Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 12 ... 21  Next
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Mar 30, 2008 8:23 pm

Rexhep ELMAZI:



DASMA PA KRUSHQ


Andej kah del djali
shtrihet kurrizi i maleve
andej kah ec ēika
pushon deti i pyjeve

Atje ku kėndon djali
malet po shemben
andej kah fshan ēika
pyjet po kallen

I shtrijnė pyjet krahėt e flakės
pėrqafojnė bjeshkėt qė po derdhen
po tė dinte toka ēka po bėhet
mali me mal do ish afruar

Mbrėmė dy vetė dhe terri
i trupuan malet...
- Qysh na iku ēika
pa kerr tė kuq pa pushkė !

Vetėm Hėna me yjet
ishin krushqit e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: FADIL BEKTESHI - ELOKUENCA E NJE UNIVERSI UNIKAT   Sun Mar 30, 2008 9:01 pm

ELOKUENCA E NJĖ UNIVERSI UNIKAT

Tė shkruash pėr universin unikat Fadil Bekteshi , alias Anamal Kastrati, do tė thotė , tė shkruash pėr fenomenin e njė veēorie tė ikjes nga ky mes pėr t’u rilindur e pėrndritur gjithė ajo klithmė qė nė dimensionin e shtrirjes sė kuptimeve ngėrthen dashurinė, dhembjen, mallin, e qė hėpėrhė, kishte vendstrehim nė shpirtin e shqetėsuar tė poetit pėr t’ia shprishur rehatinė e aq mė tepėr pėr t’ia ndezur ndjenjėn e frymėzimit qė ai tė shkruaj vargun pėr “Natėn e Lutjes dhe Vajtimit tim”!
Ky tjetėrsim kaq i befasishėm nga njėra anė na ka privuar nga shpresa pėr takime me Tė,e nga tjetra na ka rrėnuar nga radhėt njė Krijues qė me elokuencėn e shprehjes letrare ka ngritur egzistencėn e njė klithme tragjike pėr mungesėn e dashurisė se:
“Lajmi pėr vdekjen tėnde s’paska mbėrritur ende
Po shpirti ma thotė vetėm kur do tė duket nė derė
e do t’vijė kur e thėrret Dashnija ime pėrherė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Mar 30, 2008 9:01 pm



Gjithė kjo dinamikė e meditimeve nė shestim tė realizimit tė asaj qė humb ka krijuar relacionin e qartė tė thurret himni :
“Nė Dramėn e Madhe qė do t’luhet n’Skenė tė Dashnisė
Me dekor pėrgojimesh t’Kasabasė...!

Fadil Bekteshi, ky univers i sfidimit qė brengėn personale vazhdimisht e pasqyroi nė shenjėzim tė kuptimit ekspresiv pėr tė krijuar botėn e pėrjetimit deri nė skajshmėri, ka identifikuar vetveten me Zef Seremben, megjithatė Uni i tij i Madh parasėgjithash nga vizionet dhe aspektet e shfaqjes sė kėsaj ēudie reale, na jep tė kuptojmė se atė kurrė se mundi dashuria, por e mposhti pabesia!
Ky shqetėsim i kėsaj plage nė sipėrfaqen e ndėrdijes sė poetit ka mundėsuar unjėsimin e pėrhershėm tė lutjes pėr takim, tė mallit nga “Pėrbindėsh Ndarja”, dhe plagės sė dhembjes nga kujtimet . Kjo vetėdie etike nė relacionin e marrėdhėnieve ku ėshtė ndeshur pushtimi i motivit dashuri ka lindur frytin denoncues krahas pėrgojimeve tė “Gojėligave” tė “Kasabasė”, qė me vetėdie e pa nugurrim poeti ta thotė:
“Mė fanitesh Zera pėrmes Pėrbindėsh Ndarjes!
E pėrjetshmja ime Nuse pa Duvak, Zera!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Mar 30, 2008 9:03 pm

Kjo shfaqje e kėsaj mungese nė kėtė pėrmasė synon tė barazohet me tė pamundurėn, qė mjerisht, sado qė doli e u shpėrnda nė frymėzimet krijuese, jetoi nė shpirtin e pastėr dhe nė ndjenjėn e prekur tė Fadilit, qė ai tė krijojė nė planin horizontal keqkuptimet qė pėr kėtė, tė vėrehet indiferenca e mesit “Kasabasė”, dhe indiferenca e individit “Zera” qė ai iu pėrkushtua me sinqeritet, mall e dashuri.Krahas realitetit se ai ishte baba i dashur i fėmijėve dhe bashkėshort , nė rrugėn e kėsaj dashurie - katandi, ndeshet , pėr t’u nisur binarėve tė pėrhumbjes! Sado e prirur pėr njė ardhmėri tė sigurtė kjo dashuri e vėrtetė mes poetit dhe tė dashurės sė tij , krijoi “Baladėn pėr Veten Zeranė e humbur dhe Filxhanin e pėrmbysur tė kafesė”, qė nė procesin jetėsorė t’i ngritet fushata e Kasabasė dhe Gojėligave, qė shpirti sublim i poetit tė ndjejė tė zezat, apo tė barazohet me dėshtimet, ashtu siē u pėrgatiten tė shpeshtėn grackat , apo siē u shfaqet fushatat goditėse tė nėpėrkėmbjeve shumė krijuesėve tė talentuar.
Sdomend se kjo goditje iu bė edhe Fadil Bekteshit!
Ai krahas prirjeve dhe stilit pėr tė krijuar pati edhe profilin e njeriut qė di t’ia ējerrė maskėn dukurisė negative tė shoqėrisė.Ai e goditi tėrė strumbullarin e zhvillimit tė njė maqinerie parazite, apo tė njė inkuizicioni institucional qė jo vetėm individėve por edhe shoqėrisė ia bėnė gjyqin e historisė pėr t’ia varrosur synimet e sėndėrtimit tė lirisė dhe pavarsisė, tė bashkimit dhe dashurisė, nė anatemėn e shfarosjes. Me kėtė vardisje tė keqe qė i bėhej shoqėrisė, me kėto faktorė mortor tė zhvillimit, dhe me kėtė heshtje kobi e mallkimi, Fadil Bekteshi kudo u ndesh! U ballafaqua pa ngurrim! U godit dhe i goditi!Dhe nuk u mposht!Po! U ndesh jo pėr tė bėrė reklamėn qė tė sigurojė famė, por nė radhė tė parė, goditi fenomenin e letargjisė groteske!Iluzionin makabėr qė ngritej nė Piramidėn e Sundimit nė kohė dhe hapėsirė. Goditi sindromin kanceroz qė i vardisej tė vėrtetės vetėm e vetėm pėrse “Fjala ka fuqi dhe pushtet!”.Pėr kėtė arsye Fadil Bekteshi duke mos ngurruar hyri nė dallgėt pėrplasėse e tė pareshtura tė individit krijues dhe Shoqėrisė - elitė nė “Udhėtim nėpėr Skėterrė” e qė pas publikimit tė cilėsohet si veēoria unikate e Njeriut skandaloz apo Krijues i klimės ekscesive!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Mar 30, 2008 9:03 pm



Megjithatė, kjo e pavėrtetė e madhe, “post mortum” pėr Fadil Bekteshin - Anamal Kastratin, kėrkon pavarėsisht prej pėrgjegjėsisė sė shtrirjes tė vėrtetėn pėr ndjenjėn, pėr guximin, pėr vuajtjen. Nė kėto binarė, ku helmohet apo shėrohet shpirti i plagosur e kurrė i gėzuar, tė zbulohet pėrgjigjeja e heshtur pėr krijuesin Fadil Bekteshi!
Ai parasėgjithash kishte pozicionin krijues! Ndaj, tė nesėrmes , nuk i lejohet ta harrojė e pėrhumbė emrin dhe veprėn e tij me vlerė tė lartė artistike, nga koha rrėnimtare e Kasabave, nga dekori pėrgojues i gojėligave.Pėr atė se ai e pėrballoi vetminė nė kazamatet e Idrizovės, kaloi netėt e pagjumėsisė pėr tė krijuar, dhe braktisi gėzimet pėr Kryeveprėn “Vetėflijimi pėr tė tjerėt”. Pėr korrektėsinė qė pati nga ēastet kalimtare tė politikės ditore e tė diktatit redaktorial, dhe pėr odiseadėn e Doruntinės!Nė kėtė rrugė tė vėshtirė e goditėse Fadili doli i pamposhtur!
E vėrteta pozicionale e Fadil Bekteshit edhe si njeri edhe si krijues nė ēdo kohė do tė jetė dėshmi se ēfarė kthetrash ka ngritur mikrobi i trashėgimisė sė pėrhershme nė Kasaba krahas nevojės sė tjetėrsimit nė sjellje , emancipim dhe liri tė mendimit tė shprehjes krijuese. Nė realitet , ai ka pasqyruar gjithė tiparet e njė metastaze prezente tė pėrditshmėrisė sonė kudo qė jemi e veprojmė si nė Kasaba, pėr tė rrėnuar nė kaptinėn e trashė tė pluhurit tė prapambeturisė dhe pakujdesit ,pėrkrahjen e idesė dhe pėrkushtimin pėr kultivimin e saj. Ashtu siē u ngushtuan dhe u ndrydhėn nga pushteti shumė segmente shoqėrore nė zhvillim, para sė gjithash nga “policia letrare” apo “censorokuqėt”, edhe nė shprehjen e lirė tė dashurisė ngriti kthetrat Kasabaja “Me dekor pėrgojimesh...!”.
Me kėtė stil, me kėto pėrmbajtje, me kėto ngritje vlerash shprehėse Fadil Bekteshi i dha njerėzimit orientimin drejt njė universi unikat por prezent nė ndjenjėn e ēdokujtė qė ndėrlidhet nė procesin jetėsor tė
“Njė Ditė tė re pa Ty
Edhe njė Ditė e Rėndė pa Ty!
Ky vargan i gjatė i kėtij shenjėzimi si kurorė pikėllimi nė qiellin letrar u shfaq si vezullim pėr tė hy pėrjetėsisht nė analet e kujtesės se :
“Gojėligat qėndisin Anatemėn
njė vargan zezonash pafund”.
I kėtij profili , nė kėtė dimension malli ,dashuria dhe pikėllimi pėr Fadilin Njeri - Krijues ēdoherė do tė rilindet e pėrndritet si veēori e elokuencės sė njė universi unikat pozicional pėr ta thėnė atė qė ndjen nė shpirt pa i menduar as pa u friguar nga Gojėligat e Kasabasė...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Mar 30, 2008 9:04 pm

TRAJTAT PARALAJMĖRUESE TĖ KOBIT

(Fadil Bekteshi:Filxhan i dashurisė” poezi)

Meditimi i trajtuar nė poezinė e shkruar tė poetit Fadil Bekteshi para sėgjithash pėrmbledh objektin e prekshmėrisėsė sė ndjenjės qė nė dimensionin e botėkuptimit pėr shumė varianta kuptimesh ndeshet me domethėnjen pėr t’ia pranuar lutjen , klithmėn , trishtimet nė rrafshin e Unit qė nga njė kėnd i njė veēorie e kultivon dashurinė. Me gjithė atė bagazh tundues ai niset t’ia thotė tė gjitha “Zerasė sime , pėr Lumturinė qė mė dha”, pėr aq sa pikėshikimet e njė kėndi tė nismės sė vullkanit krijues s’kanė mundur tė gulonin pa ndarjen.Nga kjo prekje ku poeti ndjen vetminė do tė shprehet pikėrisht pėr kėtė veēori unikate tė “Lumturisė”se: “Prapa Zezonėn qė ma la”.
Trajta e paralajmėrimit tė kobit ka dimensionin e pėrdjegieve, pėrdėllimave, pėrhumbjeve deri nė njė anarki totale ku poeti nuk pėrmbahet dot.Ai haptas pėrmes lot-lutjeve e vaj-fjalėve nis prologun nė pasmesnatė se vetėm nė ato raste mund tė shkruaj pėr mashtrimet, zhgėnjimet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Sun Mar 30, 2008 9:04 pm



Nė kėtė distancė tė shkrimit tė poezisė fenomeni i lutjes , e parasėgjithash i aprovimit tė njė dashurie unikate nis e shprehet me ciklin e titulluar “Mos na mallkoni Dashurinė”, ku mallkimi si metaforė e njė veprimi rrėmbehet nga thirravajet qė i bėn sipas motivit popullor “Zeraja” ajo qė shprish kėndet e njė ngritjeje krijuese tė poetit dhe ia hap portėn temės sė njė kapitulimi tė prekshmėrisė shpirtrore qė gjatė gjithė jetės sė tij pastaj e ndjek ky pezullim i pafuqisė pėr t’u takuar dhe gjatė gjithė kohės krijuese i vardiset si pozicion i pamundėsisė qė hijezohet nė pėrbetimin e pėrhershėm “Nė Jetė - Nė Varr me Ty...”.
Ky shfrim i kėsaj natyre i ka mėnyrat e vendosshmėrisė se si mund tė shprishet, goditet, rrėnohet nga njėra anė fati, e nga tjetra se si mbijeton nė kėrkim e nuk ndalet deri nė tragjikė pėr ta pėrmbushur e plotėsuar atė frymėmarrje tė dashurisė pa kurorė, pa emėr e pa trashėgim.Ky krijim i kėsaj natyre, i kėsaj bote pa identifikim sillet vėrdallė nė sytė e Kasabasė, nė dekorin e pėrgojimeve tė saj, nė linēin e provincės , nė mallkimet e Gojėligave, anatemave. Megjithatė nė kėtė “pjesėjetė qė mė ka mbetė; tė vetėmashtrohem se do t’mė rikthehesh” poetin e vė nė relacionin e komunikimit pėr t’i thėnė tė gjitha ato qė ndjen edhe kundėr tradicionalizmit shprehės, edhe kundėr gjithė pamundėsisė shprehėse tė tij se:
”Oh Poezia e fjalės tėnde qė ma shtriu hapekrah Shpirtin nė lartėsi marramendėse, ku do ta kėpusė Drapėri i Vdekjes humnerave tė Hiēit”.
Kjo gjuhė e shenjėzimit pėrshkon dukurinė veēuese se mund tė mbėrrihet deri nė pėrgjigjen e fundit tė njė letargjie shpirtėrore, tė njė thyerje totale, tė njė rrėnimi . Megjithat nga damari i gurrės krijuese ėshtė bėrė e mundur qė orvatjet e kėsaj forme tė japin pėrgjigjen e fundit nė mijėra herė se poeti del prej vetvetes dhe pėr besnikėrinė qė ka, ēiltėrsinė e njė ndjenje tė prekur nis rrugėn qė na nxierr tė shpeshtėn nė udhėkryqet e ndarjes sė pėrhershme.Ky spostim nė kėto shtigje ku njeriu - krijues ndahet befas s’ vdes pa e krijuar identifikimin e plotė tė adresės se si duhet krijuar adresa e vėrtetė e bindjeve pėr tė uruar, apo e bindjeve pėr tė mallkuar!.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: BEGZAT RRAHMANI -ETNOPSIKOLOGJIA E QĖNDRESĖS KRIJUESE   Sun Mar 30, 2008 9:05 pm




Tendenca pėr ta shpaluar gjithė atė qė duhet tė thuhet me kėtė rast tė mbushjes sė njėgjysmėshekulli jetė e mbi njė qerek shekulli krijimtari tė palodhshme tė poetit Begzat Rrahmani, mė ka vėnė pėrpara njė dileme ! Dhe, sa ndjejė dėshirė ta them poaq druaj se a mund ta shpreh atė qė e ndjejė! Prandaj, i vėnė nė pozitėn e njė njeriu qė jeta na lidhi tė jemi edhe shokė pune tė njė kaush-zyre qė ma tepėr pėr nga formati, ashtu siē e matnim ishte shtatėkėmbė pėr sė gjėri e dymbėdhjetė pėrsėgjati, ku tė shpeshtėn na e ngushtoi frymėmarrjen e viteve tė dekadės sė tetė tė kėtij shekulli,apo na pėrballi me shumė ngushtica qė nė dioptrinė krijuese na ngacmuan pėr aq herė sa ne bisedonim pėr motivet dhe frymėzimet.
Jam i bindur se nė ato rrethana tė ndrydhjeve qoftė pėr nga klima e tendosjeve dhe raporteve ndėrnjerėzore nė organizatė, qoftė pėr nga rrethanat e zhvillimit shoqėrorė, tė shpeshtėn Begzat Rrafmanin e rrėmbente frymėzimi, dhe ai, ashtu nė heshtje, pasi hanim drekėn nga ora nėntė e deri mė nėntė e gjysmė, pinte grushtin e hapave dhe kushedi se ku ikte me mendimet. Mbase kam kujtuar atėherė se ai bredh shkretėtirės sė Saharės, ose brigjeve tė Adriatikut, nga e kishte kaluar rininė e tij. Ose, kushedi nga endeshte drejt dėshirave pėr ta pushtuar yllin e mėngjesit!


Edituar pėr herė tė fundit nga gjakushi nė Sun Mar 30, 2008 9:11 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: BEGZAT RRAHMANI -ETNOPSIKOLOGJIA E QĖNDRESĖS KRIJUESE   Sun Mar 30, 2008 9:05 pm




Meqė sot ndeshemi nė kėtė gjysmėshekull jete tė tij, dhe flasim pėr profilin e krijuesit, me tė drejtė konstatoj se Begzati qė frymonte rėndė, dhe pėrthahej e zbehej nė trup, sado qė kishte njė pėrkujdesje duke marrė terapinė e pėrditshme tė ilaqeve, sėrish nuk ndjehej mirė! Nuk ishte rehat! Shprehte moskėnaqėsinė ! Ashtu siē ngjet me njerėzit qė ishin tė dashuruar pėr diēka. E Begzati, nė atė kohė, prind i tri voglusheve dhe bashkėshortes sė tij, pėr aq sa deshi tė mbesė i shenjtėruar nė kėtė raport, ma merr mendja se i kishte hyrė meraku i Muzės nė frymėzime, dhe e rrėmbente pėr ēdo orė e ēast !Ashtu siē dijnė tė jenė tė dashuruar krijuesit, pastaj tė rrėmbyer deri nė ēmendi, pa iu larguar as natėn e ditėn botės sė krijimit, por me njė ngulm tė pėrhershėm e vetmohues,Begzati u bė universi mė unikat i mbajtjes sė njė kontinuiteti , qė me tė drejtė mund tė thuhet se ėshtė kontinuiteti i etnopsikologjisė sė qėndresės, me njė fjalė, ėshtė bėrė identitet i plotė me gjithė karakteristikat dhe domethėnien e njė niveli artistik.
Begzat Rrahmani, nė dimensionin e poetit, nė kėtė moment pėrurimi del me tri veprat letrare :Dje dhe sot, 1995, Valėt e Gurrės, 1997, dhe Zoti ėshtė kudo 1999 . Ashtu siē munden tė jenė dėshmi publikimet e veprave, mund tė projektohet edhe realiteti qė ndaj tij ishte shumė i rėndė nė zhvillimin krijues. Vetė publikimet nėpėr gazetat dhe revistat qė u botuan qė nga gjashtėdhjeta e deri sot nė Kosovė, Nė Maqedoni, dhe nė Shqipėri, flasin pėr prezencėn e tij, seriozitetin krijues, nivelin! Por, tė botuara vetėm nė periodikun e asaj kohe, e qė janė me numėr tė madh, na japin tė drejtėn tė konstatojmė se rruga krijuese e kėtij poeti tė palodhur ishte shumė e vėshtirė! Begzat Rrahmani nuk i pėrjetoi privilegjet e krijuesit! As nuk u shpėrblye nga vlera qė krijoi! Bile, padrejtėsisht edhe u pengua nga shumė censorė tė kohės! Megjithatė, nuk u mposht. Me njė energji tė pashpjeguar mbajti hapin drejt njė apogjeje pėr ta pushtuar nivelin ideoartistik! Dhe, sot, nė letrat shqipe ėshtė njė emėr domethėnės, dhe i mirėnjohur!


Edituar pėr herė tė fundit nga gjakushi nė Sun Mar 30, 2008 9:12 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: BEGZAT RRAHMANI -ETNOPSIKOLOGJIA E QĖNDRESĖS KRIJUESE   Sun Mar 30, 2008 9:06 pm

Nėse, pėr shumė arsye krijuesi i mbet borxh krijuesit, nė kėtė ēast e ndjej t’ia pėrmend si shokut, se Begzati shėndetlig , i vėnė nė dilemėn tė jetė apo tė mos jetė mes nesh, u detyrua ta sfidojė pamundėsinė qė tė ndahet nga krijimet vetėm me njė porosi qė e ka edhe gjėrėsinė, edhe thellėsinė domethėnėse pėr ta nxierr nė plan pėrkushtimin e tij pėr muzėn poetike! Ishte ai ēasti kur u shtri nė spital tė operohet nga njė diagnozė sėmundjeje:
Nėse nuk shpėtoj m’ i publiko krijimet ! mė tha!
U ndamė me njė dhembje apo mall nuk e di. Megjithat e ndjeva sa ishte i pėrkushtuar pas poezive! E tashti, kur gjysmėshekulli i tij shėnohet pėr krijuesin, padyshim edhe pėr ta pėruruar pėr veprat e publikuara , mė obligon t’ia them se i duhen edhe shumė gjysmėshekuj t’i publikojė vetė gjithė ato , e ne sė bashku me tė t’ia pėrurojmė!
Nė fjalėn pėrmbyllėse pėr poetin gjysmėshekullor, Begzat Rrahmanin kisha dashur jetėgjatėsinė e tij shekullore dhe sukseset nė krijime...!


Edituar pėr herė tė fundit nga gjakushi nė Sun Mar 30, 2008 9:13 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: BEGZAT RRAHMANI -ETNOPSIKOLOGJIA E QĖNDRESĖS KRIJUESE   Sun Mar 30, 2008 9:09 pm

gjakushi shkruajti:
Nėse, pėr shumė arsye krijuesi i mbet borxh krijuesit, nė kėtė ēast e ndjej t’ia pėrmend si shokut, se Begzati shėndetlig , i vėnė nė dilemėn tė jetė apo tė mos jetė mes nesh, u detyrua ta sfidojė pamundėsinė qė tė ndahet nga krijimet vetėm me njė porosi qė e ka edhe gjėrėsinė, edhe thellėsinė domethėnėse pėr ta nxierr nė plan pėrkushtimin e tij pėr muzėn poetike! Ishte ai ēasti kur u shtri nė spital tė operohet nga njė diagnozė sėmundjeje:
Nėse nuk shpėtoj m’ i publiko krijimet ! mė tha!
U ndamė me njė dhembje apo mall nuk e di. Megjithat e ndjeva sa ishte i pėrkushtuar pas poezive! E tashti, kur gjysmėshekulli i tij shėnohet pėr krijuesin, padyshim edhe pėr ta pėruruar pėr veprat e publikuara , mė obligon t’ia them se i duhen edhe shumė gjysmėshekuj t’i publikojė vetė gjithė ato , e ne sė bashku me tė t’ia pėrurojmė!
Nė fjalėn pėrmbyllėse pėr poetin gjysmėshekullor, Begzat Rrahmanin kisha dashur jetėgjatėsinė e tij shekullore dhe sukseset nė krijime...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
gjakushi
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: BEGZAT RRAHMANI- ETNOPSIKOLOGJIA E QĖNDRESES KRIJUESE   Sun Mar 30, 2008 9:15 pm

BEGZAT RRAHAMANI




POEZI




I ĒMENDUR RRETH SHTĖPISĖ
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: AVNI ELMAZI - IDRIZOVA SHTĖPIA E FERRIT   Mon Mar 31, 2008 10:01 pm

Avni Elmazi - Njeriu Feniks

Avni ELMAZI (10.07.1950 -12.09.1992 ).



E humbi jetėn nė Itali.
Than : Aksidentalisht !
Megjithatė, rrethanat e vdekjes sė tij janė misterioze.

Do tė sjellim poezitė e tij tė krijuara gjatė kohės kur ishte nė burg.
Atje ai shkroi librin me pėrshkrime dhe poezi : Idrizova - shtėpia e ferrit .

Nė Idrizovė , krahas vuajtjeve nė burg, ai ka bėrė pėrshkrime nga jeta ku kaloj mbi njė dekadė !
Ajo- ėshtė dramė e trishtė qė ia rrėmbeu rininė. Por, Avniu doli akoma mė i fortė!

Si tė gjithė shqiptarėt mėrgimtarė, u nis adhe ai atij shtegu. Edhe pse kishte kryer shkollėn Normale, dhe para se e burgosin , punoi si mėsues nė fshatin Tėrnoc, e pastaj, nė fshatin Padalishtė, Malėsia e Gostivarit, nga viti 1968 - 1971, kur e larguan nga nxėnėsit qė i deshi dhe i donte! Sepse, ata qė krijonin procese ia kishin vėnė syrin Mėsuesit Avni, qė krahas diturisė sjellte tek nxėnėsit dhe kolegėt ndjenjat liridashėse! Sjellte trimėrinė ...!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:07 pm

Kėshtu shkruan pllaka perkujtimore e lejuar dhe e ngritur ne Itali. Gjithė jeta e Avniut ishte ideali qe ai e deshi tė Bashkuar cdo pėllėmbė tė Atdheut- Shqipėrisė Etnika, qė e rrudhen dhe e ndanė armiqtė.

Te Pllaka pėrkujtimore epitaf i shkruan:


AVNI ELMAZI


JU QE JENI DUKE KALUAR KENDEJ PARI
SHIHNI SE EDHE KETU ESHTE DERDHUR GJAK SHQIPTARI

NUK ME MPOSHTEN
AS BURGJET
E AS TORTURAT
SEPSE KESHTU
E DO ZAKONI PER BURAT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:23 pm

Kėngė e kėnduar nga populli, pėr Avni ELMAZIN, i cili
nė vetėmbrojtje nga kaurrėt e Kunovės mė 1971,
doli fitues !
Ai toborr xhelatėsh e sulmoi pėr tė mbetur prej Avniut
njė i vrarė e katėr tė lėnduar, edhepse, tė pėrgatitur
me armė e tė ndėrsyer nga kuzhina e kriminelėve,
iu turrėn ta mposhtin guximin dhe trimrinė qė s'kishte skaj!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:23 pm

Kėnga pėr Avni ELMAZIN


Ej ēatje nalt shok bre nė ēatė mal-e
Ke bon luftė bre ni ēoban-e
Ke bon luftė ni gjalaj ri-e
As me pushkė gjali as allti-e
Veē pėr fat i kish di qen t'zi-e
Na u zu fesati me kto shkije
se n'Kunovė bani vaki-e
Avni Elmazi ni gjal -aj ri-e
Avni Elmazi ni mėsus ish kan-e
Aj ni ditė me dhen po shkon-e
Aj ni ditė me dhen ka shkue
Larg katunit mi asht largu-e
N'do livadhe dhent na i ka lshu-e
N'kufi t'huj gjali ėshtė ēillu-e
Tanė Kunova nė kamė jan ēue
Tanė Kunova po bėrtet-e
Ēaj poljaku me shkot e vet-e
Kish mat disa kaurr me vet-e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:24 pm

Kish me vete disa odbor-e
Paskan mar kani dajak n'dor-e
Kush dajak mor kush ni pushk-e
Avni Elmazin ma kan rrethu-e

Ki Zorani n'kom na u ēu-e
Ki Zorani vaj po bėrtet-e
Ēka ke lip gjal ēe ktu ke erdh-e
Ēka ke lip gjal ēe ktu ke hi-e
A kujtove se asht Shipni-e

S'asht Shipnia e as Turki-e
Veē Kunova krejt me shkij-e

Avni Elmazi, hop na uēu n'kom-e
dal ka dal ēiko Zoran-e
Kabajatin mua s'ma fal-e
unė nuk jam tha ni ēoban-e
Unė m'i jam ni msus-aj ri-e
Ashtu sot bonivaki-e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:24 pm

Mirė kufirin tybe se e di-e
Ki Zorani hiē s'po e ngjon-e
Pa isaf dhe pa imone-e
Ni i zu dhent bre na i turmon-e
Nė Kunovė n'katun me i ēu-e

Avni Elmazi n'kom ma o ēu-e
Nuk po mujti ma me e duru-e
Avni trimi huxhum po bon-e
Njiherė po sjell ka di vet n'tokė rxon-e
Randė t'plagosun i boni krejt-e
Dhe nja prej t'inve e la t'vdekt-e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:25 pm

Haj medet ēu boka nomi-e
Ke luftonte vlla ni ēoban-e
Ke luftonte ni mėsusaj ri-e
As pa pushkė as pa allti-e
Haj medet ēu bo gazep-e
Shkoj haberi n'hyqymet-e
N'Hyqymet nė Gostivar-e
Policija vesht ka mar-e
Na u ēun n'kom me armė nė dor-e
Shkojnė Avniun pėr m'e e mar-e
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:25 pm

N'at moment Avnija ē'bon-e
Shkoj te nana e vet nė ston-e
I tha nanės Loke ti-e
Nam me ngran nonė me pi-e
Se jam i mushun me mėrzi-e
Rash n'fesat nanė me do shkije-e
M do shkije nga Kunova
Por unė vetin se marrova
As vetin as bab e nan-e
s-em vjen keq se shkoj n'hapsane
Ne kto fjalė tuj bisedu-e
Policija e kanė rrethue
Ki Avnija n'kom ma u ēue
Sikur trimat asht dorzue
Dhe n'hapsane e kan ēu-e

Se n'hapsane po mė ēojn
njėmbėdhjetė vjet e dėnojnė
Veē p'e rrehin e malltretojnė-
Do ftyr zi do polici
ditė pėr ditė po i hin nė kry-e
S'e lajn rehat i bojn♪7 gazep
Avni trimi po bon gajret
Pėr hapsane thot nuk kam dert
Pėr hapsane nuk kam gajle
Nuk e lash katunin me marre
Ja ua zbardha fytyrėn gjith shqiptarėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:26 pm

AVNI ELMAZI

U lind nė fshatin Sėrmnovė tė Gostivarit mė 10.7.1950.
U shkollua nė vendlindje ndėrsa normalen e kreu nė Gostivar.
Punoi si mėsues nė fshatin Tėrnovė dhe Patalishtė nė vitin 1968, deri mė 1971 prej nga ra edhe nė burg ku pėrjetoi kthetrat e robėrisė edhe si individ por edhe nė planin gjithkombėtar!

Mbase i frymėzuar nga ai zgripe i pėrmbytjeve ai shkroi edhe librin “Idrizova – shtėia e ferrit”.

Ėshtė marrė edhe me poezi dhe drama por ato pėr arsye tė rrethanave akoma mungojnė.

U vra nė mėnyrė misterioze nė Itali mė 12.09.1992 prej ku edhe kthehet i vdekur nė atdheun qė e deshi dhe flioi pėr si tė aktivist i palodhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:26 pm

Pas njė viti, me kėrkesėn e shokėve qė ua orientuan organeve tė Italisė, u lejua qė tė ngritet Pėrmendorja!

Me rastin e saj, nė organizim tė Mislim Rushitit, bashkėfshatarė i Avni Elmazit, u nisėn nė njėvjetorin e mort pėrvjetorit pėr nė Itali familjarė tė tij, shokėt e burgut, shkrimtarė dhe dashamirė qė tė marrin pjesė .

Edhe pse i patėn siguruar vizat e udhėtimit, ata u malltretuan nė kalimin e kufirit nė Qafė Thanė. U kėrcnuan nė portin e Durrėsit se ėshtė e pamundur tė arrihet nė Itali. Ndėrsa nė Bari, iu nėnshtruan njė kėrcnimi shtazarak nga organet policore !

Preteksti u kuptua se:" Grupi qė vjen nė Itali ka pėr qėllim tė nxisė pėrmasėn e mėrgimtarėve shqiptarė tė bėjnė ērregullime nė Itali. Me kėtė, ata duan tė arrijnė shkatėrrimin e IJRM "!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:27 pm

DUKE KAPĖRCYER DETIN

1.

Gjemia e rėndė , duke ēarė valėt e Adriatikut, po bėnte provėn e kapėrcimit tė detit...

Ndėrkaq, nė njėrėn nga kthinat e mėdha tė saj, njė grusht njerėzish po ashtu po bėnin njė provė kapėrcimdeti drejt njė pėllėmbė toke tė Italisė. Atje ngritej lapidari i njė trimi tė stėrmunduar mėrgimtar.

Kėtė herė Gjemia LIBURNUM po bartte edhe misterin e njė vdekjeje enigmatike nė dhe tė huaj. Dora e zezė pėr tė satėn herė e kishte thurrė pezhishkėn e merimangės sė krimit.

Dhembja, malli, misteri...

Gjemia i bartte gjithė bashkė nė lundrimin e saj hijerėndė nėpėr natė nga vija Durrės - Bari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:27 pm

2.

Njė mall dhe njė dhembje e madhe shqiptare !

Hijerėndė , ( qė i kishte hije !), nuk po mbyllėte sy njė shok, vėlla , njeri. Me barrė e rėndė tė dhembjes, Rushit Mislimi kishte vetėm njė pėrqėndrim:

- Si tė bėhej kapėrcimi i detit dhe, nė atė pėllambė tė tokės sė Italisė, tė vendosej njė Pllakė Pėrkujtimore! Ishte nisur ai bashkė me pesėdhjetė bashkėvendas dhe bashkėudhėtarė ! Pllaka Pėrkujtimore e Avniut , duhej tė pėrjetėsohej nė kohė dhe hapėsirė...

Kjo pėrbėnte njė preokupim tė shenjtėruar dhe njerėzor ! Kjo duhej bėrė patjetėr !

Porse...
Kufijtė ! Ah ! Kufijtė !

Kėto vija makabre tė ndarjes sė njerėzve! I kishte vėnė njeriu kėto! Hirėsija e tij .

Njeriu nė kėto pika e ndalonte njeriun ! E pyeste! E kontrollonte pėr dokumentat e udhėtimit! E hetonte pėr pak apo shumė ! E dyshonte...

Ndėrkaq, tė dyshohet pėr dhembjen!!! Pėr mallin !!! Pėr pėrkujtimin ndaj njė tė ndjeri ! Kjo do tė thotė tė injorosh njerėzoren ! Porse... prapė kufijtė !

***
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   Mon Mar 31, 2008 10:28 pm

***

Rojet e kufijve janė pėrgatitur, janė ushtruar nga Ustallarėt e territ dhe tmerrit, pėr zbatimin e detyrės sė ndarjes !

Ata aprovojnė me shumė marifete vetėm dėshmi tė dokumentave tė shkruar me myhyre pushtuesish. Tė atyre qė njė shekull dhunė kishin bėrė mbi shqiptarėt, veēmas ndaj Avniut dhe vėllezėrve qė i shkonin nė mortpėrvjetorė !

Pėrveē gjithė ngatėrresave pėr ndalime vetėm faji mbeti jetim ! I shkruar dhe i vulosur nga shpirti djallėzor...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrmbledhje nga krijues tė ndryshėm
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 4 e 21Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 12 ... 21  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: