Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjeorgji - Rusi ???

Shko poshtë 
+6
murturi
rolling
Leka i Madh
Parapsikologu
Orfe@
Guximi
10 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeorgji - Rusi ???   Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 12:01 am

Vrana Konti shkruajti:
Guxim ti po thu njejt se edhe Lufta ne Kosove mund te quhet si Konflikt, ashtu sikur se mundohen qarqet e huaja te hudhin pluhur mbi syt e njerzve per luften clirimatare.
Nuk eshte konflikt kur shtetet sulmojne njeri tjetrin me Aeroplan luftarak e me armatim te rende sic bene Rusia ne Gjeorgji, qe ka sulmuar Kryeq. Tibilisi me MIG dhe ne nje qytet i quajtur Gori qe me Bomber ka sulmuar qytetaret dujet vrare 20 e plagorus shum te tjere e shum ndertesa te rrenuara teresisht...
Edhe Saakashvilli nuk tha po shpallim gjendje Konflikti Razz (nuk po i pershatate hiq :S), por Gjendje Lufte....

Vrana Konti i shikova gjat keto dy terme, pra lufte dhe konflikt, kam gabuar une, sepse konflikt ishte nje mosmarrveshje ndermjet dy shteteve e cila mund te con deri ne lufte, por baza e shkrimit tim ende qendron, edhe pse ne kete pike paskam gabuar, domethene kjo lufte do te shuhet shum shpejt. Me fal per gabimin.

Te pershendes shoku Vrana Konti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeorgji - Rusi ???   Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 12:04 am

fina shkruajti:
guximi shkruajti:
fina.

E shoh qe paske shum pak njohuri mbi kete qeshtje. A e konsideron SHBA-ne si superfuqine me te madhe boterore, eh ketu sikurse ne Rusi njerezit vdesin urie, varferia eshte shume e madhe, sepse nuk mund te kete eleminim te plot te varferise ne sistemin kapitalist, nuk ka asi vendi, hiq asnje, i cili eshte pa varferi.
Si mund te thuash se ka fuqi berthamore, e eshte e lodht ekonomikisht, kur ajo e para eshte direkt e varur prej se dytes, kujt ti teket nuk mund te prdhoje bomb me atom, vler shkon deri me miliard per nje te till. Te lutem mos fol absurde.
Fakti qe Rusia hyn nder 5 vendet me te forta ekonomike (kjo nuk diskutohet) nuk do te thot qe popullit i permiresohen kushtet e jeteses, kjo ndodhe vetem ne komunizem, ku prodhimi dhe ekonomia, nuk shitet e as nuk shfrytezohet per armatime, por te miren e perbashket.

Tung.


shiko guxim ne G7 bejne pjese :SHBA,Kanada,Britania e Madhe,Franca,Gjermania,Italia dhe Japonia...Rusia nuk krahasohet me keto shtete per nga zhvillimi ekonomik(edhe pse koheve te fundit me inicimin e disa reformave ka perparuar dukshem)ama prap gjendet larg larg shteteve te lartpermendura dhe arsyeja kryesore qe ajo hyn ne kete rreth siq e ceka edhe me pare eshte zhvillimi i saj i madh nuklear(menjeher pas SHBA-ve)por nga G7 vetem 3 kane bomben atomike,,kurse ate qe e thash se eshte vend i lodht ekonomikisht(qka se ve ne dyshim)arsyeja kryesore eshte se si synimin me te madh qe ka pasur socializmi sovjetik ka qene vetem zhvillimi i armatimit te vendit..
e sa i perket asaj se zhvillimi berthamor dhe ai ekonimik jane te lidhur me njana tjetren si shembull mjaft te mire mund ta marresh Indine(sa shume e zhvilluar ekonomikisht eshte se...)apo edhe Pakistanin(edhe me..)

Je shum gabim Fina. Kush te tha se synimi i bashkimit sovjetik ne kohen e socializmit ishte vetem armatosja e vendit? Cfare jete kishte nje njeri ne kohen socialiste e cfare ne ate kapitaliste? Fol me statistika.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Gjeorgji-Rusi, shpërthen lufta për Osetinë e Jugut   Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 EmptyTue Aug 12, 2008 11:29 pm

Tanket ruse hyjnë në pjesën veriore. Mijëra
civilë të vdekur



Gjeorgjia dhe Rusia janë në prag të
luftës për shkak të Osetisë Jugore, provincës separatiste gjeorgjiane. Tanket
ruse kanë hyrë në pjesën veriore të kryeqytetit të Osetisë Jugore dhe artileria
e tyre ka qëlluar mbi forcat gjeorgjiane, i pari konfrontim i konfirmuar mes
trupave të të dyja vendeve. Gjithçka filloi mëngjesin e së premtes kur trupat
gjeorgjiane sulmuan kryeqendrën e Osetisë Jugore, Tskhinvali. Sipas shefit të
ushtarakëve rusë të forcës paqeruajtëse të vendosur në Oseti, qyteti "është
shkatërruar thuajse tërësisht". Viktimat janë dhjetëra, ndërsa sipas zërave të
paverifikuara, bëhet fjalë për qindra të vrarë. Një ministër i republikës
separatiste, Teimuraz Kasaev, ka deklaruar në anën tjetër se bilanci i viktimave
civile të përleshjeve, vetëm në kryeqytet, ka shkuar në mbi një mijë. Qeveria
ruse, në anën tjetër, dërgoi në Osetinë e Jugut një kolonë tankesh që kanë hapur
zjarr mbi pozicionet gjeorgjiane. Këta të fundit, sipas mediave ruse, janë
detyruar të tërhiqen nga pozicionet. Në këtë pikë, Presidenti gjeorgjian,
Mikhail Sakashvili, deklaroi: Rusët kanë hyrë në territorin tonë. E konsiderojmë
tani veten në gjendje lufte. Presidenti urdhëroi mobilizimin e përgjithshëm,
duke thirrur edhe rezervistët dhe në një intervistë dhënë CNN-it, i kërkoi
Shteteve të Bashkuara, të ndërhyjnë. "Nuk është vetëm çështje gjeorgjiane. Bëhet
fjalë për Amerikën dhe vlerat e saj. Ne jemi një komb që e duam lirinë dhe që
aktualisht jemi të sulmuar". Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth 120
ushtarakë në Gjeorgji, që stërvitin forcat vendase. Po sipas Presidentit
gjeorgjian, të paktën pesë avionë luftarakë rusë, janë rrëzuar. Reagimet e
Moskës nuk kanë munguar gjithashtu. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka
akuzuar gjeorgjianët se kanë kryer në Osetinë Jugore "një spastrim etnik".
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, lëshoi më pas një akuzë të rëndë: "Ushtarët e
forcës paqeruajtëse gjeorgjiane kanë qëlluar kundër kolegëve rusë. Në Osetinë e
Jugut po vdesin civilë, gra, fëmijë dhe të moshuar rusë". E në përfundim,
Kryeministri rus, Vladimir Putin, që gjendet në Pekin, ku mori pjesë në
ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, duke folur me Presidentin amerikan, Bush, ka
deklaruar se "vullnetarët rusë janë gati të nisen për në Oseti dhe ne nuk do të
jemi në gjendje që t‘i ndalojmë". Në Moskë, disa qindra persona (në pjesën më të
madhe osetianë), manifestuan pasdite para Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar
një ndërhyrje ushtarake në Osetinë e Jugut. U zhvilluan gjithashtu edhe
manifestime të tjera para ambasadës gjeorgjiane. Konflikti rrezikon të zgjerohet
akoma më tej pas sulmit ajror rus në qytetin e Gorit (vendlindje e Stalinit),
ndoshta edhe në provincën tjetër separatiste proruse të Abkhazisë, që është
paralajmëruar nga Tbilisi të qëndrojë jashtë një konflikti që nuk i përket. Në
një fjalim në televizion, Presidenti Sakashvili, e kishte quajtur operacionin
ushtarak "një përgjigje kundër regjimit kriminal" të separatistëve dhe "një
përpjekje për rikthimin e rendit". Ndërhyrjen ruse, Sakashvili e përcaktoi "një
operacion ushtarak të një shkalle të gjerë". Ai i kërkoi Rusisë që të ndalte
bombardimet mbi zonat paqësore të Gjeorgjisë. Sipas qeverisë së Gjeorgjisë, tre
avionë rusë dhunuan hapësirën ajrore gjeorgjiane, duke lëshuar disa bomba e duke
shkaktuar disa të plagosur mes civilëve. Pas kësaj, është bombarduar edhe Gori.
Sipas Gjeorgjisë, dy avionë rusë janë rrëzuar, por ky lajm nuk është konfirmuar
nga Moska. Një kazermë e forcave paqeruajtëse ruse është goditur nga artileria
dhe rusët thonë se rreth 10 ushtarë kanë vdekur e 30 të tjerë janë plagosur. Ata
flasin edhe për viktima të tjera civile. Është shkatërruar spitali kryesor i
Tskhinvalit e në flakë është parë edhe godina e universitetit. Ministria ruse e
Mbrojtjes konfirmoi nisjen e trupave për në Osetinë Jugore, zyrtarisht, me
qëllim që të ndihmojnë ushtarët rusë të forcës paqeruajtëse dhe qytetarët rusë
në Oseti. Me kërkesë të Rusisë është mbledhur Këshilli i Sigurimit të Kombeve të
Bashkuara në Nju Jork dhe ambasadori belg, President i radhës, ka thënë se për
momentin, Këshilli i Sigurimit nuk është në gjendje që të shprehë një opinion
mbi konfliktin. SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera, nuk kanë votuar një
dokument në të cilin i kërkohej të gjitha palëve në konflikt që të hiqnin dorë
nga përdorimi i forcës. Ambasadori rus ka thënë se qëndrimi i Perëndimit është
një gabim i madh. BE-ja ndërkohë ka kërkuar pushimin e menjëhershëm të
luftimeve. OSBE-ja ka nisur në Gjeorgji të dërguarin e saj të posaçëm.
Presidenti gjeorgjian Sakashvili ka folur në telefon me sekretaren amerikane të
Shtetit, Kondoleca Rajs e sekretarin e NATO-s, Jap de Hop Shefer. Në Tbilisi
kanë mbërritur ndërkohë edhe ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Lituanisë. Në
anën tjetër, bursa ruse ka pësuar menjëherë rënie për shkak të sulmit gjeorgjian
në Osetinë e Jugut. Një milion fuçi naftë në ditë, të drejtuara për në Perëndim,
janë vënë në rrezik nga konflikti. Naftësjellësi Baku-Cejhan, në funksion prej
më shumë se një viti, ka rreth 249 kilometra në territorin gjeorgjian dhe është
i vetmi që shmang Iranin e Rusinë e furnizon Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Në
Turqi, javën e shkuar, një atentat që mbante firmën e kurdëve, kishte shkaktuar
një zjarr, si edhe ndërprerjen e fluksit e nuk pritet që dëmi të riparohet para
dhjetë ditësh.

Te nderuar antare te forumit per cfare arsye shperthen kjo lufte me Rusi-Gjorgji. !

jepni mendimet e juaj !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeorgji - Rusi ???   Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 EmptySun Aug 17, 2008 1:24 pm

A nuk ju kam thene qe kjo lufte do te shuhet shpejt?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vizitor
Vizitor
avatar



Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeorgji - Rusi ???   Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 EmptyMon Aug 18, 2008 9:39 am

Hehehehehe
Kjo lufte nuk eshte "shujt" perderisa pjese te madhe ne gjeorgji rusia e ka nen kontroll... e sa per kete planin e frances :S :S
Kjo luft veq sa ka fillu....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeorgji - Rusi ???   Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 EmptyMon Aug 18, 2008 1:31 pm

Vrana Konti edhe ne qofse pjesen me te madhe te Gjeorgjise tash e ka Rusia, lufta eshte shu, nuk ka me luftime ne Gjeorgji dhe nuk do te kete, gjithashtu edhe armepushimi eshte nenshkruar nga dy palet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeorgji - Rusi ???   Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 EmptyTue Aug 19, 2008 11:21 pm

e gjithe kjo lufte qe nxitet ne Rusi eshte qe politika euro - Amerikane kerkon sa me shume te coptohet Rusia per pranimin dhe vendimn e saj ne EU . Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjeorgji - Rusi ???   Gjeorgji - Rusi ??? - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjeorgji - Rusi ???
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Kurani më i madh në botë në Rusi
» Hapet Qendra Kulturore Islame në Rusi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: