Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 11 ... 21  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:25 pm

A I T H A

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
arresti i asaj mbrëmjeje
më ka plagosur rëndë!...

Asgjë s ´ më kall tmerr
Më shumë se ai arrest
ku për “mësimin e lirisë”
më rrahën e më dhunuan!

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtojë
por atë arrest të fshehtë
as t a s h t i s'e kuptoj!

Qyteteve të m ë d h a
ka plot grupe mafiozësh
po arresti i asaj të hëne
ishte dora e shtetit vet!

Në atë terr të atij shteti
unë pashë vetëm vrasës
polic nga të çmendurit
që gajaseshin , tiiiiiiiiiiii!...



2
-----------------------------

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ai arrest i armikut
më lëndoi sa s´ bëhet!

N´atë burg të Gjilanit
mes mureve të errësirës
vetëm ato mure e dinë
çka u bënin mësueseve!

N´ atë kalvar të burgut
që ishte poshtë atij ferri
vuajta të pavuajtshmen
dhe atë plagë të ndyrë!

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ajo llavë e policëve
më ka lënduar rëndë

Pas gjithë atij dhunimi
pas gjithë asaj torture;
unë vdekjen dëshiroja
si gjënë më të bukur!


2
-----------------------------

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ai arrest i armikut
më lëndoi sa s´ bëhet!

N´atë burg të Gjilanit
mes mureve të errësirës
vetëm ato mure e dinë
çka u bënin mësueseve!

N´ atë kalvar të burgut
që ishte poshtë atij ferri
vuajta të pavuajtshmen
dhe atë plagë të ndyrë!

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ajo llavë e policëve
më ka lënduar rëndë

Pas gjithë atij dhunimi
pas gjithë asaj torture;
unë vdekjen dëshiroja
si gjënë më të bukur!




4
------------------------------

Etleva , shpirt i mamit
luaj, këndo, kërce, qeshu
se ti e meriton këtë jetë
ti e meriton këtë gëzim
plaga ime është imja
imja dhe e askujt tjetër
i thosha unë vetvetes

Me të gjitha ato plagë
Ajo kohë s' ishte e imja
bisedoja unë meveten
si ta shkuli, si ta harroj
atë dhunim të asaj nate
Etleva; me ty e kam lehtë
por , me Astritin…s´ di...
me atë e kam vështirë,
dhe s´ di si t' ia spjegoj
në këtë pikë - dhembjeje
emri i p l a g ë s godet
emri i plagës turpëron
se po t' ia them troç
ajo plagë do ta vriste!



5
------------------------------

Në dhomë jam vetëm
jam në betejë me veten
në betejë me plagën time
në këtë teatër personal
plaga s´ më lë të hesht
e gërvishtura më gërryen
nga zemra deri te mendja
se ajo plagë e d j a l l i t
po e shëmtueka shpirtin
me kujtimin e së keqes.
Etleva , shpirti i mamit
f l e j me ëndrrat tuaja
se ti je e pastërt si qielli
dhe e meriton këtë jetë
se ajo që më ka ndodhur
mua , është drama ime
dhe e a s k u j t tjetër
Me foton e saj në dorë
Aitha bënte betejen e saj
përse unë të vetvritem
përse ta lë vajzen jetime
për plagën që s' e desha!



6
----------------------------

Nga jeta e një gruaje
këputa këto fragmete
që ai arrest i serbit
të mos mbetët i heshtur
E dënuar me b u r g
mbi atë grua të fisme
u shemb një çmenduri
për ta vrarë atë qenie
ai shtet atë fytyrë kishte
Ju që e njihni gruan,
shpirtin e saj të butë
ju që i puthni, që i doni
mos ua prekni trazimet
mos kërkoni fundin e
barkut, fundin e gjërave
gruaja është mëma, që
ka lindur H o m e r i n!...

Prishtinë, 1993-2000

Rrustem Geci,katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:26 pm

” Rrustem Geci, katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën






E V R O P Ë

( p o e m ë )

Më sheh si jam bërë
I tëri jam i gjakosur
I tëri jam i plagosur
Në këtë çast të rëndë
dua ta gjej një fije bari
të shoh nga po fryn era
se vrasësit do të kthehen
që t´ i fshehin kufomat
Më sheh si jam bërë
i t ë r i jam i gjakosur
I t ë r i jam i plagosur
po e gjeta një fije bari,do
ta dijë nga po fryn era
Në këtë vend të betejave
kujtoj 1913, kujtoj 1945
kujtoj 1981, kujtoj 1990
kujtoj,.. e çka s´ kujtoj...


2

Evropë, jam q i e l l i im
pellazgjike dhe iliriote
me l a v d i të pranuar
e me këngë të dëgjuara
Më sheh s´i jam bërë
gjaku më vie deri në gju
shtypjes nuk i përballoj
Evropë, ne jemi të njëjtë
njihma të drejtën time
të drejtën për vetëvendosje
se edhe unë jam evropë
Evropë , e j a këtej pari
t´i tregoj gropat me varre
kullat e mia të plagosura
të vërtetën e përmbysur
Serbia s´është e madhe
po është gjenocidiste
dhe e njohur për barbari


3

Evropë, e bukura Evropë
diellbardha apo diellzeza
më s h e h s´ i jam bërë
këmbët memzi më mbajnë
e uria rëndë më kërcënon
një fije bari më duhet
që ta dijë nga fryn era
vrasësit sërish do këthehen
në të gjitha l u f t ë r a t
komshinjtë më zvogëluan
m´ i morën librat, dëfteret
librat e shenjtë të tokës
m' i plaçkitën, i asgjësuan
për t´i bërë pronë të tyre
Evropë, e bukura evropë
unë kam një pyetje për ty
pse s´më njeh, pse s´më do
apo bëhesh se s´ kupton

4

Evropë, ndalja dorën serbit
ose po ia n d a l i vetë
se tokat e mia më mjaftojnë
për të mbjella e për të korra
l u f t ë s nuk i trembem
por , unë d r u a j prej teje
nga paktet tuaja të fshehta
dhe nga konferencat tuaja
Unë qytetari yt modern
bashkëkohanik me helenët
i moçëm sa ka dashtë zoti
i krishterë sa të krishterët
popull qytetërues n´Evropë
dy p e r a n d o r i më ranë
me shkopin e të madhit
dy perandori më gjakosën
me zjarr e me h e k u r
e unë ,ja ku jam, gjallë jam!..

P r i s h t i n ë, 1999



SKËNDERBEU

( p o e m ë )

Në bashkësinë e kombeve
në bashkësinë e shteteve
nuk ka një njeri të njëjtë
që mund ta thotë zëshëm
emrin e dhéut dhe atdhéut,
emrin e kombit të tij
sa trimi ynë Skënderbeu
Në epokën e Kastriotit
Shqipëria ishte një tërësi;
e zgjuar me çastet e kohës
dhe e aftë të bëjë histori
Nën qeverisjen e Gjergjit
u skuqën të gjithë gurët
që atdheun e shqiponjave
askush të mos e lakmojë
Në atë epokë të ndritur
Skënderbeu, shqipja lirisë
i bashkoi gjithë shqiptarët
në luftë kundër armikut.

2
----------------------------------

Në takimet e tija në Durrës
në Gjirokastër , e Shkodër
në Shkup e në Kosovë
Gjergji e thërriste popullin
që t´ i përgjigjeshin luftës
Në Vlorë, ai u foli vlonjatve
“S´di çfarë ju bën të dashur
s´di çfarë ju bën të lumtur
por, nën tehun e shpatave
me shpatë duhet t´luftojmë!”
pra, para se t´ia beh lufta
përpara se të vie armiku
këtu ishte S k ë n d e r b e u
ai që i priu A r b r i t vetë
në ç a s t i n më të duhur
në çastin më të vështirë
Gjergji i dha shkëlqim tokës
( t h e u gjitha rrethimet )
dhe i dha shkëlqim vendit
me gjakun e më trimave
na bëri që të mbetemi gjallë!



3
----------------------------------

Në njëzet e katër luftëra
në njëzet e katër beteja
në njëzet e katër fitore
Gjergji ishte trimi ynë
ai që i dha përgjigje kohës
Princa të mirë të Arbrit
mos u ligështoni, mbahuni
Jini në b e t e j a t tuaja
kjo p a s u r i e vetëdijes
më detyron të ju këshilloj;
Shqipërinë ta duani shumë
dhe gjakun mos e kurseni
që liria të jetë, Shqipëri
Princa të zgjuar të Arbrit
lufta është ekuacion , me
të papritura e të panjohura
nëse ju dilni të mundur
nga ju lypset të luftoni
kjo luftë kundër Turqisë
është luftë për Shqipërinë
luftë për të ardhmen tonë


4
-------------------------------------

Princa të dashur të arbrit
gjaku i luftës nuk humbet
edhe sikur të na vrasin, edhe
sikur të na mundin rëndë
farë e huaj këtej s´do të mbijë
Shqipëria është gjak i moçëm
g j a k i s h k r u a r me gjak
gjak i s h k r u a r me l i r i
Në këtë vend me plot begati
me klimë të butë e me det
Të gjitha parajsat janë këtu
për të lindur e të palindur
një pasuri e pamohueshme
për të gjithë qytetarët tanë
Që shtetin ta bëjmë të fortë
të qëndrueshëm e m o d e r n
Shqipërisë i duhen fitoret
dhe asnjë humbje në beteja

5
-----------------------------------

Këtë vend me tokë e me det
që ne e quajmë , Shqipëri
ka aromën e fortë të luleve
aromën e fortë të pemëve
aromën e dimrit dhe verës
aromën e fëmijës së qeshur
Shqiptar , bashkohuni dhe
mbajeni njëri tjetrin, duajeni
se i humburi çdoherë paguan
gjobën e rëndë të pushtimit
Në këtë çast k o m b ë t a r
Në këtë çast h i s t o r i k
Shqipëria është atdheu ynë
Adresa e jonë në këtë botë !..

DORTMUND, 2008




PUTHJA E DHEUT

( p o e m ë )

Re të luftës,.. dallgë dhe stuhi
S´na u hoqën kurrë mbi qepallë
Më të fortë ishim se vetë Sparta
Natën mbi Trojën nuk di ta falë

Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet
Kjo është një e vërtetë e qartë
Roma Çezarit, Nata e osmanliut
Na bëri të vuajmë, të heqim gjatë

Në një gjyq që as korbat se shkruan
Të d ë n u a r ishim,...me kalvar!
Në atë (kontratë ) tmerri e gjaku
Shpërngulja bënte atentatin e parë

Tridhjetë shekuj janë rrënjët tona
30 shekuj kemi gurin në kufij
dhuna ishte shumë e rëndë
dhe ushtri tonën ne nuk kishim

2
----------------------------------

Në këtë b o t ë trishtimesh
sa herë e kujtoj atë kohë
një e tronditur më pushton
krajla dhe mbretër të huaj
që s´ i patëm kurrë asgjë
na shkulën e na përshkulën
në shkretëtirat e Anadollit
Nga ajo këputjeje e rëndë
unë vetvritem çdo d i t ë
nga m a l l i i përmalluar
nga të qënit i shpërngulur
Në atë puthje të dheut
lashë përroin e fshatit, lisin
kopshtin me plot perime e
pemë.Vreshtën e Dardhave
se armiku na ra natën , dhe
na i dogji të gjitha shtëpitë
e ne që m b e t ë m gjallë;
i lamë ca g u r ë tek pragu!


3
------------------------------------

Shpërnguljen nga mëmëdheu
e kam përjetuar shumë rëndë
më thotë një ish i shpërngulur
ushtria dhe xhandarët serbë
na nxorën në mes të rrugës
udha për Selanik me qerre
ishte një dramë më shumë
që vriste gjithandej Kosovën
Në ato vite të shpërnguljes
një i quajtur Astrit Karadaku
pjesëmarrës i (tre) luftërave
na thotë për këtë p o e m ë
betejat i takojnë historisë
nëse betejat nuk sjellin fitore
Në çastin kur po shkuleshim
unë putha dheun tim të ëmbël
dhe nga kopshti mora baltë
që ta kem s´i kujtim të tokës
dhe kujtim të dhéut e atdheut
që të mos më bjerë hiadha
apo ndonjë gjëmë e rëndë




4
---------------------------------

Në të gjitha ato vuajtje
Stambolli ishte një vrasje
kujtimet i kam të freskëta
në Z y r a t për të huajtë
tek po prisja në korridor
të merrja kombësinë turke
në radhët me ne, ishte një
vajzë bjonde , vjeç 13- të
nga Keçekolla e Prishtinës
serbët asaj ia kishin vrarë
16 a n ë t a r ë të familjes,
ndërsa ajo kishte shpëtuar
duke u fshehur në plevicë.
Ajo vajzë me atë dramë
kishte 50 të rarë të familjes
me gjak thuaja deri në gju
doli nga zyra duke bërtitur
këtë emër unë s´e kuptojë!


5
---------------------------------

më ktheni në vendin tim
në fshatin me fytyrë bari
tek shtëpia e prindërve
tek v a r r i i nënës sime
ish zëri i 13- të vjeçares
një gjëmë e gjithëve neve

O më të mirët e shpirtit
Gjergj , Aleks , Trëndëlinë
dhe juve që s´ po u njoh
gjuamëni me gurë, shajmëni
se unë biri juaj dhe vëllai
do duhej të isha atje, atje
dhe s ë bashku në luftë
t´i mbroja dhe unë trojet

Sa herë p ë r m a l l o h e m
i bie telefonit e bisedoj;
Kosovë, tungjatjeta, si je
katundi s´i është; si dolët
në mëngjes, a pati bastisje
sa dasma u bënë, tregomë
sa n u s e lindën fëmijë
o vëlla i gjakut tim, trego
se malli për ju më nbyti!

6
----------------------------------

Në varrezat e Stambollit
prehen me mijëra shqiptarë
thonë se vdiqën në këmbë
me sy kah a t d h e u
në kujtim të vendlindjes!.

Kossovë , Shqipëri , Atdhe
tragjedinë e shpërnguljes
e kam përjetuar në Selanik
në një anije të vjetër greke
që transportonte shqiptarët
për n´humbje dhe n'harrim

Prandaj, si sot më kujtohet
thotë Isai, një i shpërngulur
dhe shpalon një akt drame
për një Hanife Ibrahimin
nënë nga Gjilani,pasi hodhi
djalin, edhe vet ra në det!...

( Grykën e Bosforit
P y e t e n i se flet
Gjysma është l o t
Gjysma është det!... )


7
-------------------------------------

Në jetën e të shpërngulurit
nuk mjaftuaka një vuajtje, një
dhimbje,një humbje,një vdekje
i shpërnguluri vdes çdo ditë
për t´ siguruar një gropë varri

B i j t e shpërngulur të Arbrit
me mund e bëmë këtë jetë
i këputur , i degdisur, i huaj
mërgimi çdo ditë më vret!

Një jetë se kam parë Kosovën
në Tiranë s´kam qenë asnjëherë
kam lexuar mjaft për atdheun
për fushat , malet dhe d e t i n

Kjo j e t ë na iku me mall
moshë më nuk më ka mbetur
veshët më ushtojnë shumë
e shoh se jam shumë i mërzitur!



8
---------------------------------------

E ç´murtaja të rënda na ranë
po vuajmë ne, po vuajnë edhe fëmija
Në Shqipëri unë e kam mendjen
zemra më ikën vetëm në Tiranë

Tokë e florinjtë është Çamëria
tronditëse është ëndrra e çamit
Në det kur trapi d r e m i t e t
Dhe çami me çamen puthën

Mosha s´ më lë të kapi largësi
fëmijët po na i përtëritin emrat
për ju që e k u p t o n i vajin
degën e thyer edhe era e than!...

Atdhé, o i shtrenjti a t d h é
nxirre këngën që vlon në ty
Na lësho një za o i mirë
që të mos vdesim në mynxyrë!




9
--------------------------------------

Kosovë , e mba mend o trime
kur korbat nga rragamët t´u lëshuan
gjuhën e këngën të t´i shleyjnë
nëpër kohë të dogjën, të fyen,
të pranguan; por ti o Kosovë
prapë diellin nxore nga zemra
një t r u p të j e t ë Shqipëria!

O vëlla i atdheut tim, o zemër
jam lindur ku rritet p r u s h i
jam lindur ku p i q e t flaka
në katundin me fytyrë të barit
unë kam tri këngë të gjakëta
aty ku më njihnin dhe i njihja

Në çastet tek shpërnguljeshim
Ne lamë pjesë të jetës sonë
Fragmente nga më intimet
Copa të fshehura dashurie
Dhe kujtime të tjera të jetës
në palcë të tokës i fshehëm
Të mos i gjej dorë e huaj



10
----------------------------------

Kosovë mos u vono, ngritu
ti prishim kufijtë e ndarjes
ndarjen që po na ndan
se koha që po e jetojmë
do që të j e m i të l i r ë!

Tiranë, më lejo të përqafoj
të marr një grusht dhé nga
ti , nga toka ime e ashpër
një grusht dhé për kujtim
se gjuhën e ëmbël shqipe
ndarja e gjatë ma v o d h i...

Kjo këngë e ky mundim, do
sjellin një mëngjes të bardhë
një m ë n g j e s plot diell
edhe sikur koha të zbres në
zero,Shqipëria do të jetë një!..

S t a m b o l l , 1994












A I T H A

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
arresti i asaj mbrëmjeje
më ka plagosur rëndë!...

Asgjë s ´ më kall tmerr
Më shumë se ai arrest
ku për “mësimin e lirisë”
më rrahën e më dhunuan!

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtojë
por atë arrest të fshehtë
as t a s h t i s'e kuptoj!

Qyteteve të m ë d h a
ka plot grupe mafiozësh
po arresti i asaj të hëne
ishte dora e shtetit vet!

Në atë terr të atij shteti
unë pashë vetëm vrasës
polic nga të çmendurit
që gajaseshin , tiiiiiiiiiiii!...



2
-----------------------------

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ai arrest i armikut
më lëndoi sa s´ bëhet!

N´atë burg të Gjilanit
mes mureve të errësirës
vetëm ato mure e dinë
çka u bënin mësueseve!

N´ atë kalvar të burgut
që ishte poshtë atij ferri
vuajta të pavuajtshmen
dhe atë plagë të ndyrë!

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ajo llavë e policëve
më ka lënduar rëndë

Pas gjithë atij dhunimi
pas gjithë asaj torture;
unë vdekjen dëshiroja
si gjënë më të bukur!


2
-----------------------------

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ai arrest i armikut
më lëndoi sa s´ bëhet!

N´atë burg të Gjilanit
mes mureve të errësirës
vetëm ato mure e dinë
çka u bënin mësueseve!

N´ atë kalvar të burgut
që ishte poshtë atij ferri
vuajta të pavuajtshmen
dhe atë plagë të ndyrë!

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ajo llavë e policëve
më ka lënduar rëndë

Pas gjithë atij dhunimi
pas gjithë asaj torture;
unë vdekjen dëshiroja
si gjënë më të bukur!




4
------------------------------

Etleva , shpirt i mamit
luaj, këndo, kërce, qeshu
se ti e meriton këtë jetë
ti e meriton këtë gëzim
plaga ime është imja
imja dhe e askujt tjetër
i thosha unë vetvetes

Me të gjitha ato plagë
Ajo kohë s' ishte e imja
bisedoja unë meveten
si ta shkuli, si ta harroj
atë dhunim të asaj nate
Etleva; me ty e kam lehtë
por , me Astritin…s´ di...
me atë e kam vështirë,
dhe s´ di si t' ia spjegoj
në këtë pikë - dhembjeje
emri i p l a g ë s godet
emri i plagës turpëron
se po t' ia them troç
ajo plagë do ta vriste!



5
------------------------------

Në dhomë jam vetëm
jam në betejë me veten
në betejë me plagën time
në këtë teatër personal
plaga s´ më lë të hesht
e gërvishtura më gërryen
nga zemra deri te mendja
se ajo plagë e d j a l l i t
po e shëmtueka shpirtin
me kujtimin e së keqes.
Etleva , shpirti i mamit
f l e j me ëndrrat tuaja
se ti je e pastërt si qielli
dhe e meriton këtë jetë
se ajo që më ka ndodhur
mua , është drama ime
dhe e a s k u j t tjetër
Me foton e saj në dorë
Aitha bënte betejen e saj
përse unë të vetvritem
përse ta lë vajzen jetime
për plagën që s' e desha!



6
----------------------------

Nga jeta e një gruaje
këputa këto fragmete
që ai arrest i serbit
të mos mbetët i heshtur
E dënuar me b u r g
mbi atë grua të fisme
u shemb një çmenduri
për ta vrarë atë qenie
ai shtet atë fytyrë kishte
Ju që e njihni gruan,
shpirtin e saj të butë
ju që i puthni, që i doni
mos ua prekni trazimet
mos kërkoni fundin e
barkut, fundin e gjërave
gruaja është mëma, që
ka lindur H o m e r i n!...

Prishtinë, 1993-2000

Rrustem Geci,katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën”
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:28 pm

Poezi nga libri i Rrustem Gecit „Sa vjeç je Shqipëri“ libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare.





Rrustem Geci – Dortmund 2007





R I L I N D J E

Rend Shqipëri rend
Rend Shpirt I kombit
Rend Shqipëri rend
Rend e mos pusho

Rend Shqipëri rend
Është ditë e flamurit
Rend Shqipëri rend
Me zemrën e burrit

Rend Shqipëri rend
Mijëvjeçarëve të ri
Rend Shqipëri rend
Shqipërisë Kuq e Zi

Rend Shqipëri rend
Tokës tënde rend
Rend Shqipëri rend
Me flamurin tënd





U R I M I

A duhej të vdiste Troja
Për një grabitje gruaje
E sotmja s´ka përgjigje
Nga Troja del ende tym

A duhej të vdiste Troja
Për dy të dashuruar
Apo,..nga një dashuri
e nxehtë e një mëkati,

...ajo kohë më s´ flet.
E sotmja s´ka përgjigje
Me vdekjen e Trojës
U shuan dhe pellazgët




VITI 2 MIJË E 7

Kjo krenari për të vdekur
Nëpër fushat e betejave
Nga djemtë tanë të rinj
Eshte kod i atdhedashurisë

Kjo krenari për të vdekur
Nëpër fushat e betejave
Me idenë e ndryshimeve
Është armike për armikun

O i çmendur i vetëtimave
Zbrit poshtë të shihemi
Kosova veten nuk e vret
Po shkreh në ballin tënd
MOLLA E KUQE
Në Konferencën e Berlinit
evropat Toplicën e ndanë
evropat Toplicën e vranë
evropat Toplicën e thanë
se, ajo pjesë e Shqipërisë
as emrin më s' e flet!...





K L E S T A

Çastet dhe instinktin
unë s´mund t´i ndali
prej aty nis frymëzimi
pavetëdija dhe guximi
* * *
Çdo kohë e mbrapshtë
prapa lë prapësitë, të
gërryerat e t h e l l a
një kujtesë të gjymtuar
* * *
Njeriu është njerëzimi
që përkund mendimin
të qeshurën hyjnore
të dhimbjes dhe qenies





T O M O R R I

Ky diell I vluar n´ largësi
Vjen drejt nga gjithësia
Vjen me rreze stinësh, të
Ndritë ku është Shqipëria

Ky diell i vluar n´ largësi
Ulet i kthjellët n´Shqipëri
Takon y j e t këtejpari
Dhe ngjitet vetë n´qershi

Ky diell i vluar n´l argësi
Që derdhet mbi Shqipëri
Nuk është i zgjedhuri ynë
Po i dashuruari i tokës





D Y R R A H U

Sa vjeç je Shqipëri
lexojeni barin, gurin
ajrin, pemët, vreshtat
ujin e bardhë të lumit

Sa vjeç je Shqipëri
putheni të bukurën
putheni të bukurin
jasemini e lulevalëve

Sa vjeç je Shqipëri
5 mijë vjet s´janë pak
Po s´ janë dhe shumë
pyeteni valët e detit






A U L O N A


Krejt Brenda kraharorit
Kam fuqinë e këngëve
Frymën e plot betejave
Dhe pasionin për artin

Krejt brenda kraharorit
Kam librin më të ri
Një poezi më ndryshe
Nga poezia a k t u a l e

Krejt brenda kraharori
Në brendinë e zemrës
Fjala kullon dhimbjen
Dhimbja kullon fjalën





K O R A B I
Ata që shtijnë në tanët
Janë krisma të armikut
Fantazma të mbetura
Të vrasëve të eposeve




E L B A S A N I
Unë e mbrojë vetveten
sa herë ajo do të mbytet
ose të bie e të rrëzohet
nëpër rrotat e fatit të saj

Unë e mbrojë vetveten
Me tingujt më me ngjyra
Me ndërrime ndjenjash
Të instinkteve të mëdha

Unë e mbrojë vetveten
Me Janinë e Preshevë
Me shqipëritë e mia
me Kosovë e Tetovë





S H Q I P Ë R I
Ji vend i qëmotshëm
Popull që do vetveten
Ji një gjak me Kosovën
Ji një gjak me Iliridën

Ky dhe a t d h e i yni
I bërë prej k o h ë s h
Me pemë dhe me det
Është një pasuri e jona

Kujtesë s´kam për asgjë
Po jetën e lexoj brenda
Plot ishin Itakat tona
Që ne vetë i humbëm





T I R A N A
Në një kohë pa kohë
kur çdo gjë ishte zero
Tirana e qante Tiranën
Dhe shtetin në s h t e t

Në atdhé atë mbrëmje
hotelet kudo ishin bosh
prej shtëpive prunë kafe
hoteli s´kishte as bukë!

Tirana vërtet q a n t e
me një diell pa dritare
n´ atë varfëri ekstreme
secili shante si dinte!...





D U R R Ë S I
Mos qaj lulen që mbeti vet
Por qaje djalin që iku në det
Durrësi e Dyrrahu një etni
Denbabaden q y t e t i ri

Në tokën e pasur të Dyrrahut
Deti i shqipeve vetë ligjëron
Një tërmet që i ra Durrësit
Nisë një dramë me sa vijon;

Më tragjikët i mbyti dheu
Kripa e Durrësit kripë flori
Nga të gjallët e atij tërmeti
Mbeti r ë r a e një lot në sy

Deti i Durrësit det me plazh
Ylli i Durrësit yll me gjirmë
e r a rërën e dredh e tund
dallga detin e do me fund

Dashnori Durrësit puth thellë
Me të puthura fëmijën nxjerr
I gjithë qyteti puth me zjarr
puthja Durrësin e mban gjall





KRUJË E LIRISË
Ç´është ky ajër me aq verë
nis prej fushave e maleve merr
Ç´është kjo pemë argjendt e ar
gjitha këngëve m´i bie mbarë!

Mijëra v j e t janë stinët tona
Mijëra v j e t Shqipëri mbi dhé
Krujë e gjakut të Skënderbeut
Flamur-madhja e gjithë atdheut!

Krujën e bukur,Krujë e ashpër
Piqet s h e g a,... kuq nën fletë
Që nga k o h a e Kastriotit
K r u j a ka...h i m n i n e vet!...

Qysh kur t o k a ishte fëmijë
Gjuha shqipe ish gjuhë e parë
Ndal o bir,..që të jap ca mana
Një pikë lot kujtim nga nëna!

Plotë,... argjende ka Shqipëria
Ullinjtë e Krujës janë me ar
Rrofsh o Krujë e Skënderbeut
Flamur-madhja e a t d h e u t !




KOMBI I QEJFEVE
Të gjithë miqtë e festave
të dasmave e përvjetorëve
shprehin emocionin e tyre
identitetin e kombit krijues
shpirtin e ashpër të këngës
dehjen e kombit shpërthys
Studius të ditur të Evropës
Jo rastësisht na quajtën
Komb i madh i f e s t a v e
komb krijues i k ë n g ë s
komb i fortë i humorit
komb i seksit dhe poezisë





N D R Y S H I M E T
Ikëm ta mundim të k e q e n
Ikëm t´i k ë p u s i m prangat
Ikëm se s´ pamë rrugë tjetër
Ikëm se p l a s i dhe kënga!

Vrasës të mbetur të regjimit
Na rrahën, na fyen e na shanë
Me ato anije si vuajtja jonë
E dimë ... si prekëm matanë !

N´atë k o h ë të mundimshme
Babilonë të babilonisë së madhe
Shqipërinë gati e ç m e n d ën
Me varfëri e të t a l l u r a

Ikëm ta mbyesim të keqen
Që e keqja të ikë, të mos godasë
D o s j a jonë prej refugjati
Shpirtin ma b ë n të më plasë!

Për atdhé shpirti më dhemb
po për largësi kishim nevojë
Ikëm se s´ patëm rrugë tjetër
e ç´ ferr kemi ngrënë matanë! ...






V Ë S H T R I M
Ç ´ m o s h ë ka Shqipëria
Lexo gjëmimin e dallgëve
shndrrimin e shiut në ujë
shndrrimin e ajrit në frymë








R O Z A F Ë S
E murosur por vdekjen shkeli
Lotin tënd v ë l l a i ta mbaj
Dhimbja e madhe s´ lë as lot
Ah, Rozafë, ç´ u deshëm sot!

Asnjë kohë nuk është pa diell
Asnjë kohë nuk është pa qiell
Në ditët më të mira të murosën
U s t a l l a r ë t,...të deshën ty!...

Në fund të l i q e n i t uji qante
Pse murosën në mur atë grua
Ah, Rozafë, Rozafë, moj motër
Plot murtaja ranë në Shkodër!

E murosur,.por vdekjen shkele
Shkodra, ty Rozafë të deshi
Në vend të bukur të murosën
Me një mall e me një dhimbje

Qytete të bukura ka Shqipëria
Në këtë botë një është Shkodra
(Ah, Rozafë,.Rozafë, oj motër)
Plot rrufe na ranë në Shkodër!






G J I R O K A S T R A

S´ dua të a r g j e n d o j asgjë
I kërkoj humbësit, shokët e mi
Këmbë u ngjita deri tek ju
të pi një kafe e një gotë raki;

Mbi atë kozmos të v o c k ë l
Gjirokastrën e g j e t a të tërë
Një qytet me shumë të veçanta
Një kodër e shtypur, e bërë!

Asgjë s´ dua të a r g j e n d o j
kërkoj Librin e këngëve të Artës
...në luftën për “Termopilet”,
kërkoj p o e t ë t e Gjirokastrës!

Në Gjirokastër s´kërkoja Trojën
As shtëpinë e Zeusit që s´ flet
i kërcënuar rëndë nga Greqia
Homeri këtu ishte n´Ekzil, vet!

“d i e l l i fryrë”, ”hënë e vrarë”,
ia dogjën emrin H o m e r i t;
Një Greqi thuaja e pazakontë,
ia mori sytë , po ia la nderin!...






S A R A N D A

A j r i e J o n i në Sarandë
I puthin l u l e t në verandë
Fryma e Jonit, frymë e lirë
është e butë e pa mynxyrë

Sarandjotët burra të dheut
burra trima të mëmëdheut
M´ atanë detit qan një çam
një poezi me lot e gjëmë!

Jonë e bukur, Jonë prej deti
bukur t´shkoka sot gërsheti
ai bilbil që këndon n´ Ksamil
do që Çami të jetë i l i r ë!

Mes S a r a n d ë s e Korfuzit
Shqipëria shqipërisht lulëzon
Qeshu Sarandë, rritu Sarandë
Gjithëshqiptare në detin Jon!

Bëhu o grek, thoshte Homeri
Mos vër gisht në Ilirik, do të
të vrasë uji, do të bjerë mal
s´ vritet Troja më me Kalë!...






B U T R I N T I

Në amfiteatrin tonë antik
Pyeta ajrin,...ç´ po thëthitë
Po bëjë hije, e mbjell pemë
Në Butrint po bëjë poemë

Nga Butrinti,..në K o r f u z
Pashë të vrarën tonë në buzë
Në t e a t r i n tonë a n t i k;
Drama e madhe s´ishte frikë

Kaonë, Molosë, Thesporotë
Burra trima e me f l o t ë
Mjeshtrit e artit në Butrint
Lanë pas veprat, edhe sytë!...

Na ishte Eskili këtu njëherë
Vjershëtor e burrë me nder
Në Iliri kishte një motër
Ilirishten e fliste në sofër!

Hënë e verës, hënë me zjarr
Dorën diellit do t´ ia marrë
Në Butrintin tonë a n t i k
Drama e madhe s´ishte frikë!






T H I R R J E

Në ligjet e të jetuarit
nuk ka drejtësi për të gjithë
as dashuri të mjaftueshme
një dhuratë e tillë mungon
po unë u bëj thirrje lexuesve
të ngritën kundër padrejtësisë
dhe diellin ta ngrejmë me duar
me sa më pak dhimbje
me sa më pak vuajtje


Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:29 pm

“ Një rrënjë ulliri jemi ”


Rrustem Geci






U L L I R I

Jetoj në udhë të gjerë
ku bie shi , ku frynë era
ku deti shend dallgëzon
Jetoj në udhë të gjerë
ku malli mallin prekë
ku malli mallin ndjek
jetoj në udhë të gjerë
ku stuhitë vijnë e ikin
ku dielli kurrë s´ shteron


Një rrënjë ulliri jemi
Nuk shterret u j i në det
as dallga , as gjëmimi saj
një r r ë n j ë ulliri jemi
kudo që janë shqiptarët





MALL DHE LOT


Me m u a j e me vite
ëndrrat i kam përsëritur
që të mos harrohemi
ta ruajmë lotin mes vedi




S H Ë T I T J E

Shpirti, mos fluturo aq lart
se të merr era , rrëzohesh
mos u l a r g o aq shumë
ndalu, mund të humbasim
nëse s´i vëmë shenjë hapit
pylli andej është i dendur
udha e foleve s´ka fund
vemi kah buzëqeshin krojet
atje ku dielli ka studion e tij









LUNDËRTARI

Është një çast në det
kur d e t i do qetësi
...e Z a r a kollitet,...
e belbëzon n´ jermi!

Lundra lundrën qan
Lundra lundrën hesht
Pyeteni arbëreshin
Pse shpirti i q e s h

Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Pranë gjakut të tij!

I dehur mes lundrave
Arbëreshi k ë n d o n
D e t, i paepuri, d e t
S´di pse s´më kupton!

Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Në “kalvarin” e tij!...



D O N A T I

Me k i t a rë mbi lundër
Ish Donati dhembje-ëmbël
Ndanë ishujve të Zarës
... g j a k i jepte këngës!

Dana , ndër ullinj të njoha
me ujë t´kripur ishim larë
të kujtohet kur poqëm peshq
për ca puthje e për ca fjalë.

Lotin tënd unë det ta njoh
I përjetshëm jam mbi valë
me të dashurën do ndalojë
pemë e bukur të mos qaj!

Bjeri kitarës Donat, bjeri
shiu i zemrës të mos ndalë
në këtë varkë e në këtë det
ty të putha për herë të parë.

Me k i t a rë mbi lundër
Ish Donati dhembje-ëmbël
Ndanë ishujve të Zarës
... g j a k i jepte këngës!...



QIEJ DHE LOT

Zarë o d i e l l , Donat
o det i gjerë e i gjatë
kam një mall në zemër
që më bën të qajë

Nën këtë qiell të huaj
gjaku i shprishur qanë
i k ë m nga Arbëneshi
i gjithë f s h a t i jonë

Nën hije e portokalle
fjalë zemre shpalojmë
nën hije e portokalle
të palindurin mëtojmë

Në këngët e arbëreshit
plot janë këngë me det
dhe këngët me prush
Ku malli s´ka të metë






- E BUKURA MORE


Dhimbja zemrën po e pyet
Malli mua m´i mbyti sytë
Në ëndërr shoh unë Morenë
Dheun e t´atës dhe atdhenë

Flet De Rada, flet dhe Ujko
Dushko Vetmo çon mesazh
Qan e bukura, qan i bukuri
Për Morenë kemi një mall

Flakë e shpirtit nuk shterron
Prush i zemrës nuk harron
Kujtoj h ë n ë e kujtoj det
Sa herë gjaku im më thërret

Unë ju desha po s´u pamë
Si u shprishëm edhe qamë
Gjuha jonë dritë shumëzon
Rrënja fort gjakun pastron!






HORA ARBËRESHE

Gjaku i shprishur i arbëreshit
Është thërimë e gjakut të parë
Në çdo fjalëz n i s një zemër
Fjala shqipe , fjalë me emër

Gjuha shqip që ne shkruajmë
Në plot trajta është tamam
Gjuha jonë ka shumë puse
Është e pasur, për çdo këngë

Buzë e vashës është e ëmbël
Gjinjtë e saj janë prush e verë
Dehja e madhe nis tek gruaja
B u r r a t tanë janë me qejf

Këngët tona, këngë të bukura
Ar e argjend ne vetë i bëmë
Këngët që dalin vet nga zemra
Janë të bukura t´ i këndosh

Në poetikën e arbëreshëve
D j a l i vashës i jep e i merr
Në sofër të pasur të arbëreshit
Shtrohet vera e kënga shtrohet






KREMTA E Q E V E

Kur bjen dielli në katund
vjen me dritë e rreze shumë
ajri e era s´ janë mynxyrë
fushëz e frymës është e lirë!

Kremta e q e v e në katund
Është intime t´ lë pa gjumë
vetë na shpien në brendësi
tek rrënja e gjakut në Iliri!

Dielli s´humbet mbi katund
prill e verë këtu ka shumë
djersa jonë, djersë e bardhë
në çdo zjarr, një zjarr i parë!

Në zjarr t´ katundit dita nis
nga gjaku i lisit jem një fis
dritë e diellit mbi katund
ëndrrat tona i rrit pa fund

Sa herë dielli çelë n´ qershi
mendja më vete në Shqipëri
këngët arbëreshe janë me det
janë dallgë zemre, flasin vetë!...




ARBËRESHËT

Arbëreshët e Arbëneshit
e ruajtën frymën , gjakun
gjuhën e zakonet,folklorin
trajtat më të përdorshme
kujtimet dhe frymëzimet
zërin kuq e zi të këngës

Asaj bisede në mbrëmje
Deshpali i dha përmbajtje
Në ullinjtë e gjakut tonë
U shpreh poeti Deshpali
Arbëreshët e Arbëneshit
I dhanë gjak k ë n g ë s
kënga të mos këputet!

Emri arbëresh,...tronditë
e m r i arbëresh zjarrmon
në rrënjë të këtij emri të
këputur; dega e thyer çan
kraharorin e arbëreshit
dhimbjen që nuk pushon!


2
-------------------------------------

Në truallin e fortë të jetës
guri i moçëm s´ mplaket
guri i moçëm s ´ thyhet
edhe pse në vend të huaj
ne e ruajtëm frymë tonë
gjuhën artin dhe zakonet

Po të ishim të kujdesshëm
barku i butë i arbëresheve
do prodhonte plotë fëmijë
dhe arbëreshët do të kishim
më s h u m ë f s h a t r a
më shumë shkolla e nxënës
më shumë tokë e qiell, dhe
askush nga ne , k o h ë s
nuk do t´ i shërbente falas!...

Arbëreshët e Arbëneshit
e ruajtëm frymën e gjakun
zërin kuq e zi të f j a l ë s
falë Zarës zemërim - mirë
falë Zarës zemërim - gjerë!




S E R E M B E

Muaji i majit m u a j flori
Jeronimi shkon tek kopshti
rruga i bie nëpër l a g j e
përshëndet babain e Donës

Dielli rrezet i vë në kopsht
dielli rrezet i v ë në lule
tokë e ashpër e arbëreshit
do shumë punë e djersën do

Dona e Ndout vashë e bukur
Jeronimin e do për zemër
Jeronimi i fisit të Ulajve
Është d j a lë e goxha djalë

Jeronimi i biri i M a t e o s
e fton Donën ta përqafojë
jepma fjalën, jepma zemrën
vëmi në kishë për kurorë






D E S H P A L I

Det i hallakaturi det
hedhe këtej pak rërë
unë pakëz po shëtis
më sheh si jam bërë

i mplakur , i kërrusur
lundrën dot s´e ngas
m o s h a më s´më lë
dallga më përplas!

Mosha më ka vrarë
dallgën më s´ e ngas
peshkun e kam mik
po unë s´ i vejë pas

Shumë jam i moshuar
Jetë s´më ka mbetë
Më kot pikëllohem
as rëra më s´më flet





KULLONVARRE

Këngët tona, këngë me mall
këngët tona, këngë me zjarr
nga mëmëdheu lindet dielli
nga mëmëdheu prilli vjen!

Gratë arbëreshe janë të zonja
janë të dashura, janë të afërta
sikur (b u r r a t) ato punojnë
dasma e festa bashkë i bëjmë

Gjuha jonë , gjuhë e bardhë
ajo vjen, nga vjen dhe mëma
çdo shqiptar që vjen këtej
Ne të gjithë i mirëpresim!

Kënga jonë , këngë me mall
kënga jonë , këngë me zjarr
Në “kullonvarre”kemi sheshin
ku arbëreshët derdhim lot!...






E DIELA NË PLAZH

( p o e m ë )

Arbëresh, puthe arbëreshen
në do ta lindësh arbëreshin!...

Atë takim në plazh
Nuk e quaj të çastit
asgjë s´ kisha caktuar
prisja një surprizë

Në plazhin e bukur
gjithë vera ishte aty
aty ishte tërë dielli
aty ishte gjithë deti...

Ajo e diel e plazhit
më njohu me Dananë
një v a s h ë e bukur
nga fshati, Arbëresh!

Det, i bukuri det
pse je kaq i harlisur
vashës ia lexoj sytë
shpirtin prush të saj

2
------------------------------

Nëpër dallgët e detit
ajo humbej në shkumë
emrin s´ ma thoshte
veç putheshim shumë!

E ngjashme me diellin
e ngjashme me valët
Ajo ishte vetë e diela
e të gjitha të dielave!...

Ajo e diel e Zarës
ajo e d i e l e detit
më njohu me vashën
që zemrës i pëlqeu

E pëlqej fjalën udhë
Shëtitje nëpër det
plazheve të virgjëra
ku e puthura f l e t

Rrugës kah Deshpali
vonojmë tek ullinjtë
sofra poetit na priste
me libra e me poezi


3
----------------------------

Në një oazë me bar
Ajo u zhveshë nudo
më do kështu si jam
se rrembin e këputur
edhe dielli e qan!...

N´atë ishull me pemë
U përqafuam shumë
pas shumë puthjesh
Dana, tha më quajnë!

Në këtë pyll ullinjësh
Unë e çmoj puthjen
Përkëdheljet tuaja
d r i d h j e t e ullirit!...

Dana, mos u ligështo
ky ç a s t është yni
ky çast më frymëzon
posi kjo e d I e l e




4
--------------------------------

F l a k e heshtjen d e t
s h i h ë m s´ jam v e t ë
i t ë r ë ky përqafim
me zë i bie kitares

Dana, lermë të dehem
ta ndiej aromën tënde
shijen tënde të njomë
zjarrin tënd të mishtë

Me këtë shije të puthjes
me këtë shije të j e t ë s
ti i dha kuptim të dielës
kjo ditë të mos humbas

Dana, shpirt i shprishur
thuaje një fjalë zemre
pse u njohëm kaq vonë
pse kaq vonë kjo e diele!






5
----------------------------------

Duajëm , mos më pyet
Por, marsho mbi mua
Se jeta ka të fshehtat
që dukja nuk i f l e t…

Mëma ime mbrëmjeve
kur përgatiste krevatin
lehtë ia merrte këngës
që babi ta dëgjonte

( Arbëresh,puthe arbëreshën,
në do ta lindësh arbëreshin! )

E shtrirë në gjoksin tim
I flisnja fjalë z e m r e
Dana, mos u dëshpëro
Ky d e t nuk të v r e t
As Zara zemërim-mirë

Z a r ë , 1 9 7 9 RUSTEM GECI
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:30 pm

Rrustem G e c i – poezi promemoriale



Kulla e Martirit

Kryengritësit, Tahir Meha

Ka ndal dielli mbi Prekaz
E ka vu buzën në gaz
Kot provoni n´Drenicë me hy
Tahir Meha vëzhgon n´dylbi

Vjen ushtria varg e vijë
Vjen me tanke e milici
Duan Tahirin gjallë me lidh
Krejta hyrjet i kanë mbyll

Tahir Meha një dardaniot
Pushka ime s´flet veç sot
Plumbi i parë vret një Dodek
S´jepet kulla unë pa vdekë

Plumbi dytë vret një Millan
Vetë më hyri ai qen nishan
Pikë e gjakut ku ka ra
Pemë e tokës kurrë s´është tha

Nebih Meha thërret, Tahir
Të lumtë dora o im bir
Vret Tahiri dyzet armiq
Na në luftë nuk jemitë liq

Ka dalë dielli mbi Prekaz
Tahir Meha po qesh me gaz
Babë e bir ngrehin një këngë
Babë e bir vrasin një gjëmë

Të lumtë zemra o azgan
Kështu luftohet për vatan
Ndal o serb o serbomadh
Kthehu prapa nga ke ardhë

Qysh kur ishte pellazgjia
Une jam(këtu) n´tokat e mia
Tahir Meha pushkën mbush
Zjarri e do të ketë pak prush!..

Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:31 pm

Rrustem G e c i - poezi nga libri " Fletët e Qepës "

ZËRI ILIRIDËS

- Gjashtë të rënëve të Brodecit

Sërish djemtë na vritën
Sërish lufta na kërcënon
Se fis i zi i K o r b a v e
S ë r i s h gjak m ë t o n


Ti i n d e z e 6 shkronja
Dhe në secilën shkronjë
Nga në i rënë i b u k u r
Nga një pikë gjaku e fortë

O zë i mëtë bukurit
I l I r i d avetën s´vret
Ata erdhën që të vrasin
Ata erdhën që të vritën

Fol o Shkup o Shkup i zi
Kam një emrin njëjtë si ti
Në Brodec s´qahet guri
I l i r i d ë quhet flamuri

N ë n t o r, 2007



I L I R I O T I


Hyj në luftë që të vritem
Hyj në zjarr që të digjem
Lufta merr e s´kthen
Kënga jep e s´merr

Një copë bukë për pushkën
Një copë bukë për gojën
Ky është himni ushtarit
Që mua më bën të lirë

Hyj në luftë që të vritëm
Hyj në zjarr që të digjem
Lufta merr e s´kthen
Gjaku jep e s´merr

Rea borën vetëtinë
Era borën vetë e shkrinë
Hyj në luftë të jem i lirë
Pse të rroj në mynxyrë




A M O E L A

Djalin ma vrau serbi
pse djali atë s'e deshi
djalin ma vrau serbi
se djali ishte i bukur
djalin ma vrau serbi
kur ai i këputi prangat
djalin ma vrau serbi
se lirinë e deshi të lirë


B U J K U

Në gjakun e bujkut tonë
ka grurë, misër, fasule, shi
beteja të ashpra për tokën
beteja të ashpra për jetën
brazda të lëruara e t´palëruara
farëra lulesh, pemë, trëndafila
kopshte nga më të blertat
që i japin mendim punës
tek ky mbjellës i farërave
tek ky mbjellës i pemëve
ka shumë tregime
dhe beteja për jetën


Metush Krasniqi

Ju që lirinë e keni për zemër
mos ia jepni votën armikut
dhe asnjë t a t i m qeverisë
mos i dorëzoni armët tuaja
as luftën tuaj me g j a k
mos ia b e s o n i askujtë
ndihmojini trimat, të diturit
shkollimin mos e ndalni
ndiqeni mësimin e lirisë
shumë janë burgjet me ne
plot janë betejat që presin


ADRESA TOKES

Krejt në fillim ishte ajri
ishte uji, fryma dhe shiu
ishin mëngjeset, mesdita
pemët e egra të fushave

Krejt në f i l l i m ishte
bari, shkretëtira gjelbërt
shija e bukës dhe kripës
zanafilla e plot fillimeve

Krejt në fillim ishte dora
tërmetet dhe fatkeqësitë
e krejt mëpastaj ia behën
kaosii lashtë a n t i k

Krejt në fillim ishte era
kufijtë tanë të arbërit
shqipja shqip e shqipeve
adresa jonë e g j a k u t


HIMNI I ARBËRIT

Që nga pellazgët dhe ilirët
në të përpjetat e historisë
tremijë vjet e ca më parë
tokën tonë e bëmë me farë

Nëpër l u f t a dhe beteja
me gjak tonin ty të lindëm
g ë z o h u liri , qeshu liri
me gjak zemre ty të rritëm

Mëndje,duar i shtrënguam
duar e mendje i bashkuam
që nga pellazgët dhe ilirët
ty l i r i të falemi shumë


TË DASHURUARIT

Qysh kur arrës fletët i ranë
Nën arrë u deshëm e u ndamë
Koha neve pak na ndihmoi
Derisa fletët arra i mbaroi

Plot vite shkuan e do shkojnë
dhe ne njëri-tjetrin kërkojmë
jeta s´i uji përroit merrë e ikë
po dashuria shumë ka meritë

Nëpër çfardo largësie qoftë
zemra punon të mos pushojë
përjashta koha dhe ndërron
po shpirti zemrën se harron

L I R I K Ë

Na ishte njëherë një zog
me z e m ë r sa Evropa
Kosovë e kishte emrin
të pemës e kish mbiemrin

Në mbretërinë etokës
zogut tonë të shkurrave
të ngjashëm me kaçubat
emrin né vetë ia dhamë

Në botën e gjelbrimeve
ky zog i të motshmëve
ka një k o d të natyrës
për luftëra dhe spektakle



B U B U L I N A

Jam vetëm në stacion
ku askush s´ më pret
trenat shkojnë e vijnë
jashtë mendimet ikin

Në tërë këtë gjithnajë
"jetime" kam mbetë
pse të jem unë vetëm
ku askush s´ më pret

Me këtë shi të zemrës
kush nuk flet o zot
me këtë shi të zemrës
zemra qan me l o t

KREHË RI

Një jetë ka që jam në luftë
një jetë nëpër fushë-beteja
që ky pushtues të humbet
që ky pushtues të ikën
I d ë n u a r me pushkatim
përpara se të më vrasin
më takon një k r ë h ë r
që t´i përgjigjem pak vetes
jetës sime të përvuajtur
atyre që më deshën shumë
s´ di çfarë nuk kam bërë
vrasësit janë të trishtuar
se liri është fitorja ime!


B U B U L L I M A

O kosovëmadhe e zemrës
o kosovëmadhe e shpirtit
si e kam prishtinëmadhen
atë loçkën e zemrës , atë
loçken e shpirtit , tregomë
tregomëo kosovëmadhe
në antologjinë me prishtinë
unë lexova një cikël tëndin
me këngë që nuk vdesin
me këngë që nuk shuhen


P RIA M I

Toka ende nxjerr tym

Unë do të rendi fushave

Me hapat e mi të rritur

Dhe këmbë do të ngjitem

Nëpër majat e maleve

Nëpër kohët e vendit tim


L E X I M I LIRISË

Në f j a l ë t më me ngjyra
të demonstratave të l u l e v e
ku populli zgjedh të korrat
nuk ka të mëdhenj e të vegjël

Në këtë vend kaq të vogël
e me dhimbje aq të mëdha
unë sot mora një pasaportë
me emblemëkrejt të huaj

Identiteti popullit s´ndërrohet
as për hir të këtij apo atij
ai është i pandryshueshëm
vetëthënës dhe i paluajtshëm



PASION

Juve që u ka mbetur
historia nëpërd u a r
ju ende po e përdorni
gjakun si lëndë larëse

2 )
Zemër, mos më b r a k t i s
jam lulja e kopshtit tënd
lulja që mund të ndahet
me ata që më dashurojnë

3 )
Popull pse hesht, pse s´ flet
kjo t o k ë është toka jote
ditët tuaja me të sotme
ditët tuaja me të nesërme



MUZAT

Në heshtjet e turpshme
Njeriu vetën e shndrron
Në s h p i r t pa beteja
Në qenie pa l a r g ë s i

Në heshtjet e turpshme
Jo r r a l l ë nëpër kohë
Njeriu nënshtron vetën
Tek v e t ja dhe të tjerët

Në heshtjet e turpshme
N j e r i u më kot beson
Në një zot a b s t r a k t
Dhe në një zot mashtrues

I dashuruari në vetëtima
Më kot mashtron veten
Se këta lot të dhimbjes
janë lotët e të gjithë neve



LUNDËRTARI

Është një çast në det
kur d e t i do qetësi
...e Z a r a kollitet,...
e belbëzon n´jermi!

Lundra lundrën qan
Lundra lundrën heshtë
Pyeteni sot arbëreshin
Pse shpirti i q e s h ë

Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Pranë gjakut të tij!

I dehur mes lundrave
Arbëreshi k ë n d o n
Det, i pamposhturi, det
S´di pse s´më kupton!

Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Në "kalvarin" e tij!...


poezi nga libri, " Fletët e Qepës " ,Dortmund, 2007/Botuar më: 13 Nov 2007/F.F
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:32 pm

Rrustem Geci – poezi promemoriale



KRYENGRITJE

Nuk di pse himni hesht
Dhe vargjet e himnit
Se Flamuri i Ahtisarit
Nuk m´i shkon as varrit

Nuk di pse himni hesht
Kosovën kudo e ndanë
Me 11 gërshërë e prerë
Me 11 gërshërë e ndarë

Nuk di pse himni hesht
Koha është të ngritemi
Flamuri bërë n´Bruksel
Na vë gjëmba me tel

Nuk di pse himni hesht
Pyesin të gjitha epokat
Pyesin të ardhshmit
Pyet dhe shekulli ynë

Nuk di pse himni hesht
Pse hesht gjeniu popull
Koha është të ngritemi
kudo që janë shqiptarët

Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:32 pm

Rrustem Geci- poezi promemoriale


GJUHA SHQIPE

Në pemën indoevropiane
Të gjuhve të e v r o p ë s
Shqipja është gjak në rrënjë
Që kur është lindur zoti

Se Kosova është Shqipëri
Një gjak gjuhsor i njëjtë
Flasin shkronjat , e folmja
Të zënat dhe të mbjellat

Në gjakun e kuq të mëmës
Në gjakun gjuhsor të saj
Shqipja ka plot r r ë n j ë
Aq sa e ka edhe moshën

K o s o v a me Shqipërinë
Me Iliridën dhe Çamërinë
Janë një tërësi gjuhsore
Janë një g j a k në rrënjë

Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:33 pm

Të gjitha shqipëritë


( Asnjë liri në b o t ë , nuk
është e p ë r f u n d u a r
përsosmëria saj vazhdon
nëpër muaj dhe shekuj ! )

Ky muaj, ky vit, kjo kohë
Ka një e p o k ë brenda
Për të gjitha K o s o v a t
Për të gjitha Shqipëritë

Ky muaj,ky vit, kjo kohë
Janë të gjitha Kosovat
Janë të gjitha dëshirat
Janë të gjitha l i r i t ë

Ky muaj, ky vit,kjo kohë
Janë duart më të bukura
Grushtat e plot betejave
Pikat e gjakut të ashpër

G ë z u a r K o s o v ë
Shpalljen e Pavarsisë
G ë z u a r K o s o v ë
Këtë urim prej zemre!

Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 7:33 pm

Rrustem G e c i – Kënga e Manastirit


Kënga e Manastirit


Jetojmë në të njëtën kohë

nën të njëjtin qiell me yje

ku e bukura dhe i bukuri

dihatin me të njëjtën frymë


Jetojmë në të njëjtën kohë

ku valë të ashpra të jetës

thyhen nëpër kundërthënie

dhe shpërndahen qyteteve


Jetojmë në të njëjtën kohë

me të njëjtën etje të shpirtit

ku koha është krejt pakëz

për të krijuar më shumë


Jetojmë në të njëjtën kohë

me të njëjtin gjak të kohës

ku l i d h ja e shkronjave

ngre zërin e përbashkimit


Rrustem Geci - Dortmund
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptyThu Mar 27, 2008 8:50 pm

flm,shumë që keni sjellur këto poezi të poetit tonë të shquar Rrustem Gecit,i cili njëherit është edhe vendas i imi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Krijuesit të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:46 am

Në këtë temë mund të shkruani dhe sillni përmbledhje nga krijuesit të ndryshëm.

Shefki Ollomani


RRËNJËT TONA…



Rrënjët tona - pellazgiane,

Rrënjë antike - iliriane.



Rrënjët tona - arbërore,

Rrënjë të lashta - kanunore.



Rrënjët tona - shqiptare,

Rrënjë dardane - legjendare.



Rrënjët tona - parahistorike,

Rrënjë hyjnore - olimpike.



Rrënjët tona - etnike,

Rrënjë të vjetra - historike.



Rrënjët tona - xhubletë malësie,

Rrënjë popullore - fisnikërie.



Rrënjët tona - kala me trima,

Rrënjë kombëtare - si vetëtima.



Rrënjët tona - farë e fis,

Rrënjë brezash - bung e lis.



Rrënjët tona - kordon lirie,

Rrënjë gjaku - ditiramb lavdie.



Rrënjët tona - betonarmé,

Rrënjë fortese - për Atdhé.



Rrënjët tona - fortifikatë,

Rrënjë graniti - në shtrëngatë.



Rrënjët tona - obelisk,

Rrënjë të forta - si çelik.



Rrënjët tona - rapsodi epike,

Rrënjë lahute - baladë kreshnike.



Rrënjët tona - shpatë me presa,

Rrënjë betejash - me thika e kmesa.



Rrënjët tona - gjerdan fyshekësh,

Rrënjë baroti - krismë dyfekësh.



Rrënjët tona - muranë e gjallë,

Rrënjë të thella - det me valë.



Rrënjët tona - pirg me eshtra,

Rrënjë luftërash - mal me kreshta.



Rrënjët tona - xhamadan,

Rrënjë të kuqe - vullkan.



Rrënjët tona - degë me gjethe,

Rrënjë guri - shkëmb me thepe.



Rrënjët tona - bjeshkë me borë,

Rrënjë qarri - rrap shekullor.



Rrënjët tona - autoktone

Rrënjë qëndrese - mbret në frone.



Rrënjët tona - besë fisnore,

Rrënjë spartane - për fitore.



Rrënjët tona - shqipe në fluturim,

Rrënjë kryengritëse - kushtrim.



Rrënjët tona - filiza në shpërthim,

Rrënjë shqiptare - në amshim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:47 am

KËSHTJELLA E LIRISË



Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,

Kështjellë prej gjakut të rinisë

Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve

Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve

Kështjellë prej betoni e qëndrese

Kështjellë prej hekuri e bese.



Kështjellë prej fëmijsh të vrarë në djep

Kështjellë prej grashë të dhunuara në vek

Kështjellë prej foshnjash të mbytura në bark

Kështjellë prej burrash të varur në lak

Kështjellë prej flamujve të përgjakur

Kështjellë prej tokës së përflakur.



Kështjellë prej shpirtit të dëshmorëve

Kështjellë prej dasmash e dasmorëve

Kështjellë prej brezash t’baballarëve

Kështjellë prej gjoksesh t’flamurtarëve.



Kështjellë prej kullash të rrënuara

Kështjellë prej fisesh të dëbuara

Kështjellë prej librave të djegura

Kështjellë prej lëkurave të rrjepura.



Kështjellë prej luftërash e përpjekjesh

Kështjellë prej zvarritjesh e marshimesh

Kështjellë prej rëniesh dhe ngritjesh

Kështjellë prej tërheqjesh e shtegtimesh.





Kështjellë prej zemrash e bujarie

Kështjellë prej betimi e besnikërie

Kështjellë prej drite e dashurie

Kështjellë prej nderi e fisnikërie.



Kështjellë me themele në tokën arbërore

Kështjellë me majat lartësive qiellore

Kështjellë me bedenat e shqiptarisë

Kështjellë e përjetshme, kështjella e lirisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:47 am

NGRITE ZËRIN, O SHQIPTAR!



Ngrite zërin, o Shqiptar!

Ngrite zërin, bëhu i gjallë!

Ngrite zërin për liri!

Ngrite zërin për Shqipëri!



S’kemi troje për tregti!

Për greko-sllavë e koloni!

S’kemi troje për robëri!

Për të falur në kojshi!



Merr flamurin dhe valëvite!

Rrok dyfekun dhe kërsite!

Merre shpatën dhe vërtit!

Rroke topin dhe godit!



Pas errësirës, zbardhon drita,

Perëndon hëna e lind dielli,

Se pas natës po vjen dita,

Ndrit natyra, shëndrit qielli.



Ngrite zërin, o Shqiptar!

Ngrite zërin, merr pishtar!

Ngrite zërin për çlirim!

Ngrite zërin për bashkim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:48 am

PËR SHQIPËRINË, SHQIPTAR!



Mos fli, shqiptar!

Koha erdhi, shqiptar!

Cingëroi ora, shqiptar!

Ra këmbana, shqiptar!

Zgjohu, shqiptar!

Ngritu, shqiptar!

Ngjeshi armët, shqiptar!

Nisu, shqiptar!

Marsho, shqiptar!

Sulmo, shqiptar!



Pajtohu, shqiptar!

Bashkohu, shqiptar!

Forco unitetin, shqiptar!

Dorë për dorë, shqiptar!

Sup më sup, shqiptar!

Gjoksin hapur, shqiptar!

Ballin lart, shqiptar!

Besën çelik, shqiptar!



Beso, shqiptar!

Shpreso, shqiptar!

Dëshmo, shqiptar!

Qëndro, shqiptar!

Përpara, shqiptar!

Vringëllo armët, shqiptar!

Ndero kombin, shqiptar!

Thyej prangat, shqiptar!

Dëbo armikun, shqiptar!

Çliro vendin, shqiptar!

Lufto, shqiptar!

Fito, shqiptar!



Mos gabo, shqiptar!

Mos dështo, shqiptar!

Mos u ndajë, shqiptar!

Mos u frikëso, shqiptar!

Mos u përçajë, shqiptar!

Mos hesht, shqiptar!

Mos u mashtro, shqiptar!

Mos duro, shqiptar!

Mos u nënshtro, shqiptar!

Mos u ndal, shqiptar!



Ballë-përballë, shqiptar!

Guxo, shqiptar!

Ec krenar, shqiptar!

Drejt fitores, shqiptar!

Drejt çlirimit, shqiptar

Drejt lirisë, shqiptar!

Drejt bashkimit, shqiptar!

Ke lindur, shqiptar!

Do vdesësh, shqiptar!

Për Shqipërinë, shqiptar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:48 am

LIRIA



Liria lind nga gjaku

Liria rritet nga dituria

Liria jeton nga dashuria

Liria forcohet nga besimi

Liria mbijeton nga flijimi.



Liria lind nga ideali

Liria rritet nga besa

Liria jeton nga shpresa

Liria forcohet nga uniteti

Liria mbijeton nga solidariteti.



Liria është ajri që frymon

Liria është dielli që rrezon

Liria është buka që gjallon

Liria është uji që freskon.



Liria është toka ku jetojmë

Liria është jeta që gëzojmë

Liria është zjarri i atdhedashurisë

Liria është fara e përjetësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:49 am

KOSOVA SOT



Oj Kosovë - tungjatjeta!

Nëpër luftëra të shkoi jeta!

Oj Kosovë - shtojzovalle!

Vend me derte, vend me halle!

Oj Kosovë, bij’e Kastriotit!

Si i ke punët në ditë t’sodit!



Disa thonë - je e lirë!

Disa thonë - je n’zinxhirë!

Disa thonë - ke pavarësi!

Disa thonë - je n’robëri!

Disa thonë - je bërë shtet!

Disa thonë - s’ke pushtet!



E plagosur nga armiku!

E mbërthyer nga UNMIKU!

Në status-quo e gozhduar!

Sikur Krishti e kryqëzuar!

As e serbëve dhe Serbisë!

As e shqipeve dhe Shqipërisë!



As në tokë, as në qiell!

Nuk të ndrit as hënë, as diell!

Nuk ke ujë për tu larë!

Nuk ke rrymë për tu parë!

Je n’havá, për gazep!

Sikur cjapi, therë pa rrjep!



Deri dje ishe etnike!

Ishe shqiptare, dallëndyshe,

Sot je bërë multietnike!

Se UNMIKU ja ktheu ndryshe!

Cep më cep ushton jehona:

Nuk e dimë a je e jona?!





Je e gjallë, por s’jeton!

Je e lirë, por s’frymon!

Je e pavarur, por s’je shtet!

Je demokratike, pa unitet!

Je Rozafë e murosur!

As e gjallë, as e varrosur!



Le t’përzihet tokë e det!

Me ty bëjnë eksperiment!

Vend pa dinjitet, pa integritet!

Vend pa kufinj, pa sovranitet!

Vend i varfër, pa ekonomi!

Vend i lënë në agoni!

A do mbetesh nën Serbi?!

A do bëhesh Shqipëri?!

Apo shtet me pavarësi?!

Nuk e di asnjë parti?!

As vetë populli nuk e di?!

Vetëm Zoti në gjithësi!



T’pëlcasë UNMIKU me Rusi!

Dhe Evropa me Serbi!

E gjithë bota le ta di:

Linde ilire, u rrite Dardani,

Je shqiptare, je Shqipëri,

Shqiponjë e Feniks në përjetësi…

(Suedi, 2000)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:49 am

NËPËR SHEKUJ, SHQIPTAR JE!

(Kushtuar Kombit Shqiptar: heronjëve, dëshmorëve, luftëtarëve dhe atdhetarëve të tij në mijëvjecarë)

Je i lashtë - mitologjik,

Je i vjetër, je antik.



Nëpër shekuj, pellazgian

Nëpër shekuj, ilirian

Nëpër shekuj, alban

Nëpër shekuj, dardan

Nëpër shekuj, vullkan

Nëpër shekuj, uragan.



Je emblemë - unikat,

Je ikonë, je dukat.



Nëpër shekuj, shtatvigan

Nëpër shekuj, si spartan,

Nëpër shekuj, burrë stoik

Nëpër shekuj, si kreshnik,

Nëpër shekuj, heroik

Nëpër shekuj, si çelik.



Rreth fyshekët, si gjerdan,

Vesh në tirqë e n’xhamadan.



Nëpër shekuj, kushtrimtar

Nëpër shekuj, betimtar

Nëpër shekuj, atdhetar

Nëpër shekuj, luftëtar

Nëpër shekuj, çlirimtar

Nëpër shekuj, fitimtar.



E bën terrin dritë dhe ag,

Me kandil prag më prag.



Je i gojës - kuvendar,

Je i këngës - lahutar,

Je i besës - besatar,

Je i mençëm - mendimtar,

Je i zemrës - bujar,

Je i dorës - shigjetar,

Je i syrit - shenjëtar,

Je i këmbës - qëndrimtar.



Orator e gjuhëshpatë,

Je trim e kryelartë.



Nëpër shekuj, diamant

Nëpër shekuj, ditiramb

Nëpër shekuj, ndrit fanar

Nëpër shekuj, si pishtar,

Nëpër shekuj, strateg lirie

Nëpër shekuj, themel Shqipërie.



Je i vrullshëm, si azgan,

Je i madh, si vigan.



Nëpër shekuj, shtatbajrak

Nëpër shekuj, si zambak

Nëpër shekuj, luftarak

Nëpër shekuj, po derdh gjak

Nëpër shekuj, misionar

Nëpër shekuj, shpëtimtar

Nëpër shekuj, engjëllor

Nëpër shekuj, shenjëtor.



Je i pastër, qelibar,

Po shkëlqen, margaritar.



Je stuhi, je ciklon,

Ditë e natë po gjëmon.

Je kolos, je gjigant,

Kryengritës, militant.

Je epik, gladiator,

Kryetrim dhe burrëror.

Je etnik, epokal,

Mendjendritur, gjenial.

Je krenar dhe besnik,

Humanist e fisnik.



Famëmadh e dinamit,

Je kalorës, erudit.



Nëpër shekuj, si tajfun

Nëpër shekuj, si tribun,

Nëpër shekuj, rrap me degë

Nëpër shekuj, toskë e gegë

Nëpër shekuj, rrezatim dielli

Nëpër shekuj, flakërim qielli

Nëpër shekuj, gjallë se gjallë

Nëpër shekuj, prush e strall.



Je kuçedër e dragua,

Je Feniks dhe fajkua.



Je shqiptar, Kosovar,

Në çdo luftë vullnetar.

Je shqiptar Iliride,

Gjak i lashtë, Atlantide.

Je shqiptar prej Malësie

Xixa zjarri e shkëndije.

Je shqiptar, Çamërie,

Rracë ilire, pavdekësie.

Je shqiptar, Shqipërie,

Je flamur, lajmëtar lirie.



Nëpër shekuj, shqiptar je!

Shqipërinë, atdhé e ke!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:50 am

LIRIA FITOHET, NUK DHUROHET!



Ne ekzistojmë - na lindi Dheu,

Ne qëndrojmë si Prometheu,

Ne jetojmë me zemra fisnike,

Ne luftojmë me gjokse titanike,

Ne mbijetojmë nga shpresa, dashuria,

Ne fitojmë të jetojë Shqipëria.



Armiku armët vringëllon,

Mpreh thikat dhe kërcënon!

Vendi shkelet me tanksa, helikopterë…,

Dita bëhet terr e nata sterrë!

Populli vritet dhe helmohet,

Rinia burgoset, torturohet…!

Vullneti i shqiptarëve shtypet prore,

Me çizme ushtarako-policore!

Zëri liridashës i shqiptarit krenar,

Shuhet në gjakun e tij qelibar!

Shqiptari nuk quhet më shqiptar,

Në truallin e vet amtar!



Dikush thotë: paqë e durim,

Se armiku është pambarim!

Dikush përdorë diplomacinë,

Për të fituar pavarësinë!

Dikush thotë me demagogji,

Se ky vend veç ka liri!

Dikush përdorë dialogun,

Pa e ditur epilogun!



Dikush thotë: bij të shqiptarisë,

Kapni pushkët e lirisë!

Se asgjë nuk bjen nga qielli,

Se pa luftë s’ka rreze dielli!

Merrni armë, barot të thatë!

Me armikun flakë për flakë!

Se pasha Zotin e Perëndinë,

Vetëm lufta sjellë lirinë!



Shqiptari armiqtë nuk i don,

Shqiptari robërinë nuk e duron,

Shqiptari pushtimin nuk e pranon,

Shqiptari liri, pavarësi kërkon.



Luftës me luftë t’i përgjigjemi!

Forcës me forcë t’i kundërvihemi!

Forcës reaksionare,

Me forcë revolucionare!

Aksionit pushtimtar,

Me aksion çlirimtar!



E vërteta pa forcë e ushtri,

Porsi gaca pa flakë e shkëndi!

Drejtësia pa armë,

Si peshku në zallë!



E vërteta dhe drejtësia,

Nuk triumfojnë asnjëherë,

Bashkimi dhe pavarësia,

Nuk fitohen pa maliherë!



Tingëllon ora e bashkimit,

Buçet këmbana e kushtrimit,

Kush ka vesh i dëgjon,

Kush ka sy i shikon.



Koha nuk pret,

Koha ecë e kalon,

Atdheu thërret,

Bijtë e vet po rreshton,

Në ushtrinë çlirimtare,

Për ideale kombëtare.



Durimi e paqja pakufi,

Janë vuajtje, robëri!

Janë përkulje, nënshtrim!

Janë grabitje, pushtim!



Ne s’jemi pacifistë!

As nuk jemi fatalistë!

Ne jemi revolucionarë,

Ne jemi luftëtarë,

Me armikun ballë-përballë!



Ne s’jemi frikacakë!

Ne nuk jemi trumcakë!

Ne jemi guximtarë,

Ne jemi flamurtarë,

Me armikun ballë-përballë!



S’jemi skllevër, apatikë!

Jem vitalë, energ jikë.

S’jemi robër, s’jemi lypës!

Jemi trima, kryengritës.



S’jem viktima të dëshprimit!

As pinjollët e dorëzimit!

Jemi zotët e këtij vendit,

Jemi burrat e kuvendit,

Jemi lulet e trimërisë,

Luftëtarët e lirisë.



Perandoritë lindin e vdesin,

Popujt qëndrojnë e mbesin,

Perandoritë shkojnë e vijnë,

Popujt rilindin përsëri.



Armiq e furtuna kaluan,

Stuhi të shumëta vërshuan,

Mbi trupin e vatanit,

Mbi gjoksin e shqiptarit,

Që kurrë s’u mposht, nuk u ndal,

Me shpatë e pushkë mal më mal,

Me idealin e lirisë e të shpresës,

Rrugës së luftës e të qëndresës.



Rruga e luftës - mohim i robërisë,

Rrugë e nderit - revolucionare,

Rruga e luftës - rruga e lirisë,

Rrugë e lavdishme - kombëtare,

Rruga e luftës - rrugë e çlirimit,

Rruga e luftës - rrugë e bashkimit,

Rruga e luftës - rrugë e pavarësisë,

Rruga e luftës - rrugë drejt Shqipërisë.





Shqiptari e don paqën, demokracinë,

E don gjuhën, kombin dhe lirinë,

Mbi të gjitha don Nënën Shqipëri,

Pa atdhe nuk ka komb, as liri.



S’ka më grupe e parti

S’ka më teori e ideologji

S’ka më borgjezë, as proletarë

S’ka më populistë, as bajraktarë

S’ka më socialistë, as kapitalistë

S’ka më liberalë, as komunistë

S’ka më marksistë, as leninistë

S’ka më stalinistë, as maoistë

S’ka më titistë, as enveristë

S’ka më fanolistë, as zogistë

S’ka më fashistë, as ballistë

S’ka më fetar, as ateistë

S’ka më të djathtë, as majtistë

S’ka më ekstremistë, as terroristë.



S’ka më të bardhë, as të zi

Ka vetëm Shqiptarë e Shqipëri

Ka patriotë e atdhetarë

Ka luftëtarë e kombëtarë

Ka luftë për dekolonizim

Ka luftë për liri e çlirim

Ka luftë e përpjekje titanike

Luftë për Shqipërinë etnike.



Të gjithë jemi nipër të Skënderbeut

Të gjithë jemi ushtarë të Mëmëdheut

Të gjithë jemi bij të Shqipërisë

Të gjithë jemi luftëtarë të lirisë.



Jemi në luftë,

E lufta kërkon bukë.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon pushkë.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon municion.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon vizion.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon unitet.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon solidaritet.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon besnikëri.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon trimëri,

Jemi në luftë,

E lufta kërkon besatim.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon përkushtim.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon guxim.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon bashkim.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon betim.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon flijim.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon atdhedashuri.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon gjak të ri.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon dëshmorë për liri.

Jemi në luftë,

E lufta kërkon heronj për Shqipëri.



Liria nuk fitohet me urata,

As me lutje e dekorata!

Nuk fitohet me fjalime!

As me rrena, teorizime!

Ajo fitohet me luftë e gjak,

Me përleshje prag më prag,

Nuk dhurohet n’tavolina,

Po fitohet me martina.



Pajtohuni, shqiptarë!

Bashkohuni, shqiptarë!

Luftoni, shqiptarë!

Bashkoni kombin mbarë!

Bashkoni trojet ilirike!

Bashkoni Shqipërinë etnike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySat Mar 29, 2008 1:51 am

Shkruan: Shefki OLLOMANI



Re të zeza të kanë mbuluar,
Diell e Hënë të kanë errësuar,
s’je në ëndërr,
por je zhgëndërr,
në terr të zi e në robëri,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Laku n’fyt po t’shtrëngon,
pranga trupin ta mundon,
okupimi po t’shkatërron,
armiqt sulen me egërsi,
me ushtri e me djallëzi,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Mjaft Ti fjete dhe u përgjume,
mjaft Ti ndejte e ngujume,
mjaft Ti prite ditë përditë,
flake terrin bëhe dritë,
ndize zjarrin nga një shkëndi,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Më dhemb zemra kur rënkon,
kur nga dhembjet Ti gjëmon
m’hapet goja e s’mund të flas,
jap kushtrim e po bërtas,
por askush nuk më dëgjon,
po askush nuk më beson
i gjithë trupi të është shkri,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Kam shumë zjarr e shumë dhimbje,
kam shumë mall e shumë dridhje,
kam shumë vuajtje e dashuri,
kam shumë dhembje e krenari,
kam shumë ankth e burrëri,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Shpatë e Damokleut të rrin mbi kokë,
"Pako" e "Traktate" hartojnë me okë,
Rezoluta (1244) e 14 Pika,
gjithësecila më e mprehtë se thika,
trupin copa ta copëtojnë,
shpirt e zemër të dërrmojnë,
trojet Tua t’i pushtojnë,
marimangat thurrin robëri,
kameleonët endin tradhti,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Serbia jepë autonomi,
bota jepë gjysmëpavarësi,
ç’janë këto hile një dreq e di,
gjithçka janë veç jo liri,
të ka hy n’Kullë bajlozi i zi,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Janë ndryshkë armët mbi tavan,
pastro shpatë e jatagan,
dil në shesh dhe n’mejdan,
shpërthe vrullshëm si vullkan,
Ja vdekje – Ja liri,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Mos i le armët të ndryshken,
mos i le teshat të myken,
mos e le luftën në mes,
mos e le idealin t’vdesë,
mos harro - je Iliri,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Gjithë Kosova n’re të zeza,
nënat, motrat shamizeza,
frynë stuhia e shfrynë era,
lufta të troket te dera,
s’ka liri, s’ka pavarësi,
s’ka bashkim, as drejtësi,
rroki armët përsëri,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Zgjohu, ngritu del te dera,
se sërish po vjen pranvera,
se liria s’vjen çdo ditë,
flake terrin del në dritë,
del në dritë e në liri,
mos duro më tirani,
sllavo-grekë, as dredhi,
zgjohu, ngritu Shqipëri!

Nëntor 2007/Botuar më: 09 Nov 2007/F.F.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Victor Hygo   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySun Mar 30, 2008 12:52 am

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Victor_Hugo


Cfare mendoni per kete shkrimtar madheshtore?

Ne kete tem kam dashure ti analizojm vargjet e thenjet e tij.

Dhe nese dikush mund te ma gjej biografin ne shqip te ketij autori do ta falenderoja me gjith zemer.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySun Mar 30, 2008 2:04 am

I nderuar guximi pergezime per temen.!

Kemi te bejem me Victor Hugo e jo me Victor Hygo kete nuk e kuptoj edhe me para se te hapet kjo teme , kam patur raste te diskutohj me ''disa'' se une e njofi si Victor Hugo e jo si ''Victor Hygo ''.duhet se pari te sqarojme Emrin dhe Mbiemrin e tij.

Une kam matrial ''biografin '' e Victor Hugo do te thote,ne ate qe kam lexuar une por jo Victor Hygo.

Nese ka ''dikush'' te na sqaroje se ka edhe ndonje Victro Hygo apo sipas mendimit time eshte....nese duhet te flasime per kete persone eshte ...

Victor Marie Hugo lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.

te tjerat te ja leme temes

Me mirkuptim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySun Mar 30, 2008 3:56 am

Rrustem G e c i – poezi promemoriale


Z Ë R I PRESHEVËS
Ngritemi që të j e t o j m ë
ngritemi që të ndërtojmë
ngritemi të bëjmë më shumë
Kosovë është Presheva, hej!..

Si të jetojë nën terr të huaj
me duart e tij të përgjakura
me drejtësinë e të çmendurit
Me atë që vetëm më vret
Në këtë t o k ë denbabaden
unë kam varret e stërmoçme
të rënët e të gjitha kohrave
këngët e të gjitha betejave

O ti që flet krejt ndryshe
K o s o v ë është emri im
Kosovë është g j a k u im
Shqipëri është Presheva, hej!...

Rrustem Geci - Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Ese letrar mbi librin “Vetullat pa akull” të Gani Xhafollit   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySun Mar 30, 2008 3:58 am

Ese letrar mbi librin “Vetullat pa akull” të Gani Xhafollit
SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ !
( Kryefjala dhe kallxuesi, jo rrallë kanë probleme. Zanoret që kërkojnë vetëvendosje, mëngjes fjalësh, dhe dhimbje mbrëmjesh, janë pasuri ndjenjash
nga më më të bukurat. Shpirtit s´kam çka t´i bëj, I mençuri përherë qanë!..)
Në letërsisë tonë artistike, Gani Xhafolli, ka kohë që është ngjitur në pemën e poezisë. Ngjitjen e tij në këtë pemë të vështirë e ka bërë talenti tij prej poeti. Prushi i vargjeve të Xhafollit është i ngrohtë dhe prekës.Libri i tij i fundit,”Vetullat pa akull” është një prurje e re dhe me figura shumë të pasura. Nuk jam Homer, as Hamlet, po një fëmijë i pagjumë me më të pagjumët e vendit tim. Studio ime e krijimit shprehet Ganiu , ka tre dhoma; lirikën, metaforën, semantikën,dhe ca paradhoma.Sa herë gjendem mes luleve zogjët I bien pjanos , dhe orkestrojnë vargjet e mia. Në hapësirën e paanë të të kundërtave, shprehet Xhafolli, spikatë fryma e të jetuarit, sahati artistik , muza e tij e shtrenjtë , e magjishmja për më të bukurën. Në shkretëtirën e letrës së bardhë, përpara se të vë mendimin mbi letër, më bie loti, dhimbja e çarë, të qenit njeri.Në të argjiltën e fjalës kam mbjellë farën e së ëmblës, kohën e te qënit tim.Realitetin e të jetuarit shprehet Gani Xhafolli, unë e lexoj ashtu si është, duke ia shtuar këtë kohë të ardhmes. Nuk ka robëri që ma mbyll derën, sepse , jam poeti, ai që vet u jap frymë vargjeve. Në këtë botë plot trazira unë kam muzën time, vashën më të virgjër të ëndrrave,që kurrë s’ më lë vetëm,por,më merr me vete tek e pagjumta e saj. Drejtësia është më e padrejta në këtë botë, padrejtësia saj sa e sa herë na ka poshtëruar, na ka fyer e përçarë, na ka bërë kryengritës,lexojmë në librin e tij më të ri „ Vetullat pa akull“ , që këto ditë doli nga botimi.Lufta e motiveve na thotë pooeti Xhafolli, është lufta më gjigande e një krijuesi. Rënia nuk më pëlqen.Më këtë dua të themë thotë poeti, se edhe kryefjala, edhe Kallxuesi kanë probleme.Zanoret jo rrallë kërkojnë vetëvendosje, mëngjes të fjalës, mesditë të durimit, mbrëmje të dhimbjes. I mençuri thotë poeti përherë qanë më shumë.Unë shpirtit s’ kam çka t’ i bëj.Sa herë flë ëndrra më shpie tek ëndrrat e saj, që ta gjej lulen time.Të gjitha shkronjat i kam shumëzuar që kënga të jet më e plotë, më e qartë, më intime. Në valixhen time poetike përveç vesës,shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë. Hëna në poezinë e Gani Xhafollit është mikja e tij më
e dashur që i bën pyetje poetit.Zanoret e poetit Xhafolli, janë të veçanta për nga vlera,dhe
të mbushura me emocion.Që i vogël thotë Gani Xhafolli, më ka humbur çelësi i heshtjes, çelësi i të urtit. Plot lule të jetë sime sime , thotë autori, m´i ka vrarë kjo jetë. Vetëm unë e di sa kam patur dhimbje për atë lule, se unë i kam martuar plot shkonja me vuajtjet e mia.Në pavetëdijen e pavetores edhe fryma herë- herë më del e kuqe, lexojë në librin “Vetullat pa akull“ . Nuk di sa do të mërzitem në fund të këngës...por më mjafton një pikë, një presje, që unë të mbetem tek lulja, tek pema, tek ëndrra, tek mbretëresha ime, poezia.
Rrustem Geci – Dortmund
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 EmptySun Mar 30, 2008 4:17 am

Te pergezoj pet temen biligoa edhe pse kohen e kam te kufizuar e nuk e kam lexuar te gjithe por kam nje pyetje

Rrustem Geci
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 U1_RrustemGeci1-1

Dhe Gani Geci jane vëllezer qe te njejtin Mbiemer e kane.?

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Gani_geci_78
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 21Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 11 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: