Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO   Thu Apr 24, 2008 4:08 pm

BOTA E PAFUND E ZEMRĖS

Dashuria – yll ģ kėngės,
Bota e pafund e zemrės.

Dashuria – dallg’ eprush
cep mė cep jetėn e mbush.

Dashuri, mė shih nė sy;
Ēdo tė ligė e hedh me ty,

Mė qėndro te buza pak.
Mos u tremb nga puthja e zjarrt’.

Puthja ėsht’ lezeti yt.
Tė hap rrugė, nuk tė mbyt.

Puthja ėsht’ si ēelės porte,
s’do tamtame, s’do konforte.

Puthja e ēdo dashurie-
njė dhurat’ prej Perėndie.

Njė ilaē qė zemrat ngroh,
qė largon acar e lloh…
" border="0" alt="" />

Dashuria yll ģ kėngės,
Bota e pafund e zemrės.


Edituar pėr herė tė fundit nga Jorgo S. TELO nė Thu Apr 24, 2008 4:45 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO   Thu Apr 24, 2008 4:30 pm

[b]MOJ E BUKUR VETULLHĖNA!

“Moj e bukur vetullhėna,
s’ta them dot, ē’ma thotė zemra!

“Tė ndjej kur mė shkon te porta,
o blbil me shumė nota.

“Nuk mė ndez kėnga siē dua,
qė tė prek telat e tua.

“Djalė, si s’mė ke kuptuar.
Syt’ e mi e kanė tė shkruar.

“Mos ma lodh zemrėn, moj mike,
se tė di qė s’je nazike!

“Jo mė pak tė njoh dhe unė
dhe nė jetė dhe nė punė.

Tė mos shkojmė monopatit;
mespėrmes t’ģ biem fshatit.

“Rreth e rreth do na kėndojnė
zogjt’ e shumt’ qė na rrethojnė.[/b]


Edituar pėr herė tė fundit nga Jorgo S. TELO nė Thu Apr 24, 2008 4:43 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO   Thu Apr 24, 2008 4:34 pm

HEDHJA E ZAREVE

(Roman nga Jorgo S. Telo)

(Fragment nr.1)

- M’u lodhėn sytė jashtėzakonisht, Sotiraq! – iu drejtua Gjergji mikut prej qyteti. U bė gati tė fikte kompjuterin.
- E sigurove materialin qė hodhe? – doli zėri ģ merakosur dhe pyetės ģ mikut.
- Sigurisht, - tha Gjergji dhe u ngrit tė dilte prej dhomės.
- Tė tė shoqėroj? – shfaqi gatishmėrinė mysafiri kaēurels e simpatik.
- S’ka problem. Nuk vonohem. Mos u mėrzit!
- Te dal unė? – e pyeti Ksanthi.
- Besoj se s’ėshte e nevojshme. Qetėsohu.
Nė njėrin cep tė oborrit tė shtruar me ēimento Gjergji u rrėzua rrezikshėm. Ra aq keq, sa koka iu pėrplas lemerishėm tek njė qoshe e gurtė muri-dere. Pasthirrma e vetvetishme dhe e dhimbshe “Ooooh!” dalė prej llahtarės, nxori nė oborr sė pari gruan qė po dremiste (pas disa punėve ne kopshtra) nė dhomėn poshtė. Thirrja e dėshpėruar me fjalėt”Ē’mė bėre, Gjergj?!” nxori nga dhoma dhe mysafirin qė ishte nė dhomėn lart.
Ai zbriti me ngut shkallėn, ashtu me ēorape, siē ishte brenda.
- Mos bėrtit! Nuk kam pėsuar gjė! – iu drejtua ģ plagosuri Gjergj sė shoqes, me merakun se mos griste sėrish faqet si disa vjet mė parė…Ai ģ fliste asaj kurajoz, por nuk po e shihte veten si ishte mbuluar me gjak te freskėt e mbivetullėn tė hapur si shegė e ēarė. Gjakun, qe po ikte vrushkull, e ndali sakaq Sotiraqi. Ai nxori rrufeshėm njė kartopecetė tė papėrdorur nga xhepi. Ia vendosi mbi plagė, tė mos vijonte gjakrrjedhja. Zėrin tėrė ankth tė Ksanthit e dėgjuan fqinjėt.
Vėlla e motėr ia behėn sakaq brenda oborrit.
Mezi e ngritėn Gjergjin me peshė tė rritur nga jeta e stėrgjatur spitalore. E ēuan nė dhomėn poshtė. Gjergjit ģ dukej sikur po vetėtinte qielli nė tė kthjellėt.
-Ti ke shpėtuar nga vdekja nė fije tė pėrit sot, mor burrė! – u dėgjua zėri ģ Ksanthit ģ sapo ēliruar prej makthit tė disa minutave m parė…
- E kuptova qė kisha mbetur gjallė, ndaj tė fola, moj e gjorė! – u shpreh si nėpėr dhėmbė Gjergji. Sa u rrėzova, vura dorėn nė balloren e djathtė, ku ndjeva mė tepėr dhimbje.Vėrtet m’u mbush dora me gjak, por, ama, kuptova qė trutė nuk ishin hapur; ndryshe nuk do kisha logjikėn e domosdoshme tė kontrolloja veten e mė pas te te flisja ty…
- Mirė, boll! Ē’ndien tani? – pyeti Sotiraqi me njė ēehre te prishur e fytyrė ngjyrėlimoni.
- Dhimbje dhe aq… Jam mėsuar me dhimbje unė…Tani kam merakun e gjakrrjedhjes e tė tėtanozit, pa vdekjen do ta lodh, sa tė mėrzitet me mua… Kushedi, ndoshta heq dorė pėr ca kohė… Ju lutem lajmėroni tė vijė Koēinia sa mė parė. Tė marrė me vete dhe sendet e urgjencės e kapsa pėr qepje. Ja qė m’u desh ta bėja dhe kėtė provė…!
- Ē’provė? – pyeti e shoqja dhe disa zėra njėherėsh.
- Hė, provė nėse nė kėtė vapėsirė daljebehari ėshtė pjekur ky bostani im, apo jo… - u pėrgjigj Gjergji, duke treguar kokėn e vet me dorėn e saktė. – E ē’provė tjetėr? Mos harro, grua, se unė e kam korruptuar vdekjen: ģ kam dhuruar ēdo fėlliqėsirė qė mund tė mbajė njė organizėm… Kompromise, de… Nuk ka ē’ģ duhet Qoftėlargut njė ģ sėmurė si unė…
Fytyrat e zbehta tė tė pranishmėve tė sapo rritur ne numėr, u qeshėn si me pahir prej atij humori tė improvizuar nga ģ aksidentuari nė atė situatė tragjike… Tjetėr Gjergj shihnin e tjetėr Gjergj dėgjonin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO   Thu Apr 24, 2008 4:36 pm

HEDHJA E ZAREVE

(Roman nga Jorgo S. Telo)

Fragmenti nr. 2


Nga DITARI

18 tetor 1995:
Mot ģ pėrshtatshėm nė njė ditė sublime pėr jetėn time tė troshitur nga idhnimi fizik e makthi shpirtėror. Mes nesh sot ne nė spital u gdhi dhe Gori, vėllai ģ Ksanthit. U shtri nė dysheme mbi ca shtroje tė mbledhura nėpėr pacientė tė ndryshėm. Sot operohem…
(Kėtu ndėrpritet tė shkruarit nė faqen e ditarit tė pėr tė kaluar nė ditėn pasardhėse)
19 tetor:
Kur mė doli plotėsisht narkoza, kėrkova tė mė sillnin orėn e dorės, protezat dhe bllokun “Ditari”, ku vėshtirė e me shkrim tė madh e mjaft tė keq po hedh:
Sapo mė transferuan nė repartin e ri tė mikroneurokirurgjisė, godinė shtesė e Neurologjisė. Ģ pari veprim ishte qethja e rruarja me brisk e krejt kokės nga po ai brber qė ma kreu kėtė proces edhe nė tetor 1992.
Nė korridorin jashtė …sėrish shumė nga fytyrat e njohura. Kanė marrėrrugetim tė gjatė per te ardhė posaēėrisht pėr mua. Ndoshta me mendėsinė se po mė shohin pėr tė fundit herė syēelė.
Ēdo operacion konsiderohet si punė shorti… Ose… Hajde gjej ē’kam une brenda grushtit te mbyllur…!
Mė pranė meje vazhdojnė tė jenė Ksanthi, Petriti, Tomi e tė tjerė. M’u desh edhe kėtė herė pėrsėritja nė latinisht e shprehjes “Alea jahta est.” (Zaret u hodhėn) dhe ģ pėrshėndeta me dorė.
Nė parasallė mė ngritėn me zor tė dukshėm dy-tre infermiere nė njė shtrat tė ngushtė e tė lartė me rrota.
Pėr dy minuta e pashė veten nė sallėn e operacionit. Krejt ģ vetėdijshėm ģ hodha njė vėshtrim atij mjedisi tė mbushur me aparatura gjithfarėlloj. Zerin e Profesorit e njoha, teksa po u jepte disa porosi asistentėve pėr njė tjetėr pacient qė sapo kish pėrfunduar nga ndėrhyrja kirurgjikale.
- E bėtė gati Gjergjin? – dėgjova pyetjen e Doktor Petrelės nė adresė tė Orestit anestezist e disa infermiereve qė merreshin me mua.
- Pėr pesė minuta gati jemi, - ishte pėrgjigja e Orestit. Ai, pa ma dhėnė ende narkozėn, bėnte shaka me mua, sikur tė isha mė ģ sakti brenda atij mjedisi tė frikshėm. Ndėrkohė anestezisti vepronte me shkathtėsi e saktėsi nė rrėzėn e kofshės sime tė djathtė, pėr tė mė fiksuar agen-flutur. Ajo do tė shėrbente gjatė operimit e mė tej pėr serumin, me ē’mbaja mend nga operacioni ģ parė. Mjekun tjetėr qė ndihmonte Orest Gjinin nuk e mbaj mend me emėr. Mund tė ketė qenė Vasoja. Tani qė mė ka dalė narkoza kujtoj si nėpėr tym se ky mjek bėri goxha llafe me njė nga infermieret (ndoshta me kryeinfermieren). Zėnka me fjalė arriti gjer te pėrdorimi reciprok ģ epiteteve “debile!”; “debil je vetė!” e tė tjera. Ishte njė si ngutje pėr tė mos u nxehur Profesori qė kish kėrkuar gatishmėrinė e mjeteve tė punės…
E durova si unė e di… sėmbimin e nxjerrjes sė venės nga trupi nė rrėzė tė kofshės…
- Gati gėrshėrėt? – kumboi sėrish zėri ģ Profesorit. Ai u afrua njė grimė pranė meje dhe u largua sėrish, sikur tė ish kujtuar pėr diēka tjetėr. E dallova saktė si ishte veshur: me kapuēin e blertė si biēim plasmasi rreth kokės. Vetėm njė pjesė e fytyrės ģ dallohej. Sytė e qeshur ishin fshehur pas syzeve optike.. Kish fiksuar dhe maskėn mbi gojė e hundė. Po shtrėngonte mė fort dorezat nė duar.
- Gėrshėrėt e Jashargjilit? – mė doli vetvetiu pyetja nė atė gjendje tė shtrirė siē isha.
Nuk e di, se si e pse m’u kujtua njė faqe revistes sė dikurshme “YLLI”, qė e kisha lexuar me kėrshėri gjatė gushtit, kur isha kthyer nė shtėpi, para se tė shkoja nė Janinė pėr tė bėrė kontrollin nė “skaner”. E dija kush do mė operonte; ndaj atė fletė e grisa dhe e mora me vete.
Nė tė ishte njė shkrim i Mentorit, njė foto e tij me Venturėn italian, neurokirurgun turk Jarshargjil dhe diēka pėr arsimimin pasuniversitar dhe specializimin e vetė Profesorit nė Francė
Unė isha mbuluar me ēarēafin e bardhė. Fleta e revistės ndodhej nė njė nga xhepat e xhaketės qė kishim lėnė nė dhomėn e shtrimit. Ta kisha me vete edhe mund tė kaloja nė shaka duke ia treguar atij qi kish nė dorė jetėn time. Megjithė gjendjen e ngarkuar emocionale qė kish para ndėrhyrjes nė kokėn time, do tė ma pranonte shakanė pėr hir tė afinitetit qė kishim krijuar disa muaj me njėri – tjetrin…

- Edhe kėto ģ ditke?! – pyeti ģ ēuditur Oresti.
Disa infermiere qeshėn me zė.
- Nevoja tė nxit tė zgjerosh dijet, duke gėrmuar, - fola me zė si tė mekur.
Ende po dalloja se si po mė “prangosnin” kokė, kėmbė e duar. Nuk mė lejonte ēarēafi dhe koka e fiksuar si nė morsė qė tė shihja mė tepėr. Mbi fytyrėn time mbi gjysmė metėr largėsi qėndronte stoik “prozhektori – saē” (S’ia mėsova dot emrin shkencor edhe mė pas kėtij aparati, qė simbolizon mė sė shumti sallat e kirurgjisė gjithandej.) Nuk pata kohė tė numėroja sa llampa verbuese kishte ai “saē” dritash, mbasi njė tjetėr aparat u avit drejt fytyrės sime, duke ma zėnė krejt pamjen. Mė tej nuk ndjeva kurrgjė…
…………………………………………………
…Nuk di sa zgjati koha nga hyrja nė operacion e gjer te rikthimi ģ ndijimeve fillestare nė fazėn e “Ringjalljes” sime tė dytė. Si nėpėr tym mezi ndieja pickimet e tė thirrurat shumė herė tė emrit tim nga ana e reaminatorit Orest. Ģ ndieja tė ashpra pickimet. Me jepnin goxha dhimbje ato pickime alarmuese. Synonte mjeku tė mė nxirrte nga gjumi pėrhumbės prej narkozės. E kuptova kėtė situatė, se m’u kujtua qe e kisha njė pėrvojė vetiake…E kuptova qė po zgjohesha pas operacionit dhe qė kisha mbetur gjallė. Pėrpėlitesha nė shtrat me ndjesinė e tejskajshme tė tharjes sė gojės. Fillova tė kėrkoja me lutje ujė dhe amita. Mė gėnjenin me dy lugė tė vogla e iknin.
- Hapi sytė, Gjergj! – bėrtiste Oresti.
Doja e doja t’ģ hapja, po s’mundesha…
Mė pas ai zė ģ njohur u largua prej meje. E dėgjova sėrish disi mė larg: “Suzana! Suzana! Hapi sytė, Suzana!”
Atėherė pėrmblodha forcat dhe ģ hapa sytė. Nė fakt m’u ēelėn kur deshėn vetė.
Jashtė ishte errėsirė. E kuptova nga ndriēimi ģ fortė i dritave brenda dhomės. Gjendesha nė raminacion. Dėgjohej periodikisht aparati qė tregonte pulsasionin e zemrės sėsaj vogėlusheje qė e quanin Suzana. Kuptova qė ende nuk po ģ dilte narkoza. Ende ne gjumė. Apo nė gjendje kome. Nga ta merrja vesh? Duke hedhur vėshtrimin nga dera e shamtė, vura re njė paciente tė re. Ajo klithte vazhdimisht e kėrkonte tė pinte ujė.Madje hiqte me vrull mbulesėn e mbetej pothuaj nė njė lakuriqėsi tė ndyrė…Ktheja kryet nga ana e dritares. Te muri pėrballė ndodhej njė sģ ato hapėsirat midis mensės e sallės sė ngrėnies; pra njė dritare horizontale me xham. Matanė saj ishte njė tjetėr pacient. Edhe ai ģ porsa dalė nga salla e kirurgjisė. Ishte mė ģ ri se unė dhe tepėr energjik. Dukej qė kish ndėrhyrje tė lehtė e se tumori nuk e kish rėnduar shumė para operimit, siē ka ndodhur me mua…Djaloshit pėrballė ģ qėndronte e ėma pranė.
- Po mua pse nuk m’ģ lejojnė tė mitė brenda? – pyeta me ngashėrim kryeinfermieren e papėrtuar Zoicė.
- Nuk na lejonė shefat, pa jo se s’dua unė, - mė tha ajo.
Kur hyri Ksanthi me Petritin, me Lefterinė e mė pasi Berti me njė kushėri nga Tirana, nuk e pėrmbajta dot veten Rashė nė ngashėrim, e dėnesė sa u mbyta ndėr lot… M’u kujtua qė po ai kushėri kryeqytetas ca ditė mė parė mė kish takuar duke mė zgjatur ftohtė vetėm dy gishtrinjtė e zgjatur para, sikur ruhej se mos ģ ngjitja zgjeben… Sot u pėrkul e mė puthi nė prani tė tė tjerėve qe kishin mundur tė hynin me mjaft tė lutura e… “Mos ndoshta ģ shkon ndėrmend se po mė puth pėr herė tė fundit, teksa po mė sheh nė kėtė gjendj prej meiti?” pyeta veten ne ato ēaste pėrlotjeje tė pandalshme. Prapamendimet e lindura brenda trurit tė “kashaisur” ģ mbajta pėr vete… “Unė do rroj. Do t’ia hedh dhe kėtė herė”murmurita dhe, si u pėrgjigja e piva ca lugė amita, fshiva lotėt e rashė nė qetėsi. Kur u larguan vizitorėt, provova kėmbėt e dorėn, sa e si lėviznin. Mė dhanė shpresė pėr mirė. Reagonin. Kjo ndjesi m’ģ hapi me mirė sytė.
Sipėr kokės mė tė djathtė dallova stativėn e serumit e lėngun qė pikonte ritmikisht. Mė pas ndjeva djegie tė fortė nė rrėzė tė kofshės. Mendova se mos shkak ishte katoteri qė ndoshta nuk e mbante urinėn e shumėfishuar prej glukozės sė shumtė qe po marr nėpėrmjet venave. Hedh njė vėshtrim tė vagulluar nėpėr dhomė. Vetėm fare. Shoh ditarin nė tryesėn nė tė majtėn time. Kėtej ėshtė dhe dritarja. E marr dhe hedh me ngut kėto mbresa tė freskėta. E lė pak bllokun e hedh sytė nga dera, me dėshirėn e ardhjes sė shumėpritur tė njerėzve tė mi tė dashur ose tė Profesorit. Tej xhamit Ksanthi me pyeste me lėvizje kuptimplote tė dorės: “Si je?”.
M’u rikthye ngashėrimi e dėnesa.
Si teli ģ hollė ģ violinės mė janė bėrė telat e shpirtit…
Pasoja tė pritshme, qė nuk mė habisin.
Ģ bėj shenjė djaloshit mustaqelli matanė dritares hrizontale: Je mirė?
Mė dha tė kuptoja se ndihej mirė.
M’u pastrua mė mirė shikimi. Kundruall meje u avit njė infermiere bukuroshe fytyrėqeshur.
- Si je, Gjergj|? - ,mė pyeti, sikur tė njiheshim prej kohėsh. Ka njė zė tė ngrohtė shėrues.
Nga qė ģ ka buzėt me buzėkuq iu drejtova:
- Gjendja ime nuk ka nevojė pėr koment, zonja…!
- Lira. – plotėsoi ajo.
- Tė lutem, lejojeni gruan time tė hyjė!
- Ja, se po vjen kryeinfermierja Zoicė.
Hyri Zoica.
- Ē’thotė Gjergji? – hodhi pyetjen ajo nė vetė tė tretė.
- Ē’tė thotė? – fola unė nė tė njėjtėn vetė gramatikore. – Dyshon se mos nuk e ka fare katoterin.
Po ģ jepja bisedės njė sens humori.
Kryeinfermieria ģ hodhi njė vėshtrim pyetės Lirės. Mė ngritėn pak ēarēafin.
- Katoteri nuk ka lėvizur, - mė tha Zoica.
- Ndoshta, po unė kam djegie tė forta dhe ndihem ģ lagur komplet, - fola me vėshtirėsi.
Mė pas u verifikua se kish shkajtur agia-flutur e serumit dhe glukoza kishte marrė shalėt e mia Pra, ishta glukoza qė mė pėrvėlonte e po mė lagte. U njoftua urgjent Oresti. Ai bėri menjėherė riparimin e filloi tė shakatonte me dashamirėsi me mua, duke mė sjellė tė fala tė freskėta dhe nga Ilia Laska, (miku ynė ģ pėrbashkėt).
- Po kofsha e majtė pse po m djeg kaq shumė? – e pyeta.
- Tė kemi marrė pak material pėr lėkurėn e kokės, - mė shpjegoi ai.
E pabesueshme, por e vėrtetė.
Kur mbetem vetėm e hedh vėshtrimin nėpėr muret e dhomės Mė formėsohen imazhe nga mė tė ēuditshmet qė mė trembin e mė kredhin nė mendime ogurzeza… Mė sajohen gojė tė hapura me buzė tė trasha qė vėrdallosen nė hapėsirėn boshe tė dhomės; kurse njollat e mureve shndėrrohen nė figuorina lėvizėse si nė filmat vizatimorė… (situata vampirėsh) !!
Pėrndiej njė tė keqe mė tė madhe: “Mos janė simptomat e ndonjė sėmundjeje psikike nė trokitje?” – them me vete dhe benda trurit tim te plagosur pėrtyp dhimbshėm situatėn qė mė shkakton makth tė pashembullt…
Shoh orėn. Ka mbėrritur mesnata. Kaq pėr sonte. E lė bllokun mbi tryezė, ku gjenden njė sasi barnash Jane barna tė shumta qė ua di emrin. Madje ģ kam shkruar nė faqen e pasme tė kapakut tė bllokut – ditar, qe me ka shoqėruar nga pavijoni nė pavijon….
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO   Thu Apr 24, 2008 4:40 pm

“MYSAFIRET E RINJ TE CAJUPIT

(Nga Jorgo S. Telo)

Fragment nga Fantareportazhi

- E kam dėgjuar shumė kėtė emėr, - u hodh Andon Ēakoja, sapo dėgjoi emrin e profesor Bulos. Jam krenar qė Sheperi ynė po nxjerr djem tė shquar pėr vete e pėr gjithė vendin. Kam dėgjuar e lexuar nga dora e tij… Nė Tiranė vazhdon tė jetė?
- Pikėrisht aty vazhdon tė banojė e tė punojė fisnikėrisht nė dobi tė letėrsisė e gjuhės shqipe, - u dėgjua zėri ģ Evjenit.
- Hė, mė i lumtė mendja e shpirti i pasur! Kėsaj i them dashuri tė vėrtetė pėr mėmėdhenė unė, - uroi me gjithė shpirt Ēajupi.
- U ka ujdisur tė tillė uji i Gjinecit e gjithė ujrat e Dhėmbelit, qė u ngritėt tė tillė ju tė atij krahu, - pėrforcoi Evieni thelbin e bisedės, qė me sa po shihej ishte si prelud i njė kuvendi mė tė plotė qė parashihej tė zhvillohej gjatė orėve tė qėndrimit te burimi i Bratit nė Ēajup… Ky…Jorgo koncioti mė ka vėnė nė dije pėr njė “Intervju”, siē thotė frėngu; Nė rregull, pajtohem me ēdo mė pysni, veē t’ia kemi pa hile njėri-tjetrit, se boll u nginja me ca gjepura qė mė erdhėn pandėrpreė , kur nxora “Baba Tomorrė”…
- Sos kemi pėr tė ndarė gjė tapitė e letėrsisė…qė tė sillemi tė pafytyrė si ata, - pėrforcoi idenė e kuvendit Buloja.
- Pėrkundėr neve mė shumė do na flasi sot zemra me Ty, zoti Andon, - sqarova unė, qė lumturisht aty pėr aty u quajta nga poeti Jorgo Koncka. - Zgjodhėm muajin mė tė bukur tė viseve tona, kur blerimi, lulėzimi e kėngėrimi i zogjve s’kanė tė reshtur; kur bizbizimat e bletėve tahmaqare pėr nektar e polen s’njeh lodhje nga ēasti qė ēel syrin e artė dielli e gjer sa e mbyll atė.
Zoti Andon po pinte dollinė e fundit, ku gjendeshin shėndetet e tė tėrėve emėr pėr emėr. Urimet e ndėrsjellta pėrcilleshin mė njėfarė zhurme karakteristike qė krijohet natyrshėm nė kėsi rastesh, kur pjesėmarrėsit me zė tė ngritur urojnė shoqi-shoqin e gatiten tė ngrihen pėr ta mbyllur gostinė mbresėlėnėse.
Si pėr habinė tonė e sikur tė kishin marrė urdhėr nga zotat e padukshėm ia krisėn kėngės njė tufė thėllėzash malore-pllajore. Ne ndaluam gjithēka e mbetėm si tė ngrirė, pėr tė dėgjuar me etje atė sinfoni shpirtndjellėse… Unė rashė nė meditime tė menjėhershme e vetvetiu bėra lidhėzimin tokė-Parajsė pėrmes tingujsh thėllėzorė qė mund t’ģ konvertoja kėshtu me gjuhėn njerėzore:
“O njerėz, ku ishit sot?
U mblodhi ģ madhi Zot!
Kėtė botė e atė botė…
Ju te Brati keni qenė,
keni pirė e keni ngrėnė.
Tė gjithė keni hapur xhanin
pėr Ēajup margaritarin.
Le tė thonė, si tė thonė,
do kėndojm’ siē kem’ zakonė
pėr bilbil poet Andonė!
Neve na zgjodhi behari i artė pėr mysafirė tė ballkonit tė jugut shqiptar, pllajės sė Ēajupit e sidomos tė “njeriut mal”, Andon Zakos.
Tė nderuar lexues, mundet qėndruam ca kohė brenda njė aventure tokė-qiell, ku nuk besoj se keni humbur, por keni pėrfituar diēka njerėzore nė dobi tė shpirtit tuaj. Ju lutem mos u pendoni pėr kohėn qė harxhuat duke mė lexuar. Edhe sajesat e imagjinatės e fisnikėrojnė shpirtin e vėrtetė…
Autori
Gjirokastėr, mars – korrik 2006
FUND

Shėnim: Ky fragment ėshtė shkėputur nga “fantareportazhi” ģ autorit Jorgo S. Telo me titull:
“Mysafirėt e Rinj tė Ēajupit”
Botim ģ shtėpisė botuese “ARGJIRO”
Red. Izet S. Ēulli
ISBN: 978-99943-48-09-1
Fq. 102
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO   Thu Apr 24, 2008 4:52 pm

Esse:”HODHI SHENJA VALLEN-O!”

(Meditim rreth valleve tradicionale zagorite)


Duke pėrndjerė zbehjen graduale, qė mbart dhe rrezikun e shuarjes sė valles zagorite si vlerė tradicionale, marr shkas tė shtjelloj shkurtimisht diēka tė qėmtuar, apo edhe tė pėrjetuar pėr kėtė dukuri tė kėndshme tė folkut zagorit, qė mė sė tepėrmi ka lidhje tė drejpėrdrejtė me isopolifoninė e trevave jugore (toske e labe).
Dihet nga gjithkush qė nė krahinėn tonė nuk arriti tė masivizohej tė kėnduarit apo tė vallėzuarit e shoqėruar me saze. Instrumentet popullore arrinin gjer nė kufijtė e improvizimeve imitativė tė disa prej veglave pėrbėrėse tė orkestrinave popullore.Nga ē’kemi dėgjuar, mund tė ketė sjellur dikur njė lliarjot ndonjė gajde rastėsisht e mbeti si gojdhėnė shprehja “Si gajde e Mitro Vavos” duke ģ dhėnė edhe ngjyrime emocionale, sipas rastit…Mbaj mend qė nė dasmėn e Thanas Kllapit nė Zhej nxirrte tinguj joshės njė instrument si fizarmonikė, por me kacekun qė hapej e mbyllej lart e poshtė dhe jo pėranash siē e pashė njė vit mė pas nė shkollėn shtatėvjeēare tė Sheperit nė krahėt mėsuesit pasionant Evien Peri. Mund tė ketė qenė viti shkollor 1956-57.
Tepėr vonė hynė mė bujshėm veglat muzikore, por jo me fuqinė tė shoqėronin tė kėnduarit me gojė as vallet e kėnduara; por vetėm si nxitėse pėr vallet popullore tė mbartura nga krahinat e tjera nė ziafete tė ndryshme e mbrėmje vallėzimi tė rinisė. Tė gjitha vegla tė importuara ishin….
Nga fėmijėria kujtoj qė boshatia e madhe shpirtėrore qė krijonte koha kur po rriteshim brenda njė krahine disi tė izoluar nga qytetėrimi, nxitte fėmijėt tė sajonin lloj – lloj lodrash, qė nga ato qė trashėgoheshin e gjer nė sajesat e ēastit sipas rrethanave e mundėsive. Ishin me dhjetra lodrat popullore, qė ushqenin jetėn shpirtėrore tė tė gjitha moshave; qė nga ato pėrreth vatrės gjer tek lojnat lėvizore nė vende tė hapura. Mes tyre kish dhe tė atilla qė merrnin trajtesėn e valles sė mirėfilltė. Kėsisoj pėrmend vallen “Aman pata – pata!” - valle humoristike me gota:
“Aman, pata – pata!
Aman, shyqyr – shyqyr!
Ti ku e ke tėnden – o?
Ja ku e kam timen-o!
Merre nė dorė,
mbushe plot
vure nė kokė!...”

Si valle – lodėr kish arritur gjer tek ne edhe vallja ballkanase “Si e shtypin piperė”. Ndikonin jo pak dhe prurjet e kurbetllinjve tė shumtė, shpėrndarė prej vitesh nėpėr botė…
Ishte periudha kohore 1978 – 1988, kur mbuloja zhvillimin kulturor e sidomos atė folklorik nė Zagori. Atėherė gjetėm mjaft kėngė homofonike e polifonike disazėrėshe e disa lloj vallesh….
Kjo valle (Aman pata – pata!) interpretohej nė kulmet e gostive e ceremonialeve tė gėzueshme nga individė tė spikatur e tė aftė si improvizues humoristė, por edhe tė shkathėt nė nuancat koreografike e zhdėrvjelltėsinė e lėvizjeve tė gjymtyrėve, shoqėruar me mimikė tė kuptimshme e pantomimikė komunikative brenda grupit improvizues. Nga kjo valle-lojė e hershme e ruajtur nė fshatin Lliar si njė relikė e harruar, ariitėm nė pėrtėritjen e disa lėvizjeve domethėnėse. U arrit tė rizgjoheshin disa pjesė pėrbėrėse tė kėsaj valleje nga tė paharruarit Kiēo Llane, Mitro Hila,Lono Miho, Leko Koēi e nga tė tjerė qė vijojnė tė jetojnė me imazhin e atyre provave pragfestival…si Aristotel Stefani. Kiēo Muēi, Lliko Hila, Jorgo Meēi, Fone Taēe e tė tjerė.
Mirėpo, meqė nuk e krijuam bindjen e duhur pėr arritjen cilėsore tė kėsaj valleje, u kalua nė njė tjetėr valle, (edhe kjo e qėmtuar po nė fshatin Lliar.)
Ishte pikėrisht vallja e kėnduar humoristike “Rashė e theva shtėmbėn”, interpretuar me lezet nga grupi ģ burrave e tė rinjve tė fshatrave Lliar – Zhej e tė tjerė zagoritė ku dominonin korifeu ģ valles Aristotel Stefani, pasuar nga Kiēo Llane, Lono Miho, Thoma Stani, Sotir Mekshi, Kostandin Sterjo, Fatmir Pali, Thoma Ndreko e Dhame Xhamballo, njė tetshe kjo qė mbushi dhe ģ dha njė dritėzim tė veēantė Kalasė sė Gjirokastrės si dhe skenave tė tjera ku u interpretua brenda sensit tė saj humoristik dhe lirik.
Nuk mund tė harroj kurrsesi qė nė Zhej dhe Liar, veē dhjetra kėngėve tė hershme isopolifonike, qė na ģ bėri tė njohura ģ papėrsėrirshmi bartės folklori, Xhako Kapetani (Kėshtu e thėrrisnin mė sė shumtin tė moshuarin e atyre viteve, Thanas Kapetanin) gjenden edhe kėngė e valle tė tjera.valle tė tjera. Kujtoj mirė qė Xhakoja na e interpretonte kėngėn “Na ftoi mbreti nė dasmė…/ nė bodrumet e kalasė…/”. Ishte e habitshme qė ai e deklamonte kėngėn sipas ritmit tė lėvizjes sė zdrukthit mbi dėrrasė. Mjaft domethėnėse kjo pėr ēfarėdo zejtari vendas apo kalimtar…
Njė nga vallet e kėnduara qė mundėm ta ēonim gjer nė festival tė rrethit, por meqė ishte disi masive pėr nga numri ģ interpretėve, nuk shkoi mė lart qė tė njihej nga publiku ģ gjėrė ishte “Vallja e zogave”, ku merrnin pjesė gra e vajza. Tradicionalisht kėrcehej nga femrat tė shtunėn ose tė dielėn e dasmės. Kjo valle e kėnduar nisej kėshtu nga interpretja kryesore:
- Unė kam zogėza shumė,
o bilbil-o!
- Ģ ke ti, por t’ģ marr unė,
o zogėzo!
Si bartėse virtuale e kryesore tė kėsaj valleje argėtuese ishin tė ndjerat Ollka Kllapi dhe Polikseni ose Pako e Kllapaj, siē e thėrrisnin mė dendur. Ato edhe pse tė moshuara paksa nė krahasim me shumicėn e valltareve tė reja, nuk pėrtonin t’ua mėsonin atyre “vallen sustė” dhe “vallen me dy gjurmė” si dhe vallen e zhdėrvjellėt “Hap e mbyll”, tė cilėn e interpretoi mjeshtėrisht Kostandina Shabani nga Lliari dhe dhe Eli Meēi nga Doshnica nė skenėn e Kalasė, sipas ritmit qė ģ jepej valles prej kėngės sė interpretuar nga Hoshteviatja Kostandina Prifti(Dushi)
Duhet thėnė se kjo valle nisi me variantin e zakonshėm “ēalthi” tė shtruar me vargjet:
“O lule, moj lule, o lule, rritur nė male,
Dil, folu, moj lule, folu shoqeve me radhė…”
Kjo valle u rinovua mbi bazėn tradicionale: “O moj fletė , ti moj flet’, o moj flet’ e hudhėrėsė”; me interprete vezulluese Katerina Gjikėn e pasueset e tjera tė saj.
Si u realizua njė rreth ģ plotė me kėtė lloj kėrcimi u kalua nė tė dytin variant: nė vallen “Hap e mbyll”:
“Po vinė shoqet, po vinė,
hape vallen, moj lule,
mbylle vallen moj lule,
bukur mė kėrcyeke!”

Si bartėse, improvizuese dhe deklamuese cilėsore e kėngėve vendēe dhe valleve sustė ishte Afrodhiti Telo.
Kombinimi ģ evoluar ģ “fletės sė hudhrės” me motive tė reja krijoi si nė mėnyrė tė beftė situata tė tjera hareje nė sheshin e Kalasė sė Festivalit, ku dalloheshin dy interpretet qė porsa theksuam si dhe tė tjera tė reja nga shkolla e mesme e nga fshatrat.
Nuk mund tė anashkaloj cilėsimin e interpreteve mė tė spikatura tė kėngėve dhe valleve tradicionale qė pėrfaqėsojnė mė tepėr e bindshėm krahinėn e Zagorisė pėr elegancė, larmi motivesh, shkathtėsi e pėrpikmėri lėvizjesh koreografike: Po e nis nga ē’kam njohur vetė nė provat qėmtuese e veprimtari tė drejpėrdrejta nė mjedise familjare apo nė nė ish vatrat e kulturės: Ollga Kllapi, Anthulla Ēarka, Froso Stefo, Rina Mino, Sofi Lena, Juli Garo, Stefani Ēarka, motrat Meseli, Fotini Saqellari, Froso Ndreko Afėrdita Meēi, Hariklo Llane, Drita Hila e tė tjera nga fshatrat Zhej – Lliar si dhe tė rejat e shkollės sė mesme Nivan: Margarita Kllapi, Afėrdita Meēi, Vasilika Mboqe, Eli Stani, Florica Ndreu, Aleksandra Ndreko, , Anketi Kondi, Marianthi Kuro (Mandi), Kostandina Ēoku, Eli Meēi, Katerina Gjika (Buzi) Ermira Telo (Koxhioni), Vjollca Gjika (Hoxha), Donika Ngjela, Jolanda Kuro, Eli Ndreu, Elida Telo (Dilo), Tefta Dilo, Folite Konomi (Marka), etj.
Vazhdonte “vallja e zogave” kėnduar sipas tė kėrcyerit tradicional “ēalthi” me lodra fjalėsh e vargje “hidh e prit”, duke u shkėputur vajzat njė nga njė prej valles. Kur mburrej nėna e djalit me fjalėt: “Tė mora zogėn mė tė mirė”, interpretja e kreit tė valles qė simbolizonte nėnėn e vajzės kalonte nė humor gati grotesk me domethėnien: “Ti s’more tė mirėn/ as zogė gjeraqinėn,/ po mė more breēkėn,/ atė turifeēkėn/…”
Pėr njė tjetėr valle me motivet e ēalthit, por tepėr e shpejtė nė ritėm, nė kujtesė mė ka mbetur njė grua zhejote me moshė mesatare atėherė e pikėrisht Vitori Londi. Atė e pikasa nė njė dasmė dhe nuk vonoi ta merrja t’ua mėsonte tė rejave, gjersa u pėrgatit vallja e gėzuar dhe e hareshme mbi refrenin tradicional “Jasem tarnana, jasem tarnane!” (Pak a shumė kjo valle (1983) ishte njė imitim ģ zagoritizuar ģ valles me saze “M’u te borshi mė tė dalė, lule, Zaho, lule djalė!”, por pa orkestėr.
“Nė sy mė qėndroi drita,
jasem tarnana, jasem tarnane!
dhe nė buzė ca bilbila
jasem tarnana, jasem tarnane!
Mė thonė: “Hiqe vallen shpejtė!”
jasem tarnana, jasem tarnane!
Porsi flutur krahėlehtė,
jasem tarnana, jasem tarnane!
Hidhe vallen , o moj flutur!
jasem tarnana, jasem tarnane!
Si dhe vallja je e bukur,
jasem tarnana, jasem tarnane!”

(Tė larmishme kanė qenė pothuajse edhe tė gjitha vallet zagorite tė burrave, tė grave dhe ato tė pėrzierat qė realizoheshin kryesisht kur ngrihej nusja nė valle, tė dielėn nė mbrėmje pas darkės. Porse mbahet mend si vallja mė masive vallja e emėrtuar “Hodhi shenja vallen-o!”Bėhet fjalė pėr njė nga vallet mė tė spikatura, mė kuptimplote, pėrmes sė cilės pėrcillen mesazhe tė bukura njerėzore sidomos ato tė dashurisė e harmonisė brenda familjes, farefisit e komunitetit lagje, fshat e mė tej, gjer te shoqėria e miqėsia… Fjalėt e “valles dyshe” tradicionale, kur nė krye tė valles del nusja e pasuar nga tė tjerė dasmorė (meshkuj – femra tė ēdo moshe) janė ato qė ģ deklamon njėra nga tė afėrmet e dhėndrit, e cila me njė dozė pompoziteti tė pėrligjur grish ata-ato qė, pėr pozicionin qė kanė ģ “detyron” tė ngrihen nė valle, tė dytėt pas nuses. Valltarja grishėse, qė ka mbajtur peshėn e fragmentit mė kryesor tė ceremonialit tė dasmės kėndon, duke e drejtuar vėshtrimin e shaminė qė mban nė dorėn e zgjatur pėrpara:
“Hodhi shenja vallen-o
pėrmbi babo Nunin-o etj etj…

Grishen me tė kėnduar shumė persona, qoftė me emrin qė kanė ose me ofiqet: babo, nėne, mama, dajo, xhaxha, kunat, kunatė, hallė, krushk(ė) etj. Pasi ka zėnė ģ ftuari nusen pėrdore, grishėsja vijon me fjalėt:
“Ē’na ka lezet valleja,
/kur kėrcen sorkadheja/
me babanė kra pėr kra!...”

E kėshtu me radhė pėr gjithė tė tjerėt.
Ndėrsa kur grishet dhėndri nė valle, njė nga kryesorėt ia shkrep me humor:
‘Ē’u zu Qeleshi nė valle, hop qeleshi!
Vetullat si katraveshi, hop qeleshi!
Me mustaqe gjer te veshi, hop qeleshi!
Kjo valle goxha argėtuese e spektakolare kėrcehet me llojin “ēalthi” ose “me dy gjurmė”nga femrat e fshatrave Zhej, Lliar, Doshnicė, qoftė edhe nė Hoshtevė e Vithuq e me dyshen e zakonshme tė thjeshtė nė fshatrat e “Zagorisė sė Sipėrme”. Kurse burrat, jashtė valleve humoristike kanė kėrcyer zakonisht vallen e thjeshtė “Dy hapa para, njė mbrapa” (Kjo ėshtė vallja e thjeshtė “vendēe”mė e pėrhapura nė trevat isopolifonike jugore).
E theksoj qė vallet e inetrpretuara nga gratė e vajzat zagorite nėpėr vite kanė demostruar kėndshėm nė gjithė vendin vlera tė rralla folklorike tė papėrsėritshme nė asnjė trevė tjetėr shqiptare apo ballkanike. Vallen tjetėr humoristike “O moj dhelpėra ajdhore, tuj – tuj – dhelpėra!” qė thuhej se e kish mė pėr qejf Kristo Gjika nga Koncka, nuk arritėm ta rroknim tė plotė. Ndoshta mbetet pėr tė “gėrmuar”…kjo e sa tė tjera qė quhen tė humbura…
Tė kuptohemi, kryevallja qė pėrfaqėson denjėsisht shumė vlera tė botės shpirtėrore e fizike tė zagorites ėshtė “Vallja ēalthi”, tė cilėn nė FFK – 1978 e paraqitėm tė titulluar natyrshėm “Vallja jonė valė – valė” e mė pas me tė tjera emėrtime,sipas pėrmbajtjes, pėrherė sipas kėrcimit tradicional. Pėr “vallen ēalithi” e vlerat e saj qė dilnin mė nė pah me kostumin tradicional, ishte ģ interesuar nė mėnyrė tė veēantė koreografi ģ shquar shqiptar, Artisti ģ Popullit Panojot Kanaēi nė fillim tė viteve ’80.Interesimi ģ tij pėr ta vėnė kėtė lloj valleje me trupėn e valltareve virtuoze tė Ansamblit Shtetėror tė Kėngėve e Valleve, ishte ģ dukshėm. Me sytė e mi pashė se sa shumė iu desh artistit tė madh t’ua mėsonte valltareve profesioniste “Sustėn” zagorite. Pashė se sa vėshtirė e kishin ato tė imitonin sadopak valltaret qė ishin puro zagorite e pikėrisht nxėnėset e pėrzgjedhura tė shkollės sė mesme: Frederika Kriso nga Doshnica e Kostandine Fociro nga Ndėrani, tė cilat, si dhe Katerina Gjika ishin gati profesioniste nė shprehitė e shkathtėsinė e lėvizjeve tė harmonishme. Vetėm Artistja e Merituar,Kryevalltarja Liliana Cingu arriti tė kapte rreth tetėdhetė pėrqind tė valles sonė. Tė tjerat pothuaj “u dorėzuan” pėrballė vėshtirėesisė nė koordinimin e lėvizjeve nė unison me suspacionin karakteristik. Me ē’pashė mė vonė nė ekran, grupi ģ valleve tė Ansamblit Shtetėror dha diēka, por jo me pėrsosmėrinė qė e interpretonin vajzat zagorite, tė cilat e kishin nė gen vallen dhe e pėrtypnin mė bindshėm e mė saktė prej nėnave e gjysheve tė tyre.Shpreh hapur keqardhjen se ashtu si shumė avaze kėngėsh tė traditės sonė tė hershme edhe vallet mė tė zėshme tradicionale mjerisht po veniten gjer nė caqet e shuarjes edhe nga praktika e tė kėrcyerit nėpėr dasma, sepse shumė zakone po ģ “mbyt” bashkėkohėsia, duke zvetėnuar majat e sė shkuarės tradicionale; qė nga procedura spektakėl e dollisė e gjer te aksesorėt qė pėrmbushnin gati gjithė javėn e dasmės, aq tė larmishėme e tė pasur me veprime… tė gjitha tė shoqėruara me kėngėt e vallet pėrkitėse…

Nuk di, nėse do marrė ndokush iniciativėn pėr organizim sado tė vogėl nė krahinė apo nė qytetet ku ka zagoritė me shumicė; qė tė “Rilindin” tė paktėn disa nga bukuritė domethėnėse tė folkut zagorit. Shpresėn nuk e humbas, se e kam besimin qė ata inerpretė dhe ato interprete qė nė vitet ’70 – ’80 kanė qenė nėn 18 vjeē, do tė gudulisen nė shpirt e nė kujtesė, pėr tė rinxitur e rinisur diēka tė shumėpritur, duke lehtėsuar paksa etjen pėr kėto trashėgimi shpirtėrore shumėvlerėshe… Sė paku kėto vlera nė forma tė ndryshme t’u pėrcillen brezave tė pritmė, sa tė jetė e mundur…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Jorgo S. TELO
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 394
Registration date : 12/04/2008

MesazhTitulli: POEME SATIRIKE   Sat May 03, 2008 9:41 am

Poemė-Satirė: HIQU, SE NA PLASE, POLITIKĖ FALSE!

Zgjatet tranzicioni,
pa kuruar ethet…
Dhe pse buzė honit,
nuk po zgjidhim zgjedhjet.

Ky popull ģ lashtė
vetes ģ jep famė:
Si lopa mbi kashtė
pjell politikanė.

Ende e papjekur
politika jonė.
Herė del e djegur,
herė del e “njomė”.

Ca politikbėrės
synojnė kolltuqe.
E nisin si nxėnės;
mė pas qesin huqe…

False politika -
nė krahun e djathtė.
“Rend” me paterica
edhe an’ e majtė…!


Le kur mblidhen tok
tė zgjedhurit tanė:
Herė gėrricen fort,
herė puthen mėnjanė.

Ndarė tufa – tufa
porsi nė bixhos,
sa s’nisin nga lufta
brenda “detit – kos”…!

Sit e mos gatuaj
Reformėn zgjedhore.
Vuaj, popull, vuaj
nė rrugėn “malore”…!


Ne prodhojmė zgjedhje,
sa shkundet krejt vendi…
Nė mitingje, mbledhje
tufa-tufa rendim.
xxx
Zgjedhim kryeplakun;
pjesėtohet fshati.
Kujt t’ģ jepet “haku”?
Dreqit a lugatit?

Zgjedhim kryetarin.
Pjesėtohet lagjja.
Tė bėsh inventarin;
Ndėrron ngjyrat faqja…

Zgjidhen kėshilltarėt
pėr Kėshillin Bashkiak.
Klithim si tė marrėt
nė njė qorrsokak!

Zgjedhim dhe Kuvendin,
Pra, ēdo deputet.
S’e dimė marifetin,
kush fiton vėrtet!


Pėr kė hedhim votėn
e kush del fitues?!
Po ēudisim botėn
si manipulues.

Dhe standarteshkelur
qeshim si moskurrė.
Ēelėsin kemi gjetur:
mutin lajmė me shurrė…


Kuti e votimit
ngjan si prostitutė.
Gjithkujt i shkel syrin,
pėr gjithkėnd – e butė.
xxx
U zgjodh Presidenti;
Rrotull, mendja rrotull.
Ē’u bė prush Kuvendi,
Shndėrruar nė vorbull.

Dhe vrapuan muajt,
vapa shkoi nė kulė.
Bluaj, mulli, bluaj:
kujt t’ģ jepnin vulė?

Ngul e shkul afate,
rrahėn ujė n’havan…
Nė Kuvend rropatje;
Hiē - nė sheshmejdan.


Qep-shqep propozime
nga bash – kryetarėt…
Oreks’n e partive
s’ mbanin dot kandarėt.


Tund e shkund piketa,
Djersinė partitė.
Rama, Sala, Meta
thartuan turinjtė.

Njė biēim dueli:
Mes Topit dhe Nanos,
oreksin ģ ēeli
Cekė Neritanos…


…Gjepurat nuk sosen.
Rroft’ e qoft’ Kuvendi!
Pa “Gurin e qoshes”
Desh e lanė Vendin.


(Njė qė lypte skeptėr
u dashkish votuar.
Nė Kuvend ka kecėrr,
gjen dhe tė moshuar.)

Nė njė mendje s’bien
jo,jo, kurrsesi;
As ditėn mė diell.
As nė terr tė zi.


- Ē’bluan, Parlament
nė mokrėn e ndryshkur?!
- Mė parė ē’tė pėrmend?
Vota do “troisur”…

…Mbi tetėdhjet’ vota
Dashkish Presidenti.
Po s’qenė tė plota,
kriste precedenti…


Precedent pėr krizė
lypnin ca parti.
Seē heq mbi kurriz
ky popull e di…


Pėr tė ndukur votėn
nė Kuvend, o popull!
Po ēudisim botėn,
pupthi vijmė rrotull.

Stinė e celularit
ngarend e vret kohėn.
Vapa e beharit
na trullosi kokėn. 30

Duhej zgjedhė ģ Pari,
kur shteruan rreshjet.
Me syt’ nga ekrani
ngrinė buzėqeshjet.


Pėr tė bėrė zgjedhje
sa kemi dėshirė.
Pėr to lėmė mbjelljet,
ngel toka lėndinė.

Pėr tė bėrė zgjedhje
me “vullnet tė lirė”,
sulim prapa skene
krejt intrigėrinė…


Ae dini, njerėz,
ē’kullufitin zgjedhjet?!
Miliona njėherėsh,
pa pėrmendur vjedhjet…
xxx
Mbi tetėdhjet’ “lima”
Dashkish Presidenti.
Troisje pa kthina
Donte Kreu ģ Shtetit.

Thonė se ato vota
shpejt u rregulluan,
se dolėn ca monstra
qė veten tradhtuan.

Thonė e ē’nuk thonė
pėr ata tė gjashtėt.
Ata trumbetojnė:
“Jemi mė tė pastėr!”.

Kanė tė drejtė tė flasin;
u eci zullumi.
Gishtrinjtė kėrcasin,
se e hodhėn lumin…

Nga kreu Pozitės
morėn buzėqeshje,
por prej Opozitės
morėn... veē ngėrdheshje.

U thanė: “tė pabesė”,
domosdo “tė shitur”.
Ģ trembėn me “fshesė”,
pėr t’ģ rrokullisur 40
xxx
Politiksit tanė
ngjajnė si tė shtirė.
Rogėn e pėrlajnė,
pa korrur, pa shirė.

Mes tyre gjen monstra
pa tru e pa cipė.
Lėpirės pėr vota
bėjnė politikė…

Sulu e tėrhiqu…
Farsė e ēfarė farse!
O piqu, o digju,
politikė false!

As njė ligj pėr zgjedhjet
nukpo nxiros dot.
Dėfrehesh me “sherret”
me sot e me mot… 44

Popull, shtrėngo kokėn!
Ē’ gėnjen veten tėnde!?
Kur si qorr fal votėn,
n’daē pirdhe, n’daē fėnde…!

Teksa na guē terri,
dhemb koka, stomaku…
Prap’ na plasi sherri
pėr ēėshtjen Sollaku…

Le tė ēirret Ngjela:
“Ndal, po shkelet ligji!”
Me tė qesh Biberaj,
qesh Kryeministri…

Salės ģ qan syri:
“Mos pyet pėr ligj!
Kartonėt shpėrfilli
vetshpallu Luigj!”

Zgjatet tranzicioni,
duke shtuar ethet.
“Rendim” buzė honit,
pa ģ zgjidhur zgjedhjet.

Politik’ e fishkur
na pjell tragjedi…
Borxh s’u ka, lum miku,
e gjora Shqipėri!

Te ky vend ģ lashtė.
Durim ģ pasosur -
“Festja ģ vjen rrotull
dhe foshnjės ne bark.

Ky vendiģ stėrlashte
ne klimėn e re
rreket’eci bashkė
me NATO, BE…

Mirėpo politika
pėrngjan e trullosur.
Mendėsit’ e pista
nuk kanė tė sosur…


Vetes seē ia rrase
me rrena, me mbase.
Hiqu, se na plase,
politikė false!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mysafir
Hero anėtar
Hero anėtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 43
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO   Sat May 03, 2008 10:23 am

te lumt vlla Jorgo,S,Telo poezit shum te bukura te uroi suksese vetem keshtu vazhdo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: