Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS

Shko poshtë 
+12
Veneta
echo
veletini
Anabela
morena
Ramizi
hafe
socratus
delick
Parapsikologu
Orfe@
Nezir Myrta
16 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 42
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS   VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 EmptyWed Mar 11, 2009 10:55 pm

Tungjatjeta


Mund te jete hapi drejt saj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Anabela
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Anabela


Female
Numri i postimeve : 170
Age : 39
Vendi : Prizren
Profesioni/Hobi : Perkthyese, 4 gjuhe
Registration date : 04/03/2009

VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS   VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 EmptyWed Mar 11, 2009 11:52 pm

Po te mos egzistonte konflikt brenda vetes, a do te ishte nje hap larg vetvrasjes njeriu?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 42
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS   VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 EmptyThu Mar 12, 2009 1:47 am

Tungjatjeta.

Pa tjeter qe do i largohej?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Anabela
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Anabela


Female
Numri i postimeve : 170
Age : 39
Vendi : Prizren
Profesioni/Hobi : Perkthyese, 4 gjuhe
Registration date : 04/03/2009

VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS   VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 EmptyThu Mar 12, 2009 1:55 am

Po qe se ekzistojne konfliktet ndermjet vetedijes dhe nendijes ndersa konfliktet jashte vetes nuk egzistojne perseri do kishim vetevrasje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Agrone
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Agrone


Male
Numri i postimeve : 609
Age : 39
Vendi : jasht
Registration date : 28/01/2009

VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS   VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 EmptyThu Mar 12, 2009 2:00 am

ka vetevrasje e vetevrasje, vetevrasje me deshir vetevrasje me detyrim e vetevrasje pa vedie
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ngadhenjimi
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ngadhenjimi


Male
Numri i postimeve : 198
Age : 43
Vendi : gjilan
Registration date : 24/12/2008

VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS   VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 EmptyThu Mar 12, 2009 3:14 am

suicidi ose vetvrasja si etiologji ose shkaktar te saj qe qojne drejt ketij akti, primare eshte depresioni i rend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS   VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 EmptyWed Apr 08, 2009 3:53 pm

Vetvrasjet Eshtë një fakt i pa mohueshëm tashmë, që në dekadën e tranzicionit, për shkak të një vakuumi shpirtëror, ideologjik dhe moral, si dhe problemeve të pabarazisë ekonomike, faktorë këta që I dhanë tipare të reja shoqërisë shqiptare, e cila që atëherë po përjeton një krizë identiteti, fenomeni i vetëvrasjes është bërë pjesë e jetës së përditshme të shqiptarëve. Çdo ditë nëpër gazeta lexojmë mbi një apo dy vetëvrasje apo tentativa vetëvrasjesh, që për nga mënyra ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën. Ashtu siç mund të pritej në një periudhë tranzicioni gjithëpërfshirës, problemet e shëndetit mendor kanë dalë dukshëm në pah. Shqiperia gjithmone e me teper pas ndryshimeve te mëdha politike të pas vitit 1990 po influencohet nga ndryshime po aq dramatike të mënyrës së jetesës dhe të mjedisit, c’ka e ekspozon individin shqiptar gjithmonë e me shumë ndaj risqeve për shëndetin.
Problemet e shëndetit mendor mendohet se përbëjnë një nga shkaqet kryesore te sëmundshmërise dhe paaftësisë në të gjithë botën dhe mendohet se një në katër familje ka eksperienca me një shëndet mendor të keq, nderkohë që depresioni madhor unipolar konsiderohet shkaku kryesor i paaftësisë. Ne Shqiperi informacioni lidhur me shendetin mendor eshte mjaft i copëzuar dhe i paplotë. Përvec të dhënave mbi vetëvrasjet të cilat tregojnë rritje për të gjitha grupmoshat, plus disa të dhëna mbi përdoruesit e drogës që përdorin shërbimet shendetësore, ka shumë pak informacion, pa folur për studime analitike mbi shëndetin dhe mirëqenenien.

I. Objektivat

- Eksplorimi i shkaqeve që e çojnë individin në vetëvrasje
- Propozimi për parandalimin e kësaj dukurie
- Përcaktimi i detyrave të çdo pjesëtari të shoqërisë për të parandaluar këtë dramë

II. Shkaqet

1. Shëndeti mendor
2. Shkaqet ekonomike
3. Shkaqet sociale
4. Varësia nga alkooli, droga dhe medikamentet

Shëndeti mendor

Ky është një ndër faktorët madhorë që e shtyjnë një ididivid në vetëvrasje. Informacioni në lidhje me barrën nga problemet e shëndetit mendor në Shqipëri është jashtëzakonisht i paplotë e madje disa herë kontradiktor. Çregullimet mendore u shfaqën si shkak i vdekshmërisë vetëm pas vitit 1990. Më pas ato bien nga 3.5 në 1.9, duke mbetur në përgjithësi konstante deri në vitin 2001, kur ka një rritje të konsiderueshme deri dy herë për të arritur në 3.7 për 100 mijë banorë. Çrregullimet mendore dhe emocionale janë pjesë e realitetit të përditshëm, e megjithatë kjo sferë e sëmundjeve mbetet më pak e njohur dhe e pranuar dhe më e stigmatizuar nga shoqëria. Ky është edhe nëj factor i rëndësishëm i neglizhencës së trajtimit të tyre që çon në mënyrë të pashmangshme drejt vetëvrasjes. Në këtë drejtim, nuk mund të rrimë pa përmendur rolin e medias. Shumë herë stigma që rrethon personat e prekur nga sëmundje mendore në Shqipëri ndikohet negativisht nga shtypi dhe emisionet e reportazhet televizive, ku zelli për informacione sensacionale dominon mbi etikën profesionale. Si pasojë, ëshë ende e zakonshme të gjenden në shtypin e ditës, ose në mediat e tjera të gjejmë tituj shokues si: ‘një ditë në shtëpinë e të çmendurve’ ose nofka të ngjashme për të sëmurët. E njëjta vlen edhe për imazhet televizive, ku shfaqen sjelljet më të çuditshmë të personave me skizofreni pa empatinë ose ndjeshmërinë normale që tregohet zakonisht për një peson të sëmurë. Këto pamje gjenerojnë një imazh negativ të sëmundjes mendore në publik, frikë nga personat që vuajnë nga këto sëmundje dhe një tendencë për t’i shmangur dhe izoluar ato. Si pasojë, stigma dhe diskriminimi vetëm mund të rriten vazhdimisht. Shpesh, në dramë dhe letërsi, vetëvrasja romantizohet dhe paraqitet tërheqëse, duke u përshkruar me terma të tillë si “gjest fisnik dhe i lartë”. Mirëpo, në të vërtetë, në Shtetet e Bashkuara, dukuria e vetëvrasjes është cilësuar si krizë kombëtare, duke rezultuar në 32 mijë vdekje në vitin 1994 dhe në 110 mijë hospitalizime për tentativë vetëvrasjeje.


Shkaqet shoqërore

- Kriza e identitetit (veçanërisht e prekur mosha rinore)
- Konfliktet në familje
- Stresi
- Konfliktet ndërpersonale

Një aspekt tjetër i arsyeve që cojnë në vetëvrasje, janë edhe shkaqet sociale, ku faktor madhor është kriza e identitetit, që është pasojë e mungesës së pikave të referimit. Nga një sistem i izoluar totalitar, me një figurë qendrore dhe mjetet dhe organet për ruajtjen e këtij organizimi, shqiptarit iu desh të përballej me një situatë krejtësisht të re që ofronte mundësi të pakufizuara zgjedhjeje për jetën e vet, pa një drejtim, pa një orientim, pa mjetet për t’u pozicionuar diku në këtë botë të re që iu hap përpara, e mbi të gjitha në një gjendje ateizmi të induktuar. Pasojë e këtij çorientimi ishin ndryshimet në strukturën e familjes shqiptare, kontradiktat në familje, përfshi dhe dhunën ndaj grave dhe të miturve, stresi, që në shumicën e rasteve përfton përmasat e kompromentimit të shëndetit mendor, konfliktet ndërpersonale për shkak të bindjeve ideologjike, kthimit të pronave, përplasjes së brezave. Në dhjetëvjecarin e fundit, si në të gjitha fusha, edhe familja pësoi ndryshime në strukturën e saj. U rrit shumë numri i divorceve dhe kjo bëri që të rritj numri i familjeve me një prind. Ndonëse nuk ka të dhëna të qarta, familjet me një prind të vetëm, si pasojë e vdekjes së prindit tjetër, përbën pjesën dominuese. Nga disa studime të pjesshme, tregohet se gratë dejtojnë 80% të familjeve me një prind.
Dhe ky është një faktor madhor stresi që shpesh mund të ketë pasoja dramatike si vetëvrasja. Tashmë dihet se dhuna në familje i kapërcen të gjithë kufijtë dhe është przente në të gjitha kulturat dhe cënon kyesisht gratë dhe shëndetin mendor të fëmijëve. Dhuna ndaj grave është një problem i thellë shëndetësor që ka pasojë vdekjen dhe plagosjen, cënon mirëqenien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Si rezultat i traditave të forta patriarkale të Ballkanit, shoqëria shqiptare ka qenë historikisht e dominuar nga meshkujt. Gave u është diktuar prej kohësh që të pranojnë rolin e të nënshtruarave. Gjatë regjimit komunist u krijua një hendek i thellë midis teorisë për emancipimin e gruas dhe realitetit të saj të përditshëm. Më 1991, pas përmbysjes së regjimit komunist, pas ndryshimet që pësoi shoqëria shqiptare, filluan përpjekjet për emancipimin e grave. Megjithatë, barazia gjinore është për shoqërinë shqiptare një parim i ri, që nuk është përqafuar ende nga një përqindje e konsiderueshme e popullsisë.
Dhe, pikërisht kjo dukuri i vëndos gratë përballë rrezikut të shumë problemeve të shëndetit mendor dhe fizik, si plagosjet, depresioni, ankthi, shqetësimet e stresit post-traumatik, vetëvlerësimi i ulët, pag! jumësia e deri në pasoja fatale, si është vetëvrasja.
Varësia kimike (alkooli, drogat, medikamentet)
Ndërkohë që pëdorimi I alkoolit mbetet një problem I dukshëm dhe është llogaritur se abuzimi me të I kushton vendit rreth 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Këto substanca modifikojnë perceptimin e realitetit. Duke marrë parasysh specifikat e zhvillimit psikik në adoleshencë, alkooli përbën rrezik të madh në stabilizimin e psikikës. Dukuria e përdorimit të alkoolit është më e shpeshtë tek meshkujt adultë.Përdorimi i rregullt i alkoolit dhe drogave çon në varësi fizike dhe psikike dhe në momente depresive, kjo varësi e çon individin në vetëvrasje.

III. Faktorët e riskut për vetëvrasje

Arsyeja pse një individ kryen vetëvrasje, shpesh është e vështirë të përcaktohet. Nga shtysat madhore më të shpeshta janë: dëshpërimi, humbja e shpresës, sëmundja, papunësia, humbja e një marrëdhënieje, vdekja e një personi të dashur, faji dhe zhgënjimet psikotike.

IV. Natyra e vetëvrasjeve


Megjithëse kjo numri i tentativave për vetëvrasje është më i madh tek femrat, numri i vetëvrasjeve të realizuara është më i shpeshtë tek burrat, të cilët, zakonisht zgjedhin armët për të realizuar këtë qëllim, ndërsa femrat parapëlqejnë helmin, zakonisht fostoksinën.

V. Ndikimi në shoqëri

Një ndër pasojat negative të dukurisë së vetëvrasjes, përveç humbjes së një qenieje njerëzore, është edhe ndikimi në shoqëri. Shembulli që i jepet rinisë, si një mënyrë e lehtë për zgjidhjen e problemeve përbën një rrezik shumë të madh. Gjithashtu, duhet përmendur edhe pasojat negative tek të afërmit e viktimës, që mund të çojë në drama të tjera shpirtërore.
Dhe jo pa rëndësi janë edhe dëmet ekonomike, duke patur parasysh që ata që vetëvriten janë kryesisht meshkuj, të cilët janë kryefamiljarë dhe burimi kryesor i të ardhurave.
VI. Propozimi për parandalimin e kësaj dukurie
Vetëvrasjet mund të reduktohen ndjeshëm me anë të zbulimit të hershëm dhe trajtimit efektiv të shkaqeve të tij. Në Shqipëri nuk ka struktura shtetërore apo dhe joshtetërore që synojnë parandalimin e vetëvrasjeve.

Trajtimi i dukurisë së vetëvrasjes konsiston në këto pika:
· Identifikimi i personave me tendenca vetëvrasëse
· Ndihmë psikologjike dhe sociale
· Përmirësimi i kushteve ekonomike
· Rehabilitimi i personave që kanë tentuar vetëvrasjen

- Duhet patur parasysh se asnjë përpjekje për vetëvrasje nuk duhet anashkaluar dhe nënvlerësuar! Rreth 30-40 për qind e këtyre viktimave kanë bërë më parë një tentativë dhe rreziku i një vetëvrasjeje të suksesshme për këta persona është 100 herë më i lartë në vitin e parë pas tentativës.

- Krijimi i ambienteve të mira të jetesës dhe punës mund të ndihmojnë në rritjen e vetëvlerësimit tek individi dhe harmoninë brenda shoqërisë në ruajtjen e marrdhënieve të mira shoqërore, gjë që i mundëson individit që të përballojë më mirë situatat dhe ngjarjet stresuese. Nga ana tjetër, zbutja e problemeve si papunësia, përjashtimi shoqëror dhe varfëria kanë ndikim të ndjeshëm në reduktimin e problemeve të shëndetit mendor.

VII. Objektivat e politikës që duhet të ndiqet për përmirësimin e shëndetit mendor:

- Krijimi i kushteve të jetesës dhe punës që ndihmojnë për një shëndet mendor më të mire
- Krijimi i shërbimeve moderne të shëndetit mendor, sidomos në drejtim të hetimit të hershëm dhe trajtimit efikas.
- Plotësimi i nevojave të të rinjve, të cilët janë veçanërisht të predispozuar për çregullime mendore
- Thyerja e tabuve në lidhje me problemet e shëndetit mendor, në mënyrë që njerëzit të mos heqin dorë nga kërkimi i ndihmës dhe mjekimit.
- Sensibilizimi i autoriteteve kombëtare dhe opinionit publik për përballimin e sfidave.
- Futja e shërbimit të psikologut dhe asistentit social në sistemin shkollor.
- Trajnimi i mësuesve në fushën e psikologjisë së moshës së adoleshencës.
Një mënyrë e parandalimit të vetëvrasjeve është trajtimi i çregullimeve mendore dhe/ose emocionale që kanë çuar në tendenca vetëvrasëse. Megjithëse shumica e personave potencialë për të kryer vetëvrasje nuk u drejtohet për ndihmë qendrave të specializuara, ata përpiqen të kërkojnë ndihmë me sa munden. Kur pyeten për këtë, shumica i deklarojnë qëllimet e tyre për vetëvrasje.
Specialistët e shëndetit mendor duhet të reagojnë me shpejtësi dhe të veprojnë me vendosmëri në një gjendje krize. Terapisti duhet të jetë i gjindshëm në çdo kohë dhe të tjerët, si anëtarët e familjes, mjekët, miqtë dhe klerikët duhet të vihen në gatishmëri. Trajtimi i pacientëve me tendenca vetëvrasëse kërkon shumë mjeshtëri, empati, durim dhe mirëkuptim. Nuk ka një terapi apo mjekim që të jetë i vlefshëm në të gjitha rrethanat dhe rastet. Terapistët që merren me këtë çështje duhet të kenë shumë përvojë dhe të jenë në gjendje që të sakrifikojnë dhe përballojnë ndërhyrjen në jetën e tyre personale.
Terapitë konjitive dhe bihejviorale janë shumë të suksesshme në trajtimin e pacientëve me risk, me anë të futjes së koncepteve të reja mbi mënyrën e sjelljes dhe të menduarit dhe në gjetjen e zgjidhjeve dhe qendrimeve të reja ndaj problemeve. Terapia konjitive synon ta aftësojë pacientit që të njohë ndhenjat e veta, positive apo negative dhe të zbulojë mënyra të tjera të menduari. Ndërsa terapia bihejviorale përfshin zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve, aftësive shoqërore dhe mënyrave për përballimin e stresit, depresionit dhe ankthit.

VIII. Strategjia e OBSh

Strategjia e Kujdesit Primar për Shëndetin përfshin këta elementë themelorë:
- Organizimi i veprimtarive globale, rajonale dhe kombëtare për rritjen e ndërgjegjësimin në lidhje me sjelljet me natyrë vetëvrasëse dhe parandalimin e tyre efektiv.
- Forcimi i kapacitetit të vendeve për të zhvilluar dhe vlerësuar politika dhe plane për parandalimin e vetëvrasjeve.
Objektivat e OBSh
- Mbështetje dhe trajtim të popullatave me risk (psh. Njerëz me depression, të moshuar, të rinj)
- Reduktim i mjeteve mundshme për vetëvrajse (substanca toksike, armë etj)
- Krijimi i grupeve të suportit të të mbijetuarit nga vetëvrasjet
- Trajnim i punonjësve të shëndetit primar dhe sektorëve të tjerë.
Aktivitetet e OBSH
- Studim i shkallës së vdekshmërisë nga vetëvrasjet
- Ndihmë teknike për vendet e ndryshme
- Seminare rajonale dhe kombëtare
- Sensibilizim
- Studime mbi sjelljet me natyrë vetëvrasëse

IX. Përcaktimi i detyrave të çdo pjesëtari të shoqërisë për të parandaluar këtë dramë.

Të afërmit dhe miqtë duhet të jenë vigjilentë ndaj personit që shfaq tendencë për vetëvrasje dhe për ta kuptuar këtë duhen patur parasysh disa shenja paralajmëruese, si:
- Kërcënimet verbale si “Do ishe më mirë pa mua” apo
“Mbase unë nuk do jem më…”
- Shprehje e mungesës së shpresës apo zhgënjim
- Tentativa të mëparshme për t’u vetëvrarë.
- Sjellje e guximshme dhe e rrezikshme për vetë personin
- Ndryshime në personalitet (mbyllje në vetvete, agresivitet, ndryshime të gjendjes shpirtërore).
- Depresion.
- Personi i fal të tjerëve gjëra të tija me vlerë
- Mungesë interesi për të ardhmen.
Çfarë duhet bërë nëse një i afërm apo shok shfaq tendenca vetëvrasëse?
- Besoji instiktit tënd dhe beso se personi është në gjendje të kryejë vetëvrasje.
- Fol me personin për këtë shqetësim dhe siguroje për mbështetjen dhe ndihmën tënde.
- Drejtoji pyetje të drejtpërdrejta. Sa më i hollësishëm të jetë plani i tyre, aq më imediat
është rreziku që ta realizojnë.
- Ki parasysh se gjëja më e rëndësishme është të dëgjosh.
- Drejtohu tek një specialist – edhe nëse personi e kundërshton një gjë të tillë.
- Mos e lër vetëm atë person.
- Mos u beto se do ta mbash sekretin e tij.
- Mos reago i tronditur dhe mos e gjyko personin.
- Mos jep këshilla, sepse mund të krijosh distancë mes teje dhe atij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS   VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VETËVRASJA SI AKT NEVERITËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Vetevrasja, eshte nje problem qe duhet te na shqetesoj ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: