Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Shko poshtë 
+22
Muja e Halili
PeriiKeputur
kacimix
feratkoca
MUHAMETII
Euridika
Kushtrimi86
luan mreti
feneri
zeriatdheut
anila
Ago Muji
grepi
NetSerseri
leopardi
shaban cakolli
Beton
besa-bese
Kosovarja
Anna
Leka i Madh
Sofra
26 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptyThu May 08, 2008 12:01 pm

Ago Muji shkruajti:
Sa per kete levizje,jane disa vargje qe i ka qitur populli dhe tregojn karakterin e saj:S

Shqiptarin,se ka lind nana prej barkut
Por huta prej qarkut

Te lumte goja Ago Muj per keto vargje epike, por edhe une i di disa vargje - moterzime si keto tuajat, te marra nga nje poezi popullore per Sef Kosharen:

Shqiptarin nuk e ka le nana pej barkut,
po kulla prej gjakut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptyFri May 30, 2008 9:20 pm

Perposh do ju sjell vargjet e nje lirike te Bob Marleyt, aq e popularrizuar, aq domethenese, nje shqiperim i lire qe e kam bere vehte une (per cdo gabim perkthimi marr pergjegjesi):

'


Zgjohu, çohu, çohu për të drejtën tënde,


Zgjohu, çohu, çohu për të drejtën tënde,


Zgjohu, çohu, çohu për të drejtën tënde,


Zgjohu, çohu, luftën mos e ndal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySat Jun 14, 2008 1:42 am

Lidhja është gjallë!

Lëvizja “Vetëvendosje” ia zbardhi fytyrën
Prizrenit historik

Shkruan: Adnan ABRASHI

Prizren, 13. 06. 2008

· Shiko këtu: Manifestimin e Lëvizjes “Vetëvendosje” me moton”Lidhja është gjallë”

Sikurse në shumë qytete tjera, më 17 shkurt të këtij viti, me rastin e euforisë së kremtimit të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, këtë ditë edhe Prizreni e shënoj në mënyrën e vetë festive. Në mes të shumë aktiviteteve ceremoniale që atëbotë ishin në agjendën e kremtimit, përshtypje të madhe na kishte lënë një atraksion i organizuar me këtë rast nga ana e veteranëve të UÇK-së së Prizrenit. Një flamur kombëtar i gjatë disa kilometra u nisë prej varrezës së dëshmorëve (Landovica e Prizreni), dhe i bartur nga duart e mijëra të rinjve, defiloj deri në qendrën e qytetit. Caku i fundit i kësaj marshute atraktive ishte kompleksi memorial i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Aty, flamuri gjigant kombëtar u palos dhe iu dorëzua Muzeut të Lidhjes Shqiptare, kurse, më pas, në oborrin e saj, u ngrit triumfalisht flamuri i ri i shtetit të posa shpallur të Kosovës.

Çdo gjë vajti si është më së miri. Asgjë e jashtëzakonshme në shikim të parë!? Por, çdo pjesëtarë i rastit i cili në atë moment ka qëlluar vrojtues apo pjesëmarrës i kësaj ceremonie, ka mjaftuar vetëm ta ngrehi kokën lartë dhe aty përballë, nga dritarja e hapur e ndërtesës muze të Lidhjes, ta vërej hartën e madhe murale në të cilën ishin të vizatuar kufijtë e trojeve etnike shqiptare, synim ky që edhe ishte qëllim bazë i mbajtjes së kësaj Lidhje historike politike-ushtarake të popullit tonë: të përcaktimit dhe rruajtjes si të pacenueshme kufijtë etik të trojeve shqiptare. Fillova të kujtohem në vete: “Dikur, mu para 130 viteve, në oborrin e po kësaj hapësire, nga të gjitha trojeve etnike shqiptare, ishin mbledhur burrat trima të dheut dhe me nam shqiptar, për t’i treguar botës se deri ku janë kufijtë historik të trojeve shqiptare dhe ato gjithmonë do të mbrohen me gjak”.

Çfarë koincidencë paradoksale e rastit?! Kuptohet e paqëllimshme. Sot, në 17 shkurtin e vitit 2008, mu në oborrin e njëjtë, sikur para 130 vite, flamuri kombëtar me hapësirën e kuqe si gjaku dhe shkabën e zezë dykrenore, dorëzohet në muze, dhe në vend të saj, ngrihet një flamur tjetër që ka hapësirë të katërt si uji dhe disa yje që shndërrisin në pikë të ditës. Si e përjetova unë këtë? Simbolikisht, aty gjaku u bë ujë; copëtimi dhe ndarja u bënë legale nga vetë ne; mu duk se u ndryshua harta e cila në atë moment ndau përgjysmë edhe murin e ndërtesës muze ku qe vizatuar përballë. Merrni me mend! Aty sot nga ne, pasardhësit e atyre burrave me nam të vitit 1878, po kremtohet copëtimi. Një ngjarje në dukje pavarësi, e në thelb shkëputje e motivuar ndryshe, pasojat e së cilës do t’ia ndjejmë tek dikur më vonë. Jo! Jo! Me këtë shembull, aspak nuk e kam qëllim ta stigmatizoj këtë ide të padjallëzuar dhe qëllimmirë të organizatorëve të kësaj performance tejet atraktive, por, kjo koincidencë intuitivisht më bëri të ndjej në atë moment një frikë dyshimi për të ardhmen e trungut tonë të përbashkët kombëtar. Një frikë, që fatkeqësisht, sot, më 10 Qershor të këtij viti, sikur filloi të realizohet?!!

Menjëherë posa e pash agjendën zyrtare të prezantuar nga strukturat komunale, e që kishte të bënte me itinerarin e shënimit të kësaj feste, menjëherë vërejta se ajo nuk dallonte aspak nga vitet e kaluara. Bile- bile, as nga kohërat e regjimit komunist. Vetëm RISI qe, merrni me mend, dreka solemne me specialitete të peshkut në Vërmicë, një fshat i bukur turistik afër Prizrenit, i njohur me restorante që përgatisin specialitete nga peshku. Edhe pse ceremonia e kremtimit të këtij jubileu thuhej se mbahej nën patronatin e presidencës dhe presidentit të Kosovës, në solemnitetin e Akademisë qendrore, nuk u vërejt as një këshilltar i rangut më të ultë nga presidenca, e lere më Presidenti, të cilin, shpesh jemi mësuar që ta shohim në takimet kulturore folklorike regjionale alla “Hasi jehon”, apo të tjera përurime jo aq të rangut të lartë si ky jubile i 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ja edh shkaku i frikës sime paranoide! Prapavija e tendencës së shkombëtarizimit tonë gradual dhe imponimit të një fantom identitetit të ri “kosovar” po vazhdon edhe me mospërfillje sa duhet të këtij jubileu të rëndësishëm kombëtar. Mbeta i zhgënjyer! Sinqerisht, tejet i zhgënjyer! Pas shabllon akademie solemne oficiale të mbajtur atë ditë në oborrin e muzeut të Lidhjes shqiptare, për zyrtarët e lartë komunal dhe disa mysafirë të rastësishëm, më me rëndësi dukej se ishte agjenda kur do shtrohet një drekë e begatshme festive. Nga shumica e të ftuarve si të përzgjedhurit special, vërejta se pak fytyra ishin meritore që me këtë ditë të jenë prezent aty. Për mjaftë ata që i njihja unë, pa kurrfarë ngurrimi mund të them se, kurrë në jetën e tyre nuk i kanë lexuar as katër rreshta të historisë për këtë ngjarje të madhe të ndodhur para 130 viteve. Sido qoftë, ana artistike dhe organizative e akademisë në fjalë mund të thuhet se qe në nivel solid.

E jashtë, përtej hapësirës zyrtare të shënimit të këtij përvjetori, ndodhte diçka. Diçka si rrëmujë që me të madhe i kishte trazuar organet përgjegjëse komunale për siguri. Në qytet kishte arritur Albin Kurti dhe qindra të rinj aktivist të lëvizjes “ Vetëvendosje” Shpejtë Prizreni kaltërosh u shndërrua në qytet kuqalosh të ngjyrës së gjakut. Asaj ngjyre që realisht i ka hije të dominoj për këtë festë.

Qindra fanela të kuqe me parullën “Lidhja është gjallë” dhe me shqiponjën e zezë në gjoks, ishin shpërndarë punëtorëve të kafeneve dhe dyqaneve të qytetit; Mijëra balona të kuq me shqiponjën e zezë dykrenore stolisnin këndet më të vizituara të qendrës së Prizrenit;CD-et e shpërndara me muzikë shqipe jehonin kudo nëpër lokalet publike; Mijëra flamuj të vegjël kombëtar shiheshin në çdo skutë dhe ishin stolia më e preferuar në duart e kalimtarëve, e veçanërisht fëmijëve, ardhmërisë së këtij qyteti.

Albini sikur dikur Abdyli para 130 viteve, i shoqëruar nga anëtarët e vetë të devotshëm dhe besnik të idealit, zbriti në Prizrenin legjendar dhe në të gjeti qindra bijë, trashëgimtar të Ymer Prizrenit, që u pritë krahëhapur dhe zemërgjerësi. Albini atë ditë nuk kishte ardhur në Prizren që të merrte pjesë në akademinë solemne të burokratëve komunal dhe as të jetë ikonë e drekës së tyre të pasur festive, por, ai erdhi si gjithnjë modest dhe me një porosi shumë të madhe: LIDHJA ËSHTË GJALLË !

Derisa poshtë lexoheshin fjalime shabllone të akademisë solemne, në të njëjtën kohë, në Kalanë e lashtë ilire, atje lartë përballë kompleksit memorial të Lidhjes Shqiptare, nga duart e atyre që më së shumti i gëzohen kësaj dite, shpalosej krenar, flamuri gjigant i gjakut me shqiponjën e zezë dykrenore në mes. Flamuri i lartësuar dhe madhështor kuq e zi nga poshtë, shihej larg dhe nga çdo shtëpi dhe lokal të qytetit.

Sa mallëngjyese dhe krenare për mua ishte, kur kudo që qëlloja afër në atë moment, nga qytetarët e mi të Prizrenit legjendar, dëgjoja uratën e shpesht: “JU LUMT DJEMA. NA E ZBARDHËT FYTYRËN”! Vërtetë ata na e kishin zbardhur fytyrën, por, nga të gjitha ishte me rëndësia porosia e fuqishme domethënëse: LIDHJA ËSHTË GJALLË
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptyFri Aug 29, 2008 7:21 pm

Levizja VETEVENDOSJE! eshte komuniteti i njerezve
qe refuzojn te nenshtrohen.
Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetevendosjes per popullin e Kosoves.
Levizja VETEVENDOSJE! angazhohet edhe per ndryshime
radikale shoqerore e politike qe do te mundesonin respektimin e te drejtave te njeriut,te drejtave civile dhe drejtesis sociale per te gjith dhe secilin ne Kosove pa kurfare diskriminimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptyFri Aug 29, 2008 8:43 pm

dome thane vetem per kosove e cfare levizje qenka ateher vetvendosja num qenka per bashkimin kombetar se ketu po shofe qe shkruhet vetem ne interesat e kosoves e ku mbeten trojet tjera a ende mundohen me na e ly kren me akull apo me duket qe ne shqipetaret ne trojet e coptuara duhet te jem mburoja e koseve dhe e shqiperise
sikur kemi qene mburoje e shtetit eme per 60 vjet tani ne dhet te jemi te tille
kjo me duket nje gje shume keqe nuk e dije ndoshta edhe nuk e kuptoje por sa qe shofe se cfare interesa po ndjeken ketu spo dije
qa eshte ka behet me len te nene kuptoje qe ne si shqiptare te mbetemi prape jashete shtit eme shqiperise
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Aug 31, 2008 12:43 pm

[quote="anila"]Levizja VETEVENDOSJE! eshte komuniteti i njerezve
qe refuzojn te nenshtrohen.
Ajo synon arritjen dhe realizimin e vetevendosjes per popullin e Kosoves.
Levizja VETEVENDOSJE! angazhohet edhe per ndryshime
radikale shoqerore e politike qe do te mundesonin respektimin e te drejtave te njeriut,te drejtave civile dhe drejtesis sociale per te gjith dhe secilin ne Kosove pa kurfare diskriminimi.[/quote/]

Motoja jone eshte: DREJT VETEVENDOSJES DHE BASHKIMIT KOMBETAR fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Aug 31, 2008 1:50 pm

[quote="anila"]
anila shkruajti:
Levizja VETEVENDOSJE!

Motoja jone eshte: DREJT VETEVENDOSJES DHE BASHKIMIT KOMBETAR fla

Padyshim kjo eshte pikesynimi më real qe duhet ta perforcojne shqiptaret kudoqofshin ata! U prifte e mbara !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Aug 31, 2008 1:54 pm

feneri shkruajti:
Leka i Madh shkruajti:
Perposh do ju sjell vargjet e nje lirike te Bob Marleyt, aq e popularrizuar, aq domethenese, nje shqiperim i lire qe e kam bere vehte une (per cdo gabim perkthimi marr pergjegjesi):

'


Zgjohu, çohu, çohu për të drejtën tënde,


Zgjohu, çohu, çohu për të drejtën tënde,


Zgjohu, çohu, çohu për të drejtën tënde,


Zgjohu, çohu, luftën mos e ndal.




E qelluar i nderuar, por paraqitu se me harrove!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Aug 31, 2008 4:05 pm

Feneri ketu qysh ne starte duket lokalizmi i juaj duket se jeni lokalista ty leka i madhe e disa sikur ty mos e merni vedvendosjen si proneprivate si RUGOVA LDK ok shendet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Aug 31, 2008 4:32 pm

vet vendosja ka program te mir dhe e tregon ralitetin e kosoves, korupcojonin keqperdorim te lidereve haraqin trorizimin ndaj popllit sidomos ndaj kompanive private dhe te gjith atune si meren me biznes dhe trekti po dhe ndaj qevaptoreve qesin haraq nerzt e bosit mafijash dhe lidrit politik,aj njeri asht lider politik, por dhe asht bos ma i madhi i mafis kosovar, shpkja as nuka forc as gucim m endalu mafin dhe bosin e mafis, se pse dhe ni numer i polocve dhe shefave policore jon te ilvovum n ekorupcijon dhe ne mafi, pet at dhe shum tjera lufton vetvendosja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptyFri Sep 19, 2008 7:39 pm

Njerez në levizje
gjenerate me shpjegim te ri
komunitet qe refuzon te nenshtrohet
drejt vetevendosjes dhe deri ne vetevendosje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptyFri Sep 19, 2008 8:09 pm

Te lumte pushka Kushtrimi86!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySat Sep 20, 2008 1:04 pm

Se lëvizja vetëvendosja është realiste, këtë nuk mund t'a mohoi askush !
Mendoj se kjo lëvizje duhet të kaloi një hap më tutje duke themelu degët e sajë edhe ne Maqedoni ,Mal të Zi , dhe Kosovë Lindore .Do të ishte pikërisht kjo një plotesim dhe një goditje direkte ne vetëdijen e popullit ,po ashtu një hap konkret në qëllimin "Vetëvendosje-drejt bashkimit" .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Oct 05, 2008 1:06 pm

( 4. 10. 2008 )Albin Kurti: Përshtatja e manifestimeve për dëshmorët e kombit!
Kosova nuk ka dëshmorë. Dëshmorët e UÇK-së janë, në fakt, dëshmorë të Shqipërisë.

Manifestimet e ndryshme për dëshmorët e kombit dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Disa manifestime janë më modeste kurse disa të tjera më pompoze. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me heroizmat dhe kontributin e dëshmorëve. Nuk ka të bëjë aq as me ndjenjat lokaliste të komandantëve të shndërruar në politikanë, që duan të ngrisin veten përmes dëshmorëve të anës së tyre. Diçka tjetër e përcakton dallimin ndërmjet vëmendjeve që u kushtohen dëshmorëve përmes manifestimeve për ta. Në masën në të cilën familja apo shokët e gjallë të dëshmorit i nënshtrohen kursit të politikës zyrtare, në atë masë ngrihet rëndësia posteriori e dëshmorit të caktuar. Pra, nëse familja apo shokët e gjallë të dëshmorit të kombit janë dakord që në manifestim të intonohet himni i Kosovës 'Evropa', të valojë flamuri i Kosovës, kori i fëmijëve t'i ketë ngjyrat 'kaltër e verdhë' e jo 'kuq e zi', të thuhet që dëshmorët e kombit e dhanë jetën për këtë liri që po e gëzojmë sot, të thuhet se ëndrra e ideali i dëshmorëve u realizuan, t'u jepet fjala eventualisht edhe atyre që kanë qenë kundër luftës çlirimtare (ose së paku që nuk e kanë ndihmuar atë), vetëm atëherë të vijnë në manifestim kryetari, kryeministri me ndonjë ministër dhe kuadrot e larta partiake.
E, aty ku janë ata, vijnë edhe RTK-ja e mediat e tjera, të cilat më parë se manifestimet për dëshmorët i ndjekin paraqitjet publike të pushtetarëve. Aty ku merr pjesë kryetari a kryeministri, aty ku vjen edhe RTK-ja, dhe ai manifestim mandej s'mund të jetë dosido, apo jo? Prandaj shtohen përgatitjet dhe investimet për manifestimin i cili del më madhështor, më impozant, dhe të cilin e sheh gjithë Kosova e diaspora përmes televizorit. Për pasojë, ai dëshmor na shfaqet i rëndësisë së veçantë në krahasim me dëshmorët e tjerë. Qytetarëve të Kosovës u sajohet në kokat e tyre një hierarki e caktuar e dëshmorëve të kombit, e me këtë edhe një version i caktuar i historisë. Përderisa analistët po diskutojnë për nevojën e rishkrimit të historisë, shkrimi i saj i shtrembëruar tashmë po ngjan (sërish).
Po qe se i vizitoni ose i takoni familjet e dëshmorëve menjëherë do ta kuptoni se çfarë do të jetë manifestimi për të birin a vëllain e tyre dëshmor. Sa më shumë që ka familjarë të dëshmorit të kooptuar në sistemin aktual politik, aq më e pasur materialisht është familja e dëshmorit dhe aq më lart posteriori ngrihet dëshmori. Manifestimet më modeste për dëshmorët bëhen atëherë kur familja e dëshmorit është e varfër dhe nuk është e integruar në sistemin politik e në projektet e tij. Pra, kur familja e dëshmorit nuk ka anëtarë të punësuar nëpër ministri, PTK apo Aeroport. Nga manifestimet e dëshmorëve që i kanë edhe sot e kësaj dite familjet e varfra ka fare pak apo aspak raportime të mediave. Rrjedhimisht, për ata dëshmorë nuk mësojmë shumë dhe mësojmë gjithnjë e më pak.
Në anën tjetër, kjo mënyrë e manifestimeve për dëshmorët i përjashton automatikisht dëshmorët nga Kosova që dhanë jetën në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni si pjesëtarë të UÇPMB-së apo Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shumica e qytetarëve të Kosovës sot nuk janë në gjendje ta thonë emrin e asnjë dëshmori nga Kosova i cili u vra në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni. Manifestimet për dëshmorët e kombit përkrahen nga Qeveria për aq sa ato mund të funksionalizohen për nevojat e politikës zyrtare. Qeveria e Kosovës i mbështet vetëm dëshmorët e kombit, familjet e të cilëve lejojnë që ata dëshmorë të kosovarizohen post mortum.
Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtë. Sepse, Kosova nuk ka dëshmorë. Dëshmorët e UÇK-së janë, në fakt, dëshmorë të Shqipërisë. Lexojeni betimin e ushtarit të UÇK-së dhe binduni: "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!" Në asnjë vend nuk përmendet Kosova.
Nëse Hashim Thaçi organizon ndonjë forcë të armatosur për t'i kontrolluar kufijtë e Kosovës e për ta marrë veriun, atëherë Kosova do të mund t'i ketë dëshmorët e parë të saj. Mirëpo, natyrisht se kjo gjë nuk do të ndodhë. Qeveria e Hashim Thaçit s'e ka ndërmend t'u bëjë gjë as strukturave të Serbisë në Graçanicë (përveçse t'ua ruajë rrogat), e lëre më atyre në veriun e Kosovës. Kjo Qeveri nuk e ka preokupim tokën e territorin e Kosovës, ajo s'brengoset për hapësirën e Kosovës. Kjo Qeveri e ka në thumb kohën e Kosovës, historinë e saj, të cilën dëshiron ta përdorë në shërbim të jetëgjatësisë së vetes. Politikanët e qeverisjes aktuale për të mbetur qeveritarë kanë dëshmuar se janë të gatshëm të qeverisin edhe me dëshmorët.
Prandaj, nuk është e drejtë që çfarëdo trajtimi i historisë, sidomos ai me synim rishkrimin e saj, të bëhet thuajse shkrimi i politizuar i historisë i takon historisë, pra të kaluarës; dhe, thuajse e tashmja që deponohet si shumësi faktesh për historinë e ardhshme s'do të ketë nevojë të rishkruhet përsëri në të ardhmen. Diskutimi për rishkrimin e historisë mund të bëhet vetëm prej atyre njerëzve që e kuptojnë se edhe pozita e tyre në të sotmen nuk është imune, se nuk është pozitë e një epoke postideologjike a postpolitike, prej nga do të ishin të sigurt që ta kenë komoditetin e analizës së pastër dhe absolutisht objektive. Nuk mund të ketë vështrim kritik për historinë e shkruar dhe as konstatim kredibil për nevojën për rishkrimin e cilësdo pjesë të saj, pa e pranuar se edhe kritikuesi edhe e sotmja e tij nuk janë përjashtim dhe s'paraqesin kurrfarë veçantie.
Pierre Bourdieu me të drejtë thoshte se i gjithë progresi në njohjen e objektit është progres në njohjen e subjektit që njeh, dhe anasjelltas. Diktaturat në të kaluarën dhe mundësitë për diktatura në të ardhmen nuk duhet të trajtohen thuajse e sotmja është një kohë pa diktaturë. Madje, pikërisht ajo mënyrë do të bënte që diktaturat e shkuara të harrohen për shkak të atyre që do të na vijnë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Oct 05, 2008 3:38 pm

Hallall i kofte kti Albin Kurti se burr i forte ka qillu, a e kini ni reagimin e atij qenit Migjen Kelmendit ku bo..a e tij ja boni Albin Kurtit Sheshel. Njerz si Albin Kurti i vyn shqiptarise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Oct 05, 2008 3:50 pm

Ago Muji shkruajti:
Hallall i kofte kti Albin Kurti se burr i forte ka qillu, a e kini ni reagimin e atij qenit Migjen Kelmendit ku bo..a e tij ja boni Albin Kurtit Sheshel. Njerz si Albin Kurti i vyn shqiptarise.

Te pershendes Ago Muji dhe pajtohem plotesisht me ty...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Lëvizja VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptyThu Oct 30, 2008 2:38 am

fla
1.Qka mendoni për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
2.Cilet duhet të jenë hapat e ardhshëm të VETËVENDOSJE-s ?
3.Qka ju ka pelqyr të Lëvizja VETËVENDOSJE!
4.Sa e perkrahni Lëvizjen VETËVENDOSJE!
5.dhe se fundi a do ti bashkangjiteni Lëvizjes VETËVENDOSJE!

____________________________________________________________

Se pari ju deshiroj qdo të mirë.

Tema: Levizja Vetvendosje, u bashkua me kete teme, ne kete teme mund te diskutohet per cdo gje rreth Levizjes Vetvendosje.

Para se te hapeni nje teme shikoni a ekziston nje teme e ngjajeshme me ate qe doni te hapeni.
Me mirekuptim Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptyThu Oct 30, 2008 2:57 am

Tryezë mbarëkombëtare në Tiranë [url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.vetevendosje.org/sh/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=1249', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');][/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.vetevendosje.org/sh/index2.php?option=com_content&task=view&id=1249&Itemid=2&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url][url=http://www.bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.vetevendosje.org/sh/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=1249', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');] [/url]

E Henë, 01 Shtator 2008
Qendra e gravitetit do të duhej që t’i tërhiqte pjesët e ndara në drejtim të saj. Ky ligj i fizikës, do të duhej që të shërbente edhe në rastin e shqiptarëve. Shqiptarët u ndanë padrejtësisht në shumë shtete në kongresin e Berlinit më 1878 e më pas edhe në konferencën e Londrës më 1913. Pjesa më e madhe e shqiptarëve mbeti jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Tirana do të duhej, pra, që të ishte qendra e shqiptarëve, qendra e organizimit të të gjithë shqiptarëve që ata të jenë një dhe të pandashëm. Sado që të organizohen shqiptarët në Kosovë, Shkup e Tetovë, Çamëri, Preshevë e Bujanoc, Plavë e Ulqin, asnjëherë nuk do të arrihet suksesi i dëshiruar nëse nuk ka organizim dhe burim të organizimit në Tiranë. Politikat zyrtare të shqiptarëve nuk po e bëjnë një gjë të tillë, por të kundërtën e saj. Edhe shoqëria civile deri më sot nuk ka bërë diçka për t’u admiruar në këtë drejtim.

Shqiptarët në Kosovë sundohen nga administrata kolonialiste e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, dhe rrezikohen me humbje të territorit dhe identitetit kombëtar. Territoret e banuara me shqiptarë në Maqedoninë përendimore po zvogëlohen vazhdimisht. Gjithashtu edhe në Luginën e Preshevës dhe në pjesët e banuara me shqiptarë në Mal të Zi, po ndryshon përbërja demografike në dëm të shqiptarëve. Këto si dhe shumë probleme tjera specifike me të cilat ballafaqohen shqiptarët gjithandej nga janë, ishin temë e diskutimit në një tryeze të organizuar në Tiranë. Kjo është shpresëdhënëse sepse u organizua pikërisht në qendrën e të gjithë shqiptarëve, në Tiranë. Organizimin e kësaj tryeze e bëri Klubi Kombëtar nga Tirana së bashku me Lëvizjen VETËVENDOSJE! nga Prishtina. Në Tiranë u mblodhen 18 organizata nga shoqëria civile nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. U mblodhën lëvizje, organizata, shoqata e shoqëri, rrjete studentore, klube etj. të cilat merren me probleme të veçanta që nga mbrojtja e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, mbrojtja e ambientit, arsimi, kultura e antikorrupsioni, e deri te ato që veprojnë për arritjen e lirisë kolektive të shqiptarëve.

Hapjen e tryezës e bënë bashkorganizatorët, Lizandër Saraçi nga Klubi Kombëtar dhe Albin Kurti nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Lizandri i falënderoi të pranishmit për ardhjen në Tiranë, duke thënë se në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët ka shumë organizata joqeveritare, mirëpo bashkëpunimi mes tyre është i një niveli të pakënaqshëm. Bashkëpunimi është i domosdoshëm sepse ne nuk duhet të harrojmë se në radhë të parë jemi shqiptarë, dhe se duhet të na bashkojnë interesat mbarëkombëtare. Albini theksoi se organizata të ndryshme shqiptare zakonisht takohen në konferenca që organizohen nga donatorë të ndryshëm ndërkomëtarë, ku të akomoduar në hotele e restorante të shtrenjta ata kujdesen për të gjitha, bile ata kujdesen edhe se si të mendosh, por kurrnjëherë për interesat tona kombëtare. Ne u bëmë bashkë sepse duam që të jemi bashkë. Ne nuk u bëmë bashkë, që të rrimë bashkë, por që të punojmë bashkë, tha Albini.

Tryeza i kishte tri seanca. Në seancën e parë u bë prezentimi i organizatave ku të gjitha paraqitën aktivitetet të cilat i kishin bërë deri më tani, konceptet e tyre si dhe planet për të ardhmen. Kjo u bë në radhë të parë që të njiheshim me njëra-tjetrën sa më shumë dhe njëkohësisht kjo paraqiste problemet specifike me të cilat ballafaqohen shiptarët në vendet ku ata jetojnë.

Në seancën e dytë u diskutua për fushat dhe mundësitë e bashkëpunimit. Bashkëpunimi është natyrisht i domosdoshëm, prandaj konkludim i përbashkët ishte që të gjenden pikat që na bashkojnë dhe që janë interes i përgjithshëm i shqiptarëve. U dhanë ide të shumta për aktivitetet e mundëshme në të ardhmen. Të gjitha organizatat pjesëmarrëse u zotuan që resurset e tyre do t’i vënë në shërbim të realizimit të projekteve që do të dalin nga tryeza.

Në seancën e tretë u diskutua se si të realizohen disa nga idetë që u paraqitën në seancën e dytë. Mendim i përgjithshëm ishte që pasi ky është fillimi i bashkëpunimit të mos fillohet me shumë projekte, por të fillohet me disa që janë më të realizueshme. U vendos që takimi i ardhshëm të mbahet pas 6 muajve. Gjatë kësaj kohe ne duhet të dëshmohemi me punë në realizimin e projekteve të vendosura nga tryeza. Të gjitha organizatat pjesëmarrëse do të jenë pjesë e një web grupi, përmes së cilës do të bashkërendohen aktivitetet dhe do të diskutohen idetë. Dy aktivitete të cilat do të realizohen nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare janë:

  • - Festimi i 28 Nëntorit në të gjitha qendrat e shqiptarëve. Kjo të bëhet përmes koncerteve simultane në të gjitha këto qendra. Atë ditë të mbahen gjithashtu edhe panaire të prodhimeve shqiptare dhe artizanateve.
  • - Organizimi i një turni ligjëratash në të gjitha universitetet ku mësohet shqip. Përfaqësues të organizatave pjesëmarrëse do të ligjërojnë në këto universitete në atë mënyrë që përfaqësuesit nga Shqipëria të ligjërojnë në Prishtinë e Tetovë, ata nga Kosova në Tiranë e Tetovë, kurse ata nga Maqedonia në Prishtinë e Tiranë, e kështu me radhë. Kjo do të ndihmojë që studentët të njihen më shumë me historinë si dhe me të arriturat e problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët që jetojnë në vende të tjera.
Për realizimin e këtyre dy aktiviteteve u përcaktuan dhe u ndanë detyrat. U caktuan edhe koordinatorët të cilët do të kujdesen që këto detyra të kryhen dhe projektet të realizohen sa më mirë.

Tryeza u mbyll me konkludimin se ky ishte një fillim i mirë. Po fillon një mendësi e re. Po kuptohej nga të gjithë se bashkëpunimi është i nevojshëm dhe i domosdoshëm. Vetëm të bashkuar mund të bëjmë shumë.

Organizatat pjesëmarrëse në tryezë

Shoqata Çamëria, Tiranë

Organizatë e cila mbron të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të kombit shqiptarë dhe komunitetit çam. Objektivat kryesore të saj janë:

  • - Njohja ndërkombëtare e gjenocidit të shtetit grek dhe spastrimit etnik ndaj komunitetit çam.
  • - Rikthimi i komunitetit çam në trojet e veta.
  • - Njohja e të drejtës së pronësisë të çamëve të dëbuar.
  • - Hapja e shkollave shqipe dhe përdorimi i gjuhës shqipe në shtetit grek.
  • - Njohja e pakicës shqiptare nga shteti grek.


“Në Dobi të Gruas Shqiptare”, Tiranë
Ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1993. Objektivi kryesor i saj është të japë shërbime dhe mbështetje sociale për gratë dhe fëmijët, duke pasur si prioritet progresin e tyre.

OJQ “ORA”, Ulqin
Është themeluar në vitin 2005. Qëllimet e organizatës janë: ruajtja e trashëgimisë kulturore-historike shqiptare, zhvillimi socio-ekonomik i komunitetit, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i vlerave kulturore dhe shpirtërore, zhvillimi i turizmit, përmirësimi i kushteve dhe cilësisë së arsimit, veprimtaria botuese etj.

Rrjeti i Studentëve Shqiptarë Jashtë Vendit ( ASAN )
Qëllimi kryesor i organizatës është organizimi i studentëve shqiptarë nga Shqipëria për Shqipërinë. Qëllimi është që të shfrytëzohet truri ynë që është jashtë vendit. Objektivi i tyre është promovimi i shqiptarëve në botë.

INPO – Iniciativa për Progres, Ferizaj
Është themeluar në vitin 2005.. Qëllimi i organizatës është fuqizimi i ndikimit të publikut në vendimmarrje si dhe rritja e kërkesës për llogaridhënie ndaj zyrtarëve të zgjedhur. Aktivitetet e organizatës kanë prekur kryesisht këto çështje: konflikte interesi, qasje në dokumente zyrtare, kontratat publike, shërbimet e dobëta publike dhe burokracia si dhe situatat e brishta politike.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Preshevë
Është themeluar në vitin 1995, si degë e KMLDNJ–së në Prishtinë. Si organizatë e pavarur është që nga viti 2000. Ka për qëllim promovimin, mbrojtjen dhe edukimin në sferën e të drejtave të njeriut, duke ofruar njëkohësisht ndihmë ligjore falas për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Klubi Kombëtar, Tiranë
Është formuar në vitin 2007, si një nismë për të përmirësuar nivelin e ulët të ndërgjegjësimit për çështjet kombëtare të qytetarëve. Me anë të veprimtarive të tij ai synon rritjen e vetëdijes kombëtare të qytetarëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me shqiptarët kudo që ndodhen, në trojet etnike dhe në diasporë, rreth idealeve dhe interesave kombëtare shqiptare.

Lëvizja Mjaft!, Tiranë
Është themeluar para 5 viteve si rezultat i një fushate katër mujore ndërgjegjësimi ndaj çështjeve kyçe që e pengojnë zhvillimin social, politik dhe ekonomik të vendit. Visioni kryesor i Lëvizjes Mjaft! është krijimi i një Shqipërie të mirëqeverisur, me qytetarë aktivë, komunitete të forta dhe një imazh pozitiv në botë.

Lëvizja Qytetare “Zgjohu”, Shkup
Është themeluar para dy viteve në Shkup, nga një grup shqiptarësh entuziastë. Zgjohu! lindi si nevojë për të ndërtuar një demokraci të mirfilltë në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, të avancojë vetëdijen kolektive kombëtare për rëndësinë e arsimit, kulturës, shkencës etj. Zgjohu! ka për qëllim themelimin e një mase kritike si zë paralel në një shoqëri jashtëzakonisht të partizuar.

Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës
Është krijuar si rezultat i mospajtimit të ndërtimit të veprave me bazë nafte në gjirin e Vlorës. Organizuan një varg protestash e aksionesh kundër shkatërrimit të mjedisit dhe bukurive natyrore të Vlorës.

Qëndra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA, Tetovë
Është themeluar në vitin 2000. Qëllimet e organizatës janë zhvillimi kulturor dhe edukimi i qytetarëve në Maqedoni, veçanërisht rinisë dhe fëmijëve, përkrahja dhe stimulimi i metodave të reja dhe bashkëkohore në kryerjen e aktiviteteve edukative dhe zbavitëse.

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, Prishtinë
U themelua në shtator të vitit 2005. Misioni i saj është ndërtimi i integritetit publik nëpërmjet luftimit të korrupsionit politik, krimit të organizuar dhe ekspozimit të lidhjeve mes krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Qendra Shqiptare për Zhvillim dhe Integrim
Është themeluar nga njerëz nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Organizata përpiqet që të bëjë bashkimin kulturor të shqiptarëve para bashkimit territorial, dhe njëkohësisht krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit për të kontribuar në nxitjen dhe ngritjen e vetëdijes përtej kufijve politikë.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Prishtinë
Është formuar në vitin 2000. Ky rrjet përfaqësohet nga më shumë se 80 organizata të grave të të gjitha grupeve etnike në Kosovë, i cili avokon për të drejtat e grave në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Misioni i saj është përkrahja, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave dhe interesave të grave dhe vajzave në tërë Kosovën.

Rrjeti Rinor i Kosovës, Prishtinë
Është themeluar në vitin 2001. Arsyeja e themelimit të rrjetit ishte forcimi i rolit rinor në vendimmarrjet shoqërore dhe politike. Ne jemi vendi me më së shumti rini në Evropë, por njëkohësisht vendi me më së paku rini në vendimmarrje. Moto e organizatës është “Të rinjtë e sotëm të jenë liderë të ardhshëm”.

Unë, Gruaja, Pogradec
Është themeluar në vitin 2003 në Pogradec. Kryesisht punon për barazinë gjinore dhe fuqizimin e integrimit të gruas në shoqërinë shqiptare. Fushat kryesore të punës janë: konsulenca, trajnimi, informimi i publikut, përhapja e informacionit, monitorimi i vendimmarrjes, lobim dhe avokim në çështjet gjinore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySun Nov 02, 2008 1:31 am

Tema e fundit e Albin Kurtit


JO - të e buta

E vetmja gjë që nuk do t'u ofrohet serbëve në Veri të Kosovës dhe enklava është ushtria e tyre. Policia, gjyqësia, doganat, arsimi, shëndetësia, mbledhja e tatimeve, trashëgimia kulturore ortodokse etj. të gjitha këto do t'u ofrohen edhe përtej Planit të Ahtisarit.

Përgatitjet për negociata të reja tashmë kanë filluar. Që të gjithë po bëhen gati. Serbia duke i kërkuar negociatat, Qeveria e Kosovës duke i refuzuar ato, kurse UNMIK-u dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë duke ndërmjetësuar. Edhe pas pavarësisë situata vazhdon të mos jetë fer në mënyrë të dyfishtë. Së pari, bashkësia ndërkombëtare ndërmjetëson bisedimet e Kosovës me Serbinë, ndërkohë që edhe sundon me Kosovën. Së dyti, do të negociohet me Serbinë vetëm për Kosovën, territorin dhe organizimin institucional e administrativ të saj, por jo edhe për Serbinë. Kjo asimetri e dyfishtë i bën negociatat të padrejta dhe kushtëzon rezultate të pafavorshme për Kosovën.

Janë disa shkaqe që po çojnë te negociatat e reja. Qeveria e Kosovës e ka mbajtur lart në agjendë vetëm çështjen e njohjes së Kosovës. Andaj, problemi kryesor tash ngjan të jetë mosnjohja nga Spanja, Sllovakia etj. si dhe anëtarësimi në OKB e organizata tjera ndërkombëtare. E gjithë kjo shpie te thelbi i mungesës së njohjeve e që është mosnjohja e Serbisë. Porsa Serbia ta njihte Kosovën, të gjithë do të na njihnin mandej. Prandaj, duhet të bisedohet me Serbinë për këtë punë, apo jo? Përmes bisedimeve me të duhet shikuar mundësitë për njohjen e Kosovës, me ç’rast sigurisht se duhet t’i jepet diçka Serbisë.

Shkaku tjetër që po i sjell negociatat është nevoja e EULEX-it që të shtrihet në tërë Kosovën, në mënyrë që të ketë kredibilitet para shqiptarëve. EULEX-i nuk mendon të funksionojë në enklava e sidomos jo në veri. EULEX-i do që vetëm të jetë prezent atje në mënyrë që të duket më legjitim atëherë kur do të veprojë në vendbanimet e Kosovës të banuara me shumicë shqiptare. EULEX-i nuk do që të vendoset me forcë. Prandaj EULEX-i e do paraprakisht miratimin e Beogradit i cili dirigjon me strukturat e Serbisë në Kosovë. Mirëpo, për shtrirjen e EULEX-it në veriun e Kosovës, Serbia do që të kompensohet disi. BE-ja nuk do që t’i japë asgjë Serbisë nga vetja e vet, por është i gatshëm që të jap diçka që i përket Kosovës. Dhe, në këtë pikë ftohet Qeveria e Kosovës që të dakordohet për t’i bërë koncesione Serbisë në mënyrë që EULEX-i të shtrihet edhe në veri. Edhe Qeverisë së Kosovës i konvenon kjo gjë. Ashtu siç është e painteresuar për integritetin territorial të vendit, me shtrirjen e EULEX-it në veri do të mund ta mirëmbante më kollaj iluzionin se Kosova megjithatë është e pandarë.

Faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë po ashtu i inkurajojnë negociatat. Kosova e pavarur nuk ka zhvillim ekonomik, varfëria e papunësia rriten, dhe çdo gjë tregon drejt shpërthimit të kësaj gjendjeje. Kosova i ngjan një fuçie baroti që vazhdimisht rritet porse nuk shpërthen meqë nuk ka shkëndijë. Faktorët ndërkombëtarë nuk duan të diskreditohen në vendin që botërisht njihet si produkt i intervenimit humanitar. Negociatat me Serbinë, si proces drejt marrëveshjes që do të mundësonte shtensionimin e situatës në dhe rreth Kosovës së bllokuar, këtyre faktorëve u ngjajnë të jenë si mënyrë shpëtimi. Kur kihet parasysh edhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë që pritet të ndajë drejtësi mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shteteve të fuqishme që e njohën Kosovën negociatat e Kosovës me Serbinë u duken si shansë që palët në kontest të merren vesh jashtë gjyqit.

Kornizat e këtyre negociatave i ka përcaktuar i dërguari i OKB-së, Andrew Landley, në planin e tij gjashtëpikësh në përputhje me letrën e Ban Ki-moon-it. Policia, gjyqësia, doganat, transporti dhe komunikacioni, kontrolli i kufijve dhe trashëgimia kulturore do të jenë temat e diskutimit. Pranimi i negociatave do të thotë pranim i kësaj agjende. Aty nuk do të diskutohet për Luginën e Preshevës dhe as për krimet e Serbisë. Pozicioni fillestar i Kosovës është Plani i Ahtisaarit kurse ai i Serbisë e ashtuquajtura ndarje funksionale e Kosovës duke shtuar ndonjë lidhje të sipërme institucionale ndërmjet Prishtinës e Beogradit për t’ia ruajtur sovranitetin nominal Serbisë mbi Kosovën. Nëse pranohen këto negociata atëherë rezultati do të jetë diku kah mesi, pra edhe më poshtë se Plani i Ahtisaarit i cili edhe ashtu nuk është aspak i favorshëm për Kosovën.

Por, a do t’i pranojnë këto negociata Fatmir Sejdiu e Hashim Thaçi? Sigurisht që po. Ata nuk po i refuzojnë negociatat në mënyrë që ato të mos ngjajnë. Ata nuk po i refuzojnë negociatat që t’i refuzojnë negociatat. Ata po i refuzojnë negociatat pikërisht që t’i pranojnë ato. JO-të e buta janë uvertyrë e natyrshme e PO-së përfundimtare. Nëse do t’i pranonin menjëherë negociatat ata do të diskreditoheshin para qytetarëve. Ata nuk mund të pranojnë duke pranuar, por pikërisht duke refuzuar (butë, gjithnjë e më butë). Andaj, Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi e rrisin trysninë ndërkombëtare mbi veten e tyre në mënyrë që atëherë kur do të thonë PO, kjo të duket sa më e arsyeshme para qytetarëve të cilët do të mund të mendojnë se “Fatmiri e Hashimi nuk patën çare pa thënë PO”. Fatmiri e Hashimi janë nën presion? Ky nuk është problemi. Fatmiri e Hashimi e duan presionin - ky është problemi. Pra, problemi i këtyre krerëve tonë politikë në Kosovë nuk është se ata janë nën trysni, por që vetë ata e duan këtë trysni dhe nuk bëjnë dot pa të.

Politikanët e Kosovës (përfshirë këtu Sejdiun e Thaçin) kanë bërë tepër shumë koncesione në Vjenë. Ato, në fund, u përmblodhën në Planin e Ahtisaarit. Pavarësia e Kosovës nuk u parapri me referendum, pra nuk u lidh me vullnetin dhe të drejtën e popullit dhe as me drejtësinë për të kaluarën. Atëbotë, Grupi Negociator i Kosovës, të vetmen bazë për pavarësinë e Kosovës e la rekomandimin e Ahtisaarit që u dha ndaras prej Planit të tij. Pas shpalljes së pavarësisë Sejdiu e Thaçi nuk u brengosën fare për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Kjo gjë sigurisht se i nxit ndërkombëtarët dhe Serbinë që të mendojnë se këta lëshojnë pe edhe më shumë se kaq. E vetmja gjë që nuk do t’u ofrohet serbëve në veri të Kosovës dhe enklava është ushtria e tyre. Policia, gjyqësia, doganat, arsimi, shëndetësia, mbledhja e tatimeve, trashëgimia kulturore ortodokse etj., të gjitha këto do t’u ofrohen edhe përtej Planit të Ahtisaarit. E, sa për ushtri, atë edhe ashtu nuk e kanë as shqiptarët e Kosovës.

http://lajme.dervina.com/?faqja=lajme&lajmId=8092
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySat Dec 27, 2008 3:46 pm

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Vetevendosje04
Arbren Xheladini u lind më 1 shtator 1972 në Tërrnovc të Bujanocit. Familja në të cilën u lind Arbeni, është familje e njohur, e respektuar dhe me traditë të gjatë intelektuale dhe atdhetare. Të dy prindërit e Arbenit ishin punëtor të arsimit. Babai i tij, Shaban Xheladini, kreu Shkollën Normale në Prishtinë dhe studioi në shkollën e lartë pedagogjike, kurse nëna Resmije Kadriu - Xheladini kreu Shkollën Normale në Shkup dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Familja Xheladini është një familje e njohur në Luginën e Preshevës. Në vitet e egzodit shqiptar nga trojet e veta shekullore, babai i Arbenit, Shabani, ka bërë një aktivitet të jashtëzakonshëm për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi dhe për shkollimin e gjeneratave të shumta të asaj ane. Duke qenë i bindur në faktin se vetëm shkollimi do t’i çonte shqiptarët përpara, Shaban Xheladini bën hapjen e Gjimnazit të parë ne gjuhën shqipe ne Tërrnoc, i cili më vonë transferohet në Bujanoc, e që sot është Qendër e shkollimit të mesëm me disa drejtime. Ky gjimnaz funksionon që nga viti 1968 dhe nga bankat e tij kanë dalur me qindra e mijëra intelektualë të Luginës së Preshevës. Mirëpo, Shaban Xheladini, i bindur në faktin se po bënte një punë të drejtë për popullin e tij (duke mos e cenuar të drejtën e askujt tjetër), së bashku me bashkëshorten Resmijen, vazhduan t’i arsimojnë gjeneratat e reja dhe t’i edukojnë në frymën patriotike që te ta u mboll nga stërgjyshërit. Bashkëshortja e tij, Resmija ishte vajza e Muharrem Kadriut, intelektualit të parë të fshatit Tërrnovc, veprimtarit të devotshëm për çështjen kombëtare dhe pjesëmarrësit aktiv në Luftën antifashiste për çlirim kombëtar. Në shenjë respekti për veprimtarinë jetësore atdhetare, Shkolla tetëvjeçare shqipe në Tërrnoc u emërua me emrin ‘Muharrem KADRIU’, emër ky të cilin e mbanë dhe e madhëron që 40 vite. Dhe pikërisht këtyre dy mësuesve, Shabanit dhe Resmijes, mu në diten e parë të vitit shkollor 1972 (më 01.09.1972) u lindi djali, të cilin e emëruan me emrin e madh Arben. Arbeni ishte një fëmijë energjik dhe i hareshëm. Rritej me shumë dashuri nga prindërit dhe katër motrat. Ashtu si edhe fëmijët tjerë të familjes Xheladini, edhe Arbeni rritej në ambientin familjar në të cilin shpeshherë diskutoheshin përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar për liri, barazi, drejtësi dhe vetëvendosje. Babai i Arbenit ,Shabani ,i lodhur nga presionet që i bënte shërbimi i UDB-së në rrethin e Bujanovcit, vendos që të shpërngulet në Prishtinë, me shpresë për një jetë më të qetë.

Pranvera e vitit 1981 Arbenin e gjen nxënës. Ai do të jetë pjesëmarrës i demonstratave studentore të vitit 1981 në mënyrën e vet fëmijërore: Arbeni 9 vjeçar merrte bukën, ujin dhe qepët nga shtepia, i mbushte xhepat me gurë dhe përvidhej nëpër kordonin e policisë drejt Qendrës së studenteve për t’ua dërguar ato studentëve demonstrues që ishin barrikaduar aty. Për Arbenin ishte kjo pjesëmarrja e parë në demonstrata, por JO edhe e fundit. Dhe, siç dihet, protestat, demonstratat dhe mënyrat tjera të shprehjes së paknaqësisë me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi, ishin të shumta dhe në vazhdimësi. Pavarësisht se kush i organizonte dhe u printe këtyre protestave dhe demonstratave që kishin për synim çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, Arbeni gjithnjë ishte pjesëmarrës aktiv në to.

Arbeni shkollën fillore e kreu në vitin 1987 në Prishtinë. Shollën e mesme teknike, drejtimi i Gjeodezisë, e kreu me 1991. Ishin këto vite që vlonin nga demonstratat në Prishtinë. Aty, në ato vlime gjendej gjithmonë Arbeni. Këto demonstrata e rritën dhe e kalitën këtë të ri .Vitet 1981, 1989, 1990, 1991, 1997 dhe 1998 ishin vite që e forcuan Arbenin, që e shtuan dhe e rritën te ai guximin për të kërkuar lirinë dhe e bënë shumë krenar për përkatësinë e tij kombëtare.

Ne vitin 1991, ashtu si edhe shume moshatare te tij shqiptar, duke mos dashur të shërbente në Ushtrinë Jugosllave, Arbeni largohet përkohësisht nga Kosova për në Turqi, duke u strehuar në një familje të tij në qytetin Bursa. Pas tri viteve ‘të gyrbetit’, siç e kishte shprehi të thoshte vetë Arbeni, duke mos dashur t’i lente prindërit dhe motrat vet, kthehet ne Kosovë. Fillon të punojë në Hoteleri për të mbajtur familjen. Babain e tij, tanimë e kishin dëbuar nga puna, me futjen e masave të dhunëshme nga pushteti i Serbisë në të gjitha institucionet në Kosovë. Nëna Resmije, mësuese dhe motra Esma arsimtare e matematikës, në atë kohë punonin pa pagesë në sistemin arsimor paralel të Republikës së Kosovës. Ndersa motrat Shqipja, Albina dhe Vlora ishin studente. Arbeni me aq sa mundet, mban materialisht të shtatë anëtarët e familjes.

Vitet e pasluftës ishin vite që te Arbeni sollën përgjegjësi të reja. Liria, ose ajo që i ngjante lirisë pas luftës së vitit 1999, në jetën e Arbenit sjolli kthesa të mëdha. Rrethi i shoqërisë që krijonte Arbeni ishte shumë i gjërë. Edhe pse vet nuk kishte qenë sportist aktiv, në shenjë revolte për ndarjen e Mitrovicës, Arbeni filloj t’i ndiqte ndeshjet e basketbollit, duke simpatizuar ekipin basketbollistik ‘Trepça’ nga Mitrovica. Simpatizuesit e ‘Torcidës’ u bënë shokët dhe vëllezërit e tij të rinj. U martua me të zgjedhurën e tij Arlindën. Perëndia deshti dhe atyre u lindi një djal, të cilin e pagëzuan me emrin Olt. Duke qenë edhe vet Arbeni ‘djal hasreti’ në familjen Xheladini, lindja e Oltit ishte gëzim i madh për tërë familjen. Familja, e sidomos Olti i vogël, për Arbenin u bënë qendra e botës. Mirëpo, lindja e djalit edhe më tepër e shtoi te Arbeni ndjenjën e përgjegjësisë dhe brengën për fatin e popullit të tij shqiptar në Kosovë. Krahas rritjes së Oltit, te Arbeni shtohej edhe më tepër ndjenja e përgjegjësisë për ardhmërinë e të birit, familjes dhe popullit të tij.

Më 10 shkurt të vitit 2007, dita në të cilën Lëvizja rinore VETËVENDOSJE! kishte organizuar protestë për të shprehur paknaqësinë me gjëndjen në Kosovë, duke kërkuar të drejtën për vetëvendosje të popullit shqiptar, Arbeni nuk mundi të qëndronte i mbyllur në shtëpi. At ditë, la prindërit, motrat, të shoqen dhe të birin Oltin në shtëpi, dhe doli në qendër të Prishtinës për të ju bashkuar të rinjëve dhe kërkesave të Lëvizjes për vetëvendosje. Arbeni nuk kishte paragjykime ideologjike. Ideologjia e tij ishte liria, drejtësia dhe e drejta për vetëvendosje e popullit të tij shqiptar. Në protestën e 10 shkurtit 2007 kërkohej dhe mbrohej e drejta dhe vullneti i popullit shqiptar për vetvendosje. Mirëpo, ashtu si edhe shumë herë më parë, policia pengoj lëvizjen e lirë të protestuesve duke i bllokuar rrugët e qytetit. Përkundër faktit se protestuesit ishin duarthatë dhe të veshur me fanella të bardha, mbi ta u zbraz sasi e paparë e gazit lotësjellës dhe u përdor dhunë e egër joproporcionale.

Në rrugën kryesore të Prishtinës, përballë Hotelit ‘Iliria’, nga pushkët e regjimentit Rumun të policisë së UN-it u hap zjarr drejt protestuesve. Me një plumb në kokë u qëllua Arben Xheladini. Në të njëjtën kohë u qëllua edhe djaloshi nga Besiana Mon Balaj dhe u plagosën shumë protestues të tjerë. Plagët e marrura nga plumbat ishin vdekjepurëse për të dy këta të rinj. Kjo vrasje shkaktoj dhembje dhe indinjatë të thellë në tërë popullatën shqiptare të Kosovës. U bënë këto edhe dy viktima, në radhën e viktimave të shumta të këtij populli në përpjekjet e tij për liri njerëzore dhe liri kombëtare. Nga vet populli shqiptar këta dy të rinj u shpallën ‘Dëshmorë të vullnetit të popullit për liri dhe vetëvendosje’. Aty ku e lanë stërgjyshërit, gjyshërit, baballarët, shokët dhe Arben Xheladini aty do të vazhdojë përpjekja e popullit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, me synim që Olti i vogël dhe të gjithë fëmijët tjerë të Kosovës ta shijojnë dhe ta gëzojnë lirinë në atdheun e tyre.

Lavdi Arben XHELADINIT, dëshmor i vullnetit për liri dhe vetëvendosje!

Kjo eshte Pavarsia e Kosoves, kjo eshte " liria " qe kemi fituar, ky eshte UNMIKU-EULEXI, qe ka ne duar qeverine " tone ", kesaje i thoni Liri ??!



Edituar për herë të fundit nga BiBiKiM në Sat Dec 27, 2008 3:54 pm, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySat Dec 27, 2008 3:49 pm

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 604

Mon Balaj lindi më 25 mars 1980 në gjirin e një familje atdhetare. Familje kjo që, qysh nga viti 1912, kur vendet armiqësore ballkanike filluan pushtimin e trojeve shqiptare, dha djemtë saj për lirinë. Kadriu dhe Abdullahu ishin dy burra nga kjo familje që thirrja për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut i gjeti në ballë të detyrës. Në luftë përballë me pushtuesit bullgar që depërtonte drejt Anamoravës, me nder ranë në altar të lirisë. Kadriu në shtëpinë e tij atëbotë kishte lënë vetëm gruan e tij të re, shtatëzënë e cila më vonë lindi një djalë, Ademin. Pra, la trashëgimtarin nga i cili më vonë do të dilte një familje e madhe e cila do të jetë gjithmonë qerdhe e patriotizmit. Fara e atdhetarisë e mbjellë nga gjyshi Kadriu, do mbinte, rritej e kultivohej nga kjo familje. Edhe përkundër, presionit të vazhdueshëm nga pushtuesit jugosllav, kjo familje nuk e ndaloi asnjëherë vaprimtarinë patriotike. Xhaxhai i Monit, Nexhmiu, ishte dënuar me 11 vite burg si organizator i demonstratave. Shtëpia e tyre në një anë u bë qerdhe e revolucionarëve të kohës e në anën tjetër gjithashtu nuk pushoi së trazuari nga pushtuesit me bastisje e arrestime. Xhaxhai tjetër, Nebihu, i arrestuar, izoluar dhe përndjekur gjatë viteve ’80 dhe atyre ’90 u detyrua të arratisej nga Kosova pasi ishte zbuluar nga policia, për t’u kthyer si ushtar i saj, në flakën e luftës, i rreshtuar në rradhët e UÇK-së që në fillim të marsit ’98, në Drenicë.

Vëllau i Monit, Fahriu, i cili që nga mosha e re u përjashtua nga shkolla për pjesmarrje dhe organizim të demonstratave në vitin ’89, më vonë u bë pjesmarrës aktiv në lëvizje. Bënte pjesë në LKÇK bashkë më Agron Rrahmanin. Pastaj u bë ushtar i UÇK-së, dhe bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit.

E Moni nga të gjitha këto vetëm sa kaliste më shumë atdhedashurinë e mbjellë nga nënë Hasimja dhe babai Kadriu. Tregimet për ngjarjet historike, historia e stërgjyshit të tij, rënia heroike e dajës Sami Rama, më 1989, nën torturat e UDB-së, si anëtarë i LPRK-së. Dajët Sejdiu dhe Aliu që të dy ushtarë të orëve të para të UÇK-së, të gjitha këto ndërtuan karakterin kryengritës të Monit.

Moni shkollën fillore dhe atë të mesme ekonomike i kreu në Besianë. Ishte i pasionuar pas futbollit dhe luante në klubin futbollistik “Besiana” në Besianë. I qetë e i dashur me shokët e tij, i vendosur të dhe i prerë kur e kërkonte nevoja. Demonstratat e viteve ’97, ’98 e gjetën gati, aty ishte. Lufta kërkonte përkrahje edhe në rrugët e Prishtinës.

Vitet e pasluftës, e hodhën gjithashtu shpesh në rrugë duke demonstruar kundër burgosjeve të ish pjestarëve të UÇK-së. Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, e qartësoi shumë bindjen e tij për pushtetin aktual të UNMIK-ut, ndërsa rrjedha e kompromiseve e çelikosi këtë bindje. Ishte edhe në Merdare të ndalonte Koshtunicën me trupin e tij. Ishte pra edhe me 10 Shkurt. Rruga e nisur nga stërgjyshi duhej vazhduar. Do shkatërronte pakon që i zë frymën lirisë, që rrezikon të ardhmen. Të hapte kapitull të ri në histori. Ra, bashkë me Arbenin. U shndërruan në fanarë të rrugës drejt lirisë, bashkë me shumë fanarë nga historia e lavdishme e popullit tonë.

Ishte kudo, aty ku ishin edhe shumë bijë e bija të këtij populli përgjatë historisë. Dhe tani vazhdon të jenë përjetësisht aty ku janë dhe mijëra dëshmorë të kombit. Në zemrat tona.

Lavdi


Edituar për herë të fundit nga BiBiKiM në Sat Dec 27, 2008 3:54 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySat Dec 27, 2008 3:51 pm

Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen, dhe synon arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për popullin e Kosovës. Zanafilla e VETËVENDOSJE!-s ndodhet në aktivitetet dhe aksionet e shumta të KAN-it (Rrjeti i Aksionit për Kosovën), që kishin për qëllim të krijojnë një qytetari aktive në Kosovë, të dedikuar në promovimin e vlerave universale në fushat e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë dhe drejtësisë sociale. Themeluar më 1997, nga një grup aktivistësh ndërkombëtarë me në krye shkrimtaren amerikane Alice Mead, tash Alice W. James, KAN fillimisht u vu në përkrahje të nismave qytetare kundër okupimit dhe diktaturës së Serbisë në Kosovë, siç është rasti me përkrahjen për Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP) dhe protestat joviolente të tyre për lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare. Është vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatë luftës, ndërsa kulminacionin e vet KAN e ka arritur gjatë viteve 1999 dhe 2000 me fushatën A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) për lirimin e pengjeve të luftës. Në korrik të vitit 2003, është vendosur që KAN të ketë qendrën brenda në Kosovë dhe ta krijojë një rrjet edhe këtu. Që nga kjo kohë, me pjesëmarrje të konsiderueshmë të aktivistëve nga gjithë Kosova, KAN ka organizuar një vistër aktivitetesh në shërbim të fuqizimit të individëve anekënd Kosovës, dhe krijimit të një shoqërie dinamike dhe reprezentuese.

KAN ka organizuar peticionin në mbështje të zbardhjes së fatit të personave të rrëmbyer në Kosovë, duke mbledhur 236,311 nënshkrime; pastaj padëgjueshmërinë qytetare të familjeve të të pagjeturve (refuzimi i pagesës së tatimeve dhe shërbimeve publike), që ka filluar që nga 31 marsi i vitit të kaluar; po ashtu kemi bllokuar rrugë dhe udhëkryqe; kemi vendosur fotografitë e të pagjeturve në grilat e Kuvendit e Qeverisë së Kosovës; mandej, kemi publikuar nëpër çarçafë – të cilët çdo herë na i vodhi policia – akuzat ndaj personave përgjegjës për vrasjet dhe masakrat në Krushë të Vogël, Gjakovë dhe Reçak; etj.etj. Të gjitha këto janë bërë në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve.

Me 10 qershor 2004, me vërshëllima të pipave, muzikë dhe kartuqa të kuq, në protestën kundër Rezolutës 1244 dhe pikërisht me rastin e 5 vjetorit të saj, mbi 1.000 protestues rreth e rrotull ndërtesës së UNMIK-ut e shpallën veten Qytetarë dhe aktivistë. (Neve në Kosovë konsiderohemi vetëm si banorë, status ky që e gëzon edhe refugjati!) Ata lexuan Deklaratën Qytetare dhe u zotuan se do ta luftojnë regjimin antidemokratik të UNMIK-ut. (Kjo protestë paraqet zanafillën konceptuale të asaj që njihet sot si Lëvizja VETËVENDOSJE!) Pastaj është vazhduar me një turne nëpër qytetet e Kosovës duke projektuar sllajde me parulla kundër regjimit jodemokratik të UNMIK-t, në muret e pushtetit si dhe në ato publike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySat Dec 27, 2008 3:52 pm

Më vonë, dy herë aktivistët e KAN-it e rrethuan UNMIK-un me shirit të verdhë në të cilin shkruante “Vend Krimi/Mos Kalo”.

Aktivitetet tjera përfshijnë kundërshtimin e procesit të decentralizimit në Kosovë, me ç’rast, në Gjilan, Dardanë, Mitrovicë (si vendet më të rrezikuara) dhe në Prishtinë, i kemi djegur shkronjat e punuara prej druri të fjalës decentralizim, për shkak se ky projekt, para se të arrihet shtetësia dhe pavarësia e Kosovës, shpien në ndarje e copëtim të Kosovës.

KAN së bashku me organizatat “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, “26 marsi 1999” nga Krusha e Vogël, dhe me familjarë të Reçakut, më 26 mars, 7 maj dhe 10 qershor 2005 kanë vendosur tre çarçafë me dimensione mbi 20m x 4m në ndërtesat afër UNMIK-ut. Çarçafi i parë ka përmbajtur emrat e 56 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen dhe rrëmbimin e 112 banorëve të fshatit Krushë e Vogël. Çarçafi i dytë ka përmbajtur emrat e 35 personave që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 banorëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve që ende janë të pagjetur nga komuna e Gjakovës. Ndërsa, në çarçafin e tretë kanë qenë të shkruar emrat e 20 personave që akuzohen nga familjarë të viktimave të Reçakut për vrasjen dhe masakrimin e 42 civilëve të fshatit. Angazhimet e KAN-it kanë vazhduar edhe me aktivitete të tjera, siç është rasti me mbështetjen e dhënë organizatës ”Thirrjet e Nënave” për realizimin e pjesës së dytë të fushatës ”Të gjithëve na mungojnë”, ku në dhjetë billborda dhe dhjetë ”city-lights” të kryeqytetit janë vendosur emrat e të gjithë personave të pagjetur nga Kosova, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo tjetërfare.

Më 12 qershor 2005, në muret përreth selisë së UNMIK-ut janë shkruar parullat ”JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE!”, duke shënuar kështu avansimin definitiv të KAN në Lëvizja VETËVENDOSJE! Aksionet e shkrimit të parullave kanë vazhduar në pothuajse të gjitha qendrat e Kosovës.

Qendrat e VETËVENDOSJE!-s janë themeluar në shumicën dërmuese të komunave të Kosovës. Qëllimi i këtyre është shtrirja sa më e madhe e Lëvizjes sonë, zgjerimi i rrjetit të saj. Në secilën Qendër janë të ndara përgjegjësitë për gazetën dhe radioemisionin tonë, për logjistikën dhe informimin, për rrjetin e Qendrës dhe ndërlidhjet e Qendrës. Përveçqë aksionet tona tash ngjajnë nëpër tërë Kosovën, mundësitë për anëtarësim janë rritur dukshëm. Në secilën Qendër janë themeluar edhe Pikat e VETËVENDOSJE!-s. Një lagje e qytetit ose një fshat themelojnë një pikë të VETËVENDOSJE!-s. Qendra të VETËVENDOSJE!-s janë themeluar edhe jashtë vendit: në Suedi, Norvegji, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Francë, Britani të Madhe dhe SHBA. Aktivistët në këtë të fundit, pra në SHBA, më 24 tetor, përderisa brenda selisë së Kombeve të Bashkuara në Neë York mbahej takimi i Këshillit të Sigurimit ku diskutohej fati i Kosovës, organizuan një protestë në të cilën shprehën kundërshtinë e tyre ndaj negociatave të padrejta dhe për të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Ata gjithashtu protestuan faktin se në takimin e Këshillit të Sigurimit, fjalën do ta merrte kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica, ndërsa Kosova nuk kishte kurrfarë përfaqësimi, ashtu sikur këto gjashtë vitet e fundit. Pikërisht, një nga slloganet e protestës ishte “Jo OKB-ja në Kosovë, por Kosova në OKB!” Me atë rast, mu para portës së OKB-së, u shpërndanë 2.000 pamflete në njërën anë të të cilave ishte fotografia (tashmë e famshme) e Koshtunicës derisa pozonte me Kalashnikov në dorë, gjatë vizitës trupave serbe në Kosovë në vitin 1998, ndërkaq në anën tjetër të pamfletit u shpallën pikat e VETËVENDOSJES! kundër negociatave të padrejta dhe për të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

Gazeta VETËVENDOSJE! nisi në qershor, fillimisht si gazetë mujore e prej vjeshtës si javore. Ky është numri i 16-të i saj. Zakonisht secili numër ka një temë kryesore të elaboruar në disa shkrime, por edhe rubrikat standarde siç është komenti për tri ngjarjet politike më të rëndësishme të javës dhe Ditari i Lëvizjes. Gazeta jonë shumëzohet në mbi 10.000 kopje dhe shpërndahet anembanë nëpër Kosovë nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s. Po ashtu, ajo del në faqet e mesit të gazetave „Kosova Sot” dhe „Epoka e Re” çdo të martë. Sikurse edhe të gjitha njoftimet e komunikatat e Lëvizjes, edhe gazeta VETËVENDOSJE! postohet në web faqen - www.vetevendosje.org, e cila vetëm brenda muajit nëntor është klikuar 521.369 herë!

Radioemisioni PËRBALLJA përbëhet nga disa rubrika: intervista e shkurtër me një aktivist për ndonjë aktivitet të shquar të lëvizjes VETËVENDOSJE!; debati qendror në të cilin përballen politikanë dhe analistë me aktivistë të Lëvizjes sonë rreth një teme të caktuar; intervistimi i qytetarëve për temën e debatit; dhe, komenti politik i VETËVENDOSJE!-s për ngjarjet më të rëndësishme politike dhe shoqërore në dy javët paraprake. Ky emision i përdyjavshëm transmetohet ditën e mërkurë në 30 radiostacione lokale anekënd Kosovës. Nëpërmjet radioemisionit PËRBALLJA, i cili ka nisur të emetohet prej qershorit, synojmë të promovojmë debatin jokonformist dhe rëndësinë e organizimit shoqëror e politik të qytetarëve.

Vezët e prishura së pari u hodhën në drejtim të kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, e pastaj edhe kundër Vuk Drashkoviqit, Ministër i Punëve të Jashtme të Unionit Serbi-Mal i Zi dhe kundër Sanda Rashkoviq-Iviqit, udhëheqëse e Qendrës Koordinuese për Kosovë të Qeverisë së Serbisë, të cilat vizituan Kosovën. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, me rastin e hyrje-daljeve të tyre në selinë e UNMIK-ut në Prishtinë, sulmuan zyrtarët e Serbisë, të shtetit i cili nuk është penduar për krimet e kryera, s’ka kurrfarë keqardhje për humbjet, dëmet dhe vuajtjet që ka shkaktuar, dhe për më tepër do që sërish ta rimarrë Kosovën duke e copëtuar atë paraprakisht përmes decentralizimit. Çdo herë janë hudhur me qindra vezë të prishura (ngase ata s’janë të denjë për vezë të shëndosha sepse në Kosovë 15% të popullatës janë të uritur!) dhe çdo herë shumë aktivistë arrestoheshin nga njësitë Speciale të SHPK-së. Edhe në të ardhmen, zyrtarët e Serbisë që vijnë në Kosovë, më së paku do të ‘mirëpriten’me vezë të prishura.

Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve të Kolonizuar u shpërnda para ndërtesës së UNMIK-ut me 25 korrik të vitit 2005. Kjo Rezolutë e OKB-së numër 1514, e datës 14 dhjetor 1960, u jep të drejtën për vetëvendosje të gjithë popujve. Ajo iu vendos të gjitha automjeteve të UNMIK-ut, Policisë së UNMIK-ut dhe të SHPK-së tek fshesat e xhamave të përparmë si një gjobë. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s këtë Rezolutë ua shpërndanë edhe ndërkombëtarëve nëpër restoranet e kafiteritë në qendër të qytetit. I njëjti aksion u ndërmor nga të gjitha Qendrat e VETËVENDOSJE!-s nëpër qytetet përkatëse.

Tubimet fillimisht i paraprinin shkrimit të parullave. Në tre muajt e fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tubime shumë më masive me qytetarë gjithandej nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Në këto tubime, aktivistët e Lëvizjes shpalosin parimet, konceptin dhe vizionin e VETËVENDOSJE!-s, për të vazhduar me argumentet kundër decentralizmit dhe negociatave me Serbinë. Prezentimi gjithnjë pasohej me debat të hapur me qytetarë dhe me anëtarësimin e shumë prej tyre më pastaj. Tubime të tilla janë mbajtur edhe me studentë nëpër fakultetet e Universitetit të Prishtinës.

Gjaku i shkelur ndodhi para Kuvendit të Kosovës me 29 shtator. Në të tri hyrjet e këtij institucioni aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! derdhën ngjyrë të kuqe. Deputetët që hynin në Kuvend kalonin mbi të, me këpucët e tyre të lustruara ose me xhipat e blinduar. Gatishmëria e këtyre njerëzve për ta negociuar lirinë është e padrejtë, sepse nënkupton shkeljen mbi gjakun e derdhur përgjatë sakrificave të bëra për çlirim. Dy muaj më vonë, Lëvizja VETËVENDOSJE! realizoi aksion përderisa përfaqësuesi special i negociatave të Kosovës me Serbinë, Marti Ahtisaari, takoi anëtarët e Grupit të Unitetit, në rezidencën presidenciale. Në rrugën që çon kah ky vend, ndodhej shiriti i verdhë në të cilin shkruante: VEND KRIMI - MOS KALO dhe përtej tij me ngjyrë të bardhë ishte vizatuar harta e Kosovës, kurse ngjyrë e kuqe që simbolizonte gjakun ishte derdhur përreth saj. Xhipat dhe veturat e zyrtarëve të pushtetit të padrejtë të UNMIK-ut dhe IPVQ-ve shkelën mbi ngjyrë. Nëse 4-5 liderë janë të gatshëm të pranojnë zgjidhje të dëmshme, këtë gjë s'duhet ta lejojnë 2 milionë njerëz.

Kundër decentralizimit janë ndërrmarrur shumë aktivitete nëpër Kosovë e posaçërisht në Prishtinë, Gjilan, Dardanë dhe Mitrovicë. (Në Prishtinë policia nuk arriti të arrestojë aktivistët për shkak të numrit të madh të tyre.) Është filluar me djegien e shkronjave të punuara prej druri të fjalës DECENTRALIZIM dhe paraqitjen e pasojave të decentralizmit në një hartë të madhe, e deri te peticioni në Cernicë. Kjo e fundit paraqet një ndër aksionet më të vlefshme të Lëvizjes sonë. Nëpërmjet decentralizimit po bëhen përpjekje që të zgjerohen enklavat, të lidhen ato territorialisht dhe të legalizohen strukturat e Serbisë atje, drejt krijimit të entitetit serb brenda Kosovës. Konkretisht, duan që Cernicën me 2685 banorë shqiptarë dhe 600 serbë t'ia bashkëngjesin Parteshit me 1434 banorë serbë dhe Budrigës së Poshtme me 1250 serbë, në mënyrë që Parteshi të bëhet komunë. Shqiptarët do të përbënin 45% ndërsa serbët 55% të komunës së Parteshit. Njëherazi, shqiptarët do të gjenden në territoret e kontrolluara drejtpërdrejt nga strukturat militare shtetërore të Serbisë, ndërkaq të toleruara nga UNMIK-u. Ky proces është i patolerushëm. Jorastësisht atë e kundërshtoi vetë popullata e Cernicës. Për këtë punë u organizua peticion. Cernica ka 2350 banorë me të drejtë vote. Janë mbledhur 1294 nënshkrime të banorëve të fshatit Cernicë kundër decentralizimit. Ata refuzuan që fshati i tyre t'i bashkëngjitet dy fshatrave serbe, në një kohë kur Kosovës i mungon sovraniteti dhe mekanizmat shtetërorë për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit. Me këtë peticion është treguar se populli është ai që duhet të vendosë për vete, e jo të tjerët për të. Ky vullnet i qytetarëve, pastaj ka shërbyer si bazë e strategjisë legjitime të kundërshtimit të decentralizimit me të gjitha format. Cernica është hequr nga plani që të jetë pjesë e Parteshit në pakon e Ahtisaarit. Kosovës duhet t’i hiqet decentralizimi. Kosovës nuk i duhet decentralizimi. Asaj i duhet vetëvendosja.

FUND u shkrua nëpër xhipat e administatës së UNMIK-ut me shenjën UN me 20 tetor të këtij viti. Aktivistët shtuan nga dy shkronja: shkronjën F përpara shenjës UN dhe shkronjën D pas. Aksioni nënkuptonte dhënien FUND këtij regjimi shtypës. 36 aktivistë u arrestuan me atë rast. Regjimi i UNMIK-ut në shpërputhje me vullnetin e popullit është mohim i lirisë. Sistemi jeton si shtypës. Populli shtypet. Prandaj, këtij regjimi i duhet një FUND. Askush tjetër s’do t’ia sillte atë më mirë se vetë populli. Kjo është arsyeja pse porosia dhe qëllimi ynë ndaj strukturave antidemokratike të UNMIK-ut u shkrua nëpër xhipat e tyre. UNMIK-u ka veç xhipa, ngase Kosovën e percepton herë si xhungël e herë si shkretëtirë. Në fakt, ata edhe po e shndërrojnë Kosovën në këtë paragjykim të tyre. Po ky aksion, më pas, u ndërmor edhe në Prizren, Gjilan e Ferizaj.

Nekrolog për UNMIK-un së pari përpiloi Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Prizren, e më pastaj ai u shpërnda dhe u vendos nëpër të gjitha qytetet e Kosovës. Policia çdo herë intervenoi duke i shqyer këto nekrologje. Një regjim, pushteti i të cilit nuk buron nga vetë populli, një sistem që është në kundërshtim me vullnetin dhe interesat e qytetarëve, mbi të cilët ai qeveris padrejtësisht, nuk mund të ketë fat tjetër pëveç vdekjes. Sepse FUND-i i jetës së tij është lindja e popullit, fillimi i lirisë së domosdoshme. Askush tjetër nuk do ta bëjë këtë gjë më mirë se vetë populli. Liria kolektive e ka emrin vetëvendosje.

198 arrestime gjithsej janë bërë ndaj aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe qytetarëve që iu bashkuan atyre prej 12 qershorit të vitit 2005 e deri më sot. 16 aktivistë janë arrestuar atëherë kur kemi hedhur vezë në drejtim të Vuk Drashkoviqit, ndërsa të tjerët janë arrestuar duke shkruar parullën "JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE!" gjithandej nëpër Kosovë. Jemi arrestuar në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Lypjan, Shtime, Prizren, Besianë dhe Therandë. SHPK-ja nuk na ka arrestuar dhe nuk na ka penguar në Skënderaj, Burim dhe Malishevë. Për shumicën dërmuese të këtyre arrestimeve vazhdojnë procedurat e Gjykatave ndaj nesh. Po ashtu vazhdon edhe procedura e lëvizjes sonë kundër këtij pushteti jodemokratik dhe për vetëvendosje. Në Ferizaj gjykatësi për kundërvajtje, 7 aktivistëve ua ka shqiptuar dënimin prej 150 eurove secilit ose 10 ditë burg. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s nuk paguajnë dënimin. Ne s'jemi dhe nuk ndjehemi fajtorë. Në Shtime dhe Prizren policia i ka rrahur aktivistët edhe pas arrestimit dhe madje gjersa ata i kishin duart të lidhura. Policia bëhej gjithnjë e më e dhunshme, gjithnjë e më brutale. Sistemi tashmë nuk po vepron vetëm nëpërmjet SHPK-së, por edhe përmes njësive speciale si dhe eprorëve të UNMIK-ut. Në Prizren madje ishin edhe ushtarët e KFOR-it. Në Shtime, Besianë dhe Therandë policia ka përdorur sprejin i cili shkakton djegie në lëkurë dhe pamundëson shqisën e të pamurit për dy orë. Në Pejë janë dënuar 5 aktivistë me 160 ditë burg gjithsej, ndërsa dy të tjerë në Mitrovicë me 200 përkatësisht 300 euro. Neve na akuzonin për prishje të rendit e qetësisë publike, mirëpo neve gjithkund të gjithë qytetarët na ndihmonin në aktivitete dhe nuk ankoheshin. Në fakt, ia prishnim dhe po ia prishim qetësinë pushtetit të UNMIK-ut në shërbim të të cilit shumë zellshëm është vënë policia. Na akuzonin për dëmtim të pronës private aty ku i shkruajmë parullat, mirëpo neve vetë qytetarët na ftonin që në muret e shtëpive dhe lokaleve të tyre t’ua shkruajmë parullën tonë. Në Kosovë policia nuk zbaton ligjin por urdhërat e UNMIK-ut. UNMIK-u thotë atë që është: JO VETËVENDOSJE. Koncepti i 'standardeve para statusit' thotë: NEGOCIATA. Prandaj parulla jonë godet sistemin dhe procesin aktual politik, i cili po e shpien Kosovën drejt robërisë nën Serbi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySat Dec 27, 2008 3:52 pm

'12:44 time's up - UNMIK go home'. Më 7 janar, me shkruarjen e parullës ‘12:44 time's up – UNMIK go home’ në xhipat e UNMIK-ut bëmë të ditur që UNMIK-u si regjim antidemokratik po shkel vullnetin e popullit të Kosovës dhe është i padëshirueshëm në vendin tonë.

FUND. Me 11 janar 2006 në Viti, aktivistët e kësaj qendre shkruajtën në xhipat e UNMIK-ut parullën FUND. Fundi i këtij regjimi do të ishte fillimi i një kapitulli të ndritur të historisë sonë.

Dënohet UNMIK-u. Dënohet UNMIK-u që është parkuar në vendin e gabuar – në Kosovë. Ai as që është dashur të vijë, por tani që është këtu qëndron pa treguar kur do të shkojë.UNMIK-u po ja mohon popullit lirinë duke e çuar në mjerim shoqëror e ekonomik. Në bashkëpunim me armikun tonë, Serbinë, po na ngulfasin me decentralizim e ‘eksterritorialitet’. Prandaj ne Lëvizja VETËVENDOSJE! si dënim minimal për krejt këto i shfryjtëm gomat e xhipave të tyre. Populli merr frymë vetëm atëherë kur ky sistem i padrejtë vdes.

Kërkohet banda e vrasjes dhe plaçkitjes së Kosovës. Anembanë Kosovës u vendos posteri me fytyrat më të kërkuara të atyre që po e plaçkisin vendin tonë. Ata kanë pranuar të bëjnë pazar me vullnetin e 2 milionë njerëzve të Kosovës, pa e pyetur asnjërin prej tyre. Do të ulen në tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e shtetit që ka kryer gjenocid në Kosovë, e i cili jo vetëm që nuk është dënuar për këtë gjë, por as që po ndjehet përgjegjës. Kjo bandë po shkon në Vjenë për ta decentralizuar Kosovën.

Decentralizimi=>Ndarje, Ndarja=>Luftë. Ditën kur kryenegociatori Marti Ahtisari vizitoi Kosovën, më 1 mars, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! përpara selisë qendrore të UNMIK-ut vendosën çarçafin në të cilin ishte e vizatuar harta e Kosovës dhe kufijtë e brendshëm në vendin tonë që i krijon procesi i decentralizimit. Decentralizimi, emërtim ky prapa së cilit fshihen aspiratat hegjemoniste dhe ekspansioniste të Serbisë dhe karakteri shovinist i pushtetit të saj, pasi që u sajua në Beograd iu imponua UNMIK-ut dhe ky i fundit ia imponoi IPVQ-ve të Kosovës edhe ashtu servile.

Vaksinimi kundër virusit U1N2M4I4K. Më 26 mars filloi fushata e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës. Qëllimi i këtij vaksinimi ishte imunizimi i popullatës kundër këtij virusi i cili shkakton sëmundjen unmikitis.

Protestë në Deçan kundër vendimit ekzekutiv 2005/5. Sipas këtij vendimi, 800 hektarëve tokë përreth Manastirit të Deçanit u është dhënë status i veçantë, Afër 600 hektarë të kësaj hapësire janë prona të bujqve shqiptarë. Demonstrata zgjati dy ditë, më 13 dhe 14 prill, kur aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë nga Deçani bllokuan ndërtesën e UNMIK-ut në qytezë.

Sanë për Petersenin. I vetmi aktivitet që u lejohet fshatarëve në pronat e tyre të uzurpuara prej manastirit është kositja e barit. Prandaj me 24 Prill 2006 aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e shkarkuan para UNMIK-ut një traktor me këtë bar të kositur, bar të cilin fshatarët ia dërguan Soren Jessen-Petersenit, kryeadmninistrator i atëhershëm i UNMIK-ut dhe nënshkrues i vendimit famkeq, meqë atyre nuk po iu nevojitet asgjë. Të gjithë sanën që i teproi ai ia dha Veton Surroit.

'Evakuimi'. Përderisa nga ndërtesa përballë, hedheshin mijëra letra që përmbanin 'Dhjetë Urdhërat e Evakuimit', një tekst ky parodizues se si personeli i UNMIK-ut duhet të evakuohet, ndërkohë në prapavijë dëgjohej sirena e fuqishme alarmuese e cila i ftonte zyrtarët e UNMIK-ut që ta lëshojnë ndërtesën menjëherë.

Fushata kundër produkteve të Serbisë. Kosova mund të jetojë pa Serbinë. Kosova do ta ketë jetën shumë më të mirë pa Serbinë. Prandaj ne duhet të jetojmë pa produktet e Serbisë.

50 JAVË>>>ORGANIZIM–BALLAFAQIM. Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, u hap ekspozita e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në 258 fotografi të renditura kronologjikisht janë paraqitur aksionet e ndryshme dhe tubimet publike me qytetarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të realizuara anekënd Kosovës, por edhe pamje nga intervenimet brutale të policisë kundër aktivistëve.Po kjo ekspozitë,më pas, u hap edhe në qytete tjera si në: Gjilan, Ferizaj, Prizren, Skënderaj, Lypjan etj.

Demonstratë gjithëpopullore përpara selisë qendrore të UNMIK-ut në Prishtinë. Mijëra qytetarë të Kosovës iu bashkuan Lëvizjes VETËVENDOSJE! në bllokimin e punës institucionale të UNMIK-ut. Kjo u bë me 8 dhe 9 qershor të vitit 2006, një ditë para vazhdimit automatik të mandatit të Rezolutës 1244, dhe sovranitetit të Serbisë mbi Kosovë që garantohet me këtë Rezolutë. Ndaj këtij bllokimi intervenuan njësitet speciale të ShPK-së të cilat dhunshëm ia hapën hyrje daljet UNMIK-ut, dhe me të zbatimit të sovranitetit të Serbisë. 80 aktivistë u arrestuan me këtë rast të cilët u dënuan me nga 10 ditë burg, të cilin e vuajtën të gjithë.

Përsëritja e Milosheviqit. Koshtunica dhe zyrtarët tjerë serb ia mësynë Kosovës, për t’i shpërfaqur planet e tyre hegjemoniste dhe koloniale ndaj Kosovës. Kjo u bë në ditën kur shënohet Beteja e Kosovës. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bllokuan rrugët të cilat dërgojnë në kufi me Serbinë, me ç’rast intervenuan njësitet speciale të SHPK – së, për t’ia hapur rrugët të të pa dëshiruarve nga Serbia.

Demonstratë gjithëpopullore më 24 korrik së bashku me ODL të UÇK-së, LPK-në, LKÇK-në, Thirrjet e Nënave, 26 Marsi 1999 e IQLL. Këtë ditë Ekipi i Unitetit kishte takohej në Vjenë me delegacionin e Serbisë, ku negocohej vullneti politik i popullit të Kosovës për të mos u realizuar ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 EmptySat Dec 27, 2008 3:53 pm

Prezentimi i pakos së Ahtisaarit nëpër qytetet e Kosovës me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për dëmin që i sjell Kosovës kjo pako. Ky prezentim është bërë përmes paraqitjes vizuele të proceseve të përfshira në pako.

Demonstrat e 10 shkurtit. Dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës iu përgjigjën ftesës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ta demonstruar vendosmërinë tonë në kundërshtim të pakos së Ahtisaarit dhe ndarjes territoriale, fetare dhe institucionale të Kosovës që e bën kjo pako, vetëm e vetëm për ta mbajtur Kosovën si pjesë të Serbisë. Policia i bllokoi rrugët ku marshonin demonstruesit paqësor dhe intervenoi dhunshëm kur demobstruesit deshën të kalojnë për ta vazhduar marshin e tyre. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë, ndërsa 82 demonstrues të tjerë u plagosën, disa rëndë, nga plumbat e gomës që i përdori policia. 15 demonstrues u arrestuan.

Homazhe për Arben Xheladinin dhe Man Balajn. Më 11 shkurt aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë të Prishtinës u mblodhën në vendin ku kishin rënë dëshmorët Arben Xheladini dhe Mon Balaj për të bërë homazhe.

Demonstrata e 3 Marsit. Demonstratës gjithëpopullore iu bashkuan dhjetëra mijëra qytetarë të cilët shprehën mllefin kundër pushtetit që robëron dhe vret. Policia e kishte bllokuar një pjesë të marshutës së demonstratës, por pas ultimatumit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! ata u detyruan ta hapin rrugën. Para selisë së policisë në Prishtinë u vendos mbishkrimi VRASËS në të gjitha gjuhët e ekipeve policore që morën pjesë në intevernimin e 10 shkurtit.

Ekspozita e Pakos së Ahtisaarit. Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë tërë javës kanë ekspozuar nenet nga Pakoja e Ahtisaarit të cilët ngërthejnë në vete padrejtësitë e tmerrshme të këtij dokumenti, i cili do t’ia shkatërrojë Kosovës të ardhmen. Këto nene nga të gjitha anekset e pakos shpjegojnë në detaje pengesat që do t’i ketë Kosova në të ardhmen, pengesa këto që kanë të bëjnë me funksionimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë së Kosovës në përgjithësi.

Demonstratë me 31 Mars. Në këtë demonstratë u kërkua vetëvendosja si lirim nga burgu kolektiv i popullit të Kosovës, dhe lirimi it ë gjithë të burgosurëve politik individual në Kosovë.

Rrencat. Më 1 prill qytetarët e Prishtinës i kanë votuar rrencat më të mëdhenjë ndër politikan. Procesi i votimit është mbajtur sot në Prishtinë, dhe është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Në të kanë marrë pjesë 974 qytetarë të Prishtinës. Fitues doli Hashim Thaçi me gjithsej 418 vota, pra gati gjysma e votuesve e shpallën atë rrencin më të madh.

1989. Më 5 prill 2007 deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur në të njëjtën sallë për ta miratuar me aklamacion një deklaratë mbështetëse për Pakon e Ahtisaarit. Me këtë Pako na është thënë se Kosova fiton çdo gjë. Njëjtë si më 1989.

“Lirojeni Albinin.” Shkrimi i parullës “Lirojeni Albinin!” dhe “Free Albin!” në murin e UNMIK-ut. Kjo parullë është shkruar edhe në qendrat tjera të Kosovës.

VRASËS. Në makinat e UNMIK-ut është shkruar parulla VRASËS. Kjo parullë ua ka përkujtuar qytetarëve të Kosovës shndërrimin e regjimit colonial në edhe regjim terroristë pas 10 shkurtit.

Tryezë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në bashkëpunim me Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së organizoi tryezën e rrumbullakët “Pakoja e padrejtësisë dhe mosfunksionalitetit” me intelektualë. Aty u analizuan dëmet e pakos së Ahtisaarit në 3 rrafshe: atë juridiko/politik, rrafshin ekonomik dhe të sigurisë.

Tryezë dhe protestë në Pejë. Më 19 maj 2007, në Pejë u mbajt tryeza e rrumbullakët, e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me temën Pakoja e Ahtisaarit – uzurpuese e trashëgimisë sonë. Në këtë tryezë ku morën pjesë intelektualë nga Peja si dhe përfaqësuesit e disa partive politike, përfshirë përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Pejës, u diskutua muri i cili ndërtohej në atë kohë përreth Patrikanës së Pejës. Pas tryezës aktivistë të Lëvizjes dhe qytetarë të Pejës organizuan protestë në hyrje të Patrikanës.

Tryezë në Drenas. Me 7 qershor Lëvizja VETËVENSOJE ! organizoi tryezë në Drenas me temën Pakoja e padrejtësisë dhe jofunksionalitetit.

Dy vjetori. Me rastin e dy vjetorit të themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u mbajt një ekspozitë ku janë përmbledhur fotografitë më të mira nga të gjitha aksionet, tubimet dhe demonstratat e organizuara gjatë këtyre dy viteve.

Pakoja e plehut. Në qershor Lëvizja VETËVENDOSJE! ka organizuar aksionin e shkrimit të parullës “Pakoja e Ahtisaarit” nëpër kontenierat e plehut në Prishtinë. Kjo ka simbolizuar pakon si një kontenjerë që përmban shumë gjësende, të gjitha këto me vlerë plehu për të ardhmen e Kosovës. Ky aksion është realizuar edhe në qendrat tjera të Kosovës.

Memorandum. Lëvizja VETËVENDOSJE! ua ka dërguar dy memorandume një numri të organizatave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut. Memorandumi argumenton se si janë shkelur të drejtat e njeriut me mbajtjen e vazhdueshme të aktivistëve tonë në paraburgim.

Tryezë në Besianë. Më 27 qershor, në Besianë u mbajt tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! atje.

6 mujori i 10 shkurtit. Me 10 gusht 2007 me rastin e 6 mujorit të demonstratës së 10 shkurtit dhe rënies së Arbenit dhe Monit Lëvizja ka organizuar homazhe te vendi ku u qëlluan dy dësmorët. Pastaj kemi vazhduar drejt zyres së Britanisë së Madhe ku ia dërguam një letër publike shefit të zyres, David Blunt, me pyetjen – “Ku ndodhet Steven Curtis?”.Në fund shkuam tek zyra e Rumanisë të cilën e goditëm me vezë të prishura. Ky shtet po i mbanë kriminelët që vranë Arbenin dhe Monin.

Manipulimi i UNMIK-ut. Me 11 shtator në murin e UNMIK-ut kemi filluar me shkruarjen e parullës UNMIK-u manipulon fëmijët! Në këtë mur, ku zakonisht i shkruanim parullat tona liridashëse, UNMIK-u i ka angazhuar disa fëmijë për të vizatuar pikturat e veta aty. Në disa vende fëmijët kanë shkruar “E duam UNMIK-un”, shpërfaqje kjo e qartë e qyqarllëkut të këtij pushteti shtypës i cili po i manipulon fëmijët për ta mbrojtur veten dhe padrejtësinë e tij.

Promovimi i librit. Institutit Albanologjik tw Prishtinës do të bëhet promovimi i librit "ZGJOHU - Për rezistencë drejtë lirisë" i Albin Kurtit. Fjalët e rastit mbajtën Sadri Fetiu, Muhamet Mavraj dhe Glauk Konjufca.

Gjatë këtij viti janë arrestuar 84 aktivistë. Janë lënduar 84 aktivistë dhe qytetarë, si dhe janë rrahur 9 aktivistë

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shtrirë veprimtarinë e saj në shumë qendra dhe vendbanime të Kosovës, numëron qindra aktivistë, mijëra mbështetës, gjithnjë në përpjekje për të mobilizuar dhe organizuar popullin e Kosovës në misionin e arritjes dhe realizimit të së drejtës për vetëvendosje. Të përkushtuar dhe të angazhuar maksimalisht. Deri në vetëvendosje për popullin e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!   GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE! - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
GJITHÇKA RRETH LËVIZJES VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Dallimi ne mes te Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe FBKSH-së ?
» KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...
» Rrnoft levizja Vetevendosje!
» ZGJOHU-Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
» Raport i LËVIZJES DEMOKRATIKE SHQIPTARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: