Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shkruani pėr jetėn dhe veprėn e poetve Shqiptar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Shkruani pėr jetėn dhe veprėn e poetve Shqiptar   Wed Mar 12, 2008 10:11 pm

Forumist tė nderuar nė kėtė temė mund tė shkruani pėr poetėt Shqiptar, ėr jetėn e tyre pėr poezitė pėr poemat apo edhe mund tė shkruani edhe pjesė qė u kanė lėnė pėrshtypje nga romanet e tyre, novelave etj etj.

Ali Asllani, Njė poezi e panjohur pėr vdekjen e Ismail Qemalit
Nga Gazeta Shqiptare
Ishte 24 janari i vitit 1919. Nė Hotel “Brufani” tė Perugias (Itali), ku ndodhej i ftuar nga Qeveria italiane, me qėllim pėr tė arritur “njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė dhe delegatėt e Amerikės”(1), pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes, qė do zhvillohej nė Paris, vdiq Ismail Qemal Vlora, protagonisti i Pavarėsisė dhe kryetari i Qeverisė sė parė shqiptare. Vdekja e papritur e tij, nė njė nga momentet mė delikate qė po kalonte Shqipėria, nė prag tė punimeve tė Konferencės, u prit me mjaft hidhėrim, si nė Shqipėri ashtu edhe nė mbarė diasporėn. Kudo, nga jugu nė veri, pėr tė vajtuar humbjen e madhe tė birit tė tij, populli do thurte vargje lapidar:
...Erdhi lajmi i zi pėr Vlorėn
ullinjtė ulėn kurorėn
Shqipėria e la kėngėn
se njė plag’ ju hap nė zėmėr.
Shushica vrapin e ndali,
thonė vdiq ‘Smail Qemali.
Flamurin e mbuloi zia,
vajton pėr tė zotnė e tija...
(2)
Mė 8 shkurt 1919, sipas amanetit tė lėnė, trupi pa jetė i Ismail Qemalit, i shoqėruar nga tre djem tė tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme italiane, u dėrgua me tren nė Brindisi nga ku, nė bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqėrua nė Vlorė.
Mė 12 shkurt, nėn njė ceremoni madhėshtore, u zhvillua ceremonia e varrimit. E gjithė popullsia e Vlorės ishte mbledhur nė Skelė. Nė orėn 10 paradite trupi pa jetė i Ismail Qemalit, nga ndėrtesa e Komandės sė “Base Navale” u vendos mbi shtratin e topit. Qė aty korteu i madh u nis drejt qytetit. “Qyteti at ditė kish ra nė pushim. Njė heshtje e madhe mbretnonte gjith kah. Dukei se ish dit’e pėrzieshme: e tregonin dyqanet e mbylluna tė tregut, letrat e pėrmortėshme tė ngjituna ndėr dyer tė dyqaneve e tė mureve, letrat me rreth tė zi e me fjalėt: “Ziė kombėtare pėr tė madhin patriot Ismail Qemal”, e tregonin tė gjith fytyrat e vrėjtura tė popullit. Nėpėr dyer e dritare tė shtėpiave kishin dalė gra e vajza e tė gjitha pėrmendshin źmnin e Ismail Beut, tė gjitha kujtoshin Plakun e Shqipniės. Po, tė gjitha e kujtoshin me nderim pse, disa nder to, edhe e kishin njohtun: dinin kohėn e fėminiės qė kish kalue nė kėtź qytet, kishin pa fytyren e’tij bujare, kishin dėgjue veprat e’tija tė shźnjta e kishin marrė pjesė edhe nė gėzimin e math tė ditės sė lumnueshme 28 vjeshtė e III tė motit 1912, t’asaj dite historike qė i dha Kombit shqiptar mvehtėsiėn e’tij e qė e pshtoi prej kthetravet lakmuese t’armiqvet fqinj. Pėrpara tregut tė math u-ndalue vargu e trupi i tė ndyerit, ku u mbajtėn dy fjalė tė pėrmortėshme e tė mallngjyeshme, njźna prej Prof.Jani Mingės e tjetra prej z.Qazim Kokoshit e ku ju bā ndrimi i fundshėm prej ushtriės me marshin mbretnuer e me ushtarė qė mbajtėn armėt pėr nderė.
Mbas kėsaj ceremonie arkėn e shpunė nė Kaninė tė pėrcjellun prej trumbės t’ushtarve tė Kaloriės, prej tė parėve tė fesė, prej parėsiės e prej njė pjesės sė madhe tė popullit tė Vlonės. Nė Kaninė u-banė tė lutunat e zakonshme e pastaj trupi i shźnjtė i tė ndyerit plak u-varrue pranė varrit tė Ferid Pashės, pėr me bā pushimin e pėrjetėshėm nė jetė tė pasosun, tue lanė tė pavdekshėm e t’ameshueshėm nė zźmėr tė shqiptarit e nė historiė tė pėrlindjes źmnin, kujtimin e veprat...»(3).
***
I pranishėm nė kėtė ceremoni mortore ishte edhe Kryetari i Bashkisė sė Vlorės, patrioti dhe poeti i madh vlonjat, Ali Asllani. Pikėrisht kėtė ditė, siē shėnon edhe vetė, ai shkroi poezinė “Ismail Qemali”, tė cilėn ua dhuroi nė dorėshkrim djemve tė tij. Gjithashtu, pėrveē kėsaj poezie, Ali Asllani shkroi edhe “Varrimi i Ismail Qemalit”(4), nė tė cilėn poeti shpreh gjendjen tepėr tė tensionuar qė ishte krijuar nė Vlorė, pėr shkak tė pushtimit italian. Komanda ushtarake italiane kishte marrė tė gjitha masat qė ceremonia e varrimit tė mos kthehej nė manifestim popullor kundėr pushtuesit. Pėr kėtė qėllim ata nuk donin tė lejonin nė asnjė mėnyrė pėrdorimin e flamurit shqiptar, gjė qė poeti vlonjat e shpreh fuqishėm nė vargjet e tij:
...Kur mbi arqe ku ish Plaku
u duk ngjyr’e njė bajraku...
ish bajraku Italisė!
Gjėmoj zėr’i djalėrisė!
Na u duk se Plaku vetė
nėpėr heshtje diē na pyet,
sikur pyeti mė pėrpara
“Ku ėsht’flamuri qė vara?”
(5)
Nė sajė tė protestave tė popullit tė Vlorės, njėkohėsisht pėr tė shmangur pasojat qė do sillte njė qėndrim i tillė, komanda italiane lejoi qė arkivoli, ku prehej trupi i Ismail Qemalit, tė mbulohej me flamurin shqiptar:
...Vlora bėri si e deshi,
me bajrak tė saj’e veshi,
veshi Plakun me bajrak
me bajrakun ngjyrė gjak!
Me njė shkab’tė zez’nė mes,
dhe i vdekuri qė s’vdes
mori udhėn pėr nė Vlorė...
(6)
Adhurimi dhe respekti qė Ali Asllani kishte pėr Heroin e Pavarėsisė dalin qartė, jo vetėm nė vargjet qė ai shkroi pėr tė, por edhe nė ato pak kujtime qė mundi tė botoj nė raste pėrvjetorėsh tė Pavarėsisė. Nė vargjet e poezisė “Ismail Qemali”, nė kėto pak rreshta, poeti i madh, me forcėn e penės sė tij pėrshkruan gjithė historinė e Plakut tė Vlorės, apo “Plakut tė pavdekshėm”, siē e quante ai; jetėn e tij; vėshtirėsitė qė ai ndeshi nė Shpalljen e Pavarėsisė; rolin qė ai lujajti nė tė; patriotizmin; sakrificat; dashurinė qė kishte populli pėr tė; e deri tek dėmi qė i solli kombit vdekja e papritur e tij, duke e mbyllur me vargjet qė sintetizojnė krejtėsisht jetėn dhe veprėn e Ismail Qemalit:
...Plaku i vėrtetė ish Profit dhe mbet Profit
Dhe qėndron ashtu si ishė
Do mbaj emrin si e kishė
Emr’i tija i vėrtetė
ėshtė Nėntor njėzet e tetė...
Katėr faqet e dorėshkrimeve tė zverdhura
Ali Asllani u lind nė Vajzė tė Vlorės, mė 20 nėntor 1882. Prindėrit e tij, Asllan dhe Hyjrie, vdiqėn tė rinj, duke e lėnė ende tė vogėl. Pasi mbaroi filloren, nė “Muradie” tė Vlorės, u vendos nė Janinė, ku studioi nė shkollėn e njohur “Zosimea”. Studimet e larta i kreu nė Stamboll, ku pasi ndoqi njė vit pėr mjekėsi, u regjistrua nė Institutin e Lartė tė Shkencave politiko-shoqėroro-administrative, tė cilin e pėrfundoi mė 1906.
Ali Asllani u aktivizua qė i ri nė lėvizjen patriotike kombėtare, duke qenė njė nga anėtarėt e shquar tė Klubit “Bashkimi”, tė Janinės. Pėr bashkėpunimin me Ismail Qemalin ai filloi tėØpersekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhėr tė internohej. Mundi t’i shpėtojė internimit duke kaluar nė Korfuz dhe prej andej nė Vlorė. Mori pjesė nė Kuvendin e Dibrės (1909), si pėrfaqėsues i Klubit “Bashkimi”. Mė 1910, pas rėnies sė kabinetit qė e kish internuar, u kthye sėrish nė Stamboll. Pas Shpalljes sė Pavarsisė, Ismail Qemali i besoi detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Presidencės e tė Kėshillit tė Ministrave, detyrė qė e mbajti deri mė 22 janar 1914, ditėn e dorėheqjes sė Ismail Qemalit nga Qeveria e Vlorės. Edhe pas largimit tė Ismail Qemalit nga Shqipėria ai mbajti lidhje dhe korrespondencė tė rregullt me tė, sė bashku me patriotė tė tjerė vlonjatė, si Ibrahim Abdullahu, Hasan Sharra, Abaz Mezini, Alem Mehmeti, Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi, etj. Pushtimi italian e gjeti nėnprefekt, por meqėnėse kundėrshtoi pushtimin u pushua nga puna. Nga dhjetori i vitit 1918 deri mė nėntor 1920 ishte Kryetar i Bashkisė sė Vlorės. Nė vitet 1921-1922 ishte Kryekėshilltar i Qeverisė dhe mė pas Sekretar i Pėrgjithshėm i Kryeministrisė. Pėr njė kohė tė gjatė u emėrua Konsull nė Trieste, ku qėndroi deri nė fund tė prillit 1925. Po atė vit u emėrua «Zėvėndės i ngarkuar me punė» nė Sofje, mė vonė, po aty, u emėrua «Sekretar i Parė» dhe «i ngarkuar me punė». Nė vitet 1930-1932 ishte Ministėr i akredituar nė shtetin grek. Mė 1934 pėrsėri ėshtė Kryetar i Bashkisė sė Vlorės, deri nė prag tė pushtimit fashist, mė 1939. Pas pushtimit u emėrua antar i Kėshillit tė Lartė por, shumė shpejt pas kėtij emėrimi, u largua nga jeta politike dhe u vendos nė vendlindje. Pas «ēlirimit» ėshtė ndėr themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Edhe pse nuk u dėnua, siē u bė me shumė miq e familjarė tė tij, jeta e poetit dhe patriotit tė madh, pas “ēlirimit” tė vendit, ėshtė shumė e vėshtirė.
Miqėsinė me familjen e Ismail Qemalit e ruajti gjithė jetėn. Qė nė Stamboll kishte zėnė miqėsi me tė gjithė djemtė e tij, sidomos me Qamil Vlorėn, i cili vdiq nė burgjet komuniste, mė 1950, nė moshėn 55-vjeēare. Esma Vlora (Hurshiti), gruaja e djalit tė Qamil Vlorės, Ismailit, e kujton me shumė respekt “plakun” Ali Asllani. “Sa herė qė na takonte, -kujton ajo, -duke qenė se ne ishim akoma tė rinjė, na drejtohej, pėr tė na dhėnė kurajo, me shprehjen “Amore felicita”. Ali Asllani, pėrveē miqėsisė me Ismail Qemalin, kishte pasur miqėsi me djemtė e tij dhe veēanėrisht me Qamil Vlorėn dhe pėr kėtė i vinte shumė keq qė im shoq, djali i djalit tė Ismail Qemalit dhe familja e tij tė vuante nė Shqipėri deri pėr bukėn e gojės...». Sigurisht, pėr Ali Asllanin, tė cilit “..i shkonin lotė ... sa herė-herė qė kujtonte Vlorėn dhe ata burra tė shquar tė saj si Ismail Qemalin, Ibrahim Abdullahun, Osman Haxhiun, Qazim Kokoshin, Hamza Isain, Abaz Mezinin, Jani Mingėn, Tol Arapin, Halim Xhelon, Abdul Kuēin, Ahmet Lepenicėn...”(7) ishte e rėndė tek shihte, jo vetėm familjen e tij, por edhe shumė patriotė tė tjerė, qė kishin luftuar bashkė me tė, qė kishin dhėnė gjithshka pėr kombin, tė persekutoheshin dhe familjet e tyre tė vuanin pėr bukėn e gojės. Ndaj nga shpirti i tij “qė pėrbrenda kishte dallgėt e njė dhimbje tė madhe” do buronin fuqishėm vargjet:
Jepi dorėn, jepi dorėn
kėtij djali qė i ati,
na dha gjith’ato qė pati,
na dha jetėn, na dha Vlorėn!
(9)
Pak vite para vdekjes, (mė nė fund!!!) iu lidh njė pension i vogėl!!! Vdiq nė Tiranė, mė 20 dhjetor 1966.
* * *
Krijimtaria e Ali Asllanit nis qė nė moshė tė re, gjatė periudhės kur studionte nė Janinė. Vazhdoi tė shkruaj edhe nė Stamboll ku, vjershat e tij, i gjejmė nė periodik tė ndryshėm si: «Dituria», «Pėrfytyrimi i shkencės dhe edukatės», etj. Nga vjershat e para tė thurura prej tij kanė qenė «Fshati im» dhe «Kroi»(10).Gjatė viteve 1914-1920 shkruajti mjaft poezi por shumica e tyre mbeti pabotuar. Mė 1920 shkroi «Vlora-Vlora», e cila lindi nė zjarrin e Luftės sė Vlorės dhe u kthye nė njė kėngė-himn, shoqėruar me muzikėn e mjeshtrit Thoma Nasi. Gjatė viteve ’30 botoi mjaft poezi nė shtypin e kohės, por «ajo qė e bėri tė njohur dhe e solli pėrfundimisht poetin nė letėrsinė shqipe, ėshtė vepra e tij madhore, poema “Hanko Halla”»(11). Shkruar mė 1929 nė Sofje, kjo poemė ishte botuar pjesė-pjesė, fillimisht nė «Kosova» tė Kostancės(1932) e mė vonė nė «Shkėndija» (1942). Po mė 1942 poeti e publikoi tė plotė nė njė botim tė veēantė, sė bashku me vjershat e gjata «Dasma shqiptare» dhe «Vajza shqiptare». Para vdekjes mundi tė botoj pak libra: «Vidi-vidi pėllumbeshė» (1960), «Shqipėria kryesorja» (1961), «Vajzat dhe dallėndyshet» (1964), “Kur merr zjarr rrufeja» (1966). Pas vdekjes iu botuan: «Poezia shqipe»(1973), «Poezi tė zgjedhura» (1996) dhe “Vidi, vidi pėllumbeshė”(1999), etj. Pėrveē aktivitetit tė tij politiko-atdhetar, sidhe krijimtarisė letrare, Ali Asllani do mbetet i njohur pėr qytetin e Vlorės edhe pėr ndėrtimin e
Referenca:
(1) Letėr e Ismail Qemalit dėrguar Partisė Politike tė shqiptarėve tė Amerikės (Madrid, 17 nėntor 1918).
(2) Bardhosh Gaēe: “Flamuri dhe Ismail Qemali nė kėngė e rrėfime popullore”, Tiranė 1997, f.243.
(3) “Varrimi i Ismail Qemal Vlonės”, “Kuvendi”, Roma (Italia), 10 mars 1919, f.4.
(4) “Ali Asslani - Poezi tė zgjedhura”, pėrgatitur nga Jorgo Bllaci, Tiranė 1996, f.24.
(5) Po aty...
(6) Po aty...
(7) Bardhosh Gaēe: “Ali Asllani nė kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranė 1997, f.100.
(Po aty...
(9) “Vidi vidi pėllumbeshė», Tiranė, 1960, f.80.
(10) Bardhosh Gaēe: «Ali Asllani nė kujtimet dhe studimet letrare”, Tiranė 1997, f.5.
(11) Po aty, f.33.
ISMAIL QEMALI

(Vjershė e pa botuar, shkruarė e kėnduar ditėn qė erdhi Ismail
Qemali nė Vlorė i vdekur)
Mbyllur det’ edhe stere
Kush do pyes? ... edhe pėrse?
E kush pyet pėr Shqipėrinė,
Rreth me male njė shketinė
E pa zė dhe e pa zotė
Vetėm vlente pėr njė botė
Qė tė bėnej ndonjė ditė,
Njė thėrime njė kafshitė
Pėr atė e pėr kėtė,
Vleft’e saja hė pėr hė,
Dele dajos........
Kur nji ditė,
Vjen e ēfaqet njė Profitė;
Ish njI plak i bardhė borė,
Nji bajrak me zok nė dorė;
Ēan tokė e ēan detė
Si i ēan rrufeja retė;
Edhe zbriti mu atje
Ku i than nga se pėr se
Po atje nė atė vėndė,
Dy tė prishurit na mėndė,
Jo qė nuk i than “miserdhe”
Po i than dhe “shko nga erdhe!”
Plaku gjorė e plaku mjerė,
Ku do vejė e ku do bjerė,
Nėpėr erė e nėpėr shira
Nėpėr gropa me shėllira?
Iku ditė e iku natė
I mungon dhe buk’ e thatė;
Edhe buka i mungonte,
Vėtan zźmra i valonte.
Si ish baltė, kėmba kridhej,
Si ish plakė, trupi dridhej,
Andej ruhej nga armiku,
Kėtej ruhej nga i ligu.
Mirpo plaku bėri krahė;
Kaloj male, kaloj brigje,
Kaloj pellgje tė pa vahė,
Kaloj pyje tė pa shtigje
Syr’ i tija njė yll shihte
Dita yllin po e fshihte.
Plaku iku, iku, iku
Pas ca dite njė mėngjes,
Kur dėgjon njė zė kikiku,
Njė qytet i gjithė u ndes.
Ish njė vend, njė vend i lirė
Qė nė gjuhėn mė tė mirė
Qė nė gjuhėn e Asllanit,
I thon vėndi i jataganit;
I thon Vlon’ e i thon Vlorė
Ku Shqiponja dy krenorė,
Gjeti gjithė ata qė deshi,
Djem baroti, djem arbreshi,
Me besė burri armatosur,
Trimėri qė s’ka tė sosur,
E kush ishte ai plakė?
E kush ishte ajo flakė?
Si njė yll qė ėshtė kėputur
Nė njė arqe brenda futur,
Na harriti.... Kuje sotė
Nuk na erdhi si e deshėm,
Po nė dhe se fusėm dotė
Pra nė zźmra do t’a ngjeshim.
Dhe aty do rroj sa malet
Shpirti tija nuk do falet
Nuk do falet po si Dielli,
Ku bashkohen det e qielli,
Atje shuhet ashtu duhet,
Qarko botės zė e muhet;
Mirpo dielli dhe atėherė,
Shkrep dhe shtie mbi tė tjerė;
Dielli mbet gjithnjė Diell,
Kurdoherė me kokė nė qiellė,
Edhe Plaku kėtė ditė,
Si njeri mbaroi jetė
Mir po Plaku i vėrtetė
Ish Profit dhe mbet Profit;
Dhe qėndron ashtu si ishė;
Do mbaj emrin si e kishė;
Emr’i tija i vėrtetė;
Esht Nėntor njėzet’ e tetė.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Shkruani pėr jetėn dhe veprėn e poetve Shqiptar   Wed Mar 19, 2008 5:07 pm

FILIP SHIROKA
Lindi nė Shkodėr mė 1859. Mėsimet i mbaroi nė shkollėn italiane tė qytetit ,e mė vonė punoi si libralidhės.Mori pjesė aktive nė ngjarjet e Lidhjes sė Prizrenitdhe pasi ra nė sy tė qeverise turke u largua nga Shqipėria mė 1880 dhe u vendos nė Misir .Me pėrkrahjen e Vaso Pashės punoi disa vjet nė Bejrut tė Libanit po jetėn e kaloi kryesisht nė Misir ,ku u pėrzije me lėvizjen patriotike shqiptare e nisi tė shkruaj .Kishte miēsi tė ngushtė me qajupin .Vdiq nė Bejrut mė 1935.
Pjesėn mė te madhe tė vjershave Filip Shiroka e shkroi dhe e botoi brenda viteve 1896-1903,pėrdorte pseudonimin Gegė Postripa .Mė 1903 poeti lajmroi se do t'i botonte vjershat e tij nė njė vėllim tė vetėm me titull''Zani i zemrės''po libri nuk doli.Ai u botua vetėm pas 30 viteve nėTiranė mė 1933me rastin e vizitės sė fundit qė poeti i bėri atdheut .Nė vėllime janė grumbulluar vetėm njė pjesė e vjershave tė shpėrndara nė shtypin e kohės ,ato mė te mirat qė autori i kishte pėrpunuar .
Filip Shiroka e nisi krijimtarinė e tij si poet i mėrgimit me vjershėn shume te njohur '' Shko dallėndyshe ''[1896]Malli pėr atdheun qe motivi kryesor i tij .Ai kėndoi veqanėrisht pėr qytetin e tij tė lindjes ,Shkodrėn ,e kujtoi me dhimbje vuajtjen e atdheut nėn robrinė turke .Ndėr temat tjera tė dashura tė poetit ishin Skėnderbeu ,gjuha shqipe ,stinėt.Njė pjesė e madhe e poezive tė tiji kushtohen nėnės dhe miqve tė tij .Poeti shkroi edhe ndonjė vjershė e epigramė satirike ,ku ve nė lojė e thumbon armiqėt e lėvizjes sonė kombėtare .
Poezia e Filip Shirokės pėrshkohet nga dashuria pėr atdheun pėr njerzit nga shqetsimi pėr tė ardhmen e atdheut .Disaherė ndjenjat e tij i mbėshtjell njė tis melankolie e trishtimi .Ja njė strofė karakteristike'
M'qaj bylbyl kur drita e hanės
bje mbi vorre me i zbardhue
m'qaj bylbyl ,o mbret i kangės
se nė dhe t'huej kan me m 'vorrue !
Po ashtu mese njehere poeti e ngre zėrin e toni i vjershave tė tij bėhet burrėror;
ēoniu sokola, ēoniu nji hreė
ēou njeshi armėt burri Shqypnisė!
Pėrpara botės s'ka robi nderė
turp asht pėr trimin zgjedha e robrisė.
Nė letėrsinė shqipe zė njė vend tė vogėl por megjithatė u bė njė poet i dashur e i pa haruarr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
mujota
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 219
Age : 22
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

MesazhTitulli: Re: Shkruani pėr jetėn dhe veprėn e poetve Shqiptar   Mon Jun 20, 2011 5:00 pm

Dritėro Agolli poet, prozator dhe publicist, qė nga vitin 1973 kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė. Lindi mė 13 tetor 1931 nė Menkulas tė Devollit. Mėsimet e para i mori nė fshat, kurse tė mesmet nė Gjirokastėr. Pasi kreu jashtė shtetit nė Bashkimin Sovjetik, nė Leningrad (Shėn Peterburg) studimet e larta pėr gazetari, punoi njė kohė tė gjatė nė redaksinė e gazetės "Zėri i Popullit". Rrugėn letrare e nisi me vjersha, tė cilat i botoi qė kur ishte nxėnės gjimnazi.
Pėr nga gjinitė, krijimtaria e Dritėro Agollit ėshtė e larmishme. Nė vjershat dhe poemat e Dritėro Agollit gjejnė shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut tė ri, patriotizmi dhe besnikėria ndaj idealeve revolucionare, cilėsitė e tij morale nė jetė dhe nė punė (Devon, Devoll, Poemė malore, Hapat e mia nė asfalt etj.). Vepra e tij poetike mė e shquar ėshtė Nėnė Shqipėri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vėshtirėsitė e shumta qė ndeshi nė rrugėn e vet dhe me vendosmėrinė pėr tė pėrballuar ēdo pengesė e armik. Nė poemėn Baballarėt theksohet rėndėsia e veēantė e vijimėsisė sė traditave revolucionare nė jetėn e shoqėrisė. Nė njė sėrė vjershash dhe poemash Dritėro Agolli pasqyron frymėn heroike tė periudhės sė Luftės ANĒ (Poema e udhės, Poemė pėr babanė dhe pėr vete etj.).
Nė prozė bėri emėr sidomos romani Komisari Memo (1969), nė tė cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues nė vitet e Luftės ANĒ. Nga ngjarjet e kėsaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), qė flet pėr ndikimin e luftės ēlirimtare nė mentalitetin e njerėzve. Dritėro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndėr krijimet satirike romani Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo (1973) vė nė lojė konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje tė huaja pėr njeriun e ri.
Nė rrugė dolla, 1958 [1]
Hapat e mia nė asfalt, 1961 [1]
Zhurma e erėrave tė dikurshme, 1964
Shtigje malesh dhe trotuare, 1965 [1]
Mesditė, 1968 [1]
Nėnė Shqipėri, poemė, 1974 [1]
Fjala gdhend gurin, 1977 [1]
Komisari Memo, roman, 1969 [1]
Njeriu me top, roman, 1975 [1]
Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo, roman 1973 [1]
Trėndafili nė gotė, roman, 1980 [1]
Fytyra e dytė, dramė [1]
Mosha e bardhė, dramė [1]
Udhėtoj i menduar, 1985 [1]
Njeriu i mirė, tregime
Kalorėsi lakuriq, roman



Kur te jesh merzitur shume


Kėtu s'do tė jem, do jem larguar;
Nėn tokė i tretur si tė tjerėt,
Nė kafenenė e preferuar
Nuk do mė shohin kamarierėt.

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thatė,
Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur
Njė qiparis si murg i ngratė.

Ti do trishtohesh atėherė,
Se s'do mė kesh nė dhomė tė gjallė,
Dhe, kur nė xham tė fryje erė,
Do qash me erėn dalėngadalė.

Po kur tė jesh mėrzitur shumė.
Nė raft tė librave kėrkomė,
Atje i fshehur do tė jem unė,
Nė ndonjė varg a ndonjė shkronjė

Mjafton qeė librin pak ta heqėsh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshėsh,
Si njė blerim pas njė rrėkeje.

Poeti me i mire shqiptare i te gjitha koherva!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shkruani pėr jetėn dhe veprėn e poetve Shqiptar   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shkruani pėr jetėn dhe veprėn e poetve Shqiptar
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: