Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21 ... 27 ... 35  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Fri Apr 18, 2008 3:06 am

KĖSI LOTĖSH S'KANĖ DERDHUR SYTĖ E MI


S'po tė jap trėndafil

Qė t'i marrėsh erė,

Po ta lė poezinė,

Ta mė kujtosh pėrherė

(Po ta lė poezinė) fq. 7.


Lirika nė librin e Xhemajli Berishės, ėshtė zėri autentik i shpirtit tė tij, i ruajtur dhe i ndrydhur brenda vargut, pėr ta ruajtur atė ndėr vite, nga rrebeshet e kohės nėpėr tė cilat u pėrbirua populli i ynė, por jo edhe poeti. Fati i tij ishte i lidhur ngushtė me fatin e atdheut dhe pėr tė edhe u flijua. Por siē e thamė nė fillim, lirika e lėnė nė dorėshkrim, na e sjellė zėrin autentik tė shpirtit tė tij poetik. Shpirti i tij vjen nė fjalė, nė varg e ringjallet, duke sjellė mes nesh dashuri, ndjenjė, besnikėri, sinqeritet, fjalė etj, pėr njė kėrkim tė ri, pėr kohėardhurėn aq shumė tė pritur, lirinė. I gjithė ky gėrshetim temash, pėrmes lirikės ėshtė shprehja mė e mirė e ndjenjės sė tij, e brezit tė tij, idealizmės brenda tė cilit mishėronte shpirti i tij. E gjithė kjo shprehje e ndjenjės sė dashurisė, pėr mes vargut, ėshtė dashuria pėr atdheun, lirinė e tij. Dhe gjithė kjo ndjenjė, nė ecje me kohėn do tė shpaloset edhe mė ēiltėr. Sepse ėshtė koha ajo qė kėrkonte ndryshim, dhe shpalosje tė ndjenjave, tė atdhetarizmės.

Pra e gjithė koha e viteve tė tija, sa vinte e bėhej mė e zymtė, por nė shpirtin poetik ajo bėhej mė shpėrthyese, siē bėhet poezia nė vazhdim. Duke e dėshmuar shprehjen gjithnjė e mė hapur tė mendimit pėr ndjenjėn e lirisė qė ai dhe bashkėmendimtarėt e tij e kultivonin nė shpirtin e tyre. Nga kjo shohim edhe njė element tė veēantė tė shkrimit tė poezisė nė kohė tė ndryshme, si njė kronik qė e pėrcjellė jetėn e tij. Pra, njė poezi e shkruar nė kohė tė ndryshme pėr njė periudhė tė gjatė kohe. Pra pikėrisht kjo e vėrteton edhe thėnjen, se me kalimin e viteve, vargu bėhet mė shpėrthyes, mė i hapur, mė kėrkues, duke shprehur edhe militantizėm, tė cilin edhe kishin djemtė e idealit tė lartė tė atdheut, siē ishte Xhemajliu. Nė ciklin e parė tė librit; "Fjalė e vėrtetė", shpaloset shpirti i sinqertė i poetit, nė atė tė dytin; "Uri e etje kam - pėr ty", ai bėhet mė kėmbėngulės shtigjeve tė kėrkimit;


Ti po mė shtėrngon me fuqinė shpirtėrore

Kėsi lotėsh s'kanė derdhur kurrė sytė e mi,

Janė lot tė kthjellėt tė dashurisė rinore

Tė lutem mos m'i fshijė!


Nė mė shterren lotėt

ka tė bėj pastaj

Diēka do tė derdhin kėta sy,

Njė det tė pa fund, njė det tė paskaj,

Nė mos paēa lot, do tė derdh gjak pėr ty!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Fri Apr 18, 2008 3:06 am

(Shtigje kėrkimi), fq. 29.


I gjithė ky shpėrthim do tė vie nga njė pritje e gjatė, i cila e dėrmonė njeriun, i humbė kuptimin jetės, ndėrsa gjurmėt e saja vijnė e shtrohen brenda shpresės pėr njė tė ardhme tė mirė. Por e gjithė kjo etje, kjo kėrkesė e kėrkonte kohėn, dhe dukej se koha po vinte, apo siē do tė thuhej nė ciklin e tretė tė librit: "Ka ardhur koha". Koha pėr njė shprehje tė hapur tė mendimit, pėr njė kėrkesė tė hapur tė tė drejtės pėr liri. Ky shpėrthim, kjo besnikėri ndaj ēėshtjes sė atdheut, ky militantizėm, do tė shprehet mė sė miri nė vargjet;


Kėtė tokė ku kemi le e nderojmė

Sepse shqiptarė ne vetes i thomė.

Gjaku s'na dhimbset qė hargjojmė

Kur armikun si shqipe e luftojmė


Shumė tė huaj deshėn ta robėrojnė

Nėpėr kėmbė ta marrin ta pushtojnė,

Po cili do qė shkeli te ky dhe

Kurrė mė s'u kthye atje ku ish le.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Fri Apr 18, 2008 3:07 am

...

(Kėtė tokė ku kemi le e nderojmė), fq. 54.


Ky artikulim i atdhetarizmės se poetit, nė tabanin kombėtar, pėrmes vargut do tė shtrohet edhe nė poezinė; "Abdyl Frashėri", me ēka do tė identifikohet qartė kėrkesa e djemve atdhetarė tė rangut tė Poetit. Apo nė poezinė ; "Pritja", ku poeti pėrmes vargjeve, shfaqė hapur idenė e bashkimit; "Malli pėr ju po mė rėndon, / Ah, sa kohė ka qė s'ju takoj, / Dua tė nisem tė vij, / Por kufirin si ta kaloj" /. Dhe e gjithė kjo pėrpjekje, kjo luftė, bėhet pėr tė vetmen fjalė; Liri. Lirinė, qė aq shumė na mungoi neve shqiptarėve, jashtė trojeve etnike.


Pėr ty gjaku s'u kursye,

As djersėt e ballit,

Qė kjo tokė tė jetė e lirė.


(Lirisė), fq. 63.


Nga rrafshi tė cilin e zbėrthyem librin ,deshėm tė dėshmojmė se poeti Xhemajli Berisha, i tillė ēfarė ishte nė jetė, ishte edhe nė varg, nė poezi. Kėtė njohje, kėtė zbėrthim tė vargut tė tij, nga njė pėrceptim i hollė, do tė shihet shumė lehtė se poeti ishte i ēiltėr, i sinēert, i thjeshtė e modest, me njė taban tė pasur atdhetar e me njė guxim e vendosmėri prej militanti. Hė pra, i tillė mbeti nė altarin e atdheut, i tillė pėrmes vargut edhe nė letrat shqipe.


18. 8. 2001, Zvicėr

 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Fri Apr 18, 2008 3:08 am

PRILLI I VRARĖ


· Kushtuar dėshmorit tė kombit, Xhemajli Berisha, i vrarė mė 6 prill 1989 nė burgun e Prizrenit.



PRILLI I VRARĖ


Prillit ja vranė qiellin bilbilin e ndalėn nė kėndim

Diellin i ndalėn trėndafilit pranvera rrodhi pikėllim


Lumbardhit ju skuqė rrjedha atdheut pala nė flamur

Ideal i vrarė prilli ligjėrim i papėrfunduar


Dhembja nė kėngė u shua qėndresa guxim lėshoi

Udhė brezash rruga ideali rrezaton

Prizren ,1997


NJĖ TJETĖR JETĖ


Tani mė kandili i idealit tėnd shkėlqen

Shkėlqimi trazohet nėpėr agimet e bardha

Pėllumbat e emrit tėnd flatrojnė kuqeziut

Nė fletė lulesh rrezet e idealeve tė ardha


Emri ytė flatron me diellin

Vakim zemrat e ditėve pa trishtim

Lirikė pėrmallimi nokturno emrit

Rrezeve tė dritės plotė shkėlqim


Shfletojmė ditėt e ikjeve tė zeza

Dhembja na mbytė trishtimit

Qiellit mbulonė korbėzeza

Atėdheu gjakonė nė pikėllim


Atėdheu ideali i flijimit

Emri i skalitur pėrjetėsisė

Pėr bardhėsit e ardha pėr bashkimin

Gjak nė flamurin e ardhmėrrisė


Shtatorė, 1999, Prizren


IDEALI I LIRISĖ


(Xhemajli Berisha)


Rėnja pėr ideal ėshtė pavdeksi

Lule e kėputur ligjerimi ėndėrr e vrarė drita


Shpresė e kėputur liria

Prapa dritareve tė burgut bishat tėrbohen

Klithma e shpresave tė vrara gjakun mbulonė

Pse e ndale shkėlqimin para hienave tė natės


Ti ishe shkėndijė prej dielli

hijenatė trazojnė amshimit shkėlqimit tė tė ndalin


Dashuria nė buzėqeshje tė vizatohej

Liria tek rrjedhė pavdeksisė


2000, Prizren


UDHĖ BREZASH

(Xhemajli Berishės)


Mė jep ngrohtėsi nga jeta jote

T`ua vak zemrėn tė tjerėve

Mė jep amanetin e kėngėve

Tė pa kėnduara

Ta dėrgoj ndėr breza

Mė jep fjalėn tėnde qė ngeli pa thėnė

T`u jap oshėtimė bjeshkėve

Mė jep dėshirėn e idealit tėnd

Kult pėrė rrugėn e lirisė

Mė jep uratė nga mermeri yt

T`u jap udhė kėngėve tė pathėna
Prizren, 1997


Gėzim Ajgeraj, poet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Arta
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve: 760
Registration date: 06/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sat Apr 19, 2008 11:03 pm

Viktor Hygo[1802-1885]
Viktor Hygo lindi nė vitin 1802. Ishte i biri i njė koloneli tė ushtrisė republikane ,i cili rridhte nga shtresat e ulta tė popullit dhe u bė gjeneral nė kohėn e perandorisė .Po Viktorin e edukoi e ėma ,njė grua me bindje ruojaliste dhe fetare ,qė rridhte nga njė familje borgjeze nė gjendje tė mirė .Shkrimtari e filloi karrierėn letrare qysh nė moshėn 13 vjeēare .Qė kur ishte 16 vjeē ai tėrhoqi vėmendjen e kritikės letrare proshatobriane .Situata shoqėrore- politike e restaurimit i forcoi pikpamjet rojaliste tė Hygo-it.
Nė letėrsi Hygoi hyri si poet lirik .Mė 1822 doli nė dritė pėrmbledhja e parė e vjershave tė tij ''Oda'' ,ku autori pėrshėndet gjithqka qė forcon monarkinė dhe dėnon gjithqka qė e minon atė.Nė kėtė pėrmbledhjeai lavdėron Vandenė,i kėndon mesjetės,flet pėr viktimat e terrorit jakobindhe e sheh restaurimin si fitore mbi ''ata qė nuk kanė perendi''.Gjuha e kėsaj pėrmbledhje ndodhet nėn influencėn e gjuhės aristokratike .Por vetėm pas dy vitesh nė parathėnjen pėr ribotimin e kėsaj p ėrmbledje Hygoi shfaq simpati pėr romantizmin por do ta quaj kėtė rrymė letrare si rezultat i revolucionit .Hygoi vė nė dukje se''letėrsia e re ėshtė njė letėrsi e vėrtet''.Kėtu ai duke kundėrshtuar ''artin pėr art ''thotė se poeti duhet tė''shkojė pėrpara popujve dhe t'u ndriqoj rrugėn ''.
Nė vitin 1826 u botua pėrmbledhja e re tė Hygoit''Oda dhe ballada'' qė u ribotua me disa shtesa mė 1828.Nė kėto vargje vihet re njė farė largimi i poetit nga tutela e principeve estetike .Ai flet pėr vlerėn pozitive tė reformės romantike tė poezisė.Nė parathėnje poeti bėn thirrje pėr novatorizėm ,Nė kėtė pėrmbledhje ka pėrdorur rima mė tė lira masa tė reja poetike ,ligjėrata e tij poetike nuk ėshtė mė pompoze ,gjuha bėhet m♪7 dinamike dhe mėshprehse.Hygoi preferon mė shumė formėn epike se lirike .Nė fund tė parathėnjes sė ''Oda dhe ballada' poeti thotė ....poeti duhet tė ndjek vetėm njė model--natyrėn ,ai duhet tė udhėheqet vetėm nga e vėrteta.
Mė 1823 Hygoi botoi novelėn ''Han Islandezi'' qė me gjithė mungesat artistike tregon se autori tashme i ka hyrė njė rruge tė vet qė dallon nga ajo e mėsuesve tė tij letrar .Vepra tė tjera tė tij janė ;
Romani ''Byk ZHargal'-1826
''Notre Dame de Paris''-1831
''Tė mjerėt''
''Punonjėsit e detit'
''Njeriu qė qesh''
''Viti nėngėdhjetė e tre'-1874
Pėrmbledhja poetike''Orientalet''-1829
''Viti i tmershėm '1872
Pjesėt teatrale ''Kromuell'-1827
''Marion dė Lorm''
''Ernani'
''Mbreti argėtohet'-1833
''Maria Tjudor'-1833
''Lukrecia Borgjia''-1833
''Ryi Blaz'=1838
''Burggrafėt'-1843
Novela ''Dita e fundit e njė tė dėnuari''-1829
''Klod Gė'-1835
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Apr 20, 2008 11:31 pm

Guximi po te ndimoj edhe une se kush ishte Victor Hugo



Vitet e para te jetes i kaloi ne shume vende te ndryshme i detyruar me familjen per shkak te punes se babait i cili ishte nje gjeneral ne fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetesh ne Korsike; 2 ne Paris dhe disa vjet ne Italine Jugore ai nisi shkollen ne Spanje dhe me vone e vazhdoi ne Paris. Publikimi i tij i pare ishte nje vellim i "Odet" te cilen e publikoi vetem kur ishte 20 vjecar, nje veper nen influencen e shkolles klasike. Ne letersine franceze tashme kishte filluar te perhapej romanticizmi, ku Hygoi bazaur ne kete botoi pjesen e dyte te "Odet". Gjate viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shume vepra te cilat ia rriten shume reputacionin, dhe me pak prej ketyre arritjeve ai u be pjesetar i akademise franceze ne moshen 39 vjecare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s“amuse" nga e cila Verdi mori subjektin per operen e tij Rigo, paten nje sukses te madh. Gjate viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si perkrahes i monarkise se Lui Filipit me ide te zjarrta napoleoniane. Me vone ai shfaq dhe mbeshtet Lui Napoleonin si president, por nuk perkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij debimin nga franca.


Edituar pėr herė tė fundit nga Beton nė Sun Apr 20, 2008 11:37 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Apr 20, 2008 11:32 pm



Victor Hugo kur ka qen i ri

Megjithate vitet e mergimit ishin shume te frytshme, gjate kesaj kohe shkroi dhe romanin "Te mjeret" e cila e beri te njohur edhe jasht frances "Punetoret e detit", "Njeriu qe qesh" etj. Me renien e perandorise Hygoi u kthye ne Paris dhe beri nje tentative pa sukses pjeserisht ne pjesen politike te Frances. Vitet ne vazhdim e deri ne vdekje i kaloi ne Paris. Ne vitin 1881 u emerua senator i perhershem. Vdiq me 22 maj 1885 dhe u varros me nje ceremoni madheshtore ne Paris. Viktor Hygo eshte konsideruar si nderi i letersise franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vleresua ne rradhe te pare si poet, por edhe ketu ai i theu rregullat kryesore, thelbesore ne te cilat bazohej letersia franceze e asaj kohe. Stili i tij epik dhe lirika e tij jane te paarritshme. Ai do te ngelet perhere nje nga shkrimtaret me te ndritur e te lavdishem te Frances. Jashte Frances Viktor Hygo njihet kryesisht per prozat e tij teresisht romantike, ai dashuronte antitezen, dhe kjo e conte ate ne ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij jane te gjalla dhe shume te goditura, shpesh here romanet e tij jane me detaje teknike dhe me pershkrime te tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i mases dhe kjo duket e qarte ne idete e tij te egzagjuara, si dhe mungesen e humorit ne te gjithe veprat (perafersisht). Ne kete aspekt ai nuk ishte kurre lider ne politike. Rradhitet ne nje nga shkrimtaret qe te prek shpirtin kur lexon veprat e tij. Ai diti te qendronte larg nga modelet melankolike dhe te vetmuara qe karakterizonin poetet e kohes, duke ditur te pranoje peripecite jo gjithmone te lumtura te jetes se tije per ti bere eksperienca thelbesore dhe te mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human. Shkrimet e tij harriten te mbulonin te gjitha gjinite letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus ne te gjithe Europen.


Edituar pėr herė tė fundit nga Beton nė Sun Apr 20, 2008 11:38 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Apr 20, 2008 11:33 pm



Shtepi e Victor Hugo

Biografia Gjate rinise se tij ndoqi te atin Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrise se Bonapartit, qe guxonte te merrte me vete ne spostimet e tija, te shoqen Sofia Trébucher, dhe te bijte Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe nje rol deciziv per kapjen e Fra Diavolo ne Itali per kete u emerua Guvernator i Avellinos; me tej u dallua eshe ne Spanje, ku Bonaparti i dha graden e gjeneralit. Ne periudhen nga 1815 deri ne 1818 Viktori frekuentoi per nje periudhe, per te plotesuar deshiren e atit, Politeknikun e Parisit, por shume shpejt i la studimet teknike per t’iu dedikuar letersise drejt se ciles e shtyu e ema. Shkroi Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sebashku me vellain Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi me pas Odet dhe poezi te ndryshme (1822) dhe shume shkrime te tjera deri tek Odet dhe balada, qe i vleu nje rent prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII. Ne 1823 u martua me Adele Foucher nje shoqe femijerie; dasma u kremtua ne kishen e Saint-Sulpice (ne te njejten kishe ku u pakezuan markezi Franēois de Sade dhe Baudelaire). Ne te njejten periudhe nisi te frekuentoje rrethin e romantikeve te parisit mes te cileve edhe ate te Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden kater femije: Leopoldine, Charles, Franēois-Victor e Adčle. Zbulimi, mbas disa vjetesh, e trdhetise se te shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do ta coje te beje nje jete te lire; e dashura e tij per gati 50 vjet u be Juliette Drouet, nje aktore teatri te cilen e njohu gjate provave te Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qendroi gjithmone prane pavaresishte tradhetive te shumta te Viktorit. Babai i Romanticizmit Ne 1827 shkruan dramen historike per teatrin Kromuell, ai qe u konsiderua si manifestimi i teorive te reja romantike, ndersa ne 1830 u prezantue Hernani ne Komedine Franceze; prenzantimi u nderpre nga perplasjet mes mbeshtetesve te Hygos me disa horra.


Edituar pėr herė tė fundit nga Beton nė Sun Apr 20, 2008 11:40 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Apr 20, 2008 11:33 pm



Hugo ne shtrat i vdekur.

Puna megjithate iu njohe nga shefi i shkolles se re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Ne 1841, Hygo bente pjese ne Akademine Franceze, ndersa ne 1831 u publikua Notre-Dame de Paris, i cili pati nje sukses te menjehershem dhe te gjere. Ne 1843 mbytet e bija Leopoldine dhe dhendri; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar ne gazeten Siecle ( shekulli ). Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punes teatrale “I Burgravi” ne 1845, i shkaktoi nje depresion te madh qe do ta mbaje large botes letrare per 10 vjet. Ne te njejtin vit emerohet Par i Frances nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Ne 1848 Hygo bene pjese si deputet ne Asamblene Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell ne pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj – kur vete nisi te sillet ne menyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kunder varferise dhe shtypjes qe behen nderkohe gjithnje e me pak te tolerueshme. Mergimi Keto kontraste e cuan Hygoin te arratiset ne ishullin Guernsey, duke e shtrenguar keshtu te jetoje ne mergim per 15 vjet. Por, Hygo, gjate mergimit nuk pushoi kurre se konsideruar nga francezet si Babai i atdheut ne mergim. Mbyllet keshtu per te nje periudhe e lumtur, edhe pse me kntraste te forta, dhe po hapej nje tjeter ne te cilen do te merrte forem figura mitike e tij ne poetike qe duhej me pas ti dorezohej tradites historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e tij me personale, satira “Napoleone on i pettit” ( Napoleoni i vogel) 1852 dhe vargjet “Chatimente” (Ndeshkimet) 1853 qe evidentuan ne menyre te shenjuar dhe polemike veprimet e Napoleonit III. Me inspirim humanitar ishin veprat Les contemplations (“ Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda e shekujve” Hygo pershkoi historine e njerezimit nga Gjeneza ne shekullin e XIX, veper qe u publiku ne tre pjese: pjesa e pare ne 1859, e dyta ne 1877 dhe e treta ne 1883. Shkroi ne te njejten periudhe veprat e tij me te njohura qe do perconin famen e tij ne te gjithe Europen si “Te mjeret” (1862), “Punetoret e detit” (1866), dhe “Njeriu qe qesh” (1863). Gjate kesaj periudhe nuk iu kursyen fatekeqesite: ne 1855 vdes vellai i tij Abel, ne 1863 vajza e tij Adele cmendet dhe arratiset ne Kanada, ne 1868 vdes edhe e shoqja dhe disa niper, por ne te gjitha keto fatkeqesi do te kete gjithmone prane besniken Zhuliet. Impenjimi anti-monarkik e coi ne nje publikim te ri dhe shume me te mbyllur publicistik ne favor te ideve demokratike. Me mergimin impenjimi i tij anti-napoleon (Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri ne vepren e tij Napolé on le petit ( Napoleoni i vogel), 1852. ne librin Les chā timents (ndeshkimet), 1853 dhunes verbale i pergjigjet dhuna e diktatorit; ajo ishte e vazhdueshme ne Les contemplations (“ Mendimet”), 1856 ne te cilen shkrimi behet kozmologji morale qe vesh cdo fat njerezor, shprehje e jetes se brendeshme dhe e rikuperimit te memories ne nje dimension mitik. Te vitit 1862 jane romanet “Te mjeret”. Ne 1866 i pason “Punetoret e detit”, veper e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet proletare behen gjithnje e me shume kusht romantesk, shkrimtari gjendet gjithnje e me shume ne prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra) dhe me fatalitetin e gjithepranishem te zemres njerezore. Rikthimi ne atdhe Rikthimi i tij ne atdhe ndodh ne 5 shtator 1870, pas mposhtjes se Napoleonit te III. U prit nga nje turme brohoritese dhe entuziaste qe kishte ardhur per te pershendetur rikthimin e tij ne Paris. Shtepia e tij behet serisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi qetesine duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93” (1873); shkroi poezi tetjera, disa ne lidhje me jeten e tij familjare si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi te tjera satiro – politike si “Babai” (1887). U rikthye serisht te beje pjese ne Senat ne 1876. Ne 1878 goditet nga nje kongjestion celebral por kjo nuk e pengoi – pavaresisht se semundja e detyroi te pakesonte aktivitetin e tij – te coje deri ne fund “Torquemada” (1882), nje veper mbi fanatizmin e inkuizicionit qe kishte nisur disa kohe me pare. 80 njetori i tij u festua nga nje turme festuesish qe vendoste lule perpara shtepise se tij; disa muaj me vone do te goditej nga nje zi e re, me vdekjen e besnikes se tij Zhuliet. Hygo qendroi per ta qare i vetem deri ne 22 mars 1885, pra deri ne vdekje ne shtepine e tij ne Paris. Trupi i tij u vendos per nje nate nen Harkun e Triumfit dhe u shoqerua nga 12 poet. Ne ceremonine e tij te varrimit moren pjese persona te ardhur nga cdo cep i Frances.


Edituar pėr herė tė fundit nga Beton nė Sun Apr 20, 2008 11:41 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Apr 20, 2008 11:34 pm



Vari i Victor Hugo

Tashme Viktor Hygo (1802-1885), ne romanticizem te plote, kisht filluar te fiksonte prototipin e kllounit tragjik me personazhet e Tribuletit dhe te Guinpleinit, respektivisht protagonista te veprave Le roi s’amuse ( Mbreti defrehet ) dhe L’homme qui rit ( Njeriu qe qesh ). Ky roman i fundit ( 1869 ), ne vecanti, eshte nje veper pak e njohur e Viktor Hygos, ne te cilen shfaqen opinionet dhe angazhimi i tij politik. Ne kete veper Hygo e vendos njeriun perkundrejt shoqerise shfrytezuese, dhe zhvillon pikepamjet e tij demokratike mbi te kaluaren dhe mbi epoken e tij. Ne pjesen e pare te romanit qe perben nje te treten e te gjithe vepres, fabula nuk e kapercen pikelidhjen: Guinpleni i braktisur shpeton vogelushen Dea dhe se bashku me te gjen strehe tek endacaku filizof, Ursusi. Personazhi i pare i denje per tu permendur qe hasim eshte nje shites ambulant me emrin Ursus. Shoku i tij i vetem eshte Homo, nje ujk i zbutur. Ursus jeton ne nje karvan, me te cilen spostohet nga panairi ne panair per ti shitur njerezve kurat e tij popullore. Ngjarja zhvillohet ne nje breg deti diku ne kontinentin europian: eshte nata e 29 janarit 1690. nje grup njerezish, identiteti i te cileve nuk na tregohet, pergatitet per tu nisur me anije. Para se te nisen, ata braktisin ne breg nje femije 10 vjec Femija, i deshperuar, i uritur dhe kembezbathur, endet neper stuhi derisa harrin nje forca, ku gjen kufomen e nje te varuri. Me tutje, zbulon te mbuluar me bore nje grua te vdekur nga i ftohti, qe mban ne krahe nje te porsalindur akoma te gjalle. Me ne fund strehoet ne nje karvan, qe zbulohet qe eshte ajo e Ursusit. Aty meson qe vogelushja eshte e verber. Ne pjesen e dyte, pjesa me e gjere e romanit, paraqitet Anglia aristokratike e fillimit te shek. XVIII – te, perkundrejt se ciles qendron si misherim i nje parimi moral me te vertet fisnik qe rrojne mes njerezve te mjere, heronjte kryesore: Guinpleni, Dea dhe Ursusi. Njgjarja spostohet perpara me 15 vjete. Takojme dukeshen Xhoziane, qe, e merzitur nga jeta e oborrit, meson se i vetmi sherim nga cdo merzitje eshte “Guinplein”, edhe pse nuk e di se cfare apo kush eshte ky Guinpleini. Femija i mesiperm, tashme, eshtebere nje burre 25 vjecar. Emri i tij zbulohet te jete tamam Guinplein. Nga femijeria e tij, na thote naratori, ka fytyren dhe buzet e shperfytyruara – gati sa formon nje ngerdheshje te frikshme. Jetimja e verber, me emrin Dea, eshte tashme 15 vjece. Ursus dhe cifti i te rinjeve jetojne me spektakole te vogla qe i prezantojne ne dite festash. Dukesha Xhoziane, duke marre pjese ne nje prezantim teatral, dashurohet me Guinplenin. Zhvillimi i subjektit kushtezohet, nga nje ane, dashurise se dlire te Guinplenit per Dean dhe pasionit te ulet qe ushqen ndaj Guinplenit bukuroshja demoniake, aristokratia Xhoziane, dhe nga ana tjeter, prej zbulimit te sekretit te origjines se Guinplenit, hyrjes se tij ne dhomen e Lordeve dhe fjalimin demaskues qe ai mban ne parlament. Gjete nje performance, nje nenpunes i shtetit e urdheron Guinplenin ta ndjeki ne nje burg ku po torturohet per vdekje nje burre me emrin Hardkuanoni. Ai e njohu aktorin, qe ai vete, 23 vjete me pare, e kishte shperfytyruar per ta bere nje palaco. Ne vitin 1682, gjate mbreterimit te Jakut te II, nje nga armiqt e mbretit ishte Lord Klencarli. Mbreti urdheroi vrasjen e fisnikut. Me vdekjen e tij, biri i tij, Fermen, trashegimtar i tokave te tij, iu dorezua, me ndihmen e Hardkuanoni, bandes se Kompracikos, tregetareve te femijeve. I malavitosi, ne 1690, me ne fund e kishin braktisur femijen, Fermen/Guinplein, gjate nje stuhie. I shperfytyruari rifitoi titullin e tij fisnik, por, mbasi beri nje fjalim ne Dhomen e Lordeve ne te cilen denoncon indiferencen e qeverise mbi kushtet ne te cilat jeton populli anglez, perqeshet per shkak te ngerdheshjes se tij te pavullnetshme. Heroi romantik qe ka sfiduar ne emer te popullit turmen e aristokrateve qe gajasen se qeshuri, mbetet i vetmuar. Ne bresherine e talljeve dhe fyerjeve, ai ndien prapa shpines se vet mbeshtetjen e miliona njerezve, dhe kjo i jep force qe te vazhdoje. Por, vetem demaskimi me fjale del i pamjaftueshem per te ndrequr rendin shoqeror, dhe Guinpleni deshton ne orvajtjen e tij per ti bere aristokratet te kuptojne te verteten. Megjithate, fjalimi i tij pershkohet nga nje optimizem social, i dreitohet te ardhmes. Vendos te kthehet tek Ursus dhe Dea. Guinpleini u bashkua me te dashurit e tij nderkohe qe keta gjenden mbi nje varke, ne pritje per tu nisur per ne kontinent. Kur Dea ndjen prezencen e te dashurit, vdes. I riu e “harrin”, duke u hedhur nga anija per tu mbytur ne det. “Ursus, ankohej, oh i mjeri une!, qe nuk kam qare kurre. Serbatori i i loteve ishte plote. Nje rezerve e tille, i cili eshte mbledhur, pike per pike, dhimbje mbas dhimbjeje, gjate gjithe egzistences se gjate, nuk boshatiset ne nje cast. Ursus Renkoi gjate. Loti i pare eshte nje shpim. Qau mbi Guinplenin, mbi Dean, mbi veten e tij, Ursusi, mbi Homon. Qau per te gjithe ate per te cilen kishte qeshur. Pagoi edhe per te prapambeturit. E drejta e nje njeriu per te derdhur lote nuk jepet me recete”. Finalja tragjike e romanit nuk e pakeson besimin ne clirimin e ardhshem te njerezve te shtypur, sepse ne anene e heronjeve mbetet forca e pathyeshme e drejtesise morale. Demokratizimi i flaket i Hygoit qe shihte tek populli burimin e te gjitha forcave te gjalla dhe krijuese te kombit, urrejtja e tij per te gjithe shtypesit e popullit, - te gjitha keto percaktojne pathosin ideologjik dhe vleren artistike te romanit “Njeriu qe qesh”. Personazhet Secili nga heronjte e romanit eshte nje figure, rendesia dhe kuptimi i se ciles del ne pah jo vetem nga fjalet dhe veprimet e veta por, edhe nga pershkrimet e autorit qe i prijne ose i shoqerojne veprimet. Figurat e paraqitura ne roman, kane pak vecanti konkrete te shek XVIII. Forcen bindese artistike ua jep atyre jo aq perputhja me epoken e dhene sesa vertetesia e pergjithshme sociale e psikologjike. Moria e personazheve te dhene ndihmojne ne zhvillimin e veprimit dhe e nderlikojne intrigen e romanit. Ata i nevojiten autorit per te vene ne dukje edhe me teper me ane te kontrastit mes tyre fisnikerine e shpirterore, pastertine morale dhe humanizmin e larte te heronjeve te tij pozitive.


Edituar pėr herė tė fundit nga Beton nė Sun Apr 20, 2008 11:42 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Apr 20, 2008 11:34 pm



Dokument LIGJE i shkruar nga Victor Hugo

Portreti i Deas Dea tashme ishte 16 vjece. Ajo ishte e zbehte, me floke te zeza, me shtat te hedhur, te hajthet dhe aq te holle, sa dukej sikur po keputej ne mes, e bukur si hyjneshe, me syte plote drite por, e verber. Verbesia i kishte bere te palevizshem pergjithmone bebezat e asaj femije, e cila tani ishte grua. Ne fytyren e saj, qe nuk mund te pershkrohej nga drita, kendet e buzeve te varura me trishtim shprehnin nje deluzion te hidhur. Syte e saj, te medhenje e te shkelqyer, kishin nje veti te cuditeshme: ishin te shuar per te por, shndrinin per te tjeret. Pishtare te mistershem, te ndezur, qe ndriconin vetem boten e jashtme! Leshonte drite ajo qe s’kish per vete. Syte e saj vezullonin. Ajo roberesh e erresires kthjellonte ambjentin e ngrysur ku jetonte. Nga fundi i terit te saj te pasherueshem, qe prapa atij muri te zi qe quhej verberi, ajo shndrinte. Nuk e shihte diellin tone, por tek ajo shihej shpirti i saj. Veshtrimi i saj i vdekur kishte nje palevizshmeri qiellore. Ajo ishte misherim i nates dhe ndrinte si yll, ndrinte ne ate erresire te dendur qe e rrethonte nga cdo ane. Ursusi e kishte pakezuar me emrin dea dhe ajo padyshim qe shembellente me nje perendeshe. Ajo vogelushe perfaqesonte boten qiellore. Ligeshtia e saj eshte ne te vertet plotefuqi. Ngjashmeria dhe uniteti i te dy figuarave Te dy keta personazhe edhe pse ne dukje te kundert ne thelbet e tyre ishin te njejte. Ne te dy ishte misheruar mjerimi njerezor. Dukej sikur kishin ardhur ne kete dhe nga bota e hijeve: ai nga pjesa ku mbreteron tmerri, dhe ajo nga pjesa ku mbreteron erresira. Kete terr Dea e kishte brenda ne veten e saj, kurse Guinpeni ne fytyren e tij. Dea kishte dicka si fantazem, kurse Guinpleni dicka si hije. Dea rrethohej nga nje hon i zi, Guinpleni dicka edhe me te tmerrshme. Per Guinplenin qe kishte sy ekzistonte edhe mundesia per tu krahasuar me te tjeret. Te kesh sy ne te cilet nuk pasqyrohet bota e jashtme, eshte nje fatekeqesi shume e rende, por jo aq e madhe sa te jesh enigma e vetvetes. Dea kish nje tis mbi syte e saj, Guinpleni kish nje maske: fytyren e tij. Te dy ishin te vetmuar. Vetmia e Deas ishte e trishtuar: ajo nuk shihte asgje. Vetmia e Guinplenit ishte ogurzeze: ai shihte gjithcka. Mbi ta rendonte denimi i kobshem i fatit, dhe fati nuk e kish shnderruar kurre me aq mjeshteri jeten e dy qenieve njerezore te pafajshme ne nje vuajteje te paprere, ne nje torture te sketershme. Dhe, megjithate, ata ishin ne parajse: duheshin. I endur me kontraste, figura e Guinplenit vihet perkundrejt figures se Deas dhe njekohesisht eshte i lidhur me te ne menyre te pazgjidhshme. Nga njera ane kemi nje shemtim te dukshem, nga ana tjeter nje bukuri te natyrshme dhe te verber. Te dy jane misherim i vetive pozitive qe karakterizojne njerezit e popullit: pasterti morale, pasuri shpirterore, dliresi ndnjenjash, aftesi per te dashuruar dhe vetemohim. Fatet e tyre jane te pandashem nga njeri – tjetri. Ai eshte syte e saj, dhe ajo fytyre e tije.


Edituar pėr herė tė fundit nga Beton nė Sun Apr 20, 2008 11:44 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anėtar
Hero anėtar


Numri i postimeve: 5729
Vendi: Zvicėr
Profesioni/Hobi: no money no honey
Registration date: 09/09/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Apr 20, 2008 11:35 pm





Romantizmi ne vepren e Hygoit Romanticizmi ishte nje levizje komplekse shpirterore dhe kulturore qe prodhoi nje rinovim te thelle ne letersi, ne art dhe ne mendim, ne politike dhe ne zakone. Romanticizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmerise qe u verifikua ne Europe ne fund te shekullit te XVII. Mes poeteve te rinje te perfshire ne rrymen e Romanticizmit ishte edhe Viktor Hygo, qe atehere ishte 25 vjec. Ne publikimet e tija lirike, dicka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinise dhe i theksimit te romanticizmit, idhull i gjenerates se re ne vargjet e tij shpreh brendesine e shpirtit. “Njeriu qe qesh”: nje nder librat me te bukur qe kam lexuar. Ne veper munda te vihet re pastertia ne pershkrimin e atyre qe jane sjelljet dhe karakteristikat tipike e races njerezore, ato jane realiteti qe Hygoi harrin ti beje te pavdekshme me fjale te thjeshta. Ne “Njeriu qe qesh” autori ka vene ne dukje kontradiktat e forta te botes qe ka pasione qe shpesh shkojne ne kahe te kunderta dhe kurre paralelisht. Dashuria e paster dhe e dlire, lakmia per prestigj, luksi si hobi: te gjitha keto pasione jane mbledhur ne te njejten shoqeri qe diferencon per dukje dhe qe nuk harrin te shikoj me tutje, por vetem te qeshe me fatekeqesin. Ne kete liber kuptova qe njeriu fshihet o mbas se keqes, ose vdes per dashurine. Kur e lexova librin mbeta e mahnitur nga embelsia dhe ndjeshmeria e personazheve qendrore qe me lidhin drejt per drejt me autorin. Romanticizmi dhe dliresia i vesh personazhet kryesore ne cdo veprim, mendim dhe fjale. Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht ne trajtimin metafizik te rendit shoqeror anglez si ne te kaluaren ashtu edhe ne te tashmen.Romantizmi i Hygoit shfaqet ne menyren e trajtimit te materialit historik konkret. Ai behet mbrojtes i madh i te drejtave te njerzve dhe shpreh “revolten e shpirtit” per shtypjen e padurueshme te popullit te thjeshte. Hygoi shume mire mund te prezantoje vete esencen e Romantizmit, duke u bere metafora e gjalle. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumellojte dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, pervecse domethenese, “perfaqeson nje sinteze fatesh te ketij shekulli, mbi te gjitha te kontrdiktave te tij dhe te ambivalencave te tij, dhe te problemeve qe perbene dhe ndertuan kete pasuri te cmuar. Hygo radhitet ne radhet e “romantiques militants” (militantet romantike), qe mblidhen per ti dhene jete perqendrimeve te rendesishme te nje shpirti revolucionar qe do te shfaqet thelbesor per te kanalizuar dhe per te bere efikase dhe ndertuese forcen e pabesueshme dhe te jashtezakonshme shtytese te [Category:Shkrimtarė francezė]

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 410
Registration date: 08/02/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Apr 20, 2008 11:53 pm

Kam lexuar romanin "Katedralja e Parisit" nga ky shkrimtar dhe kam arritur te mesoj shume. Nga njerez si Hugoja, Balzaku meson shume dhe do ishte shume mire qe cdo i ri te lexoje nga keta njerez.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ani
Anėtar
Anėtar


Male
Numri i postimeve: 410
Registration date: 08/02/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Apr 21, 2008 12:40 am

Thenije nga Viktor Hugo!

"Asnje ushtri ne bote me gjithe fuqine e saj, nuk mund te rezoje nje ide, qe e sjell koha"
"Nuk eshte e forte si ide, ajo qe ka ardhur nga pasojat e kohes"         
"Asnje ushtri nuk ka nevoje te ruaj nje ide, qe e sjell koha"
"Asnjehere ne bote nuk mund te rruhet pergjithmone nje ide, qe e ka sjelle koha"
     


"Per mua s'ka nevoje, cka kongresi ben, sepse ata nuk bejne dicka mbi rruge dhe nuk frikesojne kuajte."
"Parisi don te thote vrapim"
"Pak pune eshte nje ngarkese, shume pune nje kenaqesi"
"Zoti beri ujin, ndersa njeriu beri veren"
"Nje kompliment eshte si nje puthje neper vello"
"Mendimi eshte puna e intelektit, ndersa endrra kenaqesia e saj"
"Autoriteti me i madh eshte dija"
"Filozofija eshte nje mikroskop ne krahasim me mendimin"


besoj se ju mjaftojne!
cheers
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P


Female
Numri i postimeve: 9104
Age: 104
Vendi: Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi: Bum - Bum bum !
Registration date: 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Apr 21, 2008 12:48 pm

Poezi tė zgjedhura nga Pėrmbledhja poetike:

Shefki Ollomani - …PĖR LIRINĖ, PĖR SHQIPĖRINĖ (1995-2000)
Botoi Shtėpia Botuese ”SHKUPI”
Shkup - Janar 2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 20 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21 ... 27 ... 35  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -