Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:03 pm

- Jo! - u nguta e i thash. Nėse u shtie pak sheqer tė
dytėve, ėmbėlsohen mė shumė!
Babai buzėqeshi hidhur. Mbase e kuptoi si shaka. U
ēua mė kėmbė dhe ashtu qetė-qetė u nis tė dalė nga
dera. Aty qėndroi dhe tha: Bija ime, mos tė rėntė tė
shtiesh pėrshesh tė dytė!Po s’u ngope me ēanakun e
parė, i dyti ėshtė ēorbė e thartuar!
Buzėqeshi sėrish e pastaj vazhdoi: Do tė ik, se mė
hidhėrohet nusja pėr kėto llafe!
Nėna Xife heshti. Ē’kujtonte ato ēaste, kushedi.
S’kisha guxim ta ngacmoj. Si tė shtangur mbetėm
duke u shikuar sy mė sy me Lijen. E ajo pas pak
filloi tė mbledhė teshat nė valixhe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:04 pm

- Pikėrisht ashtu ėshtė!, - i thash. - Por, s’na e the
dėshirėn?
- Prandaj po mendohesha, Loni. S’mė binte
ndėrmend ēka desha tė them. I lutem zotit t’u lindė
fėmijė. Mashkull apo femėr, sidoqoftė. Vetėm
sagllam qoftė, o birė. E sė pari nusja tė shpėtoj !
- Jo! Se dua unė sidoqoftė.Nėse Lija mė lind
vajzė,tė dyja nė spital do t'i lė. Unė dua djalė t'mė
lindė!, ia ktheva nėnės pėr ta nxitur.
- Sa budalla qė je! I marrė prej tė marrėve! Hesht,
se po t’i dėrrmoj turinjtė.
Ajo m’u vėrsul!Deshi t'mė godasė. Unė u pėrkula
atė ēast, e mbrohesha nga goditjet!Ashtu nė pritje
tek qėndrova ajo mė pėrqafoi.Pastaj filloj tė rrėfejė:
- Ti Valon si ai Sula u bėre. Erdhi njėherė te ne.
Dhe unė e Nexhi e pritėm. U ndalėm e biseduam.
- Si i ke nė shtėpi?, -e pyeti Nexhi.Ai shtrembėroi
turinjtė.
- Ēka tė mundon Sulė? - e pyeti sėrish Nexhi.
- Ma mirė mos e kisha martuar djalin Nexh!,-
shtoi ai.
- Pėrse?,- u habit Nexhi. U habita edhe unė dhe
dėgjova me vėmendje.
- Ja! - shtonte Sula. - Vitet kalojnė. U bėnė pesė.
Dhe djali e nusja: hajt njė fėmijė, hajt njė tjetėr e njė
tjetėr. Rresht tri vajza. Dhe tashti rri e
mendohem.S’kam ēka bėj. Edhe atėherė, kur i lindi
ajo e para i thash: - Biro!Gruaja qė tė lind pėr sė pari
vajzė, s’bėhet grua! E djali hapi sytė!Vetėm mė
shikonte. S’bėhet, jo i thosha, - fliste Sula pa
ndėrprerė.
- Si, more, i ke thėnė ashtu? - habitej Nexhi.
- S’ke bėrė mirė. - i thash unė.
- Ore, dėgjoni, na tha ai. Jo vetėm atė, por i thash
edhe shumė fjalė tė tjera. Me gjithė zemėr e shpirt ia
thash.E ai s’mė dėgjonte. Lėre, mor, nė spital me
gjithė cucė. Ēka tė duhen ai soj i bushtrave nė
shtėpi!, - qeshte Sula.
E djali heshtėte. S’mė dėgjoi qė s’mė dėgjoi.,
vazhdonte pandėrprerė ai. E tashti fap edhe njė
tjetėr. I them: Hė!Si tė duket. U bėre me njė toborr
cucash e do tė ecish fshat mė fshat. Edhe nėpėr
qytete pas tyre.
-Ėshtė punė e zotit baba!, - ma kthen ai.
- Jo, more, i them unė. Soji i ka fajet. S’e di ti se
nėna e saj varg i rreshtoi shtatė!, - dhe qeshte Sula
hahaha!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:05 pm

Derisa dėgjonim bisedėn e nėnės kur rrėfente pėr
Sulėn, unė dhe Lija heshtnim. Mė vinte njė habi e
madhe dhe ndieva nė shpirt njė brengė. Ēfarė
botėkuptimesh qė kanė kėta pleqtė! E ca herė s’ua
luan topi?,- mendova.
- Loni, kam menduar tashti gjatė pėr sojin tim!mė
tha Lija kur nėna doli nga dhoma.Tė gjitha tezet dhe
nėna ime kanė lindur djem pėr sė pari!
Ajo heshti.Unė i buzėqesha pa qėndruar nė
mendimet e Sulės!Sa pėr shaka, e pata thėnė po tė
njėjtėn ide.
-Po tė mė lind djalė, do ta marr dhe do ta lė nė
prehėr, Loni! Ja!Do tė them. Djalė deshe?. Ja ku e
ke. Rrite tashti!
Meqė kishin kaluar netėt, prisja momentet se kur
do tė vijė ajo. Ndėrsa mendimet pėr ēdo ēast mė
iknin gjithkah. Ditėt m’u zgjatėn e netve mė dilte
gjumi. Dhe qeshja me vetveten.
-Vallė!?Si mundet tė lihet gruaja nė spital pse tė
lind vajzė? Hahaha, qesha. Po Sula?...
Dhe e ndieva se ēastet zgjateshin. Diēka mė ngriste
nga vendi pėr tė dalė jashtė durimit. Tė nisem e tė
shkoj te miqtė e t’iu them:
-Po mirė, unė s’e pruna pėrgjithmonė kėtu! Pak ka
punuar pėr ju njėzet vjet? Dhe tashti pak ditė ka qė u
ndihmon? Pse e vononi e s’e ktheni mė parė? Pse?...
Dua tė ngritem lartėsive.Atje ku vringėllojnė
tufanet e shkrepėtijnė vetėtimat.Ndeshen shenjtorėt
me perėndi dhe,ua shpėrthejnė lamshin e misterit
t'ua marrin uratat!T'i kthejnė ato nė lindje
agimesh.E rruga ajo ngushticė me gropa!Mė shpie
thik nė thyqafje e mė pėrplas nė hon! Oshėtima e
rrokullisjes mė pėrpin...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:05 pm

Nė cilin binarė tė fatit u ngjita unė Sizifi?Me
gurin e rėndė nė shpinė e me vargan mendimesh nė
kokė.Me kothere buke u ula nė darkėn e
vetmisė.Arrnat e jetės i mbajė paluar nė zemėr, t'ia
kthej blerimin buzėqeshjes.Qyshkur damari i saj
pėrthante.Perėndimi mė zu nė mesditėn plot
diell!Errėsira!E nisesha ta mbėrrijė njė cak.Nė
thellėsitė e pėrmbysura ishte fillimi..
Jehonė shėmtie - vetmia.Vallja e djajve mė
rrethon.Orgji sfinksash!Silueta!E suita e vrazhdėsisė
mė shpie nė majmalin e mallkuar.Aty ku rri shpirti i
djallėzuar.E ndeshet me fatet ,lumturitė , gėzimet .
Pėrgjaket nė log!Uratė i jep errėsirės.Mirėsinė e
mallkon!
-Hej!Mirėsia nuk banon nė kėtė anė!Vetėm
erėrat hedhin valle!Shtojzovallet bėrzana lindin
trinjakė!Dhe ecin ato!Rrokullisen!E kėnga nuk ka
fjalė!As vargje e rimė!Turfullin reshpja e tyre!Tė
mbyt!Shikimet tė ngulen nė retinė!
Nė kohė tė pakohė mė zė shtėrngata!Zėri i
nėntokės mė shiton!Kasneci i sė mbarės u vonua.Nė
oktapodin e lakut ka ngec.Njė lajkė bisharėsh e
lajthiti.Mbeti kasneci - kasnec!E unė Sizifi?
Me gurin nė shpinė ngjitem lartėsive!Atje ku
vringėllojnė tufanet e shenjtorėt ndeshen me
perendi!Po!Shenjtorėt qė mbjellin tė mbarėn nė
ugarė!E nuk kursejnė vetveten pėr mirėsi!Etja ua
than gjymtyrėt.Rrudhat i mbulojnė mbi ballė.Por,
nuk thyhen as dorėzohen ata!Vdekja i ringjallė...!
Ankthi mė zė!Mornicat mė shkundin.Nga endem
nuk di!Llahtari i gjatė m'i kaplonte agimet.Atje ku
perėnditė e dreqėrive sorrollateshin.Finokėt!Nė
sulm hidhnin orditė.Nė toborrin e bisharėve -
jeniēerėt, qolet,kurvėritė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:06 pm

-Do tė bėhesh baba!,-mė oshėtiu njė zė.
-Edhe ti nėnė!,-pėshpėrita.
Ishte kurorė e pėrjetshme lindja e tij.Unazė e
zjarrtė e dashurisė!
Fantazmat e shėmtive mė mbytėn.Me kurtha mė
ngujuan.Mė ngrinė.Ashtu i larė nė djersė mbeta meit
nga kllapitė...




VII
Sa herė Lija rregullonte punėt nė oborr e kthehej
pastaj nė shtėpi, mė gėrrynte diēka nė zemėr. Ndėrsa
koha e dimėrit kthente acarin e vet. Dhe ngrica
hėpėrhė tė pėrpinte.
Si do tė ishte lindja, mendova atė ēast.
Parafytyrova ēdo gjė tė keqe.Njė lindje e vėshtirė mė
bėhej se ndiqte fatin tonė.Zėri i autoambulancės e
rendja drejt spitaleve pėr tė shpėtuar mė oshėtinėte, e
zėri i foshnjės sė palindur mė kthehej si shigjetė nė
shpirt. Megjithatė, as qė bėja zė e as qė bisedova
ndonjėherė pėr kėto parandjenja me ndonjė.
- Mos ke tė ftohtė, Lije!, - i thash, duke ia vėnė
dorėn nė ballin e zverdhur, kur ajo u kthye nga
oborri e u ul nė shtrat e kėputur.
- Nuk ndihem mirė, Loni!,- m’u pėrgjigj.
Kėrcėlloi dhėmbėt nga dhembjet, ndėrsa muzgu
binte ngadalė.E nėna pėshpėriste vetmeveti.Bėnte
lutje atė ēast.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:06 pm

- Bir!Nusen duhet ta dėrgojmė nė spital. Dil dhe
gjeje ndonjėrin me veturė!
Nuk mė kujtohet se si i kam zbritur shkallėt. Pas
njė ēasti tė shkurtėr vetura u parkua nė oborr. E Lija
dhe nėna Xife dolėn ngadalė-ngadalė. E pashė
babain tek mbeti i vetmuar nė prag tė shtėpisė, i
heshtur e duke dredhur mustaqet. Nėpėr atė muzg tė
acartė mbėrrimė pėrpara dyerve tė spitalit dhe nė
derėn e grave lehona, cingėrruam. Mjekja qėndroi nė
sportel.
- Pėr lindje?
- Po!, - ia ktheva.
Ajo hapi derėn dhe e mori pėrkrahėsh Lijen.
Shikova shpinėn e saj kur ndahej! M’u bė se kurrė
s’do tė takohemi. Megjithatė, pėrmbahesha e prisja
ēdo tė ndodhė.Buzėqeshja e tretur e saj hidhej nė
shpirtin tim si mjegull e nė zemėr ndieva dhembje
malli.Lindja qenka vdekje! M’u rrėnqeth trupi.
Vėrtita sytė nė tavanin e pavionit ku ishte shtresuar
njė merimangė. M’u bė se nė kthetrat e saj po
qėndronim unė e nėna Xife pėr tė pritur ēastet e fatit
apo tė fatkeqėsisė.
- Zoti i ndihmoftė!,- pėshpėriti nėna dhe fshiu
sytė.
Heshta pa i thėnė gjė! E nė mendje mė
rrotulloheshin mendime e mendime.Vetėm sytė as
qė i hiqnim nga sporteli.Prisnim me padurim ēdo
ēast.
- Urime!Urime! - tha befas mjekja duke hapur
sportelin. Keni djalė!
- Mu bėftė plak me mjekėrr tė bardhė! - brohoriti
nėna dhe futi dorėn nė gji e nxori kuletėn. Iu afrua
mjekes qė rrinte e buzėqeshur nė sportel dhe i dha
diēka nė dorė. I dhash edhe unė diēka dhe ajo e hapi
derėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:07 pm

- Mund ta shihni po tė doni!.
Ēdo tė kishte ndodhur nga lindja, isha kureshtar
tė di. Dhe eca pas nėnės Xife. Lija e shtrirė nė
krevatin e lindjes, e kėndellur nga dhimbjet, pėrpiqej
tė buzėqeshte. E foshnja pranė saj. Ajo mė shikoi
sikur deshi tė mė thotė: Hė! Ky ėshtė djali qė e
prisje!
Nuk folėm atė ēast . Vetėm nėna Xife u pėrkul
mbi ballin e saj ! E puthi.
- Shyqyr qė mė shpėtove nuse! Mė jetė tė gjatė e
paē djalin! U bėftė me mjekėrr tė bardhė, jarabi! -
dhe mbi gjoksin e tij lėshoj njė para.
- Tė blejė vėllezėr e motra ! Djali i nėnės! -klithi
nė fund.
Ia shtriva dorėn dhe ia urova djalin! Edhe ajo mė
shtėrngoi. E ndjeva se pėrmes duarve tona lidhej
shpirti e zemra sėrish. Pėr njė ēast qėndruam tė
shtangur.
- Shpėtove! - i thash i buzėqeshur. Pėrndryshe do
tė leja kėtu. E tashti, kur tė vi tė tė marr? Do tė jemi
bashkė ,bashkė pėrgjithmonė!
E ndjeva se mjekja qė rrinte pranė deshi tė na
largojė.
- Po dalim!, - ia ktheva.
- Mirupafshim!Do tė vijmė!, - i thash Lijes dhe u
nisa tė largohem.
- Zoti tė sjelltė ma shpejt nė shtėpi nuse! - tha
nėna.
Ishte hera e parė qė ecnim nėnė e bir tė gėzuar.
Nėpėr atė acar s’ndienim as lodhje e as dimėr.
- Kush do t’i tregojė Nexhit? - tha ajo.
- Pėrveē teje kush, nėnė? - ia ktheva.
- M’u shtua shtėpia edhe pėr njė burrė! - klithi.
Hija e rėndė e qoftėlargėve mė vardisej.Krijonte
merimangėn nė pabesi.Hataja e tunxhave qė
endeshin nėpėr mendime.Gjarpėrinj qė kėputėn
hapin e rrezeve.Anembanė praptohej qenėsia.
Zhveshej portali i ndėrgjegjes qė digjej si qiri.Tretej
nė flakėn e zbehtė tė shpirtit!Pėr t'ia zgjuar
shenjtėritė domethėnjes sė blerimit. Po! Blerimit tė
shkrumuar nga kthetrat.Kurmit tė tij i futėn
hanxharė.Tė zhbėhej nga vendi.Nga rrita!
Prapėsi!Prapėsi!Ti gjithmonė zgjatesh si hijena.
E rrėmben gėzimet.Shtrydh rritėn.Errėson dritėn.
Por, feniksi nuk zhduket kollaj.Ai bleron nga hiri i
vet.Damarėt i ka thellė nė brendi tė vatanit.
Rrėnjėt!E ngritet nga varri i rrafshuar - pa
nishan!Del nė mejdan!Ai gjergjelezalia me
plagė!Mbėrthehet e del nė log!Me shpatėn e urtėsisė
godit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:07 pm

E ju tė pabesėt tuxharė.Endeni me hanxharė e
kthetra demonėsh!Dhuratėn e pėrndjekjeve e falni
nė gėzime.Krijimet i shitoni me heshtjen.Rrėmbeni e
praptoni ideale!Pėr ēka?Pėr zgjeben tuaj mesjetė!
Pėr krrokamėn e kaukazit!Bisharė,derra, gomarė...!
Nuk nėnshtrohen Martirėt.Nuk nėpėrkėmben
kollaj.As nga dushmanėt e vatanit.As nga kanxhat e
tiranit!
Shtigjet nga zhytesha ato ēaste jete - hone!Hone
ku presin nė pusi xhelatėt.Hekatomba e tyre
hasha!Havadan mjerimesh.Asgjėsimesh!Kush ua
pranonte veprimet.Ata levat e dreqėrive!Levat e
kurvėrive!E qeshnin cinikėt.Zgėrdhiheshin si
shkretėtirė.Endeshin mjerakėt meitė.Tė ngrirė!Me sy
korbi vėshtronin .Dhelpėrat e mashtrimeve!Ujqtė e
kėrcnimeve!
Mos kėrkoni ferr urtakė!Vatani ynė ėshtė ferri!I
ka rėnė terri atij!Zjarri e flaka ia djegin
agimin!Vetėm krrokama ka jetė kėtu.Shterpėsia
rritet nė postajė!Mallkimi mbi kokat tona
bekohet!Uzdajė!
E ne rrimė nė gjumė amullie.Shėmtia na
pėrgdhel kur ngecim.Nė thyqafje tė ecim...!
E shtangur mė duket gjithėsia.Ajo qė lind e
lirė.Erėmira e brezėriė.Shtathedhura e trimėrisė.E
besės!Bujarisė!E rri e strukur nėn hije tiranie.
Bisharėt ia pėrthajnė damarėt me shartime.Tė rritet
nė ugarin e saj ēorroditja,kastrimi!
E vėrteta lind nga hiri.E rritet,ngritet.Mė kot
vonohet.Madhėshtia e saj nė vargane tė gjata
mendimesh mbillet.Ninullat e nėnave i japin
gji.!Ngurtėsohet kėshtjella e Vatanit.
Shtigjet e mia!Portali i ndėrgjegjes qė digjet si
qiri !Pėr ju nė mendime rri...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:08 pm

VIII
Barra e jetės mė ngarkonte befas.Por hapėronim
ngadalė.Ashtu si Ari qė rritej e zbukurohej
pėrditė.Shtėpisė i shtohej gėzimi.Zėri i tij kur qante
pėrzihej me ninullat qė ia thurrte nėna.Ishin vargje
fjalėsh qė dilnin nga brendia e njė shpirti tė ndrydhur
pėr tė shprehur uratėn pėr rritė.Dhe rrinte mbi djepin
e tij ajo.Nuk ndjente lodhje!
Jehona e jetės sė mbarė ėshtė nisur
kurora e dashurisė u farkua,
m'u bėfsh trim o nip'i im Ari
nė punė e mėsime i pari...!
Ajo thurrte vargje pėr ēdo ēast dhe pėrkundėte
djepin pandėrprerė.Ishte Libri i pashkruar i jetės sė
saj qė shprehte dėshirat mbi kokėn e nipit qė rritej nė
djep.E pėr ēdo ēast ia kthente perlėn e humbur tė
mirėsisė.
Po!Ishin kėto horizonte qė mė hapnin shtigjet pėr
tė kėrkuar frymėzime krijimi.Sa herė mė pėrziheshin
fjalėt e saj kur i thurrte mbi djepin e Arit me ato tė
nxėnėsve nė shkollė.Dhe ndieja njė kurorė lidhjeje
pėr ta shprehur nė rrėfime.
-E nga t'ia nisja?Ca teprica dilnin e
ngatėrroheshin pėr ēdo ēast.Sa herė matesha t'i
shpjegoj vinin e lidheshin nyje.Po!U ngjanin atyre
problemeve tė matematikės qė mbesnin pa zgjidhur,
sa herė qė s'tė bie ndėrmend formula e tyre.E njė ditė
kur pėrpiqesha ta shtroj frymėzimin m'u ndėrlidh ai
me shembullin e rifigurimeve.Me atė qė nxėnėsve ua
shpjegova nė klasė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:09 pm

-Po nė libėr nuk pėrmendet as Driloni, e as
Drinia!As Arbėri e Arbėria shok arsimtar?,- nuk
duroj pa mė pyetur ajo kaēurelja Tefike.
Qesha atė ēast. Si t’ua shpjegoja se nė vend tė
emrave nė libėr mund tė kenė edhe tė tjerė emra nė
shpirt e nė zemėr. Por, heshta. Hodha shikimin mbi
fletoren e njė nxėnėsi.Ai kishte shkruar emrin pa H.
- Dėgjo kėtu!, i thash. Ti e mban emrin e Hasan
Prishtinės dhe s’guxon t’ia hekish e as t’i shtosh
ndonjė shkronjė! E lėre mė qė mbiemrin e paske
zgjatur me shumė shkronja!
Ishin kėto pėrpjekje tė vogla pėr tė zgjuar
mendjen dhe ndėrgjegjen e vogėlushėve. Ndėrsa
bisedat dhe qėndrimet me kolegėt e punės tė
shpeshtėn na dilnin si konflikte.Ca prej tyre, duke
bėrė “petulla" pėr poste, shėnonin ēdo gjė. E pastaj
lajmėronin ata tė mėdhenjtė e komiteteve! Por,
kishte tė ndėrgjegjshėm nė atė mes.Qyshkur jeta i
kishte pėrshkuar nėpėr birėn e gjilpėrės.Kishin
qėndruar nė vuajtje e durim!Dhe ata kishin njė ide
dhe e mbanin krahun tim.
Njė ditė pėrpara kremtimit shpėrndamė numrin e
revistės. Derisa bėnim plane pėr njė zhvillim cilėsor
tė saj, nė zyrė hynė tre vetė. Njė civil e dy tė veshur
me uniformė policėsh. Drejtuam sytė drejtė tyre, qė
s’pėrshėndetėn, por qėndronin me njė pamje
vrazhdėsie.
- Urdhėroni! - u tha pedagogu. Ju duhet diēka?
- Kemi urdhėr!, - tha personi civil dhe futi dorėn
nė xhepin e palltos pėr tė nxjerr fleturdhėresėn. E
pastaj shtoi: Revistėn qė e keni botuar na e jepni!
- Revistėn?! - pyeti pedagogu i habitur. E pastaj
pasi na shikoi u tha:
- Pa urdhėrin e drejtorit s’mundemi.
- E pyesim pastaj! - qeshi me cinizėm personi.
Uli kokėn mbi letėr dhe lexoi.
- Kush ėshtė Valon Dedja ?
- Jam unė!, iu pėrgjigja ftohtė.
- Edhe ju me ne do tė vini!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:09 pm

Policėt mblodhėn dengun e revistės qė ishte
paluar mbi tavolinė. E pas pak u nisėn duke mė vėnė
nė mes. Nė oborr tė shkollės qėndronte vetura.I
katėrti qė priste nė oborr e ndezi makinėn.
Vėrejta sytė e nxėnėsve qė s’hiqeshin. Me njė
kureshtje e me njė dhembje ndiqnin largimin tim.
Tek nisej vetura, dėgjova njė zė:
- E morėn mėsues Lonin!
Atė ēast mė shkuan vėrdallė shumė mendime.
Mė doli pėrpara thėnja e Mirandės atje nė
Kryeqendėr: Ju pėrmallėt s’jeni pėr punė tė tilla.
E pastaj xha Lima: Mos u bėni, bre, morra se ju
ndrydhin!
Ē’kisha bėrė atė ēast s’kuptoja. Se ku po mė
shpinin, pėrsėri s’dija gjė. Vetėm njė shpresė dhe
guxim e kisha.S’kanė ē’mė bėjnė!
Vetura rendte drejt qytetit K.Pėrmes fshatit Llag.
Nė tė kaluar pranė xhamisė, vėrejta nė oborr.Lija
varte pelenat e Arit tė thahen nė litar. Diēka mė theri
nė zemėr, por s’bėra zė. Vetėm nė tė hyrė tė qytetit,
kur afroheshim pranė ndėrtesės ku mė shpinin m’u
dhimbsėn nėna dhe babai.
-Do tė sėmuren sa tė marrin vesh!, mendova.
Po Lija, vallė? Sa do tė shqetėsohet!, pėshpėrisja.
Dhe atė ēast parafytyrova sytė e pėrlotur tė saj. Rrokullisjen
e lotėve nėpėr faqe dhe dridhjen e buzėve
tek dėneste. Po duart e Arit qė do tė mbetnin nė
pritje?
-S’kanė ē’mė bėjnė, thosha nė veti, tek ngjitja
shkallėt e sytė e policėve mė ndiqnin, si bishat kur
ndjekin viktimėn!
-Xhelatėt!, thash kur i shikova ashtu si tė
tėrbuar!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:09 pm

Syri i korbit mė pėrgjon!Pleurat e mushkėrive
zjarr mė marrin!Shtangem!
Korbi i errėsirės ec!Gjithkah hy!Nė dyluftim me
lindjet,kėngėt ,idetė.Edhe varrimet i ndjek!Pėrgjon!
Pėrgjon!
O korb i zi!Krrokama jote gjithmonė ka sjellė
hata.Ka ndjellė kobin e kėsaj ane.Ka shqetėsuar
mirėsinė.Ka shembur ēatitė!E ti s'i ndale krrokamat.
Hu e hu e hu!,- tė ngritet binaja e rrėmetit!
Vallė!E ndjen se shpirti tė pėrthan?Pėrse
dreqėrive e laqeve u mban iso!Dhe endesh me
shpirtin katran.Katandisesh si baltė shkretėtire!
Lulet e mirėsisė kjo gjėrėsi do t'i rrisė.Xhet pas xheti
ringjallen viganėt.Janė kipcat e urtakėve tė kėsaj
ane.Qyshkur lindi dielli e agimi - rrezet e tij i
derdhi ata jetuan.E tashti ku i shpieni?Katandinė ua
rrasni nė damarė!Ta zhbėni atė kep shekullor!Atė
farė!Ugari juaj i mbjellė me rrėshqanorė!I
ftohtė!Akull!Borė!Turfullin me kamxhik rrėmeti .
Pėrndjek,shiton lirinė!
Mos ia bėni varrin urtėsisė!Besėn mos e
kurthoni.Se shija e kuptimeve i humb domethėnjet.
Bardhėsitė!Kulla e qėndresės nga tufanet s'
prishet!U qėndroj shekujve pėrballė!E kuajt e Trojės
hingėllimat i zbehėn.Mė gjunj ranė.Perandorėt me
ordi, e me jeniēerė, mbetėn pa vlerė!Nė muzeumė
shahen pėr robėri e mesjetė.Rrijnė tė shkretė!
Barbarėt , kusarėt, bisharėt!Si ju!Tė kotė!E kotėsinė
e ruani me ...!
Syri i korbit pėrgjon.Ndalet!Shėnon mendimet,
idetė, qėndrimet!Nė dasma gėzimeve u hedh
farmak!Kėngėt dhe vallet i shiton.Me lak!E turret,
turret kurthon!Atje nė kabinetė tė dreqėrive!Atje ku
zihet ēorba e hashasė.Lajmėron t'i vardisen hatasė!
Ēka do o korbi i zi?Tė kėnaqet shpirti nga
prapsia?Pėrse hy nė varganin e gjatė?Aty ku vdekja
ka rrėnuar njė rritė?Nga laku e dredhia!Kanė
mbetur jetima nė errėsirė!Tė mjerė!E ti u derdh
acar!Tė ndihen tė vetmuar.Nė zi...!
Pėrse tmerrohesh nga ai vargan?Pėrthahesh nga
bashkimi!Turfullon nė brendi.Kėrcnohesh!
E di!E di!Nuk tė pėlqen ideja.Ajo dallgė
kushtrimi!Edhe nė zi- qėndresė! Me heshtje e
peshė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:10 pm

Sytė tė erren nė pėrgjim!Dridhesh!Ti kufomė
shėmtie!Rri i ngrirė si katran!E duhma e rėndė tė
kundėrmon!Tradhėti!Vullkani tė ngritet nė brendi.E
tretesh, e tretesh!O korb i zi, i zi, i zi...!
Syri i korbit mė pėrgjon.Pleurat e mushkėrive
zjarr mė marrin.Se bėj dot asnjė hap nė
rrugėtime!Nė ide - ngujime!



IX
Pėrpara tė gjithėve dinte Ibush Danga.Nė Llag pėr
rrethin e qytetit K. kumtonte risitė dhe shpjegonte ngjarjet.
Se si ngatėrroheshin prej - Hė, dreqi i marrtė!,Ē ’kėrkojnė ata?
E gjetshin
belanė!
E kishte me gjithė zemėr apo sa pėr sy e faqe ai,
tė shpeshtėn s’kuptohej.Por, dilte nė shesh ēdo gjė
dhe ai sėrish pėrpiqej tė jetė gjithkah.
Si linte dasmat, urimet, varrimet. Me njė fjalė,
pėrgjimet i kishte shprehi dhe merrte erė gjithkah e
fuste hundėt kudo.
- Mirė ia bėnė! E kėrkonte! - tha befas, nė
shitoren e Dinit, ku pėr ēdo orė e ēast pėshpėritej se
Lonin e kanė marrė!
Tė gjithė ata qė hynin e pinin lloj-lloj lėngjesh e
pijesh, sapo dėgjonin, e pėrcillnin nga njėri tek tjetri.
Vetėm Kurta, qė nga mėngjesi e deri nė mbrėmje as
qė pėrzinte fjalė me tė tjerėt.Pinte e grindej
ndonjėherė. Por as qė ia varte ndonjė.
- Ēka bėrė, or Ibush?, - e pyeti Dini, duke ia
gapėrruar sytė tė dijė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:10 pm

- S’tė marrin kot ata. Jo! Kur u thotė njeri tė
rinjve mbylle gojėn me dry, ata s’tė pyesin
.Mendojnė se lehtė mund tė luash me shtetin. Edhe
ē’ėndėrra sheh ai di e jo ēka po punon!
- Ashtu? - habitej Dini. E ē’punė ka bėrė Loni,
Ibush?. I urtė ėshtė bre, ai.Pėrpiqet tė mbajė
familjen. Dy pleq e gruan me fėmijė nė djep.
- Po, more, edhe unė si ti them? Por, tė tjerėt
s’thonė ashtu!, - pėrgjigjej Ibushi. - Ata t’i
numrojnė frymėmarrjet dhe ta lexojnė teskeren nė
xhep!
- E vėshtirė bėhet jeta, Ibush! - i thoshte Dini.
- Pėr ata qė mbarsen me idenė e shkollės sė
Kryeqendrės do tė ndihet ma shumė.Tė gjithė do tė
pėrfu- ndojnė nėpėr humnerat e burgjeve.
- Do t’i marrin nė qafė!, - thoshte Dini.
- Punė pėr ata ėshtė! Le tė punojnė si duhet.
Shteti i shkolloi dhe ata diplomuan. E tashti, si pėr
dreq, vijnė nga Kryeqendra dhe mbjellin farėn e saj.
Nė vend qė tė punojnė pėr shtetin, ata e vdesin atė.
Po bėjnė ēmos pėr tė prishur rendin e qetėsinė pėr
atė tė shkėrdhyer Kosovė!
- Jo, more. S’ma merr mendja! - pėrgjigjej Dini.
- Si s’ta merr mendja! - reagonte Ibushi. Ē’janė
gjithė kėto shkrime? Po shpėrndahen lloj-lloj
revistash e pamfletesh. Po shahen tė parėt e gjithė
ata qė u rrinė pas. Shpallen tradhtarė e tė shitur
shqiptarėt e ndershėm, tė provuar e tė besuar tė
shtetit! Ata tė komiteteve!E shkruhen parulla pėr
Kosovėn Republikė!
- Rroftė Kosova!Rroftė Republika!,- klithte duke
u grindur e duke zbrazur gotėn e birrės Kurta. Ashtu
tek ēonte barkun e fryrė, sikur e kėrcnonte Ibushin.
- Ja! Ē’ti bėsh kėtij. Edhe ata tė shkolluarit e
Kryeqendrės si ky janė!Ua kanė dehur trutė dhe
tashti nė vend qė tė shkruajnė pėr sė mbari,
shkruajnė sė prapthi! Edhe Loni i tillė ėshtė. Do t’i
nxjerrė nga nėntoka ata qė i vranė e i rrafshuan mė
dyzetepestėn. E ata as eshtra s’kanė dhe fara kurrė
mos iu mbiftė! Por, t'i lėmė ato. S’janė punė pėr ne.
Kryesorja ai ėshtė brenda. Dhe pėr tė hyrė atje ėshtė
kollaj. Pėr tė dalė ėshtė vėshtirė. Ngushtohen ato tė
plasme dyer!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:11 pm

- E nėse s’kanė fakte, s’kanė ēka t’i bėjnė Ibush!,
- i thoshte Dini.
- Hėm! Kujton ti se ata tė marrin kotnasikoti?
Kanė hapur sė pari dosjen ata. Kanė mbledhur e
mbledhur fakte. Ashtu qoftė, si thua ti, Din! E mė
shkon mendja mua edhe tek tė tjera! Tė kujtohet
varrimi i gazetar Limit. Ēka iu desh Lonit nė atė
turmė tė dalė e tė lexojė?
- Bėri mirė, ore.Ishte ndarja e fundit nga ai. I ri
dhe i anės sonė.Duhej bėrė njė nderim edhe ashtu.
- Dakord! Ishte pikėllim i madh. Por, ai ėshtė
vrarė padashur. Rastėsisht e ka goditur njė plumb i
shastrisur! E tashti t’i jepet ngjyrė tjetėr, pėr ta
rrėnuar bashkėjetesėn? Si thua ti, Din? Vėrtet dora e
zezė e vrau mu nė kohėn kur na duhej ma tepėr ne?
E pėr ēka na duhej, bre? Ai punonte ajte nė
Beograd! Punė e madhe. Ēka do tė na ndihmonte ne,
zgėrdhihej me cinizėm Ibush Danga.
- Hesht! Mos e tepro Ibush!, ia kthente
Dini.Njeriu ynė kudoqoftė pėr ndonjė moment tė
duhet. S’e kanė thėnė kot se i joti edhe mishin nė ta
hėngėrt, kocin ta ruan!
- E di, Din, por koha ėshtė e tillė. Secili duhet ta
pastrojė oborrin e vet! Janė ngritur mė kėmbė dhe po
pėrgjojnė. Si besohet askujt. Pėr asgjė. Tashti po
mbarsen shumė gjėra e vijnė pjellin kėtu.E ata tė
komitetit na shtėrngojnė pėr gjithēka. Na marrin nė
pėrgjegjėsi. Ja! Po ta them si vėllau! S’mė lėnė
rehat, ore. Edhe kur shkoj nė dasma, kam mall tė rri.
Eja e qėndro deri nė fund! Ia nisin ata me kėngėt,
hajt e hajt! Ndėrsa ata atje mė shtėrngojnė: Trego! Si
qėndrojnė njerėzit.Ē'ka bėjnė!Ēka kėndojnė! E kam
vėshtirė t’u kundėrshtoj. T’u them se s’mė intereson
ajo , mė kanė kushtėzuar me atė vend pune. E pastaj
fėmijėt m’i lėshuan nga ushtria. Tashti jam as nė
qiell e as nė tokė. Them ca herė: Si s’mė kuptojnė
kėta tė rinjtė e tė ruhen pak. Ata, si pėr inat, ia
marrin lirė e lirė. Ēka u vjen nė mendje e flasin me
gojė. A shahet pushteti? Socializmi vetėqeverisės?!
Bile, mė shikojnė edhe vėngėr, sikur jam unė ai mė i
madhi i tė kėqijave!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:11 pm

- Nuk e besoj,Ibush. Mos u prek. Tė rinjtė s’janė
si pėrpara. Ndryshe e kuptojnė jetėn. Ndryshe e
ndėrtojnė shoqėrinė. Ani!, - thoshte Dini.
- Po, de! Them edhe unė ashtu. Por e teprojnė.
Ja! Si nė dasmėn e Dilit. Ēka u desh ta porosisin atė
kėngėn e kėsulave tė bardha. E pikėrisht pėr mua?
Dhe ajo Bega e Kosovės dridhe e dridhe zėrin.
Rashė poshtė, sa s’pėlcita. Ata qė mė rrinin pranė,
mė than: Edhe ti,Bushi, kėshtu? E tė nesėrmen, kur
tė takoheshim nė komitet? Prandaj, u interesova
kush e udhėheq grupin. Loni mban rregull mė than.
Iu drejtova atij e ai mblodhi krahėt: S’di gjė pėr
kėtė kėngė, xha Ibush!Se nga erdhi e kush e
porositi? Pėr nderė s’e di!
- Do ta dish!, - i thash. Do ta dish nesėr.
- Po tė betohem nė kokė tė fėmijės, xha Ibush. E
ti ke fėmijė dhe di pėr ata. Atėherė u largova prej tij.
Por, s’mė hiqeshin shoqėria. Shati, Lati e Xheti mė
thoshin: Vetė, mor, e ke porositur!. Tashti na shet
dushk pėr gogla. E sikur s’u dimė juve tė Llagut. Tė
tillė keni qenė me kohė. Do ta pastrojmė nesėr kėtė
punė. Dhe, si pėr kob,nga gėrtuqet filluan edhe
krismat e revoles. Pau, pau, pau!
- Edhe pėr kėtė s’do tė flasish!, - mė thoshte
Lati.
Sėrish u largova prej tyre. Mė brente diēka. E
thirra prapė Lonin. S’munda pa ia bėrė me dije.
- Nėse ti s’di gjė pėr kėngėn, nesėr do tė dinė
organet. Do tė lajmėroj!
- Paraqite, xha Ibush. Por, unė s’di asgjė. Mė
beso!
Dhe tashti, tek ndodhet brenda mė vjen tė pėlcas.
Pėrse aq lehtė u turra dhe ua thash ndodhinė. Ata mė
buzėqeshėn. Mė dhanė kafe e cigare. Dhe, fije e pėr
pe shkruan!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:12 pm

- Do tė shohim! Ti mos u brengos. Shteti e zė
lepurin me qerre!, - mė than. - E ti pėrpiqu pėr kėto
raste. Edhe pėr prishjen e emrit tė Kryetarit te
Kodra e Zabelit! Dhe, m’i rrahėn krahėt.
E pashė qė ata edhe mė thellė duan tė mė rrasin.
Se isha vonė, e ndjeva.S’kisha se si kthehem. I kisha
shkarkuar drutė atė ēast. As qė ma mbanin kėmbėt
litarin qė e bėja lak. Duhej qėndruar asaj rruge. Ndaj
kėrkova leje tė dal.
- Do tė shkosh, do tė shkosh!, mė than. Mos u
bėj marak, o Bush Danga. Na thuaj ti, se vetėm ty tė
besojmė. Ishe ti kur u martua Valoni?. Nė dasmėn e
tij?
- Po! - ua ktheva.
- Tė kujtohet kush ishin nga larg nė dasmė?
Njė re e zezė mė mbuloi tė parit. Thash me vete:
Kur shkon cjapi tek kasapi, kėshtu ia vė thikėn nė
fyt! Por, s’desha tė kuptohem se u zura ngushtė.
- S’mė kujtohen, bre!, -u thash. - Por, e di qė
erdhėn nga Kryeqendra. Erdhėn vonė e s’qėndruan
gjatė?
- E ēka sollėn, s’pe?
- S’pashė gjė. E di qė u pėrqafuan ! Ia shtėrnguan
dorėn njėri-tjetrit. E koha erdhi pėr tė hyrė
Loni nė gjerdek!.
- Pos kėsaj, asgjė s’di ti,Bushi?. Ku shkuan
pastaj ata?
- Nuk e di!, - ua ktheva.
- Mirė, shko! Por, ta themi ne se dimė ēdo gjė.
Edhe kur erdhėn. Edhe ēka than! Edhe ēka sollėn!
- Mos, bre! - habitej Dini. Do ta marrin nė qafė,
Ibush. E pastaj do tė mbesė ty.
- S’jam unė fajtor kurrė. Ē’kėrkojnė ata tė mėsuarit
e Kryeqendrės, e gjejnė. Kokėn e hėngshin,
pasi duan tė luajnė me shtetin!
Ibush Danga doli nga shitorja e Dinit i fortė e i
patundur. Dhe priste t’ia mėsynin pastaj nėna Xife e
Nexhi pėr aman e derman!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:12 pm

- Tė thoshte xhakuli, por ti nė tė tuat, pėshpėriste
Bushi. Nuk shtyhet muri me kokė, jo! E ti Loni ke
mėsuar ē’ėshtė teoria!Por praktika thotė ndryshe!
Kėtė herė do tė ndihmoj, e pastaj, nėse shkel nė
dėrrasė tė kalbur, ki kujdes. Do tė lė nė fund tė
pusit!-pėshpėriste tek ecte i vetmuar. Dhe, pėr orė e
ēast, priste tė kthejnė tė nėnshtruarit tek ai pėr ēdo
gjė! E pastaj, tė rrihte gjoks: Jam unė ai Ibush Danga
qė tė vė nė litar e tė nxjerr nga litari ho-ho-ho...!
Heshtja bie.Mė kot pėrpiqem t'ia gjejė kuptimin
jetės.Merr nė kaptinat e thyqafjes me shqetėsime ,
mjerime, rrėnime.Domethėnja e kuptimit tė saj
asgjė!Kėrkon lakadredha!Hedhje!Pėrdredhje!Ku ta
rrėmbej atė fije urtie?E t'ia ndez shkėndijat
ngado.Tė zgjojė drita e saj mendjet e fjetura.Tė
trazojė amullinė.Gjumin e rėndė!Makthet!
Skenari i aktrimit flijon aktet!Mizantropėt si hije
duken. Zvarrisen nė binarė si rrėshiqė!Me gjuhėn e
prerė nė lak!Ndėrlidhen nė rrjedha tė nėnshtruarit.
Servilėt.Me kurtha jetojnė.U gėzohen atyre!
Me hiēin kurorėzojnė ngritjet. Lindje ėndėrrojnė.
Shterpėsia ua mbars agimet.Buzėqeshjet i
shfaq nė darka tė ngrira.Aty ku gjarpėrinjtė e gjakut
vrerin derdhin.E kukamėn e qyqeve falin dhuratė!
Deri kur ky gėzim i ngėrdheshur?Acari i
mendjelehtėsisė krijon tragjikėn.Komedia kaplohet
nė pėrmasė.E hapen teatrot pėr premierėn jetė!
Hyjnė aktorėt e stėvitur!Akti i parė pėrmbyllet me
takime.Shmallen!Puthen!Pėrqafohen!Viktimat dhe
xhelatėt bashkė!Zgjohen tė vdekurit!Tė pėrndjekurit!
Memecėt.Nga rendi i gjatė i sallės vriten e vriten.Nė
gjoks e nė kokė.Meit mbesin e tresin nė mendime.
Aktet vazhdojnė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:13 pm

Nė njė cep drita zbulon kotėsinė.Zverdhet e vdes
njė hije.E ngritet mendimi i vrarė cektinė!Ec kasneci
i lajmeve gazmore.Stuhi e ngricė fton pėr
darkė.Vetveten e hajnė nė gjymtyrė.E brejnė si
minjtė litarin.E ēojnė dolli dollibashėt dolikoqefalė.
Zbrazin me gllėnka damixhanėt,pėr tė dalur
syskuqur nė mejdan!Babaxhanėt...!
Heshtja bie .Ankthi.Sytė errėsirė mė shfaqin.
Vezullon mashtrimi,lajka ,qesėndia.Helmon e kapton
damarėt.Gjaku i shprishur ngjizet nė frymėzime.
Ndizen marritė pėr mejdane.E dalin nė log si
shenjtorė!Rrėmbejnė agime tė arta -ndyrėsirat.Me
pozė rrėmbimesh hyjnė nė urtėsi.Mishėrohen me
hamshorė hanmet e zotrinjėve!Harbohen!
Kalaja e durimit rrėmbehet nga kurthat.Flamuri
i nderit i griset nė prak.E tunden gjymtyrėt nga
mornicat.Mbesin nė lak.
Nuk dilet nė skaj tė uratės me rrėnim!Kjo botė
ėshtė shembur nė damarė!Vetmia ia ka mbarsur
agimet e shėmtisė!Ka vėnė mirėsinė nė altarė.E
priten,vriten,fyhen qėndrimet.Allaxhaja i bie mbi
shpinė.E shkundet ,tundet misteri!Ngritet nė lartėsi e
bie nė thellėsi!Shpėrthejnė vullkane!Myku, rrėshira,
ndyrėsia...!
Heshtja mė rrėmben me oshėtimė.Ankthi...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:14 pm

X
Kur dyerėt e shkollės u hapėn nė shtator, e
vargani i gjatė i nxėnėsve u nis nė betejėn e diturive
tė reja, me njė malcim nė shpirt mblodha nė njė
trastė ēekiēėt, mistritė, darėt, matėset e shumė vegla
tė tjera pėr tė filluar ndėrtimin e objektit sipas planit
tė zotėri Amerikanit, qė kishte ardhur nga kurbeti
pas tetė vjetėve ndarje. Dhe, si ishte rrasur me
dollarė, sapo kishte zbritur nga aeroplani, kishte
ndėrruar emrin Xhuli me atė Amerikan! Por, njė gjė
s’e ndėrronte, sipas tij, kurrė nė jetė!
-Nuk marr ustallarė nga larg kurrė! Dua ta bėjė
pazar me ty, Loni. Se, kushedi? Nesėr ata shkojnė e
pėr njė tjegull qė mund tė rrjedhė dikund, hajde shko
e gjeje!
- Po mirė, zotėri Amerikan, thua ti qė unė tė bėj
meremetimin e pėrhershėm tė saj? - e pyeta pėrpara
se tė bėjmė marrėveshje.
- Jo! - mu kthye. - Vetėm desha ta shpreh se i
vendit ka mundėsi edhe pėr ato! - shtoi ai mė nė
fund.
Pas marrėveshjes pėr ta ndėrtuar godinėn e zotėri
Amerikanit, njohtova ortakėt dhe ndihmėsit. Tė
gjithė tė rinj e tė njė vendi. Tė papunė e hallexhinj. E
me argatėt e fituar po pėrpiqeshim tė mbijetojmė
kohėn e njė krize, ku inflacioni i gjėrave ndryshonte
nė ditė katėr herė vlerėn e vet.
Objekti qė e ndėrtonim ishte nė udhėkryqin ku
kalonin tė gjithė:Udhėtarė e hallexhinj. Shkollarė e
agallarė! Pėr tė gjithė tė tjerėt pėrgjigjej. Ortak Biti e
Xani mė than: Do ta kemi mirė!. Kemi mundėsi tė
reklamohemi pėr tė pasur punė gjithkah!
Heshta, pa u thėnė gjė. Vetėm nė zemėr mė nguleshin
shigjeta sa herė qė nxėnėsit e mi kalonin nė
mėngjes e ktheheshin nė mesditė. Me maturi mė
pėrshėndetnin. Mirėmėngjes shok arsimtar! Edhe
kur ktheheshin, po ashtu!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:14 pm

Hė, mėsuat sot?, - u thosha, dhe nė shpirt mė
pėrcėllonte njė zjarr.
Ca herė gjatė mendoja pėr mėsimet qė mund t’i
kishin marrė. Dhe i pyesja: Sot e mėsuat kėtė mėsim.
-Po!,- pėrgjigjeshin me buzėqeshje dhe heshturazi
largoheshin. Mė vinte tė pėlcas ca herė, por mbaja
durimin. Qyshkur e mora vendimin pėr largim si i
papėrshtatshėm, e ndjeva se rrugė tjetėr s’ka. Vetėm
punė, se ndryshe s’i dilet.
Ditėt kalonin. E ne ngrisnim murnajat. Vetėm
pėrshėndetjet me nxėnėsit ishin tė pėrhershme.
Ndėrsa kujtimet pėr tė kaluarėn me ta nė bankat
shkollore i ndieva si mall nė zemėr. M’u shfaq nė
mendje dita e shpėrndarjes sė revistės. Krijimet e
nxėnėsve. Vrullet e tyre pėr tė krijuar. Pikėrisht atė
ēast mė oshėtinte nė kokė poezia kushtuar atyre.Sa
herė qė kalonin pranė e mė pėrshėndesnin, unė i
pėshpėrisja vargjet:
Nga sytė tuaj mė lindin frymėzime
se vetė i ngjani njė lumi pakufi,
Ju jeni Diej qė lindni agime
e mė shfaqni pėrpara t’ikurėn fėmijėri!
Nė cilėn reprizė tė ekraneve mund tė
transmetohej gjithė ajo pamje e sė
kaluarės?Befasisht e keqja shtrinte krahėt pėr ta
mbėrthyer rritėn me zezonė. E mbante nė pusi pėr ta
shituar!
Dhe, pikėrisht nė atė pusi ndihesha se isha
viktimė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:14 pm

Pėr hajėr, or Aga Xhul!, i than shumica qė i
erdhėn pėr t’ia uruar. Paske nisur kala. Edhe
ustallarėt i paske gjetur, u priftė e mbara!
- Ēfarė kalaje, ore!,- zgėrdhihej Amerikani. Kjo
ėshtė kolibė. Por, thash ta ngris. Meqė edhe
ustallarėt ishin pa punė, le ta nxjerrin njė kafshatė
kėtė verė. E Loni, qė humbi vitet nė shkollė, sa tė
mos mbesė rrugėve!
Sa herė qė i dėgjova kėto, mė nguleshin thikat nė
zemėr e nė shpirt. Por, mbaja veten, se nė shtėpi
vėrtet prisnin. Nėna Xife thuajse numėronte ditėt
nga dhembjet. Babai u ligėshtua shumė nga pleqėria.
Lija herė merrej me Arin e herė me Besėn e
posalindur.
Gjithė kjo mblidhej si njė lamsh, qė, sa mė
shumė do t’ia gjesh fillin, aq mė shumė tė humb e tė
ngatė- rrohet!Aq ma tepėr kur mblidheshin lloj-lloj
kalimtarėsh dhe lėshonin ca herė fjalė, pa ditur ku
preknin.
- Punė e mbarė, o ustallarė! - na tha njė ditė
Xhili, qė sapo kish ardhur nga Zvicra. Po ti, Loni,
prej kur usta? - mė pyeti. - Domethėnė, kot i grise
pantallonat nė karrigat e shkollave!, - shtoi ai.
- Mirė thua, Xhil! - iu pėrgjigja. Ashtu po del me
mua. Nė jetė ndodh ēka mos!
- Po, de! Ne duhet tė bindemi njėherė e
pėrgjithmonė, Loni! Ku ka pasur tė mėsuar kjo anė?
- Tė mėsuar? - e pyeta. Pastaj desha t’ia ndryshoj
mendimin. - Xhil!- i thash. Mos do tė thuash tė
punėsuar nė vise ku duhet?
- Jo more!Ku mundemi ne nė ato vise! - tha
preraz ai. - Ne pėr kėto punė kemi lindur!Tė izetit!
- E po s’tė bėn kush ministėr Xhil, pa i pasur
ministritė!
- Prandaj e thash!, - tha ai. - Ju tė shkollės, qė
vini prej atje, pėr ato mendoni. S’ka se si bre Loni!
Tjetėr e mban arrėn dhe ēekiēin kėtu! Gabim e keni!
E tashti nė vend qė tė punosh aty ku duhet, po bėn
murnaja. Pėrpiqu e mati mirė e bėri drejt se do tė
humbėsh ofertat!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:15 pm

- Po pėrpiqem, Xhil!Po. Por, e kam vėshtirė se
s’e kam zanat! E ju tashti i kėrkoni edhe preciz, por
edhe lirė! Jeni vetėdijėsuar.
- Vallahi, mirė e the, Loni. E ky Amerikani s’e di
a ka sjellė arkitekt. Ta kontrollojė!Njėherė bėhen
kėto punė.
Xhili u largua prej nesh. Dhe tok me Xhul
Amerikanin kishin shkuar tek arkitekt Mire Kaurri.
Pasi ishin gostitur nė lokalin e hotel Unionit, ku i
priste klientėt e vet Mireja, pas shumė gotash, e
sollėn ashtu syskuqur pėr tė bėrė kontrollin. E ai
ēonte sytė rretheqark, sikur kėrkonte tė gjente
kushedi se ēka. Pastaj, filloi tė na pyesė pėr
dimensionet, pėr betonin, pėr ...!.
Arkitekt Mireja kur heshti, Xhili zgėrdhihej duke
pritur kushedi se ē’fjalė. Pasi e kishte mik tė vjetėr, e
kish ndėrtuar shtėpinė e vet me tė. Ai krenohej qė
tek Xhul Amerikani me ndėrmjetėsimin e tij, pasi
kishin hėngėr njė drekė tė fortė nė hotel Union,
erdhėn pėr tė parė objektin.E zotėri Amerikani
s’fliste.
Arkitekt Mireja shkundi kokėn, sikur po qartėsonte
diēka. E pastaj u drejtua drejt Xhilit e Xhul
Amerikanit:
- Dėgjoni!, -u tha. - Mirė e kanė punuar! Nėse ka
nevojė, eni e mė merrni. Aty do tė mė gjeni. Ju!, -
na u drejtua neve. Punoni! Vetėm kujdes. Unė jam i
pėrpiktė dhe s’lejoj gabime.Nė sa objekte kam bėrė
unė kontrollė!. Ka ngjarė qė i kam larguar nga puna
ustallarėt!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:15 pm

- E kam marrė vesh, zotėri!, - i buzėqesha me
ironi. Keni tė drejtė, pasi u mundėsohet!.
- Ashtu! - tha ai. Kuptoj apo s’kuptoj, s’e di.
Vetėm pėr tė manipuluar arkitekt Mireja nė rrethin e
K. kishte zė! Pa tė, nė shumė vende as edhe ujė
s'pinin.
Ata u larguan tė tre, duke e futur nė mes
arkitektin. O zot, klitha. Ēfarė njerėzish mban kjo
toka jonė. Vallė? Pėrse s’mund tė vlerėsojnė se sa tė
mjerė janė? Megjithatė, vazhduam tė bėjmė punėn
tonė. E arkitekt Mireja me Xhul Amerikanin e
Xhilin kushedi ku do tė hanin e pinin. Vetėm zonja
Gili, gruaja e Amerikanit, qė shtihej se di ēdo gjė, e
kuptoj kotėsinė e ardhjes sė tij.
- Ky kotnasikoti erdhi!, - tha ajo. Ai Xhuli im
kushedi se sa dollarė i ka dhėnė. Edhe Xhili kur
ndėrtonte, mė tepėr se ustallarėt i kushtoi. E ky vinte
dhe mbante duart nė ije. E pastaj ikte. Ndėrsa
ustallarėt e ndėrtuan si ma zi.
- Mirė ėshtė kur vjen arkitekt Mirja!, - i thash.
Sepse, -vazhdova unė, shqiptarėt nuk janė arkitektė,
zonjė. Dhe s’marrin vesh pėr kualitete. E ai duhet tė
jetojė. Bile, te ju erdhi. Dikund s’shkon fare, por e
paguajnė!
Zonja Gili qeshte. E pastaj shtoi: - E kemi efo
atė!. Ashtu i thotė shoqja e Xhilit!Efo Mirja!. E ti,
Loni mos u hidhėro. Kush tė ka faj qė s’mbarove
shkollė si ai, por u bėre shkrimtar.
- Jo zonjė, jo. Unė isha arsimtar!
- S’e di Loni. Mė kanė thėnė se ke qenė
shkrimtar e ke shkruar keq. E tashti ia paguan
haraēin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   Fri Mar 28, 2008 4:16 pm

I buzėqesha zonjės Gili dhe s’dija ēka t’i
shpjegoja atė ēast. Si tė merresha me njė zonjė tė
tillė, qė kishte burrė njė zotėri Amerikan. Dhe,
pėrditė po krijonin shprehi tė tilla se kush ka nė
xhep, di!
- Unė, - shtoi ajo, e kam dashur shkollimin! Por,
babai mė largoi nga shkolla qė nė klasėn e gjashtė.
Pasi hodha shtat, ai mė ndali. E njė ditė, tek mė
dėrgonte te njė hallė nė qytetin S., mė vunė
ferexhen. Kushedi pėrse?
- Sigurisht mos tė bie mėsysh? - i buzėqesha
zonjės Gili.
Hahaha! - qeshi ajo. - A mund tė ndalet dielli me
shoshė? - tha. Pastaj, duke u lazdruar e duke lėpirė
buzėt e kuqe, shtoi. - Edhe ky Xhul Amerikani si ai
babai im Meti. Sa herė qė mė merr nė pushime
verore nė det, e kam fjalėn pėr para tetė vjetėve, kur
m’u afruan tė mė fotografojnė pėr fotomodel, ky u
thartua. S’deshi qė s’deshi!
- Dhe t’i s’e bėre asnjė pozė?!
- Njė mezi e bėra dhe e ruaj si kujtim!, - qeshi
ajo.
Heshta pėr tė vazhduar punėn nė mur. E ajo
shkonte vėrdallė. Se ēkėrkonte me sy?
- Shiko, usta. Ajo tullė s’mė pėlqen. Disi
shtrembėr rri, hahahaha! qeshte .
- Nuk duket mirė pėr fotomodel?, - i thash dhe
lėvara sytė tė shikoj ku ishte tulla keq.
- Lė tė mbesė ashtu! Desha tė tė them se pastaj
mund tė flasėsh ēka do. E shtrembėrova, e se panė. E
unė syzeza sa shoh! Unė, hahaha! E ti, Loni, mė
dukesh nganjėherė i verbėr e nga njė herė shurdh!
S’dėgjon apo vetė bėhesh se s’di. Ani. Por, mė duket
mua se e ke trashėgim.Pėr shembull, nėna jote
s’shikonte nė dasma se unė Gili jam bajraku i
hijeshisė!
- Budallaqe! - ia ktheva.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: