Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Femra Shqiptare ne Historinė tonė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Sun Jan 27, 2008 1:10 pm

E verteta eshte qe edhe Femrat ne Historin tone kane pjesen e tyre.
Te diskutohet kjo teme mendoj per mendimin time bjeme mire per rolin e femres shqiptare qe kan lene gjurm ne Historin e Kombit tone.



Princesha Ilire Teuta

Mendoj se nje nder femrat me te rendesishme ne historin Shqiptare ka qen Princesha Ilire Teuta qe ka lene gjurm ne Histroirn tone.


Teuta ishte princeshė ilire, ajo mekembesoi te shoqin, Agronin, ne vitin 231 p.e.s.. Duke qene gruaja e pare dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit te rritur te Agronit (qe e kishte me gruan e dyte),ajo u vu ne krye te shtetit ilir e te ushtrise,duke mbreteruar e komanduar ne vitet 230-228 p.e.s.

Per me shume antare te nderuar do te njihemi ne kete teme per femren shqiptare ne Histrorin tone.

ju uroje vazhdime te mire ne teme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Hana
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve: 1192
Registration date: 17/09/2007

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Sun Jan 27, 2008 3:11 pm

Ibe Palikuqi
(1927 - 1944)

Veprimtare e vendosur e Luftės ANĒ, Heroinė e Popullit. Lindi nė qytetin e Dibrės. Qė nga 1942 shtėpia e saj u bė bazė shokėsh ilegalė dhe ajo vetė propagandiste trime e ideve tė luftės ēlirimtare. U arrestua sė bashku me nėnėn dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinė revolucionare. U rreshtua nė batalionin partizan tė Dibrės dhe me organizimin e Brigadės XVIII S (1944) u caktua zėvendėskomisare kompanie. Nė tė gjitha luftimet u shqua pėr guxim e trimėri tė rrallė. Ra heroikisht nė luftė kundėr nazistėve gjermanė dhe tradhtarėve pėr ēlirimin e Kėrēovės nė Maqedoni, mė 23 shtator 1944.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Sun Jan 27, 2008 11:56 pm


SHOT GALICA:(Qerime Galica 1895 - 1927)

Luftetare e shquar e ēetave kryengritese kosovare per ēlirimin bashkimin kombetar te te gjitha viseve shqiptare dhe per nje regjim shtetrore demokratik,ne Shqipri.Heroni e popullit pa perfilluar terorin e armikut dhe ligjet e ashpra te fese e te kanunit luftoi heroikishte per 12 vjet kunder pushtuesve serbe,austrohungarez,e bullgar.
Shot e Galica mori pjes ne me shume se 40 aksione te rendesishme kunder armikut.Kundershtoi ne konsekuaence politike e dhunes e te terrorit te regjimit shovenist te Beogradit ndaj popullesis shqiptare shpronesimin e shpernguljen e saj kololizimin sllave te trevave shqiptare Me 1919 mori pjes ne Kryengritjen e Rrafshite te Dugagjinit ndersa me 1922-1923 luftoi per ''zonen e mbrojtjes Neutrale'' te Junikut e cila sherbente si baze per kryengritjen e Kosoves e te Malsise.
Ne Korrike 1924 mori pjes ne mbrotjen e zones se lire te Drenices (Arbanis se Vogel).Ne korrik 1924 pas vdekjes se te shoqite Azem Galices,vazhdoi luftimet ne krye te ēetes se tij.Se bashku me qindra luftetar te Kosoves ne dhjetor te te 1924 luftoi kunder ushtrive intervesioniste serbe e bjellogardiste dhe menceranve te Amet Zogut.
Humbi ne luftime ose nga masakrat e shovenisteve serbe 22 antare te familjes.
Nga fundi i vitit 1926 Shot Galica u vendos ne Shqipri,ku vdiq ne Fushe-Kruje e braktisur nga regjimi zogist.


Edituar pėr herė tė fundit nga Beton nė Sun Apr 20, 2008 1:44 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7549
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Mon Jan 28, 2008 12:44 am

Nora e Kelmenit



Marin Sirdani



SHENIM: Marin Sirdani e perpiloi kėt tregim simbas Prėl Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojėdhanat e dy Kelmendasve pėrkojnė me shkrimet historike tė Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it)

Nder shum pashallarė qi i lanė nji emen tė zi vedit nė Shqypnin e Verit per barbarizem e mizori njehet edhe nji farė a Vuēi Pashet. Mbasi ky nier i mbrapshtė me nji ushtri tė madhe turke i ra kryq e terthuer Kosovės mbarė, tuj ba shka i shkojte neper mend; ba at krahinė per shkop, mėsyni Kelmendin, fisin ma tė fortin e asajė kohe. Bashkue nji mori ushtrijet niset ky prej Shkodret, e tuj kalue neper Shkrel, Kastrat e Rapshė tė Hotit bjen nė Grabom.
Kushtrimue Kelmendi, betohet mė shtatė e shtatdhetė, jo vetem burrat por edhe grat, mos me i ra Turkut nė dorė per sė gjalli. Nji tubė sish aty per aty me tė leta u turren e u ndeshen me terbim n'anmik mė nji lug, ku u derdh gjak i pamasė, e prandej qėme atėherė e mė sod i mbet emni Breg-gjakės.

Perballė njaj anmiku teper tė madh Kelmendsit shkuen tuj luftue e tuj u smbrapė kadales derisa ushtrija turke zotnoi dy lugjet e Kelmendit. Atėherė, lanė disa ēeta tė shperdame malesh, u ngujuen me rob e robi nė Nikē, nė vendin qi quhet "Gjytetza e Kelmendit".

N'egercim tė dameve e tė trazimeve qi paten prej Kelmendsve ushtrija t'a pershkoi vendin tuj rroposė e tuj prishė gjithshkahin, kshtuqi nė pak dit u ban ato vise si mos tė kishte banue kurr rob i Zotit n'at dhé, shpijat zhdukė me themel, pemėt pre pėr tokė, arnajėt prishė e deri ledhet e bashtinave dermue.

Por para atij mjerimit Kelmendsit nuk ishin kurrkund tė lodhun. Burra e gra bishin dita me ditė e natė me natė aty ktu prej gerllatave e shkamive si tė terbuem nė ēeta ushtarake e bajshin kėrdi nė ta.

Tuj e pa Vuēi Pasha se me tė keq ishte e kotė me shtrue at fis tė fortė, mendoj me e thye me premtime. U ēoi prandej lajmin se mbrenda nji jave kushdo, burrė a grue, do t'u dorzojte, jo vetem ishte i falun per shkado kishte bā, por edhe do t'i shperblehej dāmi qi kishte pasė pėr shkak t'asajė lufte.

Kur mbėrrijti lajmi i Pashės te Gjyteza e Kelmendit ku ishte fuqija ma e madhja e tyne, Kelmendasit u mblodhen nė kuvend, e mbasi nuk i shkojte asnjanit as neper mend me u dorzue me gjithse kishte hipė nji zi aq e madhe buke sa me u mbajtė i lum aj qi muejte me u ngī me lkura ahi, persriten bén qi kishin pasė bā kur nisi lufta, "mos me i ra per sė gjallit Turkut nė dorė". Posė kėsajė, perforcuen edhe ndeshkimin e zakonshem tė tyne—me bā batare kedo qė guzonte me bā spionazhė a me tradhtue vendin.

Me burra, n'at mbledhe, ishin edhe nji numer i mirė grash e vajzash qi ma se nji herė kishin ra nė luftė e ishin da me nderė. Nji nder to, emnit Norė, e bija e njaj kryetarit, vajzė kund njā njizet vjeēe, e bāshme, e lidhme e me nji bukuri tė jashtzakonshme, e quejtun prandej edhe Nora e Bukur, lypė lejen me folė. Nxjerrė at leje, u thotė se po kje se e kishte fatin me u ndeshė vetem per vetem me [sup]Vuēi Pashėn do t'i a marrte jetėn.

ati, i cili ndollej aty nė mbledhje, i dha pa tjeter bekimin, veē i tha tė mendohej mirė para se me bā at hap— a me kėthye me nderė a me dekė me nderė. E prekun vajza prej atyne fjalve i pergjegjė t'et faqe gjith atij burri: "Se si ka me mbarue jeta e erne, lum tata, veē Zoti e din. Ndoshta Vuēi Pasha asht jetėgjatė e jetėgjati nuk bahet jetėshkurtė, por per vedi di me thānė se qe besa e Zotit, un po shkoj e virgjėn. A do tė kėthej e virgjėn a por do tė des e virgjėn".

Ndėrsa kjo po flitėte, krenėt i lshojn syt shoqi-shoqit, e mbasi e dishin pėr fort tė virtytshme dhe e kishin pa disa herė tue ra nė luftė me ta e tue u pre me Turq si ma i miri djaloē, ke mendoj shin se edhe bukurija e saje do t'i ndimojte me u ndeshė vetem per vetem me at Pashė, tė tanė nji zanit, si tė marrun vesht, i thonė: "Ta priftė Zoti mbarė, o Sokoleshė!".

Me kaq kuvendi dahet, e kush shpresoj te nė vepren e sajė, tjerėt mjerojshin per rrezik ma fort tė nderės se tė jetės sė sajė. Nora nuk u hutue, por marrė ngrykė t'an e ma t'afermit e vet, 'veshet, mathet e kapistallet, e shtin nji kurqele nė postavė, dhe drejtohet fill e te Pasha.

Roja tuj pasė urdhnin mos me i thānė kujė gjā po deshti me u dorzue, dhe mbasi Nora tha se ishte e ēueme prej krenve me u marrė vesht me Pashen per punen e dorzimit, s'i bani fije pengimit, kėshtuqi mbrrijti nė Tamaré, ku ishte qandra e ushtris, pa i hi ferrė nė kambė.

Lajmue Pasha se kush ishte e pse dojte me u pjekė mė tā, menjiherė e grishė nė shatorre tė vet. Aty nisė kjo me e rrejtė e me e kaēarrejt mbi mendimin e krenve. Pasha, para sajė, kishte mbetė shtang prej gojėtarfs e ma fort prej bukuris sė saj, e tuj e pa kjo se i a kishte marrė mendėt e tretė krejt fillin, nxjerrė me tė shpejtė kurqe1in prej postavet e t'ia a rnshon dy-tri heresh lik nė zemer, e pa e lanė me bā as-ih as-uh e len shakull per tokė. Prehė kambėt atėherė Nora e ēan rrugės drejt kahė kishte ardhė, e roja ke e kishte pa pak orė perpara tuj kalue andej s'i bani fjalė, me mendue se ajo do t'ishte ndermjetsja e Pashės me Kelmend.

Nuk vonoi shum e u perhap lajmi i vrasjes sė Pashės, e ushtrija u perzie si flokėt e harapit, po heroina kishte kalue n'anė tė t'vetve e kishte pshtue. Kelmendsit, tuj perfitue prej asajė rase tė bukur, porsa u ra muzgu, u lshuen si egercina, burra e gra, me brimė zajesh e pushke, me krizem e rrokollim shkrepash me tė vojtė mendja se po shembej toka. Ushtrija tuj mos i dijtė manā vedit muer hiken, rrugė e pa rrugė, tuj lanė nozull e gjithshka pat. Nė ket pshtjellim disa ēeta Kelmendasei ndoqen kambė per kambė turqit tuj i damtue per sė forti, disa xūnė gryka e shtiqe e bānė rrenim nė ta, tjerė rrokllojshin shkambij e shkrepa kahė kalojshin turqit lugjeve e gerllatave ei bajshin me iu dhimbėt gurit e drunit. Aq kerdķ u ba n'ushtri tė Turkut n'at luftė neper ato vende tė thyeshme, sa me t'u dukė prrallė shka u diftojte per ta, e prandej atye mbrapa mbet fjalė: "S'lufton Kelmendi, por lufton vendi".


Ēka thotė Historia?
Kemi para sysh katėr shkrimtarė qi flasin mbi ket luftė tė pergjakshme qi bani Kelmendi kundra Turkut, e mbasi nuk munden me u pasun perdoresh letas prej kujdo veprat e tyne, po botojm shka thotė seicili veēas, pse ashtu sbashkut plotsohet kallximi. Prej tyne, si ka me u pa, dishmohet numri i madh i ushtris turke tridhetė mij vetshe me nozull e municjon per ball tė shum-me-thānė nāndqind Kėlmendasve nė gjendje ke s'vé-mā-keq buke, ndima qi paten prej grave, vrasa e Vuēi Pashės, dhe disfata e turpshme e Turqve.

Posė ndonji rrethane lufte e trimnisė sė heroinės, e cila, si u diftue sypri, asht e ruejtun shum bukur nė traditen e fisit kreshnik tė Kelmendit, perkojn shqimit me kallximin populluer, prandej mbarė rrjedha e ksajė lufte mund tė xehet e vertetueme shi si e difton populli.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Mon Jan 28, 2008 1:50 am

Arjeta Ajeti Shabani

Arjeta lindi me 19.06.1982 ne Kumanove.
Shkollen fillore e kreu ne vendlindje.Edhe pse ishte maturante ne shkollen e mesme te mjeksis ne Kumanove,ajo me vullnetin e saj te ēelikte dhe me ndenja te thella atdhetare i nderpreu mesimet dhe shkoje te luftoje per ēlirimin e Kosoves.Stervitjet e para ushtarake i beri ne Burrel te Shqipris.
Ajo luftoj ne zonen e Junikut e me pas edhe ne Koshare.Ne betejen e Koshares hyri me 30 prill 1999,ne piken me strategjike te betejes,te Rrasa e Zogut.Rrjedh prej nje familje arsimdashes.I ati i saj Ajeti,ishte mesues.Arjeta qe luftetarja e pare shqiptare e kesaj ane qe e theu akullin shekullor dhe luftoi bashke me dy shoqet e veta ne beteja te tjera.
Mesazhi i saj ishte qe femra,perveē te qenit ushtare e denje,mund te kryeje edhe detyra operative me pergjegjesi.Pas luftes,ajo me muaj te tere ne Shtabin e Pergjitheshem informativ per ēeshtjet statistikore-informative ne Shtabin e Koshares.

Me respekt per sakrificen e dhene.!



Urime per jete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Sun Apr 20, 2008 11:33 am



Nėnat dhe vajzat e lirisė


Shkruan: Sadik Muraj
Nė historinė tonė pėr liri, ne kemi shumė gra dhe vajza si simbole tė lirisė. Kėshtu, Teuta, Bubulina, Mamica Kastrioti, Miro Tėrbaēi, Nora e Hotit, Tringa e Grudės, Nora e Kelmendit, Shote Galica, Maro Mokra, Nėnė Pashakua, Musine Kokalari, Margarita Tutulani dhe sa e sa tė tjera heroina dhe dėshmore tė lirisė. 25 gra dhe vajza janė shpallur si Heroina tė Popullit, tė rėna nė periudha tė ndryshme pas shpalljes sė Pavarėsisė, por veēanėrisht gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, kur heroizmi mbarė popullor mori pėrpjestime tė mėdha kundėr pushtuesve fashistė dhe nazistė. Atėherė luftės sė popullit tonė i dha optimizėm dhe vrull luftarak edhe lidhja me Koalicionin e Madh Antifashist Botėror Anglo-Sovjeto-Amerikan. Ėshtė rasti qė tė pėrmendim ato 25 gra dhe vajza, qė janė dekoruar me titullin mė tė lartė si Heroina tė Popullit: Shote Galica, Sado Koshena, Qerriba Derri, Margarita Tutulani, Shejnaze Juka, Bule Naipi, Persefoni Kokėdhima, Nimete Progonati, Inajete Dumi, Zonja Ēurre, Mine Peza, Liri Gero, Prenda Tarazhi, Marta Tarazhi, Fato Berberi, Ganimet Terbeshi, Ylbere Bylykbashi, Hibe Palikuqi, Qybra Sokoli, Mrike Lokja, Dila Marku, Emine Bahja, Shkurte Cara, Floresha Myteveli, Pinellopi Pirro.


Nga kėto 25 Heroina tė Popullit rron vetėm zonja Emine Bahja. Ndėrsa ditėt e fundit edhe Musine Kokalarit iu dha titulli mė i lartė Nderi i Kombit.


Disa nga kėto heroina fashistėt dhe nazistėt i varėn nė litar. Heroizmi i nėnave dhe vajzave shqiptare qė luftuan pėr liri, duke llogaritur popullsinė tonė as dy milion banorė, ėshtė tejet impresionues. 6ooo gra dhe vajza u rreshtuan nė formacioinet partizane, ēka do tė thotė se nė ēdo 10 partizanė nė Ushtrinė Nacionalēlirimtare tė Shqipėrisė, njė ishte shoqe. Disa duke patur edhe detyra komanduese nė kompani dhe batalione, shprehėn edhe aftėsi tė mėdha luftarake. Edhe numėri i tė rėnave dėshmore ėshtė shumė i madh, 249 qė janė verifikuar me saktėsi dhe tė evidentuara nė njė regjistėr tė veēantė tė Organizatės sė Familjeve tė Dėshmorėve tė LANĒ dhe dėshmorėve tė tjerė tė Atdheut.


Ėshtė tepėr e vėshtirė qė sot tė pėrshkruash ato motive qė i bėnin vajzat tė luftonin si djemtė dhe burrat. Por gjithēka pėrmblidhet nė njė motiv tė vetėm: ideali i lirisė.


Vajza partizane qė hodhi mbi trup vellon e lirisė, ėshtė njė dėshmore e quajtur Anife Kiēa nga Tėrbaēi i Vlorės. E vogėl ishte, 17 vjeē, por shumė e zonja, duke luftuar donte t'u ngjante tė dy vėllezėrve partizanė. Tė gjithė ata qė e njohėn Anifenė nė luftė, e quajnė atė si njė vajzė tė jashtėzakonshme. Ajo nuk u bė nuse, nuk e hodhi vellon mbi fytyrė, por shkrimtarja Natasha Lusha, qė ka shkruar njė monografi tė admirueshme pėr tė, thotė se Anifeja hodhi mbi trup vellon e lirisė. Njė figurė e goditur pėr njė dėshmore 17 vjeēare. Po ka shumė thėnie tė bukura pėr kėtė trime. Ata qė kanė skalitur gurėt e lapidarit tė dėshmorėve nė Tėrbaē, kanė shkruar edhe njė epitaf pėr tė: "Tėrbaē, Brataj e Smokthinė/ Gjashtė, Sarandė e Delvinė/Anife, moj heroinė/E dhe jetėn pėr lirinė".


Pėr trimėrinė dhe guximin e Anifesė kanė shkruar shumė bashkėluftėtarė tė saj. I vėllai, Kadri Kiēaj, edhe ky njė trim i rrallė, i ka kushtuar njė elegji tė prekshme. Nuk i ka shpėtuar portreti i saj as frymėzimit tė shkrimtarėve Resul Bedo dhe Sevo Tarifa. Mbase mjafton tė pėrmendim njė vlerėsim tė ish komandantit tė Brigadės 14 Sulmuese Partizane ku ishte luftėtare Anifeja. Komandanti Gjon Banushi nė njė kujtim tė tij shkruan: "Anifeja kur pa se po binin shokėt njėri pas tjetrit nė fushėn e betejės, nuk mundi ta duronte kėtė situatė tė rėndė dhe me automatikun e saj sulet drejt nazistėve, shkrep tė gjithė karikatorin e automatikut duke lėnė mjaft nazistė tė vrarė. Por mė nė fund nazistėt e goditėn pėr vdekje Anifenė dhe ajo ra dėshmore e Atdheut."


Ashtu e plagosur luftoi edhe nė Kosovė.


Nekie Roshi nga Kavaja ka shkruar diēka nė ditarin e saj nga koha e luftės, ku edhe u plagos dhe mbeti invalide. Ideali i lirisė, qė i kishte pushtuar zemrėn kurrėsesi nuk mund ta largonte nga fronti i luftimeve edhe pse ishte plagosur rėndė. Ja si e pėrshkruan ajo situatėn luftarake: "Nė pėrleshje me nazistėt unė u plagosa nė kofshėn e majtė nė Zallher. Predhėn ma hoqėn shokėt me thikė primitive dhe mjekime tė ēastit. Nga Zallheri marshuam nė drejtim tė Dibrės. Kaluam Drinin e Zi dhe Drinin e Bardhė ku pėr pak desh u mbyta. Mė shpėtoi partizani trim Adnan Qatipi. Mbasi kaluam Drinin e Zi kaluam nė Kukės -Tropojė. Nė tė dalė tė kufirit nė Junik ramė nė luftime me nazistėt. Atje na u vranė ca shokė, midis tė tjerėve Heroina e Popullit Ylbere Bylykbashi. Nga Juniku marshuam nė Kosovė, Sanxhak, Maqedoni, Resnjė dhe u kthyem pėrsėri nė Kosovė. Nė Shqipėri u kthyem mė 1945. Parakaluam si fitimtarė se ishte festa e Ushtrisė."


Pėr liri gratė dhe vajzat shqiptare shpalosin njė nga faqet mė tė lavdishme tė historisė sė popullit tonė liridashės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Sun Apr 20, 2008 11:43 am

Te falemenderoi biligoia per gjithe keta informata per Nėnat dhe vajzat simbolet e lirise sone.

Respket
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7549
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Mon May 19, 2008 12:15 am

Bubulina Pinoci 1771-1825


Mė 11 maj 1771, lindi Bubulina shqiptare qė luftoi pėr pavarėsinė e Greqisė. Ajo ishte vajza e Stavri dhe Parashqevi Pinocit, e cila lindi dhe u rrit nė Hidėr, fshat me popullsi shqiptare nė Greqi. Bubulina qė 17 vjeē veshi rrobat e luftės dhe ata nuk i hoqi kurrė deri sa vdiq. Bubulina arriti tė bėhej prijėse e shqiptarėve tė Ēamėrisė dhe e grekėve tė Peloponezit nė luftė kundėr Turqisė pėr ēlirimin e Greqisė. Anijet dhe ushtarėt e saj ēliruan shumė qytete nė Greqi. Historianėt tregojnė se nė Tripolicė, (Peleponez) Bubulina hyri e para hipur mbi njė kalė tė bardhė nė krye tė mijėra ushtarėve. Mė pas, ajo ēliroi Nafiliosin qė u bė kryeqytet i pėrkohshėm i Greqisė. Asaj i dedikohet ngritja nė luftė e gjithė Peloponezit kundėr Perandorisė Turke. Shkrimtarė, poetė, publicistė e burra shtetesh shkruan pėr Bubulinėn shqiptare .N.V. Gogoli e pėrshkruan Bubulinėn si njė luaneshė tė fortė, tė bukur, autoritare dhe trupmadhe si njė lis. Filimoni grek thotė: Frikacaku pėrpara saj turpėrohej, ndėrsa trimi tėrhiqej. Pėr tė shkruan Zhyl Vern, Viktor Hygo, Zef Serembe, Naim Frashėri etj. Megjithėse luftoi mė shumė se vet grekėt pėr ēlirimin e Greqisė, ajo u vra nga ata qė nuk donin qė nė krye tė tyre tė kishin njė arvanitase. Nė mbrėmjen e datės 22 maj 1825, Bubulina u vra pabesisht nė shtėpinė e saj. Ajo u varros nga 5 mijė luftėtarė nė fshatin Spece tė Peloponezit nė kohėn kur grekėve nuk u duhej mė se lirinė e kishin fituar.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rroni
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Numri i postimeve: 1721
Registration date: 09/05/2008

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Mon May 19, 2008 11:17 am

Femra shqiptare ka dhen shum kontribut ne te gjtha drejtimet historikisht , a si domos kontributin me te madh e ka dhen me lindje te femijve qe un konsideroj se pikrisht kjo e ka pshtu Kosoven nga zhdukja . Citoj nje ish xheneral Serb ku thot.
Femrat shqiptare na i prishen planet e shfarosjes deportimit dhe zhdukjes se shqiptarve nga Kosova me lindje te femijve , ku ska shtepi qe ska 6 deri 10 femi.
E per ket i kemi borq te madh Femres Shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2086
Age: 21
Vendi: Shqiptari
Profesioni/Hobi: Revolucionar
Registration date: 17/05/2008

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Fri May 23, 2008 8:00 pm

kur femra ka qene undheqese e shtetit tone, popujt evropiane kane qene kanibale :p
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
luan mreti
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 1007
Registration date: 14/04/2008

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Sat May 24, 2008 6:53 pm

femna ilire ka qen mretnesh po ne kohen ilire ,po pas ISAJIT dhe deri sot femn ashqiptare ska pas poste ta mdhaja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
murturi
Ushtarak
Ushtarak


Male
Numri i postimeve: 517
Age: 38
Vendi: Bruksel
Registration date: 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Sun Jul 20, 2008 7:22 pm

Beton shkruajti:

SHOT GALICA:(Qerime Galica 1895 - 1927)

Luftetare e shquar e ēetave kryengritese kosovare per ēlirimin bashkimin kombetar te te gjitha viseve shqiptare dhe per nje regjim shtetrore demokratik,ne Shqipri.Heroni e popullit pa perfilluar terorin e armikut dhe ligjet e ashpra te fese e te kanunit luftoi heroikishte per 12 vjet kunder pushtuesve serbe,austrohungarez,e bullgar.
Shot e Galica mori pjes ne me shume se 40 aksione te rendesishme kunder armikut.Kundershtoi ne konsekuaence politike e dhunes e te terrorit te regjimit shovenist te Beogradit ndaj popullesis shqiptare shpronesimin e shpernguljen e saj kololizimin sllave te trevave shqiptare Me 1919 mori pjes ne Kryengritjen e Rrafshite te Dugagjinit ndersa me 1922-1923 luftoi per ''zonen e mbrojtjes Neutrale'' te Junikut e cila sherbente si baze per kryengritjen e Kosoves e te Malsise.
Ne Korrike 1924 mori pjes ne mbrotjen e zones se lire te Drenices (Arbanis se Vogel).Ne korrik 1924 pas vdekjes se te shoqite Azem Galices,vazhdoi luftimet ne krye te ēetes se tij.Se bashku me qindra luftetar te Kosoves ne dhjetor te te 1924 luftoi kunder ushtrive intervesioniste serbe e bjellogardiste dhe menceranve te Amet Zogut.
Humbi ne luftime ose nga masakrat e shovenisteve serbe 22 antare te familjes.
Nga fundi i vitit 1926 Shot Galica u vendos ne Shqipri,ku vdiq ne Fushe-Kruje e braktisur nga regjimi zogist.





Shote Galica nė letėrsinė shqiptare



Historia jonė ėshtė pėrplot

data dhe ngjarje, nė tė

cilat, krahas burrave,

morėn pjesė edhe gratė shqiptare. Ato me forcėn dhe fuqinė e vet, kur kėrkohej mbrojtja e atdheut, nuk i pėrfillnin zakonet e vjetra dhe kanunet e mykura, por dilnin maleve, pėrkrah vėllait, burrit apo djalit dhe luftonin pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit. Pjesėmarrja e tyre nė beteja tregon se luftėrat tona ishin tė drejta dhe ēlirimtare. Kėtė e vėrteton edhe thėnia e Sami Frashėrit: "Nė cilėn anė tė luftės sheh se gratė kanė rrokur armėt, mos dysho nė tė drejtėn qė ka ajo anė, sepse gruaja nuk i kap armėt pa qenė gjendja e padurueshme".

Nė mesin e gjithė atyre grave e vajzave shqiptare, qė bėn emėr nė histori, qėndron si njė kurorė lavdie NUSJA E MALEVE, Heroina e Popullit, amazonja shqiptare, Qerime Halil Radisheva, e skalitur nė faqet e historisė me emrin SHOTĖ GALICA (1895 - 1927).

Shota u lind mė 1895 nė Radishevėn heroike. Vajzėn topolake, te vetmen motėr midis gjashtė vėllezėrve, e pagėzuan Qerime, por nga dashuria e thėrrisnin SHOTĖ. Ky emėr pėrkėdhelės dalėngadalė do ta zėvendėsojė emrin e saj tė vėrtetė dhe do tė mbetet i shkruar me shkronja tė arta nė altarin e pavdekėsisė.

Mė 1912, Azemi e Shota fejohen. Mirėpo koha rodhi ndryshe. Trimi po vuante nė burgjet e Serbisė, ndėrsa Vasha po e pėrgatiste pajėn e nusėrisė. Dhe, njė ditė u thyen dyert e burgjeve, u vranė rojat, u kapiten malet dhe Trimi u gjend nė Radishevė. Ishte fundi i vitit 1915. Shota, shpejt e shpejt, u bė gati, lidhi gėrshetat, e vuri plisin e bardhė nė kokė dhe e futi nagantin nė brez. Trimi dhe Vasha, hipur mbi kuaj e tė pėrcjellė nga bashkėluftėtarėt vajtėn nė Galicė e prej andej nė male.

Dalja e Shotės nė mal, e veshur si burrė, kishte rėndėsi tė dyfishtė: e luftonte armikun, qė ua kishte marrė lirinė dhe, nė anėn tjetėr, i luftonte zakonet prapanike, tė cilat femrėn shqiptare e kishin robėruar dyfish

Krahas luftės me armė, Shota e ēmonte edhe luftėn me penė. Ajo thoshte: "Shtylla e kombit ėshtė shkolla nė gjuhėn e nėnės". Shoqėrohej shumė me Igballe Prishtinėn dhe librat qė ua sillte Hasani nga mėrgimi i shpėrndanin nė popull. Edhe vetė sa ishe nė "Zonėn Neutrale tė Junikut" e kishte mėsuar shkrim-leximin nga mėsuesi patriot Nimon Ferizi.

Shotė Galica nuk iu nda burrit deri nė vdekje. Pas varrosjes sė tij nė thellėsinė e shpellės Ēuku qė kėrcet (73 m), Ēetėn do ta kryesoj Shota, e cila zhvilloi edhe disa beteja fitimtare.

Pas betejės sė fundit nė Llaushė, nė vjeshtėn e vitit 1926, ku edhe plagoset rėndė, ajo me disa fėmijė tė shokėve tė vrarė, niset pėr nė Shqipėri. Nė fillim u vendos nė Shullaz e mė vonė nė Derven tė Fushė-Krujės, nė njė shtėpi pėrdhese. Plaga e rėndė, mėrzia pėr Kosovėn e robėruar e tė lėnė nė mjerim, dhembja pėr jetimėt kosovarė, qė po hiqnin tė zitė e ullirit e dobėsuan shumė. Gishtat e dorės sė djathtė ia prenė mjekėt se iu kishin ngrirė nėpėr male duke e mbajtur pushkėn. Mezi e siguronte kafshatėn e bukės pėr vete dhe pėr jetimėt qė i rriste. Nga skamja u detyrua ta shes edhe pasurinė e fundit qė e kishte, kalin e Azemit.

Mė 10 korrik 1927, nė moshėn 32-vjeēare, nė gjendje tė mjerueshme, i mbyll sytė njėherė e pėrgjithmonė heroina shqiptare Shotė Galica. Varrimi i saj nė Fushė- Krujė, nuk u bė nė heshtje, siē dėshironte qeveria e Ahmet Zogut. Nė pėrcjelljen e saj tė fundit erdhėn shumė njerėz nga rrethe tė ndryshme.

Nė vitin 1962, Shteti Shqiptar ia ngriti lapidarin nė Fushė-Krujė duke e nderuar edhe me titullin e lartė HEROINĖ E POPULLIT.

As nė Kosovėn martire kujtimi pėr kėtė heroinė nuk u shua kurrė. Por, edhe sot e kėsaj dite, urimi mė i dashur qė u bėhet vajzave kosovare ėshtė t'u thuash "U BĖFSH SI SHOTĖ GALICA!"

Francezėt e pagėzuan "Zhan d'Arka shqiptare" qė mė 1920 kur e panė foton e saj nė fonotekėn e Kel Marubit nė Shkodėr.

* * *

Heroina Shotė Galica mbetet simbol i qėndresės sė femrės shqiptare pėr tė gjitha kohėt. Ajo, me trimėrinė e saj, frymėzoi dhe cyti tė gjitha mendjet krijuese. Kėshtu, pėr tė u thurėn kėngė, u skalitėn lapidarė, u hartuan poezi, u shkruan tregime, romane e drama.

Meqė tema ėshtė e gjer dhe, fillimisht mė takonte t'i them ca fjalė pėr jetėn dhe veprimtarinė e saj luftarake, punimi mė doli i gjatė, por, me qėllim qė t'u lė hapėsirė referuesve tė tjerė, do tė lexoj shkurt.

Si pėrherė, pėrmendoren e parė dhe mė tė bukurėn ia bėri krijuesi popullor me vargjet e tij brilante. "Ajo pasqyrohet kėtu, ndėr tė tjera, me vlera kulminante tė sė bukures dhe tė sė moralshmes kombėtare historike"(Dr. Ilaz Metaj: Shotė Galica- Heroinė e Kombit, Prishtinė, 2003, f. 246).



Kėnga thotė:

N'Drenicė lindi nji trimėreshė,

E ka lind nana me armė ngjeshė,

N'kapuē t'bardhė e n'tirq tė zi

Boll e bukur me pa me sy.

Qė ditėn kur ajo bashkohet me Azemin, lidhje kjo qė simbolizon unitetin dhe bashkimin kombėtar tė tė dy gjinive nė luftė pėr ēlirim kombėtar, krijuesi popullor e cilėson si bashkim tė dy luanėve, duke e quajtur Nuse tė luftės, emėr ky qė do ta pėrcjell deri nė amshim:

Mėngjes i bardhė, nė tė ague

Nuse Shota n'luftė ka shkue.

Hoqi unaza e jelek,

Ngjeshi gjerdanin me fishekė.

Mbete ti Nuse e Luftės.

Trimėria dhe heroizmi i saj pasqyrohet nė shumė kėngė, por pa u thelluar nė to, nuk mund ta kapėrcejmė atė qė flet pėr vrasjen e naēallnikut tė Mitrovicės, mė 1921, kur ia numėron plumbat nė ballė:

Naēallnik, he fytyrzi/Boll ke dalė shpi pėr shpi/Boll me gra ke ba mahi/Ke vra fėmi tuj pi n'gji/Tash po sheh grua me sy/e djeg veten tė vret ty./Rreptė po qet Shota allti

Duken n'tokė e ka shtri.

Kjo heroinė del edhe me emra tė tjerė, si: Kreshnike, Dada Shotė, Burrė mbi burra etj.

* * *

Edhe poetėt e poeteshat tona ia kushtuan vargjet mė tė bukura kėsaj heroine. Nė to, Shotė Galica, del luftėtare e paepur, qė here- herė ua kalonte edhe burrave. Pena e tyre nuk ėshtė lodhur shumė pėr bukurinė e saj fizike, por mė tepėr pėr atė shpirtėrore, luftarake e kombėtare. "Fytyra e gruas zbehet dhe zhbėhet para portretit tė bashkėluftėtares"- konstaton Sala Ahmeti (Shotė Galica- Heroinė e Kombit, Prishtinė, 2003, f. 101).

Epitetit Nuse e luftės qė ia dha kėngėtari popullor nuk kanė mundur t'i largohen as poetėt. Kėshtu, Dritė Azemi-Kelmendi, shkruan:

A e mban mend Qyqavicė plakė?

Nusen e Maleve mbi kalė

A tė kujtohet moj Galicė?

usja trime nė Drenicė…

Ndėrkaq poeti Zeqir Gėrvalla do tė thotė:

Azemi - sokol djali

Burrė me Besė e Trimėri

Shota - Nuse Mali

Rreze mbi Arbėri

Pėrafėrsisht kėshtu shkruan edhe poeti Agim Gjakova :

Shotė, ata s'tė kishin pa

As vajzė, as nuse

As grua, as burrė.

Tė panė me pushkė.



Edhe atdhetari, Abdyl Krasniqi, shprehet kėshtu:

Kush ta bėri dasmėn malit?

Azem Bejta pika e djalit!

Kush ta dhuroi xhamadanin?

Kush ta dha jataganin?

Azem Bejta ai shkėmb mali!

Poeti tjetėr, Nuhi Potoku, pėrmes kėtyre dy figurave kombėtare personifikon bashkimin e trojeve tona dhe nė fund edhe katandisjen e heroinės nė mjerim marramendės:

Gjėmė kanė malet nuk hesht Drenica,

I ka bashkuar ēetat Azem Galica

Herė bėhet Kosovė herė Arbėri

Nuse bėhet Shota nė secilėn shtėpi

Ē'tė mori shpella Nuse Shotė Galica

Gjithė nusėrinė ta pėrtėriu Drenica

Po ajo plagė pa bukė pa ujė

Gjėmė e madhe jotja doli nė Fushė- Krujė.



Se Shota nuk ishte hyjnore, por njė trimėreshė e lindur nė trojet tona tė nėpėrkėmbura nga barbarėt, tregojnė edhe vargjet e Vasil KOĒIT:

S'ke lindur nga pėrrallat, nga legjendat/as nga hyjnitė mitologjike,/tė lindėn hallet, vuajtjet, brengat dhe koha jote e madhe epike.



Miėpo, Azemi dhe Shota ishin unikat, tė papėrsėritshėm apo siē thotė Hasan Hasani "Ishin dy Shqiponja qė njėherė i ka shkrepur rrufeja". Ose siē shkruan poeti tjetėr, Rustem Bajraktari:

Azem Bejta me sytė flakė

Dhe ti shqiponjė prej fisi

Me komitėt trima skofiarė

Prore ishit tmerri i armikut.

Kjo trimėreshė sypatrembur nuk do tė gjejė prehje as nė pavdekėsi, sepse Atdheu i saj ende vuan, i ndarė e i copėtuar, andaj Jakup Ceraja thotė:

Me fis e pa fis

Nė derė tė historisė

E re pėr Londėr

Pa krah pėr Paris

Shotė amazonja

Hartė e Arbėrisė.

Nisur nga kjo, Edi Shkuriu konstaton:"Ende duhet tė ecim bashkė Shotė". Dhe, ashtu ngjau. Vashat tona luftėtare tė UĒK-sė, si Xhevė Krasniqi- Lladrovci, Fatime Hetemi, Antigonė Fazliu etj. pėrtėrinė amanetin e saj, andaj poeti durrsak, Baftiar Nanaj konstaton se "Shotė Galica qenka gjallė". Apo "ajo kishte lindur pėr ta mposhtur harrimin", siē shkruan Qibrije Demiri.

* * *

Kjo figurė madhore e kombit zė vend tė rėndėsishėm edhe nė prozėn tonė tregimtare e romaneske. Kėsaj radhe jemi ndalur tė dy tregimet e Shefqet Tiganit: "Plisat e bardhė" dhe "Pushkėt e Galicės" dhe tė tregimi "Nusja e Maleve dhe Trimi" tė Adem Gashit. Nga ky i fundit shkėpusim pėrshėndetjet e plakut galicas kur i thotė:

"Mirė sė na erdhe, o Nusja eTrimit, por ne do tė tė thėrrasim NUSJA E MALEVE, se ti qenke burrė e shkuar burrit. Kėto male do ta ruajnė hijeshinė tėnde, se ti ua fale nusėrinė atyre".

Nė to, edhe pse me temė historike, nuk dominon faktografia historike, por artistikja dhe pėrgjithėsimi i ngjarjeve reale tė kohės. Duhet cekur se tė tregimi "Pushkėt e Galicės" na del edhe njė heroinė tjetėr, Sherife Galica, nėna e Azem Galicės, e cila, kur rrethohet nė kullė vetėm me Shotėn luftojnė dhe qėndrojnė derisa u shkojnė nė ndihmė galicasit.

Ndėrkaq, nė botėn romaneske jam fokusuar tek romanet: "Shota dhe Azem Galica" tė Ajet Haxhiut, "Prijėsja e komitėve" tė Sylejman Krasniqit, "Shote Galica" tė Mehmet Kajtazit dhe "Nusja e Maleve" tė Riza Greiēevcit.

Me pėrjashtim tė veprės sė parė, ku dominon faktografia historike, nė tri tė fundit, Shota ėshtė si strumbullar rreth tė cilės krijohen subjekte, tabllo e karaktere qė pasqyrojnė artistikisht atė periudhė tė artė historike. Kryesore, ajo kudo del simbol i heroizmit dhe atdhedashurisė, ajo ėshtė lavdia e gruas shqiptare, ajo ėshtė vetė Kosova nė rrugėn e saj luftarake."Ajo na del si mishėrim i vlerave morale pozitive, prandaj edhe pėrfaqėson konstitucionin shpirtėror tė shqiptares"(Fazli Hajrizi: Shotė Galica- Heroinė e Kombit, Prishtinė, 2003, f.222).

Gjatė pėrgatitjes sė kėsaj teme iu kemi referuar edhe dy dramave; "Gurėt e Kreshanės" tė Loni Papės dhe "Gėrsheti i Luftėrave" tė Avni Mulės, tek tė cilat dominon imagjinata krijuese dhe trilli letrar, ku edhe vetė Shota e Azemi dalin me emra tė tjera, megjithėse fare lehtė nėnkuptohet historia reale.

Nė tė pėrfunduar, kėrkoj falje nga tė gjithė ato pena qė kanė skalitur ndonjė varg pėr

-Fjala e mbajtur ditėn e takimeve tė poeteshave shqiptare, pranė varrit tė Azem dhe Shote Galica (pa eshtra)-



EPOPEJA E ARBĖRISĖ SĖ VOGĖL

Tė respektuara poetesha dhe artiste shqiptare!

Tė nderuar tė pranishėm!

Sot gjendeni nė truallin ku, mė 15 korrik 1924, u zhvillua beteja e fundit e Azem e Shotė Galicės, e cila nė histori njihet me emrin Epopeja e Arbėrisė sė Vogėl. Ardhja Juaj ėshtė njė nder i veēantė pėr ne dhe pėr heronjtė, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historinė, krijon ardhmėrinė!

Azem Galica, qė nga rinia e hershme u radhit nė ēetat e lirisė dhe pėr 12 vjet rresht, bashkė me Nusen e maleve- Shotė Galicėn, nuk i lėshuan armėt nga dora. Ata zhvilluan mbi gjashtėdhjetė beteja fitimtare kundėr pesė pushtuesve tė mėdhenj perandorakė: Turqve tė rinj (1908-1912), Serbisė sė Parė (1912- 1915), austro-hungarezėve dhe bullgarėve (1915-1918) dhe Mbretėrisė SKS (1918- 1924).

Luftėrat e tyre kishin karakter mbarėkombėtar dhe dirigjoheshin nga ideologu i madh, Hasan Prishtina dhe Komiteti i Shkodrės. Se ata punonin me PROGRAM tregon fakti qė, gjatė Kryengritjes sė madhe tė vitit 1919, e cila nisi nė Drenicė e pėrfundoi nė Llapushė, ishin tė mobilizuar 11 mijė luftėtarė nga tė gjitha trevat shqiptare.

Nė vitin 1923, Qeveria serbe u detyrua tė lėshonte pe karshi luftėtarėve shqiptarė. Kėshtu u krijua Zona e lirė e Drenicės, qė mė shumė njihet si ARBĖRIA E VOGĖL, e cila fillimisht pėrfshinte tė gjitha fshatrat e komunės sė atėhershme tė Prekazit e mė vonė kufizohet nė: Galicė, Lubovec dhe Mikushnicė. Kjo bėrthamė shtetėrore, pėr ca vite rrezatoi atdhedashuri mbi tė gjitha trojet shqiptare dhe frymėzoi luftėrat pėr liri...

Nė Beograd, atėbotė, reagimet ishin tė ashpra. Mė 11. X. 1923, deputeti i Kosovės, Jovan Magovēeviqi, i inatosur tha: "Zotėrinj, unė i kam dy vota: njė si deputet i rregullt i Kuvendit Popullor dhe njė si deputet i jashtėm i shtetit tė Azem Galicės".

Mirėpo, Serbia dinake, mė 15 korrik 1924, ditėn e tretė tė Bajramit tė Vogėl, nė mėnyrė tinėzare, me mbi 12oo veta, ushtarė e xhandarė, rrethojnė kėto tri fshatra. Ata me vete kishin marrė edhe shtatė topa , tė cilėt i vendosėn nėpėr kodrat pėrreth...

Beteja qe e pėrgjakshme dhe zgjati gjithė ditėn. Kryetrimi, me ata pak luftėtarė qė i kishte kėtu, sepse shumica kishin vajtur nėpėr shtėpitė e tyre pėr tė festuar, arritėn t'i ēajė tė tri rrethimet.

Atė ditė tė pėrgjakshme, nga tė dy palėt pati shumė tė vrarė: 90 serbė e 83 shqiptarė, kryesisht pleq, gra e fėmijė (nė Galicė 35, nė Mikushnicė 23 dhe nė Lubovec 24).

Kapedani i plagosur rėndė jetoi deri mė 25 korrik 1924. Shokėt e tij besnikė dhe e shoqja, Shotė Galica, trupin e tij e varrosen nė varrin mė tė thellė nė botė (73 m), nė shpellėn "Ēuku qė kėrcet", nė malet e Pėrēevės.

Nė krye tė Ēetės kreshnike u vu Shotė Galica, e cila me ca fėmijė jetimė kaloi nė Shqipėri, derisa vdiq nė mjerim tė plot, mė 4 korrik 1927, nė Fushė- Krujė. Shteti shqiptar e shpalli Heroinė dhe ia ngriti njė Lapidarė tė mrekullueshėm nė Fushė- Krujė dhe nė Kukės.

Edhe Azem Galicėn, Sali Berisha, mė 26. I. 1993, me dekretin nr. 435 e dekoroi me "URDHRIN E KLASIT TĖ PARĖ".

Sot, siē po e shihni edhe vetė, kapedani pushon nė Galicėn e tij tė dashur, eshtrat e tij i nxori nga shpella atdhetari Abdyl Krasniqi mė 1971. Ama, ai disi ėshtė i shqetėsuar, sepse ky Kompleks, i filluar mė 2004, nė 80-vjetorin e Epopesė sė Arbėrisė sė Vogėl, ka ngelur nė fazėn fillestare dhe se po i mungon Shota..

Varri i zbrazėt i Shotės nė Galicė ėshtė kenataf i llojit tė vet, pėr tė cilin grekėt e vjetėr do tė bėnin ēmos!!! Bashkimi i tyre nėnkupton bashkimin tonė shpirtėror e kombėtar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Sun Jul 20, 2008 7:51 pm

Ibe Palikuqi
(1927 - 1944)


Veprimtare e vendosur e Luftės ANĒ, Heroinė e Popullit. Lindi nė qytetin e Dibrės. Qė nga 1942 shtėpia e saj u bė bazė shokėsh ilegalė dhe ajo vetė propagandiste trime e ideve tė luftės ēlirimtare. U arrestua sė bashku me nėnėn dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinė revolucionare. U rreshtua nė batalionin partizan tė Dibrės dhe me organizimin e Brigadės XVIII S (1944) u caktua zėvendėskomisare kompanie. Nė tė gjitha luftimet u shqua pėr guxim e trimėri tė rrallė. Ra heroikisht nė luftė kundėr nazistėve gjermanė dhe tradhtarėve pėr ēlirimin e Kėrēovės nė Maqedoni, mė 23 shtator 1944.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylber1992
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve: 6
Age: 101
Vendi: dfdf
Registration date: 24/07/2008

MesazhTitulli: Re: Femra Shqiptare ne Historinė tonė.   Thu Jul 24, 2008 4:58 am

Po ka shum femna sepese trimnija dhe krenarija asht te shqipetaret ne gjak nuk ka lidhje femen apo mashkull.
Kena shembulla plot si per shemull Nena Terez kjo asht gruja ma e mira ne bot nuk e di a len ma grue si kjo ...Shot Galica trimeresh deri ne fund apo edhe Gjeve LLadrovci keto jan vetem disa shembulla se ka me mijra trimeresha femra shqipetare................
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Femra Shqiptare ne Historinė tonė.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Histori-