Kisha Ortodokse Autoqefale

Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Goto down

Kisha Ortodokse Autoqefale

Mesazh nga Sofra prej Sat May 17, 2008 12:56 am



Tė nderuar forumistė dua tė mėsojė mė shumė nga ju pėr kishėn ortodokse autoqefale.
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Kisha Ortodokse Autoqefale

Mesazh nga Ago Muji prej Fri Jun 20, 2008 4:00 pm




Ketij njeriu duhet ngritur nje lapidare,per shkak se ndau kishen ortodokse shqiptare nga ajo greke(qe kishte rol asimilus),dhe krijoi kishen autoqefale shqiptare.

Ago Muji
anėtar
anėtar

Mesazhe : 298
Anėtarėsuar : 07 Mar 2008

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Kisha Ortodokse Autoqefale

Mesazh nga Euridika prej Fri Jun 20, 2008 4:21 pm

Ėshtė e pamundur tė flasim pėr kishen autoqefale shqiptare e tė mos lidhet kjo me figuren e shquar te Fan S. Nolit .Akti i ndarjes sė kishes autoqefale shqiptare nga ndikimi i asaj greke pėr mendimin tim ėshtė vepra mė e madhe e TIj ne mesin e shumė veprave te tjera tė mėdha .
Fan Noli diti dhe u gjeti vendin ne menyren mė tė mirė tė mundshme kombit dhe Zotit ...e shembullin e tij do te duhej t'a ndjekin tė gjithė krerėt fetar shqiptarė sepse me kėtė tregohet njė kutptimi i mirėfilltė dhe i thellė i fesė dhe besimit .
Kjo ishte nė kohen e Nolit

Por si duket kisha Ortodokse Autoqefale sot ???
"Nė jetėn praktike e drejta dhe drejtėsia rrallė ndonjėherė ndodhė qė tė puqen" Mr.U. Hoti

Euridika
Moderator

Gender:Female
Mesazhe : 1070
Anėtarėsuar : 11 Nov 2007
Location : Kosovė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Kisha Ortodokse Autoqefale

Mesazh nga Euridika prej Fri Jun 20, 2008 4:34 pm

Sa mirė diti Noli t'i respektoj dhe mbaj bashkė pa cėnuar asnjėren prej tjetres por vetėm sa vuri secilen nė shėrbim tė tjetres :Kombin dhe Fenė....

Shih sot si ēka po ndodhė



Euridika
Moderator

Gender:Female
Mesazhe : 1070
Anėtarėsuar : 11 Nov 2007
Location : Kosovė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Kisha Ortodokse Autoqefale

Mesazh nga rroni prej Fri Jun 20, 2008 4:43 pm

Me pelqeu ky shkrim , sidomos per gezimin e shqiptarve per peshkopin e tyre si udheheqes te ri te Kishes ne Amerik.


Nikon Liolin - peshkopi shqiptaro-amerikan

Nga Ilir Ikonomi

South Canaan, Pennsylvania
27-05-2002




57-vjecari Nikolle ose Nikon Liolin, siē njihet me emrin fetar,
ėshtė njė burrė fjalėpake, i rritur nė njė familje atdhetare shqiptare.
Tani ai do te jete peshkopi i pare ortodoks shqiptaro-amerikan
pas shumė dekadash dhe i pari i hiresuar ne token amerikane. Pėr shumė
besimtarė shqiptaro-amerikanė, ritet qė u mbajtėn tė shtunėn(25 maj) nė
seminarin e Shėn Tihonit, njė manastir i stilit sllav i strukur midis
maleve dhe pyjeve tė Pensilvanisė qendrore shėnojnė njė fillim tė ri. Pjestarė tė komunitetit shqiptaro-amerikan qė morėn pjesė nė ceremoni
shpresojne se peshkopi i ri dote jete po aq energjik sa edhe mesuesi i
tij Noli dhe do te ndihmoje qe shqiptaro-amerikanet te kene nje
komunitet sa me kompakt. Nė konkurrencėn midis pakicave,
shqiptarėt pėrpiqen tė gjejnė vendin e tyre por shpesh pa mundur tė
kenė shumė zė. Shqiptarėt kanė jo mė shumė se 10 priftėrinj ortodoksė
nė Shtetet e Bashkuara dhe ata mendojnė se kjo ėshtė shumė pak pėr njė
komunitet qė po rritet me ardhjen e migrantėve tė rinj. “Ne
kemi qenė pa njė peshkop pėr shumė vite. Sidomos me ardhjen e shumė
emigrantėve hirėsimi i peshkopit shqiptaro-amerikan do tė jetė njė
ndihmė e madhe,” thotė at Theodore Saqellari, prift me origjinė
shqiptare.” Artur Liolin, kancelar i kryedioqezės shqiptare tė
Bostonit, njėri prej klerikėve tė njohur tė komunitetit, ėshtė
njėkohėsisht vėllai i peshkopit tė ri. Ai thotė se peshkopi Nikon e
njeh mė mirė komunitetin shqiptar dhe do tė japė kontribut nė
strukturimin mė tė mirė tė ortodoksisė shqiptare tė Amerikės. Peshkopi Nikolle Liolin, do te mbikqyre tani kishat e pjeses
verilindore te Amerikes, duke perfshire natyrisht edhe ato shqiptare. Kisha Ortokse Autoqefale Amerikane gezon pavaresi administrative nga
qendrat e ortodoksise boterore, sic eshte Kostandinopoja. Besimtaret e
saj jane kryesisht ruse dhe sllave te tjere si dhe rumune e shqiptare. “Ky ėshtė njė fillim i mirė pėr shqiptarėt nė SHBA sepse ata e ndjejnė
tani se kanė njeriun e tyre. Megjithatė, ne u shėrbejmė tė gjitha
komuniteteve, thotė pershkopi i sapo hirėsuar”. Hiresimi i
Nikolla Liolinit si peshkop I kishes ortodokse amerikane shihet si nder
per komunitetin shqiptar, ne nje kohe kur nuk eshte e lehte te gjesh
njerez me kalibrin e dijeve, te kultures dhe te moralit fetar qe kerkon
nje post i tille ne hierarkine e kishes. Kjo ishte njė ditė
gėzimi pėr shqiptaro-amerikanėt, tė cilėt shpresojnė se traditat
shqiptare nė Amerikė do tė ēohen mė tej, njė dėshirė e vjetėr e tyre, e
lidhur me mallin pėr vendin e tė parėve.

rroni
perparues
perparues

Mesazhe : 1117
Anėtarėsuar : 09 May 2008

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Kisha Ortodokse Autoqefale

Mesazh nga Euridika prej Fri Jun 20, 2008 5:04 pm

Shkrim me vlerė rroni , falemnderit se po kemi nevojė nganjėherė me degju edhe kėsi lajmesh tė mira .
"Nė jetėn praktike e drejta dhe drejtėsia rrallė ndonjėherė ndodhė qė tė puqen" Mr.U. Hoti

Euridika
Moderator

Gender:Female
Mesazhe : 1070
Anėtarėsuar : 11 Nov 2007
Location : Kosovė

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Kisha Ortodokse Autoqefale

Mesazh nga Sofra prej Sat Jun 21, 2008 2:10 am

Gjatė Rilindjes kombėtare nga rradhėt e dy degėve tė Krishtera pati klerikė qė punuan pėr interesat e vendit e tė kulturės kombėtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollė Kaēorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė qysh mė 28 Nėntor 1912. Me shpalljen e pavarėsisė nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipėrisė nuk mund tė mbrohej mė juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nėn juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitė e tjera tė Ballkanit qė kishin qenė tė pushtuara nga Turqia. Kėshtu, kishin shpallur autoqefalinė Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte fituar kėtė tė drejtė qė nė shek.XIII.
Nė Amerikė kjo pėrpjekje filloi qysh nė Maj te vitit 1907. Njė shkak qė i dha shtysė kėtij problemi, ka qenė njė ngjarje konkrete. Mė gusht tė vitit 1907, vdiq njė djalė i ri, nė qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen Ortodokse ku zakonisht kryenin shėrbesat e tyre shqiptarėt ortodoksė, prifti grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si nacionalist shqiptar dhe ishte “automatikisht i c’kisheruar” .
Pėr kėte shkak, shqiptarėt krijuan njė shoqėri fetare nė Shtator 1907, me emrin “Nderi Shqiptar” dhe zgjodhėn njė komision, qė ai ta lidhte shoqėrinė e Usterit me emigrantėt e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parė pėr njė Kishe Ortodokse Shqiptare tė pavarur nė emigracionin e Amerikės.


Meqė shqiptarėt nuk kishin njė prift legal tė dorezuar nga njė peshkop, vendosėn qė tė thėrrisnin njė prift nga Shqipėria.
Nga kandidatėt fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga patrikana ,mė Mars te vitit 1908, F.Noli u dorėzua prift i ligjshėm. Noli u shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gėzim nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodheshin dhe pati jehonė tė gjerė nė tė gjithė shtypin e kohės. Pėr tė shkroi gazeta “Drita” e Sofjes, tė cilėn e nxirrte Shahin Kolonja, “Shpresa e Shqypnis”, si dhe gazeta tė tjera shqiptare tė Misirit dhe tė Amerikės.
Meshėn e parė nė gjuhėn shqipe, F.Noli e dha mė 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare kisha e Shėn Kollit nė Sauth Brixh, e cila perfundoi nė vitin 1912.kisha e Shėn Palit dhe e Shėn Pjetrit nė Filadelfia. Iniciativėn e mori emigranti Stavri Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjės at Naum Cerja. Nė vitin 1919 u ngrit kisha e Shėn Mėrise nė Natik.
Pėr nevojat e Kishės sė re shqiptare e tė pavarur, F.Noli pėrktheu me radhė nga viti 1908-1914, tė gjithė librat kishtare tė domosdoshėm “Sherbesat e Javes sė Madhe”, Libri i Sherbesave tė Shenjta”, “Libri i tė Kremteve tė Mėdha”, “Triodhi i vogel”, “Lutjesorja” dhe “Pesėdhjetėvjetorja e vogėl”.
Tė gjitha kėto pėrpjekje pėr njė Kishė Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i bėri me synimin e krijimit tė njė peshkopate ortodokse shqiptare nė Amerikė, fronin e sė cilės, nė tė ardhmen ta shpinin ne Shqipėri.
Njė nga ngjarjet mė tė shėnuara tė Kishės Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i dates 16 Mars tė vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase dhe Meksikes Kuvendi i kėrkoi peshkopit rus t’u jepte mundėsi qė tė formonin Peshkopatėn Shqiptare tė Amerikės dhe tė dorėzonte peshkopin e tyre tė parė. Pėr kėtė qėllim u bėnė shumė kėrkesa edhe nė kryepeshkopata tė tjera. Peshkopi rus premtoi tri here qė tė dorėzonte F.Nolin peshkop dhe tė tri herėt u terhoq. Nė rrethana tė tilla mė 26 Korrik 1919, nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, F.Noli iu drejtue tė pranishmėve: “Kush e bėri peshkopin e parė fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Tė parin fare e bėri populli. Dhe mua populli tė mė dorėzojė se jam i pari fare pėr shqiptarėt” - tha F.Noli.
Nga ana tjetėr, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishėn Ortodokse Shqiptare tė Amerikės kishė autoqefale dhe F.Nolin peshkop tė saj.
Ndėrsa nė Amerikė ndodhnin kėto ngjarje, nė Shqipėri, e cila ishte bėrė shesh lufte, mbizotėronin mitropolitėt grekė, si Jakovi i Durrėsit e pastaj i Korēės, Njoftime kishte se Nė Shqipėri vepronin bandat terroriste greke tė “kompanive tė shenjta”, tė cilat vranė Papa Kristo Negovanin nė vitin 1904, terrorizuan popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut nė vitin 1914, vranė At Stath Melanin nė vitin 1917.
Pas gjithė kėtyre pengesave mė nė fund, mė 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha tė parėn meshė shqip nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korēė.
Ngjarja mė e madhe pėr Kishėn Ortodokse tė Shqipėrisė ishte mbledhja e njė kongresi gjithėshqiptar nė Berat, mė 10 Shtator tė vitit 1922 ku u aprovua nga kongresi qė si qender e Kishės Autoqefale tė Shqiperisė tė ishte Korēa.
Kongresi vendosi qė gjuha e liturgjisė nė Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll mė 19 Shtator 1922.
Mė 21 Nėntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin kryepeshkop. Ceremonia u bė nė kishėn e Shen Gjergjit nė Korēė.
Kėshtu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetėsh u krijua Sinodi i Pare i Kishės Ortodokse Shqiptare qysh nė vitin 1478, kur e gjithė Shqipėria (Arberia) ra nėn sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtė pėrbėhej nga Hireotheu, miropolit i Korēės dhe i Gjirokastrės, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorės, F.Noli, mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri mė 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua tė largohej nga Shqipėria.


Me pėrkrahjen e qeverisė, erdhi nė krye te Kishės Ortodokse tė Shqiperisė at Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop nė kėtė mėnyrė. Nė vitin 1929, ai u dėrgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Qė aty u thirr nė Tiranė dhe tok me peshkopin serb tė Shkodrės, si dhe me dy peshkopė tė tjerė, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin e Dytė tė Kishės Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana Ekumenike e kundėrshtoi kėtė sinod Megjithėketė, duhet theksuar se V.Xhuvani u tregua shumė energjik. Gjatė kohės qė ishte nė krye tė Kishės ai mblodhi Kongresin II gjithėortodoks nė Korēė, mė 16 Qershor 1929
Nėn formulėn: Kishe e lirė nė shtet tė lirė”, Kishė e ndarė nga shteti, u formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: ”Kryepeshkopi, peshkopėt, zėvendėsit e tyre lokalė, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodit, si dhe ndihmėsit dhe zėvendėsit klerikė tė Kryepeshkopit dhe peshkopėve, duhet tė jenė prej gjakut dhe gjuhės shqiptare, si dhe tė kenė nėnshtetėsinė shqiptare”.
Sinodi II i Shenjtė i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrise, po i panjohur nga Patrikana Ekumenike u pėrbė nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranės dhe i Durrėsit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Mė vonė ky sinod u plotėsua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe per te kercenuar.Nė vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bėri presion edhe ndaj Xhuvanit qė ai tė jepte dorėheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi pėr tė formuar Sinodin e Tretė te Kishės Ortodokse Shqiptare. U arrit qė mė 20 Shkurt 1937, qeveria shqiptare tė niste delegatė pėr nė Athinė K.Kisin dhe laikun Josif Kedhi.
Kėshtu, mė 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartė kishtar, Tomi., iu dorėzua K.Kisit. Me kėtė rast, Patrikana i dėrgoi njė mesazh Ministrit tė Drejtėsisė Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kotta.
Tani e tutje, kjo kishė edhe juridikisht e nė mėnyrė kanonike, vendoste vetė pėr organizimin e saj, si pėr caktimin e peshkopėve dhe tė peshkopatave, pėr pėrkthimin e liturgjisė dhe librave tė meshės nė gjuhėn shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante tė drejtėn e shpjegimit e tė interpretimit tė dogmės ortodokse dhe kėrkoi qė ndėr tė gjithė peshkopėt e mundshėm tė fronėsuar nga Sinodi i shenjtė i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, dy prej tyre tė kishin, pėr kėtė arsye, formim teologjik ortodoks nė shkollat greke dhe tė kishin jetuar jashtė vendit, dmth nė Greqi ose nė Malin e Shenjtė, pėr mjaft kohė. Ky ishte i vetmi kusht qė vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pėrbėhej nga Kristofor Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės, Agathangjel Ēamēe, mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korēės, Pandeli Kotoko, mitropolit i Gjirokastrės.

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Re: Kisha Ortodokse Autoqefale

Mesazh nga Sofra prej Sat Jun 21, 2008 3:49 pm

Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qėndroi deri nė vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorėheqjen. Kisi vdiq mė 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri nė vitin 1949
Sinodi IV i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, u formua mė 25 Gusht tė vitit 1949, me kryepeshkop tė Kishės Ortodokse Autoqefaqle tė Shqipėrisė, Paisi Vodicėn. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe peshkop i Durrėsit dhe i Tiranės, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korēės, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrės. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjėherė Patrikanėn Ekumenike tė Kostandinopolit pėr Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si tė tillė.Vodica pėr arsye politike e lidhi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė me Patrikanėn e Rusisė komuniste. Kėshtu qė, Sinodi IV mori karakter tė theksuar politik. Pėr kėtė shkak, u dėrgua nga Patrikana nė Amerikė peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkės, pėr tė mos lejuar qė Kisha Ortodokse Shqiptare nė Amerikė tė binte nė pozitat politike tė Kishės nė Shqipėri.

Mė 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndėrprenė me dhunė veprimtarinė e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990
Lėvizja kundėr institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u mbulua gjoja me njė lėvizje tė rinisė ateiste. Shumė kisha u kthyen nė salla publike, disa u kthyen nė salla bagėtish, disa u rrėnuan plotėsisht. U prishėn 2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atėhere u burgosėn 217 klerikė pėr terror e disa prej tyre vdiqėn nėpėr burgje ose u pushkatuan.


Kodi penal i vitit 1977 dėnonte propagandėn fetare si dhe pėrhapjen e liturgjisė. Sipas ketij kodi u dėnuan shumė ish-klerikė, por edhe laikė.
Kisha Katolike e Shqipėrisė qė i kishte dhėnė vendit dhjetra intelektualė, studjues me emėr, poetė e shkrimtarė, si at Shtjefėn Gjeēovin, Preng Doēin, at Gjergj Fishtėn, Dom Ndre Mjedėn, at Donat Kurtin etj, kishte pėsuar njė nga goditjet e saj mė tė mėdha gjatė gjithė historisė sė saj nė Shqipėri.
Shpallja e Shqipėrisė (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist nė tė gjithe globin tokėsor, kishte habitur tė gjithe botėn. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes sė rendit ateist nė Shqipėri, mė 4 Nėntor 1990, patėr Simon Jubani qė ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla qė ishte dėbuar nga Shqipėria qe nė vitin 1946, dhanė njė meshė pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit, nė kapellėn e vogėl tė varrezave tė Shkodrės, e cila shėrbeu si altar. Pjesmarrja nė meshė ishte e jashtzakonėshme. Po atė ditė, u dha njė duva nė Xhaminė e Plumbit nė Shkodėr nga myslimanėt.
Filloi sėrish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.

Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen nė Shqipėri emisarėt e Kishės Katolike te Shqipėrise, misionarėt dhe tė dėrguarit apostolikė tė Selisė sė Shenjtė, midis tyre dhe klerikė katolike shqiptarė qe kishin dalė gjallė nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtė vendit etj.
Klerikėt ortodoksė qė kishin mbetur gjallė fillluan tė aktivizohen pranė kishave qė kishin mbetur mė kembe, tė cilat filluan t’i ripėrtėritin. Nga Patrikana Ekumenike u dėrgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili ėshtė pėrpjekur per ringritjen e kishave ortodokse tė shkatėrruara, si dhe pėr rikthimin e pronave tė tyre tė rrėmbyera.
Tė dyja kishat kryesore tė krishtera nė Shqipėri, u vizituan nga primatėt e tyre si Papa Gjon Pali II mė 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, mė 2-9 Nėntor 1999. Po kėshtu ėshtė pėrtėritur nė menyrė tė dukshme Kisha Ungjillore e Shqipėrisė, pėrmes misionarėve dhe bashkėsive tė krishtera ungjillore nė tė gjithė vendin sidomos nė qytete, dhe nė Kosovė. Kisha Ungjillore e Shqipėrisė ecėn sipas traditave tė saj tashme evropiane, duke shtrirė veprimtarinė nė pėrhapjen e lajmit tė mirė, sidomos nė shkolla, ku ajo ka dhėnė ndihmesė tė shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kėshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet Tropojė, Has,, Kukės, Dibėr, Mat), Malėsia e Tiranės dhe e Krujės, Mallakastra, Malėsia e Kėrrabės, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e Maqedonise janė kryesisht tė banuar nga popullėsi e besimit mysliman. Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, Malėsia dhe Fusha e Lezhės pjesėrisht, Kurbini, Zona e Shkodrės dhe arbereshet e Italise janė populluar kruesusht me banorė tė besimit katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesė dhe zonės sė Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhėria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrėza e Pėrmetit, pjesėrisht rajoni juglindor dhe Fushėgropa e Delvinės janė populluar me banorė tė besimit ortodoks. Nėpėr qytete i has tė gjithė besimet, ndėrsa nė disa qytete si Tiranė, Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrės.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet tė cilat kane qene dhe jane me perberje feytare tė pėrzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorė, Korēė, Durrėsi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptarėt jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndėrfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe atė bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore
Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura "kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.

Nė Shqipėri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtėrim e muslimanizėm) nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, u be musliman nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė.
Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur'an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi).
Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).

Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te kendoje syfyret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt jo-islamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto jane themelet tona”.
Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit e kane pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės - Dianės tek latinėt - mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin.
Ėshtė diēka qė vlen...

mė shumė se pranvera, qė shkėlqen mė shumė se dielli ,mė shumė se ari...

Sofra
Admin

Mesazhe : 4867
Anėtarėsuar : 13 Aug 2007

Mbrapsht nė krye Goto down

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Posto temė tė re   Pėrgjigju temės

Drejtat e ktij Forumit:

Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi