Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:51 pm

“O E BUKURA MORE”

HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE

Pėrgatitur nga: Lirio Nushi





Kjo kėngė mėrgimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetėm pėr Arbėreshėt, por edhe pėr Avanitėt e Greqisė dhe shqiptarėt e tė gjitha trevave, pėrmban nė vetvete pothuajse gjithė sekretin historik tė krijimit tė fshatrave tė arbėrėreshėve tė Italisė.

Por shumė pak e dinė se kujt i kushtohet... !
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:51 pm

MORE ! – ėshtė nji pasthirmė... ?, ėshtė nji vajzė e bukur... ? .

- JO!

MORE, - ėshtė Peloponezi i sotėm i Greqisė! Nji trevė e madhe tė cilės grekėt i kanė ndryshuar emrin nga MORE nė PELOPONEZ, dhe kėnga “O E BUKURA MORE” , memorizon kujtesėn dhe mallin e njė atdheu tė humbur, ėshtė nji toponim i kėtij vendi nga ku u larguan shumica e arbėreshėve tė sotėm tė Italisė.



Kjo ėshtė ndoshta kėnga mė e vjetėr shqiptare qė mbetet e gjallė akoma edhe nė ditėt tona e qė vjen tė na rrėfej nostalgjin e madhe por dhe sekretin historik tė krijimit tė komunitetit arbėresh tė Italisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:52 pm

Dokument i kėsaj kėnge pėr herė tė parė gjendet nė dorėshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, mė pas kėtė material do ta ribotonte nė librin e tij filologu arbėresh Dhimitėr Kamarda (1821-1882), nė vitin 1866. Nė kėtė lėndė ėshtė publikuar teksti i kėsaj kėnge i shkruajtur nė shqip, por me alfabet grek.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:52 pm

“O E BUKURA MORE”



‘O e bukura More

ēė kur tė lje (lasēė)

mė nigjė tė pe

atje kam unė zotin-tatė

atje kam u mėmėm time

atje kam u tim vėlla

‘O e bukura More

ēė kur tė lje (lasēė)

mė nigjė tė pe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:53 pm

Ky tekst burimor-popullor me ritėm tresh, ėshtė i vetmi version dhe tekst origjinal i kėngės “O E BUKURA MORE”, por nuk dihet se kush arbėresh i kėndoi pėr herė tė parė kėto vargje kaq tė thjeshta por qė mbeten gjallė dhe kėndohen po me tė njėjtėn dhimbje edhe sot.



Botim i kėtij libri u realizua nė Itali nė vitin 1866 nga shtėpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”pėrgatitur me shumė kujdes nga filologu Arbėresh Dhimitėr Kamarda (1821-1882), duke pasur pėr bazė dorėshkrimin e Kieutit (1708).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:53 pm

Por si dhe pse u larguan arbėreshėt e sotėm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbėria, (Shqipėria sot) ,si u krijuan katundet arbėreshe nė Italinė e Jugut?



Me rėnien dhe pushtimin e Koronit (1534), kala qė ndodhet edhe sot e kėsaj dite nė More (Peloponezi i sotėm nė Greqi), perandori Karli i tretė, i dha urdhėr Kapitenit Andrea Doria tė marri Grekė dhe Arvanit-Arbėror nga Moreja, dhe ti ēojė ata nė Italinė e Jugut. Kjo pėrbėn nė tė vėrtetė fillimin e krijimit e fshatrave arbėreshe por edhe grekėfols tė Italisė sė Jugut. Nė kėto momente tė shpėrnguljes sė tyre arbėreshėt kėnduan ndoshta pėr herė tė parė kėngėn “O E BUKURA MORE” me mall dhe vajtim.



Shqiptarėt e parė qė vinin nga Arbėria-Shqipėria sot, u vendosėn nė Kalabri dhe nė Siēili, mbas ftesės sė mbretit Alfonso i tretė tė Aragonės, bėhet fjalė pėr luftėtarė shqiptarė tė cilėt u vendosėn pėrfundimisht dhe me familjet e tyre nė Kalabri dhe Siēili pėr tė ndihmuar pėrforcimin luftarak tė Mbretit Alfonso nė pėrpjekjen e tij pėr tė mbytur revoltat dhe lėvizjet e Andegavnonit kundra tij. Pra krijimi i kėtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:54 pm

Nė vitin 1461 vetė Gjergj Kastriot Skėnderbeu Kryezot dhe i plotėfuqishm i Arbėrisė (Shqipėria sot), me njė trupėrojė tė madhe dhe tė fortė luftėtarėsh shqiptarė, do tė luftonte nė pėrkrahje tė Ferdinandit, djalit tė mbretit Alfonso kundėr Andegavnonit tė Italisė sė jugut dhe princit tė Tarontos, dhe pėr kėtė ndihmė dhe pėrkrahje ushtarake si shpėrblim atij ju dhuruan dy feude nė Pulia tė Italisė.



Kjo popullatė e pasuroi dhe populloi pjesėn e shkretuar tė kėsaj zone dhe njėkohėsisht e rrethoi ate ushtarakisht duke krijuar kėshtu njė pjesė territoriale tė mbrojtur.



Pak para vdekjes sė Skėnderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes sė tij (1468) dhe rėnies e pushtimit tė Krujės nga Turqit (1478), njė turmė e madhe shqiptarėsh dhe nė kushte dramatike do tė largoheshin pėr nė Itali dhe do tė vendoseshin nė fshatrat tashmė tė ngritur shqiptarė duke krijuar njėkohėsisht dhe fshatra tė reja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:54 pm

Tė tjerė shqiptarė u vendosėn nė Italinė e Jugut me urdhėrin dhe bekimin e Skėnderbeut si dhe djalit tė Joanit nė dy feudet e Pulias qė i pat dhuruar Ferdinando nė Galatina (1845).



Njė pjesė tjetėr shqiptarėsh ndoqėn nga pas Irini Kastriotin e cila u martua me princin Bisingano nė Kalabri.



Numri i kėsaj popullate duhet tė ketė qenė shumė i madh pasi krijoji njė zonė pėrfundimtare me njė fizionomi tė vetėn gjuhėsore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kėshtu fshatrat e sotėm arbėresh tė Italis.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:55 pm

Shqiptarėt Katolik tė ardhur nga Shqipėria e Veriut qė u vendosėn nė Italinė e Jugut, u pėrshtatėn shpejt me gjuhėn, kulturėn dhe fenė e vendasve italjanė, ndėrsa shqiptarėt qė kishin shkuar nga Shqipėria e Jugut dhe Arvanitėt-Arbėrorė tė Moresė qė nuk ishin katolik por ortodoks, pavarėsisht nga kundėrshtimet dhe imponimet e peshkopėve vendas italjan, ruajtėn tė veēantat e kulturės dhe tė zakoneve tė tyre dhe fenė e riatualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kėsaj dite. Duke bėrė qė besimi fetar ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vendasit.



Gjuha e shumicės sė Arbėreshėve tė Italisė ka shumė ngjyrime dialektike por si baz ka dialektin tosk qė flitet nė Shqipėrinė e Jugut dhe me tė njėjtėn ngjashmėri tė gjuhės qė flasin Arvanitėt-Arbėrorė tė Greqisė. Prezenca e fjalėve greke ėshtė e pranishme dhe kjo ndodh pėr kohėn e madhe tė bashkjetesės sė tyre me grekėt gjat perandorisė bizantine. Shumė prej kėngėve arbėreshe pėrputhen me Moren, dhe shumė toponime tė tjera nė kėto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:57 pm

Sot koha dhe ndryshimet kanė bėrė tė vetat dhe nė mėnyrė tė pashmangshme hapa tė mėdhenj, por nuk kanė mundur tė zhdukin apo pluhurosin kėtė tė veēantė qė ka ky minoritet shqiptarėsh arbėresh, me gjuhėn, traditat, kulturėn, zakonet, legjendat e tyre, duke pėrbėrė kėshtu tashmė njė pasuri dhe turizėm laografik pėr kėto zona.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:57 pm

Mbi 52 fshatra janė tė regjistruara dhe tė njohura institucionalisht nga shteti italjan si minoritet shqiptar dhe dy gjuhėsh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes janė: Firmoza nė Kalabri, Dandalli nė Kalabri, Barilli nė Baszilikat, Kėmbarini nė Molise, Garrafa nė Kalabri, Karfici nė Kalabri, Kazallveqi nė Pulja, Kastėrnexhi nė Kalabri, Kejverici nė Kalabri, Qana nė Kalabri, Qefti nė Pulja, Ēivėti nė Kalabri, Kuntisa nė Siēili, Purēilli nė Kalabri, Fallkunara nė Kalabri, Farneta nė Kalabri, Ferma nė Kalabri, Frasnita nė Kalabri (katundi arbėresh ku jeton studjuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi), Zhura nė Bazilikat, Katundi nė Kampanja, Ungra nė Kalabri, Maqi (katundi i De Radės) nė Kalabri, Marēidhza nė Kalabri, Allimarri nė Kalabri, Mashqiti nė Bazilikat, Munxhufuni nė Molis, Puheriu nė Kalabri, Hora e Arbėreshėvet nė Siēili, Pllatėni nė Kalabri, Porkanuni nė Molis, Shėn Vasili nė Kalabri, Shėn Benėdhiti nė Kalabri, Strigari (fshati i poetit tė madh Arbėresh Zef Serembe) nė Kalabri, Shėn Konstandini nė Bazilikat, Shėn Mitri (qendra mė e madhe kulturore e Arbėreshėve ku zhvillohet ēdo vit festivali i kėngės Arbėreshe) nė Kalabri, Sėnd Japku nė Kalabri, Mbuzati nė Kalabri, Shėn Mėrtiri nė Kalabri, Shėn Marcani nė Pulja, Shėn Kolli nė Kalabri, Shėn Pali nė Bazilikat, Picilia nė Kalabri, Sėndastina nė Siēili, Shėn Sofia nė Kalabri, Spixana nė Kalabri, Ruri nė Moliz, Vakarici nė Kalabri, Vina nė Kalabri, Badhesa nė Abruzo, Xingarona nė Kalabri... etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
eri M
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Fri May 09, 2008 10:57 pm

Problematika qė ngrihet nė ditėt e sotme ėshtė nėse arbėreshėt duhet tė ruajnė tė folmen e tyre tė vjetėr apo nji pėrshtatje me rikodimin e shqipes sė sotme? Si, dhe kush mund tė ndihmoj pėr mbrojtjen e kėtyre vlerave dhe kėtij thesari tė pazėvėndėsueshėm me origjinė dhe rrėnje shqiptare. Pasi kėto zona edhe pse gjenden nė bashkjetesėn e njė vendi qė ndodhet brenda komunitetit europjan sikurse ėshtė Italia, vazhdojnė tė mbeten zonat mė tė varfra tė Italisė dhe investimet pėr mbrojtjen e ketij thesari laografik nga shteti italjan janė tė papėrfillshme.


Lirio Nushi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sofra
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Sat May 10, 2008 12:42 am

Eri M pėrgėzime pėr temėn shumė tė mirė qė e ke hapur.

_________________
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
feneri
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Sun May 11, 2008 10:38 pm

Kėnga O moj e bukura More, mundet edhe himn kombėtar tė bėhet! Por tė pėrdoret nėpėr tubimet e mėrgimtarėve. Sepse vetėm ajo ta tregon domethėnien e mallit pėr vendlindjen!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
murturi
Ushtarak
Ushtarak
avatar

Male
Numri i postimeve : 517
Age : 41
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   Thu Jul 10, 2008 10:08 pm

RRUGA PĖR JANINĖ

Mora rrugėn pėr Janinė o
Tė takova me pleqėrinė o
Vetėm me arabaxhinė o
kėrkoje shkronjat e humbura
Sikur tė ecim nė Veri
Tė mbaj krahun
Bagazh malli robėri
Mora rrugėn pėr Janinė o
Shetitė ēamarinė o
Me arabaxhinė o
Kėrkuam unė e rruga jotė o
Fjalėt e ndyra nė mote o


nga Flora Brovina


Mora rrugėn pėr Janinė o
Tė takova me pleqėrinė o
Vetėm me arabaxhinė o
kėrkoje shkronjat e humbura
Sikur tė ecim nė Veri
Tė mbaj krahun
Bagazh malli robėri
Mora rrugėn pėr Janinė o
Shetitė ēamarinė o
Me arabaxhinė o
Kėrkuam unė e rruga jotė o
Fjalėt e ndyra nė mote o


nga Flora Brovina

Kjo ndoshta i perngjan nejres nga viset shqiptaresepse me sa duket esht perpunim i vjeter,ndoshta mund ta perdorim si Hymn Qam Qameri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
HISTORIA E NJĖ KĖNGE SHQIPTARE 600 VJEĒARE"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: