Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 duan "Republikën e Iliridës"

Shko poshtë 
+2
zeriatdheut
Orfe@
6 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyWed Nov 12, 2008 3:36 pm

SHKUP - Shqiptarët e Maqedonisë kanë kërkuar shpalljen e një territori të vendit, Maqedonisë të banuar kryesisht prej tyre, si Republika e Iliridës. Analistët thonë se kjo iniciativë nuk ka përkrahje për momentin, por ajo mund të ketë ndikime në varësi të zhvillimeve politike në vend. Zhvillimi vjen në kohën kur të dielën, një grup njerëzish që thanë se janë delegatë, kanë firmosur një dokument për themelimin e asaj që e quajnë kuvend të Republikës Ilirida. Prapa kësaj ideje qëndron Nevzat Halili, kryetari i parë i PPD-së, partisë së parë shqiptare në Maqedoni. Ideja e Republikës së Iliridës është hedhur që nga fillimi i viteve '90. Atëherë u organizua edhe një referendum, në të cilin morën pjesë vetëm shqiptarët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyWed Nov 12, 2008 3:37 pm

Marreveshja e Ohrit, e propozuar nga Javier Sollana,dhe qe u garantonte disa te drejta minimale shqiptarve(psh. te ndajne oksigjenin me serbo-maqedonasit; te shkojne ne wc pa qene te pergjuar nga milicia serbo-maqedonase...) nuk u rrespektua asnjehere nga pala sllavo-maqedonase.Ajo u perbuze e u shkel ne kembe ashtu siç e kane zakon sllavet e jugut. Kulmi i gjithe kesaj arriti diten kur milicet maqedonase, te armatosur dhe te ndihemuar nga kriminele te milicise serbe,bllokuan fshatin e rrethines se Tetoves, Brodec,u futen ne shtepit e shqiptarve(aty vetem shqiptare jetojne), zgjodhen djem te ri, i ndan nga familjha, i derguen, manu militari ne qender te katunit dhe i pushkatuan.Kjo nuk eshte e tera: i lidhen si "qente" disa te rinje te tjere dhe i derguan neper burgjet e sllavise ne Shkup.Ju perkujtoj se as sollana, as kouchneri, askush tjeter, nuk reagoi ndaj kesaj ngjarjeje te tmerrshme ku shqiptari vritet ne pike te dites per te vetmin shkak se eshte shqiptar.Mosereagimet e shqiptarve ndaj ketij masakri jane ligeshti e madhe ne syte e botes : bota te han ne sy, siç thot proverbi popullor.
Tani e ashtuquajtura "drejtesi" e shkupit denon te arrestuarit e Brodecit, ata qe ne fakt, kurre arme me sy nuk kane pare.
Studentet e Universitetit te Tetoves kerkuan lirimin e menjehershem te atyre njerzve te pafajshem.Kotevski(rankoviçi bis maqedonas)nuk e degjoi zerin e tyre. Do ta degjoj zerin e pushkes ne te ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyWed Nov 12, 2008 3:40 pm

ILIRIDA shtet i trete shqiptar ne Ballkan !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyWed Nov 12, 2008 4:38 pm

Asnjeher nuk dote ndodhe keto jane trillimet endrat e njerezve qe mendojen me manipulime te popllitte shkret vetem Bashkimit asgje tjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyThu Nov 13, 2008 4:07 pm

Halili për ALSAT: Deputetët Hani dhe Zymberi mbështesin Iliridën

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare për Iliridën, Nevzad Halili, në emisionin “Rruga drejt...”, që do të emetohet sonte në ALSAT-M prej ora 21, zbulon identitetin e deputetëve shqiptarë që e përkrahin idenë e tij.

"Dy deputetë, siç përmendët ju, njëri nga Struga. Në rast se është një, atëherë është Tahir Hani, kjo është e vërtetë. Edhe një deputet tjetër është nga Kumanova. Tash mendoj se nuk bëj ndonjë çudi shumë të madhe, ky është Abedin Zymberi”, deklaroi për Alsat kryetari i Kryetari i Lëvizjes Kombëtare për Iliridën, Nevzad Halili.
“Unë personalisht kamë biseduar me zotin Tahir Hani diku para ndërtesës së Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ai ma ka dhënë dorën edhe jemi përqafuar, dhe e kam pyetur ku je ti? Më tha - shko të shohësh, pyet gazetarin që është duke e përgatitur revistën Realiteti, dhe të shohësh se çka kam thënë unë, do të thotë Tahir Hani këtë e ka përkrahur botërisht”, ka nënvizuar Halili.
“Unë me deputetin Abedin Zymberin nuk jam takuar, por Abedini këtë ja ka dhënë një gazetari të revistës Realiteti dhe dihet emri i tij", shtoi Halili në këtë intervistë.

ALSAT-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyThu Nov 13, 2008 5:02 pm

SA gomarez te babastasit pallin ruges pr atdhe qnka bere madheshtore kjo puna e Tahir Hanit po e kisha pyet antarin e njf mire aktivitetin e NEVZAD HALILIT DHE TE TAHIR HANIT pse nuk e pyet Nevzatin Ku shkuan parate e UCK ne Kroacije zotrote pse e i ndale armet pse humben ato para ku shkuan a dote jape llogarije pe r ato
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyThu Nov 13, 2008 8:39 pm

ILLIRIDA SHTETI I TRETË SHQIPTAR

ashtu si, e sa të veprojmë, me atë 3% pjesëmarrje në luftë edhe do ta kemi edhe Kosova luftoi për çlirim e bashkim kombëtar, ashtu si ishte vet deklarata e fundit, e Jakup Krasniqit, në gusht 1999 - por u ndryshua nga kërkesa maksimale bashkim me shtetin amë, në republikë, e pasoi çmilitarizimi i UÇK-së (që kur iu thoja është çmilitarizim, thonin ma butë 'demilitarizim') dhe mbeti një pavarësi çfarë është sot Kosova.

Poashtu edhe me Illiriden, po ndjeket proces i njejtë, por na mbesin disa trojet tona përsëri nën maqedonasit, Manastiri, qendra kulturore historike, e shumë tjera troje tona, që janë popullëzuar me sllavo-maqedon, e me shpërngulje të dhunshme me diskriminim ndaj shqiptarëve autokton dhe nuk është e kjartë dhe as e sigurtë, a do të përfshihen të gjitha trojet tona në atë republikë - Illirida. me Nevzat Halilin jam takuar në Tiranë, e njoh personalisht dhe si shqiptar dukej ashtu me përvojë, por disi më dukej i thartë - anipse dihen qëllimet e tij, për një republikë shqiptare.

Kjo është një sfidë, që duhet shumë kujdes dhe luftë e ashpër diplomatike, derisa të vie shansi luftarak, sa jemi gati ta mbrojmë atdheun tonë, sepse përsëri mund të ndodhi dredhimi i liderve politiko-ushtarak, nën trysninë e jashtme politike, që edhe Illirida të bëhet si Kosova sot - atëherë priten vetëm SHBSH (USA) United States of Albania, illiria a çka tjetër...

Duhet shumëvigjilencë e madhe, se çka fshihet e çka realizohet pas perdes politike - e kush synon një veprim të tillë ngase liderët e sotëm politik, janë brënda qeverisë maqedonase edhe Nevzati e shfrytëzon pozicionin e tij neutral sot, duke paraqitur planin e republikës - Illirida!

Nuk besoj se pa një turbullirë të fortë ushtarake, do të formohet Illirida - vetëm nëse fuqitë e parashohin,një shkallëzim të tmerrshëm, sepse duhej në fillim të zhvillohej lufta trefazëshe UÇK-UÇPMB-UÇKombëtare tok, në të njejten kohë edhe do të vinte deri të formimi i një republike të përbashkët shqiptare kuptohet jasht shtetit amë - por që shqiptarët jasht Shqipërisë, do të ishin bashk në një shtet - sikurse republika srpska e Bosnjes, sepse për momentin e kohën, nuk do të bëhej direkt bashkimi kombëtar!

Këtu ka me folë e vepruar konkretisht, por kush?

( 11.13.08 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
forca1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 88
Vendi : GJERMANI
Profesioni/Hobi : PILOT
Registration date : 13/01/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyThu Nov 13, 2008 11:24 pm

shpresoj shum se mundem me e ber ket gje...........

o me hater o me zor.....


bashkim kombetar.....

(pika pika mbushet pusi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyFri Nov 14, 2008 2:09 am

TI qenke nje papagalle qe vetem flet e nuk te kuptone askushe njeri i dyshimte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptySun Nov 16, 2008 5:30 pm

MPB: Prokuroria po merret me çështjen e Iliridës

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, thotë se prokuroria ka filluar të merret me rastin e zyrtarizmit të Kuvendit të Iliridës, të promovuar ditë më parë në Tetovë.

Megjithatë Jankullovska vlerëson se edhe përkundër ngjarjeve të fundit, në Maqedoni mbizotëron atmosferë pozitive politike dhe e sigurisë.
"Për të gjitha këto ngjarje, posaçërisht për idenë e Iliridës, e cila ishte prezantuar publikisht këto ditë, mund të shoh se Prokurori publik tashmë po vepron në bazë të informatave që u shfaqën në publik dhe bëri të ditur se do të bisedojë me personat të cilët e promovuan këtë ide, kuptohet në kuadër të kompetencave të tija ligjore", deklaroi Gordana Jankulllovska – ministre e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë që kryetari i lëvizjes Kombëtare për Iliridë Nevzat Halili në emisionin "Rruga drejt" në Alsat, duke u përgjigjur në pyetjen nëse është i gatshëm të ballafaqohet me gjyqësinë e vendit, tha se iniciativa e tij bazohet në statutin e Lëvizjes dhe në rezolutat ndërkombëtare që vet Maqedonia i ka nënshkruar.

"Unë mendoj se çdokush në botë, edhe ju përmendët prokurorinë, nuk ka forcë më të madhe se populli, prapa meje qëndrojnë shqiptarët. Shqiptarë nga Manastiri deri në Kumanovë, kjo është një e vërtetë shumë e madhe, edhe anëtarë të kuvendit ka nga Manastiri deri në Kumanovë, këtë të drejtë askush dhe askujt nuk mundemi t'ia mohojmë. Ne nuk kemi thënë rrënim i rendit kushtetues me dhunë, ne nuk kemi përdor as kemi përmend dhunë, as ekzistojnë organe që do të përdornin dhunë. Shpesh herë ndokush ka bërë pyetje ju a keni organe forca të armatosura, kjo nuk është e vërtetë se kemi forca të armatosura, forca jonë është populli shqiptar që është autokton në vendet e veta dhe ka drejtë të mendojë ndryshe dhe me përgjegjësinë më të madhe them se Maqedonia nuk i ka zbatuar premtimet që u ka dhënë shqiptarëve", pat thënë Nevzat Halili, kryetar i Lëvizjes Kombëtare për Iliridën (13.11.2008).

Ndryshe, Kuvendi i Republikës së Iliridës, është zyrtarizuar më 9 nëntor në Tetovë. Në atë mbledhje delegatët e kuvendit kishin firmosën dokumentin e themelimit të kuvendit. Sipas Halilit, synim kryesor i Kuvendit ishte përmirësimi i statusit të shqiptarëve në unionin e ri që do të quhej Maqedoni-Iliridë. Ideja për krijimin e Republikës së Iliridës është hedhur që në vitin 1992. Në vitet '90 policia maqedonase, arrestoi disa funksionarë të PPD-së, me pretekstin se po përgatisnin kryengritje të armatosur të shqiptarëve në Maqedoni. Ndër të arrestuarit ishte edhe vetë Nevzat Halili, sot kryetar i Republikës së Iliridës.

Shkëlzen Aqifi
ALSAT-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptySun Nov 16, 2008 11:49 pm

forca1 shkruajti:
shpresoj shum se mundem me e ber ket gje...........

o me hater o me zor.....


bashkim kombetar.....

(pika pika mbushet pusi)
prej gjumit, kesaj i thojne ndarje jop bashkim, kjo eshte ide e evropianeve te cilet duan ta ndajne shqiperine ne shume shtete te te mos e lene te bashkuar


por ne jemi nje!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyMon Nov 17, 2008 3:50 pm

Sërish referendum për Iliridën

Bekim Buçi


“Unë nuk kërkoj ndarje të Maqedonisë por riadministrim të Maqedonisë. Ku ishte Jankullovska dhe të tjerët si ajo kur publikisht Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë bashkë me ish kryeministrin Lupço Georgievski propozuan ndarje të Maqedonisë”, deklaroi të dielën për “Lajm”, Nevzat Halili, duke iu kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e cila në një intervistë për “Evropën e Lirë” ka deklaruar se Prokuroria veç më ka filluar të veprojë pas ngritjes së idesë për Iliridën.

“Për të gjitha këto ngjarje, posaqërisht për idenë e Iliridës, e cila publikisht u prezantua, këtyre ditëve mund të shoh se prokurori publik tashmë vepron në bazë të informacioneve të cilat u përhapën në opinion dhe paralajmëroi se do të bisedojë me personat të cilët e kanë promovuar këtë ide”, ka deklaruar Jankullovska.
Ajo ka thënë se edhe pos ngajrjeve të fundit siç është rasti me Iliridën dhe protestat e studentëve shqiptarë në Tetovë në Maqedoni mbretëron një politikë kryesisht pozitive dhe atmosferë e sigurisë.
Përkundër deklaratë së Jankullovskës, kryetari i Republikës së Iliridës Nevzat Halili për “Lajm” bën të ditur se së shpejti do të organizojë referendum. “Shumë shpejtë do të kërkojmë të organizojmë referendum të ri për Iliridën”, tha Halili duke shtuar se për këtë ka mbështetjen e popullit shqiptar. Ai thotë se për idenë e Iliridës ka kontaktuar edhe me OKB-në, OSBE-në, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një kërkesë e tillë i është dërguar edhe Parlamentit të Maqedonisë. Halili thotë se kjo kërkesë faktorit ndërkombëtrar i është dërguar qysh në vitin 1992.
Sipas tij, organet zyrtare të Maqedonisë, presidenti i shtetit, kryetari i Parlamentit dhe Qeveria u kanë garantuar shqiptarëve status special. “Unë kam dokument për këtë që mban vulën e OKB-së dhe Bashkimit Evropian”, thotë Halili. Ai thekson pas Kuvendit të Republikës së Iliridës do të fillojnë të jetësojnë autonominë.

Ndryshe, javën e kaluar Republika e Iliridës ka formuar Kuvendin e vet. Kryetari i saj Nevzat Halili bashkë me delegatët kanë nënshkruar dokumentimin e themelimit të kuvendit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i statusit të shqiptarëve në Unionin e ri që do të quhej, Maqedoni-Iliridë.

Shqiptarët e Maqedonisë në vitin 1992 me shumicë absolute kanë votuar për autonomi territoriale dhe kulturore të quajtur “Iliridë”, mirëpo rezultatet e këtij referendumi asnjëherë nuk janë jetësuar në praktikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyTue Nov 18, 2008 5:10 pm

Nevzat Halili reagon ndaj ministres Jankullovksa

Kryetari i këshillit Kombëtar për Iliridën, Nevzat Halili ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska se prokuroria do të ftoj në bisedë atë dhe anëtarët e kuvendit të Republikës së Iliridës.

"Deklarata e Jankullovskës nuk është gjë tjetër, por vetëm vazhdimësi e politikës tradicionale ndëshkuese antishqiptare, antidemokratike, antinjerëzore dhe antibashkëjetesës së barabartë", thuhet në reagimin e Nevzat Halilit, i cili për këtë ka njoftuar edhe institucionet ndërkombëtare si zyrën e BE-së, OSBE-së si dhe të gjitha ambasadat e huaja në Shkup.
"Në emisionin 'Rruga drejt" në Alsat kam deklaruar se platforma e republikës së Iliridës është përkrahur nga grupi parlamentar shqiptar që nga viti 1991, me deklaratën për status të barabartë të shqiptarëve, për dy gjuhë të barabarta, me memorandumin e 23 deputetëve shqiptarë për status special të tyre, me referendumin e 11 dhe 12 janarit të vitit 1992 dhe me aprovimin e kushtetutës së Republikës së Iliridës të vitit 1992", thuhet më tej në reagimin e Nevzat Halilit i cili edhe njëherë ka ftuar deputetët shqiptar të vetëdijesohen dhe të arsyetojnë votën shqiptare duke ngritur zërin kundër siç shprehet "politikës albanofobe" dhe të përkrahin institucionet e Republikës së Iliridës.

ALSAT-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyWed Nov 19, 2008 3:46 pm

Ilirida nuk është Brodec

Bekim Buçi


Nevzat Halili, kryetar i Republikës së Iliridës i është kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovskës se deklarata e saj është vetëm vazhdimi i politikës tradicionale ndëshkuese, antishqiptare, antidemokratike dhe kundër bashkëjetesës së barabartë.

Reagimi i Halilit vjen pas deklaratës së Jankullovskës se “Prokuroria do të merret me Halilin dhe personat që e kanë ngritur idenë e Iliridës”.
“Askush dhe asnjëherë nuk ka mundur ta dënojë vullnetin e një populli. Zonjës Jankullovska i them se Ilirida nuk është as Brodec, as Kumanovë, as rastet e 3 deputetëve shqiptarë që Parlamenti ua mori imunitetin dhe do t’i nxjerr para gjyqësisë maqedonase, rastet e kthyera në gjykatën e Hagës, si formë hakmarrjeje ndaj ish pjesmarësve të ish UÇK-së”, tha Halili, duke shtuar se Ligji i amnistisë, shkilet në mënyrën e njohur të represionit permanent antishqiptar”.

Kryetari i Iliridës ka vërejtje serioze edhe për punën e gjykatave. “Zëri i 51 gjykatësve shqiptarë nga gjithsejë 612 maqedonas, në çfarë mase mund të dëgjohet në ndarjen e drejtësisë, ku 50 për qind e të burgosurve janë shqiptarë, e disa me burg të përjetshëm”, thuhet në reagim.
Halili e pyet Jankullovskën, se ku ishte Prokuroria kur ish-kryeministri Lupço Georgievski dhe Akademia e Shkencave maqedonase, propozuan ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, kurse të njëjtën kërkesë e përsëritën edhe në vitin 2007.
“Prapa kërkesës që unë e përfaqësoj qëndrojnë më se gjysëm milioni votues shqiptarë autokton në trojet e tyre etnike”, thotë Halili në letrën e tij.
Ai apeloi deri tek deputetët dhe ministrat shqiptarë që të vetëdijësohen dhe ta arsyetojnë votën shqiptare, dhe të përkrahin institucionet e Republikës së Iliridës.


Ilirida është përkrahur qysh në vitin 1992

Halili tha se Platforma e Republikës së Iliridës është përkrahur nga grupi parlamentar shqiptar, që në vitin 1991: me Deklaratën me status të barabartë të shqiptarëve për dy gjuhë të barabarta zyrtare, pra maqedonisht dhe shqip. Sipas tij, me Memorandumin e 23 deputetëve shqiptarë për status special të tyre, me Referendumin e 11 dhe 12 Janarit të vitit 1992, me aprovimin e Kushtetutës së Republikës së Iliridës që në vitin 1992.

http://www.lajmpress.com/index.php?faqe=shfaqlajm&id=3300
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyFri Nov 21, 2008 3:11 am

Krahas Halilit, të akuzohet edhe Georgievski

Bekim MURATI

Shkup, 19 nëntor - Deklaratat e Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, se prokuroria do të merret me deklaratat e Nevzat Halilit dhe se i njëjti do të paraqitet, për të elaboruar deklaratat e tija në Prokurori, janë të pabaza dhe tendencioze, vlerësojnë ekspertët e jurisprudencës. Sipas tyre, nuk ka hapësirë për ngritjen e padisë penale, pasi që deklaratat e tija nuk kanë qenë thirrje publike për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues.

Profesori Jeton Shasivari thotë se nuk ka elemente për ndjekje penale, pasi që deklaratat e Halilit aspak nuk kanë të bëjnë me ndonjë ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Maqedonisë. "Zoti Nevzat Halili përderisa nuk bën thirrje për ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të një shteti, nuk mund të konsiderohet si vepër penale. Me këtë tentim Prokuroria e Maqedonisë bën qasje selektive, pasi deklarata të tilla në Maqedoni ka pasur edhe në të kaluarën, por prokuroria asnjëherë nuk ka marrë ndonjë nismë për ndjekje penale.

Në botën demokratike përderisa nuk bën thirrje për ndryshim të dhunshëm kundër shtetit deklaratat e tilla janë në kuadër të lirisë së të shprehurit", thotë Shasivari. Në të njëjtën vijë është edhe avokati Xhemli Saiti. Sipas tij, deklaratat e Halilit aspak nuk kanë të bëjnë me vepra kundër shtetit, për të cilat prokuroria mund të ngrejë proces hetimor. "Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, deklaratat e Nevzat Halilit në asnjë moment nuk rrezikojnë integritetit dhe sovranitetin territorial të Maqedonisë, pasi ai në deklaratat e tij thotë se në kuadër të këtij shteti propozoj rregullim të tillë dhe nuk parasheh që rregullimi shtetëror ta ndryshojë me anë të mjeteve të dhunshme", ka shtuar Saiti. Deklaratat e Nevzat Halilit për ndryshime në rendin kushtetues të Maqedonisë nuk janë të para. Në Maqedoni, deklarata të ngjashme kanë dalë edhe nga ish-funksionarë të lartë të shtetit.

Ish-kryeministri Lupço Georgievski, disa herë propozonte ndarjen e Maqedonisë në bazë të vijave etnike, ide kjo më pas e cila edhe zyrtarisht u propozua nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, por asnjëherë asnjë zyrtarë shtetëror nuk ka kërkuar që dikush për këto deklarata të ndiqet penalisht. Ministrja Jankullovska, para disa ditëve paralajmëroi se prokuroria publike do të merret me deklaratat e Halilit dhe se ai dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit të Iliridës do të ftohen në biseda informative. Pas deklaratave të Jankullovskës, menjëherë ka reaguar edhe vet kryetari i Këshillit kombëtar për Iliridën, Nevzat Halili. Sipas tij, deklarata e Jankullovskës nuk është gjë tjetër, por vetëm vazhdimësi e politikës tradicionale ndëshkuese antishqiptare, antidemokratike, antinjerëzore dhe antibashkëjetesës së barabartë. Sipas tij, platforma e Republikës së Iliridës është përkrahur nga grupi parlamentar shqiptar që nga viti 1991 me deklaratën për status të barabartë të shqiptarëve, për dy gjuhë të barabarta, me memorandumin e 23 deputetëve shqiptarë për status special të tyre, me referendumin e 11 dhe 12 janarit të vitit 1992 dhe me aprovimin e Kushtetutës së Republikës së Iliridës të vitit 1992.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptyWed Nov 26, 2008 5:37 pm

Javën e ardhshme, hetime ndaj Nevzat Halilit

Bekim Buçi


Prokurori publik në Tetovë Lupço Simonovski të martën ka bërë të ditur se ndaj Nevzat Halilit do të ngrihet procedurë hetuese. Ai ka thënë se punohet në mbledhjen e informacioneve dhe se pohimet e tij kanë bazë antikushtetuese.
“Javën e ardhshme me siguri do të ngremë hetimet, ndërsa parashihet që në bisedë të thirret edhe vetë Halili”, ka thënë Simonovski. Lidhur me këtë situatë më të re kërkuam të kontaktojmë me Nevzat Halilin por ai ishte i pakapshëm në telefonin e tij.

Javën e kaluar një gjë të tillë e paralajmëroi edhe ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska e cila tha se Prokuroria do të merret me Halilin dhe personat të cilët e kanë iniciuar idenë e Iliridës. Halili duke iu kundërpërgjigjur Jankullovskës tha se pas tij qëndron populli shqiptar duke thënë se nuk është për ndarje të Maqedonisë por për riadministrim. “Unë nuk kërkoj ndarje të Maqedonisë por riadministrim të Maqedonisë. Ku ishte Jankullovska dhe të tjerët si ajo kur publikisht Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë bashkë me ish kryeministrin Lupço Georgievski propozuan ndarje të Maqedonisë”, tha në një prononcim për “Lajm”, Nevzat Halili, duke u përgjigjur ndaj deklaratës së Jankullovskës se Prokuroria do të nisë procedurë hetuese.

Ai madje për “Lajm” paralajmëroi se si kryetari i Republikës së Iliridës së shpejti do të organizojë referendum. “Shumë shpejtë do të kërkojmë të organizojmë referendum të ri për Iliridën”, tha Halili më 17 nëntor të këtij vitit, duke shtuar se për këtë ka mbështetjen e popullit shqiptar. Ndryshe, Ilirida u aktualizua sërish kur para dy javësh Nevzat Halili formoi Kuvendin e Republikës së Iliridës. Gjatë këtij akti Halili bashkë me delegatët nënshkruan edhe dokumentimin e themelimit të Kuvendit, qëllimi i të cilit është përmirësimi i statusit të shqiptarëve në Unionin e ri që do të quhej, Maqedoni-Iliridë.

http://www.lajmpress.com/index.php?faqe=shfaqlajm&id=3401
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" EmptySat Nov 29, 2008 3:40 am

Nuk i iki ballafaqimit me Prokurorinë

Zejnulla VESELI

Shkup, 27 nëntor - Kreu i "Iliridës", Nevzat Halili, në një bisedë për "Koha" shpjegon arsyet pse vendit i nevojitet Unioni Maqedoni-Iliridë, pse duhet të ndryshohet Kushtetuta, si dhe komenton Marrëveshjen e Ohrit.

KOHA: Z. Halili Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se Prokuroia do të hetojë "Iliridën". Sa është i bazuar hetimi ndaj Jush?

HALILI: Nga mjetet e informimit kam dëgjuar se së shpejti duhet të ballafaqohem me prokurorin në Tetovë. Sa i përket prishjes së rendit kushtetues unë mendoj se asnjë kushtetutë në botë nuk është dokument i shenjtë. Dokumente të shenjta janë Kurani dhe Bibla. Kushtetutat ndryshohen sa herë që ka nevojë për të intervenuar. Të paktën në këtë drejtim Maqedonia disa herë e ka ndryshuar kushtetutën edhe atëherë kur ka pasur apo nuk ka pasur nevojë. Së shpejti sërish Maqedonia do të ndryshoj kushtetutën me kërkesë të Greqisë. Prandaj nuk mendoj se angazhimet e mija për ndryshim të kushtetutës do të prishin rendin kushtetues. Kushtetutën e sjellin njerëzit dhe kjo duhet të jenë në shërbim të tyre dhe anasjelltas.

KOHA: A do të paraqiteni te Prokurori?

HALILI: Nuk kam ikur asnjëherë dhe nuk mendoj të ikë. Nuk kam plan të iki nga shtëpia ime sepse në radhë të parë nuk jam ardhacak apo jashtë tokësor, por vendas si të gjithë bashkëkombësit e mi.

KOHA: Çfarë konkretisht nënkuptoni me Unionin Maqedoni-Iliridë dhe sa oferta është reale dhe a e keni diskutuar me subjektet me të mëdha politike shqiptare?

HALILI: Prej vitit 1990 kur u paraqit pluralizmi politik në Ballkan, kam qenë kryetar i partisë politike shqiptare të cilët sot rrallëkush e përmend. Ideja e Union Maqedoni-Iliridë i përket asaj periudhe derisa unë kam qenë kryetar. Duke ua tërhequr vërejtjen partive tjera maqedonase se më politiken e tyre udhëheqëse nuk është në rregull, në mënyrë legjitime dhe demokratike kërkuam që Maqedonia të mos jetë shtet unitar, sepse historia dëshmon ekzistimi i Maqedonisë është meritë e shqiptarëve. Meqë unë jam kundër asaj që të harrohet e kaluara në mënyrë më demokratike, edhe ne kohën sa kam qenë kryetar partie por edhe sot dot kërkoj që në Maqedoni të jenë shtetformues edhe shqiptarët. Sa i përket pyetjes se e kemi diskutuar këtë çështje me partitë tjera shqiptare, mjafton të përmend vitin 2006 kur kemi dalë me komunikatën e parë për jetësimin e Iliridës. Ketë komunikatë e kemi dorëzuar të gjitha partitë shqiptare. As në atë kohë, por edhe sot e kësaj dite ata nuk janë deklaruar as pro por as kundër kësaj ideje. Një gjë duhet ta sqarojmë, nuk është me rëndësi se si është qëndrimi i liderëve partiak, sepse interesi i tyre është të kenë një vend të merituar në pushtet, ndërsa anëtarët e këtyre partive jam shumë i sigurtë se e mbështesin idenë e Unionit Maqedoni-Iliridë. Ndërkaq, kërkesa e vitit 1991 është nënshkruar edhe nga Partia Demokratike Popullore e Iljaz Halimit, edhe nga ministrat shqiptarë, ekzistojnë edhe 23 nënshkrimet e deputeteve shqiptarë të asaj kohe në Parlamentin e Maqedonisë.

KOHA: Çfarë alternative paraqet për shqiptarët opsioni Maqedoni-Iliridë?

HALILI: E para shqiptarët do të bëhen komb shtetformues. Sa i përket çështjes se Marrëveshja e Ohrit e garanton shqiptarin si shtet formues, kjo nuk është e vërtetë. Me këtë Marrëveshje shqiptarët janë kategori numerike në kushtetutën e Maqedonisë, gjuha shqipe është e limituar në 20 për qind të popullatës. Ky sistem nuk do të tregohet efikas, sepse shqiptarët kanë nevojë për ekzistimin e institucioneve të tyre të cilat do t'ju garantojnë të drejta dhe liritë për tu mbrojtur nga abuzimet e ndryshme dhe shkeljet e të drejtave njerëzore. Mendoj se sikur të kishin ekzistuar këto institucione në atë kohë, apo të merrej parasysh kërkesa demokratike për Iliridën, jam shumë i sigurt se nuk do të ndodhte konflikti i vitit 2001.

KOHA: Si vlerësoni situatën e sigurisë në Maqedoni?

HALILI: Nuk mendoj se kemi situatë stabile të sigurisë politike. Nuk është situata e mirë. Disa herë ka pasur aksione të ndryshme policore ku është terrorizuar sërish popullata e pafajshme shqiptare. Derisa policia maqedonase pa asnjë pretekst futet nëpër shtëpitë shqiptare pas asnjëfarë paralajmërimi, nuk mund te themi se është situatë e qetë dhe stabile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Sponsored content





duan "Republikën e Iliridës" Empty
MesazhTitulli: Re: duan "Republikën e Iliridës"   duan "Republikën e Iliridës" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
duan "Republikën e Iliridës"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ILIRIDA SE SHPEJTI ME INSTITUCIONET E SAJ...
» Pavarsia e Kosoves
» Prapaganda anti serbe -Serbija do ta njoh Republiken e Kosov
» Sa e duan shqiptarët Shqiperinë dhe çka do të bënin për të
» E veçanta per ata qe duan te studiojnë ne Cyrih

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: