Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE

Shko poshtë 
+13
Vuthjani
shpendi
Aquila
drenusha
Beton
Sy kaltri
Kosovari
besa-bese
petritkola
Anna
Leka i Madh
Sofra
shaban cakolli
17 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptySun Sep 02, 2007 5:38 pm

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Zgjedhjet
Muaj nentor,eshte muaj ishpresave dhe sakrificave te shqiptareve.Sahere vjen nentori qe nje shekull prishe enderrat shqiptare.Shqiptaret e coptezuar ne shume pjese,pjesa qe nga viti 1912 ka nje shtet te dobet sovran,i cili enderron per zhvillim me te mire,per çrrenjosje te korupcionit,per shkuleje te varferise,per nje hyrje ne Evrope.........,kurse pjesa tjeter e ndare,tere shekullin enderroj per ta shporrur pushtuesin nga trojet e veta,tere kete dekade enderroi per pavaresimin e Kosoves.Edhe ky nentor per shqiptaret e Kosoves nuk do te jete nentori i pavaresise,analist dhe politikaj vleresojne se kjo do te ndodhi ne dhjetor te ketij viti,ne urojme te behet ashtu,sepse jemi mesuar te pritim me shekuj,dhe nuk qon peshe pritjanje muaj pas nentorit.Megjithate Kosova kete nentor do te kene zgjedhje,zgjedheje qe kete shtet te shumevuajtur kryetitullaret qedo te i zgjedh duhet te e qeverisin me te mbare.Populli i Kosoves duhet te mendoj thell,para se te hudhe ne kuti voten!Duhet te mendoj arsyeshem kujt do te ia hedh.Kosovareve tani ju duhen tri gjera elementare te jetes:Buka,uji dhe drita.Te gjithe lideret do te kene fushate elektorale,do te premtojne te munduren dhe tepa munduren,do te shtyhen me brryla,do te perdorin shkopin magjik,do te premtojne secili me shume se tjetri.Qytetari nuk duhet hamendur,ai duhet te jene i vetdijshem se premtimet jane bere te tilla pompoze para qdo zgjedhje!Qytetari e di se edhe pas votes qe kadhene,as nuk ka punuar kush gje per te,poas per Kosoven.Kosova ka ngelur ne vendnumerim,nuk ka rruge te ndertuara,eshte me evarfura ne Ballkan,me nje zhvillim te vjetruar,rruge te ngushta,te prishuraplot gropa,pa nje energji te mjaftueshme elektrike,pa vende pune,njerez pa perkujdesje,me njerez te zhdukur dhe invalid te luftes,me njerez pa kulm mbi koke dhe varferi te skajshme!!!!Sido qe te jete njerezit qe do te votohen per te nxjerrur Kosoven nga kjo kauze,duhet te jene te besueshem,intelegjent,diplomat dhe te shkathet,ndryshe do te luajme valle ne vendnumerim.Te gjithe ata qe kane filluar te mendojne me kohe ne cilen kuti duhet hedhur vota,eshte nje lehtesi,kurse ata qe fillojne te hamenden tani,jane te vonuar.Te gjithe duhet te dalim ne votime,por me vetdijesim te plote,nga mesimet qe na kane dhene vitet e kaluara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Sep 03, 2007 12:59 am

Të lumt Z.Shaban Cakolli për temën kaq të qëlluar dhe kaq me vend në këtë forum.

Nëntorët e sotëm nuk u ngjajnë nëntorëve të djeshëm sepse janë të sotshmit të cilët nuk po këndojn si nëpër nëntorët e kaluar, të sotshmit janë turpi të cilët mbulojnë turpin e sotëm me lavdin e së djeshmës. Në nëntorët 1443,1912,1944,1989,1997-98.... yjet shëndrisnin në tokë. Nata e shekujve i përkulej shkreptimës së nëntorit,sepse nëntori ishte populli një i ngritur me moton "Të vdesim për liri".
Nëntori ësht populli.Populli lindi dhe madhështoj nëntorët për popullin.Dhe kur populli ia vakën vrullin nuk u pyet më Nëntori, Nëntori mbet në histori.Sot të flasësh për nëntorin duhet të skuqemi sepse e kemi humbur nocionin popull, dhe aq më keq, kur të shkon ndërmend se nuk po këndon si ata,do të thot ta bëshë më të dukshëm mjerimin tënd.
Madhështija e heronjëve verbon mjerimin e sotëm. Politikanët tanë mbesin butak kur vendosin përmendoret e Skëndërbeut nëpër Qytete anekënd trojeve tona.Butakët nuk mundë të maten me ndërtuesit e lirisë, nuk krahasohen rrënuesit e kombit,me ata që dhanë jetën për liri ... përderisa butakët e mbrojnë jetën për lluks! mbi kurrizin e popullit, dhe çdo stinë viti mbesin arinjë dimror në gjum, të cilët nuk krahasohen me të pagjumët të cilët e bëjnë natën dritë.
Në të kaluarën nëntorët s'kishin natë,kurse sot vetëm varret shndrisin. Nëntorin e djeshëm e mbuloi nëntori i sotëm me gënjeshtra. Që ta festojm sot nëntorin duhet shndritur kujtesën tonë të djeshmën ta bëjmë udhëzuese të së sotmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Sep 03, 2007 5:02 pm

Shaban, tema eshte e nevojshme fort, por une do ta formuloja me ndryshe nga ju: Nentori kerkon nentor, jo zgjedhje.

E para e punes: populli nuk duhet te dale fare ne zgjedhje, sepse duke dalur ne keto farse zgjedhje, regjimi satrap i UNMIK - ut veqse perjetesohet per kushedi se sa vjet ketu ne trollin tone.
Te saktesoj nje gje: Ne kuptimin e plote te fjales 'zgjedhje' nuk kemi ne Kosove. Ne Kosove per me teper kemi 'te zgjedhur nga siper' pra jo nga populli. Meqense populli nuk eshte fare zgjedhes, populli eshte votues. Dhe nuk eshte njesoj sikur zgjedhes, sikur votues.

Te zgjedhesh ne Kosove eshte sikur te zgjedhesh midis burgut. Edhe ne burg, gardiani te thote: zgjidh cilin krevat do! N'daq majtas, n'daq djathtas. Ti i thua po une dua te dal nga burgu, ai te thote: Jo, per te dalur nuk e ke nijet por do te rrish ketu. Populli do vetevendosje, nuk i lejohet. I lejohen te zgjedhe midis partirave perqarese. Perse i lejon UNMIK - u gjithe keto partira: sepse nuk i prishin pune. Ato kane me shume rol perqares sesa progresiv.

Qytetari duke dalur ne zgjedhje, krijon iluzione sesi po kryen nje obligim qytetar, sesi ky vend eshte demokraci e shkuar demokracise.

Andaj, populli shqiptar nuk duhet te dale ne zgjedhje fare. Ai duhet t'i bojkotoje. Sa me shume aq me mire.

Deli Luboteni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Sep 03, 2007 5:08 pm

Ky nentor qe po vjen nuk duhet njollosur me zgjedhje e me votime. Per arsyen shume te thjeshte: se kush hajrin nuk ia pa qe 17 vjet. Nentori duhet te jete nentor. Siç thoshte edhe i madhi, Bahri Fazliu: Ta bejme nentorin nentor'.

Porosia e tij eshte me se e qarte. Kete nentor ne nuk duhet ta kremtojme te perulur e te poshteruar, por duhet te demonstrojme, qe te degjohet zeri dhe vullneti sovran i popullit shqiptar per liri teresore politike.

Na kujtohet nje pamje e zymte e dikurshme, qe don rishtas te perseritet. Skena e llahtarte e marsit 1998. Ne Drenice mbyteshin e gjakoseshin femije, pleq, te rinj e burra, shkrumbohej toka e qielli, kurse ne Prishtine rezili I. Rugova tellalliste 'zgjedhje te lira e demokratike'.

Atehere pati dale shprehja, qe ngerthente ne vetvete dhembje: Prishtina voton, Drenica ne flake.

Kurse sot nuk eshte largmendsh qe te dale nje fraze kesisoj: Prishtina voton, Kosova cungohet territorialisht dhe mbetet ne Serbi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyTue Sep 04, 2007 12:35 pm

Qe disa vite mujin nendore e degraduen pushtetmbajtesit tan duke premtue dhe duke kerkue te perkulemi ndaj asaj historije qe po e gatuejn vet me goj dhe dore mendoj qe edhe ky nen dore do te jet si ata nendore qe shkuen qe disa vite me radhe pa nji progres panji zgjitheje perfundimtare nendori do te ishte i mire te mbet nendore i kuq ashtu siq e beri Ismail Qemali ne Vlor dhe sod kemi reklamimet e zgjethejev kemi premtimet e partive pluraliste per nji liberalitim per nji fitore keto jan hiq me pak se nji lemosh qe kerkojn deri te marrin votat e qytetarit dhe te harrojn premtimet e dhena kisha kerkue mos te bejn me nendore nji skenofreni por te kemi nji drejtesi ne mujin nendore dhe te kemi nji paqe dhe nji sovaranitet te plot te kemi nji perfundim ne koruupcion qe po na zen frymen dhe ky nendore te frymoj per te miren e popullates jo te partive pozit dhe opozit jo te na meren syt nga dogma te that dogma qe ju vjen era dogma trathetije mos ta perlyjn mujin ton te shenjt nendorin e kuq por ti hapim syt dhe te dijm ket her se cka te bejm me votimet ne nendore te bejm ate qe ben bota civilizuese bota demokratike nese gjendet dikun te gjendet edhe tek ne se dhe ne i takojm keti rruzulli toksore si cdo popull dhe ta jep qytetari voten per dretesi jo per lemosh se lemosh nuk kemi nevoj por kemi nevoj per udheheqje qe ndrron faqen historis faqe qe do te jet dretesi dhe shfarosje korrupcionit zhvillim vendit u le duer te lira te veprojn itelektualeve ju hap rruge brezave te rinis te shkollohen dhe te kualifikohen i hap rruge jetes liberale jo jetes degjeneruese jo degradim instutusionev dhe te jet ky nendore ku fjeln vendimtare e kan Shqipatret jo te huajt jo UNMK jo bashkesija nderkombatre por zot i ketij vendi dhe shteti te jet vet Shqipatri .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptySat Sep 15, 2007 6:59 pm

E njejta sekme perdoret si ne Dardani edhe ne Shqiperi.
Une kam bere thirrje qe te bojkotohen zgjedhjet ne Shqiperi, ate po beje edhe per Kosoven.

Me hartime te bukura dhe horra, sahalepires ne krye qe nuk i zgjedhim por qe vendosen me manipulim nuk zgjidhen hallet tona.

C'fare do te vije nga bojkotimi? Cjerrja e maskes, eshte hapi i pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptySun Sep 16, 2007 6:32 am

Hapi i dyt është ...lexo më poshtë;

Anes lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbës, anës Spree-së.


Ku e lam' e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjer-mileti
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur?


Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe Bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës!


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall' as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç' u-mpaka,
Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.


Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endërronj pa funt, pa shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.


Dhe një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet Beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta,
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
Më bën djal' e më bën trim,
Më jep forc' e më jep shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë
Që do kthehemi një herë
Pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur
Brohorit me bes' e shpresë
Anës Elbës, anës Spree-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guest
Vizitor
avatar



NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyWed Sep 19, 2007 11:23 pm

e urrej politiken aq shume sa qe smundem ta perkufizoj dot as me germa e as me numra, por na ka hy ne shtepi, nen lekure dhe sejcili din te baj politike me te veten.

e verteta si ju te gjithe qe me larte keni shenuar dhe me beni te ndjehem edhe une krenar qe kemi forumiste aq te afte, te cilet qeshtjen e kombit e kane kudo qe jane, ky nentor ishalla vie i hajrit dhe tmos u ngjaje nentoreve te kaluar, si te them i hajrit kur me qeto zgjedhje vertet ja kane nxjerre bishtin, edhe te pavakta edhe do shpenzime te mira i kerkojne plus qeshte me e keqja lideret e partive tona politike sikur harruan se po e presin pavaresine!!!, hyzmetin mire po ja bajne disa parti te etura per pushtet te cilat thuaj se qe 1 vit veq kane fillu fushaten.

mendoj perfundimisht se kto zgjedhje jane te ngutshme dhe e di 101% se nuk qes kokerr askund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyWed Oct 03, 2007 3:42 am

Muji nendore eshte mire se hera e pare zgjedhjet jan te hapura dhe qytetari din kujt ja jep voten ket here ska pse te mashtrohet eshikon me emer dhembiemer e din se kujt nese si pelqen mos te japin fare voten por duhette votojn mendoj ne sun i lam keta qe jan qe zben qe deri tashti veq fjal dhe pasuri per vete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyWed Oct 03, 2007 5:27 am

Ç'është më e keqja, "Grupi i Unitetit' ka pranuar dhe vazhdon ta mbështesë këtë projekt (Planin Ahtisaari) i cili nuk ofron pavarësi reale për Kosovën dhe megjithatë këta politikanë vazhdojnë ta mashtrojnë popullin përsëri me deklarata ,se nuk do të ketë asgjë më pak se sa pavarësi dhe sovranitet të plotë për Kosovën.

Në njërën anë, punohet diçka tjetër, ndërsa në anën tjetër deklarohet krejt diçka tjetër. Megjithatë, kjo duhet t'i shërbejë si mësim popullit shqiptar, që sa më parë të braktisë këtë klasë politikë dhe opsionin politik që e përfaqësojnë këta politikanë, në mënyrë që të mos humbet kohë me opsione parciale dhe të parealizueshme.

Duhet të braktiset kjo klasë politikë dhe opsionin politik që e përfaqësojnë këta politikaj, në mënyrë që sa më shpejt ta zgjidhim problemin tonë gjithëkombëtar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptySun Oct 28, 2007 4:05 pm

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE !!!


po e jap nje mendim te shkurter lidhur me temen e cila ne vete ka nje peshe shume te madhe por qe ne fillim e them se nuk jam pjese e ketyre zgjedhjeve.

"grupi i HUNITETIT" dhe enderrat e tyre per te ardhmen e Kosoves jane jo te drejta, e quajta keshtu si edhe disa analiste kosovare duke thene se nga ky grup me huj e druj, me plumba e dhune arriten te burgosin Albin Kurtin, perdoren dhunen per t'na e perkujtuar agresorin serb ne kosove, une jo qe nuk i besoj grupit te unitetit, por as politikajve aktual ne Kosove te cilet qe ne diten e trete te fushates parazgjedhore premtojne te gjitha qe i ka Amerika e jo rajoni ku ne gjindemi, te gjithe ato refrene qe tani ndegjohen, veq te njohura por te votoj kunder vetvetes nuk e lejoj veten kurr.

Fjalia e Sofres ne fund eshte shume e kjarte dhe e qendrueshme.

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovari
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 12
Registration date : 10/09/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptySun Oct 28, 2007 7:06 pm

pop te kisha mundesi te votoja vota ime do shkonte ne pdk
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptySun Oct 28, 2007 8:00 pm

Tani do të mendojn Populli kujt të i ja japin Voten
jan bër ma shumë se tetë vite pas mbarimit të luftes dhe asgjë
nuk punuan për popull por vetem për interesa të veta
se cili tu vjedh për veti

une nga mbarimi i Luftes çdo her kam votu për PDK
dhe deri sa të jetë jeta vetëm për kët parti do të votoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 1:37 pm

Xili mitro dhe Kosovari, ju po votoni per PDK - ne duke menduar se PDK e qon Kosoven ne selamet, por dijeni mire se ama kjo kokrra juaj eshte veçse miratim dhe legjjitimin i kesaj gjendje te rende politiko ekonomike te shkaktuar nga mohimi sistematik i lirise. A nuk ishte PDk - ja ajo qe kinse nuk pranoi Kornizen Kushtetuese (por qe hyri ne parlamentin e nxjerre nga kjo kornize)? A nuk ishte kjo PDk - ja qe hyri ne negociata skandaloze me Serbine qe Kosoven ia falen Serbise dhe ben qe per te ardhmen tone te pyetet shkau? A nuk ishte kjo PDK - ja qe qe bashkepjesmarrese me partirat e tjera ne mbeltimin e decentralizimit, eksterritorialitetit - tjtetersimit kulturor te shqiptaresise se Kosoves? A nuk eshte kjo PDK - ja nje perngjasim identik me LDk - ne? Dikur Rugova na thosh se pavaresia eshte qeshtje e kryer, tani na thote Hashoja.

Te votosh per PDK - ne apo per ndonje parti tjeter eshte sikur te gelltisesh grepin e peshkatarit. Duke e gelltitur kete grep, ai te shqyen mushkerite e zorre, te mbyt. Keshtu jane edhe zgjedhjet.

BOJKOTONI ZGJEDHJET - JO ZGJEDHJE PER PARTI POR REFERENDUM PER LIRI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 3:08 pm

Përshëndetje luboteni,

Jemi të mendimit edhe ne se zgjedhjet në Kosovë nuk është dashur tani të bëhen.Kosovarët tani kishin diqka më të rëndësishme se zgjedhjet!Por nuk është në dorën tonë të bojkotojmë ato zgjedhje,ato tani vetëm kanë marrë vendim të prerë dhe fushata elektorale ka marrë hov.Ne duke u bazuar në atë që nuk kemi forcë të i bojkotojmë,kemi bërë thirrje te votuesit që të mendojnë thell para se të hudhin votën e tyre në kutinë e votimit.

Përndryshe z.Luboteni mendimin tuaj e mbështes,zgjedhjet nuk është dashur të mbahen,por.......

rrespekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 5:06 pm

pershendetje edhe nje here meqenese postimet dhe interesimi i forumisteve po shtohet, kjo eshte mire .

E kam theksuar dhe po e ritheksoj perseri se keto zgjedhje jane zgjedhje qe une nuk i njoh dhe nuk jam pjese e tyre. Sa per PDK dhe te gjitha qe ma nallt paska shkru Loboteni, une nuk pajtohem me te kurrsesi, une pajtohem qe PDK-ja i ka bere ato qe ai i ka shenuar por nuk pajtohem qe ato qe ai i thot te merren si veprime negative te PDK, simbas venit edhe kuvendi, une mendoj se Hashim Thaqi dhe PDK-ja jane e vetmja parti qe e kan ruajtur unitetin perbrenda partise dhe, edhe per ca reforma qe jane pjelle e saj jane ne aspektin pozitiv, nga PDK-ja nuk linden parti tjera perderisa LDK-ja ne cdo zgjedhje qet nga gjiu i saj parti tjera si rezultat i perqarjes brenda saj.

Nese PDK-ja ose vet Hashimi ndonjehere ka gabu duke mos i fitu zgjedhjet dhe te pajtohet ne opozite, atehere mendoj qe te gjitha ato qe i ben apo beri Thaqi i nderuar Luboten, i beri per ta ndrru taktiken e lojes duke iu pershtat rrethanave te krijuara brenda ne Kosove si dhe perball perkrahjes se faktorit nderkometar.
Mirepo, ai i cili nuk i ndegjoj nderkombetaret dhe e larguan me intriga, marifete shqiptaresh me perplot thashethema dhe qe nuk eshte fare frigacak para dhe pas askujt, qe sot pretenton me e pas shumicen e popullit pas tij, eshte edhe LDD-ja e Akademikut Nexhat Dacit. Kjo u deshmu ne kryeqender(fushate) ishte perplot adhurues.

Sa i perket partive politike ne Kosove, ato kane bere politike shume interesante por kurr ne koordinim me popullin, pra populli ua ka dhene voten dhe kurr s'eshte pyetur per asgje, Albin Kurti mbahet ne burg, perse??? sepse i dha shume Kosoves dhe ate e burgosen keta politikaj (grupi i HUNITETIT) qe sot e kerkojne voten e vellezerve te Albin Kurtit,kjo me detyron qe keto zgjedhje karshi ceshtjes se pavaresise se Kosoves dhe mbajtjes ne burg te vellait tone Albinit te jene te pavlefshme per mua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 5:17 pm

Me falni qe po inkuadrohem ne kete teme si dhe nuk jam qytetar i Kosoves por qe te kysha te drejt vote ne Kosove do ta beja me gjithe deshire e vota ime do t'i takonte Partis Vetvendosje,e sipas mendimit time te gjithe politikant tjer ne Kosove duhet te dhen dorheqje nga qeveria kur ne Amerik ka veq dy parti qe ka me se 250 million banor pse jo ne Kosove te jet veq nje e ajo e Vetvendosjes.

Deri sa ne fuqi te organizohet partia per Bashkim Kombetar.

edhe ky ishte nje mendim me falni ne teme..

..by Beton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 7:38 pm

Betom pajtohem me mendimin ten se Kosova eshte e vogel per sa shum parti ka duet te jen dy apo tri dhe jo me shum .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 7:46 pm

Deli, kosova eshte e vogel por ka shume njerez qe e dojne punen , jan te pangim fare dhe hiq me pak se perafersisht 100 subjekte politike garojne ne keto zgjedhje!

Beton, per nje shqiptar te vertet ska fare rendesi eshte kosovar, shqiptar i maqedonise apo shqiperise etj, sepse ai qe eshte shqiptar i vertet nuk i dallon shqiptaret kado qe te jene ata.

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sy kaltri
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Sy kaltri


Numri i postimeve : 1972
Registration date : 09/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 9:21 pm

Besa bese ato jan thash e theme se Thaqi nuk ka ber decentralizim po Lutfi pisi
se ata 8 vjet pas luftes lepurushat e kan pas pushtetin e vetem kan vjedh hajnat
shyqyr qe Thaqi dhe PDK qe skan qen se e gjith bota kish qesh me ne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 10:13 pm

xili, mos mu drejto mua dhe mos e fyej askend, ska vend per fyerje ketu, nuk tash une qe Thaqi e ka bere ate apo kete, lexo pak ma lart dhe gjen autorin.

besoj qe me fyerje s'arrin gjë as ti as kerkush, se s'ka met pa vjedh as idoli yt Thaqi qe besa por une nuk e fyej se s'kam leverdi nga fyerjet.

shnet xili
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 10:26 pm

Beton ata persona që mendojnë se nuk janë qytetar të Kosovës ua bëjë me dije se unë si Prishtinas e ndjej veten njejtë si në Prishtinë, Kosovë, Tiranë madje edhe në Çamëri etj aty ku i thonë bukës bukë e ujit uj duhet ta ndjesh tokën tënde dhe të kontribosh për to.

Prandaj as ma nuk më vjenë mirë që partit politike në Maqedoni nuk janë unike po ashtu as në Kosovë dhe as Shqipëri.
Në Maqedoni mos uniteti po dallohet me heqjen e Flamurit, në Kosovë si tha besa besë pranuan shumë procese të dëmëshme për Kosovën si Multietnicitetin, Decentralizimin kurse mos uniteti i faktorit shqiptarë në Kosovë para dhe gjatë luftës e dërguan procesin e zgjidhjes së Kosovës në Rambuje dhe u detyruan ta nënshkruajn rezolutën e Kosovës 1244 e cila është e dëmëshme.

Nga këto zgjeshje të cilat do të mbahen unë pres një politikë si vazhdimësi e politikës së deritanishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 10:29 pm

besa bese:
Me se e v'rtet eshte dhe mundohem te jem shqiptar i vertet e jam krenar qe jam shqiptar,por ishte mendimi per temen dhe voten e qytetareve si dhe lipa falje qe u inkuardova ne kete teme.

Pershendetje ..e flm per kshillen kemi per çdo dite te m'soim diçka me rendesi eshte qe te kuptohemi.

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyMon Oct 29, 2007 11:09 pm

o sa i perket votes , aq sa ke te drejte ti, njeashtu edhe une, e them keshtu sepse per mua ato zgjedhje jane te pavlefshme dhe nuk votoj i nderuar beton, perndryshe mendimi i bashkbisedusit Sofra eshte i permbledhur aq mire dhe nuk presim ndryshime me cilen do qeveri te ciles do parti qe rrjedh nga keto zgjedhje.

Kosova eshte e jotja , Maqedonia e imja, por tonat jane edhe Kosova Lindore e te gjitha ato dege qe iu prenë lisit ne truallin e vet.

bashkimi kombetar eshte me ty, mua, dhe te gjithe ata qe e ndjejne veten jo te huaj ne ato vende ku flitet shqipja.

shendet dhe pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE EmptyTue Oct 30, 2007 3:13 am

ishte sod nji reagim shum i hatshem nga TMK qe Pacolli perdore nji ndihm simbolike qe ju ka then dhe Pacoli perdore ne spot ket qe per fushaten dhe TMK sod gjart jav beri ne nuk jemi ushtri nji partiak ne jemi nji ushtri mbrojtese ne sherebim te vendit ku te jet nevoja por jo krah i asnji partije dhe ja ka leshue Pacollit mjekrren e cjapit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty
MesazhTitulli: Re: NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE   NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NËNTORI I ZGJEDHJEVE-KËRKON VETËDIJEN DHE VOTËN E QYTETAREVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE
» Kundër tolerimit që Qeveria ua bëri zgjedhjeve të Serbisë
» 28 Nèntori dhe bashkimikombetar!
» 28 NËNTORI - RECITAL
» OVLUÇK-ja kërkon miratimin e Projektligjit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: