| | Aleksandri i Madh | |
| |
Autori | Mesazh |
---|
Shqipe Fillestar/e


Numri i postimeve : 1 Registration date : 17/03/2008
 | Titulli: Aleksandri i Madh Mon Mar 17, 2008 12:10 am | |
| Nė kėtė forum flitet gjerėsisht pėr jetėn e heroit tonė Aleksandri i Madh i Maqedonisė, dhe nė kryetemė ėshtė faqja me fakte qė ai ka qenė ilir. |
|  | | Riki30 Admin


 Numri i postimeve : 2358 Age : 42 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Mon Mar 17, 2008 12:23 am | |
| Shqipe se pari miresekeardh ne kete forum uroj tia kalosh sa me mire , ne lidhje me temen te pergezoj shpresoj te kemi sa me shum informata per Aleksandrin e madh por gjithqka ne kete forum linqet jane te ndaluara nese ke material te lutem naj sjell ketu por linqet me fal se jane te ndaluara . Shpresoj se do na mirekuptosh e te mirepresim me shkrime te tjera , kaloni sa me mire . |
|  | | Musafir Vizitor

 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Mon Mar 17, 2008 12:36 am | |
| Shqipe tė uroj pėr temen dhe besoj se do na sjellni fakte pėr kėt figur madhshtore |
|  | | Musafir Vizitor

 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Mon Mar 17, 2008 12:39 am | |
| Kush ishte Aleksandri i Madh | | |
ja njė Histori tė shkurtė | | Aleksandri III, (356-323 para Krishtit), mbreti i Maqedonisė, pas pushtimit tė Greqisė nga babai i tij, Filipi II, e shndėrroi atė nė perandori duke u zgjeruar nga Ballkani nė lumin Nil dhe nė Himalaje, duke gjunjėzuar me dhjetėra miliona njerėzish pėrgjatė rrugės. Ashtu si Napoleoni, Aleksandri ishte disi i shkurtėr, biond dhe njė ēehre tė kuqėrremtė dhe sipas historianėve, ishte njė sy tė zi si nata dhe njė tjetėr blu si qielli. 1. Ėshtė stėrvitur nė filozofi nga Aristoteli. Sa prej liderėve tė historisė pohojnė se kanė pasur tutor njė prej filozofėve mė tė mėdhenj? Prej tė gjithė intelektualėve prestigjiozė tė Akademisė sė Athinės, babai i Aleksandrit zgjodhi Aristotelin 384-322 para Krishtit si instruktorin e djalit 13-vjeēar. Aristotelit, i cili kishte qenė student i Platonit, iu ofrua njė shumė e mirė pėr tė lėvizur nė qytetin e Miezas, thellė nė Maqedoni. Nė tempullin e Nimfit ai mėsoi gjeografi, zoologji, politikė dhe mjekėsi. 2. I vuri emrin kalit Bucefalus. Filipi bleu njė kalė me emrin Bucefalus pėr 13 talenta (1 talent=27 kg ar), por kafsha e inatosur kishte frikė dhe nga hija e vet. Aleksandri vuri bast me tė atin se do tė hipte mbi kalin e rrezikshėm. Ai e ktheu Bucefalusin drejt diellit, nė mėnyrė qė hija t'i binte prapa dhe u ngjit mbi tė. Atėherė babai i tha: "Biri im, duhet tė gjesh njė mbretėri po aq tė madhe sa ambiciet e tua. Maqedonia ėshtė e vogėl pėr ty". Kali i mbeti besnik deri nė vdekje, nė Pakistanin e tanishėm. 3. E mori fronin e babait pa mėshirė. Babai i Aleksandrit u godit me thikė nga truprojat nė vitin 336 para Krishtit, nė njė banket dasme. Disa mendojnė se Aleksandri fshihej pas vrasjes, madje detyroi Olimpian tė vrasė beben e Filipit nga gruaja e fundit. Aleksandri shiti si skllevėr 30 mijė banorė. 4. Perfeksionoi stilin ushtarak maqedonas, falangėn. I zhvilluar nga Filipi, falanga ishte njė formacion i ngushtė ushtarėsh, qė me taktikėn e tyre ishin tė pathyeshėm. 5. Kaloi ngushticėn Hellespont. Pasi solidifikoi sundimin nė Maqedoni dhe Greqi, Aleksandri hodhi vėshtrimin nga Azia dhe Perandoria Perse, qė drejtohej nga Darius III. Me 60 anije, ai kali Hellespont-in, njė ngushticė qė ndan Evropėn me Azinė, qė tani quhet Dadanelles, nė vitin 334 para Krishtit. Kur zbriti nė breg, nguli shpatėn nė rėrė dhe i deklaroi ato toka tė tijat. Vizita e parė ishte pėr turizėm, nė Trojė, pasi mbante nėn jastėk Iliadėn e Homerit. 6. Zgjidhi nyjėn Gordion. Sipas legjendės, Phrygian-ėt, qė jetonin nė Turqinė qendrore tė sotme, ishin thėnė nga orakulli tė bėnin mbret njeriun e parė qė do tė shkonte nė qytet me njė qerre. Siē e donte fati, ky burrė ishte Gordius, njė fshatar i varfėr. Pas kurorėzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi nė njė shtyllė jashtė tempullit me lėvore thane qė forcohej me kohėn. Thuhej qė kushdo qė zgjidhte nyjėn do tė pushtonte Azinė. Aleksandrit nuk e la t'i shpėtonte njė mundėsi e tillė, por nė pamundėsi ta zgjidhte, e preu me shpatė nga inati. Qė prej asaj dite, nyja Gordon ėshtė sinonim i njė problemi tė vėshtirė qė kėrkon njė zgjidhje origjinale. 7. Thjesht hyjnor, biri i deklaruar i perėndive. Pasi mundi persianėt nė betejėn e Isusit, Aleksandri vendosi tė hyjė nė Egjipt, qė ishte nėn sundimin pers prej 200 vitesh. Egjiptianėt i urrenin persianėt pėr taksat e rėnda dhe jotelarancėn fetare. Ata e vajosėn me kėnaqėsi Aleksandrin si faraon, duke nxitur njė shkėmbim kulturor mes Greqisė dhe Egjiptit qė zgjati 3 qind vjet. Nė tempullin e Zeusit nė Egjipt, priftėrinjtė i thanė se ishte djali i Zeusit, gjė tė cilėn pavarėsisht nė e besonte apo jo, e pėrdori pėr avantazhin e tij. 8. Themeloi Aleksandrinė. Pėrveē ngritjes sė qyteteve, Aleksandri themeloi 20 tė reja, duke i vėnė emrin e tij. Mė jetėgjata ėshtė Aleksandria nė bregun e deltės sė Nilit. 9. Mposhti persianėt. Prej mė pak se njė viti nė Egjipt, Aleksandri vendosi tė ndjekė perandorin pers, Darius III. Me njė ushtri prej 47 mijė forcash pėrballė 200 mijė ushtarėve tė Dariusit, Aleksandri ndau forcat perse. Dariusi shpėtoi me kalė, por u vra mė vonė nga njė prej burrave tė tij. 10. E zgjeroi perandorinė nė Indi. Vizioni i tij nė Azi pėrfundoi nė pjesėn tjetėr tė Indisė. Duke dashur tė pushtojė kontinentin, ai i bindi ushtarėt tė marshonin nė lindje. Malet i lodhėn burrat e tij. Shpejt e kuptoi se Azia ishte mė e madhe nga ē'e kish imagjinuar. Atėherė mblodhi ushtrinė e tij dhe u kthye, por nga njė tjetėr rrugė dhe ky ishte gabimi i Aleksandrit. 15 mijė burra vdiqėn nga uria dhe nxehtėsia nė shkretėtirėn Gedrosan, mė shumė nga ē'humbi nė betejė. Udhėtimi bėri tė vetėn dhe nė shėndetin e Aleksandrit. Nė njė banket nė Babiloni, ai piu shumė dhe u sėmur, me siguri pėr shkak tė malaries. Vdiq disa ditė mė vonė nė moshėn 33-vjeēare. |
|
|  | | Zogisti_Legalist Fillestar/e


 Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Thu Mar 27, 2008 2:37 am | |
| Se Leka i Madh ishte paraardhes i joni tregon qarte edhe historia ku thuhet se njera bri e perkrenares se skenderbeut paraqiste Leken e Madh tjetra Pirron e Epirit.Edhe nje fakt tjeter eshte se shqipetaret ne mesjete jane njohur si pasardhes te Lekes se Madh. |
|  | | zeriatdheut Hero anėtar


Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Thu Mar 27, 2008 3:34 am | |
| JU ZOGISTET NUK KENI TE drejt te flisni per aleksandrin e madh se ju i takoni nje epoke te flliqt keni histori te pergjakeshme burat me te medhej keni vra tani shko shkruaj ne forumet e andriqit karagjorgjeviqit jo nuk jan forum serbije ky a e shef ki eshte forum bashkimi kombetar dote thot bashkimi i nenes shqiperij qe e ndate ju |
|  | | Zogisti_Legalist Fillestar/e


 Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Fri Mar 28, 2008 3:52 pm | |
|
Edituar pėr herė tė fundit nga Zogisti_Legalist nė Fri Mar 28, 2008 3:57 pm, edituar 1 herė gjithsej |
|  | | Zogisti_Legalist Fillestar/e


 Numri i postimeve : 69 Vendi : Mbreteria e Shqiptareve Registration date : 09/03/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Fri Mar 28, 2008 3:53 pm | |
| ore shoku katundar ku din mor ti histori tet tregojm ne zogistet se ne jemi njerezit me te arsimuar te kombit ju me injorancen e juaj e kthyet shqiperine 50 vjet pas ku din histori mor ti njeri rruge shko ore se ferma te pret,ku din ti per aleksandrin prandaj e injorove 50 vjet dhe ja late grekut se sdini gje nga dynjajaore analfabete |
|  | | zeriatdheut Hero anėtar


Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Fri Mar 28, 2008 5:28 pm | |
| po ju turpi atdhet jeni mor si mundohuni me la m...... sh.... se i vjen era o zogista se ju jeni tradhetija e kombit pse mundohni me hij ne vijat liridashese po e kuptoj se jeni servil shum ju gjithmon mendoni bajrakun me e majt me shit tokat e memes shqiperi vetem e vetem te jeni mire ju per ju ska rendesij kombi se kush ju robnon serbi a greki api italiani per ju eshte njejt vetem te jeni ju mire por kete endroni por nuk ju len AVNIJAT JU NDJEKIN KEMBA KEMES EDHE NE PARIS JU GJEJN E JU LEN PER TOKE TE SHTRIR SI BARBONE HAHAHAHA |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat May 03, 2008 12:42 pm | |
| Leka i Madh ishte shqiptar safi. Ai i takon vetem kombit shqiptar. Grekerit e keqinj duan ta bejne te tyret kete figure epike - historike, ashtu sic bejne dhe sllavomaqedonte. Por ai mbetet shqiptar. Dy briret e tij ne perkrenaren e tij deftejne gjithcka.
Ne nje kete dy brire, tregojne dy cepet e skajshem te pushtimeve te tij te medha: lindja dhe perendimi. Keta dy brire dhie i trashegoi pasardhesi Pirro i Madh, dhe pas ketij kryeushtari i Lirise Skenderbeu.
Lexojeni kete shkrim fenomenal te Filip Boges. Ju lutem Sofras apo edhe Kolapetrit te sjellin akoma fakte per shqiptaresine e kesaj figure. |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat May 03, 2008 12:43 pm | |
| DHULKARNEJNI DYBRIRĖSHI
Nga FILIP BOGA- Gjirokaster
Kur kam lexuar Kuranin, pėrshtatur nė shqip nga Jetish Bajrami, mė bėri pėrshtypje nxitimi i tij pėr tė thėnė se personazhi mitologjik Dhulkarnejni nuk ėshtė Leka i Madh, mbasi Leka ishte politeist. Argumenti i tij nuk mė ėshtė dukur bindės. Gazeta Lunxhėria Shtator 2006 botoi shkrimin e Dr. Moikom Zeqos Aleksandri i Madh, lidhjet e ngushta me shqiptarėt, marrė nga Gazeta shqiptare Dhjetor 2000, ku thuhet se shumė studiues, midis tyre edhe Sami Frashėri, mendojnė se Dhulkarnejni ėshtė Aleksandri i Madh. Nė shkrim jepen edhe gjurmė tė Aleksandrit si poezia nė Kishėn e manastirit tė Shėn Marisė nė Himarė. Shqipėria ėshtė njė nga vendet e bėmave tė tij, qė krijoi perandorinė qė nga deti Adriatik dhe deri nė Indi, Himalaja dhe oqeanin Indian. Gazeta Albania datė 24.01.2007 botoi shkrimin e Arben Llallės Aleksandri i Madh, i Greqisė apo i Shqiptarėve? ku tregohen lidhjet e gjakut tė tij me shqiptarėt. Shkrime tė tilla duhen pėrkrahur dhe nxitur nga institucionet shtetėrore dhe shkencore sepse gėnjeshtra ka mbuluar botėn. Duhet tė kthehemi tek Naim Frashėri. Do tė pėrmend disa vargje nga Dėshire vėrtetė e shqiptarėve, botim Greqisht: Me Lekėn vamė, Maqedhonijtė mundėm Darranė, (Darin, mbretin e Persisė) E ilirinjtė Dėrrmėn i dhamė, E Mollosinjtė Gjithė Azisė. Gjith ata qenė Dhe ata janė prindėrit tanė.
Nė kėtė shkrim kryesisht do tė analizoj shpjegimet e Jetish Bajramit dhe do tė paraqes mendimet e mia. Kurani Suretu El Kehf ajeti 83.
Tė pyesin ty pėr Dhulkarnejnin, thuaj: Do tju rrėfej pėr punėn e tij me Kuran (me shpallje) 84. Ne i mundėsuam atij forcė nė tokė dhe i dhamė mundėsi pėr ēdo send qė mund tė arrijė 86. Deri kur arriti nė perėndimin e diellit, e gjeti se po perėndon nė njė farė burimi me lym tė zi dhe aty e gjeti njė popull. E Ne i thamė: O Dhulkarnejn, ose do ti dėnosh, ose do ti marrėsh me tė mirė e ti udhėzosh! 87. Ai (Dhulkarnejni) tha: Ai qė vazhdon edhe mė tej tė jetė zullumqar, atė do tė dėnojmė. 90. Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti atė si po lind mbi njė popull, qė nuk i kemi dhėnė ndonjė mbulojė prej tij (diellit). Ajet 91 flet pėr sundimin e drejtė tė Dhulkarnejnit. Ajeti 93, Dhulkarnejni shkon drejt Veriut ku gjeti njė popull qė nuk kuptonte gjuhė tjetėr veē gjuhės sė vet dhe ata u ankuan pėr Jexhuxh Mexhuxhėt, qė bėjnė shkatėrrime nė tokė dhe kėrkuan qė ti japin njė tatim pėr tė ndėrtuar njė pendė mbrojtėse. Ajeti 95,96. Dhulkarnejni u kėrkoi fuqi punėtore, hekur dhe bakėr, ndezi zjarr dhe bėri njė pendė tė pakapėrcyeshme deri nė ditėt e fundit tė botės. Kurani fundin e botės e lidh me daljen e Jexhuxh Mexhuxhėve. Nė kaptinėn Enbija ka disa ajete qė flasin rreth tyre si njė nga shenjat paralajmėruese pėr afrimin e Kijametit. |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat May 03, 2008 12:44 pm | |
| Komenti i shqipėruesit Jetish Bajrami
Rreth personalitetit tė Dhulkarnejnit janė dhėnė mendime dhe interpretime tė shumėllojshme. Kurani nuk cek ndonjė sqarim tė thuhet se kush ishte Dhulkarnejni, kur ishte dhe nė ēvend udhėtoi dhe veproi. Pėrmend sundimin e tij, drejtėsinė nė sundim, ndihmėn qė u ofroi njerėzve, devotshmėrinė dhe besimin e tij tė sinqertė
Dhulkarnejn nga Arabishtja do tė thotė dybrirėsh. Pėrse quhet kėshtu ka shumė mendime dhe ndoshta mė i pranueshmi prej tyre ėshtė pse sundimi i tij arriti deri tek briri i Perėndimit dhe i Lindjes, ēka jep tė kuptohet pėr njė territor shumė tė gjerė. Nuk ėshtė fjala pėr Lekėn e Madh siē mendoi dikush, pse ky ishte politeist. Kurani pėrmend tre udhėtime tė Dhulkarnejnit, njė nė perėndim, njė nė lindje deri tek njė popull qė thuajse ishte i egėr, nuk kishte shtėpi, nuk kishte petka nė trup, pra jetonin nė shpella dhe lakuriq. Ai bėri dhe njė udhėtim nė veri diku tek Azerbajzhani dhe liqeni Kaspik. Populli i ati vendi ankohet pėr krimet qė bėnin fisi Jexhuxh Mexhuxh, e qė ishin tė pėrēudėt dhe me fizionominė e tyre tepėr tė gjatė ose tepėr tė shkurtėr. Dhulkarnejni u ndihmoi kundėr tyre duke u ndėrtuar njė pendė tė fortė, tė cilėn nuk mund ta kalonin deri kur tė afrojė Koha e Kijametit, e Zoti ta shkatėrrojė atė pendė.
Komenti im:
Emri Dhulkarnejn vjen nga arabishtja: karn-bri; ein- ēift. Dhu el karnejn do tė thotė poseiduesi i dy brirėve. Me pak ndryshim ky emėr ka kuptim dhe nė latinisht, mbase nga koha e Perandorisė Romake. Nė librin latinisht Anatomia Umana shpjegohet njė pjesė prej kėrci tė butė pas kombit, lukthit ose Mollės sė Adamit nė grykėn e njeriut, qė ka dy cepa anash si bri, tė sipėrmet mė tė gjata se tė poshtmet dhe qė quhen Kornea superiori dhe Kornea inferiori, briri i sipėrm dhe briri i poshtėm. Dhu-due-Latinisht, dhio Greqisht. Dhulkarnejn nuk do tė thotė vetėm pse arriti tek briri i perėndimit dhe tek briri i lindjes, por edhe sepse mbante nė luftė helmetėn me dy brirė. Sipas shkrimeve tė pėrmendura mė sipėr kurorėn me dy brirė e ka mbajtur Aleksandri i Madh, Pirrua dhe Skėnderbeu. Ėshtė simbol pellazgjik. Popujt e lindjes qė e shikonin Lekėn e Madh e quanin Dhulkarnejn-Dybrirėsh nisur nga pamja. Emrin Aleksandėr e ka marrė me vonė, kurse emrin e fėmijėrisė e kishte Meriamun. Kurani qė do tė thotė shpallje ėshtė libri i shenjtė i muslimanėve dhe ky libėr i shenjtė, nėse do tė supozonim se Dhulkarnejni do tė ishte vetė Leka i Madh, e shpall tė drejtė sundimin e Aleksandrit dhe Perandorisė qė krijoi ai. Faktet historike flasin pėr drejtėsinė nė sundim tė Aleksandrit. Ai armikut tė tij, Darit tė Persisė i bėri njė varrim madhėshtor dhe Dari tha qė pas vdekjes sė tij nuk dėshironte asnjė tjetėr nė fron pėrveē Aleksandrit. Aleksandri u martua me vajzėn e Darit. Ana morale e Aleksandrit. Urdhėroi dėnimin e dy ushtarėve maqedonas qė ēnderuan disa gra, tė vriteshin me gurė si bisha tė egra.
Mėma e Darit kur vdiq Aleksandri, preu ushqimin deri sa vdiq. Aleksandri pushtoi kala dhe theu ushtri armike, por nuk masakroi popuj, nuk zhduku qytete siē bėnė grekėt nė Trojė, Romakėt nė Epir, Iliri etj. Duke zhdukur dhe Antigonenė, qytet afėr fshatit tim, Saraqinishtė. Romakėt kryqėzuan edhe Jezu Krishtin dhe Pilati i lau duart. Europianėt persekutuan Hebrenjtė pėr kryqėzimin e Krishtit. Nė Perandorinė e Aleksandrit popujt ishin tė barabartė. 84- Ne i mundėsuam atij forcė
Kjo shpallje e Kuranit tregon se Perėndia i dha atij, Lekės (gjithmonė nėse do tė ishte i vėrtetė supozimi qė Dhulkarnejni ishte Leka i Madh), forcė dhe mundėsi pėr ēdo send qė mund tė arrijė, tė cilat janė tė paarritshme pėr njerėzit e tjerė. Sipas fjalėve tė Kuranit del njeri me fuqi tė jashtėzakonshme. 323 vjet me vonė u lind Krishti. Aleksandri ėshtė meteori mė i shndritshėm nė historinė e njerėzimit. Aleksandri shfaqej si perėndi para popujve barbarė, kurse ndaj Grekėve me shumė ndrojtje. Dy dekrete nga kryeqyteti Romak, Suza, u impononin qyteteve greke qė ta nderonin si hyjni. Aleksandri u kthye nė mit dhe hyjni edhen nga zyra e tij e propagandės mbretėrore. Nė oazet e Sivės prifti i tempullit tė perėndisė, autoriteti mė i madh fetar i kohės, e priti Aleksandrin me tė njėjtin rit qė priste faraonėt dhe e pėrshėndeti si bir i perėndisė Amon Ra. Nė letrėn qė Aleksandri i dėrgon sė ėmės, Olimbisė, ai e quan vehten bir i Amon-it. Afėr mendsh qė mitet, nė arabisht hadithet zėnė vend edhe nė Kuran. Ēuditėrisht fjala hadithe koinēidon me rrėnjėt shqip di dhe the, pra dituritė e thėna tė transmetuara brez pas brezi. Edhe nė Greqisht mite, mitologji, do tė thotė tregim. Mi the, mė tregove. Arsyetimi i vetėm qė nuk pranohet tė jetė Dhulkarnejni Leka i Madh ėshtė se Leka ishte politeist, besonte nė shumė perėndi. Si i tillė nuk ka vend nė Kuran. Por Dhulkarnejni ėshtė personazh mitologjik, tė paktėn njė mijė vjet para se tė shkruhej Kurani. Nė atė kohė gjithė bota ishte pagane, besonte nė shumė perėndi, rrjedhimisht nuk bėn pėrjashtim as Dhulkarnejni. |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat May 03, 2008 12:44 pm | |
| Historikisht monoteizmin e ka praktikuar pėr herė tė parė vetėm nje faraon i Egjiptit dhe vetėm gjatė kohės sė sundimit tė tij; besimin e vetėm nė njė perėndi, perėndinė e diellit, Aton, si krijues i jetės. Por faraonėt e Egjiptit nuk kanė shkuar as nė lindje as nė perėndim. Sipas J. Bajramit Kurani nuk cek ndonjė sqarim tė thuhet se kush ėshtė Dulkarnejni, kur ishte dhe nė ēvende udhėtoi dhe veproi. Sipas krahasimit tė gjitha dokumenteve historike dhe tė dhėnave shkencore ėshtė Aleksandri i Madh. Udhėtimi nė vendperėndimin e Diellit tek burimi me lym tė zi. E ėma e Aleksandrit, Olimbia, kur u nda nga burri, Filipi mbreti i Maqedonisė, e morri Aleksandrin fėmijė me vehte nė Epir. Burimi me lym tė zi janė fontana nafte tė pėrmendura edhe nė antikitet, zjarre qė dalin nga toka nė fushėn e Myzeqesė nė Iliri. Mė tutje ėshtė edhe Selenica me bitumin e saj. Sot janė zbuluar rezerva shumė tė mėdha gazi dhe nafte. Sipas Kuranit Dhulkarnejni shkoi nė vendperėndimin e diellit, mund qė Aleksandri do tė ketė vizituar qytetin hijerėndė tė Apollonisė natyrisht pa ushtri. Mbase ka marrė edhe mėsime atje. Vendperėndimi i diellit ėshtė deti Adriatik, nė antikitet deti Jon, (i jonė, yni). Sipas Plutarkut, Jeta e Aleksandrit 57.5 njė maqedonas me emrin Proksen kur po rėmihte tokėn pėr tė ngritur tendėn mbretėrore pranė lumit Oksos nė kufi midis Baktrianės dhe Sogdianės, zbulon njė burim nafte qė gabimisht e pandehėn pėr vaj ulliri, megjithėse atje nuk kishte fare ullinj. Kėtė thotė autori tjetėr Ateneu (II faqja 42) (Ditarėt dhe letrat e Aleksandrit tė Madh, Pietro Citati). Kjo vėrteton qė nafta ėshtė zbuluar nga Aleksandri. Aleksandri jetoi 33 vjet. Po nė kėtė moshė u kryqėzua edhe Krishti. Ėshtė rastėsi apo imitim? Dhulkarnejni nuk mund tė jetė thjesht njė personazh, real apo mitologjik. Ai ėshtė njė sundimtar i madh dhe mė i madhi. Simbol kishte diellin, dritėn. Perandoria Romake simbol kishte ulkonjėn, egėrsinė. Delenda ist Kartago. Kartagjenėn e pushtoi, masakroi popullsinė dhe mbolli kripė. Perandoria Osmane simbol kishte hėnėn. Nuk dihet se kur ishte Dhulkarnejni? Po, dihet me siguri sundimi i Lekės sė Madh Viti 336~323 P.K. Briri perėndimor ėshtė Deti Jon (Jonė). Territori i gjerė i sundimit tė tij arrin nė bririn lindor, Indinė dhe oqeanin Indian. Pasi pushtoi Indinė, u hipi anijeve, voziti rreth 200 km nė oqean, tė cilin e quajti Deti i Madh. Nuk i zuri syri gjėkundi tokė dhe u kthye mbrapsh. Emri i Kontinentit tė Azisė rrjedh prej fjalės asire Asu qė do tė thotė toka prej ku lind dielli, vėndet nė lindje tė shtetit tė tyre. Paleolinguistika metodologji e veēantė analitike-statistikore qė lejon kuptimin e njė kulture nėpėrmjet gjuhės duke hetuar e zbuluar gjurmėt e saj nė parahistori dhe larg trojeve ku flitet sot. Kjo jo vetėm pėr tė kėrkuar prejardhjen e saj, por mė tepėr pėr tė kuptuar shkallėn e shkėmbimeve kulturore krahas atyre tregėtare mes popujve me gjuhė e kulture krejt ndryshe dhe larg gjeografikisht. Grekėt quajnė nė kuptimin lindje Anatoli, Anadollin, Turqinė. Mbase fjala yll, ilios-diell, ana qė del dielli. Gjermania e Vili Brand-it nxorri termin Ost-politika politika ekonomike drejt lindjes. Fronti i Lindjes gjatė luftės II Botėrore. Ushtria e Aleksandrit shkoi drejt lindjes nė Indi e cila mendoj se vjen nga fjala shqipe lindje. Lindia. Bie bashkėtingėllorja l. Besoj se ėshtė fare normale pėr profesorėt e gjuhės pėr kėtė fjalė qė ka kaluar gjuhė mė gjuhė dymijė vjet. Le tė kujtojmė se edhe fjala Kinė, nuk ėshtė fjalė kineze, por vjen nga fjala ēaj, ēajna. Me kėtė fjalė e quajtėn tregėtarėt europianė. Pėr tė vajtur nė Indi, Aleksandri kaloi malet me borė tė Hindokushit. Pyetsori kush sipas E. Ēabejt ėshtė nė gjuhėt indoeuropiane. Pra Hindokushi tregon shtegtimin e mundimshėm pėr tė gjetur Lindjen. Kush ėshtė Lindja? Indinė. India, lumi Ind, oqeani Indian. Lumi Ind ėshtė kufiri i lindjes ku udhėtoi me anije Aleksandri me drejtim veri jug. Gabimisht ai kujtoi se z buloi burimin e Nilit dhe i shkroi mėmės qė kishte zbuluar burimin e Nilit, sepse nė tė kishte krokodilė dhe rriteshin bathėt si nė Egjipt. Pastaj shpejt e kuptoi gabimin dhe burimet e Nilit mbetėn nė Nil- nė- ije pėr dy mijė vjet. K. Kolombi kur zbuloi Amerikėn gabimisht quajti Indi dhe hemisferėn perėndimore, popullsinė vendase e quajtėn indianė, Shteti Indiana nė Amerikė. Aleksandri vdiq i ri nuk e pushtoi dot dhe perėndimin. Amanetin e tij e plotėsoi fjala shqipe lindje, Aleksandri mė i Madh, njėkohėsisht dhe fjala mė madhėshtore nė botė. Malet Tora Bora nė Afganistan mund ta kenė prejardhjen nga shqipja tėrė borė. Spanjėn e shpjegojnė qė vjen nga Greqishtja nė kuptimin perėndim. Nė pjesėn mė tė madhe rrethohet nga oqeani. Espanja, ėshtė pa anė oqeani qė e rrethon. Est pa anė.Oqean, qė mund tė jetė e prejardhur prej shqipes o ke anė, ėshtė i pafundėm. Kėtė fjalė e shpjegojnė nga mitologjia greke okeanos. Fjala an ėshtė e terminologjisė detare ilire. Anije, qė ecėn anash bregut. Angli do tė thotė nė anė tė Galisė. Apo ėshtė fjalė saksone? Britani do tė thotė bri-tana. E tėra, e gjitha ėshtė pėrballė, pėrbri i gjithė ishulli i madh. ippeas-kalorės, ippiko- kalorėsi. ippos-ippizėm-fjalė greke. Mirėpo grekėt kalit i thonė alogo. Vjen nga fjala shqipe hip, ip. Njėkohėsisht ėshtė njė pasthirrmė, qė mbush mushkėrinė me ajėr dhe e ndalon me njė tendosje tė beftė tė muskujve tė trupit pėr tu hedhur mbi kalė. Forca kryesore e ushtrisė sė Aleksandrit ishte kalorėsia. Aleksandri shpartalloi kėshtjella. Pėr tė tnyer portat e kėshtjellave pėrdorej njė trung i madh qė quhej DASH, tė cilit i vendosej majė hekuri, mbahej nga dhjetra ushtarė. Sipas Ēabejt dele ėshtė fjalė ilire, Dalmaci vjen nga fjala dele, delmur. Por edhe dash ėshtė fjalė ilire. Fjalėn dash e gjejmė nė anglisht nė kuptimin e veprimit si tė deshve qė marrin vrull dhe pėrplasen bri mė bri dhe tė ushtarėve qė thyejnė portat e kėshtjellave. Dash-hedh, flak, thyej, vėrtitem, sulem lėvizje e vrullshme, goditje, shtytje. Dashing- i shpejtė i vrullshėm. - Gali quanin Romakėt Francėn. Nuk mund tė thuhet se vjen nga Greqishtja galla-qumėsht. Gali, (n)ga (m)ali, do tė thotė nga mali shkohet nga Italia nė Francė, nga Alpet. Alpe thuhet se vjen nga fjala Latine alp. Alpe (m)al pe. Bie m. Alpet ndajnė Italinė nga Franca. Mos harojmė qė nė Itali Etruskėt flisnin Shqip. Ajeti 90 tregon se Dhulkarnejni gjeti popuj qė nuk kishin shtėpi etj. Nė vitin 1999 gjatė luftės sė Kosovės, ministri i jashtėm i Gjermanisė tha: E kemi pėr detyrė tė mbrojmė Kosovėn. Tre mijė vjet mė parė kur ilirėt kishin kulturėn e tyre, ne ishim nėpėr pemė. Po lakuriq dhe nėpėr pemė tutje Uraleve ishin dhe Serbėt. Mbase banonin nė izba- kasolle druri. Ajeti 93, drejt veriut, populli qė u ankua pėr Jexhuxh Mexhuxhėt. Me kujtohet nga historia e klasės VII viti shkollor 1963-1964. Fiset gjermane tė tmerruar nga Hunėt e shėmtuar qė i pandehnin pėr pėrbindėsha dhe qė hanin mish tė pazier, i luteshin guvernatorit Romak nė breg tė Danubit qė tė kalonin nė tokat e perandorisė. Romakėt i lejuan dhe kėshtu ndryshoi historia e Europės. Dhulkarnejni ndėrtoi njė pendė mbrojtėse me mburojat e ushtarėve tė tij maqedonas, grekė, epirotė, ilirė. Jexhuxh Mexhuxhėt ishin edhe fiset barbare qė shkatėrruan Ilirinė, edhe fiset slave qė zaptuan atdheun e Aleksandrit dhe asimiluan 9/10 e Ilirisė. Ishin edhe Turqit selxhukė dhe Dhulkarnejni tjetėr, Skėnderbeu, ngriti njė tjetėr pendė pėr mbrojtjen e qytetėrimit Europian. Nė Lindje Kinezėt ndėrtuan njė tjetėr pendė, Murin e Madh Kinez, njė nga shtatė mrekullitė e botės, qė duket qė nga Hėna. |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat May 03, 2008 12:44 pm | |
| Aleksandri ndėrtoi qytete ne vendet e pushtuara dhe u vuri emrin e tij. Aleksandria e Egjiptit, Alexandropulos nė Greqi dhe deri tek Aleksandria e Kaukazit. Po nė Shqipėri a ka toponime me emrin e tij? 1- Nė Tepelenė ėshtė fshati Lekėl. Nuk di gjė pėr lashtėsinė e kėtij Toponimi. 2- Nė gazetėn A.B.C. 20.05.2007 u botua harta Shqipėria e Epėrme, hartė venedikase tė viteve 1560. Nė kėtė hartė Fiume Boiana (Buna) (rrėfen Ermano Amao) nuk derdhet nė det me Drinon. Fiume Drino derdhet pak majtas Alessio*Lyssus, collina della Alessio. Nė hartėn e mėsipėrme Lezha me kalanė e saj ka emrin Alessio. Mirėpo nė gjuhėt Latine Alessio ėshtė shkurtimi emrit Aleks. Aleandro ėshtė Aleksandėr. Lezha ėshtė Aleksandria shqiptare. Fryn erė Leshiane thuhet nė Shkodėr pėr erėn qė fryn nga Lezha. Skėnderbeu u varros nė Lesh; me kėtė emėr edhe baballarėt tanė nga Jugu nuk kanė nėnkuptuar leshin. Emri Llesh qė e pėrdornin nga veriu i Shqipėrisė, ashtu si emri Lekė ėshtė shkurtim i emrit Aleksandėr. Nė hartė tregohet rruga Viaggio da Alessio all Abbatiadis. Alessandro. Rruga niset nga Kalaja e Lezhės kalon lumin Fan dhe drejtohet drejt Kosovės. Duhen parė harta tė tjera Venedikase tė shek XV pėr tė parė se Abbatia e Shėn Aleksandrit ėshtė njė pjesė e Kosovės apo gjithė Kosova. Gjithsesi kjo kundėrshton fallsitetin e pretendimit Serb qė Kosovėn e quan Stara Srbija (Serbia e vjetėr). Fatkeqėsisht monumentet e Krishtera tė kulturės Shqiptarėt ua falėn Serbėve dhe sot vihet si kusht mbrojtja e kishave serbe pėr pamvarėsinė e Kosovės. Toponimi i Aleksandrit ėshtė dhe nė Kosovė. Kjo rrugė qė po ndėrtohet tani thonė se nė mesjetė quhej rruga e Arbėrit. Marin Barleti nė librin Rrethimi i Shkodrės thotė se Turqit e quajtėn Shkodrėn Iskėnderie pėr shkak tė qėndresės heroike mbinjerėzore qė i bėri rrethimit Turk. ishte penda e fundit shqiptare qė mbrojti Europėn. Pra populli shqiptar ėshtė Dhulkarnejn. Turqit e quajtėn Gjergj Kastriotin Iskanderbej. Me emrin mė tė lartė (nė kuptimin e titullit) Aleksandėr. Pse nuk quajtėn sulltanėt e tyre tė mėdhenj Muratin dhe Mehmetin Ngadhėnjyes? Ose gjeneralėt e mėdhenj tė kombeve tė tjerė si Huniadin? Aq mė tepėr qė Skėnderbeu pėr Turqit ishte qafir (i pabesė), bukėshkalė se i tradhėtoi nė ndeshjen me Huniadin. E quajtėn nė radhė tė parė se i pėrkasin njė kombi. Qė nga bregdeti Adriatik deri nė Selanik quhej Maqedoni. Maqedoni, Epir dhe mė pak Arbėri quhej gjithė Shqipėria sipas Barletit. Kruja nė Epir sipas librit. Kjo nuk ėshtė lajthitje e Barletit. Skėnderbeu u varros nė Lesh. Ēfarė koincidence, kishte emrin e Aleksandrit dhe u varros nė qytetin e Aleksandrit! Bajroni tek poema Ēajld Harold ka kėnduar: Shqipėri, ku lindi Iskanderi, dhe Iskanderi tjetėr (me shpatė) Turqit i dėrrmon
Feliks Zhulien: Nė tė gjitha kohėrat Shqipėria ka qenė vendi klasik i heronjve: Homeri atje gjeti Akilin, Greqia Aleksandrin etj. Fatkeqėsisht filmi i Hollivudit pėr Aleksandrin ėshtė mohues. Sipas tekstit tė parė shkollor nė gjuhėn shqipe (ku gjeografia quhet dhetregonja) gjenerali Romak e pyeti Hanibalin e mundur se cili ishte gjenerali mė i madh nė botė. Hanibali iu pėrgjigj qay ish Aleksandri i Madh, se me njė numėr fare tė vogėl ushtarėsh dėrrmoi ushtritė mė tė mėdha. Dhe pas atij cili vjen i dyti? Pyeti Skipioni Pirua iu pėrgjigj Hanibali, se ay ėshtė i pari qė na mėsoj qysh tė ndėrtojmė lėmenj ushtėriake Dhe cili vjen pas tyre? pyeti pėrsėri Skipioni. Unė, u pėrgjegj Hanibali. Ahere nė ēradhė do ta vinje vehten tėnde sikur tė mė kishe mundur? Pyeti me nėnqeshje Skipioni. Dhe Hanibali u pėrgjigj: Po tė tė kisha mundur, do ta vija vehten time pėrmi Aleksandrin, pėrmi Pirron, dhe pėrmi tėrė gjeneralėt e tjerė. Por mė vonė doli Skėnderbeu, Aleksandri i ri. Pėr mendimin tim renditja ėshtė:
- Aleksandri i Madh
- Gjergj Kastrioti Skėnderbeu
- Pirua
- Hanibali
Mbaj mend babazotin qė tregonte shumė fjalė tė urta. Ja njėra: ėshtė mirė qė ushtria tė jetė lepuj dhe komandanti luan, se sa ushtria luanė dhe komandanti lepur. Karakteristikė e tė tre gjeneralėve shqiptarė Ata ishin kryeluanė dhe ushtarėt e tyre luanė. Ata ishin kryeushtarė qė luftonin atje ku rreziku ishte mė i madh. Naim Frashėri tek historia e Skėnderbeut thotė se Papa e vė Skėnderbeun mbi tė gjithė Naim Frashėri: Histori e skėnderbeut: Papa e quajti mbrenė, mbret i gjithė njerėzisė, mbi tė gjithė mbretrė qė qenė, U bė mbret i Shqipėrisė. Piron e vranė grekėt, njė grua greke e qėlloi me tullė nė kokė kur po hynte nė qytet. Aleksandri u sėmur nga ethet pas njė gostie tė zgjatur tek miku i tij grek Medi, i cili edhe u akuzua pėr vdekjen e tij. Sipas Schachermeyrit ka tė ngjarė qė tė ketė qenė njė formė e rėndė leuēemie e shkaktuar nga malarja. Nė komplotin qė i bėnė Aleksandrit pėr ta vrarė ky aludon pėr nipin e Aristotelit ata qė ma dėrguan kėtu dhe nė pėrgjithėsi pėr Athinasit qė prisnin nė qytet njerėz qė thurrnin plane kundėr mbretit. Pas vdekjes, Piron dhe Aleksandrin, grekėt i bėnė tė tyre. Nė vitin 1973 u lėshua sonda kozmike Voyageur (udhėtari) e cila pasi doli jashtė sistemit diellor dėrgoi nė tokė fotogtrafitė e kėtij sistemi dhe tė tokės dhe vazhdon rrugėn drejt galaktikave. Fjala frėnge ėshtė e prejardhur nga latinishtja via qė do tė thotė rrugė. Mund tė themi se vjen nga shqipja vi- vij. Emri e merr kuptimin nga folja, veprimi. Vija e ujit qė ujitim kopshtin. Fjala shqipe vi tek Voyageur ėshtė Aleksandri Madhėshtor qė udhėton drejt galaktikave. Galaktikė, Galactic from gala. Nga greqishtja gala-qumėsht. (Websters dictionary) e pėrkthyer nė shqip Rruga e Qumėshtit. E zbėrthyer nė shqip, galaktikė ka kuptimin ga-la, nga larg distanca tė largėta kozmike. Do tė ishte njė nder i madh pėr ne si shqiptarė nėse supozimi qė Dhulkarnejni tė ketė qenė Aleksandri i Madh do tė ishte i vėrtetė, pėr vetė faktin qė faktin qė njė prej gjeneralėve mė tė mėdhenj tė botės, me origjinėn e tij tė padiskutueshme shqiptare, tė pėrmendet nė librin e muslimanėve, Kuranin e shenjtė si njė personazh pozitiv. E kemi traditė qė kur dikush ndėrton njė shtėpi tė re, farefisi dhe miqtė i bėjnė peshqeshe. Ky shkrim ėshtė dhurata ime pėr shtetin e ri tė Kosovės. Mėma mė ka treguar pėr babazotin (babain e saj) Aleks Basho qė ishte mėsuesi i parė i gjuhės shqipe nė Saraqinishtė dhe Qestorat, me kėmbė ka shkuar deri nė Kras tė Tepelenės. Me vjershat qė u tregonte nxėnėsve i bėnte tė qanin pėr Kosovėn, qė na morri shkjau, por ne pėrsėri do ta marrim. Nga Filip Boga Gjirokastėr mė 23.01.2008 |
|  | | Ago Muji Ushtarak


Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat May 03, 2008 10:55 pm | |
| Ju pergezoj per temen ju lumte.Emri Aleksander deshifrohet nga shqipja qe do te thote Ka'le si n'anderr,pasi sipas legjendes nena e tij olimpia e epirit e sheh ne enderr para se te lind.Versioni arab i kti emre eshte skender,ose iskander,nga kjo nxjerrim emrin e kryeqytetit te afganistanit te ndertuar nga leka qe mban emrin e tij:Iskandar-Iskandahar-Kandahar.Ka shume e shume fakte te tjera.Ju pershendes. |
|  | | Musafir Vizitor

 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sat May 03, 2008 11:21 pm | |
| Ago Muji faleminderit per kete zberthim qe e bere te Alexandrit, edhe nga Sofra e kam ndegju kete zberthim qe e ka ba por me nidallim te vogel. Alexander - A le si n'ander. Nena e Alexandrit ka enderru se do te lind nje njeri i madh dhe kur e lindin djalin ja vuni emrin se A le si n'ander. Faleminderit edhe ni here. |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Sun May 04, 2008 6:37 pm | |
| shiko cfare ngjashmerie prape me Skenderbeun. Edhe nena e Skenderbeut nje nate para se te lindte Skenderbeun, kishte pare enderr se do ta lindte nje dragua. Dhe njmend ashtu doli. Heronjte i ngjajne njeri tjetrit. Vecmas kur jane shqiptare. |
|  | | Ago Muji Ushtarak


Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Mon May 26, 2008 1:36 pm | |
| Zogisti tha:ore shoku katundar ku din mor ti histori tet tregojm ne zogistet se ne jemi njerezit me te arsimuar te kombit ju me injorancen e juaj e kthyet shqiperine 50 vjet pas ku din histori mor ti njeri rruge shko ore se ferma te pret,ku din ti per aleksandrin prandaj e injorove 50 vjet dhe ja late grekut se sdini gje nga dynjajaore analfabete )Ore shoku borgjez,katundar jam edhe un,edhe arat i punoj,edhe bagtin i shikoj,e ti ske drejt te shprehesh ashtu,naltmadhni,se ju nkohet mat shtira fshihshi nen veshje grash e ne katundaret qe thua ti luftonim per ket e toke,e kur vinte paqja ju na shtypnit se kishit tokat kishit floririn,pse qfar b eri aj satrapi zog ato 20 vjhet sa sundoi,se mos e beri per ve te leken,madje madje edhe perkrenaren e shpaten e skenderbeut ia dha italianve.Kshtu qe shoku qyteta borgjez,katundar katundar,po gja ta pijm gjakun ne vetull. |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Mon Jun 30, 2008 5:17 pm | |
| Leka i Madh ishte shqiptari i pare ne histori qe arrriti suksese te pamatshme ushtarake. |
|  | | idol Anėtar


Numri i postimeve : 349 Age : 80 Registration date : 16/05/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Mon Jun 30, 2008 11:20 pm | |
| E pata shiquar nje film qe ne rolin kryesor ishte A.JOLIE por nuk me kujtohet emri i filmit por me duket se ishte Tomb roider1 apo kshtu diqka,aty flitej per nje gur historik qe kerkohej diku ne afrik,guri kishte 2 fytyra.Ne nje forum tjeter lexova mendimet e dikujt lidhje me perkrenaren e skenderbeut dhe aleksandrit se gjoja kane d,m,th,e atij guri.Mendimet e njerzve jane te ndryshme,dikush mendon se aleksander do te thote A LE SI ANDERR dikush e thote se ka kuptimin e 2 brirshit.Perkthimi nga arabishtja ne shqip i fjales dhulkarnejn qe e ceku me lart antari Leka i madh eshte pak sa e veshtir qe te perkthehet ka 3 apo 4 menyra te shprehjes,dybrirshi,figura e ngjizur,dy krijesa te ndrysme te ngjizura ne te njejten koke.Nga arabishtja disa fjale mund te marrin kahjen tjeter te kuptim fjales.Leka gjate nje udhtimi pa 2 zogj ne qiell qe po sulmonin njeri tjetrin,ateher leka u tha luftareve te vet qe te ndalen dhe ata u ndalen qe ti shiqonin,pas pak qe te dy u perplasen te ngordhur per toke,leka u tha shokeve se kjo nuk eshte nje gje e zakonshme,nuk eshte shenje e mire,ku pas nje kohe lekes i vdiq i dashuri dhe leka merzitej qdo dite e me shum sa qe ne nje ndeje me shoqerine e vet pinte shum vere sa qe edhe u semur ndrsa njerzit i kishin dhene nje lloj bari qe u jepej njerzve qe te ua qetsojne dhembjet,por leka kerkonte doze me te madhe qe te sherohej me shpejt dhe ti vazhdonte betejat ,por doza e madhe e ndau nga jeta,sipas hulumtuesve historianve te sotem leka po te kishte vetem edhe 10 vite jete,sot bota do te dukej ndryshe dhe historia e botes do te ishte krejt ndryshe.Pergzoj per temen. |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Tue Jul 01, 2008 12:34 am | |
| Idol, mendimi i lajthitur se gjoja Leka i Madh i Maqedonise ka qene homoseksual po mbizoterone sot ne mediumet boterore. Por ky eshte gabim trashanik. Ku bazohen keta njerez kur e thone nje gje kaq imorale ne personalitetin grandioz te ketij njeriu? Ata te shumten e rasteve bazohen ne historite e treguara nga historiani grek Plutarku i cili vete ishte homoseksual, dhe mundohej ta paraqiste ashtu edhe Leken e Madh. |
|  | | idol Anėtar


Numri i postimeve : 349 Age : 80 Registration date : 16/05/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Tue Jul 01, 2008 1:54 am | |
| Leka i madh ,une percjella nje dokumentar mbi jeten dhe lufterat e aleksandrit te madh,leka pinte aq shum vere dhe luftonte me refleksa te ngadalshem ,ne kohen kur ishte pothuajse i dehur ai vriste kundershtarin si po te ishte ne nje loje trajnimi e jo ne nje luft.As un nuk besoj se ishte leka nje homuseksual,por ne dokumentar thuhej se ishte nje homuseksual dhe i perkiste kombit maqedon e jo ilir. |
|  | | rolling Anėtar i Suksesshėm


 Numri i postimeve : 2086 Age : 25 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Tue Jul 01, 2008 2:06 am | |
| - Leka i Madh shkruajti:
- shiko cfare ngjashmerie prape me Skenderbeun. Edhe nena e Skenderbeut nje nate para se te lindte Skenderbeun, kishte pare enderr se do ta lindte nje dragua. Dhe njmend ashtu doli. Heronjte i ngjajne njeri tjetrit. Vecmas kur jane shqiptare.
e di cila eshte me interesantja???? te dy enderrat jane legejnda dhe asgje me shume |
|  | | Leka i Madh V.I.P


Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Tue Jul 01, 2008 11:47 am | |
| rrollling po te kishe vene re me mire postimin tim une s'thashe kund se sa interesante na jane keto dy legjenda, por vetem vura ne pah ngjashmerite legjendare te dy heronjeve epik te Shqiperise.
Sepse sic pati thene nje gjeneral anglez: 'Shqiperia eshte vendi i heronjeve klasik qe nga Akili, Leka i Madh, Pirro, Skenderbeu, Ali Pasha i Janines'.
Nderkaq kur Napoleon Bonaparta (gjak arbereshi nga Mani i Morese - vendbanim etnik shqiptar) kur ishte kryekomandant ne fushatat e beshme te Armates franceze ne Apenin thoshte se perballe e ka Shqiperine - Perandroine e Aleksandrit te Madh.
Me pat pelqyer jashtemase nje pohim i mencur i Robert D'Angely dashnorit te perbetuar te shqipes pellazge, kur ne nje kapitull te librit te tij 'Engima' thoshte se cdo hero i madh boteror ka ndjekur shembullin e nje heroi te madh te meparshem. Po tua hedhesh nje veshtrim heronjeve shqiptar te gjithe e kane pasur njeri tjetrin yrnek ose model arritjesh.
Ja pershembull: Leka i Madh ka pasur model pararendesin mirimidomas (fis ilir) Akilin homerik. Pirro i Epirit ka pasur si model Leken e Madh. Pirron e Epirit dhe Leken e Madh e ka pasur si model Skenderbeu. Napoleoni si model lufte e trimerie e i ka pasur qe te tre bashke: Leken, Pirron, Skenderbeun. Karamahmut Pashe Bushatlliu i cili ua beri gjemen sa qe gjalle malazezeve kishte si model Skenderbeun, dhe shpeshhere e quante veteveten pinjoll i Skenderbeut. E keshtu me rradhe.
Legjenda eshte legjende dhe historia nuk mund te mbeshtet ne to, por sidoqoete jete ato e kane rolin e tyre anesor. Deri me tani kemi lexuar e degjuar legjenda helene (ndoshta te shpikura e te shpifura) per Leken, kurse legjendat shqiptare rrenjese per Leken nuk i kemi degjuar. Pse ti shperfillim ato? Me pat lene mbresa te pashlyera nje etnograf i shquar gjerman emrin e te cilit e kam harruar, i cili ne shekullin e XIX kishte ber udhetime ne Shkoder dhe thoshte se ne tregun e Shkodres gjithe diten degjohen kenge kushtuar Lekes se Madh.
Nderkaq, Barleti te 'Rrethimi i Shkodres' permend njeren nder mundesite se Shkodra mund te kete qene e themeluar nga Leka i Madh. Ketu fshihet dicka padyshim terheqese. Jane goxha shume autor qe vendlindjen e Lekes e terheqin ne Mat. Bile edhe Ago Muji me pat kallxuar se ne librin e Hanit 'Udhetim neper Shqiperi' thuhet se vendlindja mitike e Lekes eshte Mati.
Sipas autoreve te ndryshem vendlindja e Lekes eshte quajtur Emadhija, qe ne shqipe dhe permes shqipes zberthehet si E madhja.
Mbec shendosh |
|  | | rolling Anėtar i Suksesshėm


 Numri i postimeve : 2086 Age : 25 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh Tue Jul 01, 2008 2:22 pm | |
| po duken shume FAKTE interesante, nga kjo eshte argumentuasr qe gjithe keta heronje kane qene shqiptare |
|  | | Sponsored content
 | Titulli: Re: Aleksandri i Madh  | |
| |
|  | | | Aleksandri i Madh | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |