Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Infeksionet seksualisht tė transmetueshme.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Infeksionet seksualisht tė transmetueshme.   Thu Mar 27, 2008 5:27 am



Infeksionet seksualisht tė transmetueshme.
Para disa ditėsh u organizua seminari “Ditėt e Sensibilizimit pėr Infeksionet Seksualisht tė Transmetueshme (IST)” Sipas tė dhėnave tė kėtij seminari del se 20% e grave vuajnė nga chlamydia dhe 1% e tyre vuajnė nga sifilizi, gonorea, herpes genitalis etj. Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP), kėto sėmundje nė vendin tonė janė njė problem nė rritje pas viteve ’90, veēanėrisht pėr adoleshentėt.

Pėr kėtė problem kaq tė rėndėsishėm, po sjell pėr lexuesit e kėtyre faqeve disa konsiderata tė pėrgjithshme lidhur me kėto sėmundje.

1-Gratė janė mė tė prekshme se burrat prej IST

Kjo nuk do tė thotė se gratė janė mė tė pėrdala seksualisht, por se gratė janė mė tė prekshme nga kėto infeksione pėr arsye tė anatomisė sė tyre.

a-Infeksioni kalon mė lehtė nga burrat tek gratė nga sa prej grave tek burrat.

b- Sėmundjet Seksualisht tė Transmetueshme zbulohen mė me vėshtirėsi tek gratė.


2- Ka mbi 25 IST tė ndryshme qė njihen sot.

IST mė tė zakonshme janė Chlamydia, Gonorrhea, Hepatiti B, Herpesi gjenital, HIV/AIDS, Human Papilloma Virus (HPV), Siphilisi, morrat e pubisit dhe Trichomoniasis. Qė nga viti 1980, listės sė IST qė njiheshin i u shtuan edhe mė shumė se tetė IST qė nuk njiheshin mė parė. Midis kėtyre tetė IST ėshtė edhe HIV/AIDS. Infeksionet Seksualisht tė Transmetueshme shkaktohen nga viruset, bakteret dhe prej parazitėve.

3- IST mund tė transmetohen edhe nėpėrmjet seksit oral....

Ndryshe nga sa besojnė njerėzit, ju duhet tė dini se edhe kur bėni seks oral, ju nuk luani seksualisht tė sigurtė. E vėrteta ėshtė se kush bėn seks oral tė pambrojtur, e fut veten nė rrezik tė lartė, veēanėrisht pėr gonorrenė, syphilisin, herpesin dhe hepatitin B.

Gjithmonė kur bėni seks oral pėrdorni kondomin. Edhe kondomet femėrore pėrdoren pėr tė pakėsuar rrezikun e IST. Kėto lloj kondomesh mund tė pėrdoren edhe kur bėni seks oral. ((Nė njė shkrim para disa muajve nė “Shekulli” kam shkruar posaēėrisht pėr rreziqet e seksit oral).

Me IST njerėzit infektohen kur bėjnė seks vaginal, anal ose oral. Kėto infeksione kalojnė nga personi nė person nėpėrmjet spermės, lėngjeve vaginale dhe gjakut. Shkaktarėt e disa IST mund tė futen nė trup edhe nėpėrmjet prerjeve tė vogla, ose gėrvishtjeve nė gojė, nė gjenitale dhe nė anus.

4. IST janė tė trajtueshme, por nuk janė tė gjitha tė shėrueshme ...

IST me shkak bakteret si chlamydia, Gonorrhea dhe syphylisi mund tė kurohen. IST qė shkaktohen nga viruset si hepatiti B, herpesi, HIV/AIDS dhe veruket gjenitale janė tė pakurueshme, por ato mund tė trajtohen. Tė jetosh i infektuar me IST do tė thotė qė pėrveē shėndetit fizik tė jetė prishur edhe shėndeti emocional. IST kanė njė kosto tė lartė edhe nė marrėdhėniet romantike tė ēiftit.

Kush vuan nga njė IST duhet t’i tregojė atij ose asaj me tė cilin do tė bėjė seks se ėshtė i sėmurė. Kėtė duhet ta bėjė pėrpara se tė kryejnė kontaktin seksual. I infektuari me njė nga kėto sėmundje duhet tė jetė i drejtpėrdrejtė, i hapur dhe i ndershėm. Ka disa vende nė botė,qė fshehjen e IST nga partneri seksual e konsiderojnė mėsymje (offensė) kriminale dhe ky krim ndėshkohet me ligj! Ėshtė mirė qė tė rinjtė, sa herė qė do tė bėjnė seks me njė partner tė ri, tė testohentė dy pėr IST.

5- Disa IST janė pa simptoma...

Pėr deri sa disa nga kėto sėmundje nuk kanė shenja tė dallueshme, askush nuk mund ta dijė se ai vetė ose partneri i tij seksual ėshtė i infektuar. Chlamydia, pėr shembull, ėshtė pa simptoma. Po kėshtu, duhen rreth dhjetė vjet ose mė shumė, qė njė person i infektuar tė zhvillojė shenjat e AIDS. Koha qė i duhet njė IST qė tė shfaqet varet nga lloj i sėmundjes.

Simptomat e IST shpesh ngjajnė me ato qė shkaktohen nga infeksione tė tjera jo seksuale. Ėshtė kjo arsyeja qė IST ngatėrrohen lehtėsisht me infeksionet jo seksuale nga myku ose me infeksionet e tjera tė traktit urinar.

Mbajeni mėnd mirė kėtė fakt: Edhe kur nuk janė shfaqur shenjat e IST qė keni, ju jeni ngjitės pėr partnerin tuaj seksual.

Duke qenė se shumė IST janė pa shenja dhe personat e infektuar nuk mjekohen, ėshtė e vėshtirė tė thuhet se sa njerėz infektohen me kėto sėmundje ēdo vit. Ėshtė kjo arsyeja qė statistikat e dhėna pėr kėto sėmundje janė shumė herė mė pak nga realiteti.

6- Tė infektuarit me IST qė nuk mjekohen kanė pasoja serioze pėr shėndetin.

Gratė vuajnė mė shpesh nga IST dhe ato kanė edhe komplikacione mė serioze shėndetėsore, nga sa kanė burrat e infektuar. Nė kohėn kur gratė vėnė re shenjat e sėmundjes dhe shkojnė tek doktori, komplikacionet nga infeksionet e pamjekuara e kanė vėnė nė rrezik shėndetin e tyre.

IST mund tė shkaktojnė sėmundjen inflamatore pelvike (PID), kancerin e qafės sė mitrės dhe infertilitetin ose paaftėsinė pėr tė ngelur shtatzėnė. Disa IST mund tė kalohen nga nėna tek fėmija pėrpara, gjatė, ose pas lindjes. Gratė e infektuara me IST kur ngelen shtatzėna janė nė rrezik tė lartė pėr shtatzėni jashtė mitre, pėr dėshtime dhe lindje parakohe (premature). Por ka edhe mė keq, syphilisi i pamjekuar mund ta ēojė personin nė vdekje.

7- Chlamydia ėshtė IST qė raportohet mė shumė

Siē theksohet nė seminarin e para disa ditėve, 20% e grave nė Shqipėri janė tė infektuara me Chlamydia. Qendra pėr kontrollin e Sėmundjeve nė Amerikė thotė se ēdo vit ka 2,8 milion raste tė reja me chlamydia. Shumica nuk diagnostikohen. Chlamydia infekton qafėn e mitrės tė shumicės sė vajzave adoleshente qė janė seksualisht aktive.Kjo zgjedhje e chlamydies pėr vajzat e reja, shpjegohet me faktin se qafa e mitrės tek adoleshentet pėson ndryshime anatomo-fiziologjike qė lidhen me pubertetin dhe qė favorizojnė zhvillimin e chlamydieve.

Shumica e grave me chlamydia nuk kanė shenja dhe nuk mjekohen. Por chlamydia e pa mjekuar shkakton Sėmundjen Infektive Pelvike ose PID, shtatzėni jashtė mitre dhe paaftėsi pėr tė ngjizur fėmijė (infertilitet). Kur zbulohet herėt chlamydia mund tė kurohet pa vėshtirėsi me antibiotikė, sepse ajo ėshtė njė infeksion bakterial.

8-Doktorėt nuk e kanė bėrė zakon qė tė kėrkojnė nė mėnyrė rutine pėr IST tek pacientėt e tyre.

Edhe nė Amerikė sipas “The American Social Health Association”, vetėm 1/3 e doktorėve i ekzaminojnė pacientėt pėr IST nė mėnyrė rutine. Kuptohet se si ėshtė zbulimi i kėtyre sėmundjeve nė kushtet e vendit tonė.

Mos mendoni se Pap-testi qė kryen mjeku gjinekolog u jep grave njė faturė shėndetėsore tė pastėrt. Pap-testi vetėm zbulon ndryshimet nė qelizat cervikale, por nuk tregon dhe nuk kontrollon pėr IST specifike. Ndėrkaq, njė Pap-test jo normal mund tė tregojė se gruaja ėshtė e infektuar me Human Papilloma Virus (HPV), por duhet tė bėhen analiza tė tjera qė tė vėrtetohet prania e virusit.

Kushdo qė ka sjellje seksuale aktive bėn mirė tė kėrkojė nga doktori tė bėjė analiza pėr tė zbuluar praninė e IST.

9-Kondomet nuk garantojnė 100% kundėr IST.

Kondomet nuk janė plotėsisht tė sigurta. Por, pėrveē abstinencės (heqjes dorė vullnetarisht nga seksi), kondomet janė mbrojtja mė e mirė kundėr IST. Pėrdorni njė kondom lateksi tė ri, ēdo herė qė bėni seks oral, anal ose vaginal me njė partner tė ri, jashtė marrėdhėnieve monogame.

10- Rreth 50% e grave seksualisht aktive infektohen Human Papilloma Virus (HPV), nė njė moment tė jetės sė tyre.

Njihen rreth 100 shtame tė Human Papilloma Virusit (HPV). Nga kėto vetėm rreth 30 shtame janė seksualisht tė transmetueshme dhe vetėm rreth 10 shtame janė me “rrezik tė madh” dhe ēojnė nė kancerin e qafės sė mitrės. Shtamet me “rrezik tė ulėt” shkaktojnė lezėt gjenitale.

Shumica e tė infektuarve nuk e marrin vesh kurrė se janė tė infektuar, nga qė sistemi imun i eliminon vetiu format mė pak agresive tė HPV. Por, shtamet mė agresive tė HPV ngulen nė organet gjenitale dhe shkaktojnė shumė probleme shėndetėsore, siē ėshtė edhe kanceri cervikal. Pėr tė zbuluar HPV ndihmon Pap-testi, kur ndryshimet prekanceroze nė cerviks janė bėrė tė dukshme.

Nė Qershor tė vitit 2006, nė Amerikė FDA aprovoi “Gardasil-in”,vaksinėn pėr tė mbrojtur gratė nga kanceri i qafės sė mitrės. Vaksina duhet tė bėhet pėrpara se vajza tė jetė bėrė seksualisht aktive, pra pa rėnė nė kontakt me HPV. Kėshillohet ta bėjnė vajzat dhe gratė e moshės nga 9 vjeē deri 26 vjeē.

Gazeta Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 439
Age: 85
Vendi: pp
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Infeksionet seksualisht tė transmetueshme.   Mon Mar 31, 2008 5:57 am

Sėmundjet seksuale, mjekėt japin alarmin pėr adoleshentėt.
Sėmundjet seksualisht tė transmetueshme po rrezikojnė seriozisht shėndetin e adoleshentėve. Kjo pėr arsye se ata kryejnė marrėdhėnie tė pambrojtura nė moshė tė vogėl dhe me multipartnerė. Alarmi erdhi dje nga mjekėt infeksionistė gjatė prezantimit tė seminarit nė “Ditėn e Sensibilizimit pėr IST dhe Pėrdorimin e Kontraceptivėve”. Sipas mjekėve, infeksionet seksualisht tė transmetueshme po bėhen gjithnjė e mė problematike pėr shėndetin e popullatės pasi pas viteve ’90 numri i tyre ėshtė gjithnjė nė rritje.

Adoleshentėt

Adoleshentėt shqiptarė janė tė ekspozuar nga sėmundjet seksualisht tė transmetueshme pasi kryejnė marrėdhėnie nė moshė tė vogėl dhe shumė herė nė grup. “Janė tė rinj ose tė reja qė bėjnė seks tė pasigurt me multipartnerė, qė nuk pėrdorin prezervativ ose kanė qenė nė emigracion dhe kanė pasur marrėdhėnie me punėtore seksi”,- pohon infeksionisti pranė spitalit tė QSUT-sė, Arjan Harxhi duke shtuar se tė rinjtė janė tė painformuar pėr kėto sėmundje tė rrezikshme, tė cilat nėse diagnostikohen nė kohėn e duhur mund tė mjekohen. Sipas tij, kryerja e njė vizite te mjeku pėr sėmundje tė tilla vazhdon tė mbetet tabu, duke shkaktuar probleme serioze pėr shėndetin. Ndėrkohė ai ritheksoi se grupet mė tė rrezikuara ndaj infeksioneve seksualissht tė transmetueshme janė tė rinjtė dhe veēanėrisht pėrdoruesit e drogės, romėt dhe homoseksualėt.

Infeksionet

Krahas rritjes sė infeksioneve me HIV/AIDS, pėr fat tė keq, po shohim njė rritje tė numrit paralel tė infeksioneve tė tjera seksualisht tė transmetueshme, si ato me sifiliz, me gonorrenė, klamidia, nė moshat e reja. Kėshtu u shprehėn mjekėt infeksionistė duke theksuar se vendi vazhdon tė ketė probleme me raportimin e numrit tė rasteve tė sakta me IST. Sipas mjekut Arjan Harxhi rritja e rasteve tė IST ndodh si pasojė e mungesės sė edukatės pėr t'u mbrojtur nga kėto sėmundje, pėr t’u konsultuar me mjekun. Studimet tregojnė se me klamidia janė raportuar 20% e grave nė moshė riprodhuese dhe pothuajse 1% e tyre janė raportuar me sifiliz, gonorre, herpes genitalis, etj. Pėr mė tepėr, vėrehet njė rritje e numrit tė rasteve me gonorre tė zbuluar nėpėrmjet survejancės rutinė spitalore. “Pėr parandalimin e kėtyre sėmundjeve nevojitet edukimi i opinionit publik nė drejtim tė njohjes sė rrugėve tė transmetimit tė viruseve dhe shenjat, nė mėnyrė qė tė kėrkojnė ndihmė mjekėsore. Ky ėshtė mesazhi qė pėrcjell edhe “Dita e Sensibilizimit pėr IST dhe Pėrdorimin e Kontraceptivėve”,- u shpreh Harxhi, sipas tė cilit, paralelisht me ndėrgjegjėsimin e qytetarėve nevojitet aksesi nė shėrbimet shėndetėsore, pasi kapacitetet diagnostikuese janė tė ulėta.

25 lloje infeksionesh seksualisht tė transmetueshme pėrhapen kryesisht

20% e grave nė moshė riprodhuese janė me infeksionin klamidia

Ēfarė janė IST

Infeksionet Seksualisht tė Transmetueshme janė sėmundje qė shkaktohen nga bakterie tė cilat transmetohen pėrmes kontaktit seksual. Kėto sėmundje janė ndėr infeksionet mė tė pėrhapura nė botė. Sipas Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, incidenca e rasteve me IST nė vit ėshtė 333 milionė raste, pa pėrfshirė HIV/AIDS-in. IST numėrojnė 25 lloje infeksionesh, ndėr tė cilat mė tė pėrhapura janė gonorrea, sifilizi. Shqipėria ende konsiderohet vend me prevalencė tė ulėt tė Infeksioneve Seksualisht tė Transmetueshme (IST), edhe pse nė vendin tonė kėto sėmundje janė njė problem nė rritje, qė pas viteve 90’, sipas Institutit tė Shėndetit Publik (ISHP).

Shekulli




Nuk e di ēfare u kushton njerezve qe te mbrohen kur kryejne marredhenie?
Eshte ndryshe kur je me dike prej shume kohesh dhe teper ndryshe kur kryen marredhenie thjesht per nje nate ose nje "epsh"!
Imagjinoni dike qe tradheton te dashurin ose te dashuren duke shkuar me dike tjeter te semure dhe arrin te semure veten dhe parteneren me te cilen ka aq kohe?
A ja vlen te rrezikojme jeten vetem per "nje marredhenie seksuale te pambrojtur",e cila mund te jete fatale?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 439
Age: 85
Vendi: pp
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Infeksionet seksualisht tė transmetueshme.   Mon Mar 31, 2008 6:37 am

Kontraceptivėt tė mbrojnė nga kanceri!
Nuk e di ēfare u kushton njerezve qe te mbrohen kur kryejne marredhenie?
Eshte ndryshe kur je me dike prej shume kohesh dhe teper ndryshe kur kryen marredhenie thjesht per nje nate ose nje "epsh"!
Imagjinoni dike qe tradheton te dashurin ose te dashuren duke shkuar me dike tjeter te semure dhe arrin te semure veten dhe parteneren me te cilen ka aq kohe?
A ja vlen te rrezikojme jeten vetem per "nje marredhenie seksuale te pambrojtur",e cila mund te jete fatale?



Njė studim i kryer sė fundmi ka treguar se kontraceptivėt sjellin efekte pozitive edhe pas shumė vjetėsh nga pėrdorimi i tyre

Mund t‘i bėjė mirė dashurisė, por mund tė ketė efekte negative nė shėndet. Pėr plot 50 vjet kjo ka qenė dilema qė ka shqetėsuar studiuesit, tė cilėt kanė lidhur studimet e tyre me rrezikshmėrinė qė mund tė paraqesė pirja e kontraceptivėve. Sipas tyre, kėta tė fundit rrezikojnė shfaqjen e sėmundjeve tė ndryshme, sidomos tė kancerit nė gji. Por tani ka ardhur koha qė tė gjithė tė ndryshojmė mendim. Nga studimet qė janė kryer nė Britaninė e Madhe, vijnė lajme pozitive. Kontraceptivėt qė pėrdorin femrat pėr t‘u mbrojtur nga shtatzėnia e padėshirueshme, jo vetėm qė nuk paraqesin rrezik pėr zhvillimin e kancerit, por ato pakėsojnė nė mėnyrė domethėnėse rrezikun e prekjes nga sėmundja e shekullit.

Lajmi i shumėpritur, i cili i ėshtė pėrgjigjur ēdo dyshimi tė mundshėm, ėshtė botuar nė prestigjiozen "British Medical Journal". Nga analiza e tė dhėnave,tė cilat janė kryer te 46 mijė femra tė moshės 36-vjeēare, rezulton se rreziku pėr kancerin nė zorrė, nė mitėr dhe nė vezore pakėsohet me rreth 12 pėr qind nėse kontraceptivėt merren nga goja. Madje efektshmėria e tyre zgjat pėr njė kohė tė gjatė edhe 15 vjet pas marrjes sė tyre. "Shumė gra dhe veēanėrisht ato tė cilat para shumė vjetėsh (brezi i parė i femrave qė merrnin kontraceptivė me njė dozė mė tė lartė se normale e estrogjenit) do tė jenė mė tė sigurta", thotė profesor Philip Hanaford nga Universiteti Aberdeen, i cili ka drejtuar studimin. "Ulja e rrezikut ėshtė e vogėl, por edhe ky progres mund tė pėrkthehet si avantazh i madh nė fushėn shėndetėsore, pasi janė me miliona femra nga e gjithė bota tė cilat ia kanė besuar veten kontraceptivėve". Studimi nuk jep prova se rreziku i kancerit nė gji mund rritet, ose tė pakėsohet nėse pėrdorimi i pilulave kontraceptive ėshtė i shkurtėr. Shoqata "Family Planning", si dhe shoqata tė tjera britanike pėr kontrollin e lindshmėrisė, kanė rėnė dakord me kėtė rezultat.

Sigurisht nuk mund tė themi qė kontraceptivėt janė mrekullibėrės nė ēdo aspekt. Studime tė tjera, realizuar gjatė kohėve tė fundit, kundėrshtojnė pjesėrisht tė dhėnat e mbledhura nga profesor Hannaford. Sipas tyre, pėrdorimi i kėtyre pilulave mund tė rrisė rrezikun e kancerit nė gji dhe nė organet e tjera. Kėshtu qė ka ende vend pėr debat.

Diskutimi mbi kontraceptivėt ka nisur qė me krijimin e tyre dhe gjithmonė kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes nga ekspertėt e fushės. Prezantimi i kontraceptivit nė 1961 u shoqėruar me njė erė tė re zhvillimesh kulturore, morale dhe fetare: pėr herė tė parė nė histori dukej se aktiviteti seksual mund tė ndahej plotėsisht nga riprodhimi. Kontraceptivėt e tjerė gjithmonė kanė ekzistuar, por nuk garantonin efektshmėri tė plotė. Me marrjen e kontraceptivėve oralė, kryerja e marrėdhėnieve seksuale mori njė tjetėr dimension. Mund tė kėnaqesh seksualisht dhe fizikisht pa sjellė efekte tė padėshirueshme. Vatikani e dėnon, ndėrsa feministet e pėrshėndesin marrjen e kontraceptivėve. Mė nė fund femrat janė ato tė cilat do tė pėrcaktojnė se kur dėshirojnė tė mbeten shtatzėna. Kėshtu qė ato mund ta trajtojnė seksin nė tė njėjtėn mėnyrė qė e trajtojnė edhe meshkujt. Gjithsesi kontraceptivėt mbeten mbrojtėsit mė tė sigurt dhe mė tė pėrdorshėm nė tė gjithė botėn. Sido qė tė jetė, qė nga viti 1961 e deri mė tani e kanė pėrdorur 300 milionė femra dhe sot mbetet metoda mė e kėshillueshme. Tani jemi nė pritje tė njė pilule tė pėrafėrt, e cila do tė ketė efekt te meshkujt

historia

1951

15 tetor 1951, kimisti Carl Djerassi (nė foto), austriaku me origjinė bullgare, krijoi pilulėn e parė kontraceptive orale nė Meksikė


1960

Nė 1960, nė SHBA doli nė shitje pilula kontraceptive. Mė 1 qershor 1961 pilula u prezantua nė tregun evropian



1968

Vatikani e dėnon shitjen e pilulave kontraceptive. Nė vitin ‘69 pilula shitet nė farmaci si ilaē pėr ērregullime tė ciklit


1999

Ministri i Shėndetit nė Japoni, nė 1999 liberalizon shitjen e pilulės kontraceptive. Japonia ėshtė vendi i fundit i zhvilluar, i cili ka liberalizuar pėrdorimin e kontraceptivit


2001

Arrijnė pilulat e krijuara kohėt e fundit, tė cilat nė pėrbėrjen e tyre kanė mė pak hormone. Njė tjetėr revolucion ėshtė pilula qė merret brenda 72 orėve nga raporti qė paraqet rrezik


Llojet

Pilulat nuk janė tė gjitha tė njėjta, ndryshojnė nga lloji dhe nga doza e hormoneve. Ka dyfazore, trefazore etj.


cikli

Estrogjenet e gjendura nė pilulė sigurojnė njė cikėl tė rregull njė herė nė 28 ditė


Si pėrdoren

Pilula e parė merret ditėn e fundit tė ciklit menstrual. Mė pas merret njė nė ditė pėr 21 ditė rresht. Mė pas bėhet njė pauzė 7-ditore, gjatė tė cilės do tė nisė cikli menstrual


Hormonet

Cikli i njė femre rregullohet nga njė sėrė hormonesh qė prodhohen nėn kontrollin e hipotalamusit. Mė tė rėndėsishmit janė FSH (hormoni stimulues i folikulave) dhe LH (hormoni luteinizues), qė sekretohen nga hipofiza

1951

15 tetori ėshtė data e krijimit tė pilulės


100 milionė femra nė botė pėrdorin kontraceptivė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Infeksionet seksualisht tė transmetueshme.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shėndeti-