Mexhid Yvejsi Fillestar/e


 Numri i postimeve: 50 Age: 59 Vendi: Gjakovė, Kosovė Registration date: 04/05/2009
 | Titulli: MULLA FADIL RASHITI (1975-1998) Thu Nov 05, 2009 10:04 pm | |
| Mulla Fadil Rashiti (1975-1998)Mulla Fadil Rashiti ishte hoxhė, i cili ra dėshmor,E dha jetėn pėr liri, pėr Kosovė, me pushkė ndorė
Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovė Lindi me 25 Janar 1975, nė katundin Petrovė nė rrethin e Shtimes. Rrjedh prej njė familje fshatare, por e edukuar nė frymėn fetare e atdhetare. Mėsimet fillestare i kreu nė vendlindje, me suskes tė shkėlqyeshėm. Mėsimet e mesme i vazhdoi nė Prishtinė, ku qe regjistrue nė Medresenė Alauddin. Fadil Rashiti , sikurse nė shkollėn fillore, ku ishte dalluar, edhe nė Medresėnė Alauddin tė Prishtinės, tė cilėn e kreu nė vitin 1994, ishte nxėnės i shkėlqyeshėm, me sjellje shembullore
Nė vitin 1994, posa e kreu Medresenė, Mulla Fadil Rashiti nė moshėn 19 vjeēare filloi zyrtarisht mi praktikue ato qė nė shkollė i kishte mėsue. E filloi detyrėn e Imamit nė Xhaminė e katundit, ku kishte lindur, ku ishte rritur, ku edhe katundi, hoxhėn e ri, me gėzim e kishte pritur
Gjatė shėrbimit tė tij, nė katund e nė xhami, Mulla Fadili, si njė hoxhė i ri, i dashur, punėtor, pėrparimtar, guximtar, atdhetar, studiues, pėr fashatarėt e tij u bė njė shembull frymėzues
Gjatė shėrbimit nė fshatin e tij, kohė pas kohe, Mulla Fadili shkonte nė Prishtinė, ku ishte regjistrue nė Fakultetin e Studimeve Islame dhe i jepte provimet nė afatin e duhur
Mulla Fadili kėshtu veproj deri nė pranverėn e vitit 1998, kur kishte absolvue, por nė vend se tė pėrgatitej pėr provimet e afatit tė muajit qershor, ai veē ishte pėrgatitur pėr provimin e jetės, provimin shpirtėrorė
Mulla Fadil Reshiti e la afatin e qershorit, e la familjen, e la xhaminė, e la katundin, u nda nga tė gjitha, por u bashkue me disa shokė e sė bashku hynė nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nė Krojmirė tė Drenicės
Pas njė kohė qėndrimi nė pikėn e Krojmirit, bashkė me ushtarė tė tjerė, Mulla Fadili kaloi nė rrethin e Shtimles, pėr tė formuar njė pikė tė re, pikėrisht nė katundin Rancė, qė pėrfshinte Zonėn Operative tė Nerodimles
Mulla Fadilit, djaloshit 23 vjeēar, sa i kishte hije uniforma e hoxhės, e fetarit, njashtu i kishte uniforma e ushtarit, e luftėtarit
Tani hoxha me uniformėn e ushtarit, nė kohėn e lirė, kur ishte mė qetėsi, iu fliste eprorėve, ushtarėve, iu mbante hytbe, predikime, kėshillime tė ndryshme, nga aspekti moral-fetar-islamik, tė bazuara nė burimet kuranore e profetike, se si duhet luftuar kundėr forcave armike
Hoxha, Mulla Fadil Rashiti me ligjėratat e tij , me kėshillat e tij, me predikimet e tij, qė kishin frymė hyjnore, iu shtonte moralin luftarak ushtarėve dhe eprorėve
Pėrveē fjalėve, predikimeve, kėshillave, qė kishin shumė rėndėsi, siē urdhėron feja, Mulla Fadili muerr pjesė si luftėtar i guximshėm nė disa beteja
Beteja qė u zhvilluen nė Grykėn e Cėrnalevės kundėr makinerisė serbe, ushtarake-policore, vrastare, me forcat e Ushtrisė Ēlirimtare
Hoxha, Mulla Fadili me shokė, ushtarė tė UĒK-sė, luftuan e qėndruan nėpėr istikame, nė muajin shtator, 1998, nė kuadėr tė Brigadės 161 Ahmet Kaēiku, duke e mbrojtur pikėn e katundit Jezerc, nė rrethin e Ferizajit
Ditėn e hėnė, me 14 dhjetor 1998, Mulla Fadil Rashiti me ushtarė tė UĒK-sė, duke u kthye nga Shqipnija, ku kishin shkuar pėr armatim, ranė nė njė kurth tė armikut, ku u vranė 36 ushtarė, ndėr ta edhe hoxha, Mulla Fadili Rashiti
. Hoxha, Mulla Fadil Rashiti nuk pati ēka ti dhurojė tjetėr Kosovės, ēėshtjės shqiptare, pėrpos jetės, nė moshėn 23 vjeēare
Mexhid YVEJSI, Gjakovė |
|
shahini Anėtar


 Numri i postimeve: 211 Age: 28 Vendi: jordani Profesioni/Hobi: Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut Registration date: 05/11/2009
 | Titulli: Re: MULLA FADIL RASHITI (1975-1998) Fri Nov 06, 2009 3:43 pm | |
| Ishalla more zot ka shkue shehit. E shojket i marrshin mesim. |
|
Delia Anėtar


Numri i postimeve: 466 Registration date: 13/01/2008
 | Titulli: Re: MULLA FADIL RASHITI (1975-1998) Mon Nov 09, 2009 10:32 pm | |
| Mexhid ke njohuri pėr imam Seramgja nag rrethi i gjilanit |
|
Mexhid Yvejsi Fillestar/e


 Numri i postimeve: 50 Age: 59 Vendi: Gjakovė, Kosovė Registration date: 04/05/2009
 | Titulli: Re: MULLA FADIL RASHITI (1975-1998) Mon Nov 09, 2009 11:17 pm | |
| Pėrshėndetje Deli, Po, sė shpejti, kismet, do tė lexoni pėr atdhetarin, luftėtarin, dijetarin, Myderriz Haki Sermaxhaj nga Hogoshti.... Mexhidi |
|