Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Historia e Skenderbeut

Shko poshtë 
+16
enveristi
Leka i Madh
eri M
fati
Lavdi
Zogisti_Legalist
Euridika
tom sojer
Tetovari
Hana
STUPCAT
dibranja
Sofra
Vuthjani
Beton
osm19
20 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Tetovari
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Tetovari


Numri i postimeve : 109
Registration date : 17/12/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptySun Jan 20, 2008 11:30 pm

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 120px-Skanderbegfilm
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.
Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.
Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyTue Jan 22, 2008 7:36 pm

KASTRIOTI:
Fshat ne rethin e dibres ne vp te qytetit te Peshkopisë.Qender e fshatit te bashkuar qe perfshin edhe fshatrat: Kishavec,Kukaj,Brest i poshtem dhe i Eperm,Sohodoll,Limjsn,Vrenjt,Deshat e Borovjan.Deshmohet si vendbanim i lashte nga gjetjet tekodra e Geshtenjes.Ne shek.XIII ishte prone e Kastrioteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyMon Jan 28, 2008 11:40 am

Miqte e mi, po ju postoj me poshte perkthimin e letres se te madhit Skenderbe derguar princit te Tarantos. Perkthimi eshte nje bujari e nje vajze te mrekullueshme shqiptare. Kuptohet qe nese letra do te ishte ne origjinal edhe perkthimi do te ishte me i vertete. Te perkthehet dicka dy here, natyrisht humbet. Une ne emrin tuaj e falenderoj kete zane shqiptare dhe i kurseni kritikat megjithese perkthimi mua me duket i perkryer me aq sa ofron:

Letër nga Skënderbeu për princin e Tarantos.
Nga Giorgo (Gjergji), zotëria e Shqipërisë, për Giovanni Antonio, Princi i Tarantos, përshëndetje.


Duke bërë një armëpushim me armikun e fesë time, nuk kam dashur që miku im të mbetet i mashtruar nga ndihma ime. Shpesh herë, Alfonso, babai i tij, më kërkonte ndihmë ndërkohë që zhvilloja luftën kundër turqve. Prandaj, do të isha shumë mosmirënjohës nëse unë vet nuk do të kisha përballuar shërbimin për djalin e tij. E mbaj mënd çfarë bëri mbreti juaj sepse tani nuk duhet të shoh se po i ndodh kjo djalit të tij.
Ju e adhuronit babain e tij, por pse tani doni të hidhni poshtë të birin? Nga erdhi kjo fuqi? Kush e ka fuqinë që të ngrejë në kurth mbretin e Sicilisë, ti apo Ponti romak?
Unë kam ardhur në ndihmë të Ferrantes, djalit të mbretit dhe të parit të Apostolikës. Kam ardhur të kundërshtoj pabesinë tuaj dhe tradhëtitë tuaja të panumërta e të mëdha ndaj kësaj mbretërie. A do të ndëshkohesh ndonjëherë për pabesitë e tua. Kjo është arsyeja e luftës sime kundër jush. Kjo luftë meriton të bëhet jo më pak se ajo kundra turqve, sepse edhe ti je turk po aq sa dhe ata. ... (ImperoccheÕ vi sono alcuni?) that guide you in a straight line not to be of some sect....
Ti je armik i francezëve dhe ata për fenë bënë një luftë të madhe.

Nuk dua te diskutoj çështje të vjetra me ty, çështje të cilat ishin shumë më pak të rëndësishmë sesa debati që është bërë për to. Sigurisht që në kohët tona, trupat Aragonese shpesh kanë ardhur në detin Egje, kanë plaçkitur brigjet turke, kanë kanë risjellë plaçkën e luftës së armikut dhe madje edhe sot ushtritë Aragonese e mbrojnë Trojën nga kthetrat e armikut. Pse mbaj mend të shkuarën dhe lë mënjanë të tashmen? Nëse ata i ndryshojnë zakonet e familjes...dhe bujqit e mbretërisë dhe mbretërit e bujqërve kthehen ...... Nuk do të gjesh fisnikëri më antike sesa virtyti. Nuk mund të mohoj që ti nuk je përkrah francezëve të neveritshëm, duke qënë krysisht në ndihmë të mbretit Alfons, ti i luftove francezët nga kjo mbretëri.

Unë nuk e di se çfarë virtyti i ri ndriçon në tërë këtë. Mbase është një yll i ri që ti ke parë tani tek francezët. Për më tepër ti përbuze njerëzit tanë. I krahasove shqiptarët me bagëtitë dhe duke u nisur nga zakonet tuaja mendon në një mënyrë fyese. Megjithëse nuk ke treguar se ke njohuri për kombin tim. Paraardhësit e mi kanë qënë nga epiri, vendi i Pirros, forcën e të cilit romakët mezi e duruan. Pirro, të cilin Taranto e shumë vende të tjera të Italisë e kanë frenuar me ushtri. Nuk kam pse të flas për epiriotët. Ata janë burra shumë më të fortë se sa Tarantinët tuaj, të cilët kanë lindur vetëm për të peshkuar.

Nëse doni të thoni se Shqipëria është pjesë e Maqedonisë do të pranoja se shumë nga paraardhësit tanë ishin fisnikë të cilët shkuan deri në Indi, nën komandën e Aleksandrit të Madh dhe mundën gjithë ata njerëz me vështirësi të habitshme. Pikërisht nga ata burra vijnë edhe këta që ti i quan bagëti sot. Por gjërat nuk kanë ndryshuar. Pasi burrat tuaj vazhdojnë të largohen duke vrapuar para bagëtisë.

Në të shkuarën shqiptarët kanë krijuar eksperiencë nësë Pugliese ishte e armatosur … (neÕ) I ëould again find some ëho ëould have been able to aspired to my nature …Unë kam dalluar mirë se sa shumë nga ushtarët tuaj janë të armatosur deri në dhëmbë por asnjëherë nuk kam qënë I aftë të dalloj helmetat e tyre e aq më pak fytyrat e tyre, përjashtuar ata që kemi burgosur. Nuk kërkoj shtëpinë tënde se me mjafton e imja. Pastaj, dihet mirë se ti zakonisht I qëllon fqinjët e tu për tu marrë pronat e tyre siç po bën tani, duke nxjerrë me forcë jashte mbretin nga shtëpia dhe mbretëria jote.

Nëse une mundem në detyrën e vështirë që kam marrë përsipër, do të varrosem siç ke dëshiruar në letrën tënde. Do të kthej shpirti tim si një shpërblim nga kryetari I universit, nga zoti. Dhe jo vetëm që do të kem perfeksionuar synimet e mia, por edhe do të kem planifikuar dhe tentuar disa akte të shquara.

Mirëupafshim

Mikut tim Sofra: Besoj qe do te mbetesh i kenaqur sepse ishe ti qe e kerkove kete perkthim per forumsat qe nuk e kuptojne anglishten.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyTue Jan 29, 2008 3:57 am

tom sojer te falemenderoj shume po shume per kohen qe ke mare te perkthejsh e gjithe kete shkrim.

sa per temen qe te mos kishte qen Skenderbau mendoj sote nuk do te ekzistonte populli shqiptar,ishte ai trim qe mori guzimn me shpirte e me zemer te luftoje e ti dal para nje superfuqi te atyre viteve (osmanli).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyTue Jan 29, 2008 4:28 am

Të falëmderoj mik i shtrenjt Tom Sojer për përkthimin e kësaj letre që e bëre nga gjuha angleze në shqip dhe për forumistët që ta kenë të gatshëm për ta lexuar dhe kuptuar këtë letër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hana
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Hana


Numri i postimeve : 1192
Registration date : 17/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptySat Feb 09, 2008 9:02 pm

KASTRIOTI.Donika.

Bije e gjergj arianit Komnenit,bashkeshorte e Skenderbeut,me te cilen u martua reth vitit 1451,pati nje djal te vetem,Gjonin pas vdekjes se skenderbeut, bashke me te birin mergoi dhe u vendos ne feudet e veta ne Italin e J,qe u ishin lene si pron nga mbereti i Napolit Ferdinandi.Edhe ne dhe te huaj lidhjet nuk u nderprene me atdheun,aty u kthye i biri Gjoni me 1481,per tu vene ne krye te kryengritjeve.Me 1492 D. K.u kujdes per ti derguar motres ne atdhe ndihm dhe me vone nderhyri prane qeveris vendikase per te perkrahur kerkesat e te vellait.Kostandin Arianitit.Vitet e fundit D. K. i kaloi ne oborrin e napolit ku rriti pran vetes te nipin Gjergj K.i cili prej kendej u nis per te kryesuar nje kryengritje ne Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyMon Mar 24, 2008 6:13 pm

Te nderuar forumistë , ju lus qe t'a vizitoni kete faqe qe po pershkruaj me poshte ku do te keni mundesi te votoni per prodhimin e nje filmi per Skkenderbeun nga Hollywood-i .

"To: Hollywood/Warner Bros/
WORLD SHOULD KNOW THE HERO OF ALBANIA "

http://www.petitiononline.com/Tirona/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zogisti_Legalist
Fillestar/e
Fillestar/e
Zogisti_Legalist


Male
Numri i postimeve : 69
Vendi : Mbreteria e Shqiptareve
Registration date : 09/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 2:59 am

Të dhëna per Skenderbeun dhe personazhin e tij qe pritet ta shohin se shpejti ne film:

- Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në Lezhë, më 17 janar 1468.

- Skënderbeu jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

- Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

- Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke.

- Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit dhe peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

- Gjatë gjithë jetës së tij, Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi.

- Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh.

- Për Skënderbeun janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime.

- Pasardhësit e sotëm të Kastriotit janë Alesandro Castriota Scanderbeg, mjek në Romë, si dhe i vëllai i tij, Xhulio, avokat.

- Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Marin Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 3:16 am

Zogisti_Legalisti te falemenderoi per keta te dhena,shpresoi qe sa me shpejt do te kemi fatin qe shofim filmin e tij.

Euridika te falemenderoj gjithashtu per linkun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Lavdi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Lavdi


Female
Numri i postimeve : 162
Age : 57
Vendi : Kosove
Registration date : 30/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Hollivudi film për Skënderbeun   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyWed Apr 09, 2008 4:19 pm

Warner Bros me ne fund do te realizoje endrren qe heroi shqiptar te perjetesohet ne nje realizim madheshtor kinematografik te papare deri me sot


Bota ka shtatë sheshe me emrin e Skënderbeut, shtatë buste në kryeqytetet kryesore dhe emri i Heroit Kombëtar është në të gjitha enciklopeditë botërore. Por tashmë, figura e tij pritet të lidhet me një film që do të dalë nga studiot e prodhimit të Hollivudit. Projekti që prej kohësh diskutohet në Shqipëri, duket se do të marrë udhë shumë shpejt nga kompania prestigjioze “Warner Bros”. Shqiptarë të diasporës dhe komunitetit shqiptar në Amerikë prej kohësh kanë ndërmarrë një fushatë, ku me anë të një peticioni i kërkojnë kompanisë të marrë përsipër realizmin e një filmi për Heroin tonë Kombëtar. Pas dokumentarit të prezantuar në SHBA një vit më parë për jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, tashmë një prej producentëve të njohur amerikanë pritet të marrë përsipër realizmin e filmit. Një vit më parë, “Illyria Entertainment Group” prezantoi në Miçigan të SHBA-ve një film dokumentar mbi jetën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Dokumentari ende nuk është bërë publik i plotë, por qarkullon në formën e spoteve publicitare në sajte të ndryshme ndërkombëtare. Dokumentari cilësohet si një nga prekte më të rëndësishëm që do të shërbejë për të njohur figurën e Skënderbeut. Ndërkohë që publikimi i këtij dokumentari pritet të zgjojë edhe interesin e producentëve të ndryshëm, për ta marrë seriozisht mundësinë e një filmi artistik për jetën e Heroit tonë Kombëtar, ndërsa së shpejti pritet që në kinematë botërore të shfaqet filmi më i ri mbi jetën e Skënderbeut

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyWed Apr 09, 2008 8:28 pm

hena te falemenderoj per informatat ne kete teme mund te vazhdojm.

Vazhdim te mire ne teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri Apr 11, 2008 5:05 pm

Skenderbeu dhe Evropa



Kete vit, mbare shqiptaret kudo ku jane, ne trojet ku ata banojne prej shekujsh ose te shperndare neper bote, nderojne me krenari jubileun e 600 vjetorit te lindjes se Heroit te tyre Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Te gjithe se bashku nderojme vepren e lavdishme te kapitenit te shquar, i cili bashkoi ne Kuvendin e Lezhes, me 1444, mbare shqiptaret, dhe atehere te percare, me nje flamur te vetem, ne ate te luftes per ti kthyer atdheut lirine e humbur gjysem shekulli me pare. Te gjithe se bashku- nderojme strategun e shkelqyer te betejave, i cili i udhehoqi shqiptaret, per nje cerek shekulli, kurdohere me fitore, ne luften e pabarabarte kunder ushtrive superiore osmane per te mbrojtur lirine e fituar. Te gjthe se bashku nderojme burrin e shkelqyer te shtetit, i cili pa hequr dore nga lufta clirimtare, madje ne zjarrin e saj, mposhti prirjet partikulariste te krereve mesjetare shqiptare dhe krijoi te parin shtet te bashkuar shqiptar laik dhe kombetar. Gjithashtu se bashku nderojme prijesin pa shoke, pa njolle dhe pa frike, i cili me vepren e tij historike e ktheu Shqiperine ne nje baluard qe mbrojti nga invazoret e huaj, jo vetem kombin e vet, por edhe qyteterimin evropian. Nderojme me ne fund emrin e atij Heroi legjendar, i cili ne saje te vepres se tij epike, hyri ne perjetesi te historise duke care shekujt dhe duke frymezuar ne luften e bekuar per liri, jo vetem bashkaatdhetaret e vet, por edhe qytetaret liridashes te kontinentit.
Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte, pa dyshim, ashtu sic e ka percaktuar, me 1925, historiani i degjuar kroat Milan Šufflay "krijesa me hyjnore i kesaj race me te tmerrshme luftetare, i cili qe kur ishte gjalle u madherua me legjenda te ndryshme nga Evropa Perendimore. Aresyeja e ketij madherimi te vecante rrjedh: ngase Skenderbeu ne krye te shqiptareve perballoi furine osmane ne nje kohe kur Evropa perjetonte nje nga momentet me kritike te historise se saj mesjetare. Armatat perandorake osmane, te pajisura me nje energji te pashtershme luftarake, me ne krye dy nga sulltanet me ambicioze te Turqise, pasi kishin perfunduar pushtimin e Gadishullit Ballkanik, iu turren Hungarise, per te care rrugen drejt Evropes Qendrore dhe Shqiperise per te kaluar nga brigjet e saj ne Gadishullin Italik. Perballe ketij rreziku serioz, fuqite evropiane, ne menyre te vecante shtetet italike, qene thellesisht te percara. Ne vend qe te bashkoheshin per ti bere balle bashkerisht rrezikut te madh, ato vazhdonin te luftonin midis tyre dhe te grindeshin me njeri-tjetrin, duke lehtesuar keshtu vrullin pushtues te armatave osmane. Si rrjedhim, roli i Shqiperise ne kete situate dramatike ishte i barabarte me ate te Hungarise. Te dy palet, si hungarezet, te udhehequr nga Huniadi, ashtu edhe shqiptaret, te udhehequr nga Skenderbeu, me rezistencen e tyre heroike penguan per disa dhjetevjecare perparimin e sulltaneve, te paret drejt Evropes Qendrore, te dytet drejt Gadishullit Italik.
Si rrjedhim, me rezistencen e tyre ato u dhane mundesi shteteve evropiane te kapercenin percarjet qe kishin midis tyre dhe te pergatiteshin per te perballuar, ashtu sic e perballuan me vone, valen e invazoreve lindore. Per kete rol historik qe luajti Shqiperia dhe Skenderbeu, kreret e shteteve te Evropes ishin te ndergjegjshem qe kur ishte gjalle Heroi. Ky rol u duk qe ne vitin 1450, kur sulltan Murati II erdhi ne Shqiperi ne krye te mbare ushtrise perandorake per te hapur rrrugen drejt Gadishullit Italik. Por sic dihet, ate vit ushtria osmane, u gozhdua ne kalane e Krujes, te cilen megjithe perpjekjet kater mujore, Sulltani nuk e shtiu dot ne dore. Madje vete Skenderbeu ishte i ndergjeshem se ne Kruje luhej jo vetem fati i Shqiperise, por edhe ai i Evropes. Kete e thote vete Skenderbeu ne letren qe i drejtonte princit Italian te Tarantit G. A. Orsini, me 31 tetor, kur i shkruan: "Nese une do te isha mundur nga turqit, sigurisht Italia do ta kishte pesuar dhe si pasoje, ai zoterim qe ju tani thoni se eshte i juaji, do te ishte i turqve". Per kete rol te rendesishem qe po luante Shqiperia ishin te ndergjegjshem edhe fuqite e Evropes, ne menyre te vecante, shtetet e krishtera qe ndodheshin me prane rrezikut osman. Per kete arsye, fitorja qe korren shqiptaret ne Kruje me 1450 ngjalli entuziasmin e Republikes se Raguzes. Shprehje e ketij entuziasmi jane pergezimet qe raguzianet i drejtuan Skenderbeut pas disfates se Sulltanit. "Me te vertete - shkruanin ata -ju perballuat me nje ushtri te vogel- gjithe ato turma te panumerta te turqve, i dolet zot qytetit dhe keshtjellave tuaja te paprekura kunder hovit dhe peshes se gjithe asaj pergatitjeje dhe per kete pune do te fitoni shperblim te ameshuar prane Perendise. Po ashtu nder mbreter, nder princa te te gjithe botes do te keni lavderime dhe lavdi te pavdekshme. Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat e te krishtereve dhe per mbare kombet dhe emri juaj do te kurorezohet prej fames se ameshuar".
Shqetesimi i shteteve evropiane u rrit me tej me 1453 kur sulltan Mehmeti II, apo sulltan Fatiu (ngadhnjimtari), pasi pushtoi Kostandinopojen, kryeqytetin mijevjecar te Perandorise Bizantine, deklaroi se tani rradha i vinte Romes per te ngulur flamurin e Islamit ne kupolen e Shen Pjetrit. Natyrshem, se bashku me shqetesimin, u rrit edhe roli qe po luante Shqiperia per mbrojtjen e Evropes. Ne prillin e vitit 1456, kur ne Itali u perhap lajmi se nje ushtri e madhe osmane po i turrej Shqiperise, ambasadori milanez ne Rome, i shkruante sovranit te vet: "Sulltani, si nje luan po uturin, nuk mendon gje tjeter, vecse si ta gllaberoje Romen". Por edhe ate vit fitorja qe korri Skenderbeu mbi ushtrite osmane, e largoi perkohesisht rrezikun e zbarkimit te ushtrive te sulltanit ne Itali. Por, nje vit me vone, ne veren e vitit 1457 kur ne drejtim te Shqiperise marshuan mbi 80.000 kalores dhe kembesore turq, Italine e pushtoi, si asnjehere me pare, paniku. Aresyet ishin te thella. Perpjekjet e Papes Kaliksti III per te bashkuar shtetet dhe shteterucat italiane ne nje koalicion ushtarak antiosman, kishin deshtuar. Shpresat e vetme tani Papa i kishte varur te Skenderbeu. Deshmi jane letrat qe ai i drejtonte ato dite kritike Heroit shqiptar, te cilin e quante "athlet i Krishtit" (athleta Christi), pra nje shpate qe luftonte per mbrojtjen e krishterimit, ne fakt ne mbrojtjen e qyteterimit evropian, te cilin ne shek. XV evropiane perendimore e identifikonin me krishterimin. Ne letren qe Kaliksti III i drejtonte Skenderbeut, me 9 qershor te atij viti i shkruante nder te tjera: "Emri yt i lumtur eshte perhapur ne te gjithe popujt katolike per te gjitha keto pune te mira qe ti ke kryer, per keto fitore te shkelqyera qe ti ke kryer". Tre muaj me vone, gjate perleshjes heroike qe Skenderbeu po perballonte me shqiptaret e vet kunder ushtrive osmane ne betejen e Ujebardhes, ai i shkruante me 11 shtator 1457- Heroit: "Po shohim se ti gjithnje e me teper po behesh i denje per trimerine tende te shkelqyer dhe per bemat e tua, te cilat do te kujtohen me teper se ato te princave te tjere katolike". Me tej, Papa Kaliksti III shprehej: "Nuk ka njeri ne bote qe te mos ngreje ne qiell veprat tuaja, me levdatat me te larta dhe te mos flase per fisnikerine tende si per nje athlet te vertete dhe per nje mbrojtes te te krishtereve".
Nje vleresim lakonik per rolin e Skenderbeut ne mbrojtjen e qyteterimit evropian e dha edhe kaloresi Neeport, i cili kishte ardhur nga Anglia e larget per te luftuar nen flamurin e Skenderbeut ne Shqiperi. Gjate kthimit te tij ai deklaroi ne Rome, ne shkurt te vitit 1458: "Po te bjere keshtjella shqiptare, pushtimi i Evropes nga turqit, eshte i sigurte, mbasi nuk ka fuqi tjeter qe ta beje kete rezistence".
Me 1457 ekspedita e madhe turke, deshtoi. Me largimin e ushtrive osmane nga Shqiperia, Evropa mori, per disa kohe, fryme lirisht. Kjo periudhe vazhdoi per aq kohe sa midis Shqiperise dhe Turqise sundoi nje periudhe armepushimi. Por, kur me 1463 armepushimi mori fund dhe nje vit me vone ushtrite osmane filluan perseri ekspeditat kunder Shqiperise, shqetesimi e pushtoi perseri Evropen.
Mbreti i Hungarise, Mathia ne letren qe i dergonte Papes me 1464 e thote shkoqur aresyen e fushatave turke kunder Shqiperise: "Une e di se Shenjteria Juaj, eshte e informuar se cfare ka bere sulltani gjate diteve te kaluara ne Shqiperi. Askush nuk e ve ne dyshim se ai nuk deshiron vetem malet epirote, por permes tyre, ai kerkon ti pergatise vetes nje ure kalimi per te shtypur gjithe Evropen".
Kontributi qe po jepte Shqiperia me Skenderbeun ne krye, u duk me qarte se asnjehere ne vitin 1466 kur sulltan Mehmeti II grumbulloi perseri mbare ushtrine osmane te perandorise, marshoi ne drejtim te Shqiperise, kete rradhe per ta pushtuar me vendosmeri akoma me te madhe Krujen dhe per tu hedhur pastaj me flote ne brigjet e Italise. Deshmine per shqetesimin nga invazioni osman kete rradhe e kemi nga Republika e Venedikut. Ne nje akt te senatit te saj, qe mban daten 2 qershor 1467, thuhet: "Nese pushtohet bregdeti shqipar, nga turqit, Ruajna o Zot!, armikut nuk i mbetet gje tjeter vecse te hidhet kur te doje ne Itali." per me teper nga letra qe senati i Venedikut i drejtonte me kete rast Skenderbeut del se Heroi shqiptar kishte pasur shume te drejte kur i kujtonte Republikes se ne luften qe zhvillonin shqiptaret per mbrojtjen e kryeqytetit te tyre, Krujen, luftonin ne te njejten kohe edhe per mbrojtjen e Venedikut.
Sic dihet, sa kohe vazhdoi rezistenca shqiptare sulltanet osmane nuk munden te kalonin ne Itali. Vetem pasi vdiq Skenderbeu madje vetem pasi ra Kruja (1478) dhe Shkodra (1479), ushtrite osmane zbarkuan, me 1480, ne Pulje te Italise. Por gjate kesaj kohe shtetet italiane e kishin kuptuar me ne fund rrezikun serioz qe u kanosej dhe i kishin kapercyer grindjet e vjetra. Keshtu, 6 muaj pas zbarkimit ne Pulje, Mbreteria e Napolit, i deboi ushtrite osmane nga brigjet e Italise.
Marredheniet e Skenderbeu me Evropen nuk moren fund me vdekjen e Heroit me 1468. Ata vazhduan edhe pasi ai mbylli syte, vecse ne nje trajte tjeter: jo me si gardh, pra si pengese per invazionin e ushtrive invazore osmane drejt Evropes, por si nje Hero qe frymezonte me shembullin e vet popujt e shtypur ose popujt nga shtypja qe te luftonin per liri. Madje nga kjo pikepamje, vepra e tij shkelqeu me me madheshti pas vdekjes- se sa ne kohen kur ai ishte gjalle.
Emri i tij kaperceu kufijte e Italise dhe nepermjet vepres se M. Barletit u shtri ne mbare Evropen. Skenderbeu i detyroi te gjithe shekujt te flasin per te, pothuaj ne te gjitha gjuhet e kontinentit. Ne te vertete secili shekull foli per Heroin me ndjenjat e veta, zbuloi te ai dicka te re dhe i kerkoi atij ndihme per nevojat e veta jetike. Sa here qe Evropa kercenohej nga furia osmane ose sa here liria vuante nen zgjedhen e tiranise, Skenderbeu shfaqej ne vitrinat e librarive me veshje te re tipografike. Humanistet, adhurues te lirise, e konsideruan Skenderbeun njeriun e tyre, sepse ai ngriti ne kembe, me verbin e Renesanses, nje popull te tere. "Ne qofte se nuk do te luftojme si shqiptaret dhe neqoftese princat nuk do te shquhen si Skenderbeu, - shkruante, me 1537, Kaspar Hedio, - kam frike se brenda nje kohe te shkurter do ti shkruajme nje epitaf lirise". Ne luften kunder rrezikut te afert osman, Italine e frymezonte me teper shembull i gjalle i Skenderbeut, se sa madheshtia e dikurshme eRomes. Ja perse Domenicus de Alezegnano ne distiket e tij, te shkruar me 1508, e konsideronte Skenderbeun me te madh se Qezarin. Francezet e njohen per te paren here Heroin e shqiptareve me gjuhen e tyre, me 1544, ne perkthimin e vepres se Paulo Jovios nga G. G. de Cenquoins. Pas M. Barletit ai qe e popullarizoi me teper Skenderbeun ne Evropen Perendimore ishte francezi Jacques de Lavardin, vepra e te cilit, e botuar ne Paris, me 1576, njohu dhjete botime brenda gjysem shekulli. Ne nje sonnet kushtuar Laavrdin-it per kete veper, poeti I Pejades, P. Ronsard, i cmoi shqiptaret si pasardhesit e Akilit trim, ndersa Skenderbeun "si nderin e shekullit te vet". F. Chrestien u kujtonte aso kohe francezeve te "imitonin Skenderbeun" dhe ne vend qe te luftonin midis tyre, te bashkoheshin kunder te huajve. Edhe shekulli i iluminizmit pati nevoje per Skenderbeun, duke ia pershtatur madheshtine e vepres se tij idealeve te veta, jo vetem kunder zgjedhes se huaj, por me teper kunder tiranise se brendshme. Per kete arsye, ne trajtesat historike dhe ne veprat letrare, ne romanet, ne tragjedite, ne poemat, ne lirikat si dhe ne melodramat qe dolen me shumice ne Evrope ne shek. XVII-XVIII, Skenderbeu u shfrytezua me teper per pikepamjet liridashese, demokratike, antiabsolutiste te iluministeve. Meritat e tij si burre shteti u ngriten ne nje shkalle sa cishte bere i njohur edhe ne artin ushtarak, aq sa Volteri shkruajti: "Nese perandoret bizantine do te kishin qene Skenderbenj, Perandoria e Lindjes do te kishte shpetuar". Ne shek. XIX, kur moren hov levizjet kombetare ne Ballkan, Skenderbeu u be perseri frymezuesi i lirise ne luften kunder sundimtareve osmane. Madje kroatet e thirren Skenderbeun ne ndihme te idealit te lirise se tyre kombetare qe ne mes te shek. XVIII duke ribotuar me 1743 ne Zagreb vepren monumentale te M. Barletit, kushtuar jetes dhe bemave te Heroit shqiptar te shek. XV. Pak me vone u vu re se Heroi shqiptar jetonte edhe ne kenget popullore serbe dhe greke. Ne nje kenge popullore maqedone Skenderbeu thote: "kam qene dhe do te jem trim, ju mos me braktisni". Nje nga udheheqesit me te spikatur te revolucionit grek Theodor Kollokotroni, duke folur per kohen kur ishte ne krye te formacioneve kryengritese greke ka shkruar ne kujtimet e veta: "Librat qe lexoja me dendur qene Historia e Greqise, Historia e Aristomenit dhe Historia e Skenderbeut". Heroi Kastriotas u be gjithashtu shok i garibaldineve gjate Risorxhimentos Italiane.
Ne Evropen Perendimore, me gjithe eren e koheve moderne, figura e Skenderbeut e ruajti freskine e vet. Franca e perkujtoi, me 1868, katerqind vjetorin e vdekjes se Skenderbeut me disa seanca solemne ne Akademine e Poitiers. Ne ditet tona, emri i Gjergj Kastrioti Skenderbeut, si luftetar i madh i lirise, si strateg i shquar ushtarak dhe si mbrojtes i qyteterimit evropian, vazhdon te gezoje si ne kohen e vet, stimen e opininit nderkombetar. Deshmi eshte perkujtimi me madheshti i jubileut te madh te 500-vjetorit te vdekjes se Skenderbeut (17 janar 1968), jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, ne konferenca solemne akademike, shkencore ose perkujtimore. Kjo tregoi se me kalimin e shekujve, figura e Heroit mbetet, edhe per brezat e sotem, gjithnje e pacenuar ne olimpin e lavdise se perjetshme. Mjafton te kujtojme se Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte nje personalitet i historise evropiane, qe ka monumente ne me shume shtete se kushdo tjeter - deri sot ne gjashte shtete: Shqiperi (Tirane, Kruje), Kosove (Prishtine), Maqedoni (Diber), Itali (Rome, Cosenza, S. Demetrio Corone, S. Giorgo Albanese), Belgjike (Bruxelles), Zvicer (Geneve), lista e te cilave vazhdon te jete e hapur. Ne te njejten kohe Skenderbeu eshte e vetmja figure historike evropiane, se ciles i jane thurur sonete perkushtimi ne me teper gjuhe se cilitdo personalitet tjeter.

Nga Prof. Kristo Frasheri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri Apr 11, 2008 5:08 pm


Skenderbeu ne artin modern grek



Libri i studjuesit Tito P. Johala per Gjergj Kastriotin jep imazhin ndryshe te heroit kombetar. Studjuesi tregon se ne kopertinen e pare te librit eshte riprodhimi i nje portreti te cuditshem te Skenderbeut, me ngjyra, veper arti e poetit te njohur dhe njekohesisht piktor surrealist grek i shekullit XX, te quajtur Niko Engonopullos.
Duke u marre me literaturen skenderbejane, qe eshte e pafundme, me ra ne dore libri shkencor i albanologut dhe ballkanologut arvanito-grek Tito P. Johala, botuar ne Athine ne vitin 1994. Libri eshte 170 faqe, por shoqerohet dhe nga nje album shenuar me numra romake XXXI. Libri ka nje bibliografi te gjere, shtjellon te dhena te reja, krejt te vecanta dhe me interes te plote shkencor. Kam pasur rastin ta takoj shkencetarin Tito P. Johala, ne Athine ne vitin 1992. biseduam per ballkanistiken si dhe per studimet dhe librat e tij te shumte. Por nuk dija qe ai po pergatiste dhe nje liber per Skenderbeun sepse nuk ma tha ne bisede. Miku im, shkrimtari Hysen Sinani, e kishte nje ksombel te ketij libri ma dha. Per fat te mire, libri i shkruar ne greqisht kishte dhe nje permbledhje italisht ne faqe 133 - 170. Ne kopertinen e pare te librit qe riprodhimi i nje portreti te cuditshem te Gjergj Kastriot Skenderbeut, me ngjyra, veper arti e poetit te njohur dhe njekohesisht piktor surrealist grek te shekullit XX- te quajtur Niko Engonopullos. Ky portret te terheq vemendjen se e tregon Skennerbeun te ri, me mustaqe te gjata, por pa mjekerr, me nje perkrenare me motive zbukurimore gati surreale, me gjoksin e mbuluar me nje parzmore metalike prej pllakezash, qe mban si nje steme heraldike nje lloj figure Meduze, me nje kurore prej fletesh palme. Kjo embleme duket sikur lidhet me ndonje lloj portreti ne terakote, por syte e fytyres nuk jane zgurdulluar si syte e nje Meduze. Piktura ne fjale eshte bere nga Niko Engonopoullos ne vitin 1951. Eshte nje portret i nje stili te zhdervjellet, impresionues dhe befasues, krejt ndryshe nga ikonografia tradicionale e Skenderbeut, eshte megjithate nje veper e shquar pikture me nje konceptim te ri. Libri i Tito P. Johales mbeshtetet ne nje bibliografi serioze, teper interesante. Ai qe ne fillim shkruan se me rastin e 17 janarit 1968, Shqiperia festoi 500 Vjetorin e Gjergj Kastriot Skenderbeut me festime dhe nderim te madh. Ne Tirane u mbajt Kuvendi i Dyte i Studimeve Albanologjike, nje arritje e larte shkencore, por edhe shqiptaret ne Itali dhe ne Amerike organizuan kuvende studimore, sidomos ne universitetet e Romes, te Napolit dhe te Palermos. Gjithashtu nje kuvend studimor i shquar u be dhe ne Prishtine. Libri i Johales analizon disa botime, kryesisht ne greqisht, qe jane shkruar per Gjergj Kastriot Skenderbeun. Johala thote se libri ne frengjisht "Kastrioti i madh i Shqiperise", ("Le Grand Castriotto dAlbanie"), me autor Stefan Zanovicin u botua ne Paris ne vitin 1779, ka ndikuar ne literaturen e perkthyer ne disa vende, pra dhe ne greqisht. Ketu nuk duhet harruar libri i dijetarit jezuit P. Dupouncet "Historia e Skenderbeut, Mbret i Shqiperise" ("Histoire de Scanderbeg, Roy dAlbanie"), i botuar ne Paris ne 1709, veper e bazuar tek Barleti. Ky version eshte perkthyer edhe ne greqisht. Ai u botua dhe ne rusisht nga Andrei Lisblov ne Moske ne vitin 1852, ne rumanisht nga I. Bilciurescu, ne Bukuresht ne vitet 1847 dhe ne 1857, ne italisht nga Andrea Papadopoulo - Vreto, ne Napoli ne 1920. Libri i Vretos eshte shtypur ne menyre anonime ne Palermo ne 1845 dhe 1847, sic e ka vene re N.Spata. Versioni i Vretos eshte perkthyer nga nje Anonim dhe eshte botuar ne Athine tre here, ne 1848, 1858 dhe ne 1884. Nje biografi ne greqisht per Skenderbeun eshte botuar nga N.Dragounis ne Athine ne 1861. Ky liber eshte me sakte nje perkthim nga libri i Paganelit, botuar ne Paris ne 1855. Libri i Dragoumis u rishtyp dhe ne Smirna ne 1880. Ndonese per Pagnelin Skenderbeu eshte nje hero shqiptar, Dragoumis e paraqet Skenderbeun si nje hero grek, te fundmin hero te madh te Greqise Antike dhe te parin hero te madh te Greqise Moderne. Ne vitin 1876 historiani C. Paparigopoulos shkroi nje biografi te shkurter te Skenderbeut, por duke e paraqitur ate si nje hero me origjine sllave. Fillimisht ky autor e botoi kete biografi ne te perditshmen e Athine "Estia", ne 4 janar 1876. Por shkrimi ne fjale u botua dhe ne gazetat "Ora", "Efimeris", "Neologos", etj. Ne shtypin e kohes u be nje debat prej M. Dimitsas, A. Petridis dhe A. Miliarakis, te cilet e kundershtuan origjinen gjoja sllave te Skenderbeut, por duke shprehur mendimin se Skenderbeu ka origjine epirote. Ne vitin 1880, ne gazeten e famshme te Kulluriotit "Zeri i Shqiperise", ("I fonis tis Alvanias") u botuan 12 fragmente te nje shkrimi te madh per Shqiperine dhe shqiptaret, por jo per Skenderbeun. Me titullin "Gjergj Kastrioti" u botua nga nje Anonim ne te perditshmen e Athines "Nea", ne 1895 nje perkthim i librit te dijetarit J.Pisko "Scanderbeg. Historsche Studie", publikuar ne Vjene ne 1894. Dijetari grek E. Iconopoulos, botoi ne 1904 ne "Bibliotteca patriotica" nje libret prej 30 faqesh kushtuar jetes dhe veprave te Skenderbeut. Interesante eshte, qe per Skenderbeun ka dhe disa kenge, ose poezi popullore, shqipe dhe greke ne komunitetet arbereshe, ne Itali dhe ne Sicili, por ne keto kenge origjina eshte e padiskutueshme shqiptare per Heroin. Sipas studiuesit Johala, tragjedia e pare ne vargje kushtuar Skenderbeut eshte shkruar ne gjuhen neogreke ne vitin 1818 nga G. Zambelio, poet nga Leucade, (Santa Maura), qe u botua ne 1880 ne Korfuz. Ky liber eshte mbeshtetur ne nje biografi anonime ne greqisht te Skenderbeut te botuar ne moske ne 1812, por poeti Zambelio ka ndikim ne librin e tij nga Alfieri, konkretisht nga vepra e tij "Oreste e Rosmunda". Tragjedia e dyte eshte shkruar ne dialektin kretez nga A. Antonia, ne 1889. Ne kete tragjedi mbeshtetet opinioni me i evoluar i A. Miliarakis se Skenderbeu si epirot ishte me origjine greko - shqiptare. Libri i A. Antonia u botua per te frymezuar kryengritjet e kretaneve kunder pushtimit turk te ishullit. Per kete qellim ka sherbyer dhe poezia e A. Dandalos, e titulluar "Zeri i Kastriotit" e shkruar ne 16 mars 1854. Me pare Dandalos nje poet shume i ri atehere G. Caracoutsas kishte botuar nje poezi te shkurter me titullin "Skenderbeg" qe u botua ne revisten "Lira" ne 1835 ne Ermoupoli. Kjo poezi u ribotua ne nje manual historik nga G. Filipou, ne 1895. Poema e madhe epike e shkruar ne greqisht "Skenderbeg" nga Grigor Stavridi - Perlicev u shkrua ne vitet 1860 - 1862 dhe eshte botuar ne shqip e perkthyer mjeshterisht ne 1967 ne Tirane. Perlicevi eshte quajtur nje poet homerik, i fundit ne Ballkan. Ai ka jetuar ca kohe edhe si mesues ne Tirane, i donte dhe i nderonte shqiptaret dhe Skenderbeun e quante Hero Shqiptar. Eposi i tij eshte i frymezuar dhe me nivel artistik. Romani i imagjinuar i burreshtetit dhe shkrimtarit anglez Beniamin Dizrael "The Rise of Iskander" u botua ne Londer ne 1870, u perkthye ne greqisht nga P. Lakotis dhe u botua ne Patrasso ne 1880. Nje tjeter veper ne greqisht eshte botuar nga epiroti Kosta Kristali, botuar ne gazeten "Akropolis" te Athines, ne 23 maj 1893. Keto jane ne pergjithesi veprat e shkruara, ose te perkthyer ne greqisht ne shekullin XIX, qe kane luajtur rol per te forcuar idene e lirise se Greqise dhe kane qene moto frymezimi ne kryengritjet e saj. Vetekuptohet qe metimi per gjoja origjinen greke te Skenderbeut nuk ka asnje baze historike dhe eshte antishkencore. Megjithate, pertej ketij difekti dhe falcifikimi eshte teper interesante per te konstatuar se Skenderbeu u be nje hero letrar ne Greqi, greket duke e huazuar kete hero shqiptar nga vendi i tyre fqinje, kerkonin te strukturonin nje shembelltyre per te frymezuar kombin grek me idene e pavaresise dhe te shkeputjes perfundimtare nga sundimi osman. Me shume interes ne librin e Johales jane riprodhimet e disa pikturave. Nje prej tyre e tregon Skenderbeun te hipur mbi kale, kali eshte i ngritur kas, kjo pikture ndodhet ne Muzeun etnologjik te Athines ne Greqi, nuk i dihet emri i autorit. Nje tjeter pikture e Skenderbeut qe e paraqet gjithashtu ate mbi kale, qe ka dhe simbolin e shqipes dykrenare eshte realizuar nga autori S. Kristidi. Mund te them qe keto dy piktura shtojne dy motive te reja ne ikonografine skenderbejane. Po botoj me kete rast poezine e vitit 1854 te A. Dandalos, (kthyer ne shqip nga miku im, shkrimtari Llambro Ruci). Nje ze i Kastriotit Hena po bie, ngrihuni Epirotas, te shihni Diellin e ndritshem, qe ju rrefen rrugen e fitores; bjeruni armiqve. Hena po bie, ngrihuni, per Krishtin te luftoni si luane. Bashkohuni si dallga me dallgen, qe fiton dhe mbulon dhene. Hena po bie, ngrihuni, shpaten zhvishni me hare dhe tiranet turq ti shembni per nderin dhe per lirine. Korfuz, 16 mars 1854, A. Dandolos (Perktheu poezine Llambro Ruci)

Nga Dr. Moikom Zeqo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri Apr 11, 2008 5:09 pm

Një grafikë e panjohur e Gjergj Kastriotit



Dr. Musa Ahmeti Vatikan-Studimet dhe hulumtimet shkencore për epokën e Skënderbeut, çdo ditë e më shumë po japin rezultate të reja në fusha dhe lëme të ndryshme. Është deri diku e çuditshme që nëpër arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshëm të ruhen thesare kaq të çmuara, të panjohura dhe të pabotuara deri më sot.
Është vështirë të gjenden personalitete të tillë të shquar nga e kaluara, për të cilët të jetë shkruar kaq shumë dhe në vazhdimësi, qoftë në fushën e historisë, të krijimtarisë letrare e artistike, në fushën e studimit të artit luftarak, diplomacisë, etj. si për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeun!
Shkrimet e para për të datojnë që nga mesjeta, d.m.th. menjëherë pas vdekjes së tij, ku autorë të ndryshëm i thurnin himne lavdërimi trimërisë dhe veprës së tij madhështore, ngase ai nuk u përkul asnjëherë, as para ushtrisë së panumërt osmane, dhe as para asaj venedikase, të cilave me forcën e shpatës dhe mjeshtërinë e artit luftarak, u tregoi se lufta për liri dhe mbrojtje kombëtare është e shenjtë dhe nuk njeh sakrifica të tepërta. Vepra e tij luftarake u bë shembull për shumë popuj të tjerë, të cilët luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. “Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit. Kjo do të thotë se në fillim, ai është ngritur në qiell prej admiruesve të tij; pastaj është dërrmuar në mënyrë të pamëshirshme prej kritikuesve të tij; dhe, më në fund, është nxjerrë përsëri në shesh, nga varri, me durim, me mundim dhe me mëshirë është vënë në vendin që i takonte prej historianëve të arsyeshëm, që skanë qenë verbuar as prej fanatizmit të admiruesve të heroit, as prej tërbimit të kritikuesve të tij". (Fan Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, f. 35)
Sipas disa historianëve, studiuesve dhe shkencëtarëve të fushave të ndryshme, studimet për epokën dhe personalitetin e Gjergj Kastriotit kanë arritur kulmin, d.m.th. fjalën e fundit! Një mendim i tillë, në shikim të parë, duket sikur ka mbështetje, nëse shikojmë publikimet e shumta, në gjuhë të ndryshme, monografi të specializuara, duke filluar nga fundi i shek.XV deri në ditët e sotme; botime të dokumenteve, edhe pse të pjesshme, bibliografi pothujase shteruese si dhe dalja në dritë e të dhënave nga më të ndryshmet, qofshin ato private, për jetën e Skënderbeut ose ato të epokës së tij: portrete, medaljone, vula, shpata, përkrenare, monedha floriri, dorëshkrime, dokumente origjinalë, piktura, skulptura, grafika... etj.
Megjithatë, përkundër gjithë këtyre momenteve, mendojmë se mendimet e lartëcekura, as për së afërmi nuk qëndrojnë. Një përfundim të tillë, na e mundëson puna sistematike hulumtuese 13-vjeçare, nëpër arkiva e biblioteka anekënd Evropës, ku ruhen vlera të jashtëzakonshme për historinë e Shqipërisë dhe personaliteve shqiptare, ndër to edhe për Skënderbeun. Edhe pse tepër i trajtuar në historiografi, në fushën e krijimtarisë letrare dhe gjini të tjera, personaliteti i Skënderbeut, ende është enigmatik dhe jo i ndriçuar sa duhet.
Për një argumentim të tillë, mund të sjellim si ilustrim, portretin e Gjergj Kastritotit që ruhet në fondin e grafikave të Arkivit Shtetëror Kroat në Zagreb, në signaturën nr. 732, e punuar me bojë të zezë, në letër kartoni të bardhë, gjysmë të fortë me dimensione brenda kuadratit: vertikalisht: 27.5 cm horizontalisht: 19.4 cm, ndërsa dimensionet e vetë portretit janë: vertikalisht: 19.6 cm horizontalisht: 19.4 cm, të cilën e konsultuam në mesin e muajt prill të këtij viti.
Skënderbeu, paraqitet paksa në profil i kthyer në të majtë dhe është vetëm pjesa e kokës pa trup. Kokën e ka tullace, mban një mjekër të gjatë, të valëzuar, sy të mbyllur. Hunda ka formën e “hundëshqiponjës”. Portreti është i futur në një kornizë katrore, me vija të dyfishta, të theksuara. Poshtë kornizës, ka të shënuar me laps plumbi: 1580. Scanderbeg. Sb. XX. 358234. Në kurriz të portetit [verso] lart në të majtë, ka këto shënime me laps plumbi: Türken Portr. Mappe 53301. Në mes të faqes, po në verso, është vula e Arkivit Shtetëror Kroat. [Hrvatski Drzavni Arhiv. Graficka zbirka. Inv. Br. 732]. Poshtë portretit është ky tekst: WARE CONTRAFACTVR, DES SCANDER BEEG IN DER PROFINZ. BOSSEGA WELCHEN HERR GEORG GRAF ZV SERIN ALS AVFF SOLCHERRAIS OBRISTER DEN XXX SEPTEMBRIS. IM M.D.LXXX IAR SAMBT ANNDERN MER FVRNEMEN TVRCKEN. DERN IN ALLEM VBER IIIIM.GEËESEN AVS DEN SELBEN ABE BIS VBER. CCC. ERLEGT VND GEFFANGEN. Përkthimi në gjuhën shqipe do të ishte: Contrafakturë e vërtetë e Skënderbeut në provincën e Pozhegës, të cilën [e kishte me vete] zoti kont Gjergj Zrinski, oficer i lartë kur udhëtoi si i tillë më 30 shtator. Në vitin 1580 ishte bashkë me shumë turq të tjerë të shquar. Ata ishin mbi 4.000, nga të cilët ai vrau dhe zuri rob mbi 400.
Theksojmë se teksti në gjuhën gjermane është i shek.XVI, kështu që është mjaft i vështirë dhe nuk është i lehtë për përkthim. Në disa raste kemi qenë të detyruar të vëmë fjalë të reja për të pasur një kuptim logjik teksti. Këto fjalë i kemi vënë në kllapa katrore dhe shkrim korsiv. Përkundër kërkimeve të shumta, ne nuk kemi arritur të sigurojmë asnjë të dhënë për autorin e mundshëm të grafikës, e cila ruhet në Arkivin Shtetëror Kroat që nga mesi i shek.XVIII, por nuk ka shënime se si ka arritur aty.
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si një prej prijësave më të njohur të shek. XV që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe të Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do ta ngrinin lart figurën e tij dhe luftës së tij, në letrari dhe në tekste historike, studime të veçanta etj. Tek kjo figurë ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvëniës ndaj Perandorisë Osmane.
Figura e Skënderbeut ka luajtur një rol shumë pozitiv në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijes dhe të ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat. Vetë fakti se konti Gjergj Zrinski e kishte me vete grafikën e Skënderbeut tregon se ai është konsideruar si idhull në luftë kundër turqve, dhe reliket e portretet e tij janë mbajtur si objekte fatsjellëse në luftë. Konti Gjergj Zrinski ishte një ndër figurat më të rëndësishme të asaj periudhe në luftërat e kroatëve kundër osmanëve, i cili në vitet 1622-1626 u bë edhe ban i Kroacisë, Dalmacisë dhe Sllovenisë nën perandorinë Austro-hungareze. Pra, në Kroaci, pos kësaj grafike, ruhen edhe objekte të tjera me vlerë për Gjergj Kastriotin, si medaljoni i Skënderbeut nga viti 1449, letra origjinale të dala nga kancelaria e tij si dhe katër vula origjinale, një shtetërore e madhe dhe tri të vogla, përkatësisht ajo private e tij; dorëshkrime ku trajtohet jeta dhe vepra e tij, p.sh. ai i Shibenikut, Sinjit, Zagrebit, krijime letrare, drama e Sakcinskit, etj., etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri Apr 11, 2008 5:10 pm

Skenderbeu në filatelinë Shqiptare



(Kumtesë e mbajtur më 09.04.2005 në Zagreb të Kroacisë, në Simpoziumin për 600-vjetorin e Skënderbeut)
Qoftë dhe vetëm një vështrim panoramik në udhën e gjatë e të bukur të filatelisë shqiptare nuk mund të mos të vërë përpara një fakti të pakundërshtueshëm: ajo ka qënë kurdoherë pjesë dhe shprehëse e identitetit tonë kombëtar. Në çdo kohë filatelia shqiptare ka patur portretin e vet autentik e të papërsëritshëm, si pjesë e kulturës, dhe ka qënë e lidhur ngushtësisht me historinë. Ndër dëshmitë, madje më të mirëfillta e më të prekshme të këtij realiteti është edhe pasqyrimi i gjerë në filatelinë tonë i figurës së Heroit Kombëtar - Skënderbeut.
Arsenali i madh i pullave (plot 135 pamje) për Skënderbeun tregon angazhimin tejet serioz dhe të frytshëm të Postës Shqiptare, trajtimin cilësor, mbështetur shkencërisht në ligjësitë filatelike, që ajo i ka bërë kësaj figure madhore, duke krijuar në çdo rast një ekspresion sa realist aq edhe të ndjeshëm, jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për koleksionistët e huaj. Në filatelinë shqiptare Skënderbeu pasqyrohet në plotmërinë e figurës së tij, me përmasat e një strategu, burri shteti, politikani e diplomati të nivelit ndërkombëtar, që udhëhoqi luftën për pavarësi kundër pushtimit osman, që arriti bashkimin politik e shtetëror të shqiptarëve, por dhe që dha një ndihmesë me vlerë në diplomacinë e kohës.
Pulla e parë postare shqiptare për Skënderbeun daton më 1 dhjetor 1913, për të vijuar më tej nëpër vite me 134 vlera të tjera. E fundit i përket serisë së 25 gushtit 1997. Sigurisht figura e Heroit Kombëtar, siç është zotëruese në historinë shumëshekullore të popullit tonë, e tillë është edhe në filatelinë shqiptare. Për kuriozitetin e këtij auditori prestigjoz do të evidentoj kronologjikisht, duke ilustruar edhe me pamje, disa nga emisionet filatelike më interesante për Skënderbeun.
Emisioni i parë i përket periudhës së Qeverisë së Ismail Qemalit. Edhe pse veproi në një hark kohor të shkurtër, duke pasur në përbërje të saj si Ministër të Postave intelektualin, filatelistin dhe studuesin e mirënjohur elbasanas Lef Nosi, më 1 dhjetor 1913 ajo emetoi gjashtë vlera postare në “qindar” dhe “franga” (monedha të kohës). Portreti i Skënderbeut është në profil dhe i futur brenda kontureve të një medalioni ku shkruhet “Skënderbeg – Mbreti i Shqiptarëve”. Tirazhi i këtyre pullave, siç dëshmon qartë edhe gazeta e kohës “Përlindja e Shqipërisë”, ishte shumë i madh në raport me nevojat e qarkullimit postar. Sasia e plotë ishte 2.878.500 pulla. Prandaj një pjesë e konsiderueshme e tyre u përdorën në vijimësi, duke i mbishtypur, për vënien në qarkullim të disa emisioneve të tjera filatelike.
Kështu p.sh., krahas emisionit të mësipërm, u emetua edhe një seri me pulla taksë me pesë vlera. Karakteristikë e kësaj serie është se mbi pullat e Skënderbeut u mbishtyp një gërmë kapitale “T” dhe fjala “TAKSË” e vendosur pjerrtas, nga e majta në të djathtë. Viti 1914 do karakterizohej nga ngjarje të shumta historike. Midis tyre spikati veçanërisht ardhja e Princ Vidit, të cilit Posta shqiptare i kushtoi emisionin e 7 marsit 1914. Ishin një sasi e pullave me Skënderbeun, mbi të cilat u vendos mbishtypja “1467. Rroftë Mbreti. 1914”, që u përdorën për këtë emision.U prodhuan gjithsej 8000 seri të plota.
Pa kaluar as një muaj, pikërisht më 2 prill 1914, do vihej në qarkullim një tjetër emision i ri, po me pulla me figurën e Skënderbeut. Këtë radhë seria përbëhej nga gjashtë pulla, të cilat kishin të mbishtypura vlefta të reja në “para” dhe “grosh”. Tirazhi i këtij emisioni ishte padyshim më i madhi i përdorur deri atëhere, madje një nga më të mëdhenjtë në filatelinë shqiptare. Dy javë më vonë, bashkë me këtë seri u emetuan edhe katër vlera si pulla taksë. Mbi to u mbishtyp në vijë të drejtë fjala “TAKSË”.
Kapitulli i pullave me portretin e Heroit Kombëtar-Skënderbeut nuk mbyllet këtu. Ai do të vazhdojë duke regjistruar të tjerë emisione. Në 15 tetor 1914, në Vlorë u emetua një seri ku mbi këto pulla u shkruajt në dy gjuhë, në frengjisht e turqisht, “Posta e Shqipërisë”. Ato ishin rrjedhojë e një lëvizjeje proosmane dhe qarkulluan vetëm në Vlorë për një kohë fare të shkurtër. Pa dashur të zgjatem në momentet historike që kalonte Shqipëria në këtë periudhë, por dhe pa i anashkaluar plotësisht, po paraqes tani një emision që në katalogë të ndryshëm filatelik klasifikohet si emision i Shqipërisë së Mesme. Ai datohet më 9 janar 1915. Përsëri kemi të bëjmë me pullat ordinere dhe taksë (siç quhen në gjuhën e filatelisë) të 2 prillit 1914, me vlefta në “para” dhe “grosh” dhe të mbishtypura me një myhyr në formë ovale në turqisht. Konsultimi me dokumentacionin e kohës dëshmon se ky emision u shit në sportelet e postës së Durrësit.
Pullat me portretin e Skënderbeut u përdorën edhe për dy emisione lokale në Shkodër, që lidhen ngushtësisht me emrin e drejtorit të postës së këtij qyteti në atë kohë, Sadik Tiranën. Këto emisione ( njeri përkujtimor dhe tjetri taksë) u emetuan më 19 mars 1915, me rastin e përvjetorit të parë të ditës së ngritjes së Flamurit në kështjellën e Shkodrës. Po në Shkodër, por tanimë katër vjet më vonë, në vitin 1919, u vu në qarkullim një tjetër emision me portretin e Skënderbeut. Ai përbëhej vetëm nga një pullë dhe pikërisht nga vlera “1 GROSH”, e mbishtypur me fjalët “SHKODËR 1919”.
Pulla të emisionit të 1 dhjetorit 1913 apo të ndonjë tjetri nga emisionet e mësipërme, sidomos ato të 19 marsit 1915 u fiksuan edhe në disa karta postare, të cilat mund të ishin të thjeshta apo me përgjigje. Madje ka prej tyre që janë bërë shumë të rralla, siç janë p.sh., zarfat apo kartat postare me gjashtë pulla të Skënderbeut të vulosura në postën e Shkodrës me “vulë ari”. Më 1 prill 1920 emisioneve për Skënderbeun i shtohet një seri e re me gjashtë vlefta. Pullat e kësaj serie u shtypën në Paris dhe janë të një formati relativisht të vogël (shumë pak pulla shqiptare janë emetuar në këtë format). Ato paraqesin një portret të Skenderbeut në profil, të fokusuar mbi një shqytë mbi shqiponjën dykrenore.
Ky emision nuk u vu në qarkullim. Pullat e tij do të pësonin tri mbishtypje të ndryshme: e para, me borien karakteristike-simbol i Postës; e dyta me fjalën “Besa” të futur brenda një kuadrati të zbukuruar me ornamente në të dy anët, dhe, e treta, po me fjalën “Besa” brenda një drejtkëndëshi. Do të kalonin plot shtatëmbëdhjetë vjet që të emetohej një seri tjetër për Skënderbeun. Pikërisht më 20 nëntor 1937, në vigjilje të festës së 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, u vu në qarkullim një nga emisionet më të bukur të realizuar deri atëhere. Ai përbëhet nga seria e pullave, një bllok filatelik dhe disa karta postare me vlefta e pamje të ndryshme. Paraqitja grafike e simboleve të Skënderbeut iu besua dhe u realizua nga arkitekti i mirënjohur Qemal Butka, i cili, siç dihet, është edhe autor i pllakatit përkujtimor kushtuar përvjetorit të 25-të të Pavarësisë.
Edhe në emisionin e 30 gushtit 1938, kushtuar 10-vjetorit të Mbretërisë Shqiptare, paraqitja grafike e të cilit ishte përsëri vepër e Qemal Butkës,u pasqyruan simbole të epokës skënderbejane. Dy vjet më vonë, më 22 nëntor 1939, në kuadër të serisë së viteve 1939-1940, e cila u shtyp në Romë, u përfshi edhe një pullë me vleftë 1 Fr.Sh., me pamjen e Kalasë historike të Krujës. E njëjta pamje, pra Kalaja e Krujës, gjendet edhe në dy pulla të emisioneve të viteve 1943 dhe 1945. Portreti i Skënderbeut do të rishfaqet përsëri në filatelinë tonë më 1 mars 1951. Posta Shqiptare do të emetonte nje emision me tri vlefta në përkujtim të 483-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar. Ky emision u shtyp në Budapest.
1967 do të ishte viti i bumit të pullave për Skënderbeun. Më 10 dhjetor të këtij viti, në kuadër të 500-vjetorit të vdekjes së tij, që u karakterizua nga një varg veprimtarish përkujtimore, Posta Shqiptare nxori një emision për Skënderbeun me tetë pulla, që përfshinin një tematikë të larmishme. Piktori i njohur Namik Prizreni, me penelin e tij, realizoi bukur në pulla “Stemën e Kastriotëve”, “Portretin e Skënderbeut”, “Përkrenaren dhe Shpatën” e tij, “Kalatë e Krujës, Petrelës e Beratit”, “Kuvendin e Lezhës” dhe “Betejën e Albulenës”. Këto pulla u shtypën në Tiranë. (Sa për kurreshtje: duke filluar nga viti 1957 e deri në vitin 1994, pullat shqiptare janë shtypur në Tiranë). Po në kuadër të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, më 17 janar 1968, u vu në qarkullim një tjetër emision më tetë vlefta dhe me një Fletë-palosje FDC, me pulla të vulosura me vulë speciale. Autori i paraqitjes grafike të emisionit ishte piktori i mirënjohur Shadan Toptani, autor i shumë emisioneve filatelike. Në tematikën e pullave bëjnë pjesë Monumenti i Skënderbeut i vendosur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, vepër e skulptorëve të shquar Odhise Paskali, Janaq Paço e Andrea Mano, një portret i vjetër në pikturë i Skënderbeut, që ndodhet na Galerinë Ufici në Firence të Italisë, një gravurë e hershme e Tanush Topisë, Monumenti i Skënderbeut në Krujë, vepër e skulptorit Janaq Paço, portreti i Gjergj Aranitit, skicuar nga piktori Pandi Mele, një pikturë e Simon Rrotës ku paraqitet një betejë e Skënderbeut kundër ushtrive otomane, busti shumë i njohur i Skënderbeut, vepër e Odhise Paskalit dhe frontespici i librit të Marin Barletit. Armët e Skënderbeut do të jenë subjekti i një emisioni të veçantë me tri vlefta, emetuar nga Posta në 13.000 seri të plota më 28 janar 1977, që përkonte me 510-vjetorin e vdekjes së tij. Një nga pullat ka të fiksuara përkrenaren me kurorë mbretërore dhe shpatën e Skënderbeut, që aktualisht ndodhen në një muze të Vjenës. Më 10 dhjetor 1983 do të emetohej një emision tjetër me tablotë në pikturë, që evokojnë disa prej ngjarjeve të rëndësishme të epokës së Skënderbeut. Ky emision, me katër pulla dhe një bllok filatelik, titullohej “Epoka e Skënderbeut në artet figurative”. Në pulla janë riprodhuar tablotë e piktorëve Jakup Keraj, Naxhi Bakalli, Niko Progri dhe Bashkim Ahmeti, kurse në bllok është fiksuar tabloja madhështore e Guri Madhit “Fitore kundër pushtuesve otomanë”.
Emisioni i fundit, që mbyll kapitullin për Skënderbeun, i përket vitit 1997. Më konkretisht ai u vu në qarkullim më 25 gusht 1997. Realizimi grafik u bë nga Fatos Kola, u botua në një shtypshkronjë të Athinës dhe përbëhet nga 10 vlefta me të njëjtën pamje, por me ngjyra të ndryshme. Në këtë emission, për herë të parë, vihet re një largim nga trajtimi tradicional i portretit të Skënderbeut; ai trajtohet ndryshe, nga një këndvështrim artistik bashkëkohor. Ky emission u përdor për nevoja të qarkullimit postar dhe u konsumua shumë shpejt.
Pasi bën këtë “udhëtim” në 92 vitet e filatelisë shqiptare, i pari përfundim që të vjen në mendje është: figura e Skënderbeut zë një vend të rëndësishëm në të dhe është pasqyruar gjerësisht, siç e meriton. Megjithatë tematika për Skënderbeun dhe epokën e tij kurrsesi nuk mund të konsiderohet e shterur plotësisht. Në vitet e ardhshme, në raste përvjetorësh ose jo, përsëri filatelia jonë do t’i drejtohet kësaj tematike dhe do të shtojë gamën e pullave me të, duke i bërë ato përherë e më të bukura dhe koleksionin filatelik për Skënderbeun gjithnjë e më të kërkuar brenda e jashtë vendit.
Thimi Nika Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës në MPJ të Shqipërisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri Apr 11, 2008 5:15 pm

Profesor Kristo Fresheri per Skenderbeun



Profesor, kalimi i shekujve, e ka bere nje mit Skenderbeun, nje fakt qe ai e njohu qe kur ishte gjalle. A mund te na thoni dicka: ju shpreheni se ai ishte shume shtatlarte (elementi qe keni nxjerre prej veshjes) dhe njeri me shume cilesi te mira ne karakter. A mund ti shpjegoni keto elemente me qarte per publikun?

"Skenderbeu u be nje mit, ose me mire te themi legjende, jo vetem per shqiptaret, por deri disa kohe me pare edhe per popujt fqinje ballkanike. U be legjende jo me dekret shteteror, por nga jehona e pashuar e vepres se tij. Deshmi eshte fakti se per Skenderbeun kane folur te gjithe shekujt, jo vetem me trajtesa studimore, por edhe me vepra letrare dhe artistike. Vec te tjerave kam ndeshur ne botime te ndryshme plot poezi kushtuar si peng nderimi nga poete evropiane te shekujve te kaluar, ne gjuhe te ndryshme te kontinentit, te cilat ndoshta nje dite do te kem mundesi, qe me ndihmen e miqve, ti botoj te perkthyera ne gjuhen shqipe. Ne kujtesen popullore, sic eshte e natyrshme per heronjte, ai u vesh me fuqi te mbinatyrshme, si nje Herkul qe can shkembenjte, qe shkul lisat, qe pret me nje terselleme me dhjetra armiq. Qe ishte shtatlarte nuk del vetem nga gjatesia e stofit skarlat qe porosit per veshje, por edhe nga tregimet popullore, madje edhe nga burime te tjera te shek. XV. Ne monografi iu eshte kushtuar nje kapitull i vecante vecorive te tij morale dhe fizike, me titull: "Skenderbeu si njeri", por ketu kufizohem te ve ne dukje vetem nje tipar moral te vecante qe rralle e gjen tek udheheqesit mesjetare: dashurine per bashkeluftetaret, shpirtmadhesine ndaj fajtoreve, thjeshtesine ne jeten e perditshme, respektin ndaj luftetareve te thjeshte. Ne asnje nga burimet qe une kam lexuar, qofshin kancelareske, qofshin tregimtare, nuk kam ndeshur ne asnje fajtor qe te jete denuar prej tij me vdekje. Deshmi jane ata bashkeluftetare te tij, te cilet edhe pse e tradhetuan ceshtjen e luftes duke kaluar ne anen e turqve, kur u penduan u burgosen por nuk u denuan me vdekje, madje Mojsi Golemi, i cili pas tradhetise, u dorezua i penduar, nuk u mbajt asnje dite ne burg. Me ne fund, nuk kam ndeshur ne asnje rast ku te thuhet se Skenderbeu ka vrare ose ka lejuar te vriten roberit e luftes. Per Skenderbeun jane regjistruar nje mori legjendash, disa te hiperbolizuara. Deshiroj te tregoj njeren nga keto legjenda, ndoshta krejt e panjohur sot: Me 1868, nje udhetar gjerman vizitoi Shqiperine e Veriut. Nje nate tek po rrinte prane zjarrit me malesoret, mbasi degjoi adhurimin e madh qe ata kishin per Skenderbeun dhe besimin e tyre se ai nje dite do te vinte ti udhehiqte per te fituar perseri lirine, udhetari i ngacmoi me pyetjen: "Tani u mbushen 400 vjet qe Skenderbeu ka vdekur, cfare pret ai qe nuk vjen?" Nje nga malesoret u pergjigj: "Kij kujdes mik i dashur se Skenderbeu nuk ka vdekur. Vizitori pyeti: "Po ku eshte?" Ai iu pergjigj: "Ja ketu, rreth e rrotull, neper keto bjeshket tona. Pyeti prape vizitori: "Po atehere cpret, perse nuk e ftoni ju?" Malesori prape iu pergjigj: "Zotni i dashur, Skenderbeu nuk pret te marre mesim as nga ju, as nga ne. Ai e di vet se kur duhet te vije. Ne ketu jemi, e presim kur te vije, dime ne se cte bejme".

A mund te na thoni dicka me shume per flamurin e tij dhe shenjat kancelarike qe perdorte?

"Askush deri sot nuk e ka vene ne dyshim se flamuri i Skenderbeut paraqiste nje shqiponje te zeze dykrenare ne fushe te kuqe. Diskutime jane zhvilluar rreth trajtes se shqiponjes, kryesisht rreth kraheve te saj, nese ishin te shpalosura ose te mbledhura. Diskutime jane zhvilluar gjithashtu rreth origjines se flamurit dhe simbolikes qe perfaqeson trajta e shqiponjes. Njoftimin me te hershem per trajten e ketij flamuri e ka dhene M.Barleti. Duke lexuar me kujdes Barletin, Faik Konica vuri re se humanisti shkodran shpjegonte me nje fjale te vetme edhe trajten e shqiponjes. M.Barleti, shkruan ai, thote se "Skenderbeu mbante flamur te kuq me shqiponje te zeze te shtruar me dy krere" (Rubea vexilla nigri bicipitibus distincta aquilis gerebat Scanderbegus). Distincta, te shtruara, sipas F. Konices, do te thote te shpalosura. Kjo ka rendesi mbasi shqiponja e Skenderbeut ndryshonte nga ajo me krahe te mbledhura qe kishte flamuri i Stefan Dushanit dhe i disa sovraneve te tjere evropiane. Madje Barleti e jep trajten e shqiponjes dykrenare me krahe te hapura, me ane te nje vizatimi qe zbukuron ne miniature krahun e majte te kornizes dekorative te vepres se tij mbi Skenderbeun. Duke u mbeshtetur te sqarimi i Faik Konices shteti shqiptar miratoi ne momentin e shpalljes se pavaresise, flamurin me shqiponje te zeze dykrenare me krahe te hapura ne fushe te kuqe. Variantet e flamurit qe jane perdorur rralle e tek me vone me nje shqiponje me krahe te mbledhura jane nje largim nga e verteta historike. E tille eshte p.sh.edhe shqiponja me krahe te mbledhura qe mbajne ende oficeret e ushtrise sone kombetare. Pervec flamurit, Skenderbeu kishte edhe dy simbole te tjera - stemen e pushtetit dhe vulen zyrtare. Ne te dy rastet ne qender te tyre eshte shqiponja dykrenare me krahe te hapura. Perjashtim ben vetem vula unazore, te cilen e perdorte ne aktet personale, si p.sh. ne urdher pagesat. Ne kete vule unazore mungon shqiponja. Vendin e saj e ze Leda, nje figure mitologjike. Ne lidhje me simboliken se cfare perfaqeson shqiponja me dy krere, ka disa shpjegime. Sipas mendimit tim dy kreret e shqiponjes nenkuptojne dy emertimet gjeografike me te cilat njiheshin ne shek. XV trojet shqiptare - Arberi (Albania) dhe Epir (Epirus), me sakte synimin e Skenderbeut per tu bashkuar ne nje trup te vetem, te cilen e simbolizonte shqiponja Arberine (pjesen veriore te vendit) dhe Epirin (pjesen jugore te vendit) ne analogji me shqiponjen dykrenare bizantine, e cila simbolizonte bashkimin e Lindjes (Perandorine Romake Lindore) me Perendimin (Perandoria Romake Perendimore). Deshmi eshte fakti se ne disa raste Skenderbeu eshte quajtur Zot i Arberise (Dominus Albanie), ne raste te tjera Princi i Epiroteve (Epirotarum princeps), por edhe zot i Arberise dhe Epirit (Princepse Albanie et Epirae)".

Ju e permendni Skenderbeun njeri me shume kulture dhe njohes i disa gjuheve te huaja. Saktesisht cfare gjuhesh njihte Heroi Kombetar dhe cfare njohurish kishte, krahasuar me personalitetet e tjera te kohes?

"Te dhena te sakta per shkollimin e Skenderbeut, mesa di une, nuk ka. Nuk ka dyshim se si biri i nje zoti feudal, kur qe i ri duhet te kete marre nen arsimin e zakonshem nga mesuesat oborrtare, sipas praktikes se kohes, ne gjuhe latinisht dhe italisht, gjuhe me te cilat kancelaria e Gjon Kastriotit zhvillonte leterkembim me fuqite perendimore. Nenshkrimi qe vene ne aktet sllavisht, le te kuptohet se ai e njihte dhe gjuhen e fqinjeve veriore, te cilen me siguri e njihte dhe i jati, sic deshmohet nga aktet e tij sllavisht. Dime gjithashtu se gjate viteve 1423-1426, ai kreu shkollen e Ic-ogllaneve ne Edrene - nje shkolle ushtarake e ngritur nga sulltani, ku pergatiteshin kuadrot per administraten feudalo-ushtarake te Perandorise Osmane. Nuk ka dyshim se te pakten ne kete shkolle, ne mos edhe me pare, ai ka pervetesuar turqishten. Nuk perjashtohet mundesia qe te kete marre njohuri edhe per gjuhet arabisht e persisht, shume te perdorshme ne administraten shteterore perandorake turke. Megjithate shqipja mbeti gjuha amtare e tij".

Jane vetem shtate kapituj, ku trajtohet lufta, ndersa pjesa tjeter e vepres, eshte e mbushur me aksesore, qe synojne te nxjerrin sa me te plote figuren e Heroit. Ka qene kjo nje kerkese profesionale, apo thjesht synimi juaj per ta nxjerre sa me shume dimensional Heroin?

"Sikurse e thashe me pare, koha ku Skenderbeu trajtohej vetem si udheheqes i luftes clirimtare, strateg i shquar i artit ushtarak dhe mjeshter i shkelqyer i fitores se betejave, tashme duhet te marre fund. Aspektet e tjera te veprimtarise se Skenderbeut si udheheqes i shtetit shqiptar, si administrator, si legjislator dhe si diplomat, me nje fjale si burre shteti, jane te domosdoshme per ta plotesuar teresine e personalitetit te tij historik. Po ashtu eshte i domosdoshem te trajtohet edhe portreti i tij njerezor dhe jetesor, si njeri, ne vetvete, ne familje, ne shoqeri. Kete mungese qe kane trajtesat, kushtuar deri sot Skenderbeut, e kam vene re me kohe. Deshira per ta plotesuar kete mungese me ka lindur qe kur isha i ri, kur lexoja biografine e njerezve te shquar, te cilet zakonisht kishin kapituj te vecante ku jepeshin njoftime per ta si njeri. Pershtypjen e pare e kam patur nga vepra e Mil Ludeig, kushtuar Napoleon Bonapartit. Pershtypje te thelle me ka lene sidomos Stefan Zeiegu, i cili ndoshta e tepron kur rreket te depertoje edhe ne psikologjine e protagonistit qe trajton. Por stili dhe shkolla e Stefan Zeiegut nuk eshte e mundur te realizohen per Skenderbeun, mbasi as burimet dokumentare per te nuk jane te pasura, as une nuk kam penen e fuqishme te tij".

Kancelaria e tij ka pasur nje korrespondence te pasur me Raguzen, Venedikun, Vatikanin, Napolin etj. A mendoni se kjo diktohej nga koha, apo Heroi donte qe shteti i tij, te kishte funksione me te medha per te amortizuar peshen e eger te sulmeve osmane?

"Pyetjes suaj do ti pergjigjem teper shkurt. Korrespondenca relativisht e pasur e Skenderbeut diktohej nga dy motive qe perputheshin me njera-tjetren edhe nga nevoja e shqiptareve per te patur ne prapashpine aleate fuqite evropiane, edhe nga interesi i fuqive evropiane per ta mbajtur gjalle, ne interes te tyre, keshtjellen pararoje shqiptare".

Profesor, keni nente vellime ne shtepine tuaj me dokumentet e shekullit te XV persa i perket Arberise se Kastriotit. Pse eshte vonuar botimi i tyre?

"Vellimet me burimet dokumentare, kancelareske dhe tregimtare te periudhes se Skenderbeut jane krijuar para se gjithash per nevojat e monografise se permendur, e cila u botua ne vitin 2002. Me duket se e kam thene qarte se metoda qe kane ndjekur shumica e historianeve skenderbegiane, duke u mbeshtetur vetem ne pohimet e historianeve te tjere, pa u konsultuar drejtperdrejt me burimet dokumentare, duhet lene prapa kraheve. Ne menyre te vecante temat madhore duhet te ushqehen drejtperdrejt nga burime dokumentare, natyrisht pa nenvleftesuar trajtesat studimore, te cilat kane vlere te pazevendesueshme kur permbajne analiza, gjykime, vleresime, qe nuk thuhen ne burimet dokumentare. Nje shembull te mire te kesaj metode na ka dhene Fan Noli, i cili per me teper, e ka shoqeruar monografine e vet mbi Skenderbeun te botuar me 1947, me 45 akte kancelareske dhe 9 fragmente burimesh tregimtare te periudhes se Heroit. Kjo domosdoshmeri metodike dhe metodologjike me ka nxitur prej kohesh qe te kopjoj me dore ose te riprodhoje me mjete moderne sa me teper burime dokumentare, qofshin kancelareske, qofshin tregimtare, ne origjinal dhe ne perkthim dhe te bindem me llogjiken time nese jane ose jo te verteta, ato qe thone historianet paraardhes. Si dihet, burimet dokumentare per historine shqiptare te se kaluares, perfshire dhe per periudhen e Skenderbeut, ashtu si dhe trajtesat studimore te morise se historianeve te huaj, jane ne gjuhe te ndryshme dhe te shumta. Ato fillojne qe nga tekstet e gjuheve te vdekura, latinisht, greqishte e vjeter ose osmanishte e hershme dhe vazhdojne me gjuhet mesjetare evropiane, italisht, anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, greqisht, rusisht, serbisht, bullgarisht, turqisht dhe greqishten e sotme. Vetkuptohet se eshte teper e veshtire, ne mos e pamundur, qe historiani ti zoteroje, qofte dhe ne menyre pasive te gjitha keto gjuhe. Ne kete fushe ne ndihme te historianit vijne perkthimet. Per fat te mire, disa nga keto burime qe i perkasin epokes se Skenderbeut jane botuar ne origjinal dhe ne perkthimin shqip - si p.sh. burimet osmane mesjetare nga Selami Pulaha (1967), burimet bizantine mesjetare nga Koco Bozhori dhe Filip Lico (1967). Ketyre duhen tu shtohen edhe materialet e ndryshme te perkthyera, por te pabotuara, te cilat ruhen ne Arkivin e Institutit te Historise. Keto perkthime kane qene nje ndihme e madhe, jo vetem per mua, por per cilindo historian qe eshte marre dhe qe do te merret me epoken e Skenderbeut. Ekziston nje pikepamje, sipas se ciles historiani nuk duhet ti perdore keto perkthime, por duhet qe burimet dokumentare ti shfrytezoje direkt nga origjinali. Kjo eshte nje kerkese e padrejte sepse, sikurse u tha, historiani nuk mund ti dije te gjitha keto gjuhe. Nese historianit do ti kerkohet qe ti njohe te gjitha keto gjuhe, atehere jeta e tij do te kaloje duke mesuar gjuhe dhe si rrjedhim, nuk do te kete kohe te merret me histori. Historiani pra, ka te drejte ti perdore perkthimet, nga gjuhet qe nuk I njeh, me kush qe te shenoje edhe perkthyesin. Ata qe botojne dokumentet e perkthyera dhe nuk tregojne perkthyesin, nuk jane historiane te ndershem. Ata mund te cilesohen "plagiate". Une personalisht as e kam mohuar ndihmen nga keto perkthime, as nuk kam nguruar te ve emrin e perkthyesit. Sic mund ta shohe kushdo, ne monografine time mbi Skenderbeun dhe ne vellimin e pare te burimeve dokumentare qe se shpejti del nga shtypi, kam shkruar ne fund te cdo dokumenti edhe emrin e perkthyesit, jo vetem ne dokumentet e botuara, por edhe ne ato te pabotuara. Ne lidhje me vonesen e vellimeve dokumentare, aresyet kane qene kryesisht financiare. Duheshin fonde per te siguruar perkthyesa (per disa dokumente), redaktore, kompjuteriste dhe korrektore. Me kete rast falenderoj Akademine e Shkencave, e cila me ka ndihmuar ne punen time shkencore. Vec kesaj falenderoj Keshillin e Ministrave per vendimin qe mori keto kohet e fundit per te financuar botimin e tre vellimeve te kesaj serie dokumentare".

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri Apr 11, 2008 5:28 pm

Profesor, ju keni dhe nje ide mbi vendvarrimin e Heroit, qe nuk eshte ne vendin ku me 1968 eshte ngritur Memoriali i Vendvarrimit te Heroit. I qendroni atij arsyetimi?

"Nuk kam asnje aresye perse te heq dore nga ajo pikepamje. Ai qytetari lezhian qe me ka kritikuar per kete ceshtje, se gjoja e kam lene Skenderbeun pa varr, nuk ben dot dallimin midis varrit dhe vendvarrimit. Skenderbeu eshte varrosur ne Lezhe, ne Katedralen e Shen Kollit, pra Lezha eshte vendvarrimi i Heroit, kurse varri ne kuptimin e gropes ku eshte varrosur eshte tjeter ceshtje. Ne komisionin qe u ngarkua me 1967 per te shqyrtuar nese gropa e zbuluar brenda ne xhamine e Pazarit ne Lezhe, ishte ose jo varri i Skenderbeut, une me disa shoke vume ne dukje se ne ate grope nuk kishte asnje shenje qe te tregonte, ne rradhe te pare, se ka qene varr. Aty nuk gjeten as eshtra, as mure ose pllaka anesore qe kane zakonisht varret, sidomos varret e njerezve te shquar, sic ishte Skenderbeu. Nuk vlen te flas me tej se cfare ishte ajo grope. Zyrtarisht, komisioni i hodhi poshte argumentet qe ne aty shfaqem se varri i vertete i Skenderbeut ndodhej brenda mureve te kalase, aty ku duhet te kete qene edhe katedralja ose sic e thote Barleti "Kisha e Madhe e Shen Kollit", mbasi dihet mire se ne Mesjete katedralet, per hir te objekteve te vyera prej ari dhe argjendi ose pikturave qe ato kishin, zakonisht ndertoheshin brenda mureve te kalase, si p.sh. katedralja e Shen Stefanit ne Kalane e Shkodres, ose p.sh. katedralja e Shen Merise ne Kalane e Beratit. Komisioni nguroi te pohonte se aty ishte zbuluar varri i Skenderbeut. Si zgjidhje komisioni shpalli Lezhen si vendvarrim dhe ne vendin e supozuar si varri i Skenderbeut vendosi ngritjen e nje memoriali te emertuar, jo varri i Skenderbeut, por Memoriali i Vandvarrimit te Skenderbeut. Ne lidhje me kete ceshtje, ne monografi kam shkruar: "Ngritja e nje Memoriali, jo ne vendin e sakte, nuk e demton homazhin e nje kombi ndaj Heroit te vet, vecse eshte mire te dihet se varri i vertete i Heroit eshte diku aty prane". Keshtu, frika qe ka qytetari lezhian se e kam lene Lezhen pa varrin e Heroit, eshte pa vend. Edhe argumenti qe ai sjell se ne faltoren e pazarit eshte zbuluar varri i Heroit, nuk te bind. Nese ka argumente te tjera, ne ketu jemi, le ti thote, por te mos perserite ato qe kemi renditur ne monografi".
Cfare i la Skenderbeu pervec krenarise, shqiptareve?
"Krenaria eshte vetem nje nga kapitalet historike te vyera qe Skenderbeu u la shqiptareve. Me kryesori nuk eshte krenaria, por mesazhi historik qe ai u la brezave pas. Para se gjithash eshte lufta per lirine e atdheut, per vellazerimin e gjithe shqiptareve, pavaresisht nga dallimet krahinore, fetare dhe kategorive shoqerore. Tjeter mesazh i Skenderbeut eshte bashkimi i perjetshem rreth flamurit te tij, sic thote Fan Noli "nje flamur i madh per vegjeli", nje flamur i shenjteruar nga gjaku i nje populli te tere, i cili pikerisht per kete aresye i cau shekujt dhe sot valevitet ne te gjitha trevat ku sot banojne shqiptare, perfshire edhe bashkatdhtaret e diaspores. Ai na la dhe nje mesazh te trete: ta hedhim veshtrimin nga Perendimi".

A mund ti besojme Sami Frasherit, kur thote se Heroi yne u perdor nga Papa dhe nga mbreti i Hungarise?

"Per ato qe thote Sami Frasheri duhet gjykuar, duke e zhvendosur veten tone nga ditet e sotme ne fund te shek. XIX, kur ai dha vleresimet e tij per Skenderbeun. Dy jane konsideratat qe duhet te kemi parasysh ne kete vleresim, nivelin e njohurive historike per Skenderbeun qe ekzistonte ne fund te shek. XIX dhe ambjentin politik ne te cilin jetonin Sami Frasheri dhe lexuesit e shkrimeve te tij. Vleresimet e tij ne disa pika tani nuk qendrojne. Tashme e dime, sikurse e thashe edhe me pare, se te dy palet, edhe Skenderbeu, edhe Evropa, perfshire edhe Papen me Hungarine kishin interesa te perbashketa per luften kunder invazoreve osmane. Pra, as Skenderbeu, as Papa ose Hungaria, nuk qene vegla te njeri-tjetrit, por aleate me njeri-tjetrin".
Pas 84 viteve jete, a mund te thuhet se monografia "Skenderbeu - Jeta dhe Vepra", eshte vepra me e plote e jetes suaj?

"Deri tani, mendoj se po. Nuk e di se cdo te sjelle e ardhmja".

A mendoni qe shqiptaret do ishin kaq pasive me rastin e festimeve te kujtimit te tij?

"Deri diku, po. Perderisa deri sot ne e kemi perfytyruar Skenderbeun vetem si udheheqes i luftes clirimtare dhe meqenese ne rrethanat e sotme nuk kemi nevoje te na nxite per te shkundur si dikur, roberine e huaj, ne menyre te pandergjegjshme shumekush ka menduar se vendi i Heroit eshte vetem ne muze dhe me te duhen te merren vetem drejtoret e tyre. Por, nese e kundrojme Skenderbeun per mesazhet qe na la, atehere ai duhet te jete kurdohere i pranishem ndermjet nesh".
Cfare do te presim ne vazhdim nga Profesor Kristo Frasheri?
"Me nje fjale, persa i perket projekteve te ardhshme, le tia leme kohes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri Apr 11, 2008 5:39 pm

Artikull ne "Korrieri" : Artikull ne "Korrieri"




Interviste me Prof. Kristo Frasherin: Kete vit eshte vendosur te perkujtohet jubileu i 600 vjetorit te lindjes se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Ku mbeshtetet pohimi i historianeve se Skenderbeu lindi me 1405? A ka vertetesi dokumentare kjo date?
"Vertetesine dokumentare te datelindjes sot e japin vetem regjistrat e gjendjes civile, kurse ne Mesjete regjistrat pagezimore te famullive kishtare. Per shkak te trazirave te koheve, te tilla akte nuk ka as per Skenderbeun, as per cilindo personalitet tjeter mesjetar. Ka sipas rastit vetem pohime deshmitaresh ose llogaritje te peraferta, te mbeshtetura gjithashtu ne deshmi historike. Biografi me i hershem i Skenderbeut, humanisti shkodran Marin Barleti, megjithe te dhenat e shumta qe jep per Heroin, vitin e tij te lindjes nuk e thote. Njofton vetem se kur vdiq ishte 63 vjec, kurse vitin e vdekjes e jep sipas kalendarit popullor venedikas (1466), ne vend te vitit gregorian 1468. Vitin e lindjes historianet e nxorren duke u mbeshtetur ne te dhenat e tjera qe jep per te Barleti. Por, ne te dhenat e tij ka disa mosperputhje. Ai thote p.sh. se Skenderbeu u dorezua peng kur ishte 9 vjec, se dorezimi peng u krye kur Sulltan Murati II ndermori fushaten kunder Shqiperise dhe sipas tij kur vdiq ishte 63 vjec. Mosperputhjet ne njoftimet e Barletit te bien menjehere ne sy. Nese ai kur vdiq ishte 63 vjec duhet te kete lindur rreth vitit 1404 ose 1405. Dorezimi peng ne moshen 9 vjecare i takon te kete ndodhur me 1413 ose 1414. Por dihet se Sulltan Murati hipi ne fron me 1421 dhe se fushaten kunder Shqiperise e ndermori me 1423,pra kur Skenderbeu duhet te kete qene ose 16, ose 18 vjec. Si rrjedhim, per te kapercyer keto mosperputhje, historianet kane qene te detyruar te ndryshojne ose vitin e lindjes ose vitin e dorezimit peng, ose emrin e Sulltanit, ose moshen e vdekjes. Disa historiane (Hammer, Paganel, Fallmerayer) preferuan te ndryshonin vitin e lindjes. Sipas tyre Heroi duhet te kete lindur me 1414, duke respektuar keshtu moshen 9 vjecare te dorezimit peng dhe emrin e sulltan Muratit II, tek i cili u dorezua peng. Megjithate mosperputhja nuk u kapercye, mbasi me kete datelindje, Skenderbeut i takon te kete vdekur ne moshen 56 vjecare dhe jo 63 vjecare, si pohon Barleti. Historiane te tjere (Cinkaizen, Pizan, Marinesko), preferuan te ndryshonin moshen e dorezimit peng. Sipas tyre, Skenderbeu lindur me 1405, duhet te jete dorezuar peng me 1423, kur Sulltan Murati ndermori fushaten kunder Shqiperise, pra ne moshen 18 vjecare. Me kete pikepamje respektohej edhe mosha 63 vjecare e vdekjes se Skenderbeut. Ka me ne fund edhe historiane te tjere (Hopf, Pisko, Pulaha), te cilet mendojne se keto mosperputhje kapercehen duke ndryshuar emrin e sulltanit, si rrjedhim duke pohuar se Skenderbeu u dorezua peng te Sulltan Mehmeti I, por jo te Sulltan Murati II. Por emrin e sulltanit nuk kemi te drejte ta ndryshojme, mbasi Sulltan Mehmeti I nuk udhehoqi asnje ekspedite ushtarake kunder Shqiperise, kurse emrin e Sulltan Muratit II e permendin shume burime dokumentare, madje edhe kronistet osmane te shek. XV. Historiani qe ka ndryshuar here pas here vitin e lindjes se Heroit, eshte Fan Noli. Ne punimin e tij te vitit 1921, vuri si datelindje vitin 1412; ne disertacionin e vitit 1947 vitin 1404 ose 1405; perkundrazi ne leksionin qe mbajti me 1460, caktoi vitin 1400.
Tashme ka kohe qe historianet ne pergjithesi pranojne se Skenderbeu ka lindur ne vitin 1405. Kete date kam pranuar dhe une. Viti 1405 nuk del vetem nga pohimi i Barletit, por edhe nga njoftimi qe na jep fisniku shqiptar Gjon Muzaka, bashkekohes i Skenderbeut, i cili thote se vdiq ne moshen 63 vjecare. Ka edhe nje burim dokumentar me vlere te padyshimte. Eshte ambasadori i Mantoves J. P. Arrivabenus, prane Selise se Shenjte, i cili e pa me sy Skenderbeun me 12 dhjetor 1466 ne Rome, kur Heroi vizitoi Papen Pali II. Dy dite me vone ai i shkruante nenes se tij se Skenderbeu "eshte nje burre shume i moshuar, i kalon te 60 vjetet (é homo molto de tempo, passa li 60 anni). Me keto te dhena mund te pranohet perfundimisht se Skenderbeu ka lindur ne vitin 1405, kurse per muajin dhe diten e sakte te lindjes, heperhe, as qe mund te flitet".
E kishit menduar ndonjehere qe 600 vjetori i lindjes se Heroit Kombetar te vinte kaq i pazeshem nga bashkepatriotet e tij?
"Nuk e kisha menduar jo vetem se mund te vinte kaq i pazeshem, por edhe se mund te vinte kaq shpejt. Jubileu i 500 vjetorit te vdekjes se Gjergj Kastriotit, i cili u perkujtua me madheshti me 1968, pra 37 vjet te shkuara, me duket sikur ka ndodhur pak kohe me pare. Kjo vjen jo vetem ngaqe koha ecen shpejt, madje shume shpejt, por edhe nga fakti se ai jubile u perkujtua ashtu sic e meritonte Heroi, me shume aktivitete shkencore, kulturore, artistike, te cilat zgjaten gati nje vit dhe u shtrine brenda dhe jashte vendit. Sic ndodh zakonisht, ngjarjet e bujshme lene pershtypje aq te thella sa njeriut i duket sikur kane ndodhur shume prane ne kohe. Por ja -qe pas 37 vjeteve erdhi dhe jubileu i 600 vjetorit te lindjes se Heroit, i cili meriton patjeter qe te perkujtohet me madheshti edhe per nje arsye tjeter. Pas gati kater dekadash sot ne Shqiperi jetojne disa gjenerata, te cilat ne ate kohe nuk kishin lindur ose qene femije. Si rrjedhim, ato kane nevoje ta perkujtojne, ne mos me teper, te pakten me madheshtine e jubileut te vitit 1968. Per me teper edhe shumica e autoreve e spektatoreve qe moren pjese ne ate jubile me punime shkencore, me vepra letrare, me krijime artistike, duke filluar qe nga pikturat e deri te melodramat, sot nuk rrojne me. Pra eshte e domosdoshme qe edhe ata ta perkujtoje dhe ta vleresoje vepren e tij, mbasi Ai u takon gjithe brezave.
Ne lidhje me pyetjen tuaj, me keqardhje duhet thene se qarqet qeveritare dhe shkencore, ne pergjithesi jane treguar te pakujdesshem per ta pergatitur me kohe kremtimin e ketij jubileu. Ndoshta ngase jane prokupuar nga probleme te tjera, aresye kjo jo e justifikueshme".
Po historianet perse heshtin? E kujt eshte pergjegjesia?
"Disa dite me pare keni shkruar se historianet tane ne vend qe te merren me jubileun e Heroit, po shajne njeri-tjetrin. Nuk jam plotesisht me ju. Ju keni thene gjysmen e se vertetes. Jam historian, por deri sot nuk jam marre me sharjet e historianeve, perkundrazi, kam kohe qe jam angazhuar me Skenderbeun. Dy vjet me pare botova monografine mbi Heroin. Ne te njejten kohe po punoj per disa vellime me burime dokumentare per epoken e Skenderbeut, nga te cilat vellimin e pare e kam dorezuar per shtyp. Nese e keni fjalen per te tjere, edhe ketu vetem pjeserisht keni te drejte, pasi jo te gjithe merren me sharje. Ka vetem ndonje koke e semure dhe ndonje gazete e pocaqisur qe ne kete vit jubilar te Heroit, ne vend qe te botoje studime serioze per te dhe per vepren e tij historike, i ve me kenaqesi faqet e saj ne dispozicion te kritizereve, per ta shnderruar jubileun, nga nje homazh per Heroin, ne nje arene gladiatoresh historiane. Por, shyqyr Perendise, shumica e historianeve nuk jane te semure per te rene viktima te fyerjeve dhe spicave "luftencitese" pa buke.
Eshte rasti te kujtojme se per kremtimin e jubileut te vitit 1968 barren me te madhe te punes pergatitore e perballoi sektori i Studimeve Mesjetare te Institutit te Historise, ne ate kohe prane Universitetit Shteteror te Tiranes. Tani barren kryesore per kete jubile i takon ta perballoje Instituti i Historise, prane Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe ne menyre te vecante, Departamenti i Studimeve Mesjetare. Me sa dime, Departamenti perkates i Institutit te sotem te Historise nuk e ka vene ujet ne zjarr. Duket se medjevistet e tij i ka zene nje gjume i thelle. Nuk kane bere asgje per Skenderbeun.
Pergjegjesi per kete plogeshti ndaj jubileut e ka Drejtoria e Institutit te Historise. Perse nuk i detyroi me kohe historianet e ketij departamenti ta parashikonin kete jubile ne planin e tyre te punes? Perse ajo nuk u kerkon llogari anetareve te ketij departamenti se me cfare do ta nderojne jubileun e Skenderbeut? Perse ajo eshte pajtuar me plogeshtine e tyre?"
Kur filluat qe te merreni me Skenderbeun dhe si e keni percjelle per me shume se 50 vjet vepren dhe dokumentet qe lidhen me Heroin?
"Skenderbeu me ka terhequr qe kur kam qene fare i ri, qe ne vitet 30 te shek. te kaluar, kur isha nxenes i shkolles se mesme. Dashurine per te ma ka percjelle, ne menyre te vecante punimi i Fan Nolit "Historia e Skenderbeut (Gjergj Kastriotit), Mbretit te Shqiperise", botuar ne Boston 1921, te cilin e kishim si tekst mesimi ne "Liceun e Tiranes". Me ka bere per vete mjeshtria dokumentare dhe artistike me te cilen Fan Noli e ka "qendisur" figuren e Skenderbeut. Me vone Heroi nuk mu nda asnjehere nga mendja, vazhdimisht ma ka cukitur ndergjegjen. Tri punime te vecanta (pervec vepres se permendur te Fan Nolit, botuar me 1921) kane zbukuruar biblioteken time modeste - disertacioni i Xhevat Korces "Tri pyetje nga jeta e Skenderbeut" (1923), ai i Athanas Gegaj "LAlbanie et lInvasion Turque au XV siecle", botuar ne Paris 1937 dhe disertacioni i Fan Nolit "George Castriot Scanderbeg (1405-1468)", botuar ne Nee York, 1947. Kete te fundit, pervec vepres ne anglisht, e kam patur te perkthyer shqip ne doreshkrim perpara se ai te botohej me 1967. Dora-dores me lindi dhe deshira per tu marre me Heroin. Fillova keshtu te shfrytezoj dhe punime te tjera duke u perqendruar me teper ne vjeljen e burimeve dokumentare. Nje vend te vecante ne kete angazhim zuri vepra e J. Radonicit "Gjuraq Kastriot Skanderbeg i Arbania u XV veku", Beograd 1942, nje veper e ngjeshur me qindra dokumenta te shek. XV mbi Skenderbeun. Sproven e pare per historine e Heroit e ndermora ne vitin 1958 (me rastin e 490 vjetorit te vdekjes se Heroit) - nje punim modest, i cili u botua si suplement i revistes "Shqiperia e Re", ne anglisht, frengjisht, rusisht. Per kete botim mora nje pergezim edhe nga Fan Noli. Pas 1 viti hartova, vec te tjerave, kapitullin kushtuar epokes se Skenderbeut, e cila u perfshi ne "Historia e Shqiperise". Vell. I (Tirane 1959), botuar nga Universiteti Shteteror i Tiranes. Me vone kam botuar here pas here punime te tjera me tematika te ndryshme, gjithmone per Skenderbeun, derisa ne vitin 2002 botova monografine e permendur mbi vepren dhe jeten e Heroit".
Ju pretendoni ne krijimin tuaj se Skenderbeu ishte nismetari i shtetit kombetar dhe kete e lidhni me faktin se ne te njejten kohe, ne kontinentin evropian, filloi procesi i formimit te shteteve kombetare. Pse nuk eshte shquar ky element ne historiografine tone deri me tani?
"Qe procesi i formimit te shteteve nacionale ne Evrope filloi ne shek. XV, eshte nje fakt. Shqiperia nuk kishte perse te bente perjashtim. Me duket se ne kreun XI te monografise, kam sjelle argumente qe deshmojne se edhe ne Shqiperi nen udheheqjen e Skenderbeut, u krye kalimi nga luftat e vecuara te krereve princerore shqiptare me tendenca partikulariste, ne shkrirjen e ketyre zoterimeve partikulariste ne nje shtet te bashkuar, e thene ndryshe ne nje shtet nacional. Persa i perket pyetjes, perse ky element nuk eshte shquar ne historiografine tone deri me sot, ka nje shpjegim.
Pas vdekjes se Skenderbeut, Shqiperia hyri nen sundimin osman, i cili vazhdoi 4 shekuj e gjysme. Ne keto rrethana sa me teper kalonin vitet, aq me teper dilte ne plan te pare vepra e Skenderbeut si udheheqes i luftes clirimtare, aq me teper merrte vlere mesazhi qe ai u la shqiptareve per ti kthyer me lufte atdheut lirine. Gjithashtu edhe per opinionin evropian vepra kryesore e Skenderbeut nuk ishte krijimi i shtetit shqiptar, por lufta per liri qe ai zhvilloi kunder invazoreve osmane, e cila u be mburoje per qyteterimin evropian. Kjo eshte arsyeja perse Skenderbeu shfaqej ne kujtesen e shqiptareve dhe ne ate te elites evropiane jo si burre shteti, por si nje kryekapedan i lirise hipur mbi kale me shpate ne dore.
Sot gjendja ka ndryshuar. Shqiptaret sot e kane shtetin e tyre kombetar. Vec kesaj, shteti i tyre ka nje vend te stabilizuar ne hapesiren boterore. Me krijimin e bashkesise evropiane rreziku per invazione nga jashte, ka kaluar. Sot, para shqiptareve shtrohet detyra e perparimit sa me te shpejte te vendit, e cila kerkon nje bashkim po aq te forte sa dhe ai per te cilin kishte nevoje lufta clirimtare. Sot mesazhi qe leshon Heroi Kombetar nuk eshte si ai qe u drejtonte shqiptareve ne kohen e Rilindjes: "O djem rrembeni pushket/ Ja vdekje/ Ja liri/". Sot trumbeta e tij na therret te forcojme bashkimin, te rrembejme librat, te pushtojme shkencat, te ndricojme vendin, te permiresojme ekonomine, te zbukurojme atdheun, per te hyre sa me pare ne Bashkimin Evropian. Kjo eshte arsyeja perse pa hequr dore nga vleresimi tradicional i Skenderbeut vetem si udheheqes, gjenial i luftes clirimtare dhe si strateg, gjithashtu gjenial i fitoreve ushtarake, ne duhet ta vleresojme ca me teper Skenderbeun, ashtu sic e kam trajtuar ne monografine e permendur: "Vepra e dyte e Skenderbeut, madje me e madhe per nga vlera historike, eshte krijimi i shtetit te bashkuar shqiptar, i nje shteti me karakter kombetar dhe jo partikularist...Vecori e shtetit te Skenderbeut eshte se ai lindi ne shtratin e luftes clirimtare, madje ne kombinim dialektik me te - ne veshtrimin se lufta per liri i dha shtytje aspirates per shtetin kombetar dhe e kunderta, aspirata per shtetin kombetar e fuqizoi luften per liri" Dhe me tej: "Shteti shqiptar i krijuar nga Skenderbeu me pushtet te perqendruar, pavaresisht se pati nje shtrirje territoriale te kufizuar, pati karakterin e nje shteti nacional per faktin se u udhehoq nga prirja per nje shtet te centralizuar dhe per te perfshire ne kufijte e vet trojet shqiptare. Rendesia e kesaj vepre qe ndermori Skenderbeu mund te cmohet po te kemi parasysh se rezultati me i madh qe ka arritur nje kombesi gjate Mesjetes ka qene krijimi i shtetit te vet nacional. Gjithashtu vlera e kesaj vepre kuptohet po te kemi parasysh se kombesite, te cilat gjate Mesjetes nuk arriten te krijonin shtetin e vet me karakter nacional, u asimiluan ose u shperbene si kombesi nga shtetet e huaja qe ato i paten nen zgjedhe per shekuj me rradhe, duke i fshire si kombesi nga faqja e Historise (Kr. Frasheri. Po aty, ff. 482-483)". Eshte per te ardhur keq qe ne vellimin e pare te "Historise se Popullit Shqiptar", botuar nga Instituti i Historise (Tirane 2002) flitet per formimin e shtetit shqiptar, afersisht sipas formulimeve qe permban kapitulli perkates i "Historise se Shqiperise", vellimi I, botuar ne Tirane me 1959. Edhe ne fund te kapitullit perkates kur behet vleresimin i vepres historike te Heroit, qendrohet ne vleresvetem si udheheqes i luftes clirimtare, si mjeshter i artit luftarak, si burre shteti qe u lidh me masat popullore, si njeri qe zgjodhi drejt aleatet nderkombetare, por nuk i kushtohet asnje vemendje vepres se tij madheshtore, historike: formimit te shtetit te perqendrur shqiptar dhe vleres historike te ketij shteti. Shkurt, autori i ketij kapitulli nuk ka mundur te dale nga vargonjte e vleresimit, tashme te tejkaluar, perderisa kalendari i ka mbetur ne vitin 1962, kur ai mbaroi Fakultetin e Historise".


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri Apr 11, 2008 5:45 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri Apr 11, 2008 5:43 pm

Ne Sinje te Eperme ne Diber akoma ka toponime qe evidentojne kohen e Kastrioteve, ndersa ne fshat eshte dhe nje museum kushtuar atij. A mendoni se ia vlen kembengulja per origjinen e tij pikerisht ne kete vend?
"Kryesore per Heroin Kombetar eshte vepra e tij historike. Pastaj vjen origjina e tij shqiptare, te cilen dikur disa historine te huaj e paten mohuar, por qe ka kohe qe tezat e tyre jane harruar. Origjina krahinore vjen ne rradhe te dyte, per te mos thene ne rradhe te trete. Eshte ceshtje krenarie lokale. Kam permendur ne monografi rastin e Homerit, per origjinen e te cilit debatonin shtate qytete te Hellades antike. Edhe per Skenderbeun fshatra te Dibres, Matit, Kukesit, Mirdites, Krujes ngulnin kembe se ai ka qene pinjoll i tyre. Me 1951 Prof. Aleks Buda, duke u mbeshtetur ne te dhenat qe njiheshin ne ate kohe, mendoi se Kastriotet ishin me origjine nga krahina e Hasit. Kete pikepamje kam mbajtur dhe une ne shkrimet e para mbi Skenderbeun. Me vone dolen ne drite burime te tjera dokumentare, te cilat vertetuan pohimin e fisnikut shqiptar, bashkekohes i Skenderbeut, Gjon Muzaka, sipas te cilit ata ishin nga fshati Sinje i mikrokrahines Qillen te Dibres se Poshtme. Kjo teze gjeti mbeshtetjen edhe ne burimet e hershme dokumentare osmane. Sipas deftereve kadastrale turq dhe te burimeve te tjera perendimore, vertetohet prania e fshatareve me mbiemrin Kastriot me mikrokrahinen e Qillnes, ne menyre te panderprere per dy shekuj e gjysme. Keto njoftime, tashme te padyshimta, me detyruan te heq dore prej kohesh nga pikepamja e origjines se Kastrioteve nga fshati Mazrek i Hasit. Me sa mbaj mend une edhe vet Prof. A. Buda hoqi dore nga pikepamja e tij e shprehur me 1951. Megjithate ka ende njerez qe nuk duan te binden, por vazhdojne te kopjojne pikepamjen e dikurshme te origjines nga Hasi (pa na sjelle deshmi te reja), nga e cila mbrojtesit e saj te dikurshem kane hequr dore prej kohesh. Vec kesaj, nje arsimtar i ekzaltuar matian me akuzon se duke pohuar se Skenderbeu ishte nga Dibra e Poshtme dhe jo nga Mati, dalengadale po ia fal Heroin Kombetar Maqedonise. Si duket as arsimtari matian, as botuesi i shkrimit te tij, nuk e dine se Dibra e Poshtme (Peshkopia) eshte krahine shqiptare dhe ndodhet ne Shqiperi. Perfundimisht dua te perseris se kryesorja per mua eshte qe Skenderbeu eshte shqiptar, kurse pohimin e origjines se tij nga mikrokrahina e Qillnes e kam shfaqur i shtyre vetem nga forca bindese e argumentave historike".
Profesor, cfare mund te themi me pak fjale per familjen e Skenderbeut, ne saje te dokumenteve qe keni hulumtuar?
"Po ai historian qe mbron prejardhjen e Kastrioteve nga Hasi me ka akuzuar sikur une kam thene se Skenderbeu ka qene fshatar (Gazeta "Tema", 16-17 janar 2005). Duke degjuar kete absurditet me kujtohet nje thenie e Faik Konices, te cilen me lejoni ta tregoj para se te pergjigjem. Ne fillim te shek. XX kur ai botonte revisten e vyer "Albania", redaksise se saj i vinin plot letra pergezimi, nga lexuesit, ne pergjithesi emigrante shqiptare, te cilet e kishin mesuar shkrimin shqip jo ne shkolle, por nga njeri-tjetri. Disa nga keta lexuesa e pergezonin Faikun me vargje - nuk mungonin edhe vargje te ngjashme me ato te Mazllemit te Palomes. Ndonjeri e niste letren pak a shume ne kete menyre: "I dashur Faik/ te dua si mik/ me teper se nje ciflig/ mik per kok/ me teper se 100 ok etj. Faik Konica pasi u ngop me te tilla letra leshoi nje sentence, te cilen une e kam degjuar nga miqte e tij: "Te shkretet shqiptare, kur mesojne shkronjat, kujtojne se behen imin tradicional. Skenderbeu cmohet vetem si udheheqes i luftes clirimtare, si mjeshter i artit luftarak, si burre shteti qe u lidh me masat popullore, si njeri qe zgjodhi drejt aleatet nderkombetare, por nuk i kushtohet asnje vemendje vepres se tij madheshtore, historike: formimit te shtetit te perqendrur shqiptar dhe vleres historike te ketij shteti. Shkurt, autori i ketij kapitulli nuk ka mundur te dale nga vargonjte e vleresimit, tashme te tejkaluar, perderisa kalendari i ka mbetur ne vitin 1962, kur ai mbaroi Fakultetin e Historise".
Po ne lidhje me rinine e Heroit?
"Ne lidhje me femijerine e Heroit, njoftimet jane mjegullore. Ne historiografi ka sunduar dhe deri diku vazhdon te sundoje ende tregimi i M. Barletit, sipas te cilit ai vajti peng te sulltani kur ishte 9 vjec dhe u kthye ne atdhe pas 29 vjetesh, kur ai ishte 38 vjec. Por ky tregim, i shnderruar prej kohesh ne legjende, eshte vene ne pikepyetje nga mjaft historiane, ne menyre te vecante nga analiza kritike qe Fan Noli i beri tregimit te Barletit. Une e kam marre seriozisht kritiken e Nolit, ndonese ne disa pika te dores se dyte verejtjet e tij nuk me jane dukur bindese. Hollesirat jane dhene ne monografine e permendur. Shkurtimisht them se Skenderbeu eshte dorezuar peng te sulltan Murati II me 1423, pra kur ishte 18 vjec. Pasi kreu per tre vjet shkollen ushtarake te Ic-ogllaneve e shohim ne Shqiperi me 1426. Pastaj emri i tij zhduket nga burimet dokumentare dhe ne mes te viteve 30 shfaqet si spahi ne sanxhakun e Ohrit. Me 1438 e gjejme qeveritar te administrates feudale-ushtarake osmane ne Shqiperi, subash te Krujes dhe me 1443 duket se ishte sanxhakbej i Dibres, kur vajti ne betejen e Nishit ne krye te 300 kaloresve, me te cilet ai e braktisi frontin dhe ne nentor u kthye ne Diber, me tej ne Kruje ku ngriti flamurin e kryengritjes clirimtare. Gjithsesi fjala e fundit ne lidhje me kete pjese te jetes se Heroit, ende nuk eshte thene perfundimisht".
Sa i besueshem eshte Sami Frasheri ne enciklopedine e tij, per portretizimin e Skenderbeut?
"Sami Frasheri ka dhene vleresime per Skenderbeun si ne veprat shqip, ashtu dhe ne ato turqisht. Vetkuptohet se ne gjuhen shqipe pena e tij flakeron nga krenaria si shqiptar, kurse ne gjuhen turqisht stili eshte i matur, kufizohet vetem ne shtjellimin e ngjarjeve. Kjo eshte e kuptueshme po te kemi parasysh se shkrimet shqip u drejtoheshin shqiptareve, te cilet e adhuronin njesoj si ai vepren madhore te Skenderbeut si udheheqes i luftes clirimtare, si Heroi i tyre Kombetar. Perkundrazi ne shkrimet turqisht, meqenese i drejtohej nje publiku kryesisht jo shqiptar, ai vleren e vepres se tij historike te Skenderbeut e shtjellon nepermejt ngjarjeve duke lene te nenkuptohen, midis rreshtave, se ai dhe shqiptaret ne lufte kunder dy sulltaneve te medhenj, kane qene kurdohere fitimtare!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fati


Numri i postimeve : 75
Registration date : 02/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptySat Apr 19, 2008 3:23 pm

Hey a mos ka qen nena e skenderbeut nga gostivari, gradeci?????

Dhe e martume diku ne Peje, afer nje lumi te bardh Wink

A eshte krejt e thashe e thenme ?????


Ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptySat Apr 19, 2008 3:37 pm

fati shkruajti:
Hey a mos ka qen nena e skenderbeut nga gostivari, gradeci?????

Dhe e martume diku ne Peje, afer nje lumi te bardh Wink

A eshte krejt e thashe e thenme ?????


Ju pershendes


Po more nëna e Skenderbeut ka qenë halla e sejfedin Hadumit - deputet !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
fati


Numri i postimeve : 75
Registration date : 02/03/2008

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptySat Apr 19, 2008 5:13 pm

Jo tezja jem ka qen, seriozisht jam ka pyes a eshte e vertet se sot ni profesor e deklaroi se ka shkruajt prap historin e shqiptareve ne kohen e skenderbeut.


a eshte e vertet????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptySat Apr 19, 2008 5:19 pm

fati pershendetje

Eshte shume e verte se Nena e Skenderbeuat eshte nga Gradeci.

''Por, nese nuk gabohem Gradeci i bije ne komunen e Tetoves e jo te Gostivarit.''

eri M po qe ke pergjigje per antaret mundohu te kontribuoish me pergjigje, nese jo,nuk kemi nevoj te prishtet tema te ja futim kote ne tema FLM.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri May 02, 2008 8:08 pm

Sofra, Beton, Kolapetrit, Tom Sojer, Ago Muj dhe gjithe te tjeret lexojeni kete fakt senzacional i cili ia kenaq zemren cdo shqiptari. Senzacionale per bese! Ju lutem lexojeni:

Lajme nga Kërçova : Zbulim senzacional në Kërçovë - Skënderbeu i pikturuar në muret e kishës
Postuar nga Gurra Kyqur 2008/4/9 20:30:00 (165 Lexime)

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Img47fe44d8a5edf

një kishë të rrethit të Kërçovës zbulohet piktura e Skënderbeut.
Magjistri i shkencave te Historisë nga Kërçova, Ilmi Veliu, këto ditë
ka bërë një zbulim senzacional në një manastir ortodoks që gjendet në
rrethinën e Kërçovës.Atij deri më tash nuk i është lejuar që të bënte
hulumtime dhe të fotografonte në këtë manastir me arsyetimin se është e
ndaluar të fotografohet në kishë, por tash, ai ka mundur ta bënte atë
si drejtor i muzeut të Kërçovës.
Është fjala për një fotografi të
Skënderbeut e pikturuar, me siguri nga ndonjë piktor shqiptar, ndoshta
Onufri, në murin e kishës, së bashku me disa shenjëtorë të tjerë.
Fotografia është gati identike me fotografitë tjera që jënë zbuluar
kohët e fundit nga Eqrem Zeneli në Muzeun e Vienës, pastai në
Bildarchiv poashtu në Vienë, në arhivin e Magdeburgut pikturuar nga
Johan Franke më 1606, arhivin e Nynbergut e pikturuar nga Hoffman më
1678, e kështu me radhë , thotë drejtori i muzeut Mr. Ilmi Veliu.

“Fotografia
më së shumti i përngjan asaj nga Muzeu i Vjenës edhe pse ka ngjashmëri
edhe me fotografitë tjera” thotë Ilmi Veliu. Nga hulumtimet tjera që ka
bërë Mr. Ilmi Veliu, ka vërtetuar se ky manastir është objekt i
përbashkët i dy konfesioneve fetare; atij krishter dhe Islam. Autorit
të këtyre zbulimeve këtë i’a ka vërtetuar edhe profesoresha e tijë në
Universitetin e Shkupit, Prof.dr. Darinka Petrevska, se në një anë të
kishës nuk ka fotografi dhe se është vendi për tu falur muslimanët.
Unë
u vërtetova për këtë, thotë historiani i njohur nga Kërçova, sepse në
anën e objektit ku nuk kishte freska kishtare, ishte edhe bunari për të
marrë abdest dhe kishte shënja që i ka një xhami brënda, siç janë
“Mihrabi” ku rrin hoxha dhe “Minberi” ku këndohet hytbja. Ky objekt, me
që ka shenja shqiptare, autori i këtij hulumtimi dhe zbulimi mendon se
është i ndërtuar nga shqiptarët e krishterë dhe muslimanë, të cilët
jënë llogaritur si vëllezër të një gjaku, dhe kurgjë nuk i ka penguar
që aty të faleshin së bashku, secili sipas riteve fetare të veta ,
ashtu siç ka qenë familja dhe ushtria e Skëndërbeut, e përbërë nga
shqiptarë muslimanë dhe të krishterë të cilët bashkë jënë falur dhe
bashkë kanë luftuar.

Shaban Dalipi 9 prill 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 EmptyFri May 02, 2008 8:09 pm

Kjo eshte nje mrekulli. Rrofte Shqiperie natyrale. Rrofte historia jone kombetare. Perpara djemte e Gjergj Kastriotit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Historia e Skenderbeut   Historia e Skenderbeut - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Historia e Skenderbeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» LETRA E SKËNDERBEUT
» VATIKANI ZBULON VULËN MBRETËRORE TË SKËNDËRBEUT
» Origjina e Skenderbeut
» PORTRETI I SKËNDERBEUT NË SHKËMB

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: