Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:17 am

INTERNETI
17 april, 1999.
Edhe sot, (është mëngjes, ora 9,1 minuta) nuk ka bukë të zotit! Ja veqësa u kthye i
zhgënjyer Baca Fejzë me Hanin nga Stamenkoja i famshëm në këto ditë luftë (djali i të cilit
ka kohë që është vullnetarë në luftën e humbur) i cili mbanë një minimarket të rrall të pa
shkatrruar, në këtë pjesë të qytetit.
Ende nuk ka asnjë shenjë se regjimi totalitar i Millosheviqit, është i gatshëm të
lëshojë pe dhe të bëjë kompromis me bashkësinë ndërkombëtar. Mbrëmë në "Europën e
Lirë", sipas një ko menti NATO-ja, po pregaditet për një invazion të mundshëm dhe të
rrufeshëm, sipas këtij konfirmimi ata kanë mobilizuar afro 30.000 rezervist dhe poashtu
edhe nja 30.000 tjerë nga rekrutët shqiptar të diasporës. Gjurmëve të këtij lajmi, ndoshta
jo edhe aq të papritur, kuptojë se Klarku, ka urdhëruar (sipas shkrimit të gazetës
"Washington Post, që mund të përcillet edhe në internet) : mobilizimin e forcave rezervë të
këmbësorisë së SHBA-ve!
Sa është i vërtetë ky lajm, nuk mund të dijë? Ajo, që më jap shpre së është se:
NATO-ja, pasi që, si thotë populli "është hyllë" në baltën e Ballkanit, vështirë e ka të
tërhiqet më. Akti i aktivizimit të ashtuquajturit "urdhërit për aktivizim", është një një
vendim, jo vetëm i SHBA-ve (promotorit kryesor në këtë fushatë), por edhe i 18
(tetëmbëdhjet) shtetëve tjera më të zhvilluara të botës së sotme. Bindje kjo që lenë për të
nënkuptuar se regjimi satrap i Millosheviqit, nuk e ka larg. Shpresa, në këtë bindje bëhet
edhe më e fortë, kur të kihet parasysh edhe pjesa e ndihmës logjistike që mund dhe duhet
t'u ofrojë guerilja shqiptare e promovuar me emrin UÇK.
E tërë kjo është në rregull - më thotë Hani, por si ta ndalë paramilitarin dhe
ushtarakun serb NATO-ja, që të mos na masakrojë, e vrasë si pulat në kotec? Përgjigja, ime
kuptimin e humb në këtë drejtim, ngase vërtetë: avionet e NATO-s, është e pamundur të ia
ndalin turrin paramilitarit serb me thikë dhe kalashikov në dorë prej aeroplanit?! I cili mund
të hyjë shlirshëm në çdo shtëpi të shqiptarit dhe të vrasë kend të dojë, të plaçkisë kend të
dojë, të dhunojë kend të dojë, të masakrojë kend të dojë?!
Këtë "detyrë", mund ta bëjmë vetën ne! Por si ta bëjmë kur nuk kemi as një thikë të
thjesht? Shpëtimin, kështu siq po bëjmë ne të mbeturit si duket, ia kemi dhuruar
vetëdijshëm rezignimit! Kjo nuk është mirë, por në këtë situatë nuk kemi zgjidhje tjetër!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:18 am

ETNOCIDI
18 april, 1999
Ditë e dielë, e vrënët dhe me riga shiu. Igballi (shoqja ime), sot për herë të parë
gjeti bukë të gatuar te Stamenkoja i ngarkuar me ngjyrat e paragjykimeve nacionaliste. I
cili si komshi, i "mirë" i ka dhuruar dy copë bukë!
Tani është mëngjes. Pres të ndëgjojë lajmet dhe të shohë çfarë po ndodhë nëpër
Kosovë gjatë njëzet e katër orët e fundit. Hetojë se shkatrrimet dhe vrasjet e të
pafajshmëve, vazhdojnë pakurrfar kontrrolli! Vriten, fëmijët, gratë, burrat në mosha të
shtyra, ata që janë me të meta fizike e psiqike pa kurrfar seleksionimi. Kjo dukuri makabre
zhvillohet sidomos në ambientet rurale të Kosovës, ku mundësia ë fshehjes së krimit (po
kujtoj sipas skenarve të regjisorëve të gjakut shqiptar) për ta është më e madhe. Nga disa
të afërmë më vijnë lajme shumë shqetësuese! Disa informacione që sipas tyre janë të
"dorës së parë", kanë të bëjnë me luftën e ashpër që po zhvillohet në anën e Llapit. Sipas
këtij burimi të sigurt, në euforinë e tërheqjes së popullsisë civile të kësajë ane janë vrarë
shumë prej tyre. Numri i saktë ende nuk dihet, por dihet se ka qenë një ofensivë e rrept e
armikut ku janë përdorur të gjitha mjetet dhe armatimi i rëndë ndajë fshatrave etnikisht të
pastërta shqiptare, siq janë: Perani, Obranxha, Bradashi, Bajqina, Dobratini, Kërpimehu,
Metohija, Pollata, Pakashtica dhe shumë e shumë fshatra tjera.
Fakti se këto fshatra ishin etnikisht të pastërta edhe para luftës së parë botërore e
pastaj asajë të dytës, i ka bërë objekt të shkatrrimit, masakrimit dhe ndjekjes së
etnobandidistëve serb që pamshirshëm të qëllojnë mbi popullsinë etnike shqiptare.
Mësojë, se gjatë kësajë ofensive, ndër më të mëdhajat gjerë tani në historinë e
qenësimit të tyre, në përpjekje për t'u ndihmuar bashkëfshatarve të tyre më janë vrarë tre
kusherinjë (Eseti, Bedria, Hamdia) dhe disa bashkëfshatarë të mijë të cilëve nuk munda të
ua mësojë emrat. Etnocidi i kësisojtë i ashpër i organizuar gjatë këtyre ditëve mësojë se
nuk është i rastësishëm. Qysh më herët, dmth. para luftës arqitektët e kabineteve
etnocide kishin bërë e besa edhe organizuar formacione dhe dhe grupacione të ndryshme,
të cilat në momente të caktuara (si kjo e sotit!), si thoshte një serb: " do të kryenin,
obligimin (duke vrarë pa kurrfar ngurrimi shqiptarë etnik, gjerë në shfarosjen e tyre!) ndajë
më së paku 5/6 gjeneratave të ardhëshme serbe". Teza, se shqiptarë i mirë, është
vetëm shqiptari i vrarë!?
Si tezë makabre, është hit ndër paramilitarët dhe ushtarakët e Serbisë, ajo tani po
qarkullon shlirshëm dhe po qëndron përherë si shpatë Demokleut mbi të gjitha shtëpit,
fashatrat dhe qytetet shqiptare të Kosovës.
Zona operative e kësajë ane, me stoicizmin moralin dhe disciplinën e fortë
ushtarake, që prej fillimit të formimit të celulave të para të UÇK-s, ka qenë shembull.
Spastrimi etnik, është një synim i kahnotshëm serb që për qëllim ekskluziv ka
krijimin e një balancimi etnik në Kosovë.
Për këtë shkak, vrasjet, masakrimet, dhe dëbimet janë janë organizuar në funksion
të këtijë qëllimi. Në Gjakovë, Pejë, e sidomos Mitrovicë, sipas lajmeve të Kosovapresit,
vazhdojnë vrasjet dhe likuidimet e veprimtarëve politikë si edhe njerzëve të rëndomët
civilë. Jashtë më pret Sheki, që t'i ko mentojmë lajmet e fundit dhe të ndezim (pa dëshirën
tonë!) nga një "Zetë" shkaut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:19 am

EGZEKUTIMI
19 april, 1999
Ditë me diell, me Shekin po pijmë nga një qaj prapa shtëpisë. Ai po e pret Hanin e
cila ka shkuar të kërkojë dikund bukë, ngase i frigohet hargjimit të mëtejmë rezervave të
miellit që i disponon, Afër është Naltina e cila me naivitetin e vetë fëmijëror bënë
përpjekje të krijojë atmosferë. Komentojmë lajmet e natës së kaluar me shpresë se do
vendoset diçka në favor të ndreqjes së situatës së përgjithshme. Mbledhim argumentet për
pro et contra përmirsimit të gjendjes, duke u munduar kështu të hargjojmë kohën e
disponuar pa kurrfar kontrolli paraprak.
Pritja e kësajë gjendjeje më ka bërë agresiv jo vetëm mua por këtë e hetojë edhe
tek anëtarët tjerë të familjes, e sidomos tek fëmijët. Të cilëve u është prishur ritmi i lojës
dhe argëtimit. Të mbetur pashpresë për vazhdimin e mësimit të mbetur në gjysëmvjetor.
Lajmi më tragjik që kam marr gjerë tani! Kojshisë tim nga Bogujevcët, si duket
Selatinit (e ndoshta edhe Safetit) i është vrarë grueja me të katër fëmijët e vetë në
shtëpinë e tyre! Tërë pasditën e kam kaluar tek Sheki dhe Hani, shkaku i shqetësimit që e
kam pasur për këtë lajm tragjik.
I kam njohur, të gjitha ato fytyra të njoma! Çfarë mund të jenë femijët fajtor në
këtë luftë, ku e kanë shpirtin dhe rezonin e njeriut ata njerzë që vrasin fëmijë!
O zot, sa më dhimbsen! Dhimbja për ta më ka dekoncentruar. Shikojë, fëmijët e
mijë dhe nuk mundem të përmballem. Lotët më dalin vetëvetiu! Më dhimbsen, pasi që i
kam njohur. Sipas lajmit, në fjalë ata janë egzekutuar në pragun e derës së tyre?! Për të
qenë tragjedia edhe më e madhe, kuptojë, se në këtë kohë, si musafirë ishin edhe një
familje e Duriqve të fshatit Obranqë, të cilët nga paramilitarët serb ishin egzekutuar në
vend pa kurrfar paralajmërimi paraprak! O zot, njeriu qenka më i fortë se guri? Si do të
mund të përballen të tjerët me këtë, tashma fenomen ndërshqiptar?
Sot, për t'u ikur lajmeve alarmuese që vijnë pa pra në shqisën time të ndëgjimit
përpiqem ta angazhojë vetën në disa punë fizike rreth shtëpisë, por nga shqetësimi i
tepruar i lë edhe këto. Dikund kah mbrëmja, rastisi në një intervistë të Kadares, i cili si
shkrimtar me nam, bëri një krahasim të qëlluar të sintagmes që në vetëdijen tonë historike
e ate politike, ka pas qarkulluar pothuajse gjatë tërë këtij shekulli, për"Europën kurvë" dhe
"Europën fajtore",etj. me raportin e "Europes Atlantike"(Amerika si bijë e sajë), duke
dashur të shfajsojë ate. Akti i krijimit të raportit të natyrshëm të "Europës Atlantike", ndajë
shqiptarëve si pjesë të sajë, bënë që ajo tani pas gadi një shekulli të shfajsojë vetëvehtën e
anatemuar gjer tani nga ana e shqiptarëve të Kosovës.
Një fenomen tjetër aktual, që mpleksi Kadareja ishte edhe ai i deportimit të
dhunshëm të gadi një milioni shqiptarrësh nga Kosova, që në fakt është një presedan i llojit
të vetë që nuk mbahet në mend në historinë e njerëzimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:20 am

KUFIRI
20 april,1999
Ditë e vrërët! Mbrëmë, pothuajse tërë natën ka pasur të shtëna, askush nga ne të
"burgosurit" shtëpiak nuk e dijmë nga vijnë ato?
Për këtë shkak edhe nuk kam mundur të fjeti si duhet. Nga lajmet e hershme, fjala e
parë që përmendet është : vazhdon vala e dëbimit (deportimit, që i përngjan një eksodit
biblik!) të shqiptarëve në d rejtim të kufijve të Shqipërisë dhe kryesisht Maqedonisë...? Të
mbushet mendja, se askush së do të mbetet në Kosovë! Tmerr! Kosova pa shqiptarë, kujt i
hynë në punë?
Ndëgjojë të gjitha lajet e mundshme: DW-en, BI BI-si, VOA, Tiranën, Beogradin ,
Europën e Lirë, Zërin e Rusisë, atë të Kroacisë, etj. gjithëkund e njejta këngë: fluksi i
refugjatëve, "kaq kaluan kufirin", "kaq u vranë", kaq u masakruan", "kaq u varrosën në
varreza masive" (sipas ca shënimeve të Nato-s, gjerë më tani janë evidentuar me
syrin e teleskopit satelitor, dikund rreth 43 varreza masive Kosovë!>),etj. Domethënë po
krijohet me këtë preteksti i vazhdimit të mëtejmë i bombardimmeve masovike mbi Kosovë.
Sot, për herë të parë është bombarduar edhe Podujeva, Peja, Gjakova,etj. Më dhimbsen
të afërmit e mij, sidomos fëmijët e motrës (Mirvetit dhe dhëndrrit Brahimit) të Gëzimit,
Letit, Ismetit, Rabia e të gjithë bashkëvendasit e mij. Por ç'ti bëshë, ndihmë nuk kam
mundësi tu jap. Fati deshi që ata të mbetën atje, dhashtë zoti dhe u shpëtofshin kthetrave
të paramilitarëve dhe ushtarakve serb.
Lajme alarmuese, në kufirin shqiptaro maqedon! Me mijëra e mijëra njerzë presin të
kalojnë kufirin e Ballacës, Morinës dhe ta gjitha pikat tjera kufitare. Askush nuk kupton,
gjera kur kështu? Kuptojë, se vllazërit tanë mbatan kufirit maqedon, janë treguar jo
solidar! Por tejet vëllazëror! Diçka që së mund të përshkruhet. Diçka, që së mund të
përsëritet më asnjëherë. Ata ta prekur nga tragjedia që ndodhi këtej kufiri, me të gjitha ato
që kanë pasur në dispozicion (sidomos ushqime, pije dhe veshëmbathje) janë vënë në
shërbim të kosovarëve.
Neglizhenca e pakuptimët e pushtetëmbajtësve maqedon, si duket e ndikuar nga
instikti gjenetik i përkatësisë së trungut sllav dhe indoktrinimit ideologjik, ka bërë që
Kosovarët në këtë "pritje" intervenuese të mos priten ashtu siq do të duhej.
Në ekranet TV-ve, vrejë shokun tim Zekë Qekun, si ndanë nëpër rigat e shiut, bukën
e lagur bashkëatdhetarëve të vetë Kosovarë. Më duket provimi moral, është duke u dhënë
në nivelin më të lartë, gjerësa ai shtetëror i estabilishmentit maqedon, sikur heziton të
shtrijë dorën e ndihmës popullsisë së pambrojtur. Në Shipëri, poashtu në pikën pikën
kufitare të Morinës vrejë dhe hetojë një organizim më të mirë dhe ë është më e
rëndësishme: një solidaritet vllazëror të pashoq dhe të paparë në historinë më të re të
popujve të rretzikuar nga etnocidi dhe gjenocidi serb, anipse Shqipëria siq dihet
ekonomikisht nuk i ka edhe aq mirë punët. Por, zemra e madhe dhe bujaria e paparë e
familjeve shqiptare, në qytetet e Kuksit, Tropojës, përkundër varfërisë stimuluese gjatë
këtij pesëdhjetvjeqari, bënë që vëllazërit e tyre Kosovarë të përndjekur nga çizmja serbe të
ndihen si në shtëpitë e tyre. E Tërë kjo, ka një randësi të jashtëzakonshme, ngase në këtë
fatkeqësi të ndodhur ka edhe elemente të fatlumnisë:
a/ Së pari, "kontakti" mes këtyre dy tërësive të shkëputura gadi 100 vjetë, ndihmon
në ripërtrirjen e komunikimit ndërvllazëror, Pastajë njohjen e mentaliteteve, edukatave,
vështërsive dhe problemeve të ndryshme ndërshqiptare.
b/ Së dyti, nga kjo fatkeqësi e padëshiruar, krijohën mundësit e ripërtrirjes së
miqësisë, rinjohjes me pjesën tjetër të kombit që pesëdhjet vjetët e Diktaturës komuniste i
kishte kaluar në izolim të plotë. Përfitimi më i madhë ë do të mund të supozohej nga ky lloj
"kontakti" të rinjohur shqiptaro-shqiptar, është padyshim mundësia e komunikimit masiv,
çfar nuk do të mund të ndodhëte në kushtet dhe rrethanat normale.
Të gjithë shpresojmë, se do çlirohemi. Kosova, tani ka hyrë në rrugën e pakthimtë,
ajo këtyre ditëve po dëshmon se është e gatshme të paguajë çfardo çmimi për lirinë dhe
pavarsinë e sajë. Ashtu qoftë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:21 am

GOLGOTA
21 april, 1999
Dje mora lajmin për gjendjen e Fatmirit, Gëzimit, Antigonës, e Sanisë me nënën dhe
fëmijët. Mirë ishin. Ata si duket të gjithë e kishin kaluar "golgotën" e refugjatit të
njëmendët.
Në të vërtetë, kishin ardhur nga Podujeva me mijëra e mijëra të tjerë refugjat
maleve gjerë në Prishtinë, nëpër ferrin granatave, tytave të snajperëve serb, ndjekjeve,
persekutimeve, masakrimit egzekutimit, pastaj shiut, të ftohtit dhe pagjumsisë që i kishin
rënduar ata këtyre ditëve!?
Me rëndësi është se të gjithë ishin gjallë, e mirë me shëndetë, me përjashtim të
"talabuqit" (Muhametit) dhe Gëzimit. Ashtu që nuk e mbajë mendjen më tek ata. Dhashtë
Zoti, që të gjithë të tjerët të jenë ashtu! Në të vërtetë, sipas TV-së AS, të gjithë refugjatët
të cilët ishin detyruar t'i lëshonin vatrat e tyre nga Podujeva, dje më 20 prill ishin kthyer në
LLap. Edhe ate në bazë të një seleksionimi aparthejdist (vetëm disa fshatra!), në Balovc,
SHajkovc, Gllavnik, Penuh , etj. Kushedi, çfarë fshihet pas kësajë?
Nënës, përmes Shpresës (Azemi, një ish studente e imja) e cila ishte dje këtu, i qova
fjalë që të vijnë të gjithë këtu, se do ia bëjmë diqysh. Se dij ende nuk lëvizi asgjë në këtë
drejtim. Po presë me shpresë se dikush barem do vijë e më tregojë se a po vijnë a jo? Në
mënyrë që mos të shqetësohem më tutje për fatin e tyre. Vetë, pasi që nuk po kam
guxim të dalë (shkaku i një milion shkaqeve) në qytet dhe të bie në kontakt me "burimin" e
informatave të vërteta, kam mbetur i mvarur nga të tjerët.
Nga lajmet, të cilat po i përcjell në radiostacione të ndryshme po përpiqem të
formojë një bindje analitike timen, e cila në një mënyrë do më udhëzojë të konstatojë, se :
në esencë ka filluar ndonjë lloj ç'tensionimi i situatës në krahasim me atë që kishte ndodhur
ditëve të mëparshme. Po mendojë, në ato ditët e para euforike, kur u zbrazë pothuajse tërë
Prishtina.
Në esencë, kam përshtypjen se pushteti ushtarak serb ka vendosur të shkojë gjerë
në fund me "qëndresën" e vetë apokaliptike, e cila jo vetëm neve por edhe vetë serbët do t'i
shpjejë në një humnerë të pakrye.
Një zë i arsyeshëm në mesin e vetë Serbve, si duket gjerë më tani është grupi i
intelektualve, i cili përmes një apeli të bërë këtyre ditëve Institucioneve dhe opinionit të
gjërë të mbrendshëm dhe atij ndërkombëtar, tregon se në Serbi, ka ende njerzë të cilët nuk
ia dëshirojnë vetëvehtës izolimin dhe masën shkatrrimtare që ia bënë Nato-ja. Shkatrrimet
e gjertanishme, sipas disa analizave gjatë këtyre 28 ditëve, konsistohet gjerë në 20 miliard
dollar!
Një fenomen që ka zënë të shihet në horizontin e tërë kësajë katrahure
shkatrrimtare, është edhe ajo e tensionimit apo edhe konfliktit të shprehur në formë të
armatosur (ashtu siq kishte ndodhur në Bosnjë), në mes pjestarëve serb dhe atyre shqiptar.
Po mendojë në formë, ngase përmbajtja mbetet njejtë, ngase infiltrimi i civilëve serb në
këtë kampanjë të pla]kitjes, shkatrrimit, deportimit e me siguri edhe vrasjesve e
egzekutimeve (sidomos në ambientet rurale) në një mënyrë pakëz më të rutinuar është
padyshim evident.
Këtë së mund askush ta mohojë, me vetë faktin se edhe vete gjenerali serb
Pavkoviq, në një emision për Tv-në e kontrolluar shtetërore serbe, deklaroi, përafërsisht: "
afro 150 mij njerzë janë nën armë për ta mbrojtur ikonografinë e "djepit" serb! Sipas një
logjike të thjesht, e tërë ushtria Jugosllave, disponon dikund me afro 100.000 mij ushtarë
aktiv. Kështu që edhe nëse tërë këtë potencial, ajo e ka angazhuar në Kosovë, del se
50.000-shi është i rekrutur nga sistemi i "mbrojtjes teritoriale" (lexo: civilët serb të
Kosovës, një koncepti ushtarak, që ende po funksionon në diskursin e APJ-s), që dmth. se
"beteja" e Kosovës, edhe më tej mbetet një alternativë e hapur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:21 am

VIZITA
22 april,1999
Sot, erdhi tezja Zejnep me vajzën e sajë Betin. Ishim duke biseduar me Fehmiun
dhe një akraba i Fejzës dhe Shekin, kur hyri padiktueshëm tezja me Betin!
Që në hyrje të derës, në sytë e tyre "lexova" rrëfimin e golgotës së Koliqit, për të
cilin kisha informacione të sakta për tërë atë që u kishte ndodhur bashkëpjesmarrësve të
tyre! Këtë informacion, dendësisht ma kishte transmetuar në tërësi Shpresa. e cila
rrugëtimin e shkollës së golgotës së Koliqit e kishte shijuar edhe ajo vetë. Ashtu, që nuk
kishte edhe fortë nevojë të bisedoja edhe aq shum për këtë aventurë të vështirë, meqë
edhe jashtësia e tezës dhe vajzës së sajë, flisnin mjaft.
Ende, pa hyrë në mbrendësi të ngrohtësisë së dhomës, dhe ende pa u përshëndetur
mirë, ato ashtu të rraskapitura u hodhën në këndin e dhomës së rregulluar me shije për të
bërë një sy gjumë. Para se të binin të flinin, u sugjerova që sot të mos flisnin për asgjë,
ngase të gjitha i dij.
"Më mirë është të pushojmë, pakëz e pastajë do të bisedojmë"- më tha Elizabeti!
Mirë, u thash, pushoni dhe flini njëherë.
Dikund vonë pasdite, ato me pamje më normale. hetova se ishin zgjuar instiktivisht
nga avionët e NATO-s. Reagimet e tyre, që buronin kryesisht nga instikti i frigës,
pamshirshëm e zbulonin gjendjen e tyre shpirtërore,
Pasiqë, i bëri grueja tezës një kafe, nisi ngadal të konfirmoi katrahurën e ikjes nga
shtëpia e sajë trikatëshe në qendër të Podujevës. Mirëpo, ende pa ia filluar "tregimit" të
vetë ashtu spontanisht, ia nisë një vaji të heshtur dhe për një moment të gjithë heshtim në
prezencën e sajë?!
"Ku janë të tjerët"! Aludonë në vëllazërit motrat dhe kunatat e mija, "Çfarë është
bërë me motrën time?" "A mos i ka ngjarë gjë asajë?" "Përse, heshtni ka shumë" "A janë
gjallë, djemët e mijë, vajzat ku i kam?" " Ku jemi, ne tash?" Ishte ky monologu i sajë i
fillimit, e ndërpresë jo me ndonjë qëllim të sigurisë që e kisha në këto momente për t'i
dhënë përgjigje në të gjitha ato pyetje që i bëri pandërprerë, por me qëllim që ta kanalizoja
horizontin e sajë të rezonimit, i cili nga lodhja e tepërt e kishte humbur edhe kontrollin mbi
kohën dhe vendin ku gjendej!
Këtë fakt të çuditshëm dhe shumë simptomatikë, ma zbuloi pyetja e fundit e sajë që
ma bëri ("Ku jemi tash"?) nën ethet (ashtu mendojë!) e ankthit që e kishte kaluar ajo
trijavshin e fundit nëpër malet dhe kodrat e Koliqit. E qetësojë me disa barna, që shoqja i
përdorte për vete, sidomos natën kur intenziteti i bombardimeve intensifikohej. Dikur vonë
në mbrëmje, ashtu në disi errësirë absolute (pasi që rrymën e kan ndalur), hyjë mbrenda
në dhomën e sajë dhe hetojë se murmuriste diçka me vetëvehtën ashtu përgjumshëm.
Ngadal kthehm sërish, dhe pasi e mbylli derën Beti zgjohet nga gjumi dhe më lutë t'i japja
disa hapa kundër dhimbjes së kokës. Meqë, ishte terr ashtu me një qiriri të dobësuar mezi i
gjejë ato dhe ia jap.
Këta rreshta jam duke i shënuar nën dritën e dobsuar të këtij qiriri, i cili së dij se a
do na bëjë edhe nesër?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:22 am

RUGOVA
23 april, 1999
Shqiptarët, gjerë në periudhën e paraluftës, ishin emocionalisht të lidhur me kultin e
Rugovës. Gjerë tani, çdo njeri me influencë pakashum diplomatike në qarqet e ndryshme
botërore, që ka shprehur interesimet e veta për Kosovën, emrin e Rugovës, si rregull
gjithënjë e ka pasur parasysh. Gjatë tëra këtyre viteve të "udhëheqëjes" së shqiptarëve,
Rugova është interesant të theksohet: as që ka marr e as që ka dhënë asgjë.
Në këtë kontekst, dështimi i projektit të tij për pavarsinë e Kosovës, këtej e tutje
jamë i bindur do ta sjell në situata të palakmueshme, si në planin e mbrendshëm shtëpiak,
ashtu edhe ate të jashtëm fqinjësor.
Ditë e vrërët dhe me riga shiu. Edhe mbrëmë ka pasur detonime të fuqishme, këtë
defilim të tyre e kam përcjellur gjerë vonë, kur ashtu të strukur më kishte zënë gjumi në
këndin e komodes.
Kurse, gjatë ditës sipas ca lajmeve të jashtme në kryeqytet kanë rënë më se 50
projektile të NATO-s, ku është shkatrruar TV- Bastilja Serbe, sipas kësajë kanë humbur
jetën më se pesëmbëdhjetë jetë njerzish? Tragjike! Por ç'ti bëshë, kjo është pjesë përbërse
e luftës specifike që po zhvillohet aktualisht mbi qiellin e Ballkanit. Për bindjen time, TV-ja
shtetërore serbe ishte një ndër burimet e njëmendëta propaganduese që krijonte disponim
pro regjimor. Shkaktari kryesor që në një mënyrë ia ka zgjatur jetën shkatërrimit të Serbisë
si shtetë. Naiviteti i vozhdit serb se me kundërvënien e rendit të ri botëror që po vendoset
në Europën Jugore, pra në Ba llkan ka bërë që shteti i Serbisë t'i kthehet standardit të jetës
së viteve të paraluftës!
Lajmi më i mirë gjer tani! Mbrëmë, sipas VOA-s, Kryetari serb, më në fund ka filluar
të lëshojë pe dhe të pranojë prezencën e Forcave ndërkombëtare, në teritorin e Kosovës?!
Gjerësa, sipas "Interfaksit" /Agjensisë Shtetërore Ruse/ pranohet edhe prezenca e :Këshillit
të Kombeve të Bashkuara dhe atyre Ruse!).
Për herë të para pas një muaj bombardimesh, përmes të deleguarit special të
presidentit rus Jelcin, ÇERNOMIDIN, vozhdi serb sinjalizon se "është për ndonjë kompromis"
eventual. Presidenti amerikan Klinton dhe Solana, Bleri, e eminencat tjera botërore
kanë rezerva, ndajë sinjaleve të Beogradit gjë që do mund të kuptohet gjatë ditëve të
ardhëshme.
Më duhet t'i kt hehem edhe një herë, çështjes së si ta çuaj mënyrës së sistemit së
sabotimit të udhëheqëjes "legjitime" Kosovare në këto ditë të vështira egzistenciale për
popullin shqiptar.
Për mua edhepse zoti Rugova, si ish president i Republikës së paqenë të Kosovës, po
them "ish" ngase më, si duket as që ka kush ta përfaqësojë ate (!?), gjendet ende në
Kosovë, "nën mbikqyrjen dhe kontrollin e rrept policor të Serbisë", si njeri dhe si
përfaqësues i Shqiptarëve të Kosovës, nga aspekti moral do të dal shumë më i dobësuar. Si
duket "shërbimi" që i bëri Serbisë, duke defiluar para kamerave dhe mediumeve botërore,
me armikun nr. një të popullit shqiptar ishte i funksionit më se kompromitues për z.
Rugova.
Shtrohet pyetja, si mund të arsyetohet njeriu, i cili del para TV-s Serbe dhe deklaron
se: "jemi për zgjidhje politike", në kohën kur aleanca Veriatlantike është në vlugun e
bombardimit të caqeve serbe? Kush e ka përcjellur rezonin politik të Z. Rugovës gjatë
këtyre dhjetë viteve të fundit ,ka mundur të hetojë se insist imi i tij për ta realizuar
identitetin e vetë shqiptarët e Kosovës vazhdimisht ka qenë në kordinatat e një sistemi dhe
konfiguracioni politik paqësor, gjë që për një "HONORIS CAUSA" promovimi i të cilët është
bërë në sytë e gjitha opinionit botëror, do të ishte i papresedan!
Cinikët dhe kundërshtarët e tij do të thoshnin, ashtu siq edhe thanë menjëherë me
të ndëgjuar se është "bërë instrument i Serbisë, se : në kohën e kulmimit të masakrave dhe
vrasjeve dhe varrezve masive dhe deportimit masiv ta gjysmës së popullit nga vatrat e tyre
shekullore, të ndëgjohet nga goja e "presidentit", se duhet ndalur bombardimet të cilat i
kërkuan kohëve të fundit të gjithë shqiptarët anembanë rryzullit tokësor, është diçka e
pajustifikueshme dhe e patolerueshme!
Më bëhet të fitojë përshtypjen, se asnjëherë nuk kemi qenë të vetëdijshëm për
papjekurinë tonë për identitet shtetëror! Populli i cili nuk kalon nëpër katrahurën dhe
purgatorin e luftës si edhe pësimeve kolektive në mënyrë të përmbajtur dhe me një sistem
të kordinuar mirë, nuk e ka edhe si ta projektojë ndryshe ardhmërinë e tij, pos si ne kështu
sot!
Jemi shëndrruar në kope të zotit, në sytë e tërë botës! Taman ashtu siq ishim edhe
më parë nëpër historinë e gjertanishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:23 am

REZERVA
24 april, 1999
Lënja pasdore e për kujdesjes për vetëvehtën tonë kolektive do na hakmirret në
gjeneratat që do vijnë. Si thoshte një mysafir i imi : " Ate që se kanë bërë gjeneratat e
mëhershme, tani duhet ta bëjmë ne"! Dhe vërtetë ashtu edhe na doli. Sot gjeneratat e
ashtuquajtura të "coca-colës" dhe "pepsi - colës", në bjeshkët ë Çiçavicës, Shalës së
Bajgorës, Rrafshit të Dugajgjinit, etj.,po përleshën për çdo ditë me hordhitë çetnike serbe,
dhe si asnjëherë më parë në historinë e qenësimit janë më afër qëllimit. Nuk thuhet
kot;v"Zoti, edhe trimave u ndihmonë".
Sot, është ditë me diell. Pas ngrënies së mëngjesit me tezën dhe qikën e sajë që sot
për herë të parë ka dalë ta hulumtojë sistemin e "gjetjes" së bukës nëpër shitoret serbe,
dola me vajza prapa garazhës që t'i adaptojë pak me natyrën e jashtësisë, pra me diell.
Meqë, fëmijët më janë zverdhur nga pamundësia për të shijuar rrezet e këtij dielli
pranveror. Por, papritmas filluan detonimet, vajza e vogël (Naltina, që përndryshe edhe 5
muaj në shtator/ mbush tri vite), nga friga instiktive, vrapon në prehër dhe ashtu me
naivitetin e vetë instiktiv fëmijëror, më thotë: - "Babi,babi! NATO, NATO, po bënë me gurë!"
- Po mirë çfarë bënë NATO, babi? Kend e gjuan babi ajo me gurë?, e pyes sërish ate mbi
prehrin tim të strukur. Më përgjigjet, ngadal, me një gjysëm zëri! - (S)lobodanin,
(S)lobodanin (aludim në diktatorinë serb)! Unë, qeshem dhe ashtu rrëmbimthi e marr dhe e
puthi! Mendojë me vete, dhe them: kot e ka Serbia, se më birë shkine që do të sundon këto
gjenerata nuk ka. Tani edhe fëmiu trevjeqar është infektuar me alergjinë serboçetnike.
Ç'ti bëjmë, jemi bërë të burgosur në shtëpinë tonë! Nga nëna, anipse kam informata
se gjendet në Prishtinë, nuk mund të shkojë tek ajo për ta vizituar.
Rezervat, ngadal kanë filluar të na hargjohën. Të vetmën shpresë e kam në Bacin
Shaban, i cili në shtëpinë e tij trikatshe përballë neve, posedon ca rezerva të ushqimit dhe
në shpresën se gjendja do të qetësohet mbrenda muajit qershor më së largëti. Gjerë
atëherë, supozojë se kemi rezerva.
Çuditem me sjelljet tona, në këto kohëra lufte. Sikur në këto ditë të vështira nuk
funksionon më ai kodi i mikpritjes dhe solidaritetit ndër ne! Kam ndëgjuar nga tezja
refugjate e Llapit, se ka ngjarë që edhe në euforinë më të madhe të ikjes nga granatimet
serbe, shumë njerzë janë treguar indeferent dhe shpirtëngusht ndajë situatave që ata kanë
mundur t'u kontribojnë dhe t'u ndihmojnë njerzëve të skamur me atmosferën e luftës gjatë
golgotës së Koliqit. Madje, sipas sajë, në ndërkohën e pauzimeve të granatimit, njerzit
bënin tregëti (kuptohet me çmime tejet astronomike!) edhe në majën më të lartë të malit,
pastaj ndajë atyre që nuk kishin të holla nuk silleshin edhe gjithaç me ndonjë solidaritet
kushedi çfare. Për çudinë time edhe më të madhe, shumë nëna nga friga e plumbave që i
përcillnin këmba këmbës gjatë ikjes nga Koliqi, kanë lënë edhe fëmijët e tyre të barkut në
mëshirën e shiut, granatimit dhe natyrës! Për mua është tejet rrënqethëse, se si është e
mundur që prindi, si thotë populli "bujashkën"e shpirtit (mendohet në fëmijën e vetë) ta
lërë nën mëshirën e natyrës dhe granatimit, apo edhe mëshirën e qenëve të uritur? I lutem
Zotit të madhërueshëm, që më mos të na provojë me gjëra të tilla?! Ja, tek po shkruaj tani
më vjen këtu afër Naltina, ajo nuk pyet asgjë, vetëm se prek X në kompjuter që lëshon
muzikë! Prezenca e sajë më shqetëson!
Për një moment mundohem të projektojë vetën në "aso" situate të mësipërme
delikate, ku prindi për të shpëtuar vetëvehten e lenë fëmiun nën mëshirën e granatimeve
dhe hordhive çetnike serbe! Instikti dhe intuita prindore më bëjnë që të mos besojë
fare, se do të mund të veproja ashtu!? Kurse arsyeja më është bllokuar tërësisht! O zot sa
fëmijë shqiptari ka mbetur nëpër malet e Kosovës, nën mëshirën e thikave të mprehura
serbe?
Një kompleks dhe një hipotekë që e kemi bartur ne shqiptarët gjatë tërë këtij
shekulli, se gjëja Evropa "njerkë", përherë është sjellur keq me ne, si duket me bombën e
parë të Nato-s, do të duhej sipas një logjike të shëndosh të tërhiqet nga historiografia dhe
publicistika e jonë. Ky prejudikim, për bindjen time është i arsyeshëm dhe i kuptueshëm kur
të kihen parasysh paragjykimet e përëndimorëvee për përkatësinë tonë fetare, si edhe
animimi konstant i srbëve që ushtrohej ndajë po këtyre përëndimorëve për gjoja "rrezikun"
konstant të elemntit musliman në (sidomos) Ballkan. I cili falë natyrës së interesit dhe
diskursit politik antishqiptar që vazhdimisht ushqehej përmes historiografisë së
shtrembëruar dhe politikës ditore miopike, europianët nga këndëvështrimi ynë i bëntë
gjithënjë "fajtor" kujdestar për proceesin e mosrealizimit tonë shtetëror!
Për herë të parë, si thotë në një intervistë edhe vetë Kadareja, të krishterët vëhen
në anën e (viktimës) muslimanve pakicë në kontinentin e Evropës. Për herë të parë në
historinë e qenësimit të Europës, përkatësia e identitetit kombëtar e edhe shtetëroro-politik
vëhet mbi përkatësinë e identitetit konfesional?! Konsistimi në vlera të këtilla që për mesazh
kanë konotimet parasëgjithash humane, e jo ato të natyrës: etnike, racore, etj., na bëjnë të
kuptojmë se ardhmëria e Europës është duke u projektuar në baza dhe parime të
shëndosha, të cilat për bindjen time e kanë dëshmuar qëndrueshmërinë e vetë ndajë
erozionit të kohës. E ato vlera dhe parime dëshmimin e vetë më së miri e kanë konfirmuar
me përvojën e standardeve amerikane. Ku pothuajse gadi 200 vite janë bërë përpjekje që
të tejkalohen diferencat jo vetëm të natyrës :etnike, politike, juridike, etj. por edhe të asajë
fetare e racore që ishte një hendikep i madhë i Europianëve gjatë këtyre dy shekujve.
Është e kuptueshme se sistemi i dallimeve dhe toleranca e ndërsjellët e këtyre të
çarave: etnike, fetare, kulturore, racore etj. në Europë, ka bërë që Amerika dhe sistemi i
sajë demokratik, të bëhet shumë joshës për ne Europianët, enjëkohësisht të tregojë edhe
një prosperitet të paparë gjerë tani, jo vetëm ekonomik (që është një ndër parakushtet
themelore për krijimin e një sistemi të tillë progresiv) por njëkohësisht edhe një avansim
politiko- shoqëror ndajë Evropës mëmë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:24 am

OPOZITA
25 april, 1999.
Zërat ë arsyes, siq do të mund të quheshin zërat e opozitës serbe në Sërbi, më në fund
ashtu siq kam pritur qe sa kohë, si një domosdoshmëri të natyrshme që do të duhej
patjetër të "ndodhte" në Sërbinë e frustruar me fenomenin e militarizimit, duket më në fund
kanë filluar të ngrisin kokën kundër shkatrrimeve dhe vrasjeve masive që po ushtrohën në
Kosovë, Srbi e Jugosllavi! Është hera e parë që një zyrtarë partiak (Z. Gjingjiq) serb të
ketë ngritur peshën e zërit protestues, ndajë tërë kësajë çfarë po ndodhë në Kosovë e
Jugosllavi.
Arsyeja dhe racionaliteti politik i këtij opozitari jo edhe gjithaq margjinal në skenën
politike serbe më bënë të kuptojë, se pa ndryshuar mentaliteti serb, që tashma është në
kulmin e deliriumit të vetëknaqësisë dhe mpirjes me hegjemonizëm pothuajse tërësisht
arkaik dhe shqetësues jo vetëm për serbët, por edhe për mbarë Ballkanin e madje edhe
Europën, nuk do të vijë gjerë të një stabilitet jo vetëm rajonal por ma merr mendja edhe
botëror. Ngase, elita e tanishme politike në serbi, jo vetëm që popullin e vetë e ktheu
në margjinat e tëra këtyre ndryshimeve demokratike që po ndodhin në Europën Lindore, e
të cilat domosdoshmërisht sjellin edhe ndryshime në të menduarit kolektiv të popullit serb,
por njëkohësisht ajo me shkatrrimet dhe dëmin e bërë në infrastrukturën dhe ekonominë e
sajë, përgjithësisht i ktheu shumë shumë mbrapa.
Sipas ca kalkulimeve, të ekonomistëve dhe shkenctarëve të instituteve të jashtme,
dëmi i gjertanishëm mbi Jugosllavinë është dikund afër 2o miliard dollarë amerikan!?
Shumë kjo, që për një vend prej 8 milion frymë njerzish nuk është edhe aq e vogël! E
sidomos kur të kihen parasysh edhe borgjet e mëparshme para zhbërjes së ish Jugosllavisë,
që silleshin dikund në dhjetë milion dollar amerikan, atëherë absurditeti i vijimit të luftës që
nuk ka asnjë shansë të fitohet, bëhet shumë më absurd?!
Por nejse, këto janë hesape të serbve. Hesapi ynë në tërë këtë vorbull interesimesh
e preokupimesh është që Kosova më në fund të mbrrijë trenin e fundit të integrimeve të
ardhëshme transeuropiane, si edhe të gëzojë të drejtat e kuptueshme kombëtare e
shtetërore me masen e standardeve të shteteve të botës së civilizuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:25 am

FREE EUROPE
26 april, 1999
Shpërngulja e shqiptarëve, apo thënë më mirë dëbimi dhe deportimi masiv i tyre nga
trojet shekullore është bërë tanim një preokupim jo vetëm Europian por edhe botëror. Me
vetë faktin se sytë tërë opinionit ndërkombëtar janë fokusuar ende edhe pas një muaji
kohe, në Kosovë dhe rreth shqiptarë ve. Në një emision, të "Free Europe", të udhëhequr nga
publicisti i shquar Omer Karabeg, ku si mysafir ishin ftuar dy sociologe të shquara nga ish
Jugosllavia, njëra kroate (Vesna Pusiq) dhe tjetra serbe (Zagorka Goluboviq), prita një
elaborim më të theksuar të këtij problemi dhe skandali me përmasa ndërkombëtarë të
shkaktuara nga vrasjet dhe plaçkitjet masive të policëve dhe ushtarakve serb!?).
Në esencë, teza e provokuar nga udhëheqësi i emisionit, z. Karabeg, se : A po
shpërngulën shqiptarët e Kosovës, shkaku i dëbimit masiv të policisë, ushtrisë e
paramilitarëveserb,(që gjithësesi është i padiskutueshëm!), apo shkaku i bombardimeve të
pandërprera nga Nato - ja? Ishte një shenjë sygjestive, se qëllimi i emisionit në një mënyrë
nuk është ai i orjentimit në drejtim të një statisfaksioni bile moral të tërë asajë çfarë po
ndodhëte në Kosovë, por të një përdhosjeje, thënë ashtu bukvalisht (!) ndajë tërë asajë që
po ndodhë në Kosovë.
Z.Goluboviç e prirur dhe e orjentuar nga instikti i përkatësisë së sajë etnike (që për
mua në këto kohëra të brishta, ishte gjë e pritur), mundohej të apostrofonte qëllimet e
propagandës së regjimit aktual serb se : shqiptarët e Kosovës po shpërngulën shkaku i
bombardimeve nga NATO-ja?
Që për mua si sociolog, dhe jo vetëm si sociolog por edhe si qytetar pjesëmarrës e
njeri e dëshmitar i gjallë dhe i drejtëpërdrejt i tërë asajë çfarë ka ndodhur gjatë këtij muaji
në Prishtinë dhe Kosovë në përgjithësi, ishte diçka e papritur! Nga shkaku, se pritja që
faktet e gjalla (njerzit e shpërngulur dhe aty këtu ndonjë organizatë humanitare apo edhe
gazetar i huaj), pakashum e kanë përcjellur dosido odisejaden e "deportimit biblik" të
njerzve të gjallë nga shtëpitë e tyre nga paraushtarakët dhe ushtarakët e maskuar dhe të
kryqëzuar serb.
Në bazë ca dëshmive të mëvonshme, që tregonin dëshmitarët e mbetur gjallë
(mysafirë e akraba të rastit): njerzit herë të uniformuar (ne maska e uniforma ushtarake) e
herë të pa uniformuar kanë hyrë nëpër shtëpi të njerzëve të rëndomët shqiptarë, dhe ashtu
seq kush ka qenë (dikush duke u larë në banjo, dikush duke ngrënë, dikush duke blerë, e
gjetiu.!) i kanë larguar nga vatrat e tyre me një presing e përcjellje të paparë ndonjëherë
në historinë e dëbimeve masive!
Dhe ashtu të mbledhur nëpër rrugë, sikur kopenë dmth. sikur shtazët u kanë grahur
me përcjellje policore gjerë në stacionin hekurudhor të, ate të autobusit, si edhe gjerë te
kamionët e mëdhenjë (kushedi të pregaditur që më parë, për këto qëllime antihumane) ku i
kanë deportuar në drejtim të kufirit me Maqedonin, Shqipërinë, dhe Malin e Zi! Prej nga
janë grumbulluar me qindra e qindra mijëra e mijëra njerzë të gjallë, dmth. shqiptarë të
gjitha moshave dhe gjinive, të gjitha strukturave sociale dhe atyreve politike. Me një fjalë,
shqiptarë të gjallë!
Nën turpin e Europës (unë do ta quaja hapsirën e BLLACES!) do të mbesin këtyre
ditëve shumë kufoma shqiptarësh: jo nga plumbi i ushtarakut dhe policit e paramilitarit
serb, por pikërisht nga neglizhenca dhe apatia e (pa)qëllimshme senzacionale e qendrave
të vendosjes politike dhe mediumeve në Europë! Që nga ky deportim masiv biblik,
insistonin të përfitonin interesin e tyre makabër të senzacionalizmit, dhe kështu të "thurnin
pretekstin dhe alibin e mjaftueshëm" e gjoja intervenimit në Serbi, përkatësisht Jugosllavi.
Pretekst ky, që në pamje të parë nuk do të pijë ujë në të gjitha mediumet botërore,
me vetë faktin se logjika dhe strategjia e intervenimit kishte arsyet e mjaftueshme
paraprake (të natyrës: gjeostrategjike, politike, ekonomike, etj.që i disponojnë atë ende)
për intervenim ushtarak mbi Jugosllavi.
Kështu që e tërë kjo pilot analizë ka për qëllim të parashtrojë vetëm një pyetje z.
Goluboviqkës, si kundërargument të tezës së sajë të paqëndrueshme se: shqiptarët e
Kosovës, janë shpërngulur, deportuar si të doni (anipse, sociologjikisht termi më adekuat
për këtë situatë të krijuar aktuale në Kosovë, më duket është ai i "deportimit", shkaku i
bombardimit të Nato-s, e jo shkaku i ushtrimit të dhunës, vrasjeve dhe plaçkitjeve te
paramenduara dhe të elaboruara (dhe të zbatuara tani me konsekuencë të plotë nga
ushtria, policia e paramlitarët) detajisht nga arkitekt e Memorandumit të ASHAK-ut Serb.
Përse, shtrohet një pyetje e thjesht, nuk u shpërngulën edhe serbët së bashku me
egjiptianët dhe romët e tyre nga këto "bomba magjike", në të njejtën kohë kur u
shpërngulën edhe shqiptarët? Kur dihet thjesht, se "bombat e NATO-", përkundër tërë asajë
teknologjie kompjuterike, nuk e posedojnë as mundësinë e as aftësinë e ekskluzivitetit
etnik! Asnjë, bombë nuk ka qenë e drejtuar ekskluzivisht kundër shqiptarëve, apo kundër
serbve etnik. Në asnjë bombë të rënë gjatë tërë kësajë kohe, nuk kemi pasur rastin të
shohim se: këto lloj "bombash" janë për shqiptarët civil, e tjerat janë për serbët! Kur dihet
se pothuajse, të dy popujt kanë jetuar nën një kulm (në banesa sidomos)? Përgjigjën e
dijnë të gjithë! Ate do ta bëjë edhe unë në rastin më të volitshëm që mundem bile me
ndonjë artikull të dendur sociologjik, kur, nëse ka thënë zoti të çlirohemi definitivisht nga
sundimi kolonial serb.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:25 am

TRIMËRIMI
27 april, 1999.
Më në fund u trimërova edhe unë! Për herë të parë pas një muaj e ca ditësh (dmth.
prej 15 marsit, kur është hedhur bomba në tregun e Podujevës, e këndej asnjëherë nuk
kam dalur jashtë rrugës sonë këtu në Prishtinë) dola në qytet! Ishte kënaqësi ta thithje këtë
atmosferë të gjallërisë që po mbretëronte në të. Por tërë këtë atmosferë të këndshme (për
mua si fillestar!) e prishnin makinat ushtarake të cilat gjithënjë bartnin diçka, dhe prezenca
e policëve, ushtarakëve dhe paramilitarë serb?!
Hani, para se të dilja më porositi të mos dilja se egziston rreziku i legjitimimit tim
(ende e mbajë lejen e njohtimit të Podujevës) në rrugë, nga ana e ndonjë tokmaku fashist
serb që urren shqiptarë? I merakosur për fatin e pjesës tjetër të familjes e sidomos
pamundësisë për ta parë nënën dhe anëtarët tjerë të ngusht të familjes, më bënë
"trimërosh" dhe më dhanë kurajo, se asgjë e pazakonshme nuk do të më ndodhë sot!
E luta Betin (vajzën e tezës që ka ikur nga paramilitarët serb në Llap) që të
pregaditet të më shoqërojë, në rrugëtimin e pasigurt gjerë tek Mëhalla e Muhagjerëve,
ashtu e quanin ate. Në dalje, thënë të drejtën nuk ndjeja kurrfar frige, gjë që më bënte
përrshtypje se jam i lirë.
Këtë ndjenjë, (tani kur jam kthyer e po e analizojë) të sigurisë, mendojë e fitova në
saje të kureshtjes dhe mallit që e kisha për të afërmit e mij, e jo shkaku i ndonjë
parafytyrimi të qartë për atmosferën e lirisë së njëmendët, e cila ende është larg neve
shqiptarëve! Mendojë se më e fortë ishte dëshira për t'i parë ata me sytë e mij dhe të
mësojë diç për gjendjen dhe situatën e tyre, pas kalimit (këmbë!) të golgotës së ikjes nga
Kampi kolektiv i Koliqit (ku sipas tyre nga granatimet e parreshtura ka pasur edhe të vrarë
e të plagosur!?), se sa friga dhe ndonjë e papritur në këtë rrugë të pasigurt.
Në dalje të rrugës, takova Hanin, e cila barte diçka me vete. Ashtu e djersitur dhe e
çuditur, që për herë të parë më shihte në rrugë, - më pyeti. Për ku je nisur, Fadil? - Për te
nëna, Nifë, për ku tjetër! Po a e dinë ti, që sot është mbush quteti me ushtarë e paramilitar
që nuk lënë askend pa e "kontrolluar" (lexo; plaçkitur!)? Ani çka, ia kthejë unë, me një
buzëqeshje të pasigurt. Ata i kanë punët e "veta", unë të "mijat"! Bukë nuk ka askund,
- ma kthen ajo me shqetësim. Ende as mëngjës nuk kemi ngrënë, anipse ora tani është
gadi njëmbdhjetë! Po, s'ka problem oj Nifë, kemi ne në frizë, shko e merr tek Igi. Jo u
përgjigj, kam edhe unë rezervë, desha të bëjë rezervë për nesër, më tha dhe ashtu si
topolake u nis në drejtim të shtëpisë së vetë.
Ne me Betin vazhduam rrugën për në qendër. Beti, më tha do të ishte mirë të blejmë
pakëz kafe dhe të dukemi sikur kemi dalur të blejmë diç. Pranova, bleu 100 g. kafe. Pasi që
ishim afër mendova te kthehem tek Selimi (vllau i kunatës së dyte) ë banonte përballë
Hotelit Grand, dhe ta pyes për të tjerët. Mirëpo, rrugës së shkallëve më ra ndërmend se
është e pamundur që ai të ketë qenë aty shkaku i sigurisë së tij personale. Shkaqe, ishin
një milion! U kthyem prap dhe vazhduam rrugën për në vendin e cekur.
Për mua si gadi njeri i (burgosur shtëpiak, po se po!) që së kishte dalë jashtë pragut
të shtëpisë, ishte shumë simptomatike të hetoja ndryshimet e shkaktuara nga plaçkitjet dhe
demolimet vandale të paraushtarakëve serb, sidomos në qendrën e qytetit. Ashtu gjithënjë
me frigë, se mos do të na ndalin dikund, mbrrimë tek vendi i cekur. Pasi që u
përshëndetëm, Gani, nisi të qajë me nënën (nuk dëshirojë t'i përshkruaj detajet!) ndërsa
Fatmiri dhe Sania më morën ngrykë. Pas një bisede gadi dy orëshe, u nisa prap me Betin
teposht zemrës së qytetit. Thënë të drejtën, më shumë u frigoja tani kur po ktheheshim, se
sa kur shkonim. Por mendojë se kjo ishte vetëm qështje instikti e jo qështje e ndonjë arsyje
të mundshme.Kur mbrrira në shtëpi, Igi (grueja ime) ishte bërë merak. Shkova menjëherë
tek Sheki, ai më ngushllonte për "trimërinë" që kisha demonstruar unë sot.
....Sot nuk bëra ndonjë elaborim më të theksuar të ngjarjeve...Nesër, nqoftëse gëdhihemi
dhe jemi shëndosh e mirë do vazhdojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:26 am

TRATHTIA
28 april, 1999
Pikërisht, sot mbushën dhjetë vite kur është suspenduar (de facto dhe de jure) edhe
ajo pak autonomi që e gëzonin shqiptarët e Kosovës në kuadër të ish Jugosllavisë së Titos.
Festë për këtë jubile nga ana e Serbisë, nuk hetojë. Është luftë! Thojnë mediat, e tyre!
Bombat e bëjnë punën e festimit shumë diskutabile, dhe jo vetëm kaq. Ato, e vështërsojnë
edhe ndërkomunikimin e njerzëve, pa dallim feje, gjinie, entiteti, etj.
Ajo që sot më shqetësoi ishte proklamata e (kinse) UÇK-s, për "TRATHTINË" e bërë
nga z. Rugova, të cilin për të qenë absurdi edhe më i madhë, e ruan policia e Stojilkoviqit
dhe Shainoviqit! Dy personave, për bindjen time në hierarkin e diskursit politik serb që më
së shumti mbajnë përgjegjësinë për: masakrat dhe vrasjet masive që janë duke u bërë
tanim në Kosovë!?
Pasiqë, detalet nuk i dij nuk mund të dëshmojë për këtë "trathti" të zyrtarizuar nga
ana e disa "patriotëve" të vetë shpallur. Kam fituar përshtypjen se institucioni i "trathtisë"
sikurse edhe ai i "patriotizmit", sot është bërë monopol moral (e për ate ushtarako-policot
të mos flasim) i një grupi formal të cilët kanë interesat e veta të ngushta dhe të gjëra në
tërë këtë lojë të luftës. Nuk do të doja të prejudikoja asgjë, por kam thënë edhe më parë se
z. Rugova nuk ka nevojë për zëdhënës të vetin, në mënyrë që ta justifikojë patriotizmin
(pardon: "trathtinë"!) e tij. Kjo do të ishte në kundërshtim me natyrën dhe tipizimin e tij
harizmatik që e ushtrojë këto dhjetë vjetët e fundit ndër shqiptarët e Kosovës.
Si i tillë, ai (gjë që nuk do të dëshiroja të dëshprohem!) nuk i takon tipit të
udhëheqësit që opsesivisht është i preokupuar me ekskluzivitetet e fuqisë politike.
Ngase, për bindjen time ai është rrasur me këso lloj ekskluzivitetesh e kualifikimesh
politike e morale nga kundërshtarët e vet: ideologjikë, politike, personal,etj. Vetëdija e tij e
e gjertanishme e lartë (kombëtare sidomos) për pozitën dhe rrezikun e kombit në këto ditë
lufte, për bindjen time nuk e bënë atë të qetë dhe të rezignuar tërësish! Tekefundit, unë si
një intelektual që si përket as partisë së tijë, nuk kam edhe gjithaq nevojë ta mbrojë apo
sulmojë personalitetin (por jo edhe institucionin që e përfaqësonte ai) e njeriut të cilit kur i
thurnin himne e këngë sharkish, unë me shumë rezerva isha kundër metodologjisë dhe
kodit joviolent që asistonin ai dhe bordi i tij atëbotë t' ua amputonin kosovarëve. Jo për
ndonjë interes e shkak personal që eventualisht do të mund ta kishja atë kohë, por thjesht
për shka k se isha i bindur se kodi i tillë nuk do të mund ta bartë barrën e realizimit të
synimit kolektiv të kosovarëve për shtetësi.
Sot, prap pas dhjetë vitesh, hetojë se paskam pasur të drejtë. Kodi i rebelimit, i
identifikuar përmes brigadave të UÇK-s, është bërë lokomotiva kryesore që synimin e
kahmotshëm të shqiptartëve për pavarësi dhe shtetësi të vetën, po e drejton me dinjitet.
Toleranca e këtyre viteve, që u demonstrua këtyre dhjetë viteve ndër shqiptarët e
Kosovës, po dëshmohet se : ishte më tepër një detyrim dhe obligim i përkohshëm historik
ndajë vetëvehtës, se sa ndonjë kod i rilindur që ata e dispononin në historinë, kulturën dhe
traditën e qenësimit të tyre. Definitivisht u vërtetua, se kodi i rebelimit shumë më mirë po
qëndrojka në gjerdanin e stereotipit për shqiptarët." Historia est magistra vitae", do të
thonin romakët!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:27 am

PAYTONI
29 april,1999.
Ditë e vrërët. Briki, Beti dhe Agi, kanë shkuar të presin në rend për sheqer. Si duket,
ate e kanë sjellur nga shitoret e plaçkitura shqiptare në fund të muajit të kaluar. Atmosfera
e zymtë e dikurshme e Sarajevës ka filluar ta kaplojë dhe edhe Prishtinën. Pjesa ku jetojë
unë (që quhet "Qyteza Payton") është një ndër pjesët më të bukura të qytetit. Ky kuart
është tani i mbushur me fytyra negative, njerzë që edhe të ecurit nuk e kanë normal dhe të
cilët jo vetëm që e shëmtojnë ate por njëkohësisht edhe e trazojnë ate tërësisht. Me vetë
faktin se janë në tokë, e konakë të huaj që ia humbin bukurinë kësajë pjese të qyteti! Kjo
gjendje të bënë të mendosh edhe për largimin, apo shpërnguljen nga ai.
Dikush tha se nga Ambulanta e ushtrisë për çdo ditë niset nga një autobus për në
drejtim të Shkupit, me çmim 100 gjerë 150 DM., por askush nuk e dinë sa është i sigurt ky
rrugëtim. Për mua, është shumë i dyshimt, an dajë as që kam motiv të mendojë më
seriozisht për këtë çështje.
Sot ende nuk e kam krijuar motivin për temën që do ta rrah apo elaborojë
sociologjikisht. Pres, të më vijë vetë?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:27 am

VETËMJAFTIMI
30 april, 1999
Sipas agjensive të jashtme të lajmeve, mbrëmë ishin bërë bombardimet më të
furishme prej që ka filluar fushata e bombardimeve në Jugosllavi dhe Kosovë. Shkatrrime të
mëdha materiale (e me siguri edhe viktima në njerzë) ka pasur ana e Beogradit (qendra: ku
janë shkatrruar kasarna, rrugë, ura dhe pjesë të infrastrukturës) dhe ajo e Prishtinës me
Novi Sadin. Bile sipas Dojqe Veles, mbrëmë në Serbi (pjesa e Beogradit dhe rrethinës) ka
pasur edhe tërmet të një intenziteti mesatar dmth. tejet të ndieshëm për veshët e njerzëve
të rëndomët që 35 ditë radhazi janë bombarduar!
Po mundohem të gjejë motiv për ndonjë temë interesante për sensin tim sociologjik.
Tash po hetojë në vetëvehtën time se motivi i shkrimit analitik qenka dhunti që njeriut, pra
intelektualit që pretendon të lë një porosi, analizë, zbulim, një shkurt qasje të vetën
shpirtërore apo shkencore të një problemi, po u dashka ta pres!? Në mënyrë që zëjë
atmosferën e artit të shkrimit. Me mua ashtu po ndodhë këtyre ditëve, anipse ka shumë
tema për t'u laboruar.
Mirëpo, intuita me thotë që duhet ta bëjë një seleksionim paraprak, ngase
pretendimi im me këtë si ta them formë ditari, ku po evidentojë ngjarjet dhe dukurit që po
ndodhin në këtë kohë nëpër të cilën asnjëherë as unë si individ e as populli që i përkas nuk
ka kaluar në historinë e gjatë të qenësimit të vetë. Këtu mendojë pikëspari në formën e
manifestimit të fenomenit të luftës që po ngjetë në ne dhe jashtë neve. Kurse, kur është
fjala për përmbajtjen e fenomenit të luftës ndër ne shqiptarët, ne atë e kemi "kërkuar"
historikisht pothuajse në çdo gjysëm shekulli. Ose shprehur sociologjikisht, një ndër shkaqet
e animozitetit të këtij fenomeni ndajë identitetit shqiptar në përgjithësi, pa u përkufizuar në
ata në Shqipëri, apo Kosovë, ka qenë mosrealizimi i tyre si identitet shtetëror. Këtu zatën
edhe buron e tërë telashja e tyre. Sikur të kishin qenë të realizuar shqiptarët e Kosovës në
aspektin e kësajë forme dhe përmbajtje të identiteti (fjala është ekskluzivisht për ate
shtetëror), pra sikur të kishin kaluar edhe ata si kombet tjera nëpër purgatorin e
revolucioneve dhe përleshjeve të mëhershme, atëherë gjeneratave të sotme nuk do t'u
ndodhëte tragjedia e : deportimit masiv, pra dëbimit me dhunë si në shekullin e kaluar kur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:27 am

ata qenë detyruar të deportohen nga Toplica, Nishi, Kurshumlija, etj. Sido kudo, këtë virus
është dashur ta kalojmë si komb, më bëhet të kuptojë se kësajë radhe nuk do humbasim.
Gjeneratave të mëvonshme, si detyrë imediate e hulumtimit shkencor: historik e
sociologjik parasëgjithash, do t'u mbetet akceptimi i shkaqeve dhe pasojave, të këtij "
EZODUSI BIBLIK"!
Kurse vetëmjaftimi i gjertanishëm i gjeneratës sime, do të shkëmbehet me:
mbledhjen dhe seleksionimin e të dhënave shkencore, që do ta shëndritnin diskursin e
fenomenit të luftës së ndodhur në Kosovë, në fund të këtij mileniumi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:28 am

PSEUDOPROPAGANDA
1 may, 1999
Shqetësimi i ikjes ka filluar së prapthi ta preokupojë interesimin e edhe atyre pak
qytetarëve shqiptar që qarkullojnë maleve dhe kodrave të Kosovës. Këtë model të sjelljeve
kolektive dhe këtë atmosferë disfatiste, ndër qytetarët e mbetur shqiptar, përveq
paramilitarit dhe ushtarakut serb, po e ndihmon pa ndonjë qëllim paraprak edhe mënyra e
raportimit përkatësisht informimit që po bëhet nga TV-ja Shqiptare dhe radiostacionet tjera
informative në gjuhën shqipe që veprojnë jashtë Kosove!
Për bindjen time, në këto kohëra lufte TV-a satelitore, ka rënë tërësisht në provim
me mënyrën e informimit mbi gjendjen që po zhvilloht në Kosovë. Të paralajmërosh
shikuesin për "mënyrën e masakrimit, vrasjeve masive, dhunimeve dhe prerjen e fëmijve
në fyt (!), do të thotë paraprakisht të futësh frigë dhe defetizëm në pjesën (ta quajë ashtu)
"dilematike" të popullsisë së mbetur dhe të koncentruar sidomos në Kryeqytet dhe rrethinë
të tijë, shkurt do të thotë: që vetë përmes kesajë (kinse!) mënyre të (pseudo)
propagandimit jo selektiv të informacioneve nga vendi i ngjarjes (që shumë rrall ndodhë,
apo nuk ndodhë fare!) të shpejtosh procesin e humbjes së gjurmëve historike të popullsisë
shqiptare në këto troje shekullore?!
Tragjedia e tërë këtij mjerimi informativ, ka dy spjegime për bindjen time:
Njërin që nuk ka lidhje me atë që quhet dhe është në funksion të informimit dhe
efekteve propagandistike që herë herë marrin konotimet e një efekti pothuajse
kontraproduktiv, dmth arrijnë qëllim të kundërt!
Dhe tjetri spjegim, që për mendjen time sociologjike, tëra këto efekte
kontraproduktive, i prodhon në nivelet e një joprofesionaliteti të domosdoshëm për rastet e
tilla. Fajsia, nuk mund të reduktohet në bordin i cili pregaditë, këso lajmesh që më shumë
kanë efekt kontraproduktiv se sa produktiv, në vetëdijen e qytetarëve, por parasëgjithash
në mosimponimin dhe mos implikimin e duhur të profesionistëve (reporterëve të luftë)
shqiptar në luftën e drejtëpërdrejt që po zhvillohet tani.
Nuk thuhet kot, se lufta nuk bëhet vetëm me topa dhe kalashnikovë, por edhe me
informim e propagandë, të shpejt, egzakte dhe të filmuar detajisht. Studiuesit e lëmive të
ndryshme në të ardhmën, do të hetojnë mangësi dhe dobësi të shumta të informimit
kosovar, gjatë kësajë periudhe të rëndësishme historike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:28 am

UJI
2 may, 1999
Rasti i luftës që po zhvillohet aktualisht në Kosovë, sikur e demanton këtë bindje.
Unë do të shtoja, se përveq dozës së mëkatit të patjetërsuar që e bartin në këso rastesh
krerët politk, atë lidhur me Kosovën do të duhej ta bartë edhe populli serb, mbrenda dhe
jashtna Kosovës.
Shkaqet janë të shumta, por unë këtu po përmendi rastin e indoktrinimit të popullit
gjerman me teorinë e pastërtisë racore, Hitlerin, sikur e amneston! Jo në kuptimin shfajsisë,
por në kuptimin e "solidaritetit" që ai e tregoi gjatë tërë odisejadës katervjetshe me Hitlerin.
Edhe në rastin e Kosovës, Kroacisë, e Bosnjës, duhet fajësuar serbët. Ngase,
pikërisht votimi i tyre, ishte ai momenti vendimtar që e solidarizo jë ate me vozhdin që
humbi tri luftëra.
Mirëpo, kjo çështje kërkon kohë dhe stabilitet psiqik e fizik të studiuesit, që për
momentin që po mbretëron është shumë vështirë me e krijua.
Shpresa më mbanë, se ndoshta në këtë apo në një të ardhme, jo fortë të largët do të rilind
ndonjë De Gol serb, i cili do t'u kërkojë falje publike për të gjitha të bërat popujve :kroat,
slloven, boshnjak, shqiptar? Unë jam më se i bindur se po. Vetëm se duhet të kalojë një
periudhe e këndelljes! Në ndërkohë, detyrë e popullit shqiptar është të falë, por jo edhe të
harrojë kurr shtrirjen e gjenocidit dhe etnocidit serb mbi civilët shqiptarët.
llë, që ka për qëllim vetëm një shfryrje timen personale, e që nuk ka asfar garancioni se do
lexohet ndonjëherë (bazuar në krimet që po bëhen jasht meje!), është një statisfaksion më
shumë moral se sa politik apo diç tjetër i nevojës sime për të thënë diçka të pathënë nga të
tjerët.
Shpresa, se do qetësohet gjendja në një mënyrë më mbanë të mos nisem edhe unë
në rrugën pakthim të deportimit masiv. Ashtu siq bënë gadi një milion e gjysëm shqiptar
tjerë të Kosovës. Kosova faktikisht, për bindejn time pa njerzë që marrin frymarrje të
shlirshme, nuk ka çka i vyen askujt: as shqiptarëve, as NATO-s, e as regjimit kriminel të
serbve.
Paperspektiva e tillë shumë njerzë, i shtynë që të ardhmën e vetë dhe të fëmijëve të
tyre ta hulumtojnë dikund tjetër. Si po duket, ashtu siq kam pas shkruar në një shkrim
timin të mëparshëm, po përsëritet historia (por jo më si farsë, por tani, si realitet i hidhur) e
Toplicës?!
Athua, do të ngjajë e njejta gjë sërish? Bindja ime ma thotë që nuk do të ngjajë e
njejta gjë, ngase sikur të besoja një gjë të tillë, asnjë minut nuk do qëndroja këtu! Jo, për
ndonjë shkak tjetër, sa për shkak të fëmijve të mij, të cilët asnjë fjalë të vetme nuk e
komunikojnë në gjuhën e anmikut të popullit tim. Ky katapultim i vetëdijshëm i fëmijëve të
mijë, në aspektin e akomodimit të tyre me mentalitetin e këtushëm dominues serb, la qenë
përherë një ndër preokupimet e mija, si intelektual. Për atë shkak, ndoshta përtej
mundësive të mija materiale kam siguruar një shumë të duhur të hollash, që të blejë një
antenë satelitore dhe fëmijët të komunikojnë me botën e civilizuar përëndimore.
Kosovarët, i përkasin identitetit Evropian, si me kulturën ashtu edhe me traditën e
etnopsikologjinë e tyre specifike. Shkaqet e një pauzimi 5o vjeqar do të duhej hulumtuar
për bindjen time në fenomenin e imponuar të ideologjisë sllavokomuniste, e cila në mënyrë
totalitare ate e mbajti në zingjirët e kontrolli të rrept ideologjik. Shpresojë, se një ditë
Kosova definitivisht do të në familjen e popujve të civilizuar.. Rugova, në liri! Se çfarë shihet
pas këtij potezi të Millosheviqit, vetëm mund të aludohet. Në të vëtetë Rugova, ishte peng i
tij dhe ka qenë e sigurt se pozicioni i tij do të aktivizohet në ndonjë moment të vlerësuar si
të favorshëm për te.
Gjendja gjithënjë më katastrofike në Serbi, e shkaktuar nga bombardimet e Nato-s,
sigurisht ka ndikuar në zbutjen e qëndrimit të fortë, e ekstrem të Millosheviqit ndajë 5
pikave që i ka përcaktuar ajo : 1) Ndalimin i veprimeve ushtarakop-policore të forcave serbe
në Kosovë përkatësisht largimi i tyre 2) Vendosjen e trupave (të NATO-s) ndërkombëtare në
Kosovë.3) Kthimin e refugjatëve në vatrat e tyre.4) Lejimin i ndihmave humanitare. 5)
Aprovimin i marrëveshjes së Rambujes.
Mirëpo, zoti Sheja, një njeri gjeni i NATO-, ripërsërit: "Millosheviqi, pesë herë do të
duhet të thotë me gojën e tij diktatoriale: PO
ullsisë shqiptare pa asnjë mbështetje në ndonjë grupacion të caktuar politik, për mua është
një dështim i plotë i ashtuquajturës "LËVIZJE PAQËSORE" shqiptare të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:29 am

VRASJA E AGANIT
8 may,1999
Koncepti dhe praktika e luftës, për bindjen time ka qitur në sipërfaqe shumë gjëra
rreth përgjegjësisë morale, të subjektit që pretendonte gjatë këtyre dhjetë viteve ta quante
vetën "subjekt politik"! Pikëspari, si provim do të mund të kualifikohej raporti i ndërtuar
ndërnjerëzor, që gjerë më pëlcitjen e luftës, për bindjen time kishte qenë tërësisht në baza
dhe principe jo të shëndosha morale! E kam fjalën për dëshmitë e gjalla të njerzëve që
tregojnë për ankthin, ikjen, vrasjet, maltretimet dhe masakrat e ushtruara gjatë këtyre
ditëve të luftë. Ku nëna është ndarë, jo me vetëdëshirë nga të fëmijët dhe akrabat e saja që
rastësisht i ka zgjedhur, ku raporti motër vëlla, vëlla vëlla, prindër fëmije.etj. ka osciluar
shumë larg nga e kaluarja.
Ishte ky një diskurs dhe një bindje me të cilin ne shqiptarët pakashum krenoheshim,
kurse tanim frigohem se mos po biem në provim. Ciniku, do të thoshte, thjesht: Fajin e ka
stuhia e luftës! hta edhe mund të jetë ashtu.
Edhe një lajmë shumë pikëllues! Brikena, (vajza ime e madhe) më tregoi për lajmin
që kishte ndëgjuar sot në Bi Bi Si: Trupi i pajetë i Fehmi Aganit, gjendet dikund në rrugët e
Lipljanit!? O zot, a edhe njerzit e tillë si ky, duhet të vdesin në mënyrën e vrazhd
Buzukiane?! Sa më dhimbset profesori im i shkretë?! Ishte idol i shumë gjeneratave,
padyshim njeriu dhe pedagogu që më së shumti është çmuar ndonjëherë në historikun e
Universitetit të Kosovës.
Atentati mbi trupin e Prof. Dr. Fehmi Aganit, edukatorit të shumë gjeneratave,
njeriut i cili tërë jetën e futi në funksion të së mirës së popullit të vetë, ideologut dhe
demiurgut të shumë ideve përparimtare në shoqërinë e terrorrizuar shqiptare në Kosovë,
krijuesit dhe autorit të shumë teksteve shkollore e Universitare, politikanit dhe elitistit me
stil të veqantë shkencor, e parasëgjithash njeriut tejet modest në kontaktet me gjitha
nivelet e hiperbolizuara shoqërore, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen,
farefisin, lagjen e qytetin ku jetonte por është humbje për mbarë kombin shqiptarë të
Kosovës. Emri, figura dhe erudicioni i tij, lirisht do të thoshnim i takon plejadës së tipit: të
Ismail Qemalit, Azem Be jtës, dhe Adem Jasharit.
Atentati ndajë, profesorit tim dhe shumë gjeneratave tjera të mëhershme, nuk është
vetëm atentat ndajë tij personalisht, por parasëgjithash, është ATENTAT ndajë popullit të
rilindur shqiptar të Kosovës, që në ditët e bizaritetit mbi te, po e kalon provimin e historisë.
Provim, ky që së ka më fuqi që do ta ndalë askush!
Provim, ky për të cilin ishte pregaditur edhe i ndjeri profesor!
Liria, pa dyshim do të agojë një ditë, por pa prezencën e tipit të profesorit tonë të
dashur, i cili së bashku me Adem Jasharin dhe shumë luftëtarë tjerë u flijuan në altarin e
sajë, me dinjitetin më të lartë që mund ta gëzojë njeriu i kësajë bote.
Profesor, Fehmi Agani, dhe përkujtimi për te përherë do të na shërbejë si model
fascinues, se si do të duhej intelektuali i ardhshëm shqiptar të luftojë për të drejtat dhe
dignitetit e piopullit që i përket. Ai, jam i bindur, as në në momentin e shkrepjes së rafaleve
të kallashnikovit serb, nuk e ka trembur syrin! Këtë mund ta bëjnë vetëm tipat e Adem, e
Shote Galicës, Adem Jasharit, etj. Vdekja e tij, na ka tronditur të gjithëve. Më kujtohet,
njëherë në konsultimet e shpeshta me te që i mbaja shkaku i disertacionit (mentor i së cilës
ishte ai vetë) të doktoranturës, më patë thënë: "Intelektuali, i vërtetë, as para stuhisë më
të madhe nuk guxon ta lëjë popullin e vetmuar". Vetëm, tani e kuptojë domëthënjen e
këtyre fjalëve, që më kumbojnë thellë në memorien kjo luftë që do të shpëtoj pa ndonjë
traumë shpirtërore. Radhitja e e shkatrrimeve dhe masakrave nga ana e policëve dhe
paramilitarëve serb është ndërtuar asisojë, sa të mbushet mendja që nuk ka mbetur, shtëpi
as familje shqiptarësh në Kosovë, që nuk është "infektuar" me virusin e ndonjë dhimbjeje
psiqike apo fizike!
Këtë sistem, arqitektët serb e kanë ela boruar, si po shihet gjerë në detajet më të
imta. Ndryshe, si mund të spjegohet e tërë kjo tragjedi që po ndodhë më popullin shqiptarë.
Këtë, ma merr mendja së kanë mundur ta paramendojnë as trurët më të deformuar të
njeriut!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:30 am

MASAKRIMI
9 may, 1999
Si mundet njeriu ta masakrojë njeriun në prezencën e fëmijve 5 dhe 6 vjetësh? Këtë së ma
përthekon fare mendja!? Tezja e Hanit, që kishte ardhur para ca ditëve nga Podujeva, më
spjegon për një kusherir timin të quajtur Hamdi (Maloku), të cilin hordhitë çetnike një ditë
pasi që kishte dalur të blejë bukë për çarramokët e vegjël, tek furra. E kishin ndalur, dhe
pasi e kishin legjitimuar, e kishin urdhëruar të shtrihet në midis asfaltit!
Fëmiu, mbesa e tij, me të kuptuar sjelljet jonormale të njerzëve të uniformuar ia kris
vajit në kupë të qiellit!
Me të kuptuar, mëpastaj se Hamdiu ishte pronar i ndërrmarrjes së njohur private
"Apollonia", e cila me suksesin e sajë meteorit i patë befasuar edhe konkurentët më në zë
në komunën e Podujevës, fillojnë ta maltretojnë dhe e detyrojnë të bëjë gjëra që as njeriut
më abnormal nuk i bien ndërmend veprimet e tilla! Vajza e lemeritur njëherë nga
kërcnimet, pastaj shtyrjet e më vonë edhe ramjet me grushta fillon të ikë në drejtim të
pakontrolluar, njëri paramilitar i pashpirt i zënë dhe ia hedhë thikën gjysëmmetërshe në fyt
që të dyve! Hamdiu i ndjerë, duke parë mbesën e tij në këtë situatë, i lutë paramilitarët
çetnikë, që bile vajzën ta lëshojnë si kusht, ndërsa ai të mbetet edhe më tej peng.
Kryeqetniku, i quajtur Bozha, hedhë në ndërkohë një ide "gjeniale", duke shtuar, se
:" më mirë është, për vajzën që të shikojë orgjinë, që do ta bëjmë ne tani në prezencën e
sajë"?!. Kusheriri, Hamdi, duke mos kuptuar ende "lojën", që po pregaditej për te, dhe duke
shpresuar se çupa e tij do të shpëtojë në atë apo në atë mënyrë, pranon "lojën" e ndytë të
fytyrë negativit Bozha.
Sipas, dëshmitarës serbe Zhivana, një grua dikund kah të pesëdhjetat që kishte
qëlluar (jo)rastësisht në tërë këtë ngjarje tragjike, siq shprehet tezja e Hanit (një banuese e
afërt e vendëngjarjes së ndodhur), kryeqetniku, pasi që e kishte lutur kusheririn tim, që të
përshëndetet me mbesën e tij, e kishte nxjerr thikën gjysëm metërshe, dhe me disa të rëna
në drejtim të qafës së tij të dobët (ishte shëndetlig i ndjeri!) e kishte filluar ritualin e
masakrimit mbi trupin kusheririt Hamdi! Sipas sajë, vajza më pastaj e shashtrisur kishte
marrur rrugën për në shtëpi të cilën edhe ashtu nuk e dinte mirë. Më vonë disa nga
dëshmitarët tjerë, kanë shkuar për ta shpëtuar vajzën, kurse trupi i të masakruarit ka
ndejur një kohë ashtu i përgjakur në asfalt. Policët, e sidomos polici që e kishte masakruar
Hamdiun, ashtu të droguar e kanë vazhduar rrugën në drejtim të stacionit të policisë.
Askush, nuk dinë se çfarë ka ndodhur më me ta.
Tregimi i sajë, më shqetëson pa masë, dhe sikur më mobilizon edhe më shumë në
qëndrimin tim! Serbët, janë barbarë, këtë imazh ata vetëvehtës ia kanë dhuruar me
veprimet që janë duke e bërë mbi popullsinë civile shqiptare. Athua, si do të rritën nipat e
kusheririt Hamdi? A do të mund ndonjëherë, kuptohet nëse janë ende gjallë të harrojnë,
gjithë ato "skena trishtuese të prerjes së kokës dhe gjymtyrëve të gjyshit të tyre"??
ë një mëngjes freskues, pasi sigurohem se në rrugë nuk ka asgjë, marr guximin dhe dalë të
bëjë pakëz fiskulturë mbrapa shtëpisë, ngaqë andej e kam "roje" Shekin dhe Hanin.
Ende pa ia filluar mirë, hetojë se edhe Sheki ishte zgjuar sot heret, arsyen përpiqem
ta hulumtojë në aktet e pandërprera të NATO-s, të cilat mbrëmë ishin mjaftë intenzive.
Mirëpo, disi meqë po bombardohet edhe ditën e edhe natën, kuptimi dhe rëndësia e sajë
nuk e ka peshën e asajë që është prioritare për ne, që në një mënyrë edhe nuk dyshojmë
në precizitetin e pilotëve të NATO-s.
Anipse, propaganda serbe frustrimin e sajë ndajë tërë këtij bombardimi mundohet ta
justifikojë si "viktimizim multietnik"?! Thuase, pilotët e NATO-s e kanë të precizuar në hartat
e tyre, objektivin e theksuar dhe stërpërsëritur "multietnik" në Kosovë? Për një kohë
ulëm ta pijë kafën e mëngjezit, dhe përpiqem të thellohem në mundësit dhe pamundësitë e
kësajë lufte të çuditshme, si për laikët ashtu edhe për profesionalistat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:31 am

DHUNIMET
11 may, 1999
Dikund në mesditë, vjenë të na vizitojë një "zonjë e rëndë", e cila duke kërkuar një
të afërm të sajë në rrugën tonë, hyri pa trokitur fare. Me të kuptuar izolimin tonë të
tërësishëm, ia fillon tregimit të sajë të çuditshëm, në Bregun e diellit. Sipas sajë, ditëve të
fundit ajo ishte dëshmitare e shumë "ngjarjeve" të pakëndshme për veshët e një mashkulli,
siq isha unë?!
Kureshtja, nuk më la të qetë, pa e pyetur. Po çfarë, ka të ngjarë atje tek ju, oj zonjë
e nderuar? Vrasje, masakrime, plaçkitje, çfarë? "Jo, jo djali i mirë, nesër kam punë sërish
këtu tek ju, dhe do të ju tregojë të gjitha, ama të gjitha"??
Eu, thash me vete, po e çuditshme qenke! Rafalet, e automatikëve, disi sot kam
përshtypjen kanë nisur të rrallohën, për këtë nuk kam spjegim! Sigurisht, them janë ngopur
me largimin e shqiptarëve, tani kanë në preokupim plaçkitjet dhe nuk kanë kohë të mirren
me "sportin" e frigës së automatikve?! Kush e di?
Zonja e pispillosur, sot ishte prap në vizitë të dyshimt (bile për mua!), ngase as
emrin nuk munda të ia mësojë, përkundër insistimit tim të disahershëm.
Nejse, "rrëfimi" i sajë mu duk shumë interesant jo për imagjinaten time sa për
mundësinë e shëndrrimit të tij në ndonjë dukuri të pazbuluar ndonjëherë. Ngaqë, për
moralin dhe stereotipin shqiptar "rrëfimi" i këtillë është i pakëndshëm, jo vetëm për mua
dhe të tjerët por para së gjithash për akterët e kësajë drame, që do të ma rrëfejë ajo gjatë
qëndrimit të sajë tek ne.
Kuptimi i "rrëfimit" të sajë i ngjanë një tipi katarzeje, por ajo nuk e spjegon kështu.
Truri i sajë, për "rrëfimin" e pakëndshëm duket më tepër i ngjanë një kompjuteri të tipit më
të ri që ia kanda t'i regjistrojë fenomenet dhe dukurit e panatyrshme në këto ditë lufte në
Kosovë.
"Ka ca ditë- më rrëfen ajo, që në një podrum (në të vërtetë një banese përdhese) që
më parë kishte banuar një familje shqiptare, emrin dhe mbiemrin e të cilit nuk kisha dashur
ta përmendja me këtë rast, disa paramilitarë serb po sjellin gra, vajza dhe qika të reja! Prej
tyre disa, sa mund të hetojë në "shpiunkën" time të vogël të vendosur në derë, dalin të
xhveshura, të përgjakura, të çrregulluara, e besa edhe të plagosura?!" Shqetësimi im së
bashku me kureshtjen, nuk më lënë të qetë për pa e pyetur. Po, a e dinë kush për këto që
thua, zonjë?
"Nuk dijë?! Nuk dij, për këtë? Dijë vetëm, që aty "poshtë" aludimi për podrumin e
famshëm në Breg të Diellit, vijnë pa pra policë, njerzë të panjofshëm, civilë. Bile një ditë,
padashtas duke shkuar të marr dy litra qumshtë në minimarketin e një serbi (ish pronë e
një shqiptari), në kthinën e ndërtesës sonë heret në mëngjes, hetova një grua një 30-3o
vjeqe të mbështetur për derën e hyrjes sonë. E gjora, nuk guxonte të dalë vetëm të shkojë
në shtëpinë e sajë që e kishte dikund në Tasligje, siq kuptova më vonë nga goja e sajë e
përgjakur dhe e përvajshme, ajo mbrëmë kishte qenë e dhunuar nga katër paramilitar
serb?! Dhimbja, për këtë faqezezë, më bëri që t'i ndihmojë disi. Nuk dijsha, si?
Më vonë, kur veq kishte filluar të vinte në vehte, fillojë tregimin e kidnapimit që e
kishin bërë paramilitarët serb. "Isha, e shkreta, duke shkuar me vjehrrën këmbë, tek
kunata e cila kishte mbetur vetëm me fëmijë, tek xhamia e Llapit. Rrugës, aty dikund afër
xhamisë, na kanë ndalë dy policë të cilët rrëmbimthi kanë dalur nga një 101-sh serb dhe
kanë filluar të na "legjitimojnë", që unë e merrja si diçka krejt normale. Mirëpo, që në fillim
e hetova se nuk ishte puna tek "legjitimiteti", ngaqë njëri prej tyre, një fytyrë vrazhd, ma
kishte vurë syrin dhe disi me një arrogancë tentonte të afirmojë burrërin e tij serb. Pas, një
kacafytjeje, të shkurtër verbale, ai fytyrëvrazhdi ia ka bërë këtij tjetrit: "Vodimo, ih u
stanicu policije". Përse, përse, fillon të lebeditet vjehrra ime, e cila e hetojë tashma sa është
ora! Unë, poashtu e dija se nuk është fija e stacionit të policisë, ngaqë poashtu kisha
ndëgjuar diçka të ngjajshme nga një kojshike e imja. Rezistenca ime që i bëra çetnikut,
ishte e tillë që më kushtoi me një shtyerje të shpejt dhe kërcnuese:"Videçesh, ti kurvo kako
jebe çetnik, brzo ulazi u kola. Ti stara, çekaj tu, odmah se vraçamo?" Vaji im, më mbushej
mendja shkonte në vesh të zotit!
Me të hyrë në kerr, njëri m'u drejtua në një shqipe të bastardhuar:"mos qa, se na po
kthej apet"?! Gjatë rrugës, të cilën e njihja në gishta, kuptova se se nuk jemi duke shkuar
në stacion, por në këtë "birucin" e nemur për neve shqiptareve në këtë kohë. O zot, çka më
shtyri të dalë? Përse nuk rrija mbrenda, tash të gjitha janë vonë. Polici fytyrvrazhdi, fillojë
të më shtyejë në hyrje të shkallëve, sa që gadi jamë rrokullisur teposht, po të mos më
mbante tjetri. Në derë e cila ishte e rrethuar me hekura dhe të mbushej mendja se vetëm
tenka mundet me e hap, kishte shenja serbe, dhe gjithënjë e kisha parasysh ikjen. Por ajo
kishte qenë e kot, dymbëdhjetë orë kam ndenjur pa ngrënë asgjë. Ashtu e mbyllur, dikund
kah mbrëmja, ata kanë ardhur dhe pasi që kishin marr edhe dy shokë tjerë dhe dy tri gajbe
birra e alkohol të llojllojshëm, e kishin filluar "orgjinë" e dhunimit nën breshërin e bombave
të Natos, dhe muzikës kumbuese çetnike."
Sot nuk kam ku të shkojë, i kishte rrefyer ajo zonjës së pispillosur. Më duhet të dalë
sa më parë, ngase egsiton friga se do më marrin prap, dhe më dreqit nuk i vyejë asgjë. Tri
ditë kishte ndenjur tek disa akraba pleq të zonjës së pispillosur. Ajo thotë, se nuk dinë asgjë
më për këtë grua, të Tasligjes. Ky është vetëm një rast, që më ka rënë ta ndëgjojë me
veshët e mij, tha ajo, por sa i kam parë me sytë e mijë, kjo është tragjike, sa që as vetës
nuk guxojë të ia pranojë."
Podrumi, ku banojë unë është shëndrruar në vend dhunimi i të rejave dhe grave
shqiptare. Më askush nuk banon në këtë pjesë ku jam unë. Sjkaku i daljes sime në këtë
pjesë të qytetit, është thjesht i natyrës së frigës, që ma kanë shtirë dhunuesit. Unë jamë
femër e moshuar, për mua nuk kanë edhe gjithaq interesim, por zhurma dhe muzika
kumbuese së më lënë rehat më aty. Më duhet të vendosëm dikund këtu tek ju, nëse keni
vend. "Shtabi", ynë do të kujdeset për vendosjen e juaj zonjë, ne kemi një plakë 93 vjeqar
që ka mbetur vetëm, poqese ai nuk pranon me ju të banojë, ne do gjejmë edhe vende
tjera. Mirëpo, plaku i etshëm për bashkëbisedues me kënaqësi e pranojë zonjën e
pispillosur. Sa do të qëndrojë ajo këtu, këtë as ajo, kam përshtypje nuk e dinë?
ditë, që mbi kulmin e Pallatit të Shtypit, në formë trekëndëshi, në tri dritare të vogëltha
duken silueta njerzish me kaçketa ushtarakësh serb. Këtë dukuri e kam vrejtur dje, meqë
sirenat e "rrezikut ajror" nga bombardimet, më jepnin disi më shumë mundësi të përcjelljes
së situatës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:32 am

SNAJPERISTËT
13 may, 1999
Rastësisht i kam hetuar tre snajperistë përmenjëherë! Kjo ishte një befasi për mua,
meqë nuk isha mësuar me prezencën e tyre mbi kokat tona. Sheki, në ndërkohë ishte nën
pullazin e shtëpisë së shkaut (një shtëpi e vogël, ë me siguri ishte e paraparë për garazhë,
por herifi i botës kishte paguar, sa kishte kërkuar shkau, vetëm e vetëm - si thoshte ai :"ta
shporri këtej ate"), dhe nuk dinte asgjë për prezencën e tyre mbi kulmin e Pallatit. Bile, dy
vllazërit e tij (njëri që kishte provuar golgotën e Koliqit) kishin dalur pakëz të bënin
fiskultur, se ishin topitur duke ndejur vetëm mbrenda.
Me të hetuar, se snajperistët serb ishin vendosur në gjendje gatishmërie, shkaku i
sirenave që pandërprerë tërhiqnin vëmendjen e rrezikut, dalë mbatanë dhe nga dritarja i
thrras që të hyjnë mbrenda! Sheki, i ngrati më i pari ka vrapuar dhe automatikisht është
futur në dhomën e errët, prej nga mundej në mënyrë komote t'i përcillte sjelljet e
snajperistëve. S' ka çka bënë se i dhimbset jeta shumë! Meqë telefonat nuk punonin, e luta
që dritaret t'i lerë të hapura, ngaqë për çdo eventualitet të mbajmë lidhje në mes vedi dhe
të mësojmë për njëri tjetrin.
Mbrapa meje hetojë, Naltinën dhe Genitën të strukura në një qoshe të dhomës. Që
të dyja përnjëherë më bëjnë të njejtën pyetje, A po bombardojnë babi shkiet, a? Jo iu
përgjigja, vetëm se më mirë është të qëndrojmë kështu si jemi. Tërë paraditja na ka shkuar
duke vështruar situatën. Asgjë nuk munda të marr vesh, përveq disa krismave automatike
që nuk pushonin! Tek vonë dikur pasdite, Nazi më tregojë për ndodhinë e snajperëve. Në të
vërtetë, sipas versionit të sajë, në qytet kinse paskan hyrë disa grupe guerile të UÇK-s, që
për mua ishte e pabesueshme, kur kihej parasysh gjithë ai koncentrim i madhë i forcave
serbe në qytet, ku të mbushej mendja se struktura e popullsisë tani është 9 me një në favor
të serbve. Logjika, së ma pranonte versionin e Nazit, andajë fillova t'i rrotullojë të gjitha
radiostacionet dhe programet e rëndësishme satelitore, në mënyrë që të mësojë për këtë
diq. Por për fatë të keq asgjë së munda të mësojë?!
Rezoni im, ishte, se serbët kishin inskenuar ndonjë situatë konfliktuoze, apo edhe të
acaruar, sipas skenarëve të tyre tashma të njohur të imponimit të mediumeve botërore, me
qëllim që të paraqiten si të viktimizuar, gjë që për çdo ditë TV- Bastilja Serbe edhe po e
bënë. Efektet e këtij imponimi të kësisojt, për bindjen time e kishin edhe një efekt: e ai
ishte largimi i edhe atyre pak shqiptarëve që ishin futur nëpër birucat e tyre në qendër të
qytetit. Sepse, "golgota e Koliqit" kishte sjellur shumë fytyra të pa njohura për ta në qytet?!
Kush e dinë, dredhia Serbe nuk ka skajë! Imagjinata e tyre në këto ditë lufte është
aktivizuar me një masë meteorite.
Koha e lajmeve në gjuhën shqipe, nga TV-ja e Tiranës, asgjë e re, poashtu as TV-ë
Titogradi, i cili kohëve të fundit ka filluar me më pak paragjykime të lajmërohet nga Kosova.
Megjithë që ai ende UÇK-në e quaanë "takozvana: Ilegalna Organizacija" ("
e ashtuquajtura: Organizatë Ilegale"!). Rrymën, e kanë ndalur, pregaditemi ashtu në
errësirë të biem të flejmë. Gjumi, nuk më merr
provojë të lexojë diçka nga historiografia e Dëbimit biblik të hebrenjëve që ka ndodhur para
dy mij vjetëve.
rembëdhjet, disi kam përshtypjen nuk është ndonjë ditë e gëzueshme për askend, mirëpo
nuk jam edhe gjithaq i preokupuar me këtë. Ngase, edhe kjo ditë do të duhej të ishte
sikurse edhe tjerat, në të vërtetë, sinjalet që na vijnë mbi ngjarjet që po ndodhin në qytet
sikur e demantojnë këtë bindje time. Por sido kudo, meqë kemi vendosur të mbesim këtu,
nuk do të duhej të preokupohemi edhe aq shumë me këtë gjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:33 am

REMINISCENCA
13 may, 1999
Jam duke pirë kafën e mëngjesit, dhe meqë jam i lirë në kuptimin e mosangazhimit
në ndonjë projekt apo punë të përditshme intuita ime disi me një nostalgji të papërshkruar
më kthen në një retrospektivë, të cilën do ta lakmonte disi çdo shqiptar i cili momentalisht,
o zot!, ose është duke vdekur, ose maltretuar, ose dhunuar!
Kuptimi i këtij, si ta quajë "erskusioni" mendor, disi më relakson! Përmes kësajë
mënyre të medituari, bëjë përpjekje të kthehem në moshën kur mbajë në mend gjërat e
para të jetës sime: përshtypja ime për të depërtuar në thellësinë e nënvetëdijes sime, më
bënë të ndihem në dy mënyra:
Si i kënaqur, që kam arrijtur të mbajë në mend: ecjen e parë, fytyrën e babait të
gëzueshëm në një bicikletë që ishte atraksion i vërtetë jo vetëm për neve fëmijëve të
fshatit, por kam përshtypje edhe për ata të qytetit. Sepse ishte "mercedesi", i parë për ne.
Dhe si i paknaqur, shkaku se gjendja dhe statusi i tanishëm i imi, familjes sime dhe
popullit tim nuk garanton kurfar mundësie për ta shijuar frytin e lirisë e cila gjithësesi do të
agojë një ditë në Kosovën tonë. Ashtu, i gjendur në transin e reminiscencës sime, ku po
bëjë përpjekje të hulumtojë pjesën më të bukur të jetës sime, kuptojë se mbatanë murit
Sheki-Fadil, në një poashtu gjendje të dëshirës, në kokërr të shpinës është duke medituar
edhe shoku im i kësajë odisejade të luftës Sheki.
Pasi, që përshëndetemi, në kufirin e vënë mbi një mur simbolik, fillon të më bënë një
breshër pyetjesh. A i ndëgjove lajmet mbrëmë? A po heton ti se opozita serbe ka filluar të
"qojë kokë", kundër tërë këtij etnocidi në Kosovë? A keni marr ende bukë? Athua do të
mbarojë shpejtë tërë kjo katrahurë, se shkuam posht? Ende nuk u gjenden, ata 100.00
shqiptarë në ka mpin e Bllacës? etj.
- O Sheki, i sugjerova, përse e lodhë kokën me gjëra të tilla, përse e përjashton
mundësin që edhe ne në ndonjë moment të caktuar të bëhemi aktorë të kësajë lufte të
mallkuar? "Mollat" (shifra për disa pregaditje tona, në rastë sulmi të papritur nga ana e
paramilitarëve serb?!), po presin gadi, mos u mërzitë se një shpirtë kemi me e dhënë! Si
vdiçëm tani, si më vonë një vdekje e kemi të rezervuar nga zoti?
Duke hetuar, mosdisponimin e tij për "aktivizimin" e shifrës "molla", fillojë pakës ta
inkurajojë, duke i thënë: Sheki, lufta po mbaron, ne do të jemi të parët që do ta ngulitim
flamurin në hotelin Grand, pasi që edhe e kemi më së afërmi! Po, po, ma kthen ai, vetëm të
shpëtojmë njëherë?! Po eja këtejë të pijmë nga një kafe, se maruem! Data e 13-të, si duket
nuk do të jetë e kobshme. Kushedi lajmet e orës shtatë ende nuk i kemi ndëgjuar?
Dita më tragjike e bombardimeve. DV lajmëroi: bilanci tragjik i bombardimeve 100 (njëqind
civilë shqiptarë) të vrarë! Dita e 51 e histerisë Nato- Serbe! Ka disa ditë që nuk mund të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:34 am

shkruaj, jo edhe aq nga pamundësia e gjetjes së motivit, sa nga mbisundimi i frigës se mos
ky lloj "ditari bombardues", do të mund të eventualisht të shërbejë eventualisht si ndonjë
alibi i rrezikshëm kundër meje nesër! Askush së mund ta dijë, se çfarë do ndodhë nesër!
Këtë, së mund ta garantojë as Xhemi Sheja (zëhënësi i Natos), i cili me cinizmin e tij
ekstravagant për çdo ditë në brifingun e Natos tallet me estabilishmentin ushtarako - policor
të Millosheviqit, e lërë më unë.
Më duhet për çdo ditë të nxjerr shënimet në disket, e më pastaj nga ajo t'i hudhë në
direktorium. Në mënyrë, që mos të kem telashe eventuale. Po përpiqem të shënojë diç nga
pjesa e PUNËS sime të përditshme. Tung! Nesër, dita e re, nafaka e re! Pos zoti e dinë se si
do gëdhihemi! ALLAHU ËSHTË I MADHË!
As që e kam dijtur që sot është ditë e shtune. Më ka humbur interesimi edhe për ditët e
javës. Bombardimet e djeshme tragjike, dolën sot në mëngjes se janë të NATO-s. Asgjë e
çuditshme për makinerinë e tyre propaganduese: janë marrë shqiptarët e gjorë (sidomos
gra pleq e fëmijë) dhe janë futur me dhunë apo me ndonje pretekst tjetër dhe janë lënë
mish për top, për bombat e Nato-s!? Kjo askund nuk ka ndodhur. Kjo është një risi në
analet e strategjive luftarake që se njeh asnjë doktrinë ushtarake, është më pastajë edhe
një turp për gjeneratat që do të vijnë serbe. Ngase, në vetëdijen e tyre, kjo luftë e ndytë do
të ua brejë ndërgjëgjën (kuptohet nëse do të arrijnë ta ruajnë edhe ata pak serb të
ndershëm) e gjeneratave të ardhëshme.
Njollë të tillë identike është duke e bartur edhe gjenerata e gjermanëve, shkaku i
fashizmit Hitlerian. Serbët, ende janë të droguar me propagandën e regjimit. Ata ende nuk
janë të vetëdijshëm se çfarë po ndodhë në esencë me ta dhe ardhmërine e tyre:materiale,
morale dhe ate shpirtëror. Do të vijë koha kur ata do të ia nxjerrin vetë sytë vozhdit të tyre,
për shërbimet (katastrofën që ua ka servuar atyre gjatë këtyre muajve) që ai ua ka bërë me
rastin e krijimit të parakushteve për të ardhmën e tyre. Le të rrojmë, nëse ka thënë zoti
xh.h. dhe do shohim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:35 am

SHEJA
14, may 1999
Sot erdhi tezja Rabi dhe na tregoi për golgotën e ikjes tri javëshe prej Podujevës që
ishte një Se çdo shqiptarë është i dyshimt, i papërshtashëm dhe shumë pakë lojal ndajë
këtij regjimi satrap, e kanë dijtur të gjithë serbët, por ama se të gjithë mundën me qenë
"terrorrista" (si i quan propaganda e këtyre ditëve ushtarakët patriota të UÇK-ës) këtë se ka
besuar askush.
Përpjekja e kahershme e këtij regjimi e besa edhe atyre të mëparshmëve, për të
rekrutuar "shqiptarë të ndershëm" në radhët e tyre, ishte një detyrë e shenjët që paguhej
me çmimin më të shtrenjët. Këtë e kanë ditë të gjithë. Lufta, ka sjellë një çrregullim total
në vlerësimin e situatës së këtillë. Tani, çdo gjë që lëvizë në drejtim të kundërvënies
eventuale ndajë ushtarakëve e paramilitarëve serb, është dhe shuhet si "terrorriste"?! Kjo
mënyrë e të rezonuarit nga ana e estabilishmentit serbomalazias, ka një të mirë që: gjithë
shqiptarët i ka anatemuar me stereotipin e "terrorristit". Mënyrë kjo, që ka krijuar hendekun
e duhur të urrejtjes ndëretnike?
Lufta nuk mund të zhvillohet në drejtim të ndonjë suksesi të dëshiruar, poqese nuk
aktivizohën të gjitha potencialet e thashetëthënave, paragjykimeve, dhe të pavërtetave, që
dosido do te duhej të shkojnë në favor të atij që dëshiron të korr suksesin e imagjinuar. Në
rastin e luftës së Kosovës, serbët si duket kanë pësuar dështim të plotë edhe me vetë
faktin, makineria propagandistike e tyre gjerë më tani nuk ka arrijtur asnjëherë t'i paraqesë
ata si viktima para opinionit të gjërë ndërkombëtar. Opinion, ky që për bindjen time do ta
vulos edhe fatin e mëtejmë të gjithë atyre refugjatëve (dikund afër 1 milion!!?) shiptarë.
Shqiptarët në anën tjetër nuk kanë nevojë të lansojnë edhe aq shumë të "pavërteta"
mbi fatin dhe gjendjen e tyre në këto momente historike, ngase e vërteta mbi egzodusin e
tyre të veqantë po flet vetëvetiu për të gjithë ate që është duke i ndodhur atij. Mbrëmë,
sipas lajmeve të agjensisë Tanjug, në Prishtinë janë lajmëruar grupet të mëdha
"teroristësh" shiptarë, të cilët kanë për qëllim, siq lajmëron kjo agjensi antishqiptare"të
destabilizojnë rendin dhe qetësinë e vënë në këtë pjesë të Serbisë"?! A duhet komenti
këtu!?
Nuk dua të hargjojë fja lë e letër, për këso marrirash serbofobe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 5:35 am

NEOFASHIZMI
15 may, 1999
Në fund më erdhi rasti edhe mua të provojë natyrën e maltretimit, fyerjes dhe shantazhit të
njëmendët nga ana e paramilitarëve serb. Në të vërtetë, sot aty dikund kah ora l0 e
paraditës, gjerësa pritja në ballkon të pija kafen e mëngjesit dhe taman e ndeza një cigare
Mallboro, që ma kishte blerë Leti (5 DM) kur mbatanë Shekit po ndihet një zë i panjohur,
Ngriti kokën dhe hetojë (në pamje e veçova si motër të kubatës së Hanit) se ishte duke
biseduar me te dikush. Pasi e pira kafën, Sheki me lajmëron se sot si duket kane ndërmend
të bëjnë regjistrimin e popullsisë zyrtarët e regjimit të Beogradit. U tregova të mijve dhe i
pregadita që rastësisht të mos frigohën, sidomos fëmijët! More, nuk ka sh kuar as një 20/30
minuta, kur ia kanë behur në derë! Unë mora sendet e rrojës dhe derisa Baca Fejzë po
bisedonte me të, unë veqë kisha pregaditur shkumën e rrojës dhe pregaditesha të fillojë
punën e rrojës! Dera e Banjos, fillojë të hapet! Pasi u përshëndeta me ta në gjuhën e tyre,
ata, pa një pa dy më kërkuan lejen e njohtimit. Me të hetuar se ajo është e Podujevës,
filluan pyetjet tjera të shabllonizuara.- A e dinë ti, zotëri që për këtë "kontrabandim" të lejes
mundesh me shkua gjerë në pesë vite burg? -Jo u përgjigja unë naivisht! Po mirë ti qenke
refugjatë, përse nuk je lajmëruar në polici për këtë? - Po zotëri, kjo është grueja ime këta
janë fëmijët e mij, që të gjithq përveq meje janë të regjistruar në Prishtinë.
-Si nuk e kupton ti që për këtë punë mund të shkosh 5 vite burg? Shkaku yt unë
nuk mundem tëe rrezikojë punën, ishte përgjigja e tyre. Eja me ne, në stacion ta tregojmë
ne atje qefin. Ngadal zotëri, se unë me të vërtetë jamë ky që jamë dhe kërkojë falje për
këtë "gabim" timin në leje të njohtimit/ A bënë, ju lutem që disi të më falni, nesër poqese
më tregoni vendin se ku rregullohën lejet, do të shkojë.
- Jo, ishte i ziu kategorik, nuk bënë .Ti duhet të shkosh me ne në polici!
Përshëndetu me familjen! Hec, çfarë pret? Po mirë , zotëri, a së bënë të gjejmë ndonjë
kompromis (aludoja në ndonjë pagesë simbolike)! Hë, çfarë lë?
Ky kaltroshi, me drejton që të "mirrem vesh" me zeshkanin dhe më bënë me gisht
kah ai. Pasi që hyjmë në dhomë, pyetja e parë që më bëri ishte: Sa ke për të dhënë?! I
përgjigja, 50 DM më duhet t'i marr te komshiu. Mirë, shko bjeri 100 DM, se ne dy vetë jemi!
Dola jasht dhe ia mora Igballit e ia dhash idiotit?! Për të mos e vazhduar këtë odisejadë të
poshtër me këtë idiota, më vonë gjerësa isha tek Sheki ndjeva zëra të pakuptueshëm,
Shpejtova mbrenda dhe pash prap kapela milicësh! I frikësuar se mos kanë ardhur të
kërkojnë ende, ashtu zbehtë kamë hyrë mbrenda dhe padashtas jamë përshëndetur.
Xhentëlmenllaku, i këtyre dy fytyrave të reja tani për mua ishte befasus (mendojë
në befasi të këndëshme), ngase sjelljet e këtyre të "tjerëve" ishin shumë më "normale" se
sa ato të atyre përpara/ Pasi një pilot bisede u spjegojë për "odisejadën" me zeshkanin
dhee kaltroshin, ashtu fill e për pe. Me "premtuan" se të hollat do më kthehen, ndërsa për
të tjerat më kërkuan falje? Çudi, mendova a është e mundur që ka ende serb të ndershëm
në këto kohëra të luftës?! Se dij as vetë përgjigjën. Ditët e ardhëshme do ta vërtetojnë ose
demantojnë këtë me siguri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË   DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DITAR SOCIOLOGJIKO - ESEJISTIK I LUFTËS NË KOSOVË
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Kush vrau Shqiptare pas luftes ne Kosove ?!
» Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë
» "Policia lokale" gjatë luftës në Kosovë!
» Ditar Lufte
» KOSOVA LULE GJAKU - DITAR LUFTE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Sociologji-
Kërce tek: