Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Strategjia e tërheqjes së fondeve pèr Kosovèn dhe shqiptarèt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Strategjia e tërheqjes së fondeve pèr Kosovèn dhe shqiptarèt Empty
MesazhTitulli: Strategjia e tërheqjes së fondeve pèr Kosovèn dhe shqiptarèt   Strategjia e tërheqjes së fondeve pèr Kosovèn dhe shqiptarèt EmptyTue Oct 14, 2008 11:30 pm


Strategjia e tërheqjes së fondeve
1.2 miliardëshi, mesi i tetorit sjell Qendrën
"Është fjala për shkrirjen e Njësisë së koordinimit me donatorë dhe Agjencisë së integrimeve evropiane në një njësi që do të quhet Qendra për koordinim të zhvillimit dhe të integrimeve evropiane", tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi
14 Tetor, 2008
Strategjia e tërheqjes së fondeve pèr Kosovèn dhe shqiptarèt Ndarja_nenlajmet
Strategjia e tërheqjes së fondeve pèr Kosovèn dhe shqiptarèt 13x13bardh
Strategjia e tërheqjes së fondeve pèr Kosovèn dhe shqiptarèt Qeveria-12-copyQeveria e Kosovës, brenda muajit, do të ngritë Qendrën e koordinimit të zhvillimit dhe të integrimeve evropiane. Formimit të kësaj Qendre do t'i paraprijë shkrirja e Njësisë së koordinimit me donatorë dhe Agjencisë për integrime evropiane, e cila do të merret me çështjen e donacioneve të ndara për Kosovën. Shkrirja e dy njësive, duke formuar një qendër, vjen si rezultat i bisedave të ngjeshura dhe një pajtimi, pasi qëllimi i disa shteteve donatore të BE-së ka qenë që të jepen donacionet në kuadër të Agjencisë për integrime evropiane, ndërsa vendet e tjera jashtë hartës evropiane nuk kanë pranuar që të hyjnë në një ombrellë të BE-së. Qeveria e Kosovës është zotuar që brenda muajit tetor do të ngritë këtë qendër. "Mendoj se gjysma e tetorit është afati optimal që do të kryejmë. Është fjala për shkrirjen e Njësisë së koordinimit me donatorë dhe Agjencisë së integrimeve evropiane në një njësi që do të quhet Qendra për koordinim të zhvillimit dhe integrimeve evropiane", tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Ai pohoi që për ngritjen e një qendre të tillë ka një pajtim me vendet donatore të BE-së dhe tashmë për këtë Qeveria ka marrë vendim. "Mendoj se ka nevojë të bëhet një koordinim i tillë dhe të funksionojë për koordinimin e mëtejmë. Do të procedohen pastaj procedurat legale nga sekretari i përhershëm", tha Kuçi. Në konferencën e donatorëve, Kosova ka përfituar 1.2 miliard euro, fonde që kanë nisur të jepen. Tashmë disa nga mekanizmat evropianë kanë filluar të dorëzojnë këto mjete, sikurse Komisioni Evropian, i cili ditë më parë nënshkroi marrëveshjen me Qeverinë e Kosovës për dhënien e 123 milionë eurove. Komisionari për Zgjerim, Oli Ren, tha se Kosova mbetet çështje e rëndësishme edhe në vitin 2009, për këtë arsye, siç tha, është me rëndësi çështja e vendosjes së misionit të EULEX-it.

Bashkëpunimi rajonal
"BE-ja është e përcaktuar të ndihmojë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, si dhe progresin drejt BE-së si pjesë e Ballkanit Perëndimor", tha Ren gjatë një fjalimi në Sarajevë. Nga ana tjetër, Beogradi zyrtar qëndrimin e dy vendeve, Maqedonisë dhe Malit të Zi, për njohjen e pavarësisë e sheh me sy kritik për faktin se me këtë edhe mundësinë e përfshirjes së Kosovës me të drejta të barabarta në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal.
Vetë sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Hido Bishçeviq tha se Këshilli duhet të gjejë mënyrën për përfshirjen e Kosovës brenda aktiviteteve të tij. Anëtarë të plotë të këtij Këshilli janë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bishçeviq ka thënë se "duhet zgjidhur shpejt çështjet e mbetura statusore në rajonin e Ballkanit Perëndimor". Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është organizatë që ka trashëguar Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore. Komisioni Evropian shumë herë ka potencuar se bashkëpunimi rajonal nën kupolën e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal është një prej bazave të politikës së BE-së ndaj rajonit dhe parakusht për integrimet e mëtutjeshme evropiane. Aktualisht, Beogradi kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Këshill, i cili është një nga parakushtet e integrimit të Kosovës në BE. Komisionari për Zgjerim, Ren, tha se kursi evropian i Serbisë dhe njohja e pavarësisë janë dy procese të ndara, por edhe paralele. "Serbia e meriton të fillojë implementimin e pjesës tregtare të PSA-së derisa Kosova, sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ka perspektivë të qartë evropiane. Komisioni Evropian i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe nëse të gjitha vendet marrin pjesë", tha Ren. I.KRASNIQI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Strategjia e tërheqjes së fondeve pèr Kosovèn dhe shqiptarèt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Origjina e fjales Kosove.
» sa ka kontribu diaspora per kosoven
» Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?
» PSE VATIKANI NUK E NJEH KOSOVËN?
» Ç' dijmë për Kosoven Lindore ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Ekonomia-
Kërce tek: