Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?

Shko poshtë 
+33
rrimtaf
xhiti
Driniiiii
BashKom
detektivi
ILTA
Medalim
Kasper
Hamitmatjani
Eva0506
paioni
BALLIST
Guximi
Ibrahim Rugova
besim78
E_Bukura
njonidrenica
stabili
Argent
Lejla
katunariplak
rolling
Epik
Ballistet
Zogisti_Legalist
Ago Muji
petritkola
tom sojer
zeriatdheut
Sofra
Urata
Beton
Leka i Madh
37 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyWed Dec 26, 2007 6:45 pm

Tani ne fuqi po vie nje ortek i madh hiçhistorik. Ky ortek ka synim te shembe çdo te mbjelle te historiografise shqiptare, pune e lavdishme e nje plejade historianesh ç'prej Aleks Budes me pretekstin banal se historia mbaka ngjyra bardhe e zi. Por nese nuk e mban historia shabllonin bardh e zi, cilin shabllon duhet ta mbaje ajo. Balli Kombetar me dhembe e dhemballe eshte deshmuar se ka luftuar LNÇ - ne dhe asnjehere gjermanet. Pseudohistorianet e sotshem te kallepit Uran Butka metojne ta zbukurojne me dengla Ballin Kombetar, duke ia dhene nje rol çfare nuk e ka pasur.

Çka mendoni per Ballin Kombetar?

Debatim te kendshem!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyThu Dec 27, 2007 2:27 am

BALLI KOMBETARE.

Organizat politike reaksionare e krijuar ne nentor te 1942,si kunderveprim ndaj Frontin Nacionalçlirimtar per te luftur e shkatrruar Levizjen e ANC te popullit shqiptar,Frontin NC dhe PKSH qe i udhehiqte ato.
Ne kete organizat tradhetare benin pjes çifligare e tregetar te medhenje,klerike reaksionar,fshatar te pasur intelektual borgjeze e politikan te falimentuar te ç'do regjimi.
Ne krye u vu pseudoptrioti Mithat Frasheri B.K.deklarone se nuk e njihete Konferencen e Pezes.
Ai shpalli programin e vete prej 10 pikash (dekalogu) qe kishte karakter demagogjik e mashtrus,dhe me te gjithe veprimtarin ndihemoi pushtuesit fashiste ne luften kunder Levizjes ANC te popullit shqiptar.
Per te mashtruar masat popullore e per t'i shkeputur ato nga PKSH,ne fazen fillestare Balli u perpoq ta maskonte bashkpunimin me pushtuesit fashiste,te peraqitej ne opinionin publik sikur ishte per lufte kunder tyre per etj.Ai krijoi te ashtuquajturat çeta e keshilla per t'i perdorur per realizimin e objektivave te tij antikombetare.Parulla kryesore e Ballit Kombetar ishte ..''Te presim kure te vine koha''
Dalja e Ballit Kombetar me program demagogjike e nderlikon gjendjen ne vend.Ne keto rrethana,PKSH veproi ne menyre shume te matur me urtesi dhe largpamje.Ne fillim ajo ndoqi taktiken e demaskimit te parulles disfastike te Ballit Kombetar se nuk kishte ardhure koha per lufte kunder Italianve,i beri thirje atij qe te hinte ne lufte kunder pushtueseve dhe te rreshtohej ne Frontin NC,ne cilin benin pjes te gjitha forcat antifashiste te vendit.Pika me e fobet e Ballit Kombetar ishte çeshtja e pjesmarrjes se luftes me arme kunder pushtuesve.Pikrishte iu dha edhe goditja kryesore nga Partia,me qellim qe te behej diferencimi ne rradhe te tij,te terhiqeshin ne lufte ata qe ishin genjyer,te demaskohej qendrimi tradhetar i krereve te Ballit Kombetar e te denoheshine te gjithe at aqe pendonin bashkimin e popullit shqiptar ne lufte kunder pushtuesit te huaj dhe tradhetar.

Me pushtimin e vendit nga nazistet gjerman ne vjeshte te vitit 1943 Balli Kombetar i hoqi maskat,doli sheshit ne sherbim te tyre dhe u hodhe ne lufte te hapur kunder Levizjes NC.Ne keto kushte partia ju pergjigje Ballit Kombetar me lufte te armatosur deri ne shkatrimin e tij te plot se bashku me pushtuesit gjerman.

vazhdim te mire ne teme...

...by to beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyThu Dec 27, 2007 12:07 pm

Beton shume falemnderit qe shkruajte per temen! Njeqind here falemdnerit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 8:44 pm

Ballisti i njohur Xheme Hasa - Gostivari


BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Xhem___hasa___gostivari



Biografia e shkurtër e XHEMË HASA – GOSTIVARI 1908-1945

Në rrëzë të malit Ahishtë, në afërsi të vendit i quajtur Pallma, ku gufon një burim me ujë të bollshëm dhe të kthjelltë, shtrihet fshati Simnicë, në një largësi prej pesëmbëdhjetë kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.
Këtu, në këtë fshat në vitin 1908 lindi Xhemë Hasa. U rrit në një familje të varfër, me shumë fëmijë. Pasi ariti moshën e pjekurisë, Xhema ia fillon punës si bujk dhe si blektor me pasurinë e tij që e posedonte. Padrejtësitë që i bëheshin popullit shqipëtarë me anë të provokimeve dhe ofendimeve, i ka përjetuar personalisht edhe Xhemë Hasa dhe familja e tij. Sjellja arogante e personave të pushtetit serbo-sllav e ka irituar dhe detyruar këtë trim që ta braktiste pasurinë dhe familjen e tij dhe të hudhej në luftë për mbrojtjen e nderit të familjes, për mbrojtjen e kombit dhe për mbrojtjen e atdheut të tij.
Xhema në fillim ishte ushtar ndër të parët që luftoi në jug të Shqipërisë per mbrojtjen e tokave shqipëtare. Për suksesin e treguar, mbretërija e atershme e Ahmet Zogut e gradon oficer i ushtris së atëhershme të Shqipërisë.
Me fillimin e luftës së dytë botërore në vitin 1941 kthehet në vendlindje që ta ndihmonte popullatën në mjedisin ku jetonte.
Padrejtësia që i silleshte kombit shqipëtar ai çohet në luftë kundër fashizmit italian, kundër sllavo-komunistëve ku vlen të përmenden aksione luftarake si ata :
-Lufta për çlirimin e fshatit Zajas,
-Lufta për çlirimin e Dibrës,
-Lufta në Mal të Thatë,
-Lufta e Kërçovës,
-Lufta e Debarcës,
-Lufta e fshatit Beliçicë,etj.
Pas kapitullimit të Italisë më 1943 në Maqedoninë Perendimore tërë pushtetin e merr Ushtria e Ballit Kombëtarë, me këtë vërtetohet se në këta troje në atë periudhë historike ka sunduar pushteti shqiptarë dhe se Ushtria e Ballit Kombëtarë ka qenë në shërbim të popullit vendas.
Lufta e Xhemë Hasës si oficer dhe si komandant i Ushtrisë së Ballit Kombëtar në Maqedoninë Perendimore mund të konsiderohet si luftë për çlirimin dhe bashkimin e gjith tokave shqiptare në një shtet.
6 Maj 1945 vritet mizerisht trimi shqiptarë , ku prej asaj dite fati i shqiptarëve në Maqedoninë Perendimore ngel në duart e sllavo-komunistëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 8:49 pm

Lufta e Shqiptarëve të Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar si synim drejtë ribashkimit kombëtar

(1943-2003)



Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore në korik të vitit 1941, një delegacion i lartë Bullgar, në përbërjen e të cilit gjendeshin Kryetari i qeverisë Fashiste bullgare Bogdan Filov dhe ministri i punëve të Jashtme të Bullgarisë Ivan Popov, e vizituan Romën.

Delegacioni u pranua personalisht nga vetë Musolini dhe Konti Çano. Në këtë takim u bisedua për Ballkanin dhe si pikë e dytë ishte çështja e kufizimit të tyre në Maqedoninë Perëndimore. Bullgaria kërkonte edhe tokën shqiptare të Dardanisë, që sot ata dhe sllavët e vendit e quajnë Maqedoni Perëndimore.V.Xh). Për këtë qëllim u formua një komision qeveritarë bullgaro-italian për caktimin e kufijve. Ky komision filloi punën gjatë vitit 1942, takimin e parë e patën në Tiranë, ndërsa të dytin në Shkup më 7 shtator 1942. Por pas caktimit të kufirit në terren erdhi deri te një incident i rëndë në mes ushtrisë bullgare dhe italiane në vijën kufitare mbi fshatin Zhelinë, ku pati disa të vrarë nga të dy palët. Ky kufi i caktuar nga pushtuesit italo bullgarë kurrë nuk do të pranohet nga forcat nacionaliste shqiptare, në krye me Komandantin e njohur të Pollogut Xhemë Hasë Gostivarin, që më vonë me formimin e aradhave të para të ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” të udhëhequra nga ky Komandantë do të jetë territori më i sigurtë në aspektin e shtetësisë, të ashtuquajtur ”Shqipëria e lirë”. Në këto rrethana ekzistuese, duke filluar nga gryka e Dërvendit mbi fshatin Zhelinë, duke përfshirë pikën më strategjike të gjitha kohërave kështjellën e Skënderbeut, në fshatin Orashje e deri në Radushë me qytetet: Tetovë, Gostivar, deri në Dibër e Strugë. I njohur si vend i lirë i shqiptarëve ose shpeshëherë si zonë më e sigurtë në aspektin e sigurisë gjatë lëvizjeve nëpër rrugë, falë komandantit Xhem Has Gostivarit, Musli Hasës, Shaban Koritës, Arif Brodecit, Arif Kapetan Globoçica Lokë Llakavica Aqif Reçani, e shumë të tjerëve.[1]

Ndërsa në anën e Kërçovës ushtarakisht ka bashkëpunuar me Mefailin e Madh dhe Mefailin e Vogël, ndërsa në Strugë me rrethinë Komandant Xhema ka bashëpunuar me: Nazim Tateshin, Faik Dobovjanin, Murat Labunishtën e shumë të tjerë V.Xh.) Në fillim të luftës së Dytë Botërore situata politike dhe ushtarake dita ditës bëhej shumë e ndërlikuar në fushën e Pollogut. Qarqet sunduese bullgare asesi nuk mund të pajtoheshin me caktimin e kufijve, pasi me këtë ndarje fusha e Pollogut i takonte Italisë, e jo Bullgarisë, e cila ëndëronte krijimin e Bullgarisë së Shën Stefanit, të krijuar nga diplomacia ruse më 3 mars 1878, ku nën patronatin e saj bënin pjesë pastër territore shqiptare nga Shkupi deri në Elbasan. Poashtu duhet theksuar se edhe emisarët sllavo maqedonas që jetonin në këto treva edhe pse në një numër simbolik, nuk pushonin me protesta e memorandume, duke bërë publike kërkesë se me ”vullnet të vetin dëshirojnë të hynë nën sundimin Bullgar”. Por veprimtaria e patriotëve shqiptarë ishte shumë më specifike, por e organizuar mirë nga veprimi i hapur, antishqiptar, të sllavëve të vendit, që ishin të ndarë në dy formacione: Njëri formacion përkrahte qarqet fashiste bullgare dhe rryma e dytë proserbe ishte e lidhur ngushtë me ideologjinë komuniste, që në atë kohë kordinohej nga politika hegjemoniste serbe, me qendër në Beograd.
Kah fundi i vitit 1941 u riformua Fronti Nacional ”Balli Kombëtar” dhe bijtë më të mirë të saj nuk e kursyen as veten as fëmijët e tyre, kurrë nuk u dorëzuan para armikut shumë të fuqishëm Italo-Bullgarë dhe nga veprimi i mbrendshëm komunist, ku bënin pjesë edhe një numër i konsideruar shqiptarësh. Ky veprim i mbrendshëm komunist e çonte popullin në gojë të një sistemi apsolutist. Pasi ky sundim i Ri 50 vjeçar nuk ndryshoi fare nga sundimi i vjetër Jugosllav, vetëm e ndëroi emrin në sundim ”proletar komunist-titist”. Por forcat më të shëndosha të Kombit tonë edhe kësaj radhe ishin në nivel të lartë të detyrës kombëtare. Ata nuk u gjunjëzuan përpara propagandës komuniste, por vendosën të organizojnë mbrojtjen e vendit nga sulmet e papritura bullgare që të mos coptohej ndonjë pjesë toke nga trungu i saj etnik. Duhet theksuar edhe njëherë se politika Italiane ishte e padefinuar si duhet edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, që nuk dallohej shumë nga ajo e Luftës së Parë Botërore.[2] Kjo shprehet shumë qartë me veprimin e ushtarëve italianë në Pollog e më gjërë, se ajo mbante një politikë poltroniste pasi haptazi ushtarët e sajë mbështetnin veprimet politike të sllavëve të Maqedonisë, që e identifikonin veten si Bullgarë dhe konsideronin se këto toka duhet ti takojnë Bullgarisë[3] Poashtu situatën e rëndonin elementi i ardhur në fushën e Pollogut, ” kolonistët”, që shpeshëherë e quanin veten ”drazhist”, që jetonin në disa fshatra të Pollogut të ardhur pas luftërave ballkanike si të ”merrituar”, si psh. të vendosur në disa fshatra: në Bervenicë, Sedllarcën e Poshtme, Falishtë, Çellopekë, Vratnicë, Xhepçishtë, Ratajë, Gllogjë, Shemshovë, Pallçishtë, Vrapçishtë, Vrutokë etj. Ky element edhe sot e kësaj dite është i pa definuar, herë shitet si serb e herë si maqedon, pasi me forcimin e trendeve demokratike dhe shpalljen e Maqedonisë si shtet në vete, ky element me të madhe po deklarohet si sllav të Maqedonisë me përkatësi maqedone.V.Xh.). Kontribut të çmuar patriotik dhe udhëheqës i denjë i çështjes kombëtare duhet përmendur Udhëheqësit e Komitetit të Qarkut të Tetovës: Shuaip Kamberin, Jusuf Jahja dhe Islam Izairin nga Tetova, nga Gostivari Kadri Saliu e Mexhit Cana, ndërsa ga Kërçova: Shaban Saliu e Nuredin Mexhiti, të cilët ishin edhe anëtarë të Komitetit.[4] Kundër sundimit serb në këto troje ishte Lëvizja Kombëtare e udhëhequr nga ” Balli kombëtar”, i cili në këtë kohë ishte mbështetës i fortë i idesë dhe programit kombëtarë të Lidhjes së II të Prizrenit për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët. Në këtë periudhë lufte ishin dy udhëheqës të denjë në Pollog, Shaip Mustafa në Tetovë.[5] Ndërsa në Gostivar Kadri Saliu, i cili haptazi deklaronte në tubimet me qytetarët e Gostivarit dhe më gjërë, që mos të përkrahet veprimtaria e përbashkët komuniste e shqiptarëve që bashkëpunonin me maqedonasët dhe serbët.[6] Ky atdhetarë i pa thyeshëm hapatazi në një takim të qytetarëve të Gostivarit tha:”se dëshira e komunistëve është për sjelljen e sërishme të Serbisë së Vjetër në këto anë”[7]. Xhemë Hasa pasi gjeti një përkrahje nga paria e qytetit në krye me Kadri Saliun, por edhe nga masa e gjërë popullore, hyri në qytet. Ky së bashku me parinë e qytetit filloi riorganzimin e pushtetit lokal, duke kërkuar nga qytetarët e Gostivarit që të respektohen ligjet tona kombëtare të njohura sipas Kanunit të ”Lekë Dukagjinit”. Ky menjëherë urdhëroi që këto rregulla të respektohen edhe në anën e Tetovës, pasi në Pollog, deri në atë kohë kishte shumë trazira, vrasje, plaçkitje, vjedhje. Pasi çetat që vepronin në anën e Tetovës, si ajo e Sherif Zhelinës, Selim Bokës dhe ca grupe tjera, nuk ishin në nivel të kërkesave ushtarake dhe në vijë të drejtë për mbrojtjen e popullsisë së pa aramatosur. Prandaj ky në emër të Komandës Operative për Tetovë dha urdhër: ” Kushdo që do të bëje ndonjë vrasje, vjedhe, plaçkitje, grabitje e të çnderoje, do të varet në mes të qytetit”.[8] Këto çeta të rebeluara fusnin frikë dhe pasiguri te masa e gjërë e kësaj ane. Qytetarët e e këtyre vendbanimeve ndiheshin shumë të pasigurtë, bile edhe lëvizjet nga fshati në fshat ishin shumë të rrezikshme, mund ti kushtonin ndonjë qytetari me kokë. Këto dukuri negative të paraqitura në fushën e Pollogut, u ndërprenë kur u përhap lajmi se Xhemë Gostivari po udhëheq me popullin. Mund të konkludojmë në bazë të deklaratave të luftëtarëve të tij se këto dukuri negative u ndërprenë në tërësi në bazë të udhëresës që lëshoi nëpërmes gazetës ”Zani i Sharrit” , që në atë kohë botohej në Tetovë ku thuhej, ”Kërkoj nga të gjithë qytetarët e zonës së lirë që të respektohet rregulli dhe qetësia”.[9] Këtë rregull dhe qetësi që u solli qytetarëve të zonës së lirë nga Tetova deri në Dibër, qarqet komuniste mundohen në të gjitha fushatat ta minimizojnë, duke tentuar të rrisin veprat plaçkitëse në një anë dhe në anën tjetër tentuan ta paraqesin Komandantin Shqiptar të kësaj zone se po lufton për pasurim personal. Krahas komandantit të ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” u sulmuan ashpër edhe ata udhëheqës të Gostivarit dhe disa njerëz me influencë me të cilët bashkëpunonte si: Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raça, Zihni Fiqeriu, Abdi Gola dhe shumë të tjerë.[10] Pasi u formua Fronti Kombëtar i Shqipërisë, qendër e ”Ballit Kombëtar” në Maqedoninë Perëndimore ishte Gostivari, nën udhëheqjen e Kadri Saliut, ndërsa për Tetovë udhëheqës i organizatës së ”Ballit Kombëtar” ishte caktuar Shuaip Kamberi. Këta dy ishin edhe anëtarë të Komitetit të Qarkut të Kosovës.[11] Në organizimin e II të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prizren, edhe kësaj radhe gjeti fushë veprim të fortë posaçërisht në Tetovë e Gostivar. Në Kongresin e II, morrën pjesë edhe delegatë nga Tetova e Gostivari. Udhëheqësit e Ballit nga këto qytete, në bashkëpunim me administratën e vendit, zbatuan vendimin e marrë në Kongresin e II të Lidhjes së Prizrenit, për formimin e aradhave vullnetare, ”Për ruajtjen e paqës dhe mbrojtjen e atëdheut” . Duhet theksuar se aktivitet të posaçëm në këto rrethana lufte zhvillonte Komiteti Ekzekutiv Shqiptar me seli në Tetovë.[12]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 8:49 pm

Emërimi i Xhemës Komandant i Forcave të Balllit



Në vitin 1940 Xhema kthehet nga Elbasani, ku qëndronte nga viti 1938. Pushteti italian e thërret dhe e ngarkon me detyrën e gardianit të burgut pranë Nën Prefekturës së Gostivarit. Në burg ndodhej atdhetari Shefqet Presheva. Pas një periudhe të shkurtë në mes tyre u lidhë besa që të luftohet për Kombin dhe bashkim të trojeve shqiptare. Komandant Xhema e lëshoi prej burgu shokun e idealeve dhe së bashku aratisen në mal, ku organizojnë një çetë të pamvarur.[13] Kjo ndodhi në vitin 1942, ku Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit, i çeli dyert e burgut dhe i lëshojë të gjithë të burgosurit. Ai me shokët e idealit Shefqet Preshevën, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobërdollin, për tu fshehur me çetën e tij nga ushtria italiane, u vendosën te Lok Llakavica.[14] Ky i vendosi këta atdhetarë në stanet e Koshares, ku qëndruan për tre muaj, duke bërë parapregaditje për luftë kundër ushtrisë italiane. Armët e para kjo çetë i pagëzoi në fillim të vitit 1943. Në luftë kundër ushtrisë fashiste italiane në rrugën Gostivar Tetovë, në të cilin aksion jo vetëm që vranë ushtarët e saj, por u paisën me material luftarak. Nga kjo krismë e parë u çarmatosën shumë ushtarë italianë. Me këtë aksion të papritur por tejet të suksesshëm fillon një fazë tejet e sukseshme e forcave të Ballit Kombëtar, duke tronditur thellë komandën italiane.[15] Në këtë kohë Xhemë Gostivari emërohet komandant i ”Ballit Kombëtar”. Në këto rrethana lufte në kordinim me Shtabin Kryesor të Ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” me Qendër në Prizren, duke e afirmuar gjithmonë kombëtaren kundër intercionalizmit të rrejshëm sllavo-komunist.V.Xh.) Në atë kohë në Gostivar me rrethinë vepronte një çetë partizane e udhëhequr nga Tomë-Gjel Shumski, i cili ishte i ardhur nga Tirana por në bazë të dokumentacionit ekzistues ai ka një biografi të paqartë në aspektin nacional dhe fetar.?.V.Xh). Për organizimin e luftës së përbashkët me partizanët, Xhemë Hasa pati një takim me Tomën në malin Smilojcë të fshatit Llakavicë. Tema e bisedës ishte lufta e përbashkët për çlirimin e trojeve shqiptare kundër okupatorit italian. Në këtë takim Tom Gjela i tha Xhemë Gostivarit: ”se ne na kanë dërguar nga Tirana që tua çelim sytë se i keni të mbyllur”. Xhema kësaj pyetje provokative i përgjigjet,”Ne i kemi të mbyllur por do ti hapim vetë se ju nuk jeni të gjithë njësoj. Disa prej jush janë duke punuar për komunizmin, që është në kundërshtim me çështjen tonë kombëtare”.[16] Pas këtij takimi duhet theksuar se krerët e ”Ballit Kombëtar” u informuan për qëllimet e aradhës së Tom Gjelës, i cili angazhohej për idealet sllavo-komuniste, të ashtuquajtur ”Internacionalizëm”, që nuk përputhej fare me përcaktimet kombëtare të programit të Ballit .

Ndarja definitive e Ballit-nga forcat partizane
Ndarja definitive në mes ushtrisë së Xhemës dhe Tom Gjel Shumskit, u bë pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, kur forcat partizane tradhtuan në sulmin e përbashkët kundër italianëve në fshatin Raven, pasi duhej të mirrej Gostivari, por në sulmin që do të pasonte Zhivku i Beliçicës që ishte edhe zavendës komandant i aradhës së Tom Gjel Shumskit, kërkoi që në krahun e djathtë të valojë flamuri i Jugosllavisë, ndërsa në në krahun e majtë flamuri shqiptar. Por me këtë propozim nuk u pajtua Komandanti i Ballit Kombëtar Xhemë Gostivari. Këtu erdhi deri te përleshja e parë në mes forcave të Ballit dhe partizanëve. Xhemë Gostivari nuk i lejoi rrugën aradhës partizane dhe çetës së Tom Gjelës, që të hynë në Gostivar, me flamurin jugosllav, dyshimi i Xhemës në çetën e Tomë Shumskit ishte tejet i arsyeshëm, pasi shumica e ushtarëve të këtij njësiti ishin ushtarë sllav, që në këto anë vepronin së bashku serb e maqedonas.V.Xh.). Komunistët shqiptarë që ishin përkrahës të fortë të ideologjisë sllavo-komuniste, ndarjen e Xhemës dhe ushtarëve të”Ballit Kombëtar” nga çeta e Tom Gjelës e përshkruanin në mënyrë tejet ofenduese ”Xhema kaloi krejtësisht në anën e armikut italo-gjerman, dhe u bë hyzmeqar i okupatorit”. Pranë Xhemës u radhitën bashibozukë, njerëz që kishin bërë të këqija nëpër fshatrat, individë të koruptuar, duke formuar kështu bandën tradhëtare të Xhemë Gostivarit. Sipas fjalëve të autorëve të monografisë për Gostivarin, ”Xhema u cilësua nga ideologjia komuniste dhe njerëzit e kësaj partie, si tradhëtar dhe bashkëpunëtor i okupatorit”. Pas këtij momenti komunistët Selman Kasapi dhe Kiço Progri, u larguan nga çeta e Xhemës dhe përkohësishtë u vendosën në Gostivar. Por së shpejti, kinse nga rreziku që u kanosej nga njerëzit e Ballit, u larguan nga Gostivari, mbasi mund të prisnin ndonjë të keqe. Propaganda komuniste edhe kësaj radhe si përpara ishte tejet e ulët dhe fyese dhe merrej me cikrime kundër vllezërve të vetë shqiptarë dhe në të shumtën e rasteve ata zbatonin diktatin e komunistëve sllav duke minimizuar heroizmin e Ballit dhe komandantit të saj. Ata deklaronin në memoaret e veta: me gjithëse u kthye Xhema, por kurrë nuk guxonte të bënte të keqe për komunistët pasi ishte frikacakë dhe e dinte forcën e partizanëve.?… Ata deklaronin: Xhema me ”bandën e tij” u dëgjua jo për të luftuar hajdutët, por partizanët në Dibër, Bukoviq, Pogradec etj. Ai luftoi përkrah ushtrisë italiane.”.[17] Situata bëhet edhe më e tendosur në Pollog dhe më gjërë pas mbajtjes së Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Në këtë mbledhje nga Gostivari kanë marrë pjesë mësuesit e ardhur nga Tirana, Kiço Progori dhe Ahmet Pere, të cilët pasi u kthyen nga konsultimi i Pezës, filluan ashpër me propagandën e tyre komuniste kundër programit të ”Ballit Kombëtar”. Kthimi i këtyre dy komunistëve në Maqedoni ”krijoi te masa një entuziazëm dhe besim për të ardhmen”, nënvizojnë autorët e monografisë për Gostivarin, Amet Pere dhe Selman Kasapi.[18] Këta pasi u kthyen në Gostivar e filluan detyrën e shejtë në shërbim të sllavo-komunistve, për demaskimin e programit të ”Ballit Kombëtar” duke shpallur tradhëtarë, bajraktarët dhe gjithë politikanët, simpatizuesit dhe pjesëmarrësit e ”Ballit Kombëtar”. Këta komunistë të Shqipërisë të dërguar me diktat të Enver Hoxhës për veprim në Maqedoni, ”lavdrohen se kanë pasur sukses në demaskimin dhe largimin e popullatës shqiptare nga dredhitë që bënin antarët e Komitetit të Ballit në Gostivar”, si Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raça, Zihni Fiqriu, Abdi Golja, e shumë të tjerë.[19] Më 10 maj 1943 në fshatin Reçan të Gostivarit në veri të Vrutokut, te burimi i lumit Vardar, u mblodhën të gjithë udhëheqësit e partizanëve, si Hamdi Dema, Tom Gjela Mahmut Gjenovica e shumë të tjerë. Këta për komandant të përgjithshëm e emruan Jelisie Popovskin. Por nuk guxuan të hynë në Gostivar, pasi Xhemë Hasa, kishte lajmëruar që nisja në drejtim të Gostivarit do të ishte katastrofale për partizanët. Prandaj ata duke patur frikë nga forcat e Ballit në krye me Komandant Xhemën, nuk guxuan të marshonin drejtë Gostivarit. Këta forca të përziera shqiptaro-sllave e ndryshuan marshimin dhe u nisën nëpër male kah Mavrova, në drejtim të Dibrës. Ndërsa aradha e Xhemë Has Gostivarit dhe komanda e saj i lëshuan pozicionet e luftës të udhëhequr nga Lok Llakavica, Aqif Reçani, Ilmi Trnova dhe Merr Sërmnova hynë në Gostivar triumfalisht, duke mbajtur lart flamurin kuq e zi të Skënderbeut. Pas hyrjes në Gostivar u mbajtë një takim me kryetarin e Komunës Sali Kadriun, ku u muarr vendim për veprim të mëtutjeshëm të Ushtrisë së ”Ballit Kombëtar ”. Në këtë takim u vendosë të luftohet kundër çdo kujtë që rrezikon interesat kombëtare shqiptare. Kjo ishte njëherit edhe ndarje përfundimtare e Ballit me ideologjinë sllavo-komuniste. Kjo ndarje nga komunistët të udhëhequr nga ” Balli Kombëtar” para 60 viteve na dëshmon edhe një herë se populli shqiptar gjithmonë në mesin e vetë ka pasur udhëheqës të denjë e të formuar në aspektin kombëtar që kanë ditur të rezonojnë drejtë, se lufta e Dytë Botërore nuk mund të quhet për shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës, Malit Të Zi, Çamërisë, ” Luftë Nacional-Çlirimtare”. V.Xh). Me pjesëmarrjen në këtë luftë shqiptarët edhe më tutje ngelën të ndarë në mes veti, me pranga prej hekuri edhe nga Shqipëria edhe nga sistemi titist-komunist. Shqiptarët që ngelën nën sundimin jugosllav pas luftës së Dytë Botërore, në emër të ”Internacionalizmit”, vetëm u terrorizuan edhe më fortë nën sistemin e ri sllavo komunist. Prandaj askush prej shqiptarëve nuk ka të drejtë morale që luftën e Shqiptarëve të Maqedonisë ta pagëzojë si ” Luftë-Nacional-Çlirimtare”.V.Xh.). Nga mos respekti i luftës së drejtë që bëri vetëm ”Ballit Kombëtar”, do tu rotullohen eshtrat luftëtarëve të ”Ballit Kombëtar” dhe të gjithëve atyre trimave që ranë në luftë për çlirimin e bashkimin e trojeve shqiptare.V.Xh.). Por këtë term politiko-historik, të ashtuquajtur lufta ”nacional-çlirimtare” , mund ta përdorin ata që përfituan nga lufta vëllavrasëse e shqiptarëve, në radhë të parë maqedonasit, Boshnjakët, Malazezët e popuj të tjerë. E në veçanti ajo i ka plotësuar normat juridiko-shtetërore vetëm për sllavët e Maqedonisë, të cilët u njohën si popull. Ndërsa pas luftës shqiptarët ngelën si pakicë në trojet e veta historike. Këtë luftë të padrejtë për historikun e shqiptarëve, sllavët e Maqedonisë e shfrytëzuan hegjemonizmin e tyre edhe në viset ku jetojnë me shumicë shqiptarët, duke e shpallur shtet vetëm të maqedonasve. Pra me mbarimin e luftës së Dytë Botërore, shqiptarët nuk u çliruan por u okupuan nga forcat sllavo maqedone dhe bashkëpunëtorët e tyre.V.Xh.) Komanda maqedonase pranon:”se deri në fund të luftës Gostivari dhe Tetova me rrethinë mbeti kështjellë e pa thyer për forcat partizane. Pra ky si problem kryesor ngeli deri në fund të ”çlirimit” të vendit.”[20]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 8:52 pm

Luftërat e Xhemës kundër partizanëve

Pas kësaj ndarje kemi disa beteja , në Dibër, Zdunjë, e Kërçovë. Më 2 tetor të vitit 1943, në bashkëpunim me Mefail Shehun u çlirua Kërçova nga forcat komuniste.[21] Pas fitores së shkëlqyer të Ballit në Kërçovë, erdhi deri te beteja e njohur në Bukoviq. Në këtë betejë të shkëlqyer të Ballit dhe komandantit të saj Xhemë Hasës, pësoi humbje të madhe çeta e Tom Gjelës në të cilën betejë vetë ai u vra, e që sot e kësaj dite vrasja e tij ka ngelur enigmatike.[22] Por, këtë vrasje enigmatike e vërteton edhe udhëheqësi i brigadës së VII-shqiptare dhe bashkëluftëtari e tij nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Ai haptazi pranoi se vrasja e Tom Gjelës nuk dihet se nga cilët ushtarë u vra, nuk.dihet se prej cilës anë erdhi plumbi që e vrau atë ”Por trupin e tij unë i pari e preka (Qemal Agolli) dhe e varosa në fshatin Zajaz. Ai ishte i vrarë pas shpine.[23] Tomë Gjela ky luftëtar i dejnë për çështjen shqiptare shpeshëherë deklaronte se nuk duhet të luftojmë kundër ushtarëve të ”Ballit Kombëtar” që u p engonte me të madhe ushtarëve sllav dhe komandantëve të tyre.[24] Komanda e ”Ballit Kombëtar” që udhëhiqej nga Xhemë Gostivari e Mefail Kërçova e asgjësuan për një brigadën 1 dhe 15 maqedonase. Shtabi kryesor i Maqedonisë intervenoi me të shpejtë që të dërgohen përforcime të reja duke e dërguar njësitin e VI sllavo-maqedonase, dhe brigadën e IV shqiptare. Por burrëria e Xhemës dhe Mefalit kur panë se në drejtim të tyre kah fshati Zajas po mar shonin ushtarë shqiptarë të brigadës së IV shqiptare për të mos u derdhë gjak vëllau, Xhema dha urdhër që mos të vritet asnjë nga vëllezërit shqiptarë dhe të lëshohen të lirë të kalonin. Ky është fakt i pa mohueshëm i veprimit kombëtar të Xhemës dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sa po futeshin në veprim forca partizane të nacionalitetit shqiptar, vullnetarët e Xhemës e të Mefalit hapnin rrugën e largoheshin me një qëndresë e zjarr disi të zvogëluar. Më në fund autorët e monografisë për Gostivarin që ishin komunistë të përbetuar pranojnë largëpamësinë strategjike të Komandant Xhemës dhe bashkëpunëtorëve të tij. ”U vinte keq të dy palëve që kishin gjak shqiptari që të përplaseshin me njeri tjetrin pa e ditur se në mulli të kujtë shkonte gjaku e trimria e tyre, se në të ardhmen do të jetonin në të njëjtat kushte diskriminuese..? sigurisht se po”.[25] Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog. Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu.[26]

Një Aradhë e Ballit Kombëtar që ka vepruar në Pollog

Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog. Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu.[27] Ushtria partizane pati një numër të vrarësh e të mbytur në Treskë. Kjo ushtri çetnike u tërhoqë nga Poreça.[28] Në këtë betejë ka pasur nga ana e ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” mbi 20 të vrarë, që ishin mbrojtës së zonës për rreth fshatit: Gurgurnicë, Sedllarevë Strimnicë etj.[29] Xhemë Hasa deri sa ishte Komandantë vepronte në të njëjtën taktikë si në kohën e Skenderbeut, atje ku lypte nevoja, nga gryka e Dërvendit që lidhë Pollogun me Shkupin e deri në Dibër e Pogradec.[30] Xhemë Gostivari gjatë kësaj periudhe kishte krijuar territorin e lirë dhe ishte i mendimit të shpallë ” shtetin e vet të pavarur shqiptar”.[31] Xhemë Gostivari për këtë ide të shtetësisë shqiptare ka pasur bashkëpunëtor të denjë në Strugë: organizator kryesor ishte ”Rinia Shqiptare” në krye me Remzi beun, e ky njëkohësisht ishte edhe komandant në këto anë. Në rrethin e Strugës kanë vepruar Rizvan Koreshtishta, Mentor Çoku etj.[32] Në anën e Strugës dhe Dibrës kanë vepruar në luftë kundër lëvizjes komuniste edhe Beqir aga, Nazmi Tateshi nga fshati Tatesh i Poshtëm, Hysni Dema nga Dibra, Faik Dobovjani nga fshati Dobovjan, Sherif Ibrahimi nga Struga e të tjerë.[33] Poashtu forca që nuk pranonin të bashkëpunonin me lëvizjen komuniste kishte edhe në Dibër, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Ali Maliqi Ramadan Hoxha, Ukë Cami dhe të tjerë.[34] Poashtu është i njohur edhe komandanti i organizatës së drejtësisë Murat Llabunishta.[35]

Masakrimet partizane në fshatin Bogovinë

Një ndër aksionet e shkëlqyera përmendet lufta e Xhemë Hasës te vendi i quajtur ”Dukat” mbi Bogovinë ose më saktësisht në mes Novo Sellës dhe Rakovecit. Për këtë betejë të shkëlqyer rrëfen luftëtari i Xhemës Emin Xhemaili.[36] I cili thotë: ka fundi i vitit 1944 forcat partizane pasi kishin hyrë në Tetovë e Gostivar, kishin vendosur të sulmonin Xhemën i cili në këtë kohë kishte vetëm 150 luftarë, ndërsa ushtrinë tjetër e kishte shpërndarë të lirë që të vendoset nëpër shtëpitë e veta. Komanda partizane e sulmoi Xhemën nga Sellca dhe Novosella, përgjatë lumit të Bogovinës. Por falë banorëve të këtyre fshatrave për rrethë dhe barijve, Xhema u informua me kohë për sulmin që përgaditej nga partizanët. Sulmi u bë nga fundi i nëntorit. të vitit 1944. Këtë betejë e ka udhëhequr vetë Xhema, duke zënë pozicione sipas taktikës së tij të njohur, duke urdhëruar që vetëm ai të jepë shenjë për sulm dhe kështu ndodhi. Nga sulmi i papritur forcat partizane lanë një numër të madh të vrarë dhe të plagosur. Sipas të dhënave që disponojmë në bazë të dëshmive ekzistuese dhe të njerëzve që morrën pjesë në këtë betejë numri i të vrarëve partizanë arrinë mbi 50-70 të vrarë.[37] Pas kësaj humbje katastrofale partizanët dhe komanda e saj nuk hoqën dorë për tu hakmarrë banorëve të Bogovinës. Kah mesi i marsit më 17-18 mars 1945, Bogovina rrethohet nga forca të mëdha partizane nga të gjitha anët dhe kërkojnë nga qytetarët e Bogovinës të tregojnë se ku ndodhet Xhema. Pasi qytetarët e Bogovinës nuk i pranojnë urdhërat e komandës partizane, e në veçanti duhet të përmendet bujaria kombëtare e bashkësisë lokale e vendit, e cila ka qenë në nivel të detyrës duke vepruar në vijën kombëtare si i ka hije shqiptarit, për përkrahjen pa rrezevë që i kanë ofëruar Ballit Kombëtar. Këta atdhetarë torturohen tërë ditën te mejtepi i fshatit në qendër të Bogovinës, me preteks se nëqoftëse nuk tregojnë se ku ndodhet Xhema me shokë dhe se kush i përkrah ata, do të vriten të gjithë dhe fshati do të digjet. Këta burra i durojnë këta tortuara dhe nuk pranojnë asesi kërkesat e komandës partizane. Më në fund pas këtyre torturave të papara të cilat nuk dhanë rrezultate, komanda e saj jep urdhër që të digjet fshati dhe banorët e saj të grumbullohen në qendër të fshatit. Fillon bastisja nëpër çdo shtëpi, në këtë rëmujë digjen pesë shtëpi deri në themel.[38] Në këto rrethana kur fshati ishte i rrethuar nga të gjitha anët, në mes të fshatit para qytetarëve të Bogovinës nxiret Kryetari i Bashkësisë lokale për ta pushkatuar, me akuzë se ka qenë bashkëpuntor i ngushtë i Xhemës dhe se djali i tij Bajrami bënte pjesë në ushtrinë e Ballit Kombëtar. Ushtari merr urdhër për ekzekutim të Iljaz Bogovinës. Por ky trim fare nuk i frikësohet vdekjes dhe i mëshon me shkop ushtarit që mori urdhër të vriste. Në këtë tollovi kryetari i Bogovinës u vra më 18 mars 1945, nga disa ushtarë tjerë.[39] Në këto rrethana të jashtëzakonshme komanda partizane e lidhi parinë e fshatit dhe i nisi për në Gostivar. Por gjatë rrugës ecnin duar lidhur, nëpër fshatrat: Pirok, Gradec, Sanakos, Negotinë, mbrenda kohës këta e ndruan vendimin dhe i vranë afër fshatit Dobërdoll, te vendi i quajtur ”Bota e Kuqe”afër gështenjave të fshatit. Në këtë akt trishtues u vranë pa pikë faji këta udhëheqës të fshatit Bogovinë: Sekretari i bashkësisë lokale, Lazim Misimi, me anëtarët e Kryesisë: Rushan Dehari, Garip Beluli, Mehmet Veseli. Në këtë masakër kanë qenë prezent edhe disa qytetarë të fshatit Sellcë dhe Novo Sellë. Këtij masakri i shpëton vetëm Hazir Vahiti nga fshati Sellcë e Keqe.[40] Komandanti i ”Ballit Kombëtar” në Pollog e më gjërë, gjithmonë ka kërkuar nga luftëtarët e vetë që të jenë shumë të kujdesshëm që mos të vijë deri te vrasja në mes të shqiptarëve. Vetë ky komandantë shpeshëherë deklaronte se ne nuk guxojmë të derdhim gjak në mes veti dhe të kënaqim shpirtin e sllavëve.[41]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 8:52 pm

Dorëzimi i qyteteve shqiptare dhe terrorizimi i tyre nga Partizanët

Ushtritë sllavo maqedonase bënë një shëtitje nëpër qytetet shqiptare të Maqedonisë pas mbarimit të luftës, duke ”çliruar”më 16 nëntor Kërçovën, hynë në Gostivar më 18 nëntor pa luftë. Në krye të kolonës, mbi kalë të bardhë, gjendej komandanti i Brigadës së IV shqiptare Nafi Sulejmani, që mund të merret si disfatë e fundit e ”Ballit Kombëtar” në luftë për çlirim e bashkim kombëtar. Kjo brigadë qëndroi pak kohë në qytet dhe mori urdhër nga Shtabi Kryesor Maqedonas që ta lëshonte qytetin dhe të vendosej në fshatrat për rreth fshatit Çajlë. Kurse në qytet u vendosën Brigada I dhe e XV, maqedonase. Prej kësaj kohe fillon një epokë më e vrazhdë e terrorizimit dhe e zhdukjes kundër popullit të pa fajshëm shqiptar, me pretekst se po kërkonin armë.?…V.Xh). Ndërsa Brigada IV Shqiptare vazhdonte luftën për pastrimin e terrenit kundër ”armikut”, (kështu quheshin nga partizanët forcat e Ballit Kombëtar). Brigada Shqiptare nga Gostivari hyri në Tetovë, ku poashtu qëndroi disa ditë dhe mori urdhër që të niset për rrugë, që të pastronte terrenin në zonën e Shkupit, ndërsa brigadat Maqedonase nga Gostivari e Shkupi me të madhe hynë në Tetovë pa luftë. Brigada e IV shqiptare i la ato: ”deri në fund që ta kryenin detyrën” dhe vetë me 5 mijë luftëtarë arriti në Kumanovë, për ta pastruar terrenin nga forcat e Sulë Hotlit dhe Mulla Idrizit, që deri tani kishin pastruar disa ushtri bullgare dhe kishin zvogëluar brigadën e XVII sllavo-maqedonase, që kishin bërë masakra të pa para në këto anë, posaçërisht ishte shquar në këto masakrime barbare komandanti i saj Zufer Musiqi.[42] Ndërsa Qazim Luzha, që vetë e mbante të çliruar Tetovën ua dorëzoi partizanëve shqiptarë. Këtë vepër e kreu komandanti i artilerisë partizane Sabri Voci nga Elbasani, oficer i karrierës, në bashkëpunim me shumë të rinjë nga Tetova, muarrën në dorëzim qytetin duke krijuar një administratë nga vetë tetovarët shqiptarë. Kjo vepër e partizanëve shqiptarë, si ngjarje i shqetësoi pa masë pushtetin sllavo-maqedonas dhe kërkuan nga shtabi i divizionit të merreshin masa karshi këtij akti të pa pranueshëm. Pas ca ditëve Sabriu u burgosë, me disa oficerë tjerë shqiptarë. Poashtu u burgosën edhe shumë të rinjë tetovarë në kampin e ”Monopolit të duhanit”, të cilët u dorëzuan pushtetin maqedonasve. Pas disa javësh vjen në Gostivar një letër e dërguar nga Xhemal Voci nga Elbasani, i cili gjatë kohës së okupacionit fashist ka qenë mësues në Gostivar së bashku me Ahmet Peren i cili ishte edhe themelues i qelizave të para komuniste, këto mbledheje konsultative shpeshëherë mbaheshin në shtëpinë e tij. Por duhet theksuar se edhe këtij komunisti pushteti maqedonas nuk i ngeli borxh. Procesi gyqësor është udhëhequr nga prokurori Llazar Mojsov. Këtë e dënoi në fillim me 20 vite burg, por më vonë i zvogëloi dënimin në 18 vite, duke ia shkatëruar tërë familjen në Gostivar, gruan ia larguan për Turqi, ndërsa vajzën e vetme legjitime e ndajtën nga Ahmet Pere, rrëfen vetë Ahmet Pere.[43] Ky në letër kërkonte nga Ahmeti që ta lajmërojë për djalin e vetë Sabriun. Ahmeti kërkoj nga Gafur Paçuku që ta informonte për gjendjen e Sabriut, pasi i ati ishte i interesuar që ta shohë të birin, por mori përgjigje negative pasi në burg nga tortura që i kishin bërë sllavo-komunistët, dukej si me dy koka. Babai i Sabriut u kthye prapë për në Elbasan pa e parë djalin. Ndërsa me urdhër të Gafurit, Sabriun e vizitoi Ahmet Pere, pasi e kishte edhe shok të normales. Si e përshkruan Ahmeti vizitën e Sabriut në Burg: ”Sabriu nuk njiheshte fare ai ishte i ejntur në fytyrë, dhe dukej sikur kishte dy koka, nga këmbët nuk ecte dot, por e mbanin për krahu dy partizanë. Pas ca kohe Sabriu u dënua me vdekje [44] Ushtria sllavo maqedone bënë masakra të pa parë në rrugën Gostivar Çegran për rreth Vardarit, ku vranë mbi 300 vetë, ndërsa pasi hynë në Tetovë burgosën djemtë më të mirë të.popullit shqiptar. Në Monopol të Duhanit kishte të vrarë mbi 2000 vetë nga 6000 sa ishin të burgosur.[45] Të burgosur dhe shumë të vrarë ka pasur edhe në kampin e shkollës bujqësore në Tetovë. Poashtu pati shumë të vrarë në fshatin Saraqinë, që ishte inprovizuar si kamp në mes të fshatit i banuar me shumicë me maqedonas e kolonist serb. Poashtu nuk dihet edhe sa të vrarë kishte në shkollën e fshatit Zhelinë, ku ka pasur të burgosur mbi 600 vetë.V.Xh.). Në Tetovë me rrethinë u bë një kasap-hane e vërtetë u vranë dhe u masakruan heronjtë e popullit dhe njerëzit më të devotshëm të kombit Shuaip Kamberi, kryetar i Komunës së Tetovës dhe redaktor i gazetës ”Zani i Sharrit”,u vra me një grup shokësh, duke i hudhur në gypin e hidrocentralit me Jusuf Kulikun. Ndërsa të gjallë Ozna i ka djegur afër familjes, Afës Sulejman Shaipin, Mulla Sylë Jakupin. U torturuan komandantët e Xhemës për Tetovën, Arif Kapetani, e Arif Brodeci dhe u burgosën Xhafer Tetova dhe Gajur Derralla si organizator të xhandarmerisë për zonën e lirë shqiptare.[46] Marrëveshja e Kalishtës në mes Xhemë Gostivarit dhe Lok Llakavicës kurrë nuk u realizua për vazhdimin e luftës në pranverë të vitit 1945. Nga Ozna u vra Aqif Rexhani, Lok Llakavica duke ikur nga ndjekja e Oznës u largua për Shqipëri. Në malet e Sharrit ngeli vetë Xhema me disa shokë duke kaluar dimrin në malet e ftohta të Sharrit. Ushtria e ”Ballit Kombëtar” ndiqej në çdo skaj nga partizanët dhe komunistët e saj. Në këtë kohë OZNA, famkeqe jugosllave arriti ti bënë për vete disa bashkëluftëtarë të Xhemës, duke u premtuar liri dhe para. Këta arritën së pari ta helmojnë me petulla, (por ky version nuk mund të merret si i saktë), e pastaj e vrasin Komandantin dhe trimin e shquar të ”Ballit Kombëtar” i cili vdiq në malet e Sharrit më 2 prill 1945.[47] Një bashkëluftëtar i Xhemës vdekjen e Xhemë Gostivarit e përshkruan me një pikëllim shpirtëror duke i përkujtuar ato momente tragjike të vdekjes thotë: ” Xhema çohet në këmbë e rroku automatikun dhe gjëmoi mali me piskamën e tij më helmuat ?…unë me bukë e ju me helmë”.[48] Në ato momente i shkrepi disa plumba, por ato kësaj radhe fluturuan për herë të parë në drejtim të panjohur. Më vonë pasi i pushoi trupi kërkush nuk guxonte ti afrohej, iu pre koka dhe u dërgua në Gostivar ku qëndroi për dy ditë në sheshin e Gostivarit. Por falë luftëtarëve të tij koka e tij u grabitë në drejtim të panjohur.[49] Për këtë rast tragjik një grua maqedonase e Gostivarit rrëfen: kjo është turp i llojit të vetë, njerëzit edhe pas vdekjes duhet thënë të vërtetën se Xhema nuk e merritonte këtë vepër çnjerëzore, se gjatë komandimit të tij të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës me të vërtetë falë tij, kanë qenë mjaftë të sigurtë dhe të lirë, në lëvizjet prej një vendi në tjetrin, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale ”E sot pa fije turpi mundohen ta shajnë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”.[50]

Pra, për Familjen e Xhemës u përsërit historia, kjo familje patriotike që përkrahu me tërë familjen kryengritjen e Shtatorit më 1913. Për këtë kontribut të familjes patriotike të Xhemës tregon edhe ngjarja kur Komandanti serb e gjymtoi në vitin 1913, gjyshin të Xhemës, Esat Ali Hasën si pjesëmarrës në kryengritje dhe e hudhi të gjallë në zjarr, ndërsa gjashtë antarë tjerë të Familjes Hasa i vrau.[51]

Me këtë tradhëti kombëtare u kënaqën aspiratat e pushtetit sllavo maqedonas me tradhëtinë që bënë vetë shokët e Komandantit të ”Ballit Kombëtar”. Por kjo kënaqësi shpirtërore nuk do të zgjas shumë kohë, pasi organet maqedonase dhe Ozna famkeqe shumë shpejtë këta shërbetorë të sllavit do ti pastrojë, që u shitën shumë lirë duke tradhëtuar vëllaun, shqiptarin dhe tërë Kombin. Në fund mund të konstatojmë si dje ashtu edhe sot të gjithë në kuriz i kemi përjetuar pasojat e komunizmit e të shovinizmit sllav. Ne shqiptarët këtë disfatë të rëndë kombëtare që shpeshëherë kemi pasur edhe përleshje në mes vedi, vëllau kundër vëllaut, pa paragjykime duhet ta kërkojmë në mesin tonë duke filluar nga Konferenca e Mukjes e këndej, që kurrë më mos dhash zoti, të na përsëritet.V.Xh).

Pra, ne duhet të pranojmë se Ballistët ishin atdhetarë Kombëtarë, vizionarë të përpiktë, në rrugën që çonte drejtë Bashkimit Kombëtar. Pra krejtësisht në fund ideologjia komuniste, popullit shqiptar i zhduku disa virtyte të larta me të cilat mbureshim dhe dalloheshim nga popujt tjerë, ndërsa Shqipërinë e solli buzë të Greminës.V.Xh.).

Por do të ishte e rrugës për të gjithë ata që kanë bërë mëkate ndaj Ballit dhe djemve më të mirë të kombit të kërkojnë falje publike, duke u ngritur nga një lapidarë, në çdo vend të tokës shqiptare atje ku ka pasur heronj dhe atdhetarë të tillë, që kanë flijuar jetën për liri të Kombit .

Kontribut i Xhemë Gostivarit në luftën e popullit shqiptarë për çlirim e bashkim kombëtar, është një kontribut i jashtëzakonshëm i programit të përbashkët i Frontit për Bashkim Kombëtar, që me vizionin e tyre që patën kurrë nuk u përkulën përpara huntës komuniste të udhëhequr nga Moskva Beogradi dhe Tirana.

Fronti i ”Ballit Kombëtar” që nga fillimi i luftës së Dytë Botërore i bëri thirje popullit se është momenti në luftë për çlirim e bashkim kombëtarë kundër sunduesëve sllav të Beogradit. ”Balli kombëtar” si forcë e shëndoshë kombëtare kurrë nuk u gjunjëzua përpara propagandës dhe ideologjisë komuniste.

Krerët Ballit: ishin pikësëpari atdhetarë, kombëtarë vizionarë dhe strategë të përpiktë për të ardhmen e kombit, në pikë të parë ishin kundërshtarë më të vendosur të pushtetit të egër sllavo komunist. V.Xh)

Kjo ideologji i ktheu prapa shumë popuj të përparuar për disa shekuj, ndërsa popullit shqiptar i zhduku shumë virtyte të larta që posedonte ky popull kreshnik gjatë shekujve në Ballkan e më gjërë, që dallohej nga popujt tjerë me virtyte të larta humane e njerëzore.

Por në fund duhet theksuar se ideologjisë komuniste si në Jugosllavi, poashtu edhe në Shqipëri i ka interesuar vetëm grabitja e pushtetit. Që me rrëzimin e fashizmit me çdo kusht të vinë në pushtet, pa marrë parasyshë sakrificat njerëzore e materiale.V.Xh.).

Prandaj sot me plotë të drejtë morale mund të konstatohet, se Balli Kombëtar gjatë luftës së Dytë Botërore, ka qenë e vetmja forcë patriotike që ka përkrahur me përpikëni programin e Lidhjes Shqiptare të trasuar nga i madhi Abdyl Frashëri dhe i shpallur në Kuvendin Gjithkombëtar në Prizren më 1878. Kjo luftë për çlirim e bashkim kombëtar vazhdon pandërprerë, për ribashkimin e tokave të Shqipërisë Etnike. Kjo Lëvizje Gjithkombëtare e forcave më të shëndosha atdhetare vepron në vazhdimësi pa ndërprer (kurr), deri më sot aktivitetin e vetë patriotiko-revolucionar, deri në arritjen e plotë të qëllimeve tona mbarë komëtare. Kjo luftë do të zgjasë deri në çlirimin e çdo pllëmbe toke-Ilire, nga sunduesit e huaj.

____________________________________

Bibliografia: [1] Miftar Vahiti nga fshati Tearcë, pjesmarrës dhe ushtarë i Ballit Kombëtar në çetën e Arif Kapetanit.
[2] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim e bashkim, kombëtar (1912-1918), (punim doktorature), Prishtinë, 2002 f.264.
[3] Vebi Xhemaili, Pollogu në luftë 1941-1944, “Rilindja”, Tiranë, mars 13-18, 1995.
[4] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, më 12 tetor 1944.2/14/2003
[5] Kralevina Jugoslavije, Drzhavna realna gimnazija u Tetovu, (Izveshtaj za shkollsku godinu 1929-1930.), Shkup, 1930.
[6] Vebi Xhemaili, “Pollogu në luftë 1941-1944”. “Rilindja” Tiranë, më 13 – 18 mars 1995.
[7] Po aty.
[8] Gazeta “Zani i Sharit”, Komandant i operacionit (nënshkrimi), Major Xhem Hasa, Tetovë, më 30-XI- 1944.
[9] Gazeta “Zani Sharrit”, Tetovë, 1944.
[10] Ahmet Pere-Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, “Përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi”, (Dorëshkrim), Tiranë 1989.
[11] Gazeta “Zani i Sharrit, Tetovë, 1944; A.rkivi i Maqedonisë-Shkup, Dokumente për lëvizjen e rinisë në Maqedoni 1941-1945, 1961, f. 197.
[12] A. M.-Shkup, K-1, nr.ark.10, Prokuroria publike e Tetovës.
[13] Ahmet Pere, Selman Kasapi, “Gostivari, dhjetor 194 -korik 1955”, (Përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi), monografi në dorëshkrim Tiranë 1989, f. 142.
[14] Rëfime të vetë Bajram Dobërdollit, dhënë autorit në vitin 1975, pas kthimit nga burgu i Tiranës, i cili në burgë ka përjetuar vuajtje të pa përshkruara por ka qenë i njohur se i ka munguar veshi i majtë.
[15] Ahmet Pere, Selman Kasapi, “Gostivarin, 1941-1955”, vep e cit. po aty.
[16] Ahmet Pere-Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, po aty.
[17] Ahmet Pere, Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, vep. e cit. 145-146.
[18] Ahmet Pere Selman Kasapi, Gostivari nga viti 1941-1955, (Maket), Po aty, f. 146.
[19] Po aty. f. 147.
[20] Jakim Sidanidovski, Gostivarskiot kraj vo 1943 god., Shkup, 1975 f. 308.
[21] Masar Kodra, “Slobodnite Teritori vo Zapadna Makedonija 1943”, Shkup, 1975 f.146.
[22] Ahmet Pere-selman Kasapi, “Monografi për Gostivarin 1941-1955, vepër e për. f. 257.
[23] Qemal Agolli, Sabit Fidani, dëshmitarë të gjallë për luftën e Bukoviqit, ku dëshmojnë për luftën dhe trimrinë e ushtarëve të Ballit dhe Xhem Gostivarit. Tiranë më 7 prill 1993.
[24] Qemal Agolli dhe Sabit Fidani dëshmojnë për trimëritë e Xhemës dhe urdhërin e tij dhënë ushtarëve të vetë që s’guxon kushë të vras shqiptarë. Tiranë më 7 prrill 1993.
[25] Vangjell Kasapi, Hasan Çipuri, Çlirimtarët shqiptarë nga Dibra në Zagreb, Tiranë 1995 f. 97.
[26] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, Më tetor 1944, f.5.
[27] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, Më tetor 1944, f.5.
[28] Gazeata “Zani i Sharrit”, po aty.
[29] Nexhbedin Abdiu, Strmnica, (monografi), Tetovë, 1999 f.258.
[30] Vebi Xhemaili, Luftrat e Skënderbeut në Pollog, gazeta ”Globi”, Shkup, 2002.
[31] Boro Mitrovski, Tetovo i tetovsko vo nov 1941-1945, Tetovë, 1991, f.321 [32] Boro Mitrovski, disa aspekte të politikës gjrermane në Ballkan, Shkup, 1975, f. 114.
[33] Po aty. vep. e cit. f. 114.
[34] Po aty.
[35] Po aty.
[36] Adem Xhemaili, nga fshati Bogovinë, luftëtarë i Xhem Gostivarit.
[37] Adem Emin Xhemaili, pjesmarrës në këtë luftë si luftarë i Xhemë Hasës i lindur më 1922. në Bogovinë.
[28] Gazeta “Zani i Sharrit”, po aty.
[29] Nexhbedin Abdiu, Strmnica, (monografi), Tetovë, 1999 f.258.
[30] Vebi Xhemaili, Luftrat e Skënderbeut në Pollog, gazeta ”Globi”, Shkup, 2002.
[31] Boro Mitrovski, Tetovo i tetovsko vo nov 1941-1945, Tetovë, 1991, f.321
[32] Boro Mitrovski, disa aspekte të politikës gjrermane në Ballkan, Shkup, 1975, f. 114.
[33] Po aty. vep. e cit. f. 114.
[34] Po aty.
[35] Po aty.
[36] Adem Xhemaili, nga fshati Bogovinë, luftëtarë i Xhem Gostivarit.
[37] Adem Emin Xhemaili, pjesmarrës në këtë luftë si luftarë i Xhemë Hasës i lindur më 1922. në Bogovinë.
[42] Emrin e këtij komandanti çetnik e ka mbajtur një shkollë fillore në Tetovë.
[43] Ahmet Pere Selman Kasapi, Gostivari…….f.312.
[44] Ahmet Pere, Selman Kasapi, Gostivari…., vep. e cit. f.298.
[45] Sabidin Ramadani, rëfime nga vuajtjet në kampin e monopolit në Tetovë.
[46] Boro Mitrevski, Okupacionit sistem vo Tetovo i Tetovsko…Teovë 1991,315.
[47] Riza Raifi-nga fshati Gornjan, luftar i Xhemë Hasës i cili ka vdekur 1981.
[48] Riza Gornjani, bashkëluftar dhe shok i ngushtë i Xhemë Gostivarit, gjatë luftës në Pollog.
[49] Rëfimi i Riza Gornjanit, për vdekjen dhe tradhtinë që i bënë njerëzitë e vetë.
[50] Blagorodna Stevçevska, mësuese e biologjisë në Gostivar, e lindur më 1911, Këtë deklaratë e ka dhënë gjatë viteve në pension 1979.
[51] Vebi Xhemaili, Lufta e shqiptarëve të Tetovës dhe Gostivarit në luftë për çlirim dhe bashkim kmbëtar 1912-1918, (disertacion i doktoraturës), f. 88; me këtë rast në kryengritjen e Shtatorit 1913, u vranë edhe gjashtë burra të familjes së Xhemë Hasës: Vesel Ali Hasa, Ramadan Hysen Hasa, Avzi Ali Hasa, Osman Ali Hasa, Hysen Rexhep Hasa, dhe Bilall Hasa. ( Recenzionin dhe analizimin përmbajtësor e bëri:prof.dr.Nehat Sadiku)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 8:59 pm

Abas Ermenji - Nje jete per Shqiperine

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Ermenjibig-border
Abas Ermenji lindi në Ermenj të Skraparit më 12 dhjetor 1913. Studimet fillore i kreu në Berat, kurse studimet e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Në vitet 1934-1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë.

Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 Nëntorit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.

Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij.

Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.

Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë.

Profesor Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" - një apologji madhështore e kombësisë shqiptare.

Profesor Abas Ermenji u nda nga jeta më 10 mars 2003.
Profesori e donte shumë Shqipërinë. Jetoi për Shqipërinë dhe vdiq me Shqipërinë në gojë. Këshilla e Tij e fundit ishte që të jemi Shqiptarë të mirë.


Kopje e përgjigjes së një letre drejtuar Parlamentit Europian në lidhje me dënimin e 88 shqiptarëve të Kosovës në vitin 1983 :
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Dokument-eu-1




BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Dokument-okb-1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 9:09 pm

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Ae-lidhja-kosovare-3Në Kongresin e Lidhjes Kosovare në Çikago, Nëntor 1973 me Luan Gashin, Jusuf Azemin dhe Richard Daley-n, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë së Çikagos
Kongresi i Parë Botëror i Lidhjes Kosovare, i cili përfaqësonte një lëvizje që përpiqej t'i dilte zot Kosovës dhe Kosovarëve, u mblodh më 24 dhe 25 nëntor 1973 në Çikago. Në këtë Kongres Prof. Abas Ermenji, në emër të Komitetit Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", mbajti një fjalim të madh mbi historinë e Shqipërisë dhe të Kosovës i cili u prit me entuziazëm nga të pranishmit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 9:32 pm

Abaz Ermenji dhe "Mërgata e Qyqeve" do të mbesin Qyqe historikisht për popullin Shqiptar dhe Shqipërinë.
Është fat i madh që arriti Enver Hoxha t'i dilte popullit shqiptar në krye ta organizojë popullin dhe ta çlironte nga fashistët dhe kolaboracionistët, sepse të arrinin të fitonin pushtetin përmes luftë[s së ndyr të këtyre Ermenjëve Shqipërin pas rënjes së fashismit në botë do ta coptonin mes shteteve greqi dhe serbi duke e fshirë nga rruzulli toksor si Shtet.
Sa i përket ballistëve të cilët ishin jasht shtetit Shqipëtar është tjetër gjë sepse ata u munduan shpirtërisht të çliroheshin nga okupatori serbosllav.


Edituar për herë të fundit nga në Fri Feb 15, 2008 10:54 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 10:17 pm

IDEALI I KRYQEZUAR - Kujtimit te Abaz Ermenjit



Per fatin e trishte te popullit shqiptar, sot ne skenen politike kane dale forcat me te pandergjegjeshme, ambicioni i te cilave eshte vetem e vetem perfitimi dhe pasurimi me çdo kusht dhe pa marre parasysh mjetet qe perdoren. Kaq keq jane katandisur punet ne Atdheun tone te stermunduar, sa para se te kerkohet mafia ne fusha te tjera duhet kerkuar ne skenen politike. Nje mafie aq dinake dhe e sofistikuar saqe e ka kthyer politiken shqiptare ne nje rreth vicioz ku perplasen jo dy apo tre ide e programe, per çfare eshte e behet politika, por dy a tre individ, politikane te paskrupullt, te cilet per hir te interesave personale apo te klaneve qe u perkasin nuk e kane per gje ti vene flaken Shqiperise, siç ja vune ne menyre te vazhdueshme ne fillimet e demokracise por ne menyren me te pashpirt e makabre ne pranvere te vitit 1997. Po si ju be peshqesh ketij populli kjo kaste piranash qeverisese, qofshin te majtes apo te djathtes? Si ndodhi e si rrodhi qe ne menyre sistematike u shkatrrua çdo pasuri kombetare te ketij populli, qe per pesedhjet vjet vertete kishte hequr mundimet e Krishtit, por ama edhe pse nder me te varferit ne bote, me nje page per te mbajtur frymen, kish ndertuar hidoçentrale, fabrika e uzina, kish bere bonifikimin e fushave, kishte nje industri te naftes e te plehrave kimike, kish instaluar linje te tensionit te larte nga jugu ne veri e nga lindja ne perendim. Pra diç kishte potencialish ky popull, çfare e ushqente shpresen se kalimi ne sistemin e ri do te mund te behej pa eksese dhe vuajtje te medha ekononmike. Mirepo çfare ndodhi ne te vertete. Politika injektoi idene e mbrapshte te shkatrrimit, se do t'na i ndertonte kapitalizmi perendimor me te mira veprat industriale madje me teknologji moderne bashekohore. Do te na i ndertonte Amerika badihava... E keshtu politika i vuri flaken Shqiperise duke nxitur vjedhjet e shkatrrimet. Ne te vertete shkatrrimet ishin leverdia me e madhe e politikes, sepse beniaminet e dikurshem te komunizmit, qe tororisnin gjoja ide te zhvillimeve te reja te socializmit envero-ramizian ne gazeten "Zerit te Popullit", ( e qe sot shiten si ide reformatore qe paraprine demokracine ne vitet 90), dolen pra me pas si palikare te rinovuar ne skenat e tranzicionit. Dhe per ta bere me te besueshme nevojen e shkatrrimit, perhapen soj-soj teorish madje duke u vene ndermarrjeve, fabrikave e uzinave epitete si "uzinat e fabrikat e Enver Hoxhes", "Hidroçentralet e Partise", "Rrangallat e Diktatures". Pra perpunuan fillimisht platformen e shkatrrimit moral te industrise kombetare qe ta kishin me te lehte shkatrrimin material. I tere qellimi ishte qe si inisiativa ekonomike dhe politike te binte ne duart tyre a te bijeve te tyre e kurrsesi ne duart e njerezeve qe per gjysem shekulli konsideroheshin "armiq", te cilet duheshin izoluar ne menyrat me te sterholluara ekonomikisht e politikisht. Cila ishte kjo kaste e rinovuar dhe e konvertuar " demokratikisht" per te mbijetuar ne tribunat e jetes dramatike shqiptare edhe ne kushtet e reja te shembjes se komunizmit ane e mbane Europes. Kujt i takon merita e krijimit te ketij labirinthi pa rrugedalje, ketij kaosi qytetar, ketij mjerimi kombetar ekonomik qe u gjend Shqiperia ne dhjetvjeçarin e fundit te shekullit qe shkoi?! Dhe vazhdon si ogur i keq edhe pse gjysemdekata e shekullit te ri po kalon...

Natyrisht eshte thene e sterthene, ndaj nuk eshte veshtire te evidentohet emri i Ramiz Alise si krijuesi i klaneve dhe i skemave te politikes se sotme sipas mesimeve e stilit te inicuar nga Gorbaçovi ne Katovice te Polonise.Ose e thene ndryshe, diktatori i fundit shqiptar krijoi Katovicen Shqiptare si nje cikel i mbyllur brenda orbites se PPSH-se, nga frika e marrjes se pushtetit prej te djathtes nacionaliste kundershtare e PPSH-se qe ndodhej ne perendim, ne aleance kjo me "armiqt e brendshem" e klasat e permbysura. Frika e Ramiz Alise e kishte nje shkak. Fantazma e pergjakur e Nikolla dhe Elena Causheskut i shfaqej si Makbethit kufoma e Bankos. Prandaj dhe u ngut qe, ne leshimin e pare per pluralizmin, ne krye te forces opozitare te vinte patjeter nje ekip a lider komunist i argasur dhe i besuar. Nje njeri qe te ishte demagog i besueshem dhe orator i rrepte metingjesh, per te mos u lene hapsire forcave te tjera nacionaliste qe mund te ktheheshin nga jashte apo rizgjoheshin ne vend.
Dhe keshtu krijoj skalionet e politikes shqiptare, rreshteret e demokracise, te cilet jo vetem kishin qene nga rrethi i afert i oborrit te prasem te Bllokut te Byrose Politike, por madje deri dhe ish ministra e diplomate te Qeverise Komuniste na u bene kryetar partish. Mirepo Ramiz Alia kishte inkuadruar ne projektet e veta nga ai lloj llumi bolshevik i paprincipte, qe nuk e kishin per gje ta hidhnin krijuesin e vet ne moçalin me te pare qe do te takonin ne rrugetimin politik. Dhe vertete e hodhen ne moçal, e shane e mallkuan, i bene nje gjyq kafesh e pastaj se fundi e lane te kalonte pleqerine si nje eremit, e sa here qe e donte puna per ta treguar si nje gogol duke trembur femijet e politikes naive shqiptare, e vune edhe te fliste, te bente libra, te jepte intervista ne konkurence me Nexhmije e Liliana Hoxhen, te udhetonte ne Amerike, te pinte, drekosej e darkosej ne Pier Four, restorantin patriotik te shqiptareve te Bostonit... Keshtu pra u formua garda e politikes se sotme, ne te cilen perfshihen soj-soj politikanesh qe e katandisen shtetin Shqiperine si nje i semuri i Ballkanit. Te gjithe keta udheheqes sotem, te dale prej kuintave te PPSH, te ndare e rindare nder parti si loja e kungulleshkes, bashke me bandat e mediokrreve qe u vine nga pas, jane ne kete periudhe kritike per popullin shqiptar si krimbat e zinj qe e hane nga brenda trungun e kombit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyFri Feb 15, 2008 10:18 pm

Le te hedhim nje veshtrim ne paralelen tjeter te politikes ne rradhet e forcave te quajtura nacionaliste. Shume intelektuale e njerez te thjeshte te popullit kishin shpresa tek nje idealist shqiptar i pakompromentuar si Abaz Ermenji, i vetmi i mbetur gjalle nga nacionalistet shqiptare te Luftes se Dyte Boterore, profesor ne Liceun e Korces, antifashist, komandant formacionesh te armatosura te Ballit Kombetar, organizator i rezistences antikomuniste, profesor universiteti ne France dhe udheheqes i nje force nacionaliste qe kishte arritur te mbijetonte ne mergim. Mirepo programi i partive ( socialistet+demokratet+soc.demokratet) ishte i tille, saqe arriti ta neutralizoje efektin e opozites se vertete te mbetur nga lufta civile ne Luften e Dyte Boterore. Natyrisht ketu duhet marre ne konsiderate se idealiste te njohur si Mid'hat Frasheri, Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari kishin kaluar ne histori dhe pjesa e mbetur e nacionalisteve te perçare si mos me keq kishte marre tatepjeten ne mergim. Ndersa Legaliteti ishte nje force gati e paperfillshme e pa kurrfare influence perveçse kishte disa efekte nostalgjike tek disa bij oficeresh zogolliane. Influenca e mergimtareve nacionalist ne Shqiperi mbeti mjaft e vogel per shume arsye. Se pari sepse sistemi monist i kishte njollosur ne menyre te rafinuar nacionalizmin nderkohe qe kishte glorifikuar "internacionalizmin", keshtu qe brezat e lindur pas Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperine e izoluar, kishin nje perfyrim krejt bardhe e zi per nacionalistet qe qene shperndare nga syte kembet ne Europe, Amerike e Australi, ku mendohej te ishin shuar e harruar. Ndaj shfaqja e tyre ne kryeqytetin e tensionuar shqiptar kaloi pothuajse pa bere ndonje efekt. Por s'duket harruar se qysh ne vitin 1990 ishte hartuar programi i neutralizimit te ketyre forcave duke perfshire edhe ato te ashtqujtura Legaliteti. Pra bijezat e PPSH-se, treshja kryesore udheheqese PS+PD+PSD (e si ne zingjir berthamor tashme derivon me parti bija te reja), perdoren njeqind menyra te sofistikuara qe lojen e pushtetit pozite-opozite ta benin ndermjet vehtes, e kurr te mos linin qe forcat e djathta te verteteta te organizoheshin deri ne shkalle sa te perbenin nje mase rrezikuese per interesat e tyre. Kungullesha e Kuqe e ndare ne tre pjese duke u koloruar sipas ide-projektit ramizian, kishte kete detyre historike, njera, PS-ja mori persiper vazhdimin e demaskimit te forcave nacionalist me te cilat trembte popullin si me gogolin e perrallave, nderkohe simotra e saj siameze PD-ja i mbante nacionalistet prane si aleate te vegjel duke i mbikqyrur, imponuar, zvenitur, dekoloruar, per te mos ta lene kurre qe te jene force rivale. Pozicioni dhe programi antinacionalist i PS-se ishte i afishuar, nderkohe pozicioni dhe programi i PD-se ishte i kamufluar. Mirepo kjo e fundit, duke qene ne pushtet, kur vinin ne evidence çeshtje kardinale si ajo per Kosoven apo çeshtja e pronave, shkiste si ngjalle nga ujrat blu te djathta ne ujra roze te PS-se, ndersa per çeshtje kombetare kreu demokrat e kishte deklaruar ne Krasna Montana se çeshtja e Kosoves ishte çeshtje e brendshme e Jugosllavise. Presidenti Berisha njekohsisht beri nje futje spektakolare te Shqiperise ne Konferencen e Vendeve Islamike duke e lene diplomacine e qarqet Europiane me goje hapur. Edhe sot ne ate konference jemi nderkohe qe Europen e kemi ende nje shekull larg... Ne kete periudhe forcat nacionaliste te grupuara ne dy parti kryesore, Balli Kombetar dhe Legaliteti kishin rene ne nje gjume letargjik.Keshtu dhe Partia Republikane e Godos qe kishte kontradikta me te dy krahet. Pra kerkonin mbi te gjitha te mbijetonin dhe prandaj e pranonin me kenaqesi serumin e PD-se per prani sado simbolike ne parlament.. Gjate kohes qe ishte ne pushtet, kjo e fundit perfitonte jo pak nga fasada e ketyre partive per te theksuar gjoja tonet blu te djathta, qe ishin aparenca e saj neper tribuna metingjesh. Mirepo qendrimi ndaj prones, e mos kthimi i tokave pronareve te ligjeshem krijoj hendekun e pare serioz ne mes te nacionalisteve dhe udheheqesve te Partise Demokratike ne pushtet. Prej kesaj çarje te vogel fitoi jo pak Partia Socialiste qe ishte katandisur si mos me keq pas futjes se liderit te saj Fatos Nano ne burg per korrupsion ekonomik me ndihmat e huaja per Shqiperine. U desh hartimi i nje projekt-kushtetute, ne te cilen parashikohej nje pushtet autoritar e disi absolut te presidentit qe jetonte euforine e vet ne mes te nje servilizmi e apatie totale te nenpunesve e te kuadrove te partise se vet. Gjysma roze e ish PPSH-se e ndjeu se ishte situata me e mire per nje revansh ndaj simotres se vet siameze blu. Projektkushtetuta e rrezuar nga votimet ne nje referendum popullor i vuri panikun militanteve te partise ne pushtet, te cilet edhe ata rimoren revanshin e vet historik. Ne zgjedhjet e vitit 1996 u treguan kaq shume te zellshem militantet e partise ne pushtet sa thuajse harruan se zgjedhjet kane rregulla e ligje rigoroze e monitorohen madje jo vetem nga masmedia vendase por edhe nga perfaqesuesit e huaj. Dhe keshtu, hapur fare me entusiazem bolshevik, shperndaheshin fletvotime te panumurta neper duart e militanteve, te cilet i kthyen zgjedhjet ne mitingje partiake bubulluese. Rezultati dihet.Pushteti ne fuqi fitoi ne menyre spektakolare krejt ngjashem me fitoren e Frontit dhe komunisteve te Enver Hoxhes ne fundin e vitin 1945.

Keto zgjedhje sollen precidentin me te demshem dhe te rrezikshem per demokracine e brishte shqiptare. Ishte nje kthim galopant pas i demokracise renqethese. Te huajt pane se shqiptaret, çuditerisht ishin vetekthyer ne atmosferen e zgjedhjeve te diktatures moniste ku pushteti fitonte "Njezeri " me mbi 90 perqind te votave. Precedentet e absurditeteve te diktatures ishin rikthyer si fantazma te frikshme ne zgjedhjet e pranveres 1996. Forcat nacionaliste edhe pse te pakta dhe pa influence te madhe ne skenen e politikes shqiptare, u gjenden para nje situate te paparashikuar. Edhe pse deri atehere kishin pranuar te qendronin nen hijen e PD-se ne pushtet, per shkak te interesave te se djathtes, ata nuk mund te pranonin qe demokratet, aleat ne pushtet, te operonin me mjete e stile te praktikuara dhunshem nga komunistet ne monizem. I ndodhur perpara ketij fakti trondites, idealisti kombetar Abaz Ermenji, qe udhehiqte (jo pa probleme) Partine e Ballit Kombetar, refuzoi ne menyre kategorike te shkelte ne parlamentin e sapo zgjedhur. Pra e refuzonte vendin e deputetit qe i kishte rezervuar e "djathta" pas "fitores se bujshme". Tek ky nacionalist principet idealiste dhe respekti ndaj popullit, te cilin e konsideronte sovranin e vetem, ishin mbi interesat e partise se tij dhe mbi interesat e nje vendi ne parlament packa se i enderruar nga çdo idealist qe kerkon ti sherbeje Atdheut.

Abaz Ermenji po jetonte nje nga dilemat me tronditese te jetes se tij ne skenen e politikes e te nacionalizmit. E dinte se kampi roze i PS, megjithese e sulmonte ne menyrat me te paprincipta, madje duke e quajtur Profesorin e moshuar deri dhe kriminel, do ta priste me brohori reagimin e tij. Cfare duhet te bente nje nacionalist e idealist kombetar ne nje situate te tille? Prinjesi plak e luftetari gjysem shekullor i lirise ndodhej si ne mes te Shilles e Karibes se politikes? Deri atehere kishte jetuar me shpresen se e djathta nacionaliste do te triumfonte drejtesisht e ndershmenisht ne Shqiperi. Po ky nuk ishte triumf. Ky ishte turp. E per me teper marrje neper kembe e popullit. Sovrani ishte kthyer ne çirak dhe mbi zverkun e tij kaleronin dhunuesit e zgjedhjeve te lira. Abaz Ermenji, komandanti i çetave nacionaliste, profesor universiteti ne France , i cili me aq kompetence kishte shkruar nje liber madhor "Historia e Shqiperise", kish nje dinjitet te larte e nuk mund te lejonte qe te shkeleshin parimet kushtetuese dhe parimet e lirise, per te cilat kish luftuar tere jeten. Si nacionalist ishte afruar fillimisht me forcat demokratike por nuk kishte arritur te kuptonte, ne fillimet e pluralizmit, se Shqiperia kishte rene viktime e skemes se Katovices per transferimin e pushtetit ne te njejtat shtresa te privilegjuara te kastes komuniste, inicuar kjo ne zyrat hijerenda te Komitetit Qendror te PPSH. Edhe pse antikomunist i sprovuar ne Luften e Dyte Boterore e gjate dekadave te luftes se ftohte, ai kishte pranuar qe te afrohej prane aleances se djathte, ne qender te se ciles ishte Partia Demokratike edhe pse ne udheheqje te kesaj force politike kishte ish-komuniste dhe pinjolle te baballareve qe per gjysem shekulli e terrorizuan popullin shqiptar.

Idealizmi kombetar dhe besimi ne triumfin e demokracise e vuri Abaz Ermenjin ne nje front me ata qe lirise, demokracise dhe vete popullit ja kishin me te lig. Abaz Ermenji nuk arriti ta nuhaste lojen e prapaskenave, nuk arriti gjithashtu te mblidhte rreth vehtes perkrahes idealiste. E keshtu partia e tij, kundershtarja me e rrepte e Partise Komuniste te Enver Hoxhes mbeti nje formacion politik i zbehte e me rol periferik. I ndodhur ne nje gjendje ku e ashtquajtur e djathta, tek e cila mbahej shpresa, i kish tradhetuar idealet e tij, luftetari plak i lirise nuk mund te behej pjese e nje loje cinike. Ai nuk mund te hynte ne ate Parlament, i cili nuk e kishte legjimitetin e shprehjes se vullnetit te lire te popullit. Me popullin ishte lozur. Populli ishte tradhetuar e per me teper ish neperkembur. Abaz Ermeni ishte ndodhur perballe plumbave, por syri nuk i ishte trembur sepse e kishte taksur jeten per idealin. Por tani, ne pleqeri te vone, kur mendoi se arriti ta shohe e jetoje ate dite te bardhe te çlirimit te njeriut prej dhunes, per te cilen luftuan por nuk e arriten burra te ndritur te kombit si Mid'hat Frasheri, veterani kombetar papritur, ne maj 1996, ndjeu se diçka brenda tij po thyhej. Luftetari u lodh, u kerrus, syte ju mbyllen me dhembje se nuk mund te shihte se si po kryqezohej si Krisht per te dyten here ideali i tij kombetar e populli i tij te pergjunjej e te poshterohej. Demokrati Abaz Ermenji, i ndodhur ne mes te dy forcave te errta te rrjedhes bashkohore kombetare, vendosi qe si nje kapiten i besnik te mbytet bashke me anijen e tij, pa ambicje per te dale ne bregun e kompromiseve te pamoralshme. U ul e shkroi, ashtu si dikur ishte shkruar Dekalogu i partise se tij nacionaliste Balli Kombetar, Pronemorjen e denoncimit te farses se zgjedhjeve te 26 majit 1996, denoncimin e mashtrimit cinik qe ju be popullit shqiptar, refuzimin e vendit te deputetit ne parlamentin e turpit dhe hipokrizise, duke e lene keshtu pas vehtes kete akt te larte qytetar, si testamentin e tij te fundit politik.

Kohe me pas veterani kombetar Abaz Ermenji, do te mbyllte syte ne Paris, i lene ne harrim si atehere dhe sot e kesaj dite, sepse ishte me shume idealist kombetar se sa duhej, ne kete epoke mjerane, kur shkelqimi i perket yjeve te korrupsionit te politikes dhe klaneve mafioze, me ose pa pushtet.

Kolec Traboini


Edituar për herë të fundit nga në Mon Feb 18, 2008 4:12 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptySat Feb 16, 2008 1:59 am

Mithat Frashëri - udhëheqës i Ballit Kombëtar



Është një ndër e përgjegjësi për mua që të referoj para jush për intelektualin, ideologun dhe patriotin e madh të kombit tone MITHAT (AVDYL) FRASHËRI, ideali i veprimtarisë së tij ishte krijimi i Shqipërisë Etnike. Mithat Frashëri u lind me 1880 në Shqipëri në një familje me tradita të mëdha kombëtare. Babai i tij Avdyl Bej Frashëri, ishte kryetar i Komisionit për punë të jashtme të "Lidhjes së Prizrenit", organizator kryesor i Kuvendit të Prevezës (janar 1878), kryetar i delegacionit të Lidhjes në disa shtete të Europës, pra ishte një ndër politikanët më eminent të asaj kohe që tërë jetën ia kushtojë zgjedhjes së çështjes kombëtare dhe pavaresisë së Shqipërisë. Mithat Frashëri, qysh në fëmijëri u shkollua dhe u edukua në frymën patriotike kombëtare nga babai dhe nga mixhallarët; Naim Frashëri poet i madh i Rilindjes Kombëtare dhe Sami Frashëri, mendimtar i madh i Rilindjes Kombëtare. Komisioni i Vlerësimit të Figurave të Martirizuara, Instituti i Historisë së Shqipërisë, në vitin 1996 në Tiranë ka organizuar Seksionin shkencor kushtuar Mithat Frashërit. Në këtë referat do t'i ceku disa të dhëna të cilat u referuan në këtë Seksion shkencor. Mithat Frashëri ishte një nacionalist i madh shqiptar, ka qenë ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit, si përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Parisit (1919), si deputet i Përmetit në Parlamentin shqiptar, si ambasador i Shqipërisë në Greqi etj. Nëpërmjet veprimtarisë politike diplomatike dhe tribuna të shtypit të kohës, disa prej të cilave i themeloi dhe i drejtoi vet, ai u afirmua si nacionalist. Mithat Frashëri gjithmonë u përpoq për fuqizimin e nacionalizimit shqiptar dhe zbatimin e parimit të vetëvendosjes së popullit shqiptar. Mithat Frashëri ka luajt një rol të madh në mbrojtjen e çështjes shqiptare, gjate tërë kohës që jetoi dhe veproi. Veprimtaria e tij si diplomat poliglot, politikan dhe njeri i kulturës, boshti i së cilës ishte realizimi i Shqipërisë nga bashkimi i katër vilajeteve; Shkodrës, Shkupit, Manastirit dhe Janinës. Mithat Frashëri përdori të gjitha mjetet legale për mbrojtjen e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare, që nga fjalimet, letrat, prememorjet, debatet në Konferencat dhe takimet europiane e deri te hulumtimi dhe argumentimi i historisë dhe autoktonisë dhe vijimësimi shqiptaro-ilire në Shqiperi. Mithat Frashëri pengoi shpërnguljen e Çamëve nga Greqia si dhe denoncoi në shkurt të vitit 1941 me një Promemorje qëllimet kolonizuese të ltalisë fashiste në Shqipëri. Ai gjithashtu në Konferencën e Paqes në Paris (1946) shpalli botërisht tragjedinë që kishte pllakosur vendin e tij me ardhjen e komunizmit në pushtet. Me kulturën e tij të pazakontë, njohjen e disa gjuhëve; anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht etj. Ai ishte një nga përfaqësuesit më dinjitozë të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe sferat kulturore të botës. Filozofia e tij kombëtare, konceptet e tij politike dhe kulturore japin përgjigje të pagabeushme se nga duhet të ecë Shqipëria. Kontributi i madh teoriko-politik i asaj kohe ishte Dekallogu i Ballit Kombëtar, i hartuar ne vitin 1942.

Dekallogu (1942)

"Në robëri puna e jonë është lufta, Në liri lufta e jonë është puna"

l. Luftojmë për Flamurin Kuq e Zi, për mbrojtjen e të drejtavet të popullit Shqiptar .

2. Luftojmë për një Shqipni të lirë, ethnike, demokratike, me baza shoqënore moderne.

3. Luftojmë për një Shqipni ku do të mbretënoje lirija e fjalës dhe e mendimit.

4. Luftojmë për një Shqipni të rregullueme ekonomikisht dhe shoqënisht në mënyrë që të mos ketë shrfytëzues dhe të shfyrtëzuem, do me thanë të mos ketë njerëz që jetojne në shpinë të të tjerëve; mos të ketë bujk pa tokë të vetë të mjaftueshme, punëtorë krahu dhe mendjeje pa banesë dhe jetë të sigurueme, pra për nji Shqipni të rregullueme me një sistem ekonomik rranjësisht te riformuem,simbas shpirtit dhe nevojavet të popullit Shqiptar.

5. Luftojmë për një Shqipni ku do të zbulohen, do të përkrahen dhe do të rriten vlerat e mëshehuna në çdo shtresë të popullit me anë të shkollës Shqiptare.

6. Luftojmë për një Shqipni ku do të çmohen drejtësisht të gjitha vlerat pa dallim moshe, krahine, besimi a klase.

7. Luftojmë për të formue një Shqipni të drejtueme nga njerëz të pa komprometuem, nga shqiptarë që nuk janë kursye, në çdo kohë e në çdo rrethanë, për shpëtimin dhe të mirën e këtij vendi, prej burrash punëtorë të aftë e të ndershëm.

8. Luftojmë për një Shqipni që do të dënojë pa mëshirë dhe në mënyrë shembëllore anti-patriotët, trathëtarët, të shitunit, ngatërresarët, spekulluesit, spiunët; për një Shqipni ku nuk do të kenë vend dallkaukët, servilët, feudalët dhe të gjithë ata që pengojnë zhvillimin dhe përparimin e Shqipnis së Rilindun.

9. Luftojmë për të harmonizue dhe bashkue energjinat e Kombit, për të gatue bashkimin mendor dhe shpirtnor të të gjithë Shqiptarëve.

10. Luftojmë për mobilizimin e të gjitha fuqive të gjalla të Kombit, kundra pushtuesit, për realizimin e idealit të lartë kombëtar: "Shqipnia e Shqiptarvet".Bashkimin e gjithë kombit shqiptar dhe të forcave politike si imperativ historik e kuptuan të parët nacionalistët të cilët vinin mbi gjithçka interesat dhe çlirimin e Atdheut të pushtuar nga fashizmi .

Mithat Frashëri, Abas Kupi, Hasan Dosti si dhe nacionalistët brenda Frontit Nacional - Çlirimtar; punuan me durim dhe largëpamësi që të bindin edhe komunistët dhe drejtuesit e PKSH për të bashkëpunuar për një luftë pa kompromis kundër pushtuesve dhe për vetvendosjen e popullit shqiptar të Kosovës.

Por diktatori Enver Hoxha dhe udhëheqja e PKSH, të derizhuar nga misionarët e PKJ; M.POPOVIQ; D.Mugosha dhe S.V.Tempo e hodhën poshtë marrëveshjen historike të Mukjes dhe me këtë u vunë kazmën fatit të Shqipërisë dhe të Kosovës,sipas skenarit të përgatitur në Beograd.

Letra e Enver Hoxhës

Udhëzim sekret i Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, Enver Hoxha, dërguar më 1 tetor 1943 gjithë Komiteteve Qarkore të PKSH-së.

"Ne duhet të ndërhyjmë e të godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar. Asnjë hezitim...ndryshe ne jemi të humbur në qoftë se veprojmë me zemër prej murgeshe. Balli nuk na liron pushtetin dhe askush tjetër në qoftë se nuk e rrëmben me forcë... Mbaroi çështja e bashkimit me Ballin, s'jemi më në atë periodë, tash Balli duhet të demaskohet si një organizatë reaksionare...demaskimi të bëhet i vazhdueshëm dhe ne vemi drejt likujdimit të Ballit dhe jo të bashkimit me të. Në rast se ai gjen rast të vendoset në ndonjë fshat a qytet, duhet të veproni përnjëherësh edhe ushtarakisht kundër tij.

Vendimi i K.Q. të Ballit Kombëtar

Vdjekje e tradhëtareve. Liri e Shqiptarëve. 7 nentor 1943."Sot më 7 nëntor 1943 me pikëllim dhe hidhërim të madh Komiteti Qendror i Ballit Kombëtar, aprovoi me pikëllim luftën civile, tue mos ba asnjë ritiratë (tërheqje) më përpara provokacioneve, pse këto ritirata u konsideruan frikë e dobësi dhe sollën këto ditë të trimi të Kombit tonë. Shtojmë se para këtij aprovimi fatkeq, Balli bëri një thirrje të fundit 15 dite afat, ku lutet për marrëveshje, por më kot'.

SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE; VDEKJE E TRADHËTARËVE THIRRJE RINISË KOMUNISTE SHQIPTARE RINI KOMUNISTE.

Rinia nasionaliste, në këto çaste tragjike dhe vendimtare për Kombin tonë, po u drejtohet juve të rinjëve komunista dhe ju fton për të çkoqitur disa mosmarrëveshje që janë çfaqur dhe vazhdojnë të çfaqen në një mënyrë të rrëmbyer. Tensioni i nervozizmit në mes tonë ka arritur kulmin. Nuk ka ditë që të mos konstatohen fyerje reciproke. Marrëveshja e Mukajt u prish!? Lidhja që u bë në pranverën e kaluar në mes të instituteve shkollore nuk ekziston fare!? Menjëherë nuk ka asnjë bashkëpunim! Ne jua kemi thënë haptaz gjithmonë, se nuk bëjmë luftë ideologjike dhe se nuk jemi një parti, por jemi lidhur me një organizatë e cila lufton vetëm për shpëtimin e Atdheut

RINI KOMUNISTE! Që të gjithë jemi bijtë e këtij vendi dhe si tillë e kemi për detyrë të përpiqemi për t'a shpëtuar. Nuk është e drejtë ta shohësh nacionalistin si një armik, bile siç thonë disa prej jush, si armikun numer 1.

RINI KOMUNISTE! Sot po ju njoftojmë ju të gjithëve të rinjëve komunista se mosmarrëveshja e jonë ka filluar të shkaktojë vëllavrasjen e njëkohësisht po kënaq okupatorin gjerman, i cili duke përfituar nga kjo grindje do të shtojë ditët e qëndrimit të tij n'Atdheun t'onë. Ejani, o të rinjë komunista, të bëjmë një blok të vetëm, të bëjmë një rojë të përbashkët qoftë në katund, qoftë në qytet.

Ejani t'i bashkojmë forcat. Të heqim dorë nga grindjet që të mos mundi të na thyejë asnjë armik. Kërkoni marrëveshjen e Mukajt që është shprehja më ideale e bashkimit të popullit Shqiptar: atë marrëveshje që kemi dëshiruar të gjithë ne të rinjtë dhe që shtytja dhe këmbëngulja e jonë e shpejtoi!

Shpejtohuni, sepse siç po shihet, këtu do të ndodhin gjëra të tmerreshme dhe tragjike! RINIJA E BALLIT KOMBËTAR. Nga malet e Shqipërisë 12 Tetor l943.

Pasiqë Mithat Frashëri, i dëshpëruar largohet nga Shqipëria, veprimtarinë e vazhdon në mërgim. Ai denoncoi politikën diktatoriale të Enver Hoxhës dhe të PKSH, që po e lidhte Shqipërinë me vendet sllave.

Kulmin kjo vepirimtari e arriti më 1949 kur nga Bashkimi i emigracionit politik shqiptar jashtë atdheut u krijua Komiteti Shqipëria e lirë, në krye të të cilit u zgjodh Mithat Frashëri.

Mithat Frashëri ishte për demokracinë dhe theksonte se "nuk është nacionalizëm të kërkojmë bashkimin kombëtar dhe Shqipërinë Etnike", duke e argumentuar se një e drejtë e tillë është natyrore dhe e sanksionuar në Dokumentet e së Drejtës Ndërkombëtare.

Mithat Frashëri, kontriboi edhe në gjuhë dhe letëresi shqipe. Pati rolin vendimtar dhe ishte kryetar i Kongresit të Manastirit (1908), ku u caktua alfabeti latin i shqipes. Në letëresi shkroi prozën "Hi dhe Shpuzë", u dallua edhe në publicistikë, didaktikë, etj .

Bibliotekës Kombëtare Mithat Frashëri i dhuroi 18 mijë libra dhe shumë dokumente të rëndësishëm që ruhen në Arkivin e Shtetit, janë një pjesë e trashëgimisë shumë të çmuar që ai la kulturës sonë kombëtare.

Vdiq në vitin 1949 në rrethana ende të paskjaruara, mirëpo nuk vdiq veprimtaria e tij gjysëmshekullore, që ia la Atdheut që aq shume e deshti.

Në fund vlenë të përmendet edhe Testamenti i Mithat Frashëri prej 12 pikash i 29 prillit të 1926 me të cilin ai e lë peng gjithë pasurinë e tij të tundshme dhe të patundshme për ngritjen e Institutit Albanologjik në Tiranë, në një copë të së cilit dëshironte të kishte edhe varrin e tij.

SHQIPËRIA SHQIPËTARËVET -VDEKJE TRADHTARËVET



Nimon Mulliqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptySat Feb 16, 2008 5:29 am

tradhetija e mithatfrasherit dhe erminjit nuk falen ata shkelen mbi luften nacinal clirimtare ata nuk i largoj enver hoxha por u larguan nga turpi ngase u pane qellimet e tyre per gelltitjen e shqipris kur shqiperija ishte ne ate koh pa krye u gjet shku enver dhe e regulloj e ruajti dhe sot kemi shqiperi n ne sot se sa per ata as qe dote ishim ne sot a sa per ballin qe ka luftuar ne viset e maqedonis e ka ber luft kunder sllaveve atyre u jemi mirnjohes por kan qen te ndar
dhe skan pas fare lidhje te bejne me grupin e mitat frasherit e ermenjit andaj sote xheme hasen e thirim hero se verau sllav e keta tjeret veran shqipetar nuk ja deshen te miren shqiperis tradhetij e kulluar ka qen balli ne krye me mithat frasherin e ermenjin se kishen vetem e vetem te shisnin shqiperin si tip i esat pash toptanit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptySat Feb 16, 2008 11:50 am

Dhe per t'i dhene ngjyra sa me dramatike kesaj ceshtjeje si edhe per t'i nxjerre ballistet e zogistet heronj, theror, deshmore (te pulave), kane sajuar luften civile. Demek ne Shqiperi u be lufte civile, vellavrasese. Bastarde politike dhe humbesa. Balli mori anen e armikut, spiunoi e vrau sa deshi njerez te ndershem, patriote, komuniste te thjeshte e partizane. Qe kur lufta kunder bashkepunetorit te armikut u quajtkerka lufte civile? Keni degjuar ju per ndonje lufte civile ne France gjate pushtimit fashist? Ishte lufte kunder pushtuesit dhe bashkepunetoreve te tyre francez qe, llogjikshem, u trajtuan, gjykuan e u ekzekutuan si te tille. Kohe lufte, apo jo?

Humbesat jane humbesa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptySat Feb 16, 2008 3:41 pm

Në propagandene falsifikatorve zënë vend sharjet, shpifjet rrugaçërimi fjalaman në vend të argumenteve, ndonse sot në Shqipëri këta falsifikatorë janë bërë objekt talljesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyMon Feb 18, 2008 1:47 am

Ballistat ishin nacionalista. Une i kam takuar sot ne emigracion. Kjo ma perforcon bindjen. Ata jane atdhetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyMon Feb 18, 2008 1:49 am

-Fatkeqsia jone nisi qysh ne Luften e Dyte Boterore kur Fadil Hoxha me kerkes te Qemal Stafes dhe Vasil Shantos ndermjetesoj tek jugosllavet. Si rezultat, "Miladin Popovici u be doktrinari, organizuesi dhe drejtuesi i Partise Komunsite Shqiptare, kurse Dushan Mugosha, ekzekutuesi dhe terrori i saj. I pari, zakonisht, qendronte ne qender, sidomos ne Tirane, kurse i dyti neper ceta dhe shetiste ne te kater anet e Shqiperise" -na thote Faik Quku ne librin "Qendresa shqiptare gjate Luftes se dyte boterore.",
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyMon Feb 18, 2008 4:17 am

Po ka qena qe flasin edhe shkruajn kunder PPSH kunder Enver Hoxhes, klyshat e fadilit, sinanit, alishukris qe shkruajn libra mbrapsh kunder atyre qe e dhan jeten per lirin e Shqiperis si librin qe e paska shkru nje far "quku". Le te ec quku edhe le te shkruan sa te doje se qukat mbesin vetem quka edhe ja bajn qefin serbise qe falsifikojn historin e LNC te Shqiperis kte teze e ka shkul per toke historiani Ali Hadri ku serbet falsifikonin historin duke thene se PKSH e ka forumiar mugosha Milladini me Titon , pollavrat titiste per ta gllaberuar Shqiperin edhe krejt Ballkanin Titistet edhe sot mundohen te shpifin te hedhin balt mbi luften nacional clirimatare duke favorizuar ballin ne Shqiperi i perkrahin fundrinat e nazizmit tradhetare e bashkpuntor te kombit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyMon Feb 18, 2008 4:21 pm

Se pari nje falenderim te sincerte per, luboteni i cili e paraqiti kete teme shume interesante.... se dyti ju flm.te gjithe juve qe shprehni idete dhe mendimet ne kuader te respektit te ndersjelle dhe pa fyerje te padeshiruara per gjithe ne.... une i lexoje te gjithe mendimet dhe kam filluar te mbledh shume materiale interesante per nje ceshtje te cakruar..... andaj ju lus juve qe keni mendime dhe fakte te tjera per kete etape sa te ndritur aq te erret sa te cliruar aq e roberuar sa e beses aq e tradhetise...... respekt te vecante per juve qe do me zbardheni ende fakte per tme ndihmuar ne nje projekt te caktuar...... pa keqkuptime dhe njehere flm.per miresjellje.
Me respekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyThu Feb 21, 2008 9:21 pm

ZeriAtdheut,

A dolem te humbur po te fituar ne luften e dyte boterore?
Cili eshte mendimi juaj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyThu Feb 21, 2008 10:04 pm

ne luften e dit botnore prap dolem te fituar se ishte ne rezik shqiperija
dhe fituam qe e ruajtem shqiperin
se cdo kush donte te gllabroj shqiperin ne ate koh dhe kete ju e dini shum mir un e dij qe fajn menjiher dote ja hudhni enver hoxhes por nuk eshte fajtor enveri se aq ka mundur ai shiqyr zotit qe shpetoj shqiperija dhe na ndimoj ne kete qe ne sote e aritem me ten sakrificat ky eshte mendimi im nuk dua fyerje as sharje por realitete te fliten vellazen mos te shajm asken d po te flasim urt e but si vllezer shtruar gjenat dhe te bashkuar me mirkuptim te shprehim mendimin tone e te vlerspjm mendimin e secilit ketu qoft i mir apo i keq pa mar para sysh doti flasim te gjithe qe te gjejm perfundimin e nje ruge te drejt me mirkuptim te ecim bashk perpara deri ne realizimin e aspiratave tona te perbashketa andaj te punojm se bashku te ditur e te mos ditur mos injorojm asnjerin po te vlersojm fjalen e secilit qe te na sherbej si sgjidhje e ceshtjes andaj perpara drejt bashkimit vellezer e motra te bashkuar bej forcen se serbija gjithmon kur ka qen ne pytje qeshtja per shqiptaret ata jan treguar aq te bashkuar per te ber qmos qe te arin ate qe duan adaj edhe ne te bashkuar mberim gjithcka me mirkuptim dhe gjak ftotehsij JU UROJ PUNE TE MBAR E SUKSESE NE DREJTIM TE BASHKIMIT KOMBETAR ROFT BASHKIMI ROFT RINIJA JONE HEROIKE QE NUK U NDAL KURE NE NDERTIMIN E BASHKIMIT KOMBETAR ROFT SHQIPERIJA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyThu Feb 21, 2008 10:14 pm

zeriatdheut:

pergezime per kete shkrime madhor,si dhe prano preshendetje te mia qe kontriboni me shkrime per te miren e Rinis sone,kompliment dhe te uroi suksese ne te ardhmen ne drejtim te kontributit tuaj per te miren e Rinis sone.

RROFT RINIA E BASHKUAR

E vetmja alternative, sa me te bashkuar te jemi.

te bashkuar do ta fitojm Bashkimin Kombetar jemi ne ate rruge.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? EmptyThu Feb 21, 2008 11:41 pm

Ballistat e Kosovës ishin nacionalistët më atdhedashës dhe më të drejtë.
Ata ishin kundër shkjavit dhe ishin për me u bashk me Shqipërin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty
MesazhTitulli: Re: BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?   BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 8Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8  Next
 Similar topics
-
» Kush eshte balli kombetar
» 28 Nëntori - Dita e Flamurit
» EKSPORTI I NJË HEROI KOMBËTAR
» Pajtimi Kombëtar
» Bashkimi kombëtar dhe sinergjia!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: