Mexhid Yvejsi Fillestar/e


 Numri i postimeve: 49 Age: 59 Vendi: Gjakovė, Kosovė Registration date: 04/05/2009
 | Titulli: MULLA IDRIS HAJRULLAHU (1901-1949) Sat Jun 27, 2009 6:20 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovė MULLA IDRIS HAJRULLAHU (1901-1949) Mulla Idris Hajrullahu: Ska fe pa atdhe Njė shembėlltyrė pėr besimtarėt!Njė shembėlltyrė pėr atdhetarėt!Njė shembėlltyrė pėr shqiptarėt! Lindi nė katundin Velekincė, nė afėrsi tė Gjilanit, me 4 qershor 1901. Rrjedh prej njė familje bujqėsore, fshatare, por arsimdashėse, fetare dhe atdhetare. Mėsimet fillestare i kreu me sukses tė shkėlqyeshėm, nėn kujdesin e Mulla Halimit, nė mejtepin e katundit Cėrnicė, rrethi i Gjilanit, nė vitin 1911. Mėsimet i vazhdoi nė shkollėn Ruzhdie, ndėrsa mė vonė nė Medresenė Atik nė Gjilan, ku diplomoi, me 1926, pranė Myderrizit tė njohur, Abdurrahim Efendisė. Posa diplomoi, pėr Mulla Idrisin njė jetė e re filloi. Filloi nEmėn tė Zotit, me shumė pėrkushtim, pėr Fe e Atdhe, deri nė flijim
Me vendim e caktuen Imam nė xhaminė e katundit Pidiē, nė Karadak, ku shėrbeu rreth tri vjet. Duke e parė pėrkushtimin e tij, e caktojnė nė detyrė tė re, si Imam-ofiēar nė Hogosht, ku shėrbeu deri nė vitin 1938. Nė muajin maj, tė vitit 1938, Mulla Idris Hajrullahu u zgjodh bashvaiz (kryepredikues) nė Ulema Mexhlisin e Shkupit, qė pėrfshinte territorin e Kosovės, Sanxhakut dhe tė Maqedonisė, ku shėrbeu, ku shkėlqeu, deri nė muajin prill tė vitit 1941, kur krisi lufta dhe i erdhi fundi Jugosllavisė
Lufta e Dytė Botėrore, siē dihet, e shkatėrroi Jugosllavinė e Kralit, nėn tė cilėn shqiptarėt e shkretė kishin tė drejtė veē me vdekė
! Kosova dhe trevat tjera shqiptare, kryesisht, nė pushtimin italiano-fashisht dhe gjermano-nazist, merrnin frymė pakėz mė lehtėsisht, mė lirisht, por ēėshtja kombėtare shqiptare rrezikohej vazhdimisht
! Rrezikoheshin shqiptarėt dhe trojet etnike nga forcat pushtuese partizane-ēetnike
Mulla Idrisi ishte vizionar, kėtė rrezik pėr popullin shqiptarė e kishte paraparė. Tani e gjithė veprimtaria e tij pėrmblidhet nė njė fjali: Ska Fe pa Atdhe Nė fillim u pėrpjekė pėr ngritjen e vetėdijes fetare-kombėtare. Mė vonė, si ushtar vullnetar, u bė frymėzuesi kryesor pėr liri nė rrethin e tij. Nė muajin gusht tė vitit 1943, pas dy vjetėsh pėrpjekjesh pėr liri, Mulla Idrisi nuk ishtė mė njė ushtar, por ishte njė Komandant Legjendar
! Nė njė tubim, para mijėra pjesėmarrėsve, ai e mbajti njė fjalim: Vllazėn, trima, luftėtarė! Ju keni ndėgjue se Tito, i quejtun baba i Jugosllavisė, po e lypė Kosovėn pėr Jugoslavinė e dytė, komuniste, nė kufijtė e asaj tė Krajl Pjetrit
Kosova jonė, edhe ashtu e coptueme, nesėr ka pėr tu ba kasaphane e komunistėve jugosllavė dhe ēetnikėve serbė. Sepse, pėr Kosovėn e kundėr shqipatarėve janė bashkue dreqi dhe i biri, e do tė bashkohen ēetniki e drazhisti, nediēevci e komunisti
! Ne vetėm tė bashkuem rreth Flamurit tė Shqipnisė, tė gjithė pa tarafe e partina, mund tu bajmė ballė anmiqėve shekullorė, e jo vetėm tiruejmė pragjet e shtėpive tona, por edhe ta bashkojmė Shqipninė Etnike
. Pra, burra, ti kapim armėt me tė djathtėn dhe tė vrapojmė nė kufinė e Shqipnisė
! Burrat i kapėn armėt, u betuan pranė Kuranit, me za tė naltė, mė fjalėt, tekstin e betimit, tė cilin e kishte hartue Mulla Idrisi: Betohem se nuk do tė tradhėtojė, kthim mbrapa ska, plaēkė ska, dhunė ska, nė njerėz e nė namuz tanmikut nuk preki dhe do tė luftojė deri nė fund tė jetės sime pėr Lirinė e Shqipnisė sė Bashkueme
! Mulla Idrisi, me mijėra trima, burra, luftėtarė, ashtu siē ishin betue, pranė Kuranit, njashtu kishin luftue pėr lirinė e Atdheut, Vatanit
Kishin luftue kundėr forcave partizane-ēetnike, pėr Lirinė e Atdheut, pėr Bashkimin e Shqipnisė Etnike
Me 25 nėntor 1949, forcat partizane-ēetnike e dogjėn pėr sė gjalli Mulla Idris Hajrullahun, e bėnė trupin e tij shkrumb e hi, por idealin i tij, pėr njė Shqipni tė Bashkueme, smund ta kallin, smund ta ndalin asnjė fuqi, derisa tė ketė shqiptarė, deri sa tė ketė Shqipni
! Mexhid YVEJSI, Gjakovė |
|