Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Letërsi tregime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Letërsi tregime Empty
MesazhTitulli: Letërsi tregime   Letërsi tregime EmptyTue Jul 22, 2008 10:46 pm

MARTESA E SYRIT

tregim
shkëpur nga vëllimi me tregime "PROFETI I LIRUAR" i Kristaq F. Shabanit






Ai vështronte ngultas. Nuk i interesonte të vështronte gjatë konstruktin... i kishte qejf gjysmëshikimet. Manjat në gjysmëtrupat. Mjaftonte për të që kundrimi të rrokte vetëm këmbët... Ah, këmbët! Ato kanë sy..., kanë gojë..., kanë edhe ato frymëmarrje si çdo qenie, kanë pronë bukurinë e pamatë. Kanë shkurt për të qenë më të saktë fizionominë e tyre tepër shprehëse...

Ai fliste, duke fluturuar... Ishte një fragment i fjalimit të tij të përditshëm, që çudiste moshatarët e etur, tek qëndronin në vrojtim të “pulpave”.

“S’më intereson se ç’fytyrë kanë pronë,... Për mua ka rëndësi vetëm këmba, pamja e saj. Unë jam adhurues vetëm i këmbës…”

Ah, këmbët ! Pulpat e tyre të mahnitshme, të magjikshme, format e tyre befasuese... Nuk më intereson se çfarë ka veshur. Më intereson se ç’shtrihet poshtë mbulimit fanatik. Më intereson zbulimi, freskia e pulpave. Origjinaliteti është fushë e gjerë dhe lëvrohet. Dikush adhuron vrapimet e kuajve apo pam - pamet e zhurmëshme, dikush brilantët dhe fildishin, argjendarinë dhe stolitë, dikush është i dhënë pas peshqve... Ç’duhet të më dallojë nga të tjerët ? Secili ka ndjenjat, ndjesitë, adhurimin, përpjekjet. Ah, këmbët...

Një nga “ATO”, të preferuarat, kalon para adhuruesit. Fustani i tejndarë në disa prerje, i palëzuar deri afër vitheve të tejformuara, vallëzon në një vijë melodike i shoqëruar nga një puhizë e lehtë. Syri rrok të dëshiruarën.Vrapon me një marrarendje të çuditshme sa nga fillesa e deri në stisje të dy këmbëve të florinjta në bashkimin e madh. Ah, bashkimi i madh, bashkimi më origjinal i natyrës zemërmirë!... Dua të dalloj gjithçka që ekziston e rrezaton. Eh, natyrë e ëmbël, u tregove e madhe! Formove këmbët, që ecin me siguri bukurie... Formove këmbët të ngacmojnë qeniet. Formove këmbët të ngrënë tensionimet.

Puhiza luan me fustanin shumëngjyrësh dhe konturohet ngacmuesja. Fustani i çarë me hapjet dhe mbylljet i ngjason një vallëzimi vals të temperuar. Këmbët rrëshqasin syve, zbulimikërkon vetveten. Shikimi rikërkon një pikë të vetme referimi të përfytyrojë pastaj madhështinë e padukshme. Stina e verës kthjellon njohjen si një qiell “jetim” pa re. Shkopi dirigjent i ERËS me lëvizjet e tij ritmike ngrë e ul palat e fustanit si fletët e palmave afër oazeve, ashtu si mund të hapen e të mbyllen petalet e një luleje. I lumtë atij, që e ka stisur mrekullinë! Ka pasur mendje jashtëtokësore... Shkopi i dirigjentit ringrë palat. Eh, sy, ç’mendim ke në këtë bukuri trullosëse!?... Syri i dashuruar pas pulpave nxiton të përfitojë sekondën nga kjo ndezje e çelësit të dritës; të përjetojë një ndjenjë elektrizuese. Ngjyra e trëndafiltë e veshjes në ballkonin e këmbëve të tejbukura e kap prej veshi Syrin, duke i kujtuar se bleta kërkon polenin e ndaj ulet vetëm në kurorëzën e lules së bukur...

“Mos më ngacmoni më, këtej nuk lëviz...” - duket sikur përbetohet, por çelësi i dritës fik vetveten dhe ëndrra e Syrit errësohet dhe shpërthen në mallkime:“Ej, ti, o ERË e mallkuar, ndize dritën!... Ndize dritën!... ”- dhe shpërthen në nota urdhëruese. Dhe Era i kthen përgjigje qetimi. Brenda saj është rritur kërcënimi:“Ej, o mjeshtër, mbylle gojën se do të të dënoj si di të dënojë Era! Mos ke ndërmend të më kudrosh dhe këmbët e mia? Unë mbart nga trashëgimtarët e mi fanatizmin...”

“Aman, moj ERË, mos ma merr për të keq ndonjë fjalë e ngacmim të paqëllimtë!... Aman,të kam xhan! Ndize çelësin... ”- i lutej Syri.

Dhe papritur Erës i vjen keq... Le ta plotësojë fundja këtë dëshirë të Syrit. Dhe ndodh ajo që pret Syri. Palët janë ngritur. Këmbët japin shfaqjen e tyre të mahnitshme:“Eh, ai lëmim! Ah, ajo hedhje e tyre që lëviz gjithë linjat e trupit!... Eh, këto këmbët vendosën kurrora misesh..., prishën mendje mbretërish, ulen e ngriten shpatat, vunë bukurinë mashkullore në duele vdekjeje, lotësjellse të pazakonshme..., thurën vargjet më brilantë, u dhanë shkëndijë si strall lindjeve të reja! Mëngjeset mendonin për këmbët. U vinte inat për të vetmet pasuri të netëve... Në epitafe dramash u shkruajt për... Syri mediton dhe shtrin krahët e tij të ledhatojë këmbët. Ja arrin qëllimit “të mprapshtë”. Këmba duket sikur me një delikatesë i thotë:“Mos, të lutem! Por, sa i ndiej, o Sy i mirë, krahët e tua. S’janë si krahët e tjerë. Në gishtat e tu ndiej diçka të zjarrtë, që më përcëllon e më hedh vërtik... E dua këtë prekje që më deh; më pëlqen kjo prekje, dua ta kem pronë, por virgjërinë ma ruaj...” “Mos u merakos! Vetëm pak prekje dhe pastaj le

të vdes...” - i pëshpërit Syri Këmbës në vesh... Ndizet një dialog shumë prekës, i cili rrëmben të dyja palët. Syri tepër këmbëngulës me një hov tërë risi dhe me të gjithë shpejtësinë, që e karakterizon prek, prek dhe vetëm prek... Është i pangopur në prekjet e tij. Dhe Këmba këndon jo me prekje, por me lëvizje të muskulaturës së saj “KËNGËN E MADHE TË KËNAQËSISË”. . .

Dhe Syri këtë e kupton mirë. Nis dhe ai një këngë jetësore e plot nerv :

O ëmbla Këmbë,

ta kam zili virgjërinë . . .

Le të fryjë një puhizë e lehtë

në të gjitha stinët,

Tek ty marrarendas do të vij

dhe mbi zjarrminë tënde,

po është për të vdekur,

fundja le të vdes ! . . .

E di pushtetin tënd

që dhe vdekjen harkon,…

E njoh zgjuarsinë

dhe e marr me mend,

fundja akacie mbi kokë dua,

lule molle, fundja!...

Dhe Këmba “femër” preket dhe sentimentalizohet,duke i thënë: “Sy, o Sy, paç vetëm rini!... Magjitë për ty unë do t’i zgjidh me ngrohtësinë e shpirtit!... Le të jenë fshehur dhe në shpellat e piratëve të dashurisë dhe, në kështjellat që mbajnë lidhur dashuritë dhe, në faqet e brendshme të unazave me emra të rremë... dhe, në shpërthimet e trembëdhjetave dhe, në “adoleshencat” e të mëdhenjve... Do ta gjej se kush e ka bërë magjinë se kam një kërkues të saj, të saj... Ky kërkues, që quhet “Hosten i Dashurisë të pamort” do ta gjejë Magjinë e mistershme... Syri i ekzaltuar nga thëniet e margaritta shpërthen befas:“ Poshtë Magjia!”

Një Profet tha dikur dhe thënia e tij jeton edhe sot:“ Mos i bëni dëm dashurisë... Mos e ngacmoni ndjenjën, le të mbillet ajo në TOKËN E DASHURISË !... Në qafë paçi veten në se veproni në të kundërtën !...” Unë e kam të dashurën time KËMBËN,... Le ta dëgjojë ajo haptas dhe të ndiejë çiltërsinë time në shpirt!... Nuk dua përgjigje, o Zot, pa u menduar mirë. Lënia e kohës në dispozicion është mençuri...”

Këmba dëgjoi dhe e përtypte ligjëratën. I pëlqeu dhe heshtazi dëgjonte në mosngopje, në një etje, e cila e gllabëronte e që po shfaqte aktet e kësaj pangopësie të madhe.

Palat u ngritën aq lart sa që një “Oh, moj nënë !” - u dëgjua dhe në anën tjetër të trotuarit xheloz... Ç’të shikoje?! Një madhështi me përkrenare, e cila rrezatonte e vetëm rrezatonte në trupin e mishtë në mijëra llampëza të vogla, që flisnin në gjuhën e tyre të ndritshme...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Letërsi tregime Empty
MesazhTitulli: Re: Letërsi tregime   Letërsi tregime EmptyTue Jul 22, 2008 10:48 pm

“Qirinj le t’i ndezim bukurisë

së pamatur dhe ironisë së saj,...

Qirinj të ngjyrosur,

që të lëshojnë në ajër

ngjyresën e tyre.

Krahët nazemëdhenj le të hapin

fluturat ëngjëllore,

në fluturim ëndrre.

Pulpat le të hidhen vërtik

në linjat këmbore...

Eh, ç’dehje do të kemi, o moshatarë të mi,

dhe ju, o Foka të vjetra,...

ju ish koketa e topmodele famëmadhe

që rrokje syri patët në jetë,

tani në pëqinjtë tuaj me duar të rrudhosura,

mbani macet

e pranë Këmbës të adhuruar

një Qen me emër të dashuri

g a j a s e t!...

Në ekranet televizive vrapojnë si në starte

vrapimesh, kasetat e bukurisë femërore...

Ku janë, ku janë ato “famëmadhet”?

“Arkeologë” bëni punën tuaj zbulimore!

Le të këndojmë së toku atë këngë,

që dërsit në vallëzime

Të dashuruarit,

Le të presim të ulet në gjunjtë tona

më e bukura e Barit,

e të harrojmë se pranë kemi një gungaçe,

një lupëse që shtrin dorën;

të budallepsemi nga kënaqësia e Kulmeve,

të mbajmë një fjalimth

për këmbët triumfatore,

që magjepsën dhe vetë Magjinë,

që magjepsën e zilepsën

mendjen më të mençur,

Autoritetit i vunë poshtë ecjes

lëvozhgë banane... ,

“O, sa më pëlqen meditimi i Syrit, - thotë me veten e saj Këmba,- s’ka ndjenjë e mendim më domethenës... E pse të mos jetë i pari dhe i fundit që të pronësojë virgjërinë time? E pse mos t’ia them që tani se edhe unë e dua ?...”

E njoh adhuruesin tim, e njoh të përvëluarin...

Atje lart në gjinjtë e mi,

një tronditje si rrëfim ndiej,

Virgjëria a mund të rrëfejë

veç virgjërisë së saj ?

Se si po më duket vetja

në këtë mëngjes baritor,…

Kokë më kokë me të të fle më pëlqen,…

Kushdo që do të më prishë të fjeturën time,

do ta mallkoj deri në përçmim...

Lemëni të shtrihem në krevat me Syrin,

frymëmarrjen nga afër t’ia ndiej,

O ZOT, t’ia ndiej . . . ,

Java të mos kalojë kaq shpejt,

dhe ti, o orë nazemadhe, mos nxito

të ikësh me nxitim!…

Unë e di se ti e njeh dashurinë e madhe,

ndërsa unë sot po e provoj për të parën herë;

nuk të vjen keq, nuk të vjen keq ?. . .

Pemën e dua të jeshiltë,

Malin të lartë deri në re,

Syrin e dua të guximtë,

Pulpën të ma puthë,

Pulpën të ma bëjë pre...

“ Dhe meditimi ka një mbarim, por kurrë një fund. Ai përsëritet e përsëritet në pambarim, por kurrë “me fund”. Këmba së fundi shpërthen, ashtu si di të shpërthejë Këmba: “Më dëgjo, o Sy i mirë, më dëgjo… Në këtë çast mund të pritet një shirit; mund të ketë një prag, një harrim… E ndieja ngulitjen tënde, shoqërimin tënd në çdo çast, pëlqesën tënde, përbetimin tënd dhe e këndoj këngën e tejfundit :

“ O vdes me ty

dhe kurrë pa ty!

Do të të rrëmbej

nga ata që të sollën në jetë,

sado të të ruajnë, do të rrëmbej!…

Kudo që të jesh:

Në daç në rrugë, në daç në ajër,

O Këmbë, do të rrëmbej...

Pa ty do të hidhem nga një Urë

se jetë pa ty nuk dua,

le të më marrë e egra shkumë,

batica do të më nxjerrë prapë në breg,

dhe prapë pa vdekje do të jem Unë

dhe ty, o Këmbë, do të rrëmbej!...

Të dua ty, Ofeli, ty Ergetë

o na pret vdekja e përbashkët,

o të dy në Jetë!...”

Këtu Këmba e ndali “rrëfimin” e saj. Dhe vështroi Syrin, tek sa një lot gëzimi iu shkëput nga ndjenja e fuqishme, nga bukuria dhe forca emocionante e të kënduarës...“

“Kjo ditë, Këmbë e dashur, është më e madhja Ditë e Jetës sime, është fillesa e guxuar e një Nisje të re, prelud i një të ardhme të magjikshme!... Mos e thuaj fjalëzën e fundit..., se unë e kuptoj,... Thuaje vetëm me muzën tënde që ngjit në shpirtin tim !...

“Nuk ka nevojë të më lutesh,

o Sy i zemrës sime,

nuk ka nevojë të lotosh,

nuk ka nevojë nga gaz i përbashkët

të vuash...,

Ja një dallëndyshe po vjen nga Lindja,

në fluturimin e saj tërë kolor

diç përcjell,...

Sytë e saj pyesin : “Në ç’tempull

do të befasohet njerëzimi,

E ardhmja dantelat e qëndisura

do të shpalosë?...,

Fluturon, fluturon dallëndyshja,

fluturimi i saj qarkun mbylli,

fishekzarret ndriçojnë Qiellin,

duelistët nxjerrin shpatën prej millit...

Dhe ulet dalëandyshja

mbi një Tempull lidhjeje,…

“Nesër, nesër Ceremoni e martesës

e Këmbës nuse me dhëndër Yllin... “
***


Asnjë fjalë tjetër, nuk kish më kuptim,

veç një “Puthje” pulpe me rrëmbim ! . . .

“Këmba” dhe “Syri” jetonin çastin më të lumtur të tyre. Njerëzit kundronin mrekullinë me endje. Midis tyre buzëqeshte Profeti !...

Athinë 1993

Ë Í ˜ Î


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Letërsi tregime Empty
MesazhTitulli: Re: Letërsi tregime   Letërsi tregime EmptyTue Jul 22, 2008 10:50 pm

I CUNGUARI ME EMËR PRONOR





Ai tregoi me gisht tregues...

Natën e ngrictë ia prenë gishtin...

Ai prapë kokëfortë tregon me cung...,

E pashë nga DRITARJA E PËRGJIMIT...

Natën me pincë i shtrënguan cungun... Ulëriti tmerrësisht nga dhimbja...

I thanë:“Do të të presim cungun deri në rrënjë, deri në “rrëzë”!...” - dhe nxorën dhëmbët. U përbetua se s’do të drejtonte më cungun... se atij i interesonte të ishte Cungu si dëshmitar i gishtit tregues të dorës. Sa kthyen krahët “ATA”, prapë cungu në të tijën: Filloi të këndojë të pëlqyerën “KËNGË E CUNGUT”... Por, ia fotografuan tregimin cungut. I erdhën ditën me fotografinë ku kishte dalë lakuriq “LLAFAZANËRIA CUNG”. Ata nxorën nga milli thikën lëshuese xixash të prisnin në rrëzë cungun...

Por, I mënçuri ngriti dorën dhe bëri me shenjë: “ Ç’merreni me cungun?... Cungu është cung, vetëm cung !...”

Ata, të pushtuar nga habia, ngritën kokën dhe e kuptuan kodimin: “Zgjate cungun të shpëtosh !...” Dhe i hapën me zor gojën. Pronari nxori gjuhën. Gjuha në atë çast s’i ndieu përmasat e saj... Rrodhi gjak që, sa hap e mbyll sytë, ngriu në ngjasim cungjesh të prerë, të vegjël; fjalë të prera në tinguj të memectë...

Kishte filluar tregimi me gishtin cung dhe kishte vazhduar me gjuhën cung...

Eh, tani, artikulacioni ishte shpëtimtar!...

S’kishte ende të cungëzuar TRURIN...

Në atë çast iu kujtua një thënie lavdiplotë:“Kot mos e nxirr, pa lavdi mos e fut!” Kaçubej idhullonte edhe në këtë epokë arenë...

ATA u larguan, duke menduar se kishte ende dhe plot pjesë të tjera ku mund të cungëzohej. E ndiente se ishte i destinuar të kalonte një proces të gjatë CUNGËZIMI!

E atëherë PRONORI do të quhej padyshim:“PRONORI CUNG”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Letërsi tregime Empty
MesazhTitulli: Re: Letërsi tregime   Letërsi tregime EmptyTue Jul 22, 2008 10:51 pm




IKSE



Këmbëprerët . . .

T’i pyesësh se ku ua kanë prerë këmbët çuditen në retorikë. Pikëçuditsja kthehet këmbëlart. Vënë në lëvizje kujtesën, që u ka mbetur.

Harresa ngjason me një mal të lartë dhe maja e tij me një vezë të latur në tejkufij, ku në sipërfaqen e saj rrëshqet dhe këpuca e artë dhe, bie në një hon tepër të thellë. Shenja harron të lërë shenjë. Vetëm klithma e pasthirrmtë e shoqëron. Gjethe “shprese” bien mbi majën vezake të “Malit të Harresës”.

“Ç’të themi ? . . .” - hezitojnë të përgjigjen këmbëprerët me emërtim sipas këmbës së prerë të majtë apo të djathtë.

Këmbëprerët e djathtë veshin vetëm këpucë të majtë. . . Këmbëprerët e majtë. . . duan vetëm këpucë të djathtë. “Prerjet” lëvizin me të kundërtën e tyre . . .

Ata i gjejnë këpucët në disa mapo, që quhen “ENKAS” . . .

Hedhin syrin e majtë të Verbërit e Djathtë . . . Hedhin syrin e djathtë të Verbërit e Majtë. . . Të Verbërit e Djathtë stërmundohen të kapin gjithçka të Botës me syrin e majtë . . . Të verbërit e majtë kërkojnë t’i zbulojnë asaj gjysmën e saj lakuriqe se gjysma tjetër nuk i duket, ka veshur një model të prerë sipas shijes të një krijuese modelesh të njohur, që veçse kërkon të ekspozojë vetëm gjysmëmodel : gjysmëkoke, gjysmëtrup, një gji, gjysmëkofshë, . . . gjysmë . . . , gjysmë . . .

Në varganin e atyre që ecin dallon Krahëprerët . . . Krahëprerët e majtë me protezë të majtë . . . Krahëprerët e djathtë . . . me protezë të djathtë. Midis tyre dhe një krahëprerë në katrorin pitagorian.

Krahëpreri i majtë . . . , s’ka këmbë të djathtë. Krahëpreri i djathtë . . . , s’ka këmbë të majtë ! Dy pole të kundërta ! Dy të tilla baraz me një X, që ecën përmes kalimtarëve, një EUREKË Arkimediane : Krahëpreri i majtë, pa këmbë të majtë, s’ka as sy të djathtë. . . Krahëpreri i djathtë pa këmbë të majtë, s’ka as sy të majtë! . . . E përbashkëta e tyre e mirë : Kanë dy vesh dëgjues të fortë.

Eci mes tyre dhe i ndjej të stërlodhur nga stërmundimi i këmbës së prerë, krahut të prerë, syrit të verbër! Mbajnë në sy forcën e syve, mbajnë në duar forcën e duarve ! Mendojnë për një çast sikur s’kanë asgjë të prerë... Eh, o tundim i “ëmbël”!... Prerja s’të fal, ajo të mbërthen në një rregull që të tmerron e të ngul piketë në dhimbjen që s’e pranon Sozinë...

Në një KËNGË QARJE TEATËR të lashtë BURRA SHTETESH, STATUJAPËRJETËSISH lotohen në ngopje dhe dëgjojnë në etje një melodi kryefjalë: “KËMBËKRAHËPRERËT E SYVERBËRIT lusin ZOTAT t’u ngjitin pjesën e prerë...”

“Nesër hapet parada e të PRERËVE... Mos harroni, ora 2000!... ”- thërret një tellall. “Mos harroni, ca duhet të nisen me këmbë... Mos harroni se jeni këmbëprerë... Gjejeni vetë orën e saktë të nisjes. Ca duhet të lëvizin me makina të tipeve që u pëlqejnë: BENZ, FORD, MITSUBISH,... I keni në katalog... Veç ju kujtojmë një këmbëprerë i majtë duhet të udhëtojë me një këmbëprerë të djathtë... Ca le të marrin trenin e mëngjesit; më të afërmit trenin e pasdites që të arrijnë në mbrëmje... Ca edhe avionin... Mos harroni të merrni pjesë në “MISS-MISTER KËMBËKRAHËPRERËT E SYVERBËR...”

Ata të gjithë do t’i ngushëllojë parada e kalimit dhe e trashëgimit. Vallë, në rrjedhjen e tyre do të ketë pasardhës të tillë?... Do ta pësojnë të tjerët fatin e tyre?!... Ndoshta, jo, kurrë, o Zot, përsëritje! Dhe atyre u pëlqen frenimi dhe “përkrenarja” . I shqetëson dhe e thëna : “Po u martove me cenin, do të përçosh cenin!”

Tellalli vazhdon tellallërinë e tij të paguar me zë të lartë metalik në përsëritje imponuese:“Mos harroni, biletat prijini me vajtje e kthim, me para në dorë, ose duke shtrirë duart si “LULA” të vecërr. Mos harroni, atje mund të ndodhë dhe çudia: Të fitoni ndoshta dhe krahun, këmbën, ndriçimin e Syrit,… Mund të ndodhë çudia, MAGJIA!…

Mos... ha...rro... ni. Parad...a e krahë, k... ëmbë ... prerë...ve!





k 




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Letërsi tregime Empty
MesazhTitulli: Re: Letërsi tregime   Letërsi tregime EmptyTue Jul 22, 2008 10:52 pm

NJERIU “PSE”





Pse. . . , pse . . . , pse ?

Njeriu “PSE” pyeste vazhdimisht veten. Melodia e vetmisë të “pse-së” e shtrëngonte fort deri në mbytje shtrigash. Kishin kaluar tashmë shumë vite qysh nga lindja, kur atë pragmbasdite u shfaq “pse-ja” me mbërthesën e saj të pazakontë. S’ishte komsa që mbërthen një këmishë, një bluzë apo një pallto të madhe...

“Pse-ja” ishte tejkomsë jo me vrima, por me ca si kapje të padukshme, të cilat ngulnin kthetrat e tyre të helmta në sipërfaqe të prodhuesit të mendimeve... E detyronte atë të prodhonte veç dyshimin për gjithçka, syri diktonte, por edhe kërkonte dhe jeta ishte emërzuar e titulluar : “JETA E PSE-SË”.

Kur, papritmas, gjendej në një mjedis ku qeshej e flitej me tone gazmore, NJERIU “PSE”, lëshonte një pse... e... e... e tepër të gjatë të shoqëruar nga një Njeri me qafë çuditërisht të gjatë e me temperament gjallërues për të siguruar tejruajtjen.

Pse qeshet ? Enigma e “pse-së” konturohej e kalonte në përmasa të papërcaktuara me një lëvizje të rrallë... dhe mahnitëse... Asqë zbërthente “Pse-ja” qeshjen, gazin, ilaritetin, lotimin... Shihte e hutuar qeshje, që dilnin nga dhëmbë të zmaltuar artificialisht, por të shtrënguar me finesë për tejpamje dhe tërheqje vëmendje...

Eh, ç’botë ka kjo “PSE-JA”!

Pse qeshet? Një fëmijë i ngashëryer, para pak çastesh jetësore, qante për një qenie njerëzore të shtrirë për tokë, ndërsa tani sytë e hapur kanë arritur në Perëndimin e fundit, për moskthim në Lindje. Fëmija loton me tone të madhi, me dhimbje të madhi. Lotët varen në faqet e njoma, duke treguar sa i dhëmb shpirti, i cili kërkon të dalë nga vatra më e madhe njerëzore. Oh, o dhimbje e kalëruar që galopon në pista tronditëse!...

Njeriu “PSE” përsërit në kuptimin e vet atë psenë e tij të ngjyrtë: “PSE..., PSE... , PSE ?” Dyshimi i saj i hutuar e zë përdore “psenë” e tij dalë në renditje, vetëm nësinjal të beftë... “Psetë” vrapojnë si xhinde. Në duart e tyre të formuara me mundim mbajnë pa humor një shkop në formë të pse-së...Vrapojnë në starte të pambaruara e në fusha “PSESH” me një ritëm që i ngjason : PIKËPYETJES... Dhe finishi:? ...
Nanuritet qarja... Te jetë qarje e qëllimshme për të servirur


“pjatanca ari”, për t’i lënë sferë influence?!... Oh, Botë e dyshimtë ! Ti dyshon më shumë për veten tënde e jo për... Ndoshta, ai i shtriri, për të cilin qan fëmija fantazon Perëndimin, skenarizon dhe i mban sytë në pozicione makabre ?!...

Ma jep dhe një herë dorën të ta puth... ( Oh, o lutje e vrerosur, që të keput !... )

Njeriu “PSE” pyet në pambarimin e tij: “Pse... , pse... , pse?...”

“Anija kozmike po niset në Hënë...”

Njeriu “PSE” pyet :“Pse?...”

Hëna është e ngrënë... ,

Njeriu “PSE” ripyet :“Pse?...”

Një karafil po zihet fytas me trëndafilin...

Njeriu “PSE” vërshëllen në odise...

Po ndërrohen qeveritë... Kryeministri dha do. . . rë. . . heqjen. . .

Njeriu “PSE”: “Pse?... Ah, fejesë e parë nuk zgjati as tri ditë për të vetmen arsye se partneria nuk i përkiste fisit të “pse-ve” dhe, me pikantia ishte se vetë asaj në këtë vorbull, nuk i shkonte në mendje se i fejuari i saj ishte nga fisi i “PSE-VE”. . .

- Më trego pak për jetën tënde, e dashur !”- iu lut asaj Njeriu “PSE”.

Ajo filloi të tregojë me naivitet femëror... Njeriu “PSE” pyeste atë dhe veten : “Pse?...”

Dyshimi qafëgjatë e mbërthen prej mesit.

- Pse ke marrë në shkollë nota aq të mira? I meritoje ?... Mos ndoshta...? Pse di të puthësh me një teknikë, që unë s’e zotëroj, puthje e zjarrtë, pse?... Mos ndoshta?...” Pyetja e parë pasohet nga e dyta. Në tri ditë ishte rreshtuar batalioni i “PSE-VE” dhe një truprojë e dyshimit ruante me një vigjilencë tej natyrës së “PSE-SË”.

Dhe të fejuarës triditore s’iu durua :

- Vafsh në djall, o NJERIU “PSE”!... Gjetsh fatin e padalë !...”

- Njeriu “PSE” ripyeti sërish : “... ”

Pse-ja nuk mund të ndalonte një ecje në shkëputje e një flakje vetëtimë të unazës 24 karat të “PSE-SË” si dhe të një palë rruaza të shndritshme “Pse-je... Njeriu “PSE” mori flakë me shpejtësi alkooli dhe mbeti meit në lartësinë “PSE”. Ajo largohej turravrapas, duke lënë pas kronikën dështake të një fejese, që kërkonte ta lidhte me një litar të najlontë psesh... Njeriu “PSE” pyeste veten sërish në pentagramin e tij pyetës. .
Në linjën tjetër të ecjes një binjak “PSE-JE”, për të njëjtat shkaqe, ndahej nga e fejuara triditëshe... Fejesat vdesin apo i vrasin? NJEREZIT “PSE” . . . Një të vërtetë të madhe kishte mësuar. Femrat i durojnë “pse-të” vetëm dy ditë: të Hënën dhe të Martën..., pastaj në kapërcimin e të mërkurës durimit të tyre i dridhet këmba nga rakitizmi i “pse-ve” të harlisura. Dhe në mallkim femëror hidhen në ëmbëlsinë e tyre fine...



Mbani mend:”DURIMI ZGJAT VETËM DY DITË... NË TË TRETËN NDODH KATASTROFA E MADHE...“

Në majë po ngjitet një identik në “pse” dhe në trajtë... Ngjasimi i binjakut të çudit. E tërheqin njëri - tjetrin “PSETË”...

Ai po vjen:“Pse?...”

Unë po shkoj:“Pse?...”

U takuan në majën e “EVERESTIT TË PSE-VE“.

Takim pikëpyetjesh. Dhe vetë “PSEJA” dyshonte tek vetja e saj. Ata shtrëngonin “retë” me pse-të. Menduan të krijonin “SHOQATËN E PAVARUR TË PSE-VE”...

Fundja të merrnin viza për gjithë “PSE-TË” për t’i rënë kryq e tërthor GLOBIT...




¯ ­



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Letërsi tregime Empty
MesazhTitulli: Re: Letërsi tregime   Letërsi tregime EmptyTue Jul 22, 2008 10:54 pm

I dërgova këto tregime e skicime për të krijuar "ilaritet" letrar. Libri është botuar në vitin 1998
Krist
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Letërsi tregime Empty
MesazhTitulli: Re: Letërsi tregime   Letërsi tregime Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Letërsi tregime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letersi e huaj - Pablo Neruda
» TREGIME MISTIKE
» GJIROKASTRA- LETËRSI- "PEGASI" INTERVISTË
» Zonja “Vdekje” dhe skica e tregime nga Ardian Dedi
» LETERSI PEGASI "KERCENIMI I AMEBËS"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: