Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Sep 29, 2008 4:10 am

SHĖRIM NUK GJEJ
Edhe pija s'ma qan hallin,
Si tė bėj se di!
Dua vajzėn ta kem pranė,
Ta shtėrngoj nė gji.

Dhe i dehur,bėrė tapė,
Nuk fitova gjė.
Ah moj botė,botė mizore
Ėndėrrat ku m'i lė?

Brenga, ėndėrrat, dashuria,
Tė gjitha ku vanė?
Kush e shėron zemrėn time?
Kush mė bėn derman?

Kush arriti pavdeksinė?
Ju lutem mė thoni!
Jeto jetėn,ėshtė e bukur,
Puthje,dashuri shijoni.
Danel Cana 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Sep 29, 2008 4:11 am

LUMTURI KĖRKO
Kėrko zemėr e etur,
Kėrko lumturinė,
Se ajo na duhet,
Pa tė dotė s'rrimė.

Porsi oksigjenin
Qė fusim nė gjak,
Fusim dashurinė
Pėr tė jetuar gjatė.

Asnjė pasuri 
Nuk ka vlerė nė jetė,
Se sa dashuria
E thjeshtė, e vėrtetė.

Ta mbajnė tė pastėr, 
Shum zėmra jan shuar.
Shum tė tjera ikėn
Dhe pa lulėzuar.

Atje ku bie zjarri
Ēel njė tjetėr jetė,
Tjetėr botė ngjallet
Forc e shpres na jepė.

Mė shum dashuri,
Puthje pa kufi,
Se ato tė mbajnė,
Gjith jetėn tė ri.Danel Cana 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Sep 29, 2008 4:11 am

PIJA DHE DASHURIA
Nuk ėshtė gjė dehja, me verė e raki,
Para mpirjes sė trurit, kur ke dashuri.
Tepėrimi i pijes,tė shpie nė spital.
Dashuri e tepėrt, tė ēon dhe nė varr.

Kur pimė raki, s'dim ē'themi aspak!
Por tė dashuruar bėhemi foshnjarak.
Rakia dhe vera, tė vėnė nė ėndėrr!
Kurse dashuria, tė bėnė me zėmėr.
.Danel Cana 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Sep 29, 2008 4:13 am

I DEHUR NGA DASHURIA
Vajza nga mėndja unė ika.
Do tė pi siē e nisa.
I mbuloni ato cica,
Njė nga njė i boshatisa!

Nuk dua mė qaf t'u bije,
Ju rri pranė, qė t'u bėj hije.
Qė verėn ju ta shijoni,
T'ju puth e tė fluturoni.

Mos e ngri fundin ashtu!
Nuk e sheh se jam kėtu?
Mėndjen e kokės ma mori,
Del zemra nga kraharori.
-2007-
Danel Cana
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Sep 29, 2008 4:13 am

BUKURIA
Nga njė vogėlushe, sytė dot si heq.
Shikoj shoqen time, bėrė si mos mė keq.
Nė gjoksin e saja, sytė i pėrqėndrova.
Hidhej i hazdisur, dotė nuk durova.

Buz e saj e kuqe, jetė tė dhuronte.
Syri i saj i kaltėr, zėmrėn shigjetonte.
Trupi i saj i bukur, tundej si Selvija.
Ku ta pėrqėndroja, vėshtrimin s'po dija!
Danel Cana
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Sep 29, 2008 2:40 pm

zeriatdheut shkruajti:
ALI BABA ishalla ju ke ngja RILINDASEVE VELLEZERVE FRASHER POR ISHALLA NUK SIKUR TRADHATARI MITHAT FRASHERI TE UROJE CDO TE MIRE
Faleminderit,shpresoj se kam marrė shumė.Edhe pėr Mitat Frashėrin,nuk ishte njeri dokudo por ishte pėr Enverin tradhėtar,sepse nuk ishte dakord me komunizmin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
zeriatdheut
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Sep 29, 2008 7:51 pm

ali baba shkruaj ne temen per tradhtarin mithat frashrin e ke aty i ke te gjetha pislleqet qe i beri SHQIPERISE dhe si shkeli mbi FIGURAT E SHQUARA KOMBETARE fytyra e nje banditi si mithat frasheri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Oct 05, 2008 4:34 am

Alma Papamihali 

Nga jam... 
 
Nga je o i huaj, qė botės vjen vėrdallė, 
I vdekur me frymė, ballit shkruar mallė, 
I vrenjtur fytyrės, me shpirt buzėndritur, 
Pa ngrėnė ndėr vite, lirisė uritur, 
Me krahėt shqiponjė, me kėmbė gjakosur, 
Nga je o i huaj, pas malesh marrosur... 
 
Gjer mbrėmjeve vonė, tė hekurtat duar, 
Zbutur mbi fėmijėn, ditės i vetmuar, 
Zgjuar natės akull, gjumi pa e zėnė, 
Nga je o i huaj, cilin vend ke nėnė... 
 
Jam nga atje larg, nga det i kulluar, 
Ku burimet s“shterin, muzika rri zgjuar, 
Ku s“kamja s“gjen vend, sofrėn ta pushtojė 
Ku miku s“lajmėron, por vjen kur tė dojė, 
Ku zemrat janė hapur dhe dyert ēelsa s“kanė 
Nga Kosova bijė dhe Shqipėria nanė!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Oct 05, 2008 11:51 am

DERDHE NEKTARI
(Kushtuar Diana Kapaj)

Poet’e dashuris do jesh,
Dhe pėr shum vite qė vinė.
Si pianisti mbi tastierė,
Ti po luan me poezinė.

Ajo dorė e butė,mėndafsh..
Qė shkruan fjalėt njė nga njė,
Ajo dorė,e bardhė,e butė,
Qė balsam mbi plagė vė.

Do ta puth moj, atė dorė..,
Me gjith zjarrin qė mė ndez.


Kur kėndon pėr dashurinė,

Dashurin..qė..kurrė s’vdes.


Do marr pendėn edhe unė,
Pėr tė shkruar poezi.
Do shkruaj me shpirt tė pastėr,
Pavarsisht se s’shkruaj si ti!

Kur e ndienė..,e ke nė zemėr,
Zemra shprehet dhe pa fjalė,
Fjalėt ikin.., i merr era..,
Dashuria tė mban gjallė.

Kėndoj zemėr dashurisė..!
..Shprehu, zemrėn e kalitė!
Ėshtė farė e bukurisė
Dashuria. Nuk ėshtė frikė.

Kush e ndieu si poeti,
Dashurin e pėrmalluar?
Zemėr e Dianės qė i derdhi,
Ėmbėlsin e dėshėruar.

Ajo dorė prej ergjėndi,
Qė nė shekuj do kujtohet.
Ajo zemėr e plagosur,
Qė nė vite do bekohet.

Ti moj Dianė,tė lutem shumė..
Merre pendėn,siē di vetė.
Derdhe gjith nektar e zemrės,
Na mban gjallė..na jep jetė.

Danel Cana
Zakinthos 24-07-08




UDHĖS SĖ POEZISĖ
(Kushtuar Suzana Zisit)

Nėpėr rrug tė poezisė,
Tė agimit,qė s’mbaron,
Ikėn me hapin e lehtė,
Njė poete, plotė pasion.

Ecėn,ecėn kurreshtare,
Nėpėr udhė tė poezisė.
Herė bie e herė ngrihet,
Nė honet e dashurisė.

Del si ujėt e burimit.
Vargu saj’ gjith freski,
Hedhur lirshėm, si tė mbjella
Nga njė dorė, plot dashuri.

Vazhdon me hap tė vendosur,
Nėpėr udhė tė poezisė,
Herė si erė e herė si flutur,
Herė me forcėn e stuhisė.

Herė herė e shkujdesur,
Pret agimin e praruar,
E me rrezet pėrkėdhelet,
Si njė Zanė qė fle zbuluar.

Danel Cana


Edituar pėr herė tė fundit nga Euridika nė Mon Oct 06, 2008 7:58 pm, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : Afrimi i vargjeve(ngushtimi i hapėsires))
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ELIE
Anėtar i ri
Anėtar i ri
avatar

Female
Numri i postimeve : 163
Age : 47
Registration date : 10/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Oct 05, 2008 12:09 pm

Ali Baba Tepelena shkruajti:
DERDHE NEKTARI


(Kushtuar Diana Kapaj)





Poet’e dashuris do jesh,


Dhe pėr shum vite qė vinė.


Si pianisti mbi tastierė,


Ti po luan me poezinė.





Ajo dorė e butė,mėndafsh..


Qė shkruan fjalėt njė nga njė,


Ajo dorė,e bardhė,e butė,


Qė balsam mbi plagė vė.





Do ta puth moj, atė dorė..,
Me gjith zjarrin qė mė ndez.



Kur kėndon pėr dashurinė,


Dashurin..qė..kurrė s’vdes.





Do marr pendėn edhe unė,


Pėr tė shkruar poezi.


Do shkruaj me shpirt tė pastėr,


Pavarsisht se s’shkruaj si ti!





Kur e ndienė..,e ke nė zemėr,


Zemra shprehet dhe pa fjalė,


Fjalėt ikin.., i merr era..,


Dashuria tė mban gjallė.





Kėndoj zemėr dashurisė..!


..Shprehu, zemrėn e kalitė!


Ėshtė farė e bukurisė


Dashuria. Nuk ėshtė frikė.





Kush e ndieu si poeti,


Dashurin e pėrmalluar?


Zemėr e Dianės qė i derdhi,


Ėmbėlsin e dėshėruar.





Ajo dorė prej ergjėndi,


Qė nė shekuj do kujtohet.


Ajo zemėr e plagosur,


Qė nė vite do bekohet.





Ti moj Dianė,tė lutem shumė..


Merre pendėn,siē di vetė.


Derdhe gjith nektar e zemrės,


Na mban gjallė..na jep jetė.


Danel Cana
Zakinthos 24-07-08






UDHĖS SĖ POEZISĖ


(Kushtuar Suzana Zisit)





Nėpėr rrug tė poezisė,


Tė agimit,qė s’mbaron,


Ikėn me hapin e lehtė,


Njė poete, plotė pasion.





Ecėn,ecėn kurreshtare,


Nėpėr udhė tė poezisė.


Herė bie e herė ngrihet,


Nė honet e dashurisė.





Del si ujėt e burimit.


Vargu saj’ gjith freski,


Hedhur lirshėm, si tė mbjella


Nga njė dorė, plot dashuri.





Vazhdon me hap tė vendosur,


Nėpėr udhė tė poezisė,


Herė si erė e herė si flutur,


Herė me forcėn e stuhisė.





Herė herė e shkujdesur,


Pret agimin e praruar,


E me rrezet pėrkėdhelet,


Si njė Zanė qė fle zbuluar.


Danel Cana
Edhe mos veja autorisine e dija se eshte e Danel Cana ! I lumte pena e....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Oct 06, 2008 7:54 pm

LIQENI ME DY BURIME

Qė tė bėhet lumi,duhet njė burim.
E mbushin liqenin dy burime bashkė.
Njė liqen i madh qė nuk ka mbarim,
Ne lundrojmė mbi tė,tė dy me njė varkė.

Varka jonė lėkundet mbi dallgė kapriēoze,
Herė herė pa ndierė,herė me shum inat.
Mbaheshim mos binim,kapeshim pėr dore,
...Ah moj varkė e vogėl..,lėkundu dhe pakė!

Ujėt e liqenit diēka nanuriste,
Thuaj kuptoi gjė ng’ato ledhatime?
Ishin veē dy zemra shkėmbenin shikime,
Ishte njė liqen...qė kish dy burime.
Danel Cana
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Oct 12, 2008 5:02 pm

Pjesė nga pėrmbledhja publicistike "Zemėr pa ngjyrė" nga Danel Cana

- KRENOHEMI QĖ PREJARDHJA JONĖ, ĖSHTĖ NGA SHQIPĖRIA
(tregim i moshatarit Spiro Plesaris ,nga fshati Kuqes,Zakynthos)
Ishte rasti i tretė qė, nė bisedė tė lirė me njerėz tė thjesht, kur punonim nė atė fshat,sapo mernin vesh se ishim Shqiptar,afroheshin dhe bisedonin thjesht e pa dorashka.Kėshtu ndodhi edhe njė tė hėnė, me njė burr tė moshuar, rreth 75-80 vjeē,i cili quhet Spiro Plesari,nga fshati Kuqes i Zakynthos.
Ishim pesė veta qė punonim tek shtėpia e tij,njė shtėpi tre katėshė qė e ndėrtonte pėr dy fėmijėt e tij qė kishte.Nuk ishte hera e parė qė duart Shqiptare e nisnin qė nga themeli vilėn e deri sa dorzonin ēelėsat.
Pranė shtėpis sė re qė ngrihej, pėrball saj nga ana tjetėr e rrugės,ishin gėrmadhat e njė kishe tė vjetėr dhe njėzet metra para saj ngrihej njė kėmbanore.Reth orės njimbėdhjetė para dite, u ulėm tė pinim njė kafe,qė na serviri Barba Spiro, siē i thėrrisnin.Ishim ulur nė njė hije, pėrball kishės sė vjetėr.Barba Spiro u ul pranė nesh,e me njė ton miqėsor e shum thjesht, filloi tė na pyeste, nga ē’vėnd i Shqipėris ishim.Ne filluam Vlora,Berati, Tepelena, Kukėsi.Ai tundi kokėn e, duke psherėtitur thellė na tha:
-Asnjė nuk qėnka na Fieri?
-Pse?-E pyeta-Pikėrisht kėrkon na Fieri?
-Eh more djema.-U pėrgjigj.-E shikoni atė kishė tė vjetėr, tė rėnuar?
Po.-Thashė.
-Ajo kishė ėshtė shekullore.Vitet e saj i tregon tabela qė ka mbi portė.Mė mbrapa ėshtė ndėrtuar kambanarja, e cila mban vitin 1881.Tė dyja kėto, i pėrkasin fisit tė Plesias, qė e ka prejardhjen nga Plesati i Shqipėris.
- Po.-I thashė.-Ėshtė njė fshat qė e merr rrethi i Gjirokastrės. Ju na kėrkuat Fierin?
-Mos u nxito biri im.Kėto tė dyja, vėrtet i pėrkasin tė njėjtit fis, sepse kėshtu ka qėnė tradita mė pėrpara,ēdo fis kishte kishėn e tij,por ato nuk i pėrkasin tė njėjtės dore.Tė thashė se kisha ėshtė shum mė e vjetėr nga kambanorja.Kambanoren e bėri si dhuratė ai qė i vuri dhe emrin kėtij fshati.Ai quhej Joanis Kuqasi. Ishte nga njė fis i madh por vet ai nuk la fėmijė, por la njė emėr tė madh mbrapa.Ky fis e kishte prejardhjen nga fshati Kuqes i Shqipėrisė.Tani kanė ngelur disa qė mbajn atė mbiemėr dhe rrjedhin nga ky fis.Joani i Maries, siē i flisnin ndryshe, ishte brezi i katėrt a i pestė i fisit tė Kuqasve. Ishte nė gjėndje tė mirė ekonomike,kishte toka vreshta, mulli me ujė,bagėti,lopė,kuaj,qe' pėr tė punuar tokat, tė cilėt i jepte edhe me qera tek ata qė s’kishin.Pra tregonin se ishte mė i pasuri kėtu dhe shum fisnik,pėr tė ndihmuar.Nė mes tė natės t'i vije,ta zgjidhte litarin. Ama po t'i hyje sado pakė nė hakun e tij! Mė mirė mos i dilje pėrpara! Nė atė kohė kur flasim, ky ishull qeverisej nga Anglia.Njė ditė prej ditėsh vjen nė ishull njė Lord, qeveritar Angles.Fisi i Kuqasve e pritėn me darka e me dreka, e shetitėn nė tėrė ishullin, pėr sa kohė ndėjti Lordi kėtu u kėnaq sė tepėrmi, saqė ditėn qė do ikte e pyeti z.Joan se ēfar mendonte ai t'i falte Lordi si shpėrblim,pėr nderin qė i bėri!
Z. Joan ju pėrgjigj tekstualisht kėshtu, kjo thėnie ka ardhur deri nė ditėt tona , bres pas brezi.
-"Lordi im i nderuar.Lutem tė kini shėndet e fat, ashtu siē kini zemrėn.Zoti ju ndihmoftė.E shoh qė pyetjen ma bėni me gjith zemėr.Unė nuk kėrkoj as grada e as pasuri.Po tė kini mundėsi tė mė bėni njė nder tė vogėl,do ju jem borxhėli gjith jetėn time dhe brezat qė do vijnė.Dua qė ky fshat tė marrė emrin e fshatit prej nga vjen fisi im.Megjithėse nuk mė ėshtė dhėn rasti tė shkoj nė ato vėnde,dhe gjuhėn po afrojmė ta harrojmė.Babai im dhe gjyshi,mė flisnin me shum dashuri pėr ato vėnde. Ai vėnd quhet Kuqes i Shqipėrisė."
-Qoftė e bėrė!-Ja ktheu Lordi. Dhe qė nga ajo ditė ky fshat u quajt Kuqes.Deri nė ditėt tona, akoma dhe brezat qė vijnė, e njohin me kėtė emėr, por qeveritarėt e sotėm ja kan vėnė emrin ‘Kalithea’
-Ju thatė barba, se edhe fisi juaj ėshtė nga Shqipėria?
-Po biri im.Ta kuptosh ti.I pari qė ka shkelur kėtė ishull,ka qėnė princi Dardan,siē na tregonin tė parėt tanė,kėtė e mbaj mėnd shum mirė dhe nė historikun e ishullit,i cili ndodhet nė biblotekėn e qytetit, e ka tė shkruar.Kėtu jan shum fise, qė kan ardhur pothuaj nė tė njėjtėn periudhė kohe.Ka qėnė aty nga fundi i viteve 1400.Erdhi fisi jonė Plesias,nga Plesati. Erdhėn Kuqes e tham si ishte historia.Erdhėn dhe Bratei nga fshati Brataj po i Shqipėrisė. Erdhėn Belushi, qė ka marr dhe emrin fshati ‘Belus’.Erdhėn Muzakasit, qė ka dhe emrin fshati ‘Muzaqis’ dhe tė gjith kėta fise pėr t'u dalluar nga njėri tjetri, mbajtėn si mbiemėr, emrat e fshatrave nga kishin ardhur,apo fiseve nga kishin ardhur. E kėshtu u ngeli.Ikėn nga Shqipėria me disa varka tė vogėla, pėr t'i shpėtuar hakmarrjes dhe u ngulėn kėtu, sepse kėtu ishte njė vėnd i qetė .Ishin shum tė zotėt pėr ndėrtim, bujqėsi, blegtori e tregėti.
Pra siē e shikoni djema kėtu Shqiptarėt kanė emigruar shum vite para dhe e kanė populluar kėtė ishull. Ne jemi krenar qė e kemi prejardhjen nga Shqipėria e nuk e humbasim emrin, pavarsisht se e humbėm gjuhėn,ashtu ishin kohėt.Unė dėgjoj se disa Shqipėtar vijnė kėtu dhe ndėrrojnė emrat, e mohojnė se jan Shqiptar! Pse mor djema tė bėhet kėshtu?Gjithė bota duhet tė shkojn ashtu siē janė,Grek, Shqiptar, Turk ,Serb, Italian, Kinez etj.Ē’ka Greku mė shum nga Shqiptari,pa mė thuaj?Se i erdhi radha qė tė marr skllevėr na Shqipėria? Unė po dėgjoj se edhe Shqipėria po bėhet,dhe do bėhet pa tjetėr po tė ketė njė qeveri tė zotėn.I shikoni ato fshatra atje poshtė?-Dhe tregonte me dorė.Ja, tė gjith ata kan qėnė mė pėrpara, punonin tokat tona.Mblodhėn para,blenė toka e vreshta,punuan dhe sot i shikon si janė?Kėshtu dhe ju, njė ditė do kini gjithēka qė t'ju duhet, por emri, emri Shqiptar pse t'ju mungoi disave? Nuk ėshtė i bukur?!
Kėtu ka nga ata qė i duan Shqiptarėt, por ka dhe nga ata qė s'i duan.Thonė se Shqiptarėt erdhėn vetėm pėr tė vjedhur, pėr tė vrarė e plot tė tjera.Ja dale njėēikė! Pse tė tėrė Grekėt janė tė mirė?Nuk
vjedhin ? Nuk vrasin? Mė shumė.I harruan shamitė e vjedhura turistėve amerikanė nė mes tė Athinės, qė e mori vesh e tėrė bota?! Pėr hiē gjė thonė "tha se kathariso" (Do tė qėroj ) Po shqiptarėt kanė namin dhe pas kėsaj fshihen edhe ata "katregarė" (ngatėrestare, hileqarė ) qė, e marin nė punė Shqiptarin dhe nuk e paguajnė. E duan pėr punė por nuk i japin njė copė kartė tė njihet si njeri i lirė. Edhe kur ja japin ndonjėrit, shpirtin i marrin, e bien vėrdallė.I di mor djema tė gjitha barba "ala, pu na pari"( po ēfar tė bėjė)!
-Njė nder dua vetėm!-Na thotė.-Kush mund tė mė bjerė njė kujtim nga fshati i Kuqes, vetėm njė kandil vaji do desha,ta ndez nė kėtė kishė!
Kėto na tha Barba Spiro.A ka mė mirė? Mė mir ...prishet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Oct 13, 2008 8:38 pm

PAVARĖSIA E MBIKQYRUR

Nėse UNMIKU, ta ngarkon nė shpinė njė samar –
Ti, hesht dhe mos thuaj se je shqiptar !

Nėse UNMIKU, ta shtron sofrėn me bar –
Ti, haje dhe thuaj "Unė jam kosovar!"

Nėse UNMIKU, tė kėrkon identitet –
Ti, pėrkulu dhe thuaj "Unė jam minoritet!"

Nėse UNMIKU, tė imponon flamur kosovarė –
Ti, mburru se ke vetėm njė yll tė bardhė!

Nėse UNMIKU, tė imponon ndonjė himn pa krip –
Ti, luaj me instrument, veē mos kėndo shqip!

Nėse UNMIKU, ta heq nga shtiza shqiponjėn –
Ti, ule kokėn dhe gjithnjė mbylle gojėn !

Nėse UNMIKU, tė jep ngjyra pa kufi –
Ti, harroje pėrgjithmonė ngjyrėn kuqezi!

Nėse UNMIKU, t'i mbushė xhepat me flori –
Ti, nuk guxon tė shkruash histori!

Nėse UNMIKU, tė qet nė staf ma tė parin –
Ti, nuk guxon ta pėrmendėsh Adem Jasharin!

Nėse UNMIKU, t'i imponon festat ndėrkombėtare –
Ti, nuk guxon t' i festosh festat kombėtare!

Nėse UNMIKU, tė pranon nė Internacionale –
Ti, nuk guxon t' kėndosh kėngė nacionale!

Nėse UNMIKU, ta zgjidh ndonjė ēare –
Ti, nuk guxon ta pėrmendėsh luftėn ēlirimtare!

Nėse UNMIKU, sjell kėngė tė mbarė globit –
Ti, nuk guxon t' kėndosh pėr heroit e kombit!

Nėse s' do UNMIKU, n' Pavarėsi pėr t' prekur –
Ti, ha si i gjallė, e rri si i vdekur !

Gjilan, mė 21 Maj 2008.

Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Oct 13, 2008 9:44 pm

Shumė domethėnėse kjo mė lartė!?????????????
respekt
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Oct 13, 2008 11:18 pm

I nderuari Ali Baba Tepelena, kjo pasqyron pozicionin real emocional te te rinjeve perparimtar ne Kosove, qe ky forum i ka me bollek.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Wed Oct 15, 2008 6:57 pm

Nje pjese filozofike e shkeputur nga romani "Pse?!"

( Sterjo Spasse)


...

-C'eshte jeta per ty?-e pyeta.
-flluska sapuni.-mu pergjigj
-po vdekja?
-shperblimi i jetes!
-c'eshte bota?
-nje pike helm ne hapesire!
-c'eshte me e kuptuar ne bote?
-vdekja.
-cila eshte kafsha me e eger?
-njeriu.
-po me e bute?
-ajo qe s'ka lindur .
-cili njeri ju duket me i poshter?
-ai qe ndryshon veten me nje emer te huajdhe ai qe punon aq mizorisht saqe nuk kujton as vdekjen.
-c'eshte budallalleku?
-te duash nje gje qe s'e kedhe te kujtosh se je ai qe s'je.
-po puna me e mencme?
te gezosh te tanishmen.
-c'eshte me e aferme ?
-vdekja!
-po me e larget?
-zemra ime me tendendhe fillimi e fundi i Hicit.
-cfare eshte e pavdekur?
-hapesira!
-cfare eshte me e bukur?
-fantazia!
-po me e shemtuar?
-semundja!
-me e hidhur?
-jeta.
-me e embel?
-Hici.
-c'gje e shte me e madhe?
-Libri iBotes!
-po me e rende?
-fjala.
-me e pamundur?
-te ndryshosh veten dhe formen,dmth jam une te behem ti,dhe jam njeri dhe te behem pellumb.
-kur shperblehet njeriu?
-kur e kujton veten te lumtur.
-cfare gje ju duket me e merzitur?
-cdo send eshte me i merzitur se njeri-tjetri.
-cfare gje ju duket me e veshtire?
-te jesh njeri...
-po me e lehte?
-te krijosh krijese njerezore.
-cili eshte ngushellimi i te pasurit?
-pesha e qeses
po i te vobektit?
-e ardhmja...
-nuk ju kuptoj-i thashe per se dyti.
-vdekja .-mu pergjigj serioz
-po c'permban jeta e njeriut?
-vetem dyshime!-keto tha dhe heshti...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Wed Oct 15, 2008 6:59 pm

Tradhetoret

Shokė, kemi nė mest tėnė 
Shum' armik' e trathėtorė! 
Popo! mos u qoftė thėnė! 
Veē qė s'kanė gjė nė dorė. 

Harruanė mėmėdhenė 
Dh' e lanė kombinė tėnė 
E njė tjatėrė na gjenė! 
Popo! mos u qoftė thėnė! 

Lanė zonjėn e lėvduar 
E zunė njė kurvė shtrigė, 
Tė ndyr' e tė mallėkuar, 
Tė fėlliqur e tė ligė. 

Lanė mėmėn tė xhveshur 
Dhe mundohenė pėr botė, 
Pa dhe bota duke qeshur 
U thotė: mundohi kotė! 

Qysh u bėnė Efialtė 
E nuk e njohin tė mirėn, 
Uthullėn pandehin mjaltė 
Edhe dritė errėsirėn! 

Buk' e mėmėdheut zėntė 
Tradhėtorėt e pabesė! 
Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė, 
Kurrė mos paēinė pjesė! 

Miqt' armiq i kanė bėrė, 
Armikėtė miq i zunė, 
Qysh janė fyell tė tėrė! 
Ē'ėshtė kjo e madhe punė! 

Fajn' e math kur do ta njohin 
Njerėzit e mallėkuar? 
Dritėnė pse nuk e shohin, 
Apo janė tė verbuar? 

Janė sė gjithash tė marrė 
Dhe tė liq me tė vėrtetė, 
Mėmėdheut bėjnė varrė, 
Po do tė bienė vetė, 

Se mbretėron e vėrteta, 
S'del kurrė gėnjeshtr' e shkretė 
T'ish ashtu, qe prishur jeta, 
S'kish mbetur gjė e vėrtetė. 

Ata turpinė fitojnė, 
Nder' e tyre posht' e hedhin 
Dhe armikėtė gėzojnė 
E nė errėsirėt bredhin. 

Nuk ėshtė kurrė haruar 
Dh'e mira dh'e lig' e shkretė, 
Tė gjitha janė paguar, 
S'ka mbeturė gjė nė jetė. 

Lerini, pa do ta gjejnė, 
Tė vėrtetėn do ta njohin, 
Se tani s'e dinė ē'bėjnė, 
Janė tė verbėr e s'shohin. 

O, popo ē'turp kanė marrė! 
Janė bėrė tradhėtorė 
Dhe s'janė mė shqipėtarė, 
Se nga kombi hoqnė dorė. 

Me tė huajnė u bėnė, 
Me armikn' e Shqipėrisė, 
S'duanė gjuhėnė tėnė 
Armikėt' e Perėndisė! 

Ndjej, o Zot, se nukė dinė 
Se ē'bėjnė, janė mahnitur, 
Rrahin tė prishin shtėpinė 
Pun' e lig' edh' e mėrzitur. 

Tė gjorėt janė nė gjumė, 
Tė vėrtetėnė s'e dinė, 
Do tė mundohenė shumė, 
Pasdaj mėnttė do t'u vinė. 

Vėllazėrin' e harrojnė 
Dhe kombin e mėmėdhenė, 
Dhe armikėtė dėgjojnė 
Edhe s'dinė se ku venė. 

Hiqni dorė, hiqni dorė! 
Mblithni mėntt' e tupėrohi, 
Mos u bėni trathėtorė, 
Se pasdaj do tė pendohi.
Naim Frasheri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Wed Oct 15, 2008 9:00 pm

biligoa shkruajti:
Tradhetoret

Shokė, kemi nė mest tėnė
Shum' armik' e trathėtorė!
Popo! mos u qoftė thėnė!
Veē qė s'kanė gjė nė dorė.

.........................


Buk' e mėmėdheut zėntė
Tradhėtorėt e pabesė!
Dhe Zoti dėrrmėn u dhėntė,
Kurrė mos paēinė pjesė!

.....................

Janė sė gjithash tė marrė
Dhe tė liq me tė vėrtetė,
Mėmėdheut bėjnė varrė,
Po do tė bienė vetė,

......................
Hiqni dorė, hiqni dorė!
Mblithni mėntt' e tupėrohi,
Mos u bėni trathėtorė,
Se pasdaj do tė pendohi.
Naim Frasheri

Pėrshėndetje Biligoa.Bėn shum shum mirė qė na freskon kujtesėn me kėto vargje Lapidare.Janė sa tė vėrteta,aq edhe reale,konkrete nė ditėn e sotme sa janė tė pa vdekshme pėr rėndėsinė qė kanė pėr Shqipėtarėt e vėrtetė.
respekt
-Duaje atdhenė,si shqiponja folenė.
-Dashuria e vėrtetė dhe dhimbja e madhe vetėm nė gjuhėn e nėnės kuptohen.
-Vetėm tė bashkuar do gjejmė tė drejtėn tonė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ali Baba Tepelena
Anėtar Nderi
Anėtar Nderi
avatar

Male
Numri i postimeve : 187
Age : 61
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Wed Oct 15, 2008 9:10 pm

Pjesė nga vėllimi "Zemėr pa ngjyrė"
Danel Cana

--TĖ MĖSOJMĖ TĖ DUAM !

Mirė nuk mė bėn, tė them hejvalla!
Keq mos mė bėj, tė kam rixha !


Kėto vargje kuptimplote tė shkruara 1350 vjet mė parė nga Sadiu i Persisė, apo i njohur si Gjylystani ndryshe nė Shqipėri, janė sa tė dhimbėshme aq dhe kuptimplote, qė asnjėherė nuk kan dalė jashtė realitetit. Sadiu i shkruajti ato, nga pėrvoja e pėrvėluar e hidhur, tallėse, goditėse, rrėnqethėse, qė vinte nga tipat njerėzor dhe godiste njerzit. Shumė i kanė lexuar kėto vargje, por dhe shum i harrojnė, sepse bien pre' e dashnores (-it), pasion pėr interesin vetiak. Kjo ėshtė ego-ja mė e neveritėshme e cila kurrė nuk ėshtė ngopur, as me krerė, e as me qeveri ,e perandori tė pėrmbysura. Pse??? Kėtė pyes, e do ta themi njė herė tjetėr, nė qoftė se do ta dojė nevoja! Por mendoj se atyre, tė cilėve u adresohet ky shkrim, kjo copėz letėr, nuk besoj tė mos ja vėnė pak gishtin kokės edhe pas kėsaj, me qėllimin e mirė, qė tė mos bėhen gazi i botės.
Marrė shkas nga disa zėra, qė unė do t'i krahasoja me " sirenat e mitologjis sė lashtė, nga Pisistrati " tė cilat donin vetėm tė mbysnin ēdo anije qė lundronte pranė ishullit mistik. E pra, qė tė kuptohemi mė mirė, fati kėsaj radhe i ka rėnė anijes me gjysėm ekupazhi ,e me timonier tė cfilitur nga dallgėt e mėdha, qė nuk kanė tė pushuar. Αnijes - SHOQATĖ.
Mė ka bėrė pėrshtypje nė njė shkrim,i cili titullohej "Shoqatangrėnėsit"shkurt, tė z.Aleksandėr, plot talent e pėrvojė! Aleks Janaqi, i cili lėshonė thirrjen profetike " O njerėz! Ka dhe njerėz."tregon jo mllefe por njė pozicion qė shum pak mund ta marrin!Ajo shprehje tregon se njerzit, ashtu siē duan tė hakmerren, tė revoltohen,tė bėjnė 99'-tė tė kėqia e poshtėrsira, ashtu dinė edhe tė respektojnė, tė falin,tė ndihmojnė e tė bėjnė mrekullira! Po ku radhiten kėta, qė fusin vetėm pėrēarje nė ato pak organizata qė kanė mundur, me njėqint mundime tė krijohen?! Qė edhe shpenzimet e gjyqit i paguan nga xhepi ?! Qė edhe ēdo aktivitet qė bėjnė i paguajnė nga xhepi?! Qė mendojnė dhe mblidhen tė paktėn pėr festėn kombėtare tė flamurit ēdo vit, me shpenzime nga xhepi?!Tė gjitha kėto pėrse? Pėr tė treguar se duhet tė jemi tė bashkuar. Pėr tė treguar se na duhet shumė bashkimi. Pėr tė treguar se dimė tė bashkohemi, por po tė ulim pakė hundėn! Natyrishtė qė askujt nuk j'u duk e ėmbėl kritika, vėrejtja...!
Historikishtė, " asnjėherė nuk dihet tė jetė kuptuar njė i mėnēur, nė mes tė budallenjve." Nė kėtė rastė populli thotė " Kur nuk di tė japėsh xhuvap, mėnēuria mė e madhe ėshtė heshtja" Mirė do ishte ta mėsonin adhe ata lloj njerzish qė, nuk mund tė rrinė pa hedhur gurė! Po hodhe gurė, nuk do paqen, por tė kundėrtėn.
Nuk mė vjen mirė kur dėgjoj se, "ngrenė padi" vetė shqiptarėt kundėr shoqatave, kundėr njėri tjetėrit.Njėsoj si tė pėshtysh lartė.Kur do mėsohemi tė bashkohemi? ....Nuk dihet.
- O njerėz tė mirė. Dėgjoni ē'thotė Naimi:

Ajy qė ka mirėsinė,
Ka perėndin' e tė mirat,
Edhe kush ka djallėzinė,
Ka djallė e ligėsirat.


-O njeri :" Ki frikė nga historija, jo na perėndija" E, historia ėshtė ajo qė secili nga ne lė mbrapa.
Koloseu i letėrsisė botėrore Uilliam Shekspir, nė njė nga tragjeditė e famėshme tė tij, "HAMLET" E solli mbrapa fantazmėn e Hamletit, si dėshmi tė pabesisė, tė intrigės, tė dhunimit, krimit njerėzor, duke na dhėnė tė pasqyruar errėsirėn e mėndjelehtėsisė sė njeriut qė bėhet viktimė e njė pasioni tė gėnjeshtėr.
Prandaj Naimi ynė i madh i nis qė nė fillim porositė e tija, duke thėnė:

Shokė, kemi nė mes tėnė
Shum' armik' e tradhėtorė!
Popo ! Mos u qoftė thėnė!
Veē qė s'kanė gjė nė dorė.
.............................
Buk' e mėmėdheut zėntė
Tradhėtorėt e pa besė!
Dhe zoti dėrmėn u dhėntė,
Kurrė mos paēin pjesė!


Si mund tė spiegohet qėllimi i disave qė kėrkojnė gjilpėrėn nėn kashtė? Kush vajti me shoqatėn? X...Ėshtė burr i lik.Shum kollaj ta lėshojmė fjalėn. Pse nuk shikojnė ēfar kėrkon ky far X...Y? E ndihmojmė dotė? Falė rastėsisė apo praktikės, shoqatat nuk janė as fitim prurėse dhe as diēka ku mund tė bėjė karrierė politike dikush! Ato janė shoqata atdhetare, patriotike, si tė vetmet organizma pėr emigrantėt, tė ēdo kombėsie. Ato po punojnė duke ndihmuar sado pak, nė kalvarin e madh tė problemeve qė kanė emigrantėt nė Greqi. Mos tė kujtoj ndonjė se ajo ēfar ėshtė arritur dhe ajo qė do arrihet nuk ka brėnda kontributin e shoqatave! Ėshtė mjaftė naive pyetja e disave qė shprehen : Ēfar mė jep shoqata?? Nuk ėshtė asnjė parti politike, e shtetit ku jetojmė, nuk na shėrben, sa na shėrben shoqata. Prandaj para se tė inkuadrohet dikush nė parti, ēfardolloi qoftė, mirė do ishte, mė e drejtė tė inkuadrohej nė shoqata. Ky ėshtė mendimi im dhe le ta kundėrshtoj kush tė dojė, por nuk ka tė drejtė, sepse nuk ka kurrė dy tė drejta. Pėr ēdo gjė ka njė tė drejtė dhe ka paralelizėm, apo ekuilibėr tė problemeve.
Prapė na lė porosinė Naimi:

Tregomu dhe shqipėtarėvet udhėn e punės sė mbarė,
Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Thu Oct 16, 2008 7:28 am

Eja...


   
  "eja me diellin,
  eja, dhe perpije detin,
  merre boten, falma qiellin"...
  Xh.Spahiu

eja,
ahere kur era te gremise
mes baltes dhe gjethet e fundit,
kur lumenjte kalteroshe
  (dhe syte e mi)te turbullohen,
kur pemet e zhveshura me paturpesi
deget lakuriqe te tundin,
kur pellgejt mes kalderimit me akull te mbulohen.

eja,
me henen ndricuar muzgjeve,
kur veshet te te dhembin
  prej zhurmes te makinave,
kur kerrkush mos te te njohe me rrugeve,
shfaqu si nje afishe larushe ne xhamat e vitrinave.

eja
ahere kur bota e ndyre
ne surrat te te plase deren,
kur si xhind i xhidosur duart te te dridhen,
s'ka gje!sill me vete dhe shterngatat dhe eren
dhe kujtimet hidherake qe s'mund te hidhen...

eja,
se ne qilar kam ruajtur per ty ne torbe me molle,
  dhe mbi prush dy misra te pjekur,
u pa puna,te jap bluzen time se je veshur holle,
e ne mesnate si lugate
  rreth oxhakut do hame buke te thekur...

eja,
duku kur ditet te filloje te numroje dhjetori,
kur lumenjte dhe syte e mi
  kalteroshe te turbullohen,
jo kur te plakur, te jetojme nga zorri,
jo ahere kur varret me ferra te ne mbulohen.
eja,tani se malli si dreqi na mori,
jo ahere kur emrat ne kete bote te na harrohen...

eja,
me muzgun e zverdhur nga hena,
eja para se buket e thekura te ftohen...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Thu Oct 16, 2008 7:33 am

Mundesia per te me dashuruar...

 

Dhe u merzita se qeni nje udhetar i lodhur,
ne stacionet e ftohte e te larget te autobuzeve inter-urbane,
dhe nga canta plot me letra te cjerra
mbushur me vargje te palexueshem e pa vlere...

Une do ti nderroja keto,
me nje kafe te pire bashke me ty, te Bar Dashuria,
ne nje mbremje tiranase te bere qull...

Atehere ne Tirane, s'pushonin shirat,
Dhe politika e kish helmuar cdo pellg ne rruge
e cdo gota ne lokale...
emisionet e lajmeve, propozonin udhetime,
hedhje stresi, piknik ne Dajt
e budallalleqe te tjera si keto,
kurse une,
do ti lija te gjitha, thjesht per nje capitje
krah teje andej nga Shetitorja...

Dhe emisionet genjeshtare te lajmeve, udhezonin te visheshim trashe,
te flisnim per politike, e te merrnim pjese
ne mitingjet protestuese ne sheshin me te madh te Shqiperise,
e une,
nuk nuk pata kurre ftohte, rrugeve te Tiranes,
dhe kurre s'fola per te flamosuren politike,
une thjesht, preferoja te kembeja dy fjale me ty,
ulur mes qetesise se lagur te shiut,
ne stolat e kalbur te Qytetit Studenti...

Dhe atehere une behesha autobuzi qe hipje ti,
dhe beja gare me gjithe taksite,
e perhere,
enderroja ecjen tone te shkujdesur krahperkrah,
nen veshtrimin e pemeve dhe te zogjve te lagur,
nga Kodrat e Liqenit...

Dhe perhere, emisionet e lajmeve,
rekomandonin ilace e mjeke popullore,
e mua asnjeri s'me beri derman,
dhe as syte e ftohte fshehur mbas syzeve nuk me thane gje,
une enderrova vec nje shikim tendin,
ne mbasditet e perbaltura nen shi,
neper rrugicat e Qytetthit Studenti...

Dhe si perfundim, u merzita se qeni
nje rrugetar i rraskapitur neper stacionet e ndritshem e te ftohte
nderkombetare, dhe nga biletat e lemuara te avioneve pa shpirt,
e une, une,
Desha vetem mundesine, qe ne te dy te rrinim
mbeshtetur te njeri tjetri
ne nje autobuz-urban,te shkaterruar qe gulcon
rrugeve te Tiranes...

Ndersa emisionete merzitshem te lajmeve, benin reklama llotarish,
e ulje cmimesh fluturimi,
dhe njerzit s'me kuptonin neper mbasditet e qullura te Tiranes,
kur une, shkruaja vargje te palexueshme e te pavlera per ty,
e kur vizatoja emrin tend ne xhamat e mjegulluar
te autobuzeve te lodhur urbane...

une,
te gjitha keto, do ti flakja tej, vetem per mundesine
qe ti te me dashuroje...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Thu Oct 16, 2008 7:34 am

Kthim i pamundur


ketu,
s'degjon nje gje te mire,
mes te ftohtit te dimrit,
kur ngrin liqeni,muroset si beton,
kur mbart peshen e ndarjes se peshtire,
"do kthehesh?"-pyet zeri i
  nje gruaje ne telefon
"a ka mbetur tek ti ndopak
  mall e deshire?"...

s'degjon nje fjale te mire nga miqte,
nga televizori llafazan
ngjyra-ngjyra por pa shpirt
asnje lajm zemerngrohes
  nga horizonti i ngrire,
pervec ndonje avioni rrugehumbur
qe shket ne qiellin e hirte.
"s'ka mbetur ne zemren tende
  asnje fije meshire?"...

prape,s'merr nje shenje te mire e te mbare,
kur nisesh nxitimthi-nevrikosur,
tendosur si nje tel
shtenguar fort ne kitare
eshte vone ta riparojme dashurine e leckosur,
i vone zeri i nje gruaje
qe therret mbas duke qare...

ketu,s'degjon njeriu nje gje te mire,
ne hasmeri me dimrin,brenda ngujuar,
nje zile telefoni,
e zeri i saj i mpire
me lot i lagur,me boren qe bie ngarkuar.

"a do vish,ta perzesh dimrin
  me diellin ndaj te gdhire?"...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Thu Oct 16, 2008 7:36 am

Poezi pa emer

 

nuk mjaftuan netet, ditet,
nuk mjaftuan kohet qe u ngrohem ne diell,
s`mjaftuan mundimet qe na rraskapiten,
as krenaria jone qe endet ne qiell.
jo s`mjaftuan netet as ditet...

nuk mjaftoi dhimbja deshperimi
thyerjet e zemres qe i beme zakon,
buzeve ndoshta ngeli gezimi
se as mua as ty askujt si takon.
s`mjaftoi dhimbja deshperimi...

s`mjaftuan fyerjet thashethemet,
ne rruget e jetes zenkat dhe merite,
fjalet me banale nga me ekstremet,
te na benin te heshtnim nje dite.
s`mjaftuan fyerjet , thashehemet...

s`mjaftoi denimi qe na dha Zoti,
nuk deshem ti mblidhnim mendte e kokes,
i harxhuam ditet ashtu kot se koti,
duke prishur e shkatrruar cdo skaj te botes.
se nuk mjaftoi denimi qe dha Zoti...

prishem dhe shkaterruam mijra zemra,
mijra fytyra shpesh i ngurtesuam,
dhe qeshem pastaj te lumtur si kucedra,
kucedra qe vdekjen tone harruam.
ne prishem e coptuam mijera zemra...

ngritem koken pastaj kerkuam fajtoret,
hodhem tonalata balte mbi njeri tjetrin,
e mbrojtam veten me fjalet me te mira qe kane fjaloret,
dhe kurre nuk heshtem te degjonim te vjetrit.
se ne ngritem koken kerkuam fajtoret...

s`mjaftoi per ne te ligjte kjo bote,
megjithese jetuam si te babezitur,
dhe tani cdo gje eshte e kote,
heshtim fajtore vdekjen duke pritur.
s`mjaftoi per ne te ligjte kjo bote...

s`mjaftuan as profetet me thirrjet e Zotit,
as engjejt e Tij qe po na keqyrin,
s`mjaftoi jeta qe shkoi kot se kotit,
se vec nj grusht dheu do t`na mbushe syrin.
se nuk mjaftuan as profetet e Zotit...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Thu Oct 16, 2008 7:38 am

kur une te vdes


kur une te vdes,
dhe ti te qash me lote ne nxehte
mbi trupin tim te ftohur,
shpirti im lart do ngrihet,
dhe do ti fshije syte e tu te lodhur...

por ti s`do me ndiesh,
dhe do vazhdosh te qash e heshtur
thua se lotet do te me ngjallnin,
e kur trupi im varrin te kete prekur,
do kerkosh nje fjale te ta shuaj mallin...

do zgjohesh aty nga mesnata,
do qash mbi jastekun tim te zbrazet
kurse une do te te ledhatoj floket,
bashke do presim agimin qe zbardhet,
rrezen e diellit qe hyn nga dritarja e vogel...

dhe do vish te koka e varrit tim,
nje shishe uje do derdhesh
mbi balten qe me mban mbuluar,
e pastaj do flasesh dhe ne fund do heshtesh,
athere kur gjithe fjalet te te kene mbaruar...

dhe lotet do derdhen,
mbi faqet e tua
mbi doren tende te plakur,
dhe vetem ne ate cast do kem kuptuar,
se ne zemren tende nje plage kam hapur...

dhe do vij si zog,
te qendroj ne nje peme aty afer
apo nje lule ne kopshtin para deres,
nje dicka qe ti kerkeon ne raftet,
nje leter dashurie qe perpleset ne xham prej eres.

e ti do ti lutesh Zotit per mua,
do hapesh duart e tua
dhe syte ne dhe do ngulen,
e pastj nuk do qash me per mua,
te koka e varrit te me lesh nje lule...

dhe do ikesh pastaj,
ashtu e merzitur e plakur
nga hallet qe ngre, nga dhimbja e peshes,
endrren tende per mua do mbash hapur,
dhe vec ne enderr e lumtur do qeshesh.

dhe do rrime bashke gjer ne agun e zbardhur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Thu Oct 16, 2008 7:41 am

Kerkimi

 

dhe vazhdoj
te kerkoj veten time
ne poezite e Poradecit
ne romanet-largesi
  te Petro Markos se burgosur,
ne mallin e Serembes pertej detit,
ne rrugen ku ecte Naimi i vrerosur...

kam humbur padashur vetveten
e copat me dhembin
  ne cdo cep te botes
zgjatem ti mbledh
ne maje te rrokaqiejve,
matane oqeaneve
ne Vendin Tone te prektisur
  nga te zotet...

dhe rremoj i rraskapitur
ne veri ne jug
une, kosovari,cami,
  labi dhe malsori
nuk jam asnje nga keto,
e te gjithe keto jam une,
nje shpirt kacak luftetari,
nje trup i pavarrosur deshmori.

jam ne hall
dhe veten kerkoj me ngulm
ne vargjet e Azem Shkrelit,
ne kengen e harruar
  te Isuf Gervalles se pergjakur,
ne kullen e djegur te Bace Ademit,
ne dheun tim,ne varrin tim te hapur.

kam frike,
vetja copash do me mbetet,
ne maje te rrokaqiejve,matane oqeaneve
larg dheut tim, te rrudhur e te plakur...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 20 e 21Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 19, 20, 21  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: