Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Empty
MesazhTitulli: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet EmptyThu Mar 26, 2009 10:39 am


Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Right_blockblue
Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Spacer
Hajriz Demaku: Lufta e Kryezinjve ishte luftë bejlerësh e jo luftë Kombëtare
Wednesday, 25-03-2009, 11:00pm (GMT)

Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet U1_HajrizDemakuLufta e Kryezinjve ishte luftë bejlerësh e jo luftë Kombëtare
-Kur kryepopi i Serbisë, Pavli, më 1990 i pati ftuar filozofët e Jugosllavisë në Sarajevë në bisedë për situatën aktuale; foli edhe Shkëlzen Maliqi, dhe i pëlqeu aq shumë Pavlit, dhe duke mos e ditur se ky ishte shqiptarë, tha: Lum ai popull që ka një filozof të këtillë, e sidomos kur ky aq mirë i përngjanë “čika dražes”, e kur i thanë se është shqiptar, i kërkoi falje!
Nga Hajriz Demaku*
Gjakova para disa vitesh ka filluar një fushatë për t’i rehabilituar ca nga personalitete të shquara të Luftës së Dytë Botërore nga Gjakova, si shokun Fadil Hoxha e Gani-beg Kryeziun me vëllezërit e tij.
Të fillojmë me Gani Begun e vëllezërit e tij. Profesori e studiuesi, Uran Butka e Profesor Pajazit Nushi, të cilët duke e shtjelluar lëvizjen e Kryezinjve, nuk ia nisën në fillim të veprimtarisë së tyre, ngase ishte jo bash e këndshme, sepse ata donin që të pakëndshmet t’i mbulonin, që të mos dihej se lufta e Kryeznjve ishte një luftë bejlerësh e jo luftë Kombëtare-Çlirimtare.
Kur Ahmet Zogu, me ndihmën e Pashiqit, i mundi kundërshtarët e tij në Tiranë: Bajram Currin, Fan Nolin, Hasan Prishtinën etj. Dhe u bë kryetar i Shqipërisë.
I magjepsur nga idetë e një djaloshi të ri, Pashiqi, tigri i politikës ballkanike, fërkonte mjekrën nga gëzmi i suksesit të Zogut që ishte edhe i tij, i imagjinuar, dhe sakaq përgatiti një delegacion të madh politikanësh, me në krye ministrin e tij të jashtëm, të clin e nisi fill për Tiranë.
Ahmet Zogu, i cili akoma nuk e kishte ndrohur mirë karrigen, me anë të gjenialitetit të tij, ngriti në këmbë gjithë intelektualët e Tiranës, me në krye idealistët e nacionalistët dhe demokratët e flaktë, arsimtarët, si: Xhafë Zelka, Ramazan Jarani, Sadik Koshi e shumë e shumë të tjerë.
Gjatë kohës që delegacioni i madh i Pashiqit priste të kurorëzonte me sukses premtimet e dikurshme të Ahmet Zogut, mijëra nxënës e arsimtarë kishin kaluar nëpër urën e kryeqytetit, dhe brohoritnin duke hedhur parulla kundër miqësisë dhe aleancës me mbretërinë serbo-kroate-sllovene.
Kur kjo demonstratë kishte arritur kulmin e saj, duke larguar perdën para ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, e duke ia tregua se ç’po bënin e po shoshin këto turma të zemëruara e të ndezura, ai i tha Ministrit të jashtëm serb se nuk ishte në gjendje t’u kundërvihej masave popullore dhe intelektuale.
Prandaj, me një kortezi të plotë, ai e përcolli delagacionin e madh duarthatë, për të mos thënë me gishta në gojë, duke mos përjashtuar mundësinë që të gjendej ndonjë rast më i volitshëm për një gjë të tillë.
Duke marrë parasysh se Zogu tashmë e kishte në Romë delegacionin e vet, për aleancë të tillë, kuptohej se ai rast i volitshëm që priste Pashiqi, lihej për në kalendrat greke...
Kur Pashiqi e pa se delegacioni i qe kthyer duarbosh, dhe, nga anatjetër, kur mendoi edhe për delegacionin shqiptar që tashmë ndodhej në Romë, nën kryesinë e Mufid bej Libohovës, plaku i shkretë, dhelpra e Ballkanit, nuk i gjeti tjetër derman vetes, vetëmse të zhdukej nga skena politike në mënyrë misterioze.
Ca thanë se atij i kishte plasur zemra nga marazi, që e kishte lënë veten të mashtrohej nga një djalosh, të cilit sapo i kishin mbirë mustaqet.
Dikush tjetër tha se Pashiqi e kishte pi helmin, duke thënë me habi i zhgënjyer: Si u bë që ma hodhi ai shqiptar aq i ri!?!
Pra, pasi Ahmet Zogu, ia bëri bërryl dyfish Serbisë, duke mos ia realizuar premtimet e dhëna, siç ishte Vermoshi, rruga për Durrës, pa doganë, shefin e xhandarmërisë ta emronte Serbia, si dhe Kishën e Shën-Naumit, duke ia dhënë vetëm këtë të fundit.
Pra Serbia, pas prishjes së marrëveshjes me Ahmet Zogun, menjëherë filloi të kërkojë njerëz me autoritet, të cilët mund të ndryshonin gjendjen politike në Shqipëri. Dhe pa u vonuar shumë, u lidhën me kunatin e Ahmet Zogut, Ceno Beg Kryeziun, i cili ishte ambasador i Shqipërisë në Beograd, e më vonë në Çekosllovaki.
Studiuesit duhet të shkruajnë: pse një student nga Elbasani, Arqivial Beli, bëri atentat mbi Cena Beg kryeziun në Pragë, i cili, nga pushteti i atjeshëm u burgos, dhe kur doli në gjyq në Pragë, u pyet:
-Pse e vrave Cena Begun? Atentatori u përgjigj:
-Ishim një grup, shoqëri studentore, kur qitëm short dhe mua më ra kubi i zi (shorti), Cena Begut me i ra allti, pse i bëri Shqipërisë tradhti... dhe ende pa i kryer fjalët, atentatori u vra, nga Zajë Kosova, të cilin e kishte marrë me vete Gani Begu, si zanatli për armë.
Tani, studiuesit e çështjes së lëvizjes të Kryezinjve, zotni Butka e zotni Nushi, duhet të përgjigjen në pyetjen: Si u bë që pas këtij atentati mbi atentatorin, as Gani Begu dhe as Zajë Kosova nuk u arrestuan as në Pragë as rrugës deri në Gjakovë, madje as që dhanë llogari ndonjëherë!?!
Pa dyshim që, Kryezinjtë, edhepse nuk arritën që ta trazonin Shqipërinë sipas qejfit të Kralit, ai i mbrojti Kryezinjtë derisa ishte në fron, por komunizmi i masakroi.
Pra, sa i përket Lëvizjes së Kryezinjve, sipas stuediuesve zotit Uran Butka e zotit Pajazit Nushi, se knse ajo ka qenë lëvizje më e fuqishme Nacionaliste në Kosovë, kundër komunizmit, as kjo nuk pi ujë, ngase NDSH-ja i pati përfshi të gjitha trojet shqiptare të Kosovës, të Maqedonisë e të Sanxhakut, me mbi 30.000.- (edhe me shkronja: tridhjetëmijë) anëtarë, kuse Lufta e Kryezinjve kurrë s’ka pasur mbi 1000.- sish.
Për hir të së vërtetës, po e sjellim regjistrin e ushtarëve të fndit të Gani Begut, në këtë listë s’ka asnjë ushtar nga: Prishtina, Mirtovica, Peja, Istogu, Gjilani, Ferizaj, Podujeva, Rahoveci... përveç të Gjakovës dhe malësisë së saj.
Ja regjistri: Hasan Kryeziu, Xhevat Kryeziu, Selim Malë Dula nga Paci, Brahim Musli Demlijaj nga Vladi, Shaban Sadik Saraçini nga Berisha, Shpend Beqir Pregjoni me të birin 16-vjeçar- Saliun, Ukë Arif Pregjoni dhe Halil Pregjoni nga Zerka, Mt Rexhë Saraçini, Colë Isuf Koka, Sadri Gjonpapaj nga Berisha, Sali Shpend Muja nga Paci, Ahmet Ali Mehmetaj nga Vladi, Zenel Miftar Zhuta dhe Shaban Ali Bajrami.
Gani Begu, nuk ka bashkëpunuar as NDSH-në, as me Legalitetin (Abaz Kupin), as me Ballin Kombëtar (Mitat Frashërin), as me Partinë Komuniste andej-këndej, as me nazi-fashistët, por ka pasur bashkëpunim të fortë me Inteligjec Servisin Britanik; kurrë Shtabi i Begut nuk mbeti pa Atasheun Ushtarak Britanik, herë Piter Kampi, herë Xhulian Emeri, herë Eksimboksi e herë të gjithë përnjëherë!
Gani Begun e tradhtuan komunistët e Gjakovës, kur e kapën në befasi dhe i thanë: shkruaje për ushtarët tuaj një letër le të dorëzohen pa rezistencë, e po ju falim të gjithëve. Begu e shkroi letrën, dhe shih pabesinë, 26 luftëtarë i masakruaan, pa plumb, por me sëpata e çekiçë, dhe i hodhën në bunar të Hereqit, kurse Ganiun e gjykuan me 5 vjet burg, e dërguan në Mitrovicën e Sremit në vuajtje të dënimit, por pa e kryer dënimin, e helmuan.
Gjakova është qyteti më kontraverz politikanësh në Kososovë: aty çfarëdo gabimi që të bësh gjatë luftës, kur të vdesësh, nuk të lënë në kori, por të bëjnë “atdhetar”, sikur që është rasti i kryekomunistit të Kosovës, shokut Fadil Hoxha!
Për Fadil Hoxhën, para pak ditësh u mbajt një sesion shkencor, ku u përurua edhe një libër për veprimtarinë e tij në shërbim të atdheut, ku folën: Pajazit Nushi, Vehap Shita, Minir Dushi, por për çudi foli edhe Rexhep Qosja, edhepse nuk është nga Gjakova, por e kishte të ideologjisë, si dhe ia pati nda bursin për shkollim.
Kush po rrenë përtokë e kush po gënjen përhava!?
Para dy vitesh veteranët e luftës Nacionalçlirimtare të Kosovës, e mbajtën një tubim në Prishtinë, ku mora pjesë edhe unë. Mbledhjen e hapi drejtori i Institutit të Historisë, , zotni Jusuf Bajraktari, pas tij foli profesor Minir Dushi, i cili e rriti numrin e pjesëmarrësve në Luftën Nacionaçlirimtare të Kosovës prej 53000 në 530.000!
Gjakova nuk është dashtë akoma me i hy procesit të rehabilitimit të kryekomunistit të Kosovës, shokut Fadil Hoxha, bile edhe një dekadë, derisa të ikin ata që e kanë njohur.
Fadil Hoxha vetë ka marrë pjesë në Konferencën e Bujanit më 31 ddhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944; dhe ai vetë e ka votuar rezolutën e saj për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë; por në Konferencën e Prizrenit, në gusht të vitit 1945, ai vetë e shkeli atë vendim të Bujanit, duke votue, vendimin tjetër, për aneksimin e Kosovës nga Serbia!
Konferenca e Bujanit nuk ishste gjë tjetër, pos kurth historik (Avnoj kosovar, Kali trona); dhe për t’i çmaskuar se kush është i vendosur e kush i luhatshëm për bashkim me Shqipërinë, të parët nuk e shfuqizuan rezolutën, si: Zkerija Rexha, Xhafer Vokshi, Bije Vokshi, e të tjerë, kurse të dytët, si: Fadil Hoxha, Rifar Berisha, e të tjerë-po!
Konferenca e Bujanit ishte një kurth edhe për nacionalistët në të dy anët e kufirit, të cilët ishin të armatosur, por dyshonin në LNÇ, tani edhe ata u mashtruan si të tjerët, sepse për relizimin e Konkluzioneve të Konferencës së Bujanit, garantonin dy armatat Shqiptare-Jugosllave dhe Aleatët Antifashistë, mashtrim i madh se jo pak.
Ku ishte Fadil Hoxha më 1945 kur u aneksua Kosova nga Serbia dhe nuk ju bashkangjit atyre që e ngritën zërin për bashkim me Shqipërinë e jo me Serbinë, si: Ramiz Cërnica, Ibrahim Grainca, Ramadan Agushi e shumë të tjerë!?!
I ranë telit armiqtë tanë, të cilët për t’i mashruar më lehtë shqiptarët me shumicë myslimane, këndej dhe andej kufirit, i zgjodhën dy prijësa të komunizmit dy bijtë e hoxhëve: Enver Hoxhën, i biri u mulla Halitit, dhe Fadil Hoxhën, të birin e mulla Halimit, kështu që këta dy komunistë, me sukses ja arritën të na imponojnë dy okupatorë njëkohësisht, sllavin dhe komunizmin, kështu që këta dy bij të hoxhëve, i shndërruan këti dy qytete, me tzraditë e kulturë të lashtë shqiptare, Gjirokastrën e Gjakovën, në filijala të Moskës!!
Shqipëria gjatë historisë së vet, asnjëherë nuk ka pasur humbje më të mëdha në njerëz, me vetëdije Kombëtare, se në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, dhe nuk arriti ta parashihte rrezikun komunist, që për shqiptarët ka qenë më i dëmshëm sesa bomba atomike në Hiroshimë e në Nagasaki, më 9 gusht 1945!! Ato dy bombat e para në botë i dogjën rreth 200.000.- banorë, kurse komunizmi afro 400.000 shqiptarë!!!!
Rezolutat e Konferencës së Bujanit, Shaban Haxhia (Paci) me Qamil Brovinën, dke filluar prej Gjakove e trup e tërthorë Kosovës, i mashtruan jo më pak10.000 luftëtarë shqiptarë, me urdhësr të Fadil Hoxhës, kryengul e në humnerën drejt e në Srem, tamam si kopenë e ogiçëve te kasapi; ndërkaq, Shaban Palluzha nuk e dëgjoi Fadilin dhe u kthye në Drenicë, filloi rezistencën, ndërkohë që ushtarët e Shaban Haxhisë marrin vesh se po luftohet në Drenicë, rebelohen për t’u kthyer në Kosovë, por në pamundësi ta kalonin Danubin, , kapen nga ushtria sllave, 400 veta, i fusin nëpër burgje, dhe si ushtarë të Fadil Hoxhës, e thërrasin Fadilin për ta pyetur se çfarë të bëjnë me ta? Fadili i shokon me radhë, dhe ca nga ata i njofti, si: Shaban Kotorrin, axhutantin e Xhafer Devës, vetë të 12-tin i pushkatuan, e shumë të tjerë i shpërndanë nëpër burgje, numrin e të cilëve nuk e di kush.
Në “Ali Bunar” në Vojvodinë, ka qenë një përmendore e përbashkët me 360 shqiptarë, mes tyre edhe jë dajë imi, Asllan Gashi nga Kryshefci i Skëndrejat. Thoshin se nga tifoja e morrit i dërguan në spital, ku vdiqën, apo nga zori?
Fadil Hoxha nuk e mbajti fjalën e dhënë, që në mitingun e Skënderajt pati thënë se asnjë njeri më s’ka me u vra pa gjyq, por si më parë, Fadili na urdëriu të bashkohemi me brigadën e VII të Shaban Haxhisë në Podujevë; Shaban Palluzha i tha Fadilit që edhe ati vetë të dalë aty, por Fadili edhepse premtoi, nuk doli! Në vend të vetin e dërgoi Ismet Shaqirin, dhe ai u mundua të na bind që të shkonim në Srem, por kot.
Shaban Palluzha ju drejtua Ismet Shaqirit, , Shaban Haxhisë, Ramadan Banushit- Sedllarit, me këto fjalë:
-Nuk ju besoj më komnistëve se Fadili më ka trahdtuar tri herë: sëpari më ka trashtua që më 6 janar 1945, që me brigadë të shkoja në Mitrovicë, dal edhe në aty, i vendosim ushtarët në kazermë, unë me luftëtarët dola nga aty, ai jo. E kishte dërguar Rasim Çerkezin me nja 10 oficerë serbë për t’i shpërnda luftëtarët nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, por nuk pranova. Pse Fadili nuk e ngriti zërin kundër masakrimit të Qamil Hoxhës e Asim Luzhës, të cilëët e dhanë jetën në mbrojtje të njerëzve të pafajshëm në Drenicë.
Pse Fadili nuk e ndriti zërin kundër masakrimit të më se 4000.- shqiptarëve në Tivar “varrin më të madh në Balklkan”, të cilin e përgatitën dy shtetet, Jugosllavia dhe Shqipëria!? Tani edhe një pyetje shtesë për rehabilituesit: pse nuk qëlloi në plojën e Tivarit asnjë nga Gjakova?
Fadil Hoxha ka qenë një figurë dualiste, kur, gjatë luftës e strehonin shqiptarët enkas pas emrit Fadil, kur e strehonin serbët pas emrit mark; nga këtu rrjedh parulla më e mirë çeta e Markut se e Fadilit.
Edhe një pyetje: A më shumë ka vra Fadili gjatë 4 vjetëve të LNÇ-së fashistë e çetnikë, a shqiptarë vetëm më 1945?
Gjakova pra, listën e rehabilituesve, duhet ta zgjerojë edhe me shokët e Fadilit: Memet Hoxhën, Sinan Hasanin, Kolë Shirokën, Xhevdet Hamzën, Nazmi kusarin, Mehmet maliqin, Aki Shukrijen e sumë të tjerë. E për shkollim të Fadilit, më mirë të mos flasim, vetëm le ta kujstojmë Kushtetutën e vitit 1974, siç thoshte ai “koshtetut”!
Përgënjeshtrohet këtu edhe zotni Ahmet Qiriqi:”Ishte ky betim për prijësin e madh dhe njeriun “më të dashur” të shumicës së shqiptarëve të Kosovës e më gjerë”- Jo të Kosovës, por vetëm të komunistëve
**.

*Ish luftëtar i Shaban Palluzhës e publicist i sotëm.
**Ahmet Qiriqi: ”Marrëveshjet e turpit të disa krerëve shqiptarë me Jugosllavinë, më 29.9.2008.
-----------------------------------------------------------------------
Kjo ashete histori me fakete e jo perralla partijashesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
play
Fillestar/e
Fillestar/e
play


Male
Numri i postimeve : 48
Age : 41
Vendi : tetove
Registration date : 12/12/2008

Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet EmptyThu Mar 26, 2009 11:01 am

hahahaha nje e qeshur e madhe per kete shkrim te Hajriz Demaku e njef kete buracak mire Medalim?
Medalim nuk kisha te them asgje por vetem desha nga ju te na e sjellni biografine e autorit Hajrizi andaj flasem per kete shkrim te ndyte fallco dhe i neveritshem respekt i nderuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet EmptySat Apr 04, 2009 12:52 pm

play shkruajti:
hahahaha nje e qeshur e madhe per kete shkrim te Hajriz Demaku e njef kete buracak mire Medalim?
Medalim nuk kisha te them asgje por vetem desha nga ju te na e sjellni biografine e autorit Hajrizi andaj flasem per kete shkrim te ndyte fallco dhe i neveritshem respekt i nderuar


Ti muned te qeshish nuk te ndal njeri .
Per cfare aresye e quan plakun e nerum Hajriz Demakun burracak, ate nuk e di !? vetem ti muned ta dish?
Une se njofe personalishet , mbasi ju e njifeni mire dhe ja dini biografin, uredhenoni , ketu sashete biseda per z. Hajriz Demakun, ku te dhem ty thuaje o Play mbasi tu ka bo aqe i neveriteshem ky plaku uret.
edhe ju mebteni i pershendetun, sa per rrespeketin vetem me nji kushet, po ta thuani te verteten do te jeni dy fish i rrespeketu nga une.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Empty
MesazhTitulli: Kujtime nga Lufta e Drenicës në Vitin 1945   Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet EmptyMon Apr 13, 2009 10:19 am

Kujtime nga Lufta e Drenicës në Vitin 1945
Hajriz Demaku

Me prishjen e marrëveshjes (1943) në mes partisë Komuniste Shqipëtare dhe partive Dernokratike, në Mukje, delegatët 12 me 12 patën pru vendim që Kosova t'i bashkohet nënës Shqipëri, këtë marrëveshje e prishën komunistët, ngase këtë parti e drejtonte Milladin Popoviçi e Dushan Mugosha.

Me prishjen e Marrëveshjes së Mukjës u pa se nga komunistët selameti nuk pritet, por vetëm gazepi. U thirrë Prof. Ymer Berisha në Tiranë nga Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Kolë Bibë Miraku, Ernest Koliqi e të tjerë, për t'i kumtuar lajmin se marrëveshja e Mukjës u prish për shkak të Kosovës. Pra, sa ma parë të këthehet në Kosovë në bashkëpunim me profesorët e gjimnazit "Sami Frasheri", të organizoj Kryengritje të Armatosur kundër Sllavo-komunizmit në Kosovë.

Ymer Berishën e zgjodhën udhëheqës politik dhe ushtarak, që t'i mobilizoj të gjithë Nacionalistët në Kosovë, në Maqedoni e Sanxhak, për ta kundërshtuar me pushkë komunizmin. Për të lëvizur pa pengesa nga pushteti aktual, Ministria e Arsimit në Tiranë, i kishte siguruar një dekret, gjoja, për të gjurmuar gjeologjinë dhe mbledhë folklorin Kombëtar nëpër të gjitha trojet shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e Sanxhak. Ymer Berisha shkoi te kolegët e vet në gjimnazin "Sami Frasheri" në Prishtinë, u muaren vesh , i ndanë detyrat me Gjon Sereçin, Ajet Gërgurin, Adem Gllavicën, Kolë Parubin, Luan Gashin, Vasil Andonin e shumë të tjerë.

U Shpërndanë nëpër të gjitha trojet shqiptare, jo për të mbledhur folklorin kombëtar, por për të rnbledhur besën e burrave për kryengritje të armatosur kundër sllavo-komunizmit në Kosovë. Këta patriotë që u cekën më lartë, i vizituan të gjitha qytetet dhe 1400 fshatra të Kosovës, si edhe pjesën shqiptare në Maqedoni. Lugina e Preshevës, në atë kohë, ishte me Kosovën.

Patriotët e lartëpërmendur biseduan me të gjithë Krerët-Bajraktarët, Oficerët, Kryetarë komunash, Klerin fetar shqiptar të asaj kohe, për kryengritje të armatosur kundër komunizmit sllav. U bënë lidhjet dhe me Atasheun ushtarak anglo-amerikan në Tiranë, prej nga vinin udhëzimet se si duhet vepruar. Ata organizuan rezistencë antikomuniste në gjithë teritorin e Jugosllavisë, duke filluar nga Sllovenia Dobranët, Kroacia Ustashët, Serbia, Mali i Zi dhe Bosna çetnikët, Maqedonia VMRO, dhe organizata e turqve të Maqedonisë "jugjel", si edhe në Kosovë "Besa Kombëtare", më vonë "LNDSH". Mbasi u formua kjo organizatë Nacionaliste, u ndanë zonat e veprimit: zona e I Drenicë e Dukagjin, Ymer Berisha, ngase ky mbante lidhjet me Anglo-amerikanët, zona e II Rrafshi i Kosovës, Ajet Gërguri, zona e III Gjon Sereçi Ana Moravë e Kamenicë, Zona e IV Ahmet Selaci, Llap e Shalë të Bajgorës. Kjo lëvizje në NDSH ka patur 30000 anëtarë në tërë Kosovën, burra të zgjedhur beng e beng.

Në fillim të nëntorit 1944, Beogradi dhe Tirana nuhatën mirë se ç'po përgaditet në Kosovë, dhe pa humbë kohë filluan kurthet e tradhtisë. Së pari Enver Hoxha, një muaj para se ta çlironte vendin e vet nga gjermanët, u detyrua t'i dërgoj dy Divizione sulmuase komuniste, të V dhe të VI, për ta nënshtruar Kosovën dhe lënë Jugosllavisë. Ata e çarmatosën Kosovën dhe i burgosën e i likuiduan Nacionalisët më me autoritet, të mos ishin këto divizione me ja pastruar Kosovën si mollë të çirueme, kurrë Serbia s'pati mundësi për t'i futë turinjët në Kosovë.

Kur e kryen këtë shërbim me besnikëri, këto dy divizione mblodhën dhe shumë kosovarë e shkuan për Sanxhak që atë ta nënshtronin si Kosovën. Kur u krye puna edhe në Sanxhak edhe pse mbetën nja 360 Dëshmorë, Ramiz Alia u urdhërua nga Titoja, t'i merre divizionet dhe t'i qet andej kufirit, duke i dekoruar ca me nga një medalon në kraharor sa patkoi i gomarit.

Drenica, jo vetem që e para e kuptoi këtë tradhëti, por edhe e para u përballua me të. Brigadën e Drenicës as nuk e formoi Fadil Hoxha as Qamil Hoxha e as serbët por vetë Drenicasit, Shaban Palluzha, me Bajraktarët e Krenët, oficerë e urtakë të zgjedhur beng e bengë, në konsulltim me arkitektin profesor Ymer Berishën, i cili udhëhoqi kryengritjen antikomuniste në Kosovë.

Brigada e Shabanit u formu më 6 dhjetor 1944 në Skënderaj, pa lejën e Fadil Hoxhës e as të serbëve por me iniciativën e vet drenicasve. Ditën e parë u regjistruan mbi 700 veta nga Drenica. Komunistët pak u befasuan por ata mendonin se kjo do të shkoj në dobi të tyre, ngase ishte një kampanjë për boshatisjen e Kosovës nga njerëzit e pushkës. Serbët mendonin se, sa më shumë që të grumbullohemi më lehtë do të manipulojnë me neve, kurse ne mendonim të kundërten. Fadil Hoxha e dërgoi një kasnec të vetin të ne për të marrë vesh se kush po futet në formacion, por, e pa se aty vinin njerëz jo simpatizant të komunizmit, ishin ata që për 5 vite qëndruan në mbrojtje të kufijve kombëtar.

Komunistët u shqetsuan, menjëherë filluan me kurthet e tyre. Së pari e thirrën Shabanin në konsulltim, ku i kishin përgaditë atentat në komandë të vendit në Skënderaj (Ali Shukria e Vllado Raigeviçi me 10 të tjerë). Shabani shkoi te ta por nuk i la armët. Kur u hyri brenda, me Ali Kastratin dhe Hamëz Istogun, ata u habitën dhe filluan me të mirë, se kah dëshiron me shkue me brigadë. . . , Shabani u thotë: askun, deri sa të largohen çetnikët që janë veshë në tesha të partizanëve e po bëjnë masakra në Drenicë mbi njerëzit e pafajshëm. Kur e panë se Shabani e kishte për një mend, i thanë . . . shko, shko se do ta rregullojmë këtë punë.

U kthye Shabani në Shtab të brigadës së vet, tash edhe më i bindur se do të pasojnë kurthet varg e vij, për ta shpartalluar formacionin e tij kombëtar.

Shabani deri tash i zgjidhte në formacionin e tij persona të mirë, kurse tash edhe asish që kërkonte pushteti komunist, por për ne të pafajshëm. Shabani e konsolidoj Brigadën si ushtri të rregullt me Batalione e Kompani. Formoi Shtabin e Përgjithshëm, me sekretar Salih Azemin, referent Rifat Kotorrin, anëtar të shtabit Miftar Bajraktarin, Mulla Ilaz Brojën (Spahiun) Azem Aruçin, Jetullah Muharremin (Zabeli), Rexhep Gjelin, Mulla Ibrahim Hotin, Sadik Lutanin dhe Zukë Xanin. Komandant të Batalonit I-rë emëroi Ramë Babajn nga LLausha, të II-të Ymer Fazlin nga Radisheva, të III-të Isë Zymerin nga Prekazi- nipi i Ahmet Delisë, të IV-të Istref Temën nga Dabrashefci.

Komandant të komp. Hazir Xhaka, Rifat Galica, Sate Boshnjaku, Istref Hoti, Xhemë Luta, Muharrem Smakiçi, Murat Kameri, Hysen Bajraktari, Bajram Bajraktari, Hetem Bajrami, Vesel Shala, Feriz Boja, Ahmet Rreci, Bajram Haziri, Isuf Hajdari dhe Selman Demiqi. Kur e panë komunistët se nga të gjitha anët e Kosovës po i bashkohen Shaban Palluzhës, filluan ta boshatisin nga shqiptarët e armatosur. Së pari e nisën brigadën e Abit Dedisë e Dervish Koprivës, jo më pak se 6000 ushtarë, për në Srem. Ani, jo prej Shalës e kah Ibri, por, kah Gjilani e në Preshevë, në tren të bagëtive e në Srem. Tani e kishim radhën neve, na urdhëruan të shkojmë në Mitrovicë, vonë në mbramje, u vendosëm në shkollë të muzikës.

Të nesërmen më 7 janar 1945, ishte festa sllave e Krishtlindjes. Erdhën oficirat serbë,kërkuan regjistrin, filluan të na thërrasin me emër e mbiemër nga 300 deri në 400 veta për secilin grup nja 10 sishë me nga një ushtar serb në ballë, kur mendum se u kry kolona e I në Pejë, e II në Prizren, e III në Gjakovë e kështu me radhë deri në fund. Kur ka dalë, nja 5 minuta para katastrofës, në ballkon Skender Begu i Dytë- Shaban Palluzha, ka lëshuar një zë të thekshëm, "vëllezër, apo doni me u nda a me ndej bashkë"-
të gjithë njëzëri, "dotë rrimë bashkë", Shabani i ka hapë duart e i ka afru, sepse zëri më skishte fuqi nga gëzimi e harea. Oficirët dhe ushtarët serbë humbën si shurrë e pulës.

Me 8 janar 1945, u këthyem në Drenicë. U sistemuam nëpër fshatra për rreth Skënderajt - kur dulëm te fabrika e vjetër e tjegullave, qe nja 10-15 oznistë, e kishin lidhë një njeri dhe po e qonin për në Skënderaj, dikush e njofti të arrestuarin, kishte qenë djali i Rexhep Gjelit, Asllani. Në atë moment ne u dulëm para Oznës, as nuk e lirojshin, as na ata. Përgjegjësi i Oznës ishte Hetem Dauti i Kryshefcit.

Dikush e lajmëroi Shabanin, e jo Rexhepin, se Rexhepi po ta kishte pa djalin të lidhur, i kishte vra të gjithë. Erdhi Shabani, iu afrua Hetemit dhe i tha: lëshoje bre qen, djalin, Hetemi tha: jo, se urdhërin e kam me e arrestua, pa një pa dy, Shabani ja futi flakaresh Hetemit, i cili e mbante automatin vjerrë në qafë, e gërmusi kokën dhe hecke ngadalë, Shabani shkonte paralel me Hetemin, vazhdimisht duke i ra me shuplak në qafë deri sa Hetemi e dha urdhërin për ta liruar Asllanin. Më 9 janar u ftuam për një miting të madh në Skënderaj. Erdhën Fadil Hoxha, Ali Shukria dhe Kërstë Filipoviçi.

Te lumet he Plaku uret e atedhetar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet EmptyMon Apr 13, 2009 10:20 am

Kujtime nga Lufta e Drenicës në Vitin 1945
Hajriz Demaku


I pari Ali Shukria, pas tij Kërsta e i fundit foli Fadili. Ai tha:

"Lufta në Kosovë ka përfunduar, shok Shabani merri ushtarët e nisu për Podujevë e në Srem.

Shabani tha: "jo, derisa të ndalet mbytja e shqipetarëve natën, pa gjyqe nuk shkoj askund, qe dje i kemi nxjerrë 6, Halil Bajraktarin me 5 të tjerë në një varr dhe Trush Selmanin në një varr tjetër, bile këtij, e kam parë vetë, sytë e nxjerrur dhe buzët e preme".

Fadil Hoxha: askush më, pa gjyq s'ka me u prek, unë garantoj.

Shabani tha: "Do të rrimë këtej pari edhe nja ni javë, pale ta shohim, apo del ashtu si po thoni ju Fadil".

Ndër kohë, për ta zbrazur sa më parë Kosovën, e formuan brigadën e VII-të më të madhen, sa 5 tjerat, që Kosova me numër të ushtarëve ish 13000, duke e Vënë në krye të saj si Komandant major Shaban Haxhin (Pacin) nga luma e Komesar Qamil Brovina.

Më 18 janar 1945 Kasneci i Fadil Hoxhës, Sadik Tafashiku, na tha se Fadili ka thënë më 20 janar me dalë me Brigadën tuaj në Podujevë, me ju mvesh Brigadës VII se do të vijë dhe unë aty. Mirëpo, serbët i prishnin planet edhe të Fadilit, tërë natën e 19-20 janarit kishin punuar për t'i kaluar 13000 ushtarët shqiptarë për në Serbi, duke u frikësuar se Shabani "Nacionalist" po ia merr ushtarët Shabanit "Komunist". Kur vajtëm në Podujevë e gjetëm vetëm një kompani të Brig. VII me Ramadan Banushin kom. komp. dhe Shaban Haxhiun me Ismet Shaqirin. Kurse Fadili s'kishte ardhur fare.

Bina ishte kurdisë në tregun e bagëtisë, sepse ne ishim 8000 veta, Shaban Palluzha tha: "Ju, Shaban Haxhia më keni pre në besë, pse e ke nisur brigadën tanë pa ardhë unë Fadilin e ka pre në besë, pse s'ka ardhë këtu ku e kemi lanë pjeken, ju komunistët nuk e mbani fjalën, Fadili më ka premtuar se asnjë shqiptar më s'ka me u pre pa gjyqe, u bë ni javë mbas premtimit e presa nuk ndalet fare". Foli Shaban Haxhia, foli Ismet Shaqiri, Shaban Palluzha tha pa ardhë Fadili unë këmbën se luaj. Ndërkohë u thirrë në qytet me folë në telefon me Fadilin, Shabani shkoi me shumë roje foli me Fadilin, kur u kthye ishte mllefosur tej mase sepse Fadili i kishte thanë unë nuk mundë të vijë por merri ushtarët e nisu për Srem.

Shaban Palluzha hypi në binë, i hidhëruar tepër, mbas shpine i kishte nja 10 Oficirë serbë, bile, edhe nëpër kulme të ndërtesave të qytetit plotë serbë, vetëm pritnin urdhën për zjarr, por nuk iu erdhi. Shaban Palluzha iu drejtua ushtarve: ". . . Vllezër unë jam komandant i juaj, këta gjeneralë që janë këtu s'jan kurgjë për mua, mos e thoni na muar në qafë Shabani, në dashi shkojmë në Srem në dashi kthehemi në Drenicë.

Midis mase e lypi fjalën Feriz Boja nga Kërrnica: " . . . Jo, tha, komandant se në Drenicë partizanë e çetnikë janë përzier e po vrasin gjithë natën, me ba e me shkue në Srem edhe fëmijët në djep kanë me na i pre, edhe, na asnjë s'kemi me u kthye prej andej. Atëherë Shabani tha: . . . Kthenu për Drenicë, veç mos i harroni do vllazën këtu në burg, se sabahi nuk i qelë. Feriz Bojës, Muharrem Smakiçit ia ndërroi pak, ia hoqi kapelën dhe ia vuri plisin dhe u nisëm për në burg, gardianët e hapën derën pa rezstencë, dualën të gjithë sa ishin afro 100 veta dhe erdhen me neve në Drenicë, bile edhe gardianët shqiptarë. Bujtëm atë natë nëpër katunde të Llapit.

Kur u zgjuam në mëngjes, brigadat serbe na kishin rrethuar. Mehmet Gradica i kapi dy oficirë serbë në punkte të telefonit dhe i ka mbajtë peng! Deri në Barilevë. Në mëngjesin e 21 janarit 1945-it u nisëm për Drenicë, rrugës Podujevë-Prishtinë, nga Abria ishim të fundit në kolonë. Pas nesh vinin kah 20 ushtarë serbë. Përveç armatimit personal kishin dhe një mitrolez kundërajror, të cilin e tërhiqnin dy kuajë. E dërguan një ushtar, në krye të kolonës të Shabanit, me na lejuar t'ua merrnim atë mitrolez, por tha jo, se na të parët nuk do ta fillojmë luftën. Kur erdhëm në Barilevë e lëshuam rrugën Podujevë-Prishtinë, filluam të grupizohemi nëpër Batalone e Kompania, mu ai mitroloz na qëlloi me rafal neve, u vra Ymer Shasivari nga Dubovci dhe u plaguan Xhemë Lutani dhe një tjetër. Pra, më 21 janar 1945 në ora 10, ra viktimia e parë e luftës së Drenicës. U kthyem në Drenicë,- i nxumë kullat tona në Kryshefc, Marinë, Rezallë, Palluzhë, Makërmal, Tërstenik, Bezheniç, Likofc, Tushilë, Açarevë, Ticë, Plluzhinë, Abri e Ulët, Abri e Epër dhe Murgë.

Via e frontit ishte diku rreth 40 kilometra. Ushtarë u bë i gjithë populli. Ishte një Orkestrinë e mrekullueshme luftarake, me të gjitha instrumentet, të mëdha e të vogla, ku muarën pjesë burra e gra, fëmijë e pleçë. Kjo ishte një luftë e vërtetë popullore, njerëzit ishin të gëzuar si të shkonin në dasmë, sepse, këtu mbrohej jo vetëm Kosova, por e gjithë Shqipëria.

Lufta e Drenicës përfundoi atë ditë kur kullat e Hasan Sylës në Tërstenik e rrënuan me 28 predha të topit, më 21 shkurt 1945.

Katër herë brenda 75 viteve, me topa lufte Serbia sulmoj Drenicën, por mbeti e pathyer.

Më 15 korrik 1924 Kulla e Azem Bejtës, më 1981 Kulla e Nebih e Tahir Mehës, më 21 shkurt 1945 kullat e Hasan Sylës, më 5 mars 1998 kullat e Adem Jasharit. Në Luftën e Drenicës, 1945, përveç luftëtarëve të Drenicës pati edhe nga viset tjera shqipëtare luftëtarë, si , nga Llapi : Ejup Hoxha, Adem e Smail Zakuti, Mulla Ramë Govori, Nuhi Gashi (babai i Ministrit të Arsimit), e shumë të burgut të Podujevës, pastaj nga Shala, Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Bislim Bajgora, Sherif Tërstena, Adem Voca e të tjerë. Nga Gjilani, Jusuf Ibrahimi, Raif Halimi i pari Komandat e i dyti komesar. Me 200 ushtarë të Batalioni të rinisë të Brigadës më gjakatare të Zufer Musiçit, të cilët u bashkuan me neve dhe e bombarduan shtabin Partizan në Prekaz. Mandej nga Gjakova, Qamil Hoxha e Asim Luzha, nga Shqipëria Bernard Llupi e Marije Shllaku, Kolë Parubi e Vasil Andoni si dhe Reshat Xhebrea nga Tirana.

Në luftën e Drenicës, s'kemi patur veshmbathje, bile, sa për këpucë apo çizme vetëm ndonjë ushtar i dezertuar nga ushtritë tjera mund t'i kishte, të gjithë të tjerët me opinga nga lëkura e lopës, edhe vetë komandanti Shaban Polluzha.

Shumë nga ushtarët u mërdhinë këmbësh, mbetën pa gishtërinjë. Edhe furnizimi me armë ka qenë kurrfare, vetëm ato që i patëm në fillim nga trofetë që i kapshim nga armiku. Furnizimi me bukë nja tri javë ka qenë i mirë, në javën e fundit, të gjithë mullinjtë e Açarevës ranë në duar të armikut. Tani ushqeheshim me mish dhe me tramakë misri të zier.

Morali i luftëtarëve ishte tepër i lartë, asnjëherë s'ka ndodhur ndonjë mosmarrëveshje në mes grupeve apo individëve. Lufta frontale, përfundoi më 21 II 1945 por lufta guerile vazhdoi deri më 1949. Nga të gjitha grupet të organizuar, nga perendimi, kundër sllavo-komunizmit në popujt e ish Jugosllavisë, flamurin e kryengritjes ma së larti e ngriten Shqiptarët e Kosoves, ngase ata luftonin për sistem të regjimit kurse neve për liri. Drenica më 1945 u bë shkrumbë e hi por gacat e zjarrit u mbuluan me atë hi, por rinia kurreshtar erdhi në Drenicë, shpuri hirin gjeti gacat e ndezi zjarrin tjetrin e tjetrin deri sa me ndihmën e Miqve të vjetër e korri fitoren. Edhe vetë shovenët serbë e pranuan, Madhështinë e luftës Drenicës. Ja një citat:

"Kontrarevolucioni dhe lufta e armatosur në Kosovë e Metohine e çliruar, në fund të vitit 1944 dhe gjysmën e parë të vitit 1945 (siç e quanin ata luftën e forcave ushtarake të lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar) ishte fenomen i veçantë për luftën e dytë botërore, sepse, askund në botë, që nga Moska e deri në Berlinë, nuk ka ndodhur që kryengritesit të udhëheqin dhe të zhvillojnë luftë të armatosur frontale, përveç në Kosovë, ku në teritorin e çliruar definitivisht hapi frontë të gjerë dhe pati teritor të lirë, të cilin e mbrojti fuqimishtë". Spasoje Gjakoviç "Sukobi na Kosovu", fq. 354.

Neglizhenca ende po na përcjell: Ymer Berishes akoma nuk ju kan gjetë eshtrat Shaban Palluzhës akoma nuk i është rindërtuar Kulla, tri katëshe, e shumë tjerëve më të vegjël po.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet EmptyMon Apr 13, 2009 10:10 pm

Muhamet Mjeku: Nuk mposhtet kulla e Hadakut
Saturday, 06-12-2008, 11:30pm (GMT+1)




Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet U1_HajrizDemaku
hajriz demaku, luftëtar i Brigadës së Drenicës
Nuk mposhtet kulla e Hadakut
Nga Muhemet Mjeku
Luftëtari i thjeshtë i Shaban Polluzhës, hajriz demaku, kumton: “Partizanët nga Shqipnia na i pritëm si vllazën dhe u besuam kur na thanë se luftojnë për bashkimin e Kosovës me Shqipninë, por ata na çarmatosën, na nënshtruen dhe ia dirëzuan Kosovën si mollë të qërueme Serbisë.”(1)
Kjo kullë në Arbri të Poshtme në periferi të zonës së lirë. Në këtë bedem bëhej rezistencë e vendosur. Aty ishin fshatarët nga Abria që luftonin në kuadër të vorcave shqiptare. Për shkak se ishte në shënjestër të vazhdueshme të partizano-çetnikëve, në kullë u ndërmorën masa që ajo të jetë objekt prej nga do të niseshin sulmet. Kullës iu hapën shumë frengji, në mënyrë që tërë territori të jetë nën kontrollë, sidomos pjesa perëndimore dhe ajo jugore. Nga kjo kullë, siç dëshmon hajriz demaku, likuidohet një brigadë malazeze, krimet e së cilës ishin të njohura në Drenicë. Pas humbjeve që kishin pasur, partizanët angazhojnë forca të reja, por prapë thyhen.
Për të hyrë në këtë zonë, “flamurin“ po e merrte Malë Sadiku me luftëtarët e tij. I vetëdijshëm se me forcë nuk do të mund të arrinte qëllimin, ai do t’i fusë në sprovë metodat e tij mashtruese. Siç thekson Demaku, i cili ishte në front gjatë tërë kohës, Malë Sadiku dërgon disa njerëz gjoja për t’u marrë vesh me Muharrem Smakajn. Ai kishte lansuar parullën se duhej të ndalej lufta shqiptarët me shqiptarë. Muharremi me shokë dke mos njohur fare këtë njeri, pranon që të hynte në bisedime. Mala tashmë nis katër përfaqësuesit e tij, kurse në anën tjetër përgatit batalionin që tinëzisht ta marshonte drejt kullës së Hadakut dhe, derisa mbaheshin bisedimet, të shfrytëzonte rastin për t’i sulmuar forcat në kullë. Skenari i tij dështon, pasi që luftëtarët e Shaban Palluzhës nga kulmi i kullës po kontrollonin hapësirën territoriale të kësaj pjese të Drenicës.
Po i kontrollonin edhe lëvizjet e Malës. Me të hetuar lëvizjen e forcave të tij në drejtim të kullës, pasi atyre u lejohet të afrohen, ato sulmohen nga luftëtarët e Muharrem Smakajt ku nga prita vriten shumë “partizanë të Batalionit të dytë të Brigadës së Parë të Kosovë e Metohisë. Në kullë likuidohen edhe katër përfaqësuesit e Malë Sadikut që ishin dërguar kinse për bisedime.
Pas dështimeve të njëpasnjëshme, armiqtë imponojnë luftën në rajonin e Abrisë së Epërme. Por tani rezistenca shqiptare bëhet nga kulla e Halim e Ukë Ymerit. Këtu ishin të vendosur luftëtarët e Rifat Malokut nga Samadrexha e Vushtrrisë dhe luftëtarët nga Abria. Ky front u mbajt pa u tundur fare derisa mirret qëndrimi që Brigada e Shaban Palluzhës në mungesë të bukës, të kalojë në pjesën tjetër të Drenicës.
Gjatë zhvillimit të luftimeve në Abri të Epërme, thotë Tahire Demaku, u detyruam t’i lëshonim shtëpitë dhe me fëmijë ngrykë (fjala është për shkrimtarin dhe publicistin, Daut Demakun) shkuam në shtëpitë e Idriz Misftarit. Gjatë rrugës, preokupimi im ka qenë se si ta mbroja foshnjën pesëmuajshe nga plumbat që shkrepnin nga të gjitha anët. Ishte kohë e vështirë. Mungonte ushqimi, veshmbathja dhe gjithçka tjetër. Në një situatë të tillë, fëmijët ishin pjesa më e dhembshme. Çështja ishte se si të mbijetonim. Ekzistonte droja se e keqja që po vinte mund të ishste më e madhe, kujton Tahirja ato ditë të luftës në atë dimër të egër të vitit 1945. (2)
[1] hajriz demaku, diskutim në sesionin shkencor organizuar nga Instituti Albanologjik Prishtinë, 26.06.2005 me temën “Ripushtimi jugosllav i Kosovës”; si dhe Uran Butka: “LUFTA CIVILE NË SHQIPËRI 1943-1945”, Shëpia Botuese Drier, 2006, f. 578.
[1] Muhamet Mjeku: “KOSOVA NË DIMRIN E VITIT 1945”, New York, 2002, f. 126-128.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Empty
MesazhTitulli: Re: Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet   Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo  lufte kombet Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lufta e Kryezive ishte lufte bejleresh e jo lufte kombet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ditar Lufte
» LUFTA PËR TREPÇËN
» Pamje nga lufta
» KOSOVA LULE GJAKU - DITAR LUFTE
» HASAN DOSTI , NJË JETË NË LUFTË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: