Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak


Male
Numri i postimeve: 517
Age: 38
Vendi: Bruksel
Registration date: 19/04/2008

MesazhTitulli: Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !   Sun Jul 20, 2008 6:26 pm

Jeta e njė 17-vjeēari nė lakun Kanunor



Ka 17-18 vjet qė nė

Shqipėri, jeta e

njerėzve tė pafa

jshėm ėshtė kthyer nė njė makth tė vėrtetė, ata jetojnė ēdo ditė, ēdo orė tė kėrcėnuar nėn tundimin e fenomenit vrastar tė gjakmarrjes. Ky fenomen kanunor ne shqiptarėve na kthen nė kohė tė mesjetės (para 600 viteve, kur tek ne s'ekzistonte shtet, s'ekzistonte ligj, u formulua ligji i Kanunit tė Lek Dukagjinit, i cili vazhdoi gjatė pėr tė disiplinuar "sedrėn e burrave"). Dhe nė atė kohė, Kanuni e kreu misionin e tij mjaft mirė. Por sot vazhdon tė aplikohet hija e Kanunit, edhe pse jemi nė shekullin e XXI, Kanuni i Lek Dukagjinit ėshtė degraduar, "fanatikėt" e Kanunit kanė shtjer me pushkė edhe mbi gratė dhe mbi fėmijėt. Nuk dua tė bėj njė listė me statistikė pėr vrasjet e turpshme tė burrave qė ngrenė tytėn e pushkės dhe qėllojnė mbi gratė dhe tė miturit, por dua tė them se shoqėria jonė vuan, vuan, ne nuk kemi njė shtet ligjor pėr tė mbrojtur jetėn e njerėzve tė pafajshėm, qė s'kanė kryer asnjė krim, s'kanė bėrė asnjė shkelje ligjore, por i vetmi "faj" i kėtyre njerėzve ėshtė se janė pjesėtarė tė gjenezės tė fisit tė atyre qė kanė bėrė njė vrasje dhe sot vuajnė dėnimin sipas ligjeve tė shtetit nė fuqi.

Pikėrisht, pėr kėtė fenomen vrastar kanunor, po pasqyroj njė rast konkret:

Njė 17 vjeēar nga Bushati i Shkodrės, i quajtur Dritan Martin Marku (i ditėlindjes 19.11.1991), nxėnės nė vitin e dytė tė Shkollės sė Mesme e Bashkuar, nuk shkon nė shkollė i lirė si tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij. Dritan Marku shkon i shoqėruar nėn masa tė rrepta sigurie, pasi djaloshin 17 vjeēar e ndjek nga pas hija e frikės sė gjakmarrjes, nga hasmi i fisit tė tij. Njė kushėriri i tij, Ndoc Marash Marku nė vitin 1998 (para 10 jetėsh) ka kryer njė vrasje, pėr tė cilėn po kryen dėnimin me 20 dhe 25 vjet heqje lirie.

Pėr kėtė ėshtė angazhuar e gjithė trupa pedagogjike e shkollės sė mesme ku studion Dritani.



Ja vendimi i Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Shkodėr qė ka dhėnė ndėshkimin ligjor pėr krimin e bėrė nga kushėriri i babait tė Dritanit, Ndoc Marash Marku.





2-Kėrcėnim pėr vrasje Dritanit, djalit tė Martin Markut me dt.17.05.2006

Para dy vjetėsh, nė mediat lokale ėshtė pasqyruar njė lajm i frikshėm, ngjarje kjo qė tronditi opinionin e gjithė veriut shqiptar. Kur Martin Marku, po udhėtonte nė punėn e tij, nė rrugė i bėnė pritė me armė, (nga njė njeri i pa identifikuar) duke qėlluar mbi automjetin e tij, atentat ky qė paralajmėronte kėrcėnim serioz pėr jetėn e tij dhe familjes sė tij, nė emėr tė gjakmarrjes. Pikėrisht, ngjarja ka ndodhur me dt.17.05.2006 nė orėn 19.00 nė rrugėn Lezhė-Shkodėr, vendi afėr guroreve Torrovicė, ku Martin Marku po udhėtonte me automjetin e tij Benc me targa: SH 4768 L.

Sipas kronikės sė lajme tė asaj kohe, (2006-ėn) Martini nė vend tė parė ka pas djalin e tij Dritanin 14-15 vjeē rreth 200 m. nga rruga, kur nga mali ėshtė ēuar nga prita njė person qė i ka drejtuar armėn tek kėmbėt e djalit. Kėto skena tė llahtarshme ku qytetarėt e botės i shohin vetėm nėpėr filma horror, Martin Marku dhe djali i tij Dritani i kanė pėrjetuar realisht me ankthin e frikės sė vdekjes, qė vetėm Zoti i ka shpėtuar. Martini, i ati i Dritanit 14 vjeē-15, e ka ulur djalin tek kėmbėt e tij dhe e ka mbuluar me trupin e tij, me dorėn e majtė ka mbajtur timonin drejt pa e parė rrugėn prej 200 metrash (rrėfente atėherė Martin Marku nė kronikėn e lajmeve). Tek njė vend i quajtur Bend ka takuar policin rrugor tė shėrbimit, i cili lajmėroi ekspertėt ku u bėnė procedurat rreth ngjarjes terrorizuese. Martini e mori djalin e vogėl dhe e strehoi tek daja i tij, tė traumatizuar i cili vazhdon nė kėtė gjendje edhe nė sot, qė po shkruajmė. Pėr momentin, rrėfente Martini (nė atė kohė), mendonte se mund tė ishin grabitės, por ai s'kishte qenė grabitės, pasi ai qėlloni me breshėri drejt automjetit tė tij, duke e biruar nga plumbat. Ai ishte kėrcėnim i hapur pėr tė paguar "haraēin" e krimit tė kryer nga kushėriri i tyre (qė po vuan dominim me burg). Megjithėse Martini, atėherė u shpreh se nuk njoha njeri, fakti i kėrcėnimit me armė ndaj djalit tė tij, ishte dhe ėshtė evident pėr njė hakmarrje tė mundshme, pasi shteti ėshtė i pafuqishėm ndaj fenomenit kanunor.





3-Gjakmarrje, ky fenomen vdekje prurės

Si do t'i vijmė nė ndihmė Dritanit 17 vjeēar, tė jetojė i lirė, pa pasur frikėn e "lakut" vdekjeprurės kanunor?

Gjakmarrje, ky fenomen vdekje prurės i shoqėrisė sonė, nuk tregon aspak qytetari, zhvillim, por tregon fytyrėn e njė shteti tė paralizuar, inkopetent pėr tė zbatuar ligjet e Kushtetutės. Dhe ky fenomen mesjetar ka njė origjinėn tė hershme, qė s'i shkėputen vargonjtė e hijes sė zezė tė gjakmarrjes, qė nė kushtet e mos marrjes sė pėrgjegjėsisė nga shtetarėt, politikanėt qė krekosen nė tribunėn e parlamentit, me kostume tė modės sė fundit, nė fshatrat tona, nė rrugė e bare njerėzit vrasin njėri tjetrin, sikur tė ishin nė fushėbetejė me armiqtė dhe kėta njerėz pretendojnė se i kryejnė kėto vrasje se marrin "hak" pėr gjakmarrje...

Kėtė gjendje po e pėrjeton edhe 17 vjeēari Dritan Marku, nė Bushat. Ai nė vend qė tė jetojė jetėn ashtu si bashkėmoshatarėt e tij, vuan frikėn se dikush do tė shtjerė pushkėn e gjakmarrjes mbi tė, pa bėrė asnjė mėkat nė jetėn e tij, e jo mė ndonjė krim.

Gjakmarrja, kjo shtyllė kurrizore e kodit penal tė Lekė Dukagjinit, i quajtur Kanun vazhdon tė funksionojė krejt lirshėm edhe sot. Sipas shifrave zyrtare, nė emėr tė Kanunit kėtė vit janė tė ngujuara mbi 1500 familje, (fakte kėto tė bėra prezent edhe nga gazeta prestigjioze "New York Times". Kjo lloj "vetė-drejtėsie" nuk gjen asnjė lloj pengesė nė ēdo skaj tė vendit. Por zėri i politikės ėshtė i asfiksuar pėrballė kėtyre ngjarjeve, shteti ėshtė gjunjėzuar, s'ka mė autoritet ligjor, s'ka mė forcė ligjore e politika humane...

Nė komunėn e Bushatit dhe nė disa fshatra tė Nėnshkodrės numėrohen mbi 1500 familje qė me lidhje fisnore nuk komunikojnė me njėri-tjetrin e as shkėmbejnė vizita pėr shkak tė mosmarrėveshjeve, mbi 200 familje qė janė tė mbyllura ,brenda mureve ferr tė ngujimit. Pėr hir tė sė vėrtetės, policia i ėshtė gjendur pranė familjeve tė ngujuara, por nuk mjafton kjo, kur shteti nuk ka njė strategji pėr tė ndaluar kėtė fenomen tė kobshėm. Mos serioziteti dhe pėrkushtimi i shumė qeverive nė kėto 17-18 vjet, nuk ka arritur t'i rikthejė autoritetin e ligjit pėr t'i thėnė ndal vrasjeve hakmarrėse, ndal vetėgjyqėsisė! Dhe kjo gjendje e amullt, kaotike e shtetit, e politikės shqiptare dhe e pafuqisė pėrballė fenomenit tė gjakmarrjes ka ngjallur panik dhe pasiguri pėr jetėn e njerėzve tė pafajshėm.



4-Misioni i Pajtimit Mbarėkombėtar, i pamundur tė pajtojė dy familjet nė hasmėri



Pėr rastin e familjes Martin Marku, i cili mė parė ėshtė kėrcėnuar me armė, dhe jeta e djalit tė tij nė Bushat, Shkodėr ėshtė e pasigurt, ka qenė i pranishėm Misioni i Pajtimit Mbarėkombėtar "Nėnė Tereza", i cili ka ndėrhyrė disa herė qė kėto dy familje tė pajtohen, (Pra familja e tė ndjerit, viktimė e kushėririt tė Martin Markut), ku familja e atij qė ka bėrė krimin janė larguar nga Shqipėria, mbetet i pranishėm gjithnjė rreziku pėr jetėn e djaloshit 17 vjeēar, Dritan Marku, pasi ai ėshtė i vetmi "BURRĖ", sipas KANUNIT i fisit Marku qė jeton nė Bushat. Madje i ati i viktimės ėshtė shprehur para Misionarėve tė Pajtimit: "Unė kisha vetėm njė djalė qė ma vranė edhe unė do tė gjej njė baba qė ta lė pa djalė". Dhe pėr tė qetėsuar shpirtin e lėnduar tė tė atit tė viktimės, i vetmi baba qė ka njė djalė tė vetėm nė Shqipėri, ėshtė Martin Marku.

Por djali 17 vjeēar, Dritan Martin Marku kėrkon tė jetojė i lirė, pa ankthe, pa frikė se dikush mund t'i bėjė pritė nė derė tė shtėpisė, a nė rrugė, pasi ai s'ka bėrė asnjė faj, asnjė krim. Pėrse shteti nuk i siguron atij tė drejtėn mė elementare sipas Konventės tė Drejtave tė Njeriut, atė tė lirisė, duke e mbrojtur sipas ligjeve nė fuqi. E kur shteti ligjor nuk ėshtė i aftė tė mbrojė jetėn e njė minoreni siē ėshtė Dritan Marku, ku jeta e tij ėshtė nė shėnjestėr tė kėtij fenomeni mesjetar e vrastar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak


Male
Numri i postimeve: 517
Age: 38
Vendi: Bruksel
Registration date: 19/04/2008

MesazhTitulli: Re: Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !   Mon Jul 21, 2008 12:00 pm

Kanuni esht Bibla shqiptare
Studimi/Kanuni i Lekė Dukagjinit ėshtė njė vepėr unikale me frymė humaniste e periudhės sė Rilindjes Evropiane nė gjuhėn shqipe

Shkruan Luigj Shkodran

Ligji Amerikan e dėnon me vdekje njeriun, kur ja merr jetėn tjetrit...
Pra, vetė Klintoni ka deklaruar se Kanuni i Lek Dukagjinit ka njė themel tė ngjashėm me kushtetutėn Amerikane nė lidhje me mbrojtjen e jetės sė njeriut, me respektimin e trinomit "Pėr Zot, e Fe e Atdhe"!
Kanuni i Lekė Dukagjinit ėshtė njė vepėr unikale me frymė humaniste e periudhės sė Rilindjes Evropiane nė gjuhėn shqipe, e cila, megjithėse u pėrfol dhe vazhdon tė pėrflitet edhe sot e kėsaj dite, ėshtė vlerėsuar nga studiues seriozė, vendas dhe tė huaj, si njė “vepėr monumentale” (A.Buda), “kontribut nė thesarin e kulturės botėrore” (Schėerin) dhe autori i saj, Lekė Dukagjini, ėshtė cilėsuar “njė personalitet imponues” (Durham) e “Hero Kombėtar” (Hahn) i popullit tė vet.
Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve. Shqiptarėt kanė trashėguar deri nė shekullin e 20-tė dy kanune: "Kanunin e lekėve" - Kanunin e Lekė Dukagjinit, qė kishte pushtet nė viset mbi lumin Drin; "Kanunin e gegėve" - Kanunin e Skėnderbeut, qė kishte pushtet nė gjithė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė veriore. Nė viset jugore tė Shqipėrisė e drejta zakonore tradicionale ka mbėrritur fragmentare. Modeli mė i plotė i organizimit tradicional tė jetės sė shqiptarėve ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerė pa kuvendin, pa pleqtė e stėrpleqtė, pa dheun qė mblidhej pėr tė ndarė tė drejtėn. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrėveshje), ky ėshtė thelbi i sė drejtės zakonore shqiptare. Vetė fjala "kanun" ėshtė huazuar nga greqishtja "canon", qė do tė thotė rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", qė do tė thotė "parlament", ėshtė huazuar nga njė rrėnjė neolatine "convente", marrėveshje.

Eshtė mirė qė nėse shkruhet pėr kėtė kanun,duhet qė mė parė tė tregohet,ajo e vėrtetė e kėtij kanuni, qė emri “Shqiptar” e ka zanafillėn tek ky kanun, sepse dihet nga pjesa dėrmuese se nė vendin tonė kanė kaluar ushtri tė shumta, ndėr ta dhe ushtria osmane dhe osmanllinjtė, kudo ku kanė shkelur kanė detyruar popullsinė vendase qė tė ndėrrojnė fenė e tyre duke e kthyer nga feja katolike nė fenė islame.

Kanuni ka lindur nė atė pjesė ,ku janė malėsorė, sepse atje ushtria osmane e ka patur tė pamundur qė ta pushtojė, kėshtu qė ajo zonė ka qenė komplet e izoluar dhe kėshtu ka lindur nevoja e mbijetesės ,duke marrė mendime nga njerėz tė moshuar,por dhe tė ditur duke grumbulluar dhe krijuar nė gojdhanė kanunin e mė vonė ky kanun u mblodh dhe u botua nga at Shtjefėn Gjeēovi.
Pėr tė kuptuar rėndėsinė e kanunit, At Gjergj Fishta e ka cilėsuar si, Palca e kombit, pra qė do tė thotė rėndėsinė e madhe qė kishte ky kanun,por dhe qė dhe qeveritė e mėvonshme janė bazuar nė tė dhėnat e kėtij kanuni dhe ky kanun ka marrė njė pėrhapje tė gjerė dhe shqiptarėt kudo nė botė krenohen pėr kanunin e tyre.Nė universitete tė ndryshme botėrore , merret nė stydim ky kanun si njė vepėr unike e kombit shqiptar.

Kanuni i Maleve tė Shqipėrisė ka ushtruar dhe vazhdon tė ushtrojė njė forcė tė jashtėzakonshme tėrheqėse pėr gjithė ata njerėz tė letrave apo studimeve qė bien nė kontakt me tė. Nuk besoj se ka temė tjetėr tė historisė a etnografisė sonė qė tė jetė rrahur kaq shumė nga udhėtarė tė huaj, konsuj, etnografė, poetė, romancierė, diplomantė e doktorantė qe te mos jene interesuar per kete kanun dhe vlerat e tij.

Valter Paincip vjen nė Shqipėri pėr tė studiuar kanunin e maleve shqiptare nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, kur vendi ynė ishte i pushtuar.

Paincip ishte njė jurist, njė studiues austriak me interesa shkencore, qė e kishte ndarė mendjen ta studionte njė ditė kanunin tonė, kjo jo vetėm se i pėlqente tė hynte nė kėtė botė dokesh qė nuk gjendej tjetėrkund, sė cilės i ishin qasur me kohė shumė dijetarė evropianė, por, siē e thotė vetė ai nė parathėnie, kishte dhe njė detyrim ndaj profesorit tė tij tė fakultetit tė drejtėsisė nė Vjenė pėr ta ēuar deri nė fund veprėn e lėnė pėrgjysmė, nga Teedor Ipeni, konsulli i pėrgjithshėm austriak para Luftės sė Parė Botėrore. Rasti e solli qė ai tė vinte si pėrkthyes me trupat gjermane gjatė Luftės, po qė me ikjen e tyre, nuk do tė thotė se iku dhe ai. Jo, Paincip qėndron mes malėsoreve shqiptarė si mik i nderuar i tyre, pasi ua kishte bėrė tė qartė qėllimin e tij. Kėshtu ata e mbajnė fshehur qeverisė deri nė vitin 1947, nėpėr kullat e tyre, kreshtave tė malėsive shqiptare tė Veriut, duke i treguar kanunin e tyre, sic kishin bėrė me plot dijetarė tė huaj. Ėalter Peinsipp, kur thotė se" tek e drejta tradicionale e malėsorit shqiptar janė ruajtur mirė arketipet e rendit shoqėror e zakonor tė kulturave tė lashta", rikonfirmon dhe njėherė si vėzhgues dhe hulumtues i drejtpėrdrejtė atė qė kanė pohuar mė parė tė tjerė dijetarė europianė nė zė. Merita e tij ėshtė se ai mundet ta shohė tė pashprishur kėtė arketip dhe nė mesin e shekullit XX, nė fillim nė Shqipėri, gjatė luftės sė Dytė Botėrore e deri nė vitin 1947 dhe pastaj nė Kosovė, kur shėrbeu si diplomat i vendit tė tij nė Beograd.

Janė tė rrallė popujt nė Evropė, kontinentin mė tė lashtė, qė janė popuj moshatar apo mė tė vjetėr se ne shqiptarėt. Andaj, edhe rregullimin shoqėror e kanunor ne shqiptaret e kemi nder popujt e parė. Rrallė apo fare ,pėrveē kinezėve qė kanė rregulluar jetėn dhe veprimtarinė jetėsore me kode. Shqiptarėt kishin Kanunin e Lek Dukagjinit, jo siē thuhet kanun i maleve, apo edhe kanun i Skėnderbeut. Njė kanun kishim ne shqiptarėt, e ai ishte Kanuni i Lekė Dukagjinit e asnjė tjetėr. Ky kanun ka nė pėrmbajtje tė pėrfshirė gjith veprimtarinė njerėzore shqiptare, qė nga lindja e deri nė vdekje. kanuni ka pėrfshirė nė trajtimin e vet pėrmbajtjen e jetės dhe formėn nė rrethana adekuate dalluese nga vendet dhe popujt e tjerė pėr rreth e mė larg. Ashpėrsia e relievit, rrethanave klimatike dhe raportet shoqėrore nėpėr fazat e tė cilės kanė kaluar populli shqiptar, kanė krijuar edhe ashpėrsinė e thelluar vrazhdėsinė nė relacionet njerėzore, si nė marrėdhėnie tė punės ashtu edhe me pronat dhe raportet ndėrnjerėzore. Kanunin nė shumė raste e kohėra e gjykojmė pak sa mė ashpėr se sa e meriton.

Nuk kemi vlersuar gjithmonė esėll, kur kemi folur pėr kanunin. Nuk kemi llogaritur gjithmonė se kanuni ishte nė kohėra e raporte shumė mė tė ashpra se koha dhe rrethanat kur kemi shkruar e vlerėsuar. Kanuni ėshtė bazė e fort pėr ligjislativin e pastajmė, si tashti edhe nė tė ardhmen e afėrt. Kanuni pas njė studumi analitik tė thellė, mund tė shėrbejė pėr kodet e tashme tė cilave Kanuni mund t’ju shėrbejė pėr themel e ligjėsi tė shėndėtshme. Sidoqoftė, Kanuni i Lekės, jo i malėsisė e as i Skėnderbeut, ishte, ėshtė dhe duhet tė shėrbejė dokument i lashtėsisė dėshmuese shqiptare. Kur ne kishim kanun, nuk kishte thuajse askush, apo pak kush qeverisej me kanun. Kjo ėshtė dėshmi e lashtėsisė dhe traditės sonė civilizuese e qytetėruese. Shkenca e drejtėsisė shqiptare ende nuk e ka thėnė fjalėn e fundit pėr Kanunin e Lekė Dukagjinit, shkenca jonė e ardhme duhet tė angazhohet gjatė e tė hyjė thellė analizės dhe studimit tė etikės sė drejtėsisė njerėzore duke u mbėshtetur nė Kanun.
Kanuni ėshtė rregulli qė kėrkohet, ligji qė duhet tė zbatohet, kur ligjet nuk veprojnė, apo janė bėrė qėllimisht tė buta pėr tė toleruar kriminelėt.,atėhere vepron Kanuni automatikisht ku mbron individin, familjen, shoqėrinė e kombin...

Kanuni ka qenė dhe ėshtė shpėtimtari i kombit shqiptar nė periudhat e pushtimeve tė huaja...
Prof. Kazuhiko Yamamoto nga Japonia nė njė takim nė Nju Jork, tha se: "Struktura etike e Kanunit, ėshtė forma mė origjinale e etikės nė shoqėrinė njerėzore. Kanuni i Lekė Dukagjinit, sipas tij ishte njė mekanizėm i nevojėshėm i kohės. Ai ėshtė njė vėshtrim pėrqasės mes strukturės etike e shoqėrisė homerike dhe asaj kanunore shqiptare. Pėr kėtė ai pohoj se ka bėrė edhe disa studime qė titullohen: "Struktura Etike e Shoqėrisė Homerike", "Shoqėria pa ndonjė autoritet shtetėror e shndėrron dhunėn e hakmarrjes nė njė forcė tė shenjtė".

Rėndėsia e kanunit ka vlera tė veēanta qė duhet tė studiohen mirė nga tė gjithė ne . Nė Kanun nuk thuhet se vriten fėmijtė as gratė pėr gjak!
Nuk thuhet se izolohen gratė as fėmijėt pėr gjak!
Nuk thuhet se njeriu duhet ta vrasė njeriun pėr fjalė goje.
Nuk thuhet qė kur ndodh njė vrasje duhet me ba vrasje tjetėr...
Por thuhet askush nuk ka tė drejtė tė ja marr jetėn tjetrit, pėrveē ai Zot qė ja ka fal jetėn njeriut!
Ai qė ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jetėn i ka borxh jetėn e vet, gjykimit tė pleqve, tė fisit, tė shoqnisė, tė njėrzisė...(kėto fjalė i ke dhe nė Bibėl e Kuran).
Vrasja e njeriut tė qet nė gjak!
Gjaku falet prej fisnikėve, prej njerėzve me njerėzi!
Trimi din me fal!
Por falja ndodh vetėm atėhere kur vrasėsi me njė pėrvujtėsi pendimi tė thellė para botės, njerėzisė, shoqnisė dhe fisit tė viktimės, para pleqve qė e pleqnojnė atė vrasje, din me u pėrul me rrespekt pendimi dhe kėrkon falje burrnisht!
Atėhere falet gjaku!
E pra kėto njerėz qė gjoja vrasin nė emėr tė kanunit pa ditur qoftė dhe njė rrjesht, nuk duhet qė gazetarėt tja motivojnė kanunit.
Tė vrasėsh femrėn nuk e thotė kanuni, e pra pse kėto gazetarė dalin nė shkrimet e tyre dhe pėrmendin, se gjoja u vra njė femėr pėr hakmarrje sipas kanunit.
Vrasjet nė Shqipėri pėr vepra nga mė banalet po i veshin Kanunit me pa tė drejtė, ndaj duhen tė ndahen veprat nga Kanunore nga ato, pėr arsye tė ndryshme qė nuk kanė tė bėjnė fare me Kanunin.

Do tė ishte mirė qė ky Kanun tė studiohej edhe nė shkollat tona.
Nė fund tė fundit pėr tė pėrparuar ne duhet tė kuptojmė se nga e kemi prejardhjen dhe Kanuni ėshtė pjesė e prejardhjes tonė.
Kanuni ėshtė quajtur Kushtetuta e parė shqiptare Kanuni ėshtė njė monument kulturor historik i sė drejtės tradicionale tė shqiptarėve dhe i tillė do tė mbetet pėr tė gjithė jetėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.fbdk.eu
comeback
Anėtar i ri
Anėtar i ri


Male
Numri i postimeve: 86
Age: 34
Vendi: miami
Registration date: 10/10/2008

MesazhTitulli: Re: Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !   Thu Oct 23, 2008 7:30 am

Nuk me ka ndodhur qe t'me kete vrare dikush pjestarin e familjes,por mendoj se eshte diqka e veshtir qe te falet!
Por te mendojme qe jetojme ne kete vit ateher sipas mendimit tim na duhet te permbahemi dhe ti leme ne dore ligjit kete qeshtje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Ligjet e Kanunit me hakmarrje te pa fund !

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -