Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:04 pm

PIRGU I DHEMBJES
(Roman)
Botim privat
Bashkėshortes Alies dhe
binjakut tim tė parė Sadikut,
qė befasisht m’i vodhi vdekja
nė qershor tė vitit 1995!...
Autori FERIT RAMADANI


PJESA E PARĖ
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:05 pm

Prologu:GOFI I PĖRKUJTIMIT

Natė e gjatė!Errėsirė!Thellėsia se ku i kishte
rrėnjėt s'ia masja dot.I vetmuar zhytesha nė atė det
mendimesh qė herė-herė dilte si vezullim e pastaj mė
rrokulliste nė greminė pėr tė lėshuar klithma qė mė
gėrrynin nė shpirtė!E si tė mos klithja kur ndieva
rrėnimin,gjamėn,pikėllimin!
Me njė fjalė rreth meje hidhte valle misteri.Ashtu
i mbetur nė udhėkryq tė jetės qėndrova pa
krahė!Cung pa blerim e rritė!Pa shpresė.E,nga tė
nisja pėr tė kthyer buzėqeshjet,dėfrimet,gėzimet...?
Jeta qenka dhembje!,-thash dhe rrotullova sytė
nė tė katėr qoshet e dhomės.Ēka mu desh ai shikim
nė ato katėr pika atė ēast nuk di?Ēfarė horizontesh
m'u shfaqėn nė atė pėrmasė ku verbėsia pėrditė mė
lėshonte velin makabėr!E unė presbit i pėrplasur nė
syenė,pėrdridhem si karrem, e sakaq syngjia mė
ngulet nė brendinė e unit pėr t'mė kthyer sylynjarėt e
lotėve!
Burri s'loton!,- m'u bė njė zė nė atė heshtje tė
asaj nate tė gjatė!
Po!Nėse s'ka kujtime qė i shfaqen, ai shtrihet tė
bėjė sefanė!E unė?Si tė bėhem aq totolesh pėr tė
kaluar varganet e lartė tė gofeve qė nė binarėt e
jetės vunė tragė?!Jo!Jo!Pėshpėrita!Nuk hedh dot
toze mbi ta kurrė,sikur ta ktheja vetveten nė vigan!
Ēfarė retushimi mė duhet tė bėj pėr tė krijuar
pozicionin?Me cilėn potirė ta pijė atė gllėnkė gėzimi
qė mė ėshtė tretur?
Nė grykė njė lamsh i madh mė mblidhej e s'e
kapėrdija dot.Po.I mbėrthyer me vetmi e me rrėnim
qėndrova si peshku nė potiskė.Dhe pėrpėlitesha e
pėrpėlitesha.Ashtu i pikėlluar rrotullova mendimet
ngado.Vetėm zezona e natės me heshtjen e saj mė
shpiente nė atė tė kaluar ku plėngu i zjarrtė m'i
copėtonte pleurat e mushkėrive.Paraliza e hapit tim
nuk ishte parandjenjė qė tė shfaqet nė frymėzime.Ajo
kishte bėrė vend nė merdiane e nė paralele tė jetės
dhe pirgu i dhembjes mbulonte shpresat pėr
dashurinė e perėnduar.Dashurinė e varrosur!Sa
thellė ishte rrokullisur gėzimi!Ishte rrėnuar nė
pafundėsi .Me ēfarė themelesh ta ndėrtoja kalanė e
durimit pėr ta mbajtur atė piramidė shėmtie?!
Medet!,klitha.Ē'ėshtė kjo natė qė vjen kaq befas
e mė kthen pas shtatėmbėdhjetė vjetėve?E njėjta
datė dhe e njėjta ditė e enjte!Vetėm janari i
atėhershėm mbulonte ēdo gjė me ngricė e me borė!E
ky njė pupėl borė s'e ka!
Pėrse?Ēfarė randėsie ka janari i para
shtatėmbėdhjetė vjetėve mė pyeste uni im?
Ha-ha-ha!M'u bė se qesha kur matesha t'i
pėrgjigjem.Nė tė vėrtetė mund tė qeshja nė atė vetmi
i mbėrthyer me katandi?Jo!Kisha bėrė:Oi,oi,oi!E
gjama e lėshuar krijonte pėrgjigjen pėr janarėt.
Pėrpara shtatėmbėdhjetė vjetėve ai kishte
derdhur borėn mbi gjithēka.Ortekėt kishin mbuluar
rrugėt.E dasmorėt e mi me terplote patėn hapur
shtigjet pėr ta sjellur nusen nė gjerdek.Atė natė
janari kur jashtė ngrinte e bora krijonte ortekė, ajo
hyri nė dhomė pėr tė nisur motivet e muzės qė dehej
nga buzėqeshja e pėr ēdo gjė lumturia kthehej nė
rrėmbim magjik tė dashurisė!
E sonte?Nata ka pafundėsi!E njėjta datė dhe e
njėjta ditė e enjte.Janari i butė,pa jugė e pa acar, hy
me rrapėllimė e turfullin nė shpirt!Orteku i vuajtjes
ngritet pėr tė ngrirė shkėndijat e shpresave.Bicet e
prapsisė mė pėrplasin nė vetmi.Sa afėr e larg
kujtimeve qėndroj.
Kam pasur aq fat pėr t'u mbuluar me kėtė
fatkeqėsi!,- klitha.E duhej mbijetuar nė jetė.Po!Pa
krahė e pa dashuri.Ashtu i mbetur cung si drunjtė e
djegur nė vjeshtė e pėrpiqen tė blerojnė pranverave!
Ēfarė blerimi mund tė ketė i pėrdjeguri?,-
rėnkova.E bėtika e shqetėsimeve qyshkur mė kishte
pėrkulur e thyer.Ndieva pamundėsi.Mė erreshin sytė
e mė kėputej trupi.As hapat si bėja dot nė rregull sa
herė qė matesha tė mbajė drejtpeshimin e
humbur.Ashtu i bėshnjakur kapėrdiva vetminė e
verbėsia e lotėve mė rridhėte nga gropat e
syve.Megjithatė asgjė nuk ishte befasi!Kisha kaluar
gjysmė viti me kėtė plagė tė madhe e bedenin e
durimit e laja me balsam.Nė atė rrokopujė
mendimesh ngritej binaja e gofit tė pėrkujtimeve kur
hodha sytė mbi datėn e kalendarit.Ishte po ajo
datė,po ajo ditė e muajit.Vetėm viti ishte ndėrruar
shtatėmbėdhjetė herė duke derdhur ngricėn mbi
gjithēka.E sonte s'kishte ngricė.As ortekė bore mbi
rrugė.Ajo trokėllinte nė brendinė e unit tim.Krijonte
pikėllime,dhembje,vetmi!Ajo krijonte ortekė rrėnimi!
Po!E enjtja e janarit pėrpara shtatėmbėdhjetė
vjetėve.E njėjta ditė.Bitevi e njėjta ditė,datė e muaj
ngriteshin t'mė oshtinė nė jetė.T'mė bitisnin me
pikėllimin e madh kur hodha vėrdallė shikimet.E
rreth meje vetėm vetmi.Ora trokėllinte pa ndalur
duke hedhur si bitėrrat - jetėn time!Numėronte
frymėmarrjet atė ēast.
Le tė trokasė!Le tė trokasė deri nė frymėmarrjen
time tė fundit!Vetėm ajo do ta ndiejė se si i kapėrdijė
brushtullat e pikėllimit.Vetėm ajo do ta dijė ēka
ėshtė fonema e mbetur pėr tė ngritur gogoshat e
zverdhur tė rritės.Asgjė nuk i mbeti dukjes sime pėr
ta flakur atė jemeni qė mė mbuloi nga koka deri nė
themėr.Ėshtė veladon i kobit ajo apo velloja qė mė
ra befas mbi kokė?!E si t'i bėj dot hapat unė rrozgu
pėrpara kohe?Qysh atė ditė qershori kur vdekja vuri
kthetrat mbi dashurinė dhe pushtoi ime shoqe Lijen
dhe binjakun tim sy zi Dikun!Qysh atė ditė syri i
hergelės filloj t' mė vėshtrojė nė pėrpjesėtime pėr ta
hedhur plafin e pėr ta nisur oktapodin e jetės.E
ndieva se Olimpi i shqetėsimeve ma sillte murtajėn!
***
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:06 pm

Maratona e pikėllimeve s'mbaronte me
varrimin.Filloj jeta tunxh!Vringėllima e kujtimeve
shpaloste magmėn nga thellėsia.Endesha me
heshtjen nė gji, me plagomėn nė zemėr.Vetmia
mbretėronte mbi datat e ēastet e ikura tė jetės.Mė
shfaqeshin hijet e ngrira tė buzėqeshjeve.Zėri i tyre
mė oshėtinte sa herė qė desha tė dal nė log:
Hej!Nuk ėshtė gofi i pėrkujtimit takim me nusen
nė gjerdek!As lureku qė e mbajte nė dorė pėr t'ia
falur gjumin e rehatinė duke e pahitur pėr ta bėrė
burrė!,-mė oshėtiu zėri i unit tim.
Ashtu i gėrryer rikujtova ditėt e takimit qė iknin
e iknin pėr tė mbetur larg.Si data dhe dita e enjte e
janarit pėrpara shtatėmbėdhjetė vjetėve, e qė befas
takoheshin nė kalendar.Vetėm gėzimi nuk ishte
ai.Pothuajse nuk kishte fare gėzim nė atė pėrmasė
rrėnimi.Hėpėrhė nxora nga valixheja kornizat e
fotografive.Aty qėndronin bashkė nėnė e bir!Me
vėshtrim nga ardhmėria.I shpalosa pėr njė ēast pėr
t'i ngjeshur nė ballin e murit.Me ta tė pėrmbushja
zbrazėtinė.Me ta tė kaloja vetminė.
Por,ato nuk flasin!Ashtu tek qėndrojnė tė
heshtura mė ndezin vullkanin e mallit pėr tė
klithur.Sa herė qė ndalem e pėshpėris pranė tyre:
Vallė!Ishe ti ajo qė hyre pėrpara
shtatėmbėdhjetė vjetėve nė gjerdek?Ti mė fale
gjithēka?Po!Dhe tė fala gjithēka!E pastaj i rritėm
fėmijėt duke ėndėrruar ardhmėrinė e lumtur.E fjalėt
qė m'i thoshe mė oshėtijnė:Binjakėt me binjake do t'i
martojmė!E tashti,rikujtoj ato ditė qė m'u kthyen nė
njolla tė zeza prej nga lind koka e nėpėrkės e mė
kafshon.Dhe rri pėrpara jush me peshėn tunxh tė
jetės duke paluar datat,ditėt,pikėllimet,vetminė.Si
sonte kur gofi i pėrkujtimit mė ndez!
Mos mė lini t'i takoj kėto net kaq tė gjata.Kėtė
errėsirė tė vėshtirė!Mos mė lini se zjarri i dhembjes
do t'mė asgjėsojė e s'do tė kem fuqi pėr t'ua puthur
bebėzat e syve!,- klitha.
Ajo heshtėte.Heshtėte!Binjaku im Diku i
qėndronte pranė .Nė asnjė ēast nuk lėvizėte.
Pėrkujtova viset nga rendėte e rendėte.Pėrkujtova
buzėqeshjet!Pėrkujtova zėrin e tij.E nata e gjatė
shtrihej nė pafundėsi...!
Lart nė dhomė flenin duke ėndėrruar katėr
jetimat e mi kur magma e gofi i pėrkujtimit mė
zgjonin vullkane pėr tė kapėrdi pėrmasėn e rrėnimit.
Unė presbit i pėrplasur nė syenė ,pėrdridhem si
karrem e sakaq syngjia mė ngulet nė brendinė e unit
pėr t'mė kthyer sylynjarėt e lotėve...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:07 pm

I.
Nė mendje ēdo gjė mė sillej vėrdallė!Ndarja nga
ime shoqe Lija e binjaku im Diku mė rrėnonte
pėrjetė.Ku ta gjeja atė forcė magjike pėr
shpresat?Ēdo gjė mė venitej nė shpirt!
Rrėnimi i gėzimit pėrmbyllej nga buzėmbrėmja
sfinks!Nė skaj tė Kodrės Ftohtėsinė prisnin dy varre
tė hapur tė rrėmbejnė dy jetė!Dhe hidhej jemenia e
zezė mbi ne tė gjallėt e mbetur pa dritė.Ēfarė
bardhėsie do tė kishte ndėr ditė,stinė e vite pas kėtij
rrėnimi?Merimanga vdekje vu rrjetin pėr tė kthyer
pelim e verbėsi!
Mė rrokulliseshin nė mendje takimet, gėzimet,
buzėqeshjet,ledhatimet.Gjithė ajo dashuri! Dhe befas
qėndronte ndarja me atė allagja ftohtėsie kur
preheshin nėnė e bir nė qetėsi pa mirėmėngjes, pa
rritė!
-Ēfarė frymėzimesh pėr kėngėt dhe motivet e
elegjisė do tė zgjateshin nė atė kaptinė prapėsie?
Tinėzisht na ndanė e tashti mbetėm
pa mirėmėngjes,pa rritė!
Ti nė varreza me binjakun e parė prehesh
Unė me sugarin - pėrbijė shėmtitė!
Ishin vargjet qė mė rikujtonin Andonin qė
kėndonte Vajet duke mbajtur nė prehėr Stefanin e
tij,e turma e njerėzve mblidhej nga tė katėr anėt e
qytetit K.Tok me ata tė Llagut bėhej mė e
madhe.Mbanin kokėn varur e tė pėrlotur qėndronin
mbi blerimin e livadhit ku ngritej shtėpia e mbuluar
nė zi!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:07 pm

Gjashtėmbėdhjetė vjet unė e ime shoqe Lija
ndamė nga kafshata e bukės e nga lumturia e jetės
pėr t'u mbledhur me fėmijėt, e, pėr tė gėzuar jetėn e
zymtė e tė rėndė qė ua ndrydhi qysh herėt nėnės e
babait tim!Sa herė kishte dėgjuar krrokamėn e korbit
ajo ēati ku pėrshkuan jetėn ata!E kėnga e korbit pėr
kob kishte ndjellė murtajėn qė nuk lejonte gjallėrinė
pėr tė lindur agimet e stinėve.Vallja e dryrit tė zi
ishte shfaqur katėr herė rresht pėr ta mbyllur atė
derė.Pikėrisht kur babai e nėna patėn bėrė plane pėr
dasmėn e synetisė,vdekja ua rrėmbeu djemtė!
Nuk besonte asnjė se pas asaj prapsie nė atė
shtėpi vallja e dasmave do tė hidhej.Nė atė rrugė tė
zgripceve ecnin tė katandisur tė dy burrė e grua,pėr
tė hapur njė shteg.E lindja ime erdhi si jehonė e
mbarė.Shpresa e madhe pėr kėngėt sėrish e rrėmbeu
nėnėn Xife tė mbetur katėr herė me duar nė gji...!
***
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:08 pm

Kurora e bashkėshortėsisė sime me Lijen ngritej
si feniks.Shtėpia ndjeu gjallėri e dera e saj e
hapur,mbushej plot zė e buzėqeshje fėmijėsh.Barrėn
e saj e mbanim ne bashkėshortėt e ri qė lidhėm
kurorė njė ditė janari plot borė e acar.
-Ka nevojė pėr nuse kjo shtėpi!,- mė oshėtinte
zėri i nėnės.Trarėt e saj pėlcitėn nga vajtimet!Tashti
duhet fortuar me gėzime.E gėzimi ynė ėshtė ajo
bir.T'i presė agimet e t'i ngrysė ditėt duke punuar pėr
kėtė derė.Nuk e dua unė njė nuse qė del nga agimi
pėr tė bėrė punėt e tė tjerėve.Sa e pres atė ditė t' mė
lindė nipėr e mbesa.Atėherė tė nisemi unė e Nexhi
asaj rrugės sonė!
Dhe rrugėn qė e mbante nė mendje dhe e shfaqte
nė kujtime ajo shpeshherė e theksonte:Nuk rrojmė
ne me hutat e bardha!
-Sa ta ketė shkruar zoti grua!,-ndėrhynte
babai.As ma pak e as ma shumė nuk mundemi tė
jetojmėE cilės rrugė tė nisemi?,- e pyeste ai.Pastaj
me njė buzėqeshje tė ngrirė shtonte:Ndoshta pėr atė
tė haxhit mendon?!
-Hm!Atė rrugė nuk mund ta bėjmė Nexh!Do ta
bėnim sikur t'i kishim zogjtė e parė.Thonė ata
kėndojnė nė mėngjes.E mėngjesi jonė mbeti
muzg!Livadhit tonė pėrditė po i than blerimi!
-Do ta ujisim grua!,- i kthehej ai.Pėrndryshe nuk
bėjmė asgjė nga ajo Kodra Ftohtėsinė ku na treten
djemtė!E nesėrmja do pėrballuar me nipėr e
mbesa!Jetė i thonė!
Ēka shfaqnin e nga hidheshin me bisedat nėna e
babai,ēdoherė kuptova misterin.Po!Misterin e jetės
qė i pat pėrshkuar nėpėr birėn e gjilpėrės.Ashtu edhe
nėna thoshte sa herė qė hynte nė bisedė dhe dridhėte
penjtė e saj.Babai ndizėte cigaren.Sa herė qė i dilnin
rrudhat nė ballė e kaplonte mėrzia.Lėshonte
shtėllungat e tymit nga duhani kaēak.Dhe tretej ndėr
mendime.
-Mos e pi kėtė helm!,- i thoshte nėna dhe
teshėtinte.Edhe ne na helmon, dhe vetveten!
-Jo!,-ia kthente ai.Helmi vetėm me helm
shėrohet.
Nė atė katandi jetėsore tė dy burrė e grua
mbijetonin me punė.As dita e nata nuk i ndalnin.As
era e shiu s'i pengonin.As vjeshta e dimėri s'i
frigonin!
-E patėm jetėn e rėndė bir!,- mė thoshte shpesh
herė nėna.Po!Me plagė e me rrėnime.Por, deshėm tė
tė rrisim,ndaj nuk dorėzoheshim.E tashti?Na lė
takati pėr orė e ēast.Vitet e prapsisė sė madhe nuk na
dalin nga zemra!Na krijojnė jehonė krrokame e
shkrumi bir.E ty tė bėmė burrė.Edhe me shkollė.E
tashti nuk duam tė ecish rrugėve tė gabimeve!
-Tė rinjtė rrėmbehen ndonjėherė nėnė!,-i
buzėqesha asaj.
-Ėshtė kohė e kthesave bir!Bėre e u praptove nė
martesė kurrė nė jetė nuk drejtohesh!E nėna di t'i
mbajė frenjtė e saj!
-Frerin qė duhet ta mbajė unė?,-ia ktheva.
-Po bir!Tek ai shtrembohet ēdo gjė!Tek ai lidhet
ardhmėria.Aty ngritet madhėshtia qė duhet nė jetė!
Ēka ėshtė kjo dilemė mendova dhe mė shfaqej
kėmbėngulja e nėnės dhe babait pėr martesėn.Ditėt
qė i prisnin t'u hyjė nusja nė shtėpi.Ditėt me nipėr e
mbesa...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:09 pm

***
Atje nė qytetin G.,ku unė ndoqa mėsimet, sa
lehtė e me gėzim tė rinjtė ia shpalosnin zemrėn njėritjetrit!
Shkurt e troē:Tė dua!E pastaj ,ktheheshin e
derdhnin lotėt dhe vrerin e mbledhur.Po!Si
Henerieta!Tek rrinim njė ditė nė klasė dhe
bisedonim pėr gjithēka m'u lėvdua: - Valon,tashti e
kam gjetur tipin!,- tha.Dhe njė vezullim gėzimi i
shkėlqeu nė fytyrė.Dal ēdo natė nė xhiro e
gjithkah!,- tregonte ajo.E pastaj kaloi njė kohė e ai
kishte tretur befas nė kurbet.Vetėm me njė fjalė
ndarjeje:Mė fal!Unė jam i martuar...!
Dhe ajo zverdhej pėrditė.Rrinte e
brengosur.Shqetėsohej pėr gjithēka.Ia plaste tė
qarit.E nė klasė ata qė i lakmonin ia hudhnin
fjalėt:Lulja e kėputur nuk ka erė!
-Vallė!? Pėr kėtė shqetėsohen kaq shumė nėna e
babai mendova sa herė qė ata mė flisnin pėr
fejesėn.Dhe heshtja mė rrėmbente nė krahėt e saj.Se
ku mė iknin mendimet nuk kuptoja dot!
-Pėrse po mendohesh?,- mė pyeti nėna njė ditė
kur pėrpiqesha tė shkruaj njė letėr.Drejtoi sytė mbi
tė kur e mora nė dorė e qėndrova si i ngrirė.Ishte
hera e parė qė shkrova diēka pa lidhje.Dhe rrinte ajo
letėr pezull nė mendime.Vetėm vargjet mė shkonin
vėrdallė kur e mblidhja shuk nė dorė:
Balli jot prej hėne,
sytė e tu prej qielli,
ē'kanė nė domethėnjes'ua
di thellėsinė...!
-Ēka ke shkruar aty?,- mė pyeti .Atė ēast kujtova
se ajo m'i lexon mendimet.U skuqa nė fytyrė.
-Asgjė!Ca shėnime qė nuk mė hyjnė nė punė!
Nė prani tė saj bėra copė-copė letrėn.Tek u
derdhėn pjesėt e fjalėt e shkruara dilnin mbi, ndieva
si mund tė coptohej njė zemėr e rrėmbyer nga
dashuria.Rikujtova P s e n ė qė e pata lexuar dhe
m'u bė se jam Gjon Zaveri vetė!
-Jam Sizifi!,- thash, dhe nė atė mister rrėnimi u
nisa me gurin e rėndė tė vdekjes tė bart plagėt nė
jetė!
Vargani i gjatė i mendimeve nuk prante.Hyrjedaljet
krijonin ditarin.Ngritej piramida e rrėnimit
mbi gjithēka. Pėrplasej lahuria e bardhė e
nusėrisė.Nė arkėn e kujtimeve palohej.Tok me
kėmishat e mbetura si krushq tė ngrirė.E pantollonat
e Dikut!Fanellat?Kėpucėt qė i mbathi dy
herė!Qėndrojnė tė paluara e presin nė vetmi!
Vallė! Ē'ėshtė kjo pritje e rėndė.Pirgu i
dhembjes rreshtonte nė faturė ēastet, pikėllimet...!
Pamjet e jetimave qė rrinin nė pritje e mendime.Dhe
pėrditė nga njė rrudhė e hidhnin nė trup.Nė
pafundėsi katandia lėshonte domethėnjet.Me jemeni
tė trashė mbulonte dukjet.Buzėqeshjet! Mbi kėngėt e
ardhmėrisė krijonte plagė.Dhe ngritej zezona pėr tė
rikapituluar gjendjen e bardhėsisė.Nė bilancin e
shpresave s'kishte rreze.Pėrmbyllej nga thyerjet
pasqyra e rrėnimeve!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:09 pm

Ėshtė vallja e jetės kjo!,- pėshpėrita.Herė hyn e
herė del nė kthesat e saj.Nė labirinthe.Kėshtu zgjatet
hallka e pikėllimeve.Kėshtu lidhet nyja e durimeve!
Xixa e shpresės kurrė s'guxon tė shuhet!Jeta e
tillė ėshtė bir!Jeta!,- zėri i nėnės mė oshėtiu.
Desha tė klith atė ēast.Njėmijė pyetje mė shkonin
vėrdallė.As pseja nuk kishte domethėnje.Me ēka tė
mbaronte ai vargan shqetėsimesh qė herė-herė hynte
nė udhėkryqe pėr t'u pėrmbyllur nė pirg.Ca herė
dilte nė horizonte ku tallazi i vėrshimave tė
pėrflakte.E si njihte plagėt.As dhembjet.E kurrė
pėrkuljet!
Nuk jam unė ai vigani i legjendave!As Gjergji qė
mundi plagėt pėr tė dalė nė log.Qyshkur mbeta pa
taban qėndrese.Me sytė e pėrlotur tė nėnės krijova
durimin.As kėngė pėr vėllezėrit nuk nisa kurrė.E
kurrė s'i takova nė pėrmasė tė kėsaj bote.Se ata
treten nė varre tė Kodrės Ftohtėsinė!E unė qyshkur
jam mėsuar ta kapėrdijė kafshatėn e durimit!Se
babai ndiente lodhje nga jeta.E s'dilte kurrė
kryelartė nė pazar.As qoshin nė konakun e burrave
se zinte!Megjithatė hudutet i kishte.Dhe fliste pėr to!
-Biro!Rrugėt e jetės kurrė nuk janė tė
rrafshuara!E hapin mbi to mos e hidh aq lehtė!Se
pastaj rrokullisesh nė greminė!
Dhe heshtja i binte mbi rrudhat e ballit.Mbi
krahėt e lodhur tė tij varej kafshata e shtėpisė.Rrinte
hapur dera pėr tė pritur miq.E fjalėt me kripė
bėheshin nė takime.
-Pėrse s'ia pashė buzėqeshjen njėherė?
-Se plaga e zemrės s'ia lė!
-Aq kohė e mban nė shtėrngim?
-Kurrė s'ia ftoh vullkanet!
-E kandilat e zjarrit i rrijnė kallė?
-Deri nė rrahjen e fundit tė zemrės!
-E pastaj do t'i pushojnė?
-Kur t'u shkojė pranė meteorėve!
-Atje nė lartėsi?
-Tek Kodra Ftohtėsinė!Nėn hijen e asaj dardhės!
Mos jam dallash e flas jerm thash atėherė kur
monologut i pėrgjigjej uni im.Dhe hodha sytė
matanė dritares pėr tė pa dritėn e bardhė.Nė lartėsi
tė qiellit grumbulli i errėt i mjegullave rrinte i
kėrleshur.Pamja e tillė krijonte vrazhdėsi!
-E shirat, erėrat do t'i godasin!Ditėt e dimrit me
ftohtėsi.Do tė dergjen nėn borėn e bardhė.E pastaj
bari i pranverės do t'i blerojė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:10 pm

Parandieva si zbret gjithė ai tėrbim i vdekjes mbi
damarin e gėzimit! Kot u pėrpoqa ta kap atė fije tė
ngatėrruar tė lamshit jetė!Vetėm atė ēast e ndieva
botėkuptimin.Pėrse edhe Lija ime e dashur me
ndjenjė tė hollė prekshmėrie gjithmonė i
buzėqeshte.Dhe heshtėte!Heshtėte!E heshtja e tillė
mė kujtonte ardhjen e festave,datave,ditėve qė do tė
mė ndiznin atė gofin e pėrkujtimit.
-Vdekja tė mirit i merr!,- pėshpėrita,dhe hėpėrhė
mora lapsin tė shkruaj kujtimet,,gėzimet,lumturitė qė
pėrmbylleshin nė pirgun e dhembjes!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:11 pm

II.
Ditėt ndėrronin pamjen.Nė mėngjes kishte
mjegull e pastaj diell.Befas fillonte era e pastaj binte
shi.Por,jeta ishte e njėjta edhe nėn dritėn e neonėve
ku bėhej xhiro nė shesh tė qytetit P., qė ne e quanim
Kryeqendėr.Zgjateshin degėt e shelgjeve pikėlluese
pėr tė prekur zemrat e mbėrthyera me
melankoli!Vetėm turmat e tė rinjėve aty e gjenin
prehjen pavarsisht si ishte moti.
Mu kujtua "mirėmbrėma" e Mirandės atė
ēast.Zėri i saj i butė e me shumė ėmbėlsi.Ktheva
kokėn dhe pashė se qėndronte pranė.Ēantėn e varur
krahut e nė dorė mbante njė revistė.
-Sa herė i vėrtita sytė rreth sheshit,por,nuk tė
pashė dot!
-U vonova!,- tha duke zgjatur dorėn.
-Jo!,- ia ktheva.Erdhe mu nė kohėn kur po
mendoja pėr ty.
Ajo buzėqeshi.Me hapa tė qetė hymė nė vargun e
gjatė tė xhiros.Zgjatej ajo pėrmes sheshit tė
Kryeqendrės dhe gumėzhima lėshonte tinguj tė
padefinuar gėzimi.Ēka mund tė ndodhte nė xhiro
duke ecur ngadalė-nadalė?
Bisedohej qė nga fjala tė dua, deri tek ajo s'tė
dua!Bėhej fjalė pėr shkencė,pėr art dhe kulturė.Pėr
provime e pėr krijime.E mbi tė gjitha bėhej pozė pėr
modė e pėr mirėqenje.Nganjėherė ajo i kalonte
caqet.Dhe shfaqej nė binarė shundi,prostitucioni e
narkomania...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:11 pm

Evropa qyshkur i ka lėnė kėto binarė!Vetėm tek
ne xhiroja bėhet nė shesh tė qytetit!,- pėshpėrisja nė
vedi, dhe befas shikova ca ēifte qė lėshonin radhėt e
saj pėr tė hy nė ėmbėltoren Shota.
Nga radhėt e atij vargani u ndamė tek kthina qė
shpiente matanė Kodrės sė Trimave,dhe drejtonim
hapat pa biseduar.Megjithatė ecnim krah pėr krah!
-E more vesh?,- mė pyeti ajo.
-Ēka?
-Ata tė sigurimit,grupit i kanė rėnė nė gjurmė.E
tashti pėr festėn e nėntorit do ta pengojnė Orėn
Letrare!
-Ashtu?! Ēka u pengon atyre?
Ajo vazhdonte tė ecė e heshtur.Mu duk atė ēast
se di e s'do tė rrėfejė ma shumė.Tek hidhėte hapat e
nuk bisedonte njė shqetėsim e ndieva nė
shpirt.Vrulli i nervozės mė pushtonte nė damarė.
-Ndalu Mirandė!,- i thash.
Ajo mė shikoi nė sy dhe ndaloi hapat.Njė deng
flokėsh i binin mbi sup duke ia mbuluar gjysmėn e
fytyrės.Ngriti dorėn pėr t'i larguar ,kur unė hidhja
mendimet mbi gjithēka.Dhe dengu i flokėve tė saj
tek ia mbulonin fytyrėn m'u duk hėpėrhė si federata
e zezė qė binte mbi trojet pėr t'ua rrėmbyer
bardhėsinė dhe lirinė njerėzve qė e ėndėrronin atė.
-Eh!Ē'pamje shenjtėrie do tė ketė Atdheu!,-
pėshpėrita.Ashtu e desha tė pastėr e tė lirė si fytyra e
bardhė e Mirandės dhe shkėlqimi magjik i saj.Balli
ma shfaqte gjėrėsinė e Dardanisė.Nė bebėza tė syrit
vėshtroja Abdylin tek hidhėte mendimet mbi
pavarėsinė.Dhe hunda e lėshuar si Gryka e
Kaēanikut qė shpiente tutje-tutje nė Kongres tė
Manastirit.Atje ku shkronjat e shqipes morėn vizė
pėr tė shkruar lavdinė ndėr brezėri.E Miranda
sonetin ua pėrkushtonte.
-Kanė kėrkuar emrat e poetėve qė do tė lexojnė
punimet e tyre!,-tha ajo.
Semafori i udhėkryqit jepte sinjal pėr t'u ndalur
kėmbėsorėt!Pėrballė Qendrės sė studentėve dukej si
ai guri i ndarjes nė Qafė Thanė.Si bardhėsi qefini
hija e tij!Ashtu i mbetur gjithmonė nė gjakim.Pėr tė
parė drejtimet e pėr tė hapur shtigjet e lirisė.
-Abidini!,-tha Miranda atė ēast kur ai vinte drejt
nesh,me buzėqeshje nė fytyrė e me krenari nė
shpirt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:12 pm

Tungjatjeta poetėt e rinj!Si jeni?,- pyeti ai.
-Tungjatjeta kritik i kanxhave tė mprehta!,-ia
ktheu Miranda.
Ishte pėrshėndetja jonė vėllazėrore qė na sillėte
kėnaqėsi.Sa herė qė mblidheshim pėr tė dhėnė
vėshtrime ai mbante qėndrim.Dhe hidhej nė
domethėnje imtėsirash pėr tė zbėrthyer
misteret.Lustrave e mashtrimeve pėr t'u duk tė
vėrteta qyshkur ai u binte grusht.Dhe fitonte nė
mendime e gjykime pėrherė duke u kthyer i dashur
pėr ne.
Tashti pėr ēka do tė pėrlahemi?,- i tha Miranda e
buzėqeshur.
-Si pėr herė ka pėr ēka.E ne kritikėt depėrtojmė
nė brendi thellėsishė pėr tė pa mos ketė edhe nė vezė
ndonjė qime!Ja!U pėrgėzoj pėr shkrimet!I lexova sot
nė revistė.Megjithatė...!
-Ha-ha-ha-!,- qeshi Miranda.E pastaj shtoi:
-Kishte lėshime por nuk kemi faj ne.Ata tė
shtypshkronjės kishin lėshuar gabime.
-Ata!Ju!,- tha Abidini.Ēdoherė ka arsye.Vetėm
shkrimi ėshtė si ai toborri i ushtarėve.Kur njėri del i
grisur,tjetri pa ēorapė.Njėri rri pa pushkė e tjetri
jashtė rreshti.Dhe, sėrish ėshtė toborr!Por, i
prishur.E ju poetėt ua leni fajin tė tjerėve qė
gabojnėMendoni pastaj se asaj qė i kėndoni ashtu do
tė vijė!
-Sėpaku le tė jetė e kėnduar !,- iu pėrgjigja.
-E kėnduar e harruar i thonė!,- tha .Futi dorėn nė
xhep dhe nxori pakon e duhanit.
-Pėr ta shporrur mėrzinė e pėr t'i ndjellė
frymėzimet!,- shtoi ai duke na shėrbyer.
-Nuk e pi! ,- ia ktheu Miranda.
-Falemnderit Abe!,- i thash unė.
-Atėherė ulemi pėr tė pi diēka!
U nisėm pas tij.Ai duke lėshuar shtėllungat e
tymit printe e ne i shkonim pas.Nė restoranin
Rrugova u ulėm.Aty ku hynin e dilnin njerėz pėr ēdo
ēast pėr tė gjetur prehje e qetėsi.Stili i rregulluar me
dekore kombėtare tė ndizėte ndjenjat pėr tė
medituar.Rregullimi i karrigave,tavolinave!Madje
bardhėsia e ēarshafėve tė jepte pėrshtypjen se kishte
pastėrti.E kėnga pėr dėshmorėt t'i ndizėte damarėt.
-Ku na tretėn punėt ?, - pyeti Abidini,kur
kamarieri ,njė djalė i ri solli me shpejtėsi pijet.
-Nė dorė i kemi!,- ia ktheva.
-Pa frenj!,- buzėqeshi Miranda.
Ia shikova lotin qė i shkėlqeu nė sy.Buzėqeshja i
ngriu nė buzė.Ajo nxori faculetėn dhe e
fshiu.Abidini i tretur nė mendime qėndroi pėr njė
ēast.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:12 pm

Tamam Miranadė!,- ia ktheva.Pa frenj janė.Ata
nungojnė!Se koka s'ka!
-Ka tė drejtė poeti kur klith pėr kokat!,-tha
Abidini.Vėrtetė e fortė qenka toka qė i mban!
Miranda uli kokėn sikur diēka kėrkonte.Flokėt e
zeza mbuluan bardhėsinė e ēarshafit atė ēast.M'u bė
se gėzimit dhe lumturisė iu vėrsul zezona.
-Pėrse hesht Mirandė?,- e pyeti Abidini.Nė atė
heshtje tė saj shikova shqetėsimet.Dhe mendova pėr
ditėn e festės sė nėntorit qė vinte si kali i bardhė i
Skenderbeut e sillte lirinė.Troku i tij atė ēast mė
oshėtinte nė kokė duke u pėrzier me tingujt e ėmbėl
tė ēiftelisė dhe zėrin e kėngėtares.Befas njė alarm u
ngatėrrua nė atė qetėsi.
Patrullat e zbulimit filluan!,- pėshpėrita e mendja
mė shkoj tek ora letrare!
-Kanė kėrkuar emrat e poetėve dhe punimet
ata...!?
Varianta e shprehjeve mė shpiente gjithkah .
Hyrje-daljet e ideve pėrpėliteshin pėr tė lind. Herėherė
ktheheshin nė pėllumba kujtimesh pėr tė nisur
gugatjet mbi ēati . Shpėrndaheshin buzėqeshjet . Nė
vallen e rritės lartėsoheshin domethėniet. Pėr
dasmėn qė vinte thurreshin kėngė.
Binarėt e jetės aktronin nė agim.Zgjatej jehona e
mirėsisė nė damar.Pėr kėngė kapitujt e lumturisė
shtronin pikėpamjet.Ēfarė madhėshtie do tė mbesė
nė pritje tė ardhmėrisė?!
Ishin mendimet qė herė mė shkonin vėrdallė e
herė mė nisnin nė shtigje tė kėrkimit.Pėr t'ia ngritur
atė nam mė duhej djersė e punė.Dhe rendja nga
agmia pa e ndier kurrė lodhjen.
-Jam apo s'jam kėrkimtar i fatit?,- pėshpėrisja sa
herė qė nisesha pėr tė mbėrri njė cak.Atje ku argatėt
e ditės bėheshin vėshtirė.Duke e shtrydhur kėmishėn
nga djersėt e shtatit e mbrėmja nė shekull mė
zgjatej!
-Mos hy nė brendi tė atyre kujtimeve!,- mė
oshėtinte uni im.Se heshtjes dhe durimit do t'ia
zverdhish domethėnjen.
-Domethėnjen?!Ēfarė domethėnje do tė zverdhet
nė kujtesė?Ajo qė ndiqej nga lakuriqėt e natės!Ajo
qė pritej nė pabesi!Dhe shtrydhėte damarėt e zgjimit
pėr ta lėnė nė varrin e harresės dėshirėn pėr
uratė?!Nė thyqafje vafshin ato njolla shėmtie qė
derdhėn helm nė rritė!Dhe kthyen krrokamaėn nė
kėto vise tė nėpėrkėmbura pėr t'i nisur nė katandinė
e gjatė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:13 pm

-Mos! Mos!,- mė oshėtinte zėri. Ti gjatė nė
mendime rri. I dredh penjtė e jetės hollė e hollė!S'do
t'i kuptosh misteret asnjėherė!
-E di! E di!,- i pėrgjigjesha.Ata nė kuzhinėn e
prapsisė gatuhen.Dhe lyhen e ngjyhen tė
shkėlqejnė.Me erė i spėrkasin tė kundėrmojnė! Ēfarė
pamje shenjtėrie u japin ligėsive! Anė e kėnd i
nxjerrin pėr mashtrim . Nė rrugėt e ardhmėrisė
krijojnė udhėkryqe . Ashtu rritėn e shitojnė.E si t'i
buzėqesh asaj murtaje?!Ta bekoj nuk mundem
kurrė.As uratė nuk i jap pėr lajkat.Duhmėn e saj e
urrej!Zėri i saj mbjell krrokamėn!Brezėritė don t'i
shkretojė.
-Nuk rrėnohet muri me kėngė tė zgjimeve.Nė
gjumė tė thellė e kanė vėnė ndėrgjegjen
kėtu.Lakadredhat hidhen e pėrdridhen!
-Ndale jehonėn e kėsaj zezone!Mos m'i verbo
sytė me shėmti!Nuk mė duhesh ti un i
hamendjeve!Pėrse mė shtie nė dymendėsi?Unė s'jam
i prirur pėr kėcime.E kulltukėt qyshkur i kam
sharė!Me djersė e mundime kam larė
agimet.Kėngėve gjak urate u fal!S'i nėpėrkėmb hijet
e tė vrarėve.Se gjaku i tyre mė ec nė damar!Edhepse
s'kanė nishan mbi varre, si diej mbi ne vezullojnė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:13 pm

III.
Festa e nėntorit ishte nė prag. Ndėrsa forcat e
sigurimit filluan t’i shkojnė vėrdallė Qendrės sė
Studentėve. Ē’do gjė mori pamjen e njė egėrsie tek
tė shikonin fytyra xhandarėsh e spiunėsh. Kodoshėt,
xhelatėt e pabesė, hynin e dilnin duke u pispillosur.
Por, jeta normale vazhdonte nė shpirtin dhe zemrėn
e studentėve.
Me librat nė dorė, qė nga mėngjesi ata rendnin nė
drejtime tė caktuara. Shkonin nė ligjėrata fakulteteve.
Edhe nė Biblotekė, ku ishte salla e
leximit. Nė mensė e pastaj nė xhiro. Ndiqnin
“Pėrmbytjen e madhe” qė shfaqej nė Teatėr e rendi
pėr bileta ishte i gjatė! Pa fund. Megjithatė, prania e
tillė krijonte tmerr nė sytė e turbulluar tė njerėzve qė
pėrpiqeshin tė bėhen zagarė. Dhe, ata, herė tė
buzėqeshur dy nga dy e herė tė larė nė djersė e me
dihatje ngjiteshin e hynin gjithkah pėr tė parė se
ē’bėhet.
Klima e vrazhdėsisė ndihej siē ndėrronin
momentet e kohės nė Kryeqendėr. Ndaj secili
mbante dokumentat nė xhepa pėr hir tė kontrolleve
nė hyrje-dalje tė qytetit.
-Djalo!,- dėgjova njė zė nga pas. Ktheva kokėn
dhe pashė njė tė panjohur. Isha i lodhur nga
ligjėratat e gjata tė Kėrkimeve operacionale dhe
ashtu i uritur rendja t’i lė librat e fletoret pėr t’u
kthyer nė mensė. Fytyra e vrenjtur e njeriut afrohej
drejt meje, tek e prisja.
-Urdhėroni! - i thash. - Ju duhem?
-Emrin?, - m’u drejtua mė zė kėrcėnues. I buzėqesha
ngadalė dhe mendova: Ē’ėshtė ky njeri nė
kėtė kohė?
- Valon!, - iu pėrgjigja i qetė.
-Lejen e njohtimit?
-Pėrse?
-Si pėrse? - u trand ai. Ndėrkohė dy policė me
uniformė shkonin vėrdallė me sjellje mospėrfillėse.
-Ja! Kjo ėshtė! E ndava lejen nga leja e banimit nė
konvikt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:14 pm

-E kjo tjetra, ē’ėshtė?
-Leja e banimit! Jam banor i kėtij konvikti.
Ai vuri syzet nė sy dhe u pėrpoq tė lexojė.
- Mirė, kjo ėshtė shqip. Po kjo leje e shkruar
kėshtu mbarė e prapė?
-Ashtu i shkruajnė atje nė qytetin K. Nė qirilicė!
-More, ua shkėrdhefsha qirilicėn atyre!, -
murmuriti ai.
Heshta. Dhe, nė vete mendova: Ē’ėshtė ky njeri
qė mė kėrkon nė kėtė kohė dokumentet e pastaj s’i
pranon ligjet nė tė cilat thirret? Edhe pse qėllimi
dihej, heshta atė ēast.
-Ju atje nė qytetin K., ashtu i mbani dokumentet, e
kėtu vini dhe kėrkoni Republikėn! ,- vazhdoi ai. Do
ta gjeni edhe atė, edhe atė!
-Tė gjitha bėhen sipas mundėsisė!, - i buzqesha
atij i qetė e me ton ironie. Ai zgudulloi sytė, duke
m’i shtrirė dokumentet. E nė hyrje tė konviktit hynė
edhe tre policė.
-Ja! Merri! - shtriu dorėn personi. - Nėse na duhesh,
do tė vijmė pėrsėri!, - tha.
U largova shpejt e shpejt duke u ngjitur katit tė
dytė me njė ndjenjė shkujdesie. Hapa derėn e
dhomės, ku banoja dhe hyra. Lėshova librat mbi
tavolinė dhe pashė njė letėr tė adresuar me emrin
tim. Ia njoha shkrimin pa e parė se kush e dėrgon.
Ishte ajo Shpresa M. e shkollės sė mesme
ekonomike nė qytetin G. E hapa me kujdes dhe
lexova:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:14 pm

I nderuari Loni
Kėtė letėr ta shkruaj nė momentin mė pikėllues tė
jetės sime. U bė njė kohė e gjatė qė s’jemi takuar e
diēka mė shtyri qė kėtė letėr tė ta shkruaj. E do
edhe rasti tė tė them se jam prekur thellė. Vetmia
pėrditė e ma tepėr mė bėhet pėrbindėsh i
tmerrshėm. Letrėn qė ma dėrgove e lexova me
kujdes. Edhe poezinė: Vashės sime. Ua lexova edhe
shoqeve! E analizuam gjatė e pastaj heshtėm. Tė ta
them tė drejtėn, kam njė parandjenjė se jeta i ka
hipokrizitė e veta. Sa iu gėzova atij shkrimi, ma
tepėr kam krijuar njė dozė shqetsimesh. Kėtu ēdo
gjė tashti po hesht. S’kemi mundėsi tė organizojmė
asnjė orė letrare. Edhe Hana me Miradien mė
than se ti mungon. Edhe unė e ndiej atė mungesė. I
kujtoj ēastet kur shėtisnim gjelbrimit tė kopshtit tek
" parashkollorja". E ti mund t'i kesh harruar ēastet
e asaj lumturie. Dhe mund tė kesh nisur aktivitete
tė tjera nė studime. Mendojmė ne shoqet e klasės sė
tretė, kur tė kryejmė kėtu, t’u bashkohemi. Meqė tė
thash se ndihem e pikėlluar, ta them se xhaxhait
edhe djali i vetėm Fisniku i vdiq! E ai tashti nė
prag tė gjashtėdhetave ka mbetur fillkat dhe po
pėrpiqet ta mbjellė njė vreshtė!
-Pėrse po e mbjell kėtė, o xhaxha? -e pyeta.
Mė shikoi i befasuar. Pastaj me sy tė pėrlotur nisi e
m’u afrua pranė.
- Ndalu kėtu, mbesa ime!, - mė tha. - E di se ti po
ndjek mėsimet. E di se mė kupton drejt, siē mė ke
kuptuar deri tashti, qė po mė bėn shoqėri pa m’u
ndarė. E di se shumė herėt ta vrau bardhėsinė e
jetės vdekja e bijve tė mi e tashti shkon mbuluar nė
tė zi. Edhe unė i pata shpresat te Fisniku. Mė jepte
gjallėri! E kishe edhe ti njė krah tė fortė si vėlla.
Por, jeta! Eh! Si qenka jeta!, - klithi ai. Pastaj
vazhdoi tė mė rrėfejė: - Jeta lidhet befasisht dhe
kėputet tinėzisht! E tashti qė ēdo gjė ka kuptimin e
dhembjes, sė paku mė shkoi ndėrmend tė lidhem
edhe njė herė me jetėn. E vendosa ta mbjell kėtė
pjergull! Dėshiroj tė rritet e tė rritet! Tė rritet e tė
bėjė kalavesh tė ėmbėl! E ata qė do t’i marrin,duke
shijuar ėmbėlsinė e kokėrrave, tė ma zėnė emrin. Tė
thonė: Ja, kėtė e mbolli ai qė i rriti katėr djem, e i
shkuan para kohe!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:15 pm

Zemra mė ngashėrente tek dėgjova fjalėt e
xhaxhait. Dhe mendja mė iku tek ti.Thash tė ta
pėrshkruaj kėtė rast e ti pastaj zgjėroje. Ti mė
kupton, Loni! Unė po tė rrėfej se pėrditė po ndjejė
zbrazėtirė nė shpirt.Ma thotė mendja se lumturia
perėndon shumė herėt!
Kthe nė qytetin G., kur tė vish nė shtėpi. Dhe mė
kėrko tė takohemi!Atėherė do tė rrėfej pėrse mė
pagėzuan me emrin Shpresa. E Hana,Dija e Vala
edhe qeshėn,edhe u pikėlluan pėr emrin tėnd. U
tregova fill e pėr pe si tė kanė pagėzuar. U
tregova...! Pastaj u pikėlluan dhe heshtėn,sikur
ranė meit!Ishte fati i nėnės tėnde qė mė dhembje tė
thellė pėr bijtė mori guxim qė ty tė tė shkollojė. E
tashti po tė pret me muaj t’i kthehesh.Pėrpiqu dhe
shko ma shpesh, por, mos harro pa kthyer te
kopshti i"parashkollores"!
Mirupafshim! Me mall,S h p r e s a M....!
E ndjeva njė peshė tunxhi nė shpirt, kur
pėrfundova letrėn. Ēka s’parandieva nga shkrimi i
saj, qė, duke dashur tė m’i mbyll plagėt, m’i hapte e
m’i linte thikat e ngulura nė shpirt. Takimet, shėtitė,
mbrėmjet letrare. Pastaj rrugicat, kopshtet, dehjet
shpirtėrore ngriteshin tė ngrira. Vdekja e Fisnikut
dhe shamia e zezė e Shpresės ma errėsonin jetėn.
Pėrsėri nana ime duke pritur e vetmuar aty tek arra
pėrpara mullirit. Dhe ftesat eja, eja, eja!, gjarpinj, qė
tė kafshojnė mu nė bebėza tė syrit!
-Mirėdita! Mė pėrshėndeti Shabani! Ai cimeri i
dhomės. As qė e pata dėgjuar, kur kish hyrė brenda.
Nė atė befasi s’di ēka thash. E pėrshėndeta apo jo,
s’mė kujtohet. Vetėm ai lexoi nė rrudhat e ballit tim
ndjenjėn e njė shqetėsimi.
-Prej nga kėtė letėr, Loni?
-Ma mirė tė mos kish ardhur!,- ia ktheva me
rėnkim. Me ka prekur thellė dhe ndiej nė shpirt
pikėllim. Edhe Fisniku, ai kushėriri i Shpresa M., i
vetmi djalė i xhaxhait, paska vdekur!
Ai mė shikoi me habi. E kuptova se ndjeu
dhembje. U afrua ngadalė dhe mė tha: Duhet tė
mbahet babai. Edhe Shpresa! E dhe ti, Loni! Ka
edhe ma keq! Ai heshti. Rrotullonte sytė, por edhe
mendimet dikah.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:15 pm

-Edhe ma keq, kur i katėrti djalė tė vdes e tė lė pėr
tė mbjellė pjergulla rrushi, qė tė tė kujtojė pastaj
brezėria!,- ia pėrsėrisja fragmentet e letrės. Ndėrsa
nėpėr trup mė shkonin mornica, mornica!
-Po, Loni! Po! - tha preras Shabani. - Ka edhe ma
keq! Atje tek ne nė Bllacė, po ta rrėfej njė ndodhi.
Kur i bie serbi i parė fshatit dhe i pret tė gjithė burrat
e tij! I hedh pastaj te njė gropė e thellė nė tė dalė tė
fshatit!Njė ditė pėrpara vjehrri merr nusen e djalit
mė njė nip gjashtė muajsh dhe i dėrgon tek farefisi i
saj! Pastaj, prit e prit ajo qė tė shkojnė e ta marrin.
Prit e prit. Dimri i madh e bora thonė deri nė brez!
Njė ditė befas trokit nė shtėpinė e miqve vjehrra.
Ia hapin portėn ata dhe e fusin brenda. Rend pėrpara
saj nusja dhe me pikėllim tė thellė i thotė:
-Mirė se erdhe, vjehrra ime! Mė duket se mė
harruat! - shpreh hidhėrimin e saj.
Plaka hesht. Ashtu e qetė qėndron pėr tė pirė
kafen e miqve. E pastaj nisen. Nėpėr atė borė tė
madhe! Plaka para e nusja pas me djalin e vogėl
Valmirin. Pa bėrė asnjė fjalė, ec e ec. Nė tė hyrė tė
fshatit atje te Gropa e tė vrarėve, siē e pagėzojmė ne
tashti, vėren nusja njė grumbull tė madh qensh.
Herė-herė kuisin e mbyten. E njėri me njė dorė
njeriu nė gojė rend pėrpara tyre. Po! Dora e njeriut
me gishtin e madh tė prerė.
-Nėnė!, - klith nusja dhe diēka nė zemėr i therė!
- Ecim, bijė e nėnės, ecim!
- Ėshtė dora e tim vjerri!,- klith ajo.
- Ecim. nuse, ecim!, - i jep zemėr plaka. Pa ndalur
hapat deri nė prag tė shtėpisė. Pa bėrė zė. Vetėm
atėherė ndalet, merr frymė thellė -thellė dhe lėshon
njė rėnkim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:16 pm

-Nuse!, - i thotė me sy tė pėrlotur, por me krenari
tė pamposhtur. Na bie barra ne ta ringjallim kėtė
fshat. Asnjė burrė tė gjallė s’e kanė lėnė. Edhe
fėmijėt e djepit i kanė therur! Dhe nuset shtatzėna...
E qentė e fshatit hajnė kufomat e tyre!
Nusja lėshon njė klithmė, duke shtrėnguar nė
gjoks Valmirin.
-Mbaju, tė them!, - e urdhėroi plaka. Unė po
mbledh pak krande, se ky oxhak pėrsėri do tė
tymojė!
- Dhe tashti, mė beso, Loni, nga njė xixė e asaj
ėshtė bėrė njė fshat i madh,Valmiri!, - pėrfundoi
Shabani rrėfimin.
S’dija as vetė pėrse po lotoja. Pėr letrėn
rrėnqethėse tė Shpresės M., apo pėr rrėfimin e
Shabanit!?.
Rridhe pėrgjoj vetminė.Shtrihet ajo mbretėri e
shėmtuar mbi gjithēka.Mė rrėmben me kthetrat
gjaksore tė kėrleshura.As frymėmarrjen s'e bėj dot.E
kurrė lirinė nuk e ndiej nė damarė!
Ēfarė heshtje e rėndė nga ajo brendi mė
derdhet.Nata sfinks nuk ka mbarim.Filli i saj ka
hapur kaptinat pėr ta praptuar ēdo rreze nė
katandi.Dhe mbulon ēatinė ku unė kėrkoj prehje.E
tretem nė ėndėrrime pėr njė takim.
Nė ēfarė ėndėrrimesh m'u ngatėrruan pamjet.
Vetveten s' di se ku mė rri.Kush m'i vrau gėzimet e
mė pėrflaku?Nė gjuhė tė bilbilave derdhi rrėnim.E
ngecėn fjalėt e rrėfimeve pėr kulla lumturishė pa
ēati!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:17 pm

Qėndroj meit si i ngrirė!Pa buzėqeshjet qė mė
ngecėn.Atje ku nishani i zi ka ngritur kujtimet.Dhe
hidhet si hije rretherrotull!Sa herė i mas
domethėnjet e saj pėrmbyset meraku nė mera!Atje ku
tufa e kujtimeve rri e venitet.Pėr blerim tė zverdhur
tė pranverės.Dhe pėr aromėn dehėse tė mirėsisė!
Ledhatimet qė i kisha shprehi perėnduan!As
udhembarė e nėnės s'mė nis nė shtigje!Atje ku
ėndėrrat mė kaptuan mė stolisėn thinjat mbi
kokė.Pėr ditėt qė ua fala kurorėn e mendimeve.Pėr
librin e vuajtjes ku fjalė mėsova.Dhe darkėn e
motmoteve e shtrova pėr durim!T'ia shkruaj
domethėnjet prapėsisė.E damarit tė gurit t'ia zgjoj
qėndresėn.Nė shekuj tė gjatė tė jetojė...!
As babai nuk mė pret nė pėrqafime.T'ia sjell
pėrshėndetjet dhe uratat.E t'i kėmbejmė shprehitė
pėr tė fituar pėrvojėn.Se jeta kishte nevojė pėr
qėndrime.E tė shpiente gjithkah nė hapsirė!
Nė cilėn portė tė trokas?Cilėn kaptinė tė saj tė
hap?Aty ku niset Aga Ymeri?!E gjerdeku pa
dhėndėrr mbet!Tė zverdhet gjelina nė gjymtyrė e
pamje.Pėr ditė takimesh pret, ajo pret!
Tė trokas nė portėn e pafundėsisė sė
ėndėrrimit?!Aty ku ndjenja e mirėsisė vritet nga
shėmtia.E niset babai bedel i vrarė!T'ia masė
kanxhat piratit kur zogut tė shpirtit i ngul hanxharė!
Rri dhe pėrgjoj vetminė!Nė vargan tė gjatė
lėshohet zinxhiri.Pėrmbyll fate njerėzish nė hallkė.E
mbushen sirtarėt e zyrtarėve pėr tė ndarė nga nėnatnizamė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:17 pm

IV.
Njė javė tė tėrė letra e Shpresa M. dhe rrėfimi i
Shabanit pėr Valmirin dhe Gropėn e tė vrarėve nė
mendje me rrinte si gjamė!.
Oreksi i bukės mė ra dhe nė mensė tė shpeshtėn
ktheja pjatat pa ngrėnė, tek vendi ku i priste pėr t’i
pastruar ajo ēapkėnja Nitė. Ajo ashtu e buzėqeshur
siē ishte mėsuar tė pozojė kur lash pjatat dhe desha
tė ik, mė tha: Hė, ty s 'tė pėlqen? E kam vėrejtur
rresht pėr ca ditė! Dhe qeshi me hi-hi-hi-tė e saja
karakteristike.
-M'i ke lexuar brengat shpejt!, - i thash i buzėqeshur!
-Tė kupton ty Nita nė rrudhat e ballit dhe vetullat
e ngrysura. Mos u bėj merak. Je i ri dhe fatin qė e
ke, s’e humb kurrė. E s’ta kam parė atė... vazhdonte
tė mė ngacmojė .
-Ke tė drejtė, s’jam takuar kėtė javė. I kanė dalė
punė nė familje. Nuk ėshtė kėtu.
-Prandaj edhe oreksi tė ka ikur ty, hi-hi-hi!
Ia ktheva shpinėn me njė ditėn e mirė dhe u
drejtova pėr tė dalė nga kuzhina e mensės. Duke
bėrė hapat pėrmes zhurmės qė vinte nga kolegėt e
koleget studentė, vrisja mendjen: Vėrtet si s’u
takova kaq gjatė me Mirandėn?. Ishte hera e parė qė
njė javė nga letra e Shpresės M., unė s’dola nė xhiro.
Aq pėrvjedhurazi ikte koha dhe ftesa Kthe nė qytetin
G., mė oshėtinte.
Ēdo t' mė thotė?,- mendoja. Dhe, misteri i
mendimeve pėr Shpresa M. m’i ndizte ndjenjat e
mallit, edhe pėr nėnėn qė nė ndarje futi dorėn e
majtė nė brez. Dhe me tė djathtėn mė pėrshėndeste,
duke qėndruar e ngrirė pėrpara oborrit tė mullirit.
Ktheva kokėn nga rruga dhe e pashė se ajo rrinte pa
lėvizur. Vallė? Ėshtė kthyer nga ai vend !,- mendova
atėherė kur udhėtarėt ishin rreshtuar dhe hipnin nė
autobus. Ia shtriva buletėn konduktorit, qė rrinte
pėrpara dhe kontrollonte.
-Biro, ėshtė ky vend im? - mė pyeti njė i
panjohur?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:18 pm

Mora buletėn nė dorė dhe i hodha njė shikim.
Pastaj i bėra vend tė ulet.Ai rėnkoi. Rrudhat qė i
shfaqeshin ballit, e thinjat mbi kokė thuajse ia kishin
ngarkuar pamjen me njė tė kaluar tė rėndė. E tashti
po dėshmonin. Megjithatė, ai u ul dhe ashtu
ballėlartė tek autobusi rendte nė tė dalė tė qytetit
sikur po kėrkonte diēka.
S’di pėrse mė bėhej tek lėshoheshim blerimit tė
gjerė tė fushės nga gjarpėronte shiriti i zi i asfaltit
sikur po hyja nė oqean. Largimi nga Kryeqendra pa
u takuar me Mirandėn, takimi me Shpresa M. pas njė
tragjedie mė kthenin e pastaj mė futnin nė dy botė tė
kundėrta. Sikur atė ēast shkėputesha nga njė
hapėsirė e nga njė lėvizje pėr t’u ndeshur me materie
tė tjera nė kohė tė pakohė.
Absurd!,- thash! Unė nė asnjė shpirt tė asnjėrės
s’kam hyrė! Tė dyja i kam shoqe! E ēka, nėse
s’takohemi apo takohemi. Njė buzėqeshje spontane
me shpėrthej padashur. Mu kujtua “parashkollorja”
qė e thirrnim ne me Shpresa M. rrugicėn nė tė dalė
tė qytetit G. tek lagja e magjupėve. Asaj rrugice plot
e pėrplot baltė,tė shkretė, pa njerėz! E ne njė ditė,
tek deshėm tė shėtisnim, i ramė trup.Ajo rrėshqiti!
Pėrpak desh ra. Mė zuri pėr dore e unė u pėrpoqa ta
ndihmoj. Ishte befsia mė e madhe ta prekėsh aty, ku,
sa herė e shikoja,se ajo gufonte. U skuqėm tė dy por
s’u hidhėruam. S’thamė nė ndienim gjė! E tashti ajo
mė thotė: "Te parashkollorja"?!
-Devėr, devėr! - klithi plaku.
Ktheva sytė nga ai! M’u bė se mi lexonte
mendimet. Heshta pas pak, duke menduar mos kisha
folur me zė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:18 pm

Ē’ka ndryshuar, o mixhė, mė thuaj!.
- Kam e s’kam ēka tė tė them!, u pėrgjigj ai. Jeta
tė ngarkon me ēdo gjė. Herė-herė ka kuptimin e njė
blerimi e herė-herė tė shkrumos! Nė jetė tė del ēka
mos. Duhet ta provosh e ta durosh. Ajo tė kėrrus. I
shikon drunjt si qėndrojnė?
Hodha shikimin drejt trotuarit nga hynte autobusi.
Shelgjet pikėlluese me degė tė varura gati pėr tokė.
- Ashtu e kanė rritėn, mixhok!
- Si njerėzit, biro! Edhe ne qėndrojmė. E krahėt na
i pėrkulin. I shikon duart. Hė! Mbajė pėrherė
pėrpjetė. Ato tė lėvaren. Edhe koka. Ka njerėz tė
ndryshėm nė kėtė dynja. Tė shumtėt janė si drunj qė
vjeshtės ua ndezin barinjtė zjarrin. Dhe digjen nė
palcė. E mbesin nė pranverė tė nxjerrin degė blerimi.
Bisedat e tij as qė i kuptova tėrėsisht. Vetėm njė
gjė kuptova. Njė hall i madh i shtynte njerėzit tė
endeshin. Edhe ne tė dy nė tė njėjtėn karrige tė
autobusit ecnim. Na shtynin motivet tė niseshim.
- Pėr ku po shkoni, mixho? Nė miqėsi, apo? -
renda tė dij pastaj.
- Nė dreq tė zi, biro!,- ma ktheu me buzėqeshje tė
ngrirė.
- U trazova? Mė falni!, - i thash me ndjenjė
pendimi.
- Prej nga jeni? - mė pyeti paspak.
- Nga qyteti K. Nga fshati Llag.
Ai sikur u pėrmend. Hapi sytė i befasuar.
Kushedi nga i rrotulloi mendimet. Lėvizi nga vendi
sikur diēka e shtyri. Dhe m’u kthye.
-Demek nė jetė njerėzit edhe kėshtu takohen. Nė
autobus. Eh! Ē’mė ke kujtuar tashti, o bir. Kodrėn
Ftohtėsinė. Sa mė ka marrė malli pėr Ndajnė udhat,
pėr Bokat, pėr Birat e dhelprės, pėr Tumėn e
Lėndinat e Mėdha!. E pastaj pėr njerėzit. Posaēėrisht
pėr xha Nezėn. A ėshtė gjallė? Eh! Zėri i tij dhe
ēiftelia!,- klithi ai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 3:19 pm

Po ju, mixhė, prej nga i dini gjithė kėto? Xha
Neza, i ndjeri, ka ndėrruar jetė pėrpara dhjetė
vjetėsh! E kam timin, nga dajėt.
Plaku rėnkoi, sikur iu rrėnua diēka. Pastaj me njė
zė qė nxirrte nga thellėsia e zemrės, klithi: - Zoti ia
faltė xhenetin! Ishte burrė e gjysmė. Gjatė kohė ai
vend njeri tė tillė s’do tė lindė. Kanė ngelur dasmat
pa kėngėtarin. Pa gėzime. Kanė mbetur kėngėt pa
zėrin e ėmbėl tė tij e pa tingujt e kulluar tė ēiftelisė.
Kush do ta kėndojė Hasimen, Beno Bajraktarin,
Tahir Pashėn, Aga Imerin? Kush do t'ia thotė
Sulltanės, Kalosh Danit e Sadin Selmanit?...
- Keni tė drejtė, mixho. Ka qenė i tillė, xha Neza?
E ju nga e njihni? Ēka u lidhi me atė anė?
- Atėherė mirė o bir, por tashti qė na la takati. E
punėt pa takat po mėshilen. Ne e hapėm atė tunelin e
madh. Atė tė gjatin. Dhe banonim te barakat e
Kodrės Ftohtėsinė. E malli mė ka marrė e s’kam
mundur tė kthehem njėherė t’i vizitoj!
Mu kujtuan “loēkat”, siē i thirrnim ne atėherė.
Isha i vogėl katėr vjeē. E ata po punonin vėrtet. Tė
gjithė me shallin mbi kokė e me kėsulėn e bardhė. E
di qė hynin e dilnin nėpėr mėhallat tona. I prisnin
fshatarėt. Edhe nė shtėpinė tonė kishin ardhur ata. E
ky plak qenka njėri nga ata! ,-pėshpėrita.
Autobusi kthente nė hyrje tė qytetit tė parė. Duhej
edhe njė orė deri nė qytetin Sh. Plaku fėrkonte ballin
dhe sytė me dorėn e djathtė. Paspak m’u drejtua:
-Biro! Nė qytetin K. e kalova njė jetė tė re. Dhe
ruaj kujtime tė mira. E pastaj e rrita djalin me
mundime tė mė shkojė ushtar. Dhe i ra tė shėrbente
nė qytetin K. Thash, mirė qė i ra atje e do tė
ēmallem, duke parė djalin edhe viset. E do tė takoj
njerėzit qė i njoh. Po shkoj sot e po shkoj nesėr e
kaluan muajt. E djali trokit nė derėn e njė kapiteni
pėr tė marrė leje pėr tė na vizituar! Hyn brenda e
pėrpiqet t’i rrėfehet. Megjithatė, kapiteni as qė ndien
pėr tė! I urdhėron kėrcėnueshėm tė dalė jashtė. E
djali del pa i thėnė: razumem! E tashti shkoj nė
Gjyqin ushtarak tė marr pjesė nė gjykim.
- Ashtu? - u tmerrova atė ēast. Mė doli pėrpara
ushtria popullore. S’e kisha kryer as vetė dhe s’e
kuptoja. T’i shėrbesh popullit e tė tė burgosin ata qė
hanė e pinė pa punė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: