Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:16 pm

- Tamam si ta them.! - shtoi ajo me buzëqeshje e
duke lëvizur buzë e sy. - Thua ti se unë gëzohem për
murnaja? I është kujtuar Xhulit tim pas tetë vjetë
ndarje të më gëzojë me tulla e betonarme. E rri
gjithë ditën duke ngarendur pas materialit. E pastaj
gjithë natën vetëm gërhat! Hahaha!
- Po dollarët s’të gëzojnë, zonjë? - i thash.
- Mirë, ata duhen. Por, Gili ka merak tjetër. Duhet...
- dhe heshti një copë herë. E pastaj ngriti sytë e
buzëqeshur dhe e këndellur . -Duhet të vritem! Të
vritem! - tha ,dhe duke shkundur vithet u largua me
hahahatë e saja karakteristike.
Rrotullova sytë nga Biti, Xani e Gimi, që ishin
pranë e të habitur shikonin.
- Ka luajtur!, - tha Xani.
- S’ka faj!, - tha Biti. Ai Xhuli gjithë natën e
lume rri i trullosur!Thonë, nga droga!. Ç’të bëjë e
mjera!.
- E harrojmë!, - u thash. Ma mirë vazhdojmë
punën. Është tjetër mesele ajo.
- Nuk ka rrymë për të bërë beton me makinë!.-
tha Veli.
Zbrita nga murnajat për të kontrolluar defektin.
Mos ishte gjetiu.Kishte ndodhur shpesh që prishej
kablloja e makinës. E këtë herë s’kishte priza.
- E ndërrojmë në dhomën tjetër. Kah kjo anë, tha
Gili nga dera e madhe e shtëpisë. Eja dhe rregulloje,
usta!, - shtoi ajo.
Hyra brenda për të kyçur kabllon në prizë. E
kyça dhe u ktheva të dal. Ajo e mbylli derën e
dhomës. Hapi kopsat e këmishës dhe nxori
kraharorin...
- Ky është kujtimi që bëra, Loni. Ja shiko! Qysh
atëherë po më ...!
M’u errën sytë. Thuajse çatia më ra mbi kokë. U
përpoqa të dal, e ajo më mbërthente me duar.
- Mos!, - iu luta. - Këtu e nxjerr kafshatën! - dhe
u tërhoqa nga kthetrat e saj si të maces...
- I poshtër!, - dëgjova zërin tek dola nga dera e
madhe. Dhe nisa punën time në mur. Vetëm një fjalë
më shkonte vërdallë në tru: Gruaja e ka shti dreqin
në shishe! E pastaj më oshëtinte koka sikur po
bërtiste Gili:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:17 pm

- Ndihmë! Ndihmë!
Nga piskamat e saj, rendnin njerëzit e kojshisë. E ajo
rrefente se ishte e sulmuar.
Më gulonin djersët e ballit. Një zjarr më shkonte
nëpër trup. Sytë s’munda t’i largoj nga muri, ku punoja.
E heshtja mes nesh kishte rënë. Vetëm zëri i
makinës së betonit oshëtinte me kërhamat e saj.
Ngrita kokën pas një çasti dhe shikova në dritare. Në
një skaj të saj pashë tek rrinte zonja Gili. Ajo
buzëqeshi sërish. Ula sytë, sikur s’ndodhi asgjë
përpara pak çastesh. Dhe rrotullova mendimet.
- Çka të duhet në shtëpi, bre ai!. Punon mirë, por
me filanen? Hante bukë në atë shtëpi?
Dhe kohët do të kalonin e do të rrija në shtëpi. E
fëmijët pa bukë. Qysh atëherë zonja Gili, pasi
përcolli sërish Xhul Amerikanin, i binte pash më
pash çarshisë. Vetëm më shikonte shtrembërshtrembër.
Kur ecja një ditë udhës për në spital, pranë
postës u ndeshëm ballë për ballë.
- Hë, frikacak ku je? - më tha.
- Këtu!, - iu përgjigja.
- Ti vetëm murnaja di!
- Atë e kam zanatë tashti!, - iu përgjigja.
- Mbytu atëherë. Le të të dalë shpirti me çekiç në
dorë!
- Kam shumë nder ashtu!
- Ashtu thonë hadumët!, - tha dhe iku duke u
përdredhur. Kushedi cili nga donzhuanët e krisur e
priste. E Xhuli qyshkur s’paraqitej nga kurbeti.
- Të vret kafshata e ngrënë! - mendova atë çast
kur hidhte e përdridhte trupin çarshisë zonja Gili...!
Shtrihet zezona!Malli më tret.Më zbeh.Thinjat
mbi kokë më shtohen.Muzgu në pamje.Veli makabër
hidhet në dioptrinë e dritës.M'i thyen rrezet.
Kapërdijë brushullat e pikëllimit mëngjeseve e
mbrëmjeve.Sa herë që mbes në vetmi e shoqërohem
nga miq,dashamirë!Bëtika e shqetësimeve më
përkul.Thyhem në ije.Drejtpeshimi më humb!Nga
dhembja malli më merr.Dhe klith!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:18 pm

Vërdallë më shkon e më trokëllin pandalur
regëtima.Ajo.Befas më bie mbi kokë.Mbi trup!Më
mbërthen ftohtësia e saj.Më shtang ajo vello
prapësie.Jemenia e rëndë m'i shkapërderdh
gëzimet,shpresat,bardhësitë.Mbes në ortekun e
vuajtjes meit!Si në morg.Akull i ngrirë.Kthetrat e
rrënimit zgjaten si gjarpërinj!Më kafshojnë ku
munden.Në bebëza të syrit!Në gjuhë.M'i rrëmbejnë
fjalët për uratë e rritë.E rënkimet mbesin ,verbësitë!
I rrëmbejnë e ndrydhin këngët e mia.
Ëndërrimet!Ledhatimet!Binaja e pikëllimit aktron në
skenë.Me rrokopujë shqetësimesh!Me ngricë .
Sokëllimë!Gofet e zjarrit ndizen në vetmi.Magma e
vullkanit!Shkrihet ai akull i mbledhur në damar e
palcë.Gulon sylynjari i lotëve.Gulon!
Murtajë e shëmtuar!Ti endesh pa mëshirë.Hyn
pa trokitur në portë.Krijon oshëtimë!Vret
buzëqeshjet.Derdh farmak në gëzime.Mbjell
shprazëti,shkretëtirë, hidhërime!Ngërdheshesh në
binarët e jetës.Farkon atë tunxh të zi.Plagomë!E
mbet hija e ftohtë, përpin, prapton, gjëmon!
Nga t'i nis rrëfimet?Këndi i buzëqeshjes ka tha
në damarë.Ka ngecur në ortekun e rrënimit.Ka
plasur në ëndërrime.E tashti është strukur në atë
zbrazëtirë.Hesht si zjarri i mbuluar nga hiri.Hesht
ajo domethënje unikate e saj.E gjuha nëpërkë e
heshtjes kafshon.Në data, ditë, stinë e vite.Edhe kur
del rrezja e pranverës dhe lulja e parë
shpërthen.Edhe pikat e shiut kur bijnë dhe fjollat e
borës ! Rrokulliset hija e saj në hon.Në
pafundësi.Perëndon e shtegton lumturia.Si vargani i
gjatë i shtegtarëve në vjeshtë. Shtrihet!Po!Vargani i
gjatë i vuajtjes.Durimit!Lidhet nyje misteri!
Udhëkryqet ngriten si lak.Nga të niste shpirti me
kandila zjarri të ndezur?E zemra e tretur nga plaga
kullon shprazëtirë.Përmbushen nga gulimi agimet e
përgjakura.Lindin si hije takimet,qëndrimet!E në
sofër vendi i zbrazur si gjërësi shkretëtire rri...!
Harku i gorromisjeve,hekatomba e rrënimit,
hejza e shëmtisë,pirgu!Po!Pirgu i dhembjes.Ajo
piramidë shëmtie që rrëmben e përthan.I tret
gëzimet,shpresat, blerimet.Këngët e mbushura me
lot.Dritës i derdh errësirë!Cila zemër nuk lëngon
nga shëmtia?Cili shpirt nuk përthan nga
shkretia?Kush nuk ndjen brengë nga gjama?
Rrokullisen gurët e gëzimit.Ngritet murana!Ai
pirg dhembje për të mbajtur në jetë kalanë e durimit
dhe tufat e gëzimeve që shpërndahen në kujtime...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:18 pm

XI
Jehona e jetës përditë e më tepër merrte kuptime
vrazhdësie. Në dimensionin e shtrirjes së saj ndieva
se si ndryshonin momentet. Lindjet dhe vdekjet.
Rrita dhe mplakja. E ca këputeshin nga zinxhiri i saj
befas, duke krijuar vakume e shtresa të thella
dhembjeje e pikëllimi. Përmbusheshin nga një anë
me gjallëri skajet e një rrite, e nga tjetra një vetmi
hëpërhë ma zinte hapin e frymëmarrjes. Lindnin
padiktushëm thinjat e rrudhat shtoheshin në ballë.
I tillë në atë vetëmi mbeta pikërisht një ditë
tetori. Sapo kthehesha nga puna një mbrëmje nëna
Xife vdiq.
Vetëm fjalën “vdiqa, bir!" e ndjeva si thikë që
më hy në zemër. U përkula mbi të dhe e mora në
krah për ta dërguar në spital. Nga dhoma deri në
çardak të shtëpisë ajo mbaroi. Nisi dallga e lotëve
dhe vajtimeve net e ditë me radhë. E pastaj s’më
mbeti tjetër pos të shkruaja këngën e dhembjes për
Zemrën që kurrë s’do të agonte!E ndieva se babai
më kthente në jetë të mbijetoja nga pak. Më jepte
zemër, sa herë që vetmia e pikëllimi më thyente.
- Është vdekje me rend, bir! - më thoshte e më
rrëfente për shumë ndodhi.
Ato çaste më shkonte vërdallë një zjarr si llavë
vullkani. Më shfaqej ajo përpara shtëpisë, sa herë që
kthehesha nga puna. Kot i hapa sytë të më dalë
përpara. Kurrë s’e takova. E pastaj e ndieva
përcjelljen e saj, sa herë që nisesha dikah. Me një
fjalë, të gjitha mirëseardhjet e udhambarat e ngrohta
që m’i dëshironte ajo, i humba përgjithmonë! Dhe,
s’kisha nga, pos t’u kthehesha Arit, Besës e Ditit, që
rriteshin.
- Ja! - i shikon fëmijët!, - më tha një herë.E Arin
që ta rrita! Do të ndodhet pranë si vëlla ndonjëherë.
Do të kalosh çaste që do të dalin befas në jetë. Loni,
më kupto, bir. Jam e lumtur shumë që të shoh me
fëmijë. E vetëm për një gjë më vjen keq. S’munda ta
mbërrij ditën e synetisë së Arit. E motra ime, Hana,
që e rrita jetime, ja,e bëri dasmën e synetisë së
nipave!
Peshova ato çaste domethëniet e jetës. Dallgët e
saj. Përmbysjet e shtigjet nga të shpinin. Isha
ngushtë për të plotësuar edhe një dëshirë të saj.
Kohë dimëri e i papunë. Ndërsa shpenzimet e
përditshmërisë më ndalnin frymëmarrjen e
zhvillimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:19 pm

- Ta bëjmë Loni!, - më tha Lija preras. Ka
dëshirë nëna Xife. Nuk ia prishim. Do të gjejmë
para.
Në ato zgripe e ngushtica bëmë listat për të ftuar
miqësinë e farefisin. Dhe, në pikë të janarit, një të
diele të ngrohtë, kaluam ato çaste. Nëna Xife
shkëlqente nga gëzimi e kënaqësia!
- Eja!, - ia shtriva dorën për të hyrë në valle. - Ja!
E mbërrine edhe këtë ditë!, - i thash i gëzuar.
- E shoh Loni!Jam shumë e gëzuar. Vetëm mos
më ngushto!. Të lutem!.
- Pse, nënë?
- Do ta them, bir!
Ajo më shikoi në sy. Iu dridh buza e iu mbushën
sytë me lot.
- Nëna s’e ka prishur ende zinë e Dikut tim sy zi!
Një nyjë ma lidhi gëzimin mu në brendi të
zemrës. U rrënqetha nëpër trup. Por, s’bëra zë. E ajo,
atë çast u largua në një skaj heshturazi dhe ndiqte
tërë atë gëzim që shfaqej te valltarët.
- Eh! - klitha dhe mendimet mu rrokullisën larg e
larg! Deri atë çast s’e kisha kuptuar se nëna Xife
kishte qëndruar nëpër shumë gëzime me një det
pikëllimi në shpirt për djemtë. E sonte, kur shfaqte
gëzimin e saj për dasmën e synetisë së nipit, Arit,
ajo digjej për djalin e saj Sadikun.
M’u rikujtuan fjalët që m’i tha për të dhe
parame- ndova vëllaun duke ia dërguar drekën
babait deri te mulliri i Kasës. E pastaj kthehet e
sëmuret që të vdesë me sy të plasur.
- Mos të hyftë vdekja në shtëpi, biro!, - më
kishte thënë një herë. Ajo është e ftohtë, e rendi, s’i
dihet. Më mbeti kujtim brezi i Dikut dhe teshat e tij.
Çmallesha me to! Por, vdekja s’di e s’ka mëshrië.
Ajo ma rrëmbeu edhe Ganiun, sa i mbushi pesë vjet.
Hyri shpendkeqja nëpër dritare dhe ma kafshoi në
befasi. Djalin si trup e futa në dhe. E pastaj Rushitin,
e pastaj edhe një në lindje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:19 pm

Ajo rrëfente shpeshhërë.E, sa më tepër rritej Ari,
ajo thoshte: - Ja, është si Diku ky. Më flokë të zeza e
të drejta. Djali i nënës! - klithte duke e lëmuar.
- Nënë!, i thash pikërisht kur bënim gati Arin për
syneti. E bëjmë edhe Ditin? Një udhë e dy punë.
- Jo! Është i vogël!Gjashtë muaj si ka mbushur
bir. E ti do të bëhesh edhe ma mirë.Atëherë do të
bësh një dasmë të madhe!
Ishin po, këto kujtimet që s’mund t’u largohesha.
Më ndiqte zëri dhe hija e saj kudo.Çdo mëngjes, kur
nisesha për në punë e çdo mbrëmje ktheva në
dhomën ku ishte fotografia e saj e varur në
kornizë.Ndalesha e i thosha:
- Nënë, unë shkova...! Nënë, unë erdha...!
E më mbusheshin sytë me lot!Një deng
pikëllimi më kaplonte në shpirt. Por, ajo s’bëzante
kurrë, kurrë!
Largohesha nga ato pikëllime sa herë që më
rrethonin fëmijët për rreth. Dhe nga lojërat,
buzëqeshjet, bëlbëzimet e tyre, shkëputesha ngadalë
nga ai pikëllim për të kthyer gëzimin dhe shpresën
në shpirt e në zemër. E pastaj hynim në bisedat e
përditshmërisë sonë, ashtu siç e kërkonte rendi e
puna. Babai duke pirë duhan fliste se ç’do të bënim
të nesërmen. E Lija bënte punët e shtëpisë. Dhe
muajt kalonin.Ngjarjet mbulonin njëra tjetrën duke u
palosur në kujtimet e jetës.
Befas m’u kujtua ajo ditë gushti, kur u ktheva
nga puna e rëndë e ditës, e në mbrëmje, sa futa
këmbën në çardak, Lija e përlotur qëndroi përpara
meje.
- Përse? - e pyeta i shqetësuar. E ajo dëneste.
- Fol!Çka ngjarë?
- Abidini!, tha dhe filloj të ngashërejë.
- Çka!?
- Është vrarë duke u kthyer nga pushimet verore.
Tok me dajën dhe familjen e tij.
- Të gjithë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:20 pm

- Po! Janë mbytur në ujërat e një lumi !.
M’u rrënqeth trupi dhe sytë mu përlotën. E
ndjeva se humba një shok që e desha si vëlla. M’u
kujtua takimi i fundit përpara gjashtë javëve me të,
kur u martua. Më dolën përpara nëna e babai i tij. E
pastaj Abja, siç e përkëdhelnin ata, i veshur me tesha
dhëndërrie.
- Ma ktheve Loni!, - më tha tek i jepja kutinë e
filxhanëve për kafe.
- Të pish kafe të ëmbëla, Abe! U trashëgofsh e
paç lumturi e jetë të gjatë bashkëshortore!
Ai qeshi e pastaj më tha:
- Unë s’munda të t’i them të gjitha këto atëherë,
Loni. Na penguan e s’u takuam .
- Megjithatë!Ja! Sërish jemi bashkë!, Mirë thonë
se mali me malin s’takohen, por njerëzit po se po!
Hymë në dhomën ku ishin mbledhur dasmorët.
Herë këndonin e herë bënin rendin e dasmës. E
babai i Abes, xha Hyseni, i gëzuar për ditën e
martesës së djalit, i cili kaloi dyerve të burgut të
rëndë, derdhte cigare sa mundej. Edhe lëngje,
llokume e çokollata.
- Merrni! - lutej ai. Është ditë e gëzimit të madh.
- E tashti? - mendova. Si do të dilet përpara
nënës dhe babait të Abes!. Po shoqja, vallë? Sikur të
jetë me shpresë?! O zot, klitha pa ditur në rënkova
apo bëra lutje atë çast.
- Sa mirë do të jetë sikur të lindë një xixë e
shpresës së madhe!
Heshtja mbulonte gjithë skajet e dhomës. E dhembja
dhe pikëllimi përmbytnin shpirtin tim!Lija
fshinte sytë e s’pushonte nga dënesjet. Ndërsa unë i
shkujdesur përpiqesha të vesh tesha të tjera për të
shkuar tek shtëpia e të ndjerit Abe. Më silleshin
vërdallë kujtimet dhe ecja me një ndjenjë, sikur do të
takoheshim me të. E pastaj do të bisedonim për
kohën e kaluar në studime. Për pushimet verore, e
kushedi për çka. Por, ai s’ishte i gjallë. Ndaj,
rikujtova tri vite të rënda në burgje dhe jetën e
shkuar për një ideal!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:20 pm

- Pa tjetër vjen koha jonë! Troket zëri i ditës së
shenjtë. Kosova do të bëhet Republikë!, mendova
ashtu siç ishte këmbëngulës Abidini, sa herë që
hynim në biseda, atëherë nga fundi i shtatëdhjetës!
M’u kujtuan dhuratat që solli pikërisht më
tetëdhjetën, kur ishte në shëti tek “Nëna”.
- Ja, Loni!Këtë pako!. Është duhan DS!, E ky
tarabosh! Ndërsa këtë bust ta keshë kujtim për
Gjergjin tonë të nderuar e të lavdishëm! Kjo
taketuke, le të të kujtojë kthjelltësinë e detit që e ka
Atdheu.
- Janë shumë këto dhurata, Abidin!.
- Merri! - më tha. Do të shfaqen pikërisht
atëherë, kur kjo ditë do të jetë përherë e ma larg. E
kaluar. Kushedi si është ardhmëria. Mbase edhe do
të të rikujtojë në këto ditë rinore. Pakot e duhanit
pijë me shokë e me shoqe. Le ta ndiejnë shijen dhe
shpirtin e atdheut përmes tymit të duhanit!
Në këtë katrahurë të krijuar ecja për të mbërri te
shtëpia e tij që ndodhej e batërdisur! Pa të, gjallëria
s’kishte si të shfaqej në atë oborr. Nga t’ia nisja atë
çast elegjisë që më shkonte vërdallë.Ishte një
shpërthim i një dhembjeje për Aben!E pastaj për
nënën, babain e shoqen e tij. Dhe s’më hiqej nga
mendja hallakama e vargjeve Mbi çati ra errësira!
Titull me të cilin e pagëzova elegjinë për të.
I mbushur pikëllim nga ajo që kishte ndodhur,
tek afrohesha afër shtëpisë së tij më oshëtinin në
kokë vargjet:
Dhe erdhi papritmas tek ti vdekja
kur ktheheshe nga pushimet tek Ata
të rrëmbeu pamëshirshëm siç kallë etja
si në shkretëtirë - blerimin përthau!
Do të treten Ata sot e mot si shkretëtira
ngushëllimet çdo çast mbesin të kota - fraza!
Në zemër merr hov zjarri, e mbi çati errësira,
Aspak shpresë jete, askund oaza!
Vallë!, klitha. Si ra kaq shpejt ky rrënim në këtë
shtëpi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:21 pm

Dhe më doli përpara fytyra e nënës së tij.
Gulonte nga sytë lot e nga shpirti pikëllime. Sa herë
na kishte pritur e buzëqeshur duke na përgatitur
gosti. E tashti, ku tretën buzëqeshjet, gëzimet,
shpresat për një ardhmëri?
M’u bë se zëri i shpendkeqes jehonte gjithkah
dhe kishte bërë vendin mbi oxhak të shtëpisë së tij
për të lëshuar krrokama kobi! Abidin o vëlla!, -
klitha i përlotur e i mbushur dhembje e pikëllim!...
Pëllumbat e kujtimeve kthehen të plagosur.
Gulon plaga e pikëllimit vrer e vetmi!Domethënja e
gugatjeve klithmë e krrokamë përzier.Shtigje
misteri,kërkime,përgjime.Shëmtia në palcë shiton
fatet.Barra e shtërngatës të shtrydh.Kthetrat e
xhelatëve të rrudhin.E turren përbindëshat!
Lakuriqët e natës, hyjnë gjithkund për të krijuar
katandinë përgjithmonë!
Në kalvarin e jetës katrahura!Zverdhet kujtesa e
praptuar e gëzimeve.Kënga pikon lot.Vajtonte rrita
për hapin e prerë të blerimit.Ëndërrimi peng i
ngrirë.Larg mbesin shpresat e thyera.Si bulëza të
vyshkura nga bryma.Bardhësia përmbyllet në oazën
e shkretëtirës.Aty ku ortekët krijojnë pirgun e
dhembjes e kundërmon pa pra era e vdekjes.Hije e
ftohtë rrënimi!Në brigjet e skëterrës përmbytet
ardhmëria, e rrinë qeshin korbat ,lakuriqët ,
përbindshat!Në orgjitë e murgjëve lahen me ajazmë.
Në kabinetë të dreqërive kurdisin dhe ziejnë çorbën
e hashasë .Për kurtha e lak! Ngërdheshin dhëmbët e
tyre.Çakërdiset shpirti katran.E turren të presin e
tresin, të grijnë në havan! Havadanët,tiranët!
Çfarë agimesh të lara me prapësi!Prej nga gjithë
kjo rrjedhë urrejtjeje!Ky vargan i gjatë për ta
shporrur mirësinë!Të shemben kullat e zgjimeve.Ata
që nga turra e zjarrit mbetën sërish të gjallë.Nga
shtëpia e ferrit u kthyen sërish në ferr!Mbetën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:21 pm

shenjtorë urtie të përndjekur!Këmba këmbës të
shituar.Në prapavi!Në pabesi!E nuk than asgjë për
shpifjet!Heshtën!Qëndruan!Nuk mbajtën inatë!
Agimet i pritën të vijnë.Nuk dyshuan !E nata mbi ta
shtrihej natë!Natë...!Në çfarë përmase i ngulin
kthetrat tuxharët!Kanibalë të tërbuar!U endën
gjithkah për të zënë viktima,viktima,viktima...!Kuajt
e Trojës hingëllinë.Shpirtëra trazuan.Në kaptinën e
nënshtrimeve aktorë kërkuan.Ndoqën,burgosën
mizorët...!
Dritëhijet bijnë.Ngërdheshet vdekja shkretëtirë!
Vriten e priten takimet.Muza e gjakosur varet në
hark.Kthehet lëngata në shpirtë.Përgjithmonë
struket e rritet.Dashuria peng e rreng në
kujtime.Hata!Pirg ku ngritet rrënimi.Gurrë që
mbush sofrën me lëngatë.Mërgojnë gëzimet.Kthehet
dhe hyn tufani.Dridhen themelet e Kalasë!Shprishen
e shkunden prej hatasë!
Darka e vetmisë prapton.Gota e pikëllimit
përmbyt.Në log bardhësia e ngrirë,meit!Pezull
qëndron lahuria e nusërisë.Velzbehur del e
aktron!Vargani i gjatë i pikëllimit syngji!Sirenat e
pikëllimit kandila zjarri ndezin!Tretet nënlokja
mbuluar me zezonë.Venitet!Gulon!Sylynjari i lotëve
gërryen fatin e vrarë.Valëvitet ëndërra e një
kthimi.Trashëgimi,rrita,gjallëria...!Syblerta dashuri!
Ide e shkruar në qepallë!Buzëqeshja i shkreptin
shpresa mirësie.E kurora çels magjik për të nisur një
jetë të gjatë- mandatë!
XII
Koha ecte e cte.Plaga e dhembjes për Aben as që
mbyllej. Nëna dhe babai i tij, xha Hyseni,me malcim
në shpirt vërtiteshin kokulur e të përlotur nëpër
oborr të shtëpisë. Ca herë silleshin nëpër ara.
Megjithatë çdo gjë në atë rreth ishte e fohtë. E zezë!
Syri i shëmtisë përgjonte deri në pakufi e në absurd.
Pengoheshin shokët e tij të mos takohen me xha Hysenin
e nënën e Abes. Të gjithë ata që kishin hyrë në
oborr të shtëpisë së tij i patën marrë në pyetje. Dhe
disi frikësoheshin të kthenin sërish. U iknin
takimeve.
- Tang-tang! Tang-tang!,- trokita në portën e
mbyllur të shtëpisë së Abes. Atë çast më ra ndëmend
kur isha dy javë përpara martesës së tij. Kishte hapur
kanalet për ujësjellësin.
- Do ta lëshoj Loni! S’martohem pa banjë unë!
Hahaha! -qeshi.
- Urdhëroni!, -u dëgjua zëri nga brenda. Ishte ajo
nëna e Abes e mbuluar në zi.Diçka më therrte në
shpirt e zemër. E në sy më rrokullisej loti.
- Mirë se erdhe Loni!, - më përqafoi.
- Sikur kam pa Aben!, më tha tek më sillte
kafenë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:22 pm

- Rri rehat o nëna e Abes. S’duhet asgjë për mua,
i thash. Ula kokën nga vullkani i lotëve që më
pikonin. Dhe heshta.Xha Hyseni, ashtu i skuqur në
fytyrë e me shikim të përlotur, rrotullonte tërë atë
katrahurë shëmtie nëpër kokë. E jeta e përmbyste tek
shikonte valixhet plot e përplot gjëra për Aben, të
sjella nga Amerika.
- Hë! - tha. - E mbusha rrënxë e birë në këtë
shtëpi. Desha t’i gëzojë djali! E tashti, i mbulon hiri
e merimangat.
Vërtet!Çdo gjë e rregulluar me shije. Shtëpia e
lartë -Kala!. Dhomat me shije e plot mobilje. Por të
ftohta! Orteku e shakullima kishin mbetur pas
rrënimit. E Abja i heshtur qëndronte në kornizën e
fotografisë. Sikur fliste e buzëqeshte me ne. Dhe më
shfaqej ditën kur qëndroi i shtrirë në morg. Ndaj,
edhe shtëpia qysh atëherë mori pamje tjetër. Të
shkretë! E njerëzit për lamtumirën e fundit, nga
vajtimi, lotët i derdhnin si lumë.E dryri i zi
mbërthente buzëqeshjet,gëzimet,bardhësitë...!
- Fëmijët si i ke? - më pyeti nëna e tij. - Janë
rritur?
- Mirë janë!, - ia ktheva.E pastaj heshta. Nga
vrulli i grumbulluar në shpirt s’munda të përgjigjem.
- Mirë bëre që erdhe!,- tha xha Hyseni. Dua të
më shkruash një tekst për Aben! Do t’ia ngris
pllakën përkujtimore mbi varr!
Sytë iu përlotën. Iu dridh buza. Por, qëndronte.
- Do t’ia bëj! Le ta ketë kujtim nga babai. Më
iku befas e më shkretoi, Loni!
- Ashtu qe shkruar! - tha nëna e Abes. Zoti të
mirët i merr!
- Edhe nusen e nxorëm!,- fliste xha Hyseni. Ishte
shumë rëndë të ndahesh prej saj. Më rëndë se prej
djalit. Ishte e re e ne mbanim shpresë në diçka. Por,
s’e kishte shkruar zoti ashtu!.
- Të mbyllet dera jonë qe shkruar! Të mbyllet! -
tha nëna e Abes.
E kisha vështirë të gjejë shprehje për t’i ngushëlluar
e për t’u dhënë përkrahje. Nga rrënimi s’flisja
dot! Heshtja! Heshtja!. E ajo fshinte sytë me kindin
e këmishës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:22 pm

- Kam kujtimet e saj. Teshat e nusërisë si krushq
të ngrirë më rrinë të paluara. Desha t’ia jap e pastaj
ndërrova mendimin. Thash, le të më mbesin kujtim,
se e martova djalin. Dhëndërrin e nënës! Më hyri në
gjerdek pas vuajtjeve që ia bënë në burgje. I pata
harruar të gjitha unë nënëshkreta!Të gjitha!.
Pikërisht ditën kur e martova, mendova se të këqijat
përfunduan. Mendova nipa e mbesa të rris. E për
burgun thash: Çka se e mbajnë!Është i gjallë dhe
dita do të vijë për të dalë nga ai. E ngushëllova
vetveten, edhe atëherë kur kandilat e ndezur të
pikëllimit më gërryenin shpirtin e zemrën. E kur e
nxorën në gjyq, ia mata trupin nga pas. M’u duk i
lodhur, por i pamposhtur. Më vinte të klith një herë e
t’u them: Ma lëshoni djalin. E kam një! Përse e
torturoni kotnasikoti. Por, ndryshova mendimin. U
bëra krenare, kur shikova gjithë ata që sorrollateshin
rreth tij si xhelatë. Dhe heshta e qëndrova. U luta
vetëm Abja kurrë të mos u nënshtrohej. Si të binte
aq poshtë për atë liri të rrejshme, që do t’ia falnin.
Dhe prangat, që ia mbanin në duar m’u dukën si penj
të kalbur! A mbahet luani me kalbësira!? Djali im
është vigan! Ai e ka sendërtuar idealin për një
ardhmëri.Të mjerë mu dukën ata që përpiqeshin ta
thyejnë. E gjykatësi lexonte akuzën se Abja ka
shkelur ligjin dhe në emër të popullit ia prisnin
xhezanë. Sa të tmerrshëm! Djalin tim e denonin në
emër të popullit! Po kush ia dinte hallet ma mirë se
ai!? Kush ia vente gishtin tek plaga që i kullon vrer?.
Kush ia këndonte këngët ma të mira për ardhmëri.
Kush ia hapi shtigjet drejtë rrugës së mbarë? Kush?
E tashti ma thotë mendja se ai kurrë s’ka vdekur
Loni. Edhe kur mbes vetë flas me shpirtin e tij.Po!
Flas me idealin e tij. Dhe pres padurim t’ia kuptojnë
qëllimet!
- Ke të drejtë nëna e Abes! Ai është i pranishëm
në mendje e shpirt të shoqërisë.Unë kam bindje se
një ditë do ta mbulojë lavdia e përjetësisë!E dita e tij
do të vijë!
Heshtëm për një çast. Sërish ngrita sytë në
kornizë ku ai qëndronte e s’fliste. Më rrotulloheshin
mendimet tek rrinim me Mirandën e po bisedonim
në Kryeqendër. E Abja energjik, i kthjellët në
mendime e duke lëshuar shtëllungat e duhanit nga
goja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:22 pm

- Ju përmallët s’jeni për punë të tilla!, më shkoi
ndërmend thënia e saj. Edhe vdekja?,pëshpërita.-Si
nuk pati mëshirë! Xha Hyseni sikur u zgjua nga një
- E di! Më kanë thënë asgjë mos i shkruaj në
pllakën përkujtimore. S’e durojnë ata që e ndoqën
dhe e mbyllën. Edhe tashti, kur Abja prehet në
qetësi, ata shqetësohen. E një mik që merr vesh nga
ca kanale, ku bëjnë skenarë shëmtishë, kështu më
tha:
- Nëse i shkruan diçka në përkujtimore, do t’ia
prishin e rrafshojnë varrin!
- Unë e kam vendosur Loni!. Do t’ia bëj e do t’ia
shkruaj. E pastaj, po deshën, le t’ia prishin!
- Çdo gjë mund të bëjnë të krisurit xha Hysen!
Por, dije se s’ia mbërrijnë qëllimit kurrë. Abidini do
të mbesë zemra e një brezërie që vjen. Ai aty e ngrit
shpirtin dhe idealin e tij. Në atë rrugë ata s’kanë
forcë të ndërhyjnë. S’mund të bëjnë asgjë. Pos të
shfarosin çdo gjë.Ai do të mbetet i përjetshëm, sa do
të jetojë gjuha dhe trolli jonë.Do të këndohet në
këngë e do të shkruhet në libra. E ata që bëjnë
kujdestari të politikave, do të mbesin langoj, duke
lëpirë buzët pas gjahut.Do të presin t’ju japin
gjuetarët një planc të përmutur!
Heshtëm për një çast. Secili diçka mendonte.
M’u kujtua e kaluara, kur më rrinin mbi kokë dy
inspektorë të sigurimit. Njëri syskuqur e me flokë të
drejta.Shkurtabiq!I veshur elegant dhe me
buzëqeshje cinike. Tjetri sygjarpër. I plotë. Me hije
të rëndë. Fytyrkatran. E gjuha i ngatërrohej shpesh.
Që të dy e plotësonin njëri-tjetrin, duke nxjerrë nga
vitrinat materiale të grumbulluara si dosje! Ndërsa,
një kokëtullac hynte e dilte sa herë që
donte.Plotësonte vakumet që mund t’i linin ata. Ai
ma tepër shërbente si instrument e ata e prisnin mirë
kur hynte, ndërsa, kur dilte, qeshnin e më thoshin:
Ja, i joti, bre!
- Është i juaji !, -ua ktheva. - Kurrë s’është i imi.
Për ju po punon!
- Po, ashtu është, tha shkurtabiqi. Është shqiptar i
ndershëm shumë!
- Punë për të!
- E ti,Valon na ke befasuar me çdo gjë!,- tha
shkurtabiqi.
- Përse?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:24 pm

- Po flasin faktet. Veprimet që ke bërë flasin për
shkelje. Për atak ndaj shtetit. Ke shkelur, si duket, në
dërrasë të kalbur!,- dhe qeshte me cinizëm.
- Ne jemi shtet!,- foli fytyrkatrani duke iu ngatërruar
fjalët.
- S’ka gjë të keqe këtu. Mirë që jeni. Edhe unë
jam qytetar i këtij shteti.Bile, i barabartë sa ju e i
vëllazëruar!, - u thash pak me ironi.
U shikuan sy më sy. E pastaj ndezën cigare.
Shkurtabiqi mori telefonin dhe rrotulloi ca numra.
Se me cilin fliste, s’e di. Vetëm fjalët që i thoshte
mund t’i kuptoja.
- Po këtu e kemi. Ashtu duket nervoz. Mbahet
krenar. Do ta zbusim!
Ai e la telefonin dhe pasi mori frymë thellë, tha:
- Djalo!,Nuk luhet me shtetin!. E dëgjon?. Për ty
kanë marrë vesh edhe organet atje lart.
- Varet për çka kanë dëgjuar. E vërteta mund të
jetë ndryshe!,-iu përgjigja.
- Si ndryshe? - tha shkurtabiqi.
- Ashtu mendoj unë!
- E ne për çka jemi këtu? Çka ruajmë?Kush jeni
ju që përpiqeni të përkrahni e përmbani ata që ne i
ndjekim dhe i shpallim armiq! Na thuaj pse more
pjesë në varrim tek Abidini? Pse e lexove referatin?
E di ti se ai është rrënues i këtij shteti nga pozitat e
irredentizmit dhe separatizmit?!
- Janë shumë pyetje këto drugar inspektor!Këto
njeriu s’i mban mend të gjitha t’iu përgjigjet. E ju
në të gjitha u përgjigjët.
- Po mirë!, - tha ai. - Ishe atëherë në varrim?
- Po!
- E lexove referatin?
- Po.
- Atëherë çka do?
I shikova të dy. Shkurtabiqi kishte një kënaqësi
shpirtërore e plotë cinizëm buzëqeshte. Ndërsa tjetri
i mvrenjtur m’i kishte gapërruar sytë.
- Asgjë s’dua!E në varrim isha nga motivet
shoqërore. E kisha shok të pandarë studimesh. Dhe
do ta kem.Referatin e lexova me keqardhje të madhe
për lamtumirën e fundit pas ndarjes nga ai.
- Demek, për të madhëruar idealin e tij që ishte
kundër nesh, apo?
- Jo! Për të madhëruar vetëm një shok të urtë e të
përhershëm.
- Pse u lidhte shoqëria me të? Apo pse bshkëpunonit
nga të njëjtat pozita e qëllime?
- S’kishim kurrë pozita ne!E qëllimet i kishim
çdoherë njerëzore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:24 pm

- Mirë!, - u përgjigj ai. Atë e kishe shok
studimesh, ta zëmë. Po atë xha Bardhin tënd? Po atë
Marien e Dinit të Dulit? Po atë Manushaqen e
Shazos? Edhe këta duhej regjistruar në numrin e
popullësisë rezidente?Edhe këta janë banorë të këtij
vendi? E Maria shqiptare është? Po xha Bardhi yt? E
di ti sa të këqia i ka bërë këtij shteti e këtij populli?
- Janë punë të kaluara,drugar inspektor!, - iu
përgjigja. Se janë të këtij vendi, flasin dokumentet
dhe deklarimet e kryetarëve të familjes së tyre. E
xha Bardhi im mund të përgjigjet vetë për ata që ka
bërë. Kam qenë pa lindur unë atëherë.
- Po Manushaqja? E këtij vendi është? - pyeti
sërish ai.
- Pasi është martuar me Shazon dhe ka lidhur
kurorë! Ajo këtu jeton. Kanë ndërtuar edhe shtëpi. E
dokumentet e shtetësisë ju ia keni lëshuar! - u thash!
Ata heshtën. Pas një çasti shkurtabiqi doli. Mbetëm
vetëm unë e ai fytyrkatrani. Sa herë që fliste, më
rikujtonte Kamon, atë memecin e qytetit.
-Tiii,Valooon, kee shaansse pëëër t’uuu
pëëërmirësuar! Aiii Neeeshooja iii fshatit tëënd
dheee Buush Ddaaanga, shuuumë poo puuunoojnë.
E neee i beeesooojmë. Hyyyjnë eee ddaaalin kuur
duuaaan këëëëëtuuu.
- Neshoja dhe Ibushi kanë aftësi për këto punë,
drugar inspektor!Unë s’merrem me këto.
- Shkoo dhee meendohuu miirëëë! E ne diiiimë
kuur të të thiiirriim.
U përmenda se isha zhytur thellë në mendime.
Xha Hyseni mbante kokën me dy duar e nëna e Abes
fshinte sytë me kindin e këmishës.
Buzëmbrëmja ra në agimin tim.U thyen dritat.Në
skenë aktor i shqetësuar mbeta.Me verbësi në sy e
me hije të rëndë në pamje.Fytyrat e katranëve ,
tiranëve m'i përthanë buzëqeshjet.Duhma e rëndë e
tyre ma zu frymëmarrjen.Sa herë që desha të dal në
breg më rrokullisën!Mbeta në honin e katandisë!
Përpëlitesha unë presbit i përplasur.Syngjia e
ngulur në shpirtë më shitonte.E shtrihesha në
syenë.Aty ku logu i përleshjes më nxirrte në mejdan!
-Eja në këtë anë e shpëto nga rrëmeti!Mos u
qëndro dallgëve e stuhive!
-Do të rri!Do të rri !Deri në frymëmarrjen e
fundit të jetës.Janari më përshkon në damar e në
shpirtë!
-Atëherë kurrë s'do të dalish nga kurthat!Honi
dhe katandia janë stacioni i prehjes.Lumturia nën
hijen e drurit të ferrit do të të përqafojë!
-I pastër në ndërgjegje le të jem!Ani se më
ngarkojnë si Sizifi.Me barrë në trup ,me vuajtje në
shpirtë do të ec!Deri tek shtegu që kërkon uratën.Të
lindë ai agim i praruar.E të hapen flegrat e mbyllura
të portës.Ato që përmbyllen në thellësi.
Dua të mbes theror për ta flakur nga trupi atë
gur!Ai gur i ndarjes me hije të rëndë,që rrin i
heshtur gjithmonë në gjakim!Rreth tij përgjojnë
bisharët.Shesin e blejnë tuxharët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:25 pm

Hiqu nga këto mendime të marra!Në to mjerimi
derdh hije.Kurrë s'do t'i ngrohë rrezja e lirisë...!
Dialogë kujtimesh më oshëtijnë!Më vijnë si
tufan!Rrapëllima e tyre më kthen në Kryeqendër!
Atje ku përmasa del në soditjet e mia.Vrull e
vërshimë derdh!Besë e qëndresë!Urti!E ligësia i
vardiset pas shpine.Me lakadredha!Me lara!
Gjarpërinjt e gjakut!Sfingat e gjalla!Danjollët e
Sherkës aktrojnë!Orgjia e orakujve i nxit.E stërviten
të harbuar zagarët!Turren;Ham!Ham!-,për të
gjunjëzuar!
-Përse turreni kështu karamanjollë?!!!
-Diafilmin e rritës ta mbushim verdhësi!
Shurdhësi!Meit të mbesin këngët!Dasmat! Varrimet!
Lindjet!Emrimet!...
Pafundësi e gjatë!Kllapi mbi Librin e heshtjes!
Mbi Librin e durimit!Orditë i niste shëmtia!E hynin
instrumentët e saj.Maqineria e hatasë:Bam-bam!
Dam-dam!,-filloi të kërcasë!
Unë Sizif i marrë, shkruaj vargje pa domethënje!
Kuptimi i tyre del matanë hapsirës.Në kohë të
pakohë më shtrihen mendimet!E prehem i kërleshur
si në morg.Aty ku ngrijnë buzëqeshjet...!
XIII
Pasdita e asaj të premtje të prillit më nisi pas një
kohe ndarjeje nga Kryeqendra sërish tek ajo me valigje
të mbushur me tesha e libra. Ishte ajo rrugë që
më shpiente të ndjek të shtunave e të dielave
ligjëratat e shkallës së tretë të studimeve
pasuinversitare. Befas m’u kujtua dita kur
diplomova në fakultet. Pas të gjitha mundimeve e
ankthit që kisha, përjetova gëzimet, ku grumbulli i
shokëve e shoqeve në një sallon organizuan një
mbrëmje gazmore.
- Ta urojmë diplomimin Loni! - çoi gotën e mbushur
coca-cola Miranda!
- Urime, urime, urime! - u dëgjuan edhe zëra të
tjerë!
- Të dëshirojmë suksese për të magjistruar! - tha
Ganiu.
- U falënderohem të gjithëve!, - ua ktheva.
Dëshiroj që këtë çast të gëzimit tim ta përjetoni të
gjithë.
E pastaj filloi kënga. Të gjithë ne së bashku këndonim
e ndiheshim të gëzuar.
-Si s’e mora Lijen!,- thash me vete. Do të kishte
ndier një kënaqësi të jashtëzakonshme. Por, meqë
s’isha i sigurt se do të jepja provimin, unë shkova
vetë. Për dy javë rresht e përgatita dhe dola. Dhe,
fati më ndihmoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:25 pm

E tashti, tek nisesha sërish të ndiqja ligjëratat për
çdo të shtunë e të dielë, babai dhe Lija më përcollën
deri tek porta. Ndjeva mall për nënën Zife që
s’mbërriu ta presë atë ditë kur unë do të regjistroja
shkollimin e lartë! Ishte krejt spontane ajo. As që e
kisha ëndërruar ndonjë herë. Befas takohem një ditë
në fakultet me profesor Zanin.
- Hë! Paske ardhur?
- Desha t’ju vizitoj profesor!.
- Mirë ke bërë. Shkojmë në kabinet!, - më tha.
Dhe u nisëm shkallëve të ndërtesës, tek ishte
kabineti i tij. E ai, duke më buzëqeshur, m’u kthye:
-Ta lexova emrin në gazetë! Ha ha ha! - qeshi. E
pastaj heshtëm duke ngjitur shkallët.
- E di? Mos u mërzit për të. Do të kalojë!
Atë çast rikujtova diferencimet që bëheshin në
qytetin K. Në mesin e tyre sërish unë.Këtë herë më
përjashtonin nga vendi i punës.E gazetat shkruan
anembanë.Motivet diheshin. Pjesëmarrja në varrim
ishte shkas për ta vlerësuar ngarkesën time me
separatizëm dhe irredentizëm.
- Bëhet politikë e lartë te ju! - më tha profesor
Zani.Ai sërish qeshi duke u ulur në karrigë.
Rrotullova sytë nëpër muret e dhomës tek punonte
gjatë tërë ditës ai. E pas një kohe ia ktheva:
- Ashtu është profesor. Ju në Kryeqendër as që e
merrni me mend! Politika e tillë rigjide mund të
bëhet në provincë. Atje dinë si merr frymë çdo
person! S’ka as kulturë e as shkencë s'bëhet. Politika
e ka fjalën.
Ai diçka kërkonte në vitrinën e librave. E unë
kujtova atë çast atë të famshmin e komitetit të K.,
syzemadhin Manush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:26 pm

- Ne duhet t’i luftojmë të gjithë që nga rrënja!
S’do të lëmë pa luftuar asnjë ide që s’shkon me
tonën. Të tillë ka shumë këtu ! Ata e kanë vendin
prapa diellit! As varr s’kanë të drejtë të bëhen! -
thoshte ai, derisa në organizatën ku isha i punësuar
mbanin mbledhje për t’më larguar.
Isha gjakftohtë atë çast!Edhepse e dija se gjithë
ai vullkan i atakut drejtohej drejt meje për t’më
goditur pse kisha marrë pjesë në varrim. Por,
heshtja.
- S’lejojmë ne!, - fliste Manushi! - Oportunistët e
tillë do t’i detyrojmë të flasin këtu. S’ka se si të
heshtin. Për çdo veprim të tyre, për çdo pjesëmarje
në dasma e varrime, të deklarohen!.
Syzamadhi Manush ishte i dërguar nga Komiteti.
Aktivist me peshë.Ai udhëhiqte dhe nxiste strukturat
partiake të organizatës të fillojnë me goditjet. E në
atë mes isha unë, mbase edhe ai, të vetmit shqitpar!
- E tashti? -më pyeti profesor Zani.
- Më larguan nga puna porofesor.
- Çfarë detyre kishe? - më pyeti.
- Udhëheqës i planit dhe analzës, - ia ktheva.
- Demek,atje e kanë filluar seriozisht diferencimin.
- S’i lënë as degë e as rrënjë!,- iu përgjigja.
- Mos u mërzit për të! Mund të regjistrohesh në
shkallën e tretë. Sapo e kemi hapur dhe vende ka.
- S’kam mundësi, profesor! Familja pret nga unë.
E tashti sërish jam pa punë.
- Ha-ha-ha! - qeshi. - E di atë unë!,- shtoi ai. Por,
duhen kuadro. Duhen tituj shkencorë për brezëritë
edhe atje. Ma mirë është të rendish pas doktoratave,
se pas dekoratave!
- E si?, - ia ktheva. Edhe me titullin e doktorit të
qeshin kur t' më shohin tek rri rugëve apo tek ndërtoj
murnaja, profesor!.
Ai m’i drejtoi sytë dhe më shikoi gjatë-gjatë.
Heshti një çast. Unë hodha sytë mbi tavolinë tek
qëndronte një grumbull librash dhe heshta.Kishin
kaluar tetë vjet qyshkur ishim ndarë nga ai kabinet
me të.
- Të kujtohet?Prandaj të thash atëherë të të gjejë
punë. Provinca i vret krijuesit. Nuk i zhvillon!
- Keni pasur të drejtë profesor!
- E tashti më dëgjo! Duhen tituj shkencorë. Do të
vijë një kohë e do të vlejnë. S’qëndron kështu.
Ishin po ato porosi dhe motive që unë regjistrova
shkallën e tretë të studimeve!Dhe ndiqja ligjëratat.
E viti i parë përfundonte atë të premte të atij prilli
blerosh që më dërgonte në Kryeqendër për të
ndjekur ligjëratat që mbaheshin të shtunave e të
dielave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:26 pm

Tek prisnim të shtunën në mëngjes, pas një
vonese profesori Nuri, hyri rrëmbimthi në
amfiteatër. Na buzëqeshi e filloi të shpjegojë. E ne
merrnim herë-herë shënime.
Po ai profesor që fliste përpara dhjetë vjetëve. E
njëjta shprehi. Vetëm në sy i vërehej një thellim.
Rru dhat ishin shtuar në ballë! Flokët ishin rralluar
mbi kokë. Ndërsa, qëndrimi mbi ligjet e zhvillimit të
shoqërisë s’ishte aq i prerë. Si përpara. Komunizmi
s’ishte sistemi më i zhvilluar as i përjetshëm tashti.
Ndaj profesori fliste me një ton spontan dhe theksi i
ligjeve për zhvillim ishte tek tregu i lirë.
Ai pas pak kohe drejtoi sytë tek ora e dorës.
- U lodhët? Pushoni një orë! Mblodhi ca fletë të shkruara dhe
Në korridor m’u afrua Shqipja. Kishte kaluar një
javë e s’kishim biseduar me të. S’pata as mundësi të
dëgjohem në telefon, edhe pse më rrinte ndërmend ta
pyesja:.
- Si u bë vogëlushi?
- Ma mirë është Valon! Për t' më mbuluar e
zeza!, -shtoi ajo. - Gjithë javën e kam dërguar në
kontroll!
Më dolën përpara gropat e thella që rrinin pa
kapakë nëpër rrugë. Dhe parafytorova tek përmbytej
vogëlushi i Shqipes.Një oshëtimë më shkoi nëpër tru
dhe m'u bë se rend duke vajtuar ajo.
- Për t’u mbytur në kanal të fekaljeve Valon!
Djali e humb vetëdijen e një kalimtar ma shpëton!
Do të mbytej nga gazërat!
- Dreqi i marrtë të gjithë ata që s’kujdesen për
ato punë Shqipe!.
Sapo ia thash këtë fjalë, ndjeva një peshë mbi
supin tim. Ktheva kokën dhe pashë një djalë të ri.
- Ju lutem jeni ju Valon Dedja?
- Po!Unë jam!
Atij i shkëlqyen sytë. Heshti për një çast!Pastaj
shikoi rreth e rrotull sikur kërkonte diçka.
- Edhe unë jam nga qyteti K., e desha t’u paraqitem!
-Falemnderit! Mirë keni bërë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:27 pm

Ai sërish heshti!Uli kokën. E unë prisja të flasë.
Edhe Shqipja qëndronte duke matur djaloshin që
kërkonte me sy diçka. Ai çoi kokën pas pak dhe foli:
- U lutem mos shqetësoheni.! Ca shokë më
telefonuan nga qyteti K., e më thanë të niseni në
shtëpi. Babain e keni të sëmurë!
- Babain?!
Hyra në amfiteatër dhe mora çantën e librat. Pa u
përshëndetur me asnjërin, u lëshova shkallëve të
fakultetit për të dalë në stacion. E djaloshi më vinte
krahas.
- Mund të përshëndetemi!, - i thash.
- Jo! Do të bëjë shoqëri. Atje edhe unë banoj.
Pranë stacionit.
Njerëzit ecnin trotuarit. Atë çast më bëhej se më
dilnin përpara të më pengojnë.
-Babai i sëmurë?!,- pëshpërisja në çdo hap. Po atë
mirë e lash? Ndërsa djaloshi më rrinte krahas.
Nxora biletën në një sportel.Pas ca minutave,
autobusi nisej. Ma shtrëngoi dorën djaloshi dhe u
ndamë. Tek rendte autobusi, mendova: Po unë mirë
e lash? Ai më përcolli deri te porta.
Djersët e ftohta shpesh herë ma mbuluan ballin.
Edhe lotët m’u rrokullisën nga sytë. Ashtu tek
kalonte autobusi, gjerësisë së atyre fushave, më
bëhej se ndahesha përgjithmonë. Por, kurrë s’mund
ta pranoja se ajo do të ishte lamtumira e fundit me
babain tim Nexhin...!
E ndieva se buzëmbrëmja më binte në shpirt.
Barra në shpinë...
Epilogu:EURIDIKA DO PËRKUSHTIME
DASHURIE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:27 pm

Vërdallë më shkojnë mendimet!Frymëzimet! Më
fusin në log!Në logun e kuvendit ku s'matet e
s'peshohet mirësia!Urtësia!
Jo!Nuk do të hyjnë kurrë në ato kuvende ku
shkruhen skenarë për rrënim!Kuvendarët ligaqë nuk
i pranojnë mirësitë.Ata vetë janë aktorë të
prapësive!E portat e përkrahjes kurrë nuk i hapin!
Se enden të tërhuzur mbi dritat!Kryqëzime vënë në
shesh të uratës!
Çfarë dielli fantazmash derdhin mizorët!
Katakombe histerie do të mbesin!Me vulë
sorrollopësh do të dalin një ditë.Karikatina e tyre
unikate do t'i mbledhë brezëritë ta shajnë e
mallkojnë njëmendësinë e tyre!Për atë që mbollën
urrejtje e vrer!Dhe ndrydhën damarët e frymëzimit!
Damarët e rritës!Për ta shterrë gurrën e këngëve të
lirisë!Mesjeta e ferri t'i mbulonte pamjet!Veladoni i
kobit të binte mbi gjithçka!
Rruga e ardhmërisë pezull në vetmi...!
Ashtu janë shtigjet e së vërtetës!Gjithmonë i
ndoqën me zjarr e me vrer.Nuk ia shtruan kulaçin në
sofër Sizifit.Me gurin e rëndë të vuajtjes e dënuan.
Dhe endej ai lartësisë së ëndërruar.Njëmijë herë të
ngrihej e të përplasej,përsëri ai ngritej të dalë!Atje
ku xixa e shpresës e ftonte.E laku i praptisë i zinte
pritë!
E ti Sizifi je apo do të bëhesh?
Jam kipci i tij që hapëroj ndër vite!Çdo datë e
ditë ma ngarkojnë një gur.Dhe endem nëpër stinë
për të mbledhur frymëzimet.Katrahura jetë m'i
shpërndau gjithkah!
Çfarë rrënimesh sytë më shohin!Kur endem unë
presbit i përplasur.Luhatem e përdridhem si
karrem.Me zjarr në shpirtë e me lot në sy
mbetem.Dhe pres agimet në vetmi.Nga ta nis binanë
e lumturisë rrënohet!E shndërrohet në pirg të
dhembjes sime.Nëntë plagë të Gjergjit në çerpikë më
varen.Një det vetmie aq shqetësime s'ka!Sa herë në
sofër më mblidhen jetimat,buzëqeshja e pikëllimit u
mbetet barrë!Kafshata e dhembjes u ngul
hanxharë...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptyFri Mar 28, 2008 4:28 pm

Atëherë përse nuk hesht përgjithmonë...?
Se nuk jam bisht lahute pa tel!Në pentagramin e
jetës kam vënë bardhësinë!Dhe për të do të bie në
pirg!Pathos i saj rri në Parnas!Aty ku muza është
mbretëreshë!Sa herë të vdesë sërish ringjallet!Më e
re se stina e pranverës bleron!Me shpejtësi vetëtime
hy në brendi!Atje ku ndërgjegjeja është e
mbërthyer.E dryri i saj i futur në fildish!Një çels
unikat e ka dikund.Për të rri e tretem në mendime.Ta
rrëmbej nga dhëmbët e rinoqerontit.Me të të ngjitem
në atë pirg.Është bari i dhembjes që më shëron
plagën!E vreri i saj që më gulon!
Ajo do t'i përthajë damarët!E do të mbesish si
cung në zabel!
Nëse më vjen me shterpësi, ashtu do të
mbetem!Por, ajo nuk është e tillë!Shpirtin e Rozafës
e mban!Të asaj që dredhinë kurrë nuk e pranoi!E
drekën e shpiente në muranë!Po!Të asajë që kurrë
me djalin s'u ndanë...!
Tashti çka të të them o uni im i
përdjegur?Qyshkur se më ngjitesh si ushujzë!Gjak pi
për t'më tha damarët!Ja!Po t'i fal të gjitha krojet e
tij!Vetëm mos m'i përtha frymëzimet.Se kam për ta
zbrazur atë lamsh të ngatërruar.E këngët e
pakënduara më mbetën në piramidë!Keopsi i
mallkuar m'i rrëmbeu!Sa herë që hedh mendimet
mbi kujtimet, më dalin kaptinat e jetës në pritë!
Përse nuk na merr Orfe!Euridika do përkushtime
dashurie...!
Eni!Eni!Eni!U pres !Jam unë Sizifi!Me zjarr në
shpirt e me lot në sy!Pa ju gjithçka më është
zbrazur,zbrazur, zbrazur...!
Fund i librit të parë
Korrik-dhjetor, 1995
Kërçovë
Ferit RAMADANI
PIRGU I DHEMBJES
Botim privat
Radhitja kompjutorike
Ardit RAMADANI
K Ë R Ç O V Ë
Tirazhi: l500 copë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 EmptySat Mar 29, 2008 11:25 am

Të falënderojë nga zemra i nderuari feneri që solle këtë libër të mrekullueshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI   PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» Ferit RAMADANI : KURORA E TUTANKAMONËVE
» NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: