Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
arbesa
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Numri i postimeve : 41
Registration date : 10/04/2008

MesazhTitulli: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sat Apr 12, 2008 2:40 pm

Sot kur veq dihet realiteti i ri ne Kosove kur shume shtet Evropiane e pranuan dhe disa jan ne pranim e siper kur shume supurfuqi botrore e pranuan dhe kur shume kem prit se do ta pranoj shtet islamike pa dilem shtetin e Kosove ato deri me kete date .11/04/2008e kan pranu vetem 4 prej tyre edhe pse shume ben perpjekjeve Turqija dhe Shqiperija ne konferencen islamike por prap nuk patem pranim nga ana e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
interesant
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 606
Age : 32
Vendi : Tokė
Registration date : 11/04/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sat Apr 12, 2008 3:13 pm

Kjo eshte per te ardhur keq nga keto shtete te cilat ende nuk e kan pranu Kosoven si shtet, por prap se prap nuk quditem nga disa shtete te tjera islamike edhe nese perfundimisht nuk e pranojn Kosoven si shtet sic jane : SIria , Libani, Libia..... e disa shtete te tjera Ish Komuniste apo Komuniste, sepse tek keta normale qe dominon vet komunizmi dhe se nuk e njofin Kosoven fare por e njofin Serbin, gje qe eshte per te ardhur keq nga keto shtete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sat Apr 12, 2008 3:20 pm

Nuk ka te keqe interesant e njohin apo nuk e njohin , ne e kemi per detyre te njohin Kosoves do te thote politikishte duhet z'gjedhure nje ''person intelektualo politik'' te vnone ne koke nje shalle te madheeeeeeeeeeeeeee e te kalon ne vizit per disa dite ne keta shtete ...se ku eshte interesi eshte pasuria.

E sa i perket shteteve islamike qe nuk e njohin Kosoven si shtet ndikon nje xhelozi qe kan ndaj Amerikes kjo do te thote se nuk e njofin Ameriken si shtet e jo Kosoven Very Happy .!!!

Vazhdime te mbare ne teme....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sat Apr 12, 2008 3:43 pm

Eshte problem pak me i komplikuar se cka e ben Betoni dhe faji nuk qendron te shtetet arabe, as te USA, por tek ne shqiptaret. Ne kemi nenvleresuar shpesh keta shtete, qofshin politikanet tane, qofshin edhe ca intelektuale tane. Ne kete menyre Rusia, pasi ben cdo gje qe Kosova te mos pranohet si shtet sovran, ka cuar nje dokument per te gjithe shtetet arabe se si shqiptaret pergjithesisht i urrejne arabet dhe se si behen vegla te Vatikanit. Ne kete rast politikanet shqiptare duheshin te punonin me teper dhe te reagojne matur. Shpesh ne protestonim per konferences Islamike, si nje konference e botes se trete dhe e prapambetur. Kerkonim vetem njohjen nga keta vende dhe t'i "shpornim", mirpo ja qe edhe arabet kuptojne me mire keto kohet e fundit dhe e ndjekin situaten me me gjakftohtesi.
Egjipti, Kuvajti, Arabia jane aleate me te forta te Amerikes, mirpo ngurojne ta pranojne Kosoven, ne anen tjeter Irani, Siria si shtetet me kundershtare te Amerikes nuk kane dhene ndonje deklarate pro apo kunder rreth kesaj c'eshtje.

Asnjehere nuk eshte vone, nese politikanet shqiptare, vecanerisht ata te Kosoves bejne lutje konstruktive te keta shtete, shtetet arabe do e pranojne. Le te jete kjo lutje tani dhe jo atehere kur vetem eshte shfaqur problemi.....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
interesant
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 606
Age : 32
Vendi : Tokė
Registration date : 11/04/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sat Apr 12, 2008 3:51 pm

Ani pajtohem plotesisht me mendimin tend.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 24
Vendi : Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sat Apr 12, 2008 11:27 pm

Sepse ne per fat te keq e perkrahim shtetin terrorist te Amerikes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 24
Vendi : Nė "Komedinė Njerėzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sat Apr 12, 2008 11:37 pm

Ne shqiptaret jemi te vecant, edhe mysliman edhe me amerikan, modern jemi hahaha

Ju pershendes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sat Apr 12, 2008 11:51 pm

Shumicen e shteteve arabe i ka ne dore rusia i mban me armatime e gjera te ndryshme dhe pastaj keto te fundit nuk guxojn me lu shum se ne dore rusia i ka, kjo eshte nje arsye.
Disa te tjera nuk e njohin sepse jan kunder amerikes etj etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sun Apr 13, 2008 1:07 am

Nuk duhet ta pranoj Kosoven per shkaqe fetare.
Kosova duhet te pranohet sepse tashmė jemi shtet dhe jemi te pavarur prej Serbisė.
Po tė shikohej feja atėherė nuk do tė na pranonin shtetet
jomuslimane.
Kemi fat qė shtetet qė po na pranojnė nuk e shikojnė fenė
por drejtėsinė. E drejta e nji populli per shtet nuk rrjedhė nga
pėrkatėsia fetare.
Edhe Rusia ka ndikim te nji numer i madh shtetesh muslimane dhe sidomos te
disa shtete arabe. Kjo do te reflektohet edhe ne sjelljen e ketyre
shteteve ndaj Kosoves.Por dikur nuk mund ti ikin realitetit, dhe do ta
njohin Kosoven.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sun Apr 13, 2008 1:15 am

Nuk kam me shume ē'fare te shtoje respekt per mendimin e postuar te parafolsit biligoa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Sun Apr 13, 2008 4:01 am

Ua luajsha fenė tė gjitha atyre shteteve, qė nuk duan ta njohin pavarsinė e Kosovės!

Sa pėr fe, me ia pasė pa hairin, moti ishim bashkuar e njohur e sot ishim 100 milion shqipe!!!

Le tė ndersehen me rusin!

E vėrteta pėr Kosovėn e shqiptarėt nė Ballkan do tė triumfojė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 2:07 am

mbi te gjitha jemi shqiptar ,
as nuk i kemi mbivlersuar e as nenvleresuar shtetet arabe..

eshte qeshtje politike , siq edhe paskan shpreh shume mire mendimin antare me siper ..
nje pjese e madhe kan ndikim nga Rusia , te tjerat nuk e pranojnė per arsye te mos prishin raportet me fqinjet (qe kan ndikim nga Rusia ) sepse i lidhin shume gjera mes vete ...

me apo pa pranimin e shteteve Islamike ..Kosova do te jet e pavarur
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 8:00 am

Kosova veē ėshtė e pavarur!

Po duhet hapur sytė katėr, pėr kombin!

Kėtu nė kėtė themė duhet tė flasin tė vėrteten shqiptarėt, e mos tė rrijnė si minj anash! Nuk mjaftojnė veē kėta qė shkruajnė kėtu sipėr... Nė histori shumicėn e shteteve arabe i kanė themeluar shqiptarėt (Turqinė, Egjyptin, Jordanin...)!

Ēka janė pėr Kosovėn ato shtete qė nuk e pranojnė e njohin Pavarėsinė tonė? Ēka janė ma pak se sa Servia e Rusia?

A po u dashka me i arsyetua?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fatlum
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJė
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 11:42 am

Pik se pari nuk eshte e arsyshme qe dikush te fyej shaj apo edhe te mundohet te njollos fen e askujt pa marr parasysh cila eshte ajo fe?

Sa i perket temes mendoj se shum moti eshte dasht te diskutohet per ket problem qe simbas mendimit tim e kan shkaktu,,lideret tane politik ne Kosove''Konferenca Islamike qe ne vete ka rrethe 60 shtete mes te cilave edhe shtetin tone eme Shqiperin disa her ka miratu rezoluta pro pavarsis se Kosoves ndonse ata vazhdimisht injoroheshin nga politka e Kosoves.

Dhe mesa duket e kan vrejt edhe ata se nuk i kem per qefi dhe sdon te na njohin.Kur u mbajke konferenca islamike ne 2007-ten kryetari Sejdiu dhe lideri i atehershem i ORA-s dolem me mendme kotradiktore per pjesmarrjen ose jo te Kosoves ne ket Konferenc ne te cilen lobimi do ishte me se i nevojshem.
Kosova eshte ftu thuajse si shtet dhe eshte dasht te ndijn veten te privelegjum qe jan ne mesin e rreth 60 shteteve sado te fuqishme qofshin ato.
Kur myftiu i Kosoves Naim TERNAVA shkon ne qytetet e shenjta Meka dhe Medina dhe takon mbretin e Arabis Saudite gjithmon ne lobim per pavarsin e Kosoves medijat tona sidomos ato te shkruara qonin pluhur si myftiu i jep veti aq te drejt.

Edhe keshtu duke u mundu mi injorue ato shtete sod perballemi me nje njohje shum te vogel nga shtetet botrore ndonse kemi nje njohje te shteteve te fuqishme.
Ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara Kosova do te antarsohej vetum pasi ta ken njoft 100 shtete.36 qe na kan njohur dhe afer 60 shtete isla,e po te na njohin shancat per te ec perpara jan shum te mdha.Injoranca jon na ka sjell deri ketu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.medvegjaonline.com
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 12:53 pm

Pajtohem i nderuar z.Nezir Myrtaj me te verteten qe ju thoni , Shume shtete Islamike u kan edhe borxh shqiptarve

ndersa keto orvatje se gjoja paskemi "innjoru" shtetet Islamike , per mendimin tim jane thjeshte nje "mbrojtje" ne emer te fesė...
kombi ..pastaj feja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ani
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 2:40 pm

Nuk eshte pune feje ketu, por eshte c'eshtje politike, nuk eshte pune borxhi ketu,
por eshte perseri c'eshtje politike. Ne kemi dhene ose kemi marre dicka, nuk ka rendesi, sot jemi te varur dhe duhet te sillemi mire me cdo shtet te mundshem qe te pranoje pavarsine e Kosoves. Pavarsia e Kosoves nuk varet vetem nga cilesia e atyre vendeve qe pranojne ate, por edhe nga sasia. Qofte shtet arab, zezakesh, buduistesh, duhet te behet cfaredo menyre, qe te bindet dhe te pranojne pavarsine e Kosoves.

Euridika, une nuk mbroj fene ketu se edhe shtetet arabe nuk kane ndonje simpati per fene ashtu sic do mendoje ty. Une se jam musliman i mire me aq sa mundem nuk don te thote te kem respekt per shtetet arabe dhe ti mbroj ata ne cdo c'eshtje. Une kritikoj arabet qe nuk njohin pavarsine e Kosoves, i kritikoj qe nuk gjykojne drejt, por kjo c'eshtje nuk mban uje. Mbi te gjitha le te shohim fajin tek vetja jone. Fatlumi bukur citoj ca gjera me larte dhe ne ate c'eshtje kemi fajin ne.
Une s'jam optimist si ju qe te them "si do qe te ndodh Kosova eshte e pavarur", mendoj ndryshe dhe jam i shqetesuar. Do kenaqesha tu shihja optimist ne vende tjera, por ne kete c'eshtje sedi....me shqeteson optimizmi juaj.

ps: kemi te bejme me shtete arabe dhe jo shtete Islamike!

Lus Zotin te me kuptoni drejt dhe shpresoj qe shtetet e botes sa me shpejt te pranojne pavarsine e Kosoves.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 4:11 pm

Piksepari, nuk ka arsye as fytyrė ai qė gjuan gurin dhe fshehė dorėn edhe qė vithet i mbanė shqiptare, e kokėn emirate - ai shqiptar ėshtė njė melez, po jovetėm kaq, por edhe shumė i dėmshėm pėr kombin shqiptar! Ai ėshtė nepėrkė, qė bishtin mbanė nė atdhe, e kokėn nė tretdhe, qė kafshon tinėz, fshehtazi edhe nėn njė emėr tjetėr tė rrejshėm!

Piksedyti, ai qė ia mprehė brinat atyreve, qė as nuk njohen Kosovėn shtet, pas gjithė atij gjaku tė pafajshėm tė derdhur,
ai shqiptar veē brinat qė s'i duken!

Piksetreti, ai shqiptar, qė vėn interesat personale, partiake e fetare mbi kombin - ai mos qoftė shqiptar!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Euridika
Anėtar i Besueshėm
Anėtar i Besueshėm


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovė
Registration date : 11/11/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 5:17 pm

dhe nuk eshte aspak e drejtė , qe "faji" ne kete rast t'u m'vishet shqiptarve se fundja , asgje te keqe nuk kan pase ato shtete me shqiptaret edhe Kosoven perkundrazi , ka argumente te forta se shqitaret kan punu ne te mire te shteteve te caktuara ... nuk ka arsyetim qe do te mund te justifikonte mospranimin e Kosoves shtet nga shtetet Islamike ...e aq me pak nuk kka asnje arsyetim te justifikueshem se "fajin" gjoja e paskemi ne per kete sjellje..

"Ani: Une kritikoj arabet qe nuk njohin pavarsine e Kosoves, i kritikoj qe
nuk gjykojne drejt
, por kjo c'eshtje nuk mban uje. Mbi te gjitha le te
shohim fajin tek vetja jone "
Ani , i nderuar , keto dy fjali sikur po bijen ndesh mes vete ...

keto vargje me shkojne ne mendje tani ,.

A ėshtė fajtor shqiptari pse nė kėtė qiell jeton,
nėn kėtė qiell nė trojet e tė parėve tė vet ?
A ėshtė fajtor pse ėshtė,
e pėrkundėr tė gjithėve qėndron shqiptari,
rob e njeri, qė do i vetvetės tė jetė ?!

A ėshtė fajtor shqiptari, pse si tė tjerėt don
tė jetojė si njeri nė tė vetat sot e pėrditė ?
A ėshtė fajtor pse, pėrkundėr dhunės - rron e qėndron
nėn qiellin e Kosovės loke, nė truallin e tė parėve tė vet! (Esad Mekuli)

. faji duhet kerkohet aty ku e ka vendin .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fatlum
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJė
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 5:53 pm

fla Gjithsesi duhet te punohet per lobim qeveria jon duhet te marr ket hap si ka ber ne te gjitha shtetet tjera.Ka shum qe punojn per ta eliminu ket shtet te sapo formun e nese tjeret punojn per mosnjohje te keti shteti ateher ne duhet te punojm per njohje.Kjo mos lobimi pro njohjes se shtetit tone Kosoves na ka sjell dej ne ket situat.

Askujt nuk duhet ti pengoj qe Myftiu i Kosoves Naim Ternava si prijs fetar i shqiptarve musliman te Kosoves ka bere lobim sepse tek e fundit qdo shqiptar e ka per obligim ti kontriboj vendit per te mir.Myftiu ka qen edhe departamentin Amerikan te shtetit ka qen edhe ne Ministrin e punve te Jashtme te Gjermanis e shum vende tjera Evropiane qellimi i te gjitha ketyre vizitave ka qen lobimi per pavarsin e Kosoves.Jo vetum politika ka meritat e veta mirpo politika eshte bartese e proceseve.

Nuk e di pse mbretron mendimi se nje njeri besimtar i nje feje te caktume nuk mundet me qen shqiptar i mir,kjo tez sipas mendimit tem eshte e gabume

Nese ne nuk veprojn shpejt qe te na njohin keto shtete arabe mirpo edhe shtetet tjera qe po ngurrojn do humbim shum,sepse armiqt tane po punojn 24 ore ne ket drejtim e politiken ton e ka zen gjumi si duket.36 shtete qe na njohen deri sot jan pak,te shpresojm qe te na njohin sa me shum se paku te kalojm pragun e gjysmes se shteteve antare te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.medvegjaonline.com
Nezir Myrta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv
avatar

Male
Numri i postimeve : 660
Age : 104
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 6:25 pm

njė besimtar i njė feje tė caktueme, nuk mund tė jetė shqiptar, kur interesat personale, partiake e fetare (tė ēfarėdo feje) i qet mbi interesin madhor kombėtar - atė as zoti as robi nuk e don, se zoti tha: ti mbroje vatanin, unė mbroj besimin - pa vatan nuk ka as fe as liri!

Kjo ėshtė theza ma e drejta!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fatlum
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJė
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 6:37 pm

Pjesa 1
Ketu pak a shum shihet kontributi i prijsit fetar islame ne Kosove per lobimin per Pavarsin e Kosoves

Marre nga; www.medvegjaonline.com


Intervistė ekskluzive me kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Myftiun Mr.Nam Tėrnava

Tė kontribuojmė edhe mė shumė pėr Medvegjėn



Asnjėherė pėrgjegjėsinė nuk dua ta largojė nga qeveria nga grupi i unitetit qė ka qenė para pavarėsisė, kėta janė dashur tė kenė lobim me shtetet islame. Ėshtė dashur tė bėjnė mė shumė nė kėtė drejtim, nė vazhdimėsi kam theksuar, se neve na duhet tė kemi miqėsi jo vetėm me njė pjesė tė botės, por me tė gjithė kudo qė jetojnė.Nė kėtė segment pak ka ēalu qeveria e Kosovės dhe grupi i unitetit.

Winterthur, 14 prill

Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Kosovės Mr.Naim Tėrnava, i shoqėruar nga z.Ahmet Sadriu, referent pėr shtyp dhe veprimtari botuese, pranė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, qėndruan disa ditė nė Zvicėr.Me kėtė rast ne zhvilluam njė intervistė ekskluzive me kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Mr.Naim Tėrnava, ku na njoftoi pėr angazhimet e tija pėr lobim tek shtetet islame pėr pavarėsinė e Kosovės dhe se si e sheh rolin e mėrgatės shqiptare tani mė kur Kosova ėshtė bėrė e pavarur.


Bota sot: Nė emėr tė gjithė stafit drejtues tė gazetės kombėtare "Bota sot", urime pavarėsia e Kosovės.

Mr.Naim Tėrnava: Ju falėnderoj nga zemra dhe Ju pėrgėzoj gjithashtu pėr kėtė festė tė madhe kombėtare, pėr kėtė festė, qė kanė dhėnė jetėn shumė dėshmorė, qė kanė mbetur shumė invalidė tė luftės, shumė fėmijė jetima, pas shumė maltretimeve, e burgosjeve, por nė fund erdhi dita qė e kemi dashur tė gjithė, kjo ditė qė e kemi merituar.Vlerėsojmė lart edhe punėn tuaj informative qė e keni bėrė nė situata tė ndryshme, prandaj padyshim se edhe Ju jeni pjesė e sukseseve tė pėrgjithshme pėr pavarėsinė e Kosovės.Mė lejoni qė pėrmes gazetės suaj, t'i pėrshėndes tė gjithė shqiptarėt kudo qė gjenden nė mėrgatė, t'i uroj kėtė ditė tė madhe, pėr tė cilėn ka dhėnė ndihmė tė madhe edhe mėrgata, kjo pjesė shumė e nderuar e kombit tonė dhe tė cilėn asnjėherė nuk do ta harrojmė.

Bota sot: Si e keni pritur pavarėsinė e Kosovės?

Mr.Naim Tėrnava:E kam pritur si tė gjithė shqiptarėt me gėzim dhe tė gatshėm qė tė ballafaqohemi me tė gjitha pėrgjegjėsit qė na takojnė.Kjo ditė ka qenė me pėrzierje e emocioneve me lot dhe buzėqeshje. Atė ditė populli shqiptarė ka treguar civilizim e kulturė tė madhe tė tė gjitha viseve shqiptare, ku u tubuan nė Prishtinė, pė0r tė festuar kėtė ditė tė shumė pritur me dekada e pas shumė sakrificave tė mėdha qė i kemi pasur nga regjimi i egėr e barbarė serb.Ajo ditė ka qenė ditė e veēantė.Kishte gėzim dhe kuptohet edhe kujtesė me gjithė ate qė ka ndodhur.Shumė varre tė reja janė hapur, shumė nėna kanė mbetur pa bijtė e tyre, shumė vėllezėr pa gjymtyrėt e trupit dhe shumė fėmijė jetimė e shkatėrrime tė shumta, por populli ynė nuk ėshtė dorėzuar asnjėherė, sepse gjithmonė ka mbrojtur moralin dhe flamurin.Tani, tė ngrejmė ballin lartė, tė flasim edhe mė shumė me njėri tjetrin, tė respektohemi dhe tė punojmė, se tani na pret pavarėsia me punė konkrete dhe jo fjalė.

Bota sot: Nė kėtė rast, mundeni ta kujtoni takimin e fundit me pak fjalė qė e keni pasur me kryeheroin e Kosovės, tashmė dėshmorin e kombit Adem Jashari nė kullėn Jashari, edhe ate njė javė para se tė sulmohej nga forcat serbe?

Mr.Naim Tėrnava:Po kam qenė njė javė para se tė bien martirė familja Jashari nė kullėn Jashari.Jam takuar me gjithė familjen Jashari, me komandantin legjendar Adem Jashari dhe Hamzė Jasharin. Mė kujtohet burrėria e pashembullt dhe vendosmėria e tyre qė tė japin jetėn pėr atdhe tė gjithė anėtarėt e kėsaj familje legjendare. Si sot, mė kujtohet nė krahun e Adem Jasharit, aty ku ishte emblema e UēK-sė shkruhej, UēK pėr zot e atdhe. Ka qenė takim qė nuk do ta harrojė asnjėherė deri sa tė jem gjallė. Trimėria e tyre do tė jetė frymėzim pėrgjithmonė pėr kombin tonė, se atdheu nuk ka ēmim. Allahu i shpėrbleftė me gradėn mė tė madhe tė jetės sė pėrjetshme me xhehnet.

Bota sot:Pėr disa ditė qėndruat nė Zvicėr.Cili ishte qėllimi kryesor i vizitės suaj?

Mr.Naim Tėrnava. Kam besim tė plotė, se edhe qeveria e Kosovės dhe Bashkėsia Islame e Kosovės duhet tė jenė gjithherė gati qė tė veprojnė bashkarisht pėr mėrgatėn shqiptare. Kjo mėrgatė ėshtė treguar e gatshme tė kontribuojė gjithmonė dhe tė sakrifikojė pėr tė mirėn e atdheut dhe ka kontribuar me ate qė ka pasur mundėsi ta bėjė, prandaj duhet ti jemi pėrgjithmonė falėnderues dhe unė e kam vizituar dhe do ta vizitojė edhe nė tė ardhmen. Me kėtė vizitė, ia bėra me dije edhe njėherė, se Bashkėsia Islame nuk do Ju harrojė dhe ėshtė shumė mirėnjohėse pėr kontributin tuaj tė ēmuar qė e keni dhėnė nė Kosovė, Maqedoni dhe Kosovė Lindore. Kjo fundjavė ishte shumė e frytshme dhe tė tjetėt tė mos e harrojnė mėrgatėn e cila ka kontribuar tė qajnė hallet sė bashku. Numri i xhamive nė Zvicėr po rritet dhe kėto xhami po kontribuojnė mirė pėr tėrė shoqėrinė sepse predikohet feja ashtu si duhet.Vetėdijėsmi fetar po rritet dhe aty ku adhurohet zoti aty bashkohen vėllezėrit dhe motrat tona. Nė kėto xhami po mėsohet edhe gjuha shqipe, qė tė mos asimilohemi, kam kėrkuar nga vėllezėrit tanė qė ata tė integrohen nė rrjedhat e pėrgjithshme shoqėrore nė Zvicėr dhe kudo qė jetojnė dhe integrimi tė jetė duke patur nė hatėr edhe besimin siē jemi ti tregojmė tė tjereve se ne dimė tė kontribuojmė dhe feja ėshtė ajo qė na shtynė edhe mė shumė tė punojmė. Me kėtė rast falėnderojė shumė kėtė shtet mik tė kombit tonė, pra Zvicrėn, popullin dhe qeverinė, qė ka bėrė shumė pėr Kosovėn, pėrkrahje tė vazhdueshme me lirinė e Kosovės dhe kjo e argumentoi me praninė e Kosovės dhe ngritjen e ambasadės. Pata edhe takime edhe me ambasadorin zviceran nė Prishtinė para pak ditėsh, ku biseduam pėr disa problematika qė duhet ti shtjellojmė sė bashku dhe ti ndihmojmė vėllezėrve tanė nė Zvicėr me ate qė kanė nevojė dhe jam mirėpritur si gjithmonė nė nivelin mė tė duhur.


Duhet kuptuar edhe presionin rus qė ia bėjnė disa shteteve muslimane, qė tė mos e pranojnė pavarėsinė e Kosovės, kujto Sirinė dhe Libinė

Bota sot: Keni lobuar pėr pavarėsinė e Kosovės nėpėr shumė shtete arabe.Ku qėndron faji qė kėto shtete ende nuk e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės dhe kur dihet se janė 52?

Mr.Naim Tėrnava: Ėshtė e vėrtetė qė para pavarėsisė sė Kosovės dhe tani pas pavarėsisė mbaj korespodenca tė rregullta me shtetet arabe nė lidhjen qė sa mė shpejtė ta pranojnė pavarėsinė e Kosovės. Asnjėherė pėrgjegjėsinė nuk dua ta largojė nga qeveria nga grupi i unitetit qė ka qenė para pavarėsisė, kėta janė dashur tė kenė lobim me shtetet islame. Ėshtė dashur tė bėjnė mė shumė nė kėtė drejtim, nė vazhdimėsi kam theksuar, se neve na duhet tė kemi miqėsi jo vetėm me njė pjesė tė botės, por me tė gjithė kudo qė jetojnė.Nė kėtė segment pak ka ēalu qeveria e Kosovės dhe grupi i unitetit.Presioni rus po ndikon qė tė mos pranohet ashtu si duhet Kosova nga shtetet muslimane. Por tė them tė drejtėn, se ne si Bashkėsi Islame e Kosovės, kemi bėrė edhe mė tepėr se sa kemi pasur mundėsi dhe kopetencė tė bėjmė, kemi patur mundėsi tė lobojmė pėr pėrkrahjen e vazhdueshme tė Kosovės nga shtetet arabe e deri nė Australinė e largėt. Ka qenė pėrkrahja me tė gjithė ata qė jemi takuar, qė Kosovėn do ta pranojnė. Deri mė tani pesė shtete e kanė pranuar Kosovėn, qė janė anėtare tė Konferencės Islamike.Duhet kuptuar edhe ndikimin serb dhe sllav nė pėrgjithėsi, qė tė mos e pranojnė pavarėsinė e Kosovės, kujto Sirinė dhe Libinė, ne nuk presim nga kėto dy shtete menjėherė ta pranojnė sepse kanė ndikim tė madh, por do tė vije dita shpejt tė shohin ashtu si duhet tė shohėsh.

Brenda njė kohe tė shkurtėrt do ta pranojnė disa shtete muslimane Kosovėn shtet

Bota sot: Keni patur takim edhe me mbretin e Arabisė Saudite dhe deri mė tani as Arabia nuk e ka pranuar pavarėsinė.Ku qėndron puna e mos pranimit?

Mr.Naim Tėrnava:Sigurisht takimi i fundit qė e pata dhjetė ditė para se tė shpallet pavarėsia e Kosovės me mbretin arab, ishte shumė miqėsor dhe ai mė premtoi se shpejt do ta pranojė dhe ėshtė pėr pavarėsinė e Kosovės.Kjo javė qė sapo kemi hyrė do tė jetė edhe me mė shumė njohje.Pres qė brenda njė kohe tė shkurtėrt ta pranojnė disa shtete muslimane Kosovėn shtet.

Bashkėsia Islame nuk ėshtė institucion partiak


Edituar pėr herė tė fundit nga fatlum nė Mon Apr 14, 2008 6:44 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.medvegjaonline.com
fatlum
Anėtar
Anėtar
avatar

Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJė
Registration date : 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 6:40 pm

Pjesa 2Bota sot: Po si qėndron puna me Indonezinė, kur dihet se ėshtė shteti mė i madh me muslimanė?

Mr.Naim Tėrnava: Siē ju thashė mbreti arab mė ka premtuar se do ta bėjė edhe ate shumė shpejt publike qėndrimin arab pėr pavarėsinė e Kosovės. Do tė bėhet edhe njohja nga disa shtete arabe shpejt.Kam korespodencė tė vazhdueshme me disa kolegė po them me qeveri tė ndryshme arabe, ku bisedoj dhe mė kanė premtuar e them sinqerisht dhe kanė vllnet tė mirė sa tė kryhen disa formalitete, do ta pranojnė shpejt Kosovėn.Duhet ta kuptoni, se Bashkėsia Islame nuk ėshtė institucion partiak dhe kėto gjėra nuk shkojnė nga dėshira, por nga mundėsia dhe pėrmes rrugės qeveritare. Shtetet islame kanė qeveritė e tyre. Qeveria e Kosovės duhet tė bėhet gati qė tė hap ndonjė ambasadė sa mė shpejt, tė zgjedhė njė vend nė shtetet arabe, pavarėsisht se nė cilin vend dhe pastaj do te rritet miqėsia mė e madhe me kėto shtete.Nė Indonezi kemi kontribuar me rastin e Tsunamit me njė ndihmė tė madhe dhe rradhitemi ndėr shtetet mė tė mėdha qė kemi kontribuar me ndihmė dhe pėr kėtė jemi krenarė.Isha nė Indonezi me ate rast dhe kam bashkėbisedua edhe atėherė pėr Kosovėn, pėr tė cilėn pak kishin patur njohur ose njohuri tė gabueshme nga politika tė caktuara, pėr imazh tė keq pėr ne shqiptarėt.Ky imazh i gabuar qė ėshtė pasqyruar nė Indonezi dhe shumė shtete muslimane, sikurse qė ka qenė edhe nė Europė dhe SHBA, do tė largohet, sepse do tė shohin realisht, se shqiptarėt nuk janė ata qė kanė folur armiqtė e saj, por janė popull liridasėsh, paqėsor dhe tolerant.Ėshtė e vėrtetė e madhe se qeveria e Kosovės nuk ka pasur takime me shtetet muslimane. Ne jemi munduar tė bėjmė punėn e qeverisė nė kėto shtete.

Bota sot: Keni patur takime edhe nė SHBA, Gjermani, Angli etj. Mund t'na komentoni tė gjitha kėto takime, ku ka qenė temė kryesore pavarėsia Kosovės?

Mr.Naim Tėrnava: Ku kam shkuar kam rritė miqėsinė me popullin tonė, si nė Bundestagun gjerman, nė Ministrinė e Jashtme tė Britanisė, SHBA dhe shumė shtete tjera. Nė kėto takime i kam njoftuar realisht se si jemi dhe ku jemi. Nuk kemi lejuar qė tė luaj dikush me fatin tonė, jemi ata qė bartim pėrgjegjėsitė. Iu kam bėrė me dije, se edhe pse populli i Kosovės ėshtė me numrin mė tė madh me muslimanė, ne respektojmė besimet tjera dhe kurrė nuk kemi patur probleme dhe as qė do tė kemi, kėtė respekt e kemi ndėr shekuj.Shpifjet qė vijnė nga i pari i kishės ortodokse serbe Artemije janė tė pavėrteta dhe gėnjeshtra tė mėdha, ato janė trillime tė rėnda. Bota dhe Amerika, i ka kuptuar kėto tė pavėrteta dhe e kanė parė, se kemi patur tė drejtė ne si komb. Bashkimin Evropian dhe SHBA-tė nuk i kemi penguar se jemi muslimanė sepse edhe ne jemi me BE dhe Amerikėn, sepse zoti na ka krijuar kėtu nė mes tė Evropės. Jemi pjesė e Evropės dhe integrimit evropian.Kam thėnė nė shumė takime, se njė pjesė e botės qė jetojnė muslimanė nė Evropė, janė begati e madhe e BE-sė dhe duhet tė integrohet nėpėr shoqėri nė tė gjitha kėto shtete,por gjithmonė duke i falėnderuar kėto shtete qė po i ofrojnė kėto liri.

Bota sot: Po solidarizoheni edhe Ju dhe xhamitė qė veprojnė nė Zvicėr me rastin e tragjedisė nė Gėrdec tė Shqipėrisė. Kur do tė dėrgohen kėto ndihma nė Gėrdec?

Mr.Naim Tėrnava: Bashkėsia Islame e Kosovės, ka kontribuar gjithmonė edhe pse nuk kemi dashur gjithmonė tė trumbetojmė pėr njė ndihmė, e kemi borxh tė ndihmohemi mes veti. Do ta bėjė njė lidhje dhe paralele qė ndodhi nė Indonezi me Tsunamin dhe kjo qė ndodhi nė Shqipėri. Edhe nė Indonezinė e largėt kemi kontribuar, atėherė i kemi pas dėrguar 100.000 Euro sado pak jemi rradhitur nė ato shtete qė kanė zbutur ate tragjedi tė madhe, i kemi treguar botės, se populli shqiptar ėshtė gjithmonė solidar. Jemi krenar qė kemi bėrė atė hap dhe jemi pėr tė ndihmuar gjithmonė ku ka nevojė. Kjo ngjarja e Gėrdecit, ka qenė shumė e dhimbshme dhe shokuese. Me qė ka ndodhur edhe pse nuk ėshtė dashur tė ndodhė, duhet tani tė jemi afėr dhe kemi qenė deri mė tani.Tragjedi e rėndė vėrtetė ishte me shumė pasoja. Ata qė kanė humbur jetėn zoti t'i shpėrblejė nė botėn e pėrjetshme. Familjet qė kanė humbur tė dashurit e tyre ti mbėshtesim me ndihma tė ndryshme. Nėpėr tė gjitha xhamitė e Kosovės janė mbledhur ndihma dhe nė diasporė, ja rasti mė i freskėt vetėm xhamia e Winterthurės nė Zvicėr, ka grumbulluar 4.000 sfr.Tė gjithė ata qė shprehėn gatishmėrinė pėr tė ndihmuar i falėnderojmė.Do tė shkojmė shpejt nė Shqipėri dhe do ti dėrgojmė mjetet dhe besoj se asgjė nuk kemi bėrė mė shumė se sa e kemi obligim, duhet ta kujtojmė se ēka ka bėrė Shqipėria pėr ne gjatė luftės dhe asesi nuk guxon te harrohet.Ditėt mė tė rėnda Shqipėria ishte afėr nesh. Kjo tragjedi ishte e dhimbshme, por qeveria shqiptare ka dhėnė kontribut ta zbusė dhe presidenca i ofroi shumė shpejt dhe garanci pėr ndėrtimet e shtėpive.

Z.Haradinaj do ta forcojė opozitėn mė shumė pėr tė mirė tė Kosovės


Bota sot: Kėto ditė u kthye nga Haga i pafajshėm ish kryeministri Ramush Haradinaj. Si e shihni lirimin e z.Haradinaj?

Mr.Naim Tėrnava:Tash po e bėjė publike, se Bashkėsia Islame e Kosovės ka kėrkuar edhe zyrtarisht nga Haga tė lirohet ish kryeministri i Kosovės Z. Ramush Haradinaj.Sigurisht sikur unė dhe gjithė shqiptarėt iu kanė gėzuar Iajmit pėr lirimin e z.Haradinaj. Gjeneral Haradinajt i dėshirojmė gjitha tė mirat nė familjen e tij, nė Kosovėn e pavarur pėr tė cilėn ka dhėnė shumė kontribut, kanė dhėnė gjak tė shumtė Haradinaj. Ai ėshtė me njė kontribut tė madh, i cili ka dhėnė mund tė madh pėr pavarėsinė e Kosovės. Z.Haradinaj do ta forcojė opozitėn mė shumė pėr shtyrje tė qeverisė mė shumė punė, jo kundėr dikujt, por tė forcohemi dhe tė ecim mė mirė. Jam duke i parė hapat e parė tė sė mirės qė ėshtė kthyer Haradinaj dhe punėn qė ėshtė duke bėrė edhe qeveria e Kosovės, duke mbajtur premtimet, se nėse nuk i mbanė, atėherė as njė qeveri nuk do ti ketė votat.
Edhe fjalėn qė e tha Ramushi, me rastin e lirimt, kur potencoi se Kosova gjithmonė mė ka bashkuar me Thaēin. Kjo ėshtė fjalė e madhe dhe duhet respektuar shumė.Gjithmonė kanė pasur synime tė mira. Si kryetar i Bashkėsisė Islame kam kontribuar dhe do tė kontribojė pėr bashkim mes veti.Shpresoj se shpejt do tė takohemi sė bashku me z.Ramush Haradinaj nė Kosovėn tonė tė lirė.


Bota sot: Si e shihni kushtetutėn e Kosovės qė u miratua kėto ditė?

Mr.Naim Tėrnava: Shumė gjėra janė tė imponuara jo vetėm nė kushtetutė, por nė shumė drejtime, por me rėndėsi tė sjellin tė mira pėr popullin tonė.Nuk mė takonė tė flas me gjuhėn diplomatike, sepse frigohem se po anashkalohem nga drejtėsia. Prandaj, po flas me dorė nė zemėr, as qeveria nuk ka pas se ēka tė bėjė me kushtetutėn. Ne kemi pasur edhe takime me hartuesit e Kushtetutės dhe kemi dorėzuar edhe njė projekt tonin.Nuk ėshtė asnjė nenė qė dėmton fenė, por e favorizonė. Me rėndėsi ėshtė qė ne shqiptarėt gjithmonė kemi qenė human dhe tolerant.Kėtė tolerancė dhe humanitet asesi nuk mundet t'na merr dikusht qė jeton mbi tokė.

Bota sot: Bashkėsia Islame nuk po e harron edhe Kosovėn Lindore e konkretisht Medvegjėn?

Mr.Naim Tėrnava: Asesi nuk do ta harrojė Kosovėn Lindore.Tė kontribuojmė edhe mė shumė pėr Medvegjėn, sepse ka mbetur pak anash.Ėshtė shumė e rėndė, po duhet ta them, nė Medvegjė ishte njė numėr i madh i bashkėkombasve tanė, por tash a e dini sa kanė mbetur, jo mė shumė se 750 banorė. Shumica e medvegjasve kanė ardhur nė Kosovė. Mė besoni, se Medvegja nuk ka pasur as hoxhė dhe ne e kemi dėrguar njė teolog nga Presheva, ku edhe e paguajmė ne si Bashkėsi Islame. Nė Medvegjė nuk ka pasur kush tė varrosė njė qytearė nėse vdes.Tani Medvegja e ka hoxhėn e vet dhe shpresojė se shpejt do ti kthehet gjallėria kėtij vendi.Presheva, Bujanoci ėshtė nė njė pozitė tjetėr. Tė gjithė tė mos e harrojmė Medvegjėn tonė. Do tė vijnė ditėt mė tė mira pėr Kosovėn Lindore.Kam miqė shumė tė Kosovėn Lindore, takohemi shpesh dhe kuvendojmė pėr tė mirė. I pėrshėndes tė gjithė dhe ia uroj pavarėsinė. Tė jemi mė tė bashkuar, na duhet bashkimi dhe besimi i plotė dhe padyshim se do tė kemi suksese.Edhe Allahu na porositė nė Kur'na qė tė mos bėjmė grupacione, por tė jemi bashkė. Kur tė jemi nė zėnkė me dikend, tė na kujtohen shokėt e Pejgamberit a.s.

Bota sot: Si zgjidhet kryesia e Bashkėsisė Islame nė Zvicėr?

Mr.Naim Tėrnava: Deri tash Bashkėsia Islame e Kosovės asnjėherė nuk ėshtė pėrzierė nė ecuritė e punėve kėtu nė diasporė.Pas pavarėsisė sė Kosovės edhe ne jemi mė tė fortė dhe do ti pėrcjellim ēdo lėvizje qė do tė jetė nė Zvicėr. Do tė shikojmė se si do t'ia bėjmė, me rėndėsi se suksesi nuk po mungonė.

Bota sot: Z.kryetar, ju faleminderit dhe ju dėshirojmė gjitha tė mirat.

Mr.Naim Tėrnava: Isha i respektuar qė bashkėbiseduam bashkė dhe mė vjenė mirė qė po i pėrcillni tė gjitha aktivitete fetare qė po mbahen edhe nė Zvicėr.Ju dėshiroj shumė suksese dhe perėndia ju bekoftė.

Intervsitoi: Dashnim HEBIBI, redaktor i gazetės kombėtare "Bota sot"-Zvicėr dhe redaktor i TV DIASPORA-RTK- Zvicėr
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.medvegjaonline.com
zeriatdheut
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 6:46 pm

POR nuk na duhet me na njofte ata flliqsina bre se ata duhet te pastrojn veten e vet te regullojn shpin e vet mjafton mos na i dergojn qata me ferxhe e mos bejn prapagand me keto injorantet tone qe mesojn historine e nje krimineli apo te nje race kriminele fashiste gjakpirese qe shdo dite vrasin njerez te pafajshem gra perdhunojn fmijt i sakatun tuj i vra o vllezer nuk na duhen ata nve as nuk na jane desht kure ata ishin kure kosova digjej dhe e dini qe jan musliman dhe perkraheshin kliken serbomadhe per shfarosjen e shqiptareve ata ishin qe nuk pranonin qe kosova te lirohet andaj mjafton qe shtetet e medhaja botnore na kan njoft nuk kemi nevojn e tyre
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zeriatdheut
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 6:51 pm

A mereni cfar shkruan gazeta sllave e rugoviqase me rena BOTA SOT jo PO MA MIRE E KENI BORBA SOT ikni mor mos na e flliqni chatin me keto
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicėr
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   Mon Apr 14, 2008 6:55 pm

zeriatdheut shkruajti:
POR nuk na duhet me na njofte ata flliqsina bre se ata duhet te pastrojn veten e vet te regullojn shpin e vet mjafton mos na i dergojn qata me ferxhe e mos bejn prapagand me keto injorantet tone qe mesojn historine e nje krimineli apo te nje race kriminele fashiste gjakpirese qe shdo dite vrasin njerez te pafajshem gra perdhunojn fmijt i sakatun tuj i vra o vllezer nuk na duhen ata nve as nuk na jane desht kure ata ishin kure kosova digjej dhe e dini qe jan musliman dhe perkraheshin kliken serbomadhe per shfarosjen e shqiptareve ata ishin qe nuk pranonin qe kosova te lirohet andaj mjafton qe shtetet e medhaja botnore na kan njoft nuk kemi nevojn e tyre

Very Happy No Coment:Laughing
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pse shtetet islamike nuk e pranojnė shtetin e Kosovės?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: