė, qė mė pėrpara vitit 1467 dhe kėtu gjenden tė paktėn 8 breza, nė njė hark kohor prej 250 vjetėsh… Gjithashtu, Hahn nė librin “Udhėtim nėpėr viset e Drinit e tė Vardarit”, nė faqen 53, paragrafi I, rreshtat 18,19 e 20, shkruan: “...gjyshi i Skėnderbeut, nga ana e familjes sė tij, zotėronte nė Mat, vetėm dy fshatra, tė cilat quheshin Sinja dhe Gardhi i Poshtėm (Gardi Poschtere)”. Si i pari dhe i dyti, thonė ekzaktėsisht fshatrat qė zotėronin Kastriotėt, por gabojnė kur pėrcaktojnė vendin se ku ndodhen vėrtet ata.

Ja dhe njė argument tjetėr, ku toponomastika vėrteton lidhjet e Kastriotėve me Dibrėn: Fshati Kastriot ndodhet 8 km nė verilindje tė qytetit tė Peshkopisė. Ndėrsa qytet-kalaja e Kastriotit, ndodhet nė verilindje tė Fushės sė Kastriotit, nė dy anėt e pėrroit e deri ku mbaron lugina, te mėhalla e Pėrgjegjit tė sotėm dhe kishte dy mėhallė: Ēeliasė nė tė djathtė e tjetra nė tė majtė, ku edhe sot ka themele muresh qė quhen “Nures e Troja” (Haziz Ndreu: "Dibra nė udhėn e historisė", fq. 10). Kėtu gjendet edhe vendi qė vendėsit e thėrrasin asaj dite e sot, “Kulla e Gjonit”. Rreth 20 metra mė larg, gjendet njė arė rreth tri dynym tokė, qė quhet “Ograja e Gjonit”. Ngjitur me kullėn, nė anėn veriperėndimore, ėshtė “Kopshti i Gjonit”. Nė mes tė tij, ėshtė “Pusi i Gjonit”. Ndėrsa, rreth 400 metra mė larg, ėshtė kisha e Kastriotit. (Haziz Ndreu: po aty). Karshi Kastriotit, nė tė majtė tė Drinit, rreth 6 km, ndodhet sot Sina e Poshtme dhe 2 km mė larg, katundi Sinė e Sipėrme. Nė Jug tė dy Sinave, jo mė larg se 4 km prej tyre, pėrmenden vendet Gardhi i Poshtėm dhe Gardhi i Epėrm, ndėrsa 6 km nė veri tė tyre, ndodhet Ēidhna e Poshtme. Kėto i ndan Lumi i Setės. Nė mes tė Ēidhnės dhe dy Sinave, jo mė shumė se 5 km nė mes tė Runjės, Gur-Lurės dhe Majės sė Pllajės sė Sinės, mes grykash e thepinash, ngrihet njė shkėmb, i padukshėm nga larg, ku ndodhet Kalaja e Ēidhnės. Kjo lidhej me Stelushin, me njė rrugė tė fshehtė. Rreth kalasė ndodhet Kroi i Skėnderbeut, Kodra e Topit etj. (H. Ndreu - i cituar mė parė, fq.10-11) A ka ndokund tjetėr brenda kufijve etnikė, njė ansambėl mė tė pėrkryer toponimastik sesa ky; gjithēka brenda njė trekėndėshi me brinjė jo mė tė mėdha se 5 km, ku tė jenė gėrshetuar organikisht vendqėndresat luftarake, vendndejtjet; kopshti, ara, kroi, pusi, kisha, kalaja dhe tė gjitha tė lidhura me emrin e Skėnderbeut dhe tė Kastriotėve.

Gjergj Kastrioti, ka lindur nė Kastriot, nė kullėn e Gjonit. Dhe, pėr mua, Gjergj Kastrioti ka lindur mė 6 maj 1405, atė ditė qė shumė treva shqiptare, ndėr to, aq mė shumė malėsi si Lura, Ēidhna e Malet e Dibrės, e festojnė si Ditėn e Shėngjergjit. Madje, Lura e quan edhe Shėngjergjin e Skėnderbeut. Unė shpreh habi, sesi deri mė sot asnjė studiues, vendas apo i huaj, ndėrsa kanė bėrė lloj-lloj sajesash pėr bashkėngjitje, apo shqitje fjalėsh, madje disa herė dhe tė ēuditshme dhe tė papranueshme, kurrė nuk kanė thėnė se Shėngjergji ėshtė Festa e Gėzimit tė Madh, e lindjes sė Gjergj Kastriotit. Shumėkush Shėngjergjin e lidh me njė festė me origjinė fetare, duke thėnė se Shėngjergji qenka festa e njė shėnjti tė krishterė. Jo. Po tė analizosh vetėm ritet qė zbatohen ndėr shekuj pėr kėtė festė, arrin nė konkluzionin qė Dita e Shėngjergjit nuk ka karakter fetar. Gjatė kėsaj dite, askund, nė xhami apo nė kishė, nuk zhvillohen rite e ceremoni fetare, siē ndodh nė ditė tė shėnuara fetare tė tjera si, Ditėn e Bajramit, tė Krishtlindjeve apo tė Pashkėve. Zakonisht, nė kėtė ditė tė shėnuar bėhen vetėm lojėra tė ndryshme popullore, qė nė ndonjė krahinė si, nė Kala tė Dodės, kjo lojė zhvillohet nė formė beteje ushtarake, kur djemtė e njė fshati u bėjnė karshillėk djemve tė njė fshati tjetėr dhe ndeshen me gurė, tė cilėt i hedhin larg me bahe tė bėra prej tyre me penj (eshte perdor fjal fyese). Nė ditėn e Shėngjergjit, njerėzit ngrihen mė herėt se ditėt e tjera, ndezin zjarre tė mėdha (mėnyra kėto tradicionale tė shprehjes sė gėzimit, sepse asokohe njerėzit nuk kishin as pushkė e as top, nuk kishin as fishekzjarre). Nė Ditėn e Shėngjergjit, tundin qumėshtin mė tė parė dhe sa mė herėt, etj. Gjithashtu, Dita e Shėngjergjit nuk koincidon me asnjė riciklim natyror, siē ndodh me Ditėn e Verės, me Ditėn e Sulltan Novruzit apo tė Shėmitrit, etj. Pra, ky Shėngjergji ynė, nuk ėshtė as Shėngjergj fetar e as Shėngjergj natyror. Atėherė, me siguri, mbetet ditė e shėnuar e pėr njė figurė tė madhe, siē ėshtė Skėnderbeu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Sat Jan 12, 2008 1:02 pm

Pergezime osm19 per kete teme madhore.




Ne te gjith te tjera eshte edhe Filmi shqip per te madhin Skenderbe i prodhuar ne Shqipri me vitin 1953.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Sat Jan 12, 2008 6:16 pm

Nje pyetje sa i perket Skenderbeut. Jeni ne dijeni dikush se eshte xhiruar filmi i ri per Skenderbeun nga Amerikanet, te cilin thuhet se nuk po e shfaqin neper Kinema, pasi qe keto 3 vitet e fundit kan qen dy filma ( "Troya" dhe "Aleksandri i Madh") qe i perkasin historis se Ballkanit, keshtu qe po presin pak se mos nuk po pritet mire, ngaqe po behet monotone tre filma per nje kohe te shkurter per Ballkanin.
Une edhe e kam nje insert 2 minutesh ne tel. te filmit te ri te Skenderbeut, i cili quhet "ILLYRIA", te cilin e kam mar nga nje gazetar nga Shqiperia. Por nuk e di nese eshte e vertete apo?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Sun Jan 13, 2008 1:46 am

Gjergje Kastrioti Skenderbeu ne lufte me Tartarin mbrenda Adrianopull te Turqise.

Nje dite ju paraqite ushtris turke ne Adrianopoje nje tartar vigan,i cili pyeti turqit nese ksihte ne mes te tyre nje ushtar te guzimshmem,qe mund te luftonte me te.

Asnje ushtar Turke s'u tregua i gatshem,perveē Skenerbeut.i cili kur e mori vesh,i tha Sulltan Muratit se do te luftonte ai me tartarin.
Sulltani ja pranoi deshiren Skenderbeut.Tartari,i ftuar nga Skenderbeu,i ra ketij me shpat,por Skenderbeu ja priti,duke dhene ne te njejten kohe,nje te shtyerne gjoks me grush.Humbi fuqine Tartari,duke dale nga sheshi i luftes.Si u perserit luftimi,Tartari kerkoi te qellonte nje here tjeter Skenderbeun me shpate,por ky ja largoi goditjen dhe e vrau duke ja shpuar fytin me shpaten e vet.
Shume gezim paten turqit dhe e mbushen Skenderbeune me lule;edhe sulltani e ndroi me shume,duke e hypur mbi qerren e tij kur do te kthehej ne Pallat.

Ju fuqi,me Shpihi
te sosni te kendoni
Treimin Albėresh.
Ju si m'u qell thoni
me Tartarin ēė vu
perposh pra ēė u zu.

Ish Tartari nje burr
i larte e i bushter
ketij i bėjne ēerė
gjithe Turqit-Nje jushter
s'ish nder ta me tė
tė dil t'e shi njė e njė....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Vuthjani
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 168
Registration date: 01/10/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Sun Jan 13, 2008 2:40 am

I dashur Premtim, per filmin e Skenderbeut te ri nuk ndegjuar ende, ndoshta edhe ka dale, po sa jam une i informuar nuk egziston... Perpos se eshte nje film dokumentar, pikerisht i xhiruar nga amerikanet, duke treguar historine e Ballkanit, me skena duke luajtur Skenderbeun. Per kete mund te futesh edhe ne adresen www.plaveguci.eu nga ketu futesh tek Malsori dhe e sheh nje sertim te ketij dokumentari...
Pershendetje...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Sun Jan 13, 2008 6:53 pm

Vuthjani, nuk edi ndoshta edhe jam gabim, per kete edhe kerkova nga dikush qe eshte ne dijeni me shume, sepse une e kam nga nje person i Shqiperis qe me ka then dhe me ka dhen nje insert 2 minutesh te ketij filmi...Gjithsesi faleminderit per info. tuaja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7557
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Mon Jan 14, 2008 6:11 am

Kush e dinė anglishten mirė ėshtė mirė ta pėrkthej nė gjuhėn shqipe pėr ta kuptuar tė gjithė forumistėt...

Ja letra;

Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto:
ŅGiorgio, gentleman of Albania, to Giovanni Antonio,
Prince of Taranto, greeting.

Having made a truce with the enemy of my religion I
have not wanted that my friend remain (fraudato) of my
aid. (Spesse?) times, Alfonso, his father, invited my
help while I waged war against the Turks. Therefore I
would be very ungrateful if I had not resisted
(lÕistesso?) service to his son. I remember what your
king did because now (non deve vedere succedergli?)
this who is his son? You adored his father, and why
now do you try to throw out his son? Where did this
power come from? Who has the power to set up the King
of Sicily, you or the Roman Pontiff?
I came to aid Ferrante, son of the king and seat of
the Apostolica. I came opposing your unfaithfulness
and innumerable great betrayals in this kingdom.
(NeÕ?) will you ever be unpunished for your perjury.
This is the reason for my war against you. I merit
this no less than I merited making war against the
Turks, nor are you less Turk than them. (ImperoccheÕ
vi sono alcuni?) that guide you in a straight line not
to be of some sect. You my opponents the French and
the names of those people, and those for the religion
wage grand war.
I do not want to dispute ancient matters with you,
matters that perhaps were much less than what was told
about them. Certainly in our times the Aragonese
armadas have often coursed the Aegean Sea, have
plundered the Turkish coasts, have (riportata?) the
prey of the enemies; and even today the Aragonese
armies defend Troja from the jaws of the enemy. Why do
I remember the old things and leave the new parts? If
they change the family costumes and the plowmen of the
kingdom, and the kings of the plowmen return? (NeÕ
troverai nobilitaÕ piuÕ antica della virtuÕ.)
Nor can I deny that you are not with the obnoxious
French nation, (imperoccheÕ) you being mainly in aid
of King Alfonso, you hunted the French of this
kingdom. I do not know now what new virtue shines in
this. Perhaps it is some new star that you have now
seen among the French?
Moreover, you scorned our people, and compared the
Albanese to sheep, and according to your custom think
of us with insults. Nor have you shown yourself to
have any knowledge of my race. My elders were from
Epirus, where this Pirro came from, whose force could
scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto
and many other places of Italy held back with armies.
I do not have to speak for the Epiroti. They are very
much stronger men than your Tarantini, a species of
wet men who are born only to fish. If you want to say
that Albania is part of Macedonia I would concede that
a lot more of our ancestors were nobles who went as
far as India under Alexander the Great and defeated
all those peoples with incredible difficulty. From
those men come these who you called sheep. But the
nature of things is not changed. Why do your men run
away in the faces of sheep?
In the past the Albanese have (fatto?) experience if
the Pugilese were armed; (neÕ) I would again find some
who would have been able to aspired to my nature. I
have well noted from the back how many of your
soldiers are well armed but have never been able to
see their helmets or (tanpoco?) the face except those
that have become prisoners. (NeÕ?) I seek your house
(Bastandomi?) my own. Besides, it is well known that
you often would have shot your neighbors for their
possessions, as now you would force out the king of
your house and your kingdom.
(Che se?) If I fall in the difficult task I have
embarked on I will be buried as (mi vai?) wishing in
your letter, will bring back my soul as a reward from
the Chancellor of the universe, of God. Not only will
I have perfected my intention, but also I will have
planned and attempted some distinguished deed.
Good bye....Ó
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dibranja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 542
Registration date: 19/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Thu Jan 17, 2008 2:27 pm

Sot eshte dite madheshtore per gjith popullin shqiptere kudo qe jane,sepse sot e enjte me 17 janare do te perkujtohet jubileju i vdekjes se heroit tone kombatare Gjergje Kastriot Skenderbeu me disa maneifestime ne Shkup.Ku Instituti i Trashegimise kulturor''Pjeter Bogdani''.Shoqata e Historjanteve,Levizja qytetare ''Zgjohu'' do te organizojne ne menyre te ndrysheme 540-vjetorin e vdekjes.Ndersa akademija solemne do te mbahet ne mbremje ne Teatrin e Shkupi ku do te merin pjese:historijant nga Univerziteti Shtetror I Tetoves,Institutet e Historise te Tiranes dhe Prishtines e shum te tjere ,ku kori i i Univeziteti Shtetrore te Tetoves dhe artistet Silvana Badivuku e Blerim Grubi do te marin egzekutojne te zgjedhura muzikore.
Shoqata e Historjanteve ne akadamine qe mbahet mbazdite ne qenderen Teatrore te Femijeve mbazdite,ne kuader te mnifestimit mbarshqiptare ''Flaka e Janarit''do te perkujtoj jo vetem jubileun e vdekjes te heroit nderkomtar Skenderbe ,por dhe te patrioteve Jusuf E Bardhyl Grevalla dhe Kadri Zeka te vrere ne Gjermani me 17janar te vitit 1982,ky eshte nje pervjetor i shenuar qe perk me shum data te rendesishme per popullin shqipetar,e mandej levizja qytetare ''Zgjohu''para monumentit te Skenderbeut ne Carshin e vVeter ku ne shenje respekti per vepren dhe jeten kryetrimit do te vendosin kuror me lule.
Ne en Shkup keshtu do te festojme kete dite madheshtore besoj qe cdo shqipare ku do gje gjindet neper bote ne menyre te vet simbolike do perkujtoje kete dite.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Fri Jan 18, 2008 12:34 am

Skenderbeu u lind me date, 1405 - dhe vdiē me 17.janare 1468.

Lindja dhe vdekja jane pjese te pa ndashme te nje njeriu perderisa linja mund te dihet vdekja eshte e msheft tek secili njeri, andaj edhe vdekja fizike e nje prej burrave me te medhenje te popullit tone ishte e msheft por ndodhi ne ditet me te veshtira te popullit tone shqiptar Gjergj Kastriotit Skenderbe.
Por edhe pse vdiq Skenderbeu fizikisht mbrapa na la lavdit mbi luftrat qe ai i fitoi me ushtrin e tije, na la shume shembuj dhe shume vepra mbi heroizmin e sukseshem te popullit tone ne ato vite te renda per popullin tone qe u deshte ti bente ball perandoris me te fuqishme te kohes. Luftrat e sukseshme te Skenderbeut u bene kushtrim nder shekuj per popullin tone qe ne asnje moment te mos e nal luften per clirim nga okupatoret qe ia mesynin per ta robruar Atdheun tone. Prandaj edhe sot luftrat e Skenderbeut jane thirrje per secilin Shqiptar te mesoj se si te duhet dhe si mbrohet Atdheu nga armiqte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
STUPCAT
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 626
Age: 33
Registration date: 17/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Fri Jan 18, 2008 1:14 am

GJERGJ KASTRIOTI- SKENDER BEU -6 MAJ 1405 17 JANAR 1468 KOMBETAR SHQIPTAR
Gjergj Kastrioti lindi nė Krujė dhe ishte djali i Gjon Kastriotit, princit tė Shqipėrisė sė mesme i cili ishte i obliguar qė Perandorisė Turke ti paguajė tatim. Nė mėnyrė qė tė sigurojė besnikėrinė e prijėsve lokal Sultani i merrte djemtė e tyre dhe i dėrgonte nė Turqi. Gjergj Kastrioti pėrcjelli shkollėn ushtarake nė Perandorinė Turke dhe qė i emėruar Skender Beu qė nė turqishtė do tė thotė princi Aleksandėr. Ai qe i dalluar si njė nga oficerėt mė tė mirė nė disa skuadra Osmane nė Azinė e Vogėl dhe Europė, pėr ēka edhe morri nga Sultani titullin e Gjeneralit. Skenderbeu luftoi edhe kundėr Grekėve, Serbve dhe Hungarezve, dhe disa burime thojnė se ka mbajtur lidhje tė fshehta me Raguzė, Venedikun, Vladislasin e Hungarisė si dhe Alfonsin e V tė Napolit. Sultani Murati i II ia dha titullin Vali ēka e bėri Gjergj Kastriotin Guvernator Gjeneral tė disa krahinave tė Shqipėrisė. Mė 1443, gjatė betejės kundėr Hungarezėve te Nishi, ai e lėshoi ushtrinė Osmane dhe shkoi nė Krujė. Nė kalanė e Krujės Skenderbeu ngriti Flamurin Shqipėtarė, flamurin e kuq mė shqiponjė tė zezė dykrerėshe nė mes, dhe tha fjalin e njohur: "Nuk ju solla unė lirinė, ate e gjeta kėtu, nė mesin e juve". Gjergj Kastrioti arriti tė bashkojė tė gjithė princat Shqipėtar nė qytetin e Lezhės (Lidhja e Lezhės, 1444) dhe ti udhėheqi ata nė luftėn kundėr Turqve. Gjatė 25 viteve tė ardhshme ai luftoi, me forca qė rrallė herė kalonin 20.000 ushtarė, me ushtrinė mė tė fuqishme tė asaj kohe dhe arriti qė tė dal fitues pėr 25 vjetė tė tėra. Mė 1450 Ushtria Turke qe e udhėhequr nga vetė Sultan Murati i II i cili vdiq gjatė rrugės duke e kthyer nga beteja e hupur. Dy herė tė tjera , mė 1466 dhe 1467, Mehmeti i II, pushtuesi i Konstantinopolit, udhėheqi ushtrinė Turke kundėr Skenderbeut dhe dėshtoi. Perandoria Turke provoi ta pushtoi Krujėn 24 herė dhe dėshtoi tė 24 herėt. Pėr njė tė katėrtėn e shekullit Skenderbeu ndaloi pushtimin Turk nė Evropėn Katolike. Pasė vdekjes sė tijė mė 1468 nė Lezhė nga shkaqet natyrore, ushtarėt e tijė u bėnė rezistencė Turqve pėr 12 vjetė. Mė 1480 Shqipėria definitivishtė u pushtua nga Perandoria Turke. Kur Turqit e gjetėn vorrin e Skenderbeut nė kishėn e Shėn Nikut nė Lezhė, e hapėn ate dhe morrėn eshtrat e Skenderbeut pėr tė cilat besohej se sjellin fat. Mė 1480 Turqit ndėrmorrėn pushtimin nė Itali dhe pushtuan qytetin e Otrantos. Skenderbeu dhe vepra e tijė nuk mbetėn tė pėrmenden vetėm nė tokat Shqipėtare. Volteri ka menduar se Perandoria Bizantine do tė kishte egzistuar sikur tė kishte njė udhėheqės sikur Skenderbeun. Disa poet dhe kompozitorė gjithashtu kanė gjetė inspirimin e vetė nė mjeshtėrinė ushtarake tė tijė. Poeti Francez i shekullit 19, Ronsard, shkroi njė vjershė kushtuar Gjergj Kastriotit. Tė njejtėn gjė bėri edhe poeti Amerikan i shekullit 19, Longfellow. Antonio Vivaldi komponoi operėn e cila titullohet Skenderbeu. Skenderbeu sot ėshtė hero kombėtar i Shqipėrisė. Shumė muzeume dhe monumente janė ngritur nė nder tė tijė anembanė Shqipėrisė dhe nė mesin e tyre edhe Muzeumi i Skenderbeut nė kalanė e famshme tė Krujės.


SOD ME 17 JANAR VITIT 2008 MBUSH 540 VJET QE NDRROJ JET HEROI KOMBETAR SHQIPTAR
GJERGJ KASTRIOTI - SKENDER BEU
LAVDI LAVIDIIIIIIIIIIIIIII O HEROI JON SHQIPTAR SE ME HISTORIN TENDE ME LUFTAT E TUA
QE I BERE PER SHQIPTARIN UNE JAM SHUM KRENAR SI GJIDH SHQIPTARIJA QE TE PATEM
TY O HEROI JON GJERGJ KASTRIOTI -SKENDER BEU SE SAT JEMI GJALL NUK DOT TE HARROJM TY
LAVDI LAVDI


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Fri Jan 18, 2008 1:18 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
STUPCAT
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Male
Numri i postimeve: 626
Age: 33
Registration date: 17/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Fri Jan 18, 2008 1:17 am

edhe un mendoj se shum e ma shum duhet ti kushtojm heroit kombetar gjergj kastriotit si ne daten kur ka lind po ashtu ne daten kur ka ndru jet se ja kem borxh
tung ju pershendes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dibranja
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 542
Registration date: 19/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Fri Jan 18, 2008 2:43 pm

POROSITE E FUNDIT TE SKENDERBEUT

Porblemi me i madh dhe me i rendesishem per Skenderbeun ishte
te ringjallte Lidhjen e Lezhes te vitit 1444.Prandaj ne fillim te janarit,te vitti 1468,Thirri Kuvendin e kapetaneve ne at qytet,por,pa pritmas u semur nga thtet,u shtri ne shtrat,nga i cili nuk u ngrit.Semurja e tije e nxiti Sulltanin qe te shpejtoj me sulmet e veta kunder Shqiperise.Skenderbeu,edhe pse i semure per vdekje,u perpoq te ngrihet dhe ti hipte kalit.Por trupi i tije i tretur prej etheve,nuk levizi dot nga vendi.Ne vend te tije shkoi garda pretorjane per te qendruar sulmin e armikut.Turqit,me te pare garden,pandehen se me te ishte Skenderbeu,prandaj nga friga moren arratin dhe u zhduken.Skenderbeu mezi merrte fryme kur sollen lajmin e fitores.Dha shpirt me 17janar,1468,ne moshen 62vjecarepas 25vjet lufte dhe betejash te ashperta dhe legjendar per clirimin e trojeve etnike shqiptare,duke mos perjashtuar edeh ato ne Maqedonin e sotme.
Kur vdiq Skenderbeu sipas Fan Nolit asnje nuk mebeti i perlotur.,E veja dhe i biri 12vjecar te gjynezuar perpara kufomes te tije,kapetanete rreth e rrotull po qanin si foshnje dhe vajtonin simbas menyres tradicjonale me kenge dhe me kuje.Qe kur u shtri Skenderbeu ne shtrat, shkruan Fan Noli,ishte egersuar dhe
kali i tije,i cili nuk qaste njeri tjetr qe te hipte,sa te rronte me dhe u shtri dhe ai,dhe vdiq pak dit pas te zotit.Ne ne vend tjetr i njeti autor shkruan:''Shqipetija e qau dhe vajtoi pa pushuar,Evropa derdhi lot te hidhura.Te gjithe oborret te Evropes mbajten zi.Edhe armiqeve u erdhi kqe per vdekjen etij.Kur degjoi Sulltan Mehmeri II.tha:''Nje luan te ketille nuk do te linde me dhu kurre''Pastaj Fan Noli lidhur me varimin e herojit tone kombatar ne kryekishen e Shen Kolit ne Lezhe potencon:Gemimi I topave dhe kercellimi I pushkave lajmruan qe kufoma e tije kishte zbritur ne varr,dhe tok me te dhe Shqiperija e lire per disa shekuj me radhe .
Kur mesoi nga mjeket se nuk do te kishte shpetim Skenderbeu thiri kapetanet shqipetar dehte dergurait e Venedikut ,te cileve u dha shende dhe I keshelloi te vazhdojne luften e perbashket kunder armikut:’’Vetem se bashku mund te t’I perballojme cdo suli dhe cdo rreziku”perserite vazhdimisht Skenderbeu.’’Besomni,se ska asnje shtet ,sa do I fuqishem dhe I forte,qe te mos bier posht,ku ka ne gji merita e percarje, dhe kur vihet permbi te miren e pergjithshme do bie dhe interesin vetjak..’porosiste Skenderbeu para vdekjes duke vazhduar me tej se ‘’Nese do jemi te bashkuar dhe ne nje mendje,s’ka se si tju demtoje armiku dhe sulmi i tije.Shteti e mbreterija do te cendroje pergjithmone..Skenderbeu nuk e len ne goje pa zen dhe Zotin’’Dhe te gjitha me ndihmen e zotit na kan shkuar mbare,na kan dal me sukses e sic na ka dashur zemra,dhe mua kapetanin dhe bashkeluftarin e tuaj,sme kini pritur ndonjher te munduar apo te demtuar ne lufte te vertete,por gjithmone,le te me lejohet dhe mua ta them ,fitimtar mbi armikun.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Sun Jan 20, 2008 1:41 am

KASTRIOTI VOJSAVA:

Ishte Bashkshortja e Gjone Kastriotit dhe Nena e Skenderbeut;pinjolle e familjes sunduese feudale te Pollogut (Tetovė).Pati 5 vajza Maren,Jellen,Angjelinen,Vlajken dhe Mamicen,si dhe keter djem.Stanishin,Reposhin,Konstandinin dhe Gjergjin.Koha e vdekjes eshte e panjohur;nga heshtja e M.Barletit mund te nxirret perfundimi se ka vdekur para kthimit te Skenderbeut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Sun Jan 20, 2008 1:51 am

KASTRIOTI MAMICA:

Motra me e vogel e Skenderbeut , u martua me 1445 me Muzak Topine.Pas vrasjes se ketije ne Betejen e Beratit me 1455 Mamica Kastioti mori ne duart e veta qeverisjen e zotrimeve dhe me shkathsine e trimeri,duke forcuar bashkimin e popullit ne lufte,u beri balle situatave te veshtira.
Skenderbeu e ēmonte shume mendimin e saj dhe keshillohej shpesh me te.
nje nga vetqendrimet e Mamica Kastriotit ishte Petrela dhe kalaja e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Hana
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve: 1192
Registration date: 17/09/2007

MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Sun Jan 20, 2008 6:11 pm

KASTRIOTET:

Familje sunduese feudale qe luajti nje rol kryesor politik e ushtarak ne historine Shqiperise gjate shek.XV.Fillimet e Kastrioteve si feudale te vegjel i perkasin gjysmes se dyte te shek.XIV,kur nje K.ishte keshtjellar neKanine me 1368,me sa duket i debuar per nje koh nga pronat e veta.Kishin me prejardhje nga Hasi,dhe kishin atje fshatra me emer Mazrek,Kostur,Ujimishte (Vumestje) emrat qe do t i mbajne edhe ne emrin e tyre te familjes.Me vone i shtrine zoterimet drejte J,ku pal K,gjyshi i skenderbeut zoteronte fshatrat Sinje dhe Gardhi i poshtem dhe mandej. Dy Dibrat.Strirja e me tejshme territoriale dhe fuqizimi i sundimit te K.lidhet me emrat e Gj. K.shih si dhe te Gjergj K.Skenderbeut,udheheqes i luftes ēlirim e pamvaresi dhe bashkimin e tokave shqiptare.Pjesetar te tjere te familjesK.ishin Donika Mamica dhe Vojsava K. pas vitit 1468. K. kaluan ne mergim ne Italine jugore,prej nga Gjon II K. dhe Gjergj II K. Duke mbajtur lidhje me atdheun,vazhduan luften per liridhe per rimekembjen e principates se humbur.Pasardhesit e fundit te K. vazhduan te marrin pjes ne nje varg aksionesh dhe ekspeditash antiosmane, ku disa prej tyre rane duke luftuar trimerisht,ne Qipro(1534) ne Malta (1565) ne Klish te Dalmacise (1596).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Historia e Skenderbeut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -