Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shëndeti dhe të ushqyerit

Shko poshtë 
+21
Eva0506
Çamshqiptar
arben
bessa
**Embelsira**
shpendi
Hana
drenusha
rrebelja
shaban cakolli
Lea_uk
Beton
tom sojer
Sy kaltri
azzurra
silvi
Vista
meli
Anna
Kosovarja
Sofra
25 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: DHJETË GJËRAT QË ME SË SHUMTI DËMTOJNË TRURIN   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyFri Aug 31, 2007 2:10 am

Në këtë temë mund të shkruani për shkaqet pozitive dhe negative të cilat e dëmtojnë trurin dhe trupin e njeriut.


DHJETË GJËRAT QË ME SË SHUMTI DËMTOJNË TRURIN

1- Mosngrënia e mëngjesit – Njerëzit te cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakt te sheqerit ne gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do te ketë rezerva te mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit.

2- Ngrënia pa masë – ky ves shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale.

3- Pirja e duhanit – shkakton tkurrje të shumëfishtë te trurit dhe te shpie deri te sëmundja e Alzheimerit.

4- Përdormi i tepërt i sheqerit – Përdorimi i tepërt i tij, qoftë ai ne ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.

5- Ndotja e ajrit - Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.

6- Humbja e gjumit – Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.

7- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes – Të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, vie deri te shtimi i dyoksid karbonit dhe zvogëlimi i oksigjenit ku shkakton dëmtimin e trurit.

8- Aktivizimi i trurit përgjatë sëmundjes – Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, të shpie deri te zvogëlimi i efektshmërisë së trurit si dhe prishjen e tij.

9- Mungesa e mendimeve stimuluese – Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.

10- Të flasësh rrallë – Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.

Nga gjuha Angleze: Fehim Xh. Dragusha


Edituar për herë të fundit nga në Sun Feb 03, 2008 9:33 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Cka Eshte Mjalti?   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyFri Aug 31, 2007 10:19 pm

Është ushqim më i kompletuar.
- Futet drejt e në gjak.
- Për anemikët është depo gjaku.
- Ndihmon në zhvillimin e kockave.
- Është ushqim më natyral.
- Përmban me shumicë B. B6 dhe C.
- I bën shumë mirë zemrës.
- Shpejton zhvillimin e fëmijëve.
- Ngordh mikrobet.
- Përmban të gjitha kripërat minerale.
- Lehtëson tretjen e ushqimeve.
- Ndikon në rregullimin e funksionit të mëlçisë së zezë dhe e shëron atë.
- Pastron gjakun.
- Forcon kujtesën dhe zgjuarësinë.
- Ul tensionin.
- Ndikon në shërimin e reumatizmës.
- Shëron çdo sëmundje.
- Ndikon në shërimin e ulçerës.
- Riparon aparatin tretës.
- Po të lyesh me mjaltë vendet që të dhëmbin, të pushon dhimbjet.
- Po të pihet me ujë të nxehtë ndërpret diarrenë.
- Po të pihet me qumësht heq tenjat.
- Nuk lejon forcimin e damarëve.
- Qetëson sistemin nervor.
- Nuk prishet për 3000 vjet.
- Po të lyesh lëkurën me mjaltë zbukuron atë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyFri Aug 31, 2007 11:03 pm

Mjalti permban te gjitha nektaret sheruese dmth ka niancat e embela dhe te idhta pos ato qe i permendi Kosovarja ndihmon zhvillimin e memorjes ne tru.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptySat Sep 01, 2007 7:32 pm

Te gjitha keto qe pershkrove jan smujt e trurit dhe njeriu edin ket por prap vepron si tek duhani ,si tek ambienti qe rrin pin duhan ,dhe shum pak konsumon oksigjenin sepse sod del hyp na makin ja shkon tek nej mik ja shkon tek nej lokal dhe natyren pak e shijojm.

me respekt Sofra nga Anna
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Cilin mish e preferoni më shumë për shëndetin tuaj.   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyWed Sep 05, 2007 7:10 pm

Shëndeti dhe të ushqyerit A1
Po vihet re se gjithnjë e më shumë është në rritje interesimi për temën e ushqimit në përgjithësi....Studimet të cilat po bëhen kohëve të fundit kanë vërtetuar se dallojnë shumë mishrat në përzgjedhjen ushqyse për personin i cili konsumon.
Prandaj cilin mish më shumë e preferoni për t'u ushqyer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyWed Sep 05, 2007 7:40 pm

Mishin e peshkut dhe te viqit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyWed Sep 05, 2007 9:25 pm

Unë mishin e troftave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyWed Sep 05, 2007 9:43 pm

Mishin e peshkut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyWed Sep 05, 2007 10:12 pm

Mish Peshku dhe Kaprolli,qe eshte shum i mire edhe i Lepurit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 40
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyThu Sep 06, 2007 12:38 am

Mishin e peshkut eshte me i shedetshmi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vista
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Vista


Numri i postimeve : 154
Registration date : 18/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyThu Sep 06, 2007 10:44 am

Pasi qe per mishin e peshkut te gjith e din qe eshte i shendetshem edhe mishi i viqit gjithashtu eshte shum i mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
silvi
Anëtar
Anëtar
silvi


Numri i postimeve : 218
Registration date : 04/09/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyThu Sep 06, 2007 12:03 pm

Peshk,vic,lepur ,pule,qengj,derr(kte te fundit vec berxolle Very Happy )

Mishin e kaprrollit se kam provu Sad

Anna ma bere zili Question
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyThu Sep 06, 2007 12:34 pm

Edhe pse asnjihere nuk kam ngren mish te Fazanit do ta kisha preferue te hahet me aq sa kam lexue per mishin e Fazanit dhe pregaditjen e tij .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyThu Sep 06, 2007 2:09 pm

Epo per ata Anna nuk do ecim perpara asnjehere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyThu Sep 06, 2007 3:15 pm

Une i bej strevitje ketij trurit tim mjaft dhe i bej dem mjaft me cigare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyThu Sep 06, 2007 11:07 pm

Shtresi Armiku i Gjumit
Rregulli numur nje i gjumit fjetja mire dhe e rahatshme ben qe te kaloni nje
dite sa me te kendshme te mire.
Ne qofte se ndodheni ne nje ambient pa strese kjo do te thote se flini dhe mire.

Nje shetitje e vogel ne kembe sjell gjumin

Te gjithe njerzit ne jete kane kaluar probleme gjumi,eshte veshtire t emos
ket njeri qe nuk ka pasur probleme me gjume.Çelsi per te zgjidhur kete problem
eshte te qendrosh sam e larg stresit.Ç’do dite nje shetitje ne kembe reth 15
– 30 min ben nje pergatitje per sjelljen e gjumit.Para se te futemi ne s htrat
per te fjetur duhet te bejme disa levizje gjimnastike gje qe te ndihmon
psikologjikisht dhe te rehaton fizikisht dhe largon shqetsimet.

Duhani dhe alkoli sjellin pagjumesine

Siç dihet qofte alkoli qofte duhani per shendetin e njeriut jane te
demshme.Para se te flini nuk duhet te pini duhan dhe dhomun duhet ta ajrosni.Po
ashtu alkol duhet te pish 6 ore para se te flesh.

Keshilla

Mos u fusni ne polemika te levizshme dhe ne jete socjale te renduar.

Flini ne kohen e duhu dhe çohuni ne kohen e duhur.

Para se te flini nuk duhet te hani ushqim.

Mos shikoni televizion deri ne ore te vona.

Dhe nese hani ushqim hani gjera sam e te lehta.Gje qe ndikon ne mos rendim
te trupit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyThu Sep 06, 2007 11:13 pm

Do te ishte mir të provohet edhe mishi kalit pasi që vendet perendimore përdoret si spelitet e kam provuar një her por nuk kam vrejtur ndoj dallin nda mishi lopës .
Mishi viqi kuptohe asht ma i mir për mendim timin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyFri Sep 07, 2007 7:41 pm

Mua ne pelqen me shumti mish "Viqi"

Silvi peshku te pelqen aaaaa o zot sa e ka inat eren e peshkut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptySat Sep 08, 2007 12:45 pm

mua ma së shumti me pëlqen Mishi i Peshkut Trofta dhe Krapi jan shum të shijshum dhe i ha shum shpesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptySun Sep 09, 2007 7:55 pm

Edhe mishi i bretkoces eshte i mire kush nuk e ka provue le ta provoj njihere ,ka nji shije shum te mire .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptySun Sep 09, 2007 7:57 pm

Mjalti sheron tera po thuj smundjet tash nuk flasim sheron komplet por eshte ushqim qe ben mire ne shum organe te trupit e sidomos me perdore per lekuren e ftyres te jep ushqim ne ftyre njihere ne jav ta lyesh ftyren me te eshte nji lloj terapije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
azzurra
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1294
Vendi : Kosove e dashure
Registration date : 28/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyWed Sep 12, 2007 5:41 pm

Mua me s'shumeti mishi i qingjit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Si ta arrijm moshën mbi 100 vjet !   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyMon Sep 17, 2007 7:58 pm

Gazeta "Time" boton studimin 30-vjeçar për rregullat që duhet të ndiqen për jetë të gjatë

Nëse bën një jetë të shëndetshme, zbaton me përpikmëri rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar plot 100 vite janë të mëdha. Pas një kërkimi disavjeçar studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur të përgatisin një paketë me mënyrat dhe sugjerimet për një jetëgjatësi deri në 100 vjet. Shkencëtarët theksojnë se, të gjitha udhëzimet janë shpallur si rezultat i një kërkimi disavjeçar në këtë fushë dhe çfarë është më e rëndësishme, mbi këtë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t'i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim, sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.
Yndyrnat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.
Drithërat
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.

Ushqimet

1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
6- (Beli frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.
7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.
8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas përëndimit të diellit apo një ditë të lodhshme pune.
9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.
12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karoten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t'i bëni një "shpëlarje" sistemit tuaj të tretjes.
16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.
17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.
18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.
19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t'i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.
21- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.
22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese.
23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.
24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.
25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin.
27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.
28- Soja përmban 9 lloje vitaminash.
29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
2- Biokimiket në kombinim - nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
4- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t'i shmangni ato.
5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

Stërvitje dhe joga
1- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në lëvizje.
2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit, zmadhimi i tyre rrit qarkullimin dhe lakueshmërinë.
3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.
4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit.
5- Lëndë djegëse- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.
6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.
7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.
8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë, sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.
9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.
10- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetësës rritet.
11- Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së një personi.
12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2
13- Mbajeni trupin drejt.
14- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe më anën e djathtë të hundës gjatë natës.
15- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme, ecja e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.
16- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.
17- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetësës.
18- S'ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.
19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.
20- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin shpërthyes.
21- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet nga meditimi.
22- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.
23- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.
24- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

Shumëllojshmëria
1- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.
2- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.
3- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.
4- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
5- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
6- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
7- Mbaj ujë magnetik- Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtëë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.
8- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë ¼ e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. (Merri vetëm me porosi të mjekut).
9- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier më pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
10- Çdo ditë shpërnda vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.
11- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
12- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur "Lichigian", e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.

Pergatiti: Elberta Spaho
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyMon Oct 01, 2007 12:27 am

...mishi i peshkut edhe i edhit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit EmptyMon Oct 01, 2007 3:14 pm

Kam provuar:

Mish:

Qengji, Lope, Kau, vici, dele, qengji, dhie, keci, pate, rose, pule, gjeldeti.

Kam provuar:

Mish: iriqi, bretkose, kali, struci, kanguri, dreri, krokodili, akrepi (skorpion) dhe mjeker balene, bisht tigri, llojet e kermillave, llojet e midhjeve.

Mishi ma i shijshem: krokodili.
Mishi me i shendetshem: cdo mish qe rri ne uje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shëndeti dhe të ushqyerit Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shëndeti dhe të ushqyerit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 7Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
 Similar topics
-
» Te reja nga bota e mjekesise!
» ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS
» Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: