Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri

Shko poshtë 
+20
shahini
......
Delia
haxhiu
arbeni24
xhema
voglushja
Xili
valmir9
an-di
intro
feratkoca
forca1
zeriatdheut
Argent
MUHAMETII
Orfe@
dibranja
Beton
Euridika
24 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyThu Aug 28, 2008 6:43 am

VARDISJA DHE BËRLYKJA KOMIKE POST FESTUM E LAROVE NË EMËR TË HEROIT ADEM JASHARI (!?)

*** Se injoranca dhe tradhëtia nuk kanë fund, as brirë, kështu, këndon edhe këngëtari ynë i mirënjohuar patriot DRENICAR shqiptar, Ibish Broja: “-Hajde, hajde, oj hafi, hajde, hajde, oj mafi, ku ma kini starën Serbi”!

*** Edhe autori i bashkohet kësaj psherëtime mallkuese të këngëtarit popullor të shquar, Ibish Broja kundër të gjithë atij soji të përdalë, që nuk ka asnjë lidhje me emrin dhe me veprën kombëtare patritotike të ADEM JASHARËVE (as për së gjalli, as për së vdekuri).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyThu Aug 28, 2008 6:44 am

KU ISHIN LAROT MË 5, 6, DHE 7 MARS 1998, KUR ADEM JASHARËT RANË HEROIKISHT NË PREKAZIN LEGJENDAR?

- Po të ndërhynte me kohë ushtria shqiptare e Republikës së Shqipërisë (më 1989, kur Serbia agresore dhe gjenocidale, me tanke dhe me avionë luftarkë e pushtoi Kosovën shqiptare, ashtu sikurse Rusia Gjeorgjinë, më 7 gusht 2008, me qëllim që t’ia shkëpusë Osetinë Jugore), sigurisht se Serbia militariste dhe policore, do të detyrohej të zbrapsej nga kryerja e terrorit dhe gjenocidit në Kosovën shqiptare (1989-1999).

Ndërhyrja ushtarake e Shqipërisë në mbrojtjen preventive të Kosovës nga agresioni dhe gjenocidi serb, pa dyshim se, do të ndikonte pozitivisht edhe në ndryshimin e politikës së çoroditur defetiste dhe nënshtruese të LDK-së së “Mahatmagandit” të Ballkanit. Mirëpo, fatkeqësisht, meqë ndodhi e kundërta, Kosova u gjet nën “thikën” e gjenocidit çetniko-fashist serbomadh, kështu që, në një mënyrë, së bashku me popullin shqiptar të Kosovës, u sakrifikua dhe u viktimizua edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës me në krye kryekomandatin e saj legjendar, ADEM JASHARI, i cili më 5, 6 dhe 7 mars të motit 1998, së bashku me të vellain Hamzën, me Babain Shabanin dhe me tërë familjen e tij 22 anëtarëshe, luftuan trimërisht me pushkë në dorë kundër më se 8000 mijë trupave invaduese çetniko-fashiste serbe, të cilët pas luftës së pabarabartë treditore kundër hordhive barbare serbe, bijnë heroikisht në logun e betejës për lirinë e Kosovës, me ç’rast e paguan veten, duke ia vrarë armikut mbi 70 policë në Prekazin e Poshtëm të Drenicës. Lavdi të përjetshme emrit dhe veprës së tyre të ndritshme njerëzore, kombëtare dhe atdhetare shqiptare! Kjo qëndresë dhe kjo luftë heroike e ADEM JASHARAJVE, ashtu sikurse ajo e Azem Bejtës me Shotën Galicën dhe me bashkëluftëtarët e tij heronj, si dhe rezistenca dhe lufta e përgjithshme heroike e UÇK-së për jetë të jetëve ia ndryshoi historinë Kosovës.

Pushka e Adem Jasharit e tronditi tërë botën liridashëse, por jo, edhe ndërgjegjen e kalbur dhe të ndryshkur të filoserbëve shqiptarë, të cilët, edhe pas vdekjes së Adem Jasharit, edhe pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, ende nuk i kanë prerë lidhjet miqësore me Serbinë.

Pyetja që tërë jetën, do të kërkojë përgjigjjen e ndërgjegjës sonë shqiptare:
- Ku ishim ne, kur KËSHTJELLA E QËNDRESES HEROIKE E ADEM JASHARAJVE U GJEND NË SHTETËRRETHIMIN E HEKURT TË 8000 FORCAVE ÇETNIKO-FASHISTE SERBE, Më 5, 6 dhe 7 Mars 1998?

Sipas kronikës së kohës, thuhet se “ka qenë e pamundur çarja e rrethimit të hekurt të Familjes së JASHARAJVE dhe të Prekazit nga 8000 forca policore serbe me tanke, me topa, me raketa dhe me armë të tjera luftarake...”(www.geocities.com, op.cit. nga www.dituriaislame.com). Megjithatë, ky është vetëm një konstatim i autorit Dr.Mehmet Rukiqi, i cili, shikuar në aspektin e përgjithshëm ushtarako-strategjik mbrojtës së Kosovës, sipas Kushtetutës së Kaçanikut (1.IX.1990) të Republikës së Kosovës dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë 22..XI.1998), është i diskutueshëm, sepse në rastin konkret, edhe politika zyrtare e Prishtinës në krye me Ibrahim Rugovën dhe me Bujar Bukoshin, edhe politika zyrtare e Tiranës me në krye Fatos Nanon dhe me Sali Berishën, kanë dështuar në mbrojtjen ushtarake dhe luftarake të shqiptarëve dhe të Kosovës nga ana e Serbisë agresore dhe gjenocidale, sepse kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat dhe me nenet e sanksionuara në të dy kushtetutat, ku flitet për marrjen nën mbrojtje të shqiptarëve në rast kërcënimi të çdo rreziku dhe, të çdo agresioni luftarak të jashtëm. Ky është shkaku dhe pasoja kryesore, pse, ndër të tjera, (në kuptimin e ngushtë), është bërë shtetrrethimi i Familjes së ADEM JASHARIT dhe i Prekazit heroik të pamposhtur, si dhe më pas, djegja e tërë Kosovës (në kuptim të gjerë) nga bandat policore, paramilitare dhe militare të Serbisë soldateske të Slobodan Milosheviqit.

Likoshani, Qirezi, Llapushniku, Prekazi-Drenica dhe i gjithë Dukagjini- Kosova në flakë, kurse kryeqyteti Prishtina “oazë paqeje” dhe “qendër lulëzimi” e biznesit serbo-shqiptar. Vizitori i rastit kishte përshtypjen se, vërtet në Kosovë mbretëronte qetësi dhe paqe, sepse, ngado që sillej, nuk shihte asgjë të pazakonshme, mbase asgjë nuk lëvizte në kuptimin e ndryshimit të “idilës romantike” të politikës nënshtruese dhe kapitulluese të LDK-së.

Edhe pse të gjithë ne që jetonim në Prishtinë, i dëgjonim krismat e pushkëve, të topave, të granatave, dhe, me sytë tanë të verbuar e shihnim tymin e dalë nga baruti, që si re e zezë ngrihej në qiell nga të shtënat e panumërta të armëve dhe të municioneve të shumta të agresorit pushtues çtniko-fashist serb, që i shkrepte në popullsinë e pafajshme shqiptare dhe në shtëpitë e tyre, që nuk ishin larg Prishtinës.

Esenca e realitetit të “jetës romantike” në Prishtinë, ishte e barasvlershme me dështimin dhe me kapitullimin e plotë kolektiv. Mirëpo, këtë miopët dhe “sportistët” e LDK-së së Ibrahim Rugovës nuk e pranonin dhe, nuk donin ta shihnin, sepse qorrazi dhe, pa kurrfarë mbulese i besonin anekdotës stereotipe të “një gomari”, të cilin e kishte pasë shqyer ujku, por ai, kursesi të bindej se ajo ishte e vërtetë, por “thoshte,- inshalla jam në ëndërr”. Ky ishte kuptimi i reales së “jetës romantike-paqësore” në Prishtinë, kur tërë Kosova ndodhej në shtetrrethim luftarak, terrorist dhe gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Edhe pse kjo ishte e vërtetë, besimtarët e “pejgamerit” të rrjeshëm të LDK-së, popullin e gënjenin dhe e mashtronin se në “Kosovë nuk do të ketë luftë kurrë”, edhe pse lufta zhvillohej para “hundës” së tyre “politike-paqsore”. Mirëpo, ata, për hir të interesave të tyre materiale, financiare, ekonomike, tregtare dhe karrieriste politike (që të pasuroheshin sa më shumë, duke bashkëpunuar me Serbinë) në kurriz të politikës së vetë pejgamerit të tyre, dhe të popullit, e kishin për detyrë që të propagandonin në popull, se në ”Kosovë nuk do të kishte luftë” ngase “pejgameri” i tyre iu kishte dhënë një garanci të tillë premtuese. Kështu që, të verbuar nga interesi i tyre egoist personal dhe grupor partiak, “sportistët” e LDK-së së Ibrahim Rugovës (në vend se ta përgatitnin dhe ta mobilizonin me kohë Lëvizjen e Rezistencës Gjithëpopullore Shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës kundër agresionit dhe gjenocidit të Serbisë), ata u përqëndruan në realizimin e interesave të tyre personale dhe grupore, “humbën nga mendja”, duke hapur dyqane, shitore, firma, kompani tregtare dhe ekonomike me Serbinë, duke ndërtuar pallate moderne, duke shpërngulur (me autobusë dhe me kombibusë privatë, me çime shumë të larta të agjencive turistike shqipfolëse) me qindra e mijëra shqiptarë në vendet e ndryshme të Evropës, duke tregtuar ditë e natë mallra të ndryshme me Serbinë, duke hapur ordinanca mjekësore private, të cilat nuk i plotësonin as kushtet elementare sanitare, të funksiononin si një burektore, lëre më si ambulanca mjekësore. Mirëpo, kjo u konvenonte edhe Serbisë, edhe pronarëve të tyre, sepse qëlllimi i tyre ishte, se si të vjelin sa më shumë marka gjermane dhe para nga pacientët e tyre, e shumë pak humanitar dhe mirëbërës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyThu Aug 28, 2008 6:45 am

Viktima të filozofisë së koekzistencës primitive paqësore

Ne në Prishtinë ishim vetëm “viktima të gjalla” (me ndjenja të përgjumura dhe të topitura njerëzore dhe kombëtare, si rrjedhim i ëndërrave, i premtimeve, i shpresave dhe i iluzioneve të shkreta të politikës filozofike idealiste (religjioze dhe shoqërore) indiane të LDK-së së “Mahatmagandit”(1990-19989).

Nga frymëzimi, nga indoktrinimi dhe nga “infektimi” i politikës filosofike të “Mahamtmagandit”, ne zgjodhëm rrugën e pacifizmit dhe të defetizmit pasiv të koekzistencës primitive paqësore, në vend të politikës së koekzistencës aktive paqësore pragmatike, e cila në thelb nuk pranonte mashtrime, premtime, pritje të pafund dhe durim të kotë pothujse 10-vjeçar, por rezistencë, këmbëngulësi, vizion dhe gatishmëri për lëvizje dhe angazhim konkret aktiv drejt ndryshimit të politikës pasive kozmopolite, me qëllim që të ndërtohej një strategji koekzistente e bashkimit të të gjitha subjekteve politike shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë hapësirat e tjera të Shqipërisë Etnike.

Një politikë e tillë e gabuar dhe mashtruese ua “shpërlau” trurin atyre shqiptarëve, që verbërazi ishin mashtruar nga premtimet pothuajse 20-vjeçare boshe të LDK-së dhe të kryetarit të saj, Ibrahim Rugova, se liria dhe pavarësia e Kosovës, ishte vetëm çështje e kohës. Mirëpo, rrethanat politike, praktika 2o-vjeçare provuan të kundërten. Kosova u bë e pavarur dhe e lirë, vetëm më 17 Shkurt 2008, si rrjedhim i lindjes, i zhvillimit, i rritjes dhe i afirmimit të luftës çlirimtare kombëtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me në krye Komandantin e saj legjendar, Adem Jashari. Kjo luftë e UÇK-së e drejtuar dhe e komanduar nga Legjenda Kombëtare Shqiptare, Adem Jashari, ishte preteksti dhe shkaku kryesor pse SHBA-të dhe NATO-ja e bombarduan Serbinë e Slobodan Milosheviqit, me qëllim që ta ndihmojnë dhe ta shpëtojnë UÇK-në së bashku me tërë popullin mbi dy milionësh shqiptar të Kosovës (24 mars-10 qershor 1999).

Logjika absurde e filozofisë politike e tejkaluar (dhe e pazbatueshme për kohën dhe për rrethanat historike, politike dhe shoqërore të Ballkanit sizmik, si rrjedhim “i termeteve” bizantine-serbosllave me në krye Piemontin e tyre-Rusinë cariste) e “gandizmit” të LDK-së (1990-1999), ishte pa asnjë vlerë për interesin e përgjithshëm të kombit dhe të Shqipërisë), duke ndenjur “duarkryq”, duke pirë “çaj rusi” dhe, duke pirë “kafe makiato” italiane nëpër “baret” dhe, nëpër tavernat me mbishkrime dhe me tagra serbe, të cilat, sipas pohimit të gjysmëpronarëve të tyre shqipfolës, ishin “prona mikste”, gjë që ata nuk mund të “mbijetonin” ndryshe. Fitimin e pazarit ditor, të fituar nga konsumatorët shqiptarë, e kishin të përbashkët me padronët e tyre serbomëdhenj, të cilët, pa punuar fare, merrnin para të gatshme (në valutat gjermane, amerikane, zvicerane, franceze etj. dhe, jetonin në kurrizin, në gjakun dhe në djersën e shqiptarit.

Paradoksi i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm i tendencës së “miqve të rinj” shqipfolës, se edhe ata “ishin jasharë”(!?), kur dihet se ata, edhe gjatë kohës së luftës, edhe në kohë paqeje ishin dhe, edhe sot, janë vetëm zagarë të Serbisë, sepse as dikur, e as sot nuk i kanë prerë “lidhjet miqësore" dhe dashurinë me Serbinë kolonialiste gjenocidale.

– Pse, tash, pas rënies dëshmor për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës-Shqipërisë Etnike, “shumëkushi” po i vardiset përvetësimit dhe jetësimit të trimërisë, të lavdisë, të heroizmit të historisë së emrit dhe të veprës heroike çlirimtare kombëtare dhe patriotike të ADEM JASHARIT, kinse “janë pjesë e pandashme” e tij?! – Kur dihet se, ata, në çastin e “orës së madhe vendimtare” historike shqiptare, nuk kanë qenë as afër, as me Adem Jasharin në çastin e fundit të jetës së tij, me rastin e vrasjes së bashku me familjen e tij heroike martire në mbrojtjen e PRAGUT ARBËROR SHQIPTAR të shtëpisë së tij stërgjyshore ilire-shqiptare-në Prekaz të DRENICËS së pamposhtur shqiptare nga ana e mbretërve dhe, nga ana e krajlëve të Serbisë.

Të gjithë ata që kanë qenë në dijeni me kohë për shtetërrethimin e familjes Jasharaj, e nuk kanë marrë masat e nevojshme të mobiliizimit të përgjithshëm luftarak për të marrë pjesë në mbrojtjen kolektive shqiptare të saj, pa dyshim se u kanë mbetur borxh edhe Adem, Hamzë, Shaban Jasharit dhe tërë familjes së tyre; u kanë mbetur borxh luftës heroike të UÇK-së, si dhe, i kanë mbetur borxh mbarë Kosovës shqiptare të përgjakur.

Tash (pothuaj se një dekadë) pas vdekjes heroike të ADEM JASHARIT së bashku me familjen e tij martire, shumëkush (për qëllime të errëta, mafioze, karrieriste politike dhe bajraktariste), në forma të ndryshme po orvatet të manipulojë me emrin dhe me veprën e tij, sepse ai, tanimë nuk është në mesin tonë.

Tanimë, “pasi u fal Bajrami”, lehtë është ta “dhunojmë” çiftelinë dhe sharkinë, lapsin dhe letrën, duke i kënduar HYMNE LAVDIE me arsye emrit dhe veprës së pavdekshme atdhetare kombëtare patriotike shqiptare të Adem Jasharit-JASHARAJVE, po ku ishim atëherë, në ato kohë të stuhishme, kur ai me vëllain Hamzën, me Babain Shabanin dhe me bashkëluftëtarët e tij, më shumë jetoi dhe veproi në ilegalitet nëpër malet e Drenicës-Kosovës, duke zhvilluar luftë guerile kundër bandave dhe fallangave terroriste çetniko-fashiste të regjimit gjenocidal të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1992-1998).

Tanimë, është lehtë edhe të pohojmë, dhe të shkruajmë në format më panjerëzore, se “kemi qenë shokë, bashkidealistë, bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të ngushtë dhe të pandashëm” me idealin, me figurën dhe me veprën e ndritshme patriotike ADEM JASHARI(!)

Mirëpo, fillimi, zhvillimi dhe epilogu i ngjarjes tragjiko-heroike të Adem, Hamzë dhe Shaban Jashari së bashku me anëtarët bashkëluftëtarë të familjes së tyre (nëna, gratë, djemt, vajzat dhe fëmijët), PROVOI TË KUNDËRTËN ngase ata luftuan vetëm tri ditë rresht, pa i ndihmuar askush, ishin në shtetrrethim të plotë nga “8000” forca policore, paramilitare dhe militare çetniko-fashiste barbare, të cilat, ia arritën qëllimit barbar atavist dhe racist të tyre, që të vrisnin Ademin, Hamzën, Shabanin dhe tërë familjen e tyre 22 anëtarëshe.

Tragjedia heroike e FAMILJES JASHARI ndodhi, dhe përfundoi në atë mënyrë, për shkak se, në atë moment të rëndësishëm dhe tragjik historik, të gjithë shqiptarët “kishin pasë vdekur”.- Asnjë nuk u gjetë afër tyre, (as në vijën e parë të zjarrit, e as në prapavijën mbrojtëse të shpartallimit të armikut shtetrrethues terrorist gjenocidal serbomadh) në mbështetje të tyre me pushkë në dorë për t’i bërë ballë armikut barbar pushtues serbomadh.(!?)
– Çdo justifikim në këtë temë, është i papranueshëm
E, tash, pas flijimit të tyre për dheun dhe për kombin shqiptar, me aspiratën jetësore për ta parë Kosovën-Shqipërinë Etnike të lirë dhe të pavarur, JA QE 10 vjet në kohë paqeje, si kërpudhat pas shiut dolën “shumë simpatizues dhe ithtarë” të Adem Jasharit, ku në forma të ndryshme: “ me sharkia, me çiftelia, me pena, me libra, me artikuj, me politika, me diplomaci, me biznese, me firma, me miliona, me miliarda dhe me biliona etj.”, po orvaten që, në forma të ndryshme, të dëshmohen se “ishin dora e djathtë” e ADEM JASHARIT(!?)
- Përkundrazi, ishin "gishti i zgjatur" i Serbisë okupatore dhe kolonizuese në Kosovë.

Mirëpo, në fakt, asnjëri prej këtyë rrencave të kohës paqësore nuk kanë qenë as bashkëidealistë, as bashkëpunëtorë, e as bashkëluftëtarë të Adem Jasharit, se po të ishte kjo e vërtetë, ai farësoji hibrid i “kohës së kashtës” (pas të shirave), nuk do ta kishin lënë ATË vetëm dhe të izoluar në shtetrrethim të hekurt të “8000” forcave të soldateskës serbe, por do të kishin qenë në të njëjtat llogore me pushkë në dorë me BACËN ADEM JASHARI, ME BACËN HAMZË JASHARI, ME BACËN SHABAN JASHARI DHE ME GJITHË FAMILJEN E TYRE 22 ANËTARËSHE JASHARAJ-NDERI, BESA, SINQERITETI, KRENARIA, TRIMËRIA DHE NDËRGJEGJJA JONË LIRIDASHËSE, KOMBËTARE DHE ATDHETARE SHQIPTARE...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyThu Aug 28, 2008 12:11 pm

Adem Jashari gjithne do mbetet legjende e gjalle e shqiptarise, dhe frymezim per cdo shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptySat Aug 30, 2008 12:00 am

''Po te kishte cmim
Nobel per heroizem,
pa dyshim se do ta fitonte Adem Jashari''
Lavdi deshmorve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptySat Aug 30, 2008 12:14 am

Cmimi nobel nuk mjaftone per te ai meritone gjithcka qe eshte shqiptare por ne nuk jemi duke ja realizuar vetem e rejme duke i thane BAC U KRY
JO PO DUHET MI TREG DREJT BACIT MI TANE BACE TE REJME SE NUK ESHTE KRY
LAVDI DESHMOREVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptySat Aug 30, 2008 12:29 am

Jane te rall ata qe tregojn drej si Bac Ademi
Ademi u lind ne nje dite te shenuar-diten e Flamurit dhe pavaresise se Shqiperise,me 28 nentor 1955.Ndonse mbaroi shkollen e mesme teknike,asnjeher nuk punoi ne pune te shtetit.Ishte i qete, fliste pak.Megjith pamjen e ashper,disi te frikshme,nuk mbaet mend te ket pasur ndonje ngatrres me shqiptaret .Me mustaqe vesh me vesh dhe mjekren e zeze ngjante me nje re,ee cila kercenushem leviz per te shkeputure diku.I rritur ne nje kulle ku flitet per lufte dhe trimrite shekullore te trimave per clirim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyTue Sep 02, 2008 2:16 am

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Default

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Pixel-vfl73 Ju keshilloi te gjithve me vemendje te ndegjoni kete bised dhe te bejem kete analize edhe ne .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyTue Sep 02, 2008 2:20 am

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Default Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Pixel-vfl73
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
forca1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 88
Vendi : GJERMANI
Profesioni/Hobi : PILOT
Registration date : 13/01/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyWed Nov 05, 2008 12:52 am

Adem Jashari i jap ''Jetes Shqipetare'' nje Vlejt e cila ishte zhdukur shum koh te shqipetaret e Kosoves.

Adem Jashari nje Heroj i paharruar per Mua....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyFri Nov 14, 2008 2:30 am

Cmimi nobel nuk mjaftone per te ai meritone gjithcka qe eshte shqiptare por ne nuk jemi duke ja realizuar vetem e rejme duke i thane BAC U KRY
JO PO DUHET MI TREG DREJT BACIT MI ThANE BACE TE REJME SE NUK ESHTE KRY
LAVDI DESHMOREVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyMon Nov 17, 2008 2:51 am

Fenomeni Adem Jashari

Ne qoftese do te ishte Bac Adem Jashari a mendoni se do te pajtohet me ket Pavarsi , JO JO sepse ai u sakrifikua me 52 anetar te familjes Jashari per Çlirim dhe Bashkim me Shqiperine

Lavdi te perjetshme gjithe deshmoreve te kombit
Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari

Bac jemi ne rrugen qe ti na e le amanet per çlirim dhe bashkim me Shqiperine ,amanetin tuaj do mundohemi ta qojm deri ne fund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
intro
Fillestar/e
Fillestar/e
intro


Male
Numri i postimeve : 8
Age : 40
Vendi : swe
Registration date : 23/03/2009

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyFri Mar 27, 2009 12:50 pm

hje ti vip me vjen keq bre njeri se ti sen nuk po dishe ama sen nje pytje e kam per ty se kuhs ka qen themelus i ushtris se kosoves jo e uqk se para se mu formu uqk ja ka pas tjeter ushtri e ju zotrote qe po folni pa ditur sen adem jashari kaqen dhe dotembete legjend e gjall ama ka edhe te tjer qe kan punu me adem jasharin une nje po ju them edhe ata te cilet e quajn se kinse adem jashari ka qen ne partin ? e din ata mir se ky njeri ky legjend e gjall kurr nuk ka qen ne as nje parti edhe nje po ju them se baca Adem kur esht vra as shejen e uqk s nuke ka pas te vnume ne uniformen e ti po leni keto sene se nje dit historika ka mu ju mallku qe nuk jeni ka e tregoni te vertetn
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 95
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyFri Mar 27, 2009 10:10 pm

http://images.google.nl/imgres?imgurl=http://balkanweb.com/sitev4/upload/images/1227955793.pjpeg&imgrefurl=http://balkanweb.com/sitev4/lajme.php%3Fid%3D30259&usg=__bXatyAXzFUJViplBdFPgECcXSvg=&h=288&w=393&sz=68&hl=nl&start=47&um=1&tbnid=VwRLvCUq0JLoAM:&tbnh=91&tbnw=124&prev=/images%3Fq%3Dkarikaturist%2BSHQIPTAR%26ndsp%3D20%26hl%3Dnl%26rlz%3D1T4GGLL_nlBE318BE318%26sa%3DN%26start%3D40%26um%3D1

KLIKO E LEXO SE IA VLENË!!!

Meqë nuk munda ta kopjoj e sola keshtu, edhe kjo eshte fenomen por djali I Legjendarit mesiguri se ka trasheguar dicka nga i ati i tij por ai paska ngelur jasht FSK!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
valmir9
Anëtar i ri
Anëtar i ri
valmir9


Male
Numri i postimeve : 141
Age : 32
Vendi : Theranda (Slloveni)
Registration date : 27/03/2009

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyFri Mar 27, 2009 10:30 pm

Une mendoj se Adem Jashari gjithmon ka luftu per Shqiptaret dhe per Bashkim Kombetar (Gjithashtu Rugova ne menyren politike).Po kta dy kurr s'kan luftu per ashtuquajtur "Kosovaret" e cilla nuk egizston, po politikanet dhe qeveria e Kosoves e ka formu ket banalitet.Mendimi im!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptySat Mar 28, 2009 4:37 pm

as nje here ne historine e njerezimit ska pas njeri atedhetar sikur Adem Jashari
as nuk do te kete kurr
per atedhe meu fliju me gjithe Familje
por amanetin e tij nuk e kemi dergu ne vend
sepse ai eka nis luften per meu bashku te gjitha trojet Shqipetare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyTue Apr 21, 2009 5:54 pm

Nese dote kishete qmim nobel per sakrifice ,ai padyshim se doti takonte ADEM JASHARI!


bernard kushner
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyFri Apr 24, 2009 12:12 am

Se përcaktimin kombëtar dhe vullnetin për lirinë e atdheut nuk mund ta mposhtë asnjë doktrinë ushtarake serbe më së miri e dëshmoi familja e komandantit Legjendar Adem Jashari në ditët e luftës epope të UÇK-së me 5, 6 dhe 7 mars 1998.

Ballafaqimet me forcat e armikut për Familjen Jashari ishin të hershme. Ata qëndruan në funddhjetorin e 1991, duke treguar se janë sypatrembur për ballë një makinerie të rëndë policore dhe ushtarake, që kishte mësyrë rrethimin dhe zhbërjen e tyre dhe vetë UÇK-në. Rezistenca e tyre ndodhi në një kohë kur nga politikat shqiptare të Kosovës, nuk ishin të popullarizuara format jashtëpacifiste të reagimit ndaj shtypsëve që po përhapnin frikë dhe pasiguri tek qyetarët e Kosovës.

Rezistenca e Jasharëve po tregonte se fryma luftarake në këtë trevë nuk ishte shuar asnjëherë që prej Azem Bejtës, Shaban Polluzhës, Tahir Mehës dhe shumë veprimtarëve të tjerë të organizatave patriotike antijugosllave.

Përkundër dhunës së pandërprerë të forcave serbe, Familja Jashari më së miri dëshmoi se ideali i shqiptarëve për të qëndruar në trojet e veta, për të luftuar për lirinë e Kosovës është i fuqishëm dhe i pathyeshëm. Ata, në asnjë periudhë kohore nuk u lëkundën nga trojet e tyre, duke i përballuar trimërisht dhe burrërisht tentimet dhe mësymjet e policisë serbe.

Para luftës epope të 5, 6, dhe 7 marsit 1998, Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët tjerë kishin sprovuar armët e lirisë si fitimtar në betejën e Rezallës së Re në nëntor të 1997-ës. Ballafaqimi me forcat serbe po i jepte një impuls të ri luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me zjarr të pushkës do të luftonin të gjithë anëtarët e familjes më 22 janar 1998, duke bërë që forcat speciale serbe të tërhiqeshin me turp dhe disfatë të plotë, ndërsa, plagët e lavdisë do t’i merrnin dy vajzat trimëresha të Jasharëve.

Epopeja e Prekazit me 5, 6 dhe 7 mars 1998 është rast unikat në historinë e luftërave çlirimtare, ku më vetëdije të plotë bëhet rezitencës nga e tërë familja, duke u sakrifikuar në altarin e lirisë së Atdheut pjesa dërmuese, njëzet pjesëtarë të saj. Pushka dhe kënga e Adem Jasharit po e ngrinte në një shkallë të lartë luftën për çlirimin e Kosovës, duke u bërë frymëzim dhe mesazh për mijëra e mijëra luftëtarë të rinj në Kosovë dhe bashkatdhetarë kudo në botë.

Rënia legjendare e Jasharëve e lëvizi diplomacinë botërore në favor të Kosovës, e uli pranë tavolinës Grupin e Kontaktit dhe u bë kushtrim i lirisë, duke fuqizuar formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me emrin e Komandanti Legjendar Adem Jashari do të zhvillohen beteja anembanë Kosovës, do të bien mijëra dëshmorë, të sigurt se së shpejti do të fitohej liria. Nga bota perëndimore mijëra bashkatdhetarë do ta lënë mirëqenien e atjeshme dhe do të kthehen në Kosovë në frontet e luftës çlirimtare.

Epopeja e Prekazit ka hyrë në vetëdijen atdhetare të shqiptarëve si ngjarja më e rëndësishme e çlirimit të Kosovës. Prekazin dhe varret e Jasharëve i vizitojnë sot pandërprerë qytetarë të panumërt në çdo kohë të vitit. E nderojnë Komandantin legjendar Adem Jasharin, Shaban Jasharin, Hamëz Jasharin dhe dëshmorët tjerë duke kujtuar me të drejtë se ditët e mira të Kosovës i kanë rrënjët në gjakun i tyre, në gjakun dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve të rënë për liri.

Prekazi është bërë vend i lartësimit shpirtëror të njeriut tonë që ka vuajtur aq shumë nën robëri dhe që tash ka hyrë në një fazë të rëndësishme të ndërtimit të Kosovës së lirë. Sakrifica sublime e Jasharëve dhe dëshmorëve të tjerë duhet të jetë udhërrëfyesi më i mirë i gjithë atyre që marrin përgjegjësinë politike dhe shoqërore për bërjen e shtetit të Kosovës. Liria, vlerat demokratike dhe pavarësia e Kosovës themelet i kanë tek qëndresa dhe sakrifica e Jasharëve dhe dëshmorëve të tjerë.

Me sulmin e 5, 6 dhe 7 mars 1998, makineria ushtarake dhe policore serbe nuk ia arriti ta zhdukte UÇK-në dhe familjen Jashari. Përkundër sakrificës së madhe, gjaku dhe emrat e familjes Jashari janë duke u përtërirë. Ademi i Ri, Hamza i Ri dhe Jasharët tjerë të njomë janë duke u rritur në Kosovën që ecën e sigurt drejt ardhmërisë. Jasharët e mbetur gjallë me krenari dhe dinjitet kanë ruajtur gjakun e të rënëve. Pjesëtarët e familjes Jashari janë shembull i kulturës dhe edukatës qytetare. Ata me sjelljen e tyre përherë të matur dhe dinjitoze janë bërë simbol i krenarisë, model i unitetit kombëtar, i solidarizimit dhe humanitetit

Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!

Lavdi Jasharëve!

(Autori ka qenë Komandant i Shtabit të Përgjithsëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyTue May 26, 2009 10:19 pm

JEM SHUM NJERZ INTERESANT SE SHTIREM SE E DOJM SKENDERBEUN SE DOJM ADEM JASHARIN E PLOT TE TJER ,POR NE REALITET UN RRI ME VLLAZEN SHQIPTAR DHE PUNOJM BASHK POR NE RREALITET NDEGJON DHE GJERA TJERA PREJ NJERZVE SE NUK JENA QIND PER QIND ME TA :SE DI PSE JENA KSHTU SKAM SKJARIM VEQSE KA NJERZ QE NUK I ADHUROJN NJERZT MA DEVOTSHUM TE KOMBIT TRAGJIKE -KOMIKE...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arbeni24
Anëtar
Anëtar
arbeni24


Male
Numri i postimeve : 246
Age : 38
Vendi : Slloveni (Lublan)
Profesioni/Hobi : Biznisman
Registration date : 13/04/2009

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyTue May 26, 2009 10:35 pm

ADEM JASHARI

VAZHDON TE JETON NE ZEMRA TE SHQIPETARET E VERTET.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyThu Jun 25, 2009 9:28 am

Adem Jashari u vra bashk me familjen e tij,ndersa ushtaret e tij ne malin e qyqeve e shikonin filmin tinzash,dhe tani qata qyqe krenohen per komandantin suprem,dhe ne emre te tij na shtypin dhe me ba dikushi mi perqesh te kercnohen po sepse shkomi i lezetshem !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyThu Jun 25, 2009 11:03 am

Po bash qata tash po bëjn kërdin duke vjedh e kishe ne Luftar po manipulojn si dhe me Korrupcion disa kan bër miliona e miliona në at emer as kush nuk guxon as ti kshir e lere më me pyet prej nga pasura mbrenda natës e shum e shumë gjërat të kqija. E shiten si Rambo mëpër Filma , deri kurë sa do ju zgjat kjo ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptySun Jun 28, 2009 10:52 am

Une ne nje aspekt me mijera here ja kaloi Adem Jasharit !!!
Pse ?

Kur ne vitet e 1971 e kam mbrojtur flamurin shqiptar ,shqiptaret donin me ma marr shpirtin ne mesin e mijera shkive,dhe kjo qeveri qysh ateheri me shpalli tradhetar te jugosllavis,e kan une e kam grushtur nane shqiptare as qe kishte mujtur ti afrohet e mos te diskutoim ma teper!
Me qindra here me kan organizue atentate serbet e ma shume shqiptaret e per qe jam ne jete" zotit dhe aftesive te mija i falemderohem .
Po ne kete vite e kam kerkue republiken e kosoves ne Normalen e prizrenit dhe me derguan ne supin e prizrenit profesoret shqiptar sepse serbet nuk dinin per mua,dhe me malltretojshin shqiptaret servila!
Dhe ne fund spo shkruai ma teper per' vuajtjet e mia por si u be e mundur qe ne lufte per çlirimin e kosoves nuk me pranojshin neper shtabe te uçkes duke me etiketue me ma te keqiat qe as serbi nuk me ka thene !
Adem Jasharin e tradhetuan dhe ushtaret e tij u meshefen neper malet e qyqavices dhe e shikonin shkaun duke ia masakrue familjen dhe ate dhe ne emer te tij jetoin keta qeveritar tradhetar e kendue neper qiftelia dhe shkoin tek varri i tij e e genjejn se bac u kry !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyThu Aug 27, 2009 7:25 pm

uuuuuuu sa meritat i paske more haxhi efendi haha gjyna se nuk je hero te pakten ishe duke me i bukure aty ne pllake se nuk kisha fol asgje , dhe kur te kishin vizitu kishin then e bre cfar burri paska qene ..

gjyna se je gjall ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 EmptyFri Aug 28, 2009 9:47 pm

Te pershurresha ne pllake e ne kengen e qiftelise!Se spiunet edhe ashtu e keshtu po fitoin!Adem Jasharin e tradhetuan e pushkatuan me sa antar dhe hajte se e dine meta si shkojne punet !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri   Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i  sakrificës për liri - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fenomeni Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Çka shkruan Adem Jashari në letrën dërguar LPK-së në Dhjetor
» ISA BOLETINI NË 100 VJETORIN E FLAMURIT
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» Ademi e Hamza e filluan luftën duke kënduar
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: