Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kroki
Fillestar/e
Fillestar/e
kroki


Male
Numri i postimeve : 9
Age : 37
Vendi : gjilan
Profesioni/Hobi : fizioterapeut
Registration date : 15/09/2008

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar   Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar EmptyMon Sep 15, 2008 1:52 am

do ja jap ni fragment te shkurter e ju vazhdona tana ...Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Toptani, si e mori në dorë qeverinë pas Vidit
Në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914, Shqipëria në pikëpamje politike ishte në një pozitë të mjeruar, sepse nuk kishte një qeverisje unike në gjithë vendin. Në të vërtetë, asokohe në Shqipëri sundonin shumë qeveri lokale si: qeveria e Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali; në Durrës nga 12 tetori 1913 vepronte “pleqësia e Durrësit” e Esat Pashë Toptanit etj. Komisioni Ndërkombëtar i Kontroll it (KNK) i kërkoi edhe Esat Pashë Toptanit, që ta shpërndante “Pleqësinë[size=12]e Durrësit” dhe ai këtë e bëri më 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se më 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar në Gjermani, për t’i dhënë kurorën princ Vidit në emër të shqiptarëve.
Esat Pasha, me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend. Esat Pashë Toptani lindi më 13 qershor 1863 në Tiranë. Ai ishte mbështetës i xhonturqve, si dhe deputet i Parlamentit turk nga pala shqiptare. Gjatë luftërave ballkanike ishte komandant i forcave otomane në hapësirën Shkodër - Mali i Zi. Ministër i Brendshëm për pak kohë gjatë qeverisjes së princ Vidit. Arrestohet nga regjimi i Vidit për trazira. Më 5 tetor 1914, pas largimit të Vidit dhe vendosjes së influencës së tij në Tiranë, ai deklarohet kryeministër i Shqipërisë. Toptani u ekzekutua më 13 qershor 1920 nga Avni Rustemi në Paris. Kriza e parë e rëndë e qeverisë së princit, ndodhi më 19 maj. E nisur si një incident i vogël, si një revoltë fshatarësh, falë një sërë keqkuptimesh, mosmarrëveshjeve e dyshimeve, brenda pak orësh do të shndërrohej në një konflikt kompetencash ndërmjet xhandarmërisë ndërkombëtare dhe qeverisë shqiptare, për të degjeneruar shumë shpejt në akuza të ndërsjella tradhtie, që shpunë në arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashës. Më 17 maj, në Shijak, një fshat midis Durrësit dhe Tiranës, banda shqiptarësh të armatosur ishin ndeshur me një kompani të veçuar të xhandarmërisë. Mesa dukej, ata kërkonin përjashtimin nga shërbimi ushtarak për një dhjetëvjeçar, ndoshta edhe largimin e Esatit dhe pas të gjithë gjasave, synonin të hynin në Durrës për të paraqitur kërkesat e veta. Esat Pasha i dha urdhër majorit Sluys të vendoste dy mitraloza në rrugë për të mbrojtur kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu përgjigj se merrte urdhra vetëm nga princi ose eprorët e tij holandezë. Kjo ishte një fyerje, që një ministër i Luftës, i porsaemëruar gjeneral nga vetë princi dhe, për më tepër, kreu i një fisi me influencë dhe pasha osman, nuk mund ta duronte. Për pasojë, Esati i kërkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevojë për majorin holandez, madje i këshilluar edhe nga ministri i Italisë, Aliotti vendosi t’i japë leje për një kohë të papërcaktuar dhe më pas për ta transferuar në Shkodër, Esati dha dorëheqjen nga qeveria. Princi e ktheu prapa dorëheqjen e ministrit të tij, por në këtë pikë u vu re një përmbysje pozicionesh krejt e beftë dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys arriti ta bindë që pashai ishte tradhtar dhe e shtyu që të merrte ndaj tij masën e arrestit. Më 19 maj, Sluys i ngarkuar të kryente arrestimin, rrethoi shtëpinë e Esatit. Pas disa shkëmbimesh zjarri, pashai u dorëzua.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si vishet rinija shqiptare
» Sali Berisha dhe Politika e tije ndaj Shqiperisë !
» Shqiptar apo Kosovar
» Me çka mburreni si Shqiptar?
» Folklori shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: