Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Sat Sep 01, 2007 2:50 am

Nė kėtė temė tė nderuar forumist mund tė postoni reportazhe apo intervista pėr bukurit natyrore tė trevave shqiptare, ėshtė njė mėnyrė shumė e mirė qė tė mėsojm bashkarisht sa mė shumė mbi Alpet Shqiptare, Detin Shqiptar, Lumejt dhe pėr tė gjitha bukurit qė posedon Atdheu jonė.

Ēorovoda, bukuri e vrarė mes malesh dhe hallesh




Ajo ėshtė vendosur midis dy lumenjve. Rrallė ndodh qė dy lumenjtė, pasi kanė ecur me kilometra tė tėrė tė vetmuar mes malesh tė lartė, tė bashkohen nė fund tė kėmbėve tė Ēorovodės dhe tė dy “miqtė” e vjetėr nisin rrugėn e pėrbashkėt drejt detit, duke lėnė pas Ēorovodėn e maleve, por edhe tė halleve, ndėrsa valėt e Osumit thurin kėngėn “O ju malet me dėborė, pse s’qani hallet e mia”. Nė tė dy anėt varen rrėpira valė-valė, ndėrsa shkėmbinjtė e thepisur lotojnė ujė.[url=][/url] Degėt e lisave, ngarkuar me hardhi, pėrbėjnė dekorin e saj, ndėrsa rrapet shekullore me ujin e ftohtė tė Varishtit dhe tė Guhakut i freskojnė njerėzit e kėtij qyteti pėr tė harruar tė nxehtin e kėtij qershori. Pėrpara qytetit qėndron kalaja, njė mrekulli e vėrtetė, njė monument i pashpallur i natyrės sė Skraparit. Malet e kodrat zbresin butė-butė drejt Ēorovodės sė qetė. Njė fotograf i huaj u magjeps nga kanionet, “vodhi” pamjet etyre dhe i reklamoi diku gjetkė. Duke shkruar kėto radhė mė vijnė ndėrmend njė poezi e Dritėroit tė madh ku thotė se shpesh kalojmė pranė bukurisė si udhėtarė, pa e vėnė re se na buzėqesh madhėshtia.
Dikur Ēorovoda ishte njė vend i preferuar. Sėra e lartė e qytetarisė vinte kėtu pėr tė thithur ajrin e pastėr tė maleve apo pėr tė pirė njė gotė ujė tė ftohtė qė tė shton oreksin. Pa pėrmendur kėtu rakinė dhe rehaninė, pije karakteristike skraparase. Por gjithė historia e saj duket se ka vlera deri nė vitin 1990.
Heshtje qė flet
Ēorovoda, duke freskuar kėmbėt nė ujėrat e Osumit dhe duke mbėshtetur kokėn nė supin e maleve, duket se ka rėnė nė gjendje kome. Dikur qyteti i punės dhe i krenarisė, sot hesht. Ėshtė njė heshtje e dhimbshme qė e thyejnė vetėm thashethemet e kafeneve, kafeja dhe gota e rakisė janė e vetmja mėnyrė pėr tė ngrysur ditėt. Kur Ēorovoda kishte 10 mijė banorė, nė zyrėn e punės nuk regjistrohej as dhe njė i papunė, ndėrsa sot qė s’kanė mbetur pesė mijė banorė, numėrohen tre mijė tė papunė, dhe ky numėr shtohet pėrditė si rezultat i reformave qė po kryhen, si nė arsim, polici e gjetkė.
Nė zyrėn e pėrkrahjes sociale me keqardhje na thonė se janė 450 familje qė trajtohen me pėrkrahje, tė cilėt marrin 60 pėr qind tė asaj shume qė i takon njė familje me 6 frymė. Nė vend qė tė marrin 46 mijė lekė tė vjetra, marrin vetėm 27 mijė lekė tė vjetra. Kjo ėshtė njė tallje pėr ata njerėz qė tė kanė votuar. Ish-ndėrmarrjet kanė mbetur si relikte muzeale, kurse disa firma, nėse do t’i quajmė tė tilla, 6-mujori i kėtij viti u mbyll, dhe ato s’duken qė tė kenė bėrė njė lopatė llaē gjėkundi. Ēorovodasit, tashmė tė gėnjyer nga tė dy krahėt e politikės, s’kanė ku e qajnė hallin dhe kanė filluar tė flasin me veten. Tė vjen keq pėr kėta njerėz qė janė tretur njė jetė tė tėrė si hekurishtet e makinave nė themelet, dikur tė ngritura me gjakun dhe djersėn e tyre. Pėr kėta njerėz, qė thithin “helmin e kohės”, ėndrra pėr pak jetė mė tė mirė mbetet vetėm njė vegim. Demokracia pėr ta ėshtė ėndėrr, kurse braktisja dhe absurditeti mbeten ēėshtje tė ditės nė bisedat e tyre. Ėshtė krijuar njė mozaik i trishtuar dhe tepėr i dhimbshėm! Dhe askush kėtu nuk guxon t’i zgjojnė njerėzit e t’u prishin gjumin e tejzgjatur. Ndėrsa demokratėt, qė kanė pushtetin, bėjnė gjumin letargjik. Pėrshėndesim disa herė nė ditė njerėzit e kėtij qyteti, herė-herė ata kalonin pa vėmendje, dhe kjo ka njė shpjegim: Tė tėrė pa punė, dhe i papuni i kėtij qyteti shėtit si te Migjeni. “Ndalet para njė lokali…Mendohet…Nuk guxon…” dhe ky ėshtė pjesėtar i armatės sė tre mijė tė papunėve qė bėn “homazhe” dyqaneve plot e pėrplot. Ndėrsa shitėsi Agim Tusha tė tregon listėn e veresies. Dhe nė dyert e dyqaneve, njėsive tregtare ata hyjnė e dalin kokė ulur, pse jo, nė tė shumtėn e rasteve dhe tė pėrlotur. Mė tej Migjenin e gjen dhe nė sytė e fėmijėve, qė nė kėtė vapė s’provojnė dot njė akullore, kurse fėmijėt e ministrave apo deputetėve janė me varėse floriri, me celularė dhe makina luksoze.
Bravo Yzedin Naēos, po ringre fabrikėn e rrushit, funksionimi i kėsaj fabrike pritet tė punėsojė disa njerėz. Skraparlliut i hanė duart pėr punė. Ai nuk pranon lėmoshė, dhe Ēorovoda mbetet e pastėr nga dinjiteti. Askush nuk “lyp”.
Historia e njėrit nga ata…
Tė mbledhur nė sheshin kryesor pėrpara bashkisė, qytetarė tė papunė vazhdimisht vėrshojnė nga ajo derė, nė pritje tė ndonjė sinjali pozitiv. Ata flasin me zė tė lartė njėri me tjetrin pa radhė, kush e kush tė tregojė hallet, mungesėn e shumta nė shtėpi, luftėn e pėrditshme pėr mbijetesėn. Ka shumė lodhje nė fytyrat e tyre, por ka dhe shumė vendosmėri pėr tė shprehur atė qė ndiejnė. Dikush vė nė pėrgjegjėsi qeverinė pėr katastrofėn ekonomike dhe pėr fondet ende tė palėvruara. Ndėrsa Virgjili e ndėrton historinė e tij nė bejte, aq sa ne s’arrijmė tė dallonim dot tė vėrtetat e sajimeve. “I ka tė gjitha tė vėrteta”, na thotė njė burrė i vjetėr. “Kėta, thotė Virgjili tė kėrkojnė votėn, qė tė bėjnė gropėn, tė lėnė tė varfėr kastile, qė ta marrin lehtė votėn. Se fukaranė e thyen kollaj”.
Ironia qė pėrdor e bėn dhe mė tė dhimbshėm portretin e Virgjilit, qė edhe pse s’ėshtė shumė i vjetėr, hallet dhe fukarallėku e kanė ēuar pėr fund. Kur e pyet pėr ndonjė gjė, ai thur vargje dhe qesh me fatin e tij. “Unė,-thotė ai, kam trup e kėtė xhup, kam njė grua dhe fėmijėt, i papunė familjarisht qysh nė vitin 1992. Ai tregon se s’ka mundur tė operojė djalin, pasi i humbi shikimin nga tė dy sytė. Dhe mjeku rus, qė e mori pėrsipėr operimin e tij kėtu, nė Tiranė, kėrkoi njė vlerė prej pesė milionė lekėsh tė vjetra. Nuk ishin shumė pėr hallin qė kishte, por ai s’kishte as edhe njė kacidhe. Por ka njerėz humanė, shėrbesat e djalit ia bėnė tė tjerėt. Dhe ai u ėshtė mirėnjohės. “Pėr mua, tė rrojė Nesim Spahiu, thotė Vigjili, me njė krenari tė vrarė tė dukshme nė fytyrė. Mos mė shikoni ashtu, shton ai, nuk jam mė burrė, mė ēburrėroi shteti, ai mė ka marrė edhe fytyrėn. S’ėshtė kjo ēehreja qė ka pasur Virgjil Koprėncka”.
Fukarallėku duket se ėshtė ulur kėmbėkryq nė Ēorovodėn e bukur dhe tė freskėt, fshehur pas maleve tė larta, aq pas, sa politika nuk e sheh dot, ose e sheh, por bėn sikur s’e sheh kėtė perlė mes malesh dhe hallesh.
Sefedin Met’hoxha
Tirana Observer


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Jan 09, 2008 3:38 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Anna
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Numri i postimeve: 2694
Vendi: Zurich
Registration date: 26/08/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Tue Sep 04, 2007 11:02 am

Bukurit e rralla qe Qorovoda por keto bukuri duhet ti shijoj dikush duhet te ket nji ligj qe i shpall park nacional qe mos te demtohen por te pasurohen kjo eshte nji pasuri qe ka natyra shqiptare ne shum mjedise edhe Qorovodes ja tha ket bukuri nuk e ashkaloj natyra por eshte faktori njeri qe nga hallet qe i ka nuk din as bukurit e natyres ti shijoj dhe kohen ta kaloj ne to dhe faktori ndeshkues dhe dhunues i ketyre bukurive eshte qeverija aktuale qe kemi qe ne keto bukuri nuk ven ivestimet e duhura te mbesin te paprekura vetem te shujura .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
fatlum
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 272
Vendi: Prishtina/MEdvEgJė
Registration date: 01/09/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Tue Sep 11, 2007 10:47 pm

fla Shume vende perendimore po ta kishin nje bukuri te till dhe te rrall natyrore do e shfrytzonin maksimalisht,dhe nga kjo bukuri e rrall natyrore kishin me perfitu shum sidomos nga turizmi qe do zhvillohej ne ket pjes te len pas dore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.medvegjaonline.com
Guest
Vizitor



MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Wed Sep 26, 2007 9:02 pm

Mua dhe sejcilit i pelqen,
por emrin si e paska edhe
ne harte"corovode" po me
tingellon shkenisht
dhe sahora thojne shkiet
se qaty e kan naj djep te vetin!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Wed Jan 09, 2008 3:49 am


2007-09-27


Thethi nje vend takimi me Zotin...


THETH- Kemi udhėtuar 9 orė pėr tė arritur deri kėtu, ku mendimet fillojnė e kondensohen, shndėrrohen nė mjegull dhe fluturojnė tatėpjetė prej majave nė humnerė, duke u ndalur herė kėtu e herė atje nėpėr ahishte apo duke u ardhur vėrdallė shkrepave me forma tė mbinatyrshme. Arrijmė tė shqiptojmė vetėm “uau” mahnitjeje dhe ndėr tė rrallė, shkėmbejmė ndonjė fjalė, ndėrsa ngjeshim hundėn nė xhamin e ftohtė tė mikrobusit qė ngjitet me vėshtirėsi tė pėrpjetės nė Qafėn e Thores, 1800 metra mbi det e bėhet gati pėr tė zbritur teposhtė, ku hapen luginat e zbukuruaranga gjethe tė arta vjeshte e avuj gri, pas tė cilave fshihet Thethi.



Ai qe lexuat per Thethin ishte reportazh i nje viti me pare...besoj nuk behem i bezdishem tju kerkoj t'i hidhni nje sy te riut (24 shtator 2007), per kedo qe ka ndermend te shkoje ne fund keni te dhenat te nevojshme... Nese ju duken te ngjashem reportazhet, kaloni direkt ne fund :)

THETH- Kemi udhėtuar 9 orė pėr tė arritur deri kėtu, ku mendimet fillojnė e kondensohen, shndėrrohen nė mjegull dhe fluturojnė tatėpjetė prej majave nė humnerė, duke u ndalur herė kėtu e herė atje nėpėr ahishte apo duke u ardhur vėrdallė shkrepave me forma tė mbinatyrshme. Arrijmė tė shqiptojmė vetėm “uau” mahnitjeje dhe ndėr tė rrallė, shkėmbejmė ndonjė fjalė, ndėrsa ngjeshim hundėn nė xhamin e ftohtė tė mikrobusit qė ngjitet me vėshtirėsi tė pėrpjetės nė Qafėn e Thores, 1800 metra mbi det e bėhet gati pėr tė zbritur teposhtė, ku hapen luginat e zbukuruaranga gjethe tė arta vjeshte e avuj gri, pas tė cilave fshihet Thethi. Kėtu fryma tė meket dhe 8 pasagjerėt e furgonit qė mezi merr kthesat e ngushta duke u hedhur pėrpjetė pas ēdo guri, lėshojnė nė tė rrallė psherėtima dhe pėrsėrisin mrekulli, aq herė sa u shkrep nė kokė. Nuk ka tabela informuese, por nėse do tė kishte, duhej tė shkruanin: “Mirėserdhėt nė Theth, njė vend takimi me Zotin”...

Rruga

“Nuk mendoj se Gjermani ka vende kaq tė bukura”,- thotė Arjana njė studente nga Eseni, e cila ndodhet pėr vizitė tek mikja e saj nė Tiranė, Lira. Tė dyja rrugėtojnė me ne, nė udhėtimin qė organizon Ambasada Gjermane, GTZ (Shoqėria Gjermane pėr Bashkėpunim Teknik) dhe KFĖ (Banka Gjermane pėr Zhvillim). Ne vetėm ia pohojmė fjalinė mysafires, edhe po tė ketė vende kaq tė bukura dikund tjetėr, kjo nuk ka fortrėndėsi kur je duke parė nga dritarja dhe ndodhesh buzė njė humnere tė mbuluar me mjegull, kur zemra ca prej oksigjenit mė tė rrallė e ca prej njė lloj frike fluturimi, edhe pse ndodhesh nė tokė, fillon tė rrahė ēuditshėm. Ora ėshtė 18.00 e pasdites sė 20 shtatorit, qė pėrkon me ditėn e parė tė udhėtimit tonė 3 ditor. Nė makinėn qė tani zbret mė lehtė drejt Thethit, jemi tė gjithė tė lodhur. Nė Tiranė u nisėm rreth orės 9.00 tė mėngjesit dhe duke mos llogaritur aty tek 4 orė ndalesa e rrugėn deri nėShkodėr, i bie tė kemi afėrsisht 5 orė udhėtim dhe nė pjesėn mė tė madhe, nė njė rrugė ku makina kėrcen pupthi mbi gurė, duke i shkaktuar gunga nė kokė Lirės, studentes shqiptare tė ekonomisė nė Gjermani, e cila thotė se ndodhet kėtu pėr tė fituar eksperiencė nė projektet e GTZ-sė. Nė automjetin, i cili nuk duket shumė i pėrshtatshėm pėr kėtė rrugė, jemi dhe 6 tė tjerė bashkė me shoferin qė ėshtė mjaft i mėrzitur me kthesat e rrezikshme dhe gurėt qė i ngatėrrohen nė rrota...

Edhe 30 minuta...

E ndėrsa dielli ka perėnduar e poshtė nė luginė ka filluar tė erret, Arjana do me doemos tė dijė se kur do tė mbėrrijmė. “Edhe 30 minuta”,- i themi dhe duke parė prej sė larti fundin e gropės qė ka filluar tė humbasė nė hijet e natės, ndėrsa i afrohemi gjithmonė e mė shumė dhe ne na duket mjaftueshėm. Por kur i kemi kaluar tė 30-tat, e kuptojmė qė kthesat na kanė mashtruar paq, ndėrsa njė gur qė futet si pėr inat nė mes tė dy gomave, duke na detyruar tė ndalojmė edhe pėr nja 15 minuta tė tjera, e bėn krejt tė pavlefshme kohė-matjen. Arjana qesh me parashikimin tonė, por fundja ne nuk jemi gjermanė qė tė jemi kaq tė pėrpiktė pėr punė oraresh, e pėr mė shumė as ne nuk kishim si i shpėtonim magjepsjes prej mrekullisė, qė na qėndron pėrbri dhe nuk pyet pėr orėt, vitet, shekujt qė i kanė kaluar pėrmbi, pa i ndryshuar asgjė. Makina niset sėrish dhe mė nė fund jemi nė Theth. Gjithēka prehet nė errėsirė dhe e vetmja gjė qė shihet janė majat e bardha tė Alpeve qė duket sikur digjen tė ndriēuara prej njė ēerek hėne.
Tė tjerėt, bashkė me ambasadorin e ri tė Gjermanisė nė Tiranė, Bernd Borchardt dhe bashkėshorten e tij, kanė mbėrritur mė parė falė fuoristradave apo furgonėve mė tė vegjėl, tė cilėt janė mė tė kėshillueshėm e mė tė pėrshtatshėm, nėse ju duhet tė ndėrmerrni udhėtim nė rrugėn e pashtruar drejt Thethit. Organizatorja na tregon se jemi caktuar tė bujtim tek Mėhill Ēarku, njė nga 7 shtėpitė e Thethit qė me ndihmėn e GTZ ėshtė pėrshtatur pėr tė pritur turistė dhe ne na duhet tė kthehemi pas nja 2 kilometra deri nė hyrje tė fshatit, aty ku njė tabelė e vėnė sė fundmi shkruan emrin e tė zotit tė shtėpisė. Njė grua rreth tė 70-tave na pret duke na pėrkėdhelur e duke na sajdisur me fjalė tė ėmbla, qė i shkojnė pėr shtat njė gjysheje nga Thethi, ndėrsa na rregullon njė vend afėr dhomės me oxhak. Nga dhoma tjetėr, njė grup tė huajsh tė shtruar pėr tė ngrėnė darkė na pėrshėndet me njė “Hello”, ndėrsa nė tavolinėn tonė janė shtruar menjėherė gotat e rakisė...

Hollandezė e gjermanė


Turistėt e parė qė takuam nė Theth, po tė heqim kėtu veten tonė, janė njė grup i pėrzier rastėsisht mes hollandezėsh dhe gjermanėsh, njė britaniku dhe udhėrrėfyesit tė tyre shqiptar. Ata si edhe ne kanė njė vend nė shtėpinė e Mėhillit, ku siē na tregon i zoti i shtėpisė, qėndrojnė prej tre ditėsh dhe do tė nisen tė nesėrmen njė pjesė pėr marshim nė Alpe dhe tė tjerėt drejt Shkodrės. “Tre gjermanėt i kam miq. Ėshtė hera e tretė qė vijnė, kurse tė tjerėt tani kanė ardhur”,- thotė Mėhilli, duke bėrė me kokė nga dhoma tjetėr. Ata janė ulur rreth nė njė tavolinė tė madhe ngrėnieje, ku veē llampės qė mezi bėn dritė janė vėnė tė digjen edhe qirinj. Nė njė dhomė krejt si pėr turistė, tė zbukuruar me njė radio tė vjetėr “Iliria” dhe ornamente tė punuara me dorė. “Shqiptarėt janė tė mrekullueshėm dhe shumė miqėsorė”, -pėrsėrisin si me urdhėr njėri pas tjetrit, kur i pyesim sesi ndjehen kėtu, ndėrsa qeshin me batutat mbi gjyqtarin e ndeshjes Shqipėri-Hollandė dhe shtrėngojnė fort gotat e rakisė sė kumbullės.
Kėtu u njohėm me Lis, njė holandeze qė e ndikuar edhe nga rakia, qesh sa pėr gjithė grupin, ndėrsa lėshon herė pas here batuta dhe mburr natyrėn shqiptare; dy miqtė e saj nga vendi i tulipanėve dhe ata po aq tė qeshur, britanikun Morrou, njė 70 vjeēar tė heshtur, i cili ishte aksidentuar duke ecur nė Alpe dhe flet vetėm pėr tė thėnė. “Shqiptarėt tė ndihmojnė sa herė qė ke nevojė apo ndjehesh keq, madje edhe pa e kėrkuar, pėrndryshe nga njerėzit nė Ukrahinė apo gjetkė nė lindje”,-thotė ai, ndėrsa buzėqesh lehtė kur tė tjerėt bėjnė shaka me apartin fotografik qė i ėshtė dėmtuar gjatė rrėzimit. Gjithashtu takuam zotin Musonic, njė profesor gjerman tė dashuruar me Alpet shqiptare dhe Thethin, i cili thotė se ishte nismėtar i njė bashkėpunimi me Universitetin e Shkodrės pėr tė pėrmirėsuar turizmin e kėtyre anėve dhe qė sė bashku me dy miq vinte kėtu pėr herė tė tretė. I ulur nė krye tė tavolinės, Musonic, apo kėshtu ia kuptuam ne emrin, duket se ėshtė mjaft i kėnaqur me atė qė gjen nė Shqipėri dhe nė shtėpinė e Mėhillit, ku ka ardhur pėr herė tė parė nė mes tė viteve 90’.


Udhėrrėfyesi

E ndėrsa hollandezėt, qė nga pamja duken mbi tė 50-at janė dendur me raki dhe kanė shkuar tė flenė, Klajdi Kruja, udhėrrėfyes i “AutdoorAlbania” gjen kohė pėr tė folur shqip, pasi kishte kaluar orė tė tėra nė male duke shoqėruar turistėt. “Pjesa mė e madhe thuajse ikin duke qarė prej kėtej”, -na thotė Klajdi, kur e pyesim nėse ata qė shoqėron prej 3 vjetėsh mbeten tė kėnaqur. Dhe kur ne lėshojmė njė “vėrtet?!” dyshuese shton: “ne jemi njė vend i vogėl me njė dendėsi tė madhe bukurish natyrore dhe njerėz miqėsorė qė ata nuk i gjejnė nė vendet e tyre... Sa herė ndahem nė aeroport, i lė tė pėrmalluar”. Por Klajdi vetė nuk ėshtė aq i kėnaqur nga vendi i tij. “Shkruani noj gjo pėr plehrat mor amon”,-thotė duke theksuar fjalėt nė dialekt, ndėrsa na tregon se zihet ngushtė sa herė ata qė ai shoqėron, e pyesin pėr mbeturinat e hedhura andej kėndej nė rrugė gjithmonė nė vende tė papėrshtatshme. Klajdi thotė se ėshtė e ēuditshme se si pėr hedhjen e plehrave vend e pavend thuajse nuk flitet fare dhe askush nuk mendon pėr fshehjen e tyre. Ndėrsa bisedat ndanė oxhakut shterojnė dhe ne shkojmė pėr tė fjetur, Klajdi na lė porosi tė mos harrojmė tė shkruajmė dhe pėr plehrat, qė ai tė mos jetė i detyruar t’ua shpjegojė sėrish kėtė situatė tė huajve.


Njė shkollė e re pėr Franin

Kėtu ėshtė e vėshtirė tė flesh dhe tė mbetesh pa parė. Pėr kėtė arsye duket se tė gjithė janė nė kėmbė qė herėt nė mėngjes, kur dielli pėrkėdhel duke pėrshkuar tej gjethet e drurėve dhe duke krijuar dritėhije mahnitėse. Programi thotė qė duhet tė mblidhemi tek shkolla, rikonstruksioni i tė cilės i financuar nga ambasada gjermane, do tė inaugurohet nė praninė edhe tė zėvendėsministres sė Turizmit, Suzana Turku dhe kėshilltarit tė Kryeministrit pėr Arsimin, Myqerem Tafaj. Nga ora 10.00 e paradites, tė gjithė janė aty, duke pėrfshirė edhe tė sapoardhur nga Tirana dhe njė grup tė rinjsh vullnetarė, tė cilėt me ndihmėn e GTZ dhe GEF (Projekti i grandeve tė vogla) po punonin pėr shenjimin e shtigjeve malore, pėr tė ndihmuar nė kėtė mėnyrė turistėt. Inagurimi zgjat ca,pasi duhet tė flasin tė ardhurit nga qeveria, qė kanė pėrsėritur tė njėjtat premtime pėr pėrkrahje dhe turizėm qė zhvillohet me hapa tė mėdhej, qė i dėgjojmė gjithmonė nga Tirana, por qė nuk dinė tė thonė se pse qeveria, madje asnjė qeveri nuk ka qenė e pranishme deri tani nė Theth, qoftė edhe pėr tė sistemuar plehrat.
Nė fund, ambasadori gjerman premton sėrish mbėshtetje, ndėrsa hapen dyert dy-kanatėshe tė shkollės me dy klasa kolektive, ku mėsojnė 20 nxėnės. Banka tė reja, njė kompjuter, dritare mė tė mira dhe njė turrė me materiale mėsimore, dhuratė nga stafi i ambasadės gjermane, tė cilat e bėjnė tė qeshė me sy dhe me gojė Franēesko Harushėn, nxėnės nė klasėn e dytė, ndėrsa pėrpiqet tė hapė njė kuti me lapsa me ngjyra dhe njėkohėsisht t’i pėrgjigjet mikrofonave qė i janė vėnė pėrpara dhe e pyesin se ēfarė dėshiron tė bėjė. “Do rri nė Theth, do merrem me turizėm”,- thotė ai, duke u pėrkėdhelur. Ndėrsa ne dalim jashtė, kėsaj radhe tė gatitur pėr marshimin dhe njė takim me Zotin...




Ndiqni shenjat

Nuk mund tė numėrosh sa jemi, pasi me t’u dhėnė shenja e nisjes, tė gjithė shpėrndahen duke u bėrė thuajse tė padukshėm. Ku po shkojmė dhe ku do shkojmė, e dinė vetėm udhėrrėfyesit qė heqin rrugėn, pėrmes lėndinave qė tė ngjallin dėshirėn pėr tė vrapuar, para kullave gjysmė tė rrėnura nga pesha e historisė e viteve, e mes- pėrmes asaj ēka Zoti e fali, e ne njerėzit nuk mund veē tė mos e duam. Bashkohemi me tė rinjtė, ata qė ecin herė duke rendur nė mes tė barit dhe herė duke u kthyer pas, e marrė poza pėr aparate qė shkrepen njėri pas tjetrit, ndėrsa shenjojnė me gisht maja malesh. Ai qė di mė shumė duket se ėshtė Niku, njė djalė nga Dibra i pajisur me kovat me bojė me tė cilat do tė vėrė shenjat nė shkrepa dhe kėmbėt mė tė shpejta tė grupit tė vullnetarėve, qė bashkė me tė kanė numėruar shtigjet e maleve mbi Theth. Me Nikun ėshtė Elna, Shpresa, Endriti, Sorini dhe Koli, vendaliu qė bėn gjithmonė shaka. Tė gjithė rreth tė 20-ave e tė dashuruar me natyrėn, aq sa pėr zbavitje na thonė qė bėjnė kollotumba nė lėndinat me bar dhe kur ndodh tė ēmenden fare edhe tė lahen nė ujvarėn me ujė brisk tė ftohtė, para sė cilėsgjuetia e manaferrave qė na zė tė gjithėve, duket gjė e vogėl. E ndėrsa ecim, na vjen keq qė nuk kemi tė tjerė sy pėr tė parė dhe mbrapa, tė kemi njė tjetėr gojė dhe tė dimė edhe nja 5 gjuhė, pėr t’u thėnė tė gjithėve sa bukur duket Radohima qė ka vėnė pėr rreth njė si shall mjegulle. “E mrekullueshme”, -thotė nė gjermanisht Arjana, ndėrsa ngjitemi e zbresim nė kodrina, apo hyjmė e dalim nga kulla, frengjitė e tė cilave tė nxisin pėr tė shtėnė. “Ėshtė vėrtet shumė bukur dhe rakia ėshtė shumė e mirė”, -vazhdon ajo, ndėrsa i kėnaqet fotos me njė tė moshuar qė na pret nė pragun e kullės dhe na qeras me gota tė mėdha rakie. Gurėt me forma tė ēuditshme nė lumenj tė tharė prej shterpėsisė sė qiellit, shtigje dhish nė tė cilat rropatemi, parcela me misėr qė i bashkohen koloritit tė pakrahasueshėm, njė kishė e rikostruktuar nga djemtė e Thethit nė Amerikė dhe gjurma tė kuqe dhe tė bardha qė shėnojnė malin dhe duket sikur thonė: “vazhdo, vazhdo”, deri nė pafundėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Wed Jan 09, 2008 4:04 am



Ditėlindje nė Theth

Por pafundėsia nuk ėshtė aq larg. Ajo mbaron tek ujvara me ujė kristal dhe stėrkala qė krijojnė ylberė. Del nga shkėmbi dhe pėrplaset fuqishėm po nė shkėmb, vrapon pėr t’u fshehur tėposhtė gurėve tė zallit e zabelit me shkozė e ferra. Pasi kemi ngrėnė biskota dhe reēel fiku, qė dikush ėshtė kujtuar tė marrė me vete, zbresim poshtė pėr nga kanioni, nė njė tatėpjetė qė tė bėn tė rendėsh, pėr t’u ndalur vetėm para rrėnojave tė njė qyteti 2800 vjeēar, tė zbuluar nga njė arkeolog amerikan, ku mund tė kėnaqemi me ē’ka kanė bėrė paraardhėsit e qė pėr t’ia marrė shijen, e bashkojmė me lahutėn qė na shoqėron gjatė drekės tė shtruar nė lėndinė, pasi jemi kthyer tashmė nė Theth. Kėtu, Arjana thotė se ėshtė vegjetariane e thuajse mbetet pa ngrėnė, ngase treēereku i pjatės pėrbėhet nga mishi i pjekur. Sidoqoftė, ajo mund tė kėnaqet me rakinė dhe dollitė, ndėrsa nė tavolinėn ku ndodhen edhe tė tjerė tė huaj, gjermanishtja pėrzihet me frengjishten, kjo me italishten e ndonjėherė anglishtja u merr pjesė tė gjithave, ndėrsa nga sytė qė qeshin, kupton se merremi vesh, ndodhemi tamam ku duam tė jemi, aty ku Babeli humbet kuptimin. Pasditja kalon me njė shėtitje nė Ndėrlysė, ndėrsa nata pėr ata qė kanė ende kėmbė dhe ia kanė ngenė argėtimit, vazhdon me kėngė dhe leksione kėrcimi, apo me njė tortė tė sajuar pėr ditėlindjen e Nikut, ku nė vend tė kremit pėr tė shkruar urimin, janė pėrdorur arra tė ēara dhe qirinjtė e vegjėl janė zėvendėsuar nga njė i zakonshėm, por mjaftueshėm pėr tė kėnduar “shumė urime pėr ty”, rrėkėllyer raki, mėsuar salsa dhe qeshur me stonaturat dhe tra la la -tė pas vargjeve tė harruara, treguar pafund histori,deri sa gjunjėt fillojnė e kėputen, sytė mbyllen vetiu dhe drutė nė oxhak janė djegur....Ne qė pėr tė fjetur na duhej tė shkonim ca mė larg se vendi i festės, sigurisht qė qemė ndėr fatlumėt. Ca qindra metra nga Tėrthorja, ku ende dėgjoheshin zhurma feste, deri te Mėhilli, ku ndodhej shtrati, mund tė shijonim natėn, tė kėrkonim me sy Arushėn e Madhe, tė ngjetheshim pas zhurmės sė ketrave nė degė tė arrave dhe tė ndjenim ajrin qė na vėrshonte ndėr mushkėri me 1 mijė aroma, ndėrsa ngrinim kokėn pėr tė parė majat e Alpeve qė megjithė errėsirėn, dukeshin tė bardha, si tė mėsuara me dėborėn qė kėtė vit u mungonte kėsulave tė tyre. Nėse jeni kėtu, mos u nxitoni tė flini. Kohė pėr gjumė ka plot nė Tiranėn e zhurmshme, ku ju duhet tė ktheheni. Nė Theth hapni sytė katėr dhe shijojeni deri nė fund se si zhurmon pėrroi qė rend tėposhtė luginės, heshtni dhe ndjeni si pėshpėrisin ahishtat dhe arrat, qė kur tė ktheheni, tė keni mundėsi tė tregoni se ēfarė shijuat nė takimin me Zotin...




Ku tė shkosh nė Theth...

Pak familje kanė mbetur nė Theth, por qė tė gjitha mund tė presin turistė. Veē njė hoteli tė ndėrtuar nė hyrje tė fshatit, aty ku dikur ka qenė kampi shtetėror i pushimit, me ndihmėn e GTZ dhe fondacioneve tė tjera 7 familje kanė pėrshtatur banesat e tyre pėr turizėm familjar dhe nė tė gjitha kėto familje mund t’ia kalosh nė mėnyrė tė mrekullueshme. “Projekti ka mbėshtetur deri tani 7 familje qė kanė pėrmirėsuar ndjeshėm kompletimin e shtėpive tė tyre, duke filluar nga kompletimi i dy banjave, kompletimi i 2-3 dhomave pėr fjetjen me 8-12 krevate, komodina e rafte tė thjeshta, kuzhinat si dhe krijimin e njė atmosfere tė pėrshtatshme pėr turistėt”,-thotė zv/drejtor i GTZ pėr Shqipėrinė. Kėto 7 familje kanė tashmė njė kapacitet prej 63 shtretėrish, ndėrsa dy familje tė tjera po ndėrtojnė infrastrukturėn me ndihmė tė njė fondacion holandez. Njė guidė turistike dhe njė hartė janė nė punim e sipėr, ndėrsa janė shpėrndarė informacionet dhe tė dhėnat pėr vendet ku mund tė qėndrosh nė Theth. Pėr tė shkuar atje mjafton tė kontaktosh nė numrat e telefonit qė ēdo familje ka nė dispozicion tė turistėve dhe tė prenotoni shtretėrit qė ju duhen. Kostoja varion nga 1500 deri nė 2500 lekė nė natė, duke pėrfshirė tė ngrėnėt dhe ndihmėn e nevojshme pėr tė kaluar shtigjet dhe pėr tė mos humbur rrugėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Wed Jan 09, 2008 4:13 am

"Asnjė dorė njeriu nuk mund ta ndryshojė atė, ose tė paktėn deri tani askush nuk e ka bėrė. Ajo ėshtė mbretėria e pashpallur e gurit dhe e drurit, e ujit dhe e dėborės, e erės dhe e aromės. Kurrkund nuk mund tė gjesh kurorė si ajo qė Zoti i ka falur Thethit. Prej malesh qė ēajnė mes reve e mjegullės, gdhendur me ahe, qė tani nė vjeshtė kanė marrė ngjyrėn tė kuqe e tė verdhė, tė gjetheve nė tė rėnė, bredha e pisha tė ngulur si me dorė, tek-tuk shpateve tė thepisura me gurė tė bardhė, ku dėbora e ngrirė prej dimrit tė vjetshėm pėrthyen si gur i ēmuar rrezet e diellit."

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Fri Mar 14, 2008 1:27 am


_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Fri Mar 14, 2008 1:34 am


_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Fri Mar 14, 2008 1:35 am


_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve: 7553
Registration date: 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Fri Mar 14, 2008 1:36 am


_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Wed Apr 16, 2008 8:45 am

Divjake

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Wed Apr 16, 2008 8:46 am

Bredhi i Drenove

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Wed Apr 16, 2008 8:47 am



Edituar pėr herė tė fundit nga biligoa nė Wed Apr 16, 2008 8:49 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 103
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare   Wed Apr 16, 2008 8:48 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Bukuritė natyrore tė trojeve Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: -