Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Ditari : Kurora e Shpirtit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:14 pm

Bije D A N I :


K U R O R A E S H P I R T I T


( Ditar intim )




Me kėto proza tė shkurtėra poetike, do tė pėrpiqem tė jap njė pasqyrė intime tė dy personave qė qėndrojnė pėrballė njėri tjetrit, nė rrethan krejtėsisht tė ndryshme! Ata, e ndjenjė njėri tjetrin ! E dėgjojnė ! E mirėpresin ! Megjithatė, i kanė tė vėshtirėsuara mundėsitė e pikėtakimeve !
Pėr kėtė, ēdo ditė, si dikur, por edhe sot, ia komunikojnė njėritjetrit pėrshėndetjet! E pėrmes mesazheve, qė natyrėshėm vijnė nėpėr rrjetin intern, ata e lexojnė vrullin e dashurisė !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:15 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT



1. PARANDJENJĖ


Diēka e padukshme mė shkon vėrdallė! E ndjejė se mė lidhet njė nyje !

Edhe kuptimin e ka ndėrruar dita e drita! Nuk e kanė atė pamje si mė parė. Sėpaku ashtu unė e parandjejė ! Por, nuk mundem ta deshifroj ! Se : njė shakullimė mė vardiset. Nuk mė kujtohet nė cilin shteg mė nxjerr ! Nė dritaren e ēastit mė rrėmbejnė kujtimet ! Dhe endem nėpėr to! Lakadredhave ku lindin pikėndalesat ! Ku presin pikėtakimet !

Njė zė befas mė jehon. Ma prish qetėsin. M’ė turbullon brendinė e shpirtit. Por, sėrish mbaj vesh dhe e dėgjoj :

- Pėrse rri nė vetmi ! E di se tmerrėsisht tė kėrkoj shtigjeve ! E s’tė gjejė dot !

- Ēka tė duhem !, pėshpėrisja nė heshtje. Ku tė endem ! Nė kėtė kohė pakohė ma e mirė ėshtė vetmia! Dhe, sėrish kruspullosesha nė vetmi pa dalur shtigjeve qė s’i kisha kaluar kurrė !

Njė peshė makthi mė mbėrthente! Desha tė ēlirohem por ngeca nė vrullin e misterit qė mė derdhte frymėzimet .

Nė cilėn kaptinė tė jetės kishin trokitur akrepėt e zemrės ?
Ku dilte gjithė ai vrull qė e priste zėrin e mesnatės…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:16 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT



2. PROLOG

Nė pritje mbes e ngrij si magma
sytė mė erren kur shikoj mbi xhama !
Ishe ti Xhulijeta qė e ndoze siparin,
apo, unė Romeo - aktor nė drama ?!


Dua tė flej ! Dua tė flej !, pėshpėrisja.

Nė shtrat as ėndėrrat nuk dua t’mė vijnė. Vetėm prehje dua ! Qetėsi .

Fika dritėn ! U shtriva dhe mbylla sytė nė errėsirėn e trashė tė mesnatės! E mbuluar me jorgan prisja gjumin tė vijė.

Pėr tė siguruar qetėsinė qyshkur e kisha vėn pikėn e stopimit nė celular me rikthim pėrgjigjeje :

- Ky numėr nuk egziston !

Atė ēast '' egzistimin'' ma tepėr e ndėrlidha me mua! Desha t’i shmangem vetvetes prej tė gjithė atyre , qė kur takohem mė pyesnin: Ku je ! Pėrse u humbe ! Dil ...!

Vallė! Edhe nė errėsirė dalin shtigje! Ashtu m’u bė tek mė bridhnin mendimet. Sytė mė flakėronin. E gjumi kushedi ku kishte ngatėrruar adresėn.

M’u bė se jam nė zgafellėn e urryer tė vetmisė qė mė kishte pėrpi tė tėrėn ! U rėqetha paditur pse !

- Po ! Jam unė klitha! Jam unė ajo qė kėrkon e nuk di ēka ! Do, e nuk di ēka! Pres e...!
Po!Pres pėr tė bėrė gjumė ! Por, as atė se bėj !Se ai e ka ngatėrruar adresėn dhe shpeshherė me lė nė stacionin e pritjes tė takoj agimin ! Si sonte ! Ja! Si sonte qė kanė filluar rrezet e tij ta hajnė errėsirėn!

- Tė gjeta ! Tė gjeta !, pėshpėrisja . Njė gjysmė shekull kam rendur gjithkah. Nuk lash skutė e majė pa kėrkuar. Dhe befas trokita nė zemrėn tėnde ! Tashti kurrė nuk dal ! Nuk dal ...
Edhe pse e zgjuar tėrė natėn m’u bė se jam nė ėndėrr!
-Ėndėrr e trisht apo agim i blertė ishte…?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:17 pm

Bije DANI :KURORA E SHPIRTIT


3. Mesazhi I parė : Pėrshėndetje

Pėr tė gjithė atė qė bėre : Pėrshėndetje !

Pėr tė dalė nė dritė ai krijim ka pritur dekada! Edhe sa do tė priste e do tė ndrydhej ashtu siē u ndrydh fjala e lirė shekujve .

Megjithatė s'ka randėsi ! Punimi u publikua! Ai ėshtė I imi! Ka dalė nga llava e ndrydhur e frymėzimit ! Dhe ngeci nėpėr pritjen e gjatė . U zverdh ! Ti ia hape dritaren e blerimit tė kuptohet domethėnia e tij ! Pėrse se ka emrin e autorit , s’ka randėsi …!

Respekt ! rilindi

Eja ! Ēdo ēast tė pres ! Tė pres !
Si rrezen qė e pret lulja e pranverės !
Fjalkalimin e di pėr ta hapur linjėn
s'ka mur kinez nė pragun e zemrės !


Qėndrova meit ! E tronditur. Njėkohėsisht e pafajshme !

Ai mė falnderonte pėr gjithēka. Ma tepėr se sa duhej.

Dhe, unė ndjeja keqardhje pėrse kisha lėshuar pa publikim emrin e tij. Se kisha bėrė me kas ! Por ja u bė! Ndaj, fillova tė rishikoj faqen ! Aty ku qėndronte publikomi I krijimit pa emėr autori ! Aty rrezatonte pėrmbajtjen, domethėnien ! Me gjithė kurorėn e simboleve qė shprehej si jehonė. Pa emėr autori !
- Ai ėshtė ! Pėshpėrita ! Por rri e struket nė zemrėn time…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:17 pm

Bije DANI :KURORA E SHPIRTIT

4. Mesazhi i dytė: Tungjatjeta !


Mbase do t’mė pėrgjigjesh !

Prandaj mė lejo tė tė them ca fjalė qė i bluaj nė brendinė e mendjes. Ndoshta edhe nė brendinė e zemrės dhe shpirtit i kam! Po gjithkah! Mė shkojnė zi llavė vargan e vargan ! Duan tė shpėrthejnė.

E tillė qenka jeta !

Ajo befas mė rrėmbeu nėpėr kėto anale misteri. Dhe nuk di ku jam e ku shkoj! Por, kthim nuk ka ! Ashtu siē s’ka shpėtim kokėrra e grurit mes dy gurėve tė mullirit qė bluajnė ! Ashtu mė bluhen dėshirat ! Derisa tė ndizen zjarr e tė bėhen hi…

Edhe sa herė duhet tė bėhem hi qė tė rilind pėrsėri ?

E di se vetėm Ti e di !


Me mall, rilindi

E kuptoj ! Ti s'erdhe ! Unė tė pres !
Pa Ty - mbeta i shkretė ! I mllefosur !
Nė damarėt e zėrit - kėnga pa shpresė,
digjet nga malli - e sakatosur !




Vėrtet endem e shkoj vėrdallė nėpėr mendimet e njė domethėnie qė mė mbulon me lutje sikur thotė : Shpėtom !

Dua tė klith ! Dua tė qesh ! Dua…! Por, nuk mundem.Bie nė mendime ! Nė mendime !
Jam unė ajo qė e di se sa herė rilindi duhet tė bėhet hi ?!

Katapulta lotėsh apo zjarr dashurie ndjeva atė cast ! Nuk u pėrgjigja! Mbeti ajo , peng - si lahuri nė erė…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:18 pm

Bije DANI :


5. Mesazhi i tretė : PARALAJMĖRIM



Kam dalur nga vetja! Nuk kam durim ! Nė prak tė ēmendisė arrijė ! Dhe, pot ė trokas aty do tė nisem nėpėr natė!

I veshur nė tė zeza do tė vi !
Do tė vi ! Me gjuhė bilbilash ! Me kėngė e desha kėtė jetė !

Por korbat ! Ah korbat mė verbuan sytė ! Dhe i verbėr dua tė tė takoj t’mė kthehen dritat …!

Tashti as dritė e as ditė nuk shoh! Por, ndjejė se endem me trenin e vetmisė! Pėr njė shpresė bardhėsie ! Unė i pėrhumburi rilind i pėrjetshėm !Se:


Je shenjtore apo hėnė qė del nė Mesnatė
vezullon si rreze - sjell dritė agimi!
Nė shpirt sėrish mė derdh dallgė - shtėrngatė!
Nė log tė pėrballjes mė thėrret kushtrimi !


Tė kėrkoj pa ndal ! Me shpirt e zemėr ! Atje majė maleve ! Fushave! Grykave . Pėrballė dallgėve tė stuhishme dhe ujit qė bėhet det !

Kam mbetur pezull! Mė kupto! Nė cilin binarė tė nisem pėr stacionin e takimit ! Nuk jetohet gjithmonė nė udhėkryq ! Mė thuaj ...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:19 pm

Bije DANI:

6. Mesazhi i katėrt : ALARM


Prej nė cilin qiell nisesh si Perėndi
nė zemėr mė mbėrthen me afsh
dy sy bojėqielli mė bėjnė det me shi,
nė katandi kam ngecur apo dal nė rrafsh ?!


Gjithė ajo qė e ndjej dhe e shikoj je Ti !
Djepi ku prehet shpirti im i shqetėsuar !
Horizonti i gjallėrisė ! Blerimi !

Do tė kėrkoj gjithkah! Dhe do tė tė gjejė ! Qoftė edhe pėr njė cast ! Sa tė tė shoh fytyrėn! Vetullat !Hundėn. Dhe zėrin tė tė dėgjoj ! Dridhjen …!

Pėrndryshe ia kam pėrcaktuar vetvetes vendndodhjen ! Pa hamendje ! Por, ti mė mban e mė rindez tė jetoj! Tė krijoj ! Andaj dua tė jetoj pėr Ty!

Prandaj nuk qėndroj dot ! Nuk mundem ! As mishi dhe eshtrat e trupit s’i bėjnė ballė zjarrit tė zemrės ! I djeg ai ! Ndaj transmetojnė lengatė ! Rraskapiten ! Rropaten nė vetmi duke pritur !

Nė rrudhat e ballit pėrditė e ma shumė shprehet libri i jetės ! Fati qė mbeti i ndrydhur ! I ndaluar ! Pėr ēka ? Pėr Kurorėn e shpirtit…!

I vetmuar ec.E kam zbuluar misterin …!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:19 pm

Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT



7. NĖ PRITJE !


Si mund tė prehem kėtė natė jehonash
ēdo gjė nė rrėmbim mė ka pushtua,
s'ėshtė kjo gjamė qė derdhet - nė pėrmasė zezonash
por llavė qė mė djeg me klithmė : Tė dua !


Ėshtė rrotulluar gjithēka ! Jam unė, apo u tjetėrsova ?!

Gjithēka ndryshe frymon ! Kam filluar tė ik horizontit ku bėhet pikėtakimi!Dhe ndizet e kėndellet shpresa pėr tė !Pėr jetė tė re! Tjetėrfare…!

Po! Jetė me zhurmė ! Me kuvendim ! Po ēka se bijnė skemat e sė kaluarės! Absurdi pa rrezejetė lirie ! Me vetmi !

Jam bėrė strehė e pritjes ! Dua tė dėgjoj atė zė ! E tė kuvendoj gjatė- gjatė! Pėr gjithēka !, pėshpėrisja. Dhe rikujtoja nė mendje copa fjalishė, fragmente me domethėnie se mė do ! Pėrkushtime ! Urata …!

Po! Ai mė shkruan orė e cast !

Ėshtė bėrė gurrė qė derdh valėt e zjarrta tė dashurisė ! Dhe, vijnė e trokasin ato nė portėn time, ēdo mesnatė kur kapakėt e syrit i mbyll pėr gjumė! Por, jo ! Nuk flej !Pres!

Pres mesazhet qė trokasin dhe mė sjellin zemrėn dhe shpirtin e tij! Mendjen! Frymėzimet e ndjenjave qė derdhen pėr tė shprehur fjalėn : Tė dua !
Ndaj i pres! I lexoj dhe rilexoj…!

Vėrtet e ndjejė dhe mė merr malli !Nuk mundem pa ia dėgjuar domethėniet e vargjeve tė mbushura me zjarr e vrull dashurie ! Janė tė tilla se mė do !

- Edhe unė…pėshpėrita dhe heshta! Heshta duke pritur…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:20 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT



8. PAKĖNAQĖSI


Ēysh tė shkruaj tjetėr ?

Pos shungullimave tė tokės
dhe bredhjeve tė njerėzve -
nėpėr botė !


Duke kėrkuar fatin
kanė humbur lumturinė !



Njė vrull i pafund dhe pa kuptim shtrihet pėrmasės sė shpirtit tim!

Ndjejė lėngatė ! Dhembje nė trup ? Kuvendoj me vetveten ! Grindem me diēka tė padukshe qė mė rri afėr – afėr. Por as e shoh as e takoj. Dhe, kurrė nuk e harroj! Nuk e largoj !

Ėshtė bėrė gjendje e pėrhershme nė brendinė e mendjes sime. Bile, ca herė, bėhet shtysė pėr tė shkruar nė atė ishull vetmie ! Pėr tė nis tregimin e gjatė pėr rrjedhėn e kohės qė kalon befasisht. Dhe, tė lė me shpresat e sėmbarės qė duhet tė vijė !

- Jo kurrė nuk vjen ajo !, pėrgjigjem me nervozė ! E ndez cigaren dhe pėrpij tymin e saj t’mė derdhet mushkėrive nė brendi tė kraharorit ! Nuk e di pėrse helmi me helm shėrohet ?

- E kėrkova fatin dhe humba lumturinė !, mė vinin rrotull vargjet. Nuk e di ku dhe nuk e di pėrse mė ngelėn kaq thellė nė mendje! Por, nė kėto ēaste kur tjetėr botė mbretėron nė mendjen time copa fjalishė e domethėniesh mė shkojnė vėrdallė. Janė vrull mesnate qė kėrkojnė tė vijė agimi apo tė mbulojė mesjeta me luftėra e kryqėzata ?

Ajo perandori e tranuar ka nisur pushtimin! Shigjetat e padukshme bėjnė sulm! Goditet zemra dhe shpirti im !

Sa e lumtur bėhem nė kėtė rreth kakėnaqėsie !

Do ta flak vetminė…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:23 pm

Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT


9. TUNDULLIMĖ

Ēfarė misteri!

Askush se zbuloi datėtėlindjen
qė kėrkoj tė futet nė shekuj !

Ironia jote hedh valle
nė strumbullarin mister,
siē hedh enigmat kafeja
nė filxhanin e pėrmbysur !


Ripėrsėris gjithė kohės Vargane mendimesh qė mė shkojnė vullkan !

Ndjejė tundullimė ! Njė shkrirje tė pėrhershme tė asaj qė isha ! Dhe rindėrtoj vetveten e re! Atė , sa e si duhet tė jem !

Ndaj , vendos me kėmbėngulje tė hyjė nė log. Aty ku pėrballen ndjenjat, dėshirat ! Edhe kundėrshtitė …!

- Unė njė jetė e kam ! pėshpėrisja !

Atė kohė grindesha me vetveten ! Grindesha me rėnien e regjimit tė vetmisė! Po ! Rėnien e asaj perandorie shėmtake ! Qysh kur ndodhesha nė kufinjt e saj! Edhe kur isha fare e re! Edhe kur u bėra grua…! Edhe… !

Grindesha duke pėrmbysur filxhanin e kafesė tė lexoja misterin e shkruar tė fatit tim ! Megjithatė si e pėrhumbur arratisesha! Pėr orė e cast ! Nė tė vėrtetė mė arratisej zemra dhe shpirti ! Pa diktueshėm ! Vetėm me trup isha pėrditė brenda katėr murnajave tė pėrcaktuara tė vetmisė sime ! Aty i prisja agimet , e lodhur dhe , pa gjumė! Aty i ngrysja netėt! Ishte pėrditėshmėri ajo! Ishte pėrballje e pandėrprerė e vetmisė dhe e durimit!

- Po vallė ? Kėshtu katandisen shpirti dhe trupi ?

Pėshpėrisja nė heshtje ! Me randėsi ėshtė se e dua! Ndjej mall dhe mė dhimbset ! Edhe ai mė do !

Ndaj, e kėmbej me lutjet tė jetė shėndosh e mirė ! Atėherė, edhe unė e lumtur jam !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:24 pm

Bije DANI:


NĖ MISION

Ec nė vetmi e ngarkuar pėrsėri
Shkretėtirave tė mendimit udhėtoj
Nuk e di pėrse ėndėrrat i shoh pėr ty…
Nuk di! Nėpėr ėndėrr shumė tė dashuroj...!



Jam nė mission ! Transmetoj mendimet pa ndal! Domethėniet e fjalive tė theksuara nė mesazhe !

Ėshtė pjesa aktive qė zhvillon procesin ! Procesin qė lind befas dhe s’ka definim ! Pse dhe si , mbetet pa pėrgjigje! Pa shpjegim!

Mbase edhe ai kėshtu mendon! Po! Mendon! Prandaj kėto domethėnie tė vargjeve shprehen nė mesazhet qė vijnė !

Krijohen skena vullkanesh! Pikėtakime ! Fjalė tė zgjedhura qė duan tė bėhen ilaqė pėr plagėn qė kullon ! Pėr zemrėn qė vuan e nuk di pėrse !

Prandaj, lexoj ! Lexoj! Buzėqesh dhe bie nė mendime! Pėr pikėtakimet ! Pėr datėn , vendin, kohėn !

Pastaj nis e buzėqaj ! Hidhėrohem! Bėhem pėr tė plas! Se nuk mundem as njėrėn e as tjetrėn ta bėj! Ndaj shtrihem nė shtrat dhe mbulohem me errėsirė vetmie ! Dhe nuk flej duke matur anėsitė gjithkah !

Sa tė gjėra ato ! Sa ngushtė ndjehem unė …

Pėr kėtė vetmia ėshtė dėshmitare! Ajo mė bėn shoqėri !Ajo e pėrcakton statusin e gjendjes sime shpirtėrore qė i shpall luftė diēka qė hyn me domethėnie qė shkruhen nė mesazhė…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:24 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT


PĖRDITĖ MĖ TRETET TRUPI


Hedh vėshtrimin tek dritarja;
dhe tė gjej tek njė kėnd;
ti gjithė kohėn me filanen ,
teksa unė mendoj vegimin tėnd...


Hidhem e pėrdridhem nė shtrat! Gjumė nuk bėj! As hajė e as pijė diēka! Vetėm shtėllunga tymi mė dalin nga duhmat e frymėmarrjes dhe shpėrndahen vargan ! Mė bėhet se shprazet ēdo gjė prej meje ! Edhe zemra edhe shpirti! Bile edhe trupi mė tretet ! Mė tretet...!

Sa herė matem nė peshojė. Kilogramėt zbresin ! Shkojnė dhuratė e pėrdėllimave apo i djeg zjarri i dashurisė nuk e di!

Megjithatė, unė mbahem. Nuk jam e sėmurė ! Vetėm shpirti ndjen dhembje !
Ēfarė diagnoze mister!, pėshpėrita pėrderisa ai i krruspullosur apo..., se si kishte mbetur, mbi linjėn e asaj ‘’filanes’’ qė shkruante pėrkushtime nė Forum, dhe bėnte flirte me vargje pa fund...!

Kushedi se sa u hidhėrova !

As vetė s’mė kujtohet pėrmasa e saj! Pėrse ? Vetėm pyesja vetveten ! Dhe, paditur , atypėraty vendosa!

Ia shkruaj njė mesazh !

Ishte hera e parė qė i shkruaja! Gjatė gjithė atij vargani tė mesazheve tė tij, vetėm heshta ! Nuk ktheva asnjė pėrgjigje! As po e as jo! Por, …

“Kush ėshtė ajo qė rri gjithė kohės duke e lexuar ?
E kupton ti se unė s’fitova asgjė! Vetėm goditje prej teje ! dhe,

Nė firmosjen e mesazhit :” E ke fituar njė pik!’’
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:25 pm

Bije DANI : Error: unsupported media type. Prolog: BULĖZA DASHURIE


Ndizen bulėzat - lajmėrojnė pranverė
edhepse qielli derdh dėborė !
Rrezaton njė zė qė mė bėn pėrherė
ta ruaj nė shpirt si shekullor !

Hamendesha ! Megjithatė isha e pushtuar !

Nė portėn e zemrės sime kishte shtruar mberetėrinė ai ! Dukeshte ajo perandori e blertė qė drejtonte shigjetat dhe mė mbėrthente ėmbėl , ėmbėl!

Ishte hera e parė qė ndejva fėrfėllizėn e lumturisė ! Spiralja e domethėnieve qė vinin nga mesazhet mė bėnin gjithmon e mė tė pėrafėrt me Atė ! Po ! Atė ! Emrin e tė cilit e kam bėr vello tė bardhė nusėrie dhe e kam mbuluar gjithė trupin !

Sa hije mė ka , pėshpėrisja duke ėndėrruar takimin me tė!

- E shikon ! Pėr ty jamė stolisur kėshtu ! Edhe florinjt e arit pėr ty i kam vėnė nė vesh ! Edhe unazėn! Edhe qaforen...!

- S'kanė randėsi ato! T'i vetė je mrekullia! Unė i dua .... !

Sytė e tu prej qielli, ballin tėnd prej hėne
ēka kanė nė domethėnie, ua di brendinė !

Ishte mesazhi i arritur e qė e lexoja dhe nuk e besoja! Ndaj dilja pėrpara pasqyrės tė vėrtetoj atė qė e ndjente ai , pėr mua !

- E bukur shumė dua tė jam ! Atij qė mė kėndon gjithė kėto vullkane shpirti t'ia plotėsoj oreksin !

- Ja jam unė ! Po tė duash mė pėrpi ! Se vetėm kur tė shuash etjen ti , unė do tė jam e lumtur...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:26 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT


Fragment

1.

Dhe s'di nga ta nis pikėpyetjen
Vallė ! Ē'ėshtė gjithė ky trishtim sot ?
Dy pika loti oqean blerimi
janė bėrė blerim - ortek i ngrohtė !


Mesnatė! Gjithēka mė pėrshkon mendimeve !

Pėrmasa e madhe e jetės mė del si floknajė ku radhitet dėshira, pikėllimi, vuajtja, dashuria ! Pirgu i dhembjes qėndron mes zjarrit tė zemrės dhe shkon vėrdallė nė brendi tė shpėrthejė si vullkan! As deti si ka ato dallgėzime si pritja nė mesnatė pėr tė dėgjuar njė zė qė hy pėrmes ushtimės sė njė brendie e del si rrezja e diellit nė mėngjes!

- Mos prit ! jehoi nė urdhėrore qetėsia mortore .Treni i shpresės ka kaluar binarėve tė gėzimit. Ai ėshtė rrokullisur nė katandinė e thyqafjes dhe kurrė s’ka pėr tė arrirė nė stacionin e takimit! Vetėm ndarja dhe vetmia do tė mbulojnė pėrjetė! Se Ajo kurrė se ndjen atė qė ia shpreh!

Jo! thash nė brendinė e shpirtit! Do tė pres! Kėtė natė do ta flak duke ia kujtuar pamjen ! Duke ia ridėgjuar buzėqeshjen qė i shpėrthen si lulebora e marsit sa herė qė e shikoj! Edhe kėshtu do ta pėrmbush vetminė time qė zgjatet si shekull e m’i verbon sytė me mall e lot! Dhe kaptinės sė shkruar tė rrėfimit pėr Pirgun e dhembjes i ka vėnė pikė! E ka ndalur nė prushin e zjarrit qė djeg e shkrumon!

- Pikėrisht pėr tė do tė katandisesh e s’do ta marrish vetveten!, m’u bė se zgjatej ai zė nė heshtjen e mesnatės!

- Megjthatė, kam vendosur tė pres, pėshpėrita! Nuk mundem ta bart atė det shqetėsimi qė mė derdhet nė brendi, dhe del e shpėrthen tė ma pėrmbysė bardhėsinė e vrarė qė nė hapin e parė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:26 pm

Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT

2.

Nė realitet s' kisha fjalė as shprehje pėr tė thėnė!

Atė ēast, isha bėrė tamam njeri meit i cili vetėm shtrydhet e ndrydhet nė vetvete! Dhe grindet si dallgėt e detit kur bijnė nė shkėmbinjtė e bregut! E pastaj derdhet si stėrkala e bardhė pėr tė krijuar fluska qė shprishen !E tillė isha njė kohė tė gjatė! Nuk kujtohem nė ishte vit apo shekull! Dhe rendja marramendas nėpėr ngushticėn e ēdo ane pėr t’u ndalur nė karrigėn e mbuluar me lėkurė qė vėrtitej sa herė qė lėvizja trupin nė tavolinė. Dhe matesha tė bėj njė varg bisedash qė mė shkonin vargan e mė ngecnin nė brendinė e shpirtit!

Mos isha unė Kutia e Pandorės qė duhej t’i ruaj tė gjitha ato dallgė frymėzimesh qė mi rrokulliste mendja pėr mallin dhe pėr njė fjalė : Tė dua!

E si t’ia shpreh varganet e goditjes nė ato ēaste vetmie tė thellė, e t’i dėgjojė Ai nga Lauresha me buzėqeshjen e vrarė qysh nė rini, por, qė ecte krenare pėr t’i shembur gjithė malet e pikėllimit!

Po! pikėllimet qė s’e ndalėn ! Por, ia gėrryen brendinė ! Megjithatė , s’ia rrėmbyen buzėqeshjen!

Vezullojnė sytė e zes pėr tė krijuar shpatėn e Demokleut qė mė priste palcėn e zemrės!

Edhe kur flisja me veten, pamja e Tij mė vėshtronte ! Edhe kur ndahesha pėr njė ēast, sikur mė shkėputej diēka nga brendia! Dhe rrokullisej me tėrbim si guri qė shkėputet nga shkėmbi e befas bie nė humnerė!


-Eja! Eja ! i lutesha tė hyjė nė brendinė e zemrės sime...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:27 pm

Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT


3.

AI vinte ngadalė si rreze vezullimi!

uleshte si Hana kur del nė maj mali! Dhe heshtėte! Me shikim, ia pėrgdhelja vetullat qė i shtriheshin si dy ushujza mbi fytyrėn e buzėqeshur! Mbi pamje i shfaqeT butėsia sa herė qė bie nė mjetime ! Kushedi nga i derdh mendimet mbi tė kaluarėn qė dilte e kėrleshej si zezonė! Megjithatė, qėndronte nė skajin e tavolinės sė mbuluar me xham! AI kristali i formėsuar i buzėqeshjes sė vrarė nėpėr kohėn qė ikte befas dhe tė falte kujtimet!

Sa herė qė ma linte lamtumirėn, vetmia mė shtrihej mbi pėr tė mė mbuluar errėsira!

Dhe grindesha me vetveten dhe me vetminė! Vargani i gjatė i frymėzimeve pėr jetėn mė bėhej njė mal pa fund! E unė e mbetur cung , e prisja tė kthehet tek Lauresha! Ashtu siē mė pėrgėzoi duke mė lėshuar dorėn nė faqe! Ai qė hynte pėrditė nė thellėsitė e damarėve dhe zinte vendin me pamje , si pushteti i madh i njė perandorie blerake !

- Tė ēlirohem?! Jo kurrė, pėshpėrita! Dhe e ndjeva se jam e pushtuar pėrjetshėn nga sytė dhe shikimet e tij . Nga buzėqeshja qė i vezullonte dhe mė pėrflakte me kthjellėsi. Si blerimi i pranverės qė ia ndryshon pamjen natyrės!

- Do ta pres t’ia dėgjoj zėrin nė mesnatė!
-
-Nėse nuk tė pėrgjigjet?, mė oshtiu njė zė !

-Do ta pres! Do ta pres! Sepse vetėm ajo mi kupton domethėniet ! E unė ia lexoj gjuhėn qė e flet me sy ! Me buzėqeshje...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:27 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT

4.

Nėpėr kėto mendime kalova natėn tunxh qė filloi tė pushtohet nga rrezet e dritės qė vinte! Pėrmes kėngės sė gjelave qė paralajmėronin ditėn, hyri cingėrrima e telefonit nė dhomė!
- Alo! Jam unė! Mė pret apo bėn gjumė!

-Nuk e di!, ia ktheva!

Dhe heshta pėr njė ēast e mbėrthyer me vargonjt e fuqishėm tė drithmave! Mu bė se kalova pėrtej anėsive qė kurrė s’tė kthejnė nė takim. Dhe endesha pėrmes pritjes sė zėrit qė vinte i llastuar e ma kėrcėnonte ndjenjėn! M’u bė se jam nė ėndėrr !U ktheva gjithkah nėpėr dhomė pėr t’i parė muret e saj qė mė mbėrthenin nė mesnatė!

-Do tė flasim nesėr !, tha, dhe heshti !

Mbeta si karremi i ngulur nė grep pėr tė hy nė detin e shqetėsuar tė kapė peshkun e artė!

E dėgjuesja e telefonit mė ngriu nė dorėn e majtė! Sėrish vetmia u shtri si akullnajė me pėrmasat pushtuese! Ndėrsa vargani i lotėve mė rridhte nga sytė qė bėheshin gurra pikėllimi! Frymėzimet pėr mallin mė derdheshin gjithkah! Nė vargje poezishė tė pa shkruara. Nė skica e fragmente rrėfimesh pėr Pirgun e dhembjes qė hapte kaptinėn e re!

Ndėrsa unė, Lauresha e kthyer nė aktin e veprimeve, digjesha nė zjarrin e dashurisė qė tė bėhem shkrumb e hi blerimi! Tė bėhesha kėrcu i djegur nė brendi!

- Si do tė takohem me tė ?, pėshpėrita duke drejtuar pamjen matanė dritares qė ma sillte dritėn e mėngjesit e mė lajmėronte se koha pėr nė punė ishte bėrė tamam!

Njė ndjenjė frige mė pėrshkonte gjymtyrėt. Bashkė me rėqethjen qė mė pushtoi nė trup dhe malli qė mė pėrvėlonte! Isha bėrė udhėtare shtegtimesh nė pafundėsinė e rrugėve tė misterit!

As dija ku ndalem , as dija ku shkoj! Nė rrugėn time nuk kishte adresė qytetesh, as numra shtėpishė! Vetėm njė pamje qė rrinte diku e vetmuar dhe rrezatonte bardhėsi. Dhe natėn tunxh qė mė dilte mburojė ! Ai aty i shkruante mesazhet pėr shpirtin tim flakė ...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:28 pm

Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT

5.


Nėpėr kėto vargane dėgjova trokitjen e hapave sikur ai hynte nė gjerdek. E unė e mbuluar me pajė nusėrie! Prisja !

- EI vrejtur apo i gėzuar do tė jetė? I buzėqeshur apo i pėrlotur ?, nuk e dija.

E shtangur qėndrova pėr njė ēast! Rretherrotull endesha nėpėr mendime e s’dija nga ta nis!

Sy pėrlotur dhe e kėrleshur nga vėrdallisja e vrullit tė dashurisė isha kthyer nė zjarr e flakė qė s’shuhet ! E kisha humbur durimin e s’mė zinte vendi vend! Ndaj desha sa mė shpejt tė takohem e t’ia thosha troē:

- E shikon! Jam unė ajo qė bėj netėt pa gjumė! S’mė ka mbetur asgjė prej varganit tė vuajtjes qė nuk ka fund! Jam ngritur deri nė kulmin e ēmendisė duke tė pritur ! Dhe nė pritje vdekja le t’mė gjejė aty ku do tė takohem me ty!

Kisha hijen e tij pėrpara pėrderisa mbytesha nga pėshpėritjet. Sytė i mbante poshtė ! Ishte i shtangur si zogu qė ik nga skifteri ! Dhe tek rrinte pa zė fliste:

-Ti je fajtore pėr gjithēka ! Ke bėrė hallakamė gjithė rrugėn time tė jetės! Ke derdhur shqetėsimin nė shpirt! Dhe nuk e di nėse jam i ēmendur apo... !

-Jo! Mos mė fajso! Vetmia m’i ka verbuar sytė e t’i ma ke pėrvėluar zemrėn! Ndaj tė pres t’i sjellish gjithė gėzimet qė m’i rrėmbeve ngadalė - ngadalė!

Tashti nuk e di nė je shpėtimtarė apo pushtues i pėrherėshėm! Nuk e di ēfarė stinėsh e lulesh mund t’ia sjellish blerimit tim tė shkrumuar! Dhe mos mė pyet kurrė pėr atė qė s’mund tė tė pėrgjigjem! Jam njė cung i shkrumuar qė mund tė flas pėr hirin ! Dhe gurrėn e lotėve qė e derdh pėr t’u kthyer nė gur qėndrese, qė pret ndėr shekuj!

- Ti je e marrė !

- Po!, ia ktheva!

- Atėherė largohu!mė tha duke buzėqeshur.

- Nuk kam forcė! Kam mbetur e ngurosur ! Vetėm frymėmarrja dhe trokitja e zemrės s’mė kanė pushuar! Dhe ato nė shekuj do tė mbesin statujė. E ti nė brendinė e thellė do mbetesh pėrjetėsi! Edhe kur tė rend nėpėr stinėt e vargjeve pėr Pirgun e dhembjes! Edhe nėpėr ngricat e Stacionit tė ndarjes! Lamtumirėn dhe takimin njėsoj do t’i bėj ! Me mall e me dhembje! Me lot...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:28 pm

Bije DANI :KURORA E SHPIRTIT


6.


e pėrmbytur nga mendimet u pėrmenda befas se jam diku larg .

Rikthehesha tė hyjė nė brendinė e vetvetes qė mė shkonte purtekė nga zjarrmia. Nga vullkani i mallit dhe dashurisė!

- Nuk e di!, pėshpėrita! Do tė jetė I buzėqeshur apo I ngrysur ? .

E ngujuar nė rrugėn e pritjes renda gjithkah ! Me trokun e mendimeve kaptova male e fusha. Hyra nė thellėsi detesh e hipa nė lartėsi. Gjithkah njė pamje mė dilte pėrpara ! Njė zė ! Njė buzėqeshje! Sėrish njė frigė apo mall ma ligshtonte trupin nėpėr dihatjen e rėndė tė frymėmarrjes ! Dhe oshėtima e natės qė mė kthehej nė frymėzime:

-Ti endesh kotsive! Je kthyer kokė e kėmbė e ēmendur. Ai nuk i ndjen as klithmat as fjalėt. I ka binarėt qė e shpiejnė nė shtegtime tė largėta. Kurrė s’do ta pushtosh me ndjenja. As s’do ta bindish me fjalė!

- Jo! nuk besoj nė oshėtimėn e kėsaj nate! Nuk mė bind ajo. Ai ka binarė qė hyjnė nė zemrėn time! Ia kam lexuar nė sy ! Ia kam kuptuar nė buzėqeshje!

Nuk mė kujtohet nėse kisha bėrė ndonjė hap derisa grindesha me vetveten! Por, e ndjeja se ai jeton thellė nė zemrėn time! Ndaj me tė endesha gjithkah! Me sytė e zesė! Me buzėqeshjet. Me vetullat qė bėhen kipc e ma ringjallin...!

Pėr to ai ka ngulur themelin e pushtimit pėr ta kthyer pėrjetėsinė qė shkonte vėrdallė nėpėr frymėzime pėr t’ia shkruar tė gjitha ato qė bėheshin shfrim i vrullit tė dashurisė! Dashurisė qė lind pas njė shkrumi e qė befas bie nė shtratin e vdekjes tė pėrmbytet prej shtojzavallės qė shitonte me djallėzi dhe mė kafshonte me gjuhėn e nėpėrkės shtrigė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:29 pm

Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT


7.

E katandisur renda ta hap faqen e re pėr ta shkruar kaptinėn e Pirgut tė dhembjes pėr gjithė atė batėrdi qė mė binte mbi e mė thėrmonte tė krijojė shkrumin apo blerimin nė shpirtin tim ! Ndaj u ula nė karrigėn qė rrinte pranė tavolinės dhe nisa:

-E di! Pėr tė gjithė kėtė qė ndodh mė ka mbetur vetėm forca e mendjes qė t’i derdh frymėzimet nė letėr.

Ėshtė jeta ime qė shkoi duke u praptuar ! Dhe malli qė mė ka kapluar pėr dashurinė ! Copat e saj janė bėrė bulėza tė pėrditėshme qė ujiten me lotėt e pikėllimit! Mė kot i pres tė kthehen ta pėrmbushin gjithė atė zbrazėtirė qė shtrihet si shkretėtirė! As fjalėt, as buzėqeshjen nuk mundem t’i kthej. Mė kanė mbuluar rrudhat dhe thinjat kėto ēaste! Kėngėt kanė tha nė burimin e gėzimit! E cilit mund t’ia them kėto! Kush i ndjen plagėt qė mė kullojnė vrer ! Kush mundet ta ndezė atė rrezeshpresė tė vyshkur e tė pėrdjegur si lulja e brymosur!

Ti Laureshė! Ti dhe vetėm ti!

E ndjejė qyshkur se damarit tė zemrės pėr ty diēka i ndryshohet! Pėr tė nuk dua prekesh ! As tė pushtohesh nga brengat e tė derdhish lot !Mos u trishto i dashuri im Rilindi ! Ti kthehesh nė ditėt e pikėllimit tė madh tė shikosh se si ėshtė venitur Lauresha jote! Si lulja qė vuan pėr dritė e lagėshti! Sepse , unė s’kisha nga t’i nis ato vargane brengash qė mė mbesin peng pėr takimin me Ty !

Vullkane mė shkojnė vėrdallė tė dalin si shfrim ! Pėr tė kam mbetur duke u pėrflakur nga ankthi kur isha nė shtratin e vdekjes! Aty ku shtojzovallja e djallėzuar mė shitoi me djallėzi!Sa kohė u enda nėpėr vargjet e heshtjes pėr ta mbuluar fushėbetejėn e rėnieve. Heshta e shituar nga ajo djallėzi e mallkuar!

Nuk e di si hyra nė atė log ! Mė beso se jam djeg nė ferrin e atij shtrati tė vdekjes! Kurrė s’mendova se do tė kem blerim! Edhe fjalėt mė shterrėn! Edhe buzėqeshjet! U bėra njeri meit! Me heshtje kapėrdija gjithė atė zymtėsi qė e mbolli shtojzavalla e djallėzisė!

E tashti kur ti mė derdh puhizėn e blerimit, tė dua pėrse hesht e mė kupton!

Ndaj, tė lutem mė dėgjo pėr gjithė ato qė dua tė t’i them e s’kam as fjalė e shprehje! Pėrmes shikimeve lexoje gjithė atė libėr tė pashkruar tė durimit!

Dhe hy nė brendi tė domethėnieve se jeta ėshtė e gjatė nė vetmi! Ajo i ka pėrmasat e shėmtisė! Ndaj tė zgjodha pėr tė tė mbajtur thellė nė zemrėn time tė t’i them rrėfimet gjatė netėve kur tė dua pranė! E t’i kaloj ēastet nė ledhatime e qesėndi pėr t’i shėruar vrragėt qė mė kanė bėrė copė e grimė! E t’i kuptoj dhembjet qė mė ndrydhin nė damar!

Megjithatė e di se fati i lumturisė sime ėshtė i pėrkufizuar!

Ndaj endem e ndrydhur kėsaj bote jallane. Ik nga sytė e xhindosur tė njerėzve qė mė vėshtrojnė gjithkah! Dhe thurrin rrjetėn e thashethėnave! Edhe atėherė kur e vėrteta ec gjithkah... !
Kush e di tė vėrtetėn time Laureshė?!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:33 pm

Postuar mė parė nga naqeta
Bije DANI: KURORA E SHPIRTIT


Ėshtė jeta ime qė shkoi duke u praptuar ! Dhe malli qė mė ka kapluar pėr dashurinė ! Copat e saj janė bėrė bulėza tė pėrditėshme qė ujiten me lotėt e pikėllimit! Mė kot i pres tė kthehen ta pėrmbushin gjithė atė zbrazėtirė qė shtrihet si shkretėtirė! As fjalėt, as buzėqeshjen nuk mundem t’i kthej. Mė kanė mbuluar rrudhat dhe thinjat kėto ēaste! Kėngėt kanė tha nė burimin e gėzimit! E cilit mund t’ia them kėto! Kush i ndjen plagėt qė mė kullojnė vrer ! Kush mundet ta ndezė atė rrezeshpresė tė vyshkur e tė pėrdjegur si lulja e brymosur!


!


Isha unė ajo Lauresha e Rilindit qė mė shkruante mesazhet. Dhe unė prisja njė ditė tė lirė, tė qetė e tė blertė pėr takimin!

Por, ja qielli i Atdheut gjithkah ngrysej ! Ngrysej!

Vargani i gjatė i bisharve pushtues endeshin me egėrsi. Kishin hy nė ēdo rrugė tė pėrgjimit! Edhe kėngėt i pėrgjonin! Edhe dukjet! Edhe ngjyrat ! Edhe buzėqeshjet!

I frigohem gjithė kėsaj perandorie mos mė rrėmbejnė Rilindin ! pėshpėrita kur isha duke lexuar nė revistėn Qėndresa vargjet qė ai i shkruante vazhdim :

Si tė kuptohemi pėr dėshirat qė nuk mund t'i shprehim
akoma njė muzg bėn hije rrugės sonė,
dhe ėndėrrat e lumturisė na i rrėmbejnė furtunat...

Eh Rilind , klitha! Sa dėshirė kam kėto ēaste t'mė pėshpėrisish nė vesh...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:34 pm

Bije DANI:KURORA E SHPIRTIT

1.

Repertoari : EPOKA PARA GJYQIT!

Ėshtė jehonė e shqetėsimit repertoari :Epoka para gjyqit!

Rėqethje pėrshkon nėpėr trupin tim dhe tė e spektatorėve !

Aktet e kėsaj drame tė stėrgjatur nga njėmendėsia sėrish dirigjohen nga Gishti i madh!

I veshur nė tė zeza del e dirigjon gjykatėsi Kire! Si mumje heshtin e pėrcjellin me vėshtrim lubie porotėt! Pėrpin prokurori i procesit duke hapur kaptinėn e perandorisė Drejtėsi! Mbi qafėn e tė pandehurve Shpata e Demokleut - akt i stėrzgjatur i njė ripėrsėritje nga njėmendėsia...!

Dhe heshtja bie! Trajta paralajmėruese e kobit me akte e nene ndėrsehet mbi Rilindin ! Mbi zemrėn qė ia bleva unazėn e nuk ia vuna nė gisht!

Klith e rėnkon nė brendi shpirti i familiarėve! Nėna, babai, vėllezėrit, farefisi...!

Kushedi nė cilėn variantė tė pėrshkrimit del malli, dashuria , dhembja! Vetėm kurthat e ndarjes shifen! Ngujimi i tė pandehurit Rilind, qė rri nė Bangėn e Zezė pa pasur mundėsi tė kthehen pėr njė pėrshėndetje! Pėr njė shikim!Dhe, unė Lauresha e tij ! Vetėm nėna e tij ndjeu dhembje tė pakarahasuar. As mė pyeti pėrse jam kėtu. Mė shtėrngoi shumė me dy duar dhe mė puthi nė faqe !
Ishte puthje ajo apo interpretimi i misterit ! Absurdi mė shpėrfillte atė ēast!

Kaptina e meridianeve pėr horizonte shqetėsimi! Pėr kurtha e dredhi. Paraloja e djallit me theks dhe dimension tė ri. Ka caktuar pozitat nė hyrje-dalje tė kėsaj premiere. Hyn duarlidhur aktori i pandehur! Rilindi ! Tė rrėfehen pėrpara drejtėsisė. Kėrbaēėt, dhunėn , terrorin e paparė i kanė dhėnė dhuratė! Dhe nėnshtrimin simbol lirie! Ashtu siē duan dhe kėrkojnė prokurorėt - pėrgatitėsit e skenarit tė djallėzisė!

T'i duartrokis kėsaj pamje apo ?! E vulosa pėrjetė shpirtin tim me tė! Me njė shikim qė mė bėri u kuptuam:

- Unė do tė ngadhnjej mė tha ! Dasmėn do ta bėjmė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:34 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT



2.
Repertoari : Epoka para gjyqit

Nga dera e dytė hyjnė tė pėrcjellin ankthin, trishtimin , dhembjen , familiarėt.

Nga syri i pėrndjekjes pėrēmohen! Deri nė ekstremin e njė horizonti pa cak. Vetėm pėr njė shikim dhe sėrish nė meditime pėshpėrisin nėpėr netėt e pagjumėsisė, nėpėr ditėt e ēastet trishtuese :

E kanė vrarė?
E kanė munduar?
I kanė dhėnė bukė?
I kanė dhėnė ujė ?

Edhe sa e sa pyetje pa pėrgjigje mbesin pezull e kthehen si shigjetė vrasėse nė zemėr!

Deri kur njerėzimi do tė vuaj nga dora e padukshme e djallit? E atij qė di t’i ndezė zjarret e pastaj tė qeshė pėr krimin?

E djalli?

Deri kur do ta shporrė qafėn e tė bindet se:

Njerėzimi s’do krime!

Mbi krime janė ngritur vrasėsit! Kriminelėt! Ata qė krijuan Tivarin! Ata qė i mbushėn bunarėt! Ata qė e dogjėn Kosovėn! Ata qė u ranė nė qafė Bit Pazarit, Ladorishtės, Reēicės sė Vogėl tė UT-sė, Gostivarit. Ata qė e shpikėn Aferėn e armėve dhe , tashti pėrfitojnė nga ky Proces i montuar! Ata qė i kanė pėrlyer duart me gjak dhe shpirtin me fajsi? Ata qė i kanė tmerruar qytetarėt me pėrndjekjet! Dhe me vrasjen e Beqirit Limanit, shokut tė pandarė tė Rilindit! Atij qė ra i heshtur dhe u bė hero! Po! Hero ! Ditėn e varrimit! Nė prani tė gjithė atij vargani tė gjatė qė se mban mend Kėrēova...! Se mban mend Uskana ! As lumi Ilirida !

Pėrse ? pyesini Ju o djaj!

Sepse ashtu varrosen shenjtorėt !, pėrgjigjen urtakėt e munduar nga kurthat e robėrisė. Dhe s’mbajnė zi pėr heronjt! Pėr ata kėndojnė! Dhe, s'thyhen kurrė nė Bangėn e zezė !

Ēfarė vigani duket Rilindi edhe me duar nė pranga !

Nė zemrėn time pėrjetė do tė jetojė ! Se unė e tij jam !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:41 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT


SPEKTATORI I PARĖ : NĖNA

1.
Ankthi i repertorit : Epoka para gjyqit, ėshtė bėrė skena e pėrditėshmėrisė.

Spektator i parė: Nėna e Rilindit !

Ajo del ēdo ditė me tė njėjtėn pamje - mbuluar nė zi! Pa buzėqeshje nė fytyrė! Me zjarr e plagė nė trup.Hesht dhe qėndron me duar nė gji!

Ē’domethėnie ka heshtja ?

Gjithēka del nė planin e parė ! Edhe rrėnimi!

Vetėm buzėqeshja e gėzimi i kanė perėnduar. Edhe drita kushedi ē’kuptim ka! Qysh atė ditė shtatori kur katandisja e shprishjes e mbuloi . U shtri zezona kur ia behėn ata qė ia sollėn xhamėn nė shtėpi. As i pa nga erdhėn , as i pa nga vajtėn! Por, e ndjeu se i mbeti sofra pa hasretin! Dhe ankthi si hiqet !

Si ta nisė njeriu bisedėn me tė! Ta pyesė pėr Rilindin ? Pėr mallin dhe dhembjen qė iu shtua .Pėr birin e ngujuar nė pranga ? Pėr aktorin e dramės nė Bangėn e zezė!

Cila nėnė pos klithjes dhe asaj llave tė madhe zjarri nga malli do tė mund tė pėrgjigjej pa rėnkuar. E pastaj, s’ do tė mbesė me shikimet tretur diku thellė - thellė nė tė kaluarėn! Ose, tek dita qė ia solli gjithė zezonėn nė prak. Pėr ditėt e ngrysura!

Jeta i ka domethėniet! Ajo tė pėrballė me gjithēka! I ka edhe historitė e shprehura! Edhe ...!

Prandaj ajo e ka zgjedhur heshtjen! Atė mbretėri tė padukshme qė tė shpallė luftė nė brendi. Dhe s’shihet as zjarri e flaka. As tymi e shkrumi qė tė kthejnė nė hi! Megjithatė nė Teatrin e absurdit ku zhvillohet repertori : Epoka para gjyqit, rregullisht ia beh spektatorja Nėnė! E mbuluar nė tė zeza ėshtė ! Pa buzėqeshje pret xhezanė e djalit! Kushedi nėse ka bėrė gjumė nėpėr netėt e vetmisė. Kushedi a ka ngrėnė nė mėngjes! Kushedi ? Por, nė variantėn e heshtjes shpreh domethėniet! Rri e pėrgjon akuzėn pėr krijesėn e vet ...!

Ju qė ma pėrcėlloni zemrėn vallė keni fėmijė?! E ndjeni ēdo tė thotė krijesė?! E dini se sa mundime e skamje kam kaluar ta rris e ta bėj burrė! Sa herė kam shtruar sofrėn pėr t’i ngopur me bukė ! Sa herė kam dashur t’ua pėrmbush dėshirat por s’arrija dot. As nė ditėn e motmotit! Nga skamja e mjerimi! E tashti? Sa herė e shtroj sofrėn e mbulon vetmia. Dua t’a them njė fjalė e nuk e nxierr dot!, mbase mund tė pėshpėrisė nė heshtje!

Ju qė ma ngujuat kėngėn e fejesės dhe nusen ma trishtuat! Ju...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
naqeta
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 439
Age : 88
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   Sat Mar 29, 2008 11:41 pm

Bije DANI : KURORA E SHPIRTIT

2. Monolog :


Vallė? Pėrse njerėzimi i ka futur gjithmonė veshėt nė lesh e s’duan t’i dėgjojnė rėnkimet e nėnave?!

Po! Tė atyre qenieve qė pėr mirėsinė digjen zjarr!
Dhe pėrherė kanė zgjedhur vdekjen tė parėn pėr ta shpėtuar krijesėn e vet!
E heshtja atė domethėnie ka!
Atė lutje !
Vetėm pėr shpėtim...!

Atėherė nė emėr tė heshtjes sė nėnave !

Nė emėr tė dhembjes dhe mallit qė e ndjejnė!

Nė emėr tė dashurisė dhe tė zjarrit pėr krijesat!, pėrse njerėzimi nuk e zgjedh dashurinė ?

Nė dimensionin e dhembjes, mallit e dashurisė sė nėnave, as lartėsitė e malit s’ngriten, as thellėsitė e detin s’janė...!

Vallė ? Nė cilin dimension jam unė e dashura e Rilindit, Lauresha...?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ditari : Kurora e Shpirtit   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ditari : Kurora e Shpirtit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: