Mexhid Yvejsi Fillestar/e


 Numri i postimeve: 49 Age: 59 Vendi: Gjakovė, Kosovė Registration date: 04/05/2009
 | Titulli: HAXHI HASAN VUĒITĖRNA (1919-1998) Fri Jul 03, 2009 4:51 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovė
HAXHI HASAN VUĒITĖRNA (1919-1998)
Haxhi Hasan Vuēitėrna ėshtė dėshmori qė u vra nga forcat serbe pėr fe e atdhe, nė verėn e vitit 1998; ishte djali i dėshmorit Hoxhė Hasan Vuēitėrna, i cili u vra nga ushtria serbe nė pranverėn e vitit 1919
Lindi me 9 Maj tė vitit 1919, nė Rahovec, dy muej mbas vrasjes sė babait, Hoxhė Hasan Vuēitėrna, nga ushtria serbe. E trashėgoi emrin e babait, Hoxhė Hasanit, siē e trashėgoi edhe shehidllėkun, kur ra dėshmor me 21 Korrik 1998, nė moshėn 79 vjeēare. U rrit jetim, nė fukarallėk, nė varfėri, nė robni, me shumė vėrshtirėsi, por arriti disi tė shkollohet dhe u pėrpjekė nė vazhdimėsi, tėrė jetėn, pėr liri
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, Haxhi Hasan Vuēitėrna punoi si nėpunės administrate nė Rahovec, ndėrsa gjatė viteve 1947-1949 shėrbeu si mėsues nė katundin Gllarevė tė Klinės
Kishte ndjenja tė zjarrta fetare dhe atdhetare, nuk pajtohej kurrsesi me robėrinė shumė vjeēare. Nuk pajtohej kurrsesi as me ndarjen e Kosovės nga Nana Shqipni
Nė vitin 1950, Haxhi Hasan Vuēitėrna, si pjestarė i organizatės politike-ushtarake, NDSH, arrestohet sė bashku me atdhetarėt: Mulla Oruē Sajari, Halil Dėrguti, Behlul Bajrami, Ismail Musliu, Ahmet Fazliu etj. Regjimi i atėhershėm jugosllav, serbo-komunistė-ēetnik, e dėnoi si armik, me katėr vjetė burg
Burgu nuk e mposhti, as nuk ligėshtoi, por e forcoi dhe ia shtoi edhe mė shumė zjarrin fetar e atdhetar
Pėr guximin e tij, pėr qėndrimin, pėr formimin e tij kishin respekt pleqė e tė rinjė
Nė vitin 1972 zgjedhet anėtar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Rahovec, ndėrsa, katėr vjetė mė vonė, duke i parė aftėsitė e tij, zgjedhet nė krye tė tij
Pra, prej vitit 1976 deri nė vitin 1981, Haxhi Hasan Vuēitėrna ka shėrbye me devotshmėri, si kryetar i ri, i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Rahovec
Haxhi Hasani ka qenė dashamir i diturisė, i dijetarėve, atdhetarėve, shejhlerėve, hoxhallarėve
E kishte passion leximin, studimin, meditimin
Nė veēanti kishte simpati, dashuri, pėr shkrimet e Shejh Malės (1865 -1928), bejtexhiut, Melami, mė tė njohurit bejtexhi nė Kosovė e besa edhe nė Shqipni
! Nė gjysmėn e dytė tė muajit korrik, 1998, gjatė sulmeve tė forcave policore-ushtarake serbe nė Rahovec, kundėr luftėtarėve tė UĒK-sė, duke iu ndihmuar popullatės civile, u vra, nga forcat serbe, Haxhi Hasan Vuēitėrna, nė moshėn 79 vjeēare, siē ishte vra edhe babai i tij, Hoxhė Hasan Vuēitėrna, 79 vjetė mė parė, nė pranverė tė vitit 1919, nga ushtria serbe
U vranė, babė e bir, me krahė tė hapur, nė kohė robėrie, pėr tė pėrqafuar hapėsira lirie
Haxhi Hasanin, kėtė dėshmor tė lirisė, pėr vite tė tėra e kam pas mik tė dashur tė shtėpisė
Kur u vra pėr liri, njė natė mu shfaqė nė ėndėrr
dhe e thurra pėr hirė tė tij, kėtė poezi
KOSOVA DO T'JETĖ VARRI I TYRE (Dėshmorit Haxhi Hasan Vuēitėrna) (1919-1998)
O Haxhi Cana! Paqja, shpėtimi Dhe bekimi i Zotit Qoftė mbi ty! Kudo qė je Nė tė shtrenjtin atdhe!
Ky nuk ėshtė Fundi yt! Pa dyshim ėshtė njė Fillim i ri! Me te do tė kėnaqesh, Nė mesin e tė zgjedhurve, Nė amshim, nė pėrjetėsi...!
O Haxhi Cana! Prehu i qetė Atje ku je Fjalėn e vėrtetė Nė jetėn tokėsore E kumtove drejtė!
Mė nė fund Me gjakun tėnd dėshmove... Se kot nuk jetove I dėshmove mikut e dushmanit Se ishe bir besnik i vatanit! Bir i bindur i Islamit...! Tė njoha nė xhami Me zjarrin prush nė gji, Pėr njė zgjim tė ri!
Sa hije t'kishe nė dorė: "Dituria Islame", "Selami", "Hėna e Re", "Drita e jetės", Qė i shpėrndajshe me mall, Me dashuri, me shumė gėzim Vetėm pėr t'na sjell dritė Si dielli me rrezet n'agim...!
Nė jetėn e pėrvuajtur, Kurr nuk ngurrove Kudo qė shkove, Nėpėr Kosovė, Sanxhak Bosnje e deri n'Arabi, Gjithnjė dėshmove me pjekuri Se Allahu ėshtė i madh Se Ai ėshtė njė... S'ka tjetėr veē Tij...!
O Haxhi Cana! Mbrėmė tė pashė nė ėndėrr! Me tė vėrtetė, ishe vet ti! Fale jacin dhe vitėr Bėne duan, bėne zikėr...! Kur dhe selam Desha me tė thanė: Se Hydajeti, Idrizi... Janė gjallė Ti mė ndėrpreve Duke mė thėnė:
"Edhe unė jam gjallė! Por kam tjetėr hall...! Juve mos t'ju ligėshtoj Hidhėrimi e dėshprimi Pėr varrin pa nishan! Nishani ynė ėshtė imani, Kėtė le ta di dushmani..! Kosova do t'jetė varri i tyre...
Kjo poezi ėshtė botuar pjesėrisht nė revistėn Dituria Islame Nr.107, Dhjetor, 1998, Faqe:70, Prishtinė, ndėrsa ėshtė botuar e plotė nė librin: Pakės dritė pėr Kosovėn shkruar nga miku i pėrbashkėt, z. Faik Miftari, botuar nė Prizren, nė vitin 2001.
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
| |  |
|
|