Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 12:38 pm

DEKLARATĖ E SHKURTĖR MBI JETĖN TIME - Naser VELIU


Unė Naser Veliu, i lindur mė 15.03.1957 nė fshatin Sėrmėnovė - Komuna e Gostivarit, linda nė njė familje tė varfėr me pak tokė pune. Babai Veliu, nėna Xharija lindėn pesė fėmijė. Unė jam i treti me radhė.Babai vdiq para 20 vitesh, u rritėm si jetimė, mbetėm tė gjithė tė vegjėl por, edhepse nėna ka pasur mundime tė mėdha pėr tė na siguruar kafshatėn e bukės nuk duhet t'u harrohen as ndihmat e fqinjėve dhe bashkėatdhetarėve.
Si i ri shkollėn fillore e pėrfundova nė fshat.Gjimnazin e vazhdova nė Gostivar por, pėr shkak tė mungesės sė tė hollave isha i detyruar qė tė largohem dhe tė shkoja nė kurbet pėr t'i ndihmuar familjes.Mė vonė, u pėrpoqa tė vijoja prapė shkollimin por pata probleme tė njėjta, m'u desh qė prapė tė largohem nga shkollimi i matutjeshėm. Gjatė vijimit tė mėsimit nė shkollėn fillore dhe nė gjimnaz ( deri te ndėrprerja e tij), isha nxėnės i shkėlqyeshėm.

Jam i martuar me Nazife Xhelilin nga Gostivari.Me tė kam tre fėmijė, dy vajza dhe njė djalė.

Nė Perėndim gjindem rreth 8 vite: tri vite nė Gjermani , dhe nė Zvicėr afėr pesė vite.

Nė fshat na njohin si familje pėrparimtare. Dikush na urren e dikush na nderon pėr shkak tė ideve pėrparimtare, patriotike e kombėtare por, ka edhe tė atillė qė a urrejnė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 12:56 pm

Informata ironike e Tanjug !


Fatkeqėsi nė magjistralen e Ibrit

Dy veta humbėn jetėn


Nė ndeshje tė drejtėpėrdrejtė tė veturės me autobus, humbėn jetėn Naser Veliu nga Gostivari dhe Nurije Zekaj nga Peja

Llazarevė, 23 prill 1990

Nė pjesėn e magjistralit tė Ibrit, te Lazareva , sot paradite ndodhi njė ndeshje e drejtpėrdrejtė e autobusit nga Vėrnjaēka -Banja dhe veturės me regjistrimin e Zvicrės.Me kėtė rast dy persona humbėn jetėn . Vdiq Naser Veliu (33) nga Gostivari dhe bashkėudhėtarja e tij Nurije Zekaj (23) nga Peja. Shoferi i veturės " Mazda" me regjistrim tė Zvicrės, Naser Veliu ka parakaluar kolonėn e cila ishte bėrė pėr shkak tė njė ndeshjeje tė mėparshme nė magjistralin e Ibrit dhe drejtpėrdrejtė u ndesh me autobusin e "Autoprevozut" tė Vėrnjaēka _ Banjės.

Vetura " Mazda" nė tė cilėn vdiqėn tė dy udhėtarėt, u shkatėrrua shumė, ndėrsa nė autobus u shkaktua njė dėm bukur i madh. Pas kėsaj ndeshjeje ndodhi njė shpėrthim nė spondin e veturės me regjistrim tė Zvicrės, pas sė cilės gjė shpėrtheu zjarri, i cili ma vonė u shua.Nė po kėtė veturė u gjend material propagandistik me pėrmbajtje armiqėsore tė cilėn organet e hetuesisė me gjukatėsin Lubivoje Kovaqeviq e morėn, ndėrsa procedura e hetimeve vazhdon.

Tanjug
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 1:02 pm

NASER VELIU






HAPĖRIME POETIKE


(Poezi )
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 1:10 pm

LULET E PAVDEKSHME TĖ KOSOVĖS

(Kushtuar Fahri Fazliut e Afrim Zhitisė )


Kur nė ditėt e vjeshtės
dolėr shesheve tė Kosovės
mal duke i qėndruar dhunės
botės i kujtuat lavdinė.

Historia hapi njė faqe pėr ju
emrat bėnė kolonėn atje
Fahri Fazliu, Afrim Zhitia...
motrat pėrlotėn sytė.

Kosovės i falėt jetėn
mizori nga Kalamegdani ju vrau
gjyshet ngushėlluan nipat
me trimėrinė e djemve qė ranė.

Dheu ju mori brenda
shpirti u kthye me funeralin
qė tė ngroh zemrat djaloshare
pėr pėrleshje tė reja.

Lule do tė dalin mbi varret
e Afrimit e Fahriut
dy grushta viktori
Kosovėn s'do ta zėrė gjumi.

Tanket tek shkelin
e plumbat tek vėrshėllejnė
pėllumbat gėzohen
liria merr vula garancie.

Rruga drejt Republikės
shtrohet e gjėrė
Nė Kalemegdan zėnė tė
krrokasin kukuvajkat.


Wot, 20 dhjetor 1989
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 1:35 pm

VARGJE KRENARIE

(Nafije Zendelit)


Ē'sy shqiponje motra jonė!
O ē'buēimė te Komiteti !
Mė bėjnė sytė, je Nafia ?
Ti e bėre kėtė farė rrėmeti?

"Eni motra, ecni pėrpara!
Tė mos trembet kėtu njeri!
Eni djema ēoni grushtet
pėr liri e dituri"

Vijnė policė tė armatosur
dhe vėrsulen mbi fėmijė,
vijnė dhe marrin motrėn tonė
dhe e shpiejnė nė burg tė zi!

"Fol pėr shoqe, trego shokėt,
qė shkaktuat atė tollovi"!
"Lereni o ju tė mjerė !
S'kemi lindur pėr tradhėti !

Ti Nafije sėrmnovare,
na dhe zemėr e krenari,
Gostivari e Tetova
dhe Prishtina tė lėvdojnė Ty.

Edhe thonė kur t'vijė Nafija,
e pret malli, gėzohet guri,
fryn puhiza , dhe do tundet,
nė lartėsi dyngjyrėsh flamuri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 2:04 pm

KUR NĖ VLORĖ U NGRIT FLAMURI


Historinė e gjallė nė jetė
penė e kombit e shkroi vetė
duke e lagur atė nė gjak rinie
gjak lirie e pavarėsie.

Pavarėsi o pavarėsi
shumė filiza ranė pėr ty
Ismaili qėndron nė ballė
me Isain trim tė rrallė!

Toka e qielli kanė shumėplagė
nga tė cilat rrodhi gjak
kullė arbėrore rrite trimin

Ismaili e Boletinin!

Harta e trollit Ilirik
u coptua, u bė finik
Pėr t'u ndarė nuk u ndanė
Shpirt i lidhur si gjerdan.

Kralė tė egėr tė Sėrbisė
si sulltanė tė osmanlisė
deshėn pranga t'i vėnė trollit
tė atij trimit , Mic Sokolit,

Shqipja mbushi malet trima
vasha t'rrebta si vetėtima
siē qe Shota n'Radishevė
dhe Haliti nė barilevė.

Lindi dielli, lind dhe hėna
lindin trima, lindin zana
lindin shqipe nėpėr shkrepa
nėpėr shkrepa si nė djepa.

Ngrit flatrat skifteri trim
ngjit lartėsitė e qiellit tim
le t'dėgjojė armik i zi
britmat tona pėr liri.

Vlorėn trime nė breg deti
me ''12 e tund tėrmati
fitimtarė tė larė me gjak
ngriti Isamili njė bajrak.

ēprej atėherė i shtrenjti flamur
u kalua nga dora nė duar
pėr t'i rėnė rreth e pėrqark
tokės amtare larė nė gjak.

Aty fletė e historisė
shėnon emrat tė trimėrisė
Nis n'lashtėsi te Iliriani
dhe arrin te Ismail Qemali.

Pa harruar trima tė tjerė
Skenderbeun tanė me vlerė
Qė fitoj ndėr shumė beteja
duke sjellė ditė tė reja.

Duke e lėnė amanet
gjithė shqiptarėve brez pas brezi

Pėr Liri e pėr Atdhe
jepni jetėn si me le!

Dhe kėtė zė e dėgjoi burri
i Krasniqes Bajram Curri
e dėgjoj edhe trimi
i Shalės - Isa Boletini!

Dhe pėr hatėr tė Gjergjit trim
Mic Sokoli fluturim
mbuloj topin me gjoks tė tij
shkoi me shqipet nė ajri.

Vulė e kombit, e dyta herė
u vu nė Vlorė tek ajo derė
dhe u vu tek ai prak
la nga deti ynė plot gjak.

Nėpėr mote si jehonė
Vlora trime na kujton
borxhin qė e kanė shqiptarėt
tė bashkojnė tokat e t'parėvet .

30.10.1989
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 2:15 pm

I nderuari Naser Veliu,
kam nderin dhe knaqėsinė e veēantė tė shpreh admirimin tim pėr ty dhe familjen tuaj, tė kaluaren dhe tė tashmen tuaj, veēanėrisht pėr tė tre engjut e tu tė cilėve ju deshiroj jetė tė gjatė e mė tė lumtur se sa babait tė tyre.
Mė entuziazmuan edhe shkrimet tuaja poetike veēanėrisht "Vargje krenarie". Shpresoj dhe besoj se vargje tė kėtilla tė mrekullueshme nga ty do tė kemi nė vazhdimėsi.
Urime dhe suksese nga i juaji xhaxhi Adem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 3:15 pm

KĖNGĖ KUSHTUAR XHEMIL ISLAMIT


Nė Raven tė Gostivarit
fshat malor shtėpish prej guri
lindi Xemil Islami
trim me besė, fjalė burri.

Nė pėrpjekje ky djalosh
nga armiku s'kishte frikė
vendit duhej dalur zot
hasmit duhej zėnė ēdo pritė.

Qysh i ri , gati fėmijė
kishte dhėnė njė betim
qė shpeshherė na thoje ne :
do luftoj pėr vendin tim!

Kur tė morėn nė arrest
Gostivari u mbush me lot
Poshtė tradhėtia the me zė
shokė tė mi mos qani sot.

Do tė kthehem prap mes jush
burgun shpejt do ta mbaroj
ēdo mundimi e ēdo torture
i qėndroj dhe e duroj.

Ne tė prisnim pa durim
qė tė vije prap ndėr ne
porse hasmi gjakatar
pabesisht tė shtriu pėr dhe.

As Raveni fshati yt
as Pollogu vend bujar
Xhemilin nuk e harrojnė
djalin trim, kėtė zog shqiptar.

Nė tetor nė demonstrata
brohorit mbarė rinia
e Xhemilit mė e drejta
dhe e shenjta porosia!

Pėrse tė vranė e dimė ne mirė
por s'arritėn atė qėllim
qė marrėzisht e patėn pritur
emri yt u bė kushtrim.

Rrugės sate do tė shkojmė
me flamur ngritur pėrpjetė
fjalėt tua s'i harrojmė
sa tė jemi nė kėtė jetė.

Sa tė jemi ndėr tė gjallė
pėr kėtė gjuhė e kėtė flamur
soji ynė do tė luftojė
dhe s'do shtrohet sot as kurrė.

20.12.1988
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 7:42 pm

PRANVERAT NĖ FSHATIN TIM

Me radhė shkojnė e vijnė pranvera
lile tė kuqe si gjak hapin fletė
plagėt mė bėhen tė rėnda
flaka po e djeg Dardaninė.

Ēdo rrėnjė lulelje njė pikė gjaku
pranvera e madhe i la amanet brezit
mos lejoni tė shkelin mbi lulet tjera
qelbėsirat e shekullit.

Ē'janė kėto krisma e kėto rafale
lulet nuk i tund shpėrthimi i topit
pas zingjirėve tė tankut
ngrenė krye lulet e reja.

Nėna e motra u pėrleshėn me kuēedrėn
baballarėt e djemtė zunė istikamet
njė kėngė djalit heshtazi ia kėndoi vasha
e ai mėsonte tė luaj syrin duke marrė nė shėnjestėr .

Cyrih 20.08.1988
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 8:05 pm

ZEMRAT U BĖNĖ PĖRMENDORE

(Mėsuesit tė popullit , Sefer Selimit )

Ishe njė ndėr shumė luftėtarė
qė shqipes i dole zot
populli tė kujton
dhe me kujtimin tėnd shėnon fitore.

Tė kishim mėsues tė dashur
qė na mėsoje historinė tonė
plot gjak e terror
dhe na hapje njė shteg lirie.

Tash ata qė mėsove ti
janė burrėrua ashtu si deshe
djemtė e vajzat nuk harrojnė
mėsuesin e dashur Sefer.

Ne tė ngritėm njė pėrmendore
prej mermeri tė bardhė
nxierrė nga zemrat tona
dhe me gjakun tonė shkruam epitafin.

I ndjen tufat e luleve
ne po ti sjellim tė freskėta
pėr ēdo stinė kėshtu
kujtimi freskohet.

Dėgjo se ē'cicėrojnė zogjtė e pranverės :
Po vjen liria e vonuar
Mermeri do tė bėjė njė vrimė
qė tė shohin trimat.

Gjakatarė ku do tė strukeni
ku do tė fshihni deklaratat ju tradhėtar
a se shihni se dimrin plot acar
e borėn mes prrockash nė lum po e grah pranvera.

Mėsues i dashur, njė tufė e vogėl
poezie e lidhur me drojtje
po vendoset mbi emrin e veprėn tėnde
qė tė kesh besim nė ne.

Nga malet ushtima then qafėn lugjeve
Kuēedra e Dragoni po i japin fund mejdanit
krushq tė dasmės sė parė tė lirisė
nusja po u jep ngjatjetėn.

Wot 18.02.1989
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Thu May 01, 2008 8:14 pm

YJE TĖ PASHUAR


Lart nė qiell yjet ngjitur
vezullojnė sytė e trimit tė rėnė

terr burg ashgjė s'shihet
toka hesht e frikshme nga nata

shpėrthen njė llavė vullkani
si njė kapuē i bardhė i hedhur pėrpjetė

kėrkėllima tankesh rėndė e mundojnė kalldėrrmin
njė fėmijė ėshtė ngjitur me flamur mbi tė

Kush ua hapi derėn mysafirėve pa ftesė
njėmijė vjet u bėnė e gjumė nė sy nuk keni

shqiponjat po vėzhgojnė trollin
dhe bishat qė i janė sulur tufės

shqipja po mban evidencėn e kryersėve tė krimeve
e trimave po u mat lartėsitė e lapidarėve

nga lotėt lumė Kosovės po i shėrohen sytė
Kosovės me kėsulė tė bardhė dardane.

Shkurt, 1990
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Fri May 02, 2008 9:46 pm

JO SHQIPONJA S'ĖSHTĖ PLAGUE,
AS KOSOVA S'ĖSHTĖ NĖNSHTRUE !

Shtriga plakė keq ėshtė tėrbue
don shqiponjat me i farue
me gjak shqipesh s'u ngop kurrė
don qė gjaku tė rrjedhė lumė.

Njė faltore kanė ndėrtue
shkje e shkina janė tubue
hedhin helm tue kuvendue
forcė tė madhe kanė gatitė
tanke, helm, automatik.

Ju gjakpirėsa
ēka mendoni
s'asht Kosova siē kujtoni
kurrė atė ju s'do ta shtroni
se atė tash e njeh bota
si Isanė qė e njohu Londra
si Pirroja kundėr romakut
Skenderbeu kundėr sulltanit
e ne kundėr sėrbomadhit.

Ēka po don e zeza Sėrbi
deri kur kjo shkurtpamėsi
deri kur ky terrorizėm
kjo gjakderdhje, ky fashizėm.

N'Beograd diēka festojnė
njė fitore fantazojnė
s'asht fitore siē mendojnė
asht mashtrim qė s'e shikojnė.

Kot luftoni, torturoni
kot mundoni, masakroni
gjuhėn tonė -
kurrė s'e mohoni.

Mos vajto nanė me lot nė sy
mos rri nanė me duar nė gji
ngrite zanin t'dėgjojė bota
ti lind trima e i rrit Kosova.

Dy t'i vranė tre t'i burgosin
Idealin kurrė s'ta sosin
Ideal asht gjaku i tyre
ranė pėrdhe pa njolla ftyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Fri May 02, 2008 9:47 pm

PRANVERĖ E PĖRGJAKSHME


Pranverė e hershme na erdhi
Bora dhe shiu u ndalėn,
Kullosa e re ngadalė po rritet
Nėv vend tė ujit, me gjak po ujitet.

Gjaku po derdhet rrėke anembanė
Nė ty pranverė e pėrgjakshme
Qė do tė mbetesh pėrherė e kuqe
po rrit lulegjaku nė Kosovė.

Jeta e shumė bijhua si qiriu
Por drita e tij nuk shuhet kurrė,
Nė kambė janė tė gjithė, plaku dhe i riu
Dhe ty Kosovė s'tė lėnė me u pėrkulė.

Beograd vrasės lufta nuk ėshtė ndalė
Pėr ne lufta kaherė ka nisė,
Krimet e bėra askush nuk ua falė
Kosova do shpagim pėr lulet e lirisė.

Rinia krenare e Kosovės heroike
Vazhdon rrugėn e tė parėve tanė,
Kėrkesė e pandryshuar si para nėntė vitesh
Kosova Republikė e drejtė qė na takon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Fri May 02, 2008 9:48 pm

Meqė, Naser Veliu, dhe Nure Zekaj ranė, pėrkujtimi dhe vdekja e tyre i motivoi masat qė ta shpiejnė amanetin e tyre dhe ta bėjnė nė pėrmasėn e shqiptarėve aksionin " Pajtimi i gjaqeve ".

Poezia qė po e shėnojmė u recitua nėpėr gjithė tubimet dhe ishte njė pėrkujtim pėr Naserin dhe Nurijen .

LUFTĖTARĖ TĖ ANTON ĒETTĖS


Nė Raushiq e nė Sėrmnovė
Dy katunde nė dy nahi
Qė tė dyja nė Kosovė
Lindėn shqipet mrekulli.

O Naser, Naser Velia
Cila motėr ish me ty ?
Ish me mua motėr Nuria
Me vėshtrimin si stuhi.

Po ti nur i Dukagjinit,
ku u nise me aq vrap?
I Mic Sokolit muaj i prillit
po kėrkonte nga ne gjak.

Si vardari, si Bistrica
qė nuk ndalin t'vetat valė,
s'nalej djali s'trembej ēika
nga tėrthorja qė ki'n marrė.

Kishin dhėnė fjalėt e veta
dhe s'i shkelnin pėr tė gjallė,
profesorėve Cana e Ēetta,
qė u prinin kudo n'ballė.

Kishin nder e krenari,
kur pajtonin fshat mė fshat,
plagė hakmarrjesh, tragjedi,
derdhur kot i shtrenjti gjak.

Luftėtarė tė Anton Ēettės,
tok dy trima tufė lirie,
nisur rrugės sė tė dfrejtės,
Ti Naser e ti Nurije !

Dy tufė lule t'njė pranvere,
rritė nė fshat e djeg' nė mėrgim,
u ngrit dora kriminele
dhe na veshi nė pikėllim.

Dorė e zezė, dora gjaksore,
ndau nga ne kėta tė ri'
Por kujtimi mbetet prore,
Vėlla Naser, Motėr Nuri' !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Fri May 02, 2008 9:49 pm

Ferit RAMADANI :

VĖLLA NASER, MOTĖR NURI'


Jeta nuk ndalet..., nė blerim e stuhi -
ju dy martir qė ndizni trimėri

ndėr ne ēdo herė shfaqeni meteor
vezulloni pėr liri dhe shtrihej nė kurorė

Aty ku dėshmorėt bėjnė log heroik
JU tė dy e shpieni gjakun Ilirik

Ja ! Pėr lirinė e falim jetėn , rritėn !
Shqiptarėt e meritojnė bashkimin dhe dritėn !

Kėto fjalė jehonė e kushtrimit pė nderin e Atdheut
Ju - nipėr e mbesat e Skenderbeut !

Nė dy ura - harkore lidhjesh qė i do tėrėsia
Tė bėhet pėr brezat Iliria!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   Sat May 03, 2008 12:48 am

Naser Veliu, ky martir qė shkoi pėrpara kohe, duhet gjithmonė tė pėrkujtohet ! Edhe pse i ri, krijoj shumė shkrime gazetareske nė Zėri i Kosovės, ku me nivel dhe me vendosmėri luftoj Jyfederalizmin titist atė perandori famėzezė qė edhe sot na zgjohet si lugan dhe murtajė e kuqe !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Naser VELIU : PRILLI I PLAGOSUR
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: