Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sëmundjet e gjirit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:10 am

Sëmundjet e gjirit Breast_cancer_diagram


Për fillim, çka janë gjinjtë, si zhvillohen dhe karakteristikat e tyre anatomike?

Gjinjtë janë gjëndrra qumshti, çifte, të vendosura në muskujt e krahërorit në mes të brinjës së tretë dhe të gjashtë. Deri në moshën 8-10 vjeçare zhvillimi i tyre është i njejtë si te djemt ashtu edhe te vajzat. Pas kësaj kohe, për shkak të veprimit të hormoneve, të cilat prodhohen në vezore, te femrat vazhdojnë dhe zhvillohen ndërsa te meshkujt pushojnë së zhvilluari. Zhvillimi i tyre është nën veprimin e hormoneve seksuale (estrogjeneve dhe progesteronit). Në gjinj vazhdimisht kanë veprim hormonet seksuale për çka edhe madhësia, fryerja dhe konzistenca e tyre ndryshon gjatë fazave të ciklit menstrual.
Madhësia, forma dhe pozita e tyre varet nga raca, konstitucioni, veprimi hormonal dhe faktorët trashëgues. Gjinjtë tepër të mëdhenj, hipertrofik (macromasthia) mund të arrijnë peshë nga 5-10 kg e më shumë. Mund të jetë i rritur vetëm njëri gji, por zakonisht janë të dyja. Te disa gra kjo ndodh pas dhënies gji për një periudhë të gjatë dhe shumë lindjeve të cilat qojnë në lëshimin-ptozën e tyre.

Çfarë funksioni kanë gjinjtë a ka sëmundje të gjinjve, nese po atëhere cilat janë sëmundjet më të shpeshta?

Gjinjtë, janë gjëndrra qumshti dhe ky është funksioni fiziologjik dhe kryesor i tyre. Mirëpo, pos ketij funksioni, ato paraqesin një ndryshim anatomik që e karakterizon bukurinë e femrës.
Si çdo organ i organizmSëmundjet e gjirit it të njeriut që mund t'i nënshtrohet proceseve patologjike, edhe gjinjtë e kanë këtë mundësi. Sëmundjet e gjinjve ndahen në: sëmundje inflamatore (pezmatime) dhe procese tumoroze.

Çka janë sëmundjet inflamatore ose pezmatimet dhe cilat janë shenjat e pezmatimit të gjinjve?

Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e gjiut (mastitis) ose thelbin e gjiut (thelitis). Në mbi 90% të rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së lehonisë (llahusnisë). Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe streptokoket. Këto pezmatime paraqiten në fund të javes së parë të lehonisë. Shkaktaret e infeksioneve futen nga jashtë nëpërmes ragadeve (qarjeve) për shkak të higjienës jo të duhur të gjinjve.
Shenj i parë është dhëmbja e lokalizuar në gjirin të cilin e ka kapluar inlamacioni dhe atë në vendin ku ndodhet ky pezmatim. Më vonë pos dhimbjeve, fillojnë të paraqiten edhe shenjat tjera lokale të inflamacionit si: skuqja e gjiut, tërhjekje e lëkurës së vendit të inflamuar dhe ënjtje. Nëse nuk fillohet mjekimi menjëhere, pezmatimi avanson dhe kalon në proces qelbëzues ose apsces. Nga shenjat e përgjithshme lehona ka ethe-temperaturë të lartë dhe gjëndje të përgjithshme të rëndë.

Çka duhet të bëjë lehona e cila ka pezmatim dhe a duhet t'i jipet fëmiut gji gjatë kësaj gjendjeje?

Që në fillim duhet t'i paraqitet mjekut më të afërt, i cili do t'i përshkruajë barërat përkatëse. Derisa të mos është paraqitur te mjeku, ajo mund të përdorë fasha të ftofta dhe ndonjë bar simptopatik (për temperaturë dhe dhimbje), pastaj mjeku i përshkruan terapinë përkatëse me antibiotikë. Nëse ka ardhur deri te formimi i qelbit (apsces) atëherë duhet të bëhet një prerje dhe të largohet qelbi, por për këtë vendos mjeku përkatës.
Jo, por laktacioni (moshumbja e qumshtit) mbahet duke e mjelur gjiun deri sa ai të mjekohet e pastaj mund të vazhdohet me dhënien gji edhe me gjiun që ka qenë i sëmurë.

Si të parandalohen proceset pezmatuese?

Duhet t'i kushtohet rëndësi higjienës së gjinjve në përgjithësi dhe në periudhën e laktacionit (dhënies gji) në veçanti, të mos futen mjete të ndryshme në gji ose para të pastrohen duart para dhënies gji fëmijës. Mundësisht, thithat të pastrohen para dhe pas dhënies gji femijës. Në rastet me ragade (çarje) mirë është që pas dhënies gji thithat të lyhen me një yndyrë me antibiotikë psh. hidrokortizon. Nëse lehona ka shumë qumësht dhe fëmiju nuk mund ta thithë gjithë sasinë atëhere duhet që pjesa e mbetur të mjelet dhe të largohet.

Çka është Mastopatia dhe me çka manifestohet kjo sëmundje?

Kjo është një sëmundje e gjinjve e cila ka shumë emra si: fibrosa cystica, masthopathia chronica, adenosis, fibroadenomatosis etj. Manifestohet me një hiperplazion (rritje) të gjinjëve, e cila mund të përcillet me forminin ose jo të cistave në parenkimin e gjinjve. Nuk është sëmundje me zë të keq (malinje). Kjo është sëmundje kronike dhe gati 50% e femrave vuajnë nga kjo patologji. Paraqitet te femrat e martuara dhe të pamartuara prej fëmijrisë e deri në pleqëri. Më e shpesht është nga mosha 20 deri në fillim të viteve 60-ta të jetës së femrës.
Sëmundja manifestohet me dhëmbje dhe fryerje në njërën ose në të dy gjinjtë. Ankesat janë të lidhura me ciklin menstrual dhe zakonisht paraqiten disa ditë para menstruacioneve ose gjatë gjakderdhjeve menstruale. Në disa raste edhe gjatë ovulacionit. Kur fillojnë menstruacionet, pengesat shpejt pushojnë e ndodh të vazhdojnë deri të kryhen menstruacionet. Gratë vet palpojnë (prekin) formacione-nyje të forta sidomos në 1/4 e jashtme të gjinjve. Mendohet se shkaktohet nën veprimin e estrogjeneve (hormone seksuale femrore).

Si mjekohet kjo sëmundje dhe a mund të kalon në sëmundje serioze me zë të keq ose malinje siç i thoni ju në mjekësi?

Mjekim specifik nuk ka. Jipet terapi simptomatike. Mendohet se dhënia e preparateve me progesteron (me yndyrë progestagel lyej e gjinjtë) ka veprim të mirë. Kohet e fundit nga studimet që janë bërë është ardhur në përfundim se disa lloje ushqimesh si përdorimi i tepërt i kafesë, çajit të rusit ose indisë, çokollates si dhe streset, lujanë rrol me rëndësi në paraqitjen gjegjësisht mosparaqitjen e kësaj sëmundje.
Duhet pasur kujdes nga se afër 6% të këtyre grave me këtë patologji mund të kalojë në sëmundje të keqe ose karcinom si dhe kujdesi i kësaj moshe (40-60 vj) nga se në këtë moshë paraqitet më së shpeshti karcinomi i gjinjve.

Ky është tumor?

Po, ky është tumor.

A janë të shpeshtë tumorët e gjinjve te femrat dhe a duhet të mjekohen tumorët benjinjë ose me zë të mirë dhe si?

Një femër, ndër 5 gra preket nga një tumor i gjinjve, prej të cilëve 2/3 e rasteve janë beninje (me zë të mirë).
Duhet të mjekohen patjetër nëse diagnostifikohet ndonjë formë e tyre si formacionet cistike, ato duhet të operohen nga se në të kundertën mund të kalojnë në tumorë malinjë-me zë të keq.

Po tumorët ose malinjë a janë të shpesht te femrat?

Nga të gjitha sëmundjet malinje (ose me zë të keq) te femrat, së bashku me karcinomin e qafës së mitrës karcinomi i gjinjve është ndër më të shpeshtit. Statistikat ndryshojnë nga vendi në vend, kështu në Japoni vdekshmëria nga karcinomi i gjirit është 4 në 100.000, në SHBA 26. Në Evropë vdekshmëri më të lartë ka Britania e Madhe, Danimarka 32-40 në 100.000 gra.
Gjatë jetës 2-3% të grave sëmuren nga karcinomi i gjirit. Nga të gjitha sëmundjet malinje 20-25% të tyre i takon karcinomes së gjirit, ndërsa nga numri i vdekjeve nga sëmundjet malinje deri në 20% të grave vdesin nga karcinomi i gjirit.
Sipas të dhënave më të reja afër 6% e popullatës së femrave, janë të përfshira nga kjo sëmundje si dhe me një tendencë rritjeje edhe në 1% brënda vitit. Mirëpo kjo sëmundje sot fal mundësive diagnostikuese, disciplines dhe edukatës shëndetësore të vet grave mund te zbulohet shume heret

Në cilën moshë mund të sëmuret femra nga karcinomi i gjirit si dhe a mund të sëmuren edhe meshkujt nga kjo sëmundje?

Nga karcinomi i gjirit femra mund të sëmuret nga rinia e hershme e deri në fund të jetës së saj. Mosha më e shpeshtë kur sëmuren femrat është nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare
Sëmurën edhe mashkujt, por sëmundja te burrat është mjaft e rrallë. Mardhëniet e paraqitjes së karcinomit të gjirit të burrat dhe grat është 99:1 në favor të grave.

A dihet shkaktari i paraqitjes së kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe cilët janë faktorët të cilët e ndihmojnë paraqitjen e kësaj sëmundjeje?

Etilogjia (shkaku) e sëmundjes nuk dihet. Mirëpo ka mjaft studime që flasin për disa faktorë të cilet e favorizojnë si dhe disa të tjerë të cilët e mbrojnë femrën nga paraqitja e kësaj sëmundje të rrezikshme.
Faktorë kyqë janë hormonet seksuale të vezoreve sidomos estrogjenet. Kështu femrat të cilat nuk kanë lindur ose kanë pak lindje janë të favorizuara në paraqitjen e kësaj sëmundjeje. Sëmundja më e shpeshtë është te ato gra të cilat menopauza (menstruacioni i fundit) është e vonshme dhe gratë, të cilat kanë gjakderdhje të rregullta menstruale deri pas moshes 55 vjeçare, sëmuren nga karcinomi i gjirit 2 herë më shpesh se te ato, të cilat menstruacionet u pushojnë para moshes 45 vjeçe.
Mënyra e ushqyeshmërisë, sidomos ushqimi i pasur me yndyrëra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme) sëmuren më shpesh nga karcinomi i gjirit se femrat e dobëta. Edhe femrat, të cilat ngelin shtatzënë për herë të parë pas moshes 30 vjeçare, më shumë mund të paraqitet kjo sëmundje se te ato që fare nuk kanë lindur dhe ky rrezik vjen duke u rritur sa më në moshë të shtyrë të jetë shtatzënia a parë. Disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje.

Po duhani a ka ndikim në paraqitjen e karcinomit të gjirit?

Një kohë të gjatë janë duke u bërë studime në këtë drejtim. Te kafshët është vërtetuar se materjet kimike të cilat i përmban duhani me siguri shkaktojnë karcinomin e gjirit. Kohët e fundit në Amerikë është shpallë një studim për karcinomin e gjirit dhe duhanin. Nga ky studim është ardhur në përfundim se gratë, të cilat pinë duhan aftësia mbrojtëse e një gjeni, i cili ka ndikim në paraqitjen e karcinomit të gjirit, ulet. Ky gjen, te popujt evropjan, haset në mbi 50%. Janë të rrezikuara sidomos, ato femra që fillojnë të pinë duhan heret, si dhe ato, të cilat pinë më shumë se një pako brënda 24 orëve.

A ka faktorë, të cilët e mbrojnë gruan nga paraqitja e karcinomit të gjirit, cilet janë?

Rrezik më të vogël të paraqitjes së karcinomes së gjirit kanë ato femëra të cilave u janë larguar (kastruar) vezoret para moshes 40 vjeçare. Rrezik më të vogël nga paraqitja e karcinomës së gjirit te femrat janë edhe menstruacionet e rralla për shkak të shtatzënive, dhënies gji një kohë të gjatë si dhe te ato femra, të cilat ngelin pa menstruacione heret. Edhe shtatzënitë e shpeshta e zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e karcinomit të gjirit te femrat. Ka edhe disa të dhëna se shtatzënia para moshes 25 vjeçe e zvogëlon mundësinë e paraqitjes së karcinomit të gjirit. Gratë, të cilat kanë lindur para moshes 18 vjeçare kanë vetem 1/3 e rrezikut për tu sëmurë nga kjo sëmundje, në krahasim me gratë, të cilat për herë të parë kanë lindur pas moshës 35 vjeçare.

A është karcinomit i gjirit sëmundje ngjitëse apo trashëguese?

Jo, dhe nuk ka frigë se kjo sumundje mund t'i ngjitet përsonave, të cilët e rrethojnë ose kujdesen për të sëmurën.
Nuk mund të thuhet me siguri se a është sëmundja trashëguese apo jo. Mirëpo, ka të dhëna se sëmundja është paraqitur te disa gjenerata të gruas së sëmurë si gjyshja, nëna, e bija, motra. Incidenca e paraqitjes së karcinomit të gjirit është 2-3 herë më e shpeshtë te gratë të cilat në familje (gjyshja, nëna, motra) kanë pasur të sëmurë me karcinom të gjirit, në krahasim me ato gra, të cilat në anamnezën familjare nuk kanë pasur të sëmurë me këtë sëmundje.

Cila pjesë e gjirit është më e rrezikuar nga paraqitja e kësaj sëmundje?

Nëse gjirin e ndajmë në katër pjese atëherë në 1/4 e jshtme të sipërme në afër 48 të rasteve paraqitet më shpesh karcinomi i gjirit, pastaj vjen 1/4 e sipërme e brëndshme me 15%, 1/4 e poshmte e jashtme me 11% dhe më pak karcinomi i gjirit lokalizohet në 1/4 e poshtme të brendshme 6%. Për rreth thithit-areoles në 17% dhe multifolikular-në shumë vënde 3%.

Cilat janë shenjat e paraqitjes së karcinomit të gjirit?

Faza e fillimit të paraqitjes së karcinomit të gjirit nuk ka ndonjë shenjë karakteristikë. Shpesh ndodh që gruaja vet të zbulojë, prek disa ndryshime në gjinjë në formë të formacioneve të forta nyjesh. Këto zbulohen zakonisht gjatë larjes së trupit. Mirëpo janë bërë studime edhe te popujt më të ngritur në kuptim të edukatës shëndetësore, dhe se nga koha e prekjes së këtyre ndryshimeve e deri te paraqitja te mjeku së paku kalon 7-12 muaj. Sigurisht te populli ynë kjo është edhe më e vonuar për shkak të edukimit shëndetësor të pamjaftaur. Në fillim këto nyje, të cilat preken janë të veçuara dhe të lira por me kalimin e kohës këto bashkohen me indin për rreth dhe më nuk janë të lira. Në disa raste hasen ndryshime në thitha (ato futen brenda) ose paraqitet skuqje apo trashje e lëkures së gjirit. Në disa raste paraqitet rrjedhje e lëngut të përzier me gjak nga gjiri.

A përhapet sëmundja edhe në organe tjera?

Po. Në fillim procesi i karcinomit të gjirit përhapet në tërë gjirin në drejtim të krahërorit dhe lëkurës ashtu që lëkura e gjirit merr një dukje si lëvorja e portokallit. Sëmundja mund të përhapet edhe me anë të gjakut në organe tjera si: vezore deri në 30% të rasteve, unaza të boshtit kurrizor, mushkëri, mëlqi, tru etj.

Si caktohet diagnoza e karcinomit të gjirit?

Për diagnozë të karcinomit të gjirit duhet të merret anamneza mirë, ajo familjare dhe përsonale, të vështrohen gjinjët, preken-palpohen. Nga analizat duhet të bëhët: kontrolli me ultrazë-ultratingull sidomos te femrat e reja, mamografia-kontrolli me rentgen dhe analiza citologjike aspiratit të marrur me gjilpërë.

Kur duhet të bëhen kontrollet me ultrazë-ultratingull dhe me rentgen ose mamografi?

Më së miri është që kontrollii me ultrazë-ultratingull ose me rentgen-mamografi duhet të bëhet në fazën e parë të ciklit menstrual, pra menjëherë pas menstruacioneve gjegjësishtë nga dita e 4 deri në ditën e 10 të ciklit menstrual.

A ka mjekim?

Po, ekziston mjekimi, i cili kryhet në institucione të specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE ZBULOHET ME KOHE ATËHERE KOHËZGJATJA E JETËS MUND TË ARRIHET DERI NE 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugë operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Mjekimi pesëvjeçar është në 80-90% të rasteve të zbuluara heret, ku gjëndrrat limfatike regjionale nuk janë prekur.

(Marre nga web faqja e Shoqates se Kosoves per Aplikimin e Ultratingullit ne Mjekesi. I intervistuari eshte Dr. Selami Sylejmani)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:11 am

Karcinomi i gjirit
A ka mjekim për karcinomin e gjirit?
Ekziston mjekimi, dhe ky mjekim kryhet në institucione të specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE KARCINOMI I GJIRIT ZBULOHET ME KOHE ATËHERE KOHËZGJATJA E JETËS MUND TË ARRIHET DERI NE 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugë operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Ndërsa mjekimi pesëvjeçar ose kohëzgjatja e jetës është në 80-90% të rasteve të zbuluara heret, ku gjëndrrat limfatike regjionale nuk janë prekur.

Cilat femra ose cilat gra bëjnë pjesë në grupin e të rrezikuarave për paraqitjen e karcinomit të gjirit ?
Në këtë grup bëjnë pjesë:
gratë – femrat më të vjetra se 50 vjet
gratë – femrat që kan në familje ndonjë të sëmurë me sëmundje të karcinomit të gjirit si: nëna, motra, e bija, gjyshja
gratë – femrat e operuara nga karcinomi i gjirit ose i ndonjë organi tjetër
gratë – femrat që nuk kanë lindur
ato të cilat lindjen e parë e kanë pasur pas moshës 30 vjeqare
gratë të cilat nuk i kanë dhënë gji fëmijëve
gratë – femrat të cilat menarkën (menstruacionin e parë) e kanë fituar heret
gratë – femrat të cilat menopauzën (menstruacionin e fundit) e kan pasur vonë
gratë – femrat të cilat kanë pasur ndonjë sëmundje të gjirit qofshin edhe ato benjinje qofshin edhe ato sëmundjeve fibrokistike.
ushqimi i pasur me yndyrëra, dhe gratë me peshë të shtuar (majme)
disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes së kësaj sëmundjeje.
Në sa femra mundet të zbulohet karcinomi i gjirit te grupi i femrave të rrezikuara dhe në sa femra të grupit jo të rrezikuar zbulohet karcinomi gjirit, nëse keni të dhëna?
Nëse merren 1000 gra të gupit të rrezikuar dhe bëhen kontrolla ose vizita të rregullta, në këtë grup mundet të zbulohen 24 karcinome të gjirit, ndërsa në 1000 gra të grupit jo të rrezikuar, zbulohen 7-8 karcinome të gjirit.

Nëse karcinomi zbulohet gjatë shtatzënisë çka duhet bërë?
Edhe pse paraqitja e karcinomit të gjirit gjatë shtatzënisë është i rrallë, në rast se diagnostikohet atëhere shtatzënia duhet të ndërpritet dhe fillohet mjekimi i specializuar.

Çka duhet bërë te rastet kur gjiu gjakderdh?
Gjakderdhja nga gjiri rrallë është shenjë funksionale ose fiziologjike, gjakderdhja nga gjiri është më shpesh si shenjë i pezmatimeve, mastopative proliferimeve e në disa raste edhe shenjë i karcinomit të gjirit. Në 50% të grave të cilat kan gjakderdhje mund të zbulohet karcinomi i gjirit. Për këtë gjë duhet të lypset kontrolli i mjekut ku duhet të vihet diagnoza përfundimtere.

A mundet femra të bëjë vetëkontroll të gjinjve?
Po, mundet, dhe duhet të kryej një veprim të tillë. Këtë punë femra duhet ta kryejë ashtu që fillimisht zhvishet deri në bel në pozitë të shtrirë ose qëndron në këmbë e më së miri para pasqyres.

Vetkontrolli fillohet me:

veprimin e parë - femra së pari qëndron para pasqyres me duar të lëshuara për rreth trupit-vitheve dhe shiqon ndryshimet në madhësi, formë, simetri ose ndonjë veçori që mund të vështrojë,
veprimi i dytë - i qon duar lartë mbi kokë dhe tani poashtu i vështron të njëjtat ndryshime,
veprimi i tretë - femra e shtrirë me një jastëk të vogël nën shpatullën e majtë. Shuplaka e majtë ngritet dhe qitet pas kokës. Me gishta të shtrirë të dorës së djathtë kontrollohet gjiri i majtë së pari gjysma e gjirit të majtë. Në fillim 1/4 e brendshme e sipërme e pastaj 1/4 brendshme e poshtme,
veprimi i katërt - tani gruaja e lëshon dorën e majtë përreth trupit dhe e vazhdon kontrollin e gjysmës së jashtme të gjiut. Në fillim 1/4 e sipërme të jashtme e pastaj 1/4 e poshtme të jashtme.
veprimi i pestë - në fund e kontrollon edhe regjionin e nënsqetullës. Pasi e kryen kontrollin e gjiut të majtë tani të njejtat veprime i kryen me gjirin e anës së djathtë. Vendosja e jastëkut nën shpatull ndihmon që indi i gjiut të jet i tërhequr në tërë gjirin njëlloj gjë e cila mundëson kontrollin më të lehtë dhe më të mirë të gjirit. Të gjitha ndryshimet që i hase femra gjatë vetkontrollit duhet të janë si një vërejtje se ajo duhet të kërkojë këshilla dhe ndihmën e mjekut.

Cili është mesazhi juaj për femrat?
Duhet të zbatohet programi i vizitave të rregullta që i duhet çdo femre për t’a diagnostikuar me kohë karcinomin e gjirit, program ose qëndrim ky edhe i shumicës së vendeve në mbarë botën.

Pasi se një nga tetë gra e sipas disa informatave më të reja edhe një në 6 gra sëmuret nga karcinomi i gjirit si dhe dy nga këto para moshës 50 vjeçare, atëhere dua të sjellë përvojën dhe këshillat gjegjësisht qëndrimet si mesazh, të cilat i kanë paraqitur shumica e shoqatave të vendeve të ndryshme të botës për luftë kundër karciomit të gjirit.

Të përgjithshme:

së paku një vizitë klinke ose ultrasonografike të gjinjëve brenda vitit
fotografimin e gjirit me rendgen-mamografinë për herë të parë në moshën 40 vj.
ndërsa vetëkontrolli i gjijve çdo muaj
Këto shoqata të cilat kanë lindë nga shtete me tradita universitare shekullore, në mënyrë të detajuar paraqesin kalendarin e vizitave të detyruara të gjinjëve dhe me ketë kalendar bëhet nje program, dhe gratë me kete program ndahen:

së pari gratë të cilat nuk kan në farefisni të sëmurë me sëmundje të gjirit,
pastaj ato me të dhëna anamnestike se kan ndonjë të afërm me sëmundje të keqe të gjirit pra me karcinom të gjirit dhe
grupi i tretë ato gra të cilat kan ose janë duke e mjekuar karcinomin e gjirit.
Duke filluar nga kjo ndarje propozohet edhe kalendari i vizitave.

Si duket ky kalendar?

A) Për gratë të cilat në afërsi ose farefisni nuk kan ndonjë të sëmurë me karcinomë të gjirit

Për gratë e moshës 20 - 35 vjeçare (gjegjësisht këtu bajnë pjesë edhe shtatzënat dhe ato të cilat u japin gjinjë fëmijëve) u propozohet:

Një vizitë klnike dhe një vizitë me ultratingull ose ultrazë së paku çdo 2 - 3 vjet
Vetkontroll një herë në muaj
Në raste të dyshimta mund të bëhet edhe punksioni (shpimi me gjylpër) i udhëhequr nën kontrollë të ultratingullit dhe marja e materialit për analizë mikroskopike.

Për gratë e moshës 35 - 40 vjeçare:

Një vizitë klinike dhe vizitë me ultratingull ose ultrazë së paku një herë në vit
Së paku një vizitë me rentgen (mamografi) e ashtuquajtur mamografi bazike
Vetkontrolli i gjinjeve një herë në muaj

Në raste të dyshimta mund të bëhet edhe punksioni (shpimi me gjylpër) i udhëhequr nën kontrollë të ultratingullit dhe marja e materialit për analizë mikroskopike.

Për gratë e moshës mbi 40 vjeçare:

Një vizitë klinike dhe vizitë ultrasonografike-ultratingull së paku një herë në vitë
Mamografia çdo dy vjet
Vetkontrolli i gjinjeve çdo muaj
Në raste të dyshimta mund të bëhet edhe punksioni (shpimi me gjylpër) i udhëhequr nën kontrollë të ultratingullit dhe marja e materialit për analizë mikroskopike.

Po për gratë që kan ndonjë të afërm me karcinom të gjirit si duhet të bëhën kontrollat?
B) Gratë të cilat kan ndonjë të afërm-farefisni karcinom të gjirit ju propozohet:

Vizitë klinike dhe ultrasonografike-me ultratingull së paku dy herë në vit
Mamografia e parë në moshën 35 vjeçare, e pastaj vazhdohet me një mamografi brënda një viti
Vetkontrolli i gjinjeve një herë në muaj
Në raste të dyshimta mund të bëhet edhe punksioni (shpimi me gjylpër) i udhëhequr nën kontrollë të ultratingullit dhe marja e materialit për analizë mikroskopike.

C) Gratë të cilat janë duke e mjekuar karcinomin e gjirit ju propozohet:

Vizitë klinike dhe vizitë me ultratingull-ultrazë dy herë brenda një viti
Mamografi-vizitë me rentgen një herë brenda vitit dhe
Vetkontrolli i gjinjeve çdo muaj


P.S. burimi i njejte si ne postimin e meparshem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:11 am

Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
Vaji i ullirit dhe 5 orë ushtrime në javë, luftojnë sëmundjen


Kanceri i gjirit, pse shkaktohet



Ende nuk njihet shkaku themelor i formimit të kancerit malinj. Ka nga ata që mendojnë se ai vjen si rrjedhojë e disa kushteve të trashëguara të sëmundjes ose nga disa kushte të jashtme, si virus ose e përdorimit të gjatë të duhanit. Në të vërtetë, kanceri malinj nuk është i trashëgueshëm. Fakti që të afërmit tanë mund të kenë vuajtur, nuk do të thotë se ne jemi të destinuar që të kalojmë të njëjtën sëmundje; as edhe ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj “helmit” të duhanit mund të dënojë me këtë sëmundje.
Sidoqoftë, asnjë substancë kancerogjene e veçuar nuk mund të jetë shkaku direkt i kancerit; mundësisht, provokon forma malinje vetëm nëse shkakton ndryshime kimike në brendësi të analizave të trupit, por disa herë as ky nuk është shkaku i formimit të kancereve. Deri më sot, shkencëtarët kanë identifikuar rreth 24 substanca kimike, që në kushte të veçanta, mund të provokojnë kancerin në trupin e njeriut. Kjo listë shtohet gjithnjë me vazhdimin e kërkimeve që bëhen dhe ajo përmbledh edhe mbeturinat industriale, tymin e makinave, helmeve të ndryshme bujqësore dhe disa prej materialeve të ndërtimit. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe rrezet diellore, sidomos rrezet X dhe ato atomike. I njëjti opinion është edhe për viruset, edhe pse shumë kërkues, tani për tani, refuzojnë të pranojnë se ato janë një ndër shkaqet e formimit të kancerit tek njeriu.
Vaji i ullirit
Dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit, kjo për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit, treguan se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret. Kështu gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri. Ndërkaq shkencëtarët thonë se kanë zhvilluar një ilaç të ri të efektshëm për trajtimin e kancerit të gjirit. Por ata thonë se ilaçi i ri, i cili quhet Arimidex, është më i efektshëm nëse kanceri i gjirit shfaqet në periudhën pas menopauzës dhe si i tillë nuk mund të zëvendësojë ilaçin e deritanishëm, Tamoxifen, ilaç që jepet për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Gjatë 30 vjetëve të fundit, Tamaxifeni ka qenë mjekimi standard për gratë në periudhën e pas menopauzës. Arimidexi zakonisht njihet si anastrozole, një nga ilaçet e reja që parandalon prodhimin e estrogjenit. Estrogjeni nxit zhvillimin e rreth tre të katërtave të tumoreve që ndodhin në periudhën pas menopauzës tek gratë. Po ashtu studimet e fundit tregojnë se ushtrimet fizike mund të pakësojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Por studiuesit kërkojnë të dinë në se ushtrime të tilla mund të ndihmojnë edhe ato gra që janë të prekura tashmë me kancerin e gjirit. Dhe pikërisht për këtë arsye u bë një studim, dhe autorët zbuluan se ushtrimet fizike mund të ndihmojë, dhe se rezultatet pozitive u vunë re që në fazën e parë të fillimit të veprimtarive apo ushtrime fizike.
Ecja
Gratë me kancer në gji që ecin 3 deri në 5 orë në javë kanë 50 për qind më pak të ngjarë të vdesin nga kanceri i gjirit krahasuar me gratë jo aktive që kanë kancer në gji. Një studim me 3 mijë paciente me kancer në gji, i çoi mjekët në përfundimin se lëvizjet fizike të çfarëdo mase ulin rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Por kjo nuk do të thotë se pacientet me kancer në gji duhet të vrapojnë në maratona për të marrë frytet e punës.

Keshillat

1-Pini çdo ditë nga një lugë vaj ulliri
2-Të gjitha gjellët dhe sallatat bëjini me vaj ulliri
3-Ecni çdo ditë nga 30 minuta
4-Bëni ushtime fizike deri në 5 orë në javë
5-Shkoni tek mjeku një herë në tre muaj (edhe pse nuk jeni prekur nga sëmundja)
6-Tamafixen, është medikamenti që duhet të përdorni në rast se prekeni nga kanceri malinj
7-Kimioterapia dhe fizioterapia, janë dy mënyra më të mira për të kuruar sëmundjen

Kanceri

5 ore ne jave ushtrime fizike, largojnë kancerin
Mjekët panë se gratë që bëjnë aktivitete fizike 3 deri në 5 orë në javë përfitojnë më shumë. Kjo pasi stërvitja ndihmon në uljen e prodhimit të hormoneve në trup. Hormonet e larta mund të bëjnë rritjen e qelizave kanceroze të gjirit.

Hormonet, shkaku i zhvillimit te kancerit
Në disa prej formave malinje, sidomos ata që prekin gjirin, hormonet mund të jenë ndër faktorët e rastësishëm. Tipa të tjerë të kancerit, duke përfshirë këtu ato të gojës (dhe të buzës) ndodh që të zhvillohen pas një periudhe të gjatë irritimi kronik që shkaktohet nga proteza jo të përshtatshme (ose nga vesi për të mbajtur cigaren e ndezur midis buzëve dhe jo midis gishtërinjve).

Kimioterapia, per kurimin e kancerit
Mënyrat më të përdorshme për kurimin e kancerit janë kirurgjia, rrezatimi dhe kimioterapia. Kohët e fundit është bërë një hap përpara në kirurgji falë rrezeve lazer, që duke mundur të përdoren direkt në mënyrë shumë të saktë, parandalojnë infektimin e qelizave të shëndosha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:12 am

Kanceri i gjirit po prek moshat e reja
Studim i kryer nga mjekët e shërbimit të onkologjisë në qendrën spitalore universitare


Vendin e parë të tumoreve malinje e zë seksi femër
400 raste të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit shënohen në vit, sipas statistikave më të fundit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë

1992 - 1996
Maksimalisht u shënuan 225 raste të reja në vit ose 14 raste të reja për 100 mijë banorë, sipas të dhënave të shërbimit onkologjik

1996-2001
Shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 për 100 mijë banorë, poduke iu referuar të njëjtave shifra të dala nga shërbimi onkologjik.Nën 35 vjeç është mosha që po preket më shumë nga kanceri i gjirit në vendit tonë, një sëmundje e shpeshtë tek gratë, duke zënë vendin e parë të tumoreve malinje

Në pacientet e prekura nga kanceri i gjirit vihet re një gradë e lartë e emalinjitetit dhe risku i lartë i metastazimit, si pasojë e mungesë së diagnostikimit në kohë.Kanceri i gjirit në vendin tonë është sëmundja më e shpeshtë tek gratë, duke zënë vendin e parë të tumoreve malinje që prekin seksin femër. Vitet e fundit kjo patologji po haset në mosha të reja, më pak se 35 vjeç. Ky është konkluzioni i një studimi njëvjeçar të realizuar nga mjekët e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
Sipas autorëve të këtij studimi, në pacientet e prekur nga kanceri i gjirit vihet re një gradë e lartë e malinjitetit dhe risku i lartë i metastazimit, si pasojë e mungesë së diagnostifikimit në kohë. Studimi i mjekëve onkologë thekson rëndësinë e depistimit në kohë, me qëllim trajtimin me sukses të sëmundjes së kancerit.

Bordi
Në kuadër të parandalimit të sëmundjes së kancerit të gjirit, Bordi i Luftës kundër Kancerit në Ministrinë e Shëndetësisë po harton politikat për të gjitha tumoret, ku janë parë me prioritet investimet e dikasterit për të përmirësuar trajtimin e të sëmurëve me medikamente dhe terapinë e rrezeve.

Ndërsa Grupi i Punës për Kontrollin e Kancerit në vendin tonë konsideron si domosdoshmëri nevojën e një strategjie për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së kancerit. Sipas këtij grupi, ekzistenca e një plani afatgjatë për kontrollin e sëmundjes, strukturimin e një programi për mbrojtjen e të rinjve, kufizimin e duhan pirjes, alkoolit dhe edukimin për një jetë të sigurt seksuale, janë elementët për një luftë të suksesshme kundër kancerit.

Grupi i Punës për Kontrollin e Kancerit, të angazhuarit në këtë mision, janë në pritje të rekomandimeve dhe sugjerimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për dokumentin strategjik për kontrollin e sëmundjes, tashmë të bërë gati.

Rekomandimi
Bordi i Tumoreve rekomandon se duhet bërë një lëvizje në kontrollin e kancerit, ndaj të cilit shërbimi ynë shëndetësor është ende larg. Ky bord e konsideron një sfidë dhe sukses arritjen e INTERREG për të përfituar rreth 2.5 milionë euro për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe të gjirit te gratë.

Statistikat e QSUT-së tregojnë se në vit shënohen rreth 400 raste të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit. Gjatë viteve 1992- 96, maksimalisht u shënuan 225 raste të reja në vit ose 14 raste të reja për 100 mijë banorë, ndërsa në vitet 1996-2001, shifra maksimale ishte 305 raste ose 18 për 100 mijë banorë.

Kanceri i gjirit është një problem mbarëbotëror, një nga problemet më të mprehta të mjekësisë, ku shifrat janë alarmante në Evropë dhe të tilla janë edhe për vendin tonë. Statistikat evropiane flasin për një shërim në masën 80- 90 për qind të rasteve me kancer të gjirit, nëse diagnostikimi realizohet në kohë.

Ushtrimet
Studimet e fundit tregojnë se ushtrimet fizike mund të pakësojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Por studiuesit kërkojnë të dinë nëse ushtrime të tilla mund të ndihmojnë edhe ato gra që janë të prekura tashmë me kancerin e gjirit. Autorët e studimit zbuluan se ushtrimet fizike mund të ndihmojnë dhe se rezultatet pozitive u vunë re që në fazën e parë të fillimit të veprimtarive apo ushtrimeve fizike.

Koha Jone
eshte botuar para nje viti shpresoj ti hije ne ndihme dikujt, shendet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:12 am

Mjekimi i kancerit të gjirit
Ekziston mjekimi, dhe ky mjekim kryhet në institucione të specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NËSE KANCERI I GJIRIT ZBULOHET ME KOHË ATËHERE KOHËZGJATJA E JETËS MUND TË ARRIHET DERI NË 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugë operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Ndërsa mjekimi pesëvjeçar ose kohëzgjatja e jetës është në 80-90% të rasteve të zbuluara heret, ku gjëndrrat limfatike regjionale nuk janë prekur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:13 am

Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit
Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara mund të kenë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
Studiuesit që i botuan rezultatet e punës së tyre në revistën Analet e Onkologjisë thonë se acidi oleik që gjendet në vajin e ullirit mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjes

Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori.

Megjithatë gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri.

Studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul me gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit.

Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.

Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet.

BBC
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:14 am

Antibiotikët dhe kanceri i gjirit; Cila është dializa më e efektëshme?
Astrit Lulushi

Shkencëtarët thonë se përdorimi i antibiotikëve nga gratë mund të bëhet shkak për zhvillimin e kancerit në gji. Po megjithatë, shkencëtarët theksojnë se antibiotikët vazhdojnë të jenë ilaçet më të efektëshme kundër infeksioneve.

Sipas një studimi të, botuar në revistën Jama, Revista e Shoqatës së Mjekëve Amerikanë, shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të mundëshme midis antibiotikëve dhe kancerit të gjirit. Studimi u krye nga mjekët Christine Velicer dhe John Pitter së bashku me kolegët e tyre nga universiteti i Washingtoni. Ata studiuan të dhënat mjekësore të mbi 10 mijë grave, duke filluar nga viti 1993 deri më 2001.




Nga studimi doli se gratë që përdornin antibiotike për një kohë të gjatë ishin në rrezik më të madh për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Por edhe gratë që përdornin rrallë antibiotike, ndodheshin në një shkallë të lartë rreziku për t’u prekur nga kjo sëmundje Mjekja Velicer thotë se sa më shumë që një grua kishte përdorur antibiotike aq më të mëdha ishin gjasat që ajo të prekej nga kanceri i gjirit.

Megjithatë duhet theksuar se studimi nuk arrin në përfundimin se antibiotikët e shtojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Megjithatë mjekët thonë se studimi nuk do të thotë që të ndërpritet përdorimi i antibiotikëve. Mjekët janë të një mendimi se antibiotikët vazhdojnë të luajnë një rol tepër të dobishëm në mjekësi dhe se ato përbëjnë një mjet mjaft të efektshëm për trajtimin e infeksioneve.

Dializa

Çdo vit qindra mijëra vetë që vuajnë nga veshkat u duhet t’i nënshtrohen dializës, e cila është dy llojëshe; dializë peritonale, kur gjaku pastrohet brenda trupit të pacientit me anë të një tubi ose kateteri, që vendoset nga kirurgu në fund të barkut. Dhe forma e dytë është hemodializë, kur një veshkë artificiale përdoret për të larguar kimikatet dhe lëngjet e tepërta nga gjaku i pacientit. Për të kaluar ose qarkulluar gjakun e pacientit në veshkën artificiale mjekët ndërhyjnë kirurgjikisht në venat e pacientit, në krah ose në këmbë. Por cila nga këto dy dializa është më e efektëshme?

Të dhënat tregojnë se hemodializa është më e përhapur sesa dializa peritonale, por jo më e efektëshme. Shkencëtarët shprehin habinë përse hemodializa, një metodë metodë e komplikuar dhe e kushtueshme që kryehet në klinikë për personat me sëmundje kronike të veshkave është më e përhapur se sa dializa peritonale që është më e thjeshtë dhe që pacienti mund ta kryejë vetë në shtëpi.

Ky fakt del nga një studim ku tregohet se 8 përqind e pacientëve që i nënshtrohen dializës peritonale thonë se gëzojnë një kujdes shumë më të mirë mjekësor sesa 92 përqind e të sëmurëve që trajtohen me hemodializë.

Tyrone Gibson dhe Florine Walker nga Uashingtoni kalojnë 3 ditë në javë në qëndrën e dializës në klinikë. Teknikët shpenzojnë 4 orë për të siguruar pastrimin e gjakut nëpërmjet hemodializës, lloji më i përhapur mes dy dializave. 8 përqind e pacientëve në Shtetete Bashkuara trajtohen me dializë peritonale dhe 92 përqind me hemodializë.

Doktor Neal Powe pyeti pacientët për të përcaktuar nivelin e kujdesit shëndetsor, dhe të dhënat rreth dy llojeve të dializave. Mbi 600 pacientë në mbarë vendin iu përgjigjen pyetjeve me shkrim dhe një zëri thanë se dializa peritonale është më e mirë. Rezultatet janë befasuese, thotë doktor Powe, sepse pacientët që trajtohen me këtë lloj dialize thonë se dializa peritonale është më e mirë, dhe njëkohësisht numri i pacientëve që trajtohen me këtë lloj dialize është tepër i vogël.

Megjithëse janë dy metoda të ndryshme, këto dializa janë të efektëshme në pastrimin e gjakut të pacientëve me sëmundje kronike të veshkave. Por pacientët që trajtohen me hemodializë, shkojnë në klinikë 3 herë në javë për rreth 4 orë në ditë, ndërkohë që pacientët me dializë peritonale trajtojnë vetveten në shtëpi, zakonisht gjatë natës ndërsa flenë. Studimi lë të kuptohet se pacientët duhet të njihen me të gjitha alternativat e trajtimit të sëmundjes kronike të veshkave.

Doktor Powe thotë se pacientët duhet të kenë më shumë informacione rreth mundësive të mjekimit, të mirat apo pasojat e tij. Shkencëtarët thonë se tani për tani, mjekët ndoshta u rekomandojnë pacientëve hemodializën sepse kjo është një metodë e cila njihet më mirë prej tyre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:14 am

Terapia me hormone dhe kanceri i gjirit
63 Vjeçarja Valeri Markoni është një nga pjesmarrëset në studim. Prej vitesh ajo iu nënshtrua terapisë me estrogjen dhe progjestin, por kohët e fundit mjekët e këshilluan t’a ndërpriste atë. Tashmë shkencëtarët kanë më shumë të dhëna që tregojnë se estrogjeni e kombinuar me progjestin mund të shkatojnë kancerin e gjirit. Doktor Rowan Klebovski dhe kolegët e tij nga 13 qëndra mjekësore amerikane analizuan të dhënat e mamogramëve të 16 mijë grave pjesmarrëse në studimin 5 vjeçar. Mjekët vunë re se tek gratë që merrnin terapinë me estrogjen dhe prostegjin kanceri i gjirit u rrit 24 përqind dhe se kanceri arriti të diagnostikohej në një fazë të avancuar. Doktor Klebovski thotë se terapia e kombinuar me këto dy ilaçe rrit densitetin e gjirit dhe si rrjedhim zbulimi i tumoreve të vegjël bëhet më i vështirë. Deri tani mamogramët e Valeri Markonit nuk tregojnë shenja kanceri në gji. Por tani pas rezultateve të studimit, asaj dhe grave të tjera u duhet të kenë parasysh edhe rrezikun që mund të sjellë terapia e kombinuar.

VOA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:14 am

Tek burrat kanceri i gjirit eshte me i rralle.Por ne rastet kur ndodh eshte me i rrezikshem se tek femrat.Zakonisht ndodh gjate moshes 60-70 vjecare.
Faktore risku mund te jene ekspozimi ndaj rrrezeve radioaktive,thistori familjare me ca gjiri apo niveli i larte i estrogjenit ne gjak.

Simptoma mund te jene prekja e ndonje mase ose gjendre ne gjoks,ndryshimi i ngjyres se gjirit ose kokrres se gjirit (nipple).etj.
eshte shume here me i shpeshte tek zezaket se tek te bardhet.
Trajtimi i kancerit te gjirit tek meshkujt eshte zakonisht heqja e plote e gjirit (mastectomy).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:15 am

Aspirina dhe kanceri i gjirit
Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit
Barry Newhouse

Shkencetaret thone se sipas nje studimi te ri, grate qe marrin rregullisht aspirine mund ta pakesojne rrezikun per t'u prekur nga kanceri ne gji. Korrepondenti i Zerit te Amerikes Barry Newhouse na informon lidhur me kete zbulim te ri.

Shkencetaret thone se sipas nje studimi me pjesemarrjen e rreth 3 mije grave nga New Yorku, rezultoi se ato gra qe merrnin aspirine ishin me pak te rrezikuara per te patur kancer ne gji se sa ato qe nuk merrnin aspirine.

Doktor Alfred Neugut eshte profesor i mjekesise ne Universitetin Columbia te New Yorkut dhe nje prej autoreve te studimit.

”Marrja e nje aspirine ne dite mendohet se pakeson rrezikun e kancerit te gjirit me rreth 25 per qind dhe se nje tip i vecante te kanceri te gjirit qe kushtezohet nga hormoni i estrogjenit.”

Doktor Neugut thote se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit te estrogjenit ne gji. Estrogjeni eshte pjeserisht faktori qe shkakton 70 per qind te kancerit te gjirit.

Rreth nje ne tete gra amerikane preken nga kanceri i gjirit

Mjeket thone se nga perfundimet e studimit, nuk del se grate duhet te fillojne te marrin rregullisht aspirine, per arsye se nevojiten me teper kerkime lidhur me efektet anesore te aspirines. Por grate qe aktualisht marrin aspirine per semundje te tjera, mund te pakesojne edhe mundesine per te patur kancer ne gji.

Studjuesi Andrew Dannerberg thote se ky studim eshte i rendesishem edhe se ai shenon nje moment te rendesishem persa i perket parandalimit te kancerit te gjirit.

"Ne kardiologji, per shembull, tashme dihet se perdorimi i aspirines, qe eshte nje substance e cila lufton hipertensionin, ka efekte mbrojtese nga semundja e arterieve. Onkologjia eshte ndoshta 15-20 vjet prapa ne kete fushe. Por, mund te them se studimi ne fjale perben nje moment te rendesishem, per arsye se tregon qe mund te merren masa per parandalimin e kancerit, ne vend qe thjesht te qendrosh pasiv dhe te prekesh nga kjo semundje, thote studiuesi Dannenberg."

Rezultatet e studimit u botuan ne numrin e fundit te Revistes Mjekesore, botim i Shoqates Amerikane te Mjeksise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:15 am

Esse

Kanceri i gjirit dhe gruaja shqiptare!
Në reflektim të muajit Tetor, muaj i ndërgjegjesimit ndaj kancerit të gjirit.

Është në kulturën shqiptare që të mos paramendojmë dhe të mos ruhemi për jetën. Në një farë mënyre lejojmë frikën “e ndonjë gjëje të keqe” të na udhëheqë me një shpresë të rremë dhe të evitojmë vizitat në doktori për vite me rradhë. Nuk janë të paktë shqiptarët që nuk bëjnë kontroll vjetor në mjeku, dhe aq më pak të rralla janë gratë që nuk bëjnë kontroll vjetor në gjinekologu, apo vetë-kontroll mujor të gjirit.
Muaji Tetor festohet në mbarë botën si “Muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit!”. Unë nuk jam mjeke, por jam bijë, jam nënë, jam motër dhe mbi të gjitha jam grua. Kur isha në moshë 20-vjeçare, humba nënën që nuk ishte veçse 43-vjeç. Një grua me dëshirë dhe entuziazëm të pa parë për jetën. Optimizmi dhe gëzimi ishin kujtimet që la në mendjet dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën për kohë të gjatë dhe atyre që e njohën vetëm për disa caste, ndërsa tek unë ajo la një mall të thellë, një boshësi dhe përdëllim të pafjalë. Unë tani jam nënë dhe shoh fëmijët tek rriten. Nuk ka ditë që të mos mendoj për nënën time, për ninullat që nuk këndoi, për perkëdheljet që nuk dhuroi, për vjershat shqip që nuk mësoi, për shqetësimet e mia që nuk dëgjoi… për fjalët e para të vogëlushëve që humbi, hapat e parë që hodhën, qeshjet dhe qarjet dhe mbi të gjitha shprehjen jetëdhënëse të gojëve të tyre: “Të dua nëna!”
Gjithë kjo humbje në kancerin e gjirit. Humbja e një nëne, humbja e një gruaje.
A mund të evitohej humbja e nënës sime? A mund të evitohet humbja e kaq e kaq grave shqiptare ndaj kësaj sëmundjeje që të parën gjë që kërkon është kontrolli?
Të paktën këtu në Amerikë, nëse kanceri i gjirit kapet në fazat fillestare ai mund të kurohet plotësisht Brenda 5-6 javëve të para me rrezatim, ku çdo seancë është 60 sekonda.
Asnjë grua nuk është imune ndaj këtij kanceri, por të gjitha kanë mundësinë ta dallojnë herët dhe të bëjnë një luftë që do u jape jo vetëm beteja të fituara, por dhe një luftë ku ato janë heroinat dhe shpëtimtaret.
Ç’dua unë t’u them motrave dhe nënave të mia? Veç dashurisë dhe përkushtimit dua t’u jap këtë thirrje: kontrolloni veten dhe bëni vizita vjetore te gjinekologu. Shoqata Amerikane e Kancerit këshillon që këto vizita të fillojnë që në moshën 20-vjeçare, dhe takimet profesionale me mjekun të bëhen çdo tre vjet, dhe çdo vit pas moshës 40-vjeç. Nëse nuk e keni zakon, bëjeni. Askush nuk mund t’i përshtatet jetës dhe kërkesave të saj ashtu si i përshtaten grate shqiptare, por le t’i përshtatemi jetës dhe jo kancerit. Bëjeni të domosdoshme, ashtu si keni domosdoshmëri ajrin, të bëni një mamogramë në vit dhe për çdo dyshim sado të vogël të drejtoheni tek mjeku dhe jo tek mitologjitë e plakave.
Ruajeni jetën për gëzimet që vogëlushët mezi presin t’ju dhurojnë dhe mos lejoni që kanceri të përdorë frikën e një analize për t’ju marrë gëzimet,…jetën!
Gjithashtu u kërkoj burrave, baballarëve, vëllezërve t’i nxisin gratë në jetën e tyre të kontrollohen. Nuk e di sa prej tyre mund ta imagjinojnë jetën pa nënë, pa motër, pa të dashurën e zemrës, pa ato që u përkushtohen atyre me gjithë mish e shpirt.
Le të jetë ky muaj jehonë e vitit dhe të na ndjekë çdo çast me perkëdhelje jete dhe me thirrje kujdesi. Kanceri i gjirit nuk është vetëm problem i grave, por i të gjithëve që kanë provuar dashurinë e tyre në jetë.

Tetor, 2007 - Përgatiti Aida Bode
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:16 am

Nga kanceri i gjirit dhe i mitrës, vdesin rreth 600 ferma në vit
Komuniteti Evropian, në kuadër të programit INTERREG, financon projektin 7 milionë për diagnostifikimin e kancerit të gjirit dhe mitrës
Në bazë të një studimi njëvjeçar, të realizuar nga mjekët e Shërbimit të Onkologjisë në QSUT, vihet re se vitet e fundit kjo patologji po haset tek fermat 35-vjeçe

Vdekshmëria e madhe e fermave nga kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës në vend, është në shifra të larta. Kështu, sipas të dhënave të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës "Nënë Tereza", në vit, vdesin rreth 400 ferma nga kanceri i gjirit dhe 200 ferma nga ai i qafës së mitrës. Të dhënat alarmante që dalin nga QSUT-ja kanë nxitur fushatën sensibilizuese që do të nisë në muajin shtator, në kuadër të projektit të zbatimit të fazës operative të programit INTERREG III, Shqipëri-Itali. Kjo nismë e financuar me një vlerë prej 7 milionë euro nga Komuniteti Evropian, përmes Agjencisë Rajonale Sanitare të Pulias (Itali) do të shërbejë për diagnostifikimin në kohë, si dhe trajtimin me sukses të kancerit të gjirit dhe të mitrës.

Shifrat alarmante

Regjistri Kombëtar pranë Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, tregon një rritje të përditshme të rasteve të kancerit dhe këto ritme flasin për një dyfishim të rasteve në tre dekadat e ardhshme. Aktualisht, në Evropë, 1 në çdo 12 gra shfaq tumor të gjirit. Sipas onkologëve shqiptarë, pavarësisht se të dhënat tona janë më të mira, vihet re një tendencë rritjeje e rasteve, që me kalimin e kohës do të jetë e krahasueshme me statistikat evropiane. Të dhënat e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, tregojnë se humbin jetën nga kanceri i gjirit rreth 400 femra në vit, ndërsa nga kanceri i qafës së mitrës, rreth 200 femra në vit. Nga të dhënat e shërbimit Onkologjik, disa forma të kancerit si ai i gjirit, në tre dekadat e fundit janë trefishuar. Vendin e parë e zë kanceri i mushkërisë dhe i lëkurës, për meshkujt, ndërsa për femrat e zë kanceri i gjirit dhe i lëkurës. Nga 9 lloje të kancereve që hasen në Shqipëri, shtatë prej tyre janë të mundshme për t'u parandaluar, duke shmangur shkaktarët parësorë të riskut. Nga të dhënat e OBSH-së, mësohet se në të gjithë botën ekzistojnë 10 milionë raste të reja në vit me kancer, nga të cilët 7 milionë do të vdesin nga kjo sëmundje. Më shumë se 70 për qind e vdekjeve nga kanceri ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku burimet e mundshme për zbulimin e hershëm, diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin paliativ janë të kufizuara ose nuk ekzistojnë. Për këtë, OBSH-ja ka nisur dhe zhvilluar një strategji për kontrollin e kancerit, duke promovuar udhëzimet për ngritjen e Programeve Kombëtare të Kontrollit të Kancerit.

Preken femrat e reja

Nga studimi i mjekëve në Shërbimin e Onkologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, kanceri i gjirit në Shqipëri është sëmundja më e shpeshtë tek gratë, duke zënë vendin e parë të tumoreve malinje që prekin seksin femër. Vitet e fundit kjo patologji po haset në mosha të reja, më pak se 35-vjeç. Ky është konkluzioni i një studimi njëvjeçar të realizuar nga mjekët e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në Tiranë. Grupi i Punës për Kontrollin e Kancerit në vendin tonë, konsideron si domosdoshmëri nevojën e një strategjie për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së kancerit. Grupi i Punës për Kontrollin e Kancerit, të angazhuarit në këtë mision, janë në pritje të rekomandimeve dhe sugjerimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për dokumentin strategjik për kontrollin e sëmundjes, tashmë të bërë gati. Bordi i Tumoreve rekomandon se duhet bërë një lëvizje në kontrollin e kancerit, ndaj të cilit shërbimi ynë shëndetësor është ende larg. Ky bord e konsideron një sfidë dhe sukses arritjen e INTERREG III, për të përfituar rreth 2.5 milionë euro, për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës dhe të gjirit te gratë. Statistikat e QSUT-së tregojnë se në vit, shënohen rreth 400 raste të reja të sëmundjes së kancerit të gjirit. Gjatë viteve 1992-'96, maksimalisht u shënuan 225 raste të reja në vit, ose 14 raste të reja, për 100 mijë banorë, ndërsa në vitet 1996-2001, shifra maksimale ishte 305 raste ose 18, për 100 mijë banorë. Kanceri i gjirit është një problem mbarëbotëror, një nga problemet më të mprehta të mjekësisë, ku shifrat janë alarmante në Evropë dhe të tilla janë edhe për vendin tone. Statistikat evropiane flasin për një shërim në masën 80-90 për qind të rasteve me kacer të gjirit, nëse diagnostikimi realizohet në kohë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit EmptyThu Mar 27, 2008 7:16 am

Kanceri ne gji. Kapeni shpejt ate.


Shkrimtarja ruse, Darya Dontsova, yjet e muzikës pop, Kylie Minogue dhe Anastasia, Zonja e Parë, Nancy Reagan, dhe shumë femra të tjera jo kaq të njohura, kanë diçka të përbashkët: të gjitha janë diagnostikuar me kancer në gji. As statusi i tyre shoqëror dhe as pasuria e tyre marramendëse nuk janë garantë për kurimin e sëmundjes. Në të gjitha rastet, femrat me këtë diagnozë mundohen të bëjnë gjithçka munden për ta eliminuar, duke përdorur metodat e fundit të diagnostikimit modern.

Minimizimi i rrezikut

Faktorët rrezikues janë listuar si më poshtë, nisur nga rëndësia e tyre:

Në bazë të studimeve, sëmundja e shekullit është gjenetike dhe ka lidhje familjare.
Shmangia e dhënies gji, lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t‘i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë.
Mungesa e aktivitetit të rregullt seksual.
Abortet.
Stresi kronik.
Injektimet në gji.
Qëndrim i tejzgjatur në diell.
Mënyra jo e shëndetshëm e jetesës (obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike).
Gjithsesi, nuk duhet të shqetësoheni, edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur.

1. Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë. Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë nëse jeni mbipeshë.

2. Përpiquni të minimizoni stresin. Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.

3. Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë që ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.

4. Nguliteni në mendje se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

Mundohuni t‘i ndiqni të gjitha rekomandimet e mësipërme, por sërish ju jeni të ekspozuar nga rreziku i prekjes së kësaj sëmundjeje, ky është një nga disavantazhet e të qenit femër.

Avantazhet e teknikave diagnostikuese

Diagnoza e tumoreve të gjirit përfshin teknika diagnostikimi fillestare dhe të diferencuar. Teknika diagnostikuese fillestare përfshin vet-ekzaminimin dhe prekjen me kujdes të gjoksit, duke ndjerë me mollëzat e gishtave ndonjë gjëndër të pazakontë. Gjithsesi, këto metoda janë të pamjaftueshme për matjen e masës aktuale tumorale si dhe përcaktimin e diagnozës së saktë. Kjo është arsyeja sepse përdoren teknika diagnostikuese diferenciale si p.sh., mamografia dhe ekzaminimi me ultratinguj. Mamografia është fotografimi i gjoksit, duke përdorur rrezet X ose infra. Zakonisht përdoret për zbulimin e rritjeve të parregullta. Mamografia lejon diagnostikuesit të zbulojnë fazën e parë të kancerit në gji në 50 deri 70 për qind të rasteve. Tumoret e pakapshme mund të zbulohen në 18-33 për qind të rasteve. Aparatet moderne me rreze X janë shumë efikase në zbulimin e tumoreve, të cilat kanë madhësi nga 5 deri në 10 milimetra. Disavantazhi më i madh i mamografisë qëndron në sigurinë e paktë, kur bëhet fjalë për ekzaminimin e vajzave të reja (të cilat nuk kanë fëmijë), e femrave që i janë nënshtruar transplantit të gjoksit. Në këto raste, diagnostifikuesit përdorin ekzaminimin me ultratinguj për zbulimin e tumoreve në gji. Ekzaminimi me ultratinguj, veçanërisht nëse përdoret së bashku me mamografinë, është një teknikë efektive diagnostifikuese për prodhimin e një figure më të mirë të tumorit. Teknika ka një shkallë saktësie rreth 87 për qind.

Termografia përdoret gjerësisht në praktikën klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.

Mamospektrometria konsiderohet si teknika më moderne e zbulimit të kancerit në fazën e parë. Në fillim të diagnozës, pacienti merr tableta të caktuara (Fe59), i cili është një agjent kimik. Më pas, një aparat specifik Perenna aktivizohet për ekzaminimin e gjëndrave të gjirit. Të dhënat futen në kompjuter, në mënyrë që diagnostikuesit të arrijnë në diagnozën e saktë. Me fjalë të tjera, teknika i lejon mjekët të zbulojnë nëse ka apo jo një rritje të pakontrolluar të qelizave të gjirit.

Krahasuar me teknika të tjera diagnostikuese, mamospektrometria ka të paktën katër avantazhe:

Kjo teknikë mund të përdoret për ekzaminimin e pacienteve shtatzënë
Ekspozimi ndaj rrezeve është në shkallën më të ulët
E gjithë procedura nuk zgjat më shumë se pesë minuta
Kjo teknikë mund të zbulojë tumorin, nëse masa e tij është më e vogël se 5 milimetra
Për sa u përket disavantazheve, ajo ka vetëm një:

Mamospektometria ende është një risi, edhe pse është teknika e diagnostikimit më e avancuar për zbulimin e kancerit të gjirit në fazat e para të zhvillimit. Për shembull, kjo teknikë mund të realizohet vetëm në një klinikë në Moskë, në qendrën e mjekësisë profesionale “Akademia”. Sa më i vogël të jetë tumori, aq më i madh është shansi për ta shëruar atë. Kështu që nëse ndieni ndonjë problem, mos hezitoni që të ekzaminoni gjirin tuaj nga një specialist i kualifikuar. Nëse sëmundja kapet shpejt, shanset tuaja për ta eliminuar atë janë të mëdha. Mos harroni se rreziku sa vjen e rritet me kalimin e moshës. Kjo është arsyeja që duhet të bëni kontroll të rregullt, të paktën një herë në vit, sidomos kur i keni kaluar të 40-at. Përgatiti: DELINA CICI

Ushqimi dhe lëvizja

Sigurisht, sa dhe çfarë hamë ka një ndikim të madh në rrezikun e tumorit të gjirit. Në Los Anxhelos, në kongresin vjetor të “Kërkimit mbi kancerin”, studimi më i fundit tregoi se yndyrat dëmtojnë jo vetëm gratë që i marrin, por edhe fëmijën (fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë ose fëmijën gjatë ushqyerjes me gji). Zakonet, historia personale dhe gjenetike, mosha e parë e menstruacioneve, ushqyerja me gji, mosha e menopauzës, përdorimi i hormoneve dhe terapia hormonale, janë faktorë shumë të rëndësishëm, disa “miq” dhe disa armiq të gjoksit. Ndërkaq, rezultatet e studimeve të rëndësishme të nisura në vitet ‘80, që tani janë të disponueshme, kanë vlerësuar hormonet seksuale dhe kushtet e faktorët që favorizojnë shfaqjen e një tumori. Kështu, në vitet ‘80, në Evropë regjistroheshin 20000 raste në vit; në vitet ‘90, 30000 raste dhe rreth 45 mijë raste në fillim të viteve 2000. Sot mendohet se ai prek rreth 1.2 milionë gra në të gjithë botën, nga të cilat 500 mijë humbin jetën. Por, pavarësisht rritjes së përqindjes, rastet e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vitet 2000 janë reduktuar dukshëm, sidomos te moshat më të reja, që kanë mundësi t‘u nënshtrohen ekzaminimeve të ndryshme, si mamografisë dhe ekografive të ndryshme.

Mosha

Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauzë, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe

Aspirina dhe vaji i ullirit

Shkencëtarët kanë treguar se marrja e një aspirine në ditë redukton me rreth 25 për qind rrezikun e kancerit në gji, ndërsa kanë zbuluar se dieta mesdhetare ku përdoret shumë vaji i ullirit të mbron nga kanceri i gjirit, për shkak të acidit oleik që gjendet në vajin e ullirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan, se ky acid e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret.

Shkruar nga Don Imeraj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sëmundjet e gjirit Empty
MesazhTitulli: Re: Sëmundjet e gjirit   Sëmundjet e gjirit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sëmundjet e gjirit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» -- Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit
» Frika nxit sëmundjet e zemrës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: