Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Shko poshtë 
+14
ELIE
MUHAMETII
Ali Baba Tepelena
Sofra
Ani
Arta
eri M
gjakushi
naqeta
Beton
Guximi
Orfe@
shaban cakolli
feneri
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:05 pm

4.

Rënkimet të mbesin

prapa meje

prapa meje

o lumth

i rënkimeve të largimit



ti nuk lodhesh



për këtë po të lus

ec

dhe mos ke drojë

nga mundimet

për në golgotë



ti çan brigje

e unë i çalë



nuk mund të të ndjek



ti çanë brigje

e unë memec

nuk më del përshëndetja



ti çel rrugë

e unë kërkoj shtegun
të të ndjek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:05 pm

5.

Ti o lumth

]çel rrugë

i lagur fare

nga loti yt



ec deri në cakun

e pafundësisë



unë bashkëudhëtari yt

t’i dëgjoj

rënkimet

për idilën



lumthi

i kujtimeve

të bulëzuara
pranverave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:05 pm

6.



Thatësia

mos rëntë në ty

o lumth



në ty

Ylberat e njomin ngjyrën

pas shiut



në ty

e shuan etjen e dashurisë

shtegëtari i etur



në ty

bilbili miklon

me sqepin

pendë

për pentagram



në ty

dreri me drenushën

spërkatin

kurorën

deri në fund

të këngës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:06 pm

7.

E di dhe të ankoj

lagesh me lotin tënd

se nuk mund të kthehesh

për t’iu shtrirë

shtratit

me trupin tënd

e bëre

aq të përshtatshëm

të të mos dëgjohet

rënkima

e ndarjes

nga rrapët

pjekur e djegur



ti o lumth

ec

dhe pas

lë pastërti



bredh

edhe nëpër bukuri

të akullta



me vërshima

trotuareve pastron
gjurmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:06 pm

8.

Këndellje

fushës

e sëmurë nga thatësia



ke kokëdhembje

prandaj

në ecje

trupi të avullon



ec o lumth

ec pash burimin

që nuk t’shterron

ec

dhe në ecje

bëhu një

me degët

që të ndjekin



futi thellë

mu në zemër

le t’i fshijnë
djersët e largimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:06 pm

9.

T’i dëgjoj

pëshpëritjet

me dënesje

nga vaji i djeshëm

nën hijen e rëndë

të zezëresë



ec dhe pastroji

me kthjelltësinë tënde



mos i harro

grafitet ogure

të katër esistëve

bredharakë



as llavërimat

as skërmitjet

e dhembëve

brejtës

të brejtësve

që në brerje

brejtën

ditët tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:07 pm

10.

Bëmirës

i bëmirësive

ec pash ofshamat

e baladave

të ruajtura

nga thellësia e mbamendjes

njomi

me freskinë

tënde

ngarendjet pas dritës

të humbur kaherë



mos e ndal atë hap

se m’ndalet ora në dorë

e rrapave të tretur

baladave

do t’u shuhet

romanca

e unë

o lumth

mbetem pa pasqyrë

se shoh dot veten

në vijat e ballit

as shtegun

nga hyra

as nga duhet dalur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:07 pm

11.

Po të pyes

o lumth

çka t’i bëj vetes

i mbetur

diku

vetëm

krejtësisht i vetëm

me pëshpëritjet e pafundme

të Velia Glauas

në bredhje amshimi

për një relikt

të përlotur

ti në shtratin tënd

unë pranë teje

kaprroz[1]

anemik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:07 pm

12.

Sa herë u futa

në ty

o lumth

dikush lëshoi

ushunjëza



dhe po të mos

pëlcitnin

nga gjaku im

i thithur

do t’kishte

ushunjëza

për tërë gjakun

e gjaqeve
të gjakut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:08 pm

13.

Nuk e di

o lumth

aortë e vendit tim

nga më vjen

një mendim

të të rrëfej

diçka



le të kalërojë

me rrjedhën tënde

se kush u la



në ty

në shi

njollat u mbetën

të pashlyera

në histori



barte me vete
deri në pafundësi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:08 pm

14.

Çka të të rrëfej

o lumth

me rrudha

në këtë pikë

të gjerë

të kësaj bote

të vogël

aq të vogël

e të ronitur



me lecka

këndëve shpërndarë

si fustani i (Sy)Monikës

nga trillimkeqët

ogurzi

mendjeprishur

nga një dashuri

e barabartë me urrejtjen

me helm nepërke

shtrirë mjerisht

në rrafshin mesmaleve

Mjellmat për t’i helmosur
Për syrin e (Sy) Monikës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:08 pm

15.

E gjora

bredharake

dorë më dorë

shtigjeve pa shteg

murale

syverbër



përballë altarit

me kryq orto....



ku u fsheh korbi

sqepgërryer

i syrit

me shikim të largët

përtej maleve

me ngricë

nga vapa përcëlluese

e ditëve

të bjerra
shtigjeve pa shteg
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:09 pm

16.

Ku mbet brusha e piktorit

për një pikturë ferishte

me abcënë e pamësuar

të shpërndarë si stërkalat

e tretura në buzët e thara

nga thatësia

e verës në verig

pa asnjë lugë miell

në kusinë e përvëluar

nga vala



m’lejo lum lumthi

të pushoj

për pak frymë vendlindjeje

se m’duket

zbret nga maja

e Velia Glauas

Vata i Lekë Fanit

si Odiseja

për ta prekur me shpirt

ashtin e të parit

në Itakën e tij

pranë kishës së Kujarkës

në Velia Glauan
shkëmb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:09 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

KOHA E BËNË TË VETEN




Meteorologut iu ka prishur

Aparatura



Dje e mora çadrën

Shi nuk ra

Sot nuk e mora

Shiu më bëri qullë



Nuk është koha për t’i zënë besë



Si t’i besoj qenit se nuk kafshon

Koha e bënë të veten
Edhe qeni jeton në të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:11 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

TË DUA




Të dua

Kështu siç je

Me teke e huqe

Prej lindjes deri në perëndim

Prej veriu deri në jug



Dimrin ta bëfsha pranverë

Pranvera mos t’u bëftë dimër



Le të jetë kjo namë

Ndër më të mëdhatë

Drejtuar Ty

Pa pikëçuditëse në fund

Në fund pa pika të heshtjes



Të dua me çfarëdo mase

Në mëngjes

Në mesditë

Në mbrëmje



Të dua

Me kollën tënde të thatë

Me pëshpëritjet e përsëritura

Me zgjimet e përlindura

Me turret dhe mburrjet

Me ofet dhe brofet

Me rritën mbi shkrumb

Me qirinj të ndezur varreve



Të dua

Aq sa mundem

Të dua

Aq sa ka shpirti fuqi



Të desha dje

Dardani

Të dua sot Kosovës

Si do që të jesh
Do të të dua edhe nesër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:12 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

NË KËRKIM TË SHPRESËS SË KALLUR






E kërkova

në dhembjen

e pezmatuar

në degën e tretur

të zogut

të harruar



shtigjeve

të shkelura

nëpër llucën

e pistë

rragamave

nga erërat

pluhurngritura



në qepallën

e teremekur

të harrimit



në gjuhën e memecit

me shikim të tretur



në vrapin e lepurit

që merr rrokullisjen

teposhtëzës



edhe në dashurinë

e shtegtarit

me vrapin e kthimi



në ujin

amull

të lumit të tharë



në rreshkun e buzëve

për pikën e ujit të etur

edhe në rrasën e gurit

ku drekojnë

zanat që shitojnë



në plasaritjet a harruara

në motet e bjerra

në melodinë

e fyellit të harruar

rafteve të kullave

nëpër mote



e kërkuam

në vetveten

e nëpërkëmbur

në ofshamat

në dënesjet e miturakut

bonjak

e pa djep

në lulakun e grimcuar

nga molcat

në kaptellin e grabitur

nga djepësit

në kupën e vajtimit

në vajin e vashës

për nusërim

II.

ajo

nuk kishte pamje

as formë

vendbanimi i saj

ishte thellë

i strukur

aq thellë

në fund të pusit

të kallur

vuante

për një pikë ujë

të kroit të harruar

kishte ethe

dhe asnjë vend

pa mornica

e katandisur me thonjtë

e mbetur në gurin e krisur

ajo e kishte humb

kumtimin

e kuptimit



vuajtjes ia kishte kërkuar

shpresat e grimcuara

me thonjtë e miut

në folenë e macjes

së uritur



në degën e tharë

për t’u takuar

me kukunë e qyqes

me soditje të papërcaktuar

hapësirës së kallur

si të bëhet për ta pasur

kthehet vallë loti mbrapa

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:13 pm








Hysen Këqiku Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

BUZËQESHJA MË TËRHIQTE




Unë mendoja

se po t’i mëkoja plagët

kur shtrija rrugët para vete

mendoja se do të ngjitesha

kah burimet e erës

tok me petalet e rëna

për tokë



më dukej se m tërhiqte

buzëqeshja jote

tok me fluturimin e zogjve



ti ishe atje

ku puthiteshin retë

vetëtimat

bubullimat



atje kur mornica të ftohta

pikonin nga qielli

ti kishe dridhje

shkëlqim vese ishin ato

në relievin e mbushur

rrudha brengash

. . .

ecja

me hapin

lodharak të vargut

të varur

në verig



ecja

për qëllimet

tua



në reale

jo në ëndrra

me ankth



vargu i dalë

nga metafora

ecjen tënde e bëri hap

pas hijes sate të freskët

si hija e valës

më shket e më shket

vështirë e lehtë

dikush e kthen

mbarë e prapë

dhe

s’munda ta kap
as në dimër as në vapë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:17 pm








Naim Berisha Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Right_blockblue
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Spacer

A ka te gjalle ne ato varreza



Nje pyll i dendur, kallamishte
E djegur me cigar...
Ne ishull s'ka inerci
Vetem nje grusht uje te piste
Toke te djegur dhe pakez ajer.

Gjerat nje nga nje i ka debuar
Forca e rendeses a e perendise...?
Nje ere e keqe perplaset ne shqisat tona
Si neper shtigje vrima-vrima minjsh.

Kohet ne herbarium kunder njera-tjetres.
Qelite zbojne jonjerezit...
Rrekete e gjakut permbysin kuajt e eres.
Varret ia thone kenges.

A ka te gjalle ne ato varreza
A shndrit e lire aty bukuria
A vec te gjallet i mbulon e zeza
A vec meitet harlis dashuria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:19 pm

Ku eshte vendi i bukurise





Ku eshte vendi i bukurise, as vete s'e di.
Te udhetoj drejt tij apo t'i shkruaj karte.
Vetem nje gje e them me siguri,
Vendi i bukurise eshte larg, shume larg.

Por, do ta gjej ate vend dhe une, patjeter.
Duke pyetur thone gjendet cdo gje,
Mjafton te mos rri si nje uje i ndejtur,
Mjafton te ec, te lodhem, te mos fle.

Sa vende te bukura une vete kam pare,
Aq te mira te ndershme, te gjitheve na rafshin.
Mos kujtoni se jam i pashetitur, i papare,
Nen qiellin blu, ne detin e hapur.

Ato vende te bukura me kane rrembyer ne duar
Me kane shpetuar nga smogu dhe cdo rrezik tjeter,
Me kane ngritur lart me mirenjohje, mua,
Mbi rrenoja kalash, nden lotet e vjeter.

Me hiret e nje panje gercele
Ikur nga shiu dhe rene nden bresher.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyWed Sep 10, 2008 11:31 pm

Levizim brenda piktures se njejte
Qe gjerat per ne te marrin kuptim
Smund te leme qeshjet e tejzgjatura
Te lendohen ne harrim

Duket jashte pikture
kur muziken mendore luajne sebashku
Hena mbi diell sjell fjalet
yjet behen tingujt prej se largu

Dhe per ne sikur thone:
Lodrojne siper delirit
Llogjiken sekret te disangjyreshit
levizeni si te doni
Lumturine e skicuar qe deshironi..!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySun Sep 14, 2008 6:19 pm

KRIME NË VËLLAVRASJE !
Krimi në vëllavrasje , 
Po bënë kërdinë!

Sepse, tani nuk udhëheq,

"Si mos më keq" !

Enver Shqiptari, me Partinë!

Tani, shqiptarët e kanë bërë,

Krejt të natyrshme, 

Si tymin -tragjedinë!

Janë të "lumtur" se:

Që si faculetën të shkretën:

E kanë futur këta fatzi- në gji- "demokracinë"!

Hiq, "mos të ndalen"!

Veç ta hedhin "vallen"!

Veç, le ta votojnë e ri-zezojnë;  

Deri në amshim, në vetshkatrrim; 

Salo Zinë!
Katunde , qytete e dete: 
Si Bajlozi po i lanë në gjak...

...Dhe, nga froni mavi -zi;

Nuk po tundet aspak!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySun Sep 14, 2008 6:19 pm

MALLËNGJIM

 

Ku ka respekt dhe edukim, ka forcë dhe bashkim!

 

...Është natë von, më merr mallëngjimi,

Për odat tona dikur ; aty ku bëhej bashkimi,

Mblidheshin burra me vepra heroike,

Këndoheshin këngë të lashta epike!

 

Motrat dhe gratë tona krenare,

I mbanin odat me bujarinë shqiptare,

Si Zanat e malit, nderonin pa pushim…

Me pritjen bujare plot edukim!...

 

Dëftoheshin -trajtoheshin, ide të larta !

Përballë armiqve si të qëndrojmë,

Me besëlidhjen e madhe shqiptare!

Trojet tona si t´i ribashkojmë!

 

E fillonte fjalën plaku,

E përfundonte i riu…

Logu i burrave, e hapte fjalë-valën…'

Të hiqej qafet, okupatori shkja- ziu!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptyFri Sep 26, 2008 11:05 pm

Per revistë të shkollës e kam shkruar këtë Ese shkencore- leterare.

Shkenca dhe njerëzimi

Nëse njerëzimi arrinë te kuptoj se deri ne c’masë ka perparuar shkenca dhe ne pergjithësi te kuptojmë intensitetin dhe nivelin tonë evolutiv atëherë fare mirë mund ta kuptojmë se sa gjigante, e nderlikuar, e stërmadhuar dhe e shumë-llojshme është gjithësia - ekzistenca materiale.
Kur shikojmë me kujdes te arriturat tona prej pikës kur ne filluam te kuptojmë e ta perceptojmë drejt shkencën, arrijmë ne perfundim se ne njohim shumë ligje natyrore, e shoqërore te cilat na shtynë deri ne nivelin ku jemi sot. Këtë nuk e bëmë per arsye tjeter, vec se te arrijmë te mbijetojmë, te zhvilllohemi, e ta permiresojmë jetën e gjithësecilit.
Kemi fatin qe po jetojmë ne një kohë e vend ku shkenca ka perparuar ne një masë të konsiderueshme, dhe po përparon me hapa te shpejtë. Mund te themi shlirë e pa pikë dyshimi se po I ngushtojmë perimetrin mistereve rreth ligjeve te natyrës tone që na rrethojnë. Por për fatin tonë të keq e kunderta ndodhë sa I përket mistereve tona jasht vendbanimit tonë, jasht shtepisë tonë te vjetër - tokës.
Hapësira jasht sistemit tonë diellor (më së largu) për cdo njeri ne tokë është një vorbullë gjigante e mbushur me mistere te pafundme për të cilat vetëm mund të imagjinojmë e fantazojmë me baza shkencore.
Gjithësinë e kemi paramenduar si një top (me (pa) fund) që t’kurret e zgjerohet në mënyrë te njëtrajtshme e pafundesisht, sa është kjo logjike dhe sa I pershtatet ligjeve shkencore ja lëmë ne dorë kohës e shkencës bashkëkohore. Ky fakt natyrisht se bënë pjesë ne shkencën e errët, te pasqaruar,e misterioze, shkencë për të cilen njerëzit gjithmonë kanë shikuar por s’kane parë gjë.
Fakti që shkenca përmirësoj jetën e cdo njeriu, besoj që nuk vlen të përmenden shembuj, thjeshtë merrni kompjuterin e elektroniken në përgjithësi të cilat ishin revolucion I vertet. Pra besimi I njerëzve dhe mbështetja e tyre te shkenca, eshte shtuar e stërmadhuar jasht zakonisht shumë gjat shekullit te XX, për shkak të shpikjeve madhore që shkruan historinë.
Shkenca është udhërrëfyesi I njerëzve për të hapur botë te panjohura e të errta. Ajo eshte shkopi I njeriut te verbër. Njeriu I verber edhe pse pa shkop mundohet në një menyrë ta gjej shtegun e shpëtimin e vetë, kurse njerëzimi pa shkencë është vetëm nje shoqëri e egër që vdes dalë-ngadal në Universin e ftohtë, te errët, e misterioz. Pa luftë, pa përpjekje a pa mundime, thjeshtë vdekje e frikshme dhe e menjëherëshme.
Ajo eshte mburoja e gurët, dhe simbas fakteve të deritanishme, edhe e pathyeshme.
Cdo njeri nga ne, si qenje që bëjmë pjesë në një bashkësi te quajtur njerëzim, e ka peshën dhe vendin e tij të caktuar ne shoqëri, prandaj ne mund te kontribojmë në ndërtimin dhe ne murosjen e mburojes, që ajo të bëhet sa më e fortë, sa më e pamposhtur, e sa më efikase për të vepruar ndaj cdo fenomoni. Nga guri të shëndrrohet në një celik - në një obelisk të vërtet.
Deri me tani zelli dhe knaqësia e muratoreve per te punuara nuk ka qene edhe aq e shpresëdhënëse, per arsye të caktuara shoqërore apo ndonjë arsye tjetër, duhet të punojmë ta ndryshojmë mentalitetin njerëzor, sepse një ushtari të madh I duhet mburoja e celiket, dhe shpata e mprehtë vdekjeprurëse, dhe sepse jemi nje specie e ndarë padrejtsisht qe punojmë për interesa, e jo për te mire e përbashkët të njerëzimt. Jemi e ardhmja e botës fantastiko-shkencore, prandaj duhet të mbështetemi sa më shumë ne shkencë, zbulime e kërkime shkencore, ato kanë të bëjnë direkt apo indirekt me jetën dhe të ardhmen tonë.
” Te punojmë, Sepse shkenca eshte bukuria, karakteri dhe shpirti që na fali natyra”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 5:29 am

Shqiptarë, vëllazërohuni!
Pemën stuhishkulur qindra herë,
lëreni të hedhë rrenjët thellë.

Shqiptarë, flakni tutje gjilpërat syshpuse,
dhe rrëmbeni lopatat e kazmat.
Pemën kombëtare mbilleni,
para se të zgjohen orkanët nacionalistë.

Shqiptarë! Lërini lopatat e kazmat të flasin shqip!
Rrënjët e kombit të pijnë ujë në pusin më të thellë.
Stuhitë nuk po flejnë.
Stuhitë shtegtuan përkohësisht nën qiejt e tjerë.



Stuhitë nuk do vonojnë.
Drejt qiellit tonë do fryjnë!
Midis degëve të pemës tonë,
si shtrigë do të fishkëllejnë.

Nëse stuhitë e përmbysin pemën tonë,
si një dorë gishtathyer,
le të mos mallkojmë fatin tonë të zi!

E mbollët pemën... më pyesin stuhitë?


Rezart Palluqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 EmptySat Sep 27, 2008 10:42 am

LETËR VËLLAIT!


Paqja qoftë mbi ty!

I dashur vëlla!
Ne nuk po dimë më të përgjigjemi
Sepse kemi harruar si pyetet
Nuk po e shohim më të vërtetën si qiellin mbi det
Sepse po shikojmë pa menduar për sytë
e sytë shohin shumë, por jo veten

I dashur vëlla!
Në mes të shkretëtirës
Është lodhur një deve duke bartur ujin mbi shpinë
Dhe po vdes nga etja
Ndoshta edhe peshku do të vdiste sikur të ngopej me ujë
E uji lagë gjithçka përveç vetes

I dashur vëlla!
Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha në këtë botë duke qarë
Kam qarë pa e kuptuar pse qesha symbyllur në djep
E dua dhimbjen që më zgjoi nga gjumi i jetës
i asaj jete që nuk do të doja të ishte e imja
sepse, kafazi sado që të jetë i gjerë
prapë kafaz është

I dashur vëlla!
Duke u mahnitur se po i dallojmë të gjitha ngjyrat
Harruam të mendojmë për dritën që na e mundësoi dallimin.
Në rrugën e Pishtarit Ndriçues
Ka dritë për të gjithë ata që nuk i mbyllin sytë para saj
Dritës nuk i duhet dikush të dëshmojë se ajo ekziston
Sepse ajo vetë dëshmon për veten
Prandaj, ka kohë që nuk po dijmë të përgjigjigjemi
Sepse kemi harruar se çdo pyetje
e ka brenda edhe përgjigjen

I dashuri vëlla
Nëse jeton si ishull në mes të detit të paanë
Një ditë do të vijnë anijet e të zbarkohet tek ti
Sepse nuk kanë ku tjetër…
Në rrugët e jetës mund të ecin mirë
Vetëm ata që e dijnë ku shkojnë
Ata që nuk dijnë të ngrohen, digjen
Digjen pa menduar se zjarri djeg gjithçka përveç vetes



I dashuri vëlla!
Duhet ta pranosh tre herë se je i padijshëm
Për ta kuptuar se padituria është sëmundje pa dhimbje,
Por më e dhembshmja
Duhet të shkurorëzohesh tre herë nga kjo botë
Për ta kuptuar se kjo i ngjanë një plake
E cila është fshehur nën vellon e nusërisë

Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokës
Mendo si ndjehen qielli dhe toka që të kanë në mes
Toka s’është e jotja por ti je nga toka
Prandaj, thuaj ballit le ta puthë tokën
E atëherë do ta ndjesh dashurinë e qiellit

I dashuri vëlla!
Nëse mendja nuk mund ta qetësoj zemrën
Atëherë thuaj zemrës le ta qetësojë mendjen
Sepse atë që e kërkon mendja e gjen zemra
Të gjitha vitet që shkuan i takojnë vdekjes
Çdo perëndim i diellit është edhe lindje e tij
Nëse nuk do ta humbasësh kohën
Lutju Atij që është betuar në të

O Zot!
Më jep aq mend të kuptoj sa i pamend jam
Më jep aq dije ta kuptoj sa i padijshëm jam
Më jep aq forcë ta kuptoj sa i pafuqishëm jam
E kur ngadhnjej mbi tokë
Më bëj të mos harroj se prapë do të bëhem tokë!
O Zot! Unë që të kam vetëm Ty
I shikoj me dhimbje të gjithë ata që kanë çdo gjë veç Teje
E çfarë mund të ketë veç Teje?!
O Zot!


Fatmir Muja
2006 Prishtinë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty
MesazhTitulli: Re: Përmbledhje nga krijues të ndryshëm   Përmbledhje nga krijues të ndryshëm - Faqe 17 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmbledhje nga krijues të ndryshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 21  Next
 Similar topics
-
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KULTURA DHE NIVELI KRIJUES
» PROZE- nga autore te ndryshem.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: