Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes   Wed Jun 04, 2008 10:31 pm

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

GJUHA SHQYPE

1. Porsi kanga e zogut t'veres,
Qi vallzon n'blerim tė Prillit;
Porsi i ambli flladi i erės,
Qi lmon gjit e drandofillit:
Porsi vala e bregut t'detit,
Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtū ā gjuha e jonė shqyptare.
2. Ah! po; ā, ambėl fiala e sajė,
Porsi gjumi m'nji kerthķ,
Porsi drita plot uzdajė,
Porsi gazi i pa mashtrķ;
Edhč ndihet tu kumbue,
Porsi fleta e Kerubimit,
Ka'i bjen qiellvet tue fluturue
N't'zjartat valle t'ameshimit.
3. Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
Edhč atij i u thaftė, po, goja,
Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
Flet e t'veten lźn mbas dore.
4. Nė gjuhė shqype nanat t'ona
Shģ prej djepit na kanė thānun,
Se āsht nji Zot, qi do t'a dona:
Njatė, qi jetėn na ka dhānun;
Edhč shqyp na thanė se Zoti
Per Shqyptarė Shqypnķn e fali,
se sį t'enden stina e moti,
Do t'a gzojn kta djalė mbas djali.
5. Shqyp na vetė, po pik' mā para,
N'agim t'jetės kśr kemi shkue
Tue ndjekė flutra neper ara,
Shqyp mā s'pari kemi kndue:
Kemi kndue, po armėt besnike,
Qi flakue kanė n'dorė t'Shqyptarvet,
Kah kanė dekė per besė jetike,
Kah kanė dekė kta per dhé t'Parvet.
6. Nė kėtė gjuhė edhč njaj Leka,
Qi 'i rruzllim mbretnķn s'i a xūni,
Qi kah bijte ai, shkelte deka.
Shekllit mbarė ligjė t'randė i vūni;
Nė kėtė gjuhė edhč Kastriota
U pat folė njatyne ushtrive,
Qi sa t'ndrisė e diellit rrota,
Kanė me kźnė ndera e trimnive.
7. Prį, Shqyptarė, ēdo fés qi t'jini,
Gegė e Toskė, malcķ e qyteta,
Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
Mos t'a lini sį t'jetė jeta,
Por per tź gjithmonė punoni;
Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
Fisi i juej, vendi e zakoni
Kanė me u mbajtė larg kambet s'huej.
8. Nper gjuhė shqype bota mbarė
Ka me u njohtė se ē'fis ju kini,
Ka me u njohtė jś per Shqyptarė:
Trima n'zą sikurse jini.
Prandej, prį, n'e doni fisin,
Mali, bregu edhč Malcija
Prej njaj goje sod t'brohrisin:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnija!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes   Wed Jun 04, 2008 10:32 pm

Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET

SHQYPNIJA

1. Edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
2. Fusha t' gjāna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kū āsht droja,
Me gaz t' vet ktū i veshė Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
3. Nen nji qiellė perherė t' kullueme,
N' rreze e n' dritė pershkue unjķ,
Bjeshkė e male tė blerueme
Si vigāj shtiellen n' ajrķ.
4. Ke ato bjeshkė e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrėmbye nper mriza hale,
Gurgullojn nper rrājė e curra.
5. Mbi ato male e bjeshkė kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zāna,
Armėt e t' cillvet, p'rherė besnike,
Janė permendė nder fise t' tana.
6. Atje léjn, po Toskė e Gegė,
Si dż rreze n' flakė t' nji dielli:
Si dż rrfé, qi shkojn tue djegė,
Kśr shkrepė rźja nalt prej qielli.
7. Oh! Po, e din i prūjtė anmiku,
Se āsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah ēeliku
N' dorė t' ktij shndritė per vend t' tė Parit.
8. Ato male tė madhnueshme,
Ato, po, kanė mūjtė me pį
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pīt ka rį.
9. Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakė e shkndija,
Ka' i frigueshėm, si termeti,
Atje rrmben kū e thrret Lirija.
10. Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhen dete e male;
Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndale.
11. Shkundu pluhnit, prį, Shqypnķ,
Ngrehe ballin si mbretneshė,
Pse me djelm, qi ngrofė ti n' gjķ,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshė.
12. Burrė Shqyptįr kushdo i thotė vetit,
Qi zanįt ka besė e fé,
Per Lirķ, per fron tė Mbretit
Me dhānė jeten ka bā bé.
13. Sy per sy, po, kqyr anmikun;
Perse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pį, jo, kush tue hikun:
Friga e dekės kurr s' i ka thye,
14. Kaq tė bukur, kaq tė hieshme
Perendija t' fali i Amshueshem,
Sį 'dhe deka āsht per tż e shieshme:
N' gjķ t' and vorri āsht i lakmueshem.
15. Po, edhč hāna do t' a dije,
Edhč dielli do t' két pį,
Se per qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk kį !
16. Rrnosh e kjosh, prį moj Shqypnķ,
Rrnosh e kjosh gjithmonė si vera,
E me dije e me Lirķ
Per jetė t' jetės tė rrnoftė tż ndera
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
stabili
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 459
Age : 59
Vendi : Kosove
Registration date : 10/05/2008

MesazhTitulli: Re: Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes   Wed Jun 04, 2008 10:47 pm

Mitrush KuteliLETRA E FUNDIT
SIME SHOQE


Kaq afėr jemi, por kaqė larg
Tė lutem mos mė prit-
Na ndajnė terre rreth e qark
Dhe yll pėr mua s’ndrit.

Pėrse ta lidhėsh fatin tėnd
Me njė pafat si unė,
Kur di se emri im u shėmb
Me dhunė e me pėrdhunė?

Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetės sė gėzuar.
Dhe mė harro kėtu, nė varr,
Tė vdekur pa mbuluar.

Se unė pres, pėrēas po pres
Njė udhė fort tė gjatė
Dhe njė tė martė, nė mėngjes,
Do hidhem nėpėr natė.

Nėpėr njė natė qė s’ka mbarim
Po qetėsi pėr jetė:
Pushim...harrim...pushim...pushim...
Nė prehjen e vėrtetė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes   Wed Jun 04, 2008 11:03 pm

KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

D.Agolli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes   Wed Jun 04, 2008 11:04 pm

Kristal

Ka kohė qė s'shihemi dhe ndjej
si tė harroj une dalėngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokėt dhe gjithēka.

Tani kėrkoj poshtė e lartė
njė vend ku ty tė tė lėshoj
nje strofė a notė, a njė brilant
ku tė tė lė, tė puth, tė shkoj.

Nė s'tė pranoftė asnjė varr
asnjė mermer, a morg kristal
mos duhet vallė prapė tė tė mbart
gjysėm tė vdekur, gjysėm tė gjallė.

Nė s'gjetsha hon ku tė tė hedh
do gjej njė fushė a njė lulnajė
ku butėsisht porsi polen
gjithkund, gjithkund tė tė shpėrndajė.

Tė tė mashtroj ndoshta kėshtu
dhe tė tė puth tė ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

I. Kadare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes   Wed Jun 04, 2008 11:06 pm

Nga Ismail Kadare

"MALL"

Ca pika shiu ranė mbi qelq.
Pėr ty unė befas ndjeva mall.
Jetojmė tė dy nė njė qytet,
Dhe rrallė shihemi, sa rrallė.

Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh' kjo vjeshtė, ky mėngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekė
Dhe shirat pa ylber nė mes.

Dhe thėnia e vjetėr e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot pėr dreq:
"Tė zgjuarit janė bashkė nė botė,
Kurse tė fjeturit, veē".

Nė ē'ėndėrr kemi rėnė kaq keq,
Qė dot s'po zgjohemi ne vallė?...
Ca pika shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 106
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes   Wed Jun 04, 2008 11:09 pm

Ismail Kadare

TĖ HUAJ JEMI

Tė huaj jemi ne prej kohėsh
Ē’ish pėr t’u thėnė ėshtė thėnė.
Si gurėt qė zėnė vend nė tokė
Njė jetė vend ne kemi zėnė.

Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur
Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarė
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natėn kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetėsi,
Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda
Njė shteg qė vetėm ti e di.

Futesh dhe si n’rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.

Po kur mėngjesi zė ofrohet
Nis shqetėsohesh edhe ti.
Dhe heshturazi del pėrjashta
Nga shtegu qė veē ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne tė dy si dhe mė parė
Mė ftohtė rrimė e tė pamposhtur
Si dy qytete mesjetarė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Njėqind poezitė mė tė mira tė shqipes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: