Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 111
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Empty
MesazhTitulli: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!   Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! EmptyTue Nov 18, 2008 1:58 am

Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!

Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! UshtarteUCK

Për shumëkënd lufta në Kosovë ende nuk ka mbaruar. Një pjesë e veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare thonë se Kosova tash e nëntë vite gjendet në një armëpushim. Por, këto ditë kur Kosovës po i imponohen kompromise të reja, duket se armëpushimi nuk do të zgjasë gjatë. "Në qoftë se kjo ndodh, për ne veteranët, invalidët, familjet e dëshmorëve, periudha e pasluftës do të merret vetëm sikur një armëpushim", thotë Xhavit Jashari, duke treguar për pasojat që mund të ketë zbatimin i gjashtë pikave të propozuara nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mon, për Kosovën. Jashari, i cili përfaqëson Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, thotë për Express se institucionet e Kosovës duhet të përdorin gjithë fuqinë për të mos pranuar këto pika. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të mos e pranojnë këtë plan dhe t'u bëjnë trysni shteteve me ndikim në botë, që kjo është e papranueshme për popullin e Kosovës.

Ai thotë se kjo organizatë u ka dhënë mbështetje të plotë institucioneve të Kosovës, të cilat ende po kundërshtojnë këto pika. "U kemi bërë thirrje politikanëve që të jenë unikë dhe të vazhdojnë të kundërshtojnë fuqishëm, deri në fund këtë propozim. I kemi bërë me dije edhe faktorit ndërkombëtar se ne nuk do të lëshojmë pe dhe do të përdorim të gjitha metodat, nëse vjen deri te aprovimi i këtyre pikave në Këshillin e Sigurimit", paralajmëron Jashari. Ndërsa Abdyl Mushkolaj, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, thotë se populli i Kosovës tashmë është shprehur kundër këtyre pikave. Ai shton se nëse Qeveria e Kosovës nuk mund ta mbrojë shtetin, është mirë që zyrtarët e saj të japin dorëheqje. Mushkolaj fajëson politikat e Qeverisë së Kosovës, të cilat sipas tij e kanë sjellë Kosovë në këtë gjendje.

"Këto janë si pasojë e një qeverisjeje të dobët që ka sjellë mu në këtë gjendje çfarë jemi sot. E tash mundohet ta pastrojë vetveten, por nuk mundet, nuk kanë ditë të reagojnë me kohë. Na jemi në një armëpushim, përderisa Kosova kryen problemet e veta", paralajmëron Mushkolaj. Megjithëkëtë, ai beson se Qeveria e Kosovës kësaj radhe duhet të ngulë këmbë dhe mos të lëshojë pe para presioneve ndërkombëtare. "Unë kam pas shumë takime me ndërkombëtarë dhe vendorë dhe u kam tregu haptas se kjo mund të shpie drejt eskalimit të situatës në Kosovë. Nuk është koha më të luhet me fatin e Kosovës. Kosova ka shpallur shtetin e vet, e ka kushtetutën që i njeh kufijtë e vet. Nuk kemi toka për të falur as për të shitur", shton Mushkolaj. Ndërkohë, Faton Klinaku, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thotë se pranimi i këtyre pikave nga institucionet e Kosovës mund të destabilizojnë situatën e sigurisë në Kosovë. Sipas tij, kjo do t'u konvenonte më së paku veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. "Ne vlerësojmë se kundërshtimin që bën qeveria dhe dëshirojmë që ky kundërshtim të jetë deri në fund dhe mos të lëshohet pe. Reagimet tona si Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të jenë konform situatës dhe reagimet do t'i vendosin organet tona", vlerëson Klinaku.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve edhe më parë kishte kundërshtuar negociatat për statusin e Kosovës, që ato zhvilloheshin në Vjenë të Austrisë. Ata po ashtu kishin kundërshtuar edhe pakon e Ahtisaarit. Veteranët vlerësojnë se gjashtë pikat të propozuar nga Ban Ki Mon përfundimisht ndajnë Kosovën në dysh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Empty
MesazhTitulli: Re: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!   Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! EmptyTue Nov 18, 2008 3:55 am

NE JEMI BETUARE PER RIBASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE dhe kurr e kurres nuk do hijekum dore dhe kete e dijmi ne veteranet se ne cfar jemi betuare ketu nuk munden te pranojn keta lideret tane se pari nuk e kane shumicen e votave duhet ta dijn me 27% nuk munden te luajn me fatin e kombit tone e me trojet tona bashkesia nderkombetare kete nuk e ka marr parasyeshe se veteranet nuk do rrin duar kryq edhe eshte kjo se nuk falim toke edhe me nuk do pajtohemi me endrra e pazarllaqe te kesaj bashkesie nderkombetare edhe perse ne te na ruaj eulexi vetem tek ne ata duhet te shtrijn autoritetin ne pjesen veriore ku ne pranin e tyre kriminelet serbe shtijn me arme zoteri ban ki mun duhet ta dije se asnje pjestar i unmikut kurr njeher nuk ka qen i rrezikuar nga shqiptaret por gjithmon nga bandat kriminale te serbis te cilen po e mbane te heshtur dhe nuk din te denoje dhunen e krimineleve serbe por gjithmon tek ne shqiptaret duhet te pranojmi ate se cfare ju teket atyre ne okb pa e dijtur edhe shumica e tyre se ku gjindet kosova edhe bijn pika e ligje ketu jo duhet te thuhet sot o kurr.
KETO PIKA NA DUHEN TE VIJN QE FSKja ta mbroje kujfijt SHPKja sigurin ne tere teritorin e kosoves e jo te na ndajn trojet tona ateher ju mbetet ju zoteri te OKB ta permisoni gabimet se padrejtesishte na jane ndar trojet tona siq e ka thene edhe EDUARD GEIT ne viti 1913 e dijmi se ju eshte bere shqiperis e pa drejte por per te pasur qetesi ne ballkan u deshte ti ndajm trojet shqiptare tani eshte krejt ndryshe per te pasur qetesi ne kete pjes te europes duhet per ti ribashkuare trojet SHQIPERIN NATYRALE se nuk do kete kurr qetesi e ase stabilitet e ase europe te bashkuare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Empty
MesazhTitulli: Re: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!   Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! EmptyTue Nov 18, 2008 3:57 am

fla fla fla fla fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Empty
MesazhTitulli: Re: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!   Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! EmptyTue Nov 18, 2008 4:32 am

Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Adem_Jashari_me_mitralozArmëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! 1093523621_yqfbpqns00c_ajashariArmëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! DefaultArmëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Default


Amaneti i Komandantit Legjendar do të kryhet
sepse ky eka nisë ne do te përfundojm
Luftën për Bashkimin Kombëtarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Empty
MesazhTitulli: Re: Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!   Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Armëpushimi në Kosovë mund të pezullohet!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si mund të humbni peshë të tepërt
» KOSOVA GJITHÇKA MUND TË JETË, POR JO...
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?
» Shkembim kengesh ne forum
» Ish luftëtarët thonë se mund të organizohen në vetëmbrojtje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: