Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve?

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? Empty
MesazhTitulli: Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve?   Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? EmptyTue Jul 08, 2008 5:54 pm

Një studim i ri që doli në numrin e Prillit të “Pedriatia”, del në përfundimin që fëmijët që shikojnë televizion përjetojnë harqe të shkurtuara të vëmendjes dhe rrit në mënyrë të ndjeshme mundësitë, bazuar mbi orët para televizorit, e zhvillimit të ADD (crregullimet e vëmendjes) më vonë gjatë jetës. Akademia Amerikane e Padriatisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor dhe ky studim i ri ka përforcuar këtë rekomandim.

Publikimi i këtij studimi ndodh në të njëjtën kohë me festimin e 35 vjetorit të transmetimeve të Sesame Street. Ndihmës drejtori për kërkime në Workshopin e Sesame vuri në dyshim rezultatet e këtij studimi sepse kërkuesit nuk e dinin përmbajtjen e programacionit gjatë studimit, por vetëm duke u fokusuar në numrin e orëve që fëmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktive dhe edukative.

Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues në Spitalin e Fëmijëve dhe Qendrën Rajonale Mjeksore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përvec kësaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obesitetin (trashje) dhe agresivitetin tek fëmijët.

Me sa duket kjo nuk është dicka e re për Dr. Lorraine Day, një kirurg i traumës ortopedike i njohur në rang ndërkombëtar dhe autore shume e shitur, ishte për 15 vjet Ndihmë Profesor në Fakultetin e Kalifornisë, Shkolla e Mjeksisë në San Francisko, dhe Zëvendës Kryetar i Departamentit të Ortopedisë. Ajo ishte gjithashtu Shefe e Kirurgjisë Ortopedike në Spitalin e Përgjithshëm të San Franciskos dhe njihet në të gjithë botën si ekperte e SIDA-s.

Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: "Tregohet që fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e e mirë apo e gabuar. Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.

Opinioni i hershëm i Dr. Day për këtë cështje duket se është i njëjtë deri diku me Dr Christakis i cili ka thënë, "Truri i të sapo-lindurit zhvillohet shumë shpejt gjatë dy deri tre viteve të para të jetës. Me të vërtetë ai ‘është në ndërtim’ gjatë kësaj kohe.

Burimi: www.newswithviews.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Jeetaa
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 20
Registration date : 08/07/2008

Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve?   Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? EmptyTue Jul 08, 2008 6:03 pm

Shikimi i TV-se pos qe ne shumicen e rasteve ose pothuajse i teri nuk ka program cilsor, ndikon edhe shume ne humbjen e kohes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve?   Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? EmptyTue Apr 21, 2009 10:40 pm

Konsumi televiziv te fëmijët parashkollor te nxënëset dhe nxënësit të shkollës fillore.

Prind të dashur
Gati çdo i pesti fëmijë që shkon në kopsht parashkollor është i trashë! Mësuesit e sportit dhe mjekët e fëmijëve vërejnë përveç kësaj, që lëvizjet e shumë fëmijëve janë të pamjaftueshme dhe se shumë të rinjë e kanë një qëndrim të keq të trupit, që mund të çoj deri te dëmtimi i kurrizit.

Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë a po vende tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësit e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta „robërojnë“ atë janë fortë të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar.
Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.


  • Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bënë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat, Handys dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjët duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.
  • Sjellja e vërtetë nuk do të thotë veç, që të dinë të shërbehen me këto media, por para s´ gjithash, të mësojnë që me shumë masë dhe në mënyrë kritike t´i shfrytëzojnë.


  • E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, bëritma dhe takimet me shoqëri, por ashtu si qëndrojnë që nga vendi ë parë!


Nëse fëmijëve ju afrohet mundësia që jashtë (p.sh. në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendloje) të rrinë, kështu harrojnë ata disa emisione të „rëndësishme“në televizor.

Jepuni pra ju fëmijëve tuaj mundësin, që të takohet me shokë, apo ftoni fëmijë tjerë që të vinë të luajnë te ju. Fëmijët kanë mjaftë fantazi, që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet gjithmonë të jenë në përkujdesje.

  • Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojra.

Rreziku, që këta fëmijë të trashen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit.
Kështu vie rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa Talkshows, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet.


  • Që edhe në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë, çka shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.




Në çka duhet të mendohet te programet televizive?




  • Fëmijët munden vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve t´i përpunojnë. Televizori me ndërrim të shpejt të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që para s´gjithash fëmijët e njomë nuk mund t´i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.


  • Fëmijët e njomë nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikon ata.


S´pari diku në moshën 9 vjeçare munden fëmijët, filmin dhe realitetin ta dallojnë, si dhe shtjellimet e komplikuara t´i kuptojnë.

  • Fëmijë janë marrës të mesazheve publicitare dhe nuk munden absolutisht përbërjen e të vërtetës të këtyre mesazheve në mënyrë kritike t´i gjykojnë.


Mjerisht para s ´gjithash edhe transmetuesit e programeve private që financohen kryesisht nga blloqet publicitare, bile edhe programet për fëmijë ndërprehen nga këto bloqe publicitare.

  • Fëmijët dhe të rinjët janë gati blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar.Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme, që publicitetit plotësisht t´i shmangemi,për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin të këtyre mesazheve dhe sipas mundësisë sasinë ta pakësoni.

Mardhëniet me televizor duhet të mësohen.


Këtu disa propozime:

  • Televizori nuk duhet nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje ta zëvendësoj!
  • Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
  • Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.
  • Televizori nu
    k ka vend në dhomën e fëmijëve.
  • Njeriu do të duhej fëmijëve në ditë t´ju lejoj një emision ta shikojnë, por fëmijët duhet me vetëdije të përcaktohen për një emision. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera.
  • Fëmijët duhen atëherë ta shikojnë televizorin kur t´i kenë kryer detyrat ë shtëpisë si dhe ndonjë punë të vogël në shtëpi.
  • Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë merëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flas me prindërit për atë.

Televizori nuk duhet të jetë kujdestar i fëmijëve !



  • Për fëmijë të njomë ka shumë emisione të mira ,që janë pa publicitet dhe janë me mësime të vlefshme. Për fëmijë prej 5 vjeç është p.sh. emisioni me miun (Maus), rruga sesam apo dhe klubi kapiteni ariu i kaltër. Për fëmijët prej 7 vjeç është emisioni dhëmbi i luanit-lule e verdhë apo dhe pasqyra e botës së fëmijëve.
_________________
përgaditur nga: departementi i shëndetësisë së baselit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve?   Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? EmptyTue Apr 21, 2009 10:50 pm

TV ndikon shume ne qrregullimin e femijeve ndonese edhe te familjes ndonjëhere e sidomos ne tri TV.Kanalet e Kosoves ku nganjehere edhe muziken smundesh me shiku familjarisht nga marritë qe sjellin kengetaret tona, pastaj serialet e poshtra ....spanjolle... sjellin e po lene pasoja te bollshme!

tv-kanalet kane kalu ne komercializëm,aty nuk ka as cilesi,as kualitet,as realitet e as-asgjë pos lajmeve kur nuk kane ndikim nga qeveria kuptohet!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? Empty
MesazhTitulli: Re: Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve?   Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sa ndikon televizioni ne qregullin e vemendjes se femijeve?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Buzeqeshja, sa ndikon ne psikologjine tone??
» Televizori - vrasës i lëvizjes së fëmijëve!
» Cfarë ndikon në krijimin e një gjeniu si Ajnshtajni psh. ?
» GËZUAR NJË QERSHORIN, DITEN NDERKOMBTARE TË FËMIJËVE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: