Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit

Shko poshtë 
+6
shaban cakolli
besa-bese
shpendi
Beton
petritkola
Anna
10 posters
AutoriMesazh
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptyThu Sep 06, 2007 7:00 pm

Shqiptaret jan lodhur nga premtimet nga kjo politik qe deri me sod nuk ju sjelli asnji qe vetem koruupcion dhe varfri .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptyThu Sep 06, 2007 10:50 pm

Thuhet nji fjal Populli nuk han kashtë, të gjitha i din

A e dinë paria e Kosovës se çka flasin?. Dhe nëse nuk e dinë , kur janë të detyruar për të thënë diçka pasi që janë ulur aty ku s’e kanë vendin, pse më vonë nuk i marrin gazetat t’i lexojnë dhe ta prekin rradakën se ç’kanë thënë.
Në Kuvendin e Kosovës, kur diskutohej për Pakonë e Ahtissarit, njëri thoshte se ia çel rrugën pavarësisë, tjetri thoshte ia hap rrugën, i treti thoshte është fletëkalim, i katërti thoshte se e çon drejt pavarsisë, dikush (më heret) pavarësinë e quante anije, dikush e quante tren që është vonuar, por që do të arrijë, kurse njëfarë Astrit Haraçija që e quajnë ministër gjatë tërë kohës zgërdhihej.
Tani me nguti na qenka fomuar ekipi për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, madje të shpallet konkurs për simbolet e shtetit, ngase (paksa) na qenkan vonuar, por u doli se qenkan ngutur. Zotërore, Kushtetutë e Kosovës do të jetë Pakoja e Ahtisaarit. Thonë se Kosova shtet i pavarur dhe sovran është ëndërr e kahmotshme dhe vullnet i popullit shumicë. A e dinë ata zotërinjë se s’ka shtete të varura dhe të pavarura dhe se pavarësia e Kosovës nuk është çështje ëndërrash as vullneti, por është çështje për të qenë, o për të mos qenë. A e dinë ata se për 87 vjet të sundimit të Serbisë janë vrarë, zhdukur e masakruar mbi 90 mijë shqiptarë, që do të thotë nga njëmij në vit dhe nga tre çdo ditë. A e dinë ata se me qindëra mijëra shqiptarë janë shpërngulur në Anadolli. A e dinë ata zotërinjë çka do të thotë ajo fraza me qindëra herë e përsëritur “Serbia më 1999 e ka humbur Kosovën”, do të thotë se Kosova paska qenë e Serbisë, por e paska humbur dhe dhe se një gjë që e humb edhe ke të drejtë ta kërkosh. Zotërinjë, Serbia nuk e ka humbur Kosovën, por atë e ka pushtuar më 1912 dhe është përzënë nga Kosova më 1999 me gjakun e të rinjëve dhe të rejave të Kosovës dhe me mundin e djersën e mërgatës shqiptare, të cilës haptas i keni thënë “E kapërceva lumin, ta dh....kalin”. Nuk është moti kur i prisnit kur ktheheshin në pushime dimërore, madje edhe organizonit dofarë pritjesh, e tash i keni harruar. Madje ka ende “slluzhbenik” tuaj që për një dokument sado të thjeshtë ua humbin edhe pushimin duke u thënë “eja sot, eja nesër”. Pasi që i përmenda të rinjët po ua themë edhe këtë se mbi 80% të të vrarëve në luftë për lirinë e Kosovës kanë qenë të rinjë, madje edhe të tillë të lindur më 1981, kurse Kosovën sot e qeverisinë pleqët. Ku keni parë ju që të luftojnë të rinjët e të qeverisinë pleqët. Vallë, atyre pleqëve të sotëm, që më 1981 ishin të rinjë a u shkon mendja se çka kanë thënë atëherë, e çka thonë tash. Pas lufte në Paralamentin e Kosovës ka pasur të tillë që kanë bërë “be e rrfe” jo vetëm shqip, por edhe serbisht se s’ka kush që i ndan nga Jugosllavia e Titos, madje deklaronin se sikur t’i kishin katër duar do të votonin për të.
E dim se Kosova është çliruar me ndihmën e miqëve? E dim edhe atë se ju gjithë filloni me fjalët se “Kosova është çliruar me mdihmën e miqëve tanë” dhe sa për ta larë gojën e përmendni edhe “gjakun e derdhur dhe sakrificën e gjithë pupullit”. Zotërote, është e vërtetë se pa ndihmën e botës demoktratike Kosova nuk do të ishte aty ku është sot dhe populli i Kosovës nuk është bukëpërmbys dhe e din shumë mirë. Megjithatë edhe bota demoktarike i ka kuptuar gabimet e paraardhësve të tyre në Kongresin e Berlinit 1878, kur tokat shqiptare janë copëtuar. Dhe për deri sa populli shqiptarë të jetë i ndarë, me miqë a pa miqë, përpjekjet për bashkim kombëtar s’kanë për t’u ndalur.
Deklaratat që i bëni ju dhe disa argatë tuaj të disa gazatave për Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurtin me asgjë nuk ndryshojnë me ato të ish udhëheqësve të 1981, vetëm se ata thoshin se demonstatat ishin kundër vëllazërim-bashkimit, kurse ju thoni se janë kundër pavarësisë së Kosovës. Megjithatë ka një dallim. Më 1981 disa i thoshin me gjithë zemër, disa nga friga, kurse tani ju të gjithë i thoni nga servilizmi. Arsye tjetër nuk keni.
Një shkarravitës në një të përditshme në një faqe të plotë sillej e mbështillej, herë duke e përmendur Greqinë e vjetër, herë të renë, herë Qe Gerevën e herë Leninin, për të thënë më në fund se Albin Kurti e ka vendin në burg, veç sa nuk kishte thënë se ka gabuar Serbia që nuk i kishte humbur farën.
Ju që s’e lëshoni nga goja fjalën shtet, pavarësi dhe sovranitet a mund të na tregoni të ketë një shtet në botë pa ekonomi. Më 1985 kam lexuar një shkrim në një gazetë se qeveria angleze kishte 100 vetura dhe 116 shoferë me të cilat i kryente të gjitha punët e shtetit. Ju që keni paguar për një veturë (që s’e dini fare se ku ndodhet) 230 mijë euro, aqë sa është paga mujore e 6.500 pensionistëve, vetëm i marri mund të presë shtet prej jush. “Margaritarët” tuaj nuk kanë fund. Një sekretar, më duket i kryeministrisë me mbiemrin Krasniqi (sepse ju keni bërë shumë sekretarë e zyrtarë, të gjithë të lartë, asnjë i “ungjt”) në një të përditshme kishte deklaruar se të gjithë zyrtarëve ua paska bërë “jasak” të hynë në kryeministri pa kravatë. Populli thotë “njerit si kshyret doka (pamja), po barroka (dituria).
Ju që përdit na i prishet veshët duke trumbetuar pavarësinë, na e thuani një shtet në botë që kufizohet me popullatë të vetën edhe atë deri në mbi 150 km. sikur se ishte Shqipëria e vitit 1912. Nga Prizreni deri në fshatin Lapashticë të komunës së Medvegjës ka mbi 150. Edhe Kosova sikur të bëhej shtet (por me këtë servilizëm, me këto hajni dhe me këtë korrupcion kurrë), mbi 80% të territorit do të kufizohej me popullatë shqiptare, nga Rugova e deri në Mutivodë. Juve në Vjenë populli nuk ju ka dërguar të luani fusboll (dhe të mburreni se fituat tre me zero) por për t’i treguar botës se edhe ne jemi popull dhe nuk kërkojmë as më pak e as më shumë se të tjerët.

Presidenti i Kosovës thotë se “ (Edhe) unë i kam ftuar vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit: ejani shiheni edhe ju Kosovën e re, ejani shiheni jetën reale se si është zhvilluar në Kosovë, dhe ejani shiheni përkushtimin tonë të përgjithshëm të institucioneve të Kosovës dhe të popullit të Kosovës se ku duam të ecim dhe cila është dëshmia jonë në këtë drejtim”. Pothuaj gjithnjë kështu shprehet presidenti, me një theks “açik” krejt shqpitarëve dhe me një sintaksë fundekrye të serbishtes. Po kjo është çështje për tjetër herë.
Pasi që presidenti i paska ftuar që të vijnë në Kosovë, në mos ka harruar t’u tregojë së minatorët të cilët për Kosovën sakrifikuan edhe jetën, kur presidentit të tashëm nuk i ndihej zëri për së gjalli, tash ata vuajnë edhe për kafshatën e gojës, kurse presidenti merr rrogë hiq më pak se 100 minatorë. Në mos ka harruar presidenti se ata që për Kosovën derdhen gjak dhe mbeten pa gjymtyrë të trupit, shumë sish nuk kanë kulm mbi kokë, madje edhe mbledhin copa të bukës nëpër kontenjerë. Në mos ka harruar presidenti t’u tregojë se punëtori që merr pagë mujore 1oo euro duhet të udhëtoj dhe të ushqehej dhe mezi arrin që dy të tretat e asaj page mizere t’i sjellë në shtëpi për t’ua siguruar kafshatën e gojës fëmijëve, kurse ata që marrin pagë 2.500 euro, shpenzojnë edhe dyherë më shumë me gjithë atë alamet veturash e truprojash. Mjerë ata që luajnë me gjakun, eshtrat dhe djersën e popullit. E kjo lojë po luhet.. ... Të gjithë po e shohin, përveç atyre që po e luajnë, por çdo “lojë” e ka fundin. Më falni se ndoshta dola nga tema por mu dok e rruges edhe ket shkrim të lexohet sa për rikujtim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptyFri Sep 07, 2007 4:59 am

Anna,

Kjo eshte tradheti kombetare. Eshte kalkuluar jo vetem pasurimi i tradhetraeve por edhe renimi shpierteror i shqiptareve qe ata te pranojne cdo pacavure.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptyFri Sep 07, 2007 12:40 pm

Ah sa jan te lodhur Shqipatret dhe kjo politik i ka cveshur nga cdo gje kjo poltik po jav hup edhe dinjitetin qe paten dhe rujten eshte mekat se cka u solli dhe cka do ju sjell kjo politik ju ka vra ndergjegjejn kjo politik i ka vra ne shpirt shqipatret vertet i kalodhur dhe me nuk din se cka ju vjen veq thon amin pun kjo politik diken ka kethye ne kohen Migjenjane qe te thoj zotri nji cop buk kjo potik mbi 18%ka sjell varfri te tejskejshme dhe sofra shtrohet e that ne mengjes a thue vall keta poltikaj nuk shikojn realitetin athua jan verbue nga lluksi dhe modrniteti i tyre deri kur do te shkoj kjo deri kur do te kemi duar te shtrira dhe te mavijosura ne trotuare shqipatre .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptySun Nov 04, 2007 2:59 am

Jane me se te lodhure srsyet qe ate qe premtoin nuk e bejne,une personlishte kam kontakte shume ne shoqeri ''Rinine'' Shqiptare ne CH interest jane te vogla jo qe nuk kam interesa por jane edhe ata te lodhure nga politika qe eshte e sodit.

teme shume e mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shpendi
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
shpendi


Male
Numri i postimeve : 155
Vendi : Iliride
Profesioni/Hobi : Forumi
Registration date : 04/09/2007

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptySun Nov 04, 2007 3:14 am

Deli ju jam mirenjohes per shkrimin ju pershendes paskeni shkruar kryekeput per temen,ndaj mendimin me ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptySun Nov 04, 2007 5:20 pm

Tlumte Deli,

Ne shqiptatret jo qe jemi te lodhur nga kjo "poletika" qe u bo desi sot, por jemi zatetë o njerëz, kta politikaj qe ua pam' marifetin, ftyrat, "vizionin"...etj, keta tash perfundimisht kam ardh ne perfundim se skanë as ni pikë ujë ne fytyrat e veta!!

rrenat e zgjedhjeve te kalume, s'met asnjo pa i perseritur, dhe prap marrin duartokitje, spo di me shkru si mi pshty ne fetyra"tpthuuuuuuuuuuuuuuu jazek u qofte" se e knaqen!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptySun Nov 04, 2007 11:20 pm

Ne shqiptarët,duhet të mësohemi të bëjmë ndryshime,duhet të mësohemi të zgjedhim,dhe duhet të jemi më këmbëngulës rreth ardhëmërisë tonë,duhet të dijmë të dallojmë ngjyrërat politike,dhe duhet të organizohemi të i themi ndal,së keqes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptyThu Oct 02, 2008 7:28 pm

Shqipetaret e lodhur ose e papërgjegjshem u pajtua me këtë shëmti. Gjithë shqiptare i shikonte dhe vazhdon t’i shikojë përnatë në ekranet e televizorëve, ose edhe më keq, në tribuna festive, ku, shëmturisht të mallëngjyer, marrin tituj nderi, ata, shumë prej të cilëve do ta kishin vendin në burg. Dhe Shqipëtare, e lodhur, prapë hesht dhe mësohet me të keqen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptyThu Oct 02, 2008 10:03 pm

Politika ne majen e hundes sepse dikush tjeter e drejton politiken,ndersa figurat tona shqiptaro politike jemi vetem sherbtoret e atyre qe po e drejtojne politiken.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ylari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
ylari


Female
Numri i postimeve : 801
Age : 38
Vendi : Shqiperi
Registration date : 02/11/2008

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptyMon Nov 24, 2008 11:49 pm

Qe te drejtosh duhet te dish,dhe qe te dish,duhet te mesosh.
Drejtuesi duhet te ket kulltur drejtimi dhe pune,drejtimi eshte shkenc dhe art,dituri dhe aftesi organizative e lidhur me cilesit e personalitet te drejtuesit.Kultura e punes eshte e lidhur me ndergjegjen e punes,ku shfaqet edhe niveli kulturor e bota shpirterore e njeriut.Drejtuesi ne radh te par duhet te jet per vete ne regull,pastaj tua kerkoj llogarin te tjerve.Pra drejtuesi ne cdo gje te jete njehersh drejtues e punonjes.
Drejtuesi duhet te jete nje figur e paster morale,smund te qeverisesh ne rast se ske nje figur morale te paster.Jeta private e personave publike eshte po aq e rendesishme sa edhe jeta e dukshme,sepse menyra e sjelljesne jeten e fshehur,shpesh kerkon edhe ne menyren se si menaxhohen postet politike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit EmptySun Feb 08, 2009 2:45 pm

ylari un mendoj qe jeta private e nje politikani a esht i paster a jo nuk besoj te beje pun ajo ce ben pun jan factet qfar ben ai per popullin kur ai ben dhe risutatet shihen e populli esht i kenaqur kush jemi ne te gjykojme por ne pervec arroganzes se politikanve dhe premtime te pa mbajtura ma shum na jan loll syt duke i par tu ndejtur kot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit   Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiptaret jan te lodhur nga politika qe eshte e sodit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha, flamuri i NATO-s është i shenjtë për shqiptarët
» Mediat dhe Politika
» ...Politika-akitiloP...
» Ku është Ukshin HOTI, është gjallë apo jo ??
» Biznesi dhe Politika

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: