Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ëmbëlsira

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ëmbëlsira Empty
MesazhTitulli: Ëmbëlsira   Ëmbëlsira EmptySun Oct 26, 2008 3:48 pm

Kabuni me rrush të thatë
Për 4-5 persona duhen:

Oriz 1 gotë uji, lëng mishi 2 gota uji, rrush i thatë 1 filxhan kafeje, sheqer 1 filxhan caji, gjalp 3-4 lugë gjelle. 

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne nje vend te ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ëmbëlsira Empty
MesazhTitulli: Re: Ëmbëlsira   Ëmbëlsira EmptySun Oct 26, 2008 3:49 pm

Sheqerpare

Për 25 copë duhen:

Për brumin:
Miell 3 gota uji, gjalpë 1 gote, vezë 1 kokërr ose 2 të verdha, sodë një majë luge kafeje, pak vanilje, sheqer 1 gotë uji.

Për shërbetin duhen:
2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë. 

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ëmbëlsira Empty
MesazhTitulli: Re: Ëmbëlsira   Ëmbëlsira EmptySun Oct 26, 2008 3:49 pm

Shëndetlie

Për 25 copë duhen:

Miell 3 gota uji , sheqer 1 gotë uji, mjaltë 2-3 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, sodë një majë luge kafeje, arra 1-2 filxhanë kafeje, gjalpë 2 filxhanë kafeje, pak vanilje dhe ujë 2 filxhana kafeje.

Për shërbetin:
Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysëm. 

Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ëmbëlsira Empty
MesazhTitulli: Re: Ëmbëlsira   Ëmbëlsira EmptySun Oct 26, 2008 3:50 pm

Tullumba

Për 25 copë duhen:

Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë treçerek gote.

Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje. 

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 35
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Ëmbëlsira Empty
MesazhTitulli: Re: Ëmbëlsira   Ëmbëlsira EmptyThu Nov 13, 2008 12:56 pm

hmmmm ooh sa jam unt breeee
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Ummu-Hurejra
Fillestar/e
Fillestar/e
Ummu-Hurejra


Female
Numri i postimeve : 17
Age : 33
Vendi : Pejë
Registration date : 06/01/2009

Ëmbëlsira Empty
MesazhTitulli: Gatuaj dhe Shijo !   Ëmbëlsira EmptyTue Jan 06, 2009 7:00 am

ËMBËLSIRË NGA QOKOLATA
( Përbërësit për 4-6 persona):

375 g brumë i gatshëm ëmbëlsirash
250 g krem çokollate
2 lugë të mëdha çaji me lajthi të pjekura

Përgatitja:

Nxehni furrën në 180ºC. Shtroni petët deri në 3 mm trashësi mbi një sipërfaqe të spërkatur me miell. Pritini në drejtkëndësha 20x30 cm duke përdorur një thikë të mprehtë dhe vendosini në një letër alumini të lyer me gjalpë. Lërini të piqen për 15 minuta, derisa të fryhet dhe të zverdhet brumi. Pastaj, lërini të ftohen. Përhapni kremin e çokollatës mbi petët e pjekura dhe spërkatini me lajthitë e pjekura. Pritini petët në feta dhe servirini me kafe.



ËMBËLSIRË NGA PORTOKALLI
Përbërësit:

6 të bardha vezësh
350 g sheqer
1 lugë të madhe çaji miell misri
1 lugë çaji vanilje
500 ml krem i trashë
lëkurë e grirë portokalli
2 lugë të mëdha çaji lëng portokalli
500 g luleshtrydhe të prera në feta


Përgatitja:

Rrihni vezët derisa të fryhet shkuma dhe pastaj shtoni 1 lugë sheqer. Shtoni 1 lugë sheqer në miellin e misrit dhe hidheni përzierjen tek vezët e rrahura. Shtoni vaniljen dhe rrihini mirë. Përhapeni përzierjen në një letër alumini të rrudhosur dhe të lyer me gjalpë dhe vendoseni të piqet në 170ºC, derisa të marrë ngjyrë të verdhë. Pasi të piqet, lëreni të ftohet në tavë dhe pastaj vendoseni në një sipërfaqe të lëmuar, të spërkatur me sheqer. Trazoni bashkë kremin, lëkurën e grirë dhe lëngun e portokallit. Përhapeni kremin e përftuar mbi përzierjen e pjekur dhe më pas, shtoni luleshtrydhet. Mbështilleni masën e pjekur dhe servireni menjëherë ose të ftohtë, të ndarë në feta.




SALLAT NGA PATATJA
(Përbërësit për 4 persona):

30 patate të vogla të ziera dhe të përgjysmuara
125 ml majonezë
125 ml kos
30 ml lëng limoni
2 lugë çaji trumzë
8 domate të thara të prera në feta
10 ullinj të pastruar dhe të copëtuar
500 ml pulë e zier dhe e copëtuar
kripë, piper


Përgatitja:

Përzieni majonezën, kosin, lëngun e limonit, trumzën dhe spërkatini me kripë dhe piper. Përzieni patatet, domatet, ullinjtë dhe copat e pulës në një tas të madh. Hidhni kremin e përgatitur mbi to dhe trazoini lehtë. Sallata është e gatshme për t’u servirur. www.revfamilja.org
Kjo teme u bashkua, pasi qe ishte e njejte me kete Embelsira, ketu mund te shkruani per cdo embelsire se si behet .

Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ëmbëlsira Empty
MesazhTitulli: Re: Ëmbëlsira   Ëmbëlsira Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ëmbëlsira
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Cila eshte embelsira juaj e preferuar??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Kuzhina-
Kërce tek: