Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A ka egzistuar Krishti?

Shko poshtë 
+6
Mister
MUHAMETII
shaban cakolli
Beton
loredana
Ali Baba Tepelena
10 posters
AutoriMesazh
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyTue Sep 02, 2008 9:33 pm

Ekzistenca historike e Jezusit






Në ato kohëra, kur u krijua Krishtërimi,Kanë jetuar
mjaftë shkrimtarë dhe historian grekë,romakë ebrenj e tjerë,veprat e të cilëve
kanë arritur deri në kohët tona.Në këto vepra flitet hollësishtë për njerëzit e
shquar të asaj kohe.Këta shkencëtarë dhe shkrimtarë interesoheshin për jetën
dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Palestinë në shek. e I-rë të erës sonë,Shumë
prej këtyre kanë qënë atje,Kështu që duhet të kenë qënë "Bashkëkohësit
" e Jezu Krishtit,dëshmitarë të atyre ngjarjeve dhe mbrekullive,për të
cilat flitet në librat e krishtera.Në qoftë se Jezu Krishti ka egzistuar me të
vërtetë,atëherë historia e jetës së tij nuk do t'i shpëtonte vëmëndjes së
këtyre shkencëtarëve vëzhgonjës dhe kurjozë.Ne vëmë re se shkrimtarët e 150
vjetëve të parë të erës sonë,që nuk kanë qënë krishterë,nuk kan shkruar asnjë
fjalë për krishtin.Asnjë aluzion për Jezuin,nuk gjendet në veprat e historianit
grek Plutarkut (46-125)i cili ka qënë shum i interesuar për çështjet fetare,apo
në veprat e historianit romak Svetonit (afërsishtë në vitet 70-160)në poezitë e
poetëve Lukan (39-65)Juvenalit (60-127) Marcialit (40-102) dhe Persit
(34-62)Për krishtin nuk ka thënë asgjë edhe filozofi romak Seneka (midis viteve
6 ose 3-65),shkrimtari dhe natyralisti i shquar Plini i Parë (23-79)Ky i fundit
në veprën e tij të madhe "Historia e Natyrës" që është plotë trgime
të çuditëshme,në asnjë vënd nuk fletë për lindjen e krishtit, për ngjarjet e
jetës së tij etj.
Heshtje të plotë mbi krishtin kanë mbajtur edhe historiani ebre Just nga
Tiveriadi dhe filozofi i dëgjuar Filoni i Aleksandrisë, që të dy këta kanë
jetuar në shekullin e parë të erës sonë.Mbi egzistencën e vërtetë të krishtit
dhe jetën e tij,për herë të parë kanë folur vetëm pas 100 vjetëve të lindjes së
tij të supozuar.

Më vonë njerzit e kishës,hartuesit e krishterë të veprave të lashta,duke e
kuptuar se heshtja e bashkëkohësve për Krishtin mund të shkaktonte dyshime për
egzistencën e tij, filluan të bëjnë në ato vepra shtesa mbi Krishtin (si ka
ndodhur për shëmbull në veprat e historianit ebre të shekullit I,Josif
Flavisë),por shkenca e sotme i ka demaskuar këto shtojca,krejt si fallsifikime
të më vonëshme dhe imitime të bëra nga kleri.Me dyshim i kanë pritur tregimet
mbi Krishtin edhe shumë njerëz mendimtarë, të kohës së vjetër,të shekujve të
parë të krishtërimit,duke treguar mungesën e të dhënave historike për Jezu
Krishtin.Në lidhje me këtë autori i njërës prej veprave të para të krishtere ka
shkruar:"Unë kam dëgjuar se disa thonë që,në qoftëse nuk e gjej nëpër
arshivat,atëherë nuk i besoj asaj që thuhet në ungjill!" (Letra e
Injacit,drejtuar Filadelfinjve).






(vazhdon)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyTue Sep 02, 2008 11:03 pm

masi i perkas fehs katolike mendoj edhe besoj se ka egzistu krishti jezusi, se mos dot kishte egzishtu nuk besoj se kishte me pas katolik ne bot, edhe bibla nuk besoj se veq e kan shkru kot ose me shkru dishka prej vetit. por besoj se ka shku dor pas dore edhe asht treguar se ka lind niher mas 2008 vitesh nje person ka jetu nja 33 vjet tani asht kryqezu ne kryq edhe asht ringjall se vdekuri dhe tani asht ngrit ne qjell. kaq per spjegimin e kesaj teme sa di une.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyTue Sep 02, 2008 11:41 pm

Ali Babe Tepelena pergezime per temen !

Nga gjithe keta fakte ne teme me data te caktuar e me dietar ,shkenctar ,filozof,shkrimtar etj ,qe e gjithe kjo qe shkruhet e thuhet per lexusit nuk mund personlishte te hudhi poshte kete teorit se nuk jane fjal rrugesh gjithe keta emra ,data .

Kemi shume per te thene ,por faktet te sillen ne teme do te kuptoim se a ka ekzistuar Krishti apo jo ?


Urime per temen .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyTue Sep 02, 2008 11:52 pm

shkrimet e shejta shkruajnë se Krishti ka qenë mësues i krishterizmit(Rabin) dhe si të tillë duhet të njihet dhe nuk mund të mohohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyWed Sep 03, 2008 12:14 pm

O Shaban po sjelli ne teme ata shkrime te shenjta po qe ke kohe aman ,per ndrishe faktet m'besin ne ajrë nuk i kapim !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyWed Sep 03, 2008 12:17 pm

Jezusi dhe Isau a.s. jane i njejti person, prandaj ka ekzistuar, edhe ne Kur'an flitet per te.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyWed Sep 03, 2008 10:05 pm

Loredana pershendetje,nuk po ju kuptoj tash jemi ne 2008,nese ke mundsi te sqarosh,se nuk po ma rrok
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyThu Sep 04, 2008 12:21 am

Laughing KONTRADIKTAT E UNGJIJVE

Në të ashtuquajturën Dhjatë e Re të letërsisë së krishtere, në të cilën
flitet për Krishtin hyjnë këto vepra: Katër ungjijtë,të cilët tregojnë emrat e
dishempujve dhe pasonjësve mitikë të Krishtit: Matheut, Markut, Llukës dhe Gjonit,"veprat"
dhe "letrat" e apostujve, "Apokalipsi" (zbulesa) i Gjon
Teologut.Miti mbi Krishtin që përshkruhet në ungjijtë,mund të paraqitet vetëm
në vija të përgjithëshme,pasi në to ka shumë gjëra të ndryshme dhe kontradikta.Sipas
mitit të krishterë,perëndia e vërtetë dhe e plotëfuqishme,duke i ardhur keq për
njerzit,dërgoi në tokë Krishtin,birin e tij,i cili mori pamjen e njeriut dhe
emrin Jezu.
Jezu Krishti lindi në mënyrë të çuditëshme,nga virgjëresha Maria në një nga
qytetet Izraelite të Palestinës.Këtë e panë për herë të parë barinjtë (Ungjilli
pas Llukës,kreu II),ose magjistarët e vëndeve të lindjes (ungjilli pas
Matheut,kreu II) të cilët iu falën foshnjës dhe i suallën dhurata.Pasi arriti
moshën e pjekurisë,Jezu Krishti u pagëzua nga Gjoni,predikonjës ebre,i
mbiquajturi Pagëzori.Jezu Krishti gjatë 33 vjetëve të jetës së tij,iu kushtua
predikimit të mësimit të së "vërtetës".Ai u predikonte besimtarëve që
të përuleshin dhe të hiqnin dorë nga kjo botë në emër të lumturisë së
pasvdekjes.
Ai mësonte popullin dhe bënte mbrekullira shëndrronte ujin në verë,ecte mbi
ujë,ngopte 5000 njerëz me 5 bukë dhe 2 peshq,shëronte të sëmurët,ngjalli
Llazarin dhe bijën e Jairit.Por atë e urryen priftërinjtë dhe teologët
ebrenj.Para festës së Pashkëve,atë e tradhëtoi nxënësi i tij,Juda.Gjyqi i
Jeruzalemit e dënoi Jezu Krishtin,sepse e quante veten "mbret i
Judenjve" dhe "bir i perëndisë".Sipas vendimit të guvernatorit
të Romës Pont Pilatit,Jezu Krishtin e gozhduan në kryq.Ai vdiq i pastër për
shkak të mëkateve të njerëzve.Pas tri ditësh,Krishti u ngjall në mënyrë të
çuditëshme,shkoi te dishempujt e tij,pastaj u ngjitë lart në qiell dhe
"atje qëndron në krah të djathtë të atit perëndi"
Një nga veprat më të herëshme të Dhjatës së re"Apokalipsi",mendohet
se është bërë nga fundi i vitit 68 dhe fillimi i vitit 69,vepra më e
vonëshme,ungjilli i Gjonit,është bërë nga mesi i shekullit të II të erës
sonë,kurse sipas ungjijve Jezu Krishti ka vdekur në vitin 33 të erës sonë?
Si rrjedhim, autorët e ungjijve flasin për ato fakte,për të cilat ata nuk kanë
qënë dëshmitarë.
Në fillim ungjijtë janë shkruar në gjuhën greqishte të vjetër.Ngjarjet që
pasqyrohen në to zhvillohen në Palestinë.Ne dimë se në Palestinë, në shekullin
e I të erës sonë. gjuhën greqishte e kanë folur dhe kuptuar shum pak njerëz të
pasur dhe të kulturuar.Populli i thjeshtë fliste në gjuhën aramite (një lloj
gjuhe Siriane e vjetër e përhapur shumë në ato vënde)Del pyetja,përse
dishempujt e Krishtit, të cilët sipas ungjillit kanë qënë vetë njerëz të
thjeshtë,fshatarë dhe peshkatarë të Galileit,duke ju drejtuar popullit
shkruanin në atë gjuhë, që nuk ka qënë e kuptueshme për të?Nga kjo kuptohet se
autorët e ungjijve nuk dinin gjuhën që flitej në Palestinë.
Këta ishin njerëz që dinin gjuhën greqishte dhe u drejtoheshin njerëzve që e
kuptonin këtë gjuhë.Interesant është fakti se në tekstet greke ungjijtë nuk
quheshin "ungjilli i Matheut", "ungjilli i Markut",etj por
"ungjilli pas Matheut","ungjilli pas Markut" etj.Domethënë
se ungjijtë nuk janë shkruar nga vetë Matheu apo Marku,Lluka dhe Gjoni,por
vetëm "sipas tyre". Me fjalë të tjera,në atë kohë këta njerëz nuk i
konsideronin autorë të drejtpërdrejtë të ungjijve.
Duhet supozuar se të katër ungjillorët kanë qënë njerëz të trilluar,meqënëse
nuk ka asnjë faktë për të provuar egzistencën e tyre historike.
Studimi me kujdes i ungjijve tregonë se autorët e tyre nuk kanë ditur as
gjeografi,as histori,as dhe mënyrën e jetesës në Palestinë,në shekullin e I të
erës sonë dhe nuk kanë pasur asnjë ide për ligjet e Romës,ashtu dhe për ato të
Izraelit.Në tregimet e ungjijve ka shum absurditete dhe gabime të mëdha.Kështu
për shëmbull,ungjillorët tregojnë qytete dhe vënde në të cilat gjoja paska
jetuar dhe predikuar Krishti.Kapernaum,Horazin,Vifsaid.Por të gjitha këto
qytete kanë lindur shum vonë;Në kohën që përshkruhen ngjarjet në
ungjill,d.m.th.në shekullin e I të erës sonë,këto qytete nuk kanë egzistuar në
Palestinë.Dihet gjithashtu se Nazareti,ku gjoja Jezu Krishti ka kaluar fëmininë
e tij,është themeluar një shekull e gjysëm më pas nga viti që ka lindur
Krishti.
Në ungjill pas Matheut (kreu 2) thuhet se Jezu Krishti ka lindur në kohën kur
qeveriste mbreti IzraelitIrodi.Lluka (kreu II)Shton se Krishti lindi atëherë
kur në Siri,si mëkëmbës i Romës ka qënë Kuirini.Kuirini dhe Irodi janë persona
historik dhe dihet me përpikmëri se Irodi ka vdekur në vitin 4 para erës
sonë,kurse Kurini ka qënë emëruar mëkëmbës i Sirisë në vitin e 6 të erës
sonë.Midis vdekjes së njërit dhe emërimit të tjetërit ka një diferncë prej 10
vjetëshSi rrjedhim, "Lindja e Krishtit" nuk mund të ndodhte gjatë
kohës së Irodit dhe Kuirinit.Vetë ëngjullorët nuk e dinë kohën e lindjes
sëzotit të tyre,për arsye se një lindje e tillë nuk ka ndodhur në të vërtetë.
Ungjilli pas Llukës (kreu 23) Tregon sikur gjoja Krishti u dënua në Jerusalem
nga dy kryepriftërinj ebrenj,Anni dhe dhëdëri i tij Kajafa.Por kjo nuk është
aspak e vërtetë:Anni ka qënë kryeprift nga viti 5 deri në vitin 15 të erës
sonë,para dhëndërit të tij,por kryesorja është se në Paslestinë nuk ka pasur
asnjëherë dy kryepriftërinj në të njëjtën kohë,gjë kjo që dihet me egzaktësi.Po
ky gabim gjendet edhe në ungjillin pas Gjonit (kreu 18)
Shumë gjëra që nuk përputhen me njëra-tjetrën ne mund ti gjejmë nëpërshkrimin e
ditëve të fundit të Jezu Krishtit.Atë e gjykojnë natën në shtëpinë private të
kryepriftit dhe e gozhdojnë në një kryq duke ja shpuar duart dhe këmbët me
gozhdë.Dihet gjithashtu se në këtë lloj dënimi gozhdët nuk përdoreshin,por të
dënuarëve u lidheshin duart dhe këmbët me litar.
Ungjijtë pas Matheut (kreu Cool dhe pas Markut (kreu 5) tregon se Krishti i
dobësoj djajtë nga 2 të xhindosur dhe i urdhëroi këta djaj të futen në një kope
të madhe dërrash. Dhe ja,e gjithë kjo kope e madhe dërrash u hodh nga një
shkëmb në detë dhe u mbytën.Kurse,siç dihet,në Palestinë nuk mbanin dërra,
meqënëse këtë kafshë ebrenjtë e konsideronin të pa pastër dhe sipas zakoneve
fetare,mishi ish ndaluar të hahej.Domethënë ungjillorët nuk njihnin aspak doket
dhe zakonet e atj vëndi.
Kjo mungesë njohurishë e ungjillorëve vihet re edhe në përshkrimin e bimëve dhe
botës së kafshëve të Palestinës, ku p.sh. nuk ka pasur ujqër që përmënden në
ungjijtë, kurse pemët janë karakteristike për këtë vënd,si bajamet,ullinjtë dhe
palmat,gjithashtu çakejtë,luanët hijenat në ungjijtë nuk përmënden asnjëherë.
"Mbretërin e qiellit" Krishti e krahason me një "pemë të madhe
Sinapi",në degët e shumta të së cilës strehoheshin shpendët (ungjilli pas
Llukës kreu 13),kurse,në të vërtetë, Sinapi është një bimë një vjeçare dhe
rritet në formë kaçubesh të vogla dhe kush e njeh natyrën e Palestinës,kurrë
nuk do të bënte një gabim të tillë.
Duke krahasuar ngjarjet që përshkruhen në ungjijtë,do të gjejmë në to shumë
gjëra të ndryshme dhe kontradiktore.Para së gjithash theksojmë se ungjilli i
Gjonit ndryshonë shumë nga tre ungjijtë e parë dhe qëndron,si të thuash,krejt
më vete.Në të nuk thuhet asgjë mbi lindjen e Krishtit,fëmininë e tijë dhe
ngritjen në qiell.Në këtë ungjill nuk thuhet asnjë fjalë për mbrekullitë që
gjoja kanë ndodhur gjatë kryqëzimit të Krishtit:
1-Mbi eklipsin e plotë prej 3 orësh, të diellit,të cilin e pa gjithë bota.
(Sipas të dhënave të shkencës së sotme,e cila përcakton me shumë përpikmëri
kohën dhe vëndin e eklipseve të diellit si në të ardhmen ashtu dhe në të
shkuarën,është përcaktuar se eklipsi që thuhet në ungjill sipas Llukës nuk ka
ndodhur.)
2-Mbi tërmetin e madh në çastin e vdekjes së Krishtit etj. Të ndryshme janë
datat e vdekjes së Krishtit:Në ungjillin pas Gjonit ai vdiq më 14 të
nisanës,(sipas kalendarit të vjetër Izraelit është muaji që bie në gjysmën e
dytë të Marsit tonë dhe në gjysmën e parë të muajit Prill.) Sipas ungjijve të
tjerë më 15 nisan.Disa ungjij të tjerë thonë se Krishti ka predikuar vetëm një
vit në Galile dhe vetëm një herë ka qënë në Jeruzalem.
Një Dëshmitar"tjetër,ungjillori Gjon,thotë se Krishti ka predikuar gjithë
kohën e tij në Jude dhe në Jeruzalem,Kurse në Galile nuk ka qënë asnjëherë.
Bile edhe në tre ungjijtë e parë që zakonishtë quhen
"sinoptike",d.m.th që i kanë vëzhguar të gjitha së bashku,vihen re
shumë gjëra të ndryshme dhe kontrakdita të mëdha.Për lindjen e Jezu Krishtit ka
folur vetëm Matheu dhe Lluka.Por tregimet e tyre ndryshojnë shumë nga njëri
tjetëri.Në ungjill pas Llukës, Krishti ka lindur në Betlehem,pastaj prindërit e
shpunë në tempullin e Jeruzalemit dhe më vonë u kthyen në Galile,në qytetin
Nazaret.Në bazë të ungjillit pas Matheut,pas lindjes së krishtit dhe faljes së
magjistarëve para tij,prindërit e shpunë atë jo në Nazaret por në Egjypt,ku
qëndruan deri sa vdiq mbreti Irod.



Gjithashtu edhe gjenealogjia e Krishtitshpjegohet nga
këta ungjillorë në mënyrë të ndryshme (Matheu kreu 1 dhe Lluka kreu 3).Numuri i
stërgjyshërve të Krishtit dhe emrat e tyre janë të ndryshëm.Kështu pas
Matheut,gjyshi i Krishtit quhej Jakov,kurse në ungjillin pas Llukës gjyshi
quhej Ilia.
Episodi që ka ndodhur në shtëpinë e Simon-Lebrozit në ungjillin pas Markut
(kreu 14) shpjegohet krejt ndryshe nga ai i Llukës (kreu 7).Mbi ngritjen e
Krishtit në qiell flitet vetëm në ungjillin pas Markut dhe Llukës,i ashtu
quajturi "predikimi në mal"i Jezu Krishtit,pas Matheut (kreu
5)zhvillohet në mal,kurse pas Llukës (kreu 6) zhvillohet në fushë;Marku dhe
gjoni për këtë nuk thonë asgjë.



Sipas fjalëve të Markut,Krishti shkoj në shkretëtirë
menjëherë pas pagëzimit të tij dhe qëndroj atje për 40 ditë.Por,po të lexojmë
ungjillin pas Gjonit,do të shohim se Krishti,ditën e tretë pas
pagëzimit,ndodhet në dasmë në Kanë të Galilesë,dhe nuk bëhet asnjë iluzion për
vajtjen e Krishtit në shkretëtirë,as edhe për larjen e mëkateve të tij.Të dy
këto trgime do të ishin të vërteta,në qoftë se Krishti do të kishte mundësi të
gjëndej në të njëjtën kohë në dy vënde të ndryshme:Në veri dhe në jug të
Palestinës.
Mbishkrimi në kryq paraqitet në mënyra të ndryshme nga të gjithë ungjillorët:
- Sipas Matheut (kreu 27,vargu 37) thuhet:"Ky është Jezui,Mbreti i
Judejve"
- Sipas Matheut (kreu 15,vargu 26) "Mbreti i Judejve"
- Sipas Llukës (kreu 23,vargu 38) "Ky është Mbreti i Judejve".
- Sipas Gjonit (kreu 19,vargu 38) "Jezu Nazareti,Mbreti i Judejve".
Të këtilla kontrakdita në ungjijtë mund të gjenden me shumicë.Dhe këto kaq
tepër dallohen nga njëra tjetëra, saqë shkrimtari francez i shekullit të
XIX,Ernest Renan,që ka romanizuar "biografinë", "Jeta e Jezu
Krishtit",U detyrua të marrë për bazë vetëm ungjillin e Gjonit.
Nga studimi i 3829 dorëshkrimeve të ndryshme të Dhjatës së Re,të cilat janë
ruajtur deri në kohën tonë,doli se në to ka 150000 interpretime të
ndryshme.Mjafton të krahasoshë vetëm gjenealogjitë që i vishen Krishtit,për t'u
bindur se tregimet e ungjijve janë fryte të imagjinatës fetare dhe nuk kanë
asnjë bazë historike.

Siç do ta shohim më poshtë,në ungjijtë flitet në mënyrë të ndryshme mbi vetë
mësimet e Krishtit.Tregimet mbi mbrekullitë fantastike,me të cilat është
mbushur plotë biografia e Jezu Krishtit,janë kretjt në kundërshtim jo vetëm me
ligjet e natyrës,por, në përgjithësi,edhe me arsyen e shëndoshë.
Në shekullin e XIX,nga një teologë (David Shtraus) është vërtetuar,pas një
studimi dhe krahasimi të kujdesshëm të teksteve,se shumë përralla mbi
"mbrekullitë" e Jezu Krishtit janë kopjuar prej të krishterëve nga
tregimet biblike mbi mrekullitë.
Ndryshimet dhe kontradiktat e ungjijve,me përshkrimet e mrekullive tregojnë se
historia ungjillore e Krishtit është kryesishtë një trillim,fantazi,përrallë,që
nuk i qëndron asnjë kritike shkencore-historike.Shkenca me një përpikmëri të
plotë.ka përcaktuar se tregimi mbi Krishtin është një mit,i përpunuar dhe i
formuar prej pjesëve të miteve të njohura prej neshë, të vëndeve të vjetëra të
lindjes,si edhe nga "profecitë" biblike.Dhe ashtu si çdo mit
tjetër,miti mbi Krishtin paraqitet në dhjetëra dhe qindra variante të ndryshme.

Janë shkruar disa dhjetëra ungjij,që flasin mbi jetën e Krishtit.Në fillim
të shekullit të IV numuroheshin përmbi 40.Për shëmbull,dihet se kanë qënë edhe
ungjijtë sipas Pjetrit,Jakovit,Judës,Nikodhimës,Thomajt,Varnavës,
Evës,Marisë,sipas izraelitëve,egjyptianëve e shum të tjerë.Të gjith këta e
paraqitnin Jezu Krishtin dhe jetën e tij në mënyrë të ndryshme dhe përmbanin të
atilla absurditete,që vetëm njerëzit e verbuar nga besimi nuk i vinin re.Por
kleri pas shumë diskutimesh,zgjodhi vetëm katër ungjijtë e përmëndur më
lartë,që u vishen Matheut,Llukës,Gjonit dhe Markut, të cilët kishin midis tyre
më pak kontradikta.
Këta ungjij u shpallën si "origjinalë" (kanonikë,d.m.th të ligjshëm)
dhe u futën në bibël.Ungjijtë e tjerë u hoqën dhe u ndaluan si "të
falsifikuar" (apokrifë).Këta lloj ungjijsh kisha i dënonte dhe i
zhdukëte.Prandaj në kohën tonë kanë arritu vetëm titujt e këtyre veprave dhe
disa fragmente të vogëla,por megjith këtë,nga këto mund të arrihet në
përfundimin se miti mbi Krishtin në letërsinë apokrife ka pasur një karakter
edhe më fantastik.Zhdukja e ungjijve apokrifë bëhej me rreptësi të
madhe,meqënëse përmbajtja e tyre ndryshonte shumë nga përmbajtja e ungjijve
kanonikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyFri Sep 05, 2008 10:29 pm

Ali Baba Tepelena shkruajti:
Laughing KONTRADIKTAT E UNGJIJVE

Mbishkrimi në kryq paraqitet në mënyra të ndryshme nga të gjithë ungjillorët:
- Sipas Matheut (kreu 27,vargu 37) thuhet:"Ky është Jezui,Mbreti i
Judejve"
- Sipas Matheut (kreu 15,vargu 26) "Mbreti i Judejve"
- Sipas Llukës (kreu 23,vargu 38) "Ky është Mbreti i Judejve".
- Sipas Gjonit (kreu 19,vargu 38) "Jezu Nazareti,Mbreti i Judejve".
Të këtilla kontrakdita në ungjijtë mund të gjenden me shumicë.Dhe këto kaq
tepër dallohen nga njëra tjetëra, saqë shkrimtari francez i shekullit të
XIX,Ernest Renan,që ka romanizuar "biografinë", "Jeta e Jezu
Krishtit",U detyrua të marrë për bazë vetëm ungjillin e Gjonit.
Nga studimi i 3829 dorëshkrimeve të ndryshme të Dhjatës së Re,të cilat janë
ruajtur deri në kohën tonë,doli se në to ka 150000 interpretime të
ndryshme.Mjafton të krahasoshë vetëm gjenealogjitë që i vishen Krishtit,për t'u
bindur se tregimet e ungjijve janë fryte të imagjinatës fetare dhe nuk kanë
asnjë bazë historike.

.

Te LUMTE Ali Baba Tepelena. Shkrimet e sjellura nga ju, duhet t'i lexoje cdo njeri dhe ta kuptoje veten se ne cfare terri jane futur... I mora vetem keta reshta, sepse ishin me te pelqyer nga une.

Respekte i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyFri Sep 05, 2008 10:32 pm

krishti ka ekzistuar por ato mrekullite qe fliten per te jane RRENA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptySat Sep 06, 2008 1:16 am

un mendoj se ka ekgzistu hazreti isa, aj ka qen pigamer si krej tjert pigamera, ka shum dileme te besimtart katolik se aka qen aj djali zotit, ne besimtar musliman nuk mendojm sa aj kaqen djali zotit se vet logjika na bind sa zoti nuk ka famile dh ezoti nuk ka lind as nuk vdes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptySat Sep 06, 2008 1:50 am

njonidrenica !

Edhe kjo eshte nej argument nuk me kujtohet por kam lexuar nje liber ''fetar'' para shume kohe kete histori

''Isa - Krishti i njejti person eshte vetem e vetem qe e besoim ndryshe ,ka lindur pa Babë ,e kjo eshte ajo qe e kam lexuar , Nena e Isait -Krishtit i derjtohet Zotit i thote si une te kthehem ne fshat tani kushe me beson ?

Zoti i premton qe do e besoijne nje te vertet,ku nga aty ,nga ai moment ka linde edhe kriqezimi qe sote tek krishtet eshte,qe prekin krahun e djathte ,pastai te majtin , ne koke ''balle'' e poshte tek stomaku

qe do te thote Nena e Isait- Krishtit ju ka lute Zotit me keta lutje

Ne kra te djethte

Pasha, melaqen ne kra te djathte.. (prek krahun e djathte )
Pasha, melaqen ne kra te majte ..(prek krahun e majte)
Te besoi ty (Zotin ) ..(prek ballin)
e te me besoj toka !.. (prek stomakun)
ishte lutje nga Nena e Isait - Krishtit qe mori vendim te kthehet ne shtepin e vete ,ne fshatin e vet .

Po kete munde edhe ndonej krishter ta spjegoje se sa eshte e vertet dhe kurre kriqezohen c'fare ne ate moment thuhet (lutet).

pa keqkuptim vetem ishte nje lexim qe kam laxuar e nuk me kujtohet edhe mire ta spjegoi .''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptySat Sep 06, 2008 10:46 am

Loredana pershendetje,nuk po ju kuptoj tash jemi ne 2008,nese ke mundsi te sqarosh,se nuk po ma rrok


hahaaha... nese nuk po ta rrok qita ather nuk po di shka po mujka me ta rrok ty hahaha... ama nejse shum thjesht bre burri dheut, ne gati gjdo liber edhe filma dokumentar thuhet edhe njehen vitet mas lindjes krishtit.
per shka asht viti i ri, veq me mendu pak edhe veq kjo te jep fakte se po i kerkon edhe betoni...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptySat Sep 06, 2008 1:22 pm

beton i nderuar asht e vrtet se isaj dhe krishti asht ni njer, por nuk asht e vrtet se isaj ose krishti asht djali zotit, me gjdo respekt si un ekom ndaj fes katolike por un ekom ni bindje dhe shum besoj se isaj ose krishti nuk asht djali i zotit po ni njeri si ka qen i dergiri i zotit, dhe un beton kom lexu shum libra fetare muslimane dhe krishtjere po dhe budizmin, n ete gjitha lubrat dhe kuranin kam lexu se asht vetun ni zot dhe aj nuk ka djal as nuka famile dhe zoti as nuka lind as nuk vdes, zoti eka kriju njerijun, beton sedi ti a ke pas rast me percjeli ni emisijon pikrisht per jezusin dhe familen e ti ku jon voros dhe sa antar te familes ky emisijon ke qen ne top qanel dhe shum mir spjegon ni zbulus amerikan dhe e dokumenton me shum fakte se kockat e jezusit djalit te ti po dhe motra nona babaj qinden ne ni shpell ne jeruzalem, pa keqkuptim po me shum respekt ndaj fes katolike dhe me raspekt ty beton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptySun Sep 07, 2008 7:07 pm

Njonidrenica, po besohet se Krishti ka qene njeri qe ka ekzistuar. Por kjo nuk do te thote se ai nuk ishte hyjnor. Nese Krishti u ngjiz tek Maria ne menyre hyjnore (pa akt seksual) kjo eshte hyjnore dhe kur thuhet "biri i zotit" eshte thjesht konvencion se aq dime.

Eshte deshmuar se disa peshkaqene "kokeçekiçe" mund te mbarsen pa pranine e mashkullit. Gjithashtu eshte vertetuar se nga palca e kockave te gruas mund te prodhohet indi i vezes mashkullore dhe gruaja te vetfekondohet.

Ja pra se cka bere natyra, dhe per gjerat qe nuk i kuptojme akoma, themi menjehere "e beri Zoti". Nese do te kuptonim natyren me zotin, po e ka bere Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyMon Sep 08, 2008 9:42 pm

Loredana ti e the se ka lindur mas 2008es dhe ka vdekur pas 33 viteve,e di qe ka lindur para 2008 viteve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
loredana
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
loredana


Numri i postimeve : 886
Registration date : 24/04/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyTue Sep 09, 2008 2:17 pm

ok po ta spjegoj pak. para 2008 vitesh ka lindur jezusi(krishti). ka jetu nja 33 vjet dhe tani e kan kryqezu ne kryq edhe ka vdekur e keshtu me radh.
pas lindjes krishtit kan fillu njerz mi ngje vitet perqata festohen kristlindjet edhe viti i ri ne dhjetor edhe januar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyTue Sep 09, 2008 2:29 pm

Loredana,ti bere gabim gjate shtypit,une e di se krishti lindi para 2008 viteve dhe jetoi diku afer 40 vjet,nuk jam i krishter por i njoh festat e juve,e di pse festohen krishtlindjet,kam njohuri edhe per jeten e krishtit dhe vuajtjet e tij dhe besimin e tij,ai ishte nje njeri i paqes qe nuk e deshi luften,ai thot se nuk dua qe te derdhet as nje pik gjaku per shkak timin,ai thot nese dikush te godet shuplak,duhet ti themi flm,por ne njerzit nuk mund ta bejme kete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyTue Sep 09, 2008 2:33 pm

Ja pra se cka bere natyra, dhe per gjerat qe nuk i kuptojme akoma, themi menjehere "e beri Zoti". Nese do te kuptonim natyren me zotin, po e ka bere Zoti.

I papare je Tomi !

Me pelqeu fare fort kjo qe thua;

Rrespekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyTue Sep 09, 2008 4:56 pm

KUJT I NEVOJITET MITI MBI KRISHTIN?


Feja e krishterë,e njohur edhe nga shteti,u bë një armë
e fuqishme për shfrytëzimin e punonjësve,Ajo e forcoi pushtetin e
shfrytëzonjësve,bekonte varfërinë e masave të gjera të popullit,duke u premtuar
atyre shpërblimin për vuajtjet vetëm në qiell në “botën tjetër”.Po Krishterimi
nuk e shpëtoi regjimin Skllavopronar.Shoqëria Skllavopronare u zhduk,duke i
lëshuar vëndin sistemit të ri,Feudalizmit.Gjatë këtij sistemi,Krishtërimi
filloi të mbronte me xhelozi interesat e shfrytëzonjësve të rinj,feudalëve dhe
çifligarëve.Kisha u shërbente atyre me besnikëri,duke aprovuar e bekuar në emër
të Krishtit pushtetin e feudalëve mbi fshatarët bujkërobë,kurse fshatarët,i
edukonte me frymën e nënështrimit pa kushte ndaj sundimtarëve të tyre në
tokë.Atëherë kur vëndin e feudalizmit e zuri shoqëria kapitaliste,feja e
krishterë u bë një shërbyese besnike e borgjezisë.Ajo edhe tani bekon punën me
mëditje, ashtu siç bekonte më pare skllavërinë dhe bujkrobërinë.



Përse shfrytëzonjësit e kanë dashur dhe e duan figurën
e trilluar të Krishtit?



Për klasat sundonjëse është m,jaftë e dobishme dhe
shumë e nevojëshme,për qëllime shfrytëzimi,vetë ideja e “shpëtimtarit”.Masave
të shtypura dhe të shfrytëzuara u premtohen shpresa dhe ngushëllime boshe te
“shpëtimtari i botës”,i cili gjoja ka qënë një here dhe do të vijë përsëri për
të vendosur “mbretërinë hyjnore”. Kjo ide rreaksionare u largonë njerëzve
besimin në forcat e tyre,për një jetë me të vërtetë të lumtur në tokë.Shikoni,u
thuhet punonjësve,shpëtimtari ynë nuk ka lindur në pallatin luksoz të të
pasurit,porn ë katua,në një grazhd me kashtë,në një familje të varfër
marangozi.Shikoni si ka vuajtur Krishti,sa shumë e duroi fatin e tij të
rëndë,të gjitha talljet,persekutimet,vuajtjet!Ai vdiq I mbërthyer në kryq,pa
thënë asnjë fjalë kundër persekutonjësve të tij.Prandaj beso dhe duro,duro dhe
beso,ngushëlloje veten me lutje,mos u anko për fatin tend,por përulju me bindje
atij.”Krishti duroi dhe ne na porosity të durojmë”.Ky moral skllavëronjës I
mitit mbi Krishtin e bën atë një skllav të robëruar të perëndisë.Por si e
zbaton vetë borgjezia predikimin e krishterë,”dashuri për të afërmin”? Kjo
duket qartë se vetëm gjatë këtij shekullit të fundit janë bërë dy luftra të
mëdha botërore,u hodhën dy bomba atomike dhe po vazhdojnë edhe sotë
vrasjet,reprezaljet,krimet e pa skrupullta,në të cilat janë vrarë e vriten me
miljona njerëz.Për të përkrahur dhe përhapur mitin e Krishtit janë ngritur e po
ngrihen mijra,qindra mijra kulte fetare,kisha,financohet kleri,shkruhen dhe
botohen togje të mëdha me libra,përdoret
radioja,kinematë,televizioni,interneti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
E_Bukura
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
E_Bukura


Female
Numri i postimeve : 2009
Age : 36
Vendi : Prishtine
Registration date : 30/09/2007

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyThu Sep 11, 2008 12:41 pm

Me te drejte e ka pasur Niçe, kur thoshte se " Krishterizmi eshte me e keqja qe i ka ndodhur ndonjehere botes".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? EmptyThu Sep 11, 2008 2:18 pm

un mendoj se krishti ka qen vetum pigamer, po ekan keq pordor dhe po e keqpordorin dhe sod vatkani per interesa personale dhe shetrore, isaj ose krishti ne bisedat e gjata me apostoj ka tregu se pas meje dote vjen dhe ni pigamer i fundit, ashtu dhe ka ndodh ka ardh muhameti dhe lindi feja muslimane por te kuptohemi feja muslimane shum pak ka dallim prej fejes katolike se psedhe biblai kshillo besimtart e vet s eka vetum ni zot egzisto gjeneti dhe gjehnami dhe shum tjera por ne bibel ka dallime ndaj kuranit se ne bibel kan shkru njerzit mendime te veta e jo fjalit e zotit, ka ni dallim dhe pikrisht neta pasus po keq perdoret dhe sod, me krahasu me kuranin shifet se n ekuran jon te gjitha fjalit e zotit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A ka egzistuar Krishti? Empty
MesazhTitulli: Re: A ka egzistuar Krishti?   A ka egzistuar Krishti? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A ka egzistuar Krishti?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohet në detin Jon një anije e shekullit III para Krishti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: