Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 13 ... 21  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:29 pm

3.

FANITET FATI I POETIT

Fanitet fati i poetit Avni Elmazi ashtu si fanitej fati i poetit Palestinez , Muin Bsiso...

Mërgata e tij ! Arkivoli i ti që u kthye prapa nga kufijtë që ai s'po arrinte t'i kalonte dot ! As me Pasaportën e Poezisë !

Idrizova - shtëpia e ferrit, libri i mallit dhe dhembjes! I mallit dhe dashurisë njerëzore ! Nëpërkëmbet pamëshirë !Nga kufijtë e çatallisur nga urrejtja !

Thonë: Poezia nuk njeh kufij! Ajo nuk i ka vënë asnjë kufi shpirtit ! Si libri Idrizova - shtëpi e ferrit ! Avni Elmazi - Muin Bsiso i Palestinës !

Çfarë bukurie magjike në shenjtërimin e dhembjes, flijimit dhe dashurisë ndaj vatanit të nëpërkëmbur nga rrëshqanorët e Kaukazit ! Rrëshqanorët tiranikë që ia kurthuan lirinë në lule të rinisë ! Por se mposhtën as atëherë dhe as të vdekur ! Ngritet Avni Elmazi - feniks, flijimi dhe dashuria për tokën e përgjakur të Atdheut të robëruar ! Ngritet ta ndjejnë brezat kushtrimin :

Vëllezër ballëpërballë me Kuçedrën e çartur !...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:29 pm

4.

Njeriu me dhembjen hijerëndë Rushit Mislimi ! Në Gjemi nuk po mbyllte sy!

Në kapërcimin e detit ai bartte me vete edhe barrën e madhe të paralajmërimeve ! Zezona nëpër tel...!

Oh! Gjithë këtë peshë e bartte Rushit Mislimi!

Dhe derdhej ajo tek heshtja që fliste në sytë e motrës së Avniut. Tek fytyra e zverdhur e Seferit që tretej për vëllaun! Tek shpirti i shqetësuar i Shaban Xheladinit , Zaim Beqirit ! Për shokun e burgut që e thërrisnin Gjysh !

Si dallgë furtunash shfaqej hidhërimi në shpirtin e vullkannjeriut poet - Fadil Bekteshi.

Në vargjet që shkruheshin në Liburnum !

Dhe hapte raportin për Televizionin shqiptar Sherif Konjufca të klithë nga dhembja e malli për Avniun që përurohej në mes të Adriatikut !

Sëbashku me ne, në heshtje rrugëtonin Idrizova - shtëpia e ferrit , libër !

Dhe Doruntina revistë , kapërcenin detin, të shpalosnin dhembjen për heroin, tek vëllezërit mërgimtarë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:30 pm

5.

Doruntina !

Ajo revista letrare ku Fadil Bekteshi nuk bënte gjumë për të nxjerrë në dritë shpalimin e bijëve që i kishte mbuluar heshtja! Edhe në histori ! Edhe në krijimtari ! Edhe nëpër burgje ! Edhe në mërgim!

Ndaj Doruntina revistë , vëllezërve mërgimtarë ua dërgonte pos gjithë shkrimeve dhe mallin, dhe dembjen e madhe që kishte për Jusuf Gërvallën...

Nga nata kobzezë e pusisë , ra nga dora e vrastarit edhe zemra e madhe e këngëtarit, poetit, liridashësit Jusuf Gërvalla, bashkë me vëllaun Bardhoshin dhe shokun e idealit Kadriun !
Dhe Doruntina revistë, udhëtonte si Vajtueset mbi varrin e vëllezërve në Mërgatë ! Udhëtonte të mallkojë hallkën e atij zinxhiri të zi që farkonte misterin e vrasjeve ashtu siç kishte vrarë shekujve, e tashti, edhe Avni Elmazin , për të ndalur hapin e tij të veprimit !

Revista Doruntinë ! Si motra e Avniut ato çaste! Bashëndjente dhembjen dhe heshtëte, kur motërngrata e Tij, rrinte e zgjuar me dhembjen e madhe për vëllaun ! Dhe se mbyllnin syrin për gjumë ...! Dhe Doruntinë Motra revistë! Dhe motra e vëllaut Avni !

Ashtu si meraku i Rushitit që nëpër natë-udhëtmin nëpër det bëhej sa Gjemia ! Po mes valëve në vijën Durrës - Bari ! Mes detit ku ndesheshin paralajmërimet për përmbytjen e madhe të Përkujtimit ! Të Përkujtimit të Avniut pas një viti vrasjeje nga dora e zezë ! Dhe ngritja e Përkujtimores për Të !
Ndaj Rushit Mislimi nuk flinte ! Ai ecte tek secili bashkëudhëtarë dhe u bënte sajgi ! Sajgi për mort përkujtimin !!!
Atë çast, ma përkujtonte, me ballin e gjërë, me fytyrën që shndriste mirësi dhe dashuri për të rizgjuar jehonën e Avniut Krijues ! Po! Me ato mustaqe hijerënda ... Me atë shëmbëllim flijimi të Hasan Prishtinës ...! Rushit Mislimi i Hasajve të Sërmnovës !

Çdo gjë e ndjente ai dhe kishte njohuri ! Por për merakun e revistës Doruntinë, dhe krijuesëve , të Fadilit, Shabanit, Zaimit, Feritit, Sherifit , nuk dinte gjë ! Për paralajmërimet dhe krijimet që të zgjohen jehonë e të flasin pandalur për bijtë që na i vriste dora e zezë ! Për bijtë që na i shtrydhëte zëndani i robërisë që nga vaja e parë e lindjes e deri tek lamtumira e fundit e jetës... !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:30 pm

6.

Doruntina...

...Zgjuar isha dhe i pashë të gjitha! Edhe autoritetet kufitare që pengonin për hiçgjë !Edhe Zbarkimin e Dhembjes në tokën Italiane!

Teli nëpër natë kishte paralajmëruar shpifjen! Kurdisjen ! Klithmën...!Rrrena e përsëritur njëqin herë, po hamendte autoritetet kufitare të Italisë ! Kot ishte demokracia e proklamuar e Perëndimit! Po fundosej në det nga shpifjet e djallëzisë që gatuhej në kabinetët e hashës makosllave në Skopje !

Në shpirtin e Rushitit rrokullisej orteku i dëshprimit!

E gjeta pikëtakimin me të dhe i pëshpërita : Dështimi për të arri atje në vendin ku ngritet mortpërkujtimorja e qëndresës Avni, mund të kthehet në fitore ! Mes detit ! Mes dallgëve ...!

Në udhëtimin e përjetshëm të mallit dhe dashurisë për vëllezërit e mi, të vrarë në dhe të huaj, ishte dhembja njëkohësisht, forca ime ! E atyre që krijonin me emrin tim Doruntinë ! Ishte qëndresa dhe fitorja jonë, mbi ata që pengonin arritjen në Bari të Italisë!

Se: Dashuria dhe malli i motrës për vllaun, nuk mposhten dot nga kufijtë ! Në udhëtim , ngriten përmendoret e mëdha ! Ngritet Përkujtimi për vëllaun Avni !Mes detit , Përkujtimi për të përbënte madhështi !

Mes kaltërsisë së qiellit dhe detit, edhe përkujtimi do të ishte i KALTËRT ! Përkujtim i madh sa një Adriatik !
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:30 pm

8.

Kapiteni Franc i Gjemisë '' LIBURNUM'', pas sqarimeve që iu bënë nga kthimi Bari - Durrës, e

aprovoi kërkesën e pesëdhjetë udhëtarëve të kthyer nga Bari , pa e vënë këmbën në tokë të Italisë ! Se kushedi, mund të përflakeshin brigjet e të tundej qielli ! Ashtu siç e kishin përshkruar nëpër tel djajt e makosllavisë ! Dhe ai, në Hapsirën e Gjemisë ''Liburnum'' hapi derën e dhomës enkas për kuvendime, në katin e tretë !Të mbahej përkujtimi i mallit dhe i dashurisë për vëllaun Avni !

U shpalosën kujtimet !U shpalos krenaria për Avni Elmazin që s'e kishim ..., por ishte me ne !
U vendos ndërlidhja me atë pëllambë toke të Italisë ku prisnin mërgimtarët dhe Nermin Vlora Falaski ! U ngrit Përkujtimorja ...! Dhe, kurorat e luleve u vunë atje larg në Itali, për shpirtin dhe trupin e Avniut që prehej në varret e Sërmnovës !
Ndërsa, Vajtojcja Doruntinë, lavdishëm vajtoj vdekjen e vëllaut Avni duke ia radhitur bëmat e jetës, dhe të veprës së tij !

Kjo ishte madhështia! Kjo ishte shenjtëria e dhembjes dhe mallit për dashurinë ndaj Avniut që i mbante mbërthyer në mendime, pesëdhjetë vëllezër që ktheheshin pa arrirë në mort përkujtimin e ngritjes së Pllakës Përkujtimore në Itali, për ta Përkujtuar njëvjetorin e vdekjes së tij edhe në Sërmnovë !

Aty do të prehej përjetësisht Avni Elmazi Hero - Njeriu Feniks ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:33 pm

Avni ELMAZI :







p ë r m b l e d h j a


IIDRIZOVA - SHTËPIA E F E R R I T
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:34 pm

cikli:




ÇDOKUSH E DËSHIROI JETËN
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:34 pm

Avni ELMAZI :


DURIMI

Çdo gjë ka fillim
ka edhe mbarim !

E fundi kësaj robërie
patjetër do t'i vij !

Heronj e burra trima
kërkoni pavarësi!

Në këtë copë Arbërore
të coptuar keq

kryqortodoksat -
shfaqen po si dreq !

Me pushtet e dhunë
në çdo anë krekosen

e në fund të fundit
një ditë - do të përdhosen !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:40 pm

Avni ELMAZI:


DËSHIRA


Ajo mbeti larg
e mbaj ndër kujtime
Është si rrezeshpresa-
vendlindja ime !

Që t'ia fal të mirat
t'i gëzojë brezëria
nderin për miqësi
besën tek urtia.

Një fjalë të Kuvendit
kam dëshirë njerëzinë
që t'pajtojnë mendimet
tek kërkojnë lirinë.

Në rritë e gëzime
dhe këngët, lirikën
ç'dashuri të niset
ta flakë përjetë frikën !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:40 pm

Avni ELMAZI :


FJALA


Ç' është ajo që lidh kuptimet
për t'uruar e për dolli
për t'i shfaqur mirëkuptimet
ku n'vend të ndjenjës ka shurdhësi !

Ç'është ajo që në ngushëllime
vjen të shthurrë atë det pikëllimi
në horizont të shfaqen rrezet
sikur lind ai diell agimi !

Po ndër çaste kur lëshohet
si mallkim për të ndezur zjarr
bosht i saj nuk rrotullohet
për t'radhitur në vend të parë !

Atëherë humb qëllim i mirë
dhe fundoset po si njala
nuk ka thonë - as zinxhirë
që të ketë kuptim fjala !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:40 pm

Avni ELMAZI :


ÇDOKUSH E DËSHIROI JETËN


Sa herë isha i mbërthyer
në vetmi e në errësirë,
ndërmend më ra të jem i rryer
çdo të thotë të jesh i lirë !


Dhe më vinte të klith shumë
por sërish qëndrova brenda
Për ca që bënin gjumë
ma mirë ish të kishe pranga !


Se tek shtiheshin si të tillë
dhe tek merren me ndyrësi !
Jo! S'duan të ketë mirësi,
Por, të ketë vetëm robëri !


Të parë e shohin vetveten
dhe kërkojnë post, kulltuk !
Çdokush e dëshiroj jetën,
por, pozitën nuk !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:41 pm

Avni ELMAZI :


HAJNI NË KOPSHT


Kërc-kërc kërcëlloi gardhi
ding-ding rrahu zemra !
Në kopsht hyri djal sugari
më këmbë brofi cucë syzeza !


Me dy gurë qëlloi një mollë
si rrëzoi asnjë kokë
ju ngjit pemës po si bollë
këpuste kokërrat e i gjuante në tokë !


- More djalë ! Çka bën këtu
përse mollët i këput ?
Në të zënsha me një dru
do të squllë, or hajdut !


Nis e zbret hajni nga molla
në rremb të thatë papritmas prek!
Poshtë syzeza lëshon klithmën :
- Po bie në tokë or i shkretë !


Rri syzezë mos u hidhëro
se në rënsha nga kjo mollë
më prit ti e më pushto
zemërzjarrta - vetullhollë !


Shife, shife se ç'më thua
pashë besën për një mend !
Po syzezë jam i yti
ti për mua je çdo send !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:42 pm

AVNI ELMAZI

LIRISE


Me nderë
Të kërkojmë
Me gjak
Të fitojmë

Vite me radhë
Jemi duke kërkuar
Lirinë tonë
Për ta fituar.

Nënat tona
Qajnë me lot
Për bijtë që mbushën
Burgjet plot.

Nuk ankohemi
Ne per kot
Kerkojme bijte tone
Qe na i merni
E nga burgu
Si ktheni dot.

Per liri
Nuk na frigoi turku
Nuk do na frigoi
As edhe sot burgu.

Keto nuk jane
Pune te kota
Se per liri
Eshte e gjithe bota.

Liri, liri,
Shkruar me gjak
Nga cdo i ri,
Nga cdo plake!

Eshte gjeja
Ma e shtrejte
Qe me para
S'mundet me u blejte.

Kush mendin
Se liria s'duhet
Kundra saj
Mundet te nenshkruhet.

Zgjedhen e huaj
Nuk e durojme
Te drejtat tona
Do t'i kerkojme

Liri dje,
Liri sot,
I mbushe ......
Burgjet plot

Burgjet tona
Kure nuk zbrazen
Se trimat tona
Lirise si Qasen.

Liri!
Populli jone te don
Liri!
Populli jone te kerkon.

Gjaku derdhet
Porsi lume
Por neve kurre-
S'na ve ne gjume.

Ne gjithmone
Me ballin lart
Kerkojme vendin
Qe e kishim ne harte.

Kerkojme te jetojme
Te gjithe ne liri
E jo te na urdheroje
Tjeter zoteri.

Haron familje,
Haron shtepi
Humb jeten
Per liri.

Pe paqe
Jemi te gjithe
Per drejtat tona
S'rime duar lidh.

Per lirine
Per gjuhen amtare
Pushka e tyre
S'na tremb fare.

Liri, liri
Kudo neper bote
Ty te kerkojne
Duke derdhur lote.

Perballojme tanksa
dhe topa
Per ty liri
Do behemi copa.

Fjala liri
Si prej zjari
Prandaj e shkruaj
Me shkronja ari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:42 pm

Avni ELMAZI:


VOTAT


U thaftë dora
e humbtë kalemin
ai që e voton -
Hysamedin Azemin !

U thaftë dora
e prishtë makinën
ai që e voton
Rrafman Morinën.

Kush ka mendje
të hajvanit
do t'ia japë votën -
Sinan Hasanit.

Janë fut valles
Sllobodan Millosheviqit
E nuk mund të ndahen
prej atij iriqit.

Kur tanksat marshonin
aty - pari,
dha dorëheqje
Kaqushë Jashari

Atëherë populli
Në rrugë ngeci
dha dorëheqje
edhe Remzi Kolgeci

Kur revolucioni
Në Kosovë plasi
u burgos
Azem Vllasi

Fëmijtë e minatorëve
plasën nga vaja
gjoja fajtor na qenka
Burhan Kavaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyMon Mar 31, 2008 10:43 pm

Avni ELMAZI:


ASIMILIMI


Per te mos humbur
Fotelen ne komune,
Duan te na asimilojne
Me dhune.

Funksjoneret tone
Njerez te pa pune
I bejne per veti
E i vune ne gjume!

E dele-deputeti-
Per funksjon,
Tere kombin
Asimilon!

Bejne shpifje
per hiqmetin
si ta zhdukin-
gjuhen-alfabetin!

Gjuhetari punetor
Shpeshehere thumbon
Gramatiken e vet
Ai,e kerkon.

E jo punetori
shpeshhere krenohet
Me mire eshte...
Edhe pak te shkurtohet.

Mos haroni!
Se humbi lakimi
E na cojne
Kah maqedonizimi.

Mos haroni
Se humben gjinite
Bashke me to
Edhe diturite.

Ai qe ka mangut
Dy derasa
Thote-
Ghuha shqipe
S'ka nevij
Per rasa.

Erdhi koha
Allafranga
Humbi edhe
Leke Matranga.

Nuk duhet mesuar
Asnje shkrimtar
Pasi e-ne
Na e kane marre.

Sa poer model
Kemi nje kopje
Kur ju flet
Radio Skopje

Kudo sot
Mori hov
Se iu ndrua emri
Qytetit Kercove.

E prej Tetove
ne Tetovo,
Te mois flsim
Per fshatin Serbinove.

Nuk shkojme
Kah "vllazerim-bashkimi"
Por na cojne
Kah maqedonizimi

Flasin per rrugen
E Vllazerimit
E cojne asaj
Te asimilimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Nazmi BEQIRI : K R I S M A E H E S H T U R   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:25 pm

Nazmi Beqiri

I sjellim shkrimet publicistike të Nazmi Beqirit, njërit ndër udhëheqësit kryesor të Shtabit të përgjithshëm të UÇK, ish deputet në Parlamentin e Maqedonisë, dhe i përndjekur politik !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:26 pm

HESHTJA KRIJUESE


Për krijues që e ndërpresin krijimtarinë, për çaste, ose për dekada, thonë se në brendinë e frymëzimeve të tyre merr hov Heshtja krijuese!

Për kohët kur fillojnë rrufeshëm të oshtijnë armët , flejnë muzat e krijimit!

Këto thënie të këtij kapitulli portretojnë çastet e një bote të ndërlidhur të krijuesit Nazmi Beqiri i cili pranon të heshtë së krijuari dhe rrufeshëm del në majmale për luftë !

Të orientosh Kushtrimin për liri, e pastaj, të kthehesh nga kushtrimi , në jehonë kushtrimi për paqë e barazi, për të shpërthyer bullarin e frymëzimeve të luftës, me pendë, që të arrihet niveli i duhur i synimit, ma mirë i ngjan, kjo periudhë e thënies, krijuesit Nazmi Beqiri , i cili jehon me veprat poetike nga Bjeshkët e Karadakut !

Opinioni e ka të njohur këtë emër ushtaraku që udhëhoqi piramidën e Shtabit të Ushtrisë Kombëtare të vitit 2001.

Megjithatë, ata që e njohin, e dijnë se shestimet e tij krijuese i bëri qysh herët dhe për to pati pasoja.

E kidnapuan, e kërcënuan , ta heshtin !

Dhe ai edhe në luftë, edhe në politikë, si deputet i një mandati katërvjeçar, e gjithmon si kërkimtar i një fati tjetër nga ky faktiku, u përballë në mënyra të ndryshme !

Por, persiatjet jetësore në kësofarë rrethanash të kësaj klasike pushtuese, herë - herë e ndrydhën, dhe e shqetësuan, dhe kurrë se gëzuan ! Se gëzuan se, të gjitha patën apo se patën nivelin e duhur për të plotësuar dëshirën e idesë së tij, ndaj, ai, sërish ka dalë në log me pendë, për të bërë luftën e idesë që dita - ditës bëhet çështje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:27 pm

***

I pata në lexim , dhe në shqyrtim, krijimet që ke publikuar në libra.
Të përgëzoj !
Ke arritur të krijosh një identitet të pikëpamjeve duke u dhënë dimensionin e shqyrtimit !

Herë- herë pa dëshirën e krijuesit, krijimi merr udhë tjetër!

Megjithat, përmes dozës sfiduese kam parë, se rruga që hapet në zhvillimin shqiptar,nuk është ajo që e stërkeq atë, por janë shtypësit shekullor që e kërkojnë atë, dhe me këmbëngulje synojnë ndryshe, se ata dhe vetëm ata, nuk ia duan të mbarën dhe mirëqenien kombit shqiptar!

Në male mbaje pushkë dhe pancira !
Në ulëset dhe foltoret e parlamentit ligjet e dredhisë që t'i servonin ata që duan të na okupojnë dhe përpiqen në damin tonë të bëjnë shtet !
Tani po merr lapsin që bëhet Top, dhe për goditjen e re prej krijimeve që i keni publikuar Ju patjetër të ketë vlera dhe jetëgjatësi !

Kam mendimin dhe bindjen , se ato tema, për një arsye të zhvillimit të ndryshëm të rrethanave, patjetër duhet hapur edhe më shumë, dhe me goditje edhe ma të madhe të vendosen në objektivin krijues!

I kuptoj rrethanat dhe ngarkesën që u përcjell...!
Megjithat, jam edhe i vetëdishëm se Ju keni shumë arsye të veproni edhe ma tepër! Sepse në skenën e përditshmërisë sonë hedhin vallen laviret që shpallen virgjëresha, dhe kopukët - martirë me brirë ...!

Edhe punimet që mi keni dërguar në postën time i lexova.
Të dëshiroj shëndet dhe punë të frytshme. Vazhdo!

Nëse kemi rast do t'i publikoj, e pastaj do të flasim për ca procedura që besoj se do të eliminohen në strukturimin e mëtutjeshëm të formimit të të një tërësie.

Realiteti ynë, kërkon krijues të vërtetë!

Deri tashti, kam përshtypjen se krijuesët në varëshmëri prej rrethanave krijojnë temat që dalin nga ambalazhi i limituar i Kornizave që në gjuhën e politikës dalin si Marrëveshje!

Në realitet, për cilat marrëveshje duhet të bijnë në mendime dhe të krijojnë shqiptarët ? Për ato që janë imponime dhe lakojnë gjithë qenësinë tonë?!

Sinqerisht u drejtohem , se unë jamë shumë i shqetësuar nga kjo ordi e krijuar në mesin tonë! Por, më mban shpresa se, ka akoma vëllezër që nuk krijojnë amalgame , dhe përpiqen të dalin me të vërtetën që mbahet peng dhe në shënjestër...

Sukses dhe shëndet!

Mirupafshim

15.08.2007
Kërçovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:28 pm

BLIC - PORTRET PËR NAZMI BEQIRIN - KRIJUES !

Rruga jetësore e Nazmi Beqirit nis më 06 gusht 1960 në Izvor ( Kroni ) të Kumanovës. Aty janë kujtimet e tij të fëmijërisë ku kreu edhe shkollën fillore. Pastaj vazhdoj në Sllupçan dhe në Kumanovë. Nuk ishin këto vetëm ditë të mësimit !
Si çdo i ri ai i pa dhe u ballafaqua me padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar. Aq ma tepër prekej kur në odat e burrave këndoheshin këngë kaçakësh !

Pse kaç shumë kaçakë ky vend ?, bluante mendimet në kokë. Pa e ditur se ma vonë edhe vetë do të dalë në ballë të udhëheqjes së UÇK.

Nazmi Beqiri përveç rrethanave të jetës, paralelisht merrej me krijimtari. Por ajo u bë përditëshmëri e tij pasi ai kreu Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, kurse studimet Pasuniversitare në Fushën e letërsisë i vijoj në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Publicistikë , poezi dhe tregime botoi që nga viti 1980 , në kohën kur censura çdo gjë survejonte.Për këto, edhe e kidnapuan ...!

Gjatë periudhës luftarake të vitit 2001 ishte anëtar i Shtabit të përgjithshëm të UÇK, e pastaj, u zgjodh deputet i Kuvendit .

Opinionit ia dhuroi veprat :

1. Popullit tim , poezi, Kumanovë 2002,
2. Krisma e heshtur, publicistikë, Kumanovë 2005 ,dhe
3. Këngët e kaçakëve, studime dhe këngë të popullit, Kumanovë 2006.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:29 pm

Në vend të parathënies


Nazmi Beqiri lexuesit shqiptar i paraqitet shumë herët me shkrime publicistike nëpër gazeta dhe revista, qysh nga koha kur rrethanat shoqëro-politike ishin tepër të rënduara dhe diskriminimi kishte kaluar kufirin, kështu që jeta e shqiptarëve këndej kufirit të Shqipërisë i ngjante rrugëtimit nëpër tunel të errët. Ky rrugëtim i vështirë sikur nuk vërehej sa duhet nga njerëzit e penës dhe gjithçka mbetej në mëshirë të zotit, sepse cenzura e kohës e bënte të veten, mirëpo filloi disi të hapet një dritare edhe për shkrimet e guximshme që i qaseshin problemeve aktuale, së pari duke i demaskuar e pastaj duke i kritikuar si fenomene të dëmshme për shoqërinë. Kështu filloi edhe Nazmi Beqiri në heshtje të paraqitet me shkrimet publicistike, por gjithmonë duke i vënë theksin problemit që kërkonte zgjidhje me qëllim që zgjidhja të arrihet me forma demokratike, por ama tuneli i errët i përshtatej pushtetit të atëhershëm aktual, dhe kështu rrezikohej ekzistenca e krijuesve që e luftonin të shëmtuarën në teatrin e errët të quajtur shtet me kundërthënie të mëdha: sociale, ekonomike dhe politike. Për t’i eliminuar këto kundërthënie i alarmohej pushtetit të atëhershëm nga krijuesit që kishin vizione të qarta, që me çdo kusht të ndryshojë gjendja kaotike në vend, kështu edhe autori në fjalë ishte aktiv në këtë drejtim, saqë në njërin nga shkrimet e para pyet:”A e doni Maqedoninë” dhe shkrimi si informacion i drejtohet pushtetit, pikërisht në kohën kur u ngrit tempulli i diturisë Universiteti i Tetovës, dhe si informacion me porosi të qartë i dedikohej pushtetit dhe politikës së egër që të shprehet vetëdija racionale, toleranca dhe mirëkuptimi, që mos të pengohet arsimimi i lartë në gjuhën shqipe dhe vullneti i shenjtë i studentëve shqiptarë. Pastaj me shkrime të tjera po ashtu reflektonte për mirësi dhe dalje nga tuneli i errët pa dëme, por politika aktuale e asaj kohe nuk i merrte parasysh shkrimet konstruktive që artikulonin vetëm zërin e popullit... E keqja më e madhe ishte se atëbotë e injoronin zërin e popullit politikanët e zgjedhur nga populli, andaj edhe ndodhnin përplasje të rënda me përmasa tragjike midis pushtetit dhe qytetarëve që nuk mund të duronin më diskriminimin dhe fushatat përmbytëse, kështu që lind edhe një shkrim i guximshëm i autorit me titull:”Maqedonia nuk kishte fuqi të intervenojë në Reçicë!” Me këtë publikim kritikon ashpër kolltukomanët që i ngjanin aktorëve statik dhe nuk i mbronin vlerat dhe dinjitetin shqiptar. Ky shkrim karakterizohet me elementin e vlerësimit objektiv të gjendjes, me komentim analitik dhe me vizion të qartë që jo vetëm se thumbon politikën e shëmtuar por edhe jep formula të zgjidhjes që meritonin shumë herët të merren si produkt që ka për qëllim të ndërtojë siguri dhe barazi, ngjashëm si në vendet me demokraci të zhvilluar... Nazmi Beqiri me shkrimet e botuara nëpër gazeta paraqitej sikur krismë, por ajo krismë perceptohej në heshtje nga pushtetarët që luteshin të zgjasë e mira në pushtetllëkun e tyre dhe fare nuk mendonin se e keqja kishte lëshuar rrënjë mu te këmbët e tyre, por ata nuk e shihnin kështu gjendjen, andaj edhe diskriminimi kishte marr përmasa të mëdha në dëm të shqiptarëve që kërkonin të integrohen plotësisht në këtë shtet, sepse e konsideronin veten si qytetarë të këtij shteti që t’i gëzojnë të drejtat e barabarta. Gjithashtu shkrimet publicistike të Nazmi Beqirit që lexuesi do t’i lexoj në këtë libër si tërësi paraqesin idetë dhe vizionet e autorit që gjithmonë ishte në mbrojtje të vërtetës dhe të mirës, në mbrojte të vlerave kombëtare dhe dinjitetit shqiptar, ishte në kërkim të rrugëve që eliminonin diskriminimin, injorancën dhe kundërthëniet e mëdha që kishin për qëllim të tmerrojnë të vërtetën reale të shqiptarëve. Kështu zëri autentik i autorit shkrepte si vetëtimë mbi terrin e tunelit për të dalë në dritë, sepse vetëm drita e vërtetë dhe barazia e vërtetë krijojnë kushte për liri të vërtetë dhe jetë të vërtetë. Vetëm me sinqeritet dhe seriozitet mund të eliminohen dilemat dhe kundërthëniet, që vështirë të eliminohen përfundimisht, por kur shprehet vullneti dhe sakrifica për të mirën reale të gjithësisë atëherë pamundësohen veprimet djallëzore që kishin krijuar tunele të errëta, kështu që akoma frymojnë në heshtje duke pritur se ndoshta do t’u kthehet koha e tyre, andaj edhe mundohen të pengojnë çdo iniciativë që çon kah progresi, por e kanë vështirë sepse e vërteta reale doli mbi sipërfaqe dhe zëri i arsyes triumfon mbarë për t’i eliminuar mbrapshtitë e kohës.
Për fund lirisht mund të them se lexuesi do të shijoj me kënaqësi estetike shkrimet e këtij libri që rrezatojnë me frymën e guximit, tolerancës, mirëkuptimit dhe vizionit të mbarë, që krijojnë ndjenjën e admirimit dhe krenarisë tek lexuesi që e ka përballuar më lehtë kohën e trishtë kur ka lexuar shkrimet me karakter konstruktiv që mbronin dinjitetin dhe vlerat kombëtare dhe ndërtonin rrugën e ardhmërisë...


Burhanedin XHEMAILI__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:30 pm

A E DONI MAQEDONINË

(Letër e hapur Qeverisë së Maqedonisë)

E martë 30 maj 1995
“Flaka e vëllazërimit

Maqedonia u bë shtet sovran si rezultat i shprehjes së vullnetit të popujve që jetojnë në të dhe ndihmës së faktorit ndërkombëtar. Kjo ndihmë vjen si rezultat i ndërrimit të zonës së influencës, e cila nuk mund të jetë e përhershme në dobi të njërës apo tjetrës palë. Ajo (influenca ) ndryshon herë pas here, ngase është garë e të fuqishmëve, e cila gjë u sjell interes në lëmi të ndryshme... Kjo garë e tyre, do të jetë e përhershme në vende të ndryshme të botës, si ky i yni, i cili me strukturën e vet nacionale, ua siguron “përhershmë-rinë” garuesve. Nga shigjetat e influencës, më dominantja ishte ajo e Përëndimit, e cila kohë ... jen e vet e drejtoi nga lindja, ku, për të qenë edhe më e fuqishme, më e suksesshme dhe më dominante, i ndihmoi atij populli që banonte në kufi me shtetet e lindjes, të ngritë shtet njënacional (ishte fati i juaj), të cilën gjë mund ta ndalonte vetëm lufta. Një luftë e till, mund të nxitej vetëm nga shqiptarët për shumë arsye; ndër të cilat, ajo më e vogla do të ishte kjo: të gjithë fituan në këto ndryshime, e ata humbën!
Lufta do të ishte ballkanike, ngase elementi joshqiptarë i kësaj republike nuk ishte i gatshëm ta udhëheqë (zhvillojë) një luftë vetëm për vetëm me shqiptarët, ngase në pjesën e saj ka ndasi tripalëshe: t’i shpallin si të vetat pjesët e viseve ku jetojnë popujt “e tyre”. Ato (shtete) ishin të gatshme të intervenojnë ushtarakisht (si “të thirrur” që do të ishin), të cilën gjë nuk do të mund ta bënte vetëm Serbia, për ta marrë atë pjesë për të cilën trumbeton se është e saj, për shkak se duhej të fillonte luftën me shqiptarët, të cilën luftë nuk do të mund ta lokalizonte.
Nga ana tjetër Kroacia bënte harta të cilat në brendinë e vet mbanin edhe Zemunin. Për të mos ardhur deri te kjo luftë, Serbia duke i matur forcat e veta dhe e shtyrë nga faktori ndërkombëtar, detyrohet që të tërheqë ushtrinë e Jugosllavisë nga Republika e Maqedonisë, por pa e pranuar ate si shtet sovran... Këtë gjë (mospranimin) ajo e bën, që me rastin e ndryshimit eventual të kahjes së shigjetave të ndikimit të cilat i përmendëm më lartë; ajo dëshiron ta ruaj si letër rezervë.
Një krah i fortë; ndihmë e madhe, apo shkop-terapi (e mirëseardhur) politike ishte edhe afera e Iliridës, që për shqiptarët ishte ecje prapa (ato do të mund të ishin për këtë republikë edhe duke ruajtur statusin e mëparshëm kushtetues), kurse te pala jo shqiptare kjo ngjalli emocionet nacionaliste si reaksion. Aktivitetet e ardhshme të organeve shtetërore, ishin drejtuar kundër “rrezikut” nga shqiptarët, ndonjëherë madje edhe në mënyrë të pakontrolluar. Më vonë lindi rasti i dhjetëshit të akuzuar për organizimin e njësive siushtarake shqiptare në Maqedoni. Ky rast shkaktoi panik të paarsyeshme në palën tjetër (joshqiptare). Pas kësaj, fillohet të mendohet më me arsye për këtë republikë. Shqiptarët nuk kërkojnë më autonomi (me të cilën nuk do të dinin ç’të bënin), nuk kërkojnë ndryshimin e strukturës punonjëse (kudo), ku për të punësuarit do të ishte një lloj pushtimi (largo maqedonasin dhe merr shqiptarin). Ata nuk kërkojnë asgjë që do të mund të shfrytëzohej për të keq nga ultra nacionalistë dhe faktorë të tjerë (të brendshëm dhe të jashtëm), të cilët do të mund t’i sjellnin telashe të mëdha Maqedonisë... Por, ata realisht kërkojnë avancim të domosdoshëm, të nevojshëm; si kusht elementar për jetë normale...
Aktualisht ata kërkojnë Universi-tetin në gjuhën e tyre ( jo të tyre), e cila gjë është gur themel për stabilitetin e Maqedonisë. Me këtë do të zhdukej një mollë sherri e cila mund të përdorej; të shfrytëzohej: si nga aspekti i pastër nacional (kusht për bashkëjetesë nuk është vetëm nënshtrimi i një pale); si dhe nga faktorë të ndryshëm, të cilët nuk ia duan të mirën kësaj Republike. Zotërinj qeveritarë, unë nuk ju shkrova letër për t’ju treguar këto gjëra (që ju i dini shumë mirë), por për t’u bërë një pyetje, ju dhe popullit që përfaqësoni: a e doni ju këtë Republikë (RM) me të vërtetë..?! Nëse e doni, atëher ju duhet, jo vetëm të plotësoni çdo kërkesë për barazi.., në rastin konkret (Universitetin në gjuhën shqipe) duhet ta përkrahni moralisht dhe materialisht, sepse ai pikërisht është në funksion të stabilitetit të Maqedonisë..!!
Jo pa shkas po e mbylli këtë letër me përsëritjen e kësaj pyetje: - zotëri, - a e doni ju këtë Republikë të Maqedonisë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:31 pm

MAQEDONIA NUK KISHTE FUQI TË INTERVENOJË

NË REÇICË

26 shtator 1995 –“Flaka e vëllazërimit


Të gjithë shqiptarët derdhëm energji për ndryshime, për demokraci, liri të plotë... Kishim energji të tepërt dhe kjo duhej të harxhohej. Një pjesë të saj e harxhuam në shprehjen e mospajtimit me të kaluarën pesëdhjetëvjeçare në Republikën Socialiste të Maqedonisë dhe njëkohësisht flakëm edhe Kushtetutën e vitit .74, ngase nuk e dëshiruam; ishim për më shumë, apo së paku dëshiruam që ajo të mos ishte komuniste. Tubuesit e kësaj energjie, e shrytëzuan atë, jo për të shkuar përpara; por prapa, dhe dolën me një emër nocion “Iliridë”.

Ata e krijuan atë që t’na i mbyllin sytë para elementit shtetformues dhe t’na kthejnë në pakicë... Kjo pakicë, e cila banonte gjysmën e Republikës që nga Manastiri e deri në Kumanovë, atëherë pa dyshim se ky popull dilte komb. Për të mos ardhur deri te kjo, ky territor duhej të ndahej nga politikanët tanë të “famshëm”, edhe përkundër referendumit i cili u mbajtë që nga Kumanova e deri në Manastir. E gjithë ajo Iliridë u bë Trililidë dhe me këtë plotësisht u arrit ajo që dëshironte pala tjetër, kështu që mbetëm pakicë... Shumica nuk u pajtua me këtë (Trililidë), dhe që të mos vijë deri te një autonomi, me vend dhe popullësi sa e gjithë pjesa tjetër e Republikës, gjërat kaluan në sekret, fshehtësi të “madhe”, ndërsa politikanët (“trima shqiptarë”), filluan përgatitjen e “ushtrisë” (të ashtuquajtura shtabe). Kush fliste me arsye për këto gjëra i vihej nofka: spiun, i kuqë, dhe në këtë mënyrë e vërteta izolohej... Pyetjeve të shumta u thuhej se ato “janë sekret për masën”. E mira e popullit sekret për popullin –“estakfurilla”. Por, sidoqoftë ky sekret arriti efektin e vet dhe Republika e Maqedonisë u pranua kushtimisht nga OKB-ja si shtet i sllavëve të Maqedonisë dhe i pakicave kombëtare, si: shqiptarë, turq, romë etj.

Populli i quajtur pakicë, kishte energjinë e popullit komb dhe realisht energjia që mbyllet natyrisht se pëlcet... Që të mos zhvillohen gjërat si në Kosovë (inspektori federativ të mos guxojë publikisht të shprehet se është Serbi), që të mos kalojnë politikanët tanë “trima shaiptarë” në sekret, “kuzhina” i bën një kanal të energjisë (vullnetit). Ky kanal solli përçarjen e partisë dhe luftën për trashigëminë e saj.

Populli i pa këto kurthe dhe për kapërcimin e tyre “fatkeqësisht” ka përvojë... Për të kaluar në kundërveprim, (Maqedonia tani ishte pranuar, buxheti popullor ishte grabitur, ishte vënë “statuskuoja” etj), shumë faktorë nuk ishin në favor të tij. Ai, iu kthye punës (kusht kryesor për jetë dhe mosasimilim), me të cilën gjë më lehtë kalohen krizat dhe “mbyllen plagët”.

Partitë gati mbetën pa anëtarësi, dhomave u zhduk konflikti, ra shitja e shtypit, thjesht, populli dukej i pa interesuar për ardhmërinë e vet. Në anën tjetër, filloi të lulëzojë ekonomia e vogël, tregtia (qoftë ajo e zezë apo ligjore), arsimimi me interes të arsyes (jo sa për të qenë).

Me zhdukjen e euforisë iu hap rruga arsyes popullore. Në të vërtetë nuk lexohej shtypi i përditshëm kuzhinar por (lexohej) literaturë, dhe të gjitha këto, (pavarësisht nga etiketimet e ndryshme, populli filloi të bëjë këmishë për vete), shpien në lindjen e iniciativës për Universitetin e Tetovës. Kjo iniciativë nuk zhvillohej në sekret ndaj popullit dhe u përkrah nga populli. Energjia e tij filloi të derdhet për ngritjen e këtij –madhështori, dhe politikanët tanë “trima shqiptarë”, si: partistë, trililistë, asociacionistë, në mundësi për ta penguar, dhe për të mos kaluar në sekret (të gjithë këto që radhitëm), iu bashkangjitën publikisht ngritjes së tij, u caktua edhe dita e shpalljes së Universitetit.

Politikës së perëndimit kjo iniciativë i shkoi huq, meqë donte që kjo (iniciativë) të jet vetëm zhurmuese, domethënë këtë zhurmë donte ta përdorë me qëllim që ta frikësojë Serbinë, ngase po i hapej fronti i jugut e cila gjë atë (Serbinë) do ta shpiente në kapitullim (Rusia e zënë me problemet e veta, rënia ekonomike dhe finansiare e tërë bllokut sllavist), dhe njëkohësisht të dalë si shpëtimtare, eliminuese e një problemi të madh të Serbisë.
Shpallja e Universitetit pa kurfar pengese do të shpiente në elektrizimin e opozitës (kushtimisht) në tërë shqiptarinë e cila gjë do të sillte ndryshimin e kursit politik, ndryshimin e “status quos”. Këtë nuk e lejonin lehtë kreatorët e politikës ballkanike.

Qeveria e Maqedonisë ra në hall të madh: ta lejojë apo ta miratojë këtë inici-ativë... Për ta penguar, nuk kishte fuqi.

Kjo gjë e bëri të dyshojë në “status quon” e premtuar (derisa të forcohej) nga arena ndërkombëtare, e veçanërisht nga Amerika. Ky dyshim e detyroi t’i kërkojë këshilla Lindjes (sllavisë). Ky hap i Qeverisë së Maqedonisë e tmerroi Amerikën, ngase i kthehej shigjeta e influencës prapa. Që të mos ndodh kjo, ajo (Amerika) zbuloi kartën e vet të fshehur dhe u dha krah, siguri sllavëve (të Maqedonisë). E bëri viktimë popullin shqiptarë të këtij vendi. Politikanët tanë zyrtarë, të cilitdo krah a parti qofshin, nuk i vërejtën këto gjëra..!! Nga padituria, verbësia, nga mosinteresimi i tyre, ndodhi rasti i Reçicës së Vogël... Edhe këtë herë i pafuqishmi u hodh mbi ne, dhe derdhi gjakun tanë me fajin tanë (lavdi Avdiselamit).

Strohet pyetja – çka bënin politikanët tanë (pa dallim partie e asociacioni)..?? Këtë e thot shumë bukur Gjergj Fishta:

“Hajnë fiqë e kastaraveca
E qesin petulla në ujë”

-Çka ndodhi më andej?

Populli ishte në ankth. Të ngrihej a të mos ngrihej?

Marionetat donin zhurmë, ngase tani ishin të sigurt në pikëmbështetjen e vet, por s’dinin si ta arrinin këtë punë që përnjëherë të mënjanonin kapitalin politik kundërshtar... Të tjerët, (me sa më duket) i vërejtën këto gjëra dhe heshtën. Mençuria popullore zgjodhi më të mirën: prijsëve mos t’u përzihet në punë. Mirëpo zhurma e fashitur ngjallet... Disa paraqiten fitimtarë e disa të padorëzuar. Edhe parlamentarët ndahen...

Ata që mbetën në parlament nuk mund të sillnin ndonjë gjë të mirë (edhe sikur të donin), kurse ata që dolën, nuk dinin përse? Kjo ishte protestë kundër asaj që ndodhi, por dalja nga parlamenti ishte më shumë se protestë... Ky veprim donte vazhdim ose kthim prapa. Vazhdimi për moskthim nuk ishte elaboruar mirë, andaj edhe nuk u bë një deklarim i prerë, por u shkrua “nocioni” i cili për të bërë diçka të mundur, duhej që subjekti politik shqiptarë të ishte i bashkuar me të, kurse kjo mirëfilli dihej se nuk ishte... Kjo u bë sa për të thyer heshtjen e situatës dhe për të vëzhguar edhe një herë se mos po ndryshon ajo? Mirëpo, deklarimi me “firmë” të bën: o të zhdukesh në pluhur o të kthen atje nga je larguar, por tani me vulën e të mundurit në ballë... Pjesa e partisë që s’e kishte shumicën fitoi trashëgiminë e saj, kurse tjetra u regjistrua si e shqiptarëve; ky emërtim edhe më shumë thellonte ndasinë e masave.
Me një fjalë ndodhin po të njejtat gjëra, si më parë, që zhurma dhe ndasia të shkojnë në favor të sllavëve, të cilët edhe më tej do t’i thellojnë këto gjëra, do të bëjnë ekcese me komplot. Dhe, pikërisht kur këto do ta arrijnë kulmin, ajo (qeveria) do të tolerojë diçka dhe përsëri do të djegë ndonjë nga “kartat e saja”.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:32 pm

KUSH E TRADHËTOI RUFI OSMANIN

Revista “E VËRTETA”
Nr.1/1997, f.16-17, Shkup


Kjo që ndodhi në Gostivar pritej, madje edhe nga vet Rufi Osmani. Për intervenimin, Rufiu pat folur qysh më parë në mediume. Intervenimi u bë. Ranë dëshmorët për flamur. LAVDI u qoftë!

Kjo gjë është ditur. Intervenimet policore-ushtarake nuk bëhen me lule e çokollata. Thashë që Rufiu e ka pritur intervenimin dhe për këtë pritje duhej përgatitje... Dëshmitarë të kësaj jemi të gjithë, ngase i pamë “defiluesit gardistë” në Kongresin e Parë të PDSH-së. Se deri ku ishte i shtrirë ky organizim, sigurisht e dinë vetëm nënkryetari ose sekretari.

“Gjërat që shihen nuk duan kallauz” thot populli, dhe se çfarë përgatitje qenka pas bërë u pa nga suksesi: Rufiu shkoi në vendin e punës dhe aty u arrestua...

Populli u tubua spontanisht pasi që nuk e pa flamurin në shtizë. Masës së tubuar nuk doli kush t’ia thoshte një fjalë (pos deputeti Naxhi Purde, që nuk ndikoi te masa) s’i tha as të rrijë aty as të largohej... Nuk u shpjegoi kurrkush masës, se: protestat, demonstratat, duhet paralajmëruar në kohë të caktuar që më parë, mandej qëndrimi i tyre bëhet sa më i shkurtë që ato të jenë sa më të suksesshme. Masa priste... Kur u plogështua së prituri policia inicoi përleshjen dhe filloi terrorin mbi masën: pa prijës, pa parti, pa lider, që pastaj terrori të vazhdojë edhe nëpër shtëpi...

Tetova rrinte e qetë. Prijësit e saj japin deklarata, komente, qetësojnë situatën dhe më e rëndësishmja është se e mbrojnë stabilitetin e vendit (Republikës) mbi shpinën e gostivarasve, mbi kurrizin e Rufi Osmanit.

Nga deklarata mësuam, se: partitë shqiptare ishin kundër protestave, ishin për stabilitet që punët të shtrohen (vazhdohen) përmes dialogut. Me një fjalë s’ishin të mendimit që të nxirret populli në rrugë, siç veproi Rufi Osmani, edhe pse Rufiut nuk iu dha një mundësi e tillë. Derisa opozita shqiptare deklarohet për stabilitet të shtetit, qetëson masën dhe njëherit informon se dy autobusa me policë erdhën nga Serbia: (prej të cilëve asnjërin nuk e ndali Tetova..!!) andaj problemi duhej zgjidhur në mënyrë ligjore, zyrtare...

Zyrave të partisë, kafeneve e çajtoreve, krerët e partive hedhin gurë e dru mbi Rufiun, para anëtarëve dhe simpatizuesve të vet: Rufiu na është dukur romantik! Punoi dhe veproi kokë më vete! Këtë veprim e ka bërë pa vendimin e kryesisë, prandaj edhe llogaritë duhet t’i jep vet para familjeve të dëshmorëve! E gjithë çfarë dëgjohej, përpos se edhe në Tetovë ai e ngriti flamurin, me një fjalë e gjithë kjo që flitej ishte kundër një njeriu.

Për të bërë një sqarim do të kthehem edhe një herë nga fillimi.

Sllavët e Maqedonisë u përgatitën për ta mbrojtur pushtetin edhe në kohën e pluralizmit politik, që të mos ketë pasoja për ta, heqja e deliktit verbal. Fillimisht, ata u përkujdesën që shqiptarët të kenë një lider të plogësht... Më pastaj e përçanë partinë (PPD-në), dhe për koka shqiptare vunë njerëz, disa të gatuar në kuzhinat sllave... Ajo organizatë politike që nuk kishte të këtillë nuk regjistrohej, si psh: Bashkimi i Rinisë Demokratike, Bashkësia Kulturore Shqiptare, etj.

Me përçarjen e partisë në fjalë humbi dhe u tret lideri “formal” i shqiptarëve të Maqedonisë dhe pamëdyshje që dikush një ditë do ta zëvendësonte... Gjasa për lider kishte krahu i ri i partisë. Qeveria nuk mundi ta lejojë këtë, prandaj sekretistët e saj inicuan import të liderëve. Me refrene populiste radhët e partisë së re u strukën në pritje, dhe derisa shqiptarët prisnin, qeveria e këtij shteti stabilizohej. Mirëpo stabilitetin dhe zhvillimin e saj nuk e vuri në binarë të drejtë e të shëndoshë, të përforcuar në bazat gjithëvisore. Dhe si e tillë, ajo zhytej në kriza të gjithanshme. Qeveria e Maqedonisë për të shpëtuar nga kollapset e gjithanshme vendosi të veprojë si më parë. Edhe kësaj radhe zgjodhi goditjen mbi shqiptarët, me të cilën zgjidhte shumë probleme.

Kursimtarët me librezat e TAT-it filluan rrebelimin për kthimin e djersës së tyre, por nga ky rrebelim mund t’i qetësonte vetëm një “përbindësh” si Xhemë Hasa. Policia e pakënaqur nga kushtet në të cilat jetonte paralajmëroi dhe organizoi grevë të përgjithshme. Partitë opozitare të sllavo-maqedonasve, në mungesë të projekteve për zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit propagandën për fitore në zgjedhjet e ardhshme e mbështetën në akuzë të qeverisë si neglizhente, e paaftë, e që mbyllte sytë para “ndarjes” së Maqedonisë nga ana e shqiptarëve. Në këtë mënyrë, ata kërkonin zgjedhje të lira për ta marrë pushtetin. Mbulesa për shpalljen e devalvimit të denarit u trajtua si detyrim nga bankat ndërkombëtare, jo si e metë e zhvillimit ekonomik.

Për kalimin e situatës së këtillë nuk mjaftonin disa stërshitës në tregun e Bitpazarit, si shkak për largimin e një lideri formal apo fundosjen e një subjekti politik, por ndonjë viktimë e mundshme ose atentat politik. Ata që e përgatitin goditjen për tejkalimin e situatës nuk harruan që me këtë rast t’i lajnë disa llogari të tjera. Ai që shëndriste mes errësirës dhe me atë shkëlqim i verbonte sytë e qeveritarëve dhe sipartiakëve ishte Rufi Osmani. Ai nuk guxonte të lihej në rrugë të votës së lirë dhe kredibilitetit në popull, sepse “rrezikonte” vendin e kryetarit të republikës që në raundin e parë, (Në Maqedoni jetojnë një milion e treqindëmijë musliman), derisa partitë e bllokut tjetër do t’i votonin kandidatët e tyre që edhe është e kuptueshme.

Pse? Kush është Rufi Osmani?

Me ndarjen e partisë (PPD-së), ai e përkrahu krahun e ri. Kuadër i ri, në moshë të re, me ide përparimtare, profesionist i dalluar, familjar i mirë sipas zakonit shqiptarë... Me këto cilësi dhe vyrtyte e siguronte votën e popullit. Ai, nuk u lajthit si të tjerët në pritjen që cekëm më lartë. Në të gjitha rastet e thoshte të vërtetën në kohën e duhur, me të cilën gjë e fitoi simpatinë edhe jashtë Gostivarit. Për stabilizimin e shtetit dhe zhdukjen e një personaliteti të këtillë, qeveria e përgatiti goditjen përmes MPB-së, me pajtimin e pozitës dhe opozitës sllavo-maqedonase (përfshirë edhe partitë e serbëve), pozitën dhe opozitën shqiptare (në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose tërthorazi). Ajo që i mbron këto fakte është si vijon:

Flamuri u hoq nga shtiza. Rufiu, si kryetar i Komunës së Gostivarit, u prangua në zyrën e punës që të mos i drejtohej masës së tubuar spontanisht, për largim apo qëndrim (kushtimisht po e përmendi edhe qëndrimin) megjithatë popullata u terrorizua. E njejta gjë ndodhi edhe në Tetovë por nuk pati terror dhe burgosje gjatë trazirave as prefekti i Tetovës as ndonjë udhëheqës i lartë i partisë. Për të mos u lakuriqësuar politikisht organizohen protesta “të shulit të derës së hallës!” , ca injorime të masës dhe anëtarëve të partisë kinse nuk janë sa duhet të sakrificës, disa lavdata si shpëtimtarë të tyre, disa reagime të “ashpra” për mbylljen e Rufi Osmanit nga krerët e partive shqiptare dhe defiluesve gardistë. Kryesorja, plani u realizua me përpikmëri. Edhe këtë herë, përkrah gjithë këtij organizimi politik të shqiptarëve, Republika e Maqedonisë u stabilizua me gjakun tonë. Lideri i shqiptarëve u fut në burg... Nëse Kiro Gligorovi e uron MPB-në për kryerjen e suksesshme të detyrës; nëse Greqia zyrtare thotë se trazirat në Gostivar i bëri Dr. Sali Berisha; nëse thuhet se njësitë speciale të Serbisë e terrorizuan Gostivarin, unë pyes: kush e tradhëtoi Rufi Osmanin?

Po të mos kishte tradhëti, kjo republikë do të stabilizohej pa gjakun e shqiptarëve. Stabilizimi i këtij shteti si i këtillë nuk është jetëgjatë, prandaj ju krerë kujdes kokat tuaja të “sigurta” për një stabilizim të ardhshëm të Maqedonisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:32 pm

Nazmi BEQIRI : K R I S M A E H E S H T U R



V I K T I M Ë E F J A L Ë S S Ë L I R Ë


“Flaka e vëllazërimit” -18 nëntor 1997


Në vështrimin tim për ngjarjet e Gostivarit me titull “Kush e tradhtoi Rufi Osmanin”, dërguar revistës mujore “ E vërteta”, kam thënë: “Republika e Maqedonisë u stabilizua për një kohë...”

Mirëpo, këtu po i thokan Evropë dhe ky “emër” për stabilizimin e vendeve paska caktuar edhe mënyrën se si duhet të bëhet ai. Për të bërë këtë stabilizim (intervenimin policor), të pranueshëm nga ajo (Evropa) që dashkemi të jemi duhej që një gjë të tillë ta firmoste parlamenti përmes përfaqësuesve shqiptarë. Prandaj kjo edhe u bë nga një zotëri i cili tha: (pa citim) se të gjithë ata që nuk i përkasin partive politike, le të merren në hetime (biseda informative), ose më mirë nënkuptohet: të gjithë ata që thojnë fjalën e lirë të pengohen!

Nëse jo për këtë, atëherë përse e tha këtë fjalë zotëriu kur dihet mirëfilli se këtu nuk ka lider apartiak, (si Rexhep Qosja në Kosovë)?! Ku po qëndroka ajo fuqi politike që pa deklarata, pa plasim të qëllimeve të veta, dhe që nuk po pengojka nëpër fushata elektorale (në zgjedhjet e lira), thënë shkurt: nuk po pengojka askënd (pasi asnjëherë deri më sot nuk është përmendur një gjë e tillë, pos në parlament, aty ku zhvillohet lufta e çdo gjëje në sistem të pluralizmit politik?!

Këtë mësë miri e din zotëriu dhe parlamentarët tjerë. Dhe përmes këti tentimi për zhdukjen e fjalës së lirë arsyetohet edhe:

-dhuna e paramenduar në Gostivar

-dhuna e paramenduar mbi etninë shqiptare

-hapë mundësinë e montimit të ndonjë procesi politik (i llojit të ndryshëm)

-dhe shfëjëson mosrealizimin e programeve të veta (partitë politike).

Nuk do t’i kisha shkruar këto, po të mos më kishte pyetur përfaqësuesja e OSBE-s se: a i kam dikujtë borxh në të holla?!

E them të drejtën; se as unë nuk kisha thënë se jam viktimë e fjalës së lirë, brenda dhe jasht kësaj republike, për të cilën kam letërnjoftim dhe pasaport, të drejtën kushtetutare (edhe me këtë aktuale).

Kësaj radhe nuk kam nevojë të jap ndonjë sinjalizim siç e kam zakon, por s’bën të mos i baj me dije, zotëriun dhe parlamentarët (pasi pas fjalëve të tyre unë u kidnapova), se po të ishin përfaqësues të mirëfilltë të popullatës, do të kishin gjetur rrugë për realizimin e kërkesave të shqiptarëve, apo s’paku, nuk do të kishin lejuar që të dëmtohen pa u dëmtuar vet. Dhe do të interesoheshin më tepër për ndikimin e politikës ndërkombëtare në këtë rajon.

Do të kishin parë se kush janë më të favorizuar (shih vendosjen gjeografike të paqëruajtësëve) dhe atje të kishin vepruar. Për mënyrën e kësaj vendosje gjeografike, paqëruajtësit janë bindur nga dikush se këtu ka “shtriga” që tentojnë ta destabilizojnë Ballkanin, e së bashku me këtë edhe Republikën e Maqedonisë. Këtë e dijnë edhe fëmijtë e juaj (po qe se i keni), se “shtrigat” këtu nuk ekzistojnë. Ka vetëm të drejta qytetare e nacionale, ndërsa “shtrigat” mund të jenë ndër bythët e juaja.

Në mos qoftë kjo, atëherë çone punën së mbari, se po mbaroi kjo punë me një Nazmi (me mua), qoft falë, por ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 EmptyTue Apr 01, 2008 8:34 pm

E D H E TË V D E K U R K Ë T U D O T Ë J E M I


“Flaka” e enjte 24 qërshor 1999
(i dërguar në shtyp në fund të prillit)



Problemet në Ballkan nuk u zgjidhën me largimin e Perandorisë Turke. Si shkak i kësaj, patëm dy luftra ballkanike dhe një luftë botërore. Bilanci i forcave e deshti një shtet të tipit jugosllav, kurse idenë për te dhanë anglezët. Kjo ide u mirëprit edhe nga Rusia dhe, lindi shteti i quajtur Jugosllavi, me kurorën mbretërore, në dorë të serbëve ortodoksë. Shqiptarët për nga numri ishin popull i tretë në këtë shtet, kurse si bartës të tij (siç dihet) ishin serbo-kroato-sllovenët.

Edhe Luftës së Dytë Botërore gjendja e shqiptarëve nuk u përmirësua, as në Ballkan as në Jugosllavijë, përkundrazi u ripërgatitën elaborate për shpërnguljën dhe asimilimin e tyre. Për kundër kësaj, trojet shqiptare, të cilat i patë përfshirë Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ruanin epërsinë numerike të strukturës së popullësisë. Të gjithë popujtë e tjerë brenda këtij shteti, në arenën ndërkombëtare ishin më të favorizuar se ne edhe, si rezultat i kësaj dhe ricoptimit të trojeve shqiptare, lindën edhe tre popujë të tjerë si bartës të pushtetit në Jugosllavijë. Po u shprehëm popullorçe, të gjithë kishin nga një “bablok” pos neve, dhe “bablokiada”, prap vendosi “status quon” pa pjesëmarrjen tonë.

Ne, si të këtillë që ishim (me luftra të pandërprera), arritëm që të mbijetojmë në Jugosllavijë, ta ruajmë pjesën e lirë (Shqipërinë), të përcaktohemi për mik (faktor ndërkombëtar), sipas porosisë së Sami Frashërit dhe nuk e morëm flamurin e prishësit të status quos në Ballkan. Si pikënisje e prishjes së kësaj status quoje, u bë pabarazia e popujve dhe kjo filloi nga më të favorizuarit në Jugosllavijë –serbet. Serbet nuk deshten shtet të sllavëve të jugut, por shtet të vetin, një Serbi të madhe me të cilën gjë nuk u pajtuan të tjerët...

Të parët, sllovenët e flakën epërsinë e serbëve. Shpallën pavarësinë! Serbet nuk u pajtuan me humbjen e prestigjit, andaj deshtën që me dhunë ta kthejnë atë. Plasi lufta! Sllovenët e mbrojtën lirinë e tyre (e gëzofshin për jetë).

Te kroatët, kjo ndodhi një çikë më vonë, ngase, Serbia i mbante me premtime boshe. Këto premtime nga ana e Serbisë, i bënin kroatët që të dukeshin të barabart, por edhe në këtë marrveshje partneriteti, serbët e mbanin shkopin diktues në dorë të vet.Këtë epërsi kroatët nuk mundën ta durojnë dhe hodhën poshtë diktatin e tyre. Filloi lufta. As njëra palë nuk i prnanonte hubmjet. Të dyja thonin se janë fitimtare! Andaj filluan luftën në Bosnjë. Me një fjalë, shtruan një lojë tjetër shahu, pa e mbaruar të parën dhe kështu luanin në të dyja përnjëherë.

Tragjike është se boshnjakët me kohë e kishin pranuar epërsinë e tyre (të serbëve dhe kroatëve). Ata (serbo-kroatët), me propagandën antimuslimane ndrydhnin edhe vullnetin kombëtarë të boshnjakëve dhe kinse, po të mos ishte e para (besimi islam), s’do të kishte problem për të dytën (kombëtarën), pasi që po thuaj flitnin një gjuhë, në fakt, kjo ishte metoda më e mirë e asimilimit të tyre (që si rezultat edhe i kësaj, Serbia dhe Kroacia, sot kanë gjithë atë teritor të Bosnjës), por pjesa e arsyeshme e boshnjakëve (muslimanëve), filloi luftën për mbrojtje dhe liri duke shpëtuar ate që mundej.

Në këtë luftë, shumë boshnjakë i ishin nënshtruar ekzodit. Një numër prej tyre gjeti strhim edhe nëpër shtëpi tona. Shumica e joshqipëtarëve, madje edhe ca shqipëfolës, këtë mirëpritje të boshnjakëve nga ana e shqiptarëve të maqedonisë, e cilësojnë si përkrahje e njerëzve të shtypur nga të shtypurit. Disa të tjerë, këtë e lidhin me anë të besimit, gjë që është edhe e logjikshme, por këtë nuk e bëri kush pos nesh, kur dihet që boshnjakët kanë lidhje fetare edhe me muslimanët maqedonas. Lidhje me “popujt e shtypur” kishin edhe sllavët e Maqedonisë... Ata këtë mund të mos e pranojnë , por qartë duket se ende janë nën thundrrën psikike të serbëve (me përjashtime).

Shqiptarët këtë e bënë, ngase në gen janë bujar dhe i kanë ndihmuar kujdo që ka pasur nevojë, pa dallim feje e lidhjesh tjera. Ata me mençurinë e tyre kurdoherë, kanë treguar se dijnë të krijojnë dhe të mbajnë shtet! Që nga dita e shpalljës së Republikës së Kosovës e deri më sot, kohë në të cilën Serbia angazhoi tërë potencialin e vet ushtarako-policor-politik për nënshtrim nuk mundi ta konsolidojë një qeveri të tipit “cvetkoviq-maçek”!

Plasi lufta edhe në Kosovë. Shqiptarët edhe krahas embargos së armëve, të prirë nga UÇK-ja, po qëndrojnë për mrekulli. Edhe krahas terrorit të paparë dhe mungesës së gjërave elementare për jetë, popullata nuk e braktisi vendin e vet (nuk besojë se ka kurajo më të madhe në botë, se sa të presish “xhelatin” duarthatë në prag të derës, pa ta bërë syri rrap). Dëbohen nga shtëpitë e veta, dhe drejtohen nga kufijtë e Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë, ngase vetëm djegia e shtëpive dhe vrasja e ndonjërit prej anëtarëve të familjes (madje edhe zhdukja e plotë e disa famijleve), s’i detyruan që ta lëshojnë vendin e të parëve. Ata do ta vazhdonin jetën edhe në gërmadha deri në çlirimin përfundimtar. Dëshmi e kësaj, është se edhe këndej kufirit, ata ruajnë energjinë e vet, aftësitë e veta intelektuale, gjë që dëshmon se ata nuk ia kanë frikën as pak Serbisë, as vdekjes, dhe mirëfilli dihet se kush ballafaqohet me këta dy faktor (vdekjen dhe pushtuesin) në këtë mënyrë, ardhmëria është e tij.

Malazezët, edhe pse nën Jugosllavi, e treguan humanintetin dhe njerëzinë e tyre, ndërkaq maqedonasit nuk e bënë këtë dhe erdhi deri te katastrofa humanitare. Ata mbroheshin në emër të një katastrofe ekonomike, në emër të një ndryshimi demografik dhe destabilizim të shtetit maqedonas. Gjëra të cilat asesi nuk qëndrojnë, ngase anën ekonomike e siguron bota, destabilizimin e pengojnë shqiptarët, NATO-ja, Bashkësia Evropiane, e në këtë valle mbrojtës të stabilitetit janë edhe popujt tjerë që jetojnë në këtë republikë. Ngulnin këmbë për ndryshimin demografik, ndërsa e dijnë fortë mirë se as një shqiptar i dëbuar me dhunë, nuk do të mbetët këtu edhe sikur të doni, ngase, garancë e kësaj janë organizmat ndërkombëtarë. Pastaj kapën për numrin e shqiptarëve që kanë ardhur në kohë të Titos, por këtë ose s’duhet ta marrin për shembull, ose duhet t’i kërkojnë shkaqet në gabimet e veta, kur i përcillnin me shumë dëshirë shqiptarët për në turqi, duke ua ndrruar përkatësin kombëtare.

Edhe pse të ikurit rëndom nuk kthehen, por të dëbuarit gjithnjë janë kthyer. Këtë do ta bëjnë edhe shqiptarët e Kosovës dhe do të qëndrojnë në vendin e të parëve të tyre.

Maqedonasit, në vend që t’i mirëpresin fqinjët e vet (vëllëzërit tanë), e të fitojnë edhe përkrahjen nga opinioni ndërkombëtarë (shansë për ta në fatkeqësinë kosovare) bënë keqëtrajtime dhe inskenime të pakripura, me kinëse shtabët të UÇK-së, e cila gjë dëshmon se ata ende gjenden nën thundrrën psikike të Serbisë, e cila me decenie ka mbjellur urrejtje ndaj nesh gjatë kohës së robërimit të tyre (u dopinguan kundër shqiptarëve, ngase vetëm kështu siguronin edhe më mirë qetësinë e vet), duke u paraqitur si shpëtimtarë nga “përbindëshat shqiptarë”. Në këtë mënyrë edhe asimiluan një numër jo të vogël. Se serbet bënë asimilimin e tyre, e dëshmon edhe një pyetje si kjo: -pse serbët nuk e pranojnë kishën ortodokse të Maqedonisë? Nuk ka shpjegim tjetër për këto të këqia që po i bëjnë ndaj fqinjëve të vet, pos frikës së madhe që u është mbjellur gjatë kohës së robërisë. Se ata nuk kanë qenë të këtill dëshmojnë ngjarjet e parapushtimit të Maqedonisë nga ana e Serbisë, si në kryengritjen e Dervish Carës dhe në Republikën e Krushevës (e cila u themelua edhe me topin e qershisë të punuar nga vet dora e shqiptarit –Teodor Borjanit- dhe trimave luftëtarë shqiptarë).

Andaj, larg “marifetllëqeve” e mos përkrahëni një diktator, i cili po e çon popullin e vet në luftë qytetare, ngase në Ballkan mbaroi epërsia e një populli mbi popullin tjetër. Zgjidhja e vetme është harmonia e ballkanasve dhe kush e prish këtë do të “shpërblehet” për meritat.

Por, tani, si duket arsyeja ka filluar të lind, të vijë, ngase rrugë tjetër s’ka pos shfrytëzimi të përbashkët të këtij nënqielli, me të mirë, ta jetojmë jetën aqë sa na e ka dhënë zoti, ngase edhe të vdekur këtu do të jemi.

Vend tjetër s’kemi!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 21Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 13 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: