Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:04 pm



“Lliariot! Kudo që jeton, kujto vendin e origjinës tënde dhe bëj kujdes për përparimin e tij duke dhënë kontributin tënd!”







Lliari

Organ periodik, historiko- kulturor.

Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, Albania, Viti i Parë i botimit, Nr 1 (001) Muaji Maj 2006 Çmimi 20 lekë, Euro 1



Simbolet e vendosura në pllakën e mermertë:

” Libri, pena, stralli, masati, gjethja përherë e gjelbër, dhe përrroi inteligjent, që origjinohet nga ky fshat buzëqesh…”

Fshati duket sikur ka të gjithë njerëzit e tij që nga krijimi… Trëndafilat e bardhë dhe të kuq kanë shpërthyer këtë pranverë.




LLIARI



Kristaq F. Shabani

Sa të bukura i ka buzët mbrëmja

dhe dritëzimi bie ëmbël në notat e tij

për t’ia lënë vendin muzgimit të mirë,

që agimëzimet të ripërsëriten.

Bie erë mollësh që kundërmojnë

dhe mushkëritë ndiejnë tejngopjen,

erë lajthish që zbulojnë “alpet” e kolme

dhe shpërndajnë në eter një aromë,

që s’e ka shoqen në Glob…

Rrapi i plakur luan me kuvendet

duke i ripërsëritur në një refren të tejëmbël…

Uji i kroit me të folurën e tij reciton.

Stefanajt, Dadajt, Shabanajt, Ponajt Kostilajt

e pastaj Ristanajt shkruajnë me dritë

në bekimin e Baba Konomit

dhe mjekëbardhit Aleks…

Mihallarët vendosin

në trupin e tyre borzilokët

dhe eteri mbushet me erë borziloku,…

Sjellin lajmet e dy kahjeve Muçajt,

Lafshatet qeshin apo ngurosen

tek mandatat vrapojnë me gurë

në Rripën e Çames.

Hilajt, atje në krye të fshatit,

ngjajnë se vazhdojnë blerimin me Priftajt,

duke u thirrur Londajve:

“Ejani, ç’prisni ?”

Apostolët kanë dalë

në Sheshin e Kapedanëve, te Llanajt

nën ritmin e vargjeve

të të madhit Lush Nakaj.

Brohorasin Dukajt, Mërtiraj,…

“Aman dhe një vjershë…”-

i luten Vavajt.

Gjenerali i Shellajve

përpunon në mendje

planin e fshatit…

Në Taçaj është një mollë

me më shumë ngjyra se Ylberi…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:05 pm

Ende kumbon urimi i plakut të mençur Jano Hila : “Rroftë Lliari!”

Nga Thoma P. Koçi , Pirro Dado



Më datën 11 qershor 2006 takimi i tretë në Lliar





Kaloi dhe një vit dhe lidhësia midis lliariotëve arrin në një pikë më kulmore. Të gjitha tashmë pyesin: “Kur është takimi lliariot sivjet?”, paçka se të gjithë bëjnë llogarinë matematikore, 50 ditë pas Pashkës së Madhe. Dhe kjo ditë feste është dita e 11 qershorit. Le të manifestojmë përvitshëm unitetin tonë dhe dashurinë që kemi për origjinën, ashtu siç e kemi manifestuar dhe në dy vitet e parë, ku jemi shquar për një takim korrekt, për nisma të mira të ndërmarra dhe për zbatimin e një projekti afatgjatë: “Për një Lliar të bukur”.

Të nderuar bashkëfshatarë, kudo që banoni!

Me rastin e festës së madhe të Shën Triadhës, më datën 11 qershor 2006, zhvillohet, pra, kuvendi i tretë i lliariotëve, ku do të manifestohet edhe një herë dashuria, sinqeriteti, lidhësia midis bashkëfshatarëve, të cilët, paçka se të shpërndarë në të katër anët e vendit dhe të emigruar në vendet fqinje dhe më larg, kanë një nostalgji të mirë për origjinën e tyre. S’ka lajmërim më të mirë se ky lajmërim i bërë në një gazetë me emrin e fshatit, që del për herë të parë në historinë e tij dhe që, me daljet e saj periodike, do të mundësojë njohjen e traditës, zakoneve dhe potencialeve intelektuale të njerëzve të origjinuar nga ky fshat. Shumëkush mund të befasohet si ky fshat kaq i vogël i krahinës inteligjente ka këtë pasuri të madhe kulturore, përpjekje të mëdha historike dhe përpjekje arti e progresi! Vete kjo gazetë do të mundësojë këtë shpalosje vlere. Le të hapim siparin e madh për një pasqyrim sa më të dinjitoz. Pronë e këtij fshati është dhe një pjesë e Perlës së Madhe, të quajtur me emrin e madh “Çajup”, që përpjekjet për ta ruajtur pronën janë shoqëruar nga një sakrilegj i paparë dhe mjalt epik.




Takimet e tilla të gjalla shërbejnë për të njohur më mirë veten



Intervistë

Me kryetarin e fshatit Zotin Roland Çarka me objekt: takimin e përvitshëm lliariot.

Z. Roland tashmë s’kanë mbetur veç disa ditë nga takimi i qershorit, i cili është shumë simbolik dhe domethënës, a mund të na ekspozoni disa nga masat e marra nga ana juaj për këtë eveniment?

Përgjigje: Ne, sikundër kemi vepruar edhe në vitet e kaluara, që me lindjen e nismës për një takim mbarëlliariot, edhe këtë vit kemi marrë masa rigoroze për një konkretizim sa më të suksesshmëm të këtij takimi. Është krijuar komisioni veprues i kryesuar nga z. Miço Miho me anëtarë: Aristotel Stefani, Thoma Koçi, Koço Vllahu, Pirro Dado, Petrit Ristanin Kristostom Llane, Pilo Vito(Stefani),Kristostom Hilën Pilo Koçin, Kostandina Shabani (Kondo), Froso Hilën (Çonin),Vangjeli Miho dhe Aleksandra Taçi (Bita), që tashmë ka krijuar një përvojë në lidhje me organizime të kësaj natyre. Po kështu është ndërlidhur me Degët e Shoqatave “Çajupi” në Gjirokastër, Sarandë, Tiranë, Përmet e gjetkë për të pasur një pjesëmarrje të madhe në këtë takim. Pavarësisht nga punët e mëdha të stinës, siç është dhe sigurimi i bazës ushqimore për blegtorinë, ne kemi marrë masa për ta pasur Lliarin gjithmonë të pastër, të bukur dhe të pritshëm, për të krijuar një mjedis sa më të këndshëm dhe për të shfrytëzuar potencialet e fshatit. Themi se, në këtë kuadër, kemi marrë masa të mjafta. Në krye të punëve janë z. Arqile Miho, Ilia Hila, Kristostom Llane, Ksenofon Taçi, Lonidha Mërtiri e tjerë. Këtë vit do të organizohet edhe një ekspoze e gatimeve të traditës lliariote, ku do të dalim në pah të gjitha llojet e gatimeve tipike, të cilat do të shoqërohen me një kumtim të veçantë paraqitës.

Pyetje: A do të ketë ndryshim në programim të veprimtarive nga vitet e tjera ky takim?

Përgjigje: Një nga të rejat është dhe ajo që përmenda më lart.Vetkuptohet që ne kemi mjaft kuadro të talentuar, të provuar, të cilët çdo vit, i japim ngjyrim më të mirë këtyre takimeve. Këtë vit kemi planifikuar të miratojmë të gjithë bashkërisht një Projekt të detajuar: “Të luftojmë të gjithë së toku për një Lliar të bukur”. Në lidhje me këtë problem është bërë një punë e mirë dhe janë parashtruar se në çfarë drejtimesh do të ndërmirren nisma si dhe secili do të japë kontributin e vet moral dhe finaciar ,sipas mundësive. Tashmë jemi në një periudhë konkretizimesh. Po kështu këtë vit kemi menduar t’i kushtojmë rëndësi edhe pasurisë folklorike të fshatit, ta evidentojmë atë, kur ne kemi pasur një grup këngësh dhe vallesh pë r t’u admiruar. Po kështu shtëpitë e fshatit janë të hapura për të pritur për vizitë bashkëfshatarët.

Pyetje: A ka pasur ndryshime dhe lëvizje në kahje pozitive me këto eksperienca takimesh?

Përgjigje: Dua t’i përgjigjem shkurt pyetjes suaj. Ne po e njohim më mirë veten në të gjitha drejtimet dhe po krijojmë një lidhje të qëndrueshme me të gjithë bashkëfshatarët tanë, kudo që ndodhen në Shqipëri dhe jashtë saj.

Pyetje: N ë fund të kësaj interviste të shkurtër çfarë do të thoshit për nismën e marrë pë të pasur një organ mediatik siç është kjo gazetë me emrin e fshatit si dhe çfarë u këshilloni ju bashkëfshatarëve tuaj për këtë takim?

Përgjigje: Dalja e kësaj gazete, në pamje me format të vogël, është një kontribut i madh intelektual, që ishte nevojë e domosdoshmër.Shumë pak fshtra në Republikë kanë gazetat e tyre. Njëri prej tyre tashmë është dhe fshtati ynë.Ky është nëj sukses i madh. Kjo do të na lidhë më shumë me njëri –tjetrin, do të bëjë që të mësojmë shqetësimet dhe preokupacionet tona, do të merret më mirë mendimi për zhvillimin e fshatit tonë në të ardhmen.

Ndërsa përsa i përket këshillimit që thoni ju, unë do të apeloja për një pjesëmarrje më të madhe në takimin etretë, apo siç I themi ne tani Kuvendi I amdh lliariot. Ejani nëtakimin ton ëtë madh të marrim mbi supe përgjegjësi më të madhe për vendin ton ëtë origjinës.

Ju faleminderit, zoti Kryetar për intervistën.

Ju faleminderit unë juve!

Intervistoi: Kiço Muçi gazetës “Lliari”





Një vështrim i shkurtër gjeografiko - historik

Lliari



Fshat në lartësi 720 m, rreth 2 km në krahun e majtë të lumit të Zagories, në rrjedhën e poshtme të tij, rrëzë malit të Bucelthit. Përmendet për herë të parë në dokumentat osmane të shek. XV e XVI me 15 familje si dhe në ato të shek. XVIII. Në këtë të fundit dëshmohen ikjet dhe arratisjet e banorëve për t’u shmangur detyrimeve fiskale, sidomos xhizjes (taksë për kokë, që vilej në të holla nga shtetasit e krishterë) gjatë periudhës 25 mars 1675 - 23 shkurt 1778. Lliari është përmendur në qëndresën antiosmane dhe kundër islamizmit, ku është dalluar Apostol Llane, i cili mori pjesë në revolucionin grek të vitit 1821. Lush Nakaj dëshmohet si poet i spikatur popullor, të cilin e imituan edhe shumë bardë të mëvonshëm popullore nga treva e Zagories. Lliari çeli shkollën e parë në gjuhën greke në vitin 1848, e cila vijoi deri në fillim të shek. XX. Në këtë shkollë ka dhënë ndihmesë me vlerë Kiço Sevo. Po kështu ka pasur një kishë (Shën Triadhën) ndërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër nga Patriarkana e Stambollit (1884) Ajo kishte vlera arkitektonike dhe artistike, por u shkatërrua në vitet 60 të shek. XX Lliari sipas regjistrimit të popullsisë më 1852 ka pasur 25 shtëpi, më 1899 – 350 banorë, më 1913 - 272, më 1927- 219 dhe 1939 – 300 banorë. Gjatë 30 vjetëve të fundit të shek. XIX është populluar me banorë të ardhur nga Labova e Zhapës, Progonati dhe krahina e Kardhiqit. Gjatë shek. XVIII - XIX banorët e Lliarit kanë përpunuar strallin dhe e tregtonin atë në Greqinë Veriore. Kjo dëshmohet edhe nga ekzistenca e një punishteje stralli në shkëmbin e Reçit. Madje thuhet se Kiço Ristani e Koço Muçi në vitet 1900 -1910 përgatisnin dhe armë zjarri. Banorët e Lliarit kanë filluar emigrimin në vitet e para të shek. XIX dhe sidomos në fund të tij dhe 1900 – 1918, ku përmendet Thoma Koçi, Koto e Vasil Shabani, që punonin në oborrin e Sulltanit (Stamboll) dhe Rako Prifti si biznesmen në këtë qytet. Ky i fundit ka dhënë ndihma materiale të konsiderueshme për vendlindjen. Duhet të përmendet kontributi i madh i dhënë nga Prof. Filip Shabani në lidhje me arsimin, ndihmesën për bazë didaktike dhe për një nga bibliotekat më të mëdha të Jugut, me rreth 10000 tituj në disa gjuhë si dhe evidentimin e ndihmesës që ka dhënë për gjuhën e re greke në bashkëpunim me të mëdhenjtë: Palis, Psiharis, Fotiadhi, Dheltën e tjerë.. Athanas Shabani, i cili ka dhënë një kontribut të madh në Shoqatën “Vatra” në Boston. Në këtë fshat përmendet Jano Dado, që ka punuar sekretar i Mitropolisë së Gjirokastrës në vitet 20 - 30 të shek. XX dhe ka qenë anëtar i delegacionit, që i vuri kurorën Viktor Emanuelit në Romë, në vitin 1939. Në vitin 1939 Jano Ristani bashkëpunon me Mitro Dadon, Pilo Koçin, Kolo Bitën, Thanas Kapedanin e tjerë dhe ngriti një hidrocentral të vogël dhe e përuruan për herë të parë në Lliar e në Zagorie llampën e parë elektrike, por kjo nuk pati jetë të gjatë. Banorët e Lliarit kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇL. Këshilli NÇL u krijua në vitin 1942 dhe organizata e gruas në vitin1943. Përgjegjëse e kësaj të fundit ka qenë Aleksandra Taçi. Fshati ka pasur 7 partizanë, nga të cilët 1 dëshmor. Në Lliar ndodhet një shtëpi e vjetër e Koçaj me një ndërtim të guximshëm arkitektonik të veçantë, e ndërtuar në vitet ’60 të shek. XIX dhe ka patur një vidh madhështor me lartësi 90 m dhe diametër 3 m.

Pas çlirimit, qysh më 1945, si në gjithë vendin dhe në Lliar, u vendos sistemi i ri i grumbullimit dhe furnizimit, sipas të cilit nga prodhimet bujqësore dhe blegtorale që prodhonte çdo familje, pasi llogaritej shpenzimi vjetor, teprica i dorëzohej shtetit. Ky sistem nuk e nxiste prodhimin dhe më pas u kalua në sistemin e detyrimit (tatimit), sipas të cilit çdo familje ekonomi e fshatit në vartësi të pronës do t’i dorëzonte shtetit prodhimin në natyrë, që caktohej në fillim të vitit. Më 1956 u krijua kooperativa bujqësore, e cila u bashkua me Zhejin në vitin 1959. Baza e zhvillimit ekonomik është blegtoria e imët dhe bujqësia. Në Lliar janë shquar për potencial të madh intelektual dhe për shkollim jashtë vendit familja Shabanaj, e cila dhe në ato vende ku janë shkolluar fëmijët e saj ka dhënë kontribut të madh..

Nga Lliari janë përmendur: Kleo Miho, Filip Shabani, Perikli Shabani, Athanas Shabani, Thoma Shabani, Koço Miho, Fori Shabani, Lefter Stefani, Kiço Llane, Lono Miho e të tjerë. Dy të fundit janë dalluar në Festivalet Folklorike lokale dhe Kombëtare. Familjet më të vjetra sipas dëshmive gojore dhe kujtesës historike janë: Llane, Miho, Muçi, Koçi. Evidente është se Perikli Shabani është hartues i ligjit të Turizmit të Republikës së Greqisë, që sot zbatohet prej 30 vjetësh edhe në Qipro. Në vitin 1990 z. Perikli Shabani, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Turizmit të Republikës së Greqisë, erdhi në Gjirokastër në krye të një delegacioni me ekspertë të turizmit për të realizuar ndihmesën në fushën e turizmit për Gjirokastrën dhe më gjerë, por nuk gjeti mbështetjen e forcave pluraliste qeverisëse në atë kohë, pasi ishte ende në fillesë kultura turistike. Një “imitacion” të qendrës së Lliarit ai ka realizuar në Argos të Peloponezit. Lliari ka meritë të veçantë në fushën fotografike, pasi ka pasur korifejtë e kësaj fushe Jano Ristanin dhe Vasil Ristanin. I pari arriti që për herë të parë në studion e tij të “imazhojë”artin e ngjyrimit fotografik ( fotografinë me ngjyra). Këtë përvojë të madhe fotografike që është fushë studimi e studiuesve të fushës fotografike, po e vijon artin e fotografimit fotografi tjetër i talentuar Petrit Ristani ( djali i Vasilit) , i cili vijon udhëtimin e studios “Ristani” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Edhe në fushën e fesë ortodokse Lliari ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke pasur përfaqësues të shkolluar si Aleks K. Shabanin, Papa Konomin dhe Jorgo Filip Shabanin (Dukën).

Fshati edhe sot ka një poetencial të madh kuadrosh si dhe vlen të përmenden në fushën e letrave poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani, poeti Kristofor Llane dhe letrari Harrillo Miho, në fushën e teatrit regjisorin e talentuar Kiço Londo, aktualisht Drejtor i Teatrit Kombëtar. Në fushën e sportit përmenden dy emra të nderuar si Aleks Londo dhe Ylli Polikron Shabani, të cilët i kanë dhënë

edhe sportit kombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:06 pm


Informative, Problemore, Nismë dhe Këmbëngulje për ecje





+ Paçka se jemi në muajin maj, pranvera në Zagori është e vonuar. ”Jemi një muaj prapa,”- përkufizojnë lliariotët. Edhe fusha e Çajupit e dëshmon këtë, paçka se atje lulet shumëngjyrëshe kanë lulëzuar. Një kombinim harmonik me prezencën e borës në malet rrethues. Konditat klimatike këtë vit kanë qenë të tilla, që zhvillimi gjelbërues nuk është në parametrat e viteve të tjerë. Megjithatë, veprimtaria është përqëndruar te proceset që kryen në këtë fazë. Të gjithë banorët e fshatit i sheh me një program të ngjeshur. Krahas proceseve në trajtesën bujqësore, vijon shërbesa në drejtim blegtoral.



+ Krahas punëve të stinës marrja e masave tërësore për futjen e bazës ushqimore për blegtorinë, po vijojnë edhe restaurimi dhe konstruktimi i shtëpive si dhe çuarja në identitet e Kishës së Shën Nikollit, kishë me vlera përt fshatin, e cila po restaurohet në bazë të një fondi të akorduar nga Mitropolia e Gjirokastrës, që pas reastaurimit të plotë të Kishës së ShënTriadhës, akordoi dhe një fond të tillë për Kishën e Shën Nikollit, pas kërkesave të përvitshme të Epitropisë së Fshatit. Në lliar po vijon restaurimi i shtëpisësë Jano Hilës, atij që, kur po largohej nga fshati, sa doli në “Majën e Shkallës” thirri me sa fuqi kishte: “Rroftë Lliari!”, që sot është bërë lajtmotiv I Kiço Dados. Kjo shtëpi po riskonstrukturohet nga mjeshtrat R. Çarka dhe F. Menkshi, ndërsa kisha e ShënKollit nga z. Arqile Miho.



+ Si rrjedhojë e dimrit të ashpër një pjesë e murit anësor i Vatrës së Kulturës apo Amelikosë është rrëzuar. Kryesia e Komunës ka akorduar një fond për restaurim. Ky është një veprim energjik.



+ Pavarësisht nga lidhja me rrugë automobilistike e Lliarit, rruga e re ka shkarje dhe hera herës krijon probleme për lëvizje të automjeteve. Është e mira kësaj rruge të krijuar me mund, t’i kushtohet kujdes i veçantë. U zotuan gjatë premtimeve elektorale edhe kandidatët për deputet se do të bëhej zhavorimi i kësaj rruge. Këtë premtim e dha dhe deputeti aktual. I nderuari, zoti deputet, mbajeni fjalën e dhënë…Filloni të realizoni premtimin tuaj…

+ Për objektet e kultit është bërë një punë e mirë në Lliar, siç e përmendëm edhe më lart, por do të ishte më me vend që ato vende të frekuentohen, se janë vende të shenjta me emër. Për këtë duhet të luftohet që të merren fonde për rrugën deri në Kishën Autoqefale të Shqipërisë.

+ Si shpjegohet që transformatori me inicialet “Zhej,ka rreth 1, vjet që rri në kushte drastike atmosferike dhe nuk shkon në vendin e caktuar në Kabinën elektrike në Kastelan?! Ai pret të transportohet. Pse s’veprohet? Nga kush pritet, ku gjëja kryesore për të përmirësuar “standartin” e ndriçimit ka ardhur deri te dera?! Është absurditet i plotë.

+ Ka ardhur koha që pronat të shkojnë te i Zoti, kjo do të shtojë interesin për të ndryshuar infrastrukturën dhe gjithçka të Lliarit. Çdo lliariot, pavarësisht se ku është, të ketë pronat e tij të dikurshme dhe të largohemi nga ndarjet pa kriter, nga aplikimet e reformave të ashquajtura agrare apo ligjet jo të plotë të viteve të plurimendimit. Marrja nga secili të pronave do të nxiti gjithçka për kahje të mirë. Kthimi i pronave te i zoti rrit interesimin dhe zhvillimin. Kjo realizohet mjaft mirë për Lliarin, ku palë në marrjen epronav ejanë vetë lliariotët, es’ka palë të dytë q ë t’i frenojë për të realizuar një akt të tillë.

* * *

- Po kështu a s’ka ardhur koha që edhe ne të gjithë të ngrëmë zërin tonë për të siguruar e përmirësuar lidhjen me Gjirokastrën nëpërmjet Çajupit? Kjo rrugë e përmirësuar, po të futej në programet e Fondit të Zhvillimit do të sillte veç të mira për Gjirokastrën edhe për krahinën e sidomos për Zagorinë që në terminologjinë e rëndomtë e quajnë Zagoria e Poshtme, duke u nisur nga i ashquajturi gjeografik, që në realitet duhet quajtur e lartme…Për këtë është e mira t’i drejtohemi Presidentit të Republikës, Kryeministrit të Shqipërisë për ta rievidentuar këtë problem madhor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:06 pm

Projekt Plan - program afatgjatë për zhvillimin e fshatit Lliar

Paraqitur në Kuvendin e tretë lliariot 11.06.2005



1.Të mirëmbahet rruga Shëmitra- Vështi i Llanaj

Përgjigjet Kryesia e fshatit, Ksenofon Taçi

Të përfundojë lidhja e rrugës automobilistike Vështi i Llanaj - Kroi i fshatit.

Kontribut i banorëve aktualë dhe atyre që ndodhen në të gjithë vendin.

Qershor 2006 – Maj 2008

Të përmirësohet rruga nga Kastelani Lliari me Zhejin.

2.Të ndërtohet, sipas edhe zotimit, një bar bufe tipike në qendër tek rrapi i fshatit me investimin e z. Kiço Londo, e cila të funksionojë sidomos gjatë kohës kur ka plotim banorësh në fshat, në periudhën e vjeljes së prodhimeve.

Korrik 2006 – maj 2007 Përgjigjen financiarisht Kiço Londo dhe teknikisht Roland Çarka, Arqile Miho

3.Të plotohet me materiale ndenjëse salla e veprimtarive të fshatit Lliar me kontributin financiar të gjithë banorëve

Deri në maj të nëntor të vitit 2006 Aristotel Stefani, Roland Çarka

4.Të përgatitet emërtimi i rrugëve, sheshit kryesor duke i emërtuar me emrat e figurave kryesore që kanë dhënë kontribut në historinë e fshatit dhe të krahinës e më gjerë si dhe të vendosen numrat në çdo shtëpi të fshatit, sipas traditës së parë urbanistike. Në këtë kontekst të bëhet një skicë ide e pasqyruar në hartën topografike të fshatit.

Deri në vitin 2007 Ark. Pilo Koçi, Thoma Koçi. Pirro Dado

5. Të Këmbëngulet për rikonstrukturimin e Kishës së Shënkollit, duke bashkëvepruar me Mitropolinë e Gjirokastrës.

Viti 2006 Kryesia e Këshillit të fshatit, Epitropia e Kishës së Shëntriadhës.

6. Të vijojë ngritja e shtëpive të banorëve të larguar nga fshati si dhe ngritja e dhomave për pritjen e banorëve që duan të kalojnë pushimet në fshat si dhe për turistët që kërkojnë të njohin fshatin , krahinën. Dhënia prioritet për tregtimin e prodhimeve të stinës dhe prodhimeve blegtorale.

Viti 2006 e në vazhdim Kryesia e fshatit, Kristostom Llane

7.Të ringjallet tradita e veprimtarive sportive, duke u kujdesur për fushën sportive

Në këtë kuadër në të gjitha takimet që do të vijojnë do të zhvillohen lojëra të shkurtra futbolli e tjerë.

Aleks Londo.Ylli Shabani

8. Të riformohet Grupi i këngës dhe valles lliariote, duke ndjekur traditën e mëpërparshme dhe të marri pjesë ky grup në Festivalet e ardhshme Folklorike Kombëtare që zhvillohen një herë në katër vjet në Gjirokastër. Në këtë kuadër krijuesit dhe hulumtuesit e këngës popullore të japin kontribut.

Viti 2006, Aristotel Stefani , Kiço Muçi, Ilia Hila

9.Çdo familje të ketë pemën e saj gjeanologjike të skicuar për të siguruar përcjelljen trashëgueshmërore, për përcjellje në breza

Çdo familje e fshatit duke filluar nga qershori i vitit 2006, Përgjigjet Miço Miho.

10.Të botohen veprat për Lliarin:

“Njeriu pronë e tre shteteve”, monografi për Filip Shabanin

“Një fshat i vogël dhe një kasaba e madhe” vepër e publicistes Mari J. Ristani.

duke i futur këto vepra në fondin kulturor dhe historik të fshatit.

11. Të krjohet Biblioteka e fshatit Lliar me vepra të shkrimtarëve vendas dhe të huaj si dhe të ekspozohen veprat e autorëve lliariotë dhe atyre zagoritë. Kristaq Shabani. Mari Ristani

12.Të punohet për të ngritur Shtëpinë Muze “Lliari në shekuj” si dhe të hapet një ekspozitë fotgrafike nga fotografët e mëdhenj të Lliarit

Kryesia e fshatit, Miço Miho, Kristostom Llane, Roland Çarka.

13.Me grup autorësh të përfundojë historiku i fshatit Lliar deri në vititn 2007.

Kiço Londo, Miço Miho, Thoma Koçi, Pirro Dado, Pilo Stefani

14.Të ngrihen Shoqata për Mbrojtjen e Pyjeve, për shfrytëzimin e pasurisë ujore dhe potencialeve turistike dhe kullotave. Viti 2006.

15. Të evidentohen lëvizjet demografike dhe të këtë evidentim të saktë për Popullisnë Lliar në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

16.Të dalë tre herë një vit gazeta periodike historiko- kulturore - letrare “Lliari”, në përbërje të gazetës “Intelekt 2001…” që del periodikisht në Gjirokastër, ku të pasqyrohen evenimente të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë, figura kryesore të fshatit e tjerë, pasuria folklorike e tjerë.

Sponsorizim i biznesmenëve dhe banorëve lliariotë

Drejtor dhe botues: Kristaq F. Shabani.Kryeredaktor Thoma Koçi Z?Kryeredaktor: Kiço Muçi Red. Përgjegjës: Qirjako Taçi. Menaxher: Koço Vllahu, me këshill botues nga gjithë Shqipëria, ku banojnë lliariotë. Maj 2006

18. Të përgatitet një film dokumentar për Lliarin, ku të evokohet përpjekja titanike kulturore dhe efektet historike, potencialet turistike si dhe veprimtaria artistiko - kulturore- letrare e personaliteteve të fshatit gjatë gjithë kohrave brenda dhe jashtë vendit, i cili të transmetohet në TV SH dhe në Tv ë tjera të vendit si dhe në Tv lokale. Kasetat e këtij filmi të jenë pronë kulturore e çdo banori të fshatit dhe të jenë në vidiotekën e çdo familje. Viti 2007.

19. Në vitin 2007 të zhvillohet një veprimtari e madhe kulturoro- historike e mjedisore në fshatin Lliar me plan të veçantë në bashkëpunim me fondacione e shoqatat joqeveritare që janë të interesuara për poetencialet e krahinës.

Komisioni i krijuar enkas për këtë veprimtari Në vijim..

20. Të krijohet një llogari finaciare në Bankën Tregtare të Gjirokastrës me destinacion “Kontribut për zhvillimin e Lliarit”Gjatë vitit 2006.

Komisioni i caktuar për këtë qëllim.

21. Banorët aktualë të fshatit të kujdesen për shtëpitë dhe pronat e banorëve që nuk banojnë në fshat dhe herëpashere të japin informacione për gjendjen si dhe për mbrojtjen e florës. Gjatë gjithë kohës.

22. . Një herë pesë vjet të organizohet Panairi i Pijeve dhe prodhimeve bujqësore, frutore e blegtorale të Lliarit, duke filluar nga VITI 2008

Kryesia e Fshatit dhe Komisioni i krijuar enkas për këtë eveniment.

Komisioni i posaçëm për zhvillimin e fshatit Lliar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:07 pm

LLIAR, I BUKUR LLIAR



Ditë e majit tridhjetë,

lliariotët shtrojnë drekë.

Lliar i bukur Lliar,

në mes zonjën Shëntriadhë

Lliar, i mirë Lliar,

ke patur burra me famë,

Ata sot nuk janë,

vepra e tyre është e gjallë.

O mor ti, fshati Lliar,

për ty malli na ka marrë,

I mblodhe nga çdo anë…

Dhe ne nga do që jemi,

Takim brezash do t’i themi.

Vallë kush e tha këtë fjalë,

Kristaq Shabani nismëtar,

Teli Stefani e me radhë.

Kiço Londo i miri djalë,

po jep ndihmë për Lliar.

O vëllezër, o fshatarë,

dua t’u them nja dy fjalë:

Në keni mall për vatanë.

Jepni ndihma për Lliarë,

xhadenë në Shën Harrallambë,

Amaneti i prindërve tanë.

E përgatiti dhe e këndoi në Kuvendin e madh lliariot më 30.05.2004 FROSO M. HILA(ÇONI)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:07 pm

KRISTOFOR LLANE





DËSHIRË



Ndoshta rreze dielli s’bëhem kurrë ,

në agim të shekujve të ndrij ,

të më falen lule, zogj e drurë ,

kur me ngrohtësi t’i përtërij.



Edhe vetë e di që mjeshtër vargjesh s’jam,

por dhëmbëve u jap formë, i modeloj,

Dhe në gojë e bëj çdo dhëmb të flasë,

edhe plakun më të thinjur e rinoj.



Nëpër shekuj brezat që do të vijnë,

librin tim s’do të shohin në vitrinë ,

për studim do të hapin një varrezë ,

por në varr do të gjejnë një protezë!



Ndiej gëzim dhe dua ta shpërndaj ,

për çdo gjë të bukur përmbi tokë .

Kur tiranët mbjellin zi dhe vaj ,

dhimbje ndjej dhe gjumë s’ kam, o shokë !

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:08 pm

Pasqyra me emërtimet e burimeve të ujit



Ujërat e pijshëm



Doshnica: Çezma e fshatit dhe Korithi.

Zhej: Gjerdhomi, Dedaj, Nikaj, Belenat, Kroi i ri, Gjerdhomi (majtas), Gjerdhomi (mesi), Gjerdhomi (djathtas).

Në Çajup:

Papalepuri, Janko, Buza e Rripës, Ojen, Brati.

Lliar: Çezma e fshatit, Cingal, Gjikleka, Shën Mitrat, Reçi, Hije e Mallkuar.



Cilësia e ujit nuk shikohet dhe analizohet vetëm në anën fizike të burimit (rrjedhjes), por edhe në pastërtinë kimike dhe bakteriologjike të tij. Në vitin 1978 - 1980, në kuadrin e studimit analitik të ujërave në rang Republike, u përfshinë edhe 53 burimet ujore të zonës së Zagorisë e midis tyre, ku u përcaktuan:

1. Në pikëpamje organoshqisore të gjitha ujërat janë normalë, kanë shije normale, nuk kanë erë dhe çfarëdo shije tjetër. Kanë transparencë, pa kurfarë papastërtie mekanike.

2. Përjashtim bën Brati, në fushën e Çajupit, i cili është kampion si uji më i ftohtë i gjithë qarkut të Gjirokastrës.

3. Lëndët organike, që janë treguesi i ndotjes, janë si një tregues shumë pozitiv për ujërat e pijshëm.

4.Vërehet inekzistenca e intriteve dhe amonjakut.

5.Kloruret janë në parametra normale.

6. Elementët kimikë calcium dhe magnesium më se normal.

7. Nitratet në normë.

8. Elementi fluror në të gjitha rastet e analizuara rezulton në sasi tepër minimale.

Pra, ujërat e Zagorisë janë ujëra mesatare brenda të lejuara.



Pothuaj në të gjithë fshatrat është një rrjet i dëndur hidrologjik që ushqehet dhe nga shumë burime të ujërave nëntokësorë, me cilësi dhe vlera të larta shëndetësore. Janë të njohura burimet e Bambullit në Sheper të Zagories me mbi 60 litra në sek, që kanë vënë në lëvizje mullirin dhe centralin lokal. Gurrat fantastike e piktoreske të Nivanit, Konckës e të Çajupit, burimet e kristalta të Kroit Dardhë e tjerë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:08 pm



“E si të mos ndihesh krenar për vendin tënd, kur shumë njerëz

të origjinuar nga ky fshat kanë kontribuar dhe janë fiksuar

në histori. Koçajt ka bërë histori ...”

Kronikani Mitro Hila





KUJTESA NË KATËR “SENTENCA”



1.

Thoma Koçi i kreu një shërbim special Sulltanit. Sulltani ishte mjaft i kënaqur nga

Thomai, ndaj e thirri dhe e pyeti: “Ç’kërkon për t’u shpërblyer?”

“Nuk kërkoj ndonjë gjë të madhe, Padishah!”

“Çfarë pikërisht?”

“Unë dua të kthehem në fshatin tim…”

“Atë dëshirë do të ta plotësojmë. Qoftë e bërë! Vetëm kaq?”- ripyeti Sulltani.

“Kërkoj nga ju që kur të shkoj në fshat të shoqërohem me dyzet suvarinj…”

Sulltani u çudit paksa nga kërkesa e Thoma Koçit dhe urdhëroi që t’i përmbushnin kërkesat dhe të përgatiteshin suvarinjtë.

Thoma Koçi u kthye në fshatin e tij Lliar me të dyzetët.

Në portën e shtëpisë së Koçajve edhe sot është ende e shënuar: ”Familja fisnike

e Koçajve”.

Në portën e hyrjes së Koçajve u skulpturuan dy asllanë.

2.

Kiço Sevo ka qënë mësuesi i parë i Lliarit… Ai ishte një njeri i ditur. U përket viteve tridhjetë të shekullit të kaluar. Madje, emri i tij del në pah dhe si dhurues librash. Në bibliotekën e librave kishtarë të Kishës së Shën Triadhës së fshatit ekzistojnë edhe sot librat librat e dhuruara nga ai, ku shquhet firma e tij e bukur. Këto dhurime i janë bërë nje

Kishe, e cila hodhi shtat në vitin 1804 me kontributin financiar të mërguarve.

3.

Biblioteka më e madhe e librave fetare, ndoshta më e madhja në gjithë Zagorinë, i përket një njeriu të çuditshëm, pasionant të librit në përgjithësi dhe të librave fetare në veçanti, Jorgo Taçes. Ai të mahniste me njohuritë e tij fantastike; nuk i lexonte librat, po i përpinte. Për lexim preferonte vendet tipike të fshatit, që shquhen për romantizëm. Pavarësisht nga gjendja e tij e mjerueshme ekonomike, ai, dhe kur Deda e tij e dërgonte për të blerë bukë ose ushqime në “Kasaba”, nuk ja plotësonte prorosinë por blinte libra…

4.

Sipas burimeve informative të kujtesës popullore fshati ynë ka patur edhe “gjeneralin” e tij, i cili ishte caktuar në një vend të Afrikës, në Siri dhe i përkiste familjes së Shellajve, e cila sot nuk ka vijueshmëri familjare.

Marrë nga “Intelekt 2001...” 1

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:09 pm

Stralli

(punim i autorit)



Më ka ngacmuar gjithmonë prania e strallit në fshatin tonë. Jo për hiperbolë, por kudo ku hidhje këmbën ndesheshe me strall. Profili i tokës sonë thoshte: “Strall…” Ndaj dhe banorët e fshatit ishin strall. Stralli jep shkëndijë, stralli ndez. Burrat e zakonit me eshkë, strall dhe një material të përgatitur hekuri, ndiznin çibukët me duhan. Këtë pasuri të mëdhe stralli fshatarët e Lliarit e kanë shfrytëzuar. Sipas kujtimeve të përcjella nga stërgjyshrit tanë thuhet se në fshat, në fillim të shekullit të XVIII, ekzistonin tri punishte stralli në: Lekgjinaj, Gjiklekaj dhe Osmanaj, ku mjeshtrit artizanalë vendas me mjetet e tyre teknike përgatitnin gurët e strallit për pushkët me gur stralli dhe bajonetë, një zbulim i ri i këtij shekulli, i cili perfeksionoi armët e zjarrit të këmbësorisë. Pas treqind e ca vjetësh doli një pushkë e përshtatshme në skenë. Këto pushkë e hoqën përfundimisht patërshanën nga armatimi i këmbësorisë dhe kjo armë i hapi rrugë përdorimit më të mirë praktik e taktik, realizimit të detyrave të luftimit. Baruti i arabëve i ardhur në shekullin XIV i ndezur me gurin e stërrallit realizonte të shtimen. Punishtet të lidhura njëra me tjetrën realizonin kontrata me ushtritë e Ali Pashait dhe përfundonin në njësitë e Bonapartit. Karvanet niseshin të ngarkuara me gur stralli, të përgatitura në punishtet e Lliarit, në destinacionin përkatës të shoqëruar nga udhërrëfyes të përgatitur. Një fshat i vogël me zanatçinj e mjeshtra të mëdhenj kishte lidhje me Evropën! Thuhej se për cilësinë e strallit, realizimin e tregëtisë, kishin ardhur ekspedita të huaja të dërguara nga Napoleoni në bashkëpunim me Ali Pashën, të cilët kishin mbetur të kënaqur nga cilësia e strallit, që realizonte punishtja e fshatit. Ky ishte një kontakt i Lliarit të vogël me botën, pas kalimit të Ushtrisë së Çezarit. [E kemi fjalën për kontakte direkte].

Ky lulëzim i punishteve të strallit ishte deri nga vitet ’30 të shekullit XVIII, mbasi më vonë u zbulua një gjetje e re, pushka me viaska që mbushej nga gryka dhe kjo shënonte dhe nivelin e rënie së punës. Në këngët e kësaj kohe lliariotët u quajtën stërrallxhinj…

Karakteristike ishte se, gjatë punimeve në tavolina me grupe ata, “ qëllonin “ njëri - tjetrin me batuta humori të thellë dhe shpesh herë thurnin edhe bejte të thekura, këndonin këngë të karakterit lirik, shumë të bukura dhe të pëlqyeshme, të cilat përhapeshin në fshat dhe këndoheshin nëpër dasma. Në dasmat, që bëheshin në ato vite, dhuratë jepeshin dhe gurë stralli të punuar me një art të veçantë dhe pikturonin simbole me domethënie të veçantë, të madhe, të cilat flisnin kodikisht për probleme e sebepe të fshatit.

E dhe sot ka shenja të dukshme se në këto vende është punuar me strallin.

Stralli lëshon shkëndija të zjarrta dhe këto shkëndija do të mbeten të ndezuara në historinë e fshatit Lliar.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:09 pm

Rripa e Çames

përshkrim historik i legjendizuar



Qëndron e heshtur. Maja e saj ngjason me një kokë që vetëm di të mbulojë veten e saj me shami të zezë me thekë. Sytë e saj i ka ende me lot, që i pikojnë e i varen në kurmin e saj të plakur. Si e mori emrin kjo rripë? Kush ia vuri emrin “Rripa e Çames”? Ndoshta vetë Çamja… Rripa duket se edhe sot e kujton mandatën e hedhjes prej Majës së saj të burrit me sy blu qielli të ndezur. Ishte i ri. E pëlqenin të gjithë. S’prishte qejf. Kishte dy fëmijë si ëngjëj, që i donte shumë. Këtë e di mirë Shën Kozmai dhe Kastelani, Shën Mitrat dhe Shën Harallambi… Thonë se Maja është vetë Nëna e Çames dhe shaminë me thekë e ka vënë në shenjë zie për burrin me sy të blunjtë.

Ishte dimër i rreptë. Bie breshër. Çamja po ecte në majë të rripës pa emër. Pas disa ditësh nisej për mërgim, apo kurbet siç i thoshin. Kishte zgjedhur Egjyptin e bukur. Do të shkonte tek një i afërmi i tij tëpunonte që t’i dërgnte ca franga ari gruas së tij të bukur dhe dy fëmijëve si zogj, nënës së tij plakë.

Në atë dimër, që veç shfrynte, doli të shihte fshatin nga rripa dhe, papritur, i shkau këmba. Trupi iu rrokullis dhe u ndal te këmbët e Rripës, duke i dhënë lamtumirën jetës. Në çastin që po jetonte grahmën e fundit të jetës u rrokullis një masiv i madh gurësh nga ana e shtëpisë së tij. Të gjitha fshatarët dolën nga shtëpitë dhe mbetën të mahnitur. Gurët rrokulliseshin duke kënduar këngë ligjërimi në një koral zërash… “O, unë e mjera, më vdiq djali!… O unë , e mjera , më vdiq burri!… O ne të mjerët na vdiq babai! O ne të mjerët na vdiq, balli i fshatit!” Nëna e tij plakë nxitoi dhe mbërriti në majë dhe u kthye në Majë! Gruaja e re kapërceu Shën Nikollin dhe mbërriti tek burri i rrëzuar dhe u kthye në trëndafil te trupi, që po varrosej nga rripa… Profeti la leximimin e Biblës dhe Shkrimeve të Shenjta, doli të Porta e Sipërme e shtëpisë së tij dhe vështroi rripën. Pas pak ndodhi një shkreptimë e madhe. Në trupin e Rripës u projektuan shtëpitë e fshatit. Secili pa shëmbëlltyrën e shtëpisë së vet…

“Këtë rripë këtej e tutje do të quajnë “Rripa e Çames”,”- tha Profeti.

Plaka 115 vjeçare tha vetëm një fjalë: “Çamja do të na shuajë të gjithëve pak e nga pak!”
Marrë nga libri “Njeriu, pronë e tre shteteve”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:09 pm

Kronikani Mitro Hila sillte në kujtesën e tij At Papa Spiron (Konomin), i cili pasi mbaroi shkollën për prift, me vdekjen e At Thoma Taçes, u emërua prift në Lliar. Titullin “ Konom” e mori në vitin 1936. Ishte vëllai i vogël i Lekë Priftit, i cili është shquar për punimet artizanale në qëndisjen e xhokeve dhe të cipuneve me fije ari, të cilat përdoreshin nga banorët e krahinës. Baba Konomi kishte cilësi dhe virtyte të larta. Përgatitja e tij profesionale shquhej. Ai iu përkushtua gjuhës shqipe dhe iu përvesh një pune serioze duke u bërë një nga ithtarët e flakët të përhapjes së shkrimit shqip. Librat shqip zbukuronin dhomën dhe bibliotekën e tij. Duke qenë i tillë ai kishte një korrespodencë të gjerë me zgoritët, sidomos lliariotët kudo që ishin të mërguar si në Amerikë, Greqi, Turqi, Kanada e tjerë. E mbaj mend baba Konomin me atë trup të tij madhështor, me uniformën kishtare të mbajtur bukur e pastër. Ishte shumë prefekt në mbajtjen e enëve personale. Zëri i tij i bukur, melodioz, i kumbueshëm , i cili shoqërohej në ceremonitë, festat fetarë nga psalltë të tillë si: Jano Hila, Koço Miho, Koto Vavo e tjerë, të cilët formonin një kor ideal në përshpirtjet hyjnore. Kur dilte baba Konomi për të lexuar Ungjilin kishte një pamje madhështore, i veshur me uniformën e tij ngjyrë floriri. Respekti ndaj tij nuk ishte vetëm nga fshatarët e tij, por nga gjithë krahina dhe nga Mitropolia e Gjirokastrës. Poeti popullor Lush Nakaj i këndoi: “Në Lliar është Konomi, Ai bën si thotë nomi!* [ligji] Shkonte shumë mirë me Epitropinë e fshatit, me epitropë të tillë si: Lipe Tusha dhe Rako Miho, të cilët kujdeseshin shumë për kishën e Shën Triadhës.

“Ai lindi në Lliar dhe vdiq po në Lliar, - përsëriste me veten e tij Kronikani, - edhe unë shëmbullin e tij po ndjek. Jetoi me nusen e Mihalit, djalit të tij të dytë, Aretinë, apo shkurt, siç e thërrisnin në Lliar, “Titon”, pas vdekjes edhe të djalit të tij të dytë Mihalit... Eh, ç’burrë i zoti dhe i ditur ishte baba Konomi.

Këto këngë të vjetra këndoheshin nga zëri i tij i ëmbël dhe u përhapën në të gjithë

Zagorinë.

Papa Aleksi ishte shumë i çuditshëm kishte një zë melodioz. Kënga e mëposhtme

është këngë shumë e njohur.



Vezirit vanë e i thanë :

“Shkodra mori Elbasanë ,

pas tre ditësh merr Beratnë .”



Te Rrapi vanë e u mblodhnë ,

të bënin mushaqerrenë,

të vrisnin Selim Benë . . .



Selim Beu i biri i atit,

doli tek Kulla e Sahatit:

“Të lashë , o Vezir , të lashë,

dola me tridhjetëegjashtë,

mblidh mendjen, mblidh fiqirë,

se të gjëjmë në Janinë.

Pasho Beu me Dhramalinë

hidhen o në Karalinë,...

Karali, karababa

seç të hyjnë në Hyçkala.

Lum Hyçkalaja seç ka brenda:

Karali me dhjetë zemra,

ditën që u mor Misia,

“Bu bu bu! . . . “ - briti Shqipëria ,

qan me lot Vasiliqia...

“Hesht , Vasiliqi e marrë

se ne kemi Hyçkalanë,

Shahin,Top dhe Kumbaranë !



2.

Ra tërmeti e u drodh guri ,

Kapedanët nga Suli ,

të pesë puset ç’i zuri ,

brenda mbyllurë manjatë ,

moraitë kësulgjatë...



Papa Kosta mjekërverdhë,

dy meqe hodhi asqerë,

Haxhi Petrua me armatë,

U vërsul në Kallabakë.

Vrau treqind shpirt arapë...

Ju arapët e Misirit

U vrau plumbi i qafirit...

3.

Fryjti era janinoçe,

Caci, ku u gdhive sonte?

nën gurë e nën baltë

qysh e shkove këtë natë?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:10 pm

Një rikujtesë më se e nevojshme





“Përgatitjet për Festivalin Folkloristik të vitit 1978 ishin intesifikuar. Zagoria do të merrte pjesë në këtë festival me grupet e saj të shquara, që e kishin treguar veten. Lliari shquhej për grupin dhe për kërkimet, gjetjet në fondin folkloristik. Këngëtarë tashmë të afirmuar si: Kiço Llania, Leonidha Miho si dhe më të rinj si: Kiço Muçi, Ilia Hila, valltare si Anastasi Shabani e tjerë ishin preokupuar për të konkurruar denjësisht. I papërtuari Aristotel Stefani dhe unë, Naxhi Kasaruhua, kishin mbërritur në fshat, ku ndodhej edhe Miço Mihua, Drejtor i Shkollës së mesme të Nivanit. U grupuan të gjithë, rreth 45 veta te Muzeu i fshatit, por aty s’kishte kushte pune. Na ftoi Mitro Hila në shtëpinë e tij dykatshe, ku oda e tij u kthye në një vend përgatitor. “Na qirasën sipas zagonit lliariot me llokume dhe gliko e gjithë të mirat. Me ne ishte dhe poeti Jorgo Telo, pasionant dhe i shquar në lëmin folklorik. Filluam të përpunonim dhe të përgatiteshim, të zgjidhnim se ç’do të paraqisnim. Përsëritnim, seleksiononim... Mitro Hila na ndihmonte, merrte pjesë aktive. Ishte një njeri që këndonte bukur, vallëzonte bukur dhe na ndihmonte aktivisht në gjetjet dhe realizimet. Atë ditë u kënaqëm në shtëpinë - skenë, në shtëpinë e këngës dhe të valles, në shtëpinë e Festivalit...”

Kështu shprehet Muzikologu Naxhi Kasaruho, i cili e ka qejf shumë rakinë e manit të Zagorisë, përveçe është dhe “fans” i folklorit zagorit, duke e quajtur “filozagorit”.




Këngë të origjinuara nga Lliari







RASHË E THEVA SHTEMBËN - O



Ë . . .o , ë . . . , o !

Më zu ferra këmbën - o.

Ë . . .o , ë . . . , o !

Rashë e theva shtëmbën -o.

Ë . . .o , ë . . . , o !

Shtëmba plot me kos të leshtë

Ë . . .o , ë . . . , o !

Sos desha ta thyeja vetë.

Ë . . .o , ë . . . , o !

I mbajta sytë përpjetë.

Ë . . .o , ë . . . , o !

Se pashë miken e shkretë.

Ë . . .o , ë . . . , o !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:10 pm

Ç’të të them, Xhiko, për besë



Ç’të them , Xhiko, për besë,

do të them nja katër a pesë,

si do ta marrësh burrin tinë?

E mira ta marrja vendës,

që të jetë i zoti i pendës...

Në daç merr kallajxhinë,

për gjashtë muaj arrinë,

dil te dera me fshesë,

të shkundësh morrat mevesë,

shkund njëqind e thuaj pesë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:10 pm

Rita, Rita Margarita



Rita, Rita, Margarita,

dumbe, dumbe, dum baba,

Dumbe, dumbe, ejvallah!...

Në atë jetë që do të vemi,

është gjarpëri sa demi,

Hajde, hajde Margarita,

hajde, moj të rëntë pika!...

I dha për gazetën “Lliari” Aristotel Stefani, aktor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:11 pm

Mitro Hila kishte një zë të embël melodioz dhe i pëlqente kënga. Loste të gjitha rolet: marrës, kthyes, mbante iso. Shpesh Kiço Llania, Peço Muçi, Vito Vitua (Stefani), Leonidha Miho, Garito Dadua, Jorgo Mihua e të tjerë i luteshin që t’ia merrte këngës. Ai s’përtonte sidomos në ziafete, dasma, gëzime apo në festime kishtare. Kur shkonin për të uruar për emra ai thurte aty për aty vargje të bukura lirike, përkushtuese, apo substanca që lidheshin me jetën e fshatit... Shpesh në bisedat që bëheshin në sofatet e portave, në sheshin e Kishës, apo në “ameliko” të gjithë kishin qejf të sillnin në kujtesë vargjet e bukura të thurura nga Lushi i Nakaj dhe midis të tjerëve edhe Mitroja thurte vargje në shtrat lushian, gjë që kjo u bë e modës në gjithë Zagorinë në vitet ’30. Madje shumë thurës vargjesh realizonin “transformime” të substancave poetike dhe “përhapnin” tymnajën se këto ishin origjinale dhe s’kishin të bënin me Lushin e Nakaj duke u vetquajtur “krijues”, siç është vepruar edhe me Andon Zako Çajupin. Kronikani e kishte në shpirt dhe e donte pasurinë e pashkruar, por të transmetuar në kujtesë të poetit të fshatit të talentuarin Lush Nakaj.

“Kur shkoj afër shtëpive të Lushit të Nakaj, më kujtohen vjershat e bukura të shkruara prej tij si dhe jeta e tij... E ndjej lidhjen dhe guximin”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:11 pm


Dy skicime





Çipini



Gratë po transportonin ushqime për forcat partizane. Karvani i kafshëve po ecte në drejtim të Doshnicës, kur në hapësirën ajrore, mbi kokë të tyre një aeroplan armik, i cili fluturonte shumë ulët. Kaloi një herë si duket vrojtoi mirë vendin, pastaj iku në drejtim të luginës dhe u kthye prapë. Gratë e kuptuan manovrën e aeroplanit, i goditën mushkat dhe iu futën në pyll, ndërsa në fund ishte Kristina e Llanaj, e cila me zgjuarsi shpejt e shpejt hoqi çipinin dhe e hodhi në lëndinë dhe u fut edhe ajo në pyll. Ç’ndodhi? Aeroplani armik bombardoi lëndinën dhe e pësoi çipini i Kristinës, i cili u bë copë- copë, por e luajti rolin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:11 pm

Urime per temen SHaban shume e qelluar qe te gjithe te dijme per zonat e jugut te atdheut tone jane shkrime shume domethenese te urjo siqerishte per keto shkrime te bukura
me respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:12 pm

Pse s’po vjen dhëndri?

Sipas zakoneve dasma e Lefter Stefanit kishte tre ditë që kishte filluar. Ishte kohë lufte, por dasmat zhvilloheshin. Lefteri nusen e merrte nga lagjja e tij, nga Priftaj, Ollgën, vajzën e Rako dhe Sofi Priftit. Si shtëpia e dhëndrit edhe ajo e nuses ishin në çaste gëzimi. Dhëndri kishte disa ditë që kishte shkuar për furnizime në Mallakastër dhe thuhej se do të kthehej ditën e shtunë që në mëngjes, se të dielën do të merrej nusja. Prit e hiç, prit e hiç. Kaloi e shtuna dhe erdhi e diela. Njerëzit prapë i kishin shpresat se dhëndëri do të arrinte. Kur po kalonte edhe e diela ata u shqetësuan, por me këmbëngulje e vazhduan dasmën. E dinin se dhëndri do të vinte... Si rregull e diela është kulmi i dasmës në Lliar... Kokët rrinin të kthyera nga Kastelani nga do të vinte karvani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:13 pm

I lirë në hapësirën e madhe





Gazmohem tek shfaqesh,

më përvlon buzët malli,

puthja e tatë Bukurit,

s’është tharë te pragu...

Eh, sa ikën, eh, sa vanë,

pikonte zemra e zezë

për zemrën e bardhë...

Lastarët s’i frenojnë pjergullat,

Vilet e rrushit shkelin syrin e zi,

Ah, tatë Jorgo, tatë miri ti!

Arrat qesendisin rrapin plakur,

zogjtë pendbukur, cicërojnë me Tatë Thomain.

Nga monopati sapo kam zbritur,

s’e lë qiparizi, shikimin e ndritur...

O uji i kroit, i akullt, i akullt,

Vëlla apo nip e ka ujin e Bratit?

Kam qejf të pi me ibrikun e Tatës,

qindvjeçarin e bronztë

s’e thinj gjumin e natës...

Shoqet e mia veshur hijerënda

si dy pika ujë ngjajnë me nënat...

Ndrit Evjenia te trëndafili i bardhë,

joshë Aretia në vallen rruazë,

ja Lush i Nakaj me vargje të rrallë!

Xhaje Paskalia si zonjë e rëndë...

Kiço Llania shkreptin një këngë...

Ja Lono Mihua po ngre dollibash,

i ka lezet fjala, kur shtatë herë e mat!

Tatë Mitro Hila me humor të thellë

bën kurth me pila, vetëtimë, moj Evë!

Peço Muçi i “vjetri” postjer,

lajmin e bardhë tej oqeanit sjell!...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:13 pm

Aristotel Stefani lindi në Lliar në vitin 1931. Shumë shpejt u ngjit në shkallët e artit skenik. Pjesëmarrës në mjaft role në drama, komedi, filma; interpretues i folklorit dhe çuditbërës në reklamat televizive. Rolet e luajtura në filmat: “Njeriu me top”, “Ja vdekje, ja liri!”, “Yjet e Qytezës”, “Historiani dhe kameleoni”, “Koncert i vitit 1936”,”Fletë e bardhë”, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Jeta e Andon Zako Çajupit” e tjerë e rreshtojnë Aristotel Stefanin në Panteonin e Artit të Interpretimit skenik në Shqipëri duke e bërë dhe të njohur edhe jashtë vendit.Ai u ngjit deri këtu falë aftësive vetiake dhe jo shkollimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:14 pm

NJERËZIT QË SHKRUAN DHE SHKRUAJNË ME DRITË



E L E N I C A



Edhe sot në moshë të thyer ndien sytë e saj të zgjuar. Ka mbetur shumë nga bukuria e kësaj gruaje simpatike zagorite. Jo pa qëllim e takuam edhe në shtëpinë e saj në Gjirokastër, por edhe në shtëpinë ku banon në Athinë. Që në kontaktin e parë të lë përshtypje, kur të tregon për fshatin, për Stambollin e bukur, për shkollën e përfunduar dhe përvetësimit të dy gjuhëve të huaja turqisht, greqisht. Përshtypje të bukura ka për “PARTHENAGOIO”. Lenica e vogël ishte vetëm 6 vjeçe, kur shkoi në Stamboll tek babai, Petrua.

Fjalët e saj ilustrohen me “albume fotografike” dhe shumë fotografi, që sjellin përjetime nga Stambolli, Lliari, Zheji, Çajupi, Sheperi, Nivani, Doshnica e me pjesëtarë nga të gjitha fshatrat e krahinës. Pamje, dasma, tryeza të shtruara në fund të shekullit të kaluar, gëzime familjare, përfundime e ceremoni mbarimi shkollash miq të dalë në Tiranë, “preket” fotografi fshati në shumë pozicione e pejsazhe, grup patriotësh, njerëz të veçantë të mëdhenj, pagëzime dhe momente qetësie... Një pasuri e madhe kur sheh vajza të vogla që sot janë bërë gjyshe. Në Albumet fotografike lëviz Zagoria jo në kufijtë e saj gjeografikë, por në kufijtë e saj të mëdhenj . Zagoria brenda Shqipërisë dhe jashtë saj në kontinente: Amerikë, Australi, Egjypt... Të duket sikur Zagoria është një kontinent më vete dhe të tillë e “bënë vet” kontinentet e tjerë, që i pranuan njerëzit e kësaj krahine në gjirin e tyre se ishin të zgjuar dhe të ëmbël, se ishin të sjellshëm dhe të punës, se ishin të merakut dhe të përkujdesjes, se ishin me intelekt të madh dhe tregonin talentin e tyre.

“Prandaj ne na pranojnë të gjithë,”- na thotë buzëqeshur Eleni Konomi. Ndoshta ne mund të kemi ndonjë “shovinizëm” mendimor, por... jo...

Të çudit fakti, që kur thua në Greqi p.sh se jam nga Zagoria, nuk të pyesin më. Kaq u mjafton... Po t’u thuash nga ndonjë vend p.sh në veri pyetjet shpejtohen nga mosnjohja . Edhe në Stamboll kështu na ka ndodhur. U tregonim se ishim nga Zagoria dhe ata kishin njohje. Madje, thoshnin se edhe sulltanët dinin se ku binte kjo krahinë... Për këtë duhet të kemi krenari.

“Ne” kemi qenë shtet pa u bërë shtet ! Kështu thotë një figurë e madhe e Zagorisë...

Ne dëgjojmë nënë Elenin. Në fotografitë shquajmë emrin e FOTOGRAFIT LEGJENDË, me të cilin krenohet vetë Shqipëria , “MARUBIN” e Zagorisë, JANO RISTANIN... Fotografia i dha shëndet xhaxha Janos dhe sot ngjitet për në shekull. Me STUDIO “RISTANI” qysh në Stamboll e pastaj në Tiranë. Të shkruash për Ristanin do të thotë të shkruash për shekullin që prodhon, që fotografon, që lë gjurmë në gjurmën e kujtesës popullore...

“ Ai, - tregon Eleni për Janon, - nuk donte të rrinte në Stamboll, s’donte të bënte shërbimin ushtarak atje dhe kishte lidhje dhe ëndërr për t’u kthyer në Shqipëri. Pavarësisht nga frenimet në vitin 1937 u kthyem .

Ai punonte në Tiranë ku ngriti dhe Studion, por mendjen e kishte në fshat. U martua me Polinë, e cila erdhi nga Amerika dhe patën fëmijë si pëllumba... Më kujtohet dita, kur erdhën gjermanët në fshat. Janon e arrestuan se mbante me vete një revole , të cilën e fshehu tek porta e Kostilaj , por s’e di se si gjermanët e diktuan me dylbi nga larg. E morën deri në Hoshtevë dhe falë gruas së tij shpëtoi dhe nga plumbi... Po kështu dhe u lirua shpejt nga burgu , ndërhyrje pas ndërhyrjesh .”

Shpirti i Elenit është i gjerë. Ajo flet për vëllain, për prindërit, Konomajt, për Efthiminë e Hilaj, për të gjitha zojat, për zakonet...

Shfletohet Albumi Mihal Garua, Sotir Bita,Lefter Stefani, Thoma Dado, Jano Hila, Stefan Bita, njerëz që fotografojnë së bashku jo se kanë vetëm të përmbushin një kërkesë jetësore të përjetojnë në të ardhmen dëshirat e dikurshme, por ngulitja e “historisë” për vitet që shkojnë...

“Shkojnë vitet dhe ne s’i ndjejmë, por një ditë e kuptojmë sa jemi plakur. Çlodhemi tek shikojmë fotografitë dhe themi natyrshëm. Si kemi qenë! Çuditemi me të përpjetën dhe të “tatëpjetën e moshës...”- na thotë Eleni. Ne marrim në dorë një fotografi shumë të bukur të një vajze të sapokthyer nga Stambolli dhe pa u menduar mirë pyesim: “Kush është kjo?”

Ajo kush do të jetë përveçse unë . . .,” - na thotë ajo. Eleni Konomi mediton për një çast, pastaj fillon të tregojë dhe të na thotë : “Këtu kemi qenë në... Këtu në...” Zagoria shfaqet e tëra nga pikpamja konfiguracionale dhe nga njerëzit e saj të mençur... Mënçuria ka gjetur “strehë” tek kjo krahinë inteligjente. Ndaj shpesh herë njerëzit habiten për shkathtësinë e mendjes, që është pronë e njerëzve në kërkim. Andon Zakon e lindi pikërisht kjo trevë... Po sa e sa të tjerë në fusha të tjera me shkathtësira të tilla mendjeje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:14 pm

Vasil Ristani - fotografi dhe artisti

Nga Thoma Noti

1.

Isha duke shëtitur, kur e pashë me një aparat në gjoks. Qëndrova dhe po vështroja, gjersa tërhoqa vëmendjen e tij. “Ke dëshirë?”- më pyeti prapë. “Jo,”- ia ktheva. “Nuk prish punë, kur t’i kesh m’i bjer”. Dhe më ftoi brenda, në laboratorin “Ristani”. Nga ky takim pata ,ndoshta ,fotografinë më të bukur të jetës sime dhe, sidomos, një mik, të cilin e përcolla dhe në banesën e fundit. Dhe me cilësinë e gazetarit munda të futem në hollësi të jetës së tij.

2.

Biografi

Ai lindi në Lliar të Zagorisë, në tetor të vitit 1908. Në fëmijëri vazhdoi shkollën e fshatit dhe, në moshën 11 vjeçare, mërgoi në Stamboll, ku u ndesh me vështirësi të panumërta për të përballuar jetën. Iu desh të aktivizohej fillimisht në kishë, pastaj tentoi të mësonte violinën dhe aparatin fotografik, për të përfunduar si shitës ambulant, duke u rënë poshtë e përpjetë rrugëve të Stambollit me një triçikël. Ndërkaq, u kthye në vendlindje për të emigruar në Argjentinë, deri në vitin 1934, kur erdhi përfundimisht në Shqipëri. Kreu shërbimin ushtarak dhe, më pas, me kursimet e kurbetit së bashku me kushëririn Jani, hapi studion e parë artistike. Ishte kjo një nismë e guximshme, që i dha frytet e saj edhe në shtypin e kohës, si në gazetën “Drita” dhe në revistat e ilustruara: “Nora”, “Minerva” e “Diana”. Vazhdoi kështu deri në vitin 1947, duke hedhur mbi celuloid deri ngjarjet madhore të atyre viteve të papërsëritshëm.

3.

Mjeshtëria Ristani



Përpara e prisnin detyra të reja. Ai ishte i pari që u aktivizua në laboratorin fotografik të ATSH- së dhe në revistën “Shqipëria e re”. Nga vitit 1953, Vasil Ristani punon si Kryetar i Komisionit të Kategorizimit të Fotografive për Republikën. Por, pasioni i tij mbeti fotografia. Me aparatin fotografik, mjeshtri Ristani, depertoi jo vetëm në shtypin e Kohës, por deri në çdo familje tiranase. Janë fotografitë me të cilat mund të bëhet jo vetëm një ekspozitë, por vidiokasetë e filma televizivë.

Përshtypja e parë e soditësit do të ishte bukuria artistike dhe vërtetësia historike. Fotografitë e tij na sjellin personalitete të kohës, artistë të skenës dhe njerëz të thjeshtë të të gjitha profesioneve. E dëgjoj një ditë tek polemizonte me një mikun e tij gazetar: “Mos na u hiq kështu, - i thoshte Gazetari. – Ti vure aparatin në sy, shkrepe dhe ... kaq. Kurse unë, të shohim, kur e mbaroj shkrimin”.

Vasili e dëgjoi qetësisht dhe humbi në mendime.

“Të erdhi keq që të thashë ashtu, por është e vërtetë, “ – e ngacmoi Gazetari. Fotografi gjithnjë mendohej.

“Me se shkruani ju? “ – e pyeti pas pak.

Gazetari qeshi.

“Me se shkruaj? Ajo dihet: me laps e me letër.”

“Po me drita a di të shkruash?”

“Me drita?”

“Pikërisht. E dini se ç’do të thotë “Fotograf?” Jo? E pra. Dëgjoni: “Kjo fjalë vjen nga greqishtja. “Foto” do të thotë dritë, kurse “grafos” do të thotë të shkruash.”

Gazetari u zu ngushtë.

“Si? Si?” – pyeti.

“ Ja kështu. Të shkruash me dritë. Të japësh me “lapsin” tënd ato, që do ti ,ose ai. Të vlerësosh ato elemente të figurës që të interpretojnë dhe të neglizosh të tjera që nuk kanë vlerë. Të shmangësh me dritë një pjesë të figurës dhe të evidentosh një pjesë tjetër.”

Këtë dialog të viteve pesëdhjetë mes shokësh, e fiksova në mendje. Dhe ja tani, që kam përpara një tufë të madhe fotografish, i shikoj, i shikoj dhe vetja më duket herë -herë si një ekspozitë pikture, herë- herë si një tufë e madhe fotografish, herë në një mësim historie. Ja një fotografi e veçantë. Në sfond sahati i madh i Tiranës. Ne shikojmë dhe përpiqemi t’i vëmë një diçiturë: “Fitorja, Dita e Çlirimit.” Dhe parasysh na del tabloja e piktorit tonë të madh, Zef Shoshi. Motivin ai me siguri e ka huazuar me siguri nga kjo fotografi e papërsëritshme e Vasil Ristanit.

Dhe atëherë kërkon lidhjen mes dy arteve: atij fotografik dhe pikturës. Të vjen ndërmend shoku yt, Fatmir Haxhiu, me penelin në dorë, duke “shkruar” e”rishikuar” në tablon e madhe, që ka përparuar. Në një çast ai mendohet, mendohet. Po Vasili, vallë sa ka qëndruar para një peizazhi apo portreti? Ka punuar si pak të tjerë në dritaren e Natyrës duke zgjedhur çastin, nuancat e nevojshme për të na dhënë atë, që e shikonte vetëm ai. E në këtë kuadër ka rëndësinë e vet pika e shikimit, këndvështrimi për të zgjedhur pozicionin më të mirë. Kur i fotografuari kishte syze, Vasili, herë afrohej e herë largohej për të shmangur reflekset e për të zbuluar sytë. Po kështu vëmendje i kushtonte Fotografi dhe kompozicionit. Një njeri mund ta paraqitësh me pamje të ndryshme. Të kompozosh vetëm kokën, ta paraqitësh bust, treçerek apo në këmbë. Të zbulosh në se i shkon e qeshura, në se duke vënë buzën në gaz, i shton detaje tërheqëse apo e kundërta. Dhe të gjitha këto jo vetëm,kur e ke aparatin në dorë e objektin përpara, por edhe gjatë gjithë punës laboratorike, sepse një punë të bukur në laborator mund ta dëmtosh, sikurse një tjetër të shpejtuar, t’i ngresh vlerat. Pra fotografia është art. Po ashtu histori. Duke “lexuar” një kujtim të “shkruar” nga Vasili, mund të përjetosh çaste pranë bunkerit të ngritur nga nazistët në qendër të Tiranës. Fotografia e bërë në ato çaste, kur ndihej akoma jehona e krismave, na e sjell të plotë në detaje atë peizazh. Siç na sjell fotografitë e ruajtura nga Vasili të Komisionit të Përcaktimit të kufijve në vitin 1913, çastin e Shpalljes së Republikës, më 11 janar 1946, atë të hyrjes të Qeverisë së parë të pas Luftës në Tiranë; një makinë gjermane e djegur, Tiranën e barrikadave; paradën e madhe të pasçlirimit, robërit gjermanë ose ata që humbën luftën kokëulur para fitimtarëve; Myslim Pezën, Haxhi Lleshin dhe Baba Fajë Martaneshin në mes të tiranasve dhe të tjera e të tjera pambarimisht.

...Ja të ndalemi pak çaste para fotografisë, që mund të titullohej “Rinia e lagjes “Abdulla Bej” në një kalim festiv”. Janë kryesisht vajza të reja me yll në ballë,vajza yje me të cilave dhe artisti i ardhshëm i skenës, Lazër Filpi. Të gjithëve u qeshin fytyrat, u shkëlqejnë sytë. Dhe ja më në fund një portret vajze, nga më të bukurat e punës së tij, që prapë të kujton një portret të rrallë në pikturë. Është thjesht një portret, sa i thjeshtë aq dhe i bukur. Dhe të gjitha këto në mundësitë ekohës, në atë atmosferë ende të tendosur, kur krismat ishin aq pranë.

... Vasil Ristani, bashkëkohës i Marubit, Kallfës e të tjerëve, sikur ata, ishte një talent i rrallë. Ai iu përkushtua fotografisë dhe i shfaqi mbi celuloid e letër prirjet, talentin e tij. Po të kishte tentuar në një fushë tjetër, ndoshta do të kishim një gazetar, një artist, teknolog të shquar e kështu me radhë. Ai e donte aq shumë fotografinë, sa edhe djalin e tij të vetëm, Petritin, e përgatiti në këtë spektër, duke lënë një pasardhës gjithashtu të denjë.

Le të shpresojmë se ato që nuk arriti t’i bëjë Vasili do t’i qëndisi Petriti.

“Fshatarët tanë kanë dhënë kontribut të madh jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë tij. Shumë ngjarje, episode të transmetuara flasin për këtë fakt të madh. Në momente të caktuara Lliari ka nxjerrë njerëz të mëdhenj dhe të përkushtuar edhe për çështje kombëtare...”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:15 pm

M A G J I A E T Ë M Ë D H E N J V E



Kush ishte profesor Filip V. Shabani ?



Lindi në Lliar të Zagorisë në vitin 1875. Mandej pas vetëm pak muaj pas lindjes shkon në Kostandinopojë ku banonte familja e tij , që shërbente në oborrin e Sulltanit. Në moshën katër vjeçare papritmas i vdes e ëma . Filipin e vogël e rrit i ati , i cili më vonë rimartohet . Krahas gjuhës turke dhe greke Vasili , i mësoi të birit gjuhën amtare. Filloi shkollimin dhe në vitin 1892 përfundoi studimet shkëlqyeshëm në SHKOLLËN MË TË LARTË BASHKËKOHORE TË KOSTANDINOPOJËS së toku me Mihal Garon , Mitro Stefon nga Zheji si dhe kushuririn e parë , THOMA KOTO SHABANIN . Në vitin 1893 u emërua si drejtor i shkollave qytetase në Gjirokastër , mandej në Delvinë dhe më vonë në Përmet .Në vitin 1899 largohet nga Shqipëria dhe shkon për profilizim në Greqi dy vjet .Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri lidhet me krahinën e tij dhe Shqipërinë , ka dashuri të madhe për Çajupin . Mirret me studime , hulumtime . Pati fatin e madh të takohet me Sami Frashërin e madh . Në vitin 1901 emërohet në Kostandinopojë , duke ngjitur shkallë në studimet pedagogjiko – psikologjike . Specializimi i tij pedagogji – psikologji . Njohës i madh i gjuhës greke. Dy herë pretendent për Ministër i Arsimit të Shqipërisë me Ismail Qemalin në vitin 1912 dhe në revolucionin demokratik të Qershorit me Fan Nolin .Gjatë qëndrimit në Turqi bëri mjaft studime në gjuhën turke si dhe krijoi LIDHJEN E MËSUESVE EMIGRANT të Kostandinopojës , duke u konsideruar për përkushtimin e tij si MINISTËR I ARSIMIT TË EMIGRACIONIT . Në luftën e parë botërore në vitin 1918 shpëton 650 mësues nga pjesëmarrja në luftë , duke arrirë të komunikojë vetë me Kryeministrin e atëhershëm dhe me personalitete të larta të shtetit turk . Lidhja e Mësuesve u bë një epiqendër e aktivitetit të tij . Pas luftës iu ngrit një gjysëmbust në JEDIK PASHA .

Anëtar i Këshillit të lartë të Patriarkanës së Stambollit për shumë vjet . Lidhës i veprimtarisë së mësuesve me shtete të tjera perëndimore , si Gjermania , Franca , Italia , gjuhë të cilat i zoteronte . . . Në vitin 1922 shkon për probleme të mësuesve në Greqi . I ndalohet kthimi në Turqi në shtëpinë e tij në PERAN të Kostandinopojës . Fillon aktivitetin në Greqi dhe riaktivizon Lidhjen në Greqi . Bëhet kryetar i LIDHJES (LIGES) Greqi – Shqipëri dhe ekziston dhe lidhja me gazetën “Demokratia” të Gjirokastrës me drejtorin botues të saj Xhevat Kallajxhi . Mirret me studime , punime , është anëtar i këshillit botues të disa gazetave kryesore të Athinës. Krahas detyrës si Drejtor në shkollën POLIGONU Athinë , banon në rrugën me emrin e vënë nga ai “ILIRIA”, e cila ekziston edhe sot ,në shtëpinë ku jeton djali i tij personalitet i lartë i Turizmit grek PERIKLI FILIP SHABANI .Merr pjesë në “bërjen” e gjuhës së re greke në bashkëveprim me Palisin e madh , Fotiadhin ,Psiharin , Pinelopi Dheltën . . . Interesi për vëndlindjen si bie kurrë , dërgon ndihma libra dhe gjithshka , jep kontribut maksimal . Vjen në fshat , kalon pushimet , kontakton , shkruan . Ekzistojnë blloqe ditare të tij . Biblioteka e tij në fshat 10000 tituj , 18 gjuhë. Në vitin 1936 del në pension dhe megjithatë veprimtari shkencore , studiuese , mësuesi , shkruan , jep leksione në Universitet në Athinë . Ka lidhje gjatë gjithë jetës me personalitete të jetës politike dhe me poetë si Palamas ,Elefteriotin si dhe me politikanë deri tek kryetarë shtetesh , mbretër . Fiton një pension nga shteti grek . Vazhdon veprimtarinë deri në vitin 1940 , kur kthehet në Zagori , për t’iu shmangur Luftës Italo – Greke , shkon përsëri pas saj dhe në vitin 1943 kthehet në Shqipëri dhe më 16 Prill 1944 vdes , duke kërkuar t’i vendosnin në kokë librin “SIMPOZIUM” të Platonit të madh . U varros në Lliar të Zagorisë .Në librin që është dhënë për botim trajtohet jeta e tij dimesionale , duke hulumtuar në tre shtetet që Profesor Filipi është pronë e tyre , por në mënyrë të veçantë e Shqipërisë që e lindi dhe e mban në gjoksin e saj . Në Greqi ekziston një monografi me titull “PËRPJEKJE KOMBËTARE” 130 faqe kushtuar Filipit shkruar nga profesor POGAZINU .

Është shpallur “QYTETAR NDERI I ATHINËS” .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:15 pm

Perikli F. Shabani





Ligji për turizmin i shtetit grek mban “firmën” e një juristi bashkëkohor Perikli F. Shabanit . Ai u hartua prej tij në vitin 1975 , plot një çerek shekulli pa hequr një presje , në këto kohë kur rekordi thyhet shumë lehtë , dhe proçeset ndryshojnë në një kurbë evoluimi marrarendëse . Perikliu ka përfunduar tri fakultete respektivisht në athinë dhe në Selanik . Ai është diplomuar edhe për ekonomi . Ligji në fjalë është aplikuar edhe në Qipro , që pothuajse është kopjuar plotësisht . Njeriu që arriti deri në Drejtor i Përgjithshëm i Turizmit grek , tani në pension , por përsëri i thirrur për të ndihmuar e për t’u konsultuar në këtë degë të rëndësishme ku Greqia siguron të ardhura të “majme”, e kjo në saj edhe jurist-ekonomistit Perikli Shabanit . Vetë z. Perikli punon tashmë për një vepër madhore ( deri në 2000 faqe) në të dy trajtat e gjuhës greke të re dhe të vjetër , duke hulumtuar shkrimtarët , filozofët dhe studjuesit më të vjetër dhe më me famë të Greqisë për të nxjerrë në pah dy vlerat e dy të kundërtave e të qënësishme të jetës . Të mirën – të moralshmen dhe të keqen . Ky është një kontribut i madh dhe me mjaft vlerë jo vetëm për Greqinë , por edhe për botën e qytetëruar .Djali i tij i madh , Filipi ecën në fushën e të jatit si jurist “klasik”


Vlera e një bime





Ta ruajmë si sytë e ballit.

Në bisedën e zhvilluar me Prof. dr. Eduart Andoni (specialiteti kimist) ai pëmendi një fakt të madh dhe domethënës: “Një shkencëtar evropian me emër i kishte kërkuar si “dhuratë” çaj dhe pasi kishte bërë “analizat” çaji i Çajupit rezultoi se ishte me të vërtet çaj “prim” i Globit, i cili nuk duhet të pihet fare me sheqer, siç e aplikojmë ne, pasi ka vlera shumë të mëdha kurative.” Për këtë bimë ne duhet të krenohemi se është bimë identiteti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari EmptySat Nov 01, 2008 1:16 pm

Çaji i malit (Sideritis Roseri Boiss)

Përgatitur nga Ing. Kleanth Mandi

Emërtimi në gjuhën popullore: Njihet me të njëjtin emër.

Përshkrimi: është bimë barishtore shumëvjeçare. Ka një sistem rrënjor të dobët e jo të futur thellë në tokë. Lartësia e bimës arrin 10 - 5cm. E gjithë bima është e veshur me push të bardhëllimët në të hirtë. Gjethet kanë përmasa 10 - 60 mm të gjata dhe 6 –20 mm të gjera. Ato kanë formë gjatore deri në të ngushta vezake, të përmbysura, të plota ose me dhembëza. Lulesa është e përbërë nga 5 - 20 qerthuj të rënë dhe secili ka 6 - 10 lule të verdha deri në të verdhurën e çelur. Lulëzon zakonisht në muajt qershor - korrik, në vartësi me kushtet klimatike dhe nga lartësia nga niveli i detit. Lidhja e farës fillon nga korriku,vazhdon gjatë gushtit dhe rrallë shkon deri në 15 shtator.

Përhapja: Çaji i malit konsiderohet si specie endemike e Ballkanit. Në vendin tonë është më i përhapur në pjesën juglindore, por gjendet edhe në krahinat në jug të Shkumbinit. Në Zagori është i përhapur në Dhëmbel, Çajup e Mali i Rapovicës.

Klima dhe toka: i përket zonave me klimë mesatare që shtrihen në lartësitë 1200 - 1800 m mbi nivelin e detit dhe tokave me formacione të thata gëlqerore, vende shkëmbore, vend eme gurë të rrallë dhe substrat të butë.

Kultivimi: Bima shtohet me farë të marra nga flora spontane dhe fidanë të përgatitur në fidanishte. Për mbjelljen direkt me farë, materiali mbjellës (fara) merret gjatë muajit korrik nga bimë të shëndosha. Pasi lihet që të thahet, për pak ditë, ajo pastrohet dhe përgatitet për t’u hedhur në arë. Parapraktisht ara duhet të jetë e përgatitur për mbjellje. Me anën e punimeve ajo duhet të jetë e shkriftëruar mirë. Afati i mbjelljes është muaji prill. Mbjellja bëhet me rreshta 60 deri në 70 cm larg dhe kur bëhet rrallimi bimët lihen 20 - 30 cm larg njëra - tjetrës. Sasia e farës për një ha duhet 10 kg. Rezultate të mira jep mbjellja me fidanë të përgatitur në fidanishte dhe mbjellja me filiza të marrë nga bimët mëmë. Praktikisht edhe nga ana ekonomike më mirë është mbjellja me filiza të marrë nga bimët mëmë. Si afat mbjellje, më të mira janë mbjelljet e nëntorit për në vjeshtë dhe ato të prillit në pranverë.

Pasi ka zënë fidani, vitet e para të jetës jep rozetë me gjethe, ndërsa vitin e dytë dalin kërcejtë lulembajtës. Kërcejtë e vegjël janë të shumtë, deri në dyzet vitin e parë, ndërsa në vitin e dytë ato rriten dhe dyfishohen në numër.

Vjelja e prodhimit

Çaji ka një periudhë të gjatë lulëzimi. Kjo fillon nga fundi i muajit qershor, intesifikohet në muajin korrik dhe gusht dhe fillon të bjerë në ditët e para të shtatorit. Në fillim lulëzojnë lulëritë e degëve kryesore, pastaj në periudhat e mëvonshme, nga degëzimet e dyta dalin lulëri të tjera. Kështu dhe vjelja e lulërive duhet të kryhet periodikisht me lulëzimin e plotë duke i prerë me gërshërë deri në nivelin e kaçubes. Lulet e prera lidhen në tufa të vogla dhe dërgohen për t’u tharë në vendin e caktuar. Ekonomikisht nuk mund të përcaktojmë leverdinë e kultivimit të çajit, pasi kërkesat e tregut të jashtëm janë të pakta, por mjafton të themi se nga një ha tokë të mbjellë me çaj merren rreth 10000 tufëza lulërie (nga 1 tufëz për çdo m2). Çdo tufë lulërie çaji në tregun e brendshëm shitet rreth 30 lek, kështu që i bie që për çdo ha të merren mbi 300 mijë lekë të ardhura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty
MesazhTitulli: Re: Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari   Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4
» Fshati midis ujerave
» MANDRITSA - FSHATI I FUNDIT ME SHQIPTAR NE BULLGARI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: