Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MORALI I LARTË

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MORALI I LARTË Empty
MesazhTitulli: MORALI I LARTË   MORALI I LARTË EmptyTue May 13, 2008 6:44 pm

Transmeton Abdullah ibën Amër ibën Asi, radijall-llahu anhu, i cili thotë: "Nuk ka qenë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem; i pamoralshëm e as i degjeneruar. Ai çdo herë thoshte: "Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë."

Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Ata të cilët e përmbjanë zemërimin dhe ata të cilët e falin njëri tjetrin, vërtet Allahu i do shumë mirëpunuesit"

Kurtubiu thotë: Morali është tufe cilësishë te njeriu që përcaktojnë sjelljen dhe veprimtarinë e tij ndaj të tjerëve. Ato mund të jenë cilësi të mira apo të këqija. Cilësi të mira sipas kuptimit të përgjithshëm nënkuptojnë: të jesh me tjetërkend kundër ëndjes tënde dhe të mundohesh të realizosh të drejtat e tjetërkujt e jo të drejtat tua, kurse kuptimi i shtjelluar është: falja e gabimit, butësia, bujaria, durimi, mëshira, përdëllimi, ndihmesa, dashuria e ndërsjelltë, zemërbutësia e tjerë. Cilësi të këqija janë e kundërta e asaj që u përmend më lartë. Transmetohet nga Abdullah ibën Mubareku, rahimehull-llah, i cili e ka përshkruar moralin e lartë me fjalët: të jesh fytyrëçelur, të bësh punë të mira dhe të pengosh të keqen.

Morali i lartë zë vend të rëndësishëm në Islam. Një prej synimeve kryesore të fesë islame është plotësimi i vlerave morale:


"Jam dërguar që t'i përkryej vlerat morale." Për këtë shkak Allahu, subhanehu ve teala, e bëri moralin e lartë:

- kriter për të qenë më i miri, siç thotë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

“Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë"

- plotësim të besimit:

"Besim më të plotë kanë ata që kanë moral më të lartë."

- vepër më të rëndë në peshore Ditën e Kijametit:

"Nuk ka diç më të rëndë në peshore Ditën e Kijametit se morali i lartë"

- "Pronari i moralit të lartë arrinë gradën e atij që falet dhe agjëron"

- morali i lartë është prej shkaqeve më të shumta për të hyrë në Xhennet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MORALI I LARTË Empty
MesazhTitulli: Re: MORALI I LARTË   MORALI I LARTË EmptyTue May 13, 2008 6:44 pm

Është pyetur Muhamedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për veprën e cila më së tepërmi e fut njeriun në Xhennet, ka thënë "devotshmëria dhe morali i lartë"

Mbi gjithë këtë, me moral të lartë arrihet dashuria ndaj Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, afërsia ndaj tij Ditën e Kijametit - e ky është synimi më madhështor:

"Më i dashuri tek unë dhe më afër meje Ditën e Kijametit është ai që ka moral më të lartë, kurse më i urrejtur tek unë dhe më larg meje Ditën e Kijametit janë llafazanët, mburracakët që me gojën plotë flasin fjalë që nuk i kuptojnë njerëzit dhe dashalavdët kryelartë"

Dije se nuk ka virtyt e as vepër të mirë që nuk ia ka përshkruar Allahu, subhanehu ve teala, fesë.

Transmeton Ibën Ebi Dunja nga Humejd ibën Hilali i cili thotë: "Udhëtova për në Kufe dhe atje vizitova Rebi' ibën Hajthemin i cili më tha: o vëllai im"! Te porosis që t'i përvetësosh cilësitë e larta morale. Vepro në bazë të tyre, bëhu shoqërues i pandarë i tyre dhe dije se Ai që i ka krijuar vlerat morale nuk ka urdhëruar në to gjersa i ka dashur ato vlera dhe i ka bërë të dashura tek ata që i posedojnë."

Seid ibën Asi thotë: o biri im, po të kishin qenë vlerat morale të lehta do t'ju kishin paraprij të pamoralshmit; mirëpo ato janë të vështira, nuk bën durim në to përpos atij që e di vlerën e tyre dhe shpreson shpërblimin e tyre.

Fudajl ibën Ijadi thotë: Nëse shoqërohesh me ndokënd atëherë zgjedhe atë që ka moral të lartë sepse ai nuk të shpien përveç se në mirësi, ai jeton i lumtur. Të më shoqërojë një mëkatarë i moralshëm është më e dashur për mua se sa të më shoqëroj një i dhënur pas adhurimit e që ka moral të ulët, sepse mëkatari nëse ka moral të mirë jeton me logjikën e tij, është i lehtë për njerëzit dhe i dashur për ta, kurse adhuruesi nëse ka moral të ulet është i vështirë për njerëzit dhe i urrejtur tek ata.

Esmeiu një rast tha: Gjyshi im Alij ibën Esmeijj në prag të vdekjes i mblodhi bijtë e tij dhe u tha: O bijtë e mij, silluni me njerëzit ashtu që nëse ndaheni prej tyre t'ju gjakojnë me gjithë zemër e nëse vdisni të qajnë për ju."

Ibën Kirijju thotë: Bëhuni të edukuar se nëse jeni mbretër fitoni lumturi, nëse jeni mesatarë bëheni të famshëm e nëse jeni të varfër pasuroheni.

Gjëja më e mirë që ia lë prindi trashëgim fëmiut është sjellja e mirë. Rëndësinë e kësaj e kuptojmë në tregimin e Hidrit me Musain, alejhi selam. Ata kur arritën në një qytet, kërkuan prej banorëve të tij për të ngrënë, por ata nuk pranuan që t'i mirëpresin. Pastaj ata gjetën aty një murë që ishte gati duke u rrëzuar, ndërsa Hidri e rindërtoi atë. Musai, alejhi selam, i thotë Hidrit: Po të kishe dashur do t'ju kishe marrë pagesë për të! Hidri më pas i sqaroi Musait, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se muri ishte pronë e dy bonjakëve babai i të cilëve kishte qenë njeri i mirë dhe ai e ngriti murin për hirë të babait të tyre. Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

"Përsa i përket murit ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetimë) të arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin vet thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre)."

Disa njerëz të urtë kanë thënë: trashëgimia më e mirë që ia lënë baballarët fëmijëve të tyre është sjellja e mirë, edukata e dobishme dhe vëllezërit e drejtë.

Lus Allahun, subhanehu ve teala, që të na udhëzojë neve dhe juve drejt moralit të lartë, në fjalë dhe vepra, të na mundësojë përfundim të mirë në këtë botë, vërtet bujaria e Tij është e pakufishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

MORALI I LARTË Empty
MesazhTitulli: Re: MORALI I LARTË   MORALI I LARTË EmptyTue May 13, 2008 7:00 pm

PO ata që i shpallin me moral të ulët, në cilën turli ndodhen ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

MORALI I LARTË Empty
MesazhTitulli: Re: MORALI I LARTË   MORALI I LARTË EmptyTue Jun 03, 2008 12:19 pm

"Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." (Kur'an 25:72)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MORALI I LARTË Empty
MesazhTitulli: Re: MORALI I LARTË   MORALI I LARTË Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MORALI I LARTË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Morali
» Sondazhi i BE-së: Shqiptarët me koeficientin më të lartë të
» "Metafizika dhe Morali"
» Montohet kryqi 7 metra i lartë në Rudare
» Morali ndaje Prinderve !!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: